Keqkuptimi i fjalimit të ish-diktatorit dhe dënimet.
Deponimi në gjyq i Fadil Paçramit: Ja lista e artistëve që paraqesin shfaqje të huaja.
Mjaftonte një fjalë e diktatorit, që gjithë burokratët dhe servilët ta zmadhonin, duke e shndërruar në një shkak tragjedie. Të tilla situata poeti Xhevahir Spahiu duket se nuk ka pasur pak. Në monografinë e promovuar vetëm pak ditë më parë, “Sfidat e poetit”, të shkrimtarit dhe studiuesit Nuri Dragoj, përshkruhen disa syresh. Njëra, që i solli dhe pasoja të njëpasnjëshme, lidhej me një fjalim të Enver Hoxhës në vitin 1977, ku ai thoshte se Xhevahir Spahiu ishte ndikuar nga Sartri, i cili ishte një maoist. Kaq mjaftoi që poetin ta veçonin, të zhvilloheshin mbledhje njëra pas tjetrës dhe në përfundim, erdhi si pasojë largimi nga gazeta “Zëri i Popullit”, heqja e së drejtës për botim dhe dërgimi në minierën e Valiasit. Do të duhej një ndërhyrje e Enver Hoxhës, që pas dy vjetësh atë ta rikthenin sërish. Ndërkohë, emri i Spahiut ishte lakuar edhe nëpër seanca hetimore. Ish-ministri i Kulturës e kishte lakuar shumë herë emrin e tij, si poet hermetist dhe që prezantonte shfaqje të huaja, bashkë me artistë të tjerë, si Ali Oseku, Moikom Zeqo, Fatos Arapi etj. Më tej, për këtë tregon Nuri Dragoj në monografinë e tij “Sfidat e poetit”.
Një deponim në zyrat sekrete të Hetuesisë
Xhevahirin e sulmonin njerëzit e regjimit, por edhe kundërshtarët e regjimit. I tillë ishte rasti i deponimeve të Fadil Paçramit në Hetuesi. Natyrisht kjo bëhej për dy arsye. E para, Fadil Paçrami ishte prangosur dhe mbi deklarimet e tij të shkruara, mund të shtohej çdo gjë që donte Sigurimi i Shtetit. E dyta, Ministria e Brendshme i përdorte shpesh këto forma: njerëzit që shpalleshin armiq pyeteshin qëllimisht për figura të larta të letërsisë, në mënyrë që të krijohej një njollë më e gjerë mbi këta të fundit. Sepse, kur pohoheshin akuza ndaj të tjerëve nga një i pandehur, që quhet “armik”, merreshin tërësisht në konsideratë nga regjimi monist. Ishte koha kur poeti Xhevahir Spahiu ishte në prag të mbijetesës, i paragjykuar dhe i kërcënuar nga hijet e regjimit. Kjo bie në sy edhe në këtë relacion sekret të formuluar në zyrat e Hetuesisë komuniste dhe të miratuar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Feçorr Shehu, një nga figurat më të zellshme të prerjes së kokave në radhët e elitës shqiptare. Një pjesë e konsiderueshme e deponimeve të këtij relacioni të grupit hetimor janë konsiderata të Fadil Paçramit, thënë gjatë seancave të hetuesisë ndaj tij, sipas procesverbalit të mbajtur nga ekspertët e sajimit dhe fabrikimit të “mëkateve” dhe “delikteve”. Pjesa tjetër, sidomos ajo midis rreshtave, tregon zellin me të cilin këta ustallarë të sprovuar të së keqes, vënë në lëvizje ingranazhet vrasëse, nën të cilat mund të binte gjithkush që shmangej sadopak nga “Vijat e bardha”…
Miratohet Sekret
Zv/ministër i Punëve të Brendshme Ekz. Nr.1
Feçorr Shehu, Tiranë, 1.06.1977
Relacion
Mbi të implikuarin Xhevahir Spahiu
Xhevahir Myrteza Spahiu, i datëlindjes 1945, lindur në Skrapar e me banim në Tiranë, anëtar partie, me arsim të lartë, martuar, me punë korrespondent i “Zërit të Popullit”.
Gjatë ndjekjes dhe zbulimit të veprimtarisë armiqësore të grupit armik, antiparti, në sektorët e artit dhe kulturës, përfaqësuar nga Fadil Paçrami, Todi Lubonja e Dashnor Maraqi, rezulton se në ngarkim të Xhevahir Spahiut kanë dalë këto materiale:
I pandehuri Fadil Paçrami, në proceset hetimore ka deponuar:
… në poezitë hermetike, të cilat në vetvete paraqisnin paqartësi, linin shumë kuptime, ishin të errëta dhe shkaktonin keqkuptime e ide të shtrembra te lexuesit; më të dhënë për këtë çështje kanë qenë Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu. Kjo është një tendencë e njohur në botën perëndimore dhe ka marrë një zhvillim kohët e fundit në Kosovë e, si rrjedhim, në vendin tonë u fut si rezultat dhe i kontakteve tona me poetët dhe krijimtarinë e tyre në Kosovë…
“…Përveç pasojave që pati në krijimtari kjo veprimtari imja, pasoja të rënda shkaktoi në ndarjen në breza të krijuesve dhe në hedhjen në luftë midis tyre. Në fakt, shenja të ndarjeve në breza ka pasur dhe para vitit 1960, por kjo ndarje u bë më e dukshme dhe me pasoja pas viteve ’60, sidomos në vitet e fundit, kur unë inkurajova një ndarje të tillë. Me pikëpamjen e ndarjes së brezave ka qenë dhe Xhevahir Spahiu.
Si rezultat i kësaj ndodhën gabime të llojeve të ndryshme, kryesisht me koncepte dhe shije të ndryshme, në bazë shoqërie e njohjeje, në bazë estetike, ose interesave të tjera, deri te ato lokaliste. Shumë krijues u tërhoqën, u bënë të pakënaqur për trajtimin që u bëhej, si nga unë dhe nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, ashtu dhe nga i ashtuquajturi brezi i ri. Dy nga të rinjtë, si Ali Oseku, hidhnin edhe fjalë fyese ndaj ish-pedagogëve të tyre, duke i quajtur thjesht bojaxhi. Duke vepruar në këtë mënyrë, u inkurajuan të rinjtë me pikëpamje të shtrembra ideoartistike, të cilët u bënë propagandues të shfaqjeve të huaja në letërsinë dhe artet tona, siç ishin Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, Sulejman Mato, Faslli Haliti, Moikom Zeqo, Ali Oseku, Llambi Blindo, Ksenofon Dilo, Nikolla Zoraqi, Shpëtim Kushta, Kristaq Dhamo, Minush Jero e ndonjë tjetër, që s’më kujtohet. Kundërshtimet dhe acarimet midis këtyre grupeve shkuan duke u trashur. Unë këtu gabova, sepse mora anën e të rinjve. Këtë e bëra për vetë pikëpamjet e vjetra që kisha në këtë drejtim, qysh kur punoja me rininë…”.
Nga ky deponim del qartë ideja se Xhevahirin e sulmonin jo vetëm njerëzit e regjimit, por edhe kundërshtarët e regjimit.
Disa të dhëna të tjera
Xhevahir Spahiu, kur ka qenë në Përmet, ka pasur shoqëri me Arziko Ismailin, ish-sekretare e Komitetit të Partisë, e dënuar kohët e fundit me 10 vjet privim lirie për veprimtari armiqësore. Mbas arrestimit të Arziko Ismailit, në shtëpinë e saj, gjatë kontrollit është gjetur një material për një të ashtuquajtur “simpozium mbi rakinë”. Në këtë material bëhet fjalë, midis të tjerave, për tema e kumtesa që përçmojnë dhe ironizojnë mësimet e klasikëve të marksizëm-leninizmit dhe zhvillimin e këtyre mësimeve në mënyrë krijuese nga partia jonë. Aty janë planifikuar tema të tilla si:
-Ç’kanë thënë klasikët për rakinë
-Lufta kundër ideologjisë borgjeze, që nënvleftëson rolin e rakisë në revolucion
-Rakia dhe e ardhmja e njerëzimit
-Përmeti, si pellgu më i lashtë i rakisë
-Etimologjia e fjalës raki dhe zamzane
-Arkitektura e klubeve të rakisë
-Recitim nga Omar Khajami
-Si duhet t’i prodhojë gotat e rakisë fabrika e qelqit në Kavajë.
***
Arziko Ismaili, e pyetur në gjyq, ka deklaruar se ky material është përgatitur nga Xhevahir Spahiu, në zyrën e saj, kur ajo ka qenë sekretare partie.
Duke u mbështetur në materialet e mësipërme, arrijmë në konkluzionin: Për Xhevahir Spahiun të informohet partia dhe materiali të ruhet.
Përgjegjësi i grupit hetimor
Elham Gjika
Përgjegjësi i grupit operativ
Nevzat Haznedari
“Inkuizicion” në zyrat e “ZP”-së
Arshin Xhezo përshkruan ditën e ndëshkimit të poetit dhe të largimit të tij nga gazeta “Zëri i Popullit”:
“Ishte viti 1977. U bë një mbledhje e tmerrshme në “Zërin e Popullit”. Unë isha në Voskopojë me pushime. Një ditë më vjen një shok e më thotë:
-Do të jap një lajm të keq.
-Ç’është ky lajm i keq?, -pyes i tronditur.
-U bë një mbledhje dhe Xhevos i kanë dhënë katër masa njëherësh, -thotë kolegu.
-Cili është shkaku për këto masa?! Një histori butaforike, ku trilli i poetit përzihej me ndjesinë e një lufte donkishoteske kundër absurdit të kohës.
Gazetari Përparim Xhixha më thotë se mbledhja filloi me shaka, por më vonë gjithçka u përmbys. Fillimisht ishte ngritur Shefqet Musaraj dhe kishte thënë: “Për humor jemi mbledhur ne?! Këto shaka i bëjmë të gjithë. Ne kemi bërë shaka të tilla dhe me Enver Hoxhën”. U ngritën dhe dy-tre të tjerë dhe u duk se problemi u mbyll. U bë një pushim i gjatë dhe pas tij vazhdoi mbledhja sërish. Kishte ardhur një telefon, i cili nuk dihet me saktësi sesi erdhi. Mund të kishte ardhur nga zyrat e larta, apo të ishte bërë nga zyrat tona, dhe personi kishte marrë “këshillat e duhura”, fjala e poetit dhe e gazetarit u rëndonte, sidomos kur ishte fjala për kritika. Kryeredaktori ishte trembur. Po ashtu dhe sekretari i partisë. Por ndikonte dukshëm dhe Agim Popa. Ai nuk i donte gazetarët. Kishte miqësi dhe me kryeministrin dhe i priste shpata nga të gjitha anët.
Ja cilat ishin masat e propozuara në këtë mbledhje:
a)Xhevahiri të bëhej kandidat partie. b) Të largohej nga gazeta “Zëri i Popullit”. (Kur ikje nga “Zëri i Popullit” ishte ndëshkim i rëndë, shiheshe si armik). C) Të mos punonte si gazetar. D)Të shkonte në minierë për t’u edukuar në gjirin e klasës.
Drejtuesit e gazetës duket se ishin trembur keq nga telefonata. Burokratët kishin alergji ndaj poezisë dhe publicistikës së tij të bukur. E çuan në minierën e Valiasit. Punëtorët e pritën mirë. E donin shumë poetin. Ndikimi i minatorëve dhe personelit inxhiniero-teknik, respekti dhe dashuria e tyre, bëri që jo vetëm nuk e lanë të punonte nën tokë, por e bënë dhe shef kuadri. Edhe Xhevo kishte dobësi për minatorët, pasi ka pasur dhe babain minator. Paga nuk ishte e keqe. Ne shkonim shpesh. Edhe për të takuar Xhevahirin, por edhe kalonim dhe ndonjë drekë me çmime të lira dhe pinim ndonjë gotë së bashku”.
Dënimi në minierë
Në vitin 1977, paradoksi burokratik nuk njihte caqe. Në të njëjtën masë pakufishmërie qëndronte edhe keqdashja e interpretuesve të vendimeve. Marrëzia ishte kthyer në sistem dhe çdo tentativë arsyetimi për të kërkuar sqarime zhvlerësohej menjëherë. Realiteti shqiptar në atë kohë kishte hyrë në fazën finale të ngurtësimit të ndërgjegjes. Asgjëkundi nuk dukej ndonjë shenjë shprese. Pra, pas gjithë atyre arsyeve të mosarsyeve, ç’ishte nisur për t’u bërë, u bë. Xhevahirin e larguan nga puna si gazetar duke e dërguar në minierë për gati dy vjet. Por, në atë kohë, lajmet e hidhura nuk vinin kurrë vetë. Zakonisht ato ishin të shoqëruara nga helmi që buron prej inkompetencës. Dhe, për ta çuar deri në fund denigrimin fatal ndaj poetit, zyrtarët e shoqëruan largimin nga puna me një sanksion tjetër, po aq mizor, siç ishte ndalimi i së drejtës të poetit për të botuar. Për pasojë, libri i tij me titull “Vdekje perëndive”, i cili ishte në botim, u kthye në karton. Por, e keqja nuk kishte fund. Në minierë, në fillim e caktuan për të numëruar vagonët e mineraleve. Xhevahiri nuk u step. Ai shkoi në minierë dhe bëri plot miq e shokë, ashtu siç kishte bërë ngado. Njerëzit që punonin pranë tij filluan ta donin poetin çdo ditë e më shumë…
Enveri “shpëton” poetin nga dënimi
Ndodh shpesh në diktaturë që njerëzit, të cilët të rrahin, nuk të lënë as të qash. Ata që të shkatërrojnë jetën, bëhen gjithashtu pjesë për zbutjen e vuajtjeve, duke të afruar disa lehtësira. Por rasti i Xhevahirit tregoi se ky kishte qenë një keqkuptim i kotë burokratësh dhe budallenjsh, të cilët fjalimin e Enverit e kishin lexuar me lente zmadhuese. Natyrisht, shkak nuk ishte vetëm fjalimi i Enverit, por edhe gjërat që ndodhën më pas. Fjalimi u la rrugë të lirë atyre që e sulmonin Xhevahirin. Nga ana e tij, vetë Enveri ishte penduar për marrëzinë që kishte thënë dikur kundër Spahiut, ndofta, ose ai vetë nuk e kishte pasur me të keq, ose e kishte harruar fare ngjarjen në fjalë.
Dritëro Agolli tregon: “Xhevahiri mbase do të kishte qëndruar për kohë të pacaktuar në minierë, nëse nuk do të ishim takuar me Enverin. Një ditë, në korridoret e Komitetit Qendror, midis një grupi punonjësish të aparatit që mbulonin kulturën, ku u ndodha edhe unë, Enver Hoxha pyeti njërin prej tyre:
-Ku është ky Xhevahir Spahiu? Pse nuk po dëgjohet më?
Zyrtarët i shpjeguan, se pas kritikës që kishte bërë ai për të, ishte dërguar në minierën e Valiasit. Enveri ishte çuditur nga ato argumente dhe kishte dhënë porosi:
-Lëreni të shkruajë, mos ma ngacmoni atë djalë! Xhevahiri ka talent.
Kjo shpërfaqte një nga ato pjesët më parodike të tragjedisë së sistemit mediokër. Por rëndësi ka që, në një farë mënyre, tregohej qartazi se Xhevahiri ishte dënuar padrejtësisht, kot së koti…
Kjo ndërhyrje e Enver Hoxhës ndikoi për rikthimin e tij, për gjetjen e rrugëve të publikimit të poezive të veta. Ndihmoi kësisoj për rimëkëmbjen e dinjitetit të poetit në mes të lukunisë barbare të zyrtarëve brutalë dhe, ajo që është më e rëndësishme, iu rikthye përsëri profesionit, sepse filloi punë, tashmë si redaktor në revistën “Nëntori”. Ishte viti 1978.

No comments:
Post a Comment