Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/29

Deputetja shqiptare ,z. JozefinaTopalli për Ramën: Kryeministri i kanabisit ka shkatërruar politikën


Duke folur sot në seancën parlamentare, deputetja Jozefina Topalli akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar vendin.

Duke përdorur, ironinë, Topalli i njohu një “meritë” Kryeministrit Edi Rama, që krahas kanabizimit të vendit dhe eksodit të shqiptarëve drejt vendeve të BE.

topalli

“Gjatë këtyre viteve në opozitë unë kam ngulur këmbë për dy gjëra, duke akuzuar Kryeministrin e vendit. I kam thënë vazhdimisht që nëse do të mbahesh mend për diçka dy janë gjërat: E para është periudha e qeverisjes sate gjatë të cilës shqiptarët kanë ikur sepse nuk ndihen me shpresë dhe e dyta gjatë periudhës sate ky vend është mbuluar nga hashashi. Ndoshta duhet ribërë një rivlerësim, gjëja më e rëndë që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe nga ky Kryeministër është shkatërrimi i politikës. Jetojmë në një sistem politik të thyer që nuk përfaqëson, nuk ka kauzë dhe në një periudhë dhe vend ku gënjeshtra është rregulli dhe e vërteta duket sëmundje. Kur Kryeministrit hipokrizia i duket sinqeritet dhe krimi i duket i respektueshëm të vjen nganjëherë të mbyllësh gojën, të ikësh fare nga salla sepse fjala nuk ka peshë. Asgjë nuk ka kuptim sepse ka shkatërruar politikën. Unë e di që ka një ndjenjë neverie ndaj politikës, problemi është se politika është diçka shumë serioze. Shumë persona në këtë parlament të rankuar lart në top-politikën janë ngujuar në burgun e tyre”, tha deputetja e PD.

Image result for edi rama

Sipas Topallit, gjithçka lidhet me korrupsionin në politikë. “Nëse kemi krim, bazën e ka tek korrupsioni i politikës dhe vendimmarrjes. Mafia po merr vendimet, mafia po ruan me armë në çdo cep të Shqipërisë parcelat e drogës. Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të kuptojmë se të gjithë së bashku po rrëshqasim”, tha deputetja demokrate.

Shkencëtarët kanë krijuar një vaksinë të re, mund të luftojë kancerin dhe Zika-n

vaksine

Një vaksinë e re gjenetike për të cilën shkencëtarët thonë se mund të zhvillohet brenda një jave, mund të përshtatet për mbrojtje nga një numër sëmundjesh, duke përfshirë Zikën dhe ndoshta kancerin.

Mushkonjat janë një nga transmetueset më të zakonshme të sëmundjeve, nga Zika tek malaria. Zika shkakton difekte lindje tek foshnjet, dhe është përhapur në kontinetin amerikan nga Brazili në Porto Riko e deri në Shtetet e Bashkuara.

Shumë përpjekje janë ndërmarrë për të zhvilluar një vaksinë kundër Zikës dhe për disa vasina tashmë kanë filluar provat klinike.

Omar Kahn, inxhinier kimist në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit shpreson se vaksina e tij me material gjenetik, RNA, së shpejti do të fillojë të provohet klinikisht.

“Kundër Zikës ose Ebolës, ne mund të përgjigjemi shumë shpejt, brenda shtatë ditëve. Pra, në raste të jashtëzakonshme dhe kur ju keni nevojë për një vaksinë të sigurt, ne jemi të aftë për t’u përgjigjur.”

Vaksina përdor materialin gjenetik RNA për të stimuluar sistemin imunitar. Shkencëtarët mund ta programojnë këtë material gjenetik nga një virus ose bakterie për të luftuar çdo organizëm që shkakton sëmundje dhe e lidhin atë me nanogrimca.

Kjo ide ka ekzistuar, por futja e vaksinës në qeliza ka qenë sfidë, kështu që studiuesit e kanë bërë atë të vogël sa virusi që vihet në shënjestër.

Shkencëtarët besojnë se mund të jenë në gjendje të krijojnë vaksinën RNA për të luftuar një numër sëmundjesh të tjera.

“Ne jemi të interesuar të shohim nëse këto vaksina mund të përdoren për të trajtuar njerëzit me kancer dhe ata që mund të jenë në rrezik për kancere të caktuara. Ata mund të vaksinohen për të shmangur kancerin më vonë”, thotë Daniel Anderson i Institutit Teknologjik të Masaçusetsit. Deri tani vaksina RNA është provuar vetëm tek minjtë në laborator.

Shkencëtarët kanë krijuar një kompani për të promovuar vaksinën RNA sapo ajo të jetë gati për t’u përdorur në njerëz.

Një portret kompleks i Trumpit në librin e ri

7cb2b6cf-c863-42f9-a7ae-ea6a00ff0098_cx0_cy4_cw0_w987_r1_s_r1

Përkrahësit e Donald Trumpit shpesh përmendin aftësitë e tij si biznesmen si një ndër arsyet për mbështetjen që i japin kandidatit republikan. Por një libër i ri mbi karrierën e zotit Trump sjell një histori më komplekse, duke cituar admirues, por edhe kritikë të tij.

Para se të konkurronte për president, Donald Trumpi ishte sipërmarrës dhe manjat në sektorin e imobiliareve në Nju Jork, ku suksesi i tij përmendej shpesh në emisionin serial televiziv “The Apprentice”.

“Për të bërë biznes në Nju Jork duhet të jesh shumë i fortë, shumë i përkushtuar. Ai personifikon biznesmenin njujorkez,” thotë juristi Edward Mermelstein. “Ai mban mend çdo gjë: shitësit, kontraktorët, detajet e projektit…”

Marc Fisher dhe Michael Kranish janë bashkautorë të librit të fundit “Trump Revealed,” i cili ndjek rrugëtimin e Trumpit drejt konkurrimit për Shtëpinë e Bardhë si dhe marrëveshjet e biznesit që bëri gjatë viteve:

“Ai beson se si shef ekzekutiv i një kompanie të madhe, është i përgatitur për çdo skenar,” thotë Marc Fisher, një ndër bashkautorët e librit.

Në intervista intensive me zotin Trump, autorët zbuluan se një pjesë e madhe e suksesit u arrit nga mënyra si Trumpi e marketonte emrin e tij. Emri Trump spikat dukshëm mbi çdo ndërtesë, përfshirë hotelin e tij të ri në Uashington. Gjatë viteve ky emër është shndërruar në simbol të një pasurie ekstravagante.

“Ai ka bërë para duke dhënë me qera të drejtën e përdorimit të emrit Trump. Njerëz të tjerë bënë para duke investuar në ndërtesat me emrin e Trumpit. Pra nuk kishte si të dilte i humbur,” thotë Michael Kranish, bashkautor i librit.

Por të tjerë dolën të humbur nga biznesi me Trumpin. Kompania e zonjës Beth Rosser kishte një kontratë për të instaluar parete për banjot në kazinonë Trump Taj Mahal në qytetin Atlantic City në Nju Xhërsi:

“Kontrata ishte mbi 230 mijë dollarë, një ndër projektet më të mëdhaja që kemi marrë përsipër,” thotë bashkëpronarja e kompanisë.

Por kur erdhi koha për të paguar, tregon zonja Rosser, ata mësuan se Donald Trump kishte deklaruar falimentim dhe nuk do të paguante.

“Na u desh të mbushnim dokumente, të merrnin avoketër, plot kokëçarje për të marrë ndonjë pagesë,” thotë zonja Rosser.

Si përfundim ata morën 30% të vlerës që u takonte, pas 2 vjet e gjysëm nëpër gjyqe.

“Ka një listë të gjatë shitësish, kontraktorësh, aksionerësh që humbën gjithçka pasi hynë në ujdi me Trumpin,” thotë bashkautori Marc Fisher.

Pavarësisht nga këto taktika biznesi, autorët argumentojnë se Donald Trump është shumë i zoti për të deshifruar dëshirat e publikut, qoftë për një jetë luksi, apo për t’u përfshirë në vendimmarrje.

“Nuk mund të shohësh Donald Trumpin pa kuptuar gjendjen e vendit. Ai po i jep zë ndjenjës së ankthit që ka ekzistuar prej kohësh,” thotë autori Kranish.

Tani u takon votuesve të vendosin nëse biznesmeni njujorkez mund të bëhet edhe president i Shteteve të Bashkuara.

Pendimi i Prof.Dr.Sali Berishës: Nuk duhet ta miratoja ligjin e mbetjeve në vitin 2011

Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me 68 vota pro, pa pjesemarrjen e opozites ne kete votim, ndryshimet ne projektligjin Per akcizat.


Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reflektim nga foltorja e Kuvendit se pse kishte ndryshuar qëndrim për ligjin e importit të plehrave, ligj i miratuar në vitin 2011 nga qeveria e drejtuar prej tij.

Berisha tha se e kishte ndërmarrë këtë vendim duke shpresuar se do të kontrollohej hap pas hapi.

“Analizuar në retrospektivë unë besoj se nuk duhet të kisha bërë atë veprim e them këtë sepse unë konstatoj pse e bëra veprimin, isha i bindur se do kontrollonim çdo gjë se do jepnim vendim qeverie rast pas rasti për të drejta importi. Por duke konstatuar këtë që ndodhi në 2014 që doganat kanë futur kundër ligjit 335 mijë tonë, nuk e përjashtoj dhe dal me rishqyrtim qëndrimit tim, absolutisht.

Pse kam reflektuar?

Është helm, pleh, lerë ca thotë se ky s’ka konceptet më elementare përveç zhgarravinave, shihni shpellat sa ngjajnë me pikturat e tij, e bëj këtë se kam një arsye tjetër të madhe.

Çfarë ka ndodhur në Evropë? Ka një direktive të 2016, krejt tjetër me të mëparshmen, a e dini kush e ka bërë planin e landfilleve në Shqipëri? Ekspertët më të mirë evropiane, nga qeveria para nesh, sot direktiva thotë kategorikisht vendi lider në Evropë ka zero landfille më”, tha Berisha.

Zbulohet lidhja e ministrit shqiptar me agjenten e shërbimit sekret serb





Qeveria shqiptare ndodhet pranë një skandali të rëndë seksual që pritet të shkaktojë një tërmet brenda radhëve të saj.


Shërbimi Informativ Shtetëror i ka dhënë disa dokumenta konfidenciale policisë shqiptare se një nga ministrat më të rëndësishëm të saj është pleksur me një agjente të shërbimeve sekrete serbe.

Por si ka ndodhur kjo përfshirje?

Sipas burimeve të Boldnews.al, agjentja serbe ka ardhur në Tiranë si një balerinë. Ajo punon në një nga klubet më në zë të Tiranës, që frekuentohet nga pjaca e lartë e Shqipërisë, përfshirë ministra dhe biznesmenë të fuqishëm shqiptarë.
a_

Një ministër i kabinetit të qeverisë “Rama”, i joshur nga balerina simpatike serbe ka rënë preh e kurthit të saj. Ky i fundit nuk ka qenë dhe ende nuk është në dijeni se balerina është agjente serbe. Për këtë arsye, SHISH ka kërkuar nga policia që të hetojë se deri në ç’pikë është lidhja e ministrit me agjenten dhe nëse ky i fundit i ka rrëfyer asaj në orët romantike sekrete shtetërore.

Ky material i SHISH-it kanë vënë menjëherë në lëvizje organet e shtetit që kanë nisur hetime të menjëhershme, por duke ruajtur konfidencialetin. Boldnews.al në ditët në vijim do të sjellë të dhëna të tjera të detajuara rreth këtij skandali që pritet të trondisë qeverinë shqiptare.


http://boldnews.al/2016/09/29/ekskluzive-zbulohet-lidhja-e-ministrit-shqiptar-agjenten-e-sherbimit-sekret-serb/

Nga Flori Bruqi : Kabllogrami i ambasadës së SHBA më 2009: Si Agron Kuliçaj ndihmoi Dritan Dajtin, e tha kryepolici Burgaj

kul
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur verifikimet pas raportimeve se një deputet është takuar me Dritan Dajtin në qelitë e burgut 302.

Sipas News 24, një deputet ka hyrë në ambjentet e këtij burgu dhe ka kërkuar të mos regjistrohet.

Deklarata u bë nga gazetari A.Hoxha i televizionit në fjalë në studion e emisionit Opinion. Por nuk ka bërë të ditur emrin e deputetit. Raportohet se SHKB po kryen një kontroll në qelitë e burgut për të verifikuar hyrje-daljet. Nuk ka të dhëna të tjera mbi rastin që pa emra mund të kthehet në një tjetër zhurmë politike.

Image result for Agron Kuliçaj


Agron Kuliçaj

Dajti është akuzuar për masakrën e gushtit 2009 ku humbën jetën katër policë.Një kabllogram i Ambasadës Amerikane e lidh këtë ngjarje të rëndë edhe me Agron Kuliçajn, ish-truproja personale i Sali Berishës, më pas një nga krerët më të lartë të policisë shqiptare.

Më poshtë, kabllogrami:

Datë 25 nëntor 2009 / Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë / Merr Departamenti i Shtetit / Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers / Klasifikuar si Material konfidencial

Pas një jave në krye të detyrës, drejtori i sapoemëruar i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj prezantoi dorëheqjen e pothuajse të gjithë drejtorëve të policisë në nivel rajonal dhe funksional. Dy javë më pas Burgaj bëri ndryshime të ngjashme të stafit në policinë kufitare. Teksa shpejtësia e rokadës kapi kritikët dhe donatorët ndërkombëtarë në surprizë, ambasada është dakord me misionin PAMECA dhe ndryshimet ishin në zbatim të rregullores dhe shumë prej tyre janë lëvizje pozitive.

Gjithsesi, ambasada mbetet e shqetësuar në lidhje me Agron Kuliçaj, i cili nuk është prekur nga kjo rokadë. Burimet thonë se Kuliçaj është i korruptuar dhe donatorët ndërkombëtarë refuzojnë që të ndihmojnë policinë shqiptare për shkak të prezencës së tij.

Ambasadori i ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare ministrit Basha ndërsa përfaqësuesi i ambasadës në ICITAP ka shprehur shqetësimet konkrete për Kuliçajn tek Burgaj.



Agron  Kuliçaj

Burgaj i ka thënë se Kuliçaj është i lidhur ngushtë me kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për të larguar ose detyruar atë që të dorëhiqet duhet të vijë nga zyra e kryeministrit.

Image result for Agron Kuliçaj

Hysni Burgaj 

Në 29 tetor Burgaj u emërua nga Këshilli i Ministrave për të zëvendësuar Ahmet Prençin. Fjalë nga të gjitha anët tregojnë se edhe pse Prençi dha dorëheqjen për arsye shëndetësore, arsyeja e vërtetë që ai u largua është keqmenaxhimi i operacionit për arrestimi e një figurë të krimit, Dritan Dajtit në gusht.

Burgaj ishte më parë zëvendësi i Prençit dhe ka reputacion të mirë. Deri më sot, ambasada ka qenë e kënaqur me performancën e Burgajt. Pak kohë pas emërimit, Burgaj i tregoi ambasadës qëllimin e tij për të bërë ndryshime të mëdha në Policinë e Shtetit…


Image result for dritan prenci

Ahmet Prençi

Ambasada britanike ka ngritur shqetësime në lidhje me dorëheqjen e Arjan Muçës nga drejtoria e krimit të organizuar për tu bërë këshilltar i Burgajt. Shqetësimet e britanikëve kanë të bëjnë me investimin që ka bërë BE-ja në drejtorinë kundër krimit të organizuar…

Një drejtor që nuk u prek nga rokada ishte Agron Kuliçaj, kreu i inteligjencës, i cili besohet gjerësisht se është i korruptuar. Burimet i kanë thënë ambasadës se disa donatorë europianë refuzojnë të përfshihen me policinë veçanërisht për shkak të prezencës së Kuliçajt. Ne kemi arsye të besojmë se kjo është një e vërtetë edhe për disa agjenci amerikane.

Image result for Dritan Dajti

Dritan Dajti

Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë shumë të njohura, por ka fjalë se ai mund të jetë i implikuar në shpartallimin e policisë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në gusht. Dajti kishte marrë një spiunim nga brenda dhe disa oficerë policie humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Njerëz brenda policisë besojnë se Kuliçaj mund të ketë ndihmuar Dritan Dajtin ti shpëtojë tentativave të mëparshme për ta arrestuar.

Sipas burimeve policore, zyrtarë të lartë të policisë vendosën të ndërhynin kundër Dajtit në gusht të këtij viti sepse në atë Kuliçaj ishte jashtë Shqipërisë dhe teorikisht nuk kishte mundësi të informonte Dajtin.

Ambasadori ia tha ministrit Basha shqetësimet tona për korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare. Javën e kaluar ICITAP foli me Burgajn për shqetësimet konkrete për Kuliçajn.

Burgaj i tha se ai vetë kishte probleme me Kuliçajn dhe se zyrtarë të tjerë të policisë ishin të shqetësuar për lidhjet dhe përfshirjen e tij në krimin e organizuar. Burgaj saktësoi se ai nuk kishte fuqinë për të transferuar ose shkarkuar Kuliçaj për shkak të lidhjeve që ka me kryeministrin Berisha.

Burgaj sugjeroi që nëse Ambasada kishte shqetësime, duhet të ngrinte ato tek Berisha sepse vetëm ai mund të marrë vendime në lidhje me detyrën e Kuliçajt.


_____________




Floripress : Agron Kuliçaj fiton gjyqin ndaj Taulant Ballës
Deputeti do t’i paguajë 70 milionë lekë zv/drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit




http://www.shekulli.com.al/p.php?id=29758






Agron Kuliçaj, zv/drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka fituar gjyqin ndaj deputetit socialist, Taulant Balla.

Me anë të vendimit përkatës, Balla do ta dëmshpërblejë Kuliçajn me shumën prej 70 milionë lekësh.

Kuliçaj hodhi në gjyq deputetin Balla për shpifje, ndërsa gjykatësja Rezarta Balla mori vendimin për të dënuar deputetin.





Shikoni videon:

BURG PERJETE DRITAN DAJTIT GJYKATA E KRIMEVE TE RENDA 

JEP VENDIMIM PAS 276 SEANCASH LAJM


https://www.youtube.com/watch?v=QKt3HW0m1k4



Rrezohet padia e Kuliçajt

Pasi e ka dënuar tre here për veprën penale te shpifjes, duke e gjobitur madje me shuma qe variojne nga 700 mije deri ne 5 milion leke te reja, Gjykata e Tiranës, po për te njëjtën akuze, ka shpallur te pafajshëm deputetin Saimir Tahirin, tashme Ministër i Brendshëm. Vendimi është marre këtë te mërkurë nga gjyqtarja Fatime Deçolli, e cila rrezoi padinë për shpifje te ish zv/drejtorit te policisë se shtetit Agron Kuliçaj, te depozituar disa muaj me pare ne kohen ku Tahiri ishte vetëm deputet i opozitës. Kuliçaj kërkonte nga Tahiri ta dëmshpërblente ne shumen 1 milion leke te reja, për demin e shkaktuar pas deklaratës se bere ne adrese te tij ne Parlament, ku e akuzonte te lidhur me mafian e kromit. Por ne arsyetimin e vendimit, gjyqtarja Deçolli shprehet se deklarimet e Tahirit, te konsideruara si fyerje dhe shpifje nga ana e Kuliçajt, janë bere nen ushtrimin e funksionit te tij si politikan dhe opozitar dhe se Tahiri ka shprehur opinionin e tij. Tashme Tahiri ka ne shqyrtim edhe dy padi te tjera për shpifje, me ish-paraardhësin e tij Flamur Noka dhe me ish-zëvendësministrin Arben Ristani. Ndërkohë qe fatura qe ka për te paguar deri tani, kap shifrën e 2.7 milion lekeve pas padive te humbura me fëmijët e kryeministrit dhe ish-ministrin Genc Ruli.




Arratisja, Dritan Dajti, zbulohet plani i gjashtë rusëve




Arratisja, Dritan Dajti, zbulohet plani i gjashtë rusëve


I mbani mend kronikat televizive që tregonin grupet e policëve me maska dhe qen antieksploziv në Gjykatën e Krimeve të Rënda në muajin shtator të këtij viti? Një turmë policësh me antiplumb, të armatosur deri në dhëmbë, grumbulloheshin rrotull gjykatës sa herë që Dritan Dajti transportohej nga Burgu 313 në sallën e gjyqit.

Në atë kohë, shkaku i një niveli të tillë të masave të sigurisë, i panjohur më parë në gjykatat shqiptare, mbeti mister. Së fundi është mësuar se shkak ka qenë një plan arratisjeje.

Një plan i hekurt masash të kombinuara nga Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka parandaluar arratisjen e Dritan Dajtit nga Burgu 313 në Tiranë. Pak kohë para se të informohej për planin e arratisjes në Burgun e Drenovës në Korçë (më 25 shtator njoftoi Drejtorinë e Burgjeve), Policia e Shtetit ka parandaluar një tjetër arratisje të bujshme në Tiranë.

Dyshohet se Dritan Dajti kishte planifikuar në detaje një skenar arratisjeje nga Burgu 313 në Tiranë. Ai nuk ia doli të rifitonte lirinë edhe pse duket se ka pasur një plan ku përfshiheshin edhe ndihmës të ardhur posaçërisht nga Rusia. Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Policia Kriminale kishin siguruar informacione sekrete se 6 shtetas rusë do të vinin në Shqipëri nga mesi i muajit gusht për të “liruar” nga burgu Dritan Dajtin.

Ky informacion iu bë i ditur gazetës “Panorama” gjatë interesimit pranë strukturave të Policisë, në lidhje me të dhënat që policia ka për arratisjen e ndodhur një javë më parë në Burgun e Drenovës, ku shtatë të dënuar rifituan lirinë.

Skenari i arratisjes së Dritan Dajtit është mbajtur sekret prej rreth 4 muajsh, megjithatë masat e sigurisë kanë qenë të dukshme. Plani i Dajtit për t’u arratisur rezultoi të kishte qenë më serioz nga çfarë dukej lirisht nga rruga pranë ambienteve të Burgut 313. Në çatinë e Burgut dhe rreth tij për më se dy javë qëndruan të vendosura forcat speciale të policisë, RENEA. Në fillim të gushtit të këtij viti, forcat speciale RENEA kishin blinduar paraburgimin ku qëndron Dritan Dajti.

Impressions of Klodian Dhoska about the AMS programme

Z. Klodian Dhoska. Pedagog në SH.L.P "Vitrina"

Image result for Klodian DHOSKA
https://www.youtube.com/watch?v=YY8uhD6mRxU



Klodian Dhoska, graduated from AMS in 2010 shared his thoughts about how the programme has influenced his life during the last two years:

“Experience at Applied Measurement Programme has given to me a very good career. I am technical expert at Albanian Accreditation Directory, Head at Mechatronics Department on private University in Tirana, part-time lecturer at Polytechnic University of Tirana and in the end I am accepted as a full time doctoral student at Tallinn University of Technology. You don’t need to search for a good career because the career is following a succesful AMS programme at University of Tartu.”

Klodian Dhoska

Juhendaja: prof. T.Kübarsep

Teema:
Koordinaatmõõtemasinate ja masinnägemise metroloogia / Metrology for coordinatemeasuring machines and machine vision

Annotatsioon

Mechatronic systems play a key role in modern automation technology. It is obvious, that a dissemination of mechatronic systems simultaneously requires adequate service techniques. A fundamental part of many mechatronic systems is a measurement system and measurement procedure. From a metrological view every serious measurement should be traceable to SI units and have a stated measurement uncertainty. One of the goals is the current state-of-the-art in metrology used for mechatronics systems and make suggestions regarding possible future technologies that might improve the situation.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...