Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/31

Ylli Manjani tregon nëse do të ikë nga Ilir Meta të bashkohet me Ben Blushin


Ish Ministri i Drejtësisë , Ylli Manjani tha në konferencën për shtyp të largimit nga detyra se nëse nuk do të jetë pjesë e LSI-së, do të vijojë karrierën në fushën e avokatisë.

Menjëherë pas kësaj konference të shumtë ishin zërat për largimin e Manjanit nga partia e Ilir Metës.

Gjatë pasdites në media doli edhe një variant sipas të cilit Manjani do ti bashkohet Ben Blushit te “Libra”.

I kontaktuar nga “Panorama Online” nëse do të largohet nga LSI-ja Manjani është përgjigjur se “Vetëm Fuga (drejtori i Informacionit të kryeministrit Edvin Kristaq Rama) e mendon këtë lajm.”

Ylli Manjani e ka cilësuar një hakmarrje të Ramës për qendrimet e tij ndaj kanabisit.



Gjatë fjalës së tij, Manjani akuzoi se Rama mori këtë vendim nisur edhe nga një serë përplasjesh gjatë periudhës që ai ka qenë në kabinet. 

"Ccfarë kam pasur për të thënë e kam thënë. Janë të regjistruara
Nuk i kam asgjë borxh askujt.

Që prej verës së kaluar Kryeministri ka kaluar kohë nga dita e tij e punës për të bërë presion Kryetarit të Kuvendiut qëtë më shkarkonte. Ajo që thotë ai është se unë flas pa lejen në media, pa lejen e Fugës.

Ministrit kërkohet ti mbyllet goja në një sistem demokratik. 
Po fole pa lejen e Fugës, shkarkohesh. Nëse guxon të mendosh, shkarohesh. Rri urtë, bëj ndonjë tender, bej ndonjë koncesion.
Kryetari i Kuvendit nuk i ka pranuar këtro gjëra. Ai ka mbajtur anën e ligjit"., - tha Manjani.

Pjesë nga fjala e tij
Nuk është e rastësishme që tentohet të asociohet në emrin tim dosja e Klement Balilit.

Ndërkohë që më akuzonin mua për Klement Balilin, ministrat e Ramës flinin në Santa Quaranta me dashnoret e tyre. Këto mi kanë thënë shërbimet partnere. 




Më shkarkojnë për të shmangur vëmendjen. 

Nuk është krim të flasësh. 

Kam marrë përgëzime nga vendet partnere për akuzat për situatën me kanabisin.

Nuk është krim të flasësh. Po në qeverinë gjermane sa herë flasin ministrat rrugëve. Po do flasë se ministri është personalitet politik, nuk është zëdhënës shtypi.

Ndihem i nderuar që jam i shkarkuar, do ndihesha shumë i fyer po të jepja dorëheqjen. 

Unë nuk mund të marr përgjegjësitë e kanabizimit të këtij vendi, dhe as përgjegjësitë për bizneset e paligjshme në kushtet e trafikut. Nuk e kam problem t’i denoncoj edhe sikur kjo të jetë disa ime e fundit në politikë.

I jam mirënjohës LSI për angazhimin tim të deritanishëm.

Kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur. Si mund të jetë dakord ministri i Drejtësisë me këtë çështje. Unë nuk kam thënë asgjë nga ato që kanë ndodhur. Kam thënë vetëm të arrestohet Klement Balili, po ndërsa unë thosha këtë, krerët e policisë hanin e pinin në “Santa Quaranta”.

Ilir Meta për Ylli Manjanin: Të ndjekë rrugën e drejtësisë, LSI-në se tremb as Edi Rama as Sali Berisha


Gjatë konferëncës për shtyp që po mban kryetari I Kuvendit Ilir Meta u pyet edhe mbi shkarkimin e ish- ministrit të Drejtësisë.

Ai deklaroi se zëdhënësit e LSI kanë folur shumë qartë mbi këtë ngjarje dhe nuk është këtu për të folur mbi këtë çështje por për gjëra më të rëndësishme për zhvillimet e vendit.

Gazetarja: A ishit vënë në dijeni për akuzat e Manjanit dhe a i besoni ju këto akuza?

“Për këtë cështje LSI ka folur shumë, kshu që unë këtu jam për çështje më të rëndësishme se kaq dhe duhet që të gjithë ne të përqëndrohemi tek çështje të rëndësishme për këtë vend. Çdo deputet dhe ish-depuete apo ministër që ka fakte për krimin e organizuar duhet të ndjekë rrugën e drejtësisë.”

Gazetarja: A ka një beteje force mes jush dhe PS, dhe pushimi I Manjanit mos ishte një dorëzim i ilir metës para Ramës?

“Ilir Meta ka që në 2008-2009 dhe ku dy kolegët e mi Rama dhe Berisha u bashkuan per të bërë ndryshimet kushtetuese, ku në të vërtetë ishte eleminimi i LSi-së dhe LSI nuk u dorëzua.
Ilir Meta nuk dorezohet para asnjë presioni as nga Rama as nga Berisha e nga Basha jo që jo”,-tha ai.

Dosja seksuale e Donald Trump, dyshohet se presidenti rus Vladimir Putini hoqi qafe ish-spiunin rus


Vdekja e ish spiunit rus, Oleg Erovinkin, ka shtuar dyshimet për shkak se ai kishte raportuar për lidhjen e Rusisë me zgjedhjen në krye të Amerikës dhe se dyshohet se ishte pjesë e formulimit të dosjes skandaloze seksuale për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.


Sipas medieve të huaja, Kremlini po tenton ta fshehë vrasjen e ish gjeneralit të KGB-së, i cili e ka ndihmuar spiunin britanik Christopher Steele(https://en.wikipedia.org/wiki/Christopher_Steele) , ish pjesëtar i MI6, që të zbulojë dokumentet që implikojnë Donald Trumpin, duke thënë se ai u gjet i vdekur si pasojë e një ataku në zemër.
Photo published for Ex-KGB chief who helped compile Trump dossier is found dead in car
Por, e vërteta me vrasjen e tij duket se është ndryshe për shkak se nuk u dhanë të tjera detaje lidhur me vedkjen e tij.

Ndërkohë, mediet ndërkombëtare raportojnë se dyshohet se u hoq qafe pasi zbuloi lidhjen mes mbështetësve të presidentit amerikan dhe Moskës.

https://www.wsj.com/articles/christopher-steele-ex-british-intelligence-officer-said-to-have-prepared-dossier-on-trump-1484162553

http://www.inquisitr.com/3930099/former-kgb-chief-who-allegedly-helped-to-compile-golden-shower-dossier-on-donald-trump-found-dead/

Ish-presidenti kroat Stpe Mesiç jep dorëheqjen për deklaratat e viteve 1990-1992



Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të Lidhjes së Luftëtarëve Antifashistë dhe Antifashistëve të Kroacisë me arsyen se dëshiron ta kursejë këtë organizatë nga pasojat negative, pas publikimit të xhirimeve me deklaratat e tij nga vitet 1990 dhe 1992.

"Duke parë situatën e krijuar pas publikimit të xhirimeve me deklaratat e mia, po e përsërisë absolutisht të papranueshme nga viti 1992, si dhe ato të publikuara më vonë nga viti 1990, dhe duke pasur parasysh faktin se ka edhe xhirime të tjera të deklaratave të mia nga ajo periudhë po aq të papranueshme, me dëshirën që të kursej Lidhjen e Luftëtarëve Antifashistë dhe të Antifashistëve të Kroacisë nga pasojat negative, jap dorëheqje nga funksioni i kryetarit të nderit", thuhet në dorëheqjen e tij paraqitur kryetarit të kësaj organizate, Franjo Habulinit.

Ai ka thënë se ato deklarata i ka bërë gjatë një periudhe rreth tri vjetësh, pasi që ashtu kanë qenë politikat e HDZ-së, që janë edhe sot dhe se gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e presidentit të Republikës së Kroacisë, ka përfaqësuar pikëpamje të kundërta, transmeton "Insajderi.com".

Mesiç ka thënë se "marr të gjithë përgjegjësinë për atë se çfarë kam thënë në atë kohë, e që tani e mohoj.

Kush është ministri i filmuar nga grekët me dashnoren e tij tek hoteli i Balilit në Sarandë?

Ylli Manjani ka derdhur një serë akuzash ndaj Kryeministrit Rama dhe ministrave të tij duke filluar që nga vjedhjet me tenderët e deri tek bashkëpunim me krimin.

Sipas tij, ndërkohë që flitej publikisht për të ashtuquajturin "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, ministra të Ramës flinin me dashnoret e tyre tek hoteli "Santa Quaranta".

I pyetur se kush dëshmon për këtë, Manjani tha se ai ishte informuar për këtë nga shërbimet sekrete mike, ndërsa më pas tha se ishin grekët ata që kishin bërë regjistrime të tilla.

Manjani theksoi disa herë mirënjohjen dhe besnikërinë ndaj Ilir Metës duke thënë ndërkohë se nuk ka ndonjë plan tjetër politik veç se brenda LSI-së


"Ti aty, mos fol pa leje! - Ehaaaa", në rrjetet sociale plas humori pas shkarkimin të ministrit të drejtësisë Ylli Manjanit

"Lefter Koka ka video që shkatërrojnë Edvin Kristaq Ramën dhe gjysmën e PS-së" 




Ish-Kryeministri Sali Berisha e komenton shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani vjen në kulmin e krizës për dështimin e shtetit në arrestimin e Klement Balilit.

Berisha thotë se Manjani është viktimë e lidhjes së krimit me shtetin. Më tej Berisha gjatë intervistës për “ABC News” thotë se ish-ministri është aktualisht njeriu më i kërcënuar pasi ka shumë informacion mbi aferat në qeverinë “Rama”.

Zoti Berisha ishte një fundjavë ku u duk, nëse shprehemi në mënyrë figurative mund të themi se “doli fundi i kazanit”, po Edi Rama dhe Ilir Meta vazhdojnë qeverisin bashkë dhe Ylli Manjani është ministri i shkarkuar. Ju me siguri dhe portalet mes pikëpyetjesh e paralajmëruan largimin e tij ndërkohë ju u shprehët se fitoi Eskobari, duke ju referuar Klement Balilit i cili është ende në kërkim i pa kapur. Si e komentoni këtë zhvillim të këtyre dy-tre ditëve të fundit si dhe deklaratat e zotit Manjani?

Ky zhvillim ndodh në një pseudomazhorancë, e cila është unike në planet, dy palë që nuk lënë intrigë pa bërë kundër njëra tjetrës, nuk lënë akuzë pa bërë kundër njëra tjetrës.

Pretendojnë ose tallen me një vend, ose tallen me një popull, tallen me një shoqëri, qëndrojnë në pushtet me ato vota si një organizatë e vërtetë kriminale. Mund të ketë patur njerëz që e kanë quajtur të rëndë këtë shprehje kur e kam thënë në fillim, bazuar në një libër të famshëm “Hajdutët e Shtetit” të Sarah Chayce, por çdo njëri që sheh zhvillimet në Shqipëri absolutisht kjo qeveri tejkalon qeverinë të cilës i kushtohet ky libër, ish qeveria e Afganistanit dhe del kjo në vend të parë.

Cfarë ndodh, çfarë po ndodh? Ministrii drejtësisë, i cili për pozicionin që ka është dhe më i informuari nga të gjithë ministrat e tjerë, ka informacionin e të gjithë veprimtarisë të qeverisë dhe të shtetit, por ka dhe informacionin e burgjeve, të botës së nëndheshme që është dhe një nga burimet më kryesore për krimin, trafiqet dhe zhvillimet kriminale në një vend.

Pra, ky ministër shkarkohet në kulmin e një krize që është kriza e Eskobarit, sepse, siç rezulton dhe unë më vjen keq por e theksova dhe vetë, ky është i pari që ka kërkuar arrestimin e Balilit. Ky paguan çmimin.

Natyrisht duhet të jemi realist. Akuza të rënda mbi këtë mazhorancë këtë javë ka lëshuar dhe Lefter Koka, Vangjel Tavo. Por Lefterit u mjaftua duke i thënë qentë le të lehin.

Jo se nuk tha gjërat më të rënda por problemi është se videot e Kokës e shakullosin Ramën dhe gjysmën e udhëheqjes socialiste që në momentin që ti teket atij ti nxjerrë, dhe për Ramën i ka të plota ato.

Por kthehemi tek Manjani. Manjani është qartë viktimë kryesore e lidhjeve të krimit, e mbrojtjes dhe proteksionit të krimit. Por Manjani, kush ndoqi intervistën e tij, deklaroi një gjë të padëgjuar kurrë, që kryeministri firmos akte për gjëra që nuk kanë ndodhur, për mbledhje që sjanë mbajtur.

Pra kryeministri është një fallsifikator i tillë saqë përdor fuqinë e ekzekutivit për të urdhëruar pagesa, zhvillime, për të paraqitur ndodhira të cilat s’kanë ndodhur kurrë.

Kryeministri pra shndërrohet, përdor fuqinë e ekzekutivit si një instrument kryesor për veten e tij për qëllimet e tij.

Sepse një njëri, një kryeministër të firmosë vendime, akte për gjëra që nuk kanë ndodhur, ai vë veten e tij në këto akte dhe ndaj Manjani tha se me krijimin e SPAK ai do të flasë. Manjani, për pozicionin që ka patur, ka patur mundësi të ketë një vështrim mbi të gjithë sistemin e prokurimeve dhe koncesioneve apo vendimeve.

Manjani ka pra kështu të gjithë biografinë kriminale të kryeministrit shqiptar, të Niko Kapuranit, të Saje qorrit, të Damian hajdutit dhe me radhë e me radhë.

Cfarë del këtu tjetër? Del këtu se që në këtë moment Ylli Manjani është njëriu më i kërcënuar i Shqipërisë, sepse me njohuritë e tij të pakufishme, ai, ekzistenca e tij përbën problemin më madhor për Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale të përbërë nga Saje qorri, Damian hajduti, Ilir Beqja, Niko Kapurani siç po e quan Korça tani.

Mendoj se në kushtet aktuale, një komision hetimor parlamentar, në të cilin Manjani të zbardhë për publikun shqiptar dosjen e tmerrshme të organizatës kriminale që quhet qeveri, aferat e mëdha të Edi Ramës që firmos vendime për gjëra që s’kanë ndodhur, vjedh pra me firmën e tij, situatën dhe informacionet e mëdha që ai ka.

Një gjë duhet të kemi parasysh, se bota më e informuar nuk është kjo që shohim ne, nuk është as komuniteti i inteligjencës, nuk është as qytetari dixhital, bota më e informuar është bota e nëndheshme, bota e burgjeve.

Ata janë një univers indformacioni. Ndaj dhe del e domosdoshme krijimi me urgjencë i një komisioni hetimor parlamentar në të cilën zoti Manjani të bëj transparencë duke i bërë një shërbim shumë të madh vendit, ndofta një nga shërbimet më të rëndësishme në 26 vitet e fundit.

Nëse i marrim në mënyrë kronologjike ngjarjet, pra kemi kërkesën e zotit Meta për thirrjen e Këshillit të Sigurisë drejtuar Presidentit Nishani i cili ka paralajmëruar se do të mblidhet, kemi një deklaratë të Vasilit i cili i referohet takimeve që zoti Meta ka patur me zyrtarët amerikanë lidhur edhe me këtë çështje; kemi pastaj deklaratat e zotit Lefter Koka dhe të zotit Tavo, dhe më pas dhe ato të zotit Manjani. A ra Ilir Meta sot?

Pa diskutim që është një kapitullim pa kushte i të gjithë këtyre.

Natyrisht unë kam thënë dhe e them. Kërkesa e Metës për të mbledhur Këshillin e Sigurisë kombëtare ishte një kërkesë e drejtë.

Këshilli sjell më shumë transparencë dhe uroj që Kryetari i Këshillit, pra presidenti i Republikës të njohë publikun me shqyrtimin dhe konkuzionet e kësaj mbledhje. Historia e Balilit, e cila ish ministri Manjani theksoi se ka një datë të rëndësishme që është 17 maj, ishte një histori unike.

Edi Rama, Sajmir Tahiri ju thanë të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri dhe atyre jashtë Shqipërisë, se Eskobarit të Ballkanit nuk kemi ç’ti bëjmë sepse e mbron Ilir Meta. Majde arritën deri aty sa e thanë se e fsheh Meta.

Ilir mund ta ketë fshehur, ai mund ta ketë mbrojtur por ka një problem. Ilir Meta, si kryetar parlamenti ka zero fuqi ekzekutive mbi policinë e shtetit. Ilir Meta as nuk mund ta urdhërojë, as dhe s’mund t’ja bllokojë hetimin asaj.

Atëherë, normal lindte ideja që këta po e përdorin, spo e arrestojnë Balilin vetëm e vetëm që të mund të akuzojnë Metën.

Unë nuk e di se çfarë i kanë thënë në Uashington Ilir Metës, por mosarrestimi i Balilit ishte kryekëput mbrojtje që i bëntë Edi Rama dhe Sajmir Tahiri.

Meta në një moment kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të dëshmuar që janë të tjerët të cilët po mbrojnë Balilin.

U cudita kur pati njerëz që thanë se a duhej kjo mbledhje. Asnjë problem më madhor sot në rrafshin e sigurisë kombëtare se Balili nuk ka.

Aq sa ishte Pablo Eskobari për Amerikën Latine, kaq është Balili për Ballkanin, për rajonin.

U përpoq Rama me Tahirin duke përhapur lajmin se ja kishin besuar DEAs arrestimin. DEA është një organizatë që kryeson në botë luftën kundër drogës por secili vend ka detyrimin të arrestojë trafikantët e vetë. Pra kjo është një organizatë kriminale.

Manjani e tha por e kam thënë dhe unë në parlament, se partnerët, mbi bazë dosjesh të paktën tre herë kanë kërkuar largimin e Sajmir Tahirit nga kjo detyrë.

Sepse ata kanë konstatuar lidhjet e tij të tmerrshme me krimin. Erdhi shefi i agjensisë qëndrore të zbulimit të SHBA, takoi kryepolicin por nuk takoi ministrin. Pra nuk i kishte kredencialet për ta takuar.

A e dini pse nuk arrestohet Balili? Se Balili qënka kontraktor kryesor i Habilajve, i drogës së Balilajve, pra i drogës së Tahirit se çfarë është droga e Habilajve është e Tahirit. Këtu e kam informacionin që më ka ardhur këto ditë.

Pra një kupolë e tmerrshme krimi rëndon sot mbi çdo shqiptar. Këto zhvillime faktojnë katërcipërisht se krimi sot është qeveri.

Zoti Basha deklaroi se SHBA nuk e mbështesin Ramën ndërkohë që në këtë situatë sa e fuqishme duket PD për të përfituar qoftë nga pikpamja e krediteve qoftë në elektorat?

Unë mendoj se opozita së bashku me qytetarët shqiuptarë do t’ja dalë me sukses të plotë të largojë këtë bandë nga qeverisja. Kjo është një bandë, është një organizatë kriminale.

Cilido që mund të më thotë jo, i paraqes secilit koncesionet e Beqes, e Gjiknurit, veprimtarinë oskure të Nuko Kapuranit,që hiqet si xhentëllmen por i kapur nga të katër anët më thonë korçarët, nga banda famose e Partisë Siçiliste. Pra janë qytetarët shqiptarë të cilët pa diskutim, të udhëhequr nga opozita do të japin verdiktin.

Cështja e qëndrimit të SHBA është një çështje themelore sepse Edi Rama, në një akt megakorrupsioni politik, i korruptuar nga Xhorxh Soros, i lejoi vetes të thotë në mediat kryesore të botës sharjet prej një halabaku politik, që si tha asnjëri në planet, ndaj presidentit aktual Donald Trump.

Unë paraqita në parlament dokumentat e qarta se si ndryshoi vota nga tetori në dhjetor. Edi Rama për çdo shqiptar përbën një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe të ardhmen e vendit.

A shkon Ilir Meta me Edi Ramën në zgjedhje?

Unë mendoj se shkojnë por nuk mund të them me siguri se cili do jetë kompozimi i koalicionit të tyre por çdo lloj kompozimi kam bindjen se opozita e mbështetur nga qytetarët shqiptarë do ti japë vendin e merituar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...