Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/28

Nga Flori Bruqi : 1020 vetëvrasje në Kosovë


Pas luftës në Kosovë, që nga qershori i vitit 1999 e deri më sot, kanë ndodhur 1020 vetëvrasje
Për dallim nga koha e paraluftës, nga viti 1945 deri në vitin 1998, numri i vetëvrasjeve të raportuara është shumë i ulët në krahasim me sot.
“Nga viti 1945 e deri në vitin 1998, në Kosovë zyrtarisht në organet e sigurimit nuk janë shënuar më shumë se dhjetë vetëvrasje. Ishin të rralla, sepse kishte mistere. Familjet patriarkale i deklaronin vdekje të natyrshme”, shkruan gazetari Bajram Mjeku.
Ai shton se as në periudhat mizore të tiranëve serbë,Aleksandër  Rankoviq e Sllobodan Millosheviq nuk kishte vetëvrasje, pasi shqiptarët e konsideronin akt i ulët.
Se vetëvrasjet në Kosovë janë dukuri në rritje, këtë e vërtetojnë edhe shifrat zyrtare. Raportet e policisë tregojnë se që nga pas lufta e deri në vitin 2012, janë evidentuar 768 raste të vetëvrasjeve dhe 2494 tentim-vetëvrasje.
Sipas burimeve, deri tash janë 44 ish-ushtarë të UÇK-së që kanë kryer këtë akt fatal.
Statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë se vetëm në dy muajt e vitit 2012 kanë ndodhur tri vetëvrasje dhe 36 tentime për vetëvrasje. Në vitin 2011, 52 persona janë vetëvrarë dhe 306 persona kanë tentuar të vetëvriten.
Sipas të dhënave ekzistuese gjinia mashkullore prin me vetëvrasje, ndërsa për tentim-vetëvrasje është më e prira gjinia femërore. 
 Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, që nga viti 2001 deri në vitin 2012, në Kosovë 731 persona kanë bërë vetëvrasje dhe 2485 persona të tjerë kanë bërë tentim-vetëvrasje. Njohësit e kësaj dukurie shpjegojnë se përveç çrregullimeve të ndryshme, një nga shkaktarët e vetëvrasjeve në Kosovë mund të konsiderohet edhe zhgënjimi dhe humbja e shpresës për një jetë më të mirë

Sipas Policisë së Kosovës, numri më i madh i vetëvrasjeve është kryer në rajonin e Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe komunat si Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Lipjani, Drenasi, mirëpo nuk përjashtohen edhe rajonet e tjera.

Shqetësuese është fakti që mosha mesatare e këtyre personave është 18-40 vjeçare, ndërkaq shkaqet dhe motivet e këtyre akteve mbeten të ndryshme. Sa i përket gjinisë së personave, meshkujt janë në numër më të madh të vetëvrasjeve, ndërsa tentim-vetëvrasje janë personat e gjinisë femërore, shkruan ”Lajm”. Psikologu Aliriza Arenliu konsideron se fenomeni i vetëvrasjes është një nga fenomenet më komplekse për t’u studiuar dhe se shkaktarët ndryshojnë nga individi në individ dhe nga një kulturë në tjetrën.

Mirëpo, sipas tij shkaktarët ndahen në tre faktorë: social, psikologjik dhe biologjik. “Është një trend i përgjithshëm që ky fenomen pason rritje në çdo shoqëri që del nga luftërat kjo është vërejtur edhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe në disa vende të regjionit pas luftërave}duket se transformimet sociale shkaktojnë ndryshime të mëdha edhe në mënyrën e jetesës dhe të konstalacioneve të vjetra sociale të cilat shpërbëhen dhe personat që kanë një cenueshmëri më të lartë për çrregullime të ndryshme (shto këtu edhe pasojat e luftës) mbesin pa një përkrahje të duhur posaçërisht në vendin tonë ku shërbimet e shëndetit mendor janë ende të stigmatizuar dhe jashtëzakonisht të dobëta me kapacitet për të ofruar shërbime për shkak të numrit të vogël të psikiatërve dhe psikologëve në institucionet publike”, shprehet Arenliu.

Sipas tij, në vendin tonë nevojiten studime të thella për këtë dukuri negative, ndërsa citon se institucionet përkatëse kanë bërë pak në këtë drejtim. “Para dy viteve zyra për qeverisje të mirë ka iniciuar një grup punues për hartimin e një planprogrami të parandalimit të vetëvrasjeve në Kosovë. Ky grup ka rezultuar me një propozim, i cili nuk e di se ku ka mbetur, por e di se ka mbetur i parealizuar”, shprehet krejt në fund Arenliu.



Lexoni : 
http://floripress.blogspot.com/2012/03/mrsciflori-bruqi-vetvrasjet-ne-kosove.html





Kjo është mësuesja që u vetëvra sot në lagjen “Dardania”




Jeta e saj mori fund në moshën më të mirë. Ishte vetëm 34 vjeç, por Fillojeta nuk deshi të jetojë më gjatë. Një hall i madh e shtyri atë t’i jap fund jetës duke u hedhur nga një objekt në lagjen Dardania në Prishtinë.

Ëndërrat e kësaj vajze nga Kishnareka e Drenasit, ishin të shumta dhe që lidheshin me dëshirën për t’u ndihmuar të tjerëve; fillimisht si motër mediconale, pasi ajo kreu shkollën e Mjeksisë, e më pas edhe si mësimdhënëse.

Fillojeta, sic ka mësuar Magazina, punonte si edukatore në shkollën fillore “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran. Por nxënësit më nuk do presin mësuesen e tyre të dashur.

Mungesën e saj përgjithmonë do ta ndjej edhe bashkëshorti i saj, me të cilën para dy vjetesh ishin martuar. Por gjithçka u pre në mes


Ende nuk dihen motivet e rënies së vajzës 34 vjeçare e cila sot gjeti vdekjen në lagjen Dardania, saktësisht përball shkollës “Xhemajl Mustafa. 34 vjeçarja vdiq në vendin e ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Sipas saj, viktima rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm ka rënë nga ndërtesa. Ahmeti nuk ka dhënë detaje se nëse viktima ka kryer vetëvrasje apo ka rënë aksidentalisht.

“...në vend të ngjarjes ka dalë policia dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Pa u zhvilluar hetimet preliminare, nuk mund të themi nëse është hedhur apo ka rënë aksidentalisht”, ka thënë Ahmeti.


























Hamdi Ibrahimi- Shpend Ahmetit: Kush po rren?

Kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës Hamdi Ibrahimi, përmes një letre të hapur ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeri i cili në një audio incizim dëgjohet duke u thënë banorëve të banesave të “Dardanisë” se “Hamdi Ibrahimi po ju rren”.

Hamdi Ibrahimi- Shpend Ahmetit: Kush po rren?

Gjatë ditës në media ka qarkulluar një audi incizim në të cilën Ahmeti i revoltuar me banorët të cilët në mbrëmjen e së martës kishin shkuar te shpia e tij, u kishte thënë “Hamdi Ibrahimi po ju rren”, dhe “Mos hajdeni këtu me rrena të Hamdi Ibrahimit”.

Ibrahimi përmes kësaj letre ka kërkuar nga Shpend Ahmeti që të sqaroj se për çfarë rrenash bëhet fjalë.

Letra e plotë e Hamdi Ibrahimit

Kryetar, Ahmeti

Në media po qarkullojnë lajme se Ju-dje- keni pas një takim me disa qytetarë të Prishtinës –banor të Lagjes “Dardania” e të cilët janë larguar nga banesat e uzurpuara apo duhet të largohen, sipas vendimit të plotfuqishëm të gjykatës dhe me kërkesë të kreditorit NP për Banesa në Prishtinë. Gjithnjë sipas mediave Ju u jeni drejtuar këtyre qytetarëve me fjalët:

“Hamdi Ibrahimi po ju rren”, dhe Mos hajdeni këtu me rrena të Hamdi Ibrahimit”

Z.Ahmeti,

Vetëm publikimin e një informacioni në ndonjërën prej mediave ,me gjithë respektin për media- nuk është e mjaftuar që të konsiderohet si e mirëqenë-përkatësisht si e vërtetë.Ju deri tani nuk i keni demantuar këto shkrime.

Prandaj ,ju drejtohem publikisht që të sqaroni a janë këto deklarata të juaja?

Në media thuhet se ka incizim të fjalëve të juaja.

Besoi se e kuptoni mirë arsyen përse e kërkoi këtë sqarim.

Nëse keni deklaruar kështu sikurse po prezantohet në media,publikisht kërkoi që opinionit ti sqaroni se cilat janë këto rrena të Hamdi Ibrahimit? A e ke dëgjuar ndonjëherë Hamdi Ibrahimin të ketë përmend emrin e Shpend Ahmetit në lidhje me këto banesa? A e ke dëgjuar Hamdi Ibrahimin të ketë bartë përgjegjësinë te ndonjë institucion për shkak të lirimit të këtyre banesave? A nuk ke lexuar dje se Hamdi Ibrahimi në takim me qytetarë ka dhënë sqarime të duhura korrekte dhe profesionale lidhur me veprimin e gjykatëse? A nuk ke lexuar dje se kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka njoftuar qytetarët se vetëm kreditori mund të kërkoi ndalimin e procedurës së ekzekutimit-dhe kreditor është Ndërmarrja Publike Banesore?

Kush po rren z.Ahmeti?

Me respekt

Hamdi Ibrahimi

Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë




Dhjetëra banorë të larguar nga ndërtesat në lagjen Dardania, kryesisht gra me fëmijë, mbrëmë ia “kanë zënë derën” kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Rreth 40 gra, së bashku me fëmijët e tyre, i kanë shkuar Ahmetit, të martën rreth orës 20, te shtëpia e tij në lagjen NIC, duke kërkuar nga ai sqarime lidhur me largimin e tyre nga banesat në Dardani.Në një audio-incizim të cilin e ka siguruar Ekonomia Online, dëgjohet se ka pasur biseda të tensionuara e me tone të ngritura ndërmjet protestuesve dhe kreut të Komunës.

Mes tjerash, Ahmeti përmend me emër kryetarin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, të cilin e fajëson se i ka gënjyer banorët. “Hamdi Ibrahimi po ju rren”, ka thënë Ahmeti.

Shpend Ahmeti i revoltuar me protestuesit te shtëpia e tij, e quan rrenc kryetarin e gjykatës Hamdi Ibrahimin 


http://www.ekonomiaonline.com/nacionale/shpend-ahmeti-revoltuar-protestuesit-te-shtepia-e-tij-e-quan-rrenc-kryetarin-e-gjykates/

Image result for shpend ahmeti

Shpend Ahmeti 

“Ngomni mirë çka po ju them, në qato banesa nuk keni me ndejt… Unë i kam 300 mijë banorë”.“Qe dy vjet po j them aman hajdeni të bëjmë zgjidhje se kanë me ju qit”, vazhdon ai.“Qysh po më bërtet”, i drejtohet një grua. “Qysh të doket me t’i bërtit dikush gruas tande”.“Mos më hajdeni te shtëpia… Mos hajdeni këtu me rrena të Hamdi Ibrahimit”, thotë Ahmeti, dukshëm i shqetësuar nga vizita.Më 19 dhe 26 shtator, Policia e Kosovës ka zbatuar një urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke larguar 12 familje nga banesat në lagjen “Dardania”, që sipas gjykatës i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë. Në ditët në vazhdim pritet që të dëbohen edhe familjet e tjera. Janë gjithsej 131 banesa në këtë bllok, i cili ishte ndërtuar në vitet 1990-të dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja. Pas përfundimit të luftës, në banesat ende të papërfunduar janë vendosur familje shqiptare. Me një vendim të gjykatës, të marrë në vitin 2008, banesat i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).


Banorët e fajësojnë kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti, i cili sipas tyre po kërkon ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largim. Ahmeti thotë se nuk mund të ndikojë në vendimet gjyqësore. Ndërkohë, që ai ka premtuar se do të bëhet zgjidhje për strehim vetëm për familjet që janë raste sociale.

Presidenti shqiptar Bujar Nishani do dialog me Serbinë, kurse deputeti Nait Hasani do ribashkim me Shqipërinë!

Image result for mehdi hyseni


Shkruan Prof.Dr.Mehdi Hyseni 


Barometri diplomatik

***

Image result for ukshin hoti

Ukshin Hoti


Mr. Ukshin Hoti: “Mjeku i dobët sjell vdekjen e një pacienti, kurse politikani i keq shkatërron një popull”. Kjo është kuintesenca e filozofisë politike e profesorit të nderuar, e heroit, e patriotit, e demokratit dhe e revolucionarit të shquar shqiptar Ukshin Hoti, i cili sakrifikoi çdo gjë për lirinë, për pavarësinë dhe për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë.



***

Image result for nait hasani
Nait Hasani


Nait Hasani (deputet i Kuvendit të Kosovës) thërret për Referendum, që Kosova të ribashkohet me Shqipërinë, kurse presidenti Bujar Nishani i Republikës së Shqipërisë mbështet Dialogun serbo-kosovar në Bruksel!!!

-Pyetja është kjo: -A do të ndodhë të paktën vetëm një herë në politikën, në diplomacinë dhe në drejtësinë e Shqipërisë londoneze (1913), që ndonjëri prej titullarëve të saj, të kërkonte botërisht ribashkimin e Shqipërisë me Kosovën, ashtu sikurse shqiptarët e Kosovës, të cilët qe më se një shekull po kërkojnë ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë?

-Ndoshta, do të ndodhë, por me këta liderë politikë të sotëm, JO (1990-2016)!

-Sepse këta për të jetuar në luks kanë harruar popullin, i janë "turrur" vetëm shkretimit të Shqipërisë me bimë narkotike, duke e shndërruar atë në një Afganistan të dytë; në korrupsion, në krim të organizuar, në varfëri, në papunësi, në eksod sistematik dhe në "deponi" të hedhurinave të kontejnerëve të vendeve të huaja, gjoja për të "mbijetuar" lypësarët dhe skamnorët e "ricikluar" të demokracisë afganistaniane me kopshte, me livadhe dhe me punishte të përpunimit dhe të prodhimit të kanabisit etj.


Shtetari dobët është si “shoferi” i dobët, nëse mësohet keq të vozis, ai tërë jetën rrezikon veten dhe të tjerët për vdekje !

***
Image result for bujar nishani

Bujar Nishani


 Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani: “Shqipëria ka mbështetur fort dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur në mënyrë thelbësore nga SHBA. Pavarësia e Kosovës sot është një realitet i pakthyeshëm dhe ka demonstruar se ka qenë vendimi më i drejtë për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.”

-Po, po, z.Nishani, tanimë, politika e jashtme dhe diplomacia e juaj zyrtare e ka vërtetuar dhe mbështetur, jo vetëm Dialogun e Brukselit (2012-2016), që po zhvillohen në emër të rremë dhe perfid të “normalizimit të marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe çdo formulë paraprake të diskutueshme për njohjen e autonomisë së Kosovës, të propozuar nga GNK-ja dhe nga Serbia (“pavarësi e kushtëzuar”, “pavarësi kantonale” dhe “pavarësi thelbësore” etj., që të gjitha këto “formula” nënkuptonin mbetjen e Kosovës nën sovranitetin kolonial të Serbisë.

Gjithashtu, politika dhe diplomacia juaj ka provuar se Kosova ka qenë e braktisur nga Shqipëria, jo më pak se 100 vjet. Këtë e vërtetoi edhe gjenocidi i fundit i Serbisë në Kosovë (1989-1999), ku Kosova dhe mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nuk u morën nën mbrojtjen ushtarake dhe luftarake të Republikës së Shqipërisë, por u la në zjarrin dhe në flakën e terrorit, të reprezalieve dhe të gjenocidit të regjimit çetniko-fashist barabarik të kryekriminelit Slobodan Milosheviq (president i Serbisë).

Nëse sot, Kosova nuk ribashkohet me Shqipërinë, çdo gjë do të fillojë nga e para. Kjo është përmbajtja strategjike e Dialogut të Brukeslit!

Këtë e provon edhe kjo deklaratë e kryeministrit Aleksandar Vuçiq, e pohuar në Sesionin e 71 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, më 23 shtator 2016: “ Serbia refuzon njohjen unilaterale të pavarësisë së Kosovës, por po angazhohet që të gjejë një zgjidhje përfundimtare të statusit politik të saj me ndihmën e Bashkimit Evropian”.

(http://www.alo.rs/vucic-vredaju-nas-a-mi-cutimo/72494logue.).


Vučić govori u UN

Aleksandar Vuçiq

-Kush di të “lexojë” politikisht dhe diplomatikmisht, kjo do të thotë se Dialogu i Brukselit po zhvillohet jo për normalizimin e marrëdhënive midis Beogrdit dhe Prishtinës, por për modifikimin e statusit politik të Kosovës në favorin e Serbisë.

Këtë e synon ta arrijë politika dhe diplomacia paqësore e Beogradit përmes dialogimit me palën kosovare dhe me ndërmjetësimin e BE-së.

Të gjitha negociatat dhe marrëveshjet e arritura të deritashme mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel (2012-2016) në emër të “normalizimit” të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, janë parapërgtatitje dhe përgatitje e “terrenit” politik dhe dipomatik ndërkombëtar për RISHQYRTIMIN e statusirt ekzistues të Republikës së Kosovës, ashtu siç po kërkojnë Beogradi dhe Moska së bashku me aleatët e tyre të bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë kontekst, nuk dihet vetëm afati kohor, se, edhe sa vite do të zgjasin negociatat serbo-kosovare në Bruksel. Kjo është e vetmja pikëpyetje për të gjithë ne.

Image result for hashim thaci
Hashim Thaçi

Prandaj, as presidenti Bujar Nishani, as presidenti Hashim Thaçi e as liderët e tjerë politikë shqiptarë, nuk kanë pse t’i duartrokisin dhe ta mbështesin një dialog të tillë mes Beogradit dhe Prishtinës, që po bëhet në Bruksel (2012-2016), sepse epilogu i tij, që tani është më se i qartë-revidimi i statusit të pavarësisë së Kosovës. Ndryshe, qarqet zyrtare politike të Serbisë, qëmoti, do ta kishin njohur pavarësinë e Kosovës, jo Rezolutën 1244 të KS të Kombeve të Bashskuara, Planin Gjashtëpikësh të Ban Ki Moon-it e as VETO-n e Rusisë në kuadrin e KS të OKB-së.

Sa më sipër, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nuk ka pasur asnjë arsye, që në sesionin e 71-të të AP-së së Kombeve të Bashkuara, ta mbështes Dialogun e Brukselit, sepse atë e mbështetën edhe përfaqësuesit e delegacionit serb, kryeministri Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, duke e kritikuar Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe ato shtete që deri tani e kanë njohur Republikën e Kosovës.


Image result for avni rrustemi

Avni Rrustemi

Avni Rrustemi dhe Adem Demaçi nuk do mbështetnin Dialogun e Brukselit as në BE e as në OKB!

Fundja, po të ishte i pranishëm në Sesionin e 71-të të OKB-së (shtator 2016) patrioti, heroi dhe demokrati Avni Rrustemi, sigurisht se do kërkonte ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, jo “puthjen” e Dialogut të Brukselit sikurse që bëri Bujar Nishani.

Image result for adem demaci

Adem Demaçi

-Shqipëria dhe askush prej shtetarëve dhe liderëve politikë shqiptarë nuk kanë pse të bëhen robër të atijfarë dialogimi mes Prishtinës dhe Beogradit (të imponuar nga Serbia dhe të mbështetur nga BE-ja dhe nga OKB-ja), sepse ai, tanimë, po zhvillohet qe katër vite, pa kurrfarë pengese dhe, pa i pyetur askush as hashim thaçët e Kosovës e as bujarë nishanët e Shqipërisë.
Image result for kushtetuta e kosovesImage result for srpska kushtetuta

Presidenti Nishani të shpallë Refrerendumim për ribashkimin e Shqipërisë me Kosovën, sepse dikur do bëhet vonë, Serbia dhe Rusia do të “gllabërojnë” Kosovën. Këtë e paralajmërojnë këta faktorë:

1) Mosnjohja e Kosovës nga Beogradi;

2) Kushteta e Serbisë (2006) thotë “Kosova është Serbi”;

3) Lobimi i diplomacisë së Serbisë në kuadrin e OKB-së, që të mos njihet pavarësia e Kosovës;
4) Mosshënimi i kufijve shtetërorë midis Kosovës dhe Serbisë, të cilët Serbia i njeh vetëm si kufij adaministrativë të saj, ashtu si të Vojvodinës, që do të thotë se Kosova “është pjesë integrale e Serbisë”;
5) Statusi i brishtë i Veriut të Kosovës;
6) Ndërhyrja dhe veprimi i fshehtë dhe i hapur i “politikës dhe i diplomacisë bilaterale” të Moskës dhe të Beogradit në çështje të brendshme të Kosovës;

7) Mbështetja e Rezolutës 1244 e KS të Bashkuara, e cila ka “ngrirë” statusin e Kosovës në OKB për shkak të VETO-s së Rusisë;
8) Funksionimi i “mbetjes” së UNMIK-ut në Kosovë sipas Rezolutës 1244, që është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Kosovës, me parimet dhe me objektivat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe me parime e normat e së drejtës ndërkombëtare mbase Kosova është shtet i pavarur dhe sovran sipas njohjes ndërkombëtare të 113 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara;
9) Funksionimi i EULEX-it sipas Planit të 6-Pikave të Ban Ki Moon-it dhe të Serbisë së Tomislav Nikoliqit (president);
Image result for kosova e pavarur
10) “Dialogu historiko-politik” i Brukselit përmes të cilit Serbia me ngulmë po kërkon nga BE-ja dhe nga OKB-ja, që të ndihmnojnë “zgjidhjen e përbashkët” të statusit politik të Kosovës në favorin e Serbisë, edhe pse ai është i mbyllur më 17 shkurt 2008.


Romani" Brenda një jete" të Eli Çollakut


Një "Çift të lumtur" që e vranë në gjumë?!!!


( mbresa të një lexuesi)



Nga Përparim Hysi

Miku im, Ilinden Spasse, më dha si pak me" qera" librin e Zonjës Eli Çollaku, "Brenda një jete". Jo vetëm që e lexova me një frymë, por"hija" se mos harroj diçka dhe "dogana" për "qeranë" që duhet të "paguaj", më ulën para kompjuterit që të them qoftë dhe dy fjalë për këtë roman biografik (gati si monografi), që nuk kam se si e mohoj, më pëlqeu.Tek e mbarova romanin, më erdhën ndërmend fjalët e të mënçmit, Moikom Zeqo që thotë diku:- Nuk rrjedhin vetëm ujërat, por edhe jetët e njerëzve. Kjo thënie është aq domethënëse sa më duket se i shkon për shtat si "ide kryesore" këtij romani që është shkruar nga një penë e kultivuar, siç është dhe autorja. Për fat të keq timin, unë nuk e njoh autoren, po nëpër faqet e romanit, jo vetëm më bëhet e njohur, por më shtyn që t'i them fare hapur:- Ke shkruar një roman që jo vetëm ia vlen, por që lë gjurmë tek lexuesi.
Dhe, për t'u kthyer prapë tek ajo thënia e Moikomit, them se zor se gjen një roman tjetër, kur në themel janë jetë njerëzish që rrjedhin.

* * *
Në qendër të romanit, si të thuash,"arkitrau" që mban gjithë çatinë, është Çifti KARAGJOZI. Enkas e shkruaj mbiemrin me gërma kapitale, se "rrjedha e jetës të këtij çifti", është më tepër se dramatike. Personazhet në roman nuk janë krijesa hipotetitke të autores, por janë një Çift me peshë relevante në fushën e mjekësisë. Në qendër pra, është as më pak dhe as më shumë, por Profesor-doktor Munir Karagjozi, alias "Babai" i fiziologjisë në mjekësi dhe bashkëshortja e tij, një nga okulistet më në zë në Shqipëri, TAISJA UZLLOVA. Tek lexon TAISJAA UZLLOVA, menjëherë e kutpon që kemi të bëjmë me një zonjë të huaj dhe më saktë: nga RUSIA! Vetëm kaq dhe e kupton, tek lexon faqe për faqe, se do ndeshesh me një dramë. Në vizionin tim, fati i grave të huaja që lidhën jetën me shumë shqiptarë, studentë në BS dhe në të,ashtuquajturat"demokraci popullore", ka qenë, në të shumtat e rasteve: tragjik!

* * *
Po, për t'i krijuar lexuesit një mjedis njohjeje, në vija të trasha për romanin, më lind e drejta që të tregoj. Munir Karagjozi qe ai i riu, gjirokastrit, që, veç shkollës, qe pajisur gjenitikisht edhe si familje, me dashurinë për Atdhe. Kjo dashuri e tij për Atdhe nuk qe pontenciale dhe aq. Përkundrazi. Mori pjesë në demonstrata kundër fashistëve dhe, ca më vonë, me armë në dorë në rreshtat partizane. Në rreshtat partizane, Munir Karagjozi, nuk qe si mumëror që vetëm shton rreshtat, por qe si kuadër dhe deri delegat në Kongresin e Helmsit. Pas çlirimit, u dërgua për studime në Jugosllavi dhe, më pas, pas prishjen me Titon, në BS. Shëndetdobët e me pasoja nga lufta, kërkoi të dërgohej në një qytet klimaterik të BS. E dërguan në Odesa dhe, pikërisht atje, ai e njohu TAISJA UZLLOVËN. Qe një dashuri me "shikim të parë" dhe,kjo dashuri, u kurorëzua me martesë. Kur u vendosën në Tiranë,Munir Karagjozi, u bë autori i disa teksteve për shkollën mjekësore dhe për fakultetin e mjekësisë dhe TAISJA okuliste ku "dirizhonte" dhe "operonte" Profesor KRISTIDHI aq i famshëm. Që në gjallje të tij, profesori i ndjerë, fliste me superlativa për të ardhurën nga RUSIA! Është vendi për t'u theksuar: shkolla ruse, sidomos, në okulastikë është nga më presticiozet në botë. Që nga doktor Filatovi dhe në vazhdim me FJODOROVIN kjo shkollë është bërë famoze.

* * *
Por, pikërisht, kur Çifti KARAGJOZI po jetonte, pothuajse çaste mjalti, ndodhi që "rrjedha e lumit të tyre të jetës", gati u ndërpre. Kish ndodhur prishja me BS dhe demokracitë popullore dhe kjo prishje qe si një ftomë mbi çiftet fatkeqe. Shumë nga çiftet nuk e përballuan "stuhinë" që lëshoi partia-shtet. Të detyruar nën trysni persekutimi, shumë prej tyre i dëbuan bashkëshortet. Por MUNIR KARAGJOZI ( e meriton që ta shkruaj me gërmë të madhe), nuk qe i asaj stature, me shtyllë kurrizore të deformuar. Jo vetëm nuk e braktisi TASIAN, por u përgatit që t'i bëjë ballë çdo dënimi.
ZEUSI që "përgjonte nga maja e Olimpit", ndiqte me syrin e madh prej Polifemi, sidomos të njohurit e tij, ku, pa dyshim, qe dhe Muniri. Atëherë urdhëroi:- Të lënë Tiranën e të degëdisen në Skrapar!!! Muniri qe i tillë jo në Skrapar, por dhe në Saharë mund të shkonte me Taisjan e tij. Populli i Skraparit jo vetëm i priti miqësisht, por doktorët e ardhur nga Tirana, sikur i dhanë tjetër fytyrë spitalit dhe jo vetëm kaq: tek OZLLOVA vinin për vizitë pacientë deri nga Saranda.
"Zeusi" tek ndiqte në çdo çap,"viktimat" e tij, lëshoi anatemë tjetër:- Të lënë Skraparin dhe të"ngulen" në Klos të Matit.
* * *
Në Klos të Matit? Ky transferim qe më tepër se rrufe së kthjellti. Por, sidoqoftë, "Çifti i lumtur" nuk u dorëzua. Dora e Zeusit qe zgjatur në hije dhe priste një çast dorëzimi. Tek sheh vujatjet dhe persekutimi të këtij çifti mjekësh në zë, të vjen mirë që jo vetëm çanë përmjet vuajtjesh dhe mundimesh, por ia dolën mbanë. Unë që e vë re, përmjet faqev të librit, s'kam si nuk sjell në mend thënien aq kuptimplote të nobelistit francez Anatol Franë që thotë:- Atje ku është vuajtja e hidhërimi, atje është fitorja dhe guximi. Se, me të vërtetë, kështu ndodhi me këtë "ÇIFT të LUMTUR". Pse e donin njëri- tjetrin, ata dhe, në Klos, krijuan një mjedis familjar të ngrohtë dhe jo vetëm kaq: në derën e mjekëve nga Tirana, trokisnin natën e ditën, njëri pas tjetrit, pacientë dhe jo vetëm nga Mati. Doktor Munirin jo në Klos, por në një kooperativë të bashkuar, me fshatra larg njëri- tjetrit, për të vuajtu atë "golgotën" që i kish gatitur "Zeusi" i Tiranës. Tek ndjek "rrjedhën" e jetës së tyre, të vjen mirë që ia dolën mbanë. Në një arsyetim racional, them kjo ndodhi se mes tyre kish dashuri si në ditën e parë dhe, veç tjerash, të ardhur nga familje të shëndosha, më kujtojnë atë farën elite që mbin duke çarë dhe gurin. Dhe ky"guri" nuk qe sajesë, por një realitet i dhimbshëm. As përjashtimi nga partia e Munirit, as marrja e shtëpisë në Tiranë, nuk i mposhtën. Ca më shumë: as kanosja për ta bërë Taisjan "sytë e veshët" e mbretit.

* * *
Peripetitë e këtij çifti që unë e quaj të lumtur, nuk mbarojnë me kaq. Nëse unë shkrova, në vija të trasha, them se do kem bërë diçak për të zgjuar kurreshtjen e lexuesit. Sidoqoftë, nuk mund të rri pa shkruar dhe për fundin e dhimbshëm të tyre. Uzllova u nda nga jeta nga një sëmundje e pashërueshme dhe merakun e madh që nuk u kthye dhe njëherë në Rusi. Shteti-parti qe si një diktaturë që vriste dhe dashuritë. Jo më kot shkruante filozofi i madh kinez,KONFUCI:- Nga një shtet i prangosur, largohu! Largohu,- thoshte,- KONFUCI, por kush provoi të largohej, e pagoi me kokë.
Edhe doktor Muniri që vdiq ca vjet ps së shoqes, pati fund të dhimbshëm. Por pati ballsam të vuajtjeve të tij,se vdiq me fjalën "ZANA!!!" në gojë. Zana është vajza e këtij "Çifti të lumtur", pak mediatike kjo, jo vetëm si mësuese, por edhe si volejbolliste e klubit sportiv "Dinamo", që bëri të famshëm këtë ekip, një emër legjendë, siç është MJESHTRI; KRESHNIK TARTARI.
* * *
Vlerësimet që iu bënë kltij "'Çifti të lumtur", janë shumë domethënëse. Ka vajtur haka tek i zoti e,sa për mua, jam
i sëmbuar.Në gjuhën popullore i thonë: vdis pa të dua! Sa të tillë kanë ikur si sëpata pa bisht, vetëm për shkaqe fare banale.

* * *
Nuk kam se si mos them dy fjalë për autoren që nuk e njoh. Në përshtypjen time, me autoren, ka ndodhur ajo që thuhet:- Çdo shkrimtar, në një farë mase, në veprën e vetë, pasqyron dhe vetveten. Dhe, siç mendoj unë, ajo me këtë roman, as më pak dhe as më shumë, është shfaqur në një kohë të një krize shoqërore. Një gjë e tillë, ndodh me shkrimtarët e mirë dhe, në gjykimin tim, Eli Çollaku është e tillë. Se, kur thoshte i PËRNDERSHMI ATË ZEF PLLUMI:"Rrno për me tregue". Dhe ka treguar pa digresione të gjata e të lodhshme gjithë këtë" Odise" për dy personalitete në fushën e mjekësisë. Thënien së Denis Dideroit që thotë" Nuk mjafton të bësh diçka të mirë, por duhet ta bësh mirë!", unë them që autorja e ka bërë shumë mirë. Ndaj, si lexues, i uroj:- Pena të të bëhet plug! Gjej rastin që një urim të veçantë të bëj përmjet këtij shkrimi pak si homazh për çiftin, për ZANËN, vajzën e tyre, jo vetëm se ka gjetur "fisin" e së ëmës në Rusi, por si një dashamir i skuadrës aq famoze të femrave:"DInamo!", sado që nga gjaku si"fans" jam me "Partizanin".

Tiranë, 28 shtator 2016


Klikoni : 

Emisioni Gjurmet Taisja dhe Munir Karagjozi - YouTube






Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...