Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/04/30

Maqedonia o do të bëhet ashtu siç duan shqiptarët, o nuk do të bëhet fare.

MË DHEMB DHIMBA JOTE DHE E MIQËVE TUAJ
MIKU IM ZIJADIN SELA!



_______________Fotografia e Astrit Jahaj_______
МЕ БОЛИ ТВОЈАТА БОЛКА И БОЛКАТА
НА ТВОИТЕ ПРИЈАТЕЛИ ДРАГ МОЈ ЗИЈАДИН СЕЛА!

Historiani Prof.Dr.Jahja Drançolli: Konvertimi i shqiptarëve në myslimanë u bë me dhunë


Historiani Prof.Dr.sci.Jahja Drançolli ka folur në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, ku ka dhënë detaje për periudhën e Skënderbeut, duke qenë edhe njëri nga studiuesit më të mëdhenj të asaj kohe.

Drançolli ka thënë se konvertimi i shqiptarëve në myslimanë, gjatë shekujve XV-të dhe XVII-të ka ardhur si pasojë e presionit të madh ekonomik, por edhe dhunës se ushtruar ndaj tyre.

Shqiptarët, sipas Drançollit, e kanë përqafuar islamin për t`i ikur trysnisë së sistemeve tatimore nga ana e Kishave Ortodokse dhe Sulltanit. Sipas tij, për t’i ikur vjelljes së dyfishtë dhe haraçeve të ndryshme, kanë zgjedhur islamin.

Rusët, apel Putinit të mos konkurrojë më për president



Lëvizja opozitare ruse e themeluar nga kritiku i Kremlinit në mërgim, oligarku rus Mikhail Khodorkovsky, zhvilloi të shtunën protesta në 32 qytete ruse, megjithëse autoritetet e kishin ndaluar zhvillimin e protestës dhe e kanë shpallur këtë lëvizje të paligjshme dhe zyrat e saj në Moskë nga bastisur nga forcat e rendit.

Në tubimin kryesor të zhvilluar në Moskë qindra protestues u mblodhën në një park para se të shkonin para një ndërtese administrative ku dorëzuan një letër me anë të së cilës i bënin thirrje Vladimir Putinit të mos konkurronte për një mandat të katërt në 2018.

Dhjetëra vetë u ndaluan nga policia ruse në Shën Peterburg për përhapjen e fletushkave të shkruara me dorë, ku bëhet thirrje për largimin nga pushteti të Vladimir Putinit.

Autoritetet ruse i kishin bërë presion me forma të ndryshme lëvizjes “Rusia e Hapur” duke e paralajmëruar të mos kryejë ndonjë aktivitet, dhe njoftohet se e kanë futur atë në listën e zezë.

Demonstratat e së shtunës zhvillohen pas protestave masive të marsit, më të mëdhatë të zhvilluara pa leje zyrtare në vitet e fundit, ku mbi 1000 vetë u arrestuan, përfshirë udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny.

Talat Xhaferi Shpresa e një Maqedonie shpresëdhënse!

Fotografia e Hafiz Gagica

Zgjedhja e z. Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, është një hap i drejt dhe shpresëdhënës përkundër dhunës së shfrenuar! Maqedonia vetëm me shqiptarët si faktor i barabart shtetformues mund të ekzistojë!

Nacionalizmi maqedon i nxitur nga qarqe antishqiptare është shëndërruar në faktor destruktiv dhe destabilizues në Ballkan. Kryetarit të ri të Parlamentit, z. Xhaferi, ia uroj detyrën e re duke i dëshiruar sukses në punë së bashku me gjitha forcat politike shqiptare në Maqedoni!

Hafiz Gagica,

 Tiranë më 28.04.2017

...Kur del në dritë e vërteta


Akademik Prof.Dr.Naim Kelmendi ,Ph.D

Akademik Prof.Dr.Naim Kelmendi ,Ph.D u lind me 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës, nga nëna Xufe dhe babai Salihu. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me gazetari e me publicistikë, duke u dëshmuar edhe në këto fusha të shkrimit, sidomos me publikimet e tij, si te gazeta “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia Neës” etj.

Nga veprimtaria e tij poetike janë përkthyer poezi edhe në gjuhët evropiane, duke u prezantuar edhe në antologji të ndryshme, si dhe në shtypin e kohës.

Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” në Zvicër, i cili për vite me radhë ka lënë gjurmë në jetën letrare të mërgatës sonë atje. Drejtues dhe kryeredaktor i revistës “Top Kultura”, e cila botohej po ashtu në Zvicër. Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia”, pastaj ish editor i gazetës “Pavarësia News”si dhe tash editor i Shtëpisë Botuese "Rugova Art".

Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.

Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999.

Që nga viti 2002 (pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta) jeton dhe vepron në Kosovë.

Akademik Prof.Dr. Naim Kelmendi,Ph.D  ka botuar deri tash këta libra:

Shtreza në fjalë, 1985
Nyja e Gordit, 1992
Albanoi, 1992
Pse ashtu Pandorë, 1993
Çka të bëj me dhembjen, 1993
Satanai me fytyrë tjetër, 1994
Eklipsi i diellit, 1997
Përballje me vdekjen, 1999
Shqiptari vdes duke kënduar, 2000
Kohë për të folur gurët, 2001
Sipërfaqja e padukshme, 2003
Vrasja e deputetit - monografi, 2003
Beteja e Koshares…, publicistikë, 2008
Pikëpamje dhe reagime, publicistikë, 2008
Në një jetë pas Krishtit, 2010
Esenca,2010
Shqiptari vdes duke kënduar (botim i dytë), 2010
Antologjia e dhembjes poetike, 2012
Është vetëm kujtesë, 2012
Po i flisja vetes, 2013




KOHË ME KOKË GORGONE

Po vjen koha me kokë gorgone
është egërsuar egër
në mish në kokë njeriu
mor a po vëreni atë që unë po e vërej
pamjaftueshëm
as shtetet s’po flenë
as njerëzit s’kanë gjumë të qetë
po shohin ëndrra të këqija plot ankth

vetëm miopët nuk shohin
as përtej hundës as përtej mjegullës

koha me kokë gorgone
po ecën me të shpejtë drejtë terrinës
e mendjes së ngjizur nga fara e keqe
e mbjellë mbi bime të egra mizore

po ecën shpejtë e më shpejtë
se sa e mendojnë mendjet fodull

mbi gjak të njerëzimit
po mbjellë mizori mesjetash barbare

mor, a po e vëreni atë që unë po e vërej
apo në mos është dhe një luftë e tretë botërore
dhe mbi hirin tonë as eshtrat s’do të zgjohen më
as Sodomat as Feniksi, ai zog i ripërtëritjes

as fija e pështjellimit njerëzor s’do të gjendet
për t’u zgjidhur njëherë mirë e njerëzisht

amen, na shpëtoftë dashuria...
ndryshe as detet s’do të na lajnë


PIKËLLIM LIRIE

Rrugët e hanë veten pa dalë në kryerrugë
mëkatnojnë natën në pikënatë dhe
ditën në pikëditë lindin kopila
rrugëve nga ndërgjegjet e vrara në njeri

as e kisha besuar kurrë
se liria është kaq lavire e madhe
harron dhe të harrojnë tmerrshëm
në vetminë pikëllyese

dhe merresh me vetveten t’humbur
në harresën e secilës ditë të heshtur
të jesh a të mos jesh vjen pikëpyetja

përditë e më shumë kuptoj
nga t’pakushtueshmet e djeshme
sa më afër i afrohem ta prek
ta dua të vërtetën aq më larg mbetem
për të arritur në Breg e zbres

në fund të zhgënjimit të madh
deri te rrënja të flas me atin tim t’lashtin
për t’i thënë pse më le aq herët fillikat vetëm
edhe rrugët e hanë veten pa dalë në kryerrugë


ZUZARËT

Nga kryevendi
Ndiqni
këta horra
këta zuzarë
këta të lënë edhe pa atdhe
fytyrat i kanë të ndritura
vetëm si zagarë...


IRIS ILLYRIKUM

Si mbijetove shekujt
Askush nuk e di ku qëndron esenca
E krejt asaj që je vetëm një lule e mbijetuar
Shenjë e Ilirisë sonë të lashtë se ishin ata që ishin

Dhe kush do që të mbijetojë
Do të hajë nga kërcylli vetveten
Por duhet mbetur patjetër
Vetvetja e vetes sonë

Po ti si mbijetove kohët deri n’kohën tonë
Për t’thënë se ishim t’bukur se kishim hapësirë
Se do na zhduknin po mundën me luftëra me masakra
Në katran do na zienin e do na ndjeknin në magrip

Por në mos pastë mbetur asgjë nga gjurma jonë
E lashtë ilire ti ke mbetur e të kemi shenjë
Se këtu ishte gjaku ynë ishte racë e bardhë e lashta
Racë që i suleshin nga lindja nga perëndimi

E kush do mbijetonte kaq bukur si ti
Kohët luftërat kryqëzatat për t’thënë se ne jemi
Këtu rrënja e lashta bimë dhe mendimi po i lashtë

Shqipëri dhe shqiptarë na ka ende rrënja e fisit
Të ndarë cepave e caqeve e tokave
E kujtimeve ku mbeten të djerra i populluan
Mbesin dhembjet tona e historitë e hartat e copat
Dhe tmerret e ndjekjet e gjenocidet n’shqiptarë

E degëve s’mund i bëjmë bashkë te trungu
Amen,mor Zoti ynë si t’i bindemi vetes
Për t’shikuar n’veten tonë ndarjet, kufnjtë

Po ti si mbijetove shekujt
Askush nuk e di ku qëndron esenca
E krejt asaj që je vetëm një lule e mbijetuar
Shenjë e Ilirisë sonë të lashtë se ishin ata që ishin


MJERIMI I TYRE

Ata e kanë trurin e tredhur
kur s’e njohin rrënjën e vet
dhe kërkojnë identitet tjetër
s’janë i gjenit as të kurmit tonë
duket janë diçka nga përzierja shekullore
e së keqes së mbetur në plagën e kombit
asaj fijes më të keqes që s’dihet nga ka pjellë
si farë në tonën arë kombëtare asgjëja e asgjësë
mor janë mjerimi i vetes dhe jetës së tyre aty
ku fillon të jehojë e zeza mbi atë cohë
kohë lëpjetre në gjeografinë tonë etnike
mor asnjë grimë gjak etnie nuk kanë se janë
farë e përzier që mbjelli në ta kush çka lënë
rrugëve të historisë përgjakshëm dhe përdhunë


MARSHI MIZOR

Janë nisur, po ecin, po presin koka, rendin
drejt qëllimit makabër, mallkim i tyre
qoftë fundi dhe fuqia e tyre e errët, çnjerëzore
po ecin drejt qëllimit, po presin koka fëmijësh
të pambrojtur, po vrasin pa asnjë faj njeriun
në jetën e vet në emrin e vet prej Zoti
kanë vënë katër shkronja kobzeza në krye
të qëllimit antinjerëzor dhe ecin duke prerë koka
toka i ka rëndë ku e shkelë këmba e tyre, mjerimin
mbjellin me qëllimin kryekreje bizar, shfarosës
amen, ndalini, a s’po i vëreni kokat e prera, plojën
e s’ju dhemb fatkeqësia e tjetrit, jo Jezus, o Zoti ynë
ata s’janë ata që s’dinë çka bëjnë, ia kanë qitur pikën
ata u nisën dhe po rendin, po presin koka njerëzish
po ecin po rendin po masakrojnë, a po e dëgjoni
marshin e tyre mizor, të egër, antinjerëzor po rendin
furi e së keqes shkretëtirës për të shkretëruar
njerëz, tokë dhe kohë, mizori e tyre po unguron
etshëm, përgjakshëm ngjizur në gjakun e mizorive
bjeruni, ndalini, do kutërbojnë kohën tonë dhe orën
po janë nisur bre drejt mizorive, bjeruni, ndalini
amen shporrini, bjeruni shpirtdjajve, kokëzinjve...
s’janë tjetër, janë shëmtia vet, n’tokën e Zotit


TUNGJATJETA MASHTRIM

Gjurmëve të frymëjetës
kush mundet më bukur ta stis rrjetën

anash e përanash e gjithë kohën andej e këndej
endet në fjalë në ecje kujdesshëm dhe ngrit kurtha mjegulle
vë gurthemel në murin e fjalëve dhe nis shtjellën


tungjatjeta mashtrim
i bukuri mashtrim i thekshmi
del në breg, ec e mos beso deri në theqafje, pastaj
dalin gjërat lakuriq t’vërtetat dhe s’di çka të bësh me veten
po kah kthejnë e kah të serviren me maska...
natën përgjatë terrinës e ditën përgjatë dritës
përbirohen duke t’u shitur me fytyrë engjëlli

tungjatjeta mashtrim
ditën për drekë
në dashuri në gjak njeriu
në mendësi kohe në secilën hapësirë

tungjatjeta mashtrim
edhe kur s’flejmë dot mbi një pikëllim
edhe mbi histori fjalësh
e në kufij hartash njerëzore

tungjatjeta mashtrim
edhe në seance hijerënda
e në mbledhje shtetesh ku jargon hipokrizia

jehut te thekshëm të thënieve të tyre
kur i theksojnë fjalëve ju besojmë
kur ikin nga prapa shpine të thermojne

tungjtjeta mashtrim
aktrim i rëndi aktrim
i pështirosur i pështymaftë...

kur del në dritë e vërteta
ti nuk je vetvetja, je tragjedia vet
por vazhdon sërish mjegullnajën e s’ia gjen askund fundin
as fjalës as thënies as të vërtetës kthinave të errëta të jetës...

dhe të përkulem para teje
si para të vërtetës pa shpjegim
tangjatjeta mashtrim...
sa i vërtetë që je sa kryetrim...

derisa del në shesh e vërteta ne paguajmë
haraçin tënd rëndë, shumë rëndë
e që nuk paguhet me asnjë çmim...

tungjatjeta mashtrim
i vetvetes i jetës i pjesës së njeriut
i secilës vragë në ecje në varasjen me paramendim

Falënderim dhe mirënjohje publike Akademisësë Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane



Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,Ph.D

Në faqen e internetit të ditës së sotme të Portalit“Agjencioni Floripress”, Prof.dr.FloriBruqi, akademik, anëtari Akademisë Shqiptaro-Amerikane,Drejtor për Marrëdhënie me Median i kësaj Akademie, moderator i mirënjohur i Portalit në fjalë, kishte botuar vendimin e Bordit dhe të Senatit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane,për pranimin në radhët e kësaj Akademie, si anëtarë të përhershëm, të Prof.dr. Mehdi Hysenit, të Prof.dr. Naim Kelmendit dhe të Prof.dr.EshrefYmerit.

Me këtërast, dëshiroj t’iu shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë Bordit dhe Senatit të Akademisë, Kryetarit të Akademisë Prof.dr.SkënderKodra, akademik,dhe Drejtorit për Marrëdhënie me Median, akademikut FloriBruqi, Prof.dr. PH.D.

Ju jam tepër mirënjohës për vlerësimin e punës sime, vlerësim ky që më mobilizon për të kontribuar edhe shumë më tepër në aktivitetin shkencor, letrar dhe publicistik, në shërbim të kombit shqiptar - për ribashkimin e trojeve tona etnike në një shtet kombëtar, me një stemë dhe me një flamur.
Mirënjohje të veçantë dëshiroj t’i shpreh akademikut FloriBruqi, për interesimin e tij të drejtpërdrejtë në marrjen e vendimit tël artpërmendur.

Santa Barbara, Kaliforni

29 prill 2017




Peshëngritësi, President i Shqipërisë!

Barometri dipomatik



Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni ,Ph.D

(Autori është Anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane)

Peshëngritësi, President i Shqipërisë!


***

Ata që janë kundër ribashkimit kombëtar, nuk e meritojnë të jenë as kryetarë partie e as presidentë Kosove e as Shqipërie.

Sikur Ilir Meta ta kishte mbrojtur kauzën e ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, ka pasur reson, të zgjedhej President i Shqipërisë. Ndryshe jo, sepse derisa presidentët, kryeministrat dhe ministrant e Shqipërisë dhe të Kosovës ( të kallëpit Meta dhe Gjingjiq), në forma të ndryshme (për hir të xhepave, të korrupsionit, të hajnisë, të mafiave dhe të pushtetit absolute të pakufizuar) e mohojnë të drejtën historike dhe legjitime të popullit shqiptar për ribashkimin e tij territorial brenda kufijve historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike, do të mbetet i pazgjidhur problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan, s’ka rëndësi se kush zgjedhet president Meta në Shqipëria, apo Zeqa në Kosovë. Krejt njësoj!

Ata liderë politikë shqiptarë, që e “kapin” pushtetin me nga 10, 20 e 30 vjet, nuk janë as e mira e Zotit, as e popillit, as e atdheut, as e demokracisë, as e drejtësisë, as e humanizimit, as e paqes, por dëmtuesit, gënjeshtarët dhe mashtruesit më të mëdhenj të vlerave kombëtare, evropiane dhe universale të njerëzimit.

Ah, sikur Ilir Meta të kishte qenë me merita politike dhe sportive botërore sikurse Majlinda Kelmendi kampione në Xhudo!

Vërtet, sikur Ilir Meta si peshëngritës, të kishte fituar ndonjë kupë si kampion kombëtar, ballkanik, evropian ose botëror, ashtu sikurse ka fituar në XHUDO, sportistja e shquar Majlinda Kelmendi nga Kosova e Shqipërisë Etnike, atëherë, do e votoja për president të Shqipërisë. Mirëpo, edhe në këtë kuptim nuk ka asnjë meritë sportive, edhe pse Ilir Meta e “kishte pasion peshëngritjen, i cili me fanellën e Tiranës dhe të Dinamos zhvilloi disa kampione, mirëpo gjatë atyre viteve nuk pati ndonjë rezultat konkret.” (http://tiranapost.al/ilir-meta-shtangisti-qe-u-be-president/ ).

-Ja, pra, ia ka vlejtur që Ilir Meta e ka braktisur sportin e peshëngritjes (sepse nuk ishte as kampion vendor, as ballkanik, as evropian e as botëror) dhe mbi të gjitha nuk ishte lukrativ dhe dobiprurës (sikurse politika korrupsioniste), në vend të atij sporti, zgjodhi politikën socialsite të Fatos Nanos dhe të Edi Ramës, sepse kjo bëri që, gjatë 27 viteve të kaluara (1990-2017), të fitonte poste të rëndësishme në pushtet (kryetar partie, kryeministër, zëvendëskryeministër, minister, kryetar kuvendi dhepresident).

Mirëpo, në aspektin demokratik dhe të drejtësisë, zgjedhja e Metes president i Shqipërisë, është e diskutueshme, sepse nuk e zgjodhi populli, as OPOZITA PARLAMENTARE, por partia e vet (LSI-ja) dhe Partia Socialiste e Edi Ramës-partner koalicioni në qeverinë dhe në kuvendin e Shqipërisë.
Autokracia në veprim, demokracia në letër!

-Të gjithë kemi shpresuar se në sistemin demokratik në Shqipëri ( 1990-2017)përgjithmonë, do të braktisej parulla demagogjike komuniste antipopull dhe antiatdhe “Partia mbi të gjitha” e populli, atdheu, mirëqenia, humanizmi, solidarësia, demokracia dhe drejtësia në “fund të pusit”.

Kjo farë sintagme idologjike partiake është absurde, pa kurrfarë logjike dhe pa kurrfarë vlere, sepse në asnjë kuptim, asnjë parti, në asnjë sistem politik, nuk mund të jetë “mbi të gjitha”, por POPULLI ËSHTË MBI TË GJITHA, interesi i popullit dhe i atdheut është në vend të parë, para së gjtihash dhe mbi të gjitha, jo PARTIA E AS IDEOLOGJI.

Mirëpo, kjo dialektikë materialiste nuk praktikohet në sistemin pluralist politik dhe demokratik në Shqipëri, sepse, ende në praktikë mbijeton “PARTIA ËSHTË MBI TË GJITHA”!

Ja, këtë, së fundi, më 27 prill 2017, e vërtetoi edhe zgjedhja e Ilir Metes president të Shqipërisë nga Partia Socialiste e Edi Ramës dhe nga Partia Socialiste për Integrim e Ilir Metes, pa OPOZITËN PARLAMENTARE, të cilën me “demokracinë” dhe me “drejtësinë” e tyre socialiste dhe neosocialiste, që nga 18 shkurti – 29 prill 2017 ia imponuan, që ajo ta braktiste Kuvendin, e të dilte nën çadër para kryesministrisë së Shqipërisë, duke kërkuar drejtësi, prosperitet dhe mirëqenie të plotë për popullin dhe për Shqipërinë demokratike.

Qëndrimi në pushtet: 10, 20, 30 ose 40 vjet, nuk përbën kurrfarë parimi etik, politik, juridik dhe demokratik, pavarësisht nga huqet dhe rezultat në politikë të Ilir Metës, duke i ndërruar postet dhe funksionet e tij si “kuleçtë e qirave”, jo më pak se 27 (1990-2017).

Kjo farë filozofie dhe praktikë politike e “uzurpimit” të shtetit, nuk ka asnjë lidhje me etikën dhe me drejtësinë e sistemeve demokratike evropiane perërndimore dhe me sistemin demokratik të Amerikës.

Përkundrazi, ky farë “modeli” politik, juridik dhe kushtetues qeverisës në Shqipëri nuk ka asnjë fije ndërlidhëse me demokracinë, me drejtësinë dhe me atdhetarizmin.
-Të qëndrosh në pushtet 30-40 vjet, duke ndërruar postet sikurse në kohën e komunizmit në vendet e regjimeve të dikurshme totalitare, kjo nuk është DEMOKRACIA EVROPIANE PERËNDIMORE E AS DEMOKRACIA AMERIKANE, por AUTOKRACIA, DESPOTIZMI, BUROKRACIA dhe njëmendësia e sistemeve totalitare sovjeto-kineze dhe verikoreane.

Kjo lloj AUTOKRACIE e egër dhe e pakufizuar është e dëmshme për sistemin demokratik pluralist në Shqipëri dhe për interesat strategjike evropiane dhe amerikane në Shqipëri.

Prandaj, shembujve të tillë si Ilir Meta me nga 30 vjet në parti e në pushtet, nuk duhet hedhur vota nga elektorati, sepse kjo formë e sundimit bie ndesh me të gjitha parimet e demokracisë, të drejtësisë dhe me interesat vitale të popullit dhe të shtetit demokratik shqiptar.

SYNDROMI ANTIBASHKIM e ndihmoi Ilir Metën, që sot, më 27 prill 2017, të bëhej President i Shqipërisë!

Si rregull e pashkruar, parimisht, ata liderë politikë shqiptarë, që vetë janë deklaruar kundër ribashkimit kombëtar, nuk do të duhej të zgjidheshin as presidentë, as kryeministra, as kryeparalemtarë e as ministra të Republikës së Shqipërisë, sepse kjo është në kundërshtim me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë (PREAMBULA) së vitit 1998, mirtuar me Referendum.

Po e rikujtojmë Ilir Metën, se me rastin e deklarimit kundër ribashkimit kombëtar, kur ishte Kryeministër dhe ministër i Jashtëm,(1999-2002), pati shkelur jo vetëm Kushtetutën në fuqi të Shqipërisë (1998), por edhe Platfrmën për zgjidhjen e çështjes kombëtare të Akademisë së Shencave të Shqipërisë (1998), duke pohuar se: “ Nuk ekziston çështja kombëtare shqiptare në Ballkan”!?

Këtë të pavërtetë skandaloze dhe apolitike sui generis, në hollësi e pati konkretizuar me këtë konstatim se kinse: “Zgjidhja e problemit të të gjitha bashkësive shqiptare në Maqedoni, në Serbi, në Kosovë dhe në Mal të Zi, nuk qëndron në bashkimin e tyre në një shtet të përbashkët, sepse kjo nuk ka kurrfarë gjasësh ngaqë sërish shkakton mllefin e së kaluarës.” (http://telegrafi.com/syndromi-antibashkim/).

Kështu pati deklaruar ish-kryeministri shqiptar Ilir Meta në Konferencën ndërkombëtare të vendeve ballkanike me temë “Strategjia e qeverisjes në fillim të shekullit XXI”, bërë në Athinë të Greqisë, më 4 prill 2001.

Mirëpo, kjo gënjeshtër e Ilir Metës është në shpërputhje me realitetin e hidhur ekzistues de facto dhe de jure në terren, ku mbi një milion shqiptarë kanë statusin e robit në shtete e huja sllave ballkanike (Serbi, Mal të Zi, Greqi, Maqedoni).

Për më tepër, këtë konstatim tonin e ka vlerësuar edhe Truri Shqiptar – Akademia e Shkencave e Shqipërisë, duke e lëçitur me fakte dhe me argumente shkencore, se, jo vetëm që ekziston e hapur çështja kombëtare shqiptare, por ende nuk është në rrugën e zgjidhjes së saj”. Kjo, është edhe arsyeja kryesore, pse Akademia e Shkencave e Shqipërisë në vitin 1998 ka miratuar Platformën e saj përkatëse për zgjidhjen e “Çështjes Kombëtare Shqiptare në Ballkan”.

Miqësia Meta-Gjingjiq u lidh në Athinën e Greqisë (2001)!

Duhet t’ia përkujtojmë opinionin se, ish-kryeministri i ndjerë serb, Zoran Gjingjiq e pati përqafuar dhe çmuar lart deklaratën antibashkim të Ilir Metës.Kjo bëri që ata të ishin edhe miq të ngushtë, sepse interesi ishte në anën e politikës kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë së Madhe, jo në favorin e bashkimit të shqiptarëve dhe të territoreve të Shqipërisë Etnike. Kjo është arsyeja, pse, edhe sot, Ilir Meta ka kujtime të mallëngjyese nostalgjike për ish-kryeministrin e qeverisë së Serbisë (filozofin) Prof.Dr. Zoran Gjingjiq. Kjo miqësi antibashkim shqiptar, i ka lidhur Meten dhe Gjingjiqin, asgjë tjetër.

-Dekalarta e Ilir Metës, se “ Nuk ekziston çështja e hapur kombëtare shqiptare në Ballkan”, në kuptimin pozitiv politik të interesave serbe, ishte një befasi shumë e madhe për pjesëmarrësit e Konferencës së theksuar. Sidomos u prit mirë nga ana e ish-kryeministrit të ndjerë Prof.Dr.Zoran Gjingjiq, i cili pas takimit dhe duarshtrëngimit me ish-kryeministrin Ilir Meta në Athinë, me t’u kthyer në Beograd, e vlerësoi lart përmbajtjen e deklaratës së kryeministrit shqiptar, duke nënvizuar se: “(1) Tirana nuk mbështet ndryshimin e kufijve; (2) Për kryeministrin shqiptar Ilir Meta nuk ekziston kurrfarë çështjeje e hapur kombëtare shqiptare, por vetëm probleme të shqiptarëve, të cilat duhet të zgjidhen në kuadrin e atyre vendeve ku jetojnë shqiptarët: në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi, duke theksuar se, një qëndrim i këtillë i Tiranës, do t’i shkurajojë ekstremistët shqiptarë; Ardhmëria e shqiptarëve nuk qëndron në ndryshimin ose në përforcimin e kufijve, por në reduktimin e tyre, që është në dobi të qarkullimit të kapitalit, të lëvizjes së njerëzve dhe të koekzistencës së tyre.”

Duke qenë se për Ilir Metën “nuk ka ndryshim të kufijve” dhe, “nuk ka çështje të pazgjidhur shqiptare”, ish-kryeministri serb Zoran Gjingjiq, vuri në dukje faktin se: “ Ky është një hap i shkëlqyer i Tiranës, i cili i shkurajon ekstremistët, duke i lënë me gishta në gojë. Këtë moment oportun, bashkësia ndërkombëtare, duhet ta shfrytëzojë shumë më energjikisht sesa deri tani, në mënyrë që, në praktikë të dëshmojë ndërprerjen e të gjitha kontakteve me ata politikanë, që vënë në pikëpyetje ndryshimin e kufijve. Kjo do të thotë se shumica e partive politike në Kosovë, duhet të ridefinojnë platformën e tyre politike, dhe, popullit t’ia thonë të vërtetën, se e vërteta është kjo, bota është kundër ndryshimit të kufijve dhe kundër krijimit të shteteve të reja të pavarura, sidomos me bazë të jotolernacës etnike.”

Sipas këtij konstatimi entuziast të Zoran Gjingjiqit, të bazuar në deklaratën skandaloze antidiplomatike dhe antikombëtare të homologut të tij, Ilir Meta, se Tirana “nuk mbështet ndryshimin e kufijve”, del se, edhe partitë politike shqiptare në Kosovë, duhet të ndryshojnë platformat e tyre politike, në përputhje me këtë platformë antikombëtare të politikës dhe të diplomacisë zyrtare të Tiranës, në mënyrë që, të heqin dorë nga realizimi i idesë dhe i synimit për pavarësimin e Kosovës, njohja e së cilës nënkupton edhe ndryshimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës.

Pavarësisht nga dëshira dhe “konicidenca e rastësishme” e diplomacisë së boshtit Beograd-Tiranë, që të mos ketë ndryshim të kufijve në Ballkan, kur është fjala për Kosovën dhe për vendet e tjera të Shqipërisë Etnike në Ballkan, në këtë rast, edhe pse ish-kryeministri serb Prof.Dr. Zoran Gjingjiq ishte njohës i shkëlqyer i filozofisë politike, ai pati dështuar në parashikimin politik të tij, se “bota nuk do të lejojë ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe kundër krijimit dhe njohjes së shteteve të reja të pavarura mbi bazën etnike.”

Këtë konstatim të tij të gabuar, e përgënjeshtroi pavarësimi i Kosovës më 17 shkurt 2008, si dhe njohja e saj nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (Amerika, Bashkimi Evropian dhe shumë shtete të tjera- mbi 100 sosh të OKB-së). Statusi i sotëm i Kosovës së pavarur dhe sovrane de facto dhe de jure provon ndryshimin e kufijve të Ballkani, pikërisht në pajtim me aktorët dhe faktorët kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare (Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian).

Pra, ia vlen ta përkujtojmë Ilir Metën se me pavarësimin e Kosovës, të Maqedonisë, të Kroacisë, të Sllovenisë, të Malit të Zi të Bosnjë e Hercegovinës, kanë ndryshuar kufijtë në Ballkan.

Mirëpo, fatkeqësisht, këtë realitetit faktik gjeopolitik, nuk kanë qenë në gjendje ta shohin dhe, ende nuk janë gjendje ta pranojnë politika e jashtme dhe diplomacia zyrtare e Tiranës, e keqdrejtuar nga kryemenxherët e saj të dështuar të fundshekullit XX dhe të fillimshekullit XXI (1990-2017), të cilët gjatë mandateve të tyre pushtetore zyrtarisht janë deklaruar kundër ndryshimit të kufijve dhe kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, përkatësisht të bashkimit të Shqipërisë Etnike.

Ndryshe nga këta “dishepuj” të politikës dhe të diplomacisë së dështuar në “mbrojtjen e mosndryshimit të kufijve” dhe të moszgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, Akademia e Shkencave e Tiranës me të drejtë dhe, në mënyrë të peshuar, ka vlerësuar se ende nuk është zgjidhur çështja kombëtare shqiptare në Ballkan.
Reply Reply to All Forward More

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...