Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/26

Stop Ultimatumeve Serbe !....





Kosova është më e fortë se rrugaçi Gjuriq


Kryeministri Isa Mustafa ka dhënë për herë të parë arsyet e shkarkimit të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq.Kreu i Qeverisë ka thënë se Mariqi në vazhdimësi ka bërë deklarata në kundërshtim me të qenit e tij anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

"Po e them sot publikisht se po të ishte ai një ministër shqiptar qysh moti s’do të ishte ministër”, tha Mustafa.“Por meqenëse jemi në një situatë ku po kemi vullnet dhe po jemi më gjenerozë sa i përket hapësirës për integrimin e komunitetit serb, duke pasur parasysh edhe rrethanat në të cilat ndodhemi, jam munduar që të bisedoj disa herë me të dhe t’i bëj vërejtje që duhet të respektojë ligjin dhe Kushtetutën”, ka shtuar kryeministri i vendit.

“Mendoj që për një kohë të gjatë, ministri Mariq edhe ka vepruar, edhe ka dhënë deklarata të cilat kanë qenë në kundërshtim me të qenit e tij anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës… I kemi thënë që çdo gjë mund ta thotë në mbledhjen e Qeverisë, si anëtar i saj, por që s’mundet të punojë këtu e të shkojë në Beograd të japë deklarata që janë kundër subjektivitetit edhe shtetëror dhe juridik të vendit”, ka thënë Mustafa, i pyetur nga Ekonomia rreth shkarkimit të Mariqit, më herët gjatë këtij muaji.Kryeministri shtoi se i vjen mirë që edhe Lista Serbe ka konstatuar se Mariqi nuk po e bënte punën si ministër.

“Ata janë të interesuar që ministrat e tyre të punojnë në mënyrë që të përfitojë komuniteti serb.

Është bërë një zgjidhje e mirë me ministren e re Mirjana Jevtiq”.Por, Mustafa paralajmëron edhe deputetët e Listës Serbe të cilët po kundërshtojnë institucionet e vendit se nuk do t’i durojnë gjatë.“Askush nuk ka të drejtë të marrë pagë nga shteti i Kosovës dhe të mos e bëjë punën për atë pagë”.Shefi i Qeverisë së Kosovës i ka quajtur të papranueshme edhe deklaratat që vijnë nga zyrtarë të Beogradit, të cilët e thonë hapur se ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës i përgjigjen Beogradit dhe kryeministrit Aleksandër Vuçiq.

“Ka pasur deklarata edhe nga zyrtarët në Beograd e të cilat janë totalisht të papranueshme dhe për të cilat Bashkimi Evropian duhet të ulet dhe konstatojë sesi mundet që një (Marko) Gjuriq, si përfaqësues i Serbisë, të thotë se ata mund të na përgjigjen neve”.“Ata duhet ta dinë që janë përfaqësues të Kosovës dhe nuk janë përfaqësues të politikave të Beogradit. Me këtë ata po dëshirojnë destabilizim dhe t’i mbajnë peng njerëzit. Këtë nuk do ta lejojmë”, ka përfunduar Isa Mustafa.Lubomir Mariq, i cili u shkarkua nga pozita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, tha sot në Beograd se nuk ka marrë asnjë shpjegim në lidhje me shkarkimin e tij.

“Përgjigjen për këtë duhet të japin ata që e kanë marrë vendimin. Ajo që është dëgjuar është se Isa Mustafa nuk ishte i kënaqur me punën time dhe deklaratat politike”, tha Mariqi.Ish-ministri serb ka shtuar se e konsideron veten politikisht më të pjekur sesa Isa Mustafa. Duke folur për Mirjana Jevtiqin e cila ia zuri vendin e tij thotë se kjo është bërë pa konsultim me shtetin serb.

Edita Tahiri i përgjigjet ultimatumit të Vuçiqit: S’ka Asociacion…



Ministrja për Dialog Edita Tahiri, kohë më parë kishte deklaruar se nuk do të ketë hartim të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe para se Kosova ta ketë Kodin shtetëror telefonik të saj.


Mirëpo, pavarësisht që Kosova javën e kaluar ka marrë këtë kod dhe ky i fundit është publikuar në buletinin e ITU-së, ende nuk është bërë asnjë lëvizje sa i përket hartimit të statutit të Asociacionit.

Që hartimi i këtij statuti nuk ka filluar ende ka konfirmuar vetë ministrja Tahiri.

Ndërsa këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, njëherësh zëvendësministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, përkujton se ende ekzistojnë marrëveshje që janë arritur mes Kosovës dhe Serbisë që duhet të zbatohen paraprakisht, në mënyrë që të mund të diskutohet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

A do të presin serbët deri në Sretenje (festa ortodokse qe festohet më 15 shkurt 2017), e më pas vetë do të formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ashtu siç ka paralajmëruar sot Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq sot nuk është përgjigjur qartësisht, duke thënë se kjo është njëra nga idetë.

Ai, megjithatë, ka paralajmëruar se janë duke e pritur përgjigjen e shqiptarëve dhe të bashkësisë ndërkombëtare, që mos të shkohet më forcë për këtë tregim, kështu që ai sigurisht festën e Krishtlindjes ortodokse do ta pres me serbët në Kosovë.

“Kjo është njëra nga idetë. Do të presim deri në Sretenje. Por ju e keni marrëveshjen e Brukselit, keni obligime që i keni marrë dhe ata në vend që të merren me përmbushjen e obligimeve të veta, tentojnë të merren me blerjen e serbëve”, ka thënë Vuçiq.




Ultimatumi i Vuçiqit: Shqiptarët i presim vetëm deri më 15 shkurt 2017?

A do të presin serbët deri në Sretenje (festa ortodokse qe festohet më 15 shkurt), e më pas vetë do të formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ashtu siç ka paralajmëruar sot Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq sot nuk është përgjigjur qartësisht, duke thënë se kjo është njëra nga idetë.

Ai, megjithatë, ka paralajmëruar se janë duke e pritur përgjigjen e shqiptarëve dhe të bashkësisë ndërkombëtare, që mos të shkohet më forcë për këtë tregim, kështu që ai sigurisht festën e Krishtlindjes ortodokse do ta pres me serbët në Kosovë.

“Kjo është njëra nga idetë. Do të presim deri në Sretenje. Por ju e keni marrëveshjen e Brukselit, keni obligime që i keni marrë dhe ata në vend që të merren me përmbushjen e obligimeve të veta, tentojnë të merren me blerjen e serbëve”, ka thënë Vuçiq.

“Nëse keni menduar se serbët nuk kanë përgjigje, keni gabuar”, ka shtuar tutje ai.

Vuçiq ka thënë se sot ju ka bërë thirrje të gjithë serbëve në Kosovë për bashkim dhe që t’ju përmbahen vendimeve që i kanë marrë se bashku.

Megjithatë ai nuk ka treguar qartësisht se për çfarë bëhet fjalë.


Pas Vuçiç, Vulin jep ultimatum për formimin e Asociacionit

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar nga përfaqësuesit serbë nga Kosova që të sigurojnë unitet të plotë midis përfaqësuesve politikë serbë. Ai u tha atyre, që të forcohet uniteti mes gjithë serbëve, njoftoi Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandër Vulin. “Jam i bindur se ata do ta vlerësojnë unitetin. Ajo që është më e rëndësishmja tani është që serbët ta marrin fatin e tyre në duar”, tha Vulin . Ai shtoi se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të formohet.

Sipas Vulinit, Serbia nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje deri sa të zbatohet marrëveshja e AKS-së. “ASK-ja duhet të formohet, do të ishte mirë që të bëhen me pëlqimin e të gjithë nënshkruesve që arritën marrëveshje në Bruksel, por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë serbët në Kosovë do të marrin fatin e tyre në duar dhe askush nuk mund t’i fajësojë ata”, tha Vulin.

Ndër tjera, ai tha, se mënyra e vetme që Serbia të jetë e suksesshme, të ruaj interesat e saj në Kosovë, është që të ketë një unitet dhe politikë të qartë mes të gjithë serbëve të Kosovës dhe qeverisë serbe.

Video e rrallë Ja si i varrosnin të gjallë Shqiptarët e Kosovës, shkjatë e serbisë.


Qeveria e Serbisë ka bërë shumë pak për tu përballur me serbët të akuzuar për krime lufte; bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë ende "quhet si detyrim stresues, çmim i nevojshëm për tu futur në Bashkimin Europian".


Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç, bashkë me Milan Milutinovic, Nikola Šainovic, Dragoljub Ojdanic dhe Vlajko Stojiljkovic u akuzuan nga ICTY për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe "persekutim për shkaqe politike, rraciale dhe fetare".

Video e rrallë Ja si i varrosnin të gjallë Shqiptarët e Kosovës, shkjatë e serbisë.


http://www.dailymotion.com/video/x56d6jo_video-e-rralle-ja-si-i-varrosnin-te-gjalle-shqiptaret-e-kosoves-shkjate-e-serbise_news


Në 2001, Presidenti Vojsllav Koshtunica "luftoi me dhëmbë e me thonj" kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviçin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës. Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura Nebojša Pavkovic, ish-komandantin e trupave të ushtrisë Vladimir Lazarevic, ish oficerin e policisë Vlastimir Corcevic, dhe Sreten Luki?.

Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës.

Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB-së (ICTY) zbuloi ligjërisht se Serbia "përdor(i) dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën ... Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me dëshirë të xhamive."

Përgjigjet Policia e Republikës së Kosovës : Lavdrim Muhaxheri vazhdon të jetë në zonën e konfliktit në Siri.


Lavdrim Muhaxheri vazhdon të jetë në zonën e konfliktit në Siri. Kështu ka thënë Policia e Kosovës.

Gazeta italiane L’Espresso ka raportuar se Muhaxheri është rikthyer në Kosovë. Kjo gazetë, duke u thirrur në burimet e saj, ka raportuar se prej disa muajsh, Muhaxheri është kthyer në vendin e tij, në Kosovë së bashku me rreth 300-400 anëtarë të Kalifatit Islamik.

Por Policia thotë se bazuar në informacionet që ka, thotë se Muhaxheri vazhdon të jetë në Siri, duke luftuar përkrah militantëve të Shtetit Islamik (ISIS).

“Sipas informacioneve të institucioneve të Sigurisë në Kosovë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë vlerësohet se Lavdrim Muhaxheri edhe me tutje vazhdon të jetë ne zonën e konfliktit ne Siri”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku është i kërkuari numër një dhe njihet me emrin si “Kasapi i Ballkanit”. Ai njihet edhe me emrin Abu Abdullah al-Kosova) dhe është konsideruar prej kohësh si një nga krerët e ISIS, pas një ngjitje si kreu i Brigadës Ballkanike të xhihadistëve dhe që shumë herë është thënë se ka ndërruar jetë në Siri.

L’Espresso ka raportuar se mundja e ISIS-it në fushën e luftës dhe rrudhja e zonave të terroristëve, janë duke shtyrë luftëtarët e huaj që të rikthehen dhe të ndryshojnë shënjestrat e tyre. Sipas kësaj gazete, objektivi i tyre tashmë është Evropa.

2016/12/25

Bob Dylan, poet i absurdit

PROF.DR.ILIR MUHARREMI 



ARTISTI QË PREKU ZEMRAT E MILIONA ARTDASHËSVE


Poeti pohon: kërkova të vërtetën në sytë e njeriut, por goditja ndaj vetes vjen si revansh dhe sytë e njeriut janë bosh

Jetojmë në një botë të politizuar/ Dashurisë s'i kanë lënë vend/ Jetojmë në kohën kur njerëzit bëjnë krime/ E krimet nuk kanë fytyrë/, poezia "Bota e politizuar"

Image result

Bob Dylan në këngën "Përpiqem të hyjë në Parajsë" kërkon ndihmën e Zotit dhe parajsën, nga kjo na del se nuk duhet gjykuar Zotin e madh në këtë botë. "Përpiqem të hyjë në parajsë para se të mbyllet dera", shkruan ai. Ai këtë e rrëfen nga klithma e krenarisë së ekstazës, dehjes dhe arti konteston realen. Vazhdon ta ngrejë zërin për barazi, të drejtat e njerëzve me ngjyrë dhe në këtë rast artisti kërkon ta denoncojë botën për padrejtësi, por kërkon të krijojë drejtësi totale të cilën ai vetë e krijon. Artisti e di mirë se për ta krijuar të bukurën duhet ta kontestojë realen, por në disa aspekte ta lartësojë. Ndonëse qëllimi i artit qe këtu. Mos të harrojmë se Dylani merr nga legjendat, figurat e moçme të perëndimit, përdor me mjeshtri figurat biblike, po ashtu edhe influencohet nga piktorët e mëdhenj. Për të folur për parimet poetike të Dylan-it, unë kam afër një poezi të plotë me trajtim të thellë që titullohet "Vdekja nuk është fund" Kur je i trishtuar e i shkretuar /Dhe miku s'të gjendet kund/ Sall mbaje mend, me vdekje gjë s'merr fund. Sipas feve, s'ka vdekje, vetëm fjetje, kapërcim në të përjetshmen e papërvojë. Në këtë pikë e kam të nevojshme të theksoj se vargjet ngulin inatin e ardhjes jo të kotë në këtë botë, porse e vërteta është vdekja e shpirtit para trupit, dhe këtë nuk e pranon Dylani. Pra, vdekja është e padobishme, ashtu siç është edhe Zoti, ndonëse asgjë nuk kërkojnë nga njeriu, veçse njeriu ngul shpresë të rreme. Vargjet ngacmojnë, por për nga domosdoshmëria psikike janë të përkohshme. Pra, shkalla e ngacmimit nuk ka ndonjë zgjatje të përjetshme kompozicionale, pas disa orësh, vargu lodhet, humbet, zmbrapset, realisht poezia nuk është më e gjatë se shpirti. Poezia mbetet poezi nëse nuk këndohet.


Related image

VDEKJA RRI PEZULL MBI FATIN TONË

Unë artin e Dylan-it në këtë rast e shoh vetëm si poetik. Poezia tjetër "Nuk është errësuar ende", është edhe këngë e Dylanit. Njeriu na del i kotë përballë vdekjes (pra kuptimi i jetës afër vdekjes), ai vazhdon duke thirrur vdekjen: "Errësira nuk ka rënë ende, por është në rrugë e sipër". Vdekja rri pezull mbi fatin tonë, është e aftë të sterilizojë gjithçka, dhe kuptimi i saj se kur vjen dhe kur na merr me vete, as Dylani nuk mund të jetë i vëmendshëm. Mund t'i këndojmë kësaj parajse të paqartë. Në këtë shkallë apokalipsi bëhet vlerë (pra vargu), gjithçka këtu përzihet, humbja e humanizmit, shpresat e kota, vdekja, ndërgjegjja dhe fajësia e njeriut. (për shkak se ndjek fatin e tij dhunshëm në këtë botë të pamëshirshme.) Atëherë, ky univers i poezisë dhe këngës së Dylan-it, ka dalë jashtë orbitës nuk ekziston tjetër përpos botës së humnerave, dhe nuk rrokulliset bota, por njerëzit duke u kënaqur butësisht me krimet e tyre, dhe në fund mallkojnë krijuesin, ose vetveten. Vetë Dylani është i pamëshirshëm kur shkruan: "'Humanizmi më ka humbur thuajse, pas së bukurës gjithmonë fshihet dhembja". Njeriu e humb humanizmin, sepse ballafaqohet me njeriun dhe botën. Bukuritë e botës kanë përfunduar në humnerë, është skëterrë e gjallë. Kjo sepse sipas Schopenhauer-it udhëhiqet nga vullneti i verbër pa qëllime madhore. Atëherë, lumturia arrihet duke e nënçmuar vullnetin dhe anashkaluar vuajtjet. Derisa njeriu jeton vuajtja ka kuptim dhe e udhëheq. Ky është një pohim absurd, kontakti i njeriut me botën. Qenia duhet të vdesë, jemi dakord, dhe artistët e bëjnë të shkëlqejë para vdekjes. Por, sido që të jetë, të jetosh dhe të vdesësh, prapë asgjë nuk ndryshon, më e rëndësishmja është të vdesësh. E dimë që gjithçka lëviz dhe vërtitet kah hiçi, i poshtëruari mban krenarinë. Vetëm përmes muzikës shpirti arrin të jetë aq pranë fundit të madh (vdekjes), të kapë fundin sublim. Nganjëherë vetë ne njerëzit ndjemë, rrëqethemi nga kjo copë toke, kur dëgjojmë nota që mund të mos jenë të pazakonta, e që ngjajnë me engjëjt. Shkrirja e poezisë me muzikën kumbojnë të bukurën. Poezia na vjen si krijim i bukur ritmik. Muzika e afërt me shpirtin dhe vdekjen. Kam rrahur të gjithë lumenjtë dhe të gjithë detet/Preka edhe fundin e botës të mbushur me gënjeshtra/Madje nuk pashë asgjë as në sytë e njeriut/Barra tanimë është bërë e papërballueshme/Errësira nuk ka rënë ende por është në rrugë e sipër. Humbja e shpresës në këtë botë, kërkimi i humanizmit dhe gjetja e gënjeshtrës e intrigës kulmojnë në fund. Me ndjenjën e së bukurës (instinktit të pavdekshëm), e që është i rrënjosur brenda shpirtit, normal përmes artit ai i këndon pakënaqësive. Njeriu s'mund të jetë i vetvetes, sepse vetë Dylani pohon: kërkova të vërtetën në sytë e njeriut, por goditja ndaj vetes vjen si revansh dhe sytë e njeriut janë bosh, dhe nuk i mbetet gjë tjetër veç të presë vdekjen me shpresë që ajo të vonohet.
Related image
DYLANI ËSHTË NDIKUAR EDHE NGA ABSURDI I CAMUS-IT

Ditët e errëta edhe ato më shkëlqim, prapë koha i merr me vete. Më shumë Dylani nuk mund të flasë sesa eksperimenti jetë, realisht asgjë më shumë nuk është eksperimentuar se ajo çfarë është jetuar. Në fund të poezisë, Dylani i kthehet vetvetes. Tenton ta mënjanojë absurdin, dhe kthimi ndaj vetes pamundëson kuptimin e botës dhe në botën e jashtme bën pjesë gjithçka dhe vetë njeriu, kthimi ndaj vetes shpik reflektimin e saktë dhe kjo tingëllon kështu nga Dylani: "Unë kam lindur dhe do të vdes pa dëshirën time". Këtu fillon edhe jo-liria. Ku ka kufizim më të madh se mos pyetja ndaj ardhjes në jetë? Pyetja nga brenda nxjerr absurdin (kontaktin e njeriut me jetën). Dylani nuk vdes vullnetarisht, por vazhdon të shpresojë. Në momentin kur mendimi gjykon vetveten, zbulon një kontradiktë. Aristoteli e ka shpjeguar bukur këtë: "Pohimi i kundërt nuk lejon që ajo të jetë e vërtetë dhe ai që bënë një pohim të vërtetë, shqipton në të njëjtën kohë se ai është i vërtetë, dhe kështu me radhë deri në pafundësi". Është një rreth i mbyllur dhe mendja që gjykon vetveten humbet në shumë kthesa marramendëse, ndonëse Dylani është ndikuar edhe nga absurdi i Camus-it. "Nuk mbaj mend asgjë, unë erdha vetëm për tu larguar nga këtu", shënon Dylan. Këtu nuk kemi asnjë qëllim, absurdi qëndron ndërmjet jetës dhe shuarjes (eliminimit), por kuptimi pse isha në këtë botë, ndonëse a duhet të kërkohet? Dakord me mos kujtimin e jetës, sepse për çfarë mund të thotë Dylani "E njoh"? Vetëm e të prekurit botës shpërfaq njohjen, kjo është vetëm një skicë, kurse pjesa tjetër është spekulim. Vetë zemra e Dylanit përgjithmonë do të mbesë e panjohur për të, dhe a ka më absurd se ardhja dhe ikja e mosdija e vdekjes? A ka arsye të zemërohet Dylani? Natyrisht. Në vend që shkenca të na mësojë gjithçka, bëhet shumë hipotetike, qartësia metaforë, pasiguria nxjerr vargun dhe këngën si vepër arti.

Image result
Vargu i parafundit: Nuk dëgjohen madje as pëshpërimat e lutësit/ Errësira nuk ka rënë ende, por është në rrugë e sipër. Në shtratin e vdekjes, më as Zoti nuk interesohet për njeriun, Dylani klithi se në fund të gjithë jemi të bashkuar me vetveten sepse jemi përballë jetës sonë e cila nuk jep prova të sakta për vdekjen. Përballë vdekjes të gjitha ambiciet fillojnë të mjegullohen, jemi shpresues koti në këtë botë. Vetë bota nuk është e arsyeshme, kaq mund të thuhet për të, dhe vetë absurdi (poezitë e Dylanit), thërrasin për qartësi, thirrje e cila tingëllon në thellësinë e njeriut. Jetojmë në një botë të politizuar/ Dashurisë s'i kanë lënë vend/ Jetojmë në kohën kur njerëzit bëjnë krime/ E krimet nuk kanë fytyrë/. poezia "Bota e politizuar". Krimet udhëhiqen nga pasioni e shumë prej tyre nga logjika e kënga kërkon falje në emër të dashurisë. Vetë njerëzit do të vrasin gjithkënd për të arritur qëllimet, vrasja atëherë deklarohet si e arsyeshme.



Në vargun e parë politika vrasësit i bënë gjyqtarë. Forca e dashurisë është shumë e radhë, vrasja merr pamjen e thyerjes së rendit. Krimet ndiqen nga ligji, mirëpo në kohën tonë janë bërë ligj. Jetojmë në një botë të politizuar/ Urtësinë e kanë hedhur në burg/ Kalbet në qeli, është joshëse posi ferri/ Duke mos lejuar askënd të kap asnjë gjurmë./ Është një përpjekje e të kuptuarit kohën tonë si një epokë e cila robëron, vret dhe nuk është e gjykuar. Fajësia na del e kuptuar edhe e pa kuptuar, kalbje në qeli, joshëse si ferri, tirania për famë që po rrënon qytete njerëz dhe skllavi i lidhur me zinxhirë për karrocën e fitimtarit, po defilon si fitimtarë, ndoshta për hir të kënaqësisë.



*****

FLORIPRESS:

Image result for KUSH ESHTE BOB DYLAN
Bob Dylan është i lindur më 24 maj 1941, këngëtar, kompozitor, artist dhe shkrimtar amerikan.
Dylan ka qenë me ndikim të madh në muzikën dhe kulturën popullore për më shumë se pesë dekada, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, hovi i tij më i madh nisi nga vitet 1960 kur ringjalli muzikën popullore, dhe i kushtonte vëmendje të drejtave civile amerikane.

Dylan ka shitur më shumë se 100 milion regjistrime të tij, duke e bërë kështu një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave.

Gjithashtu ai ka marrë edhe çmime të shumta, duke përfshirë këtu Grammy Awards, Golden Globe Award, dhe Academy Award.

Në vitin 2008 gjithashtu morri një çmim për ndikimin e tij të thellë në muzikën popullore dhe kulturën amerikane, duke shënuar kështu kompozimet lirike, të fuqishme dhe të jashtëzakonshme poetike.

Por jo vetëm kaq, në vitin 2012 ai mori Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti Barack Obama, ndërsa sot mori çmimin Nobel për Letërsi, për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe amerikane.

Bob Dylan ka lindur në Spitalin e Shën Marisë si Robert Allen Zimmerman në Hibbing Minesota, e gjithashtu ka edhe një vëlla më të vogël që e quajnë David.

Dylan vazhdimisht ka qenë i përshkruar si një nga figurat më me ndikim të shekullit të 20, duke u quajtur kështu “mjeshtër” i poezisë dhe i këngëve.

Shpirti i tij i parehatshëm është simboli i reflektimit monstruoz mbi qenien tonë.

Disa nga këngët e tij më të famshme janë: “Rolling Stone”, “Blowing in the Wind”, “Don’t think twice, It’s all right”, “Knocking on Heaven’s Door”, etj.

Jehona e Betejës së Tabeve të Llapashticës ishte jehonë e lirisë


NGA: MILAZIM F. KADRIU


Kopertina e librit Dashamir Alliu “Beteja në Tabet e Llapashticës”, Prishtinë 2013

Betejat e dhjetorit të zhvilluara në Llap e që nuk pushuan për pesë ditë me radhë, njihen si Beteja e Tabeve të Llapashticës që është një vend strategjik dhe që filluan aty më 24 dhjetor 1998. Kjo ishte njëra ndër betejat më të rëndësishme të luftës së lavdishme të UÇK-së në ZOLL. Beteja e 24 dhjetorit 1998, e zhvilluar në vendin e quajtur Tabet e Llapashticës , afër Besianës ka vazhduar edhe në ditët në vazhdim në Vendenis, Kastrat e fshatra tjera. Kjo betejë në historinë më të re të luftës sonë për liri, njihet edhe si beteja e "Tabeve të Llapashticës". Ky vend, gjithmonë është konsideruar një vend shumë strategjik për luftë. I tillë ishte edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku sidomos më 24 dhjetor 1998 u zhvillua edhe njëra nga betejat më të lavdishme të UÇK-së në ZOLL kundër hordhive pushtuese serbe.

Në librin e tij “Beteja në Tabet e Llapashticës”, vullnetari nga Hotolishti i Librazhdit,Dashamir Alliu, përshkruan qartë e saktë zhvillimet që kanë ndodhur në mbrojtje të atdheut,pa zbukurime por ashtu si kanë ndodh dhe si i ka parë ai si pjesëmarrës në këto beteja.

Libri i Alliut ndahet në dy pjesë ,ku në pjesën e parë përshkruan rrugëtimin e tij nga Selaniku ku ishte duke punuar,vështirësitë që pati gjatë rrugëtimit herë duke kaluar në Maqedoni e herë në Shqipëri, vetëm e vetëm që të arrij sa më parë në vatrat e luftës dhe tu bashkëngjitet luftëtarëve të lirisë në Luftën çlirimtare. Pas shumë përpjekjesh dhe këmbëngulësisë së tij ia arrin që të arrij deri në frontet e luftës dhe ate në ZOLL, në afërsi të kufirit më Serbinë. Ndërkaq në pjesën e dytë përshkruan në hollësi luftimet e zhvilluara në ato ditë në betejat e atyre ditëve në dhjetorin e acartë.

Ishte 24 dhjetori i vitit 1989 kur filluan betejat e pareshtura në ZOLL-it, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj me radhë. Muret e saj ishin çelikosur nga luftëtarët e lirisë që u bënë gur kalaje dhe nuk mundej ti rrënonte e tërë ajo makineri luftarake e pushtuesve sllav. Luftëtarët e lirisë u hidhnin si luaj mbi tank dhe nuk lëshonin pozicionet.

Në këtë fshat ishte e vendosur edhe komanda e UÇK-së për ZOLL-in. Forcat pushtuese serbe, të pajisura me gjithë arsenalin ushtarak ia patën mësyrë atë ditë Llapashticës sigurisht me qëllimin e vetëm për të asgjësuar komandën e UÇK-së së ZOLL-it, por nuk ia arritën dot këtij qëllimi, pasi para se të arrinin në këtë fshat u ndeshën në Tabe me forcat e UÇK-së, me ç’ rast qe zhvilluar një betejë e ashpër. Ai vend i njohur ishte fole dhe fortifikatë e UÇK-së ,ku prej 15 shtatorit 1998 deri më 24 mars 1999 u thyen me dhjetëra ofensiva serbe ,që mësyn pozicionet e UÇK-së.

Edhe redaktori i librit, ushtaraku i lartë i UÇK-së Dilaver Goxhaj ndër tjera thotë “Si shumë përshkrues të tjerë të asaj lufte, Dashamir Alliu ka krijuar në librin e tij një botë të vetën. Kjo botë ka shtrirjen e saj në një kohë disa ditore, megjithatë ka historinë dhe gjeografinë e sajë. E gjithë drama për të cilën dëshmon Dashamir Alliu, kap një aspekt të vetëm të asaj lufte çlirimtare. Mirëpo skena, në të cilën ajo luftë shpaloset, është e tërë UÇK-ja e viteve 1997 - 1998, në mos krejt, pjesa më dramatike e saj, në radhë të parë strategjia e UÇK-së e asaj periudhe”.

Në këtë betejë u mposhtë fryma e pushtuesit njëherë e përgjithmonë, u shua miti se ushtria serbe është e pamposhtur. U tregua se UÇK-ja ishte bërë faktori kryesor i cili do të shpinte drejtë realizimit të synimeve tona shekullore.

Ndonëse betejat e dhjetorit të vitit 1998 filluan në Tabet e Llapashticës, vazhduan edhe në fshatrat tjera të Llapit ku djemtë e lirisë luftuan në mbrojtje të vendit si në Vendenis, Kastrat, Bradash e fshatra tjera. Në vijën e parë të frontit në Tabe patën rënë heroikisht dëshmorët : Isë Havolli, Ismet Dërguti, Miftar Zejnullahu, Lulëzim Jashari, Skënder Zejnullahu, Bajram Murati, ndërsa në Vendenis, Avni e Fatmir Selmani, kurse tri ditë më vonë në Kastrat, arsimtari Remzi Demolli dhe ish nxënësi i tij Jetulalh Kastrati.

Në Betejën e Tabeve të Llapashticës luftëtarët e UÇK-së me heroizmin e tyre shpërndan anekënd botës mesazhin domethënës se do të luftohet deri në ushtarin e fundit për lirinë e këtij vendi. Isë Havolli edhe atë ditë ringjalli edhe një herë trimërinë dhe qëndresën e Mic Sokolit, ngase u hodh mbi takun serb. Në këtë betejë luftohej duke u kënduar këngë trimërie e lavdie këndoheshin trimat shkuar trimave Zahir Pajazitit, legjendarit Adem Jasharit e trimave të tjerë .

Libri “Beteja në Tabet e Llapashticës’ është e ilustruar edhe me shumë fotografi të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve të autorit të librit në frontet e luftës. Po ashtu në libër janë të prezantuara disa poezi të Rajmonda Maleçkës kushtuar dëshmorëve të UÇK-së si dhe në fund janë emrat e dëshmorëve të UÇK-së të ZOLL,të rënë gjatë viteve 1997 - 1999.

Andaj ky libër i vullnetarit nga Hotolishti i Librazhdit, Dashamir Alliu bashkë me librat tjerë të historisë së UÇK-së është një thesar i Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Rrëzohet aeroplani ushtarak rus me 92 persona në bord, Rusia tregon nëse ishte sulm terrorist

Kreu i Departamentit për Mbrojtjen në Dhomën e Lartë të Parlamentit të Rusisë, Viktor Ozerov hodhi poshtë mundësinë e një sulmi të mundshëm terrorist si shkak për rrëzimin e avionit rus në Detin e Zi, për të shtuar se rrëzimi mund të ketë ndodhur nga një defekt teknik ose nga ndonjë gabim i ekuipazhit.

Ozerov tha se “hedh poshtë” terrorizmin si shkaktar për tragjedinë, pasi siç tha, avioni ishte nën komandën e ushtrisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte informuar për tragjedinë për të shtuar se operacionin e shpëtimit e ka drejtuar personalisht ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Image
Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka të mbijetuar

Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur në zonën ku u rrëzua aeroplanit ushtarak rus “TU-154” në Detin e Zi, ka thënë gjenerali rus Igor Konashenkov.

Aeroplani, i cili po barte 93 persona, përfshirë dhjetëra këngëtarë të Korit të Ushtrisë së Kuqe, valltarë dhe anëtarë të orkestrës, u rrëzua sot në mëngjes në det rrugës për në Siri

Vazhdon kërkimi për aeroplanin e rrëzuar ushtarak të Rusisë

Operacionet e kërkim-shpëtimit për aeroplanin ushtarak rus të rrëzuar në Detin e Zi, po vazhdojnë.

Me këtë aeroplan udhëtonin 92 pjesëtarë të spikatur të forcave të armatosura dhe një ansambël kulturor, për një koncert të Vitit të Ri në Siri.

Aeroplani është ngritur sot në mëngjes nga qyteti jugor rus, Soçi, dhe parashihej të arrinte në bazën ajrore ruse afër qytetit sirian, Latakia.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, “ka urdhëruar kryeministrin, Dmitry Medvedev, që ta formoj një komision shtetëror për hetimin e përplasjes së aeroplanit Tu-154 në Soçi”, tha presidenca e Rusisë nëpërmjet një kumtese të sotme.

Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nëse ndonjëri prej udhëtarëve në aeroplan ka shpëtuar.

Agjencitë ruse të lajmeve e kanë cituar në burim të paemëruar të Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, që ka thënë se personat në aeroplan, pothuajse nuk kishin kurrfarë gjasësh për të shpëtuar dhe se nuk është gjetur asnjë pajisje shpëtimi nga aeroplani.

Rrëzohet aeroplani ushtarak rus me 92 persona në bord, gjendet trupi i parë

Një trup është gjetur në Detin e Zi, pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus, i cili po barte 92 njerëz, përfshirë edhe bendin e njohur ushtarak “Alexandrov” si dhe nëntë gazetarë.

Ekipet e shpëtimit, po ashtu kanë gjetur edhe dokumente që u takojnë disa personave që ishin në bord, njofton Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Nuk raportohet për të mbijetuar.

Më herët, ekipet e shpëtimit gjeten fragmente të aeroplanit “Tu-154”, për të cilin Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ishte zhdukur nga radari pak pasi që ishte nisur nga vendi turistik i Detit të Zi, Sochi.


Avioni i rrëzuar rus në Detin e Zi, ja kush ishin pjesëtarët në bord

Ministria e Mbrojtjes Ruse ka bërë të ditur se mbetjet e avionit dhe një trup janë lokalizuar në Detin e Zi, në një zonë prej rreth 1 km në thellësinë 50-70 metra. Trupi i viktimës së parë u rikuperua 7 km nga brigjet e Soçit. Lidhur me avionin e rrëzuar sipas agjensisë Tass, në momentin e rrëzimit, kushtet e motit ishim të pranueshme. Në bord ishin 9 gazetarë midis të cilëve edhe 3 gazetarë të Channel On Rusia. Për këtë është hapur edhe një dosje hetimore.

Në bord ishin edhe një korespondent i kanalit televiziv NTV, Mikhail Luzhetsky, kameramani Oleg Pestov dhe tekniku i audios Evgeny Tolstov, dhe tre gazetarë të kanalit televiziv Zvezda Tv, korrispondenti Pavel Obukhov, kameramani Aleksandr Suranov dhe asistenti Valery Rzhevsky.

Rrëzohet avioni ushtarak rus me 92 persona në bord, dyshohet të gjithë të vdekur

Një avion ushtarak rus me 92 njerëz në bord u përplas në Detin e Zi. Lajmi njoftohet nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila tha se avioni u zhduk nga radari 10 minuta pasi u ngrit në fluturim, nga resorti turistik i Soçit.
Image

Avioni “Tupolev 154”

Autoritetet ruse njoftuan gjithashtu se kanë mundur të gjejnë pjesë të avionit në Detin e Zi. Mësohet se avioni “Tupolev 154” po transportonte ushtarakë, anëtarë të orkestrës së famshme ushtarake “Aleksandrov” dhe reporterë.

Në bordin e tij gjendeshin 83 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhi. Avioni po fluturonte drejt qytetit sirian të Latakias. Ai ishte nisur fillimisht nga Moska, por u ul në Soçi për t’u furnizuar me karburant.

Autoritetet ruse thanë se pjesë të avionit “TU154” u gjetën rreth 1.5km larg bregut të Soçit, në thellësi 70 metra. Deri tani nuk është gjetur asnjë i mbijetuar dhe Ministria ruse e Mbrojtjes tha se nuk pret të gjejë të tillë.

Image
Mësohet se avioni “Tupolev 154” po transportonte ushtarakë, anëtarë të orkestrës së famshme ushtarake “Aleksandrov” dhe reporterë.

Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun e rrëzimit të avionit ushtarak, ndërsa raporte të ndryshme thonë se moti në zonë ishte mjaft i mirë. Modeli “Tupolev 154” është përfshirë në dhjetëra aksidente fatale, që kur u ndërtua në mes të viteve ’60.Dikur “kali i punës” i Bashkimit Sovjetik, tashmë vetëm rreth 50 të tillë janë në shërbim. Një nga aksidentet më famëkeqe të “Tupolev 154” është ai i prillit 2010 në Smoleksn, ku mes 96 pasagjerëve që humbjën jetën ishte dhe presidenti polak, Lech Kaczynski.
Image

Tragjedia ajrore: Vdes mikesha e Vladimir Putin, mjekja e famshme ruse dr Elizaveta Glinka


Elizaveta Glinka dhe Putin


92 persona ndërruan jetë pas përplasjes fatale të një airoplani ushtarak rus që ishte drejtuar për në Siri.
Image

Mes tyre ishte edhe Elizaveta Glinka, thjesht “Doktoresha Liza”.

Ajo ishte mjaft e njohur në Rusi pasi drejtontë një OJQ.

Image
Glinka ndihmonte të sëmurët me ilallce dhe prej disa kohësh vepronte edhe në Siri.

Ishte nisur pikërisht aty për të çuar ilaçe për të sëmurët me kancer, por fluturimi i mori jetën.

Doktoresha kishte një miqësi personale me Putin dhe në kohën kur president ishte Medvedev, ajo mori medaljen “Urdhri i Miqësisë”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...