Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/11/22

Esse nga Përparim Hysi

Gjashtë "binjakët" të Bajame Hoxhës (Çelikut)
                             (ese)
Nga  Përparim   Hysi
Nuk mbaj mend se cili prej shkrimtarëve të huaj, i quajti librat që kish shkruar; fëmijët  e mi! Unë i besoj këtij  pohimi kaq metaforik dhe, pse i besoj, po metaforikisht i quaj librat e poetes  Bajame Hoxha si gjashtë fëmijët e saj binjakë. Se gjashtë libra , njëherësh, promovoi kjo shkrimtare në një nga sallat e  Muzeut Kombëtar. Pesë prej tyre qenë me poezi dhe një roman voluminoz. Në një farë mënyre, po metaforikisht, ky vit për Bajamen  është pak si i veçantë dhe unë do ta quaja pa pikë hezitimi si "viti i Bajames".
                                                   *     *    *  
Po për ta sjell më afër lexuesit profilin e saj si poete dhe shkrimtare, është e nevojshme që në "vija të trasha", t'u them lexuesëve se kush është Bajame Hoxha (Çeliku).
Qysh 11-vjeçe ka njohur peshën e madhe të vuajtjeve. Ka qenë e internuar  në Savër të Lushnjes, në një nga "Gulagët" made in Rusi, që "Enveri inë" diti ta ngrejë në apogje këtë persekutim aq çnjerëzor. Në internim ka qendruar plot 33-vjet dhe kushedi sa do vazhdonte ky kalvar i mundimshëm, nëse nuk do ndodhte përmbysja e regjimit. Bajamja u poq, por nuk u dogj  në gjithë atë mori persekucionesh e privime që, veçanërisht, në vendin tonë qenë nga më të zezat. Por Bajame Çeliku qe nga ato soj  familjesh që i takon një fare elite. Fara elite çan dhe gurin dhe bleron. Kështu ndodhi dhe me Bajamen: lexuese pasionante e letërsisë, ajo, pak nga pak,  ndjeu që diçka i lëvrinte përbrenda. Provoi të shkruante, por si me të vërtetë të dilte në"mejdanin" ku për Bajamen e CO... "mejdani i të shkruarit dhe të botuarit, qe mbushur plot me "Molla të ndalueme" si për atë punëtorin mitik të Migjenit. E ndjente zemrën që të lodronte si një zokth, tek u gëzohej atyre vjershave që shkruante, dhe mbytej në psherëtima. Por... për mos u zgjatur.
                                                         *    *   *  
Kjo "llavë poetike" e  Bajames mundi ta çajë magmën dhe të shpërthejë, kur erdhi demokracia. I pari që vuri re talentin e kësaj poeteje, qe Poeti Faslli Haliti që, tek u bë "nuni" i saj, u shpreh: -... Po ti çele vonë, moj Bajame! Me dy fjalë, Faslli Haliti, ka thënë shumë. "Çelja" vonë, ka domethënie të madhe. Dhe, pas këtej,"llava poetike" e Bajames shpërtheu me gjithë bukurinë e nxehtësinë e saj. Bajamja ka një kontribut me vlerë në Letërsinë SHqipe. Sado që ka hyrë vonë në fushën e letrave, ajo jo vetëm deri tani ka botuar 17 libra, por dhe është e përkthyer në disa gjuhë të huaja. Veç kësaj, vetëm në Lushnje, në vitin 2012 (Lushnja qe qyteti i saj i vuajtjeve), është vlerësuar me tri çmime:
"Libri më i bukur i vitit" (ëshët fjala për librin "Diku aty"; çmimi i"Karrierës" dhe çmimi"Vath Korreshi". Në Bruksel (atje banon familarisht), për kontributin që ka dhënë si mësimdhënëse për gjuhën shqipe falas (këtë punë e ka bërë për 11-vjet rresht), ka  marrë medaljen"Mirënjohja,NAIM FRASHËRI". Në vitin 2014, ka marrë "Mirënjohje" nga Minsitria e Diasporës së Kosovës" si dhe nga "Deklarata e Pavarësisë së Kosovës".
                                                              *    *   *  
Duke besuar se deri-diku e kam afruar sado pak, profilin letrar të Bajames, dua që të shpreh ca mbresa që përjetova në promovimin (një bum  u vërtetë letrar i kësaj Poeteje).
"Gjashtë binjakët" u "pagëzuan" në një nga sallat e Muzeut Kombëtar. Në panelin që drejtonte promovimin, përveç autores, rrezatonte me profilin e  një ikone të vërtetë, Artistja e Popullit, Margariata Xhepa. Në krah tjetër, një aktor tjetër,Aqif Ademi dhe tjetri që plotësonte "panelin" qe poeti Qazim Shehu. Ky,Qazim Shehu, qe si"arkitrau" që mban "çatinë e shtëpisë": pothuajse ka bërë gjithë redaktimet e librave të Bajames apo ca më saktë: u "preu kërthizën" të"Gjashtë binjakëve".
Kur flas për panelin, duhet të jem i drejtpërdrejtë: edhe plateja nuk e hante thatë. Nuk marr përsipër që t'i nominojë një për një, por nuk  mund të lë pa përmendur, Heronë e Popullit, Rrahman Paarllaku që,sado 97-vjeçar, ndoqi gjithë promovimin. Po kështu një personalitet, sa e njoh unë, ishte zotëria Shefqet Hoxha apo ca më tutje Doktore, në Fushën e letrave si zonjusha,KLARA KODRA dhe të më falin të tjerë që nuk i përmend,kjo ndodh nga mosnjohja ime.
Ligjëratë kryesore e mbajti Poeti Qazim  Shehu dhe, padyshim, qershitë mbi tortë qenë dy aktorët: Margarita që rrezatonte dritë dhe zotëria Ademi. Margarita recitoi mbi 6 poezi të autores dhe Aktori Ademi disi më pak, por që të dy e ngritën adrenalinën të të gjithë pjesëmarrësve. Shkrimtarja dhe përkthyesja, MERI LALAJ, me fjalën e saj elokuente bëri një analogji me  bashkkshtorten e Osip Madelshtajnit,Nadjezhdën(dhe ky u persekutua nga regjimi stalinist) dhe e sugjestinuar nga poezia e autores, recitoi një nga poezitë e saj. Zyba Hysa me fjalën  e saj bëri thirrje për harmoni e miqësi në shoqëri dhe, mandej, protokolli u prish: kush e kush donte të fliste, se, secili, kishte se çfarë të thoshte. Kur flas për këtë "prishje protokolli", ndihem, me të vërtetë mirë: prishje të tilla pastë dhe në promovime të tjera. Për vlerat artistike të poezive të Bajames, një vlerësim elokuent, bëri, i kudondodhuri, Albert Zholi.
                                                     *    *   *
Edhe unë qeshë një nga folësit. Por, tek pashë gjithë ata që donin fjalën, i rashë fjalës sime dhe e "qetha" jo karre, por zero. Atë që nuk e thashë për arsye subjektive atje, po e them në këtë "ese" timen.
Me ato që ka hequr në atë "Gulagun" e Savrës në Lushnje, për autoren mund  të  thuash ato  që shkruante Pushkini:" U tretën ëndrrat rinore/ si vesa e një reje mëngjesore". Kurse për vuajtjet e saj në atë  kamp përqëndrimi, Lermontovi do të shkruante: "... dhe pisha shprehte pikëllimin".  Bajamja e vuajti këtë persekutim për plot 33-vjet.Aq rrojti dhe Krishti dhe e kryqëzuan. Bibla thotë që u ringjall. Po hajde  dhe mos beso qoftë dhe ateist si unë. A nuk u ringjall Bajam Çeliku pas 33-vjetësh. Jo vetëm u "ringjall", por vuajtjet i ktheu në vargje dashurie. Ajo "çelja vonë" made in Faslli Haliti, më kujton atë lirikun e madh rus, Eseninin që Gorki, para të gjithëve, e quajti "luleshtrydhja që çeli në janar" dhe, mandej, po Gorki:"Organ i lindur për poezi". Po Bajamja a nuk qe"luleshrydhja që çeli në Janar?",se si mund të botonte kjo "luleshtrydhe", kur nga kupola u hodh postulati:- Botimi i një libri është si të kesh një armë.Të jap apo nuk  të jap leje!  Letërsia qe "militare" dhe, pa një leje të tillë, matu me hijen e mëngjesit. Bajamja në internim u rrit; atje krijoi familje, me Gani Hoxhën që, siç u tha nga një folës  i asaj ane( nga Tropoja ka qenë Gani Hoxha), ishte nga familjet patriote dhe atdhetare. Për fat të keq, bashkëshorti i Bajames, Gani Hoxha, ndërroi jetë nga një atak kardiak.
Gjithë  dhimbjen  për Ganiun si bashkëshort dhe si prind  ajo i ka derdhur në vargje. Në një nga vjershat e dhimbshme, kjo dashuri për të shoqin ka një kulm të bukur:" e  "vazhdon dashurinë" duke i puthur pllakën e mermertë tek varri.
Dhe mund  të thosha dhe shumë fjalë të tjera për këtë autore kaq prodhimtare, por, tek dua ta mbyll, nuk kam se si mos recitoj dy vargje nga i madhi, Saadi: " Një zonjë e bukur që skuqet, kur flet/ të shoqin të  varfër e  kthen në mbret". Unë bëra pak improvizim,duke e "vjedhur" fare haptas Saadinë e madh,dhe recitova:
          "Bajamja e bukur që skuqet kur flet
          Me vargje Ganinë e ndjerë , e ktheu në monument!
          O Gano,- i thotë,- më sheh a më dëgjon
          Kam shkruar kaq libra për dashurinë tonë
          Janë mbledhur kaq shumë në këtë promovim
           Po ti ku je, o i shtrenjti im!
          E di që më sheh ( po nuk ka se si?)
         Në një  gëzim  të tillë, nuk mungon ti.
          Ta dish, o i dashur, më mungon aq  sa
           Sa mua më duket se kam veç një krah.
            Ulem në dhomë dhe veç shkruaj vargje
            Për ty, o i dashur, kam mbushur plot një magje.
           Ti më mungon, por unë shkruaj e shkruaj
            Se dhimbjen e zbutë, kur me  të tjerët e ndaj.
Me "fëmijë" të tjerë apo dhe me "binjakë" të tjerë, Bajame Hoxha (Çeliku)!
                              Tiranë, 22 nëntro 2016


2016/11/21

Letër nga Rexhep Shahu(2)

Rexhep Shahu

Kolonja – Republika e Stalinit

Nuk e dija, sot e mësova nga miku im Izeti se ushtaraku anglez Dejvis Smajli e paska quajtur Kolonjën e famshme Republika e Stalinit në librin e tij shkruar për kohën e Luftës së Dytë Botërore kur ai ka qenë në Kolonjë si misionar anglez gjatë kësaj lufte.
Jam shumë i dobët në histori.
Këtu në Republikën e Stalinit fiton gjithmonë e majta padyshim, nuk mendohet të humbasë e majta kurrë, ndaj PD bëri mirë që nuk u përfshi në zgjedhje.
Për ta qetësuar veten dhe justifikuar PD që nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale për kryetar të bashkisë Kolonjë, vetëm për kaq më duhet kjo histori me Republikën e Stalinit. Ndaj nuk kam ndërmend të investigoj si e pse e qysh mbeti Kolonja Republikë e Stalinit. Veç duhet ta dije lexuesi se mbeti e tillë nga dashuria e pakufishme e kolonjarëve komunistë për baba Stalinin, dashuri që nuk di të plaket as të shuhet, por nxjerr xixa sa herë ka zgjedhje.
Republika e Stalinit qënka pagëzuar nga ushtaraku anglez që në kohën e luftës nacionalçlirimtare, kur ky anglez ka qenë misionar në Shqipëri dhe kanë ngritur brigadën e parë sulmuese të Mehmet Shehut në Vithkuq.
Republika e Stalinit, kala mbi kalatë e pamposhtura të komunizmit qysh kur në Vithkuq u krijua brigada e parë partizane që u vesh e mbath nga anglezët sikur të ishin pjestarë të ushtrisë angleze, ani se edhe kryeministri inë i sotshëm i akuzon anglezët e atëhershëm se sollën këpucë të një këmbe dhe ia kanë borxh atij këpucën e këmbës tjetër…
Mos marrja pjesë apo tërheqja e PD nga zgjedhjet farsë në Kolonjë - Republikën e Stalinit është vendimi më i drejtë, i mençur, i pjekur dhe serioz që ka marrë Partia Demokratike rreth zgjedhjeve dhe për këtë duhet falënderuar Lulzim Basha që nuk u flliq në këtë farsë.
Por nuk duhen bërë akuza për blerje e shitje votash. Jo! Kolonja është Republika e Stalinit dhe ajo nuk e tradhëton Stalinit, nuk shitet e blihet me para.
Nuk ka pse shkon PD në Kolonjë, atje ku ende aktualisht ngrihet madhështore shtatorja e baba Stalinit në mendjen e kolonjarëve që jetojnë në Kolonjë.
Ndërsa kolonjarët që jetojnë në Tiranë dhe janë një faktor i dorës së parë në metropolin tonë, e kanë hedhë në erë Stalinin sapo ata kanë ardhë në Tiranë dhe janë kampionë demokracie.
Në Tiranë kolonjarët nuk e durojnë e as e lejojnë Stalinin, ndërsa në Kolonjë e duan ta kenë.
Që ta kenë baba Stalinin në Kolonjë duan shumica e kolonjarëve që jetojnë në Tiranë. Se po të duan kolonjarët e Tiranës, asnjë thërrime nuk i kishte mbetur Stalinit dhe republikës së tij në Kolonjë. Por kanë leverdi disa kolonjarë të Tiranës që Republika e Stalinit të lulëzojë në Kolonjë.
Pse nuk e do dhe nuk e duron Edison Ypi, lokomotiva e kolonjarëve të ditur të vendit, kjo nuk do të thotë se nuk e duan baba Stalinin në Kolonjë një shpurë majtiste e kolonjarëve të Tiranës që marrin përsipër të qeverisin edhe Kosovën e jo më Shqipërinë.
Kolonjarët e Tiranës janë tjetër, janë ajka, janë etalon demokracie, kulture, qytetërimi.
Por e duan muze të pacënuar diktature Kolonjën - Republikë të Stalinit, e duan që të jenë atje ca njerëz që nuk duhet të dinë se bota ka ndryshuar e ndryshon, që duhet të ruajnë shpezët e egër që të shkojnë e të gjuajnë bijtë tanë të Tiranës kur të kenë nge në Republikën e Stalinit.
Kurrë PD nuk ka vepruar më me mend se kësaj radhe që ia fushën bosh Partisë Socialiste dhe një partie të vogël të majtë.
Kolonjarët e Tiranës, sipas poezisë së Nolit të shpikur janë për ministra, për udhëheqësa.
Kolonjarët e Kolonjës i bie të jenë muzhikë që s’e tradhëtojnë baba Stalinin..
Kolonjarëve të Tiranës ashtu u duhen kolonjarët e Kolonjës, nuk u duhen të ndryshuar.
Kolonjarët e Tiranës ndonëse bëjnë garë të fortë e të padukshme mes tyre se kush është penë më e fortë, se pena të forta kolonjare ka shumë, se kush i hyn më në gji partisë dhe shokut Edi, apo partisë dhe zotit Basha, bien në një mendje heshturazi se lokomotivë të dijes e guximit kanë Edison Ypin, siç më thoshte para ca kohësh një taksist kolonjar që më rrëfente se si talleshin kolonjarët me tironsit e gjizës, se si kolonjarët kanë sjellë qytetërimin në Tiranë.
Rroftë Kolonja - Republika e Stalinit!

Letër nga Rexhep Shahu(1)

Rexhep Shahu

Suvatimi e bojatisja e diktatures

Bunkera te tille muze te diktatures, qe i quan kryeministri si ai qe njoftoi edhe zotin se inauguroi te MInistria e Brendeshme, ka plot neper Shqiperi, neper Tirane dhe gjithe qytetet e Shqiperise. Po nuk jane keto ato deshmite tronditese te diktatures, nuk jane, vendstrehimet nen qytete ne rast sulmi ne kohen e diktatures, ato deshmite tronditese te diktatures. Jo, ato jane vendstrehime qe edhe sot ne rast te ndonje sulmi, i pari qe vrapon me ruajte bythen aty eshte kryeministri me ceten e tij.
Po i kujtoj kryeministrit dhe te tijve qe po kujtojne se ia gjeten rrenjet historise dhe e demaskuan diktaturen se gjithe qyteti i Kukesit aq sa eshte jashte mbi toke eshte edhe nen toke. E ka ndertuar Enver Hoxha, frika dhe mania e tij. Ne Kukesin e nendheshem jane gjithca qe i duhet nje qyteti te mbidheshem. Nuk po i lene radhe njeri - tjetrit turistet duke vizituar Kukesin e nendheshem nga ftesa e kryeministrit...
Eshte ne Kukesin e nendheshem edhe komiteti i partise, ai ekzekutiv, radio Kukesi, divizioni, spitali etj etj.Po s'ka foto te Enverit ne mure, as te Ramizit, as te Nexhmijeve...
Eshte edhe nje zyre per kryeministrin Rama atje nen toke...
Ne Radio Kukesi nen toke eshet edhe edhe nje radio tjeter, nje godine tjeter radioje.
Keto qe shet per zbulime, per muze diktature kryeministri nuk shiten as per librat me ilustrime per femijet e kopshteve.
Kryeministri e ka vetem nje qellim ne keto raste, te laje mut me shurre, te shkruaje media e huaj sikur ai po ben namin, po ben vrima ne uje, po suvaton diktaturen. Se kryeministri ine ka qellim ne vetvete te binde te huajt se eshte njesh fare.
Nese do muze diktature kryeministri apo edhe ambasadori amerikan qe shkoi ne Spac, le ta bejne muze se e kane te gatshem burgun e Tiranes, aty ku kane vdeke shume here me shume ne tortura se sa ne Spac a Burrel apo kudo tjeter shqiptaret e denuar nga diktatura.
Le ta bejne muzeun e diktatures edhe ne Tirane dhe atehere do ta shohe se sa vizitore do te kete. Pak njerez, edhe pse duan, munden te shkojne ne Spac, a Tepelene apo ne kampet e Lushnjes. Te burgu i Tiranes shkojne te huajt natyrisht, se eshte afer, nese ne muret e burgut, ne muret e kaushave nuk vendosin piktura te Edi Rames por i lene zingjiret ku varnin te burgosurit ne tortura sic kane qene, i lene morrat sic kane qene, i lene mutat sic kane qene...
Krahas Spacit, Burrelit dhe muzeve te tjera, e ka me lehte kryeministri qe ta beje muze te diktatures varrin e Enver Hoxhes, piramiden varr qe po na fut brenda te gjitheve qe eshte mu ne mes te Tiranes dhe mund te kete vizitore edhe nga planeti Mars. Beje muze diktature piramiden.
Beje nese ta mban zoti kryeminister dhe mos tall menderet duke na u shite edhe si denoncues i diktatures. Ende nuk ia ke preke as koren e pare se nuk guxon, edhe pse shume te shohin e te dine si guximtar, si trim, por nuk je ne fakt i tille me te fortet, je me te dobtit.

Letër nga Tirana( nga Përparim Hysi)

Përshëndetje, Komadant!
          Gjeneral Leitnantit në lirim,Rrahman Parllaku!
Nga Përparim  Hysi  
Kot nuk thonë atë shprehjen: "  E kërkova në qiell, por e gjeta në tokë!". Kështu ndodhi dhe me ne, Komandant! U takuam në një promovim libri. Mikja ime ( e, ku ta dija unë se mes të ftuarëve do ishit dhe ju?), Bajame Hoxha (Çeliku) promovonte 6 librat  e saj të botuara këtë vit. Në një farë mënyre, ky vit është si "viti i Bajames", por objekt i  këtij shkrimi nuk është promovimi ( unë do shkruaj dhe për të), por jini JU, i dashuri KOMANDANTI im! Jini ju, Gjeneral Leitnant,Rrahman Parllaku dhe, sado që në "vija të trasha", u rrëfeva pse ju doja dhe  respektoja, por, siç më thatë, sado që mbaheshe mirë ( ju po shkoni drejt shekullit dhe unë jua uroj një gjë të tillë), e kisha si një mal mbi supe apo si një borxh ndaj jush që, qoftë dhe nëmënyrë virtuale, t'jua kthej sado pak.
                                                       *    *    *   
Këtë shkrim që po e shkruaj enkas për ju, jo vetëm që do ta dërgoj në gjithë "portalet" ku shkruaj, por edhe ndër miqtë e mikeshat e mia, me të cilët "shkëmbejmë tepsitë".
E bëj këtë shkrim jo për  ç'i kini dhënë Atdheut apo si kini luftuar, se ky kontirbut juaj është i njohur dhe nuk mbeta unë të shtoj apo të heq gjë. Unë flas dhe do të tregoj se  si  ju kam njohur dhe pse, dhe sot e kësaj dite, ju vlerësoj si një burrë të drejtë dhe të ndershëm.
Në këtë vlerësim timin, nuk ka as subjektivizëm të sëmurë dhe as vlerësim të njëanshëm. Unë që po shkruaj sot për ju, kam qenë një ushtar në Artilerinë Bregdetare të Shëngjinit që vareshim nga BUD-i (Baza Ushtarake  Detare) dhe, mbi BUD-in, ishte FUD-i (Forcat Ushtarake Detare). Kur isha ushtar unë, ju ishit KOMANDANT I FUD-it. Natyrisht, për vet detyrën e lartë që kishit, jo vetëm mua nuk kishit si më njhinit, por ka mundësi ( për të qenë më i saktë) që edhe shumë nga oficerët vartës mos i njihnit.
Gjithmonë, kur shkruaj ( këtë po bëj dhe për ju), nisem nga  faktet. Asnjëherë nuk shkruaj për gjëra që nuk  i kam parë me këta sy.  Natyrisht, as ju,KOMANDANT, nuk ju kisha parë tek reparti ynë. Por,sado që nuk ju kisha parë, erdhët dhe m'u bëtë aq i njohur, sa m'u duk sikur u kisha përbri. Pa  u larguar: aq afër sa ju kisha dje, në promovimin e librave të Bajames. Bajamja do ta lexojë këtë shkrim dhe, në i mbetë "hatri", pse po shkruaj për takimin me ju ,së pari, si "antidodë" për t'ia zbutur "inatin", po i sjell një shembull si për analogji.
Shkuan  ambasadorët e Evropës të takonin Car Aleksandrin I-rë të Rusisë. Qëlloi që, në atë kohë, Cari qe bërë gati për gjah.
- Zotëri,- i tha kancelari,- kanë ardhur ambasadorët e  Evropës dhe duan që të takojnë. Dhe Cari si cari, e zbrazi:
-Evropa të presë! Cari do shkojë për gjah!!! Dhe Bajamja të presë, se "po shkoj për gjah!!!".
                                               *     *     *  
Unë shërbeja në "Zyrën sekrete" në repartin e Shëngjinit dhe kisha si eprorin tim direkt, major Tahir Bejon, që ishte shef i shtabit. Të gjithë oficerët  e repartit tonë, me gjithë familje, jetoni në garnizon. Major Tahiri kish bërë kërkesë për t'u strehuar në qytezën e Shëngjinit dhe, më së fundi, iu dha në Shëngjin një hyrje 2plus një. Sapo bënte gati plaçkat për t'u transferuar nga garnizoni në qytezë, befas mbrriti eprori i tij (atë kohë shef shtabi i brigadës) dhe, në prezencë time (biseda qëlloi që u bë tek zyra sekrete), i bëri një kërkesë shoqërore, shefit tim. Të vononte lëvizjen e plaçkave për dy-tri javë dhe në hyrjen që i dha pushteti, eprori (kështu po vazhdoj ta quaj, tanimë) ta  shfyrytëzonte për plazh.
Ranë në ujdi, gojarisht... dhe kaq.
Por ç'ndodhi më tej,KOMANDANT? Eprori e pëlqeu hyrjen dhe, pasi bëri plazhin, i kënaqur si një "mi në mulli", e shkeli me të dy këmbët paktin  aq njerëzor. Nuk pranoi të dilte. Shefi im, me të drejtë, u bë tufan nga nervat . U  ankua në shtabin e brigadës, por "Eprori" as begenisi as kur shkuan ata të pushtetit. Kapërdisej si maçoku në thekër dhe e shihte shefin tim me "syrin e njerkës", se, ky, Tahir Bejo, gruan e kishte ruse dhe nuk qe "rronxho-bonxho" si dhjetra të tjerë, që i braktisën gratë e tyre,se, mes karrierës dhe persekucionit, zgjodhën "rehatin". Atëherë kur mua si"korrier" për ta lajmëruar se shefi im po binte plaçkat,  mora urëdhrin nga "eprori" që "të vija majat nga kisha thëmbrat", unë i fromulova shefit tim një telegram që jua drejtova juve. Edhe sot (sado që kanë kaluar 50-vjet) e mbaj mend tekstin e atij telegrami në adresën tuaj.  Telegrami thoshte kështu: - Shefi epror më ka uzurpuar hyrjen që më ka dhënë pushteti!
Ishte mbrëmje, kur e bëra telegramin në emër të shefit dhe, ndërsa "rriskuam" të prisnim përgjigje në mëngjesin e së nesërmes, befas, mu në mes natës, zbarkoi ekipi i shtabit me mesazhin tuja të bardhë,KOMADANT! Komandanti epror, urgjentisht, të lirojë hryjen që ka uzurpuar!!! A nuk qe për të bërë "urrraaaaaaaaaaaa!". Sa të kam uruar atëherë,KOMANDANT! E pashë që"eprori" që u bë si pulë e lagur dhe... po, kur  më urdhëroi që të ndihmoja për t'i zbritur plaçakat. Aha,- i thashë,- i kam vënë"majat nga thëmbrat" dhe nuk mundem. Qe bërë i zi shafran. Mund të më hante me dhëmb, po unë dy hapa e kisha postën dhe qeshë bërë si Anteu që , kur prekte tokën, dhe bëhej dy herë më e fortë. Dhe qeshë bërë gati (në do ngulte këmbë) t'i thosha:-Aty e kam KOMANDANT RRAHMANIN! Por nuk u ndje.
Sa shpejt që i ranë pëndët këtij njeriu që bëri karrierë vetëm me"krahmarrje".
                                                       *    *   *  
Po a mundet  dot që njeriu i lig, të harrojë të ligën. Pa u "ftohur" ky "pilafi i hyrjes", unë u mpleksa në një "sherrnajë" që nuk kish të bënte me repartin. Bëra një letër në KQ, për një"grup hajdutësh" që, pse kishin krahë të ngrohta në rreth, po pasuroheshin sy për sy.
-Bobo,- bërtiti komisari. Ç'të duhet me civilët? Po unë ngulmoja me timen dhe "plaga" aq  rrodhi,sa "hajdutët" u dënuan.
Tak zgjati dorën "eprori":- Të hiqet nga zyra sekrete, se është ushtar i poshtër dhe na ka hapur probleme! Dhe,skaq, pa e zgjatur, më hoqën dhe më transferuan në një nënrepart tonin, nja 25 km larg. Po unë nuk heshta. Ju shkrova juve, KOMANDANT, ku në "vija të trasha", ju tregoja se kush qe "faji"im. Pa u mbushur java e dënimit tim,erdhi mesazhi juaj i bardhë:- Ushtari të kthehet në zyrën sekrete! Dhe unë u ktheva në zyrën sekrete. "Eprori" mend donte të më bluante në mokrra. Tek ballafaqoheshim ia lexoja mërinë, por unë ama duket sikur i thosha:-Aty e kam KOMANDATIN! Atë të drejtin e të ndershmin që, më  së fundi, m'u dha rasti ta falnderoj. Jetë të gjatë, KOMANDANT!
                                          Tiranë, 21 nëntor 2016

Rudolph Giuliani mbështeti NATO-n në Kosovë dhe vrasjet e shqiptarëve nga Millosheviqi, i krahasonte me Holokaustin

giuliani_serbia_052312_620px

Në përgjigje të një shkrimi të botuar për Rudolph Giulianin, ish-kryetarin e Bashkisë të New Yorkut, tani kandidat për Sekretar Shteti u botua një lajm kur flitet për lidhjet e tij me Serbinë. Voal.ch po i sjell lexuesit se gjatë vizitës të Giulianit katër vite më parë, ai nuk është mirëpritur në Beograd për shkak të mbështetjes së bombardimeve të NATO-s më 1999. Po e sjellim të plotë tekstin:

“Kryetari legjendar i New Yorkut, Rudolph Giuliani, ka arritur në Beograd për ta këshilluar Aleksandar Vucicin, kandidatin e Partisë Përparimtare të Serbisë për kryetar të Beogradit. Por, ai nuk është i dëshiruar në Serbi, për shkak të mbështetjes së bombardimeve të NATO-s më 1999 e madje edhe invadimin tokësor për ta realizuar çlirimin e Kosovës.

Pas arritjes së tij në Beograd, Giuliani ka thënë se ndjehet mirë, edhe pse qyteti i duket në gjendje të keqe.

“Ndjehem i mirëseardhur nga ana e njerëzve. Disa më njohin, duan të flasin me mua, të fotografohem me mua”, ka thënë ai për Alo.

Por, njëjtë nuk mendojnë politikanët serbë. Ministri i Brendshëm serb, Ivicia Dacic, ka thënë për Blic se “nuk na duhen të huajt për të na treguar se çka i duhet Serbisë”. Ndërsa, kryetari i tashëm i Begradit, Dragan Dilas, dje ka thënë se Giuliani nuk duhet të flas fare për të ardhmen e Beogradit.

“Për shkak të qëndrimeve të tij, njerëzit kanë jetuar 13 vite në qendra kolektive”, ka thënë ai për Tanjug, pasi ka inauguruar banesat për “refugjatët serbë nga Kosova”.
I pyetur nga gazetari i ditores Kurir se cilat janë qëndrimet e tashme të tij politike për Serbinë, Giuliani thotë se ju po flisni për kohë të kaluara.

“Do t’ua jap një perspektivë për Amerikën. Muajin e kaluar kam humbur një kushëri. Ishte polic në New York dhe në marinën amerikane, hero i madh i Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë edhe si polic. Ai luftoi kundër japonezëve si shumë të tjerë që janë të gjeneratës së prindërve të mi dhe për pak sa nuk e ka pësuar. Ka jetuar 86 vjet, ishte një hero i madh, heroi im. Ka shpëtuar tre persona në Urën e Brooklynit”, ka thënë ai.

“Pse po e them këtë? Për shkak se ai një nga miqtë e tij më të mirë ishte një japonez. Edhe unë kisha miq japonezë. Dua të them se kushëriri im vazhdoi tutje. Edhe unë, sikur gjenerata e prindërve të mi. Personalisht, kam më së shumti punë në Japoni. Çfarë ndodhi, ndodhi, dhe ne të gjithë ecëm tutje. Krejt kjo është pas nesh. Kjo vlen edhe për Gjermanin dhe Amerikën. Gjermanët kanë shkaktuar një luftë të tmerrshme në shekullin e njëzetë. Sot unë kam shumë miq gjermanë. Ne jemi përballur me problemet tona dhe i kemi zgjidhur. Ne kemi nevojë për të ecur përpara dhe t’i zgjidhim problemet që janë para nesh. Edhe Serbia e edhe Amerikan duhet të zhvillojnë marrëdhënie miqësore. Unë kam ardhur këtu për të dhënë këshilla se si ta përmirësonië zhvillimin ekonomik të vendit”.

Në pyetjen e ditores serbe Telegraf se si i komenton deklaratat e kryetarit të Beogradit, i cili ka kërkuar që ai të kthehet në shtëpi, Giuliani thotë se nuk e di çfarë ka ndodhur me të.
“Sidomos kur para dy ditësh më kanë thirre nga zyra e tij, më kanë thënë se ai më çmon dhe se do të takohet me mua… Jam i befasuar me reagimin e tij. Më vjen keq pse ai mendon ashtu”.

Gjatë bombardimeve të NATO-s kundër forcave ushtarake dhe serbe në Kosovë, më 1999, Giuliani i ka propozuar presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, që për parandalimin e gjenocidit në Kosovë duhet të dërgojë edhe trupat tokësore. Ai edhe në të ardhmen ka thënë se serbët në Kosovë kanë kryer gjenocid.

“Holokausti nuk është një incident i izoluar. Paragjykimet, urrejtja dhe emocionet e çoroditura që shkojnë përtej njerëzisë dhe ligjit, janë duke ndodhur tash në Evropa. Mu për këtë Amerika duhet ta luaj rolin e vet për ta ndalë gjenocidin në Kosovë. Presidenti Clinton duhet ta ketë një plan rezervë dhe në Kosovë të dërgojë trupat tokësore nëse kjo është e nevojshme”, ka thënë ai më 12 prill 1999, për New York Post.

Në një Seminar të NATO-s në Virginia më 11 tetor 2007, ai ka thënë se mbështet ndërhyrjen e NATO-s jashtë kufijve të saj. “Kjo së pari ka ndodhur në Bosnje më 1995, e pastaj katër vite më vonë me bombardimin e Serbisë dhe të Malit të Zi”.

“Për shkak të paaftësisë së OKB-së që vërtetë të reagojë, NATO e ka ndalur gjenocidin në Kosovë. Prandaj angazhohem për veprim më të madh të SHBA-ve, sidomos të NATO-s, në mbrojtjen dhe zgjerimin e rendit ndërkombëtar, si rend i paqes dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, ka thënë tutje ai.

Ardhja e Giulianit në Beograd nuk paraqet mbështetje amerikane për ndonjë parti politike apo kandidat në Serbi, thuhet në një deklaratë të Ambasadës amerikane në Beograd, të cilën e transmeton Beta.

“Giuliani erdhi në Beograd me ftesë të Partisë Përparimtare të Serbisë, me të cilit kandidat për kryetar, Aleksandër Vucic, sot ka dalë për ta shikuar terrenin. Ai viziton Beogradin në cilësin e një figure private. Vizita e tij në asnjë rast nuk paraqet mbështetjen të SHBA-ve”, thuhet në deklaratë.

Në pyetjen e një gazetari serb se “për shkak të bombardimeve të NATO-s ka vuajtur Beogradi”, dhe se a ka mundur “t’i shoh dëmet e shkaktuara nga ajo periudhë”, Giuliani përgjigjet: “Po, por kjo nuk ka arsye që të tërheq vëmendjen e mediave”.

“Ju dhe kryetari i juaj duhet ta harroni dhe të ecni në të ardhmen, sepse nga e kaluara nuk jetohet”, ka thënë ai, transmeton B92. “Të gjitha luftërat janë pas nesh… Nëse doni bashkëpunim me Amerikën, harroni çka ka mbetur pas. Mendoni çka dhe si tutje”.

Historiani që parashikoi triumfin e Trumpit, ka një tjetër parashikim: Kongresi do ta shkarkojë

trumptriumf

Zgjedhja e manjatit republikan, Donald Trump, në krye të Shtëpisë së Bardhë e zuri pothuajse gjithë botën në befasi. Pjesa më e madhe e vëzhguesve dhe analistëve si dhe të gjitha modelet e sofistikuara statistikore të publikuara nga mediat parashikonin një fitore të demokrates Hillary Clinton në zgjedhjet e një jave më parë.

Por një profesor historie, Allan Lichtman, i cili është bërë i famshëm për krijimin e një sistemi parashikimesh të zgjedhjeve presidenciale, që nuk ka dështuar kurrë që nga krijimi i tij në vitin 1984, parashikoi se Trump do të mundte Clintonin. Para disa vitesh Lichtman shkroi librin “Predicting the Next President: The Keys to the White House”.

Aty zhvillon një metodologji e cila analizon 13 variabla, raporton “Washington Post”, shkruan Dita.

Formula e profesorit të historisë në Universitetin Amerikan nuk është e bazuar në personalitetin e kandidatëve, por në mundësinë që partia në pushtet të humbasë zgjedhjet.

Në këtë kontekst, Lichtman parashikoi se mandati i dytë i Barack Obamas të çonte në një rezultat zgjedhor të ngushtë, ku Trump do të ishte mbi Hillaryn. Gjithsesi, Lichtman tani parashikon se Trump do të pezullohet nga Kongresi, pavarësisht se ky organ është në duart e partisë së tij, asaj republikane.

Sipas profesorit, Partia Republikane do të preferonte të shihte në pushtet zëvendëspresidentin e zgjedhur Mike Pence. “Do të bëj një tjetër parashikim”, thotë Lichtman për Washington Post.

allan-lichtman_650x400_61474858824-300x185

Allan Lichtman



“Ky nuk është i bazuar në një sistem, është thjesht instinkti im. Ata nuk e duan Trumpin president, për shkak se nuk mund ta kontrollojnë, është i paparashikueshëm. Do t’u pëlqente shumë të kishin Pence, një republikan absolutisht konservator dhe të kontrollueshëm. Dhe jam mjaft i sigurt se Trump do të japë mjaft arsye për shkarkim, qoftë duke bërë diçka që rrezikon sigurinë kombëtare, ose për shkak se do të ndihmojë “portofolin” e tij”, thotë ai.

Në fakt, ndryshe nga ajo që ndodhi me zgjedhjet, parashikimi i dytë i profesorit po bëhet më popullor. Ende pa marrë detyrën, më shumë se një person betohet se Trump nuk do ta përfundojë mandatin. Që para zgjedhjeve, shkrimtari dhe eseisti kanadez Michael Gladwell pohonte se është e tillë sasia e telasheve të mandatit njujorkez sa “do të gjendet në burg në më pak se një vit”.

Dhe tani komentatorë të tjerë mbajnë pozicione të ngjashme. “Në fund të fundit, zotëria ndoshta do të japë dorëheqjen ose do të shkarkohet në më pak se një vit. E ardhmja është më afër se sa mendoni”, shkroi të premten gazetari i New York Times, David Brooks.

Të burgosurit politik nga burgjet e “Kosovës së lirë”kthehen në arkivole si në kohën e pushtetit të Millosheviqit!

Image result for asllan dibrani

Shkruan Asllan Dibrani

Lajmi tronditës për vdekjen misterioze dhe të dyshimtë të ish burgosurit politik Astrit Deharit linçon teza të ngeljes se menaxhimit politik e ndërlidhur me skandalet primitive qe po reflektohen edhe sot ne shoqërinë kosovare!?.

-Me vjen keq që duhet të reagoj edhe në këtë situatë të palakmueshme as pak, që në vend qe ti drejtojmë penat tona kundër regjimit të ish Serbisë në Kosovë dhe t’i pasurojmë arkivat e historisë sonë mbi gjenocidin qe përjetuam gjatë kohës së fundit 100 vjeçare. Ne duhet të shkruajmë për shoqërinë e sëmurë,korruptuese,puthadore dhe të degjeneruar?.

Astrit Dehari ishte i pa trajtuar si ish i burgosur politik me rregullat e burgjeve ndërkombëtare?
Reagoj si një ish i burgosur politik nga regjimi serb,nga që disa kohë isha edhe vetë në atë burg të Prizrenit që e gjeti vdekjen i dashuri ynë Astrit Dehari.

Nuk flas ta mbroj Astritin në cilësinë e anëtarit të Vetëvendosjes ,por e mbroj në emrin e etikes qe ishte një njëri me fryme kombëtare ,i edukuar dhe më vlerat që duhet ti këtë një qytetar shqiptar. Dehari ishte i pa trajtuar si ish i burgosur politik me rregullat e burgjeve ndërkombëtare.
Ne akoma merremi,dhe duhet të merremi me vetveten nga fenomeni skandal i “institucioneve tona kriminale” është skandaloze .

Të burgosurit politik kthehen në arkivole nga burgjet e Kosovës,si nga kazermat ushtarake serbo-sllave në kohën e Millosheviqit

Si u lejua nga institucionet e Kosovës të vdesë i burgosuri nga dhuna e terrorit që po zhvillohet nga kundërshtaret politik,arrogant dhe të pa përgjegjshëm.

 Këtu për këtë vdekje kanë rënë në provë te gjitha organet shtetërore, që nga drejtoria e burgut ,gjykata, dhe qeveria qe i aplikon rregullat ligjore ndaj ish të burgosurve ,pa marre parasysh, është i burgosur ordiner apo i burgosur politik.

-Vdekja e tij nuk mundet të vjen kurrsesi në formë ilegale, pa e ditur organet e burgut, andaj përgjegjësia duhet te kërkohet nga vet drejtoria dhe gardianët aktual që i dinë shumë mirë reagimet e tij qoftë te pakënaqësisë shëndetësore, qoftë te të drejtave të burgosurve ,qofte të reagimeve nga familjaret e vet, apo edhe rrjetit më të gjerë institucional.

Prandaj kjo vdekje konsiderohet si e dyshimtë dhe duhet të hetohen prej prokurorit e deri të kuzhinieri qe lejuan në burgjet e Kosovës të përsëriten skenat e regjimit të pushtetit të Millosheviqit, qe të burgosurit politik u kthenin në arkivole nga burgjet dhe kazermat ushtarake serbo-sllave!.

Burgjet e regjimit serbo-sllav, të ngjashme me këto të “Kosovës së lirë”

Astrit i dashur ti shkove atje në botën e pa kthim qe me përkujton ato mure të atij burgu të Prizrenit. Mi kujton ndalesat që mi ndalte regjimi serb edhe atëherë ishin gjykatës shqiptar.

Edhe atëherë kishim në shpinë një elitë shqiptarësh të përkëdhelur të regjimit. Ti mi kujton i dashur, plagët qe i shëroja me muaj të tëre,lëkuren qe me binte nga kërbaçi...

Ma kujton urinimin me gjak me javë që me zgjaste pas torturave periodike që i praktikonin nëpër burgjet e ish regjimit serbo-sllav,kundër neve ish të burgosurve politik. Për fat të keq ato burgje përngjanin më këto të “Kosovës së lirë”

Solidarizohem dhe i shprehu ngushëllimet ma të sinqerta familjes Dehari ,farefisit , miqvë dhe shokëve e subjektin politik të VV-jes si dhe mbarë popullin i cili ndien dhimbje për këtë krim makabre dhe të pa imagjinuar.

 Në të njëjtën kohë i bashkëngjitëm të gjithë atyre që ngrenë zërin me qellim të gjetjes së krimit të organizuar. Ngushëllime për vrasjen e birit tënd Kosovë!

Astrit luftën tonë të shenjtë do ta vazhdojmë, por sa përkujtim ta dërgoj edhe një poezi të asaj kohe qe isha edhe unë ne atë derë tuajën...

I BURGOSUR NË VENDIN TIM

Këtu në vendin tim shtypje ironike
Në front është mendja ime mburojë
Për ju tokat shqiptare në shtëpinë e armiqve
Unë jam i burgosuri, për ju o fusha dhe brigjet me lule
Në një qeli izolimi nga armiku barbar
Mburojë kam gjuhën e stërgjyshërve
Zogjtë që cicëronin në kullat e mia
Një popull pa mendime është i privuar
Nuk është asgjë tjetër veçse një tufë delesh
Të etura dhe të verbëta në oazën e pa shpresë
Kundër një sundimtari që kërkon vetëm shtypje
Thuaju atyre se unë jam kokëfortë këmbëngulës
I pashoq në fitoren time për popullin tim
Humbje nuk dua se është nënçmim

Prangat tua që me thellohen në mish
Do më bëjnë një profet në tokë time
Nga vdekjet e shumta veshur në të zeza
Nuk ka vend çizmja e juaj këtu barbarë
Në betejën marshuese janë puthadorët
Na poshtërojnë kur flasin si ju
Nëse historia ju thotë diçka ajo do të tregojë
Lavdinë e ashtuquajtur në armiqësinë time
Kjo është kur unë jam një i burgosur
Në vendin tim të gjysh pas gjyshit
Edhe i burgosur jam më me vlerë se ju
Që ishit dhe jeni zorrë nën këmbët e armikut
I prangosur e armatosa popullin tim
Këta zinxhirë të futur në kockat e mia
Do të shkrihen në penë dhe plumb për ju ,argat te huaj
Dyert rojë hapni si të doni nuk do më trembni
Zgjoni frikë te ata që i keni mundur
Edhe kur flejë ju më keni frikë se jam i pamposhtur
Edhe nëse sytë e mi janë të mbyllur
Përpëlitem dhe ëndërroj t'u shporri nga këtu
Unë do jam zgjuar pararoje në çdo kohë.
I gjallë n apo i vdekur ...


Astrit sytë me lotë i kam qe nga fillimi i artikullit ...Astrit i dashur lotët tuaj të mitë dhe të tjerëve do të jenë gurrë ujitje për Kosovën tonë të ëndërruar. Dheu të qoftë i lehtë...


********

Nga Floripress : 



(Asllan Dibrani ka lindur në fshatin Dabishevc, një fshat i cili shtrihet në vargmalet e malësisë së Gollakut, në bukuritë piktoreske të një natyre shumë të pasur, me një histori të veçantë ku përkufizohet me Serbinë e sotshme dhe që ka pasur luftëra të shpeshta me pushtuesin sllav, ku në luftën e dytë botërore me një rezistencë të paparë krisi edhe pushka e parë në shtetet e Ballkanit kundër fashizmit gjerman dhe mercenareve serbë që sulmuan fshatin për të kaluar me forcat e veta në brendësin e Kosovës për të vazhduar pushtimin edhe në shtetet tjera, ( e jo siç falsifikohet historia nga historian serbë që pushka e parë kundër fashizmit ka krisur në Serbi ) aty mbetën të vrarë mbi 27 gjerman dhe shumë mercenar serbë me ç’rast si hakmarrje pas një jave që erdhën forcat nga Berlini u dogj fshati në tërësi, pos tri shtëpi shpëtuan,ndërsa në luftën e fundit nuk mbeti pa u djegur as një shtëpi. Asllani si fëmijë ishte i frymëzuar nga gjyshja e vetë duke i treguar mbi të kaluarën e fshatit të djegur në tërësi pastaj gërshetimin e ngjyrave fillimisht e filloj si piktorë qysh në moshën femërore. Rrjedh nga një familje bujare dhe patriotike, babain e kishte një skalitës guri që u marrë me ndërtimin e objekteve të ndryshme duke i skalitur dhe i gdhendur gurët në stilin artistik ishte i njohur dhe shumë i kërkuar.. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse shkollën e mesme e kreu ne Prishtinë, ku gjithashtu studioi në Universitetin e Kosovës në Prishtinë në fakultetin filozofik drejtimi gjuhë dhe letërsi shqipe por për shkaqe të aktiviteteve politike si student u arrestua nga UBD-ja jugosllave në vitin 1984 një vit para se ta mbaroj fakultetin me ç'rast u dënua me 10 vjet burg.

Me pikturë është marrë qysh nga bankat e shkollës fillore por gjatë qëndrimit në burgun e Nishit, nuk e la anash artin por përkundrazi e ushtroj dhe e përvetësoi edhe ma tepër me shokët e burgut siç ishin Gursel Sylejmani, ish student i Akademisë se Arteve në Shkup, sot i ndjerë i cili ra heroikisht në luftën e Kosovës në Jezercë të Ferizajt nën petkun te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke e mbrojtur atdheun. Në burgun e Nishit gjithashtu në fushën e artit ishin të njohur edhe Majë Syla,Martin Çuni Hydajet Hyseni Kadri Llugaliu dhe Musli Kusumi. Punimet e artit ju murrën në burgun e Nishit nga organet e burgut dhe nuk mundën ta shohin dritën as një herë, pos disa kartolinave dhe disa shkrime poezive që ishin te realizuara përmes letrave në korrespondencë me familjen e vetë në atë periudhë. Pas daljes nga burgu Asllanit nuk ju lejua që ta vazhdoj studimin ne Universitetin e Kosovës. Nga izolimi dhe presionet qe iu bëheshin nga UDB-ja jugosllave, familjes së tij dhe këtij personalisht u detyrua të emigroi në Gjermani në shtatorin e vitit 1993 si shumë emigrant të tjerë. Pasi erdhi ne Gjermani filloi menjëherë aktivitetin për çështjen kombëtare gjithherë ku e kërkoj nevoja. Në Kosovë ka udhëhequr firmën tregtare „ Dafina Commerc“ në Prishtinë.

Është një njeri shume dimensional dhe i pa krahasueshëm i njohur si biznesmen, intelektual, krijues,humanitar, piktor,është anëtar i kryesisë së „Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani“ u marrë me shkrime,me theks te veçantë me publicistikë ku ka shumë shkrime qe përkon gjendjes aktuale te popullit shqiptar,me aktrim ka luajtur rolin e Adem Jasharit disa herë, njëkohësisht me pikturë, që ka hapur ekspozita të përbashkëta me piktor gjerman dhe ekspozita personale. Ai ka themeluar „Qendrën Kulturore Shqiptare në Shtuttgart“, ka themeluar shoqërinë kulturore artistike „Dardania“, dhe është në formim e sipër të shoqatës së piktorëve shqiptarë në Gjermani.

Në periudha të ndryshme ishte i anëtare i kryesisë së Bashkësisë

Shqiptare në Gjermani, anëtar i Bashkimit të Intelektualëve për Gjermani. U murrë me aktivitete të ndryshme të kulturës dhe të artit, themeloj edhe Bashkësinë Shqiptare për Baden-Württemberg në Stuttgart. Qe dhjete vite ka një firmë transporti „Dibranin Transport“ për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Është i njohur në fushën humanitarë me ç'raste ka ndihmuar disa herë familjet të rrezikuara në Kosovë, ka ndihmuar "Shtëpinë e pleqve në Prishtinë", "Fëmijët jetim pa prindër", "Spitalin emergjencës në Prishtinë ", Shtëpinë e shëndetit në Shtimje, një familje në Llabian të Gjilanit që me iniciativën e tij iu ndërtua shtëpia që ishte në një skajshmëri të varfërisë e njohur edhe përmes medieve në Kosovë etj. etj. "Firma Dibrani Transport" bashkëpunon edhe me organizata humanitare gjermane, si me Karitasin dhe organizata të tjera humanitare.

Riaktivizimin si piktorë e bëri në vitin 1993/ 94/ 95 në qytetin e Bodensees, sidomos në zezonat verore, me që janë pika turistike siç është qyteti Mersburg, Lindau, Konstanz dhe Friedrichshafen, punonte portrete dhe punime murore sipas porosis. Punon në realizëm në stile të ndryshme në vaj, akuarel, grafikë, pastele por edhe në drugdhendje. Një punim i tij gjendet në Muzeun e Shkodrës, Shqipëri, portreti i heroinës Maria Shllakut. Punon edhe në karikatura sidomos në karikatura me karakter politike .

Si ëndërr dhe aktivitet të veçante aktual ka themelimin e një "Shoqate

të Piktoreve Shqiptarë në Gjermani dhe ma gjerë, ku që 14 vite me aktivitete të herëpashershme me biseda, takime, thirrje, konsulta, sot i ka rreth 30 piktorë të ndryshëm ne Gjermani,Austri,Holande,Belgjikë, Zvicër etj , që pritet idenë e tij për ta bërë realitet.

Një shoqatë, e cila është shumë e domosdoshme të veproj dhe ta bashkojë artin e brushave të tyre në Gjermani por edhe me gjerë.)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...