I dashur Rexhep,
Mendoj se shqetësimi juaj e ka burimin në përmbajtjen e materialit të mëposhtëm, i cili ka për autor një qytetar turk me prejardhje shqiptare, i cili dikur nisi një biznes në Tiranë.
Eshrefi
Aq shumë i rrit kjo tokë tradhëtarët e saj,
sa rrënjët e tyre kalojnë kufinjtë
January 27, 2017
Shkruan: Ahmet Dursun
Shumë tradhëtar kanë lindur në tokat shqiptare, dhe sot ende vazhdojnë të mbijnë keto fara te këqija, nga lindja ne perëndim, e nga jugu ne veri,gjithandej… Aq shumë i rrit kjo tokë tradhëtaret e saj, sa rrënjët e tyre kalojnë kufinjte, dhe ushqehen me plehun e zotërëve të tyre të vërtetë. Aq shumë i rrit kjo tokë tradhëtaret, aq të llojshme, aq të përsosur bëhen, sa i kanë zili edhe shkencëtarët që luajnë me gjenetikën e bimëve… Gjaku i shitur prishet, ndërsa ai që derdhet rron sa malet!
Jo të jesh i plakur në trojet shqiptare, por, si në rastin tim, mjaft të kesh dëgjuar në tregimet e gjyshes për bëmat e serbëve, e di që nuk mund të negociohet për asnjë grimcë toke me ta! “Mirëmengjes” tradhëtar! “Mirëmengjes” rrënjë te mallkuara! Jo në shqip, në gjuhën e tasit mbrapa pragut ma ktheni, ku të jeni e ku ta keni: Mirëmengjes! (Citohet sipas faqes së internetit “Kosova Post”. 27 janar 2017).
2017-02-01 11:19 GMT-08:00 Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>:
Rexhep ShahuZ. Kryeminister, merr mandate sa të duash veç mos e shit vendinUnë dëshiroj që rrena 1 miliardëshe të jetë rrena e radhës, e përsosur, e përkryer dhe të mashtrohen të gjithë sërish prej kryeministrit, të mashtrohen maskarej e jo maskarej dhe të dalin tufa - tufa bashkë me atë si kryemashtrues udhëve të vendit për ta mashtruar këtë popull, këtë popull që ka shumë dëshirë të mashtrohet, që ka shumë dëshirë të fitojë pa punuar, që ëndërron të jetë milioner dhe e beson ëndrrën e vet sikur është milioner, popull që kur mashtrohet i duket se ndjen kënaqsi seksuale. 300 mijë vende pune që nuk krijohen nga kjo qeveri për 300 vjet popullit i bëhet se janë krijuar sepse aq shumë ka rrejt kryeministri dhe aq shumë e ka përmendë shifrën 300 mijë sa na është bërë e vërtetë.Por nuk janë 300 mijë të papunë në atdhe pasi forcat e punës kjo qeveri i ka dëbuar prej atdheut.Sepse ndryshe, 300 mijë të rinj të papunë 300 herë e shtijnë në varr cilëndo qeveri.Unë dëshiroj që të votohet rrena 1 milionëshe, të mashtrohet populli, ta votojë kryeministrin edhe një mandat edhe një tjetër edhe një tjetër derisa ai të jetë gjallë, bile edhe të mos vdesë vetëm që të na rrijë si kryeministër përherë vetëm se është përfekt si mashtrues dhe nevojën për të qenë kryeministër e ka si nevojën për ajër.Unë dëshiroj që rrena 1 miliardshe të besohet dhe të votohet me mbi 80 perqind të votave ky kryeministër.Më mirë të votohet pa na shitur, pa na lënë peng si vend askund.Të na zhysë në borxhe 1 miliardshe, 2 a 3 miliardshme, 10 miliardshe pse jo.Ne mundet të na japë si vend të gjithin, të na shesë, të na japë me qera, të na falë diku, të na lërë peng diku apo me koncension.Mundet të organizojë shteti legalisht tregtinë e drogës, tregtinë e ligë të vajzave.Ne pranojmë, durojmë, duam, nuk kundërshtojmë se këtu nuk ka kundërshtarë, të gjithë janë me sytë lutës drejt kryeministrit, ai ka në dorë ekzistencën tonë, gjalljen dhe vdekjen tonë, lulet dhe ferrat, zogjtë e drurët, ujrat e diellin, të gjitha i ka ai në dorë.Kryeministri aktual erdhi në pushtet duke bashkuar maskarejtë e gjithë vendit për të dëbuar nga pushteti malokun Sali Berisha, i cili i terheq rrufetë por në fakt nuk qeverisi me malokë.Erdhi në pushtet me premtime marramendëse.Populli mashtrues që ka dëshirë të mashtrohet dhe mashtrimin e ka mënyrë jetese, u lumturua dhe edhe tani lumturohet.Popullit i duket se kryeministri nxjerr sallam popullor nga bytha dhe lekë për popullin nga gojTani kryeministri kë duhet të bëjë bashkë për të qëndruar në pushtet edhe një mandat apo edhe pesë mandate.Duhet të shalojë maskarejtë dhe të përsosë rrenat e reja poshtruese.Populli knaqet kur e rrejnë, populli ynë ka shumë qejf të rrehet dhe pastaj bën sikur zemërohet e thotë duke qeshur më gënjeu maskarai, dhe ia shkel syrin maskarait.Populli ynë e adhuron mashtruesin, gënjeshtarin, të poshtrin, e zgjedh edhe për dhëndër një të tillë sepse populli ynë të tillët i quan të zotë, janë të zotët, janë të shkathët dhe u ngre kult maskarejve.Popullit tonë njerzit e urte e të ndërshëm nuk i hyjnë në sy.Atyere që ia kalarojnë nënën, atyre që ia shesin shërbimin shtetëror, atij që i japing rryshfete, atyre populli u thotë u thotë baba, bos, njësh, yll, flori, zog kurvet, bir kurvet me përkëdheli.Kryeministri i ka gjetë këto dhe qeveris me këto, po sajon rrenën e re 1 miliardshe për ta marrë mandatin e radhës,Unë propozoj që të mos e sforcojmë kryeministrin, të mos e detyrojmë të na fusë shtetin në borxhe, le t'ia japim mandatin e dytë e të tretë e sa të doje ai, vetëm vendin të mos e fusë në borxhe, të mos e lërë peng.Partia Demokratike duhet të daklarohet qarte, thjeshtë, shkurt për sa po them.Dhe kjo që po them nuk ka nevojë për spërdredhje para kamerave nga cicëruesit, por ka nevojë veç të thuhet: z. Rama, mos na fut në borxh, mos na ler peng askund, pa merr mandate sa të duash e rri kryeministër sa të duash.
Sent from Yahoo Mail for iPhone

