Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/31

Si mendon Arqile Gjata për rinovimin e shoqatave të shqiptarëve në Athinë dhe Greqi

My Photo
Një pjesë e lexuesve mund të jetë e njohur me Arqile Gjatën sepse është shfaqur shpesh në shtypin e emigracionit dhe kohët e fundit ka botuar dy përmbledhje poetike. Por Arqile Gjata njihet edhe si një nga pak veprimtarët e papërtuar për organizimin e emigracionit shqiptar në Athinë dhe Greqi. Rendimenti i tij është shfaqur drejtpërdrejtë në organet e zgjedhura të shoqatës “Vëllazërimi” për shumë vite rresht dhe, veçanërisht, në zhvillimin e veprimtarive kulturore ku veçohet “Festivali i fjalës artistike” i cili është zhvilluar katër herë nën kujdesin e posaçëm të Arqilesë.

Pikërisht, si veprimtar në shoqatën “Vëllazërimi”, qe zgjedhja e temës së bisedës.

-Keni mbi dhjetë vjet që i kushtoni kohë organizimit të emigracionit. Si mendoni ju për detyrat e shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi?

Arqile Gjata: Nuk mund të marrë përsipër të flas për gjithë shoqatat. Diçka mund të them për shoqatën “Vëllazërimi” ku i njoh më mirë njerëzit dhe problemet. Bile vetëm mund të them sepse nuk mund as të orientoj, as të rekomandoj. Pra, në kushtet aktuale kur mendoj se shqiptarët nuk jam më emigrantë apo refugjatë, por një Komunitet në proces përshtatje dhe integrimi në shoqërinë bashkëkohore evropiane, bashkëpunimi me forcat intelektuale që kanë vlera dhe aftësi, është detyrë parësore e Shoqatës ‘’ Vëllazërimi ‘’

-Si të kuptohet “bashkëpunimi me forcat intelektuale”? Mos i ka munguar kësaj shoqate ku bashkëpunim?

A.Gj. -Fillimisht dua të rok mendimin se, Komuniteti ynë shqiptar në Greqi, akoma nuk është kristalizuar dhe aq më tepër të jetë i trupëzuar si piramidë shoqërore ( me të gjitha shtresimet e domosdoshme ekonomike, politike e kulturore ) dhe e çliruar nga konceptet frenuese përjashtuese ( selektive ) me prirje partiake, krahinore, a ideore .

Të gjitha këto e kanë burimin tek puna e pamjaftueshme, organizuese dhe programore e shoqatave në vite . Nga kjo mangësi nuk përjashtohet dhe vetë Shoqata ‘’Vëllazërimi ‘’ dhe pse në këto mbi dymbëdhjetë vjet të jetës së saj Shoqata ‘’ Vëllazërimi ‘’ ka pasur, ka dhe do të ketë në gjirin e saj si forcë drejtuese, intelektual dhe aktivistë të devotshëm, të cilët kanë lënë gjurmë dhe emër për vete dhe i kanë rritur vlerat shoqatës si shoqata e parë e krijuar mbas viteve 90të.

-A mund të thuash se me çfarë qëllimesh e idesh u krijua shoqata?

A.Gj. -Shoqata u krijua dhe u mendësua si një forcë potenciale intelektuale aktive me pamje të qarta kombëtare dhe demokratike . Besoj se synimi i saj ka qenë i qartë që në krijimi: Veprimtari kulturore-artistike dhe fastive për të ruajtur identitetin e emigrantit shqiptar dhe përpjekje për të ndikuar mbi formulimin e ligjit dhe zbatimin e tij nga institucionet greke që ka lidhje të pashkëputur nga integrimi i këtyre emigrantëve. Ajo forcë intelektuale, që iu bashkëngjit Shoqatës ‘’Vëllazërimi ‘’ në hapat e para, hodhi bazat e një shoqate të trupëzuar me një fizionomi intelektuale, duke shfrytëzuar shkallë–shkallë hapësirat ligjore të drejtësisë në vendin pritës të emigrantëve. Natyrisht, jo gjithçka u zhvillua e qetë dhe pa ‘’përplasje ‘’. Dhe kjo ka arsyet e veta, si pasojë e disa faktorëve : Mungonte eksperienca e pakultivuar tek ne, ajo e emigracionit. Presioni i segmenteve ekstreme greke dhe famëkeqet – operacione “fshesa‘’ ngadalsonin daljen në shesh të forcave të reja. Lënia në harresë dhe pa asnjë përkrahje nga shteti amë etj...

-Praninë e intelektualëve e quajte parësore. A janë afruar ata rreth shoqatës suaj?

A.Gj.-Përvojën, fizionomin dhe portretin Shoqata ‘’ Vëllazërimi ‘’ e ka nga puna, gjykimi dhe veprimet e mjaftë intelektualëve cilësorë Ata intelektualë ishin shumë, por po veçoj me vërtetësi: Albert Zholi, Kastriot Kaçupi, Tomor Topore, Petrit Andrea, por sidomos Myftar Kurti ( Tarja ) dhe Remzi Gjika, që si dy burra të mençur e të përkushtuar kanë lënë vlagë në kujtesën tonë . Krahas tyre në vazhdim: Vladimir Prifti, Mihal Jano, Vasil Logo, Mihal Dusha, Met Metani ku spikatin dallueshëm Flutura Tafilaku, Novruz Abilekaj dhe Jani Vaso Me inteligjencë dhe veprim aktiv kanë dhënë kontributin e tyre , Qamile Pajo, Natasha Metani, Evgjeni Gjata, etj. Për ruajtjen dhe zhvillimin e traditave e gjej me vend të vlerësojmë Grupin polifonik ‘’ Vëllazërimi ‘’, drejtuar nga Kastriot Lekdushi dhe që merr jetë nga gruaja labe Vasilika Kurti.

-A bëhen bilancetë veprimtarisë? Si konsiderohet “biografia” e shoqatës midis jush dhe jashtë saj?

A.Gj- Këto ditë Shoqata ‘’ Vëllazërimi ‘’ mbush trembëdhjetë vjetorin e “lindjes” së saj. Bilanci na je kënaqësi të gjithëve që kemi dhënë kontribut brenda kësaj shoqate. Është bilanc me mjaft suksese, me shumë aktivitete, me shumë shtrime dhe zgjidhje problemesh që ka pasur komuniteti shqiptar në Athinë. Aktivitetet e shoqatës janë të shumta dhe tëngulitura në kujtesën e kohës. Ato janë demonstrime për të drejtat e emigrantëve, demonstrime drejtuar kundër veprimeve kriminale të ekstremistëve apo pjesëterëve të policisë, demonstrime për pavarësinë e Kosovës, për përmirësimin e ligjit të emigracionit etj. Kanëqenë veprimtari për fjalën shqipe, për shkollën shqipe., për kulturën shqiptare.

E gjykoj si të pa lejueshme dhe të pa moralshme, për këdo, të hedhësh baltë dhe për më tepër të mohoj punën dhe sakrificat e atyre emigrantëve, të atyre drejtuesve të shoqatave si ‘’ Vëllazërimi ‘’, ‘’ Atdheu ‘’, “Lushnja”,” Shoqata Punëtore”,”Përmeti”të tëtjerave që luftojnë për të drejtat e njeriut dhe kundër racizmit . Ishin ata drejtues të këtyre shoqatave që morën përgjegjësi, organizuan, drejtuan dhe kërkuan më shumë të drejta për emigrantët, më shumë kushte lehtësuese për tu legalizuar . Ishin ata drejtues të këtyre shoqatave që zhvilluan herë pas here demonstrime të fuqishme, si ato të ideuara dhe drejtuar nga Shoqata ‘’Vëllazërimi ‘’ për çështjen e Kosovës, legalizimit dhe të tjera . Ishte Shoqata ‘’Vëllazërimi ‘’ ajo që mori nismën për organizimin e katër Festivaleve të fjalës artistike dhe të Ditës së Kulturës Kombëtare . Kush i ka jetuar dhe organizuar e di mirë se sa vështirësi dhe pengesa, sa lodhje, punë e përkushtim duhej .

-A i veçon kontributet e shoqatave?

A.Gj.-Nuk më takon të ndaj merita. Në këtë proces integrimi, pune dhe përvoje, çdo shoqatë ka krijuar emrin, frymëmarrjen e vet dhe fizionominë e saj në varësi të rrethanave, shkallës dhe nivelit të drejtuesve dhe kërkesave të anëtarësisë së çdo shoqate veç e veç .

-Si i përjeton nisiativat për riorganizim të emigracionit?

A.Gj.-Për çudi, sot, pas të vjelave, na dalin disa të vetëquajtur koordinatorë dhe iniciatorë, që kërkojnë të nxijnë dhe të fshijnë kontributin e drejtuesve të shoqatave, të intelektualëve, aktivistëve dhe gjithë emigranteve të tjerë që na mbështetnin, duke e radhitur veten e tyre në rolin e aktivistit dhe koordinatorit ‘’të një force intelektuale ‘’ të emëruar.

Duke u pozicionuar në rolin e një aktivisti të vjetër, e shoh të arsyeshme të shpreh mendimin se, duhet të ndahemi nga ideja e keqe ‘’ e përfaqësimit të emëruar ‘’ nga kushdo qoftë ai. Përfaqësimi dinjitoz kërkon dhe drejtues dijitozë, të kompletuar, cilësorë në çdo pikëpamje . Përfaqësimi me kulturë e dije kërkon dhe intelektual të vërtetë si drejtues dhe jo ‘’ intelektual ‘’ të prodhuar nëpër gazeta.

-Ke kundërshtime për këto ide?

A.Gj.-Unë dëshiroj ti them se nuk kundërshtoj, nuk kundërvihem, por::

Drejtuesi i ri thirret prej komunitetit për të bërë një punë, për të kryer një shërbim në të mirë të Komunitetit dhe nuk emërohet .

Drejtuesi i ri është një person që nuk përpëlitet apo të zvarritet dhe t’u ngjitet njerëzve të pushtetit dhe të politikës.

Po ashtu, nuk është aspak e pranueshme për një intelektual, për një publicist, që, si përfaqësues i një grupi të ri, me keqdashësi të mohoj vlerat e njerit- apo tjetrit, kur në të njëjtën kohë autori i shkrimit veçon emra, që nuk kanë vlera intelektuale dhe as veprimtari praktike. Mendoj se të tilla veprime përjashtuese (selekive) dëmtojnë dhe prishin dualitetin ( mirëkuptimin ) Drejtues intelektual +aktivist .

-Atëherë, si mendoni për ecjen më përpara, për ndryshimet e nevojshme?

A:GJ.-Përmenda pak më lartë, se çdo shoqatë tani, ka krijuar modelin, portretin dhe emrin e vet......Prandaj i bëj thirrje anëtarësisë së Shoqatës ‘’ Vëllazërimi ‘’dhe veçanërisht intelektualëve : Ruaje Fytyrën tënde Shoqata ime e dashur !! Preferoj ta them edhe me gjuhën e anglezëve: ‘’ Save the face ‘’ se e kam dëgjuar në një moment domethënës.

-Kuptoj sikur i kërkoni ndryshimet brenda shoqatave. Apo keqkuptova?

A.Gj.-Në fillim të muajit Qershor Shoqata ‘’ Vëllazërimi ‘’do organizoi konferencën e radhës për ripërtëritjen, forcimin dhe zgjerimin e saj në kufijtë e komunitetit shqiptar në Athinë. Më thoni një shoqatë tjetër që ka më shumë vlera dhe që kontribuon më shumë se shoqata mbarë kombëtare ‘’Vëllazërimi ‘’ në këto dymbëdhjetë-trembëdhjetë vite!

E thënë me sinqeritet dhe pa vetmburrje, besoj se nuk ka një tjetër të dytë si ajo, që ka disa pika kulmore në punën e saj në shërbim të emigracionit dhe vlerave kombëtare . Kjo është meritokraci e gjithë anëtarësisë dhe drejtuesve në këto vite....

Duke u nisur dhe nga ideja e shprehur në fillim të këtij shkrimi se : Ende akoma komuniteti shqiptar nuk është trupëzuar si një piramidë shoqërore me të gjithë elementët e vet të domosdoshme; ekonomikë, politikë e kulturorë dhe mungesa e një – Lobi - shqiptar, e vendos Shoqatën ‘’ Vëllazërimi ‘’ para një detyre që duhet ta kryej :

Të ketë si drejtues të saj ( që natyrisht nuk i kanë munguar ) intelektualë cilësorë, jo vetëm të prirur por edhe të aftë për të pasqyruar, pontecialin, forcën dhe dinjitetin e emigracionit shqiptarë.

– Ata intelektualë ( veçanërisht figura kryesore) duhet të jenë të vetëmjaftueshëm, të jenë të mbështetur nga shumica e anëtarësisë.

– Ata intelektualë ( veçanërisht figura kryesore) duhet ta ndërtojnë, drejtojnë dhe ta mirë besojnë anëtarësinë duke mbledhur rreth vetes të ndershmit, të menduarit, të përkushtuarit, të rinj dhe të reja, studentë dhe së gjithmonë, veç veprimtarëve të shumtë, një numër të konsiderueshëm intelektualësh.

– Ata intelektualë ( veçanërisht figura kryesore) është koha të punojnë me mendimin e ndritur se, FËMIJËT tanë do quhen Shqiptarë, për sa kohë ata do flasin gjuhën tonë Shqip –

-Dëgjoj: “duhet.. duhet”. Mos nuk janë bërë kështu gjërat?

A.Gj.-Në gjithë atë rrugë që ka shkelur, në tërë ato probleme me të cilat është ndeshur për t’i kapërcyer, në sa e sa arritje dhe vështirësi, është shumë e natyrshme që drejtues të shoqatës sonë, disa herë janë marrë me ‘’ vetveten ‘’ duke fabrikuar koncepte frenuese në raport me kohën dhe fushë pamjen e re që ka emigracioni i integruar shqiptar dhe perspektiva evropiane.e rajonit, brenda të cilit përfshihen, punojnë, jetojnë dhe kulturohen emigrantët..

-A pret ndryshime me këtë frymë që e shtron problemin? Ti, si veprimtarë i vjetër, a je i mbarsur me nevojën e ndryshimit?

A.Gj. –Unë po. Jam bindur. Nga ana tjetër, si anëtar i Shoqatës ‘’Vëllazërimi ‘’, kam besim se shoqata ime e dashur, do e ruaj fytyrën e sajë të bukur, duke pasur më shumë dëshirë dhe mendime për të renë, për intelektualët . Porta e fotografisë së Shoqatës ‘’ Vëllazërimi ‘’ është e hapur për të gjithë, pa përjashtime dhe sidomos ka nevojë për forcat intelektuale dhe të rinj në moshë . Në Shoqatën ‘’ Vëllazërimi ‘’ është dëgjuar dhe po dëgjohet melodia e kohës që përcjell komuniteti shqiptar në Greqi dhe më tej.

Bisedoi: Novruz Abilekaj

ARQILE V GJATA : “LISI I VETËM NË FUSHË” NË MEMORJEN TIME

Analizë letrare 



Më shumë se një analizë, ky shkrim është një përballje mes asaj qe është evidente dhe asaj qe autori kërkon te shprehe, nëpërmjet sentimentalizmit te tij poetik dhe ligjërimit intensivisht të pikturuar me talent, ku spikatin ngjyrime dhe mendime shpesh alegorike, thellësisht te brendshme e me karakter pragmatik, që e bëjnë lexuesin të afërt e me shumë interes drejte vëllimin poetik të tij, “Lis i vetëm në fushë”.

Hulumtimi i këtij shkrimi, fillon qysh me titullin, që për mua është psiko-analitik, ku autori ndodhet nën trysnin e një panorame dhe përfytyrimesh të një realiteti të padëshirueshëm, të cilin e jeton nën ngjyrat e errëta, shprehje e vështirësive dhe problematikave të kohës. Të gjitha këto ndërlidhen midis vetes dhe botës sociale dhe ekonomike, e ndërlikohen me jetën, në të cilën vetë autori jeton. Vetë “LISI” është personazhi kryesor i vëllimit poetik, një personazh madhështor me integritet poetik, edhe pse i “vetëm”, përbën një “personazh simbol”, që shpreh shumë.

Në fushën e jetës mes dhimbjeve, halleve, dilemave, rrethuar nga ngjyrat e errëta, ku “grija dhe e zeza” simbolizojnë fatalitetin e pamëshirshëm të kohës moderne, kuende dëgjon gjithçka që sheh dhe ato që kurrsesi s’duhen parë...dheku“fati i autorit dhe fati i poezisë së tij, janë gjëra të ndryshme në jetë”. Vetë autori shprehet dhimbshëm: “Ëndrrat e mija lindin, por nga ngricat ato s’rrojnë gjatë.” Një fatalitet i kohës, një fatalizëm, që aspak çuditshëm na shoqëron shpesh në udhëkryqet tona...

Ndërtesa poetike e këtij vëllimit e gjen lartësimin me strukturën e elementëve gjuhësorë dhe estetik, tek mjetet shprehëse artistike, të motivuara nga figurshmëria dhe elemente gjuhësore morfologjike, duke brendashkruar metaforikisht gjithë linjën e mendimit dhe të botëkuptimit të autorit, dhe shpalos bukur ato vlera poetike, të cilat vetë autori i kërkon nëpërmjet fjalës dhe kontekstit të poezive të tij. Gjithë filozofia e tij krijuese, është një spirale jete, dhimbjesh, të kundërtash, groteske, një realitet shoqëror që duhet të ndryshoj...!


MË HUMBI VETJA

Më humbi vetja, dheu i zi e përpiu/det’ i pangimë, ëndrra të pangime/në hijen time vetja u mbyt./S’lashë vend që e rreh dielli pa e lypë/as hije e skuta të errëta të botës e të vetes/pa hy s’lashë..../s’lashë dyshim timin pa e pyetur për veten time/thërras sot pa zë me piskamë në breg të detit.

Vetëm kaq pak vargje, do të mjaftonin të ballafaqoheshim me gjithë fillin filozofik të poetikës së tij, në raport me realitetin e hidhur e dëshpërues, në udhën e gjatë e të mundimshme, ku autori “lyp diell”...në hapësirë dhe në kohë, ku autori zhbiron “as hije e skuta të errëta të botës e të vetes/pa hy s’lashë...”, ku revolta shpërthen me zë të mbytur e thërmues“thërras sot pa zë me piskamë”... Një dukuri e tillë e përshkon tërë poezinë e poetit Rexhep Shahu, por jo vetëm në atdheun e tij, por edhe përtej vet-vetes...

QIELLI DIMËROR

Qielli dimëror lotonte në Paris/Grija bëhej më gri....

Këtu gjithçka është gri/dhe ëndrra më bëhet e hirtë/Ti atje buzë detit të largët/Sheh rërën që lahet...../Këtu qielli loton shi/Ti lahesh me diell në atë anë/Nata parisiene më përpin/Në tingujt e bardhë.

Përgjatë leximit tekstor të poezive në vëllimin poetik të R.Shahut përballemi me të menduarin kritik të gjërave e ngjarjeve mes “lojës” së mrekullueshme artistike, të vargëzimit me rimë të pamunguar dhe ritmin ledhatues të vargut, që nëpërmjet nje kontrasti poetik “...atje buzë detit të largët/sheh rërën që lahet....

./Këtu qielli loton shi/, i jep atij elasticitetin estetik, me ngjyra dhe efekte, ku dallohet qartë..., mbizotëron nocioni i ngjyrave të “errëta”, duke na i dyzuar dhe limosur me merak mesazhet që poeti përcjell në tërë imazhin e tij poetik. Këtë dyzim e gjejmë thjeshtë edhe duke përmendur: “Grija bëhej më gri...” kontrastet brenda metaforës duken se flasin vete, mendimi rrjedh harmonikisht edhe mes ngjyrash: “gjithçka është gri.../ më bëhet e hirtë.../ tingujt e bardhë...etj.”

Në poezinë “NATA KA RA”dhe në poezinë “KY QIELL”poetikisht pasqyrohet terri grotesk, “gri-e zi”: “Nata ka ra/ e terri i saj n’dritare rri ulë/ngeshëm sheh/e më terron sytë..../Po s’erdhe me djegë natën e zezë,/mos mungo nesër n’kortezhin tim/ me hije njerzish”.

Siç e ceka edhe më lart, poeti të ngazëllen me ngjyrimet dhe efektet e shumta që përdor në poezitë e tij. Ato janë interesante, të motivuara dhe ngërthehen në vetvete. Bie në sy mënyra e të rrëfyerit të poezisë në raport mes kohës dhe vdekjes, të shtjelluara këto poetikisht brenda botës së pasur shpirtërore e artistike të autorit. Semantika e kontekstit të befason me atë ç’ka autori tregon...ai tregon bukur, pa droje, është i hapur në mesazhin e tij kur kërkon një realitet ndryshe pa “natë që rri ulur në dritare”; pa njerëz”hije”; pa natë të zezë”, pavarësisht realitetit që e sheh me këto ngjyra fatale, pavarësisht se nuk e mohon vdekjen kur përmend “kortezhin” e tij.

“Thua nuk e djeg dot ti varrin/ku ma kanë mbyllë zërin/të mundem të flas dhe njëherë,/veç të them të dua.”poezia “Ka do ditë”.

Tematika e poezive të autorit ka një mori motivimesh, që rrjedhin nga hapësira e këndvështrimit të tij si në gjetjen e fabulës, ashtu dhe në të “fshehtat” erotike ku spikat bukurisht lirizmi i dashurisë deri në sublimitet..., këndvështrimet janë të shumta, pasqyrimi i tyre vjen si rezultat i metaforave te përdorura me zgjuarsi artistike kur ai përzgjedh fjalën e duhur: “ma kanë mbyllë zërin”etj., dhe si një sprovë mes dashurisë (jetës) dhe vdekjes(varri) poezia vjen me dëshirën per ta jetuar atë dashuri: “të mundem të flas dhe njëherë...” duke përcjellë arome-jete, arome-drite, arome-optimizmi per ti treguar lexuesit se pas dhimbjes ka edhe drite, ka edhe shprese, ka edhe jete. Pra nuk ka vetëm fatalitet për të treguar dhimbjen, (ku tregohet realist), por edhe shpresë në sytë e tij për të ardhmen, ai ndjehet edhe optimist...


VARGJET E MIA

Vargjet e mia janë këngët tuaja të lumtura,/ëndrrat që s’i mban mend,/dhimbja ime e ëmbël,/që s’pati fat ta ndjeni...

Duke lexuar vëllimin poetik të autorit Rexhep Shehu spikatin jo vetëm metaforat, por gjejmë se tepërmi edhe krahasime, antiteza, personifikime etj., të ndërtuara e të përzgjedhura për nga leksiku i pasur e kuptimi i brendshëm i figurshëm, që e bëjnë lexuesin të mendojë e reflektojë, duke e krahasuar atë çka lexon me vetveten e tij. Metaforizmi i gjendur dendurisht në poezitë e këtij vëllimit poetik, e vizaton mjedisin me efekte dhe detaje të veçanta për nga përdorimi “Vargjet e mia janë këngët tuaja të lumtura”; “ti theva tjegullat e shtëpisë me gurë inati”; vdekja mbledh plaçkat dhe niset për udhë” e tj.,, por më tepër ndihet shpirti, ai ka skalitur vargjet që të jenë të ndjera dhe kaq prekëse. Gjendja shpirtërore e autorit të lë mbresa përgjatë gjithë leximit të poezive, ajo është unike, e papërsëritshme.

“Vetëtimat dhe rrufet e zemëruara/egërsisht vizatojnë potretin tim në flakë.-E kam mar prej dore veten/Pronarët e qiellit janë harbut.-E pikturon dot heshtjen ti/heshtjen time që pikon pelin.-Fol se ti theva dritaret e botës/ti theva tjegullat e shtëpisë me gurë inati.-Hënën duhesh ta ndjekësh netëve/Të lexosh dritën e saj me fëmijë në prehër,-Re shterpa/sillen kot mbi kokën time/shaluar mbi kuajt e mungesës,-Dimri iku/vdekja mbledh plaçkat dhe niset për udhë.”

Një tipar gjuhësor dhe estetik përbën fakti se, në poezinë ritmike e me rimë rreh më së mirë edhe theksi i ngulitur nëpër vargje, gje qe i jep muzikalitetin e duhur vargut. Të gjitha vargjet mbarojnë me nyjet e forta...a,e,i, o,,y dhe ë, për shembull: “për luftë/pa radhë/se ku/e çmendur/s’fitohet gjë/e zalle/pa zë. E përpiu/të pangime/ po e po/për veten time/...ta ndjekësh netëve e tj.

Njesia frazelogjike si njësi sintagmatike e qëndrueshme dhe e leksikalizuar me një semantike të kulluar e me kontekst shpesh të nënkuptuar është çerdhe a vatër e shumë kuptimeve si në gjerësi dhe në thellësi për lexues të ndryshëm dhe këto ndërtime të fuqishme artistike në poezi sjellin një fryme të re, atë moderne të lidhur ngushtë me lirizmin shpirtëror, të jetuar e të provuar si provë sublime jetësore...


Më Humbi Vetja

Më humbi vetja
Më humbi vetja, dheu i zi e përpiu
det’ i pangimë, ëndrra të pangime
në hijen time vetja u mbyt.
S’lash vend që e rreh dielli pa e lyp
as hije e skuta të errëta të botës e të vetes
pa hy s’lash...
I kreha retë me gishta edhe ëndrrat po e po
yll pa pyetur s’lash në qiejt e pafund,
s’lash dyshim timin pa e pyetur për veten time
thërras sot pa zë me piskamë në breg të detit
thërras kot veten, brenda vetes thërras,
çfarë humbtë mos u getët kurrë, mërmërin deti a
thërret dikush zëngjirur brenda meje,
e unë s’e shoh kush thërret,
deti u step më keq se unë i shtangtë.

Poezi karakteristike me njësi frazeologjike të motivuara me metaforë me bazë foljore dhe emërore: “Më humbi vetja; vetja u mbyt; dheu i zi e përpiu; s’lash vend që e rreh dielli pa e lyp; I kreha retë; mërmërin deti; brenda vetes thërras e tj.”. Por mbi të gjitha një e folur brilante për të sjellë artistikisht mesazhin, atë që një autor kërkon tja adresojë lexuesit, si një komunikim mes asaj që ai e ka përbrenda dhe lexuesit që di të bëjë diferencën e të vlerësojë me metrin e tij.
“Atë Lis e do qielli i kaltër, në hijen e atij Lisi shtyjnë jetën burra e gra prej hijesh e kuaj të zi nisur për luftë, turfullojnë e rendin radhë e pa radhë. Në atë fushë më humbi vetja, me hijen time vetja u mbyt.
Rrufeja ra, Lisi shkrumb u dogj, tre fole mbetën pa fole. Tash sa kohë shoh veten e në Lis, mu në mes të fushës, gjysëm i plakur e gjysëm i kalbur, që shoh dhe ato që nuk duhen parë.”


Si përmbyllje:

Autori Rexhep Shahu, me vëllimin poetik të tij, “Lisi i vetëm në fushë”, sjell tek lexuesi ynë një poezi me një stil shumë të përafruar me stilin e jetës së tij, me botën shpirterore dhe karakterin e tij krijues. Ai përcjell mrekullisht imazhe fantastike mbi çka ai e përfytyron sot jetën . Ngjyrimet dhe figurativizmi i përdorur, prekim dhimbshëm tërësinë e poezisë dhe e sjellin atë simbolikisht të veçantë në llojin e vet.
Krahgjerë është dhimbja e tij, as perëndon vuajtja e tij në truallin ku jeton. Poeti “përplaset në xhamin e dritares së jetës, (zëri i tij)është “këngë nate; zog; flutur; lakuriq i trishtuar e tj.”, por nuk mposhtet...krahasimi i nënkuptuar me “Lisin” e bënë atë, një poet që lufton t’i rezistojë kësaj dhimbjeje: “...Atë Lis e do qielli i kaltër...”!


-------------------------------------
Vëllimipoetik “Lis i vetëmnëfushë”,ShtëpiaBotuese , Albdesign, Tiranë 2011, cituarngakoperina e pasme e librit, autorFarukMyrtaj.
2 Poezia “Dimër prapë”,f,44, vëllimi poetik “Lis i vetëm në fushë”.
3RexhepShahu, Vëllimipoetik “Lisi I vetëm nëfushë”, f,11.
4Po aty…f.19.
5Po aty…f.41.
6Po aty…f.52.
7Po aty…f.78.
8Po aty…f.11.


Email : gjata.arqile2@gmail.com




(Arqile Gjata ka lindur në qytetin e Vlorës më 24 qershor 1942. Nga viti 1995 jeton dhe punon familjarisht në Athinë.

Gjatë këtyre viteve ka bashkëpunuar me shtypin shqiptar në Athinë duke shkruar reportazhe, artikuj problemore për emigracionin, skica, tregime si dhe poezi.

 Në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Liter-Art që kryen aktivitetin e saj në Greqi me kryetar Miho Gjinin (Mjeshtër i Madh) ka detyrën e sekretarit të saj.

Veprat letrare : 

Në vitin 2000 ka botuar një monografi të shkurtër për arvanitasin Aristidh Kolia.

Në vitin 2005 vëllimin e pare me poezi “Kur trazohet jeta”

Në vitin 2006 vëllimin e dyte me poezi “Kurorë me ngjyra “

Në vitin 2008 vëllimin me tregime “Qyteti që kërkon Muzikë”

Në vitin 2009 , botojë  vëllimin e tretë me poezi “Gratë e poetëve”.

Ne vitin 2010- tetor , Shtepia Botuese "LULU" ne SH.B.A botoj vellimin me poezi "Jeta Me Vjen si Poezi" .

Në vitin 2011-dhjetor përgatit dhe është bashkautor i librit me kujtime të Aktores Vlonjate "Vaçe Zela Je Lulja më e bukur e jetës!"

Në vitin 2012 prill boton vëllimin me poezi të zgjedhura "Kur thinjet deti"

Ne vitin 2010- tetor , Shtepia Botuese "LULU" ne SH.B.A botoj vellimin me ESE dhe mendime kritike me titull " Nje Ese Per Jeten"

Bashkautor në antologjinë poetike “Itaka e Fjalës”, në Antologjinë poetike “Qiejtë e Shpirtit !" Në Vëllimin poetik rumanisht-shqip “Çelsi i Shpirtit”. Revista "Merhr Lihct" No.38 ka botuar nje cikel me poezi .

Në Agjencionin "Floripress "ka botuar disa here cikle me poezi   në gjuhën shqipe   ndërsa në gjuhën rumane ka botuar në Revistën “Hahemus” ).

Flori Bruqi 

Bashkimi kombëtar...

KADRUSH RADOGOSHI: BENJAMIN FRANKLIN DHE POLITIKANËT E AKADEMIKËT E KOSOVËS

Fotografia e profilit të Kadrush Radogoshi

Mr.sci.Prof.Kadrush Rodogoshi

 Njerëzit me kulturën elementare të shkrimit e dinë se titulli i cilitdo teksti të shkruar duhet të jetë sintetizim i tërësishëm dhe ekstremisht i shkurtë i tij. Titulli i këtij shkrimi përbëhet nga dy kategori: e para Benjamin Franklin e dyta politikanët dhe shkenctarët shqiptarë të Kosovës. Benjamin Franklin, njëri prej etërve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të jetë krahu i parë i krahasimit në këtë shkrim sepse nuk ka asgjë të ngjashme me kategorinë e dytë, por do të jetë drita apo pikëvështrimi, i cili na mundëson ta shohim fytyrën e vërtetë të politikanëve tanë në tërësi dhe të pushtetarëve në veçanti dhe pse jo edhe të hulumtuesve dhe "zbuluesve" shkencorë të Akademisë së Shkencave të Kosovës.
Benjamin Franklin, (lindur më 17 Janar 1706 në Boston, Massachusets,SHBA dhe vdekur më 17 Prill 1790 në Philadelphia, Pensylvania, SHBA) është i vetmi nga etërit themelues të SHBA, i cili është nënshkrues i të katër dokumentave madhor të themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë:

- Deklarata e Pavarësisë,

- Marrëveshja për Aleancë me Francën,

- Marrëveshja e Parisit dhe

- Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara.

Në hierarkinë e etërve amerikan Benjamin Franklin renditet në vendin e dytë pas George Washington apo kampionit të Pavarësisë amerikane.



Për mendjet e hapura të shoqërisë shqiptare në Kosovë ballafaqimi njohës me përmasat madhështore të figurës poliedrike të Benjamin Franklin, qoftë si shkenctar e zbulues, qoftë si burrë shteti e diplomat, është fascinues dhe me lehtësi pranohet si model i synuar dhe tërësisht antinomik me modelin e politikanit kosovar të krijuar në bazë të parimit se politikani nuk është e thënë të jetë ekspert në fusha të ndryshme të dijes. Atij i mjafton të ketë shumë militantë partiakë dhe votues, të cilët e kanë kaluar procesin e trushpërlarjes nëpër lavatriçen e miteve të vjetra e të reja. Në këtë kontekst politikanëve shqiptarë jo vetëm, që u mungon përgatitja intelektuale dhe vlerat morale, por u mungojnë edhe këshilltarët kompetentë në aspektin e ekspertizës dhe ata as nuk janë e as nuk duan të jenë të vetdijshëm për këtë mungesë. Të rrethuar me këshilltarë e bashkëpunëtorë, niveli i të cilëve fillon nga gjysëmanalfabetët dhe mbaron te mediokritetet, ata e konsiderojnë vetveten më të mençurin, më të fortin dhe më të pakontestueshmin në raport me popullin, me inteligjencinë dhe me mendimin opozitar edhe kur është i artikuluar qartë.

Benjamin Franklin si shkenctar ishte figurë madhore e Iluminizmit Amerikan. Ai u bë i njohur në historinë e fizikës me hulumtimet, zbulimet dhe teoritë e tij në fushën e elektricitetit (Teoria e valëve të dritës; Efekti i temperaturës në konduktivitetin elektrik). Ai gjithashtu u shqua në fushën e matematikës. Kontributi i Benjamin Franklin është evident edhe në studimin e rrymave të Oqeanit Antlantik dhe në zbulimet oqeanografike.

Në vitin 1741 Benjamin Franklin e themeloi "Shoqërinë Filozofike Amerikane" për t'i ndihmuar shkenctarët amerikanë t'i diskutonin teoritë dhe zbulimet e tyre shkencore. Kontributi e tij teorik dhe praktik në heqjen e skllavërisë dhe integrimin shoqëror të popullsisë zezake është i padiskutueshëm. Nuk janë të shpeshta rastet në historinë e qytetërimit Evro-Atlantik, kur një hulumtues dhe zbulues i dëshmuar në shkencat natyrore, të jetë shquar edhe në shkencat shoqërore me traktatet politike, etike, shtetndërtuese dhe në praktikën politike emancipuese e shtetndërtuese si dhe diplomatike si Benjamin Franklin.

E shikuar në dritën e fortë të rezultateve në shkencat natyrore dhe shoqërore të Benjamin Franklin, turma e anëtarëve të Akademisë së Shkencave të Kosovës (pa të keqen edhe të asaj të Shqipërisë) na dalin dordolecë të krijuar nga bora e ideologjisë dhe inercioni i saj në partitë pasuese të saj. Rezultatet shkencore të tërë kësaj akademie, që nga themelimi i saj e deri sot, në asnjë mënyrë, nuk mund të krahasohen me rezultatet shkencore të një individi siç është modeli ynë. Një aspekt tjetër i pakrahasueshëm dhe antinomik, në këtë kontekst, është se Benjamin Franklin, jo vetëm që nuk ia mori asnjë cent atdheut të tij për hulumtimet dhe zbulimet e tij shkencore, por me paratë e tij e financoi veprimtarinë shkencore të të tjerëve dhe themelimin e institucioneve të studimit universitar.


Në pozicion tërësisht antinomik qëndron Akademia e Shkencave e Kosovës, e cila shpenzon shuma të mëdha parash nga buxheti i varfër i Kosovës për rrogat e majme të anëtarëve të zgjedhur në bazë të kriterit të përshtatshmërisë politiko-partiake, klanoro-nepotike dhe gardhoro-primitive-lokaliste. Akademia shpenzon mjete edhe për projektet e saj, në hartimin e të cilave nuk respektohet asnjë kriter shkencor.

Ky baba themelues i shtetit më të madh, më të zhvilluar, më të fortë dhe model demokracie ka bërë çmos, që themelet e tij t'i vendos mbi parime dhe vlera të qëndrueshme morale. Gjatë tërë jetës së tij Benjamin Franklin ka hulumtuar rolin e rëndësishëm të virtytit të individit dhe të shoqërisë. Mbijetesën e Shtetit, themelimit të të cilit ia kushtoi të gjitha energjitë dhe dijen e tij të gjithanëshme, e shihte të garantuar vetëm nëse njerëzit e tij do të ishin të virtytshëm. Në një takim me bashkëpjesëtarin dhe prijësin e Iluminizmit Volterin (Voltaire), heroi i këtij shkrimi e pyeti atë se si ta bekonte nipin e tij, Volteri iu përgjegj në anglishte, duke i thënë se i vetmi bekim për nipin e Zotëri Benjamin Franklin është: "Zoti dhe Liria".

Nëse aktualizojmë çështjen e virtytit në shoqërinë shqiptare të Kosovës nga pikëvështrimi i Benjamin Franklinit, do të arrijmë te një e vërtetë e hidhur. Virtytshmëria te politikanët shqiptarë në pushtet dhe te një pjesë e madhe e politikanëve në opozitë, pa frikën se mund të gabojmë, është kategori inekzistente dhe mund të haset vetëm si objekt i humorit të tyre të zi. Ky fenomen është edhe më cinik te akademikët tanë dhe te një pjesë e kudrove udhëheqëse nëpër universitetet publike dhe private, të cilat kanë mbirë si këpurdhat pas shiut. Mungesën e virtyshmërisë qeveritarët tanë e zëvendësojnë me gënjeshtra dhe intriga ndër më të pa imagjinueshmet, ndërsa akademikët ia shtojnë edhe të drejtën e plagjiaturës si një nga të drejtat elementare qytetetare të tyre.

Po të ishte gjallë Benjamin Franklin dhe po ta vizitonte Kosovën (jo si një ndër burrështetasit më të mëdhenj amerikanë, por si qytetar i thjeshtë) dhe kur do ta dëgjonte këngën epiko-heroike kushtuar ndaluesit individual të trenit vetëm dy apo tri ditë pas ndaljes së tij me siguri do t'i fshinte sytë dhe do t'i dukej vetja në ndonjë ëndërr të sikletshme dhe do të mundohej ta bindte veten se vërtetë është në ëndërr. Mirëpo dëshirën e tij për të emigruar në ëndrrën e shkaktuar nga epiko-heroika hashimiane do t'ia shuante përgjithmonë kënga kreshnike kushtuar Pal Lekajt, të krijuar, kur po konkuronte për mandatin e tretë për kryetar të Gjakovës thuase Gjakovën ia kishte bërë i ati. Në atë rast, me siguri Benjamin Franklin do të fillonte t'i binte violinës siç i ka rënë, pastaj do t'i binte harfës siç i ka rënë për të kaluar pastaj te kitara dhe për të përfunduar te versioni më i pësosur i harmonikës, të cilin e kishte krijuar (zbuluar) vet. Duke pasur parasysh gjenialitetin e tij, mendojmë se krejt në fund ai do të deklaronte se është e pamundur të përcillen këto këngë me instrumentat e tij.

Këtë shkrim, do ta përfundojmë me një detaj nga biografia e Benjamin Franklinit, i cili tregon se sa i madh është heroi-model i këtij shkrimi, i cili nuk e ka lejuar as veten e as të tjerët t'ia heqin rrobat e modestisë nga qenia e tij gjeniale dhe sa të mjerë janë "heronjtë" e jetës sonë politike dhe akademike, të cilët i paguajnë autorët e himneve të tyre donkishoteske me paratë e buxhetit të varfër të Kosovës: Katër vjet para se të vdiste Benjamin Franklin njoftohet nga kryetari i një qyteze të Massachusets se Këshilli i qytezës ka vendosur, që në nderim të bashkëvendasit të tyre, të njohur në tërë botën, do ta ndërtonin një këmbanare të lartë (bell tower). Benjamin Franklin ia kthen letrën kryetarit dhe i thotë se ndihet i nderuar nga vendimi i tyre për ta emëruar edhe qytetin me emrin e tij. Por, ai i thotë atij se dëshira e tij është, që me paratë e parapara për ndërtimin e kullës dhe të këmbanës ta themelojnë një bibliotekë. Në fund Franklin shkroi një postskript, i cili u bë një nga aforizmat më të famshëm dhe më të cituar nga oratorët anglo-amerikan:


 "UNË PREFEROJ QË LIBRAT TË KUMBOJNË DHE KUPTIMI TË JEHOJË" - "I PREFER BOOKS TO BELL AND SENS TO SOUND".

Shqiptarët nuk përfitojnë asgjë edhe nga qeveria e re në Maqedoni

Fotografia e profilit të Abdulla Mehmeti

Akademik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti,Ph.D


Secili mund t’u besojë udhëheqësve të subjekteve politike të shqiptarëve në Maqedoni për vullnetin dhe qëllimet e mira, nëse nuk futen në beteja të mëdha politike kështu të çarmatosur dhe në kushte kur çdo kundërshtar e ka fitoren e garantuar.

Përderisa shqiptarët në Maqedoni, përmes subjekteve të veta politike do të vazhdojnë të futen në kurth, me legjitimimin e pushtetit dhe sundimit mbi shqiptarët përmes zgjedhjeve të falsifikuara, të padrejta, jo të lira dhe jodemokratike, të organizuara dhe kontrolluara nga pushteti, përmes ligjeve diskriminuese, listave të pa pastruara nga qindra mijë votues fiktivë, sistemit zgjedhor jodemokratik, njësive zgjedhore të pa balancuara, përjashtimit nga listat votuese të dhjetëra mijë shqiptarëve pa shtetësi, përjashtimit nga listat votuese të qytetarëve shqiptarë në botën e jashtme, si dhe pa pasur pasqyrë reale për numrin e përgjithshëm të popullsisë në vend, përmes regjistrimit të popullsisë sipas standardeve ndërkombëtare.

Kur shqiptarët në Maqedoni, edhe përkundër faktit se janë popull autokton, jetojnë në vazhdimësi historike në trojet e veta etnike dhe përbëjnë shumicë të konsiderueshme në nivel të shtetit, por edhe më tej trajtohen si pakicë kombëtare, në bazë të kushtetutës, në të cilën është përcaktuar se Maqedonia është shtet nacional i popullit maqedonas, i cili shqiptarëve vetëm ,,u siguron barazia të plotë qytetare dhe bashkëjetesë të përhershme me popullin maqedonas, romët, turqit, vllahët, serbët, boshnjakët dhe kombësitë e tjera që jetojnë në këtë shtet”.

Përderisa subjektet politike të shqiptarëve nuk do të krijojnë strategji të përbashkët dhe nuk do të sigurojnë mekanizma për avancimin e të drejtave të ligjshme të popullit shqiptar në Maqedoni, ata do të trajtohen edhe më tej si qytetarë të rendit të dytë, do të diskriminohen në të gjitha sferat e jetës, do të varfërohen, do t’i braktisin vendlindjet e veta, do të ndëshkohen kolektivisht dhe individualisht përmes proceseve të montuara politike dhe, përfundimisht do t’i nënshtrohen procesit të akulturimit, asimilimit dhe zhdukjes në masë, pavarësisht se cili subjekt politik i shqiptarëve merr pjesë në qeveri dhe cili nga subjektet politike joshqiptare do ta formojë qeverinë e këtij shteti.

Për aq më tepër, nëse qytetarët tolerojnë të mbeten në pushtet të njëjtat subjekte politike për disa mandate me radhë, kur dihet se ky proces është shkelje rëndë e normave themelore të demokracisë dhe i jep shans pushtetit për instalimin e diktaturës.

Nga Kimete Berisha : Ti ishe i "shijshëm" me t'rreh

      
                           Mos shih kusur që t'rrahin "gratë".







Imer Imeri dhe Shqipja, gruaja e Rexhep Selimit




Kimete Berisha 

Kur e dëgjova I.Imerin. në emisionin e Batonit, duke treguar se si e ka rrahur Shqipja (gruaja e Rexhep Selimit), për një çast ia shikova fytyrën rrumbullake, simite, i vlonte gjaku faqeve nga lumturia....ec e durohu mos me "rrah" t'kshtuzmin....ashiqare i shijshëm me me rrah.

Mënyra e ultë se si një burrë plak tregon se u rrah në luftë nga një vajzë (e cila kur "e ka rrahur" nuk ka qenë e martuar), të bën të dëshirosh (që vetëm për një çast) të kishe qenë asistentja e Shqipes.

Dhe, Shqipen nuk e paraqet si individ, por si grua të Rexhep Selimit.

Me ja mpreh brinat, këtij personi (I.I.) nuk i nevojitet shumë për me dalë me thënë se edhe e kanë dhunu seksualisht" femrat" gjatë luftës (ja kanë shti gjuhën deri në gushë), kaq të çmendur që e paraqet veten.

Nuk është etike, as traditë shqiptare, të përgojosh gratë e huaja. Po, janë tranu shqiptar'të.

Mua (dhe familjes sime) na ka shpëtuar jetën UÇK-ja.
S'di pse disave na kanë shpëtuar, e disave "si ju" ju kanë rrahur.

A keni menduar ju ndonjëherë, pse e keni ba punën me ju rrah!

Dhe, a dini me tregu çka u dasht me ju bë spiunave (s'po them se I.I. ka qenë kundërshtar i UÇK-së, sepse nuk e njoh as nuk di gjë për të), ama, pse s'po tregon dikush çka u dasht me ju bë kundërshtarëve të luftës dhe atyre që e kanë penguar UÇK-në për çlirimin e Kosovës.

U dasht me ju puth në gojë, a çka!

M'e ju rrah ngapak, nuk është edhe aq krim i madh, se më shumë i keni rrah dhe i rrahni ju fëmijët tuaj...

P.S. Shqipja e ka rrah I.I. me shtagë (me thupër t'lagtë).
Shenjat i ka zhdukur koha, ndërsa mbiemrin e saj (krejt vonë) I.I. e ka kuptuar nga do shqiptarë në Shqipëri.

Agron Shabani : Shteti i Kosovës nga prizmi i antropologjsë dhe sociologjisë politike


Agron Shabani


Të gjithë sikur flasin (flasim) dhe shkruajnë (shkruajmë) si në "kor" mbi shtetin e pavarur, sovran, integral, ligjorë, qytetar, parlamentar dhe demokratikë të Kosovës. Dakord. Kosova se këndejmi, "de jure" -është shtet i pavarur, sovran, integral dhe demokratik që nga 17 shkurti i ivitit 2OO8. Ndërkaq, "de facto" punët qëndrojnë disi ose krejt ndryshe.

Republikën e Kosovës (de facto) vazhdojnë të mos e njohin (honepsin) ose respektojnë vetëm pjesëtarët e ndryshëm të pakicës ose minoritetit serb në vendin tonë. Mbase, pikërisht ata që në një formë a tjetrën, kanë qenë bashkëpunëtor të regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviqit, Sheshelit, Arkanit, Nikoliqit, Daçiqit, Vuçiçit etj. Kjo edhe përkunder asaj se pakica ose minoriteti serb në Kosovë, vazhdojnë të jenë pakica ose minoriteti me i respektuar dhe privilegjuar në raport me pakicat ose minoritetët tjera në vendin tonë. Përkatësishtë, pakica ose minoriteti më i favorizuar dhe privilegjuar në botë.

B. Malinovski, E. Durhemi, Zh. Balandie, E. Tejlori, Xh. Frajzeri dhe socioantropolog të tjerë botërorë ose ndërkombëtarë, në kuadër të studimëve, enkodimëve, dekodimëve, deshifrimëve dhe analizave të ndryshme funksionale, aksionale, strukturale, simbolike, emocionale, sociopsikologjike, organike, pradigmatike dhe të tjera të fetishëve, reliktëve, simbolëve ose totemëve të ndryshme mitike, shamanike, mesjetare, arkaike ose eshatologjike të popujve, fisëve, klanëve ose komunitetëve të ndryshme nacionale, etnike, fetare, kulturore dhe të tjera gjithandej globit: Në radhë të parë do fokusohen dhe stacionohen në zgjidhjen dhe tejkalimin e çështjëve dhe problemëve të ndryshme sociale, ekonomike, kulturore, societale dhe të tjera në kuader të "dinamikes sociale dhe societale" që mund të jenë shkaktarët dhe faktorët me të rëndësishëm ose kryesorë të stabilitetit dhe instabilitetit (jostabilitetit) të përgjithshëm shpirtëror, emocional, mental, psikologjikë etj...Duke iu dhënë në këtë rast prioritet dhe ambiguitet të posaçëm indikatorëve dhe predikatorëve të ndryshëm simbolik, determinant dhe paradigamtik të sjelljës ose mirësjelljës së detyruar shtetërore, qytetare dhe politike në njerën anë, përkatësisht, mekanizmave dhe instrumentëve të njohura shtetërore, nacionale, ligjore, qeveritare dhe politike- për sjelljën ose mirësjelljen e detyruar ose obligtive të çdo njeriu ose qytetari pavarësisht racës, gjuhës, gjinisë, etnisë, funksionit ose përkatësisë së tij fetare, kulturore, politike, nacionale ose etnike në anën tjetër. Mbase, me anë të aparatit të njohur ligjorë, shtetëror ose qeveritar.

Në këtë kontekst, u mor vesh se socioantropologu i njohur frëng, Pjerre Clastres, në kuader të veprës së tij të njohur me titull "Antrophologie Politique" (Antropologjia Politike ), duke u shprehur se për dallim të antropologjisë klasike e cila njeriun dhe shoqërinë e lashtë primitive ose arkaike i përshkruan dhe prezanton si një shoqëri ose komunitet të pashtet dhe të pa pushtet. Gjegjësisht, si një shoqëri fragjile, heterogjene, poroze dhe tepër inkompakte ose ireverzibile. Thekson faktin se në bazë të parimëve, premisave dhe postulatëve të njohura shkencore dhe metodologjike të antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe asaj politike: Gjithëçka ose çdo gjë mund të ndryshohet, transformohet dhe substituuohet në të mirën e gjithëmbarshme të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive në qoftë se institucionët ose mekanizmat e njohura shtetërore ose qeveritare nuk i definojmë dhe konceptojmë vazhdimisht si instrumente ose kategori të ndryshme represive, inkursive, restriktive, repërkusive etj. Por vetëm si njjë diçka të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme (globale dhe universale) të individit dhe kolektivitetit. Duke menduar në antropologjinë moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqërinë e sotme njerëzore, qytetare dhe politike.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e njohura shkencore ose filozofike të Karl Popperit, Thomas Kuhnit, John Watkinsit, Paul Feyerabendit dhe të tjerëve të shprehura dhe formuluara në kuadër të epistemologjisë së përgjithshme revolucionare dhe asaj politike. Duke e vënë theksin në historimzmin dhe ideologjinë e gabuar shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore ose historike në themel të luftërave, konfliktëve dhe antagonizmave të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, klasore, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike etj. Respektivisht, në liberalizmin, parlamentarizmin, pluralizmin, edukatën, kulturën, disiplinën, etikën dhe emancipimin e gjithëmbarëshëm individual dhe kolektivë si racionalizëm kritikë dhe humanist-kundër iracionalimit të papërmbajtur infantil ose patologjikë dhe kështu me radhë . Sidomos, kundër ideologjive të ndryshme totalitare, hegjemeniste, militare ose ekspanzioniste si çështje iracionale dhe tepër groteske ose retrograde të individit dhe kolektivitetit.

Gjithnjë fjala mbi zhvillimët, procesët, fenomenët, turbulencat, destruksionet, dekontruksionet, patologjitë ose anomalitë e mesipërme individuale ose kolektive të pjesës më të madhe te pakicës ose minoritetit serb në Kosovë.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët dhe definicionet e njohura antropolitike ose socioantropologjike si moderniteti bihojviral, kolonializmi, gjysëmkolonializmi, multikulturalizmi, trasnskulturalizmi, subkulturalizmi, pseudokulturalizmi, etniciteti, edukata, kultura, disiplina, emancipimi, këmbimet e ndryshme dhe reciprociteti, familja, kombi, shteti, shëndeti, modeli ose sistemi politik, rasa, gjinia, religjioni, substencioni, substitucioni, pluralizmi politik, parlamentarizmi, kosmopolitizmi fetar ose kulturor dhe kështu me radhë.

Aty i kemi edhe nstitucionet e njohura shtetërore, qeveritare, nacionale, parlamentare, politike, fetare, kulturore, informative, shkencore, universitare (akademike), padagogjike, shoqërore-qytetare etj...Dhe, së bashku me këto të fundit edhe elitat ose superstrukturat e njohura intelektuale dhe politike, parlamentarizmin dhe pluralizmin e njohur politik, demokracinë, burokracinë, politokracinë, mediokracinë, teokracinë, etnokracinë, subjektët ose partitë e njohura politike qofshin ato në pushtet (pozitë) ose në opozitë etj.etj.

Në vazhdim duhet theksuar (potencuar) rolin, ndikimet, impulset, interferimet ose influencat e fuqishme të subjektëve të njohura politike ose partiake në jetën e gjithëmbarshme shtetërore, qeveritare, nacionale, institucionale dhe politike të shtetëve dhe shoqërive të konsolidura ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike gjithandej globit. Sidomos në mbrojtjen dhe afirmimin e vazhdueshëm ose sistematik të kauzalitetit të lartë shtetëror, nacional, ushtarak (luftarak), politik, historik, teritorial ose gjeografikë të shtetëve të tyre përkatëse ose respektive, në zhvillimin dhe pëparimin e përgjithshëm të marëdhëniëve, raportëve ose procesëve të ndryshme kognitive, introspektive, retrospektive dhe të tjera, në zhvillimin dhe afirmimin e vazhdueshëm të dialogut të njohur politik ose partiak, konsenzusit dhe kompromisit, në zbatimin dhe respektimin e shtetit ligjorë, qytetar, parlamentar dhe demokratikë, në mbrojtjen dhe afirminin e vazhdueshëm të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të përgjithëm shtetëror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik, në mbrojtjen dhe avansimin e lirisë individuale dhe kolektive ose objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, në identifikimin dhe denoncimin e hapur ose publikë të krimit të organizuar dhe kurrupsionit, të kontrabandës, prostitucionit ose stratifikacionit të përgjithëshëm institucional ose funksional në shkallë vendi, të traktatëve, marëveshjeve ose tradhëtive të larta shtetërore, nacionale, politike, ushtarake(luftarake), historike, gjeografike etj., të anomalive dhe patologjive të ndryshme objektive dhe subjektive të funksionarëve ose udhehëqësve të ndryshëm qeveritar, parlamentar, institucional ose politik, në shquarjen, identifikimin dhe afirmimin e vazhdueshëm të faktorit të njohur fetar ose religjiozë në funksion të vetëdijes, edukatës, kulturës dhe moralit të përgjithëshëm fetar, kulturor, shtetëror dhe nacional, në enkodimin, dekodimin (deshifrimin) dhe artikulimin e dallimëve të njohura esenciale ose substanciale në mes kulturës, subkulturës, kontraktulturës, antikulturës ose pseudokulturës shtetërore, nacionale, institucionale, fetare, politike etj.

Dhe, të gjitha këto së funksion të antropogjeografisë, antropohistorisë, antropogjeografjisë, antropofizikës dhe kështu me radhë. Në funksion të etnopolitikës, gjeopolitikës, realpolitikës etj. Në funksion të politikës dhe filozofisë së njohur shtetërore, nacionale dhe politike të popullit (kombit) dhe lidershpitit të përgjithshëm shtetërore, nacional dhe politik në Republikën e Kosovës .Në funksion të dallimit esencial ose substancial në mes interesave të ndryshme qeveritare, karierriste, profiteriste ose politike dhe analizave të njohura shkencore, strategjike ose politologjike. N´funksion të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të përgjithëshëm shtetërorë , nacional, teritorial dhe politikë të vendit tonë pa " enklavat", "eldoradot", "apendikset" ose "republikat (zajednicat) e pavarura serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës etj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...