Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/28

76 VJET PA POETIN KOMBTAR

Autorë: Danil GAZULLI dhe Fritz RADOVANI

76 VJET  PA POETIN KOMBTAR



AT GJERGJ FISHTA O.F.M. (Grafikë nga F.Radovani)
23 TETOR 1870 - 30 DHJETOR 1940

Image result for fishta


Në çdo fushë ku veproi At Fishta, tregoi se ishte gjeniu i pakrahasueshëm, prandaj edhe mundi t’u dilte mbanë sa ndërmarrjeve nga ma të vështirat: prej artit, tek publiçistika, prej gjuhësisë, tek arkitektura, prej arësimit tek muzika, prej humorit tek politika...
Tashma në qytetin e lashtë të kontrasteve të thella, nga dita në ditë konturohej figura shumëplanëshe e fratit 30-vjeçar. Qysh në penelatat e para u duk qartë se veprat e Tij nuk do të ishin përvijime të lëmueta e aq ma pak laramanime orientale, por gjithçka do të ishte e ashpër, diçka dritë hije rembrandiane me tone të forta. Gëte dhe Manxoni, Shën Françesku dhe Da Vinçi, e kishin po fisniknue fytyrën e fratit të ri, por landa mbet ajo që ishte: Shkamb i gjallë hedhë prej vullkanit fuqishëm e të pashuem të shpirtit Shqiptar. Ishin nevojat historike të Atdheut që i diktuen At Fishtës drejtimin e gjithë veprimtarisë së Tij artistike, pedagogjike, publiçistike ashtu edhe në impenjimin e Tij politik.
Lahuta ka në themele shkambij ciklopikë, në dukje pak të pagdhenun, herë-herë arkaikë, por aq të harmonishëm e të natyrëshem, sa të duket se nuk patën nevojë për daltë, por arkitekti e hartoi drejtpërdrejt në masivet e Alpeve, sa të papërsëritshme, aq edhe brilante.
I gjithë universi intelektual i At Fishtës ka pasë si yll polar interesat e Atdheut dhe vetëm interesat e Atdheut, pse në shpirtin e Tij ideja Atdhe ishte ba ideal suprem.
“Petrarka, thotë Ai, …fshan e kjan bihude ndër kangë përnjimend të mrekullueshme, por për Italinë, pak e aspak, megjithëse do të kishte për çka me kja.”
            Ja pra, pse At Fishta nuk zgjodhi vargun e lëmuet, po ate të ashprin, vargun e lahutës,  që ata të shkonin drejtpërdrejt në zemrat e atdhetarëve të etun për liri e t’i ndezte flakë me guxim për luftën e këputjes së prangave shekullore, për luften për dije e përparim kombëtar. Kanga e Tij asht një britmë deri në dëshprim, e sa e sa Herojëve që nisen në luftë u thotë:
                        S’ kan shka bajn? Po a thue të desin?
                        T’desin pra, nuk kan shka presin!
Apo:
P’r ‘i grusht eshtna, pashi Zotin,
t’mos korisim Gjergj Kastriotin,
t’mos korisim na sot Hotin
E ban këte, jo për mëni ndaj sllavëve, por, sepse, siç e ka thanë në një intervistë, po të ndodhte e të rihumbëte lirinë Shqipnia, “kishin me plasë dhime sa janë bjeshkët tona.
Si mund të quhet shovenist Poeti i një kombi 12 shekuj nën robni sllave e osmane pse lëshon anatemën ndaj arijëve të bardhë të ardhun prej stepave ruse e që ende guxojnë e na e quejnë sot e kësaj dite Kosovën Martire Serbi e vjetër?!...
Atyne po, u thotë:

T’i mësojnë fëmijtë mbas sotit
mos t’ lakmojnë tokës s’ Kastriotit,
se u bjen shtrejt, qe besa e Zotit!

At Fishta nuk ngurron t’ i lëshojë namen as Europës në London, në Versajë, pse e la këte dhé të coptuem, prandaj:

Me gjith këta, por larg nuk shkon
e me i vra ka rr’feja e Zotit
t’ shtat  mbledhë si janë n’London.

Gjuha e Tij asht thellësisht popullore, pse ishte i vetëdijshëm se po shkruente një vepër që do të ishte universitet atdhetarie për Malet tona ku mungonin edhe shkollat fillore, sa me shumë vend thotë Profesor Zekiria Cana: “Shqiptarët në Jugosllavi, duke mësuar përmendsh “Lahuten e Malcisë”, përvetësuen arësimin kombëtar, kur ky mungonte.”
Por që të gjykosh Lahuten, duhet të rijetosh historinë me dhimbje, siç e jetoi Poeti.
Në këto rrethana, aty nga viti 1904, zu e lëshoi akordet e para Lahuta e Tij ngjethëse, tue u ngjeshë për parzem të malësorit.
At Fishta vetë ishte një shembull i shkëlqyeshëm i mbylljes së tragjedisë së gjakmarrjes, një vepër e pandërpreme e Françeskanëve Shqiptarë, sa kur i vranë të vëllanë, Çupin, jo vetëm e fali vrasësin, po edhe lëshoi thirrjen:

                        Ndalnju, burra! Ku veni!
                        Pashi Zotin, lëshoni hutat,
                        se mjaft gjak asht derdhë!…

Në prag të ditës së madhe të 28 Nandorit Ai tashma naltohej si lis vigan me rrajë thellë në truellin arbnor e degë që piqeshin me bjeshkët. Penës së Tij, veç kangëve të para të Lahutës, i përkisnin sa vepra të tjera, ato “Pika vese” që dridheshin mbi petale, “Anzat”, vepër satirike e pashoqe deri më sot në letërsinë shqipe, bash ato anza të lëshueme rrugëve të Shkodrës e të mbarë Shqipnisë, ku tue përqeshë me humorin e hollë shkodranë, here tue thumbue keq e jo rrallë tue fishkullue pa mëshirë. Penës së Tij i përkisnin veprat e para dramatike, origjinale, të përshtatuna a të përkthyeme, ndër të cilat “Shqiptari i qytetnuem”, vu në skenë prej Atij vetë më 1909, sidhe plot libra për shkollat tona Shqipe.
Por edhe 28 Nandori la shumë vepra mangut. Përgjysë andërrat, përgjysë shpresat, përgjysë vetë Atdheu e që Ai e vajtoi... me “LOT GJAKU”. E gati si tue lëshue piskamën, porositë:

                        Edhe me u thanë anmiqve e t’ tanë njerëzimit:
                        “Unë këtu sundoj! N’ këtë shkamb mue m’ vuni Zoti,
                        E këndej nuk luej, pa u shue stina e moti”!?

Fati i vendit do të vazhdonte të ishte i trazuem edhe pothuej për një 10 – vjeçar. Filloi me rrethimin malazez të Shkodrës, e vazhdoi me trazime të pafund deri në Korçë, Gjirokastër e ma përtej...
As në ato ditë të vështira At Fishta nuk u step. Ishte në ballë të luftës për mbrojtjen e Shkodrës prej knjazit të Cetinës, atëherë kur botoi të parën revistë shprese mbrenda Atdheut e që e quejti “Hylli i Dritës”, bashkë me Gurakuqin, Mjedjën, Logorecin, tue themelue “Komisinë letrare”, e në fund të Luftës së Madhe, që trandi botën, po bashkë me Gurakuqin e Bumçin shkuen t’i dilnin zot Atdheut coptuem në Versajën hijerandë. Ai kapërceu edhe Atllantikun, deri në Amerikë, për të shpëtue ç’mund të shpëtohej nga e shumëvuejtuna  dhe e nëpërkambuna Shqiptari.
Në proçesverbalin e mbledhjes të Komisisë thuhet: “U vendue me themelue një drejtshkrim sa ma tepër të përbashkët për të dy dialektet”, ishte ai parim mbi të cilin punohej për Bashkim, parim që u shkel me te dy kamët në Kongresin famëkeq të vitit 1972 e që nuk po ndreqet as sot!
Frati me zhgun nuk i la asgja mangut detyrës ndaj Atdheut, Nëse la mangut diku, i la pikërisht detyrës së Tij si “klerik”. Por, do të thotë ndokush, si arrijti atëherë aq nalt edhe në hierarkinë ekleziastike?
...Asht rast i rrallë, ndoshta i vetëm, që pikërisht vepra letrare dhe atdhetaria e ngritën edhe në hierarkinë fetare, që për nevoja të Atdheut i ishte dashtë ta linte shpesh mënjëanë. Sa Shqiptar ishte Ai dhe sa klerik, e shprehin qartë vargjet e maposhtëme, ku, mbasi andërron me çelë një shkollë të naltë në Shkodër, thotë:
                        Por n’Shqipni pse nji meshtar
                        Posë se prift do t’jetë Shqiptar,
                        Shqiptar, po pa dredha.
                        Unë rektor e profesorë
                        Sakristan e baçeva
                        T’gjithë shqiptarë i zgjodha.

Kur lufta mbaroi dhe paqa mirë a keq u vendos, punët sërishmi nuk shkuen dhe aq mbarë. Mehmurët që kishin heqë fesat dhe ishin veshë allafranga, mendonin si të banin zap popullin e jo si ta udhëhiqnin atë. Këta “batalla fytyrë-fudullë, batakçij e me nji lasker kulturë, sa me mzi me shkrue emnin e vet”, si i pikturon me mllef At Fishta, e ndjenin veten ma shumë turq se shqiptarë, të gatshëm të bashkëpunonin me sllavin e me djallin, mjaft qe të përmbushnin nepset e tyne prej lubishë të pangopuna. Shumë kohë ma parë Poeti i kishte jetue këto mënxyra dhe kishte parandje zvarritjen e tyne të lyrosun, sa kishte humbë durimin tue iu drejtue Zotit:
                        O perendi, a ndjeve?
                        Tradhëtarët na lan pa Atdhe
                        e ti rrin e gjuen n’errfe
                        lisat n’per male kot.

Ishin kohë të turbullta, kur, si thotë Poeti,
“tash qi u ba Shqipnia, duhen ba Shiptarët.”
E për me ba Shqiptarët Ai ishte që:
Në vitin 1913, thëmeloi dhe drejtoi deri sa vdiq revistën “Hylli i Dritës.”
Në vitin 1916, themeloi e drejtoi fletoren “Posta e Shqipnisë.”
Në vitin 1919 asht sekretar i delegacionit Shqiptar në Konferencën e Parisit.
Në vitin 1921 asht zgjedhë deputet i Shkodres në Parlamentin Shqiptar.
Në vitin 1921 asht edhe nënkryetar i Parlamentit tonë.
Në vitin 1930 asht në Athinë anëtar i delegacionit të Konferencës Ndërballkanike.
Në vitin 1931 asht ftue për mbrojtjen e të drejtave të Shqipnisë dhe të Shqiptarëve në disa shtete, ku ka spikatë fjala e Tij, në 1931 në Stamboll dhe 1932 në Bukuresht.
Në vitin 1931 asht ftue në New York me përfaqsuesit e 60 shteteve të Botës ku u zgjodh anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar të Poetëve në Amerikë.
Me 6 qershor 1921, në zgjedhjet e para Parlamentare në historinë e Shqipnisë, Shkodra e dërgon At Fishten përfaqësues të vetin bashkë me miqtë e Tij Gurakuqin e Mjedën dhe Parlamenti e zgjedh Nënkryetar të Kuvendit Kombëtar. Ky polemist i shkelqyeshëm në lamen e gazetarisë, me prodhimtari ma të madhe se çdo gazetar profesionist, do të shfaqej në Parlament si një orator i pashoq, një atdhetar i flaktë në akuzën kundër Serbisë për masakrat mbi vëllaznit kosovarë; por edhe kompetent si ekonomist, gjeolog, pedagog e agronom, jurist e diplomat “sa me pasë nder me e pasë çdo parlament i Europës”, siç shkruente një gazetar i huej që ndiqte punimet.
Me fjalën e Tij të zjarrtë i tregoi mbarë Europës se At Fishta ishte dhe mbetet Tribun i Popullit Shqiptar, që luftoi pa i ba syni vek për të Drejtat e Shqiptarëve për vetvendosje, tue demaskue haptas qellimet e fqinjëve grabitqarë të Tokave tona përrreth, të cilët vepronin dhe mbroheshin nga Fuqitë  mëdha.
Polemikës së At Fishtës i jep shpirt satira, me ndihmën e së cilës realizoi pikturën estetike të së keqes. Ai godet me forcë të gjitha llojet e devijimeve morale, sidomos ato të zyrtarëve ma të naltë. Këte luftë e ban me guxim, pa pyetë se me cilin binte në kontraditë. Prandaj edhe asht quejtë mbreti i polemikës Shqiptare. Nuk trajtoi në to asnjëherë çashtje vetjake, pse si synim i polemikës së Tij të ashpër ishte lufta kundër pseodoatdhetarëve “me barkun kodër” dhe “xhepat e frymë”...
Shka ka me dijtë me folë mbi politikë e mbi organizmin e shtetit civil nji njeri malok, matrahul, qi me m’zi ndoshta ka krye dy a tri klasë fillore e qi djerset kur i duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradicjoni shpijak e edukata familjare, qi shumëkend ndër ta e ban krejt të neveritshëm e ekcentrik. Ky babën gjaks, gjyshin katil, stergjyshin mizuer, rritë me katila, me gjaksë, me mizorë, me intriganta, batakçij, vagabonda, rrugaça, me njerëz hasëm të kulturës e të gjytetnisë, kah mund të mendohet se ka me kenë i zoti me rregullue fatin e nji kombi ende primitiv? Pse me sundue nji shtet nuk asht mjaft dhelpnija, dredhija, intriga, batakçilleku, rrena, tradhëtija; duhet nder dhe urtì, burrnì: qe se shka duhet. Po, por dija, urtija, ndera, burrnija u nxejshin në shkollë e, madje, me shumë mund e djersë, e jo ndër kafeshantana t’Europës e mejhane paçaxhihane të Tiranës, tuj luejtë “tavell” e “bigjoz” e tuj pi “mastikë”.
Një portret i përkryem i “udhëheqësit” tonë të ardhshëm...

Shenim nga FR: Ky material asht një pjesë e shkëputun nga libri: “AT  GJERGJ  FISHTA  O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA  E  SHPIRTI I POPULLIT  SHQIPTAR” 2010.
     Punue nga bashkautorët Danil GAZULLI dhe Fritz RADOVANI.
Melbourne, Dhjetor 2016.


ORA PËRKUTIMORE KUSHTUAR VEPRËS SË GJITHANSHME TË PROF. GJON SINISHTËS DHE 12 PRINCAVE TË FJALËS SË LIRË SHQIPE NË MËRGIM


           Ne sallen e kultures te kishes se Shen Palit me 11 dhjetor 2016 organizohet takimi perkujtimor kushtuar Prof. Gjon Sinishtes dhe 12 botuesve te revistave anti-komuniste ne boten e lire, te cilat paten ne bosht ceshtje kombetare, kulturen, tradite e vlerat e gjuhes letrare gege. 

Takimin e moderoi gazetarja Vera Ivanaj dhe e vetmja media e komunitetit qe mori pjese ishte ACTV me pronar Ndue Ftonin dhe drejtor Eduard Aliko. Ne fjalen e saj moderatorja nder te tjera tha:

           “Ju uroj mirë se ardhje në këtë tubim të veçantë kushtuar veprës së gjithanshme të Prof. Gjon Sinishtës, kësaj figure të shquar dhe malësori fisnik që bëri gjithçka të mundur, për çështjen tonë kombëtare. 

Bashkangjitur kësaj Ore është edhe vepra e botuesve të 12 revistave në diasporë kryesisht malësore në SHBA, të cilat me shkrimet e tyre ngritën platformën e vlerave të gjuhës letrare gegë, duke u bërë një pararojë luftarake me mjete demokratike, për t’i treguar civilizimit dhe demokracisë perëndimore, pasojat e rënda të diktaturës në Shqipëri, një makinë kjo ushtarake që me mjetet e sofistikuara të dhunës mohoi vlerat kombëtare dhe fetare, si dhe tendencat perëndimore për të përparuar, që me mund e sakrifica i kishte shpalosur populli shqiptar ndër shekuj.

Protogonistët, bashkëpunëtorët dhe bashkëudhëtarët e Prof. Gjon Sinishtës ishin:

* Ernest Koliqi, me revistën “Shejzat”.

* Dr. Zef Oroshi, me “Jeta Katolike”.

* Prof. Arshi Pipa, me “Albanika”.

* Lec Shllaku, me “Koha Jonë”.

* Prof. Zef Camaj, me “Ora shqiptare”.

* Prof. Gjon Kelmendi”, me “Ora”.

* Prof. Zef Mirakaj, me “Kolonia Shqiptare”,

* Antonio Beluscci, me “Lidhja”.

* Mark Prela Gjokaj, me “Arbëri”,

si dhe figura të tjera me emër të madh në kulturën tonë kombëtare, si Prof. Martin Camaj, Prof. Sami Repishti, Prof. Zef Nekaj, Prof. Karl Gurakuqi, Isa Ndreu dhe Buletini i kishës së Shën Palit që botohet për 19 vjet radhazi e që deri tani kanë dalë rreth njëmijë numra, “Zani i Shna Ndout”, etj.

Festat e bekuara sjellin edhe dhurata të bukura e, kjo Orë është një dhuratë e çmuar e kujtesës sonë kombëtare e cila sa vjen e ngulitet për të mos u harruar në librin e fundit “Vocacioni i premtuar”, i bashkatdhetarit tonë Zef Pergega, gjithnjë në kërkim të vlerave dhe kontributeve të këtyre ylberëve të fjalës, që kurrë nuk do të shuhen.Përgega ka treguar se ne jemi kallëzat e një fare të mbirë në një tokë që nuk do të shterrë, por edhe në kohë të ashpra do të nxjerrë figura të larta fisnike.Vepra e Gjon Sinishtës është në disa plane. 

Ai është poet dhe në pranga i burgosur dy herë në regjimin Jugosllav nuk rreshti së shkruari. Kishte mbaruar shkollën e mesme të françeskanëve në Shkodër dhe me ëndrrën për t’u bërë meshtar, kalon me shumë mundime në Amerikë.Punoi në punë të rënda në industrinë e makinave.

Në Ohajo njehsoi diplomën për gazetar dhe largohet nga Detroit për t’u vendosur në San -Francisko.Themelon Qendrën katolike Shqiptare. Boton për 15 vjet, 15 volume te “Buletinit katolik” dhe në fund themelon Institutin Katolik “Danjel Dajani” në Universitetin e San-Franciskos.Më parë se t’ia kaloj fjalën Z. Zef Sinishta, dua të shtoj edhe dy fjalë më tepër.

Me Z. Përgega njihem qysh në vitin 1991, pasi kemi punuar bashkë në gazetën “Koha Jonë”, e para gazetë e pavarur në Shqipëri. Të sapo dalë nga një sistem diktatorial 50 vjeçar, ku popullit tonë të shumëvuajtur i ishin mohuar në mënyrë absolute të gjitha të drejtat, fjala e lirë ishte si një ilaç i munguar për shërimin e shpirtit të tij të vrarë në format më të rënda, dhe Zefi, në këtë periudhë të fillimit të demokracisë, ka dhënë një kontribut vertetë të çmuar në këtë drejtim.

Sot pas 25 vitesh, e sjell fati që të prezantoj librin e tij, “Vokacioni i premtuar”, ç’ka më jep jo thjesht një kënaqësi, por edhe një respekt e vlerësim edhe më të madh për Z. Përgega, i cili në mënyrë të pandërprerë vazhdon të japë kontributin e tijnë ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe përcjelljen e tyre ndër breza.Për më shumë ftoj bashkatdhetarin tonë të nderuar Z. Zef Sinishta për të na folur diçka më tepër rreth figurës së Gjon Sinishtës, njohjet e tij si dhe hulumtimet e gazetarit Përgega.
Gjon Sinishta ka shkruar disa poezi si për vendlindjen, kthimin pas shumë vitesh në Shqipëri, vdekjen e babës kur ai ishte i prangosur etj.Ftoj Zonjën Marqe Domgjoni për të na recituar disa strofa nga poezitë e tij.Po ja japim fjalën diplomatit malësor Z. Nik Sinishta për të na sjellë disa impresione nga ky aktivitet.Veprimtari Luigj Gjokaj për figurën e Prof. Zef Camajt.Ftoj Z. Arian Rexha kryetar i shoqatës “Camëria” në Detroit, i cili do të përshëndesë këtë takim.Kush ka dëshirë të thotë fjalën e tij është i lirë të vijë.Tani i’a japim fjalën autorit të oraganizimit të kësaj Ore përkujtimore si dhe autor i librit po ashtu!”

      NE BREZI I RI KRENAR EDHE SI KOMB PER VEPREN E PROF. GJONIT

Nicholas Sinishta, diplomat

     “Ne emen te farefisit Sinishtaj dhe ne emnin tem personal ju baj mirseardhjen ne promovimin e Librit te autorit Zef Pergeges me titullin “Vokacioni i Premtuar” ku 250 faqe jane te dedikuame per veprimtarin e Gjon Sinishtes. Per te analizue titullin “Vokacioni i Premtuar” – ne gjuhen angleze Vokacioni asht nje thirrje hynore ne veti per nje sherbim me dedikim per nje cheshtje. Pra “Vokacioni i Premtuar” per Gjon Sinishten ishte cheshtja e Kishes Katolike ne Shqipni kunder regjimit Komunist. Mundesit e ti ishin te kufizuame per shkak te izolimit te Shqipnis se mbyllun. Por mes kolegeve te mbetun ne Shqipni pat mundesi ne menyr te fshehun dhe nxori fotografia dhe informacione per egersit komuniste. Aj bashk me intelektual te tjer si Ernest Koliqi, Martin Camaj, dhe Arshi Pipa jane aktivizua per tu sjell drit mizorive komuniste, per mos te harrohen martiret e liris, dhe te konservohet nje kultur e paster Shqiptare jo i ndotur nga partia. Kete e bani Gjon Sinishta ne chdo vend qe gjindej ne mergim – Vien, Milano, Detroit, dhe San Francisco.

       Gjon Sinishta lindi ne Malesi Madhe ne Mal te Zi me 1929. Rrjedh nga ni fis prej Grudet me virtytet Kombetare. I pari i ketij fisit i del balozit ne mejdan te Kisha e Shen Kollit dhe ia shpeton Grudes dhe krejt Malesis Dheun e Zi dhe fshatin Dinosh. Mandej ky fis lindi personalitete si Tom Kol Gjoni (Bashkluftar i Smajl Martinit), Nik Pretash Leci qe u ba deshmor ne sulmin e Kalas se Shipshanikut, Tur Gjeloshi me te bit qe ju dogj shpia tri here nga Turku per mardheniet e tyne me Dede Gjo Lulin dhe Kryngritsit e Hotit, Gjek dhe Pal Gjo Shyti qe qiten pushk per mos ti sherbejn ushtris Serbe, dhe Gjeto Sinishten aktivisti i pare i diaspores per levizjen Kosova Republik.

Ne moshen rinore Gjon Sinishta mbaron gjasht vjet ne seminarin Jesuit ne Shkoder dhe mandej mbaron Kolegjin Saveriane Jesuit te Shkodres (qe qysh me 1877 ishte i vetmi kolegj Shqip). Ne vitin 1946 komunistet mbyllin Seminarin, Shkollen Apostolike, dhe Kolegjin Saverian.Si deshmitar i tmerrit komunist Gjon Sinishta shperengulet ne Zagreb ku vazhdon Noviciatin Jesuit qe nderkohe ju nderpren studimet nga autoritetet komunist Jugosllav.Ne 1947 mbas nje konkurs prenohet spiker i programit Shqip ne Radio-Beograd dhe diplomohet ne Institutin e Radio-Difuzionit Jugosllav. Mbas sherbimit ushtarak punoi gazetar ne Radiot e Beogradit, Titogradit, Prishtines, dhe te gazetes “Rilindja.” Ne kete periudh perktheu ne Shqip dhe ne Serbo-Kroatisht shume libra.Si editor i gazetes Rilindja u njoftue me Adem Demachin dhe shume letrar Kosovar.Ne 1956 Jugosllavia e arreston nen akuzen per agjitacion e propogand antikomunist dhe si spiun i ShBA ku u denue me 5 vjet dhe 4 muaj burg.Mbas lirimit me 1961 u arrestue edhe tri here dhe u shpall nacionalist i rrezikshem.Ne 1964 u arratis nga Jugosllavia ku jetoj ne Austri dhe Itali derisa me 1965 emigroi ne ShBA ku punon ne fabrikat e automobilave dhe plotesoi studimet ne Clarkston College (Michigan) dhe John Carrol University (Cleveland Ohio).

Veprimtaria ne mergim e Gjon Sinishtes arriti ne nivele te larta te institucioneve arsimore dhe fetare. Kjo veprimtari u ba nen vezhgimin e sherbimeve te UDBeS Jugosllave dhe Sigurimit te Shqipnis ku disa here ju planifikue edhe vrasja e ti. Por aj shpeton dhe si drejtor i Kishes Misionare ne Universitetin Santa Klara ne California boton revisten “Bulletini Katolik,” boton librin “The Fulfilled Promise” ne gjuhen angleze ku dokumentohen krimet e regjimit komunist ndaj Fese Katolike, dhe themelon Qendren Informative Katolike Shqiptare qe ekziston edhe sote me emnin Instituti Katolik Shqiptar Danjel Dajani. Mes ketyne aktivete Gjon Sinishta e njofton publikun Amerikan dhe nderkombetar per krimet e regjimit komunist ne Shqipni dhe qe mos te harrohen kurr martirt e liris. Si koleg i ngushte i Papes Shejnt Gjon Palit II, Vatikani e kishte komunikimin dhe deren e hapun per takime te shumta me ta. Me kete mardhenie ishte i dobishem me Father Michael Walsh per viziten e Papes ne Shqipni me 1993. Dashuniae ti per atdheun u tregue edhe ne momentin e fundit te jetes se ti me amanitin qe i pjes e hinit te trupit tu varrosen ne Varrezat e Rrmajit ne Shkoder ku u pushkatuen prej partiet Eproret e ti (At. Danjel Dajani dhe At. Gjon Fausti) bashk me eliten e Shkodres dhe te Malesis.

Asht krenari per nje Komb me pas nje figure si Gjon Sinishten.Une si pjestar i familjes se ti jam krenar me veprat e ti. Kam pas raste mbas qe ju njoftuen te huajt se jam me mbiemen Sinishtaj me kan pyet per Gjon Sinishten. Ne simposiumin e Hotit Prof. Dr. Romeo Gurakuqi ka qaj me lot dhe me ka thane se studimet e tij ishin te mundura per shkak te Gjon Sinishtes dhe per chdo vjet aj me grua e nderojn vorrin e Gjon Sinishtes me nje kunor lulesh. Une si puntor i Ambasades Amerikane ne Tirane me ndoli nje rast qe nje nga stafi lokal ma dhuroi librin e Gjon Sinishtes. S’kish besue kurr si nje shqiptar me origjin nga Malesia nen Malin e Zi se ma njofin mbiemnin me fame dikush ne mese te Ambasades ne Tirane. Pra kete e kam nga Gjon Sinishta.Faleminderit autorit Zef Pergeges per kete projekt. Ke lan nje trashigimi per gjeneratat e ardhshme qe te gjejne ne veti nje “Vokacion te Premtuar” per ceshtjen Shqiptare dhe Fetare. Faleminderit te gjitheve qe merrni pjese sot. Rrnoft Kombi Shqiptar kudo qe gjindet! Lavdi ju kjoft gjaku i martirve! Ju faleminderit!”

FALIMINDERIT PER KUJTIMIN E KONTRIBUTIT TE BABAIT TIM

Hi Nicholas!
Thank you for the invite. Unfortunately, I will not be able to attend, but it is my sincere hope that The Promised Vocation book event at St. Paul’s Albanian Catholic Church is well received by the community.

Please extend my deepest gratitude to the author Mr. Pergega for writing this book. We are honored. 

Tell Mr. Pergega that putting out this work is very important in keeping my Father’s legacy alive, as well as bringing awareness to the public and future generations of Albanians to never forget what occurred to those martyrs that were tortured and murdered at the hands of the Communist dictatorship. 

It is my hope the book also illustrates my Father’s deep love for Albania and its people of all religious denominations, not only Catholics. 

I am humbled he will be putting aside a copy for me of his work. I look forward to reading it in the near future. Please let me know how I can obtain additional copies for family members and my Father’s colleagues at the University of San Francisco.

As for some words you can contribute on my behalf at the event, I want to thank the attendees for their interest in my Father’s legacy. I promise if they are not familiar with his work and life story, it is nothing short of inspiring. 

His journey was difficult with the odds never in his favor, but through the grace of God, he was given the strength. He was given the strength to not only go through his own suffering, but to return with a relentless voice that spoke on behalf of the martyrs and the oppressed Albanian population.

 His work brought a beaming spotlight for the world to see what was occurring to his beloved country and its beautiful people. Mr. Pergega’s work will help bring another outlet for informing us what my Father’s legacy meant to his family and many Albanians. Words could never express how proud our family is of him and his important work. We miss him every day.

        GJON SINISHTA ISHTE KUNDRA KRIMEVE TE KOMUNIZMIT
 
On Zef Pergega and His Book Vokacioni i Premtuar (The Promised Vocation)
       By Stephen Schwartz, gazetar, shkrimtar dhe analist amerikan

        Zef Pergega, an Albanian-born historian and defender of Northern Albania’s Gheg culture and Roman Catholic religious heritage, has produced an important and timely book, Vokacioni i Premtuar (The Promised Vocation). 

The volume recounts the terrible martyrdom of Catholic intellectuals and ordinary believers under the ultra-Stalinist regime of dictator Enver Hoxha, who misruled Albania from 1944 until his death in 1985.

     The author has commendably focused attention on Gjon Sinishta (1930-95), founder of the Daniel Dajani, S.J. Albanian Catholic Institute in San Francisco and author of The Fulfilled Promise, an earlier chronicle of Catholic suffering in Albania, published in English in 1976. 

Gjon was the Aleksandr Solzhenitsyn of the Albanian Catholics, an exiled man of letters who conceived his life’s mission as that of memorializing the victims of Communist tyranny among his compatriots.

 Much work for the recent beatification by the Vatican of 38 Albanian martyrs under Communism was based on the inexhaustible research accomplished by Gjon.

       Gjon was forced, like Solzhenitsyn, to leave his homeland and begin life anew, ultimately in the United States where he established the Albanian Catholic Bulletin/Buletini Katolik Shqiptar, issued from 1980 to 1994. 

His colleagues among Albanian anti-Communist advocates in the diaspora included literary giants of the national culture, such as Ernest Koliqi and Martin Camaj, the bold polemical enemy of Hoxha, Arshi Pipa (a Muslim), and the émigré leader of the Bektashi Sufis, Baba Rexheb Beqiri. 

Gjon additionally worked closely with outstanding foreign commentators like Robert Elsie. This network allowed him to report on the antireligious crimes of Hoxha and his followers, providing a valuable resource for interested scholars everywhere.

           Zef Pergega’s book epitomizes the most honorable ideal of a writer: to revive and foster memory. New studies of Gjon Sinishta, and republication of the considerable documentation he assembled, should establish his legacy as fundamental for the education of future Albanians and religious believers.

        Gjon Sinishta, Zef Pergega, and other exemplars of the Albanian Catholic tradition represent the great spiritual lesson Albanians offer the world: that a people of differing religious affiliations can remain undivided by religious pretexts and undefeated by ferocious irreligion. 

In a global crisis driven by extremism in the name of faith, nothing is more urgently relevant.


RESPEKT E MIRENJOHJE PER NJERIUN E CILESIVE TE LARTA NJEREZORE

           ZEF SINISHTA

            Ne perkujtojme sot njeren nga figurat me te njohura te diaspores shqiptare ne Amerike ne fushen religjioze, gazetareske, poetin, shkrimtarin, perkthyesin dhe publicistin Prof. Gjon Sinishta. Vepres se tij i bashkohen edhe 20 bashkepunetore te tjere njelloj te vlefshem ne kete fushe e ne fusha te tjera, te cilet ishin fatosa te nje ideali atij kombetar.

Ne kete ore perkujtimore te vecante per nga idea dhe organizimi me jep rasen te falenderoj Zef Pergegen per kete bashkim, si dhe per botimin e librit “Vokacioni i premtuar” nje botim ky shume cilesor dhe me te dhena te panjohura nga nje mase e madhe njerezish. Po fokusohem ne vepren e Gjoni sidomos neperiudhen 198-1995, ku ai si diplomat, gazetar dhe pedagog shpertheu fuqishem me te drejten e autoit duke u bere protagonist i botimeve te shume shkrimeve, delketatave, deshmive, letrave, libra e informacione te ndryshme te cilat booheshin ne gazeta e mjte informacinit public duke kthyer ne vemendje te ceshtjes kombetare shqiptare personalitete te larta boterore te te gjitha fushave.
   Gjoni bashkepunoi shume edhe me figura te diaspores pjese e katerdrave te universiteteve Amerikane si Elez Biberaj nga Universiteti i New-Yorkut, Peter Prifi, Universiteti i Californise, Mons. Dr. Zef Oroshin kisha “Zoja Shkodres” New-York, Josef Dio Guardin, Lidhja Qytetare Shqiptare, Dom Lazer Sheldija, Prof. Ernest Koliqi, Rome, At Jak gardin, italin qe kishte bere 10 vjet burg komunist ne Shqiperi etj. 

Nga Universiteti i Santa Clares ne Kaliforni Gjoni demaskoi boterisht politiken e krimit komunist ndaj klerit dhe ndaj popullit shqiptar, duke e bere prezent ate ne meyre te vazhdueshme ne Shtepine e Bardhe, OKB dhe Seline e Shenjte.

 Ai njekohesisht iu pergjigj bindshem klaneve dhe lobeve te caktuara qe hidhnin balte mbi kete te vertete te madhe historike. Per kete kontribut Gjoni u dekorue nga Presidenti i SHBA Rolant Regan.
Jasi e portretizojne Prof. Gjonin dia nga bashkepunetoret e tij dhe disa qe e kane njohur nga afer.
     Prof. Ernest Koliqi: “Nuk eshte i pasur po na jep nje pasuri letrare e fetare te pazevendesueshme!”
   Adem Demaci: “Shpirti i tij kristian me beri me teper tolerant!”
  Ardian Klosi: “Tre personazhe e kthyen me koke poshte Europen Lindore: Vaslav Havel, Martin Camaj dhe Gjon Sinishta!”
     Zef Pergega: “Shkallen me te eger te persekucionit komunist ndaj kulteve fetare dhe klerit te te gjitha feve ne Shqiperi, Amerika dhe Selia e Shenjte me ane ten =je dokumeti te detajuar ne shifra dhe persona e ka patur te njohur nga Prof. Gjon Sinishta. Ndaj keto dy institucione e dekoruan me medajle te vecanta!”
      Papa Gjon Pali I dyte gjate vizites se Tij ne Shqiperi Prill 2003 e fton Gjon Sinishten te jete pjestar i delegacinot te Selise se Shenjte. Ne nje moment Ati i Shenjte I drejtohet me keto fjale: “Punove shme. I ruaj shkrimet tuaja dhe mbi te gjitha me ka bere prshtypje libri juaj “Premtimi i mbajtur!”
         Si pjestar i fisit Sinishta kam marre pjese ne varrimin e tij ne Shkoder, ku meshen e drites e celebroi At Pashku Gojcaj nga Malesia dhe hiri i trupit te tij prehet ne varrezat e Rrmajit Shkoder si plotesim i amanetit ne mes te Dom Ndre Mjedes dhe Hil Mosit.
     Te gjitha keto nai sjelle me fill ndjeshmerie dhe profesionalizmi te larte gazetari Zef Pergega, me nje pune hulumtuese me shume se dy vjecare. Sot me dinjitet librat e Autorit Pergega zene vend ne biblioteken e Shtepise e Bardhe, Vatikanit, Akademive te Shkencave te Shqierise dhe Kosoves dhe ne disa biblioteka shqiptare, amerikane e europiane. Faliminderit dhe jehone u qofte ne vite e ne shekuj te gjithe atyre qe sakrifikuan veten per te lartesuar ceshtjen tone kombetare. Kesi loj aktivitesh qe organizon Pergega e ngrohin hirin e historise se mergates.
TA MBAJME TE SHENDOSHE KUJTESEN KOMBETARE

Luigj Gjokaj, kryetar i fondacionit “Vendlindja Therret”

Jemi present sot ne kete ngjarje te vecante ne jeten e komunitetit ne kete ore perkujtimore qe zemreku i saj nga therret qe ta mbajme te shendoshe kujtesen kombetare si nje nga aspektet me te rendesihme ne te verteten historike te kombit tone. Nje falenderim miqesor per bashkatdhetarin tone Zef Pergega si inisiator i ketij evenimenti dhe per botimin e librit te tij “Vocacioni I Premtuar” ku diku me shume e diku me pak shpaloset nje pune kolosale e intelektualeve, pbotuesve, gazetareve, e poeteve shqiptaro-amerikane qe dsa prej tyre nuk jetojne me. Zef Pergega i ka shkepur keto revista nga mohimi dhe harresa e kohes dhe e mosvlersimit te njerezeve.
    Nje nga figurat e perkujtimit ne kete nate eshte Prof. Gjon Sinishta qe me botimin e “Buletinit Katolik” u kthye ne qender te vemendjes se opinionit si ne Amerike, Itali dhe kudo qe jetonin shqiptaret dhe flaka e atdhedashurise se tyre.. Ky Buletin meriton respektin me te madh, per te cilin edhe ne te ardhmen duke marre si pikenisje hulumtimet e Zef Pergeges do te merren edhe Akademite tona si ne Shqiperi e ne Kosove, tani qe ka filluar rivlersimi dhe rishkrimi I historise sone kombetare. Padyshim ne kete histori nje vend te pazevendesueshem ze edhe diaspora shqiptare e Amerikes, per ceshtjen shqiptare, Kosoves, Camerise dhe te Malesise se Madhe ne Mal te Zi.

        Gjon Sinishta vjen nga teritoret e okupuara te Shqiperise etnike, nga Gruda e malesise Madhe, dhe bashke me te ne librin e pergeges shohim shume figura, vizionr dhe intelektuale, gazetare e analiste, veprimtar te palodhur ne sherbim te gjihes, cultures dhe historise sone komebtare, te cilet i lidhi fija e zjarrte e atdheut. Njeri prej tyre eshte prof. Zef Camaj nga Hoti iMalesise Madhe ne Mal te zi, te cilin Pergega ka patur rastin ta njohe personalisht ne Shqiperi dhe te intervistohet nga ai per shtypin e Tiranes. Madje ne kete liber botohet edhe nje foto ku kane dale Pergega, Camaj, me Pjeter Ivezajn dhe stafin e televizionit kombetar te Shqiperise TVSH.
   Prof Camaj kishte nje inteligjence te pashoqe, nje analist i forte politik dhe nje orator i zoti sa kur degjohej ne radio te gjithe mbanim vesh. Ai celi revisten radiofonike te Shqiptareve te Amerikes qe emetohej nje dite ne Detroit dhe 6 dite ne New-York nga viti 1986 e deri ne arritjen e demokracise ne Shqiperi, ne emisionet e te ciles kam patur rastin e mire te bashkepunoj ne disa emisione te saj. Me vone Zefi celi edhe revisten “Ora Shqiptare”, nje botim per culture, politike e shkence. Ne kopertinen e saj duket qarte Kastrioti e Nana Tereze, ne te djathe, Fishta e Kadare dhe ne pjesen vertikale shkruhej Komb e Zot, kurse ne brendesine e revistes shpalosej platforma e bashkimit kombetar. Camaj vinte me nje eksperince ne fushen e gazetarise dhe politikes. Kishte mbaruar ne Beograd shkencat poltike me nota te shkelqyera, kurse me korespondence kreu studimet e larta per gjuhe-letersi ne Prishtine per te cilin profesori i nderuar Anton Ceta, ideatori i pajtimit te gjaqeve ne Kosove eshte shprehuar per Zefin se ka qene nxenesi me i shkelqyer ne kete dege.

    Ne komentet e tija te shumta Camaj theksonte se me nje komunizem ne Shqiperi dhe ne Jugosllavi nuk mund te kemi nje komb te forte.  Ai merrte pjese dhe i udhehiqte demostratat kundra komunizmit dhe fliste jo vetem ne radion e vet, por jepte intervista ne kanalet dhe gazetat ameriakne. Ai ka marre pjese ne seancat degjimore te kongrasit Amerikan per ceshtjet shqiptare, vecanerisht per ate kosovare. Ne nje moshe qe premtonte shume u nda nga jeta me 20 qershor 2001 ne New-York. Kujtimi i tij do te mbetet nder ne dhe ne letrat shqipe si nje orator, analist tribunal dhe ivendosur per shkaterrimin e Jugosllavise dhe tiranit Millosheviq.
E pergezoj Zef Pergegen per keto vlera te pakrahasueshme qe me vullnet e talent na e ve para drites se syve tane per te mos i harruar dhe per t’ua prezantuar brezave si fryezim dhe model i shqiptarit ne diasporen e Amerikes, te perkushtuar ne idealin kombetar!

KUR BIJTE E SHQIPES JANE BASHKE

Arjan Rexha, kryetari i shoqates “Cameria”, Detroit

Jemi mbledhur sot ketu per te perkujtuar vepren dhe punen e Prof.Gjon Sinishtaj ketij vigani te paepur te diturise dhe atdhedashurise dhe njekohesisht per te promovuar librin e Zef Pergega "Vokacion i Premtuar" .

Profesor Sinishtaj si nje atdhetar i kombit punoi gjithe jeten e tij per te demaskuar regjimet sllavo -komuniste te te dy shteteve si ai Jugosllav ashtu dhe regjimit komunist Shqiptar.Me vepren e tij ai do te hidhte drite mbi vuajtjet dhe persekutimet e klerit katolik dhe me gjere. Ai punoi krah per krahe me Ernest Koliqin, Arshi Pipen, Martin Camaj, Zef Oroshin, Prek Ndrevashen, Vehbi Ismailin, Baba rexhepin, Rexhep Krasniqin etj, ketu ne Amerike.Le te jete pra vepra e tij si nje pishtar ndricues per ne te gjithe dhe brezat e ardhshem  qe do te vijne.Ashtu si nje shqiponje e lire qe nuk e duron dot roberine ashtu dhe z.Sinishtaj nuk mund te duronte dot zinxhiret skllaverues te komunizmit jugosllav dhe fluturoje i lire per tju bashkuar mergates shqiptare ketu ne Amerike.
Gjej rastin te falenderoj grupin organizator te ketij tubimi ne vecanti autorin e librit "Vokacion i Premtuar" kushtuar ketyre korifejve te cultures tone, Zef Pergega qe me ane te ketij libri dhe shume botimeve te meparshme hedh drite mbi keto figura vigane te kombit Shqiptar.
Me Zefin njihemi prej vitesh dhe ashtu si dhe me shume bashke atdhetare tetjere shqiptare nga zona veriore me te vertete me ka befasuar do te thoja ajo ndjenje atdhedashurie shume e thelle qe ai ka per ceshtjen kombetare sidomos per ceshtjen Came.Kam pasur perhere ne krahun tim nje ndihme dhe suport ne cdo aktivitet qe kemi organizuar si per Camerine dhe dua te shtoj se me veprat letrare te tij kontribuon shume per njohjen e genocidit ndaj kesaj popullsie te pafajshme shqiptare qe u shpergul me force nga trojet e tyre etnike shekullore.
Me motimet e rij dimensionale dhe te larmishme ne tematike si autor eshte nje burim drite dhe kulture per te gjithe ne.
E ku ka me bukur kur ne krah te vellait shqiptar cam qendron ai mirditor preshevas, Kosovar, malesor, shkodran e te tjere e te tjere...
Kjo pra eshte ajo kauza jone e perbashket qe i bashkon zogjte e shqipes kudo jane ketu ne Amerike.Kjo ishte kauza qe punoje gjithe jeten derisa dha jete i ndjeri Prof. Gjon Sinishta.
Te vazhdojme te mbajme gjalle flaken e pishtarit. Kam degjuar Zefin te thote severtet ketu ne Amerike bijte e shqipes duhet dhe te jene gjithmone bashke per kauzen tone te drejte kombetare!


SI E NJOHA GJON SINISHTEN

Prof. Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian Tirane

Gjon Sinishtajn, mik i familjes sime, posacerisht gjyshit tim Zef Mati Shestani, kam pasur rastin ta njoh personalisht ne muajin prill 1993, kur ai vizitoi Shqiperine per here te pare, se bashku me Father Micheal Walsh, si perfaqesues te Universitetit Katolik te San Francisco, dhe editor I Albanian Catholic Buletin ne San Francisco, ne kohen e vizites se Papes Gjon Pali II ne Shqiperi. Ai ishte mik ne shtepine time per tre dite.
           Gjon Sinishta eshte themeluesi i njeres nga dy qendrat themelore te Studimeve Shqiptare, qe mbajten gjalle nderlidhjen ne mes Kultures dhe albanologjise te Tradites se Themelimit, ate te para 1944, me Kohen e lirise se Shqiperise se pas vitit 1991, duke konsideruar si qender kryesore te pare, ate te krijuar nga Ernest Koliqi, me Karl Gurakuqin, Martin Camaj, Daniel Gjecaj, ne Rome me “Shejzat”.
Gjon Sinishta, bir besnik i Malesise, i Shqiperise, Tradites Indipendentiste te Shqiperise se Lire e Mosvarme, i Katolicizmit shqiptar patriotik, i mesuesve te tij te medhenj prane Kolegjit Saverian, te Faustit, te Dajanit, te Gardinit, te Meshkalles, arriti te ndertoje ne brigjet e Paqesorit, nje qender studimore dhe nje Buletin Katolik per njohjen e kultures shqiptare dhe posacerisht te Martirizimit te Kishes Katolike nen regjimin diktatorial te Enver Hoxhes dhe klikes se tij bolshevike. Ai u vendos ne radhet e paket te Shqiptareve te Emigracionit te desidences se mirefillte, qe Mbrojten Lirine e Shqiperise dhe ngriten zerin per vuajtjet e popullit shqiptar ne Shqiperi, Kosove, Malesi, nen shtypjen e tiraneve komuniste, duke u be keshtu nje nga zerat e te vertetes se kullueme shqiptare.
      Amaneti i tij ka qene qe nje pjese nga hiri i trupit te tij, te sillej per t’u varrosur ne Varrezat e Rrmajit ne Shkoder, aty ku u pushkatuan Eproret e tij, bij te kombit shqiptar, aty ku u pushkatuan Elita e Shkodres dhe Malesise kreshnike.

 Ia kemi mbajtur fjalen. Mati Shestani, me vellezerit e motrat e tij, jane kujdesur dhe kane arritur me ndihmen e Kryeipshkvise Metropolitane se Shkodres, t’i ndertojne nje prehez te fundit per profesor Gjon Sinishta, shqiptarin e urte, te ditur, te devotshem, patriot dhe diplomat. 

Me 1 nentor 2016, Diten e Gjithe Shenjtve, se bashku me gruan time, Mirela Kamsi, si cdo vjet ne nentorin e perkutimit te te Shtrenjteve tane qe nuk jetojne me, vendosem nje tufe me lule dhe nje qiri, tek Varri i Gjon Sinishtes ne Rrmaj, ne shenje respekti, kujtese, mirenjohjeje per Studiuesin, Editorin dhe Profesorin qe diti te kryente detyrat e veta kombetare,, shkencore, dhe komunitare, ne kohen kur popullit shqiptar nen diktatura, i duhej nje drite dhe nje ze qe ta ndihmonte per t’u ngritur. E ai e jetoi ringritjen dhe e kreu misionin, si pak kush: me ndershmeri, force dhe paperkulshmeri.
  
     Ju pecjelle per shendetje per organizimin e Ores Perkujtimore per Prof. Gjon Sinishten dhe botimin e librit “Vocacioni i premtuar” te autorit tashme te njohur, mikut tone Zef Pergega.

Pushofte ne Paqe dhe lavdi emrit te tij!



2016/12/26

Stop Ultimatumeve Serbe !....





Kosova është më e fortë se rrugaçi Gjuriq


Kryeministri Isa Mustafa ka dhënë për herë të parë arsyet e shkarkimit të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq.Kreu i Qeverisë ka thënë se Mariqi në vazhdimësi ka bërë deklarata në kundërshtim me të qenit e tij anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

"Po e them sot publikisht se po të ishte ai një ministër shqiptar qysh moti s’do të ishte ministër”, tha Mustafa.“Por meqenëse jemi në një situatë ku po kemi vullnet dhe po jemi më gjenerozë sa i përket hapësirës për integrimin e komunitetit serb, duke pasur parasysh edhe rrethanat në të cilat ndodhemi, jam munduar që të bisedoj disa herë me të dhe t’i bëj vërejtje që duhet të respektojë ligjin dhe Kushtetutën”, ka shtuar kryeministri i vendit.

“Mendoj që për një kohë të gjatë, ministri Mariq edhe ka vepruar, edhe ka dhënë deklarata të cilat kanë qenë në kundërshtim me të qenit e tij anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës… I kemi thënë që çdo gjë mund ta thotë në mbledhjen e Qeverisë, si anëtar i saj, por që s’mundet të punojë këtu e të shkojë në Beograd të japë deklarata që janë kundër subjektivitetit edhe shtetëror dhe juridik të vendit”, ka thënë Mustafa, i pyetur nga Ekonomia rreth shkarkimit të Mariqit, më herët gjatë këtij muaji.Kryeministri shtoi se i vjen mirë që edhe Lista Serbe ka konstatuar se Mariqi nuk po e bënte punën si ministër.

“Ata janë të interesuar që ministrat e tyre të punojnë në mënyrë që të përfitojë komuniteti serb.

Është bërë një zgjidhje e mirë me ministren e re Mirjana Jevtiq”.Por, Mustafa paralajmëron edhe deputetët e Listës Serbe të cilët po kundërshtojnë institucionet e vendit se nuk do t’i durojnë gjatë.“Askush nuk ka të drejtë të marrë pagë nga shteti i Kosovës dhe të mos e bëjë punën për atë pagë”.Shefi i Qeverisë së Kosovës i ka quajtur të papranueshme edhe deklaratat që vijnë nga zyrtarë të Beogradit, të cilët e thonë hapur se ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës i përgjigjen Beogradit dhe kryeministrit Aleksandër Vuçiq.

“Ka pasur deklarata edhe nga zyrtarët në Beograd e të cilat janë totalisht të papranueshme dhe për të cilat Bashkimi Evropian duhet të ulet dhe konstatojë sesi mundet që një (Marko) Gjuriq, si përfaqësues i Serbisë, të thotë se ata mund të na përgjigjen neve”.“Ata duhet ta dinë që janë përfaqësues të Kosovës dhe nuk janë përfaqësues të politikave të Beogradit. Me këtë ata po dëshirojnë destabilizim dhe t’i mbajnë peng njerëzit. Këtë nuk do ta lejojmë”, ka përfunduar Isa Mustafa.Lubomir Mariq, i cili u shkarkua nga pozita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, tha sot në Beograd se nuk ka marrë asnjë shpjegim në lidhje me shkarkimin e tij.

“Përgjigjen për këtë duhet të japin ata që e kanë marrë vendimin. Ajo që është dëgjuar është se Isa Mustafa nuk ishte i kënaqur me punën time dhe deklaratat politike”, tha Mariqi.Ish-ministri serb ka shtuar se e konsideron veten politikisht më të pjekur sesa Isa Mustafa. Duke folur për Mirjana Jevtiqin e cila ia zuri vendin e tij thotë se kjo është bërë pa konsultim me shtetin serb.

Edita Tahiri i përgjigjet ultimatumit të Vuçiqit: S’ka Asociacion…



Ministrja për Dialog Edita Tahiri, kohë më parë kishte deklaruar se nuk do të ketë hartim të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe para se Kosova ta ketë Kodin shtetëror telefonik të saj.


Mirëpo, pavarësisht që Kosova javën e kaluar ka marrë këtë kod dhe ky i fundit është publikuar në buletinin e ITU-së, ende nuk është bërë asnjë lëvizje sa i përket hartimit të statutit të Asociacionit.

Që hartimi i këtij statuti nuk ka filluar ende ka konfirmuar vetë ministrja Tahiri.

Ndërsa këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, njëherësh zëvendësministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, përkujton se ende ekzistojnë marrëveshje që janë arritur mes Kosovës dhe Serbisë që duhet të zbatohen paraprakisht, në mënyrë që të mund të diskutohet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

A do të presin serbët deri në Sretenje (festa ortodokse qe festohet më 15 shkurt 2017), e më pas vetë do të formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ashtu siç ka paralajmëruar sot Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq sot nuk është përgjigjur qartësisht, duke thënë se kjo është njëra nga idetë.

Ai, megjithatë, ka paralajmëruar se janë duke e pritur përgjigjen e shqiptarëve dhe të bashkësisë ndërkombëtare, që mos të shkohet më forcë për këtë tregim, kështu që ai sigurisht festën e Krishtlindjes ortodokse do ta pres me serbët në Kosovë.

“Kjo është njëra nga idetë. Do të presim deri në Sretenje. Por ju e keni marrëveshjen e Brukselit, keni obligime që i keni marrë dhe ata në vend që të merren me përmbushjen e obligimeve të veta, tentojnë të merren me blerjen e serbëve”, ka thënë Vuçiq.




Ultimatumi i Vuçiqit: Shqiptarët i presim vetëm deri më 15 shkurt 2017?

A do të presin serbët deri në Sretenje (festa ortodokse qe festohet më 15 shkurt), e më pas vetë do të formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ashtu siç ka paralajmëruar sot Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq sot nuk është përgjigjur qartësisht, duke thënë se kjo është njëra nga idetë.

Ai, megjithatë, ka paralajmëruar se janë duke e pritur përgjigjen e shqiptarëve dhe të bashkësisë ndërkombëtare, që mos të shkohet më forcë për këtë tregim, kështu që ai sigurisht festën e Krishtlindjes ortodokse do ta pres me serbët në Kosovë.

“Kjo është njëra nga idetë. Do të presim deri në Sretenje. Por ju e keni marrëveshjen e Brukselit, keni obligime që i keni marrë dhe ata në vend që të merren me përmbushjen e obligimeve të veta, tentojnë të merren me blerjen e serbëve”, ka thënë Vuçiq.

“Nëse keni menduar se serbët nuk kanë përgjigje, keni gabuar”, ka shtuar tutje ai.

Vuçiq ka thënë se sot ju ka bërë thirrje të gjithë serbëve në Kosovë për bashkim dhe që t’ju përmbahen vendimeve që i kanë marrë se bashku.

Megjithatë ai nuk ka treguar qartësisht se për çfarë bëhet fjalë.


Pas Vuçiç, Vulin jep ultimatum për formimin e Asociacionit

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar nga përfaqësuesit serbë nga Kosova që të sigurojnë unitet të plotë midis përfaqësuesve politikë serbë. Ai u tha atyre, që të forcohet uniteti mes gjithë serbëve, njoftoi Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandër Vulin. “Jam i bindur se ata do ta vlerësojnë unitetin. Ajo që është më e rëndësishmja tani është që serbët ta marrin fatin e tyre në duar”, tha Vulin . Ai shtoi se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të formohet.

Sipas Vulinit, Serbia nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje deri sa të zbatohet marrëveshja e AKS-së. “ASK-ja duhet të formohet, do të ishte mirë që të bëhen me pëlqimin e të gjithë nënshkruesve që arritën marrëveshje në Bruksel, por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë serbët në Kosovë do të marrin fatin e tyre në duar dhe askush nuk mund t’i fajësojë ata”, tha Vulin.

Ndër tjera, ai tha, se mënyra e vetme që Serbia të jetë e suksesshme, të ruaj interesat e saj në Kosovë, është që të ketë një unitet dhe politikë të qartë mes të gjithë serbëve të Kosovës dhe qeverisë serbe.

Video e rrallë Ja si i varrosnin të gjallë Shqiptarët e Kosovës, shkjatë e serbisë.


Qeveria e Serbisë ka bërë shumë pak për tu përballur me serbët të akuzuar për krime lufte; bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë ende "quhet si detyrim stresues, çmim i nevojshëm për tu futur në Bashkimin Europian".


Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç, bashkë me Milan Milutinovic, Nikola Šainovic, Dragoljub Ojdanic dhe Vlajko Stojiljkovic u akuzuan nga ICTY për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe "persekutim për shkaqe politike, rraciale dhe fetare".

Video e rrallë Ja si i varrosnin të gjallë Shqiptarët e Kosovës, shkjatë e serbisë.


http://www.dailymotion.com/video/x56d6jo_video-e-rralle-ja-si-i-varrosnin-te-gjalle-shqiptaret-e-kosoves-shkjate-e-serbise_news


Në 2001, Presidenti Vojsllav Koshtunica "luftoi me dhëmbë e me thonj" kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviçin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës. Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura Nebojša Pavkovic, ish-komandantin e trupave të ushtrisë Vladimir Lazarevic, ish oficerin e policisë Vlastimir Corcevic, dhe Sreten Luki?.

Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës.

Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB-së (ICTY) zbuloi ligjërisht se Serbia "përdor(i) dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën ... Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me dëshirë të xhamive."

Përgjigjet Policia e Republikës së Kosovës : Lavdrim Muhaxheri vazhdon të jetë në zonën e konfliktit në Siri.


Lavdrim Muhaxheri vazhdon të jetë në zonën e konfliktit në Siri. Kështu ka thënë Policia e Kosovës.

Gazeta italiane L’Espresso ka raportuar se Muhaxheri është rikthyer në Kosovë. Kjo gazetë, duke u thirrur në burimet e saj, ka raportuar se prej disa muajsh, Muhaxheri është kthyer në vendin e tij, në Kosovë së bashku me rreth 300-400 anëtarë të Kalifatit Islamik.

Por Policia thotë se bazuar në informacionet që ka, thotë se Muhaxheri vazhdon të jetë në Siri, duke luftuar përkrah militantëve të Shtetit Islamik (ISIS).

“Sipas informacioneve të institucioneve të Sigurisë në Kosovë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë vlerësohet se Lavdrim Muhaxheri edhe me tutje vazhdon të jetë ne zonën e konfliktit ne Siri”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku është i kërkuari numër një dhe njihet me emrin si “Kasapi i Ballkanit”. Ai njihet edhe me emrin Abu Abdullah al-Kosova) dhe është konsideruar prej kohësh si një nga krerët e ISIS, pas një ngjitje si kreu i Brigadës Ballkanike të xhihadistëve dhe që shumë herë është thënë se ka ndërruar jetë në Siri.

L’Espresso ka raportuar se mundja e ISIS-it në fushën e luftës dhe rrudhja e zonave të terroristëve, janë duke shtyrë luftëtarët e huaj që të rikthehen dhe të ndryshojnë shënjestrat e tyre. Sipas kësaj gazete, objektivi i tyre tashmë është Evropa.

2016/12/25

Bob Dylan, poet i absurdit

PROF.DR.ILIR MUHARREMI 



ARTISTI QË PREKU ZEMRAT E MILIONA ARTDASHËSVE


Poeti pohon: kërkova të vërtetën në sytë e njeriut, por goditja ndaj vetes vjen si revansh dhe sytë e njeriut janë bosh

Jetojmë në një botë të politizuar/ Dashurisë s'i kanë lënë vend/ Jetojmë në kohën kur njerëzit bëjnë krime/ E krimet nuk kanë fytyrë/, poezia "Bota e politizuar"

Image result

Bob Dylan në këngën "Përpiqem të hyjë në Parajsë" kërkon ndihmën e Zotit dhe parajsën, nga kjo na del se nuk duhet gjykuar Zotin e madh në këtë botë. "Përpiqem të hyjë në parajsë para se të mbyllet dera", shkruan ai. Ai këtë e rrëfen nga klithma e krenarisë së ekstazës, dehjes dhe arti konteston realen. Vazhdon ta ngrejë zërin për barazi, të drejtat e njerëzve me ngjyrë dhe në këtë rast artisti kërkon ta denoncojë botën për padrejtësi, por kërkon të krijojë drejtësi totale të cilën ai vetë e krijon. Artisti e di mirë se për ta krijuar të bukurën duhet ta kontestojë realen, por në disa aspekte ta lartësojë. Ndonëse qëllimi i artit qe këtu. Mos të harrojmë se Dylani merr nga legjendat, figurat e moçme të perëndimit, përdor me mjeshtri figurat biblike, po ashtu edhe influencohet nga piktorët e mëdhenj. Për të folur për parimet poetike të Dylan-it, unë kam afër një poezi të plotë me trajtim të thellë që titullohet "Vdekja nuk është fund" Kur je i trishtuar e i shkretuar /Dhe miku s'të gjendet kund/ Sall mbaje mend, me vdekje gjë s'merr fund. Sipas feve, s'ka vdekje, vetëm fjetje, kapërcim në të përjetshmen e papërvojë. Në këtë pikë e kam të nevojshme të theksoj se vargjet ngulin inatin e ardhjes jo të kotë në këtë botë, porse e vërteta është vdekja e shpirtit para trupit, dhe këtë nuk e pranon Dylani. Pra, vdekja është e padobishme, ashtu siç është edhe Zoti, ndonëse asgjë nuk kërkojnë nga njeriu, veçse njeriu ngul shpresë të rreme. Vargjet ngacmojnë, por për nga domosdoshmëria psikike janë të përkohshme. Pra, shkalla e ngacmimit nuk ka ndonjë zgjatje të përjetshme kompozicionale, pas disa orësh, vargu lodhet, humbet, zmbrapset, realisht poezia nuk është më e gjatë se shpirti. Poezia mbetet poezi nëse nuk këndohet.


Related image

VDEKJA RRI PEZULL MBI FATIN TONË

Unë artin e Dylan-it në këtë rast e shoh vetëm si poetik. Poezia tjetër "Nuk është errësuar ende", është edhe këngë e Dylanit. Njeriu na del i kotë përballë vdekjes (pra kuptimi i jetës afër vdekjes), ai vazhdon duke thirrur vdekjen: "Errësira nuk ka rënë ende, por është në rrugë e sipër". Vdekja rri pezull mbi fatin tonë, është e aftë të sterilizojë gjithçka, dhe kuptimi i saj se kur vjen dhe kur na merr me vete, as Dylani nuk mund të jetë i vëmendshëm. Mund t'i këndojmë kësaj parajse të paqartë. Në këtë shkallë apokalipsi bëhet vlerë (pra vargu), gjithçka këtu përzihet, humbja e humanizmit, shpresat e kota, vdekja, ndërgjegjja dhe fajësia e njeriut. (për shkak se ndjek fatin e tij dhunshëm në këtë botë të pamëshirshme.) Atëherë, ky univers i poezisë dhe këngës së Dylan-it, ka dalë jashtë orbitës nuk ekziston tjetër përpos botës së humnerave, dhe nuk rrokulliset bota, por njerëzit duke u kënaqur butësisht me krimet e tyre, dhe në fund mallkojnë krijuesin, ose vetveten. Vetë Dylani është i pamëshirshëm kur shkruan: "'Humanizmi më ka humbur thuajse, pas së bukurës gjithmonë fshihet dhembja". Njeriu e humb humanizmin, sepse ballafaqohet me njeriun dhe botën. Bukuritë e botës kanë përfunduar në humnerë, është skëterrë e gjallë. Kjo sepse sipas Schopenhauer-it udhëhiqet nga vullneti i verbër pa qëllime madhore. Atëherë, lumturia arrihet duke e nënçmuar vullnetin dhe anashkaluar vuajtjet. Derisa njeriu jeton vuajtja ka kuptim dhe e udhëheq. Ky është një pohim absurd, kontakti i njeriut me botën. Qenia duhet të vdesë, jemi dakord, dhe artistët e bëjnë të shkëlqejë para vdekjes. Por, sido që të jetë, të jetosh dhe të vdesësh, prapë asgjë nuk ndryshon, më e rëndësishmja është të vdesësh. E dimë që gjithçka lëviz dhe vërtitet kah hiçi, i poshtëruari mban krenarinë. Vetëm përmes muzikës shpirti arrin të jetë aq pranë fundit të madh (vdekjes), të kapë fundin sublim. Nganjëherë vetë ne njerëzit ndjemë, rrëqethemi nga kjo copë toke, kur dëgjojmë nota që mund të mos jenë të pazakonta, e që ngjajnë me engjëjt. Shkrirja e poezisë me muzikën kumbojnë të bukurën. Poezia na vjen si krijim i bukur ritmik. Muzika e afërt me shpirtin dhe vdekjen. Kam rrahur të gjithë lumenjtë dhe të gjithë detet/Preka edhe fundin e botës të mbushur me gënjeshtra/Madje nuk pashë asgjë as në sytë e njeriut/Barra tanimë është bërë e papërballueshme/Errësira nuk ka rënë ende por është në rrugë e sipër. Humbja e shpresës në këtë botë, kërkimi i humanizmit dhe gjetja e gënjeshtrës e intrigës kulmojnë në fund. Me ndjenjën e së bukurës (instinktit të pavdekshëm), e që është i rrënjosur brenda shpirtit, normal përmes artit ai i këndon pakënaqësive. Njeriu s'mund të jetë i vetvetes, sepse vetë Dylani pohon: kërkova të vërtetën në sytë e njeriut, por goditja ndaj vetes vjen si revansh dhe sytë e njeriut janë bosh, dhe nuk i mbetet gjë tjetër veç të presë vdekjen me shpresë që ajo të vonohet.
Related image
DYLANI ËSHTË NDIKUAR EDHE NGA ABSURDI I CAMUS-IT

Ditët e errëta edhe ato më shkëlqim, prapë koha i merr me vete. Më shumë Dylani nuk mund të flasë sesa eksperimenti jetë, realisht asgjë më shumë nuk është eksperimentuar se ajo çfarë është jetuar. Në fund të poezisë, Dylani i kthehet vetvetes. Tenton ta mënjanojë absurdin, dhe kthimi ndaj vetes pamundëson kuptimin e botës dhe në botën e jashtme bën pjesë gjithçka dhe vetë njeriu, kthimi ndaj vetes shpik reflektimin e saktë dhe kjo tingëllon kështu nga Dylani: "Unë kam lindur dhe do të vdes pa dëshirën time". Këtu fillon edhe jo-liria. Ku ka kufizim më të madh se mos pyetja ndaj ardhjes në jetë? Pyetja nga brenda nxjerr absurdin (kontaktin e njeriut me jetën). Dylani nuk vdes vullnetarisht, por vazhdon të shpresojë. Në momentin kur mendimi gjykon vetveten, zbulon një kontradiktë. Aristoteli e ka shpjeguar bukur këtë: "Pohimi i kundërt nuk lejon që ajo të jetë e vërtetë dhe ai që bënë një pohim të vërtetë, shqipton në të njëjtën kohë se ai është i vërtetë, dhe kështu me radhë deri në pafundësi". Është një rreth i mbyllur dhe mendja që gjykon vetveten humbet në shumë kthesa marramendëse, ndonëse Dylani është ndikuar edhe nga absurdi i Camus-it. "Nuk mbaj mend asgjë, unë erdha vetëm për tu larguar nga këtu", shënon Dylan. Këtu nuk kemi asnjë qëllim, absurdi qëndron ndërmjet jetës dhe shuarjes (eliminimit), por kuptimi pse isha në këtë botë, ndonëse a duhet të kërkohet? Dakord me mos kujtimin e jetës, sepse për çfarë mund të thotë Dylani "E njoh"? Vetëm e të prekurit botës shpërfaq njohjen, kjo është vetëm një skicë, kurse pjesa tjetër është spekulim. Vetë zemra e Dylanit përgjithmonë do të mbesë e panjohur për të, dhe a ka më absurd se ardhja dhe ikja e mosdija e vdekjes? A ka arsye të zemërohet Dylani? Natyrisht. Në vend që shkenca të na mësojë gjithçka, bëhet shumë hipotetike, qartësia metaforë, pasiguria nxjerr vargun dhe këngën si vepër arti.

Image result
Vargu i parafundit: Nuk dëgjohen madje as pëshpërimat e lutësit/ Errësira nuk ka rënë ende, por është në rrugë e sipër. Në shtratin e vdekjes, më as Zoti nuk interesohet për njeriun, Dylani klithi se në fund të gjithë jemi të bashkuar me vetveten sepse jemi përballë jetës sonë e cila nuk jep prova të sakta për vdekjen. Përballë vdekjes të gjitha ambiciet fillojnë të mjegullohen, jemi shpresues koti në këtë botë. Vetë bota nuk është e arsyeshme, kaq mund të thuhet për të, dhe vetë absurdi (poezitë e Dylanit), thërrasin për qartësi, thirrje e cila tingëllon në thellësinë e njeriut. Jetojmë në një botë të politizuar/ Dashurisë s'i kanë lënë vend/ Jetojmë në kohën kur njerëzit bëjnë krime/ E krimet nuk kanë fytyrë/. poezia "Bota e politizuar". Krimet udhëhiqen nga pasioni e shumë prej tyre nga logjika e kënga kërkon falje në emër të dashurisë. Vetë njerëzit do të vrasin gjithkënd për të arritur qëllimet, vrasja atëherë deklarohet si e arsyeshme.



Në vargun e parë politika vrasësit i bënë gjyqtarë. Forca e dashurisë është shumë e radhë, vrasja merr pamjen e thyerjes së rendit. Krimet ndiqen nga ligji, mirëpo në kohën tonë janë bërë ligj. Jetojmë në një botë të politizuar/ Urtësinë e kanë hedhur në burg/ Kalbet në qeli, është joshëse posi ferri/ Duke mos lejuar askënd të kap asnjë gjurmë./ Është një përpjekje e të kuptuarit kohën tonë si një epokë e cila robëron, vret dhe nuk është e gjykuar. Fajësia na del e kuptuar edhe e pa kuptuar, kalbje në qeli, joshëse si ferri, tirania për famë që po rrënon qytete njerëz dhe skllavi i lidhur me zinxhirë për karrocën e fitimtarit, po defilon si fitimtarë, ndoshta për hir të kënaqësisë.



*****

FLORIPRESS:

Image result for KUSH ESHTE BOB DYLAN
Bob Dylan është i lindur më 24 maj 1941, këngëtar, kompozitor, artist dhe shkrimtar amerikan.
Dylan ka qenë me ndikim të madh në muzikën dhe kulturën popullore për më shumë se pesë dekada, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, hovi i tij më i madh nisi nga vitet 1960 kur ringjalli muzikën popullore, dhe i kushtonte vëmendje të drejtave civile amerikane.

Dylan ka shitur më shumë se 100 milion regjistrime të tij, duke e bërë kështu një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave.

Gjithashtu ai ka marrë edhe çmime të shumta, duke përfshirë këtu Grammy Awards, Golden Globe Award, dhe Academy Award.

Në vitin 2008 gjithashtu morri një çmim për ndikimin e tij të thellë në muzikën popullore dhe kulturën amerikane, duke shënuar kështu kompozimet lirike, të fuqishme dhe të jashtëzakonshme poetike.

Por jo vetëm kaq, në vitin 2012 ai mori Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti Barack Obama, ndërsa sot mori çmimin Nobel për Letërsi, për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe amerikane.

Bob Dylan ka lindur në Spitalin e Shën Marisë si Robert Allen Zimmerman në Hibbing Minesota, e gjithashtu ka edhe një vëlla më të vogël që e quajnë David.

Dylan vazhdimisht ka qenë i përshkruar si një nga figurat më me ndikim të shekullit të 20, duke u quajtur kështu “mjeshtër” i poezisë dhe i këngëve.

Shpirti i tij i parehatshëm është simboli i reflektimit monstruoz mbi qenien tonë.

Disa nga këngët e tij më të famshme janë: “Rolling Stone”, “Blowing in the Wind”, “Don’t think twice, It’s all right”, “Knocking on Heaven’s Door”, etj.

Jehona e Betejës së Tabeve të Llapashticës ishte jehonë e lirisë


NGA: MILAZIM F. KADRIU


Kopertina e librit Dashamir Alliu “Beteja në Tabet e Llapashticës”, Prishtinë 2013

Betejat e dhjetorit të zhvilluara në Llap e që nuk pushuan për pesë ditë me radhë, njihen si Beteja e Tabeve të Llapashticës që është një vend strategjik dhe që filluan aty më 24 dhjetor 1998. Kjo ishte njëra ndër betejat më të rëndësishme të luftës së lavdishme të UÇK-së në ZOLL. Beteja e 24 dhjetorit 1998, e zhvilluar në vendin e quajtur Tabet e Llapashticës , afër Besianës ka vazhduar edhe në ditët në vazhdim në Vendenis, Kastrat e fshatra tjera. Kjo betejë në historinë më të re të luftës sonë për liri, njihet edhe si beteja e "Tabeve të Llapashticës". Ky vend, gjithmonë është konsideruar një vend shumë strategjik për luftë. I tillë ishte edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku sidomos më 24 dhjetor 1998 u zhvillua edhe njëra nga betejat më të lavdishme të UÇK-së në ZOLL kundër hordhive pushtuese serbe.

Në librin e tij “Beteja në Tabet e Llapashticës”, vullnetari nga Hotolishti i Librazhdit,Dashamir Alliu, përshkruan qartë e saktë zhvillimet që kanë ndodhur në mbrojtje të atdheut,pa zbukurime por ashtu si kanë ndodh dhe si i ka parë ai si pjesëmarrës në këto beteja.

Libri i Alliut ndahet në dy pjesë ,ku në pjesën e parë përshkruan rrugëtimin e tij nga Selaniku ku ishte duke punuar,vështirësitë që pati gjatë rrugëtimit herë duke kaluar në Maqedoni e herë në Shqipëri, vetëm e vetëm që të arrij sa më parë në vatrat e luftës dhe tu bashkëngjitet luftëtarëve të lirisë në Luftën çlirimtare. Pas shumë përpjekjesh dhe këmbëngulësisë së tij ia arrin që të arrij deri në frontet e luftës dhe ate në ZOLL, në afërsi të kufirit më Serbinë. Ndërkaq në pjesën e dytë përshkruan në hollësi luftimet e zhvilluara në ato ditë në betejat e atyre ditëve në dhjetorin e acartë.

Ishte 24 dhjetori i vitit 1989 kur filluan betejat e pareshtura në ZOLL-it, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj me radhë. Muret e saj ishin çelikosur nga luftëtarët e lirisë që u bënë gur kalaje dhe nuk mundej ti rrënonte e tërë ajo makineri luftarake e pushtuesve sllav. Luftëtarët e lirisë u hidhnin si luaj mbi tank dhe nuk lëshonin pozicionet.

Në këtë fshat ishte e vendosur edhe komanda e UÇK-së për ZOLL-in. Forcat pushtuese serbe, të pajisura me gjithë arsenalin ushtarak ia patën mësyrë atë ditë Llapashticës sigurisht me qëllimin e vetëm për të asgjësuar komandën e UÇK-së së ZOLL-it, por nuk ia arritën dot këtij qëllimi, pasi para se të arrinin në këtë fshat u ndeshën në Tabe me forcat e UÇK-së, me ç’ rast qe zhvilluar një betejë e ashpër. Ai vend i njohur ishte fole dhe fortifikatë e UÇK-së ,ku prej 15 shtatorit 1998 deri më 24 mars 1999 u thyen me dhjetëra ofensiva serbe ,që mësyn pozicionet e UÇK-së.

Edhe redaktori i librit, ushtaraku i lartë i UÇK-së Dilaver Goxhaj ndër tjera thotë “Si shumë përshkrues të tjerë të asaj lufte, Dashamir Alliu ka krijuar në librin e tij një botë të vetën. Kjo botë ka shtrirjen e saj në një kohë disa ditore, megjithatë ka historinë dhe gjeografinë e sajë. E gjithë drama për të cilën dëshmon Dashamir Alliu, kap një aspekt të vetëm të asaj lufte çlirimtare. Mirëpo skena, në të cilën ajo luftë shpaloset, është e tërë UÇK-ja e viteve 1997 - 1998, në mos krejt, pjesa më dramatike e saj, në radhë të parë strategjia e UÇK-së e asaj periudhe”.

Në këtë betejë u mposhtë fryma e pushtuesit njëherë e përgjithmonë, u shua miti se ushtria serbe është e pamposhtur. U tregua se UÇK-ja ishte bërë faktori kryesor i cili do të shpinte drejtë realizimit të synimeve tona shekullore.

Ndonëse betejat e dhjetorit të vitit 1998 filluan në Tabet e Llapashticës, vazhduan edhe në fshatrat tjera të Llapit ku djemtë e lirisë luftuan në mbrojtje të vendit si në Vendenis, Kastrat, Bradash e fshatra tjera. Në vijën e parë të frontit në Tabe patën rënë heroikisht dëshmorët : Isë Havolli, Ismet Dërguti, Miftar Zejnullahu, Lulëzim Jashari, Skënder Zejnullahu, Bajram Murati, ndërsa në Vendenis, Avni e Fatmir Selmani, kurse tri ditë më vonë në Kastrat, arsimtari Remzi Demolli dhe ish nxënësi i tij Jetulalh Kastrati.

Në Betejën e Tabeve të Llapashticës luftëtarët e UÇK-së me heroizmin e tyre shpërndan anekënd botës mesazhin domethënës se do të luftohet deri në ushtarin e fundit për lirinë e këtij vendi. Isë Havolli edhe atë ditë ringjalli edhe një herë trimërinë dhe qëndresën e Mic Sokolit, ngase u hodh mbi takun serb. Në këtë betejë luftohej duke u kënduar këngë trimërie e lavdie këndoheshin trimat shkuar trimave Zahir Pajazitit, legjendarit Adem Jasharit e trimave të tjerë .

Libri “Beteja në Tabet e Llapashticës’ është e ilustruar edhe me shumë fotografi të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve të autorit të librit në frontet e luftës. Po ashtu në libër janë të prezantuara disa poezi të Rajmonda Maleçkës kushtuar dëshmorëve të UÇK-së si dhe në fund janë emrat e dëshmorëve të UÇK-së të ZOLL,të rënë gjatë viteve 1997 - 1999.

Andaj ky libër i vullnetarit nga Hotolishti i Librazhdit, Dashamir Alliu bashkë me librat tjerë të historisë së UÇK-së është një thesar i Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...