Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/18

Ernst Peter Fischer : Ana vezulluese e natës


Image result

Ernst Peter Fischer, i lindur më 1947 në Wuppertal, studioi matematikë, fizikë dhe biologji. Më 1977 mbrojti doktoratën pranë Max Delbrückut në California Institute of Technology dega e biologjisë, ndërsa më 1987 mbrojti punimin e profesurës në fushën e historisë së shkencave, lëndë të cilën e jep pranë universitetit të Konstancës. Shkruan si publicist i shkencës artikuj për revistat ose gazetat GEO, Bild der Wissenschaft, Weltwoche dhe FAZ. Në faqen scienceblogs.de drejton një blog për çështje filozofike-shkencore dhe ngjarje aktuale. Ernst Peter Fisher jeton dhe punon në Konstancë dhe në Berlin.
Image result for Fischer, Ernst Peter.

Die aufschimmernde Nachtseite. Kreativität und Offenbarung in den Naturwissenschaften

Fischer, Ernst Peter.
Image result for Fischer, Ernst Peter.

Si e fitoi sigurinë së brendshmi Kepleri shumë kohë më parë sesa të dëshmohej astronomia e tij revolucionarizuese? Përse mbrohej Goetheja në mënyrë „instinktive" ndaj doktrinës së ngjyrave të Newtonit? Çfarë e shtyu Einsteinin që ta kundërshtonte ashpër idenë e komplementaritetit? Si mbërriti Paulingu të diktonte befas molekulat e mëdha biologjike? A ekzistoi ndonjë përvojë mistike kur Heisenbergu gjeti formulën matematike të teorisë së atomeve? Hulumtuesit origjinalë shpesh përjetojnë zbulesa të papritura. Gjetjet e reja ata shpesh i ndeshin në mënyrë tejet „irracionale", dmth me anë të intuitës ose duke kundërshtuar diçka. Ndërkaq rrallë bëhet pyetja se çfarë fshihet pas një fryme të tillë krijuese. Ernst Peter Fischer gjurmon shembujt më të habitshëm nga historia e zbulimeve në shkencat natyrore. Në qendër të vëmendjes është përballja e fizikanit gjenial Wolfgang Pauli me C. G. Jungun, në rrugën drejt ripërftimit të ndriçimit emocional gjatë hulumtimit të unitetit të natyrës.
Image result for Fischer, Ernst Peter.
Ana vezulluese e natës. Shpirti krijues dhe zbulesa në shkencat e natyrës do të botohet së shpejt në përkthimin kroatisht të Boris Perić pranë botimeve Naklada Ljevak, Zagreb.

Ferić, Zoran : Kalendar Maja [Kalendari i Majës]

Related image


Zoran Ferić, i lindur në vitin 1961 në Zagreb, ka studiuar në Faktuletin Filozofik. Aktualisht punon si mësues i gjuhës kroate në një gjimnaz. Ka pasur shumë publikime nëpër revista kroate, si Polet, Studentski list, Pitanja, Oko, Quorum, Plima, Evropski glasnik dhe Torpedo. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë, ndër të tjera, në gjermanisht, anglisht, italisht, polonisht, spanjisht, sllovenisht, ukrainisht, malazezisht.


Image result for Ferić, Zoran : Kalendar Maja

Ish-maturantët e një klase të një gjimnazi në Zagreb takohen pas shumë vitesh për të përsëritur udhëtimin e maturës. Tashmë gjashtëdhjetëvjeçarë, ata lundrojnë për të dytën herë me anijen „Tramuntana“ buzë bregut dalmatin. Në retrospektiva të shumta, personazhi kryesor, gjinekologu Tihomir Romar, i cili gjithashtu ndodhet në bord, rrëfen historinë e jetës së vet. Në qendër është dashuria fatale, që merr përmasa thuajse shkatërrimtare, me shoqen e klasës, Senkën, dhe që shndërrohet në ferr për tri persona.

Related image

Me ironi të mprehtë dhe humor të zi Zoran Ferić-i skicon tablonë morale të rinisë së artë në Jugosllavinë e kohës së Titos. Ferić-i i cek me lehtësi dhe humor të gjitha anët e jetës – lumturinë, dashurinë, vuajtjen, plakjen dhe vrapin e kohës.

Image result for Ferić, Zoran : Kalendar Maja
Kalendar Maja [Kalendari i Majës] i Zoran Ferić-it ka dalë në gjermanishte (fragment), përkthyer nga Klaus Detlef-Olof, nën titullin Das Alter kam am 23. Mai gegen 11 Uhr në Folio Verlag, Vjenë.

Faes, Urs : Romani Paarbildung [Çiftëzim]

Image result

Urs Faes, lindur më 1947 në Aarau, studioi histori (me fushë kryesore historinë koloniale, fashizmin, historinë e Zvicrës), gjermanistikë, filozofi dhe etnologji. Bëri disa vizita të gjata pune në Irlandë si dhe në Amerikën e Veriut e të Jugut. Urs Faes jeton si shkrimtar i lirë në Cyrih. Për veprat e tij ka marrë shumë çmime, ndër ta, çmimin e letërsisë së kantonit Solothurn, çmimin “Schiller” të Zvicrës dhe së fundmi “Zolliker Kunstpreis” (2013). Libri i tij Paarbildung u emërua më 2010 për Çmimin Zviceran të Librit.

Image result for faes urs

Në fakt Andreas Lüscher është psikolog aksidentesh. Por që kur ka filluar të punojë si psikoterapist fjalori i së përditshmes profesionale të tij dominohet nga termat e fushës së kancerit: fraksion dozal, rrezik recidiv, çiftëzim.

Image result for faes urs
 Një ditë ai gjen dosjen e sëmundjes së një pacienteje, emri i të cilës i duket i njohur. Me Meret Etterin para shumë vitesh atë e lidhte një dashuri intensive, ajo është një grua që u përfshi aktivisht në trazirat e të rinjve në Cyrih, që ishte në gjendje ta harronte veten kur i binte harpës, një juriste, që luftonte me pasion kundër padrejtësive. Tani ajo ka përpara një luftë të një lloji krejt tjetër. Dhe shtrohet pyetja se a e lehtëson gjendjen e saj ritakimi me Andreas Lüscherin, mbas gjashtëmbëdhjetë vjetësh të heshtjes reciproke. Dhe se a është e mençur, në se të dy ballafaqohen me shkaqet e kësaj heshtjeje?
Image result for faes urs
Romani Paarbildung [Çiftëzim] i Urs Faesit ka dalë në rumanisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Iulia Dondorici nën titullin Perechi în formare pranë botimeve Univers, Bukuresht.

Federspiel, Maurus : Romani Feind (Armik)




Image result for Feind Federspiel, Maurus.

Maurus Federspiel u lind në vitin 1974 si bir i shkrimtarit Jürg Federspiel. Studioi Creative Writing në Nju Jork dhe punoi si gazetar. Sot jeton si autor dhe bashkëpronar i një sipërmarrjeje për teknikën e mjedisit në Zürich.


Federspiel, Maurus.


Në publik është figurë e njohur dhe shumë e ndritur, që ia merr mendjen çdo auditori, në jetën private një padron shtëpie për t'ia pasur zili. Këtu shtyp një buton, aty kërcet gishtat, e shërbëtorët e palodhur ia plotësojnë edhe dëshirën më ekstravagante e në kohën më të papërshtatshme, qoftë një neps për delikatesë ekzotike, qoftë një ide për të ndryshuar mobilimin që sapo i ka shkrepur zotërisë së nderuar, qoftë ndonjë ëndë intime. Por a i plotësojnë shërbëtorët të gjitha urdhrat e punëdhënësit të tyre? Me kalimin e kohës ai vë re disa aksione të habitshme, madje të dhunshme, që i krijojnë përshtypjen se pas tyre qëndron një plan makabër; duket sikur shtëpia tani është kthyer kundër tij dhe po shndërrohet në një labirint pa rrugëdalje.
Image result for Feind Federspiel, Maurus.
Romani Feind [Armik] i Maurus Federspiel-it ka dalë në kroatisht (fragment), përkthyer nga Andy Jelčić, nën titullin Neprijatelj, pranë botimeve Leykam International, Zagreb.

Ende, Michael : Nata e Vitit të Ri...


Michael Ende, i lindur më 1929 në Garmisch - Partenkirchen, është një ndër shkrimtarët më të njohur gjermanë për fëmijë. Përveç librave për fëmijë dhe të rinj, ai ka shkruar edhe tekste poetike për libra me ilustrime dhe libra për të rritur, pjesë teatrore dhe poezi. Shumë nga librat e tij janë kthyer në film ose përpunuar për radion e televizionin.

Image result for Der satanarchäolügenialkohöllische Wunschpunsch

 Për veprën e tij ka marrë çmime të shumta gjermane dhe ndërkombëtare. Libra të tij janë përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë dhe kanë arritur një tirazh të përgjithshëm prej 28 milion kopjesh. Michael Ende vdiq më 1995 në Stuttgart.
Image result for Die Zauberschule und andere Geschichten
Der satanarchäolügenialkohöllische Wunschpunsch

Ende, Michael .

(Nata e Vitit të Ri).

Këshilltari i fshehtë i magjistarëve Beelzebub Irrwitzer dhe tezja e tij, shtriga e parave Tyrannja Vamperl, kanë një problem: Ata nuk e kanë plotësuar akoma planin vjetor të ligësive dhe kanë vetëm pesë minuta kohë. Vetëm një plan veçanërisht i lig mund t’i ndihmojë që ta realizojnë synimin...

Der satanarchäolügenialkohöllische Wunschpunsch [Ponçi i dëshirave] i Michael Endes ka dalë në rumanisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Nora Iuga nën titullin Satanarheologenialcooligocenul Punci cu porunci pranë botimeve Arthur, Bukuresht.

Related image
Die Zauberschule und andere Geschichten

Ende, Michael .

Krahas veprave kryesore që janë bërë të famshme, Michael Ende ka shkruar edhe një numër përrallash, fabulash e historish mjeshtërore për fëmijë dhe të rritur, të cilat janë përmbledhur në këtë libër. Ilustrimet janë nga Regina Kehn.

Die Zauberschule und andere Geschichten nga Michael Ende ka dalë në përkthim shqip (fragment leximi) nga Doreida Gedaj Kafexhiu nën titullin Shkolla e Magjisë dhe histori të tjera pranë botimeve Dudaj, Tiranë.


Momo

Ende, Michael .


Momo jeton në periferi të një qyteti të madh në rrënojat e një amfiteatri. Ajo nuk ka asgjë veç gjërave që i gjen ose ia dhurojnë të tjerët, si dhe një dhuntie të jashtëzakonshme: Ajo ka gjithnjë kohë dhe është një dëgjuese e mrekullueshme. Një ditë prej ditësh e kanë radhën zotërinjtë ngjyrë gri. Ata ia kanë vënë syrin kohëzgjatjes së vyer të jetës njerëzore dhe Momo është e vetmja që mund t’u bëjë ballë…

Momo i Michael Endes ka dalë në maqedonisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Zorica Nikolovska nën titullin Момо pranë botimeve Ikona, Shkup dhe në shqip (sprovë për lexim) përkthyer nga Sokol Mici nën titullin Momoja pranë botimeve Dudaj, Tiranë.


Michael Ende

Michael Ende
Michael Ende wurde 1929 als Sohn des surrealistischen Malers Edgar Ende in Garmisch-Patenkirchen geboren. Nach der Schulzeit in München und Stuttgart besuchte er von 1948-50 die Schauspielschule Otto Falckenberg in München. Schon seit 1943 schrieb Michael Ende Gedichte und kleine Erzählungen, daneben führte er Regie am Volkstheater München und schrieb Filmkritiken für den Bayerischen Rundfunk.
Der schriftstellerische Durchbruch gelang ihm mit "Jim Knopf und Lukas der Lokomotivführer".
Seit 1970 lebte Michael Ende in Italien, wo er 1972 den Märchenroman MOMO vollendete. 1979 erschien DIE UNENDLICHE GESCHICHTE, mit der Michael Ende zum weltweit bekannten Autor wurde.
Neben seinen Kinder- und Jugendbüchern schrieb Michael Ende auch Literatur für Erwachsene: Geschichten voller Abenteuer und Phantasie, unterhaltsame Dichtung mit hintergründigem Humor. Darüber hinaus schrieb er Theaterstücke, Lieder und Balladen.
Die Bücher von Michael Ende sind inzwischen in nahezu 40 Sprachen übersetzt und haben weltweit eine Gesamtauflage von über 20 Millionen Exemplaren erreicht.
Er erhielt für sein Werk zahlreiche deutsche und internationale Preise und Auszeichnungen.
Am 28. August 1995 ist Michael Ende im Alter von 65 Jahren nach langer, schwerer Krankheit verstorben.

Titelliste

F., Christiane : Ne fëmijët e stacionit ZOO

Christiane Felscherinow u lind më 1962 si Vera Christiane Felscherinow në Hamburg. Më 1968 familja e saj u mbart për në Berlin. Ajo u rrit në gjendje të dobët sociale në një bllok me pallate banimi në lagjen Neukölln. Marrëdhëniet bashkëshortore mes prindërve u prishën për shkak të alkoolizmit të të atit, Christiane u rrit vetëm tek e jëma. Që në moshën dymbëdhjetëvjeçare ajo ishte e varur nga heroina, në moshën katërmbëdhjetë vjeçare punonte si prostitutë te stacioni i trenit „Zoo“, për të siguruar kësisoj para për drogë.

Related image

Më 1978 atë e zbuluan dy reporterët e revistës „Stern“, Kai Hermann dhe Horst Rieck, të cilët ishin duke bërë një reportazh për mjediset e drogës në Berlin. Me ndihmën e saj doli vepra autobiografike Wir Kinder vom Bahnhof Zoo, e cila më 1981 u bë film mjaft i suksesshëm nën titullin „Christiane F. – Wir Kinder vom Bahnhof Zoo“ nga regjisori Uli Edel. Tashmë me famë si „Christiane F.“, Felscherinow provoi t’i hynte karrierës muzikore dhe të dilte nëpër filma. Identitetin e saj të vërtetë ajo e zbuloi vetëm më 1983. Nga viti 1987 deri më 1993 Felscherinow jetoi në Greqi. Pastaj ajo me të birin e lindur më 1996 u kthye në Brandenburg dhe më vonë në Berlin, ku jeton edhe sot. Pas disa raportesh nëpër media se ajo sërish i ishte kthyer drogës, në vitin 2006 iu hoq e drejta përkujdesjes për të birin.
Image result for Ne fëmijët e stacionit ZOO
Wir Kinder vom Bahnhof Zoo

204 christiane kinderNë moshën dymbëdhjetë vjeçare Christiane F. Bie në kontakt me hashashin në një strehimore për të rinj, pak më vonë, në një diskotekë me heroinën. Bëhet e varur, paradite shkon në shkollë dhe pasdite së bashku me shoqet e saj poashtu të varura nga heroina bën prostitucion pranë stacionit të trenit Zoo. Berlinezja Christiane F. rrëfen me një aftësi të hollësishme kujtese dhe një sinqeritet të pakufishëm historinë e saj të trishtuar. Një libër, që e tronditi Gjermaninë e viteve 70-të – dhe që deri më sot nuk ka humbur aspak nga aktualiteti i tij.

Image result for Wir Kinder vom Bahnhof Zoo

Wir Kinder vom Bahnhof Zoo

 [Ne fëmijët e stacionit ZOO] nga Christiane F. është botuar në bosnjisht (fragment), përkthyer nga Ivana Stojić, me titullin Mi djeca s kolodvora ZOO, pranë botimeve Buybook, Sarajevë dhe në rumanisht (fragment), përkthyer nga Alexandru Suter me titullin Noi, copiii din Bahnhof Zoo, pranë botimeve Humanitas, Bukuresht.


Image result for Wir Kinder vom Bahnhof Zoo

Freud : Totem dhe tabu

Image result for Totem and taboo

Sigmund Freud, lindur më 1856 në Freiberg (Moravi), iu përkushtua psikopatologjisë gjatë një vizite studimore në Paris mbas përfundimit të mjekësisë. Më pas, në klinikën e vet private, ai u mor me histerinë dhe forma të tjera të neurozës. Ai është themeluesi i psikanalizës dhe e ka zhvilluar atë më tej si një metodë kurimi dhe hulumtimi si dhe si psikologji të përgjithshme që përfshin edhe fenomenet e jetës normale shpirtërore. Më 1938 Freudi emigroi në Londër ku vdiq më 1939.

Image result for Totem and taboo
Vepra e parë kulturore-teorike e Freudit ku ai bën analogji mes kategorive psikopatologjike dhe etnologjike dhe nxjerr në pah “disa të përbashkëta në jetën shpirtërore të të egërve dhe neurotikëve”. Sa ishte gjallë, ky libër ishte një nga tekstet më të preferuara të autorit dhe Thomas Manni e ka cilësuar si “një kryevepër që u afrohet të gjithë shembujve të mëdhenj të eseistikes gjermane e që bën pjesë në to”. Në esenë e katërt Freudi shpalos një teori të guximshme spekulative për gjenezën e kulturës, ku ai lindjen e ndjenjës së fajit dhe tabusë së incestit e shpjegon me ngjarje traumatike në familjen prehistorike: vrasjen e atit primitiv nga hordhia e vëllezërve.
Image result for Totem and taboo
Totem und Tabu. Einige Übereinstimmungen im Seelenleben der Wilden und der Neurotiker (titulli i përkthimit shqip: Totem dhe tabu) i Sigmund Freud-it ka dalë në bullgarisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Svetla Marinova nën titullin Тотем и табу. Някои сходства в психичния живот на диваците и невротиците [1912-1913] pranë botimeve Critique & Humanism – KX, Sofje.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...