Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/27

Gjeneral Fatmir Limaj: Kjo seancë po e dëmton shtetin

Image result
Fatmir Limaj, nga Nisma për Kosovën tha se seanca e sotme është dashur të bëhet shumë vjet më parë, pasi sipas kjo seancë në këtë periudhë po e dëmton shtetin.

Sipas tij, asnjë parlament në botë nuk flet pas vendimit të gjykatës.

“Prej shumë gabimeve që kemi në këtë drejtim dhe në shumë çështje po bëjmë një gabim me vetëdije, e dimë që kjo seancë po i dëmton ata dhe s’po i ndihmon njerëzve”, tha ai.

“E kemi kthyer këtë mbrojtjen e UÇK në bazë individuale dhe familjare. Kjo nuk i intereson shtetit. Secili familjar të interesohet për të vetin. Akuzat e UÇK-së shteti ka për detyrë që t’i mbrojë, jo të individëve”, tha ndër të tjera ai.

Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk e ka dërguar ndonjë avokat që të mbrojë interesin publik të shtetit dhe të luftës Çlirimtare të Kosovës.

Limaj përmendi masakrën e familjes Deliaj, për të cilën tha se nuk është hetuar dhe dënuar askush.

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku kërkon nga Donika të tregoj pse është larguar nga AAK-ja

Izmaku kërkon nga Donika të tregoj pse është larguar nga AAK-ja

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku para se të flasë për debatin për të cilët edhe janë mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme kërkoi nga kolegia e saj Donika Kadaj-Bujupi për të treguar se në cilësinë e cilës parti po flet.

“A munesh me na kallxu në emër të cilës parti po flet AAK-së apo Vetëvendosje. Dhe a mundesh me na tregu pse ke ikë nga AAK-ja, të kanë larguar apo??”, tha Izmaku

Donika Kadaj Bujupi duke iu përgjigjur deputetes nga PDK-ja, Xhevahire Izmaku ia ka përmendur ndryshimin e mendimit në lidhje me votimin për Gjykatën Speciale.

Por, Izmaku ia ka përsëritur pyetjen Kadajt-Bujupi arsyen pse është larguar nga AAK-ja.

Në këtë debat ka reaguar deputeti Fisnik Ismajli, sipas të cilit nuk ka rëndësi arsyeja e largimit të Kadajt-Bujupi me atë çka po diskutohet sot.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke shfaqur hipokrizi në lidhje me dënimet e luftëtarëve të UÇK-së për krime lufte.

Kadaj-Bujupi konsideron se është presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po ua hapë derën akuzave për UÇK-në, duke u përkulur para pllakës përkujtimore të serbëve, për të cilët tha se është kryer gjenocid.

“Shumë nga këta deputetë të cilët sot shtiren se janë të shqetësuar me atë se çka po ju ndodh ushtarëve të UÇK-së janë të njëjtit që kanë votuar , prej kohës janë distancuar nga UÇK-ja ashtu sikurse Hashimi sa herë përmendej Gjykata Speciale”, tha Kadaj Bujupi.

Ajo tha se sot deputetët e Kosovës sot po shtiren, derisa ka shtuar se asnjëherë Kosova nuk kanë ngritë padi për të dëbuarit në luftën e Kosovës.

Ajo ka ngriti pyetjet se sa individë serbë janë arrestuar për krime, masakra e përdhunime gjatë luftës së Kosovës.

“Ndërkohë që në Prishtinë po dënohet UÇK-ja, në Serbi arrestohet një shqiptar”, tha ajo.

Gjeneral Anton Anton Quni : Vullnetarisht do të mbaja një pjesë të burgut, në vend të Sylejman Selimit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se do të mbante një pjesë të dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit.

Quni: Do të mbaja një pjesë të burgut të Sylejman Selimit

“Vullnetarisht do të mbaja një pjesë të burgut, në vend të Sylejman Selimit”, ka thënë ndër të tjera Quni.

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca : UÇK-në e kemi përdhos duke mos e mbrojtur pas luftës


Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në debatin për vlerat e UCK-së që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar drejtësinë ndërkombëtare, për siç ka thënë anshmërinë sa i përket krimeve të serbëve dhe ka qenë e zellshme të gjykojë krimet që kanë bërë shqiptarët.

“Kur është puna për krimet që kinse i ka kryer UÇK-ja, ndërkombëtarët udhëhiqen nga parimi ‘të gjendet gjilpëra në kashtë’ kurse sa i përket krimeve të Serbisë në Kosovë ata udhëhiqen prej principit ‘ujkun pe shoh por nuk po i shoh gjurmët askund’. Dëshmi ka me bollëk se kush ka kryer krime në Kosovë”, tha Konjufca.

Por, ai fajin kryesor ua lë institucioneve të vendit që nuk e kanë mbrojtur UÇK-në.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Prof.Dr.Bekim Haxhiu-Kamishi : Ushtarët e UÇK-së janë dënuar për shkak të shpifjeve


Image result for bekim haxhiu
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Prof.Dr.Bekim Haxhiu-Kamishi  ka drejtuar akuza ndaj VV-së se kanë hartuar raporte kundër UÇK-së.
Haxhiu tha se shpifjet e kanë mbuluar të vërtetën e ushtarëve të pastër si liria e Kosovës, transmeton KP. “ Jo vetëm vendimi por i tërë procesi është i montuar, jo vetëm ky proces, por të gjitha ndaj ushtarëve të UÇK-së janë montuar dhe dorëzuar në EULEX. E kam thënë se EULEX ka huq në drejtësi”, tha Prof.Dr.Bekim  Haxhiu-Kamishi.

BE kërkon nga deputetët të mos i kontestojnë vendimet e gjykatave

Zyra e BE-së tha se deputetët duhet që ta kenë në konsideratë ndarjen e pushteteve dhe të mos përzihen në vendimet e gjykatave.
BE kërkon nga deputetët të mos i kontestojnë vendimet e gjykatave
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të përmbahen nga thirrjet që vënë në pikëpyetje vendimet e gjykatave.

Zyra e BE-së tha se deputetët duhet që ta kenë në konsideratë ndarjen e pushteteve dhe të mos përzihen në vendimet e gjykatave.

“Në një demokraci, parlamenti është vendi për debat politik rreth çështjeve kryesore në interes të njerëzve. Ky debat megjithatë duhet të bëhet gjithmonë në respekt të plotë të ndarjes së pushtetit të gjyqësorit, ekzekutivit dhe legjislativit, si themele të demokracisë. Zyrtarët e zgjedhur dhe autoritetet publike, përfshirë edhe deputetët, duhet që megjithatë të përmbahen nga thirrjet që vënë në pikëpyetje vendimet e gjykatës pasi që zbatimi i sundimit të ligjit kërkon respektim të pakusht të vendimeve të gjykatës dhe ndarjes së pushteteve”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së .

Thirrja erdhi në ditën kur deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen në një debat të iniciuar nga deputetët kryesisht të partisë në pushtet, PDK, për ta miratuar një rezolutë kundër vendimit të gjykatës me të cilin vërtetohet dënimi ndaj disa ish pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Kosovës, përfshirë një ish- ambasador, një deputet dhe një kryetar komune.

Tensione në Kuvend



Gjatë fjalimit të shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjfuca, i cili lexonte një deklaratë të Sami Lushtakut pasi është dënuar, ka reaguar deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku, i cili ka shkuar te foltorja, dukei thënë se vet Konjufca i ka thënë kriminel Sami Lushtakut.
                                                      














Për ta qetësuar situatën kanë reaguar deputetë të tjerë të PDK-së dhe të
Vetëvendosjes, përfshi edhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
Image

Feride Lushtaku, bashkëshortja e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, ka reaguar pas dënimit prej 12 vjet burg që i shqiptoj gjykata bashkëshortit të saj një ditë më parë.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj me këtë dënim duke i quajtur gënjeshtra të montuara faktet që quan në dënimin e burrit të saj.
Flet gruaja e Sami Lushtakut
Lexojeni të plotë postimin e Feride Lushtakut:

“Forcën dhe krenarin tënde smund ta mposht as ky dënim i pamerituar. Një fjalëe urt popullore thot ‘buka jote të vret’ e sot po bindem që kjo qenka e vërtetë . Turp Jetullah Behrami për gënjeshtrat që ja montove gjith familjes ton, dikur ishe miku ynë e sot zgjodhe të jesh armiku ynë me dëshmi të rrejshme. E përfundove “Misionin e Serbis”. Mos i thuaj vetit Shqipëtar”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...