Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/26

Izet Duraku : ESE PËR RUSËT NË KOSOVË


Izet Duraku


1.

Njëkohësisht me hyrjen e trupave të KFOR – it në Prizren, si për të shuar e ngrirë gëzimin dhe shpresat e shqiptarve, një karvan i hekurt tankesh u shfaq rrugëve të Prishtinës duke valëvitur flamurin rus dhe simbolet ruse, si për t’u dhënë zemër serbëve, të cilët, të mbushur me krimet e tyre në Kosovë, po largoheshin prej andej, mbase për të mos u kthyer më kurrë.

Për shkak të Kosovës, duke kundërshtuar ndërhyrjen e trupave të NATO – s, rusët kanë kërcënuar botën me një kataklizëm në përgjithësi duke i kujtuar asaj potencialin bërthamor. Nën këtë trysni, gjithnjë e më shpesh, në mediat e sensasioneve filluan të përkujtoheshin përvajshëm profecitë e Nostradamusit.

Po ç’dreqin duan rusët, ç’kanë me ne, është përsëritur kushedi sa herë në mendjen e shqiptarëve të thjeshtë. Vallë nuk u mjafton vetvetja, ajo hapësirë e pamatë prej milionash km², por iu dashka edhe Kosova shqiptare, e cila mezi shquhet në hartën e botës, diçka me shumë se dhjetë mijë km². Për kaq mund të bëhet kataklizma, apokalipsi?!

Natyrisht çdo ndërrim në hartën e botës, në kundërshtim me interesat ruse, mund të përjetohet si apokalips për arsyen shoviniste sllave të rusëve.

Prej këtyre përplasjeve, tallazet e të cilave desh i shkulën rrënjët tona, shqiptarët në një farë mënyrë u ngjitën në majat e botës. Ditë dhe natë korporatat më të fuqishme televizive CNN, WORDNET, BBC, etj., na bënë të njohur në të gjithë globin.

Megjithëse ja kanë prerë një copë të mirë prej disa milionë km², prapëseprapë Rusia mbetet vendi i një hapësire të pamatë, ashtu siç e karakterizonin pleqtë e katundit tim – Morinit: “Në një anë atje lind dielli e një tjetrin perendon”, duke tundur krenat me thinja e duke sjellë ndërmend mburrjen e carit të fundit të këtij vendi Nikollait (si dreqin të kishte mbërritur në veshin e tyre ky emër). “Nëse qielli rrëzohet, unë do ta mbaja me bajonetat e ushtrisë sime”.

Ndonëse, u mbështoll ters duke u mbytur në një det gjaku, perandoria ruse i mbijetoi trazimeve të fillim shekullit XX. Vetëm qielli i perandorit u rrëzua, humbi ngjyrën e kaltërt dhe u bë krejt i kuq “ ku lind dhe perëndon”, siç thuhej në një këngë të kohës. Ndërroi lëkurën, qimet e saj, por jo huqet, d.m.th. synimet për t’u shtrirë dhe përhapur edhe më tej në këtë lëmsh të rrumbullakët, siç është planeti ynë. Dhe vërtetë, pas dy luftrash të përbotshme, kufijtë e perandorisë ruse, tashmë të kuqe krejt, u zgjeruan deri në zemër të Evropës, zbritën drejt kaltërsive të Mesdheut duke zënë nën hijen e saj të ndikimit edhe Shqipërinë tonë, çerdhen e vjetër të shqiponjës.

2.

Teksa përshkruan një nga betejat me ushtrinë franceze të Napoleonit, shkrimtari rus konti Tolstoi, engjëlli mbrojtës i muzhikëve, në romanin e njohur “Lufta dhe Paqja” gjen rast të përmendë shqiptarët si qortim për disa oficerë e ushtarë, të cilët një eprori i dukeshin si arnaut të shthurur.
“Arnaut, arnaut, djaj me brirë! Në Siberi, në Siberi! Dhe oficeri i stigmatizuar nga Grandduka, në vend të pezmatimit, krekosej e kapardisej para shokëve duke ritreguar ngjarjen.

Por, në mos tjetër, megjithëse e shprehur mjaft me kursim, një fjalë e hedhur majë kalit, duket se përmes saj Tolstoi I madh shpreh hapur antipatinë për shqiptarët.

Historia nuk shënon ndonjë konflikt të hapur ruso – shqiptare më 1810, ndërkohë që përplasjet me perandorinë osmane kishin filluar përpara kësaj kohe.Shkrimtari i madh rus, si studjues dhe njohës i apasionuar i historisë së vendit të tij, me siguri i ka njohur hollësirat e këtyre përplasjeve, të cilat u ashpërsuan në mesin e shekullit të 19 – të dhe që janë fiksuar qartë edhe në trashgiminë kulturore shqiptare.

Batalionet shqiptare, të përziera me pjestarë të racave të tjera të shumkombëshes osmane, janë cilësuar prej kronistëve të kohës si lulja e ushtrisë perandorake osmane. Të etur për famë dhe për emër, për nishane dhe pasuri, në jo pak raste, arnautët u vunë në ballë të luftës, atje ku rreziqet dhe lavdia ishin kaq pranë njëra – tjetrës.

Arnautistani, ky vend i pakët, i papërfillshëm në hapësirën botërore qe mbushur me agallarë, çaushë, spahi, flamurmbajtës, pashallarë e deri vezirë të cilësuar Gazi (i ndritshëm), të plotëpushtetshëm, që vrajnë edhe kthjellin, dënojnë, falin e kryejnë mirësira.

Në qendër të Prizrenit xhamia e Sinan Pashës ruhet si një ndër tempujt më të vjetër.Në shenjë nderimi për vendlindjen e tij, Topojanin e Kukësit, veziri tjetër me të njëjtin emër nxori dekretin për heqjen e taksave. Dekretin në fjalë, pergamen i ndritshëm me përmasa jo të zakonshme e përmend konsulli rus, Jastrebovi, i cili ka botuar një libër rreth udhëpërshkrimit të tij në luginën e Drinit dhe në Kosovë. (Më shumë se mision të shkencëtarit, studjuesit e kanë cilësuar veprën e tij si një pararojë të pushtimeve dhe masakrave të mëvonshme sllave në vendet ku kaloi konsulli i lart përmendur.)

3.

Në një fshat të thellë të Kukësit, në Teqen e Kolosjanit janë ruajtur prej pluhurit dhe tallazeve të kohës për më se 200 vjet një tufë letrash, dokumente me vlerë edhe për faktin se në to, krahas të tjerash, na del emri i Rusisë dhe ku përshkruhet inkursioni i shqiptarve nizamë deri në kufijtë e këtij vendi të largët.

Të gjetura nga Shukri Bulica dhe të përkthyera prej orjentalistit të shquar Vexhi Buharaja (Berat) dokumentat në fjalë janë botuar dhe paisur me shënime prej studjuesit Shefqet Hoxha. Ato flasin ndër të tjera edhe për konfliktin e hershëm ruso – shqiptar, ndonëse të shfaqur jo drejtpërdrejt.

Po citojmë disa fragmente nga letrat e ushtarëve që datojnë afërsisht vitin 1851 dhe që dërgohen nga fronti i luftës ruso – turke:

“Në paçi mirësinë, që të pyesni për ne, lavdi të madhit Zot, jemi shëndosh e mirë.Natë e ditë pysnim që ju t’i luteni Zotit që të na e bëjë mbarë që të shihemi edhe një herë”.

“Në qoftë se pyesni për ne, lavdi Zotit, gjer në këtë rast që po ju shkruajmë këtë letër, jemi mirë.Zoti na e bëftë mbarë që të shihemi së afërmi”.

“Në pyetshi për ne, mësoni se ne u larguam nga Sevastopuli dhe shkruam në krahën e Abkhazisë.Ndodhemi në qytetin Xhamqirak.Forcat e tjera ushtrake marshuan përpara dhe tani ndodhen ballë për ballë me ushtrinë ruse.Kemi përpara një lumë të madh.

Mbasi ta kemi kaluar, në dashtë Zoti, këtë lumë, do të nisemi për Tbilis. Në qoftë se vjen që andej ndonjëri njeri, të më dërgoni letër me të, babai im i dashur.Biri juaj.Sulejmani (çaush)”.

4.

Konflikteve ruso – turke u dihet fundi.Dihen edhe fitimtarët. Rilindasit e mëdhenj përmendin drojet e tyre se mos duke u shembur gërmadhat e perandorisë osmane do t’i zinin nën vete Shqipërinë dhe shqiptarët.

Të huajt kishin vënë re se turqit nuk u zinin besë shqiptarëve në asnjë betejë, përveçse kur viheshin përballë sllavëve.

Poezia popullore, përmes perlave poetike, shënon me një dëndësi të thellë emocionaliteti luftërat e përgjakshme veçanërisht në Plevnë.Prej fitores ruse dolën në dritë “me krye më vete”, Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria, që kërkuan menjëherë të zgjeroheshin në hapsirën shqiptare.

“Prej Prokupjes deri në Nish.

Seç po vijnë bajraqet, seç po vijnë…”.

Mbaj mend studiuesit e ndjerë Qemal Haxhihasani tek i dridhej zëri para ne studentëve në vitin 1976 duke folur për epikën historike.

Në një rrafshinë prej mijra kilometrash të populluar dëndur me shqiptarë që u vranë, dëbuan dhe u shfarosën, në një sipërfaqe gati sa Kosova e sotme, poezia popullore dëshmon përpjekjen e përgjakshme, ku ushtarët shqiptarë në mbrojtje të trojeve etnike të dhunuara, kapërcejnë radhët e llogoreve, të mbuluar gjithkund prej tymit të luftës, vihen përballë serbëve, rroken fyt për fyt, zateten.

“Bini djem dushmanit.

për hatër të vatanit..”.

Duke deklamuar, Qemal Haxhihasani fshinte lotin që i rrokullisej në cep të syrit.

Të gjithë flamurmbajtësit nga Luma pjesëmarrës në betejë, u vranë. Vetëm nga bajraku i Çajës me njëqind e tridhjetë shtëpi në luftën e Nishit, siç shkruan Shefqet Hoxha, morën pjesë 60 luftëtarë, dyzet prej të cilëve mbetën të vrarë, midis tyre bajraktari Baftjar Graci me tre vëllezërit. Si mbaroi lufta, ata që shpëtuan, u kthyen natën nëpër shtëpi, në shenje zie për shokët e humbur.

Të nesërmen u shpallën njëherësh dyzet morta dhe ky vit mbahet mend në Çajë si viti i dyzet vdekjeve. Vetëm në luftën e Plevnës, në betejën me rusët, u vranë treqind lumjanë.

A mund të thuhet, bëje zot ëndërr ?!Jo, shqiptarët kanë luftuar kundër rusëve dhe kundër serbëve.Në një përballje të pashmangëshme, nuk ka shteg tjetër shpëtimi veçse të vdesësh me nder ose të të lëshojë ora e të mbarosh pa kurrfarë dyshimi në gazepin e turpit.

5.

Para disa vitesh, struktura shtetërore ruse shpalli hapur synimin për të ngritur një bazë të fuqishme ushtarake në Mal të Zi, pikërisht në Ulqin, në qytetin e përmendur shqiptar.Analistët thanë se rusët u nxituan, kur shpallën hapur synimet e tyre.

Një gabim, lajthitje e diplomacisë ruse, veprim i pamatur? Mendoj se jo. Ngutja, nëse mund të flitet për një gjë të tillë, veçse shfaqte hapur synimin shekullor sllav.Është e njohur historia e gjeneralit me origjinë hungareze Maxharr Pasha, i cili më 1878 mori përsëri prej Portës së Lartë t’i bënte dorëzimin e Plavës e të Gucisë, Malit të Zi.Krahinat shqiptare në fjalë u mbrojtën në një betejë historike, që mbahet mend edhe sot prej malësorëve edhe për shkak të humbjeve që pësuan.

 Fuqitë europiane atëherë menduan ta shpërblenin fitimarin rus duke i dhënë Malit të Zi, Ulqinin dhe Tivarin. Edhe këto u mbrojtën mrekullisht, por u gjendën nën kërcënimin e flotës së fuqive europiane.

Për fat, pas njëqind e njëzet e dy vjetësh raportet kanë ndryshuar. Rusia e ka humbur luftën, natyrisht jo me Evropën por me Amerikën. Jo në fushëbetejat e mbushura me mina e hendek lidhje, llogore dhe tela, por në një kacafytje qiellore të emërtuar si “Lufta e Yjeve”.Prej këtij Qielli erdhi rrënimi ekonomik i Rusisë. Këndej filluan grindjet nacionale brenda shumkombëshes komuniste. Kësisoj humbësi u ndëshkua me humbjet e milionave km. katror.

Rusia nuk po arrin të përballojë as sfidën çeçene.Nuk po i vijnë në ndihmë as emërtimet “fondamentaliste”, “terroristë”, “mysliman”, etj.A thua të jetë rastësi përdorimi i cilësimeve të tilla përbuzëse “çeçen” edhe për shqiptarët?Veçanërisht për ato shqiptarë që dikur luftuan kundër sllavëve.

6.

Nën diellin përvëlues të gushtit, përmes kodrave të Drenicës, kur sapo kemi lënë prapa një urë të shkatërruar, duke u shmangur në një rrugë anësore bri së cilës shtrihej një zabel me dushqe të rrallë, na dalin përpara rusët. Ushtarë rus me uniforma të zbërthyera prej vapës, me mëngë të përveshrua, tre – katër veta pranë një autoblinde të mënjanuar në kanalin e cektë e të mbështetur në skrapatën e rrugës.Autobusi ka ngadalsuar shpejtësinë dhe ushtarët rus ndjekin ecjen e tij si të hutuar dhe gati shpërfillshëm.Të bëshëm, qimeverdhë, syçelët.Shoh shenjat e tyre në krahë, në kapelet që i kanë rrasur në rripin e mesit, shoh flamurin tringjyrësh mbi autoblindën e rrëzuar. Nga entusiazmi me të cilën qenë futur më parë në aeroportin e Prishtinës, duket se pak iu ka mbetur. Duke kaluar në krah të tyre, shoferi e ka ndaluar edhe më shumë shpejtësinë. I ulur thuajse andej nga fundi i autobusit, ndjek me vemendje reagimin e udhëtarve të paktë. Përpara kam dy të rinj, njerin prej të cilëve duket se e ka zënë gjumi. Tjetri përbri e godet me bërryl:

- Qyri more, - i pëshpërit në vesh.
- Çfarë, thotë tjetri përgjumësh.
- Qyri, more rusët,

- Aha, shkiet, i paska qit kali. Po ti bërtit pak me të madhe, burrë!

- Pse, a mos më ka marrë malli për to, thotë duke nënqeshur dhe duke nxjerrë trupin në dritaren e autobuzit. Ngre dy gishtat lart në shenjën e V – së, ndërsa ushtari rus ja kthen përshëndetjen me tre gishta.

- Qyre, more qenka serb qafiri, - bërtet. – Një turi kanë shkijet!

Rusët këtu në Drenicë identifikohen si shkije njëlloj si serbët. Dikush në Tiranë, duke dashur t’i qortojë shqiptarët e Kosovës, tha se jo vetëm serbët përdorin fjalë fyese për etninë tonë, por edhe kosovarët i fyejnë serbët kur thonë ”shka”, në shumës “shkije”.

Gjuhëtari i nderuar Eqerem Çabej tek fjala “shkja” nuk gjen asgjë fyese. Ai e sheh këtë fjalë si një zhvillim normal brenda frymës së gjuhës shqipe të një emërtimi të vjetër latin “sklavus” siç emërtoheshin sllavët, kur erdhën në Ballkan së pari herë, në fundin e mijëvjeçarit të parë.

Shqiptarët kur gjykojnë për rusët nuk kanë parasysh vetëm të kaluarën, historinë e konflikteve të tërthorta të pasqyruara siç thamë në trashëgiminë kulturore, por në mjaft raste luftëtarët e UÇK – së, strukturat e specializuara të kësaj ushtrie kanë hetuar, se përballë tyre nuk kishin vetëm trupa të rregullta të ushtrisë serbe apo çetnike serbe, të drejtuara nga gjithfarë monstrash, por edhe mercenarë rus etj. të cilët me zellin e tyre për krime, nuk u linin gjë mangut as bishave më të egra. Me një rast të tillë u njoh në Koshare edhe gazetari I RTP-ës, Fadil Bytyçi, kur luftëtarët e përmendur të kësaj zone, midis armiqëve të vrarë kishin identifikuar edhe një oficer të lartë rus. Jo oficer i liruar, siç u tha më vonë, por tepër aktiv.Madje me një të kaluar të pasur kriminale në fushëbetejat e Afganistanit e të Çeçenisë.

Filmimi i dokumentave të tij që iu bënë të njohur opinionit publik botëror e detyroi ministrin e jashtëm rus, Ivanov të reagojë, duke pohuar se ky rast “s’kishte të bënte me politikën shtetërore të Rusisë, por me vullnetarë, që veprojnë jashtë kontrollit të qeverisë”.

Mbase nuk do të përmendej një rast i tillë, nëse rusët nuk do të ishin të pranishëm në Kosovë, madje as prania e tyre nuk është krejt shqetësimi i shqiptarve. Misioni rus që në fillim është deklaruar krejt i njëanshëm dhe në mbrojtje të serbve.

Çfarë kërkojnë rusët në Drenicë, kur serbët që paskan nevojë për mbrojtje, s’kanë qenë asnjëherë të pranishëm këtu?! Vendosja e tyre në Llaushë gjoja për të mbrojtur një manastir ortodoks që përfaqësoka kulturën e hershme serbe të rrezikuar prej shqiptarëve është e papajtueshme dhe nuk tingëllon e vërtetë as prej rusëve.

Perenditë xhuxhë të stepës, siç do të shprehej Ismail Kadare, frynë bulçitë e tyre të zemërimit, duke ngritur pluhurin sa për të qorrollepsur sedrën nacionaliste ruse, kur zaptuan triumfalisht aeroportin e Prishtinës në qershor 1999. Trubullira e ngritur nga media, nuk ia prishi terezinë gjeneralit të trupave të NATO – s, Majkëll Xheksonit dhe koha atij i dha të drejtë.

Rusët u tërhoqën nga aeroporti dhe dështuan në përpjekjet e tyre për të pasur një zonë kontrolli në Kosovë.Dështuan gjithashtu edhe përpara banorëve të Rahovecit, që për disa muaj mbajtën rrugën të bllokuar për të mos lejuar hyrjen e trupave ruse në këtë qytet.Rusët duket se e kanë kuptuar se janë të padëshirueshëm në Kosovë.
7.
Një kafe me profesorin e Fakultetit të Gjeologjisë të UT, Eftim Dodona është më tepër se një kënaqësi.Eftimi është me origjinë nga Korça dhe i përket atij brezi studentësh shqiptar që përfundoi shkollimin e tij të lartë në fillim të viteve ‘60 të shekullit të kaluar, në një prej universiteteve më të njohura të Rusisë.Përveç gjeologjisë, e cila viteve të fundit, ka mbetur disi në hije, Eftimi interesohet për muzikën, letërsinë, publicistikën, historinë.

Më ka qëlluar të rri shpesh me të, tek përgatisja një cikël emisionesh në Radio Tirana: “Shqiptarët dhe Harvardi”, ku kemi folur ndër të tjera për Nolin, Konicën, Kostë Çekrezin, etj. Shqiptarët që në fillimet e shekullit të njëzet, çelën me dinjitet dyert e dijes në universitetin e njohur amerikan.

Eftimi është nga ata njerëz, që ndonëse flasin shumë, ke dëshirë t’i dëgjosh, sepse punojnë me shumë regjistra tonalitetesh, ku nuk mungojnë të papriturat. Në një nga këto ndërrime të befta tonaliteti, ai më pyet:

- A e di se ku bie Drejtoria Botërore e Mushkonjave?!

Si përgjigje mund të vija vetëm buzën në gaz duke kujtuar mbase ndonjë moçalishte të humbur, të mbuluar prej harlisjes së bimëve, diku në pyjet tropikale afrikane.

- Është në Siberi, - vazhdon Eftimi. – Në atë hapsirë të pafund ruse, që taposet në dimër prej borës dhe akullit dhe që ruajnë në këtë periudhë miliardat e larvave për të çelur në stinën e ngrohtë të pranverës në formën e reve roitësve dhe pickuese.

Ndërsa Eftimi vazhdon duke më habitur me aftësinë e tij të madhe vëzhguese, mua më bie ndërmend se në mjediset mjeksore më kishin zënë veshët të flitej për një lloj sëmundjeje, që emërtohej si Ethja hemoragjike KONGO – KRIME. Mushkonja, gjum i trazuar mes vapës, lufta me ajrin cimbisës në errësirë, minj të infektuar, djersë, rriqna. . .

Vuk Karaxhiçi, njëri prej pionierëve të kulturës serbe kujtonte me nostalgji vitet e shkollimit në Rusi, të përkrahjes së gjithanshme ruse për përparimin e popullit serb, rrugës për tu çliruar nga robëria osmane.

Mbase Vukut nuk i shkonte në mendje se serbët do të infektoheshin prej etheve të shovinizmit sllav, për të kapërcyer edhe një herë jashtë shtratit të tyre natyral, me synimin për të vënë në kontroll udhët e Mesdheut gjer në brigjet e Afrikës Veriore e pse jo për të mbërritur, mbase, gjer në Kongo, duke lidhur kështu vendet e ethes me të njëjtin emër.

Republika Demokratike e Kongos, një vend i përmbytur nga uria dhe luftrat civile, natyrisht që përfshihet, jo rastësisht, në zonat ku përdoret si armë kallashnikovi rus.

8.
Gjatë shekullit të njëzetë që sapo lamë pas nuk kanë qenë të paktë shqiptarët që patën simpati për rusët dhe Rusinë. Nisur nga denoncimi që iu bë Traktetit të Londrës, por edhe nga propoganda ruse, u shtuan iluzionet se udhëheqja bolshevike e këtij vendi do të ndihmonte aspiratat dhe përpjekjen e shqiptarve për liri dhe bashkim kombëtar.

Pas Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht pas vitit 1948, kur Shqipëria zyrtare u largua nga influenca jugosllave, ndikimi rus u bë i madh. Shkrimtari Naum Prifti që jeton në Amerikë duke analizuar këtë periudhë kohët e fundit shkruante:

“Dyert e universiteteve sovjetike u hapën për mijra studentë shqiptar dhe gjuha ruse u bë e detyrueshme në të gjitha sistemet e shkollave duke mënjanuar frengjishten, anglishten dhe italishten. Agjensia e Librit Sovjetik në Tiranë shiste me çmime të ulta librat e klasikëve rus, gazeta e revista sovjetike, filmat rusë mbushën kinematë, lajmet ndërkombëtare merreshin vetëm nga agjensia TASS dhe partia krenohej se ndiqte me besnikëri politikën e Bashkimt Sovjetik.

U përkthyen gati të gjithë kolosët e letërsisë ruse të shekullit të 19 – të, të cilët qenë njëkohësisht edhe personalitete të kulturës botërore, si Pushkini, Lermontovi, Tolstoi, Gogoli, Çehovi, Turgenjevi, Gorki etj.

 U dëgjuan muzika e kompozitorve të mëdhenj Çajkovski, Glinka, Haçaturian, Shostakoviç, u njohën riprodhimet e piktorëve të shquar rus, u panë filmat e regjisorëve me famë.”
Në Shqipërinë zyrtare ekzistojnë disa shoqata miqësie e kulturore me Rusinë.Madje edhe një shoqatë miqësie me Serbinë.Popujve u ka hije miqësia midis tyre dhe, të paktën, dëshira e shqiptarve për miqësi rezulton e sinqertë.

Duke konsideruar librin e tij “Eskili ky humbës i madh”, si një gjest miqësie me fqinjët tanë grekë, Ismail Kadare dikur është shprehur se do të ishte i lumbur po t’i krijohej rasti të shkruante një libër të tillë edhe për sllavët.

“Krushqit janë të ngrirë”, novela e njohur në qendër të së cilës janë fatet shqiptare të përgjakura e të kryqëzuara në pranverën e vitit 1981, duket se edhe për një kohë, do të mbetet aktuale. Ndoshta për aq kohë sa xhelati, të paktën t’i kërkojë ndjesë viktimës.

“Dy Drina” , 1999

Prof.DrMuhamet Muhamet Kelmendi : “Zona Expres” e Berat Buzhales ne sherbim te djallit


Nepermjet gazetes “Express” dhe “Zones Expres” ka kohe qe Berat Buzhala me lakeit e vete qe ka filluar nje fushate te eger dhe shume skandaloze kunder UCK-se ne teresi.

 Ne portalet e ketyre mjeteve informative nuk informohet kurre opinioni mbi dhunen gjenodiciale te shtetit serb daj popullit shqiptar ne Kosove.

Per kete grup te pandergjegjshem dhe shume te demshem per ceshtjen nuk ka rendesi dhuna serbomadhe, kundruall dhunes gjoja ndaj popullesise civile dhe asaj serbe, te cilen gjoja e kane kryere ish ushtaraket e UCK-se. UCK ka qene dhe ka vepruar kryesisht si organizate clirimtare. Kurre nuk ka kryer dhune ndaj popullesise civile.

I tere aktivitei I UCK -se ka qene i drejtuar kunder forcave te okupatorit. Kurre buzhalet e shumte nuk dhane as ndonje kontribut qifte efhevsimbolik per clirimin e Kosoves.

Po pse heshten faktet:

1. Mbutja dhe masakrimet e 15 mije shqiptareve ne vitet 1998/99; 

2. Shkaterrimi i 150 mije objekteve social-kulturore dhe te shtepive te shqiptareve;

 3. Demet morale dhe vuajtjet shpirterore; 4. Debimet me dhune dhe me terror nga Kosova te 1 milion shqiptareve; 

5. Ku mbeten edhe 1667 mbetje mortore te shqiptareve qe gjinden ne varret masive ne Serbi; 

6.Sa gjenocidial serbe u kapen dhe u denuan per gjenocidin ne Kosove; 

7. Dhunimet e mbi 20 mije nenave e motrave tona nga okupatori gjenodicial serb; 

8. Pse nuk kapen ish-sherbetoret e regjimit , titistet dhe rankovicistet, apo ata te Milloshevicit, qe bene kerdine gjenodiciale ndaj kombit shqiptar gjate sundimit serbojugosllav etj. 

Per buzhalet keto nuk jane fakte te krimit dhe te kriminalitetit, te dhunes dhe te gjenocidit serbomadh. Madje, kurre keta nuk dhane te dhena per dhunimet,vrasjet, masakrimet etj., si plage me e rende ndaj kombit shqiptar.

Keto nuk jane fakte. Buzhalet e kane marre detyren e luftes kunder UCK. Dhe kjo pune po kryhet duke i kapur disa individe gjoja se kane kryer krim ndaj popullsise serbe. Ne emer te gjendjes aktuale, si te luftes kunder krimit e korrupcionit, te nepotizmit dhe te interesave te ndryshme, po luftohet UCK ne formem e ashper. Kjo nuk eshte e drejte.

Nuk ka njeri qe muk eshte kunder dukurive kriminale dhe antiligjore te kryera pas luftes. Kendej une vetem i perkrahi masat penale per keto. Por kurr luften kunder UCK-se. Pse pra kjo lufte? Ka disa qellime:

1. Heqjen dhe shkaterrimin e vyrtyteve clirimtare te UCK-se;

 2. Krijimin e gjendjes per te bere ballansim midis UCK-se dhe pushtuesit serbomadh qe ka bere gjenocide; 

3. Krjimin e terrenit per Gjykaten Speciale;

 4. Rehabilitimin e ish sherbetoreve te regjimit serbomadh dhe 

5. Krjimin e gjendjes se manevrimit me Kosoven per interesa te huaja. Mbi keto baza qellimore dhe vetem ketu duhet kerkuar dhe e gjejme qellimin e propagandes se pandergjegjeshme te buzhalave kunder UCK-se. Po UCK-ne nuk mund te luftojne. 

 Eshte mu clirimi i vendit qe flete per karakterin clirimtar. Kjo ka qene dhe keshtu mbetet edhe tash. UCK eshte ideali me i larte i kombit shqiptar ne shek. XX.

MK


http://www.balkanweb.com/site/muhamet-kelmendi-gjykata-speciale-ne-kosove-veprim-i-padrejte-uck-nuk-ishte-organizate-kriminale/


Baza ushtarake ruse në Sfircë cenon sigurinë në rajon

Në këto rrethana, siguria në Republikën tonë cenohet rëndë. Në vijë të drejt ajrore Sfirca me Prishtinën nuk i ka as 40 km, ndërkaq nga ato pozicione, një pjesë e mirë e qyteteve të Kosovës vendosën nën objektivin e grykave të zjarrit të raketave ruse 

img_8536.jpg
Nga Dr Sadri RAMABAJA


 Në periudhën kur Serbia ka përfituar dhe po përfiton shumë nga Brukseli, jo vetëmm në rrafshin politik, një pjesë e partive serbe janë të influencuara nga rusët si asnjëherë më parë. Grupimi parlamentar i së djathtës ekstreme DVERI ka kohë që është shndërruar në zëdhënëse publike e këtyre influencave ruse në rajon. Në fakt Parlamenti serb në asnjë legjislaturë të tij të mëparshme të periudhës pasmillosheviqiane, nuk ka pas kaq shumë çetnikë në përbërjen e tij sa ka sot. Gara e tyre për të përçuar interesat ruse në Serbi dhe rajon duket hapur. Në këtë kuadër, lufta kundër shqiptarëve në tri komunat autoktone shqiptare: në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është permanente. Parlamenti serb merr në shënjestër Meditën (Medvegjën) Njëri nga deputetët më të zëshëm në raport me shqiptarët gjithësesi është Zoran Radojiçiq, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Serbe Dveri dhe koordinator i Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri. Duke qenë njëkohësisht edhe koordinuar i Rrjetit të Serbisë, një shoqatë çetnike serbe, ai koordinon ndihmat nga rajoni dhe diaspora, por edhe ato nga Rusia. Po ky deputet çetnik serb, në emrë të dërgimit të ndihmave humanitare, ka koordinuar një sërë aktivitetesh subversive edhe në Kosovë. Në një nga seancat e fundit, më konkretisht në atë të 12 tetorit, deputeti Zoran Radojçiq (Partia proruse Srpski-Pokret DVORI), përmes pyetjeve që jua parashtron kryeministrit dhe ministrit të brendshëm dhe personave përgjegjës të BIA-së (Sigurimit të Shtetit), në raport me shqiptarët e Medvegjes, vë në pah objektivat e strategjisë serbe për zbrazjen në tërësi të këtij mjedisi autokton shqiptar nga elementi shqiptar. Pyetja e parë e tij kishte të bënte me gjoja regjistrimin e 7000 qytetarëve shqiptarë nga Kosova si banorë të Medvegjës në periudhën kohore mes vitit 2000 – 2015. Sipas tij, këta qytetarë shqiptarë të ardhur nga Kosova, pasas paisjes me dokumentacionin përkatës si banorë të Komunës së Medvegjës, menjëherë janë paisur edhe me dokumentet identifikuese dhe pasaportën biometrike. Ai parashtron tutje pyetjen se a është e vërtetë se nga kjo kategori, ata individë që i përkasin moshës madhore, na qenkan regjistruar edhe në listat për zgjedhje. Pyetja e dytë kishte të bënte me verifikimin e saktë të qytetarëve të Medvegjës, konkretisht ai interesohej se a janë banor rezidentë 527 shqiptarë, ndërkaq në vazhdim pyet pse në listat fiktive dhe në ato të zgjedhje figurojnë mbi 7000 shqiptarë? Pyetja e tretë kishte të bënte me katundin Sfircë. Çetniku Radojçiq parashtron kërkesën për verifikim nga ana e Sigurimit të Shtetit të qytetarëve shqiptarë, duke vënë në pah gjoja fryrjen që iu paska bërë shifrave Ministria e Punëve të Brendshme, në regjistrat e së cilës, sipas burimeve të tij, në këtë katund, po figurokan diku mbi 1700 banorë, ndërkaq në realitet na qenkan 18-20 veta. Pyetja në vazhdim kishte të bënte me Bajën e Sjarinës dhe numrin e shqiptarëve aty. Ai interesohet të dij se përse në listat e regjistrimit janë 700 banorë, ndërkaq në listat për votim janë mbi 3500 veta. Në fund fare ai sikur i zbulon arsyet reale se përse parashtron pyetjen përmbledhëse lidhur me gjoja dyshimet që ka ai se a ka mbajtur evidencë reale MUP-i për numrin e qytetarëve shqiptarë në Medvegjë. Duke ndjekur këtë seancë të parlamentit serb, shihej se në qendër të vëmendjes kësaj radhe ishte vënë Medvegja, një komunë autoktone shqiptare. Natyrisht aty munguan zërat e arsyes, që do të parashtronin ypetjet logjike se si ndodhi që nga 28.000 banorë sa kishte Medvegja në vitin 1981, shumica shqiptarë, tashmë aty kanë mbetur vetëm 3500 rezidentë, shumica absolute e tyre emigrantë në Evropën perendimore, ndërkaq me banim të përhershëm në Meditë vetëm 527 shqiptarë. Pastrimi etnik permanent i Meditës Medita, kjo pjesë e Toplicës, në prag të luftës ruso-turke (1877/1878) e deri në janar 1878, kur filloi realizimi i vendimeve të Kongresit të Berlinit, i cili tumiri aneksionimin e Shqipërisë verilindore që përfshinte Kurshumlinë, Toplicën, Bonjkun, Vrajën… e mbi 600 katunde shqiptare, siç dëshmojnë defterët osman, ishte e banuar me shumicë absolute shqiptare. Sot vetëm toponimia dhe onomastika e trojeve dhe mbiemrat (patronimet) e një pjese të atyre pasardhësve që jetojnë në Kosovë, dëshmojnë këtë fakt. Në Meditë (Medvegjë) numri i banorëve në vitin 1948 ishte 22.478, në vitin 1953 ishin 24.300. Por, regjistrimi më i saktë, sipas ekspertëve, është ai I vitit 1981. Në këtë vit numri I banorëve të regjistruar në Meditë (Medvegjë) është 17.219, serb dhe malazez bashkë ishin rreth 65% (11.354), ndërkaq shqiptarë rreth 32% (5.509). Ky është viti kur numri i shqiptarëve arrin pikën më të lartë Nga regjistrimi i vitit 2002 deri tek ai i vitit 2011 numri i banorëve në Meditë pëson rënie drastike, për jo më pak se 30,9%, që d.t.th. se nga 10.760 banorë sa ishin në vitin 2002 në 7.438, në vitin 2011. Të dhënat zyrtare serbe flasin se në vitin 2002 de fakto ishin 2.816 banorë shqiptarë ose 26.17%, por që kishin bojkotuar regjistrimin, ndërkaq në vitin 2011 mbesin vetëm 527 shqiptarë ose shprehur me përqindje 7.40%. Pse po ndodhë ky fenomen, as në seancën e 12 tetorit e as më heret, nuk është parashtruar pyetja konkrete. Natyrisht nuk kishte as përgjigjet konkrete. Në parlamentin serb ka kohë që mungojnë kostanovakoviqët a dimitrietucoviqët që do të mund t’ ju japin çetnikëve përgjegjen e duhur. Pse për vite të tëra shqiptarëve po iu shuhen adresat e vendbanimeve, duke ua fshirë dhe zhdukur kështu identitetin? Shqiptarët pavarësisht se janë etni në Serbi, një nga 18 etnitë që janë aty, ata rangohen të pestët për nga numri, por të parët për nga diskriminimi. Përse autostrada e palnifikuar të lidhë Nishin me Prishtinën dhe Durrësin nuk merr në konsideratë interesat e banorëve të kësaj treve për të lidhur Prishtinën me Leskocin përmes Medvegjës? Përse qeverisë serbe po i ngutet që t’ i largojë edhe këtë grusht qytetarësh shqiptarë nga kjo komunë? Përgjegjia është e qartë. Serbia po planifikon ta vë në jetë planin B të strategjisë së saj nacionale. Në kuadër të strategjisë së re ruse për Ballkanin, pregaditja e terrenit për dislokimin e një baze ruse në Medvegjë, tashmë është sekret publik. Qendra Serbo-Ruse e spiunazhit në Nish Ka katër vjet (2012) që funksionon e ashtuquajtura Qendër Serbo-Ruse për çështje humane (RSHC), e që në fakt nuk është asgjë më pak se një bazë ushtarake ruse e fshehur. Herë pas herë në këtë bazë atrojnë avionët Iljushin 76, avionët amfibije Be-200, të cilët mund të bartin deri 20 ton ujë, helikopterët KS 32 dhe MI 26. Natyrisht të gjithë këta i shërbejnë mirë propagandës serbe për mbulimin e së vërtetës. Një qendër e ngjashme ka 5 vite që është ngritur edhe në Banjë të Sjarinës e që trajtohet si sekret ushtarak. Sipas burimeve tona, Rusia pretendon që nga objekti gjigant ushtarak i Nishit ta transferoj krejt mekanizmin ushtarak dhe ta dislokoj në Sfircë. Largimi i heshtur i banorëve të këtij mjedisi, jo vetëm i atyre shqiptarë, ka pikërisht këtë objektiv – shndërrimin e gjithë kësaj hapësire në zonë ushtarake. Informatat që posedojmë ne, natyrisht që ato mbetet të verifikohen, flasin për faktin se qeveria serbe ka marrë vendim pro këtij objektivi gjeostrategjik. Ndërkaq mbajtja e tij në sirtarë, të fshehur, sa më larg opinionit publik, nuk do të thotë se projekti mbetet më pak i rrezikshëm. Në këto rrethana, siguria në Republikën tonë cenohet rëndë Baza ushtarake ruse në Sfircë po pregaditet pikërisht në kohën kur në Kapi të Sfircës, disi me burbujë, mediat tona paralajmruan fillimet e punimeve të Pikëkalimit kufitar të bazuar në marrëveshjet e Brukselit. Natyrisht se ky pikëkalim kufitar, në rrethana normale, do të ishte i mirëseardhur, meëq ai do t’ ju shërbente qytetarëve, duke ua lehtësuar vajtje-ardhjet, por edhe ekonomisë në baza reciprociteti dhe me kët edhe ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore. Ndërkaq në këto rrethana, kur po paralajmrohet ngritja e bazës ruse, ç’rol luan pikëkalimi kufitar? Në vijë të drejt ajërore Sfirca me Prishtinën nuk i ka as 40 km, ndërkaq nga ato pozicione, një pjesë e mirë e qyteteve të Kosovës vendosën nën objektivin e grykave të zjarrit, ndërkaq objektivi i raketave me rreze të lartë veprimi arrin edhe bazat ushtarae detare ne Durrës . Sigurisht se kjo bazë ruse po që se lejohet të dislokohet në Sfircë, ajo do të cenonte rëndë edhe sigurinë në rajon, meqë do të shërbente si një trampolinë ruse drejt Adriatikut, aty prej ku qenë larguar nëndetëset ruse në vitin 1968.

Më shumë: http://shqiperiaebashkuar.al/2016/10/baza-ushtarake-ruse-ne-sfirce-cenon-sigurine-ne-rajon/

Mali i Zi ne krize politike dhe presion gjeopolitik…

img_5100-16.jpg


Prof. Dr. Lisen Bashkurti 


Zgjedhjet politike te 16 tetorit 2016 ne Mal te Zi perfunduan me fitoren  e partise se udhehequr nga Milo Gjukanovic.  Gjukanovici njihet si lideri qe beri divorc me Milloshevicin gjate Unionit Serbi-Mali i Zi, si njeriu qe i priu referendumit per pavaresi te vendit te tij, si politikani qe njohu pavaresine e Kosoves, si personaliteti me konsistent pro BE dhe NATO-s.  Mirepo pergjate ketij kursi politik dhe orientimi gjeopolitik, Gjukanovici dhe perkrahesit e tij kane bere shume kundershtare brenda dhe jashte vendit.  Brenda vendit kundershtaret kryesore jane serbet dhe mbeshtetesit e tyre qe ishin kunder shpalljes se pavaresise, kunder njohjes se Kosoves si dhe kunder orientimit pro Perendimore te Malit te Zi.  Jashte vendit, kundershtaret e Gjukanovicit fillojne nga Beogradi, ku bejne pjese lobi milloshevician, nacionalistet serb, grupet e organizatat e cerna rukes, madje edhe vete kisha Serbe.  Ne nivele gjeopolitike, kohet e fundit Mali i Zi i pavarur po perballet me presionin ne rritje direkt dhe indirekt te Rusise se Putinit. Doktrina aktuale e Putinit ka rikthyer agresivisht vemendjen drejt Ballkanit Perendimor.  Ne fokusin Rus jane shtetet e dobeta si Bosnie& Hercegovina; shtetet ne krize si Maqedonia; shtetet dilematike si Mali i Zi; shtetet e reja e te brishta si Kosova. Ne te gjitha keto shtete Rusia mbeshtetet kryesisht te faktoret etnik serb, te aktoret politik pro Rus si dhe te kisha Serbe. Situata aktuale kritike ne Malin e Zi eshte pikerisht si rezultat i ketyre shkaqeve politike dhe gjeopolitike ne Ballkanin Perendimor. Mbas zgjedhjeve te 16 tetorit 2016 kriza be Mal te Zi eshte perkeqesuar. Kundershtaret e pavaresise dhe otientimit pro Perendimore kane avancuar me tutje. Ato po synojne eleminimin fizik te Gjukanovicit me perpjekje metoda kriminale ose permbysjen e tij ne grusht shteti.  Gjukanovici sulmoi hapur segmente nga Beogradi me mbeshtetje Ruse. Vete kryeministri Vucic pranoi implikimin e grupeve kriminale nga Serbia ne ngjarjet e Potgorices. Nga ana tjeter Patriarku i Kishes Malazeze akuzoi Kishen Serbe per terririzem.  Per t’i hapur rruge hetimeve, per  te c’tensionuar situaten dhe njekohesisht per te ruajtur stabilitetin dhe qeverisjen e vendit, Gjukanovic kerkoi doreheqje duke ia kaluar postin e Kryeministrit tjeter kujt, brenda Partise se tij.  Ky veprim i Gjukanovicit eshte menjanim i perkoheshem i krizes se thelle qe kalon Mali i Zi, por jo zgjidhje afatgjate e krizes. Republika e Malit te Zi eshte vendi i vogel i rendesise gjeostrategjije te madhe. Por Republika e vogel nuk mund te perballet e vetme me tere kete koalicion te se keqes, qe nise nga Potgorica e shkon deri ne Beograd e Moske. Mbeshtetja per Malin e Zi lypet te vije nga BE, NATO dhe ShBA. Nese kjo mbeshtetje do te vonoje sot, neser mund te jete vone.

Ekskluzive: Harta e paparë e Shqipërisë së tri detrave! Nga Nishi në Kavall, nga Podgorica në Janinë!

 Një hartë tepër e rrallë dhe e papublikuar më parë në media, sipas kërkimeve të bëra, rezulton me shtrirjen e shqiptarëve në tri dete, Adriatik, Jon dhe në Egje. Në detin Egje nuk e përfshinte vetëm Selanikun, por edhe Kavallën, një qytet i njohur edhe për mbiemrat që u ka dhënë shqiptarëve, nëse nuk ishin shqiptarët që ia dhanë vetë emrin, bazuar në instrumentin muzikor tradicional shqiptarë Kavallin.Po ashtu janë edhe shumë qytete të tjera që sot kanë mbetur në Greqi, tërë krahina e Çamërisë, por edhe një pjesë e Atikës, që ishte e banuar, jo vetëm sipas historisë, por edhe të ish diplomatëve grek, nga shqiptarë autokton, arvanitas. Po ashtu janë Brenda Shqipërisë edhe qytete si Larisa. Ndërsa, pjesë e Shqipërisë etnike ishte edhe tërë Maqedonia e sotme dhe një pjesë e Bullgarisë. Po ashtu Shqipëria shtrihet sipas kësaj harte duke përfshirë Brenda territorit Nishin e sotëm, siç njihej kufiri I Mollës së kuqe, që është përtej Nishit. E tërë krahina e Sanxhakut, që sot shtrihet ën Serbi dhe Mal të Zi, me kryeqendrën Pazarin e Ri (Novi Pazarin) ndodhej brenda Shqipërisë, dhe madje edhe qytete si Podgorica, që sot është kryeqytet i Malit të Zi, ndodheshin brenda etnikumit shqiptar, dhe shtrirjes që bota atë kohë e quante Shqipëri. Shikojeni pra sa jën janë gjymtuar territoret e sotme, sa territore ka marrë Bulgaria, e ve[mas Greqia dhe Serbia, por edhe Mali i Zi është dyfishuar nga dhurimi i territoreve prej fuqive të mëdha Rusisë, Britanisë, Francës etj. Edhe një arsye dhe fakt i pakontestueshëm se pse nuk duhet dhuruar asnjë centimetër Malit të Zi. 

img_8549.jpg

KUSH U HIDHËRUA DHE KUSH U GËZUA DËNIMIT TË GRUPIT SI “DRËNICA | DHE ||”?


img_8550.jpg

Nga :Hysni Gashi



 U hidhëruan të gjithë ata që ishin pjesë përbërëse e UÇK-së,dhe të gjithë ata që e ndihmuan atë.

Ndërsa u gëzuan si zakonisht serbet dhe të gjithë ata që ishin kundër që nga celulat e para të themelimit të saj ne Drenicë.

Nuk është rastësi kjo e fundit sepse këta i quanin celulat e para si grupe terroriste e kriminele sepse kreret e saj që sot po persukutohen,ja prishin kumarin dhe rahatin me serbet .

Pra këta me shumë i dëshirojnë eproret dhe komandantet e ushtrisë dhe policisë serb ne Kosovë,sesa eproret dhe komandantet të FSK-së dhe të policisë shqiptar.

Pra fajet i ka vet Sami Lushtaki,Syliman Selimi dhe të gjithë eproret dhe komandantet e UÇK-së,që nuk i pastruan me kohë shqipfolësit shpinuat bashkëpunëtor të UDB-së,mbetjet e Serbisë që sot po duartrokasin dhe ngrehin dolli bashke me serbet për ndjekjet,arrestimet dhe dënimet që po ju bëhen Çlirimtarëve,themeluesve të UÇK-së,nga montimet politike të rreme të armiqve shekullor të shqiptarve.


E zbulon bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: Ja skandali në celulat e UÇK-së dhe letra që vrau Zahirin

Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1962 në Turuqicë, Podujevë, Kosovë, ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë Vushtrri, Kosovë, ishte nje nder themeluesit e UÇK-s dhe Hero - dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës.


Image result for zahir pajaziti

Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Turuqicë të Llapit më 1 nëntor të vitit 1962, ishte fëmiu i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime(Rudari) Pajaziti.

Nga dyert e kësaj familje kanë dalë ushtarakë që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.

Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij për dashurinë ndaj atdheut.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin akademik 1976-‘77 në Vushtrri.

Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.

Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë.

Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg.

Pasi që kreu shkollën e mesme në Orllan, Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës drejtimin e gjuhës angleze.

Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj në Beograd.

Aktiviteti ushtarak

Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezulltat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.

Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegalës të kordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake.

Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.

Image result for zahir pajaziti


Per te gjithe aktivitetin e tij ndihmen me te madhe ia ka dhene kusheriri i tij Fadil Pajaziti i cili ishte nje biznismen dhe pothuajse te gjithe financimin e ka pasur nga ai.

Vdekja

Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Urdhri Hero i Kosovës

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin Hero i Kosovës.


(Floripress:Flori Bruqi)




Image

Nga Hasan Zeneli 

Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahi Pajazitit, përmes një postimi në facebook ka shkruar për një skandal siç e quan ai ‘skandal’ tek celulat e UCK-së, ku ai ka prezantuar një letër, ku sipas tij ajo letër vrau Zahir Pajazitn dhe burgosi shumë të tjerë, shkruan "Bota sot".

“Opinionit te gjer ne Kosovë e Shqipëri. Këtu kemi te bëjmë me një skandal tek celulat e UCK-se, ku bilanci i tije del pak si i shtrenjtë. Deri me tani, këtë deklarate e kam shpërndarë neper shokët e ish gueriles por jo për opinionin. Kjo cope letre qe po e shihni këtu, vrau Zahirin vet te trete dhe burgosi 23 te tjerë. Nder ta,tre vdiqën nen torturë te armikut , e këta janë Januz Zeneli qe vdiq pas lëndimeve te renda ne burgun e Beogradit. Besnik Restelica po ashtu dhe Sabit Lahu nga fshati Rimanisht , u zhduk pa gjurme nga UDB-ja”, shkruan Zeneli.

Image

U sjellim postimin e plotë të tij pa ndërhyrjen tonë:

Opinionit te gjer ne kosov e shqiperi. Ketu kemi te bejme me nje skandal tek celulat e UCK-se, ku bilanci i tije del pak si i shtrenjet. Deri me tani, kete deklarate e kam shperndar neper shoket e ish gueriles por jo per opinionin.Kjo cope letre qe po e shihni ketu,vrau Zahirin vet te trete dhe burgosi 23 te tjer.Nder ta,tre viqen nen tortur te armikut , e keta jan Januz Zeneli qe vdiq pas lendimeve te renda ne burgun e beogradit.Besnik Restelica po ashtu dhe Sabit Lahu nga fshati rimanisht ,u nzhduk pa gjurme nga UDB-ja. Edhe ne te tjeret, nuk shpetuam leht.


Dikush doli invalid per gjithmone,dikush me kembe e duar te thyera,dikuah me koke te ndar per gjysme e dikush me sy te verbuar.Tash 19 vite , kete e kam bajtur ne vetvete edhe pse shpesh her me kan pyetur familja Pajaziti dhe familja zenullahu.Pas daljes time nga burgu i Nishit,pata shume vizitor...Nder ta, ishte edhe komandanti i ZOLl-t ,se bashku me Qerim Pajazitin ,Bajram Pajazitin,Nazmi Zuken dhe babain e heroit ton Ilir konushevcit. Gjat bisedes, Rrustem Mustafa me pyeti rreth qendrimit ne burg dhe shum ishte kurreshtar te kuptoje se si erdhi deri te ky SKANDAL.

Ju pergjigja me keto fjale; Mire qe jemi dale dhe per me tutje nuk po dua me ju Helmuar. Remi ,kuptoj se qfar deshta ti them. sigurisht se do ti tregoja, pse jo por, ne oden ku pritja njerz,kishte edhe disa njerz te tjer dhe nuk munja ta bisedoja tersine e ketije SKANDALI.Bajram Pajaziti, tha: Mir se ke dal o bashkluftetari i vellaut tim Zahirit. Tani ditet tjera dote kemi kohe me shum per te biseduar . E kuptova se ,Bajrami po dinte diqka rreth SKANDALIT .

Ashtu edhe Baci Sabit Zenullahu me tha: Shyqyr zotit qe na erdhe ketu ne mesin ton dhe sigurisht se ti Hasan din te na tregosh shumqka.Edhe nga bac Sabiti, ne mes rreshtave kuptova se po dijkan diqka rreth ketij Skandali te madh dhe shum tragjik per CELULAT.. Nazmi zuka tha: Koha i sheron plaget! Edhe nga Nazmiu , kuptova se po e njeh pak a do situaten..

Te gjith keta emra qe i permenda, e dijne se qka kan biseduar ne oden time .Nese nuk e dijne, lete kerkojne qe tua leshoj videokameren qe kishim per incizimin e vizites.Pra nese te gjith keta emra qe i permenda,kan harruar,un nuk kam harruar. E din edhe Bajram Pajaziti se qfar i pata thne diten e bajramit te madh ne familjen e tij , kur isha ne te pame per vdekjen e bashkluftetarit tim Zahirit. Nuk eshte gje mshehtesi . Po e deklaroj . Bajram Pajazitit i thash keto fjal: Bajram,ti Zahirin e ke vella, un e kom bashkluftetar.Mua nuk po me shkon per situate qe te flas PARE neper opinion por ti shkel pare.Nje gjysem milioni franga nzvicerrane i ke te un te gatshme .Qite fjalen (Kush e gjen spiunin ) qe vrau djemt ne prit , let vjen ti merr te ti Bajram Pajaziti.

Keshtu i tha edhe Januz Zeneli tani deshmori i kombit.Me keto fjale tani po e perfundoj kete rrefim te pakenshem per opinionin por ky eshte nje rrealitet i kohes.E ndjeva shum obligim qe nga vetja ta heqi kete stres dhe kete mundim te kamotshem dhe kjo qe un rrefeva dhe faktova, eshte vetem nje pjes e vogel faktesh dhe kujtimesh te hidhura te kohes. Un tani po vdes edhe pak dhe nuk dua te i mbetem borgj as kujte,sidomos bashkluftetarit tim Zahir Pajazitit.Ketu tani, kan te drejten e mbrojtjes te gjith ata qe ishin akteret e kesaj ngjarje shum te rende HISTORIKE.. ...



dt:25.10.2016,Prishtine.


Avni Ajeti: Zahir Pajaziti i zgjenjyer me “Shtabin e UCK se ne Diasaporë”

Avni Ajeti: Zahir Pajaziti i zgjenjyer me “Shtabin e UCK se ne Diasaporë”


Zahir Pajaziti Komandanti dhe arkitekti i UÇK-së! Unë e kuptova kush ishte Zahiri kur isha vetem 17 vjeqar. Sot çuditem se si edhe pas 15 viteve të lirisë ende nuk është mbajtur një tryezë e rrumbullakët shkencore e të flitet për luftën dhe strategjinë e tij?!…

Me komandantin dhe strategun Zahir Pajaziti jemi njohur në vitin 1994 përmes vllait tim Nazmi Ajeti. Nazmiu më kishte thënë në telefon se nëse dëshiron me ardhë në Tiranë, para se të nisesh shko në Orllan dhe takoje nje person me emrin Zahir Pajaziti. E takova Zahirin dhe po atë dite të dytë së bashku kemi udhëtuar për në Tiranë. Pas dy ditësh qëndrimi vjen ne Tiranë vëllau im Nazmi Ajeti. Aty së bashku me Zahirin dhe vëllaun tim kemi qëndruar rreth katër muaj.

Gjatë kësaj kohe Zahiri ka pasur takime vetem me Nazmi Ajetin (kordinatorin) i cili ky i findit i kishte propozuar që të fillojmë me aksionet më masovike kundër forcave serbe. Qëllimi i Zahirit dhe shkuarja në Tiranë ishte të kërkojë ndihmë në logjistikë dhe mjete materiale. Pas katër muajve qëndrimi në Tiranë jemi kthyer në Kosovë dhe që nga ajo kohë kemi qenë të pandashëm. Në ndërkohë vëllau im Nazmi Ajeti kishte fluturuar për në Zvicer ku edhe kishte lidhur kontakt me Ismet Abdullahun. Pas takimit në mes Nazmi Ajetit dhe Ismet Abdullahut, Ismeti kishte organizuar kontakte me Ali Ahmetin edhe Xhavit Halitin. Komandanti dhe arkitekti i UÇK-s Zahir Pajaziti (para se ta njiha une) kishte kryer një numër të madh të aksioneve guerile dhe jo rastësisht quhet si atentaori më i madh Shqiptar i të gjitha kohrave. Vlenë të theksohet sulmi që e kishte bërë ndaj një polici serb i cili e terrorzonte popullatën. Aksioni ishte kryer në vitin 1993 nga vetë komandnti dhe arkitekti i UÇK-s Zahir Pajaziti. Pasi që ishte i vetëm ne aksion, mund ta quajm si sukses jo i plotë sepse për fat të keq kishte shpëtuar ai polic. Organizoi shumë takime me qëllim për të zgjëruar rrjetin e tërë territorine Kosovës dhe u shtrua nevoja për bashkëpunim. Antëtaret e shtabit Qëndror te UÇK-s ishin: Zahit Pajaziti, Rexhep Selimi, Nait Hasani, Sokol Bashota, Luan Haradinaj, Lahi Ibrahimaj. Mund të ishin edhe dikush tjetër por që mua nuk po më kujtohen.. Të gjitha mbledhjet dhe takimet koordinoheshin në Prishtinë dhe i vetmi shtab Qëndror i cili vepronte në nivel të Kosovës ishte ai me qendër në Prishtinë. Aty janë ndarë detyrat dhe përgjegjësitë e secilit. Zahiri me punën dhe seriozitetin e tij ka fituar besimin tek të tjerër dhe me kënaqësi e pranuan si komandant. Vendimet për sulmet kundër stacioneve të policisë dhe njesive ushtarake serbe janë marrë nga shtabi qëndror.

Takimi i Zahir Pajazitit me Azem Sylen pak kohë para rënjes së tij kishte zgjatur vetëm afër 3 minuta. Azem Syla iu kishte prezentuar Zahirit si Komandant?!… Zahiri ishte zhgënjyer aq shumë saqë pas kthimit të tij në Kosovë, si në humor na u drejtua, a mund të çlirohet Kosova me luftëtarë që jetojnë 1500 km larg krismës së pushkës së UÇK-së?!… . Nga ata ka kërkuar vetëm mbështetje financiare. Vetëm 7 kallasha, 5 revole, nje pushkë 48. Avni Ajeti si në humor thotë se, të gjitha këto ndihma kanë kushtuar afër 10. 000 euro dhe nëse janë të interesuar për ato para po jua kthej ish LPK –së!!! Pra ndihma ishte simbolike për dallim me kerkesat që ishin ne atë kohë në terren.

Unë e kuptova kush ishte Zahiri kur isha vetem 17 vjeqar. Sot çuditem se si edhe pas 15 viteve të lirisë ende nuk është mbajtur një tryezë e rrumbullakët shkencore e të flitet për luftën dhe strategjinë e tij?!… Ose të merret akademia e shkencave të Kosovës për këtë figurë emblematike që është e pandashëme me UÇK-në dhe ta studioin filiozofinë e luftës guerile të Zahirit. Përgjegjësia kryesore bie mbi instutucjonet e Kosovës e në veqanti tek krahu i luftës .

Personalisht cmoj shumë punën e çdo veprimtari si brenda poashtu edhe jashtë vendit pa dallim ideologjie partiake. Jam mëse i bindur se, çdo shqiptar që ka dhënë kontriburt për vend të vetin, e ka për obligim moral dhe kombëtar. Sa e turpshme që shumë të tjerë dëshirojnë të bëjnë karrierë në emër të vlerave të luftës dhe te UCK-së. Gjatë një takimi që kishin Nazmi Ajeti, Ismet Abdullauhu, Ali Ahmet, dhe Xhavit Haliti u akorduan që të krijojnë një fond nga bashkatdhetarët që ta ndimonin Zahirin me logjistikë. Dhe mu këtu filluan të lindin disa probleme, filluan t´i kushtëzojnë operacinet guerile dhe vendosjen e njrëzve të tyre në teren.

Për mua Zahir Pajaziti është guerilasi me te shquar ne Ballkan. I qendroi stoik idealit te lirisë deri ne momentet e fundit te jetes se tij. Me nje moral te pathyeshum dhe pjekuri te papershkruar mbante dashurinë dhe dhembjen ndaj atedheut dhe shokve qe do ti udhehiqte ne aksion. Veshtrimin qe pas cdo aksioni shendrrohej në buzëqeshje të lehtë. Pra, le të jetë në ndergjegjeje te atyre që e kanë për obligim të shkruajn historinë që figuren e Zahir Pajazitit mos ta anashkalojne sepse gabojnë rendë. Ne ndaj Zahir Pajazitit ndiejmë përgjegjësi morale dhe kombëtare që me rrefimet tona ta përshkruajmë dhe zbardhim një epokë. Epokë që përfeshinë idetë e para, krijimin dhe veprimin e një force të armatosur, UÇK-në me Komandantin e vërtetë te saj. Atë që e krijoi embrionin e parë të një ushtrie, guximin dhe strategjinë te cilën na e la amanet neve që do të vazhdonim në të gjitha fazat e saj si në atë guerile dhe frontale.

Mendoj se do të kaloj kohë e gjatë derisa e vërteta do të thuhet, mirpo çka ka rëndësi të veqantë është se tash po vije fundi i një enigme të pasqaruar deri më sot. Kemi protogonistë të cilët ma fakte dhe me dëshmi na sjellin tek ajo që me gjithë gojën mund të themi se Zahir Pajaziti ishte Komandanti i parë i Shtabit Qendror të UÇK-së i cili ishte i vetmi shtab vendimarrës brenda Kosovës. Nuk përjashtohet mundësia që jashtë Kosove kishte shtabe po ato nuk kishin ndikim apo urdhërdhënje brenda Kosovës. Kemi edhe ata pjesën e atyre që thonë se nuk kishim Komandant por ishim të barabartë në vendimmarrje disi është e pa argumentuar edhe si duket më shumë është një mbulim i një pluhuri të lehtë që kjo periudhë në Historinë të mbetet e tillë ndoshta edhe mund të jetë ashtu siq kanë thanë ata por hulumtimi i bërë për shumë kohë sjellë fakte të mjaftueshme që Zahiri ishte Komandanti.

Ne asnjë mënyrë nuk duam që të ngatërrojmë Komandantin Legjendar Adem Jasharin që është i papërsëritshëm dhe është shembulli më tipik i dashurisë për të dhënë jo vetëm vetëm jetën e vet po shkrirjen e gjithë familjes vetëm që liria të vije. Sublimja e Komandantit Legjendar mbetet në piedestalin më të lartë, por çka ka rëndësi për tu theksuar se, kjo pjesa e dytë që nga Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli e shumë të tjerë nuk e njohin si Komandant asnjërin nga ata, fjala është për udhëheqës, pra ata i njohin por vetëm si ish komandant të zonave të tyre, por deri në rënien e Ademit mund të themi se kishim vetëm dy Komandat, Zahir Pajziti edhe Adem Jashari. Pra Zahir Pajaziti kishte bërë shtrirjen në grupeve guerile në tërë territorin e Kosovës, kjo vërtetohet me atentatin e kryer kundër ish rektorit të dhunshëm, sepse ishte bërë me urdhërin e tij. Pra të bësh atentat në mes Prishtinës në rektorin këtë urdhër mund ta jipte vetëm Komandanti.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...