Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/24

Kosovarët nuk u lejuan të votojnë mbrëmë në Festivalin e RTSH-së

Kosovarët nuk u lejuan të votojnë mbrëmë në Festivalin e RTSH-së

Publiku mund të votonte përmes internetit, teksa mënyra se si kjo procedurë shkonte ishte e thjeshtë. Ata duhej të kyçeshin në një link në Internet, të jepnin disa të dhëna, përfshirë edhe numrin e telefonit, teksa më pas në telefonin e tyre do të shfaqej një mesazh, në të cilin dërgohej kodi që ky votim të ishte i pranueshëm.

Shumë shikues të festivalit nga Shqipëria arritën që të kryejnë me sukses këtë votim, teksa e njejta gjë nuk mund të thuhet për shqiptarët e Kosovës.

Konkurrentët nga Kosova në edicionion e sivjetmë të festivalit ka qenë plot 10, megjithatë ata nuk mundën të marrin mbështetjen e duhur nga publiku dhe të afërmit e tyre.


Të entuziazmuar për festivalin, publiku nga Kosova ka shprehur dëshirën për të votuar, duke dërguar të dhënat në Internet, gjersa mësohet se atyre nuk u është dërguar kodi telefonik, me të cilin ata duhet të kyçeshin direkt, për të vazhduar më pas procedurën e votimit.

Kjo neglizhencë u vërtetua edhe në transmetimin direkt, ku njëra nga konkurrentet kosovare, e cila e pyetur nga gazetari nëse ka marrë mbështetjen e duhur me vota nga publiku, ajo u shpreh me fjalët: “Kam dëgjuar se nuk po mund të votohet”.

Ballkani: Konfrontim dhe ngecje


Nga Blerim Abedini, Qendra për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim- Maqedoni (CSSD)



Jeta nën presion ka detyruar popullsinë e Ballkanit gjatë historisë, për të kryer reformat e kushtëzuara nga perandoritë dhe faktorët tjerë gjeopolitike. Megjithatë, Ballkani nuk është tangjent vetëm e BE-së, por kjo varet nga faktorët tjerë tjera ndërkombëtarë.Maqedonia si një shembull i kontestuar, ka mosmarrëveshje bilaterale me vendet fqinje e përfshirë brenda rekomandimeve të BE-së dhe Aleancës Veri-Atlantike. Shembull tjetër është Serbia e cila ka ndikime nga shumë faktorë gjeopolitikë në Ballkan si nga BE, NATO, Rusia dhe Kina.

Ballkani si arenë e strategjive gjeopolitike është në konfrontim me politikat duale të qeverive kombëtare.Gadishulli, e ka të vështirë për të gjykuar drejtë, dhe alarmon statusin e një ‘SOS’-i. Kjo gjendje e përfolur shpesh si një gjendje ‘status quo’, është një bartje e evenimenteve që janë paraardhëse të zhvillimeve historike ndër shekuj. Kjo trysni e ka detyruar popullatën e Ballkanit t’i nënshtrohet reformave që i kushtëzuan perandoritë dhe faktorët tjerë gjeopolitikë me kusht të vazhdohet, me kultivimin e traditave nacionale dhe për një përparimin socio-ekonomik.

Praktikat nënshtruese ballkanike janë të ndikuara nga faktorët gjeopolitikë që tentojnë të shtrijnë dhe zbatojnë interesin e planifikuar në Lindjen e Afërt. Sot ndëgjojmë disa zëra jo zyrtare që sqarojnë se BE duhet medoemos të zgjerohet me Ballkanin Perëndimor pa patur parasysh reformat jo të plota.

Nga kjo nënkuptohet një dualitet i planifikuar që përfshin konceptin e formimit ose përkufizimit të kufijve të saja gjeografike dhe krijimin e një Bashkësie të fortë dhe të aftë ti mbroj kufijtë e saja. Bazuar në deklaratat jo zyrtare, Ballkani jo i plotë me rekomandimet reformuese nuk është pengesë për aderimin e saj në familjen evropiane, e cila deklaratë kërkon ti korrigjoj programet e planifikuara nga BE si dhe konditat e duhura për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perendimor.

Megjithatë, Balkani nuk është tangjenta e vetme që udhëhiqet nga BE-ja, por ajo varet nga fuqitë tjera ndër kontinentale. Maqedonia si një shembull mjaft i kontestuar në çështet bilaterale me shtetet fqinjë si rekomandimet nga BE-ja dhe Aleanca Veri-Atlantike. Shembull tjetër e kemi Serbinë e cila ndikohet nga BE-ja, NATO, Rusia dhe Kina, që në të njëjtin rast është një ndikim i faktorëve ndërkombëtar në Ballkan.

Në anën tjetër na paraqitet lufta në Lindjen e Afërt që i përngjan një cikloni që i ka neutralizuar lidershipin e rajonit në vendimarrjet e për zgjidhjen e krizës. Turqia e dekurajuar me politikat e BE-së dhe disa shteteve të Aleances Veri-Atlantike, ka vendosur ultimatum për kursin e ri politik në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkpunim me aleancat e reja të kontinentit aziatik.

Është për të brengosur se, kaosi politik global, ka sjellur në pyetje përdorimin e armëve bërthamore.Me siguri se përgjegjësia për të ardhmen e Botës do ta detyrojë administratën e presidentit Donald Trump, të korrigjojë politikat e njëanshme të BE-së. NATO si duket gradualisht do të frenojë me aktivitetet ushtarake mbrojtëse në Evropë dhe do të duhet të ofroj një strategji të qëndrueshme. Përfundimisht bashkëpunimi mes aktorëve në luftën siriane do të jetë vendimtare për paqen në Botë. Ngel të shihet se si do të shpërndahen forcat paqeruajtëse në Siri dhe Irak.

Nëse e vëzhgojmë Balkanin si familje e plotë në BE, ballafaqimi me masat e anti korrupsionit është rekomandimi shumë i arsyetueshëm nga ana e BE-së, dhe njëkohësisht imperativ dhe detyrë e papërmbushur i lidershipeve të vendeve Balkanike. Lajmet nga rajoni tregojnë se korrupsioni në Ballkan është i lartë. BE në të ardhmen, si e plotë në kufijtë e saj gjeografikë, duhet të revidoj vendimarrjet e saja dhe të ndryshoj politikat e jashtme. Ajo ka potenciale intelektuale por jo edhe pozitë të volitshme gjeostrategjike. Ngel motoja e përfolur prej kohësh, dhe ajo na thotë që gabimet nga e kaluara nuk duhet të përseriten.

Te grafikonet janë treguar investimet e huaja direkte në Evropën Juglindore. Investitorët kryesorë janë shtetet që gjinden në Amerikën e Veriut, Bashkimin Europian dhe Azi.


Hyrjet e huaja direkte- Investimet sipas rajoneve dhe ekonomisë, në Evropën Jug-Lindore, 1990-2015. FDI-të në Evropën Juglindore tregojnë përqindje të lartë të investimeve në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Hyrjet e huaja direkte- Investimet sipas rajoneve dhe ekonomisë, në Evropën Jug-Lindore, 1990-2015.

FDI-të në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shihen aktivitetet e ulëta të investimeve direkte.

***
Analiza është produkt i Qendrës së Studimeve të Sigurisë dhe Zhvillimt-Maqedoni (CSSD) 2016



Prof.Dr. Jakup Krasniqi i përgjigjet ashpër Ramiz Lladrovcit



Jakup Krasniqi është i  lindur  në Fatos të Drenasit më 01.01.1951 .Është i martuar, 4 fëmijë, 3 vajza dhe 1 djalë

Arsimimi

1957–1965 Shkolla fillore, në Fatos (Negroc) dhe në Arllat;
1966–1971 Shkolla Normale në Prishtinë;
1972–1976 Fakulteti Filozofik, dega e Historisë në Prishtinë;
1995–1997 Studimet pas–universitare në Fakultetin Filozofik , Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës;
22.11.2003 Mbrojtja e tezës së magjistraturës në Universitetin e Prishtinës me temë: “Lëvizja Politike dhe qëndresa e armatosur në Kosovë 1991–1999“;
05.11.2008 Mbrojtja e tezës së doktoratës në Universitetin e Prishtinës me temë: “Shtypi shqiptar për zhvillimet politike në Kosovë 1981-1991 “ dhe mori titullin dr. i shkencës së historisë

Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake

1972–1977 Arsimtar në Fatos dhe Arllat; 1976–1977, Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas; 1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj; 1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas; 1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas; 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK); 1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë; 1999–Janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim; 2001-Deputet në Legjislaturën e Parë; Mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës; Tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II; 2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës; Nëntor 2007 deputet, mandati III; Janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves; 1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës; 1981–1991 I burgosur politik; 1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas; 1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës; 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK; 1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, Nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet Vjenës. Janar 2008, Zgjidhet Kryetar I Kuvendit të Republikës së Kosoves Shtator 2010 deri më Shkurt 2011 – Ushtrues I Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës Shkurt 2011, Rizgjidhet si Kryetar I Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Botime

“Kosova në kontekst historik”, dhjetor 2005, Prishtinë
“Kthesa e Madhe- Ushtria Çlirimtare e Kosoves”, tetor 2006, Prishtinë;
Ne Gjuhen Angleze “Kosova in a Historical Context”, Prishtinë
“Një luftë ndryshe për Kosovën”, dhjetor 2007, Prishtinë;
“Pavarësia si Kompromis”, 2010, Prishtinë
“Kosova ne Kontekst Historik” (Botim i Dyte i plotësuar)
“Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1991”, 2011, Prishtinë
Shkrime publicistike, politike dhe shkencore të publikuara në media të përditshme dhe revista periodike e shkencore.

Gjuhë tjetër përveç amtares

Anglisht (për shfrytëzim literature),
Kroatisht–rrjedhshëm,
Serbisht-rrjedhshëm


******


Krasniqi refuzon thirrjen e Lladrovcit të kthehet në PDK, e fton në NISMA

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi i është kundërpërgjigjur kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, pasi ky i fundit i bëri ftesë që të kthehej në “shtëpinë e vjetër”, Partinë Demokratike të Kosovës.


“Jakup kthehu në shtëpinë tonë. Mos na e ndaj Drenicën”, ishte ftesa që i ka bërë Lladrovci Krasniqit edhe sot, në një tubim, ku dhjetëra aktivist të Vetëvendisjes i janë bashkuar PDK-së në Drenas.

Mirëpo, Krasniqi përmes një postimi në facebook, jo veç që ka refuzuar ftesën e Lladrovcit por ka akuzuar ish-partinë e tij se është një “shtëpi” pa vlera, duke thënë se “Nuk janë germat (shkronjat) që e përbejnë një ‘shtëpi’ politike. Shkronjat ruajnë emër, por nuk ruajnë përmbajtje dhe as vlerat mbi të cilat është ndërtuar një shtëpi politike”...

Postimi i plotë Krasniqit:

NISMA SOCIALDEMOKRATE ËSHTË SHTËPIA JONË


Nuk janë germat (shkronjat) që e përbejnë një “shtëpi” politike. Shkronjat ruajnë emër, por nuk ruajnë përmbajtje dhe as vlerat mbi të cilat është ndërtuar një shtëpi politike.

“Shtëpinë” politike e përbëjnë vlerat rreth se cilave mblidhen njerëzit dhe angazhohet fortë për t’i ruajtur, për t’ju dhënë formë e përmbajtje atyre dhe jetësimin e tyre.

Ajo shtëpi është tejhuasua shumë, kështu që përveç germave, nuk përfaqëson më asnjë nga vlerat e parimet fillestare të formimit.

Ato vlera, vlerën e lirisë, të drejtësisë, të barazisë e te solidaritetit i kemi në shtëpinë tonë, në NISMA për Kosovën.

Këtu i ftojmë të gjitha ata që jetojnë më vlerat e parimet e socialdemokracisë. I ftojmë në ketë shtëpi të gjithë ata qe u nisen për jetësimin e këtyre vlerave dhe degraduan në antivlera. Vlera që “shtëpia” e shkronjave që na fton i ndërroi brenda nate!



Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi i është kundërpërgjigjur Ramiz Lladrovcit, i cili drejtoi një mal akuzash në drejtim të ish-zëdhënësit të UÇK-së, duke thënë madje se Krasniqi nuk ka pasur guximin që ta strehojë Adem Jasharin.


Lladrovci, duke i bërë shumë pyetje Krasniqt që kanë të bëjnë me periudhën e luftës së UÇK-së, e ka akuzuar ish-kreun e Kuvendit se thirret në emrin e heronjëve, por asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me ta, transmeton Telegrafi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Krasniqit përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se Lladrovci ka qenë “turist në Gjermani” dhe se “të gjithë në Kosovë e dinë veprimtarinë e tij në vitet e 90-ta”.

Postimi i plotë i Krasniqit:


Jakup Krasniqi i përgjigjet ashpër Ramiz Lladrovcit

PER HIR TE OPINIONIT PUBLIK


Për hir te opinionit po e përsërisë një shkrim te para pak ditëve. Gënjeshtrave e argatëve te Hashimit nuk ju përgjigjëm. Nuk ju përgjigjem as atyre qe ishin turist ne GJERMANI. Nuk ka në Drenicë e në Kosovë njeri që nuk e dinë veprimtarinë time të asaj kohe. Hashimi me zagarët e tij kanë marrë për detyrë ta denigrojnë Luftën e Lavdishme Çlirimtare. Kanë marr për detyrë që t’i denigrojnë e burgosin të gjithë ata që nuk pajtohen me Hashën. Unë jam më se krenar që tani nuk jam në partinë e banditëve të Hashimit!

Nuk u përgjigjëm as atyre që janë duke e hëngër gjakun e dëshmorëve të kombit! Për historinë e UCK-së kam shkruar, askush deri më sot nuk e ka marr mundin me argumente te më kundërshtoi.

Sa u përket lidhjeve të mia me Jasharet e Prekazit dhe Adem Jasharin, ato janë të ditura. Hasha dhe te tjerët i kanë humbur çelësat e saj familje emblematike. Edhe kjo dihet botërisht!

Prandaj po e përsërisë shkrimin në të cilin duhet të përgjigjët Hashimi dhe argati i tij, DIKUR KUNDERSHTARI I TIJ I DEVOTSHEM, i cili duhet t’i shpjegoj pyetjet që ia kam bërë në shkrimin e para pak diteve.

A JU VJEN MARRE KUR NDËRSENI E GËNJENI?


Kandidati i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit, për Kryetar Komune te Drenasit, qenka marrë goxha shumë me mua e Fatmirin, për çështjen e Fondit “Vendlindja Thërret”?! Këtyre njerëzve të pafytyrë duhet t’ua them se: Dy të parët dhe i treti, të merren vesh mes veti, se kush nga këta e mbajnë përgjegjësinë për ndarjen e Fondit në fjalë? Kush nga ata rrinin në Tiranë dhe me parat e kujt jetonin atje? Ku i merrte parat Ramiz Lladrovci? Ku i merrnin Hashimi e Kadriu? Kush nga ju i merrte parat nga Fondi i Zvicrës e kush nga ai i Gjermanisë? Madje në mes këtyre treve kishte dallime aq të mëdha sa edhe UCK-në e kishin bërë copa-copa. Këto copa kam arritur t’i bashkoj unë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri (pas kthimit nga Parisi). Ramizi besoj se nuk ka harruar se çfarë raportesh kishte me Xhavit Halitin dhe Azem Sylen në Tiranë. Raporte hiq më të mira nuk kishte as me Hashimin dhe Kadriun edhe shumë vite pas luftës. Pse ky anëtar i devotshëm i partisë i bëri lëvizjet nga PDK në AAK dhe përsëri në PDK? Çka u bë sot që u bëre bashkë me ata që i shantazheve gjatë? Dhe si duket nuk te shkoi bash huq!

Pas lufte kandidati për Kryetar te Drenasit (i PDK-es) i ka shantazhuar, Hashimin dhe Kadriun me një incizim. Ai duhet të tregoi, se çka përmbante ai incizim me te cilin i shantazhonte shefat e tij të sotme?! Madje ai duhet t’i tregoi opinionit, çka bëri pas luftës me parat e “Fondit Vendlindja Thërret”? A e ke blerë ndonjë banesë në Tiranë? Si u bëre biznesmen? Ke e akuzoje për futjen në “Listën e Zezë” të SHBA-së? Si e fitove pozitën e Ambasadorit? Ke e shantazhove për marrjën e asaj pozite? Pse e la postin e Ambasadorit, me të ardhura shumë më të mira, për pozitën e Kryetarit te Komunës? Pse nga qyteti ke rënë në fshat?

As unë e as Fatmiri, nuk kemi qenë asnjëherë pjesë e atij Fondi, kjo është një zbulim i ri i Ramizit pas 17/18 viteve. Gjithë kohën, para e gjatë luftës çlirimtare, kemi qenë në Kosovë. Në Shqipëri kam qenë vetëm pas kthimit nga Parisi. Për aktivitetin tim në Shqipëri, kush të dojë mund të informohet nga libri im: Kthesa e Madhe, botim i Shtëpisë Botuese Buzuku.

Kësaj që thoni për Fondin “Vendlindja Thërret” i thonë: “T’i them sa nuk me kanë thënë”. Por nuk është hera e parë që Hashimi e Kadriu i ndërsejnë njerëzit e pa integritet e dinjitet ndaj nesh! Nga njerëzit e tillë, Fatmir Limaj përndiqet që 13 vjet! Ku mbeti njerëzorja këtu?

I pyes Hashimin e Kadriun, pse e yshtni kundërshtarin tuaj goxha të madh te luftës e të pas luftës ndaj shokëve e bashkëpunëtorëve tuaj të ngushtë te luftës me te cilët e ndatë jetën e vdekjen dhe hëngrët shumë bukë në familjet tona! A frikësoheni se do t’u vret ajo bukë?! Nuk jeni vetëm Ju qe do t’u vret buka e popullit, gjaku i dëshmorëve dhe mundi i luftëtarëve! Popullin që i përvetësuat shumëçka në mënyrë të pa ligjshme po e leni me gishta në gojë! Drenicës në veçanti e kombit në përgjithësi ia keni qitur faqen e zezë! Drenicës i latë emër te keq! Emër që nuk e meriton. Drenasi është dëshmia më e mirë.


Kandidati nga PDK-ja do të duhej t’i dinte, raportet e vëllait të tij, Heroit te Popullit – Fehmi Lladrovcit me mua e Fatmirin jo vetëm gjatë luftës dhe raportet e Fehmiut me shefat e tij të sotëm?! Apo më të rëndësishme sot e ka që të jetë kandidat për Kryetar të Drenasit? Merresh me ne a në garë për kryetar je me Isa Xhemajlajn!

Sa për çështjet tjera rreth PDK-së, të thëna në emisionin “Rubikon”, nga ky person më 14 dhjetor 2016, mund t’i them: Te gjithë ju që kokorisni në atë parti te tjetërsuar skajshmërisht, jeni duke e grabitur gjithë aktivitetin tonë politike te investuar me shumë mund, dije e punë të pa kursyer. Për to nuk dua të flas. Pasi shumë kush e dine më shumë më mirë se unë!

Kush ia shkroi Ramiz Lladrovcit këtë letër më   disa pyetje për Jakup Krasniqin



Kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një letre publike në Facebook, i është drejtuar kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqit, për të cilin thotë se thirret në emrin e shumë heronjve, por, sipas tij, Krasniqi nuk ka pasur lidhje me asnjërin prej tyre.


Lladrovci në shkrimin e tij i ka bërë shumë pyetje Jakup Krasniqit, të cilin e ka akuzuar se është frikësuar ta mbajë heroin Adem Jashari në shtëpinë e tij.

“Tregom një rast të vetëm, kur je takuar sy më sy me Adem Jasharin, deri në rënien heroike të tij dhe Jasharajve? Sot e gjithë ditën thirresh në emër të shumë heronjve, por deri në qershorin e vitit 1998, as nuk kishe lidhje me to, as nuk doje të kishe lidhje me to”, ka pyetur Lladrovci, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Jakup Krasniqi, tungjatjeta!


Të kisha premtuar se përgjigjen time do ta marrësh pas zgjedhjeve në Drenas.

Më thuaj se ku dëshiron t’ia nisë, pas statusit Tuaj në FB, ditën e enjte, 15 dhjetor 2016?

Nëse dëshiron, ia nisim nga momenti kur të kam njohur fizikisht më 1991, po të duash nga ajo natë kur, bashkë me Gani Sylën, të solla në takim me Fehmi Lladrovcin, pas vendimit të madh për takimin e liderëve shqiptarë të rajonit, takim që do të mbahej në Slloveni, për të krijuar një front të përbashkët kundër Serbisë, para fillimit të luftës së armatosur në Kroaci?

Apo ke dëshirë t’ia nisim nga dita e 30 Dhjetorit 1991, kur për herë të parë të takova me Adem Jasharin, pas përballjes së parë frontale të Jasharëve me forcat serbe?

Ti e di se çfarë ndodhi asaj nate e më tej dhe, mos harro, se përveç heronjve Adem e Hamzë Jashari, Ilaz Kodrës, Shaban Shalës e Xheladin Gashit, gjithë protagonistët tjerë janë gjallë dhe mund të dëshmojnë pikë për pikë atë që do të them unë. Duke përfshirë edhe të tjerë që sot i bën pjesë të lojës politike…


Ndoshta ke dëshirë të flasim për mikpritjen, sepse në raste të veçanta me të shfaqet edhe karakteri i njeriut!

E kemi pritur bashkë Vitin e Ri 1992, në shtëpinë tënde, bashkë me bacën Rifat, Ademin, Hamzën, Sahit Jasharin, Ilaz e Fadil Kodrën, Shaban Shalën, Elmi Zekën, Idriz Hysenin, Jakup Nurën, Gani Sylën, Xheladin Gashin, Maliq Vilakun dhe, pasi e ndamë në dy pjesë Grupin e Prekazit, në mënyrë që, nëse njëri grup zbulohet e rrethohet, atë ta mbrojë grupi tjetër, erdhi momenti që nuk kam dashur kurrë të ta kujtoj:

Momenti në të cilin Ti dhe familja jote nuk kishte guximin t’i mbaje as dy orë në shtëpinë tuaj bacën Rifat, Ademin e Hamzën.

Atë natë, pra, kur ti refuzove që t’i mbash në “kullat” tuaja, vendosëm që ata t’i bashkohen Sahitit, Ilazit e Fadilit, që i kishim nisur dy orë më parë në shtëpinë e Shaban Shalës.

Pse u trembe aq shumë, sa u detyruam t‘i tërheqim edhe bacën Rifat, Hamzën e Ademin në shtëpinë e Shaban Shalës, i cili, edhe pse nuk kishte vend të mjaftueshëm për të strehuar gjashtë luftëtarë, lëshoi dhomën e tij dhe tregoi jo vetëm zemrën mikpritëse, por edhe guximin që e shoqëroi deri në momentin e fundit të jetës?


Sa për ta kujtuar, po të them se e gjithë kjo ka ndodhur në natën e ndërrimit të moteve, pra në natën e Vitit të Ri 1991-1992, kur u sollën, me 31 dhjetor, nga shtëpia e Elmi Zekës, pasi që i kishim tërhequr në mbrëmjen e një nate më parë, nga Prekazi, pas betejës së 30 Dhjetorit 1991.

Pas kësaj ngjarje, kur të njoha për herë të parë me Adem Jasharin, të cilët i strehove për dy orë, a më thuaj një rast të vetëm, kur e ke takuar atë apo luftëtarët tjerë pas prillit të vitit 1993?

Tregom një rast të vetëm, kur je takuar sy më sy me Adem Jasharin, deri në rënien heroike të tij dhe Jasharajve? Sot e gjithë ditën thirresh në emër të shumë heronjve, por deri në qershorin e vitit 1998, as nuk kishe lidhje me to, as nuk doje të kishe lidhje me to.

Më vjen keq që manipulon gjithnjë në emrin e tyre, ndërsa ti e di se nuk ke pasur as pikën e guximit, sikur nuk ka pasur guxim as ai gazetaruci, por edhe “Teneqja” me të cilët po shoqërohesh dhe, siç thotë gazetaruci, po të del këto ditë në mbrojtje, e nesër, kur t’i vije shtegu, ka për të sharë më shumë nga sa po më shanë mua sot.

Po të duash të tregoj se si nuk ke guxuar ta marrësh as Letrën e njohur, e Nentorit 1997. Ti e refuzove atë letër për ta përcjellë jashtë vendit, ku ishte drejtuar, gjë të cilën e bëri përsëri Shaban Shala.


Po të kesh dëshirë ia nisim edhe aty, kur ti ishe drejtor i shkollës së mesme „Skënderbeu“, në Maj 1998, kur lufta kishte nisur dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fehmiu e Xheva, së bashku me qindra ushtarë, ishin pozicionuar deri poshtë në Baicë, ndërkohë që ti mbaje mësim e silleshe lirshëm në Drenas, pa e kthyer kokën nga UÇK-ja?

Besoj se e mban mend „selamin“ që të dërgoi Fehmi Lladrovci, nga Baica, në prill 1998, me i mbyllë shkollat, se jemi në luftë e vijnë kriminelët serbë, rrëmbejnë fëmijët e i vejnë para si mburoje të gjalla kundër UÇK-së?

Ti prapë nuk u binde!

Këto janë vetëm disa pyetje për ty dhe fakte që t’i thashë për hir të një përgjigje vetëm ndaj disa shpifjeve tuaja, që kanë prekë rëndë babën tim dhe familjen time që nuk ta kishim borxh.

Ty Jakup, Teneqes e gazetarucit, dje ua dha përgjigjen edhe qytetari i Drenasit!

Linda Halimi nga Kosova do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, në maj të vitit 2017

Lindita Halimi me këngën “Botë” u shpall fituese e Festivalit të 55-të këngës në RTSH. Ajo mori unanimisht votat e jurisë se specialistëve dhe publikut nëpërmjet Fejsbukut. E emocionuar ajo tha “Do të mundohem të mos ju zhgënjej”. Pas këtij suksesi Lindita Halimi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Nata e tretë finale e Fest ’55 në RTSH ishte një spektakël mbresëlënës. Ajo ka nisur me një moment mjaftë befesues dhe emocionues. 


Për herë të parë në Shqipëri me teknikën e halogramës u shfaq ikona e muzikës shqiptare Vaçe Zela, me hitin e saj “Moj e bukura Shqipëri”. Shfaqja vërtetë magjike u duartrokit gjatë nga publiku.

Një tjetër moment ishte prania e sporanos me famë botërore Inva Mula, e cila risolli edhe njehere në memorien e publikut këngën e babait të saj, artistit të njohur Avni Mula, “Shqiperi o vendi im”. Duartrokitje solli edhe një kolazh i përzgjedhur nga këngët e festivaleve ndër vite në RTSH kënduar nga Ledina Çelo dhe Sidrit Bejleri.


Festivali i 55-të i Këngës në RTSH uli siparin e tij, por debatet rreth tij që kanë nisur që natën e parë pritet të vazhdojnë gjatë.



Linda Halimi
Linda Halimi ( lindi më 24 mars 1989, në Fshatin e Rinj,KK Viti ) është një këngëtare shumë e njohur. Vajza simpatike nga Vitia, Lindita Halimi u ngjit në skenë, e pushtoi atë dhe hyri fuqishëm në mesin e këngëtareve me një ego të fortë, qëllim dhe ambicie të mëdha. Duket se këto ambicie, mbase e radhisin në artisten e këngës, duke e bërë dhe një vashë me stil të veçantë. Linda di çka do nga vetja dhe synimet e saja. Linda ka një stil të veçantë dhe kjo e bën një primadonë të skenës sonë. Origjinaliteti i saj është imponues, kurse zëri i saj kumbues.

Linda Halimi martohet me amerikanin Big D dhe më pas shpërngulet në SHBA për të krijuar një karrierë ndërkombëtare në tregun amerikan. Humbja drastike e peshës dhe ndryshimi i emrit të artit në "Lindita", janë hapat e para që ajo po ndërmerr në karrierën e saj të re përtej oqeanit.


PASAPORTA:
Emri dhe mbiemri: Lindita Halimi
Gjatësia: 1.64cm
Ngjyra e syve: Kafe
Ngjyra e flokeve: Kafe e errët
Ushqimi i preferuar: Ushqimi i detit
Pija e preferuar: Red Bull, Orange Juice
Muzika e preferuar: Soul, Rnb, Jazz,
Blues, Gospel
Këngëtari/ja i/e preferuar: Jennifer Hudson, Mariah Carey, Whitney Houston, Mica Paris, Aretha Franklin
Ngjyra e preferuar: E zezë, violete, e kuqe
Sporti i preferuar: Noti
Hobi: Vizatimi, Internet Surfing, leximi, TV
Stili i veshjes: Ai stil që më bën të ndihem më rehatshëm. Më pëlqejnë uniformat
ushtarake shumë.

Lindita Halimi filloi karierën në edicionin e 3-të të emisionit Albanian Idol "Ethet" ku ishte finaliste. Nga ai festival Linda gjithashtu mori pjesë edhe në Top Fest ku në vitin 2007 u shpall me çmimin "Best New Artist", në vitin 2008 ajo mori pjesë në festivalin Rock Për Rock ku mori vendin e 2-të, gjitahshtu mori pjesë edhe në edicionin e 5-të të Top Fest ku u shpall me çmimin nga "Vodafone Club". Në edicionin e 6-të të top fest në vitin 2009 Linda fitoi këtë event me çmimin "Grand Prize". Gjithashtu në vitin 2009 mori pjesë edhe në Këngën magjike duke marrë çmimim "Best Rock", dhe në festivalin Kosovarja këndon ku mori vendin e 2-të.




****





Juria ka votuar, duke përzgjedhur si fituese këngën ‘Botë’ nga Linda Halimi, shkruan lajmi.net.Linda ka bërë një performancë të mrekullueshme e madje ka qenë ndër favoritet kryesore për të marrë çmimin e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=9e3usZ779pw


Këtë edicion edhe publiku ka pasur mundësinë të votojë, ndërsa votat maksimale të publikut kanë shkuar për Yll Limanin.Nga votat e kombinuara, Genc Salihu ka dalë nē vendin e dytë.Linda Halimi nga Kosova  do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, në maj të vitit 2017



"Mirëmëngjes Shqipëri" Linda Halimi, jeta ime në SHBA dhe sfida e Festivalit "20 Dhjetor 2016"

Linda Halimi ndërron emrin


Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi, po vazhdon ta revolucionarizojë veten. Ajo tani ka ndërmarrë një hap të guximshëm, duke ndërruar emrin e saj artistik nga Linda Halimi në thjesht – Lindita.


Lajmin e konfirmoi vet këngëtarja në profilin e saj në Facebook.

Ajo krahas emrit ka paralajmëruar imazh totalisht të ri të saj.

“Emri im artistik nga sot ka ndryshuar: Lindita (emri im i vërtetë i lindjes) është emri me të cilin do të dal në skenën ndërkombëtare”.

“Linda Halimi është egoja ime e vjetër kështu që mësohuni me vajzën e re, Lindita. I thuani lamtumirë Linda Halimit. Imazh i ri nga unë”, ka shkruar Linda në Facebook.
Nuk dihet se sa do të përshtaten njerëzit dhe adhuruesit e saj me këtë ndryshim, por Linda po merr hapa konkret në depërtimin e saj në skenën ndërkombëtare që prej martesës me Big D dhe zhvendosjes në Amerikë.

Era merr mirënjohje nga kryetari i Prishtinës, por nervozohet me fansat

Era Istrefi,


Këngëtarja e mirënjohur shqiptare nga Strellci i Deçanit zonjusha Era Nezir Istrefi ka marrë një mirënjohje nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.


ImageImage
Me anë të një postimi në Instagram, Era Istrefi ka treguar mirënjohjen që i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dhënë asaj për përfaqësimin e kryeqytetit tonë nëpër botë, shkruan lajmi.net.

E me këtë rast Era ka falënderuar kryetarin, duke thënë se është jashtë mase krenare.

Por, ajo që bie në sy është në porosi e Erës për fansat, ku i thotë të mos ia përmendin më “ku osht kanga”, duke i siguruar se është “në furre”.

Kënga Magjike, ja kush fitoi çmimin e parë.

Ka mbyllur siparin edhe për këtë vit festivali “Kënga Magjike. Në edicionin e tij të 18-të fitues i çmimit të parë u shpall këngëtarja Rozana Radi.

Image

Janë shpërndarë mjaft çmime gjatë natës finale ku pretendentë për çmimin e parë kanë qenë shumë artistë. Përmes votimeve mes njëri-tjetrit kanë qenë vetë artistët që i kanë dhënë pikë njëri-tjetrit.Kjo është hera e parë që Rozana fiton çmimin e parë në Kënga Magjike.

Image

Ndërkohë pas Radit në vend të dytë u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri, ndërsa në vendin e tretë Arilena Ara me "Nëntorin". Ndërkohë pasi mori çmimin me lot në sy Rozana Radi ka thënë se kishte shumë vite që e priste këtë moment.


Poezi nga Përparim Hysi

Subject:Thirrje KRISHTIT (poezi)
From:Perparim Hysi (perparimh@gmail.com)
To:fjalalire@gmail.com; floribruqi@yahoo.com; BOTAERE@yahoogroups.com; admin@zemrashqiptare.net; anuro@albemigrant.com; gazetadielli@gmail.com; gjivlashi@aol.com; nacionalalbania@yahoo.com; prien@sunrise.ch; botaere@ymail.com; albertzholi1@gmail.com;
Date:Saturday, 24 December 2016, 18:31

Image result for perparim hysi



Thirrje KRISHTIT!



Po fryn e shfryn murrlan i ftohtë
Ndoshta, pas të ftohtit, do bjerë shi
Ç'është kokolizur e shkreta botë
Është lidhur pisk dhe s'e zgjidh njeri?!!!


2000 e ca vjet që lindi KRISHTI
2000 e ca vjet që bota nuk gjen qetësi
Kur shoh kaq vuajtje, më dhëmb shpirti
Po ku je, O KRISHT? Ku je, PERËNDI?

Ti le pas shumë urata
Dishepuj shumë; më shumë xhelatë
Ke lënë të ligj me shpirt si nata
E liga mbetet, jetës, gjatë.

Ca lakmimtarë, majmur si derra
Nuk ngopen fare: si të jenë luvgji!
Shumica ushqim kërkojnë në plehëra
Punojnë, robtohen, por nuk kanë,PERËNDI!

I vrarë shpirtërisht, nuk fle i qetë
Se skamja e njerëzve më brengos
Ku je, o KRISHT, o BURRË i drejtë?!
Kthehu se të presim... drejtësi vendos.

Tiranë, 24 dhjetor 2016

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...