Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/31

Ish-këshilltari i presidentit Richard Nixon, i vetmi që është dorëhequr nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, paralajmëron se mandati i Donald Trumpit do të përmbyllet me fatkeqësi.


Ish-këshilltari i Nixonit: Presidenca e Trumpit do të mbyllet me fatkeqësi

John Dean, avokati të cilin FBI-ja e ka përshkruar si “kryemanipulatorin e fshehjes” së skandalit “Watergate”, shfrytëzoi rrjetin social “Twitter” gjatë mesnatës së të hënës, për të përshkruar deklaratën e Trumpit ndaj ish-kryeprokurores Sally Yates – e emëruar nga Barack Obama si Prokurore e Përgjithshme në detyrë, – si diçka të keqe dhe me nivel të ulët.

1485882275static2.politico.com

Trump e shkarkoi Yates të hënën, pasi ajo kishte deklaruar se nuk do të mbronte urdhrin kontrovers ekzekutiv të tij në lidhje me emigrantët dhe refugjatët në gjykatë.

Një grup për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve ngriti një padi më herët gjatë së hënës, duke argumentuar se urdhri ekzekutiv që u ndalon hyrjen shtetasve nga 7 shtete me shumicë myslimane në SHBA, për të cilin Trump thotë se e nënshkroi për të parandaluar terrorizmin, është antikushtetues.

Përgjatë fundjavës, urdhri nxiti një valë protestash dhe konfuzioni në aeroportet amerikane.

Duke theksuar turbulencat që karakterizuan javën e parë të Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë, Dean parashikon se presidenca e tij do të përmbyllet me një katastrofë. “Nga mënyra sesi ka nisur Presidenca Trump, është mëse e logjikshme të thuash se do të mbyllet me fatkeqësi”, shkroi Dean. “Kjo është thuajse e sigurtë, madje edhe republikanët e dinë këtë”.

Shkrimtarët vlonjate dhe roli i tyre në letërsinë shqiptare

Albert Habazaj, Vlorë
Nga Albert Habazaj


Parë me lentet artistike të shekullit të ri, nëqoftëse letërsinë shqiptare të shekullit XX e cilësojmë një rrokaqiell (ndërtesë shumëkatëshe) të qytetit të mrekullueshëm të letërsisë universale, Vlorës i takon nderi të ketë katër kate, si dhe shumë dhoma të tjera të bukura, me hapësirë, me dritë e me ajër. Katër janë shkrimtarët vlonjatë të nivelit kombëtar, pa të cilët letërsia shqipe do të ishte e paplotë, e cunguar, pa këtë formatim harmonik që njohim sot.Këta shkrimtarë sipërorë janë: Ali Asllani, Petro Marko e Shevqet Musaraj, që spikatën me brezin e artë të krijimit të viteve ’30-të, tok me Migjenin, Lasgushin, Kutelin, Konicën, Nolin, Fishtën, Koliqin etj. I katërti është Fatos Arapi, poeti i Zvërnecit, që i përket letërsisë së pasluftës, të cilit “Neraida”, një nga shtëpitë botuese cilësisht më prestigjoze në Shqipëri, me botues njeriun qytetar të kulturës Jani Malo, i botoi veprën e plotë poetike në katër vëllime. Robert Elsie, historian i njohur i letërsisë shqiptare e cilëson F. Arapin “më të mirënjohurin ndër poetët e sotëm shqiptarë”.
Në linjën kronologjike, Shquhet publicisti aristokrat Eqrem bej Vlora (1885 – 1964), politikan, erudit e studiues historie, kulture dhe etnografie. Është ndër shqiptarët e parë me bibliotekë të pasur, që njihet, për kohën, ndër më të dëgjuarat dhe në Ballkan. “Kujtimet” e tij janë një vlerë e rrallë albanologjike. Një personalitet i njohur është dhe atdhetari demokrat Halim Xhelo (1893 – 1937), ndër themeltarët e zjarrtë e titanikë të publicistikës letrare, ideator dhe frymë e luftës së Vlorës. Halim Xhelo Tërbaçi është cilësuar si Abdyl Frashëri i kësaj epopeje, që gremisi perandorinë e pushtimit…
Nga Vlora është dhe i njohuri lirik Nexhat Hakiu (1917 – 1978), autor i një vëllimi me poezi të gjallë e spontane, zotërues i vargut me ndjenja të holla romantike e sentimentale, botuar më1939, në tiranë me titullin “Këngët e zambares”. Për lirikat e dashurisë radhitet i dyti pas Ali Asllanit, për atë lloj vjershërimi.
Të tjerë shkrimtarë të angazhuar, por më minorë janë Isuf Luzaj, Andrea Varfi, Aleks Çaçi dhe Spiro Çomora. Një emër i paharruar për letërsinë është dhe juristi vlonjat Kudret Kokoshi (1906 -1991), poet i hollë, erudit e përkthyes i zot, burgosur edhe nga fashistët, edhe me pas nga komunistët. Dramaturgu i talentuar Minush Jero (1933-2006) nga Vlora për dramën “Njolla të murme” fitoi çmim të parë më 1968, në Festivalin Kombëtar të Teatrit, por u burgos për “mungesë të pastërtisë ideologjike”. Në vitet 1970 – ’80 dalin në skenën letrare shqiptare emra si Hiqmet Meçaj, Fadil Zeqiri, Neshat Tozaj, Shefqet Tigani, Mihallaq Qilleri, Flora Gjondeda, Llambro Ruci, Ruzhdi Gole, Pali Shtëmbari, Dalan Luzaj, Lefter Çipa, Kastriot Mahilaj, Maro Pasho, Irfan Bregu, Miliano Stefa, Luan Toto, Andrea Petromilo, Odise Goro, Jani Malo etj., që dhe u inkurajuan si talente të reja të kohës. Hiqmet Meçaj cilësohet i krahasueshëm në poezi me nivelin artistik të Xhevahir Spahiut.
Nga autorët vlonjatë janë përfaqësuar në antologjinë e letërsisë bashkëkohore shqiptare: Petro Marko, Shevqet Musaraj, Spiro Çomora, Fatos Arapi e Neshat Tozaj.
Nga Vlora evidentohen dhe pesë shkrimtarë të shquar për fëmijë: Odhise Grillo – lëvrues i madh i letërsisë moderne shqipe për fëmijë, autor i mbi 120 librave dhe fitues i 30 çmimeve të para; poeti Tasim Gjokutaj, origjinal në humorin dhe satirën e tij; Ferhat Çakërri, ose “xhaxhi Ferati”, siç i thërrisnin në Vlorë mikut të Dritëroit të madh e fëmijëve të vegjël; Skënder Hasko që i ka sjellë frymëzime të thella botës letrare fëminore; Bardhosh Gaçe me magjinë e ëmbël të fjalës për vogëlushët, ndërkohë dhe studiues me vullnet balzakian për kulturën vlonjate e më gjerë.
Një rrymë e re letrare
Gjatë viteve 1985 – 1995 një rrymë e re letrare lind në Vlorë, e përfaqësuar nga Seit Seitaj, Xhemil Lato, Albert Habazaj (Abazi) e Qerim Skënderi. Nëqoftëse, deri atëherë njihej në nivel kombëtar Shkolla Vlonjate e Pikturës, po konturohej tashmë denjësisht Shkolla Poetike e Vlorës, (krahas shkollave të tjera, kuptohet). Ndihej, tok me shqetësimin qytetar e intelektual, aroma e së nesërmes dhe vizioni universal i poetëve të rinj, që tashmë s’ishin më të rinj e të pakët, sepse shoqëria letrare e qytetit po rritej dhe njëkohësisht ngrihej cilësisht me individualitete të dalluara për nivel artistik në veprat e tyre. Idajet Jahaj, Enrieta Sina, Eqrem Canaj, Vangjel Pici, Anastas Bita, Thodhori Babe, Hiqmet Mehmetaj, Ruzhdi Bajrami, Elma Rama, Leka Skëndaj, Novruz Abilekaj, Kozma Billa, Astrit Xhaferi, Avni Varfi, Liljana Zoga, Evis(a) Çelo, Astrit Hajdini, Laureta Petoshati, Aleksandër Çipa, Kristo Çipa, Nertesi Asllani, Felek Bleta, Gëzim Llojdia, Albana Hodo, Vilhelme Vranari (Haxhiraj), Myrteza Mara, Tomor Balla, Sinan Elmazi, Blerina Kotorri, Vangjel Stefa, Luto Memokondi, Pëllumb Velo, Vjollca Staro, Pelivan Bajrami, Mynyr Zyka, Kudret Mara, Ylli Bora, Petrit Velaj, Enver Qamo, Asqeri Llanaj, Halil Bregasi, Shkëlqim Zotaj, Çlirim Hoxha, Ideal Muho, Petrit Qejvani, Andi Meçaj, Robert Goro, Besiana Koshena, Valbona Gaçe, Zenepe Luka, Sokrat Habilaj, Idlir Azizi, Ylli Bora, Kujtim Murati, Neki Dredha, Kristaq Xhaho, Dionis Qirixidhi, Adrian Saliaj, Azem Troqe, Luan Nazëraj, Zyba Hysa (Bashmili), Pajtim Xhelo, Anila Toto, Alma Feruni, Elisabeta Alikaj, Lavdie Çela, Natasha Limaj, Arjola Vangjel Sako, etj. Nga Vlora është e talentuara dhe e vlerësuara në rang europian si poete e përkthyer, Dr. Alisa Velaj, e shquar për poezinë e imazhit me frymë misticiteti. Listimi poetik vijon e do të vijojë me të tjerë emra që përbëjnë gjethet e degët e gjelbra të pemës së shëndetshme të krijimit letrar në Vlorë.
Etj.

Poeti i mesazheve njerëzore

Nga : Vangjel Pici





Në librin ‘’ Gratë e poetëve’’ poezia e Arqile Gjatës është brenda njësisë së saj, e ngjeshur në vetvete me atë mendim dhe figuracion vetijak . Vizjonet e autorit janë të befasishme dhe lëvizin tër gjallëri nëpër vargje . Edhe pse një pjesë e tyre duken si të mbyllura, përsëri të ftojnë të meditosh pak dhe më pas të marrësh me vete ndjenjat e përfytyrimet e ngrohta të vargjeve . Poeti me pak vargje pushton një mendim të tërë plot reagime, përleshje dhe gëzime .
Që të gjitha poezitë janë shpërthime të çastit dhe të gjitha janë tokësore, sepse janë njerëzore, burojnë nga uni i tij, që është pjesë e gjithësisë . Në trungun e poezive lëviz një tematikë e gjërë, që niset nga qielli dhe pastaja mbyllet te Sheshi i Kateqit dhe te kënga smokthinjote .
Atdheu është nyja që e mbanë të lidhur poetin me tokën, me detin e Vlorës, me njerëzit e tij më të dashur, dhe pse jeton jashtë Atdheut . Mendja dhe zemra e tij bredhin ullishteve të vendlindjes dhe brigjeve të atij deti të veshur me perndimet ngjyrë portokalli . Ky mesazh e bënë autorin të jetë krenar për atë tokë, ku lindi dhe ëndëron të vdes .
Ndër gjithë poezitë e librit spikasin vargjet e poezive ‘’ Banesa’’, ‘’Pa titull’’, ‘’ Gratë e poetëve’’, ‘’ Poetë të harlisur ‘’, ‘’Në ditëlindjen tënde’’, ‘’Për Mësuesin’’, ‘’Ai ajër u bë imi’’, ‘’Skelar’’ e tjera ; që, për kkthjellësinë e mendimeve dhe ndjeshmërinë njerëzore, përçojnë te lexuesi emocone të veçanta .
Këto poezi sëbashku me të tjerat krijojnë peisazhin e kopshtit poetikë të Arqiles, të këtij njeriu të ndershëm, të urtë e tërë energji të brendëshme e pasion për letërsinë artistike .



*****


Shpirtdhimbja e poetit që krijon bukurinë në fjalë




Nga Prof.Dr. Fatmir Terziu


Mu deshën pak kohë që të lexoja poetin Arqile Gjata . E pashë poezin e tij në vite
pashë edhe energjinë e tij të veçantë . Është një poetikë që delnga shpirti, nga ndjenja,
nga të gjitha anët e komponentit përbërës të shpirtit të tij të dhimbshëm, përvuajtës .
Mësë fundi rilexova ciklin më të ri të tij, ‘’Nata e dhimbjes’’ dhe fiksova sërish këtë poet
që flet qartë, që ka stilin, gjuhën dhe vargun e tij . Është një poet që krijon dhe
lëvron vargjet e lira, sepse ato janë të çliruara nga metri, dhe pse natyra e çiltër e tij
është e tillë, e lirë, e çliruar nga gjetja dhe humbja e kohës , Vargu i poezisë
së tij në tëshumtën e rasteve është i çliruar nga ritmi i regulltë, por ka në thelb
ritmin fjalëmesazhier, është i çliruar nga rima, por ka sensin e një të lexuari të
rrjedhshëm, me nge, kuptueshëm . Në poezinë e Gjatës, gjejmë muzikalitetin e një
poezie me varg të ndërlikuar që mbështetet në organizimin e njësive ritmike të
rëndësishme dhe në ritmin që organizon njësitë kuptimore dhe tingëllore .
Mjafton të lexosh ciklin e tij të fundit dhe të kuptosh këtë . Tek poezia ‘’ Fjalët’’
e gjejmë atë dukshëm . Tercina( strofa treshe) e tij flet qartë .

‘’ Kur fjalët bëhen re të zeza,
e vijnë me pickima mbi dritaret e shpirtit,
ato bëhen gra të përdala…’’

Dhe po ta shohësh këtë poezi se është realizuar në Athinë më 8-11-2008 ora 20 ;40,
Natyrshëm e kupton edhe shpirtin e përdhimbur të potit, shpirtin e një krijuesi që
tashmë flet qartë dhe ka gjuhën e tij të vërtet, tipike . Me ndjenjën e leximit të
poezisë së tij dhe me ndjenjën e një poezie që më ndjeu pash se vargjet e tij
janë një peshë e rëndësishme fjalësh që ashtu si atëhere kur u shfaqën në poezinë
evropiane me emërtimin në gjuhën franceze( ku dhe ka lindur) verslibre-varg i lirë .
Këto vargje lindën atëhere si shprehje e nevojs së bredëshme të poetit,
si domosdoshmëri e srukturimit të përmbajtes, dhe tashmë në ciklin e Gjatës
kanë një arsye më shumë të lindin dhe të fiksohen si të tilla, pasi ato pasqyrojnë
botën e tij të brendëshme e të ndjeshme . Ky strukturim i tij në poezi lidhet me

poezinë moderne, që ushqehet pikërisht nga rrethana të tilla .
Por këto shenja të tilla poetike, që shmangen nga tradita e vargëzimit i
gjejmë edhe në poezi të tjera të këtij cikli dhe të krijimtarisë së tij .

Madje ato kanë lidhje
me krijimtarin e hershme poetike shqiptare që tentoj këtë shmangje nga
tradita e vargëzimit . Asdreni te ‘’Psallme murgu ‘’(1930) krijoj dhe strukturoj
në këtë mënyrë . Kadare krijoj ‘’Llora’’ dhe në mënyrë prefekte realizoi një
dukuri që tashmë duket e zakonshme në poezinë e Gjatës . Poezia ‘’Llora’’
e Kadares ka ngjashmëri në strukturë dhe në filozofinë e shprehjes
me poeznë e Gjatës, ‘’Poetët e harlisur’’.

‘’ Poetët e harlisur
brigjeve të fjalës,
dhëndur të poezisë syshkruar,
mos ma prishni buzëqeshjen e varrit të nënës .
Nga cepat e vargjeve rrëshqasin lotë dhe shpresë,
Jo copra litari për fjalën e lirë….’’

Duke parë poezinë e Gjatës në kënd më të ngushtë, shikon edhe
Fuqinë e personifikimit të tij poetik, që krijohen në lidhje të ngushtë me
shpirtin e tij, me ndjeshmërinë e tij . Janë ‘’dhëndur të poezisë syshkruar’’
që poeti u vesh poezive syshkruara, këtyre gjërave pa shpirt, sikur ndjejnë
dhe janë tamam ajo plotsja e shpirtit dhe ndjnjës së poetit .
Një tipar tjetër dallues në këtë cikël poetikë të krijuar nën peshën
emocionale është edhe elokucioni, që ka të bëjë me zgjedhjen e fjalëve
dhe vendosjen e tyre në varg, në mënyrë të tillë që të ushtrojnë ndikim
sa më të madh . Dhe këtu shihen qartë, sidomos tek poezitë ‘’Pagjumësia’’
‘’Rrugëve të fjalës’’, ‘’E shkriva moshën’’- siç janë shprehësia, veçantia, pastërtia
gjuhësore, eleganca, veçantia ideale, harmonia etje.
Stilistika letrare e poezisë së Gjatës është një funksion i qartë dhe
një harmoni e nevojshme në lidhje me gjithë detajet e poetikës . Këtu merr
jetë poezia e tij dhe mbetet si një krijim ritmik i botës së tij të brendëshme
e të ndjeshme , Edgar Allan Poe thotë :’’ Poezia është krijimtari
ritmike e së bukurës në fjalë ‘’
Dhe këtë e kryen edhe poezia e këtij poeti në shpirtdhimbje .


*******



Vëllimi I TRETË ME POEZI


Cikli i parë
Duke soditur gratë e poetëve

Vijnë grate e poetëve
palë - palë ,
mbushur shpirtin me këngë.

Këto gra me Luk të ndryshuar
ditë e natë përtypin ëndrra
për burrat trullosur nga psherëtimat .

Gratë e poetëve idilike
’’Natyrë e qetë ’’ në kopshtin me ajër të poezisë ,
feksin si mollë e ndalueme,
shëmbur mbi shtrat të joshura
nga dashuria e burrave poetë.
Nuk u del shpirti pa u botuar libri..
me fjalor muzike
‘’Gratë janë fajtore ‘’
prill 2007

UNË SHQIPTARI

I pasur s' jam...
Jam njeri I përplasur,
me parime i djersitur
pa titull dhe Zot .
Jetoj si kitarë,
melodi mbedh në çdo stinë .

Unë dhe Ti (komshi I lashtë ) jemi të një moshe,
në varfëri gjithë rrugën e kemi bërë bashkë .
Μe ty dhe me mua
jeta është dy gjysma hëne
dhe tjetra Perëndi...!

Athina
Në kohën e athinasve
kishte me shumicë mendjendritur…

Perënditë greke të moshuara,
rrezatojnë dhe sot fuqi e dritë
Në këtë grumbull perëndish
dëshira është një banderole e gjatë ..
Tek ti, Athinë gjeta dhe bukë
dhe punë dhe paqe.
Por...
kam frikë,
se mos në këtë rrëmujë
do të mbetemi te pa rrëfyer… !


NË MUZEUN E MONUMENTEVE

Gurë dhe gurë deri lart në majë .
Butësisht si pëllumba të fjetur
statuja të gurta më përshëndesin...

Skelete monumentesh derdhur nëpër shesh
ku rishpiket jeta e puthur nga vdekja

Me mall statujat më buzëqeshin,
dhe pse s’më flasin, ndihem i lumtur.

Në këtë fushë gurësh,
druhem t’i zgjoj monumentet...
Nuk i prek dot ëmbëlsisht si në lashtësi,
se mos shpirti më mbetet në një libër guri.

PALLATI QË RA

Pranë këmbëve të mia
rritej çuditërisht një pallat
Pas disa vitesh ballkonet
u vodhën nga zyrtarë të lartë,
i përdorën si relike…
Banorët nga kënaqësia
nuk ngopeshin se ngrëni suvatë
skeleti i pallatit donte më shumë dritë....
- Ta rrëzojmë pallatin.!!
Thanë banorët
Kur në pallat ndërrohej frymëmarrja,
pa pritur ai ra...
Për çudi, ashensori punonte si më parë
banorët venin e vinin në shtëpitë e tyre

SHkurt 2007


NE PYLLIN ME PISHA

Një dite feste,
ai e shkundi xhaketën
në pyllin me pisha...
Bocet ngjyra - ngjyra
iu treten neper flokë.
të zbardhura nga mjergulla
e ardhur nga larg .
I veshur ai, me lecka prej gjaku
i kokainës prostitutë,
që mbledh plagë
në sheshin me rrenoja të të vrarëve.

* * *
Në kujtim të tyre
monumente gurësh
me lule artificiale ku lexohet :
- E vrava se më shikonte në sy...!

NË KOHË FËMIJËNORE


Duke luajtur me veten,
kohë të kaluara më trokasin në sy .
Ato ma ndezin fytyrën
e atyre viteve me shumë diell .
Si fëmijë që ngopesha me freski,
më pëlqente të rendja nëpër dritë .
era e fëmijërisë një e qeshur
e largët tretur në lëngun e jetës,
më ledhatojnë sa herë jam i pafuqi .


PËR MËSUESIN

Dua të ndez një këngë
si stuhi.
Në këto ditë feste.
pres të çelet dita
të puth duart e mësuesit….!
Mallin në sup e mbaj
dhe sot,
që rend në tokë të huaj,
përplas krahët i fëmijëruar,
thërras :
- Mësuesi …është ajri që këndon…. !

mars 2007


DO T’I SHKOJ EZMERKËS

Me kostumin e festës
do t’i shkoj ezmerkës
ta ftoj në vallëzim
ta rotulloj nëpër dëfrime….

Dalëngadalë me këngë
brenda saj ,
sy më sy unë i prapi
të ngjishem në gjirin përvëlim .

Me ezmerkën njësh të shkrihem,
i rri afër
të mësoj si ta shkruaj këngën .


NË NJË MBRËMJE POETËSH

Njerëzit,
në një mbrëmje dëfrimi na thanë :
- Pagjumësia e poetit
çlodhet nga ëndrrat e grave
veshur me kostume nate
e mbështjellë e tëra
nga puthjet e dritës,
në kërkim të grave me kapele
të dehura nga aroma e ditëve
të qershorit,
me muzikë zbavitëse për njerëzit
e ajrit alpin që,
si skelete në lundrim
i afrohen fantazisë
së grave afrodizjane.
Kështu na thanë njerëzit
e ajrit
në një mbrëmje poetësh .

prill 2007


TË VDES I DASHURUAR

Në çdo agim,
askush nuk e di pse duhet të ndahet
nga jeta e rezikshme dhe e bukur,
bëjmë mirë që s’e kujtojmë .
Ajo na buzëqesh, kur kemi humbur guximin,
fytyrën e gjithë dashurive .

Nuk dua të iki nga kjo jetë,
ditët e bardha të dashurisë kujt t’ia lë vallë ?
Nuk dua të mbetem natë e përjetëshme
dhe bashkë me mua jeta e shëmtuar .
Dua të vdes pranë oxhakut të dashurisë .


Në ditëlindjen tënde

Sot,
është ndezur qielli
nga gulçimat e frymëmarrjes .

Bëlbëzojnë zogj,
që shpejtojnë
të gjejnë folenë
tek buzët e tua .

E dashur,
po vi tek ty fluturimthi !




Mbretëresha e Egjeut
Në kujtim të poetes Milla Bala




Në Athinë jeton një pemë me gjethe
të pa tretura tingujsh...

Hedh hapin e pak viteve të shkuara,
në ditët e poezisë së Millës .

Mbretëresha e Egjeut
notonte nëpër det,
herë si dallgë dhe here si këngë .

Shpirti yt krijesë ëndrrash,
kartolinë për poetët .
Milla…!
Shumë mote u bën që s’ na buzëqesh,
flokët e fotografisë na kanë mbetur ndër sy .

Ti ike,
por zogjët e vargjeve të tu
vazhdojnë këngën gojë më gojë .

Të kërkojmë mes vargjesh
të të themi:
Milla…Sot këtej nga ne
ka festë!!

Ti je këtu pranë, na dëgjon?
Apo lodron nëpër re,
me buqeta vargjesh
mbledhur në lotin e dhimbjes !?





Cikli i dytë


Valsi i Pleqërisë
me rastin e ditëlindjes sime

Në flladin e buzëve të mia
një zonjë
vallëzon dhe këndon . …’’Valët e Danubit ‘’

Me hënën vallëzon
si peshk i artë në një oaz
ngopur në dritë….

Dhe në pleqëri,
si zogj të lumtur,
nëpër vreshta vallëzojnë ata,
që rrjedhin në rrugët e diellit .

Tani në pleqëri
gjithçka është e shtruar me fruta
dhe gurë .
Me flokë bore mbuluar
tërë lulet e kopshteve
këngëtarë
do shkojnë të kërcejnë vals
si dikur .

Pa sy, si xixëllonja,
do flenë në shtratin e heshtjes,
me radhë, një e nga një……

Eja e dashur !
Të shkojmë të kërcejmë vals
përsëri….
Në shpirtin tone nuk ka pleqëri..!!


Te Porta e Shkronjave
Në përvjetorin e parë të Qëndrës
Kulturore Shqipëtare .



Në ajrin e freskët buzë Akropolit,
më 14 qershor Porta ka veç gjelbërim .

Te Porta e Shkronjave
u ulën atë mëngjes shumë fëmijë.
Në bangot e tua
lexohej nga të gjithë
në harkun e buzëve
gërma të gdhendura
‘’ Mirë se vini ! ‘’
Nga dashuria e gjyshit,
si muzikë e shkruar vonë,
mësuesja e bukur,
me krenari dhe mall u lexoi një histori
ndërtuar që kur lindën gurët
të pashkelur nga troku i kuajve .



qershor- 2008 – Kukaq



Asgjë nuk ka mbaruar


Zonjë !
Leri dëshirat të dëfrejnë
në muzikën e yjeve të mëngjesit ,

Ulur në një karrige,
ta lexova shprehjen fshehur
pejzazheve të trupit tënd,
si yje çamarrokëshikimet m’i dhe falas
në shkëmbim të poezive të vonuara,
që unë t’i dhurova .

Asgjë nuk ka mbaruar….
Në këto grimca kohe,
pjekuria e syve të tu
më ka rrokur prej krahu
dhe nën ritmin e mendimeve
më këshillojnë ;
dashuri e re u dashka nisur….

Te Porta –Qershor - 2008



Këngët e detit të përjetshme mbeten

Nuk lodhem të tregoj për aromën
e viteve të shkuara .
Për ëndërrimet e netëve të mia,
ku këngët e detit të përjetshme mbeten, .
dhe shpirti i përndan kudo ku ka jetë .
Është drita e thellësive që i pjek dallgët
me iso vikasin,
si daullet e fiseve detare .
Tërë detet e botës nuk mund të avullojnë .
Përsëri,
mjegulla dhe tramontana prej hënës shtrydhin
mëngjese,
ku thjeshtësia dhe luksi i detit
ruajnë gjithë të fshehtat e kohërave .
Nën valët e detit prehen hyjnesha
të lindura nga syri i thellësisë,
me gojën hapur shpirtin freskojnë .

qershor 2008


Kur shoh ëndrra


Kur shoh ëndrra
dëgjoj këngët e gjinkallave
bashkuar me korin madhështor të milingonave
dhe fërfërimën e lehtë të breshkave
nëpër ugare .

* * *

I nxitoj sytë përpara drejt ëndrrave….
Zemra endacake e zbathur
më bredh nëpër sokaqe,
që nuk kanë vdekur në këtë jetë,
e gjej syrin e kohës së qytetit
ndërtuar që kur lindën
portat e shtëpive,
në Sheshin e Kateqit,
në Vlorën time .


korrik – 2008



Poetët


U nisën nxitimthi me erërat .
Poetë të mençur dhe jo normalë
krehin muzat,
tresin dhjamin e ëndrrave,
bëjnë dashuri si të verbërit….

Në ajrin plot smog
me buzëqeshje të gjata sa nata
zogj të ngrirë përgatisin darkën
për poetë e shkrimtarë plot brenga,
me shpirt të butë
mërmërisin për ata që do mbeten…….



I urituri

Në një copë diell të ngritur mëngjesor
I urituri zë një vend të çuditshëm
mbushur me ndjenja shprese,
Jeta i shpaloset nëpër rrugë,
si një frymëmarrje zgjat dorën
në pritje për të gjetur dritën e heshtjes….
Me sy gjysëm të mbyllur sodit hijet e kalimtarve,
nga uria përton t’i shikojë në sy .
Ulur mbi ngjyrat e ditës
prek shkëndia çastesh .
Poshtë,
nën vete pllaka guri të mbërdhira,
që nuk kanë vdekur…..


Qeni

Lidhur para pasqyrës
një qen budalla .
Ai i gëzohej vetvetes
Nga kënaqsia
ngriti këmbën të shuroste pasqyrën
kur pa fytyrën e të zonjës .


Çudija

Më kanë çuditur
se si flenë kafshët dhe insektet .

Në mëngjes, në mbrëmje,
në ditë feste të paveshura
ngrihen nga gjumi plot ngjyra .

Kur u veshin roba,
ata qajnë me ngashërime,
shëmtohen deri në vdekje .
Çudi të thjeshta,
si vetë jeta .



Kur linda


Atë natë kur linda,
nata e kishte varur hënën.
Kur linda bëhej vrasje në Evropë .
Kur linda në qytet njerzit ishin në shpërgjumje .
Kur linda, ushtarët fatzinj
trëmbeshin në gjumë .
Kur linda, fëmijë të deformuar,
as qanin as qeshnin .


Në verë

në pyllin e gjelbër shtruar në të verdhë .
Në verë,
gjatë vapës nga ajri rrëzohen shpendë të ngordhur .
Poshtë,
në tokë kafshë të uritura
nga etja duarëtrokasin shiun,
që sjell hedhurina ditëve të nxehta



Vajzës sime, Siborës

Çast pas çasti
qeshin muret e shtëpisë .
Pemë e ujitur nga zemra të urta
ngjitet dhe rritet
si koha shpërndarë nëpër qiell,
lis i gjatë dëshirash
Ikona ime e shenjtë ! .



Në tregun e ‘’punës ‘’

I dehur..
Me krahët lidhur kryq,
kërkoja të gjeja realitetin e vdekur .
Qëngja dhe pula të varura
në paradë mode
ishin gjërat më të mëdha
në realitetin endacak
kacavirur çengelave të tregut të mishit
për të jetuar botën e lirë,
gojë më gojë
pa dhimbje e frymëmarje në tregun e’’ punës’’ .



Absurdja

Me kokën mes pëllëmbëve të duarve
fotografoj realitetin pa frikën e absurdes
me fjalë fatthënse kundra dhe po….

Vdekja është e vërtetë,
jo jeta e sëmurë,
ngritur mbi absurdin .
Njeri !
Si qytet i vetmuar, mos qaj më !
Jeta është plotë sirtare
mbushur me ëndrra të liga
me bukuri seksuale .

* * *
Njeri, mos vajto !
Nga pluhuri i grindjeve
kaq shumë mos u trishto !!
Hidhe hapin drejt viteve në shtratin e jetës .
Nën qerpikët e rrezeve të diellit
shlodhu sadopak .
Brenda shpirtit mos u struk,
dil, preke,
përkëdhele dashurinë!!







Cikli i tretë
c- korriik-tetor-2008



Disa çaste pran një UFOJ- je


U gjënda pranë një U.F.O je
t’i them fal me shëndet asaj krijese ..

Me fytyrë rrëshqitse
flinte mbi fijet e barit
kundruar si qënie pa gjak . .

Shëmbëlltyra e tij derdhur si në dyll
e ndali rrjedhën shkaktuar nga hëna me kostum rivjere .

Prej qiellit rrëzohet nata,
mes mureve të saja braktiset heshtja .
Gjithëçka humbi, u tret .

Qielli dhe deti më s’u panë .
U ngjit pastaj Ai tinzisht përpjetë,
një fantazëm pashë në një udhëtim nëpër re .
Në ç’qiell me re shkoi !?


Një detar

Te ai klub pranë molit shkoja shpesh
me dëshirë të dëgjoja bisedat e marinarëve
të porsa ankoruar,
Ata ngrohur nga dielli .
të shkopsitur duan muzikë e dëfrime .
Një grua e stolisur kërkon të thajë qerpikët
me epshet e tyre .
Përballë i qëndron një detar si peshk i porsa kapur
me frymëmarrje të thellë,
i ngurtësuar si memec,
nga paniku se,
nuk mund të flinte me të dashurën
lakuriq si peshqit përfund detit
nga një dashuri e gjatë,
goditur nga hedhja e spirancës…



Qyteti im


Je i shtrenjtë në shpirtin tim,
qyteti im bujar .
Ti përhap kaltërsinë e ajrit,
ti qesh e loz si në kohë të rinisë…

Por, këtë radhë vrapoj i lodhur,
drejt teje përkundem plot mall
për njerëzit e ikur .

I trubulluar roj me kujtime
për ata që s’munda t’i përqafoja
së gjalli .

Korik-2008




Pejsazh gruaje



E dashura ime me zemër dhe mendje
në mos marrëveshje me veten .
Grua me shije dhe flokë të prera me kohën,
me buzë të lëshuara për vuajtje .

Pasqyra e rrëfen me trup e shpirt plot halle .
Ajo ikën,
të jetoj me ëndrrime,
me sy të lotuar më jep përgjërime…
Gjithmonë e heshtur gjelbëron .


korrik-2008



Bie borë

Bie borë e bardhë mbi ne .
Mjegulla dhe murnaja mbylli rrugët e ngrira .
Nata e bardhë,
si një bukuroshe e harbuar
me epshe ujëbore
një tango të ndjeshme pranë zjarrit vallëzon
me flakë puthjesh deri në pafjetësi…..

Kështjella e Porto Palermos



Pre e haresës Kështjella e Aliut .
Dritëtretur,
veshur me petkat e legjendës .

* * *
Me pasion romantik sodis hijet e skllaveve…
Shpërgjumur gurëve të kështjellës
gremisur ndër vite,
thellë në bimësinë e mureve
Unë anonimi i sotëm
si në kohëra të ngjajshme
gdhendur ndër bedena,
mbi shpatulla kam hedhur misterin e detnajës,
që qarkon Kështjellën e Vasiliqisë
me shpresë se muret do flasin…….


18 gusht 2008


SKELAR…!

Skelar,
që vozit bregut menduar .
Të kujtohet një shkëmb brënda detit
kur ishim fëmijë !?
Tani në Skelë, nën rërë ai
i harruar, vëndi më fatlum i plazhit .

Dallgët gjithkaherë
e sulmuan .
E coptuan .
E thërrmuan .
E mbuluan .
Nga lodhja deti është larguar i turpëruar .
Prandaj jam i grindur me Detin .


Vlorë 2-9-2008


Një mendim


Një të vogël mendim
kam për ty lexuesja ime.
Dhe pse jetoj në rethinat letrare
unë e kam një merak .
Në lagjen e poetëve,
kur vjen një dhimbje,
për mua nuk qan dot,
pasi të gricë kur më lexon
dhe më trazavaç bëhem kur më shijon .
Të tillë më bëri krenarija jonë .


Hija e tij

Ai e kqyrte hijen e tij
nëpërmjet skeletit
derdhur mbi rrasën e gurtë,
i zhveshur nga qejfi
për shkak të gjelbërimit .

Skeleti shkëlqente si foto nudo .
Në perëndim të Diellit
ai përqafon hijen të lënë diku më tej .
Hija lëkundesh sikur vallëzonte
me skeletin dritëtretur .

E mjeruar nga frika e skeletit
hija hesht….
Qetësohet në copëra jete,
që akoma ecin si më parë .

Arkivoli i Gjyshit

Arkivoli rinte varur në punishte….
Në rrugicën e ngarkuar,
një kalimtar kërkonte një shtrat .
për shtëpinë e tij syzgavruar .

Kalimtari e mati me perin
e syrit arkivolin ngjyrë arre
me emër njeriu,
që jetonte në punishte .

Ai nuk e dinte historinë e arkivolit
atë ditë borëbryme .
Atë,
gjyshi e ruante për festën
e ditëvdekjes së tij….


Fytyrë pa ngjyrë


Është e vështirë të çlodhesh
me fytyra pa ngjyrë,
që hidhen dhe përdridhen si mëkatarë
rreth vetes,
strukur nga mungesa e guximit .

Si ta mbledh zhgënjimin
e njeriut intelektual,
në një loje pafund .
Si mund ta lexoj atë fytyrë,
kur vetë ai ka humbur emrin e tij ?


14-9-2008

Hëna dhe dielli


Në të perënduar
këputa një copë diell,
ia dhurova detit .

Ndjeva të këputej heshtja….
Nga parregullsia e tingujve
u shfaqën dallgët e erës .

Nga lart dalngadalë
u qas hëna…..
- Deti nuk mund të rrudhet .
Deti ka aromën time .
Deti fle me mua .
Në mbrëmje deri në të gdhirë,
Dhe peshqit marrin ngjyrën time… -
thotë hëna .

16- Shtator- 2008



Atje lart

Për të qenë në rehati,
ajo më ftoi të shijoja bukurinë e gjijve .
U ngjitëm lart…
Në tarracë nuk kishte dhoma dashurie .
Poshtë,
njerëzit bëheshin ngjyra.
Rrugët luanin muzikë me semaforët .
Ne të dy tingëllonim duke numëruar
ngjyrat e kuqe…

24-9-2008


Ai ajër u bë imi

Të gjitha stinët më çojnë te qyteti im….
Pasi ia mora shëmbëlltyrën,
ai ajër u bë imi

I zhveshur nga ëndrrat
qetësohem dhe duarëtrokas veten .
Si ujë rëshqas drejt tij .




Gruaja labe smokthinjote
Vasilika Sakaj-Çuri

Një grua mbështjellë me dritë
këndon dollinë e jetës
me iso ngjyrë qielli,
me të folmen e bukur,
dhe ajri dhe uji
dhe zjarri dhe toka puthen buzë më buzë .
Gjithçka rrezaton nga tingujt
dridhërues të isos,
shkunden dhe supet e vajzave
dhe sendet heshtin nga këngët e gruas labe .
11-10 2008 –Athinë

Fotografia e Shekspirit


Shekspiri fotografi gjigande….
Bardhë e zi, pa kornizë .
hipur mbi kuajt e mbretërve
rend e rend nëpër shekuj .

Ajo fotografi ngjitur mbi shtizën e historisë
ngjyer me drejtësi lexohet nga të gjithë .

Merreni !
Damkoseni !
Gjakoseni !
Kryqëzoheni Krishtin e tragjedive !
Peshën e rëndë të fjalës
varjani në qafë fotografisë !!

Nga muret e fotografisë
Dëgjohet melodia e kohës .
Të rrosh a të mos rrosh… ?
Në këtë botë me intriga,
mashtrime e tradhëtira….

Porta e fotografisë është e hapur në pafundësi….
O fotografi gjigande e Shekspirit !!
Mbaje ndezur dritën !
Të shikojmë bukurinë e jetës .



Banesa

Nuk kam pallate dhe pasuri .
Banesën në gjoksin tënd e kam, Atdhe !
I pasur me pamje
mbaj mbi shpinë vetveten .
I shkujdesur fle në ëndrrime,
duke bredhur nëpër udhët
dhe flokët ku jam shlodhur .
Nga shpirti i mençur i këngës
me buzëqeshje ndezëse
dëshiroj të shtroj sofrën me ajër
të gëzimeve për njerëzit e mi…


.Tetor- 2008





Cikli i katërt

Nëntor-Dhjetor-2008


Nata e dhimbjes

Fjalët

Kur fjalët bëhen re të zeza
e vijnë me pickama në dritaren
e shpirtit,
ato bëhen gra të përdala…..

* * *
Buzë rrugëve të mjera
nuk jam unë mendimi yt,
është poezia shëmbëlltyra
e fjalëve
ardhur nga thellësia e syrit
a nga një botë tjetër .

Athinë 8-11-2008-ora20 e 40 minuta


Poetë të harlisur

Poetë të harlisur brigjeve të fjalës,
dhëndurë të poezisë syshkruar,
mos ma vrisni buzëqeshjen e varrit të nënës .
Nga cepat e vargjeve rrëshqasin lot
dhe shpresë,
jo copëra litari për fjalën e lirë .
8-11-2008-ora-21 e 15 minuta


Pagjumësia

Midis rrugëve të fjalës
sonte çapitem në pagjumësi.
E nesërmja do jetë e gjatë,
e gjatë është vetvetja .
Unë jam një hije
mbështjell me grimca drite me ngjyrë,
me shi,
që era e vjeshtës rend drejt meje,
më lëkund nëpër terrin e përçmimit
ngritur mbi gërma të zeza mallkimi
e më çukit mbi kokë me sqepin e fjalëve .


8-11-2008-ora-21e 35 minuta



E shkriva moshën

Ia shkriva moshën Poezisë
për sy e për gjinj.
S’ dua ta afroj stinën e bardhë
dhe pafuqinë e plakut .
Të lumtur më bën
oxhaku im i dashurisë .

8-11-2008-ora 23 e 10 minuta



Skeletet e fjalës


Mërmërimat treten diku….
Por unë rrugëtoj mendueshëm mbi to .
Kaluar mbi skelete fjalësh
trokas nëpër dyerët e pyllit
t’më shtrohet sofra
të ushqej skeletet e fjalëve
dhe syrin e uritur të poezisë .




AJO

Ajo vuan e lumturuar
rënkon e përçmuar
e pabindur,
e babëzitur
nën thundrën e mendimit .
E tillë shpupurishet nëpër ajër .
E ngrata…e mjera fjalë !

Athinë-9-11-2008-ora 4e30 minuta



Atdheu Ynë

Sa mjerueshëm rënkon Atdheu ynë
I shpërbërë në shprishje të viteve .
Dhe pse ka dritë nga natyra
Ai me dhimbje jeton .

Çdo kush e vesh dhe e zhvesh
i paditur se si do jetë e nesërmja .
Më ther në shpirt pshertima jote, Atdhe !
Dhe pse ke aq shumë ajër,
me frymë vetveten nuk po e ngop .

Kalojnë vite…
Dhe Ti s’munde ta gjesh njeriun,
që t’i pëlqen brengat e tua, Atdhe,
dhe ne përsëri të thërrasim
Atdhe….Atdhe…Atdhe !


Nëntor – 2008 – Athinë



Kokrra rëre

Kam në pëllëmbë të dorës kokrra rëre .
Me to los nëpër erën e vjeshtës .
I detyruar qëmtoj vështrimet e tyre
ardhur diku nga buzë e detit.
Kokrra rëre të ndritëshme,
të bardha rrëshqasin nëpër erë
në pritje të një jete më të mirë .

16-Nëntor-2008-Athinë




Dëshira e kodrës


Kodra pak nga pak po jepte shpirt…
Ajo dëshironte të bëhej lëndinë .

Atë kodër kur e kujtonte Ai,
mbushej me dëshpërim,
disa pika loti i rridhnin deri mbi buzë .

* * *

Shtëpitë flene…. !
Por,
askush s’ guxon të hapë syte
megjithëse dera është e çelur
të shohin lëndinën lakuriq…
rrethuar me fije bari .





Cikli i pest

Poezi në kohë dimri

Pa titull


Kur ika nga Vlora
E kyça detin në gjoksin tim
të mos dëgjoheshin jashtë meje rënkimet e tij .
Kur më merr malli për të,
shtrydh gjoksin t’ia dëgjoj
këngët e fëmijrisë .



Kur

Kur të më vijë koha e vdekjes .
nuk dua të më mburrrni,
as të më shani .
një këngë himarjote t’ë ma këndoni .

Kur të vdes,
nuk dua të heshtni
një valle labërishte të rëndë
mbi varrin tim djalërishte ta hidhni .

Kur të më vijë ajo ditë,
nuk dua të më çoni në kishë !
Më ftoni në një mbrëmje dëfrimi,
të kërcej valsin e lumturisë…. . !!
6 – Dhjetor - 2008

Gjethja

Në vjeshtë,
gjithë këto gjethe që bien,
ku venë vallë?
Tablo me ngjyra pemësh,
me gjethe mendimesh.

Gjethe në ajër
të përzëna nga era,
shtruar në tokë
dhe ca të zverdhura
në trungun e pemëve .

Gjethe mbi gjethe dhe përsëri gjethe,
ato nuk bzajnë,
shumë kush i shkel me këmbë,
të tretura në tokën e lagët…
Përsëri riçelin gjethe mendimesh
në trungjet e pemëve…

Më PRIT

Dua t’ia kreh flokët Vlorës,
Bërë kurorë ulliri .

Sa here kam dashur ta puth atë kurorë,
buzë detit,
pishave të Llogarasë,
përgjatë Vjosës e majë Kuzbabait .

Në atë kurorë kam heshtur.
Mbi atë kurorë kam qeshur .
Nën atë kurorë kam qarë .
Për atë kurorë kam mall.
Më prit..më prit, o Vlorë!

37


Pa titull

Në shumë vite,
mblodha një grusht me dritë .
Ja…e dhurova!!
E shpërndava…
Por ende dritë nuk pashë .

Drejtësia e qiejve

Bota,
me muzikë tradicionale vdekjeje
inatin e qiejve e hodhi mbi vete .

Drejtësia e qiejve
dalë prej varreve shënjtërie
kumbon llahtarshëm
plot luftë shpërthyese me kufoma njerëzish .

Qiejt e shëjntëruar me gjëmime,
pareshtur rrëmbejnë shpirtra
në pafundësi .

Bota pret të bien qiejtë,
dhe një ditë frymën
t’ia rrëmbejnë qiejve .

Qiejtë përsëri heshtin,
gjithëçka e fshehin nën re,
dhe hëna i nanurit qiejtë e lodhur…

Eh… Bota,
që kur lindi kullon gjak,
në pritje t’ ia marrë shpirtin qiejve që nuk flasin .

Janar-2009

JETA

Jeta e bërë në shtatë copa,
si shtatë ditët e javës
e koklavitur kërcen të shthuret
nëpër shkallët e javës .

Tani, në ditët e fundit
e mbaj shtërnguar nën sqetullë
me kujdesin se mos më largohet
dhe i vetëm ngelem nëpër shkallët e javës .


Një vajzë

Një vajzë e heshtur
kërkonte të thoshte një fjalë,
por nuk e thoshte dot .

Ajo si e shushatur,
vajtonte fatin e lakuriqsisë
me duar të njoma
xhepave të natës .

Vajza e mërdhirë,
si natë me shi
ndihej e burgosur,
dalëngadalë i rrudhej fytyra .

Lagur,
thurrur me lotë nga frika e vizitorëve
nuk mundte t’i hapte krahët,
të shijonte bukurinë e shpirtit të saj
derdhur nëpër ajër .


Për trimat

Zgjohuni ju o trima…!
Duam të dimë të fshehtat e shpirtit,
dhe veshjet e trupit.
Dhe ju, poetë, keni qën,
në moshë tuaj dhe ju keni dashuruar…

Në këto çaste kujtese
duhet t’na burrëroj kujtimi i trimave .
Tani të heshtur,
përsëri ata gjenden të patretur,
të lodhur nëpër retë e historisë,

Ju lutem..!
I hapni dritaret e kohës
t’ua lexoni fshehtësitë….

21 janar 2009 – Athinë

Mashtrimi
kushtuar j.l
Dëgjoni, shikoni !
Si e mbajnë mashtrimin kalipeç
shfryn dhe tërbohet ai,
nga zelli përhapet erotika e mashtrimit
njerëz si shpesët dhe poetë të përgjunjur,
i gjen si pjellë zhgënjimi me fytyrë dimri

U drithëruan karakteret,
u çane qiejt nga amaneti i mashtrimit
Kush pyet për turp e nder,
shumëkush vrapon me trastën krahëve
për para një emër ngërthehet
Ah qerratai…!!
30-Janar-2009

Një djalë

Një djalit të plagosur në kujtesë,
nga ftohtësira e dimrit nuk i përthahen plagët
ngjyer me gjumin e mendimeve,
që koha i treti nën këmbët e turmave .

Ai tregon me sy
ku ndodhej zemreku
tashmë i braktisur i kujtesës .

Djalit,
askush s’i thotë një fjalë,
por e shtyjnë në kurthe,
në mbrëmje të bëjë paqe
dhe të çlodhet në dimrin e vetmisë .

31 Janar 2009




Një grusht buzëqeshje për miqtë
Me rastin e një vjetorit të ‘’ Dega e Blertë ‘’

Në të këndshmen pranverë
të vendit tim
më zgjaten vështrimet e të gjallve
dhe malli i të mërguarve .

I befasuar,
shkundem nga lemza e kujtimeve
mbushur me gërma emrash
të pa dëgjuar .

Askush nuk na numëron .
Jetim,
por të rumbullakosur nga shpikja
që mbajmë mbi vete,
për të gatitur atë lëng me ngjyra
të jetës .

Dua të përshëndes miqtë
me një grusht buzëqeshje
duke marr me vete’’ Degën e Blertë’’
me shije dhe formë nga të poetëve
kurorë mbi vargje .

Mars-2009 - Athinë

Një ‘’ mikut ‘’

Kur të hapësh sytë
do të mallkojnë dhe mizat .
Koha e gërmuqur s’mund të t’i mbart
pendimet kurriz kërrusur .

Dhe as atëhere,
kur do kërkosh vetveten .
Shpirti do të mbetet i mardhur
dhe ëndrra e uritur .



Në psiqiatri
Sipas rrëfimit të shoqes time Mirela . B

Drejt ullishtes vrapon si fëmijë
I harruar nga mëshira e fatit .
Me dorën skelet jashtë kangjellave
diçka kërkon me përgjërim .

Me sy zgurdulluar dhe mendje çal
flokë pakrehur nga koha .
Gjymtyrëvarur pa shpresë
numëron makina dhe kalimtar,
me mendje të çal
- Cigare ! thëret
Dorëzgjatur fatit u thëret makinave
kalimtarëve ua bën me dorë .
- Cigare…ej cigare !!
- Cigare, thëret .

Ndalem dhe i jap një çokollatë
e rrëmben me duarë thonjëpista,
e me babëzi përtypet .
Papritur ndalon e më thotë :
- cigare…cigare !!
-cigare është, mbaroje, i them .
Dhe zemra dhimbje më tretë .

Ai me sy pashpresë,
mendje çalë kërkon cigare .
Por,
shpirtin nuk e ka vërtetë
të çal…

Kritika Ndryshe : Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqipe .(Një hapësirë e re bashkëkohëse e pa lëvruar më parë)

NGA  : ARQILE GJATA


Për të ardhur deri këtu, në botimin e veprës së tij Kritika Ndryshe – Vëzhgim në brendësi të prozës e të poezisë shqipe, .zotit Fatmir Terziut, i është dashur një punë madhore duke hulumtuar, qëmtuar dhe studiuar më se 70 krijues, poetë dhe prozatorë shqiptarë nga të gjitha shtetet dhe trevat Shqiptare shqipfolëse.

*
Librin e F. Terziut ‘’ Kritika Ndryshe’’ me plotë të drejtë, duhet ta quajmë edhe është një VEPËR të mirëfilltë studimore, që ka si objekt studimi :

1- Postmodernizmi, Funksioni estetik, Arti i fjalës

2- Natyra e gjerë e kritikës letrare dhe prania e subjektivizmit në të, Një tentativë ndryshe në lidhje me bashkëkohoren për të bërë vlerësime mbi veprat letrare

3- Leximi i kujdesshëm i poezisë, Kuadrati gjithë përfshirës i saj në syrin e analizës komplekse bashkëkohore.

Objekti i studimit plotësohet dhe merrë jetë duke qëmtuar në krijimtarinë e shumë KRIJUESËV TIPIKË të Letërsisë Shqipe, për probleme të caktuara, të veçanta dhe shumë të dallueshme nga njëra tjetra. Këta të përzgjedhur shërbejnë si modele dhe udhëtarë të arrirë në letërsinë bashkëkohëse shqiptare për dekada. I. Kadare, M. Myftiu, F.Arapi, Lleshanaku, F. Myrtaj, L .Stani P. Kulla, L. Kurti, R. Gjozaj, N..Prifti, S.Hamiti, A. Podrinja, Traboini, Ameti, Sulkuqi, H.Meçaj(rreth shtatëdhjetë autor në gjini të ndryshme shumë të njohur, pak të njohur dhe rishtas të shfaqur në hapësirën mbar kombëtare).

Autori na vë përballë kategorisë letrare të Postmodernizmit. Pasi sjell në vëmendjen të lexuesit përkufizimin e John Willinsky (nga libri “Aftësia postmoderne për të shkruar dhe lexuar; Manual’’) thotë se ‘’ postmodernizmi në letërsinë krijuese lidhet me stilin, lidhjet me teorinë dhe luan me gjuhën pazgjidhmërisht”

Më poshtë F. Terziu bënë një zbërthim, një përshtatje, një formë kuptimore të kësaj kategorie letrare . Autori argumenton:

- Fjala ‘’Postmodernizëm’’ nënkupton shumë gjëra te shumë njerëz . Për disa stilin personal; për disa të tjerë, një teori thjesht të shoqërisë që përfaqësojnë në lëmin e tyre, një filozofi të rëndësisë njerëzore ( në disa raste edhe të kundërtën e saj), një epokë historike, një fazë të zhvillimeve kapitaliste, ose një ndjesi të prezencës personale në një botë të kuptimeve dhe kënaqësive sintetike . (faqe 7).

Autori, (një personalitet i fuqishëm dhe elitar në në mendimin kritik shqiptar) me shumë mençuri, dije dhe njohuri shumë të thella në fushën e letërsisë, gjuhësisë, estetikës, artit dhe medias percepton, veçon, peshon, qëmton me syrin e lentes, argumenton duke pasur si busull paanëshmërinë, korrektesën dhe kapacitetin e tij si një studiues i veshur me një metodologji shkencore bashkëkohëse.
Gjithçka që trajton Zoti Terziu në veprën e tij Kritika Ndryshe – Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqipe, ka si model, si udhë rrëfyes katër parimet e kritikut të madh bashkëkohës John Lye parashtruar në veprën e tij “Leximi kritik; një guidë”

Për sa më sipër, është e domosdoshme të veçojmë dhe të vlerësojmë disa ‘’ngastra’’ të punuar me seriozitet, aftësi e të dritësuara nga hulumtimet dhe analizat shumë dimensionale, që ai u bënë;
a- Korelacioni objektiv i poezisë .(f.37) b- Një libër me vlera për krijimtarinë Shqiptare (f.38), c- Mehmet Myftiu një shkrimtar modern sipas Stuart E. Mann (f.40) dhe, siç shënuam, na sjell nga letërsia shqipe autorë pak të njohur, ose rishtarë.

a-Korelacioni objektiv i poezisë:

Sipas Ted Hyges që thotë: “Imagjinoni përse dhe për çfarë jeni duke shkruar . Shikojeni dhe perceptoheni atë”

Mendimi i F.Terziut për këtë tezë të Hyges, ka një ide të studiuar dhe thotë:

- Sipas (T.Hyges) “Poezia është më shumë praktike se sa logjike në të shkruarin e saj” Mbështetur në këto ide dhe ngjashëm gjej se, “gjetja e vetvetes në pritje për të përshkruar mimikën apo shprehinë që dikush e kryen, për ta kthyer në poezi të bënë sikur ai është brenda një treni dhe nga dritarja të valëvit dorën për të thënë lamtumirë, thotë poetja londineze Lavinia”.

Më tej, duke u mbështetur në thëniet dhe udhëzimet e cilësuara monumentale të Hyges, ajo këshillon : “Mos u fokusoni te fjalët që ju përdorni për të përshkruar këtë mimikë ose shprehi . Filloni duke imagjinuar ato gjeste, shikojeni dhe përjetoni ato, se dora që u valëvit dhe treni kanë ikur, kanë fluturuar larg mendimeve tuaja”.

E thënë më saktë, ( thotë Terziu) kjo duhet kuptuar, se sa më saktë ndërmerret çdo nuhatje gjesti, më shumë të sakta do jenë dhe fjalët që do të mbijnë në mendje për të përshkruar ato gjeste, pra kështu poezia do vijë në jetë e kuptueshme dhe e stolisur (faqe.15).

b- Një libër me vlera për krijimtarinë Shqiptare (faqe 37) F. Terziu na vendos në botën e anglishtfolësve që kanë marr përsipër të mbajnë qendrim për krijimtarinë letrare shqiptare në kohë të ndryshme.

Zoti Terziu e përqendron dhe ngul mendimin e tij te libri i studiuesit Stuart E. Mann, që ia përkushton punën e tij studimore krijimtarisë në gjuhën Shqipe, që nga zanafilla e saj e dokumentuar .

 Duke ndjekur fletë pas fletë këtë libër të studiuesit akademik Mann, Fatmir Terziu thotë:

- Është fjala te përkthimi i materialeve dhe sidomos i poezive origjinale nga gjuha shqipe . Përkthimi i poezive është shumë “literal” edhe rima, edhe pjesët e tjera përbërëse kompozuese janë

ritransformuar e përshtatur me fjalë në gjuhën angleze, ndjejmë dhe një lloj humbje të realitetit dhe vlerave.

Akademiku Mann ka përcaktuar se ku fillon njëjësimi i shkrimit letrar të shkrimit në gjuhën shqipe. Sipas Mann, thotë Terziu, i pari që ka shënuar këtë është At Borcardus më 1332, ku thekson se “Edhe pse shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, ata përdorin gërma latine në librat e tyre” Pra kështu shënohet dhe një zanafillë e rëndësishme e dokumentuar e ekzistencës historike e literaturës së shkruar shqiptare. Quaj (A.Gj) se kjo e fundit; mendimi, përfundimi i hulumtuar dhe gjetur prej Terziut përbën një vlerë për historinë e shkrimit të gjuhës shqipe.

c- Mehmet Myftiu një shkrimtarë modern .

Akademiku Mann e përcakton se ai (Myftiu) hynë midis krijuesve të vlerësuar për krijime moderne . Dhe pikërisht në librin e tij botuar në vitin 1955 Myftiu bie në sy të studiuesve britanik për këtë pikasje (faqe 40).

Në librin dhe studimin e akademikut Stuart, ajo që është parandierë në fakt është argumentuar, thotë Fatmiri. Man nuk përcakton të ardhmen e krijimtarisë së M.Myftiut, apo të të tjerëve, por mënyra e përcaktimit dhe kjo vjen në një rrugë logjike .

Dhe kjo rrugë logjike më së shumti ndeshet me faktet që ai sjell për krijimtarinë shqipe në vite .

Këto fakte janë argumentim në një shkrim të dytë që unë (Fatmir Terziu) do ta pasojë së shpejti për lexim.

Të bie në sy, vërehet që, për çdo njësi, për çdo ‘’parcelë’’ të veçantë studimi, autori lexon, studion dhe i referohet në mënyrë krijuese dhjetëra e dhjetëra emrave shumë të njohur si studiues dhe kritikë të letërsisë dhe artit ndërkombëtar perëndimor dhe Amerikanë .

 Për këtë mjafton të shikoni bibliografin ku, Studiuesi dhe Kritiku NDRYSHE, Fatmir Terziu se kujt i drejtohet.

“Kritika Ndryshe” është një vepër tipologjike për karakterin e saj dhe unike nga mënyra e kompozimit .

Ndarja e saj në tre kapituj qarkohet nga një mur i qelqtë e i tejdukshëm, që të lejon të vëzhgosh, të kuvendosh me të gjitha format dhe problematika që ajo studion .

 Ajo është një risi, një vepër reale e plotfuqishme me dije, studime dhe ide ‘’revolucionare’’ në fushën e kritikës letrare shqiptare .

Më duhet, të veçoj dhe të them se; Në kapitullin e dytë, autori ka përzgjedhur midis shumë prozatorëve, disa krijues shumë të përveçëm, për të cilët ka shkruar, ka ndërtuar nga një ‘’monografi’’ në shumë plane letrare me vlera për letërsinë shqipe, që deri më sot ato kanë munguar, ose është folur përciptazi . Të tillë, që ‘’unë’’ dua ti përcaktoj dhe ti mbivlerësoj (sepse kështu i ka përcaktuar dhe autori)) janë:

Pëllumb Kulla, Lazër Stani, Faruk Myrtaj, Ledri Kurti, Roland Gjozaj).

1- Pëllumb Kulla. Filozofia e jetës .

Parametrat që përdor F.Terziu për të motivuar me shumë mjeshtëri filozofin e Kullës janë; humanizmi, naritiviteti artistik, dinamika politike dhe kolektive . Tregimet e Kullës autori i analizon dhe i sjell në vëmendjen e lexuesit si modele tregimesh të reja në pasqyrim të reales .

 F.Terziu merret shumë me krijimtarinë e Pëllumb Kullës, ku padyshim spikat ajo e vërtetë që: “Kulla është sot përfaqësuesi më i denjë i asaj letërsie që fillon me Kutelin”

2- Lazër Stani model i prozës së shkurtër . F.Terziu thotë se: - Me tregimet e mëparshme të L.Stanit dhe me këto të përfshira në vëllimet e tij të fundit, që përligjin një botë poetike sa të veçantë aq dhe të pasur proza jonë tregimtare (bashkë me të Koliqit, Y.Shkrelit, Kutelit, Pashkut bëhet prozë, letërsi e madhe...

3- Tregimet e F. Myrtaj flasin shumë bukur dhe në gjuhën Angleze .

Në mes të shumë tregimtarëve të prozës shqipe, (N. Lera, Z.Çela,T.Laço,T.Keko e të tjerë ) F.Terziu përzgjodhi Farukun si autorin e kompletuar të letrave shqipe . Për arsye se; Tingëllima bashkëkohore në ‘’ shqip’’ ndihet, ka bukurin dhe vlera në gjuhën Angleze .

Çdo lexues, student, apo studiues e gjen të pasqyruar në thellësi dhe të ngritur në vendin e duhur në veprën studimore të F.Terziut –Kritika Ndryshe, duke i veshur ‘’rrobën’’ e mendimeve dhe vlerësuar si shkrimtarë elitar .

4- Tregimet e Roland Gjozës vijnë si një dramë plotë ngacmimesh dhe pickama të jetës, ku ngjyrat flasin dhe tregojnë...

Autori gjen dhe thotë me bindje letrare se:

-Në këtë retorikë (në tregimet e Gjozës, shënimi im) asgjë nuk paralajmërohet, asgjë nuk parashikohet, madje sgjë nuk paramendohet .

Autori(R.Gjoza) mjeshtërisht dramën e kovergon në një ëndërr, duke lënë qëllimisht fuqinë e fjalës të ndjek ritmin jetik, ritmin e një jete që merr jetë njerëzish.

R.Gjoza është mjeshtër i fjalës, ai sjell gjithë grimcat e jetës, problemet, situatat, madje dhe minidetajet që lidhen me çdo pjesë dhe solidë .

‘’ ...S’bluhet me mulli kafe
Merrma jetën me një plumb
Jetën falma me një fjalë’’

Sipas studimit analitik të F.Terziut për Rolandin; Trilli artistik është i atillë që, ky trill, si një ëndërr fle mbi tytën e pushkës .

5- Çdo autor si objekt studimi nga F.Terziu është një gjetje, jo vetëm e përcaktuar artistikisht, por dhe një mendim estetik shumë i çmuar për vlerat specifike të gjithësejcilit autor. Ato janë modele suksesi në fusha të veçanta të letrave shqipe dhe natyrshëm dhe të letërsisë kombëtare .
E tillë është dhe LEDRI KURTI .

- Proza e Ledrit është një poezi më vete...Ajo lexohet njëherë dhe të bënë të kthesh fletën prapë, deri sa bëhesh një aktor dramatik i saj, thotë Terziu .

Nga mënyra e të konceptuarit, në aspektin vend dhe kohë dhe e studiuar në një formë dinamike me një tematikë dhe natyrë të gjer dhe në sasi -

 Kritika Ndryshe -, i japin studimit të Zotit F. Terziu, të drejtën qytetare të jetë një vepër e plotë shumë dimensjonale e realiteteve letrare, nga e shkuara dhe e tashmja .

Ku, fuqia e fjalës përbën motivin bazëformuese në argumentimin, analizën dhe vlerësimeve që Ai i bënë punës së tij, duke ndjekur me vëmendje dhe në heshtje, pa eufori dinamikën, ecurinë dhe vlerat e shumë e shumë krijuesve . Tek këta krijues, F. Terziu ka shkuar, i ka “takuar” veç e veç në të gjithë kontinentet ku flitet dhe shkruhet Shqip . U ka bërë vizitën radiografike dhe skopike të shpirtit të tyre krijues me një dashuri prej Ëngjëlli .

Sigurisht, pa lënduar Autorin, F.Terziu, do të dëshiroja të shpreh mendimin tim se, në ndonjë rast (autor) vlerësimi i studiuesit i ka kaluar caqet e ngopjes.

Kjo vlen për kapitullin rreth prozës shqiptare . Ndihet dhe bie në sy se, jo në të gjitha rastet Zoti Terziu e ka gjetur të përshtatshëm poetin të cilin e ka për objekt studimi, pasi në botën letrare ka dhe autorë të tjerë të heshtur dhe të pa studiuar nga kritika për shumë arsye.

Aristokrat i fjalës dhe i mendimit të çuditshëm


Rreth romanit ‘’ HOME’’ të Ardian-Kristian Kyçyku


Shkruan :  Arqile V Gjata

Romani ‘’ Home’’( Çkena ) është një bukuri e vajtueshme, pikëlluese dhe një realitet që ka një qendër shikimi të çuditshëm, ku fuqia e fjalës e Markezit ton ( Ardian Kristian Kyçyku) na bënë të jetojmë në një kohë jo normale, që lexohet si një histori e mërgimtarëve . Si lëvizje të personazheve që kryqëzohen mes ndjenjave të fuqishme ku ndeshen e çuditshmja me realen, fjala brilante me absurdin estetikë, bota e madhe shpirtërore me vrojtimet e tejdukshme kristalin të mendimit të shtrira në kohë sipas trekëndëshit dje, sot dhe nesër .
Përmes tablove të shumta plotë ngjyrime të pleksura derri në rrënjë me elementë të botës mistike autori na çon në jetën e padukshme mes ngjyrimeve dhe artikulimeve mistikë, që s’është veçse një bashkësi jetësh të mirëpranuara dhe që të ndjellin kënaqësi deri në joshje, por dhe copëza jete pak si të frikshme .
Autori i romanit ‘’HOME’’ ka një dhunti të jashtëzakonshme letrare që, Ai mund të lëviz dhe malet .Z. Ardian e zhyt gjithë romanin në qiejt e metaforës dhe nëpër lëndinat e figurave letrare, ku toka e askujt është toka jonë dhe qiejt u përkasin vetëm personazheve të Home Çkenës . Këta lloj personazhe, me në krye Home Çkenën shpikin rëfenjza sa të çuditshme, aq dhe të botëkuptueshme dhe që mban brenda vetes aq fatkeqësi dhe lumturi.
Nuk besoj, ta njoh njeri tjetër botën reale dhe atë jo reale, ashtu siç kemi fatin ne (gjatë leximit të romanit) ta njohim nga dinakëria e ngjarjeve, që të pranojmë, se në botë ndodhin gjëra që beson vetëm Home Çkena ( nënkupto A , Kyçyku ))
Njerëzit e librit, personazhet e tij po mundohem t’i përfytyroj dhe ti shoqëroj me entuziazëm në bazë të atyre të vërtetave, të asaj autopsie ( të personazheve) të shpirtit të tyre të dukshëm dhe të padukshëm . Gjatë gjithë kohës që lexova dhe rilexova romanin e A . Kyçykut, unë jetova duke thithur aromën e shpirtit, kënaqësinë e gjesteve dhe tingujve ‘’dal nga qepallat e neonta, nga qeniet më të shtrenjta që i pat lënë gjallë jeta e skalitur duke zbritur drejtë kryeqytetit me kokat që iu gumëzhinin si oda ku hanin drekë të vdekur dhe të gjallë ‘’. ( pjesë e cituar nga romani )
Në të gjithë romanin bie në sy, dallohet dhe je nën pushtetin e fjalës dhe të funksionit të saja, e lidhur kjo në rrafshin historiko-shoqërorë, ku autori ka një konceptim bashkëkohësie shqiptare në rrjedhat e ngjarjeve dhe në karakteret e personazheve veç e veç, pasi gjithë relievi i romanit ka funksionet e veçanta të fjalës dhe forcës meditive të ndryshme në kohë dhe hapësirë .
Mjeti më i shëndetshëm, për mos u tharë lëçitja e romanit në fjalë, është çmenduria e përfytyrimeve poetike në fuqi të tretë dhe në të pestë me ndjenja të koklavitura të mbjella nga gjuha shumë e pasur letrare, që na ngop me të ‘’qeshurën’’ si një lëng drite, ku u mundova të gjej një dëshmi, një vegim, a një shpikje për jetën . Lexo në faqen 68.......
Mbrapa perdeve të mendimeve të Home Çkena, në dialogun me Shefin e Dheut fshihet një filozofi sa njerëzore dhe e pastër, aq dhe e derdhur si monument, që duhen mendje të përgatitura ta përtypin në mënyrë të shëndetshme ( faqe 72 )........
Autori si një personazh aktiv potencial, që i kalon kufijtë e normales drejtë tërbimit estetikë dhe trilleve të pathëna . Si pasoj dhe rrjedhojë të tipave të tillë të pashmangshëm ( neve lexuesve) dhe mua na lindin një varg pyetje, që zor se një lexues i sërës mesatare do ja dal dot tu jap përgjigje estetike dhe morale të kuptuarit të jetës që personazhet e romanit kanë hedhur mbi veten e tyre .

Së pari . Çfarë përfaqëson fotografia dhe dëshmitë e tejdukshme të Home Çkena në jetën e romanit në fjalë.......!?
Së dyti . Pse personazhet e dubluar, si Martina, Shefi i Dheut apo Kulla dhe Suzi dhe në veçanti vet Home Çkena janë gjaku dhe shpirtrat tona nëpër vite, nëpër hapësirat e kohës të koklavitura me ngjyrime dhe vlera e kundra vlera të pa tjetërsueshme .?
Dhe së fundi .Çfarë ndodhi dhe po ndodh në jetën tonë këtej dhe andej nëpër botë, si po e jetojmë ne këtë realitet, dhe pse e mbylli jetën e tij Home Çkena tragjikisht, dhe vet ai a mund të harrohet !?
Ai, është sot e gjithë jetën shqiptari i lindur në djepin e pushkës për të qenë i lirë dhe që duhet të përballet me realitetin, me mendimet dhe ciklonet e fuqishme të jetës....
Çdo lexues është i detyruar gjatë leximit të romanit të përballet dhe të vër në punë gjithë vlerat intelektuale për të asimiluar atë sofër me format e arsyeve dhe kontrastet për të gjurmuar realitetin e të tre qosheve...të ngrehinës së romanit .
Autori i romanit ‘’ HOME ‘’ ka pasur një vizion, një ndërthurje, një arkitekturë shumë specifike dhe të veçantë në ç’birimin e ngrehinës fatlume, të kujtesës, të tragjikes dhe asaj estetiko-morale dhe shumëllojshmërinë e dukurive të jetës së Home Çkena dhe në tërësi të romanit.....
Do të doja të shtoj një mendim pak si ndryshe :
Gjatë rrjedhës së romanit, në ndonjë rast bie në sy dhe përsëritja e të njëjtave mendime, si dhe ka çaste që ndjen dhe pak sforcim në të lexuar .Mos ndoshta këto janë efekte që më vijnë nga paaftësia për ti përthithur normalisht......!!:?


Nga Arqile V Gjata : Sinqeriteti Poetikë në Poezi


Shumë nga ne, na bëri jeta, që dhimbjen dhe gëzimet e shpirtit ti hedhim në vargje tani vonë . Dhe nuk u munduam as të botojmë ndonjë libër në të Ri, kjo dhe për fajin tonë... dhe as të quhemi - Poet tani që po krijojmë vargje dhe se jetojmë brenda gjysmës së vetes ... .
- Poet është një Titull, një e drejtë e pa dekretuar nga askush, por që s’mund ta mbaj kushdo mbi shpinë, se rëndesa e saj të kërrus, të thinjë.. Të bënë ‘’Perëndi‘’
- Poet nuk të bëjnë botimi i librave me shumicë, por vatra e shpirtit që mban zjarrin gjithmonë ndezur dhe prushin e shndëron në vargje .Të lëngosh në shtratin e titujve dhe në ethet e botimeve, të bën të flasësh përçart . Nxitimet e çastit të shprishin ekuilibrin e ndërgjegjes krijuese . U lodhëm duke dëgjuar anë e kënd; Ky është poetë, unë jam një poetë...tani jemi shumë më të kamur pasi kemi me tepricë ‘’ poetë ‘’ se sa lexues .Dhe kjo vjen nga mungesa e të vepruarit, të seleksionimit nga ana kritikës dhe e studimeve të veçanta për Poezinë . Por një gjë e tillë është një temë për të cilën duhet diskutuar me kurajo, dinjitet dhe në mënyrë shumë të ndershme...në të ardhmen duke pasur si pikë drejtpeshimi dhe studimin e Zotit F. Terziu ‘’ Kritika ndryshe....’’
- Jo çdo gjë që fluturon – hajet, thotë një fjalë e urtë .Kjo përbën një të vërtetë për këdo që krijon dhe shkruan vargje ( Poezi ) .Pasi vërehet se, në disa krijime poetike rendet pas –Sinqeritetit të Shpirtit dhe jo pas SINQERITETIT POETIKË ( Ndoshta, mund të ketë dhe miq, të cilët mund të reagojnë, ose të çuditen me terminologjinë që unë po përdor. Por, është një e vërtetë për mua dhe do mundohem ta mbroj me modesti. Në këtë rast, për mua më shumë ka vlerë artistike, letrare-termi Sinqeritet ) .
E para, ka në thelb emocionet e çastit, të shpirtit sipërfaqësor të jetës së përditshme,Sinqeriteti shpirtëror është i përafërt, i prekshëm dhe deri diku i përbashkët për një masë të madhe krijuesish; Ndërsa Sinqeriteti Poetikë ka për bazë ndjenjat e fuqishme Poetike dhe që vërtetë kanë marr qytetarin e sinqeritetit të dëlirë, të brishtë që fugojnë, barisin, vallëzojnë,grinden, përplasen, përtërihen, shkatërrohen, lodrojnë në mënyrë të padukshme, të pakapshme dhe në mënyra shumë të ndryshme nga njeri tjetri dhe të thellë, të pacak, të vet menduar jo nga syri dhe perceptimi i jetës empirike dhe emocioneve të çastit, si reflekse, por si një botë e fuqishme ndjenjash që vlojnë nëpër gryka krateresh të veçanta diku thellë nëpër troje të çuditshme që syri, veshi i njeriut nuk ka mundësi ti ‘’blej apo ti shes ‘’ e të tjera...
Dikush e quan Sinqeritetin Poetikë të baras vlefshëm me Sinqeritetin ( Se sa janë të ‘’ sinqertë ‘’ krijuesit me vetveten nuk e di !!) Shpirtëror të çdo njeriut që percepton dhe reagon nëpërmjet shqisave . Por unë them se Jo...
Sinqeriteti Poetikë është vertebra e shtyllës Poetike, është një kategori estetike ( në se e pranojmë ‘’teorikisht ‘’ ) që, si e tillë ajo është e qenësishme, e domosdoshme për - - Poezinë - dhe sidomos për Poezinë e sotme moderne dhe për ato poezi që janë mbartur në shekuj në mendjen dhe kujtesën e kohës si perla të poezisë, pasi atë nuk mundë ta gjesh, ta kërkosh, ta riprodhosh me metoda klasike dhe për më tepër të marrësh receta estetike dhe ndjesore . Te – krijuesit - ky nocion ( Sinqeriteti Poetikë, në qoftë se do ta emërtonim kështu ) nuk është shumë i pranishëm, për shkak se Sinqeriteti Poetikë është shumë sqimatarë, nazike, ‘’ egoist ‘’ poetikë dhe dinjitoz në ndjenjat dhe i dashuruar deri në flijim për Poezinë . Ky ( nocion, kategori ) gjendet vetëm te -Sinqeriteti Poetikë- si privilegj dhe mishërim e atyre vlerave që thamë më lartë .
Padyshim nuk duhet të ngatërrojmë – trillin Poetikë dhe sinqeritetin e mendimit poetikë veç e veç me Sinqeritetin Shpirtërorë në poezi, pasi të dy të parat –trilli poetikë dhe mendimi poetikë janë pjesë të pandarëshme, të domosdoshme që i japin jetë, elegancë, përsosmëri,rrezatim, afrotizizëm dhe ndjeshmëri të thellë - Sinqeritetit Poetikë kur POEZIA- vjen tek lexuesi apo i dhurohet ..
Sinqeriteti Poetikë - është një burim poetikë dhe krua shpirtëror që rrjedh, është mendimi poetikë dhe fantazia poetike individuale e çdo –Poeti- . Dhe Ai , s’ka pse ta çoj veten të pi ujë në burimet e të tjerëve . Sinqeriteti Poetikë venitet në qoftë se krijimi i vargjeve rreh gjithmonë me të njëjtën melodi, me të njëjta emocione dhe me po ato ndjenja të përsëritura dhe me tema të ngjashme dhe të rëndomta nga ana e krijuesve të veçantë . Kështu ndodhë që, krijues, jo të paktë bëhen të mërzitshëm, të palexueshëm dhe të tepërt si krijues .
Sigurisht që Sinqeriteti Poetikë është i pa shkëputur nga shumatorja cilësore dhe variacioneve të figurave poetike dhe sintaktikore e tjera që, nuk e hazmatikojnë dhe që s’përsërisin të njëjta figuracione në një poezi dhe më gjer . Po kështu duhet cilësuar se, Sinqeriteti Poetikë është tejet individual, vetjak, ‘’ kryeneç ‘’me ngjyrime të shumta shpirtërore të përveçme dhe me veshje dhe meditime karakteristike e të varura nga aftësia, talenti, shkalla e kulturës, e ambientit, botëkuptimit dhe e eksperiencës të gjithë secilit veç e veç .Sinqeriteti Poetikë i jep ngjyrime pa kufi - Poezisë . Ato ngjyra , ai spektër( dritë-hijet ) të mrekullojnë,të drithërojnë, të shkundin nga rrënjët ku ke mbirë, dhe ato si të tilla janë shumë të ndryshueshme, të pangjashme si brenda (fisit) dhe më tej, në mbarë metropolin e krijuesve të poezisë . Ky lloj Sinqeriteti Poetik ndjenjash merr frymë lirshëm gjithandej, përthithë aromën më joshëse dhe efktet më dritëdepërtuese për në të fshehtat e të padukshmes, të pakapshmes dhe i jep Poetit mundësi të mos humbas shijen ‘’ e së vërtetës ‘’, si dhe mos të gërgatet poezia nëpër mërira, nëpër cepa dhe oaze të mbyllura ku dëgjohen tinguj metalik të vargjeve pa ndjesi dhe ‘’ goditje’’shpirtërore të pa ndjeshme dhe pa ngjyrime poetike .
Përfundimisht mund të them se, Sinqeriteti Poetikë ( i ndjenjave ) në Poezi është një evolucion i përshpejtuar që bënë të mundur të kemi shumë galaktika poetike, si në hapësirë,në kohë dhe një ndjeshmëri të pafundme ndjenjash, që nga format, pështjellimet, antipodet, reales dhe jo reales, imagjinares apo asaj fantastiko – lirike dhe deri te ato mistiket...Sinqeriteti Poetikë ( i ndjenjave )mbanë firmën, vullnetin e secilit krijues në përgjithësi dhe në veçanti të çdo - POETI . Dhe ky Sinqeritet ( thesari krijues )është në djepin, në shtratin e vërtetë i krijuar nga Poeti gjatë rrugës poetike në vite i pakundërshtueshëm dhe i patjetërsueshëm .
Për të ilustruar gjithë sa thash më sipër po Ju njoh me një Poet ‘’ vocrak’’
Para disa ditësh lexova te ‘’ Gazeta Athina ‘’, që del në gjuhën shqipe në Greqi një cikël nga një vogëlush me emrin Aleksandër Bodurri . Dhe vallë ky krijues i moshës 10 vjeçare nuk duhet të quhet Poet....?! Dhe mendueshëm i thash vetes;
- Mjaftë më me poezi, s’je i zoti...!!
Ky djalosh njomëzak në moshë, por i fuqishëm në Poezi u bë shkak, që unë të ulesha dhe të shkruaja këto mendime .
Ja çfarë mendon Aleksandri :
- Poezia duhet të jetë e thellë, e bukur dhe në gjendje t’u flas njerëzve në një nivel më të lartë mendimi se teksti i një kënge .
Ju lutem, shijoni një Poezi të mrekullueshme nga vogëlushi A. Budurri .




Asgjë për t’u trembur

Vdekja nuk është derë që hapet
papritur dhe kështu
s’ka asgjë për tu trembur . E shumta
është një korridor i errët,
ku mund të lëshosh ëndrrën
e fundit si një vezë
e të presësh të çelë . Uro të jetë
i ngjashëm me ty
të ketë sy e këmbë . Të ec,
të shoh .
Më larg . Më qartë .

Thuaj diçka . Për shembull, se si
hija e njeriut
mund të të shtyp, më keq se ai vetë .
Se si arkivoli i bardhë fëmije
mundë të ta zhbëjë përgjithnjë
spektrin e ngjyrave . Thuaj diçka të
urtë,
mundësisht pa folur; ma përcill
njëherësh
me ngrohtësinë e dorës .

Në se ndodh që rrëzohesh e këput
këmbën
poshtë një treni a peme që
lëshohet mbi ty
njerëzit e afërt të shohin
me dhimbje,
e prapë shpejtojnë për diku,
ku janë vonë .
Ndërkaq ditët për ty ngrijnë
si heje akulli nën strehë...

Prek cungun, aty ku lëkura e
palosur
dalëngadalë është bërë një . Pa
kujtesë për atë që humbi .
Përfytyrimi, -flet më në fund,
- është si majaja e tepërt . E ciknos
magjinë e jetës .
Ti mbërrin atje pa arritur kurrë .

Arqile.V.Gjata : Kur vallëzon me poezinë e Raimonda Moisiut



Mbi poetikën e Raimonda Moisiut


Sipas tezës të teorisë – kritika ndryshe nga John Lye që thotë:
‘’.....një analizë e sotme bashkëkohore, shpjegon se si një krijimtari kuptohet, dhe si ajo e kupton atë (bashkëkohoren) .’’ Me pak fjalë kërkohet nxjerrja në pah e vlerave dhe dekodimi i mesazheve, apo fabulës .
Nga një kënd vështrim i tillë, dhe unë po e nis mendimin, me një fabul për të dalluar, qëmtuar dhe vlerësuar poezitë lirike të Raimonda Moisiu .
Jo kushdo di të vallëzoj bukur, (të qëndisë poezi), dhe vallëzimi është art !! Të vallëzuarit kërkon dëshirë, elegancë, shpirt, dhe pasion për të shijuar muzikën dhe partnerin që ke në krah . Të vallëzosh bukur, padyshim, një rol të veçantë luan dhe (ai, apo ajo) me të cilin vallëzon .
Keni provuar të vallëzoni me një damë, apo kavalier që të rëndon mbi supe e të tërheq zvarrë dhe ngatërrohesh me këmbët e atij , ose të asaj!? Dhe e dyta, Ju ka ndodhur kur kavalieri dhe dama përshtaten, bien në rezonancë të përbashkët, fluturojnë gëzueshëm në krahët e njeri tjetrit si një trup dhe shpirt i vetëm.... !!?
E tillë ngjanë dhe është, kështu ndodh midis Poetit dhe Poezisë....
Një relacion i tillë, si ai i dyti që citova, ka ndodhur midis Poezisë dhe Raimonda Moisiut Ajo tashmë e ka gjetur kavalierin, mikun dhe të dashurin e saj me të cilin ajo po vallëzon; Ajo vallëzon bukur me shije, ndjeshmëri dhe muzikalitet duke i dhënë lexuesit të pranishëm buzëqeshje, duartrokitje dhe kënaqësi.. Raimonda vallëzon me lirikat e saja, që të ngacmojnë, të merakosin dhe të trazojnë shpirtin kur i lexon......

Lundrimi i të dashuruarve!
Dielli po na shihte gjithë zjarr nga qielli lart
Dhe lulet e kaltra të valëve pa një gonxhe
Trupi im prej qumështi nuk kish më turp nga ti
Nga trupi i bronxët .
Ti ende po më shihje i shtangur, i hutuar
Dhe prisje sytë e mi që të të ftonin –‘’Eja’’
....................................................................
Një zog i bardhë deti u ul në supin tim
Dhe me një këngë ujrash u nis larg përsëri
Dhe këngë e ujit thoshte: ‘’Puthuni!Po afron bregu!
Puthuni! Shtërngohuni dhe bëni dashuri!!’’

Engjëlli im!
Pushtomë me krahët e tua,
guxo!
Prek petalet e lules më të bukur,
që ti adhuron .
Afroje te mua
fytyrën e dlirë, engjëllore,
si i afrohet kupës së kaltër të qiellit,
kurora pranverore e luleshqerrave .
Afroje...afroje buzën,
edhe më edhe pakëz....
Edhe një çikëz hapësirë ka mbetur,
Sa është e hollë,
cipa e buzëve!

Buzët e tua

I ndjej te cepi i buzës sime .
Janë.....
Të nxehta, të kuqe, të turpshme, të çlirta

Era e lirikave të Mondës noton e harlisur duke shpërndarë me gjuhën e dashurisë shëmbëlltyrat e kujtimeve të botuara nëpër ditët e sotme, dhe ne i lexojmë nëpër rrjedhë të gjakut tonë.....

Si një qiri, që mezi ndriçon terrin e kësaj nate

Ndjej rrënimin, ndjeva ftohtësinë tënde!
Askush nuk mund të pikas ftohtësirën
sikurse unë!
Mos më thuaj ‘’Shpirt’’
Përse më dërgon puthje sërish?
Unë e ndjej se ti nuk më do më!
E di?
Sepse ti,
Ti,
nuk dua më ta besoj
por e ndjej,,,,
ti nuk bëhesh më xheloz, për mua .
mos më thuaj më ‘’Shpirt’’, në ke perëndi!

Kur erdhi ajo...ajo....
Mosha e adoleshencës,
...................................
Me lengun e ëmbël të puthjeve,
zbuluam se;
diçka mund të bënim,
diçka të veçantë, që
i magjeps të gjithë, që
e kishin bërë të gjithë,
dhe
që ishte krejt e ndryshme nga
të gjithë,
siç janë fytyrat e njerëzve .
.......................................
Mësuam se ne
mund të
dashuronim
dhe
të dashurohemi
marrëzisht....
Jo kushdo vallëzon shumë bukur me poezinë!! Është aftësia e zonjës Moisiu që,
lirikat e saja kanë mjaltin e shpirtit, nektarin e luleve të pranverës . Ajo është poetja e dashurisë kristalin, që shndritë në shumë pozicione nën efektet e dritës së shpirtit dhe aftësisë që ka kjo poete në të thururin e një lloj poezie që të dashuron . Në poezitë lirike të Moisiut ndihet, dallohet, shfaqet një lloj poezie që pasqyron ledhatimet, pasionet dhe ankthin e dashurisë.......

Nuk e ndjen psherëtimën e petaleve,
......dashnori im?
Jam harlisur e ndezur nga puthjet! shpirt,
dashurokam, qenkam ziliqare Paskam...
.............................................
nga puthjet e zjarrta,
aty.....
ku të dashuruarit
zgjatin gishtërinjtë
e dehen
me eliksirin e dashurisë.....
Nën dritën e hënës,
ndjeva lëkurën tënde,
pasionin që shkëlqente zjarr,
mbi gjoksin tim .
Ndjeva....!
Mëkatin, që
gishtërinjtë e mij kërkonin
në butësinë e njeri-tjetrit,
në misterin
e bashkimit........
Afrohu dashnori im!
Vështro yjet!
Janë adhuruesit tanë,
Ndjej rrahjet e zemrës,
ankthin e dashurisë .

Udhëtimi poetikë i autores është një punë mendore në zhvillim dhe i pa këputurën copëra duke ndjekur, prodhuar imazhe dhe efekte duke i prekur ato me qëllim që, lexuesi ti shijoj . Të gjitha këto gjera, fakte, ndodhish dhe marrëdhënie bëjnë që poezia e Raimondës të lexohet dhe rilexohet .
Te poetja Moisiu gjejmë një lloj poezie, që të adhuron, të dashuron, ndoshta dhe marrëzisht dhe nuk i largohesh dot pa e shijuar, pa ia ndier nxehtësinë e shpirtit .
I dashur lexues! Provoni, merrni prej krahu ( në rolin e partnerit, ose partneres) poezinë e R . Moisiut, vallëzoni me atë në një ambient ku të jeni vetëm ju të dy,
TI dhe Poezia.....Ja për shembull........’’Në perandorinë e mimozave’’

Ku po të shpie?
Eja me mua dhe mbylli sytë
E di unë se ku do të shpie, lepurushi im i bindur .
Shtriu mbi bar!
Shtriu dhe hesht!!
Mos mendo asgjë.
Mos mermeri asgjë.
Mirë??.....Ha-ha
Hahahaaaaaaaaaaaaaaaa!
Çeli sytë....Hë, mo, çeli!
Dhe më puthë....
Ke turp të më puthësh?
Ke hyrë në perandorin e mimozave
Të mimozave dhe të barit
Dhe....possiiiiiiiii
Je në perandorin time
Dhe do bësh çfar të them unë
Unë dua tani
që të më puthësh prapë
Të më puthësh fort, shumë, papushim!
Unë sonte kam ditëlindjen!
Tërë bota është e imja sonte! .

Poezitë e Raimondës ruajnë një fshehtësi, një sekret, një të panjohur . Për të njohur këtë sekret dhe fshehtësi duhesh të njohësh, të kuptosh, të dish artin e ndjenjave dhe dridhjeve shpirtërore të mbingarkuara me një diferencë potenciale midis ndjenjës, aftësisë dhe talentit për të ngjyer vargjet e poezisë, kafshatën e shpirtit në kupën e jetës .......
Pres një vështrim,
për një ngrohtësi, një përqafim,
të vrullshëm e të nxehtë,
t’i iki trishtimit,
të bie në luginën e dashurisë,
të thyej gardhin e ndarjes .
Një tjetër dashuri kërkoj
të marr puthje çdo natë,
dhe nga puthjet,
të zgjohem çdo mëngjes.....
..............................................
S’të mjaftoi ajo natë e ‘’parë’’
Kur më vodhe të shtrenjtën puthje?!
S’harron kjo zemër e mjera
Vuajtjen nga një tradhti
Nën këtë blir’ me të tjera
Ti vjel e vjel veç dashuri
Për inatin tim u këndonte
Me afsh puthte sytë e saj
Ndërsa zemra ime lëngonte .

Në veçanti, kafshatën e shpirti gjithkush e gjen në mënyrë të përsosur në poezinë
‘’ Hidhe vallen me brezat...nënëzo...!
Për të gjithë lexuesit, është fatmirësi të vallëzosh me poezinë e Raimonda Moisiut .
Një mundësi të tillë na i ka krijuar shpirti bardhëbore dhe i brishtë i Mondës . .

Etika poetike e Raimondës

Kam mendimin se, poezia e (shkruar) nuk mund të ‘’argumentohet’’, nuk mund të ’’provohet’’ me fakte . Përsëri ka vend të mendohet në se (poezia) është
‘’e vërtetë’’, a ka vërtetësi, a është e jetuar, sigurisht jo ashtu realisht ..?
Në shumë raste ajo(poezia) është hipotetike, ëndërrimtare, sajesë ëndrrash....
të gjitha këto më çojnë te një përfundim i përafërt se:
- Poezia e Raimonda Moisiut nuk është shpërthim ndjenjash të çastit, por është
meditative, e krehur bukur nëpër skena hipotetike shumë të besueshme dhe me
një etikë shumë intime poetike . Poezia e Mondës lexohet si një fotografi e bukur,
e brishtë dhe fisnike .
Po të lexosh ciklin ‘’ Sikur s’më ke puthur kurrë’’, jo vetëm që s’lodhesh duke shëtitur brigjeve të poezive rinore që R. Moisiu e shkruan me shumë nostalgji dhe
ndjeshmëri(joshje) poetike, por dhe na kujton kohën e muar....
Lirikat e Mondës janë të qelqta, të punuara me delikatesë dhe me kulturë qytetare .
Gjithashtu, kam mendimin se, R. Moisiu ka shumë pushtet poetikë ndaj lirikave të saja . Si rrjedhojë, Ajo duhet ta prish pak qetësin romantike...Pasi në karakterin e
saj krijues, ne gjejmë vajzën, femrën qytetare kurrajoze, që brishtësinë femërore e ekspozon dhe ngrihet me guxim ndaj ambientit, rrethanave, mentaliteteve si një flutur
e bukur, si një lule - Mos më prek....


Shkruar me rastin javës së miqësisë .

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...