2016-09-10

IDENTITETI SHQIPTAR MBI TË GJITHA

Nga Rasim Bebo

Sipas Solonit, Platoni ka shkruar për Luftën ndërmjet Pellazgëve dhe Atlantëve nëntë mijë vjet më parë, ku fitues dolën pellazgët, stërgjyshërit tanë. Kaluan etapa të historisë pellazge dhe nga ky popull dolën figura, si Zeusi me tempullin e Dodonës, më të vjetrin në botë. Homeri e cilëson Zeusin, “Zot i plotfuqishëm “Pellazg” në Dodonë” (Iliada XVI, 234). Zeusi mbante në skeptër: “shqypen”, shqiponjën, në vijimësi Shqipërinë – shqiptarë. Ky emër vjen nga thellësitë e mijëvjeçarëve deri tek ne sot. Pra, kjo vërteton se ky është identiteti ynë i trashëguar qysh nga lashtësia, përveç shumë te dhënave të tjera historike.
U bë shkak promovimi i librit të Kim Mehmetit në Kosovë, për të cilin pati reagime të ashpra po nga shqiptarë që e duan Shqipërinë me ndikimin e fesë që besojnë. Debati nisi, nga deklarata e shkrimtarit Kim Mehmeti se “Islami ka shpëtuar Shqipërinë”. Kancelari i Ipeshkëvisë së Kosovës, Don Shan Zefi e kundërshtoi ashpër këtë deklaratë të Mehmetit, duke thënë: ”Shqipërinë nuk e ka shpëtuar islamizmi, por është Kisha Katolike ajo që ka mbajtur gjallë fijet e shqiptarisë”.
Z. Kancelar Dom Shan Zefi, nuk janë i të njëjtës ekuivalencë me “fijet e shqiptarisë”, ato të “fesë Islame perandorake” që drejtohet nga Sulltani Sheh Ul Islami. Në takimin e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje, Kim Mehmeti citon: “Absolutisht, matematikisht, se islamizimi e ka shpëtuar Shqipërinë”. Debuteti i Kosovës Berat Buzhala, reagoi duke e quajtur poshtërsi promovimin e librit “Shkupi” të Kim Mehmetitit. Ai ka reaguar përveç ndaj deklaratës së shkrimtarit edhe ndaj Lëvizjes së Vetëvendosjes, si njëra nga organizatoret e promovimit të librit. Deputeti Buzhala, kjo i ështe dukur poshtërsi. ... duke ironizuar dhe kritikuar edhe PDK ... me gjithë spektrin politik vendor se, ”Vuajnë nga padituria, kurse Vetvendosja nga poshtërsia. Pra “ne” jemi injorantë e këta janë të poshtër...” Një debat tejet i ulët. “Unë këtë ua dëshmoj me këtë: Ortodokës shqiptarë nuk kemi. Katolikë shqiptarë nuk kemi në Shkup. Kemi vetëm shqiptarë myslimanë” tha Mehmeti.


Branko Manojloski tregon: “Aty nga vitet 1970, motra ime më e madhe më mori për dore gjer te ofiqari i gjendjes civile, për të marrë çertifikatën e lindjes. I punësuari ma lëshoi çertifikatën me mbiemër Manolojski, duke na thënë se këtej e tutje do të jeni Manolojski dhe jo Tanashev, sigurisht për të humbur gjurmët e mbiemrit”. Pra, një ndërrim të tillë të emrit të fëmijëve nuk e pranonin myslimanët, ata ruanin pastërtinë e identitetit të kombit shqiptar.
Dhe më tej. “Në këtë drejtim, shumë shqiptarë ortodoksë të Rekës së Epërme (dhe jo vetëm të asaj), fillimisht ishin të padijshëm dhe të pavetëdijshëm për pasojat e nevojshme. Pranuan rrëshqitshëm dhe lehtësisht të konvertohen në sllavo - Maqedonë, duke ruajtur ortodoksinë, në dëm të kombit shqiptar. Pse ne u kthyem në Myslimanë? “Me vdekjen e Skënderbeut dhe rënien nën zgjedhën turke të territoreve shqiptare, këta përballuan Kuranin dhe fanatizmin mysliman, me mënyrën si më poshtë: Sulltan Murati i IV, lëshoi urdhër sipas Kuranit dhe tha: “Sa romakë (të krishterë) kanë feude, të turqizohen (Myslimanizohen) dhe do t’i marrin ato, në rast të kundërt do t’i humbin”. Por nuk ishte vetëm kjo. Sipas Kuranit, ata që nuk besonin, përveç pasurisë u hiqej dhe liria dhe do ishin njerëz të kategorisë së dytë. Kështu shqiptarët duhet të zgjidhnin midis krishtërimit dhe lirisë. Shqiptarët gjithmonë kur gjënden në dilema të tilla, kanë parapëlqyer gjithmonë Lirinë dhe Pasurinë. Ky ishte një rast i mirë për shqiptarët, duke qënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë shkelje të besimëve të tyre, aq më tepër që dhe vetë tradita e lashtë si dhe karakteri i tyre, nuk shkonte fare përshtat me fenë e krishtere. (A. Kola “Arvanitët”, bot,2002,f. 283).
“Që nga dhjetëvjeçarët e fundit, të shek. XVI deri në gjysmën e shek. XVII, pohon Kordinjano, prej popullit shqiptarë 1/3 është bërë muhamedane”. (F. Kordinjano “Gjeografia kishtare e Shqipërisë”, 1934).
Në gjysmën e dytë të shek XVII kemi kthime masive të shqiptarëve nga të krishterë në myslimanë. Shqiptarët, thonë mjaft autorë bashkëkohor, u kthyen në myslimanë që të mos thitheshin prej popujve kufitarë sllavë dhe grekë. Kështu mendojnë respektivisht: I. Irwin, R. Falasçi, W. S. Dawis, Roberto Morozo della Rocca. Citojmë dy prej tyre; “Islamizimi i shqiptarëve ka qënë një pritë kundër presionit grek dhe sllav, ashtu sikurse më parë pranimi i katolicizmit ka qënë një pengesë e ngjashme kundër greqizimit të sjellë nga ortodoksia bizantine”. (I. Irwin: “Fati i islamit Ballkanik”, 1984, R. Falasci: “Ismail Qemali”)”. (Sh. Delvina, bot. 1999, f. 304).
Si do të ishte Ballkani sot? Po të mos ishim kthyer në mysliman? Këtë përgjigje e ka dhënë Faik Konica: “Po të mos ishim kthyer në Mysliman, Shqipëria do të ishte e madhe, por ne nuk do të ishim shqiptarë”. Debate e polemika të shumta, duan të tregojnë se ne shqiptarët duhet të kthehemi në fenë tonë të parë, që është kristjanizimi për shqiptarët, fe kjo e cila na është hequr me forcë. Me këtë do të jetë edhe Ismail Kadarë, i cili më 3 mars 1992, me një debat në “Le Figaro” do të na thotë se: “Islamizimi është një fatkeqësi Kombëtare e Shqiptarëve” ... se Islamizimi është një nga pengesat kryesore që Shqipëria të integrohet në Perëndim”. Ju z. Ismail Kadare sot do të ishit një grek, ndofta më armik se Papuliasi dhe Janullatosi i Kombit Shqiptar, po të mos ishit bërë mysliman. Mëso çfarë shkruan - Prof. Georg Stadmyller te Islamizimi tek Shqiptarët: “Shkaqet e përhapjes relativisht të shpejtë të islamit në siujdhezën Ballkanike – para së gjithash në Shqipëri – nuk ishin religjioze, por të llojit juridik dhe ekonomik”. Z. Ismail Kadare, kemi folur dhe shkruar shumë herë, që vendin tonë fqinjët Veri dhe Jugë duan ta gëlltisin me ndihmën e tre qeverive tradhtare, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Në Shqipëri, Janullatosi ka ngritur shtetin grek brenda shtetit shqiptar, Në Kosovë enklavat serbe po ngrenë krahinën autonome serbe, të varur nga Serbia, Çamërinë greku e ligjëroi se nuk ekziston. Udhëheqësit e Partisë Çame e tradhtuan dhe kanë sabotuar Rezolutën Çame për t’ua dërguar forumeve botërore. Maqedonisë Shqiptare i kanë rrëmbyer emrin, flamurin, vendin, qeverinë dhe quhen “Maqedonë” ndërsa ne shqiptarët, na quajnë ardhacakë. Ti, Ismail Kadare, nga kulla e fildishtë shikon atdheun tënd me plagë agonie dhe nuk dëgjohesh, por edhe sikur të të vrisnin tradhtarët e huliganët, si vranë Dritan Lamajn, s’do të bëheshe i gjallë. Jo vetëm kaq, por u servilosesh miqve të vjetër të kupolës së sotme dhe pret çmimin Nobel, si mohues i kombit që je. I lumtë Kim Mehmetit, që mbron identitetin e Kombi Shqiptar, si shqiptar i afirmuar që është.

Addison IL. USA shtator 20

2016-09-09

Lëvizja e raelianëve beson në një “religjion ateist”, ku nuk ka vend për Zotin

Kush janë raelianët, sekti fetar më enigmatik në botë?

Kush janë raelianët, sekti fetar më enigmatik në botë?

Çfarë lidhjesh kanë raelianët me klonimin e njeriut? Kush ishte Claude Voriholn, themeluesi i këtij sekti? Çfarë i kishin thënë atij “jashtëtokësorët të cilët e kishin kidnapuar”? Ku jetojnë 8400 njerëzit të cilët nuk kanë vdekur kurrë? A janë në mesin e tyre edhe Jezu Krishti dhe Muhamedi? A ka shqiptarë midis këtyre 8400 vetave?


Product Details

Pakkush deri më 2002 ka ditur çka është Clonaidi dhe ç’janë raelianët. Clonaidi është kompania e cila ka pretenduar që ka bërë klonimin e dy fëmijëve të parë, që njeriu i parë i klonuar mbanë emrin “Eva” – duke i referuar “Biblës”, natyrisht. Po ashtu, publiku tashmë e di që raelianët janë sekt krejtësisht i veçantë që qëndron prapa Clonaidit.

ELOHIMËT JANË JASHTËTOKËSORË


Image result for Claude Vorilhon
Claude Voriholn

Po cilët janë raelianët?

Themelues i tyre është francezi Claude Voriholn, i cili mori emrin Rael. Voriholn u ka thënë së pari miqve të tij e pastaj edhe mbarë botës, në librat e shkruar prej tij, se atë e kishin marrë në një anije kozmike jashtëtokësorët. Ata e kishin bindur që njerëzit, raca njerëzore në Tokë, është e klonuar prej tyre. Ata tërë kohës e kishin thirrë Voriholnin Rael, prandaj ky, kur u kthye në Tokë, mbajti për vete këtë emër.

Image result for Claude Voriholn

Raelianët i thërrasin jashtëtokësorët Elohim (në përputhje me “Biblën”). Lëvizja e raelianëve beson në një “religjion ateist”, ku nuk ka vend për Zotin apo diç tjetër që shkon tej natyre. Në anën tjetër, sipas këtij religjioni, njerëzit duhet të jetojnë në dashuri dhe tolerancë, pastaj, secili njeri duhet ta përmirësojë veten gjatë jetës së tij, të bëhet më i mençur, më i ndërgjegjshëm.

Image result for Claude Vorilhon



Raelianët besojnë në Amshim: Në gjendjen e cila nuk njeh fund dhe as fillim. Sipas këtij sekti, Gjithësia ka ekzistuar gjithmonë, ajo nuk është krijuar. Pastaj, jetë nuk ka vetëm në Tokë, por në disa pjesë të Gjithësisë. Nëse Gjithësia ka ekzistuar gjithmonë, atëherë del që njerëzit nuk janë krijuar prej Zotit, por prej jashtëtokësorëve. Natyrisht, pyetja që këtu del është kush i ka krijuar jashtëtokësorët?


Image result for Claude Voriholn

Sipas raelianëve, njerëzimi do të shënojë përparime të reja. Kështu, njerëzit do të arrijnë të zbulojnë sisteme të reja diellore, do të udhëtojnë kah planetat tjera. Në këtë kontekst, sipas raelianëve, njerëzit do të aftësohen të krijojnë jetën prej hiçit dhe këtë aftësi të tyre do ta ushtrojnë në ndonjë planet.

Product Details

Elohimët (jashtëtokësorët), sipas raelianëve nuk janë zotëra, por, megjithatë, janë në një shkallë më të lartë të zhvillimit se sa njerëzit. Elohimët i kanë shpëtuar agresivitetit dhe këtë e kanë dëshmuar edhe me krijimin e qenieve të tjera, si është rasti me njerëzit. Krijimi i jetës të bën, sipas realianëve, të jesh i kujdesshëm dhe t’i shmangësh rrënimit.
Image result for Claude Voriholn
Në këtë kontekst, për realianët klonimi i fëmijës është gjithsesi një punë që duhet mbështetur. Përparimi i shkencës për ta është një gjë shumë e mirë dhe njerëzit nuk duhet t’i frikësohen asaj.

SI DO TË BËHEMI TË PAVDEKSHËM?

Pos klonimit, realianët janë shumë të interesuar edhe për zbulimet shkencore të cilat do të mundësonin zgjatjen e jetës së njeriut. Kështu, realianët mendojnë që jeta mund të zgjatet duke kombinuar pjesët e trurit të dy njerëzve në një trup të vetëm.

Product Details

Megjithatë, për momentin së paku, realianët thonë që kjo është një fantastikë shkencore. Por, nëse eksperimentet tregohen të suksesshme, sipas tyre, kjo do të ketë domethënien e arritjes së pavdekshmërisë së njeriut. Përndryshe, obligimi i raelenëve ndaj kompanisë Cloanid është një lloj anëtarësie prej 150 dollarë amerikanë në vit.

Image result for Claude Voriholn

Pra, realianët janë sekt e veçantë, sepse nuk besojnë në pavdekshmërinë e shpirtit, por në pavdekshmërinë e njeriut, si konsekuencë e zhvillimeve shkencore.

Product Details

 Në të vërtetë, ata tashmë janë të bindur që shkenca e elohimëve ka bërë të pavdekshëm një numër të caktuar njerëzish, përfshirë këtu Jezu Krishtin dhe Muhamedin, të cilët jetojnë në një planet tjetër. Raeli, kryeprofeti i këtij sekti, pohon që deri më tash, sipas kritereve të elohimëve, me pavdekshmëri janë vulosur 8400 njerëz nga e gjithë historia e njerëzimit. Të gjitha këta jetojnë në një planet, për ekzistencën e të cilit nuk di gjë njerëzimi i sotëm.

Image result for Claude Voriholn

Sipas tyre, Nëna Tereze ka përfillur të gjitha kriteret e mundshme dhe ajo nuk ka vdekur. Edhe Gandhi, lideri i njohur joviolent në procesin e pavarësimit të Indisë, është në mesin e 8400 të pavdekshmëve.
Raelianët kanë porositë e tyre të shkruara, botimet e veçanta, në të cilat, pos tjerash, porosisin që duhet përmbushur çdo çast të jetës dhe që në përgjithësi, duhet dashur jetën.

Product Details

Raealianët kanë si synim të vetim suprem të përgatisin njerëzimin për takimin e tyre me elohimët (jashtëtokësorët). Ky takim, sipas kësaj sekte, gjithsesi do të jetë ngjarja më e rëndësishme në historinë e njerëzimit.

Image result for Claude VoriholnImage result for Claude Voriholn

Përndryshe, raelianët janë të integruar në shoqëri, ata nuk dallohen shumë në jetën e përditshme. Veshjet e tyre janë si të gjithë njerëzve të tjerë. Dallimi i vetëm qëndron te medaljoni, i cili ka simbolin e amshueshmërisë. Megjithatë, ata që i takojnë këtij sekti nuk janë të detyruar të mbajnë këtë medaljon.

Sa i përket tipareve, thuhet që raelianlt inkurajojnë shprehjen individuale.

Image result for Claude Voriholn

ÇFARË SISTEMI BESIMI KANË RAELIANËT?

Kohë pas kohe, raelianët mbajnë seminare në të cilat shkëmbejnë përvojat e tyre. Në këto seminare, midis tjerash, raelianët kërkojnë forma të reja të kënaqësive jetësore, të zhvillimit mental dhe të meditimit.

http://www.gettyimages.fr/photos/raelian?excludenudity=true&mediatype=photography&phrase=raelian&sort=mostpopular



“Në meditimet tona nuk ka asgjë mbinatyrore. Për shembull, ne nuk besojmë në shpirt. Qëllimi ynë është që të përmirësojmë aftësitë për t’iu kënaqur jetës. Ne me ndjenjat tona jemi të lidhur me ambientin. Ka mënyra për të bërë shoqërinë njerëzore më paqësore”, pohojnë raealianët.

Image result for Claude Voriholn

Raelianët i kanë ritualet e tyre të martesës dhe bekimit. Megjithatë, prindërit raelianë nuk duhet të detyrojnë fëmijët e tyre që të bëhen besimtarë të kësaj sekte. Kjo çështje duhet të mbetet zgjidhje e vetë fëmijëve, kur të arrijnë moshën e pjekurisë.

http://trivialdiario.blogspot.com/2014/06/canadaseita-diz-que-ets-querem-ter.html


Bekimi bëhet vetëm midis orës 3-4 pasdite sepse, sipas besimit të tyre, në atë kohë, diku afër Tokës gjendet ndonjë anije jashtëtokësorësh e cila përcjellë çfarë po ndodh në Tokë.

Image result for Claude Voriholn

Raelainët kanë edhe ipeshkvit e tyre. Në tërë botën janë vetëm 25 veta. Po ashtu, janë edhe 150 “udhërrëfyes”.

Image result for Claude Voriholn


Sa i përket ritualit të martesës, me rëndësi është që partnerët pajtohen që do të jetojnë në paqe, dashuri dhe harmoni. Por, nëse martesa nuk tregohet e suksesshme, raelianët nuk bëjnë kurrfarë pengesash për shkurorëzim. Përkundrazi, ata inkurajojnë divorcin, sepse mendojnë se partnerët nuk duhet të qëndrojnë së bashku nëse nuk e duan dhe nuk e çmojnë njëri-tjetrin.


Image result for Claude Voriholn

Supozohet se tash e tutje numri i tyre do të shënojë rritje të madhe, sepse klonimi ka bërë që interesimi për ta të shtohet shumë në botë. Në instancë të fundit, siç del nga doktrina e tyre, nuk është edhe aq vështirë të jesh raelian, ndërsa në perpsektivë, së paku siç premtojnë ata, mund të arrihet edhe pavdekshmëria.

Dita Ndërkombëtare e Shkrim- Leximit, Kosovën e gjen me 55 mijë qytetarë, të cilësuar si analfabetë të plotë


Sipas statistikave zyrtare, Dita Ndërkombëtare e Shkrim- Leximit, Kosovën e gjen me 55 mijë qytetarë, të cilësuar si analfabetë të plotë. Ndërsa analfabetë funksionalë janë 82 mijë persona, të cilët nuk e kuptojnë atë që e shkruajnë


Në vitin 2008, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Deklaratën e Mijëvjeçarit të OKB-së e cila parashikon që deri në vitin 2015, të zhduket analfabetizmi në vend. Në këtë çështje Kosova ka shënuar përparime të vogla për sa i takon uljes së shkallës së analfabetizmit, por jo nivele të pritura.

Sipas statistikave zyrtare, Dita Ndërkombëtare e Shkrim- Leximit, Kosovën e gjen me 55 mijë qytetarë, të cilësuar si analfabetë të plotë.

Udhëheqësi i Qendrës për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, Halim Hyseni, thotë se kjo dukuri është mjaft shqetësuese dhe nevojitet angazhim i madh i institucioneve në uljen e shkallës së analfabetizmit.

“Gjendja e analfabetizmit në Kosovë është problem i madh i Kosovës dhe i qytetarëve të Kosovës sepse ndryshimet janë shumë të vogla, dhe këto ndryshime nuk mund të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe arsimor të Kosovës. Kosova përkatësisht është e para me numër të analfabetëve primar në Evropë, që nuk dinë shkrim-lexim fare”, ka thënë Hyseni.

Problemi më i madh, sipas Hysenit, qëndron te personat mbi moshën 15 vjeçare të cilët dinë shkrim-lexim, por nuk mund ta shfrytëzojnë këtë dije për nevoja individuale. Sipas tij, analfabetizmi te kjo pjesë e popullsisë e vështirëson edhe më shumë përmirësimin e gjendjes aktuale në Kosovë sa i përket shkrim-leximit.

“Me numër të analfabetëve funksionalë, Kosova e zë vendin e parë në Evropë, do të thotë, këto dy fakte tregojnë se sa është problem analfabetizmi në Kosovë. Duhet të ngritet cilësia e sistemit të arsimit, sepse me këtë cilësi të sistemit të arsimit, nuk mund të fitohen shkathtësitë e lexim-shkrimit. Arsimit definitivisht duhet të shpallet prioritet nacional i Kosovës”, thotë Hyseni, shkruan REL.

Përveç analfabetizmit të plotë, njihet edhe nocioni analfabetët funksional.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e analfabetizmit te analfabetët funksional është 4,18 për qind.

Ndryshe, në Ministrinë e Arsimit thuhet se po bëhen përpjekje në integrimin e këtyre personave me anë të projekteve të ndryshme.

“Ministria e Arsimit përmes programeve të tyre, pra programe për të rritur që i ofrojmë në të gjitha komunat e Kosovës, programe këto që mbështeten edhe me Ligjin për Arsim Universitar, edhe me Ligjin për arsimin e të rriturve, aty ku ka analfabetë, aty ku ka kërkesa, Ministria e Arsimit ka ofruar programin për shkrim lexim, për gra dhe vajza, i cili më pas edhe është akredituar si klasë e pestë e shkollimit fillor”, tha për Radion Evropa e Lirë, Afërdita Jaha, zyrtare për mësim joformal në Ministrinë e Arsimit.

Image result for analfabet

Ministria e Arsimit thekson se që nga viti 2003, gjatë programeve për mësim të shkrim-leximit, kanë kaluar mbi 5 mijë persona. Shkalla e analfabetizmit në Kosovë mbetet shqetësim mjaft i madh, duke pasur parasysh nevojën për zhvillim të Kosovës, sidomos në fushën e arsimit.

Zhdukja e analfabetizmit, përbën edhe një nga qëllimet që i kanë vënë vetës institucionet e Kosovës edhe në kuadër të përmbushjes së objektivave të mijëvjeçarit.
Image result for analfabet
Ndryshe, në kuadrin e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (Millennium Development Goals) të cilat janë tetë objektiva: Eleminimi i varfërisë ekstreme dhe i urisë; Arritja e arsimimit parësor universal; Nxitja e barazisë gjinore; Reduktimi i vdekshmërisë foshnjore; Përmirësimi i shëndetit të nënës; Luftimi i sëmundjeve HIV/AIDS, malarjes etj; Sigurimi i qëndrueshmërisë së mjedisit; Zhvillimi i një partnershipi global për zhvillimin.

Image result for analfabet

Ndryshe, sipas regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave realizuar në vitin 2011, në Kosovë kanë dalë 55 mijë qytetarë analfabetë të plotë, që nuk dinë as shkrim as lexim. Ndërsa analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e shkruajnë, janë 82 mijë e 188 persona.
Image result for analfabet
Në vitin 1981, Kosova kishte 17.6 për qind të popullatës analfabete. Në vitet e pasluftës rreth 6 për qind vlerësohej të ishin analfabetë.

Image result for analfabet

Shkalla me ë theksuar e analfabetizmit mbetet të komunitetet RAE (Romë Ashkali dhe Egjiptas), ku shumica e fëmijëve ose nuk regjistrohen fare në shkollë, ose pas regjistrimit e ndërkrejnë shkollimin.
Image result for analfabet

Ndryshe, në nivel global, numri i personave të rritur që vazhdojnë të mos dinë shkrim e lexim mbërrin 774 milionë në gjithë botën, që është numër ende shumë i madh. 123 milionë veta nga kjo shifër janë të rinj në moshën 15 deri në 24 vjeçare.
Image result for analfabet
Dy të tretat e analfabetëve, sipas UNESKO-s janë femra. Vendet me shkallë më të lartë të analfabetizmit janë disa shtete afrikane në jug të Saharës dhe disa shtete aziatike.


Shkalla e anafalbetizmit në Kosovë, sipas regj. të pop. 1921-1981, sipas gjinisë (në %)
Gjinia1921193119481953196119711981
Meshkuj94.874.,546,939,029,821,39,0
Femrat98,593,978,472,159,443,526,3
Gjithsej95,584,262,554,843,932,017,6











Pas tërheqjes së Turqisë , në asnjë sferë të jetës shoqërore, nuk ndryshoi gjë në të mirë të shqiptarëve. Regjimi hemonist i Jugosllavisë së Versajës (1919) jo vetëm që nuk lejoi hapjen e shkollave dhe veprimtarinë botuese në gjuhën shqipe, por edhe e ndaloi përdorimin e kësaj gjuhe në jetën publike. Në këtë periudhë gati ë tërë popullsia shqiptare ishte analfabete. Ky regjim as që kishte gatishmëri dhe përpjekje që njerzve t’u sigurohente baza e arsimit elementar dhe të njohurive profesionale, veçanarisht jo për kombin shqiptarr, i cili shkollat e para në gjuhën e vet do t’i fillojë vetëm pas Luftës së II Botërore. Pas kësaj lufte Kosova dhe shqiptarët trashëguan një përqindje shum të lartë të analfabetizmit, prandaj edhe ky fakt paraqitej si pengesë e madhe në çrrënjosjen e tij të plotë.

Kosova në kohën e Pas Luftës së Dytë Botërore njihej si territor me pjesëmarrje të lartë të popullsisë analfabete , në vitin 1948 në Kosovë ishin 62,5% analfabetë, ndër femra ishin 78,4 % analfabete. Kjo gjendje ishte e tillë në mungesë të shkollave shqipe. Me hapjen e tyre zvoglohet numri dhe pjesmarrja e analfabetëve dhe rritet numri i të shkolluarëve i profileve të ndryshëe. Në vitin 1981 kishte 17,6 % analfabet në tërësi, edhe pse kjo përqindje te të moshuarit ishte mjaft e lartë. Në vitin 1999 pjesmarrja e analfabetëve vlerësohej në 6,5%, ndër meshkuj tëmoshuar 10%, ndër femra 50%.
Numri i fëmijëve, nxënësve dhe i studentëve për 2005/2006
Niveli arsimorGjithsejFemraMeshkuj
Parafillor25.72112.36113.390
Fillor322.864154.873167.991
I mesëm74.63532.80741.828
Fillor special703267436
I mesëm special943658
Universitar28.70715.45313.254
Gjithsej6.452.7246.472.924236.957[8]
Popullsia e Kosoves për dy dekada të ndryshimeve intensive shoqërore, ka arritur që t.a ngrisë nivelin e arsimimit të popullsisë për 3 here, Bosna e Hercegovina për 2 here etj. Gjate përiudhes 20 vjeçare Kosova e ngriti pjesëmarrjen e popullsisë me arsim të mesem për 4,4 here(prej 3,9 në 17,3%), ndërsa të popullsisë me arsim të lartë e superior për 5,5 here (prej 0,6 në 3,3%)

Të dhënat për vitin 1953 tregojnë se 54,8% e popullsisë me 10 e më shumë vjet ishte analfabete (38% mashkujt dhe 72,1% femrat), 16,4% kishte 1-3 klasë, 22,8% kishte 4-7 klasë, vetem 1,9% 8 klasë dhe 1,1% ndonjë shkollë të mesme.

Në vitin 1961 numri mesatar i viteve të shkollimit ishte 2,15 vite, % e popullsisë analfabete 41,1 (29,8% mashkujt dhe 58,4% femrat), 13,1% kishte të kryer 1-3 klasë, 34,7% 4-7 klasë, 4,4% 8 klasë, 3,2% ndonjë shkollë të mesme dhe 0,5% ndonjë shkollë të lartë ose fakultet. Në vitin 1971 numri mesatar i viteve të shkollimit për popullsinë mbi 15 vjet ishte ngritur në 3,57 vite, duke pasur 31,5% analfabet, 7,8% me 1-3 klasë, 36,8% me 4-7 klasë dhe 14,9% me 8 klasë, 6,9% ndonjë shkollë të mesme (3 ose 4 vjeçare) dhe 1,3% shkollë të lartë ose fakultet. Në bazë të regjistrimit të vitit 1981 numri mesatar i viteve të shkollimit ngritet në 6,29 vite (7,59 vite për mashkuj dhe 4,92 vite për femra), përqindja e analfabetve zvoglohet në 17,6% (9,4% mashkujt dhe 26,4% femrat), përqindja e popullsise me 1-3 klasë bie në 2,1%, e asaj me 4-7 klasë 17,1%, ndërsa pjesëmarrja e popullsisë me shkollë fillore të kryer u ngrit në 34,4% prej 5,2% sa ishte në vitin 1961 ose 1,9% në vitin 1953. Pjesëmarrja e popullsisë me ndonjë shkollë të mesme rritet në 17,3% ndaj 3,9% në vitin 1961. Me shkolla të larta dhe fakultete në vitin 1981 ishte 3,3% e popullsisë me 15 e më shumë vjet, ndaj 0,6% në vitin 1961.

Për 20 vite numri i popullsisë me 8 klasë të kryera rritet për 11 here, me gjimnaz 12 here, me ndonjë shkollë të mesme profesionale 10 here dhe numri i atyre me ndonjë shkollë të lartë apo fakultet u shtua për 6 here. Këto ndryshime të mëdha në sferen e arsimit ndodhen si rezulltat i angazhimit të madh të shoqërisë së atëhershme dhe përtrirjes së shpejtë të popullsisë, respektivisht pjesëmarrjes së lartë të popullsisë së re ( popullsia nën 19 vjet merrte pjesë me mbi 50% ndaj tërë popullsisë ).

Popullsia e Kosoves mjaft shpejt e ka zbritur pjesëmarrjen e popullsisë analfabete prej 41,1% në vitin 1961 në 31,5% në vitin 1971 dhe 18% në vitin 1981. Pjesëmarrja e popullsisë analfabete në vitin 1961 në nivelin komunal levizi në mes 53,4% në komunen e Gllogofcit dhe 29,1% në komunen e Leposaviqit (raporti 1,8:1), në vitin 1971 vlerat ekstreme levizen në mes 41% në komunen e Kaçanikut dhe 23% në komunen e Mitrovices, raporti 1,78:1), ndërsa në vitin 1981 vlerat ekstreme levizen në mes 22% në Deçan e Kamenicë dhe 14% në Mitrovicë e Prishtinë (raporti 1,57:1).



Shkollimi masiv i popullsisë i të gjitha etnive , e ndryshoi dukshëm gjendjen. Për njëzet vite nga viti 1961 deri 1981 numri i popullsisë me 8 klasë të kryera u rrit për 11 herë, me gjimnaz 12 herë, me shkolla të mesme profesionale 10 herë, me shkolla të larta e fakultete 6 herë.

Agjencioni Floripress : Flori Bruqi

-----------------------------------------------------------------------


Burim i të dhënave


^ (Michel Aubin, Du mithe..., f.2; G. Ostrogorski, Serska oblast posle Dushanove smrti, Beograd, 1965; S. Novakoviq, Srpske oblasti X i XI veka; Skënder Anamali – Muzafer Korkuti, Ilirët dhe gjeneza shqiptare, Tiranë 1971, etj.).
^ K. Jireçek, Istorija Srba, Beograd, 1952,f.86
^ Prof. Alen Dyselje, (Tuluz - Francë), A e kanë pushtuar shqiptarët Kosovën?, revista ‘’Kosova’’, nr.8, Prishtinë,2000, f.51
^ a b Argumentet dhe metodat e politikës ekspansioniste serbe - Mark Krasniqi
^ Michel Aubin, Du mithe serbe au nationalisme albanais, ‘’Le monde’’, 5-6 pril, Paris, 1981,
^ a b CIA - The World Factbook
^ Agjencia e Statistikave të Kosovës - Â
^ a b Burimi: ESK, ”Statistikat e Arsimit 2005-2006”
^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faqe 159.
^ http://www.see-educoop.net/education_in/pdf/quant_lev_ed-kos-aln-t01.pdf.
^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faqe 161.
^ Prof. dr. Asllan Pushka: Aspekte gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë 2000.
^ (http://www.ks-gov.net/esk/).
^ J. Hadživasiljević, Arbanska liga, Beograd 1909. faqe 14.
^ S. Uka, “ Vendbanimet e sanxhakut të Nishit të banuara mepopullatë shqiptare dhe të përzier në vitet 1877/78, Gjurmime albanologjike,XII, Prishtinë 1983.
^ J. Cvijic, Osnove za geografiju i geologiju Makedonije i stare Srbije, Beograd 1911.
^ http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9
^ Adem Mripa: Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, punim diplome, Prishtinë 1978.
^ Obradović,M,: Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu, Prishtinë 1981, faqe 221.
^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faq 180.
^ Obradović,M,: Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu, Prishtinë 1981, faqe 221-222..
^ http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9#cite_note-33
^ Prof. dr. Asllan Pushka: Aspekte gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë 2000,faqe 302.
^ V. Čubrilović, Manjinski problem u novoj Jugoslaviji, Beograd, 3. 11. 1944 .
^ Dr. Hivzi Islami,: Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, ETMM i Kosovës, Prishtië 1997, faq 185.
^ Prof. dr. Islami, H.: Kosova dhe shqiptarë, Prishtinë 1990.
^ http://web.ukonline.co.uk/shkupi/arkiva/kolonizimi_serb_i_kosoves.html#_ftnref157
^ Burimi: ESK, Hartografi
Entii Statistikës

Me 15 shtator 2016 sqarohet gjithçka rreth Speciales, flet prokurori David Schwendiman

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar do të mbajnë konferencat e para të shtypit më 15 shtator 2016 në Hagë, në orën 10 :30.
Fidelma Donlon

Sipas komunikatës për media administratorja Fidelma Donlon do të shpjegojë procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara.
haga
Dhomat e Specializuara do të fillojnë komunikim të drejtpërdrejtë dhe Donlon do të prezantojë faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në  Internet.
Më pas, një konferncë për media do ta mbajë edhe Prokurori David Schwendiman.
Siç njoftohet, ai do të flasë për emërimin e tij si Prokuror i Specializuar dhe do të shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Image result for David Schwendiman
David Schwendiman
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, siç dihet, u themeluan me anë të Amendamentit Kushtetues nr. 24 dhe Ligjit nr. 05/L-053, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.
Dhomat do të zhvillojnë gjyqe për pretendimet e ngritura në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me datës shtatë janar 2011, ku pretendohen krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e kanë selinë në Hagë, Vendet e Ulëta, dhe do të punësojnë gjykatës, prokurorë dhe punonjës ndërkombëtarë.


Kush është David Schwendiman, Prokurori Special që do të hetojë disa udhëheqës të UÇK-së



Amerikani David Schwendiman është caktuar kryeprokuror i Gjykatës Speciale për Kosovën.

Kjo gjykatë do të hetojë pretendimet për krime të disa pjesëtarëve të UÇK-së, gjatë dhe pas luftës.

Në njoftimin e zëdhënësit të ekipit special hetues të Bashkimit Evropian në Kosovës (SITF), Joao Sousa thuhet se Schwendiman më 1 shtator 2016 është emëruar në krye të Zyrës të Kryeprokurorit Special (SPO).

Ai me rastin e emërimit ka deklaruar se kjo paraqet hap në rrugën drejt vendosjes së institucioneve që parasheh ligji kosovar dhe funksionimi i tij sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Schwendiman ka qenë në kryer të ekipit Special hetues, i cili ishte formuar në vitin 2011, për të kryer hetim të pavarur lidhur me akuzat e Dick Martyt, i cili i kishte shpalosur në një raport në Këshillin e Evropës.

Ky nuk është emërimi i parë i Schwendiman që lidhet me Ballkanin, pasi që ka punuar si prokuror ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 2006 deri në vitin 2009.

Ai është pensionuar në vitin 2014, duke u larguar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë pasi që ishte angazhuar si përfaqësues i Departamentit në tri Olimpiada dhe detyra që kishte në Bahrejn, Vietnam, Tajlandë dhe Bangladesh.

Për një kohë ishte marrë edhe me çështje të drejtësisë në ambasadën amerikane në Kabul.

Ai po ashtu ka marrë pjesë në hetimet për korrupsion dhe mashtrime në Afganistan.

Ka diplomuar në Universitetin e Jutas në vitin 1976. Ka qenë prokuror shtetëror në shtetin amerikan, Juta.

Letra e familjarëve të të zhdukurve arrin në OKB: Jeremiq s’mund të zgjidhet sekretar

vaa-650x358

Konsulli kosovar në Nju Jork u ka dërguar letër të gjitha vendeve anëtare të OKB-së përmes së cilës kërkon që Vuk Jeremiq mos të zgjidhet për sekretar të ri të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Konsulli, në fakt, e ka përcjellë letrën e Shoqatës së Familjeve të të Zhdukurve gjatë luftës në Kosovë, shkruan lajmi.

“Ne, përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve u bëjmë thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që mos ta zgjedhin Vuk Jeremiqin për sekretar të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në fillim të letrës.

Siç thuhet, “Jeremiqi është person i papërshtatshëm për atë pozitë, sepse vije nga vendi që ka shkaktuar gjenocid gjatë luftës në Kosovë dhe qëllimisht familjeve të të zhdukurve ua ka mohuar mundësinë që të dinë për fatin e me të dashurve”.

Për shkak të kësaj, thuhet në letër, zgjedhja e Vuk Jeremiqit do të ishte lëndim për të gjitha familjet e të zhdukurve të vrarëve.

Nënshkrues të letrës janë koordinatori i Këshillit të familjeve të të zhdukurve, Bajram Çerkini, përfaqësuesja e Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova, kryetari i Shoqatës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, Haki Kasumi dhe Hysen Hyseni nga Shoqata “Zëri i prindërve”.

“Vuk Jeremiq, i cili ka lindur dhe është rritur në Serbi, ndodhet në pozitat më të larta në politikën serbe dhe është njëri nga përgjegjësit për gjenocid gjatë viteve të 90-ta në hapësirën e ish Jugosllavisë, krime të cilat përveç qindra mijëra viktimave kanë lënë edhe më shumë se 40 mijë të zhdukur”, thuhet në letër.

Serbia dhe Rusia akuzojnë Thaçin se do ta merr veriun me NATO-n


auto_14248029_10202000101880841_1654361818_o1473432798-650x358


E përditshmja serbe e kontrolluar nga shërbimi sekret serb “Informer” raporton se “krimineli i luftës dhe presidenti i të vetëshpallurës Kosovë, Hashim Thaçi, në bashkëpunim me NATO-n dhe SHBA-në në fshehtësinë më të madhe po përgatitet për pushtimin e veriut të Kosovës, paralajmërojnë analistët serbë”.
Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në gjashtë muajt e fundit, për “luftën në veri” po përgatitën në bazën e NATO-s në Grafenëoehr të Gjermanisë. Atje ata po stërviten për ndërhyrjen “blitzkrieg” (luftën rrufe) në veri të Mitrovicës, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, transmeton “Informer".

Kjo e përditshme shkruan se instruktorët amerikanë po përgatisin njëherësh në Prishtinë një plan për “mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës”, i cili përfshin transformimin e FSK-së në “Ushtri të Kosovës”, e cila do ta fitonte kështu pavarësinë përfundimtare. Në këtë operacion, përveç shqiptarëve, do të merrnin pjesë edhe pesë ushtri të shteteve anëtare të NATO-s, duke përfshirë edhe Turqinë.

Të gjitha këto informacione i ka publikuar Anja Filimonova, gazetare ruse dhe president e Fondit për Kulturë Strategjikë, e cila në Moskë vlerësohet si njohëse e jashtëzakonshme e rrethanave ndërkombëtare.

Ajo paralajmëroi se Prishtina e ka nisur “fazën përmbyllëse të ndarjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia”.

Pse u largua Bekim Çollaku dhe kush mund ta zëvendësoj atë?

Pse u largua Bekim Çollaku dhe kush mund ta zëvendësoj atë? Dy analistë shpjegojnë këtu arsyet!



Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku që nga sot më nuk do të jetë më ministër i Integrimeve Evropiane. Dorëheqjen e konfirmoi vetë Çollaku në një konferencë për medie nga Qeveria e Kosovës, në lidhje me këtë qështje reaguan analistët politik ku potencuan se Thaçi po i mbledh rreth vetës bashkëpunëtorët e dikurshëm.

Analisti politik Imer Mushkolaj vuri në pah se presidenti Thaçi po i mbledh rreth vetës bashkëpunëtorët e dikurshëm, dhe se tani do të shohim kush do të emërohet në vend të Çollakut.

Analist: Imer Mushkolaj
 Imer Mushkolaj

“Thaçi po i mbledh rreth vetes bashkëpunëtorët e dikurshëm. Te shohim kush do të emërohet në vend të Çollakut, ndonjë njeri i Kadri Veselit apo dikush tjetër. Sidoqoftë këto ndërrime nuk po bëhen për të siguruar një performancë më të mirë dikush tjetër, por për arsye individuale”.

Ndërsa analisti Krenar Shala tha se zyratët të cilët janë duke dështuar në Qeveri, duke përfshirë dhe Presidentin e tanishëm, janë duke kaluar në Presidencë.

Analist: Krenar Shala

 Krenar Shala

“Mendoj që zyrtarët të cilët janë duke dështuar në Qeveri, duke përfshirë dhe Presidentin e tanishëm, janë duke kaluar në Presidencë”.

Ndërkohë Çollaku ka thënë se Qeveria në asnjë formë dhe mënyrë nuk duhet ta mendojë mbylljen e ministrisë që ai drejtonte deri me sot, ngase misioni i ministrisë së Integrimeve Evropiane është mjaft i rëndësishëm për vendin.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...