2016-08-14

Akademik Dr. Namik M. Shehut , nga lexuesit e shumtë është vlerësuar personalitet kombëtar i vitit 2016.


Namik M. Shehu , lindi në Berat më 28 Maj, 1934. Në vitin 1957 mbaroi me rezultate " Shkelqyer " Institutin e Larte Mjekësor në Tiranë. Në vitin 1970 u specializua në kardiologji në Spitalin Nr. 1 në Tiranë. Në 1980 mori gradën shkencore Kandidat i Shkencave Mjekësore. Katër vjet më vonë morri gradën Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor, kurse dhjetë vjet më vonë edhe titullin Doktor i Shkencave Mjekësore.
Image result for namik shehu
Namik M. Shehu ka qene aktiv edhe në jetën shoqërore dhe shkencore: ishte këshilltar shkencor i Ministrisë se Shendetesise në vitin 1971, kryetar i shoqatave të mjekëve në Berat në periudhën 1971-1994, kryetar i shoqatës Shqipëri-Turqi për Beratin dhe nënkryetar i saj per Shqipërine në vitet 1991-1997. Ka qene anëtar i Shoqatës Europiane të Kardiologëve dhe të Dhimbjes së Kokës qe nga viti 1992. Për punën e tij të palodhshme dhe sukseset e mëdha në këto fusha, u dekorua disa herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhrin në Shërbim të Mirë të Popullit”, kurse Instituti Amerikan i Biografive e nderoi me çmimin “American Medal of Honor” (Medalja Amerikane e Nderit).
Image result for namik shehu


Në libër cilido shqiptro-amerikan mund të gjejë edhe vetveten natyrisht në perceptime e në forma të ndryshme sipas mudësive që ka dhe që i jepen. Lexuesi i kujdesshëm mund të njihet me përvojën e familjeve të emigrantëve që kanë jetuar në Nju- Jork dhe në Nju-Xhers , duke përfituar nga eksperienca e tyre dhe duke nxjerrë edhe konklusionet përkatëse.



Si bashkautor, botoi më 1983 monografinë “Reumatizmi artikular akut dhe pasojat e tij”, si dhe botoi artikuj të shumtë në revistat: “Shëndetësia Popullore”, “Buletini i UT-së”, Seria e Shkencave Mjekësore, punime neuro-psikiatrike, punime neurologjike etj. Ka marrë pjesë në 30 sesione dhe konferenca shkencore. Për këtë arsye, profesor Namiku radhitet me të drejtë në radhën e mjekëve, që lanë emër në mjekësinë shqiptare, si: Maksut Dërrasa, Pandeli Çina, Lluka Muço, Ymer Dishnica e shumë të tjerë.

Namik M. Shehu jeton në Astoria, New York bashkë me familjen qe prej vitit 1997. Ai është sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York.
Image result for namik shehu
Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane Prof. Dr. Skënder Kodra, ka thënë për profesor Namik Shehun: “Dr. Namik Shehu është një personalitet shkencor dhe një person i devotshëm dhe i aftë në kryerjen e detyrës”.

Në përvjetorin  e lindjes së tij, ai i dhuroi qytetit të lindjes, ku dhe kremtoi këtë jubile, edhe librin “Berati, mjekësia nëpër shekuj”, kurse Bashkia e Beratit e nderoi me titullin “Intelektual i shquar i qytetit të Beratit”.


Image result for namik shehu


Ka botuar një seri librash mjekësore dhe publicistike letraro- shkencore , monografi , përshtatje dhe përkthime librash mjekësore dhe ka shkruar e publikuar mbi 60 artikuj shkencor dhe mjaft shkrime shkencore popullore.

Ka mbajtur referate në 25 sesione shkencorse, 7 simpoziume dhe 3 konfrenca shkencore, si dhe referate në kongrese ndërkombëare si në Itali , Belgjikë dhe në Sh.B. A. Ka një publicistikë të gjerë në shtypin periodik, në revista në radio dhe televizionin shqiptar. Në vazhdim Dr. Namiku po i paraqitet publikut me punimin e tij të ri “ Aforizma dhe shprehje të mençura.

Në vitin 1999 zgjidhet sekretar shkencor i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve dhe drejtues . revistës së Akademisë “ Dituria” në New York . Ka publkuiar mbi 13 libra mjekësore shkencore, ka botuar mbi 80 punime dhe studime mjekësore, si dhe ka shkruar dhe shpërndar broshura me tematikŏ shkencore popullore.

Veçojmë shkrimet:

Tungjatjeta diasporë! : dhjetë vjet jetë mbarësi-veprimtari-mbresa dhe kujtime / Namik Shehu; Prenja Imeraj2Përsiatje mbi dinjitetin njerëzor : hulumtime, veprimtari, mbresa dhe kujtime / Namik Shehu; Teuta Zoto3Meditime mbi dukuritë e jetës / Namik Shehu; Erian ShehuMehmeti kishte natyrë gazmore dhe studiuese : [Mehmet Shehu] / Namik Shehu; Leonard Veizi5
Për Beratin më djeg malli. I kam bërë dhuratë një libër shkencor : flet mjeku shkencëtar nga Berati, sekretari i Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut / Namik Shehu; Rozi Theohari

Sëmundeshmëria e hipertensionit arterial esencial /Morbidity rate of essential blood hypertension

Buletin i UNIVERSITETIT TË TIRANËS ; SERIA SHKENCAT MJEKËSORE 1; 1980 ;47

http://ajmhs.umed.edu.al/images/ARKIVA-AJMHS/1980/B1/S1-1980-45-53.pdf


Reportazh nga Kosova nga Dr. Namik Shehu | Agjencioni Floripr



Shendetesia ne Skrapar: Historia e zhvillimit

Shendetesia ne Skrapar: Historia e zhvillimit - Nevruz Gerxhani, Muhamet Basho, Namik Shehu, Altin Caushi
Nevruz Gerxhani (author) Muhamet Basho (author) Namik Shehu (author) Altin Caushi (author)



Të kontribuosh për pasqyrimin e problemeve historike është detyrë dhe nder për secilin. Kjo dhe dashuria për atë vend ku kam lindur dhe ku kam punuar një jetë të tërë ishin arsyet që më shtynë të pasqyroj historinë e shëndetësisë në Skrapar. Në fillim mendova se do ta kisha lehtë të realizoja misionin që kisha nisur, por më pas pashë se i isha futur një pune të vështirë. Detyra ishte të analizohej, vlerësohej, prezantohej, pse jo dhe të fiksohej për të gjithë brezat që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit të popullit të këtij rrethi.

 Përgatitja dhe përfundimi i këtij historiku është një ngjarje me rëndësi për Skraparin. Kjo është pa dyshim një punë e madhe, voluminoze disavjeçare që filloi me grumbullimin e materialit faktik, seleksionimin e kujdesshëm të tij dhe përdorimin me korrektësi të fakteve. Për këtë janë shfrytëzuar mjaft kujtime e dokumentacione të ruajtura nga koha e punës sime gati 40-vjeçare si dhe kujtime e dokumentacione të mjekëve dhe punonjësve të tjerë të shumtë, disa prej të cilëve kanë drejtuar sektorë, institucione apo shëndetësinë e rrethit.

Arkivi i Shtetit në Tiranë ka qenë burimi kryesor i të dhënave. Materialet e studiuara në Bibliotekën Kombëtare, në bibliotekën e Institutit të Historisë dhe të fakultetit të mjekësisë, si dhe ato në shtypin lokal dhe atë qendror të kohëve të ndryshme kanë qenë një burim i rëndësishëm. Të dhëna të tjera janë marrë në arkivat e institucioneve shëndetësore si dhe në arkivin e rrethit.Me këtë libër kam pasur qëllim t’i jap në duar çdo punonjësi të shëndetësisë, që ka punuar dhe punon në Skrapar, atë çfarë i mungonte, kontributin e tij në këtë fushë.

Të njohësh historinë do të thotë të njohësh rrugën që ke kaluar. Në libër zënë vend “gjeneralët” dhe “ushtarët”, sipas kontributeve. Në të është pasqyruar në mënyrë kronologjike koha kur kanë funksionuar institucionet dhe ka vepruar çdo punonjës, vendi ku është zhvilluar veprimtaria dhe ku ka punuar secili. Kjo në pamje të parë dikujt mund t’i duket përsëritje. Libri në vetvete është një enciklopedi e institucioneve dhe e punonjësve të shëndetësisë së Skraparit.

Libri ndahet në 4 pjesë. Në pjesën e parë flitet për lindjen e shëndetësisë nga hershmëria deri në vitin 1925. Këtu tregohen përpjekjet që populli ka bërë për mjekimin e vetvetes me metoda të ndryshme të mjekësisë popullore, shumë herë të pleksura me ato mistiko-fetare. Pra, është periudha e shëndetësisë pa mjekësi.

Në pjesën e dytë përshkruhet historia e shëndetësisë nga viti 1924 deri në 1944, në të cilën tregohet se mjeku i parë në Skrapar është dërguar nga qeveria e Zogut në 1925 dhe ka vazhduar deri në 1939. Pra, filloi shëndetësia me mjekësi. Shkruhet për shëndetësinë e pushtimit fashist që vazhdoi deri në qershor 1942 kur largohet mjeku i fundit, italiani Angelo. Prej kësaj periudhe deri në 1944 demonstrohet hollësisht mjekësia partizane, spitalet e shumtë që u ngritën dhe funksionuan në këtë krahinë.

Pjesa e tretë përfshin periudhën 1944, kur vendi u çlirua nga pushtuesit e huaj, deri në 1992, kur ra sistemi monist dhe u vendos demokracia. Në këtë periudhë mbi 45-vjeçare shëndetësia pati një zhvillim të paparë në institucione, specialistë e punonjës si në qytet ashtu dhe në fshat. Ato janë përshkruar me hollësi duke zënë 3/4 e të gjithë librit.

Vëmendje u është kushtuar fazave dhe prioriteteve, zhvillimit të institucioneve, sidomos atyre kurative me shtretër, ambulatore, të nënës dhe fëmijës, institucioneve profilaktike, shërbimit stomatologjik dhe farmaceutik.Pjesa e katërt dhe e fundit mbyllet me shëndetësinë në periudhën e tranzicionit, në vitet 1992-2005. Shpresoj t‘ia kem arritur qëllimit për të cilën u përkushtova mbi 4 vjet, duke dhënë një kontribut modest në fushën e sektorit ku kam punuar.

Do të jenë lexuesit, kolegët, punonjësit e shëndetësisë, si dhe të gjithë skraparllinjtë që e njohin këtë vend dhe shëndetësinë e tij, të cilët do ta vlerësojnë.


Unë inkurajohem se diçka dhashë, të tjerë mund ta pasurojnë.

No comments:

Post a Comment

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV

Kërko brenda në imazh Para 2 vitesh  ish Deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili  u largua nga 2 komisione parlamentare, kishte  disa akuza të rë...