Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/21

A mund të ketë Kosova ushtri pa pëlqimin e serbëve?


Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), është shndërruar së fundi në një prej temave më të nxehta në Parlamentin e Kosovës. Në bazë të kushtetutës FSK nuk mund të shndërrohet në ushtri nëse nuk ndryshohet Kushtetuta e vendit. E për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve dhe dy të tretat e votave të serbëve në Parlament. Serbët ende nuk kanë vullnet që të votojnë ndryshimet kushtetuese që do ta mundësonin formimin e ushtrisë së Kosovës.
A mund të ketë Kosova ushtri pa pëlqimin e serbëve?
Autorizimi për qeverinë

Në pamundësi të këtyre ndryshimeve kushtetuese, dy javë më parë Parlamenti i Kosovës nxori një rezolutë me të cilën e autorizon Qeverinë që sa më parë të koordinojë dhe procedojë strategjinë për transformim të FSK në Forca të Armatosura të Kosovës. Në rezolutë thuhet se “duke shprehur përkushtimin për integrimin në NATO, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë të bashkërendojnë hapat për harmonizimin në përpjekje me NATO dhe SHBA-në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës konform mandatit të autoriteteve të Kosovës”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje (5.03) tha se ai ka ndërmarrë një nismë që me ligj ta ndryshojë misionin e FSK-së. Presidenti tha se, me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së interesave shtetërore, Kosova duhet të avancojë rolin dhe detyrat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ashtu siç presin të gjithë qytetarët e Kosovës, nëpërmjet ligjit të ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, FSK do të ketë për mision që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, qytetarët dhe komunitetet, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës, si dhe të kontribuojë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global”, thotë presidenti Thaçi.

Ky ndryshim në misionin dhe detyrat e reja që do t’i marrë FSK-ja, në përputhje me ligin e ri, sipas presidentit Thaçi, “e bëjnë FSK-në një ushtri moderne, profesionale, me karakter mbrojtës, e cila do të dizajnohet për të mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe do të jetë në shërbim të ruajtjes së paqes në rajon dhe në botë, sa herë që Kosovës i kërkohet të jap kontributin e saj në këtë drejtim”.

Kryeministri ende nuk është deklaruar

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, akoma nuk e ka komentuar nismën e Presidentit, por menjëherë pas rezolutës së Kuvendit ai tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të bërë transformimin e FSK në FAK. Por, tash për tash sipas tij, është e pamundur që kjo të bëhet vetëm më një ligj të qeverisë, nëse nuk ka mbështetje të partnerëve strategjik, siç është NATO. Sipas, kryeministrit, “partnerët strategjik të Kosovës, insistojnë që formimi i ushtrisë të bëhet me ndryshimet kushtetuese dhe në pajtim të gjërë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës”.

“Nga kontaktet që kemi pasur deri tash, kemi kuptuar se NATO dhe partnerët tanë strategjik mbesin të përkushtuar që FSK mund të transformohet në çdo kohë në Forcë të Armatosur, përmes ndryshimeve kushtetuese me përkrahje të nevojshëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke i ruajtur të arriturat e deritanishme në konsolidimin e vendit dhe integrimin e komuniteteve. Kjo na është thënë qartë në të gjitha takimet që i kemi pasur me faktorin ndërkombëtar”, thotë kryeministri Isa Mustafa.

Serbët refuzojnë

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të rreshtuar përkrah listës “Srpska”, nuk e mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës, duke thënë se kjo nuk është e nevojshme, për aq kohë sa në Kosovë ka trupa ndërkombëtare të NATO-s. Zëvendëskryeministri në qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë për mediet serbe se ky subjekt politik nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

“Qëndrimi ynë për këtë nuk ka ndryshuar dhe e gjithë kjo dëshirë që kjo të bëhet, duket se buron para së gjithash nga arsyeja populiste e politikës ditore dhe se për këtë nuk ekziston nevoja serioze. Nuk ekziston as argumentim serioz i paraqitur se pse duhet të ndodhë kjo”, thotë Branimir Stojanoviq.

Përfaqësuesit e serbëve madje nuk kanë pranuar as të diskutojnë për formimin e ushtrisë së Kosovës. Këtë e pohon vet ministri i FSK-së, Haki Demolli, i cili thotë se “pavarësisht ftesave të shumta që i janë dërguar Listës Serbe, nuk iu kanë përgjigjur ftesave të ministrisë për të diskutuar lidhur me këtë transformim të FSK në Forcë të Armatosur”.

Ministri Demolli ka thënë se draftligji për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura ishte proceduar dy herë në Qeverinë e Kosovës, mirëpo i njëjti nuk është proceduar fare në Kuvend për shkak të mosaprovimit të amendamenteve të nevojshme kushtetuese.

“Forcat e Armatosura të Kosovës ka do të jenë një forcë bashkëkohore, jo voluminoze, diku me 5 mijë pjesëtarë aktiv dhe 3 mijë rezerve. Do të ketë kapacitete mbrojtëse dhe do të ndihmojë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në vend”, thuhet në projektligj.

Krijimi pa ndryshime kushtetuese?

Por, a mund të krijohet ushtria e Kosovës pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese, me një ligj të veçantë, ashtu siç theksohet në rezolutën e Kuvendit të Kosovës? Burim Ramadani, ekspertë i çështjeve të sigurisë i tha DW-së, se shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura, kërkon qartësi ligjore dhe vullnet të detajuar politik. “Është krejtësisht e qartë se Kosova ka nevojë për themelimin e ushtrisë dhe që kjo ushtri të jetë me kapacitete të plota për mbrojtje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Deri më tash, përpjekjet kanë qenë të drejtuara kah mundësia e transformimit të FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat domosdoshmërisht kërkojnë edhe votat e 2/3 të komuniteteve. Kështu i bie që FSK-ja bëhet ushtri edhe me votën e shumicës së deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës. Ky opsion nuk është arritur të ndërtohet deri më tash”, thotë Burim Ramadani.

Ai përmend edhe dy opsione tjera sesi FSK të rrisë kapacitet e saja dhe të bëhet ushtri e Kosovës, opsione këto që nuk janë provuar deri tash. “Një opsion tjetër ligjor, është ai që argumenton se për themelimin e ushtrisë së Kosovës nuk ka nevojë ndryshimet kushtetuese, porse mjaftojnë vetëm ndryshimet ligjore. Në këtë rast, nuk është e domosdoshme vota e deputetëve serbë. Sipas këtij opsioni, emri i FSK-së nuk ndryshon, por ndryshon mandati dhe misioni. Ky opsion nuk është provuar deri më tash. Ndërkaq, një opsion tjetër është edhe ai që bazohet në një fazë të ndërmjetme. Përkatësisht, që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimet ligjore që mundësojnë zgjerimin e mandatit, misionit dhe kapaciteteve të FSK-së, duke mos ndryshuar emrin”, thotë Burim Ramadani.

Sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, këto janë tri opsione reale për themelimin e ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij, do të duhej të jetë një ushtri me kapacitete mbrojtëse për Kosovën. Sidoqoftë, tash për tash është akoma e paqartë sesi do të procedohet për formimin e ushtrisë së Kosovës. Zyrtarët e NATO-s kanë theksuar se NATO e mbështet zhvillimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së, ndërsa transformimi i saj mbetet çështje ligjore që duhet ta zgjidhin institucionet e Kosovë

“Fox News” quan Putinin vrasës, reagon ashpër Rusia


Prezantuesi i kanalit “Fox News” gjatë një interviste të zhvilluar me presidentin Donald Trump, e quajti presidentin rus një vrasës. Nuk mungoi shumë dhe këtë të hënë Kremlini doli në një deklaratë. Duke e quajtur të “papranueshëm” komentin e gazetarit, Rusia kërkon që gazetari duhet të kërkojë falje.
“Fox News” quan Putinin vrasës, reagon ashpër Rusia
Bill O’Reilly prezantues në Fox News e përshkroi Putinin si “vrasës” në një intervistë me presidentin Trump, por ky i fundit shpjegoi dhe u përgjigj me gjithë respektin e mundshëm që kishte ndaj homologut të tij rus. “Ka shumë vrasës në botë. Edhe këtu (në SHBA) ka shumë vrasës. Çfarë mendoni? Vendi ynë është aq i pafajshëm?”, është përgjigjur Trump.

“Fjalë të tilla nga kompania Fox TV ne i konsiderojnë të papranueshme dhe fyese, dhe sinqerisht duke folur, ne do të preferonim për të marrë një falje nga ky kanal për ta respektuar më tej si TV ” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë më gazetarë.

Pikëpamjet e Trump mbi Putinin janë shqyrtuar nga afër në Shtetet e Bashkuara, ku agjencitë e inteligjencës së SHBA kanë akuzuar Moskën se ka sponsorizuar fushatën e Trump që të fitojë.

Por Trump tha se nuk ka “asnjë provë”, që presidenti rus ishte fajtor. “Para së gjithash, ai thotë se nuk e ka bërë këtë. Shumë njerëz thonë se kjo nuk ishte e tij. Pra, kush e di kush e bëri atë?” tha Trump.

Fox News i bën jehonë letrës së senatorëve dërguar Sekretarit Rex Tillerson për Shqipërinë


Rrjeti televiziv amerikan “Fox News” i ka bërë jehonë letrës së 6 senatorëve amerikanë dërguar Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, të cilët shprehin shqetësimin për drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

“Fox News” ka pasqyruar letrën e 6 senatorëve, ku shkruajnë gjithashtu se miliarderi amerikan George Soros, përmes shoqatave të tij po ndikon në politikën e Shqipërisë por dhe në atë të Maqedonisë.
Fox News i bën jehonë letrës së senatorëve dërguar Sekretarit Tillerson për Shqipërinë
“Duke vënë në dukje jo vetëm situatën në Maqedoni, të cilën ata e përshkruajnë “si një aktivitet alarmant në këtë rajon të paqëndrueshëm”, ata vënë theksin edhe për gjendjen në Shqipëri”, raporton televizion amerikan.

Gjashtë senatorët e njohur amerikan, në pjesën për Shqipërinë në letrën e tyre, ata shkruajnë: “Politikanë të nderuar nga Shqipëria kanë deklaruar se diplomatë amerikanë dhe organizata të Soros ndikojnë në çështje të caktuara politike në vendin e tyre. Veprime të tilla me efekte destabilizuese në një vend të NATO-s janë të qarta dhe përbëjnë kërcënim për përkeqësim të mëtejshëm të situatës, duke pasur parasysh se Shqipëria këtë vit mban zgjedhjet parlamentare”.

Senatorët republikanë që kanë shkruar këtë letër për Sekretarin Amerikan të Shtetit janë: Ted Cruz, Michael S. Lee, Thom Tills, James M. Inhofe, David A. Perdue dhe Bill Cassidy.

Letër për Batonin


Letër për Batonin

Nga Nikoll Lesi.

Baton Haxhiu është një djalë kosovar që ka marrë nënshtetsi shqiptare. Analist, gazetar dhe drejtues i një media në Kosovë. Realisht njihet si njeri që këshillon Edi Ramën. Së fundmi edhe në Prishtinë i organizoi pritjen, darkën dhe shumë mirë bëri pasi miqtë, edhe në kohë të vështira politike duhen ndihmuar e respektuar. Në këtë pikë Batoni mbetet korrekt si njeri.

Nuk kam asnjë ankesë për Batonin, përkundrazi e shoh me respekt historinë e tij.

Por në një shkrim të botuar sot në disa web-e dhe gazeta me titull “Demokracia e çadrave”, shkrim që nga një web në tjetrin merrte tituj të ndryshëm sipas preferencave të botuesit apo linjave editoriale momentale, Batoni nxit Edi Ramën që të largojë Ilir Metën nga koalicioni dhe të qeverisë pa Ilir Metën (LSI). Bile një togfjalësh helmues si “Iliri «është helmi i socialistëve dhe melhemi i demokratëve ndërkohë që nën kupolë nuk ndodh asgjë», na thotë një diplomat i invovuar në kritë. Me të drejtë, së paku nuk ndodhë asgjë pozitive”-citon Batoni duke futur heshtën brinjë me brinjë, por dihet se më i majtë se Ilir Meta nuk është Edi Rama. Mirë apo keq, Ilir Meta ka dalë nga e majta, punon për të majtën, bile paksa të majtën tradicionale dhe mbetet te e majta si në gen ashtu dhe në përspektivën e afërt. Edi Rama, ndonëse është kryetar i PS-së dhe kryeministër i së majtës, ai nuk ka asnjë lidhje shpirtërore me të majtën socialiste. Aspak. Rama si kryeministër ka bërë disa reforma drastike, të pranueshme, siç edhe ka bërë sallatë shumë të tjera. Ai është Rilindas, siç e thotë mjaft bukur lideri i LIBRA, Ben Blushi. Dhe për më tej Edi Rama ka marrë selinë rozë me një grup rilindasish, që pasi e shpartalloi PS-në, duke larguar ikonat socialiste si filozofin e së majtës Ben Blushi dhe “karlmaksin e PS-së”, Koço Kokëdhimën; tani Edi Rama ka mbetur shah-mat. Edi Rama në thelb mbetet njeri punëtor, pasionant, arrogant. Si me magji janë ndërthurur te ai e majta ekstreme me te djathtën sakatuese. Por ky është ai. Nuk e ndryshojmë dot. Ai ka nevojë për një barazpeshë brenda qeverisë, ndryshe është i pallogaritshëm në vendime e veprime.

E kam thënë në krye të herës, sapo filloi protesta e opozitës në çadër, se Edi Rama ka rastin që nga kryetar i PS-së të kthehej në një Burrë Shteti. Pra as më pak e as me shumë: Të jepte dorëheqjen nga kryeministër në emër të ruajtjes së shtetit dhe bashkë me Ilir Metën hyn në zgjedhje dhe i fiton. Zgjedhje pa opozitën, Baton i nderuar, nuk mund të ketë dhe as do ketë. Këtë e di mjaft mirë ti. E provoi Sali Berisha në maj 1996 dhe shkaktoi luftën civile, sepse iu bashkëngjit edhe rënia e piramidave. Por kryesisht fillimi i rënies së shtetit dhe Berishës ishte se nuk pranoi zgjedhjet me opozitën dhe më pas nuk pranoi të sakrifikonte qeverinë në emër të një marrëveshje të madhe politikë gjithëkombëtare.

Vitin 1996 dhe 1997 e njoh shumë mirë, i nderuar Baton. Siç e njeh edhe Edi Rama që u rrah dhe u godit me 23 janar 1997 nga forcat e SHIK-ut, e njeh edhe Ben Blushi se ishte kryeredaktor i gazetës “Koha Jone” ( një nga kryeredaktorët me të mirë të historisë së gazetës), e njeh dhe Ilir Meta ish-nënkryetar i PS-së, i cili bashkë me Pandeli Majkon ishin ikona e rinisë së PS-së dhe e së ardhmes së socialistëve.

Ndonjë sugjerim për shkrimin tuaj të sotëm, Baton, edhe mund ta bëjmë. Apo nuk lejohet?

E para ky shkrim është i vonuar në kohë. Mund të bëhej dy vite më parë, kur Edi Rama ishte i blinduar, kur edhe mund ta largonte LSI-në, ndonëse nuk dihej përfundimi i sherrit. Tani është shumë vonë. Edi Rama nuk është në ditët e tija më të mira apo kaq i fortë sa “të qeverisë pa Metën”, siç ia sugjeroni. Nuk ka asnjë shans Rama. Edhe këtu është shah-mat, siç mbetet në raport me opozitën e cila nuk futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Sugjerimi juaj, si me magji, u mor nga kampi i opozitës sot dhe u bë kryelajm shkrimi jot. Pra opozita realisht mezi e pret që Edi Rama të largojë Metën sepse e di përfundimin, ashtu sikurse nxit Ilir Metën të ikë nga Rama dhe t’ia braktisë anijen e pushtetit, duke e lenë në mes të detit 10- ballësh, Edi Ramën.

Nuk është koha për braktisje koalicionesh, sidomos në këto muaj, kur anija është shpuar gjithëandej, kudo. Nuk mbahet “uji i oqeanit” duke vendosur dorën iks ministër mbi vrimat ku fut ujë anija qeveritare, aq me tepër që opozita po i prish direkun me mos futjen e saj në zgjedhje.

Natyrisht që precedenti i tanishëm i çadrës krijon precedentë edhe pas katër vitëve dhe kështu në vijim, por Rama-Meta mund të ngrihen mbi interesat politike përkatëse, mbi pushtetin dhe të ruajnë shtetin nga destabiliteti. Vendosin, bashkërisht, që të hyjnë në zgjedhje si koalicion dhe paralel me këtë vendim krijojnë qeverinë teknike me opozitën, por me një kusht: Dorë për dorë qeveria teknike me votimin e PD-së në Parlament të Vettingut.

Nuk ka zgjidhje tjetër, Baton.

Rama dhe Meta janë të dënuar të futen sëbashku në këtë zgjidhje për zgjedhje. Ndryshe nëse Edi Rama merr aventurën e largimit të LSI, siç ia sugjeroni, e keni çuar Edi Ramën “për lesh, në presh”! Si dikur Tritan Shehun e PD-së, në Lushnjë.

Miqësisht

Nikoll Lesi



&

Ja shkrimi i Baton Haxhiut:


Nga Baton Haxhiu.

Në Shqipëri, sulmi i të shëmtuarës është bërë i padurueshëm. Politikanët dhe politika brenda botës së tyre, jo vetem që nuk përpiqen të jenë të këndshëm kur janë në mesin e tyre, por politikanet as që përpiqen më të shmangin dukjen e shëmtuar. Janë bërë imun me të. U duket pjesë e natyrshme e tyre – shëmtia.

Katër vite më parë pata shkruar një shkrim për “koalicionin antihistorik”.

Sot kur po shkruaj, kujtoj shkrimin tim për mundësinë e koalicionit PS – LSI dhe shoh se kam pasur plotësisht të drejtë. Ngase teza del e padeklasueshme edhe sot: Koalicioni PS-LSI, nëse bëhet është antihistorik. I padobishëm, jovizionar. Medje tepër i rrezikshem. Ështe diçka si moçal – që nëse derdhet baltos gjithçka dhe gropos nën vete çdo shpresë.

E di që kjo nuk do të ndodhë, por ky koalicion si i bërë mbetet antihistorik.

Le të shpjegohemi më konkretisht.

PS ka nisur t’i dorëzohet çadrës. PD s’ka shanse në zgjedhje, prandaj beson se nëpërmjet bojkotit, kaosit të nis rrugën e regjenerimit të saj. Ilir Meta për të shpëtuar botën e tij që shtrihen në mbarë hartën etnike në Ballkan është në gjendje të bëhet bërthama e krizës.

Do të shpëtojë Shqipëria kësaj radhe nga përmbysja që ia bëjmë vetë ne, për t’u kthyer në zeron e saj aq kronike, apo do t’ia dal të kapërcejë veten?

Gjithë kjo varet vetem nga Edi Rama?

Pse e themi këtë? Sepse gjithë kjo ka një histori – dhe kjo histori ka ngjashmëri në formë, por jo në përmbajtje. Si është hsitoria e përsëritshme me pak fjalë dhe çka del nga kjo histori?!

Kështu, njëjtë nisi dikur Edi Rama grevën e urisë. Nën çadër. Sali Berisha atëbotë nuk përfillte kushtet. Dhe kishte fituar zgjedhjet.

Çadra e kësaj radhe e ka një “përparësi”: ajo ia doli t’i fusë ankthin Edi Ramës, i cili tashmë ia ka nisur të prodhojë veprime irracionale duke u bërë pré e logjikës aktuale të Sali Berishës. Mendësi që për bosht ka vetëbesimin se duke pranuar e ushtruar vetëvrasjen, në udhë e sipër, me vete do ta marrë në ferr edhe kundërshtarin politik.

Prognoza është e qartë: nëse Edi Rama lejon e vazhdon të prodhojë politikë sipas diktatit të çadrës, lidershipi i tij numëron ditët e fundit. Largimi i ministrave e sidomos Saimir Tahirit pas një qenie kaq të shkurtër në një resort aq delikat është dështim kapital i qeverisjes.

Ai ka gabime, për të cilat jo pakë homologë të tij lartë poshtë globit kanë dhënë dorëheqje, por jo ata kolegë që tentojnë të bëjnë diçka në një shoqëri si kjo shqiptarja, e cila në 25 vitet e fundit ka funksionuar ekskluzivisht mbi premisa kriminale.

Shoqëria shqiptare është e korruptuar në çdo sferë e cep të saj. Ka ndërtuar diskurs pozitiv për të fortin. Mitin për drogmenët dhe biznismenët e paprekur. Rrugën e politikës si përfitim të vetem në shoqëri dhe gjuhën që lavdëron të palavdërueshmen.

Aq më keq që ka ndërtuar edhe njeriun e keq të riciklueshëm, që bëhet hero sepse na del para vetes një keqe më e vogël, për të shpëtuar nga e keqja më e madhe.

Për një decenjë e më shumë ka qenë një fshat kanabisi që ka pushtuar Shqipërinë me lekë. Dhe na dilka koka e turkut për të gjitha të bëmat në shoqërinë shqiptare. Emri, Saimir Tahiri.

Prandaj me aq lehtësi ta akuzosh si të dështuar një ministër se pse nuk e zhbëri atë sistem për 3 vjet nuk është pragmatizëm, por dështim përballë një “çadre” në të cilën rrinë ulur përgjegjësit e instalimit të atij sistemi të korruptuar afro tridekadësh.

Këto janë faktet që jo se i mblodhëm diku, porse i ka përjetuar çdo i gjallë dhe jo i kapur nga i njëjti sistem.

Këtu qëndron edhe dallimi esencial i çadrës 1 nga çadra 2.

Respekti i Ramës karshi përmbajtjes së çadrës, për të drejtën e protestimit është për t’u pasur zili. Por nuk duhet hequr nga vëmendja se organizatorët e çadrës nuk janë shoqëria civile që kërkon drejtësi, por ata që sabotojnë reformat për drejtësi; ata që kanë frikë të vihet ligjësia se i penalizon për shumëçka. Përndryshe ku është logjika e refuzimit brutal të kësaj reforme që iniciohet e mbështetet nga perëndimorët?

Shumica e analistëve që pertojnë të analizojnë dhe jo të varur nga interesat personale me njërin bllok apo tjetrin e dinë se PD – sipas trendëve aktuale – nuk do hyjë në zgjedhje. S’ka potencial as për shpresë e as për besim për ndonjë mrekulli.

Sipas sjelljeve, deklaratave dhe përmasave të subversionit ndaj procedimit institucional të kundërshtive shihet se zgjedhjet as që janë synimi. PD e din sa e ka kapacitetin, prandaj ka zgjedhur metodën e futjes së vendit në një krizë konstante.

Këtë pritet që ta shtrijë në mbarë vendin, duke shpërqendruar “protestën” nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Me këtë shpërndarje ajo ka për qëllim krijimin e sa më shumë zonave të paqeverisshme nga pushteti aktual. Me mos-shkuarjen në zgjedhje do ta sabotonte demokracinë, ngase do të rrëzonte pjesëmarrjen elektorale nën 30%, pra mbi 20% më pak se ç’është zakonisht. Kushdo që t’i fitonte zgjedhjet e ardhshme nuk do qeveriste dot më shumë se 1-2 vite, ngase përfaqësimi nuk disponon me legjitimitetin e nevojshëm për t’u quajtur qeveri demokratike.

Më problematikja në këtë rrugë dydimensionale të Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës është se ata nuk kanë epilog konstruktiv për vendin, ngase të gjitha shenjat janë të natyrës përmbysëse, kaosit pas të cilit nuk dihet se do të përmbytet Shqipëria nga njerëzit dhe situatat e pakontrollueshëm, që vijnë nga qielli apo nga rreth e përqark, apo edhe kësaj radhe do te shpëtonte rastësisht.

Lojën PD e bën më shumë në sajë të taktikës lozonjare të Ilir Metës. Ajo vetë nuk e kushtëzon dot qeverinë Rama me asgjë. Ky – dihet tashmë botërisht – mbështet protestën natën për ta shfuqizuar dhe instrumentalizuar qeverinë ditën.

Iliri «është helmi i socialistëve dhe melhemi i demokratëve ndërkohë që nën kupolë nuk ndodh asgjë», na thotë një diplomat i invovuar në kritë. Me të drejtë, së paku nuk ndodhë asgjë pozitive.

Sa më shumë të zgjasë protesta aq më tepër vë kushte Meta për të përfituar maksimumin për katër vitet që vijnë. As naivi më i skajshëm nuk beson se Ilir Meta i bashkohet sërish PD-së, ngase as të dyja, PD dhe LSI nuk i mundin tjerët.

Kjo përveç faktit se Ilir Meta është po aq hipotekë sa vetë Berisha për figurën të pakarizmë te Lulëzim Bashës.

Të parin e ka armik të përbetuar se nuk përkojnë në ideologji e mendësi e të dytin se e trajton si trashëgimtar, garanci për t’i ikur drejtësisë.

PS duhet të kërkoj modele tjera qeverisjeje. Pa LSI-në. Jo kështu pas çjerrjes së maskave që për interesa të vogla klanesh vihet sërish në pikëpyetje ardhmëria e vendit sidomos në relacion me BE ngase ndërpriten për shumë vite negociatat. Edi Rama ia bën varrin vetes nëse tenton të përmbush kërkesat e Ilir Metës ngase;

Aleanca me LSI, kur kemi parasysh dëmin që i shkaktohet vendit nga ky lloj koalicioni është më se i padobishëm.

Prioriteti i PS-së është Reforma në Drejtësi, ndërkaq partia e Ilir Metës saboton pikërisht këtë prioritet ngase ka komplet qëndrime tjera rreth këtij kushti të rëndësishëm që vendi të shpëtojë nga hallkat e krimit të instaluara për 25 vjet.

LSI nuk është përfaqësuese e barazisë sociale, zhvillimit ekonomik me shtrirje sa më të gjerë demokratike, që do të thotë se ka humbur statusin e një të afërmeje brenda parimeve socialdemokrate. PS duhet të kërkojë koalicione tjera.

Zhvillimet politike siç orkestrohen nga tri kundërshtarët PS-PD-LSI çojnë kushtimisht drejt një krize që llogaritet të zgjasë dy tri vjet.

Kjo do të thotë: humbja e çdo mundësie për të vazhduar negociatat me BE-në, ekonomia do të pësojë rënie edhe më të thella; investitorët do ikin; shumica e njerëzve të mbetur do iknin nga vendi, ngase humbin çdo arsye për të shpresuar diçka aty.

Se çka do ndodhtë pas kësaj krize nuk mund ta thotë askush me siguri.

Do të lind një Republikë e Re? Nëse po atëherë pas fshirjes totale të lojtarëve të sotëm të politikës.

Po kush do t’i zëvendësonte ata?

Thyerja e kontinuitetit gjatë transferimit të politikës nga gjenerata në gjeneratë si duket është problemi më i madh i mendësisë shqiptare, ngase para se të ikin të vjetrit i zhdukin të rinjtë, ua mbyllin gjitha portat drejt një të ardhmeje integruese.

Baton Haxhiu

Erion Veliaj: Po të jemi bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme

Veliaj: Po të jemi bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme
Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, Krraba ishte mikpritësja e radhës e festivalit “Ritet Panverore”, ku morën pjesë disa grupe folklorike nga trevat shqipfolëse, si dhe i Bio-Fest, me punime artizanale dhe prodhime bujqësore të zonës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit Bashkiak dhe i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi dhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, vizituan punimet artizanale të mjeshtrave të zonës dhe prodhimet bujqësore të Krrabës, të cilat falë rrugës së re e kanë më të lehtë të dalin në treg.

Kryebashkiaku Veliaj ndoqi gjithashut edhe festivalin “Ritet Panverore”, ku artistë nga nëntë grupe folklorike interpretuan një mozaik vallesh e këngësh tradicionale të zonave që përfaqësonin. Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se rruga e re e ndërtuar për këtë zonë, e cila dikur ishte lënë në harresë, do t’i japë një impuls të ri zhvillimi ekonomisë vendase. “Ju falenderoj që këmbëngulët që rruga të kthehej në një prioritet kryesor për bashkinë, e cila u siguruar që në vitin tonë të parë të kemi një lidhje me Krrabën. Kanë mbetur vendosja e sinjalistikës, vijëzimet, për ta mbajtur 100% premtimin që kemi dhënë për një rrugë me standarde. Është e vetmja mënyrë se si Krraba mund të ndihet lagje e Tiranës, jo një periferi e humbur dhe as një vend jashtë vëmendjes”, tha Veliaj.

Ai theksoi rëndësinë për zgjedhjen e njerëzve energjikë dhe me vullnet për t’u shërbyer qytetarëve. “Vetëm kur drejtojnë më të mirët, atëherë ecën përpara edhe Krraba, edhe Tirana, edhe Shqipëria. Do të vij sërish këtu deri sa të kem mbajtur fjalën. Nuk ka rëndësi nëse më keni votuar ose jo, por është e rëndësishme ta shohim njëri-tjetrin në sy dhe fjalën duhet ta mbajmë”, tha Veliaj, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes palëve është i rëndësishëm për të kurorëzuar me sukses një projekt, si ai te Pazari i Ri.

“Mendoja se Pazari i Ri do të ishte një mision i pamundur. Megjithatë, punuan qindra vetë, gjetën gjuhën, bashkëpunuan, i dhanë dorën njëri-tjetrin, për atë xhevahir të bukur. Për pak do të hapim Bulevardin e Ri të Tiranës, një zonë tjetër që zhvillohet dhe zgjat qytetin drejt veriut, shumë afër Kamzës dhe Rinasit. Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë se po të jemi bashkë nuk na thyen asgjë dhe mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Gjërat dalin më bukur kur bashkëpunojmë”, tha ai.

Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që në 18 qershor të bëjnë zgjedhjen e duhur me qëllim vijimin me intensitet të punës për zhvillimin e të gjithë Tiranës. “Në datën 18 qershor kemi dy mundësi: Një mundësi është gjumi, të flemë e të gërhasim prapë, të zëmë kolltukët dhe mos bëjmë asnjë punë; mundësia e dytë është që të vazhdojmë punën që kemi nisur në Tiranë, në Shqipëri, në Krrabë, dhe në çdo cep të territorit. Është opsioni që të vazhdojmë të shkojmë në drejtimin e duhur. Sot nuk duhet të humbasim më kohë, duhet të fokusohemi te puna. Vetëm puna na çon përpara dhe në datën 18 qershor vetëm Edi Rama na çon përpara me punë në të gjithë territorin e Shqipërisë edhe në territorin e Tiranës”, deklaroi Veliaj, duke shtuar se nëse të gjithë organizohen dhe orientohen në drejtimin e duhur, edhe punët e kryeqytetit dhe të Shqipërisë shkojnë mirë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i dorëzoi “Certifikatën e Mirënjohjes” Ansamblit Medvegja nga Lugina e Preshevës, për pjesëmarrjen me një nivel të lartë artistik në edicionin e festivalit “Ritet Pranverore”. Më pas, kryebashkiaku Veliaj u takua dhe me familjet e vjetra të Krrabës, të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e kësaj zone.

Edi Rama, Lulzim Bashës: Nuk jap dorëheqje, hajde provoje !

Edi Rama, Lulzim Bashës: Nuk jap dorëheqje, hajde provoje !


Këtë të dielë zhvillimet politike kanë njohur ritme të shpejta si nga kryeministri Rama, ashtu edhe nga Presidenti Nishani. Edi Rama foli ashpër, prerë dhe kërcëlloj dhëmbët opozitës, duke i ofruar asaj kushtin ultimativ që ose hajdeni e votoni Vettingun në parlament ose rrini dhe mos hyni në zgjedhje, por zgjedhjet do bëhen me 18 qershor dhe se nuk do ketë qeveri teknike. Pra Edi Rama, si kurrë me parë dhe jashtë natyrës së tij, u tregua trim dhe tha se nuk ka ndërmend aspak të dorëhiqet. Por tashmë mbetet të shikohet se sa realiste janë kërcënimet e tij dhe si do reagojë opozita. A do të dalë me turp nga çadra Lulzim Basha apo do ti qëndrojë deri në fund stoicizmit të tij se “nuk do ketë zgjedhje pa qeveri teknike” ndërkohë që Edi Rama as nuk donte t’ia dinte për këtë kërkesë të Bashës. A do të përshkallëzohet lufta e opozitës sa nga çadra në beteja direkte fizike përballë qeverisë apo do rri aty në çadër duke mbajtur leksionin e radhës, kur përballë, pak hapa me tej kryeministri nuk jep asnjë lëshim për zgjedhjet? A do rrijë opozita duke parë sa nga xhamat e zyrës së Ramës tek ato të Metës apo do radikalizohet në emër të zgjedhjeve të lira?

E ka menduar opozita se cilat do jenë hapat pas deklaratës së rreptë dhe pa asnjë shans kompromisi për qeveri teknike të bëra të dielën pasdite nga kryeministri?

Por fill pas kryeministrit Rama doli edhe Presidenti Nishani.

Presidenti Nishani ka shprehur moskompetencën e tij juridike për të mosdekretuar emrin e Fatmir Xhafaj për Ministër të Brendshëm duke u shprehur se nuk ja lejon Kushtetuta. Por çfarë do të ndodhë në vazhdim? Vetëm pak ditë më parë lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh nga Çadra e Lirisë se Fatmir Xhafaj do të bëhet Ministër i Brendshëm vetëm po kaloi mbi trupat tanë (të opozitës). Por a do ta mbajë fjalën Lulzim Basha përballë një situatë të tillë, kur Presidenti i Republikës është shprehur se do ta dekretojë z. Xhafaj për Ministër të Brendshëm edhe pse figura e tij është e papajtueshme pas dëshmive të fundit për keqtrajtim gjatë kohës që ky i fundit punonte si hetues gjatë regjimit komunist? A do ketë një aksion të opozitës? Është me interes të shikojmë lëvizjen e radhës së z. Basha dhe nëse ai do ti qëndrojë fjalës së parë.

Lulzim Basha është para një sprove të fortë e të vështirë, por edhe vendimtare për karrierën e tij politike. Ose del nga çadra sa nuk ëshë vonë dhe kërkon falje atyre që i solli në çadër ose del nga çadra dhe fillon ortekun popullor në Tiranë dhe në çdo rreth duke u përballur me pushtetin deri në krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira e të ndershme, siç ka kërkuar opozita.

Qëndrimi prapë në çadër duke mos u përballur direkt, kur Edi Rama as nuk ia ndjen për Lulzim Bashën, do jetë një humbje kohe dhe lodhje nervash të opozitarëve.

Nga dita e dielë pasdite kanë ndryshuar shumë gjëra. Edi Rama konvertohet në faktor force dhe nuk la asnjë udhë hapur për qeveri teknike. Bile theksoi se me 18 qershor do ketë zgjedhje. Kush don të futet mirë, ndryshe as që dua t’ia di- ishte aksioma e kryeministrit.

PD, Lulzim Basha dhe krejt Opozita janë para sfidës së hapur. Do rrijnë duke kuvenduar në çadër dhe kënduar në kohë darke apo do dalin nga çadra për të rrëzuar mure pushteti në emër të zgjedhjeve.

Edi Rama dhe Lulzim Basha janë të dy të gjatë fizikisht, por nga diela pasdite Rama ka veshur dorëzat e boksit dhe pret në ring Bashën.

J.V.

(Marrë nga www.spjv.it)

Mark Gjonaj, shqiptaro-amerikani i Asamblesë së Nju Jorkut jep çmime për aktivistët

Mark Gjonaj, shqiptaro-amerikani i Asamblesë së Nju Jorkut jep çmime për aktivistët


Mark Gjonaj, shqiptaro-amerikani i Asamblesë së Nju Jorkut jep çmime për aktivistët


Nga Rita Saliu (Bronx, New York 2017)/ Është viti i tretë që Anëtari i Asamblesë së shtetit të Nju Jrokut në SHBA, Mark Gjonaj vlerëson me Çmime të larta edhe aktivistet e palodhura të komunitetit në Bronx. Mark Gjonaj është i pari Lider i lartë i politikës amerikane që fiton fuqishëm për të tretën herë radhazi mandatin e tij si Anëtar i Asamblesë në Distriktin 80 në Bronx. Fitore kjo e tij sigurisht që përbën një sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm për diasporën shqiptare në Amerikë, por edhe për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Çamërinë e të gjitha trevat shqiptare.

Emri i Gjonaj tashmë ka hyrë faqet e historisë e politikës amerikane si një lider me kapacitete të larta intelektuale, diplomatike dhe organizative, jo vetëm për demokracinë amerikane por edhe për të drejtat e shqiptarëve. Ka iniciuar dhe hartuar ligje edhe për të drejtat e gruas, ku shpesh e ka ngritur zërin edhe në Asamblenë e New York-ut. Fitorja e tij e përsëritur është një risi pozitive edhe për ne shqiptarët, ku me mburrje themi se edhe ne dimë të bëjmë politikë bashkohore dhe perëndimore.

Por në axhendën e tij të punës krahas proekupimeve madhore të politikës dhe angazhimeve sociale nuk harron të vlerësojë edhe rolin e femrës ameriakne edhe asaj shqiptare, të cilat e kanë mbështetur atë në nismat e tij qysh nga fillimi e deri më sot ku drejton me devotshmëri Distriktin 80 në Bronx.

Muaji mars, njihet si Muaji i Gruas në SHBA dhe Assamblyman Mark Gjonaj çdo vit nominon gra aktiviste, nëna dhe vajza veprimtare të komunitetit për arritjet e sukseset e tyre. Për kontrbutin që ato japin në të mirë të shoqërisë dhe të drejtave të gruas. Këtë Muaj më datë 18 Mars 2017, me Titullin Women’s Of Distination” Z. Gjonaj dekoroi pesë zonja të njohura, veprimtare të suksesshme, të guximshme e të pandalura të Distriktit 80 në Bronx, Yvette Armstrog, Mimoza Dajçi, Nora Feury, Monica Major dhe Norma Lopez.

Znj. Dajçi, njihet si një mbështetëset e orëve të para të fushatës elektorale të Z. Mark Gjonaj. Takimet dhe arritjet e tij ajo i ka parë dhe pasqyruar me përparësi në të gjitha mediat shqiptare si ato të shkruara ashtu edhe ato elektronike. Por edhe. Gjonaj e ka mbështetur organizatën “Hope & Peace” themeluar nga Znj. Dajçi që në fillimet e saj, ku shpesh ka qenë i pranishëm në shumë takime të tyre me personalitetet e larta të politikës amerikane në New York, dhe për këtë Mimoza dhe shoqet e saj i janë thellësisht mirënjohëse.

Po kush është portreti i Znj. Dajçi që dekorohet për sukseset e saj nga Assambbyman Z. Mark Gjonaj. Shumë e njohim dhe e kemi hasur emrin e saj në shtypin shqiptar, si gazetare, si bijë e mbesë patriote e Familjes Boletini dhe familje ish e persekutuar nga rregjimi komunist në Shqipëri. Prandaj edhe Z. Gjonaj i dedikoi asaj çmimin e suksesit. Mimoza është aktiviste, veprimtare, gazetare dhe themeluese e Organizatës së Gruas Shqiptare – Amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace” në SHBA. Ish themeluese e Shoqatës së Gruas ish të përndjekur politike në Shqipëri ka patur të atin ish të burgosur politik dhe xhaxhain ish të pushkatuar politik pa gjyq nga komunizmi në Prizren me në krye Shefqet Peçin nëndorin e vitit 1943. Mimoza ka qenë dhe njihet si aktiviste e të drejtave humane, femër e guximshme dhe gazetare që mbron të persekutuarit politik në Shqipëri e më gjerë. Ka ngritur zërin për çështjen e Kosovës, ashtu sikurse i ati i saj, kauzë për të cilën ai edhe u dënua nga rregjimi komunist në Shqipëri. Mimoza është Dekoruar në SHBA me disa Çmime e Tituj të Lartë si: “Ambasadore e Paqes”, “Portreti i Respektit”, Medalje për “Merita të Veçanta” nga Presidenti i Bronxit Ruben Dias Jr., dhe Dekoratë – Mirënjohje për veprimtari humane e bamirëse nga Z. Scot Stringer – Kryetar i Bashkisë Manhattan, New York.

Në ceremoninë që u mbajt sot për ndarjen e Çmimeve për pesë aktivistet femra në F&J Pane Restorant, kishin ardhur shumë personalitete të politikës Josef McManus, Joseph Thompson, Edith Blitzer, titullare të larta nga Bashkia Bronx që ka për President Ruben Diaz Jr, zonjat Tracy Mc Dermott, Monika Major etj. Përfaqësuese nga OJQ-të amerikane, punonjëse të Montefiore Hospsital në Bronx, aktiviste të komunitetit shqiptar.

Mes tyre poetja dhe humanistja e njohur Znj. Rita Saliu (nga Roud Island) së bashku me bashkëshortin inxhinierin nuklear dhe veprimtarin e palodhur të komunitetit shqiptar në diasporë Z. Adem Saliu, zonjat Drita Çarçani, Cheryl Williams MPA – C nga Montefiore Hospital ne Bronx, Kate Cima, Sebahate Berlajolli, Evi Kokalari – mbesa e Heroinës Musine Kokalari, Nebi Berlajolli etj. Në Ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për gratë e Suksesshme të Distriktin 80 në Bronx, Assamblyman Mark Gjonaj shoqërohej si gjithmonë nga bashkëshortja e Tij Roberta Gjonaj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...