Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/06/02

Lejla Gorishti Arti, gjuha dhe origjinaliteti i “Mjeshtres së Madhe” Vilhelme Vranari : Haxhiraj në 20 vite krijimtari

   U bënë 20 vite punë e lodhshme në fushën e krijimtarisë letrare të shkrimtares vlonjate Vilhelme Vranari Haxhiraj që na bën të ndihemi krenar. Ajo hyri në këtë fushë sa të vështirë dhe po aq të bukur e me vlerë,  me një konceptim dhe këndvështrim të ri Ndryshe mbi botën, natyrën, shoqërinë dhe artin letrar.
    Demokrate në shpirt, me aspirata e me një vështrim të ri ndryshe për lindjen e zhvillimin e demokracisë në vend, ka ecur dhe vazhdon të ecë përkrah lëvizjes mendore më përparimtare të kohës. Mbështetëse e lëvizjeve demokratike,Vilhelmja bëri një hap të guximshëm në zhvillimin cilësor të një letërsie ndryshe e në këtë mënyrë doli jashtë kornizave të realizmit socialist. Duke kaluar nga një gjini letrare në një tjetër derisa sot themi pa frikë se ajo ka lëvruar thuajse në të gjitha gjinitë dhe kudo ka dalë e suksesshme. Me stilin e saj thellësisht realist dhe kritik në problematikat e kohës, ajo ka pasuruar traditën ekzistuese, jo vetëm me elementet e kritikës, po dhe me notat e një demokracie europiane, gjë që e bën letërsinë e saj bashkëkohore.
Në këtë këndvështrim me përmbajtjen dhe formën e re që solli, Vilhelmja është një novatore e shquar, një nga pararendëset e letërsisë së sotme moderne.Ajo pasqyron me vertetësi gjendjen reale të shoqërisë së çdo kohe ,pabarazinë shoqërore e veçanërisht pabarazinë gjinore. Shkrimtarja ia doli me artin e portretizimit, t'i rijapë të gjallë përfaqësuesit më tipikë të shoqërisë në rrethanat e kohës, duke nxjerrë në pah imazhin farsë që fsheh, zbeh ose zvogëlon diferencimi klasor dhe gjinor...
  Personazhin “Femër”, shkrimtarja e paraqet si viktimë të ndërtimit të padrejtë të shoqërisë dhe tregon gjendjen e saj të robëruar,  në mosha, profesione dhe në mendësi të ndryshme.Te fati i saj ndikon diferencimi klasor, mosvlerësimi si një potencial i rëndësishëm në familje, në komunitet e në rang kombëtar, ndaj tarjtohet e papërfillur, si shtojcë e burrave, apo përdoret si mjet fitimi përmes shfrytëzimit dhe poshtërimit të pashembullt, si Stela, te romani"Dhembje nëne", lrena Prizreni, te romani"Rrëfim në të perënduar", Elisa te novela "Çmimi i dualizmit" apo Kaltra te romani "Loja e mëkatit".
Në skicat apo në tregimet e novelat, shkrimtarja i jep vertetësi personazhit dhe idesë.Duke qenë pjesë e gjysmës së vuajtur e të mohuar të sistemit , portretet përvijohen duke nxjerrë në pah më fort tiparet morale se sa ato fizike. Personazhi realizohet me përshkrimin e shpejtë të gjesteve dhe kryesisht me anë të monologut të brendshëm. Mund të përmendim këtu prozën e shkurtër të titulluar " Dashuria plagoset, po nuk burgoset", ku në çdo paragraf lexuesi përjeton një gjendje të dhimbshme.
   Pothuajse në të gjitha personazhet duke përfshirë edhe vet shkrimtaren, janë  të zhytur thellë në mendime që përpëliten brenda realitetit në një jetë të brendshme intensive, ku në retrospektivë flet e lëngon shpirti i plagosur. Mbi bazën e tipareve të skicuara me disa detaje, imagjinata e lexuesit i rindërton ato në kompleksitetin e tyre e në perputhje me kushtet sociale, ekonomike e politike të kohës. Pikërisht këtu qëndron një nga vetitë e artit të Vilhelmes.
Njerëzit e thjeshë, autorja i ka përshkruar me ndjenjën e dhembjes, por dhe të dashurisë, kurse anën tjetër të kësaj ndasie të padrejtë si dhe veglat e tyre, i përshkruan me përbuzje, me ironi e deri në sarkazëm. Edhe pse e revoltuar nga padrejtësitë e kohës, si askush tjetër, ajo thotë:"Zgjatma dorën te ecim bashkë!"
Qëllon shpesh gjatë leximit të ndalemi te shumë shprehje figurative me ngarkesë emocionale të përafërta me ato të folklorit, porse janë shprehje të reja frazeologjike të tilla:
-Kush i del pushkës përballë, nuk i trembet plumbit!/-Me një të shtrënguar dore, ndanin gjerdhe dhe sinore./-
“Zoti pa burrë mos më lëntë, po një të tillë mos ma dhëntë!”/- Nëna pa mend e që flet pa qira, i fut djemtë në bela./-Faji ngelet jetim...U bë qyrk e doli në rrugë, por askush nuk e pranoi si të vetin./- Mos lejo të të pushtojë zemërimi, se t’i vesh sytë e ta errëson gjykmin!”etje...

Gjuha letrare artistike në funksion të brendisë
 
Në rrugën 20-vjeçare të saj, stili letrar, gjuha artistike ka njohur rritje të vazhdueshme.Duke u rikthyer te vepra e saj e parë, vëllimi poetik”Loti nuk ka faj”ku po të vërejmë nivelin artistik, shprehjet figurative apo pasigurinë metrike, të gjitha këto flasin për një përvojë letrare fillestare. Nëse e krahasojmë këtë vëllim poetik me romanin e saj të parë "Dhembje nëne", që u botua menjëherë pas tij, ajo është ulur aty tamam si një nxënëse apo një studente e zellshme që kërkon të zerë vend në kolanën e letërsisë pse jo, edhe të arrijë rezultatet e më të mëdhenjëve. Synimin për të qenë vetvetja në këtë fushë, e ka realizuar jo vetëm nga tematika dhe përmbajtja, por edhe nga stili letrar, gjuha e pasur artistike, si dhe nga përngjasimi i frazeologjisë dhe i fjalorit poetik në çdo vepër të botuar. Në këtë prurje të bollshme letrare, autorja  si risi ka sjellë një pasuri fjalori, me fjalë që nuk përfshihen në Fjalorin sinonimik, që zëvendësojnë një tog fjalësh dhe që kanë forcë shprehëse. Ose përdor shumë shprehje frazeologjike të njohura nga folklori, por edhe të reja, që i japin veprës vlera të mëdha filozofike e psikologjike, duke e bërë më të lexueshme dhe më tërheqëse.
  Vit pas viti, botim pas botimi, diçka krejt origjinale, krejt ndryshe, fillon të spikatë në larminë e tematikave, në trajtimin e problematikës së tranzicionit dhe veçoritë e saj artistike. Brenda periudhës përherë në ngritje të krijimtarisë së saj (1996- e në vazhdim) autorja i jep çastet e frymëzimit përmes figurash të pasura e të larmishme.
    Vihet re se epiteteve tepër të konsumuara, ose të përdorura pa mjeshtëri, ua zënë shpesh vendin epitete të reja me fjalë të reja që i kanë dhënë origjinalitet stilit të saj letrar. Me mjete krahasuese dhe shprehëse, Vilhelmja i jep forcë e qartësi mendimit mbi problemet sociale që shqetësojnë autoren dhe mbarë shqiptarët. Ajo ngre zërin kundër plagëve të vjetra dhe të reja të shqiptarëve, të cilat kërkon t’i mjekojë me mendimin dhe fjalën e saj letrare, që buron nga një shpirt i mardhur e i lënguar ndër vite. Autorja ngrihet me një zë të fuqishëm, kundër çdo lloj padrejtësie, diferencimi dhe mohimi klasor apo social, si: trafikimit dhe përdorimit të narkotikëve dhe armëve, kundër krimit spontan apo të organizuar, kundër trafikut të mishit të bardhë, që është shndërruar në një industri fitimprurëse,kundër tregtimit të fëmijëve, kundër korrupsionit dhe sa e sa dukurive negative. Këto vihen re në të gjitha veprat e Vranarit, por unë po veçoj romanet "Ringjallur si Krishti", "Loja e mekatit" , "Vonë tejet vonë", “Ankthi i së vërtetës”,”Jetë në udhëkryq”, “Rrëfim në të perënduar”, “Një mall i pashuar”etjeku personazhet, viktima të fenomeneve negative, këlthasin e ulërasin pasi kërkojnë ndryshim,duan drejtësi.
Ndjenjat më të thella kombëtare dhe shoqërore janë shprehur me të shumtën e rasteve nëpërmjet personifikimeve apo apostrofave, drejtuar atdheut, flamurit, Vlorës, detit, natyrës prrallore të vendit. Duke u bërë dëshmitare të së kaluarës dhe të tashmes, ajo përmes letërsisë ka lidhur tri kohët, ku shprehet: “E sotmja tronditëse, nuk më lë të harroj të djeshmen tragjike dhe të mendoj për të nesërmen dilemë që po troket…!” .Ky është motivi që e udhëheq autoren në çdo vepër sepse, “nuk mund të jetë e sigurtë e ardhmja, nëse nuk pranojmë të shkuarën dhe të tashmen”-shprehet me të drejtë ajo. Mungesa e drejtësisë në vend , ku ligjin e bënë dhe e zbaton paraja apo rruga, ajo shprehet: “Drejtësia është e barasvlertë me lirinë e shpirtit, të cilën e vendos vetëm i virtytshmi!”
    Po këmbëngulja e njohur për pasuri letrare artistike, për larmi në funksion të përmbajtjes, u bë më pas një meritë e saj.
E tërë rruga 20-vjecare e krijimtarisë së Vilhelmes mund të përfytyrohet si një kurbë që fillon të ngrihet mbi pengesat që has, arrin në kulmin e saj dhe vazhdon të qëndrojë po aty. Gjuha e autores është e pastër, ajo është njohëse e mirë e normës letrare të gjuhës shpipe, të cilën di ta përdorë, ta flasë e ta shkruajë bukur atë. Pasuron fjalorin vazhdimisht si mjet arti dhe stilin e saj artistik duke krijuar dhe fjalë të reja me efekt stilistikor. Për shembull:
*epokbëmat- kohë të mbushura me ngjarje,/ -zhegvere,- i nxehti përvëlues i verës,/
-laklitarë -e kishte litarin si lak në fyt,/-hallvite, -vitet e gjata vuajtjesh e mjerimi,/
-mikgjendur, - iu gjend si mik,/ -tejzvargur,- ( mëse / tepër/ shumë i zvarritur/  
-Nënnjeri- njeri me nivel jo normal në gjykim,/ -nënzëshëm-nënzëriti= foli me zë të ulët sa mezi dëgjohet,/ -i parlindur -lidhet me brezat e shkuar,lindi i pari fëmijëve,/
-Nevetja - qenia ime,/ -mallzhuritur=e dogji, e përzhëliti mall i madh për gjithçka,/
-buzudha- sapo fillon një rrugë këmbësorësh,/-fatcak= deri këtu e kishte fatin( kufiri i fatit,/-anrrugë= në anë të rrugës, ose anës së rrugës, etje...

Në  mbi  40 librat e saj ndeshim neologjizma, përzierje të formave dialektore, frazeologji poetike e folklorike apo aforizma të goditura që i japin bukuri dhe gjallëri të veçantë artit të saj letrar. Le të shohim disa aforizma, ndryshe do t’i quaja fjalë të urta, për të cilat kemi nevojë:
*Shkenca është fuqia sunduese dhe mjeti që i kundërvihet paditurisë./  -Nevoja e bën njeriun të gjejë rrugë të reja në zbulimin e të panjohurave,/ -S’ka vlerë shkenca dhe ligjet e saj, kur s’gjejnë zbatim,/ -Shkenca ka vlerë kur i shërben zhvillimit e jo shkatërrimit,/ -Tradita, sjellja e mirë apo vesi trashëgohen nga familja,kryesisht nga nëna,/-Nuk mund të jesh qytetar i mirë, nëse nuk je bashkëshort i mire,/ -Gruaja është shtëpia, por emrin e mirë të familjes e merr burri,/ -Femra që rend pas burrit paralli e bukurosh, është e paracaktuar të jetë fatkeqe,/ -Gruaja të cilën burri e konsideron shok, është një thesar vlerash i paçmuar,/-Njeriu i aftë e besnik, meriton vëmendje dhe nderim.

Si një nga figurat më të vlerësuara të letërsisë së viteve të pas'90-ës, si brenda dhe jashtë vendit, i janë akorduar shumë çmime prestigjioze, Vilhelmja, është njëkohësisht edhe një ndër shkrimtaret e rralla me diapazion më të gjerë krijimtarie, shumëdimensionale që vazhdon të japë një kontribut të vyer në letërsinë shqipe. Për prurjen sasiore dhe cilësore në dobi të zhvillimit të artit letrar në Shqipëri ajo është vlerësuar me shumë çmime të para, me Çmimin e Karrierës, me Medalje Argjendi, kurse nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Mjeshtre e Madhe e Penës” dhe me Medalje Ari.
  Në disa çaste të rëndësishme historike, sidomos në vitet e para të demokracisë, Vilhelmja si prozatore, romanciere dhe si publiciste, përfaqëson mendimin më përparimtar të kohës. Publicistika e saj kombëtare dhe shoqërore përshkohet nga vërtetësia e realitetit politiko -social dhe është një kontribut i madh në zhvillimet e një demokracie perëndimore, e shprehur  përmes veprave letrare.
Ajo sjell një pasuri fjalori e një përvojë të çmuar për brezat dhe qëndron rehat në shtratin e gjerë të letërsisë shqipe si një art bashkëkohor modern dhe një shkrimtare krejt origjinale.
29-5-2017






 


Nimfa Hakani, një shkrimtare e heshturnë talentin e vet

Nga  Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri



Kam në dorë një përmbledhje me tregime me titull “Pacientja “101”, të shkrimtares Nimfa Hakani. E ka hedhur në qarkullim Shtëpia Botuese “Toena” në vitin 2015. Autorja ma pati dërguar para do kohësh. Meqenëse kam qenë i zënë me shumë punë të tjera, para pak ditësh e mora në dorë për ta lexuar. Por kur fillova ta lexoja, nuk e lëshova nga dora, derisa i mbarova më shumë se 300 faqe. Tregime mjaft emocionuese që të prekin telat e shpirtit. Autorja të mahnit me magjinë e fjalës artistike, me mënyrën se si i ka gdhendur heronjtë e atyre tregimeve, me artin e rrëfimtarisë, me larminë e karaktereve njerëzore, me peshën e përjetimeve të heronjve të tyre, me dallditë e fuqishme që shpërthejnë nga honet shpirtrave të tyre plot afsh njerëzor.
Në përmbajtjen e atyre tregimeve shpërfaqen problemet e jetës dhe të vdekjes,të dashurisë dhe të urrejtjes, të lumturisë familjare dhe të vetmisë vrastare, tëbesnikërisë dhe të tradhtisë, të pabesisë dhe të ndershmërisë, të gjëmave që shkaton lufta dhe të ca dukurive të neveritshme që vihen re në jetën e përditdshme të dikujt që e shëmton jetën e familjes me ca shfaqje të shëmtuara që të ngjallin neveri.
Tregimi Pacientja “101” është mjaft tronditës. Heroina e atij tregimi ka pasë rënë pre e dhunës seksuale që patën ushtruar me aq barbari bandat kriminale të ushtrisë agresore serbe gjatë luftës në Kosovë. Dhuna e organizuar kundër popullit shqiptar të Kosovës nga ana e ngrehinës politike të Beogradit, ishte e gjithanshme. Ajo ishte ngritur nësistem. Dhuna ishte politikë, ishte histori, ishte pushtet, ishte ekonomi, ishte metodë e institucionalizuar, ishte organizim i mbarë shoqërisë serbe në çdo pore të saj që kishte si pikësynim jo vetëm masakrimin e popullit shqiptar të Kosovës, shkatërrimin përfundimtar të bazës së tij ekonomike, por edhe poshtërimin e tij nëpërmjet përdhunimit në masë të vajzave dhe të grave kosovare.
Gjatë luftës së dytë botërore, pasi trupat agresore gjermane sulmuan Bashkimin Sovjetik, nuk kemi dëgjuar dhe as lexuar kund që ushtarët gjermanë, gjatë shumë krimeve të kryera në tokën sovjetike, të kishin ushtruar edhe dhunë seksuale ndaj vajzave dhe grave sovjetike. Por një dhunë të tillë e patën ushtruar ushtarët sovjetikë në mbarë vendet e Evropës Lindore dhe sidomos në Gjermani. Shembullin e tyre e ndoqën edhe ushtarët serbë ndaj vajzave dhe grave shqiptare të Kosovës. Kjo dukuri e pështirë rusoserbe dëshmon për diçka interesante: ushtarët sovjetikë e ushtronin dhunën seksuale në vendet ku marshonin si “çlirimtarë” për shkak të kompleksit të inferioritetit ndaj kulturës perëndimore, ushtarët serb e patën ushtruar dhunën seksuale për shkak të kompleksit të inferioritetit para fisnikërisë tradicionale të kombit shqiptar, si më i vjetri në kontinentin evropian.
Nimfa Hakani i ka anashkaluar skenat e luftës me pasoja shkatërrimtare. Por ajo e lë lexuesin të përsiatë vetë dhe të përfytyrojë pasojat e saj nëpërmjet plazmimit të fatit tragjik të heroinës kryesore që u përdhunua aq barbarisht nga bishat e ndërkryera serbe.
Në këto tregime autorja ndjek me kujdes jetën e çdo heroi. Ajo ka arritur të përshkruajë mjeshtërisht se si vijnë e ndryshojnë bindjet, këndvështrimet e secilit prej tyre nën ndikimin e mjedisit ku ata ndodhen dhe veprojnë. Kësisoj ajo ka mundur t’i shpalosë lexuesit një tablo mjaft realiste në përditshmërinë e çdo personazhi, të shoqëruar herë-herë edhe me ndodhi befasuese.
Tregimi “Zhdukja e shtojzovalles” na njeh me dashurinë e dy të rinjve të talentuar, të cilën dikush e preu në mes në një mënyrë të mistershme, paçka se autorja, me një nënkuptim elegant e bën lexuesin të hamendësojë se ata dy të rinj të dashuruar e kanë prejardhjen nga dy etni që janë në armiqësi shekullore me njëra tjetrën. Prandaj edhe dashuria e tyre mbetej njëëndërr e largët, një horizont i paarritshëm, paçka se diku thellë largësive të pamata të shëmbëllen sikur qielli dhe toka kanë rënë në krahët e njër-tjetrit me përmallim.
Në tregimin “Monologu i lajmëtarit” vihen përballë njëra-tjetrës diktatura dhe bujaria. Përfaqësuesi i diktaturës, Zeusi i gjithpushtetshëm, ka përballë Prometeun, bamirësin e madh të njeriut, të kësaj krijese tokësore që heq e vuan në mungesë të zjarrit. Prometeu ia rrëmben zjarrin Zeusit dhe ia dhuron njeriut, për çka i duhet të përballojë mërinë e egër të kryeperëndisë, duke përfunduar i mbërthyer me hekura pas një shkëmbi hijerëndë. Tjetërthëna (alegoria) është e qartë: sado të egra që të jenë diktaturat, përmbysja e tyre një ditë do të jetë e pashmangshme.
Emocione të forta të ngjall tregimi “Rebelimi - Balsami”. Heroina kryesore, një piktore e talentuar, braktis përgatitjet e bëra për hapjen e ekspozitës së saj në qytet dhe, me ndihmën e një shokut të saj të dikurshëm që nga koha e gjimnazit, arkeolog në profesion, niset drejt një zone të thellë malore nëveri të vendit, për të pikturuar mes natyrës së gjallë, ku gjurmat e lashtësisë së kombit tonë janë të prekshme orë e çast. Me penelin e saj, ajo krijon një tablo të shkëlqyer, ku bie në sy një kullë e moçme dhe një stërgjyshe mbi njëqindvjeçare me stërnipin e saj njomëzak pranë vetes, një stërgjyshe dëshmitare e shumë ngjarjeve të zulmshme që patën ndodhur një herë e një kohë në ato treva të largëta të malësive tona kryerënda.
Në këtë libër autorja trajton edhe tema amerikane. Tepër prekës është tregimi “Një natë e gjatë”, në të cilin të trondit fati i dy heronjve kryesorë, i mjekes së talentuar Xhesi dhe i të dashurit të saj Edi, gazetar, telekronist i famshëm investigativ . Xhesi është dëshmitare e vrasjes së Edit gjatë kohës që ai po intervistonte një gjykatës, të përfshirë në një aferë korruptive, me qëllim fshehjen e së vërtetës rreth kontrabandës së armëve sekrete, të destinuara vetëm për ushtrinë. Skenën e asaj vrasjeje nga dora e një krimineli, ajo po e ndiqte nga ekrani i televizorit ku ishte duke pritur me ankth në zemër kthimin në shtëpi të Edit të saj të dashur në orët e vona të asaj nate gjëmëmadhe. Nënteksti i idesë së tregimit është fare i qartë: gazetarët investigativ vdekja i ndjek nga pas si një hije misterioze, se ata janë në zbulim të së vërtetës, e cila, për kupolat e korruptuara, është si një helm vdekjeprurës së nuk i gjendet dot dermani.
Jo më pak tronditës është tregimi “Në zgrip”. Edhe ky me temë amerikane. Heroi kryesor i tij është një ushtar i kthyer nga Afganistani. Është një tip i mbyllur në vetvete dhe duket që po përjeton një gjendje shpirtërore tepër të rënduar, të cilën autorja e përshkruan aq mjeshtërisht, saqë lexuesit ingjethet mishtë, sepse drejtpeshimi i tij i brendshëm ka pësuar një krisje të madhe:
“Ndihej fajtor për faktin që ishte gjallë, kur shumë nga shokët e tij në betejë ishin vrarë dhe nuk u kishte mbetur asnjë pjesë nga trupi për t’i prurë në shtëpi… Deni kishte përfunduar i shpërfytyruar, me fytyrë, qafë dhe duar krejtësisht të djegura, Geri pa të dyja duart, Ellisoni kishte humbur krahun dhe këmbën e majtë. Dhe Xoxhua, Xhoxhua i mirë, më zemërbardhi nga të gjithë dhe shakaxhiu që mbante gjallë shpirtin e togës, kishte përfunduar me dëmtim të thellë mendor nga një shrapnel që i kishte hyrë në kokë. Duke folur, pothuaj e kishte humbur sensin e realitetit ku ishte, ndërsa përjetonte gjithçka që tregonte sikur po i ndodhte në atë çast”.
Ky rrëfim rrëqethës i autores, më sjell ndër mend mjekun psikolog amerikan Benjamin Kolodzin, me një veprimtari të gjatë në fushën e rehabilitimit të njerëzve të stresuar. Ai është themelues dhe drejtor i Institutit “Olimpia”, një institucion bamirës ky që u ka ardhur në ndihmë veteranëve të luftës në Vietnam, viktimave të krimeve të ndryshme dhe njerëzve të tjerë që kanë pasë përjetuar trauma të rënda.
Për shumicën veteranëve të asaj lufte ishin karakteristike të njëjtat çrregullime të drejtpeshimit të brendshëm. Mjeku psikolog e përqendron vëmendjen te personaliteti i njeriut që ka përjetuar një tronditje të rëndë shpirtërore.
Njeriu ka aftësinë t’u përshtatet rrethanave të ndryshme. Me ndryshimin e kushteve të jetesës, ndryshon edhe vetë njeriu. Ndryshimet që ndodhin në qenien e tij, e ndihmojnë të mbijetojë edhe në çfarëdo kushtesh që të ndodhet. Por përderisa veteranët e luftës së Vietnamit u gjendën në kushte të jashtëzakonshme, atyre iu desh të krijonin në qenien e tyre të tilla shprehi dhe të përpunonin të tilla mënyra sjelljeje, të cilat nuk mund të quheshin normale dhe të pranueshme në kohë paqeje. Shumë nga ata stereotipa sjelljeje, të përshtatshme në një mjedis lufte, kishin lëshuar rrënjë të thella në vetëdijen e tyre dhe vazhdonin te reflektoheshin për vite të tëra.
Kështu ndodhte edhe me heroin e tregimit në fjalë, të cilin shkrimtarja Nimfa Hakani e përshkruan si një tip të mbyllur, të zhytur në vetminë e tij sfilitëse.
Edhe tregimet e tjera ta mbajnë kureshtjen të ndezur, janë njëri më prekës se tjetri. S’mund ta anashkalosh tregimin “Argati arvanitas”, në të cilin autorja shtjellon artistikisht temën e emigracionit dhe, konkretisht, fatin e një të riu shqiptar, të cilin hallet e rënda të jetës pas ndërrimit të sistemit, e detyruan të emigronte drejt Greqisë. Keqtrajtimi që i bënte agai grek, i cili vuante nga një pasion çmendurak antinatyror, e detyroi emigrantin e gjorë t’i thurte një kurth atij njeriu-monstër për t’i marrë jetën, siç edhe ia mori faktikisht.
Nga përmbajtja e tregimeve të shkrimtares Nimfa Hakani vjen e ravijëzohet një ide madhore, një ide mjaft fisnike: njeriu nuk duhet ta lëshojë veten para ndikimit të një mjedisi shpërfytyrues, nuk duhet t’i braktisë idealet dritëdhënëse të një dashurie të pastër, të ruajë në qenien e vet njeriun, të dijë ta gjejë veten nëjetë.
Dihet që arti i fjalës së shkruar, si lëma më shpirtërore e veprimtarisë së njeriut, mbart në vetvete mundësi kolosale edukimi. Prandaj, përmes këtyre tregimeve, autorja e mëkon lexuesin me perceptim emocional dhe me shije estetike, duke ndikuar mbi të drejtpërsëdrejti, duke i mësuar atij se si të dijë të zërë në jetë një pozicion moralisht të shëndetshëm dhe si të përftojë vlera të vërteta në jetën e përditshme.
Në këto tregime del në pah mjeshtërisht dramatizmi artistik i ngjarjeve të pasqyruara. Problemi i mënyrave të pasqyrimit në art të kontradiktave të botës që na rrethon,është kompleks, çka lidhet, para së gjithash, me anën semantike shumëplanëshe të përmbajtjes dhe të formës. Strukturimi figurativspecifik, tipi i konfliktit në tregimet e shkrimtares Nimfa Hakani, janë elemente të përmbajtjes artistike dhe herë-herë dëshmojnë për një frymë paralelizmi të kontradiktave të realitetit jetësor me rikrijimin artistik. Por njëkohësisht ndonjë lexuesi mund t’i krijohet edhe përshtypja, sikur natyra e përgjithësimit artistik në këto tregime është e tillë, sikur brenda figurës së përsonazheve, në tipat e subjekteve dhe të konflikteve, jo gjithmonë shfaqen kontradiktat e realitetit që pasqyrohet aty. Përt’ikuptuarato, një rëndësi të veçantë kanë nuancat që lidhen me figurat e personazheve, logjika e kompozimit të tregimeve, parimet e bashkëveprimit të strukturës tërësore të tyre me elemente të veçanta, kontradikta e realizuar me vetëdije mes formës dhe përmbajtjes.
Mënyrat, me të cilat autorja e këtyre tregimeve ka arritur t’i përcjellë lexuesit forcën shprehëse dramatike të formës artistike, mbartin në vetvete vulën e kushtëzimeve historike. Prandaj bie menjëherë në sy karakteristika e dramatizmit artistik: nga njëra anë, si mishërim i një qëndrimi të veçantë ndaj realitetit, nga ana tjetër, si një mënyrë artistikisht origjinale e organizimit të të gjitha elementeve në një të tërë shprehëse.
Dramatizmi i ndonjë tregimi të kësaj autoreje, shpeshherë vjen e shpërfaqet në arsyen që heroi i pasyruar aty, si ai ushtari i kthyer nga Afganistani, madje nuk është në gjendjeas ta kuptojë as kotësinë e ekzistencës sw vet.
Tabloja e realitetit në indin artistik të një vepre, krijohet me mjete gjuhësore. Ajo madje pasqyron një tablo individuale të realitettit në vetëdijen e shkrimtarit dhe mishërohet në përzgjedhjen e elementeve të përmbajtjes së veprës artistike, të mjeteve gjuhësore, si edhe në përdorimin individual të mjeteve figurative.
Në këtë përmbledhje me tregime, autorja Nimfa Hakani ka bërë që tabloja individuale autoriale e realitetit, e pasqyruar në çdonjerin prej tyre, të mbart një status artistik dhe gjuhësor, meqenëse është fjala për krijimtari artistike, ku si mjet i krijimit të një realiteti artistik shërben gjuha
Kur e mbaron së lexuari këtë libër me tregime, lexuesi krijon bindjen se ka të bëjë me një shkrimtare mjaft të pjekur artistikisht, e cila fjalën di ta gdhendë mjeshtërisht, frazën ta ndërtojë me merakun a një krijuesi me përvojë të gjatë në fushën e letrave shqipe. Kjo është edhe arsyeja që lexuesi e ndjek zhvillimin e ngjarjeve me një kërshëri të ndezur nga njëra faqe te tjetra. Si një krijuese me formim intelektual në lëmën e shkencave të sakta, shkrimtarja Nimfa Hakani ka arritur t’i strukturojë këto tregime me një stil të ngjeshur, i cili e bind lexuesin se çdo fjalë dhe çdo frazë ndodhet brenda “strehës amtare”.


*******


Akademik Profesor Doktor Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. 

Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm.

 Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. 

Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse.

 Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990.

 Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. 

Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane.

Ka botuar një numër të madh studimësh në shtypin e kohës dje në internet.Ka të botuara edhe këta libra:

Fjalor frazeologjik rusisht shqip : 25 160 shprehje frazeologjike - 2015
Përkthimi, një histori pasioni - 2015

2017/06/01

SOTIR ATHANASI : K A R T O L I N A


Subject: DËRGOHET TREGIMI I JETUAR: " K A R T O L I N A "

From: Sotir Athanasiou (sotir.mimi@gmail.com)
To: ptcflomed@yahoo.co.uk;
Date: Wednesday, 31 May 2017, 11:55


Miku im, Prof.dr.FLORI!

Tregimi që po ju përcjell, stigmatizon jo vetëm glorifikim, autozbukurimin apo, mbulimin e pamerituar me lavdi të regjimit monist, por nxjerr në pah edhe qesharakësinë e tij. Dhe vërteton kështu, aksiomën se: diktatura përfundon në komedi.
Do t'a konsideroja të arritur këtë tregim, në qoftë se në fund të leximit Tuaj, do të vinit buzën në gaz.
Përshëndetje të sinqerta nga Athina!

Shoqërisht,

SOTIR ATHANASI,

Athinë, 31, Maj, 2017!


******

SOTIR ATHANASI

K A R T O L I N A

Tregim i jetuar

Motrën time gjithmonë e kishte ndihmuar rastësia se, që në lindje dhe vijueshmërisht, ajo do të ndodhej përherë në vëmëndjen e të tjerëve. Këtyre sikur iu diktohej me forcën e një autoriteti jashtëvullnetor të rre-thanave që, jo vetëm t'a përfillnin, por edhe të përkujdeseshin për 'të.
Kur lindi ime motër, unë kisha mbushur pesë vjeç. Babai, do të na përshkruante me ngjyra tejet të ndezura dhe po kaq të ndritur një ndodhi teksa po festonim dhjetë vjetorin e ditëlindjes sime. Do të kalonte edhe një dekadë që t'a kuptoja të patreguarën dhembase të hamendësuarën që kishte të bënte me acarrimin por, edhe zbutjen e luftës së klasave. Se duhej që qe kjo e dyta që, e kishte ndrequr disi e rivendosur në një farë mënyre, kinse mekanizmin e harmonisë midis njerëzve. Dhe im atë, i qe përfshirë e pse jo, përshtatur hijshëm asaj, gjithashtu.
Shkurt, vajti në maternitetin e vetëm të Tiranës në ato vite dhe kishte në dorë, përveç një buqete me lule edhe një kartolinë. ( E nënvizova miqt e mi, se kartolina për atë kohë ishte tepër e rrallë, për të mos thënë si një stoli e panevojshme. Por, im atë mendonte ndryshe. Kartolina do të vihej në komedinën e mamasë sime-lehonë dhe që duhej, patjetër të zëvëndësonte dorën përkëdhelëse të tim eti. Ose, të paktën të përcillte një mesazh dashurie.
Kartolina ishte e thjeshtë. Një pendë pranë një shishe boje që, gjithsesi e shprehte, veçantinë e dërguesit dhe sidomos gëzimin e tij të jashtzakonshëm. Në 'të, jo pa frymëzim, im atë do të shkruante. Çfarë? Le t'a lexojmë atë.

"E dashur, të na rrojë vajza!
Vallë, a do të krenohet vëllai me bukurinë e vogëlushes
që sapo ka ardhur në jetë?
Unë shpresoj se po. Nga që ajo,
patjetër që do të të ngjajë ty.
Të lutem puthe, por me kujdes.
I yti për jetë...
(Dhe, në vënd të emrit të tij,
ai kishte shkruar me gërma të mëdha:
FATMADHI

Ajo ditë do të qe e mbushur me peripeci.
'Aventura' do të niste që te ajo portë me shufra hekuri, kur një infermjere tiranase, me veshje të bardhë dhe thuajse tejet të ngrirë, kur pa tim atë me orkidë në dorë dhe kartolinën sipër saj, u zbardh nga befasia dhe i ndritën sytë:
- Ej! Me lule vëllai jonë !?!
Dhe pa pritur përgjigjen e tij, shtoi:
- Më pëlqen pa masë. T'a dish. Boll ma me kavanoza reçeli që sillen për me fo barkun. Për kësi lulesh i bi të hollët shpirtit. Të lumtë, vllajo!
- Faleminderit!
- Çfarë ka pjellë, gruaja juaj?
- Nuk ka pjellur. Ka lindur, moj fisnike e palodhur që, shpie lart ngarkesën më të rëndë: dashurinënjerzore. Dhe zbret poshtë shportën më të bukur spërkatur me huzëqeshjen tuaj trëndafil.. . .
Pason një heshtje tejet këndellëse.
Nga ato që jo rrallë na vënë në një pozicion të tillë ku,
vrasja e ndërgjegjes vjen kaq natyrshëm,
kaq butë, sa njerëzorja kthehet në qiellore.
Afrohen edhe të tjerë.
Infermjerja ndodhet ende në atë proçes ku vëndin e zë përshtatja me një bashkëbisedues pak të çuditshëm.
Aspak i vështirë për t'u kuptuar.
Dhe po kaq i lehtë për të pranuar ballasi...
rrëshqitjen e..., gjuhës.
- Më fal, o burrë! Por. . .
Im atë që s'e lë të vazhdojë ndërgjegjësimin:
- Ty të ka falur bujaria jote.
Tek ajo kishte triumfuar më e mira e saj.
U çel si trëndafil. Buzëqeshi:
- Dheçfarëkalindurbashkëshortjajuaj?
- Vajzë!
- VAJZË ?!?
- Po.
- Dy çudina brënda ditës së sotme, - tha ajo.
Ende nuk po kuptonte që edhe për veten e saj,
përpara tim eti, përbënte, të paktën, një çudi më vete.
Por i ra shkurt, se e ndjente që i duhej me patjetër një shkëputje.
Mbase, për të..., medituar. A për t'u ftilluar.
- Dhoma dhe kati, a është shkru në rregull?
- tha me një të folur instiktive dhe një rihutim të pazakontë.
- Po.
Dhe nuk duhej më shumë që infermjerja me ngjyrë të purpurt në fytyrë, të largohej me nxitimin e fluturës, por edhe në 'misionin e pëllumbeshës së dikurshme të postës. Me ndryshimin e vetëm se nuk e kishte të lidhur në këmbë porosinë e dërguesit, por e mbante në dorë atë.
(Domethënë kartolinën). Dhe s'kishte aspak faj.
E gjithë biseda me tim atë i ngjiste lojës sonë të fëmijërisë:
ngriva - shkriva.
Veç kësai, Ishte më se llogjike që ajo t'a lexonte e para kartolinën.
Prandaj me një gjallëri dukshëm harlisse, e mori atë nga buqeta (edhe sepse ajo përbënte një karton të palosur si libër dhe të grishtte për të. . ., mëkatuar. Sigurisht që e lexoi me një frymë. Ktheu kryet nga kangjellat, ku im atë ende qëndronte aty, paksa i tërhequr që t'u linte vënd edhe të tjerëve, kur dëgjoi atë të thotë me zë të lartë:
- Çudia etretë!
Kaq tha dhe u ngjit për t'i shpënë mamasë sime:
dashurinë, gëzimin dhe lumturinë e tim eti, për lindjen e sime motre.
Por, ai do t'a kuptonte vetëm pas disa ditësh se çdo të thoshte ajo fisnike tiranase me përcaktorin:
Çudia e tretë !
Qe çasti kur doli mamaja ime nga shtëpia e lindjes shumë e gëzuar.
Tejet e përfillur dhe nën vështrimin e kujdesin e gjithë personelit mjeko- sanitar.
Veç së tjerash, dhoma e saj qe bërë si vënd peligrinazhi.
Çkishte ndodhur?
Infermjerja tiranase lulet ia kishte shpënë mamasë në çast, sapo qe ngjitur në katin dhe posa qe futur në dhomën e saj. Por nuk kishte ndodhur kështu edhe me kartolinën e cila mbërrijti të nesërmen në darkë.
Kartolinën e kishin marë për t'a lexuar së pari infermjeret e të gjitha pavioneve në shenjë solidariteti.
Pastaj zbriti poshtë te laboratorët e analizave.
Natyrisht, jo për t'a zbërthyer e përimtuar mikrobiologjikisht.
Dhe, as për ndonjë shqyrtim ideologjik.
Thjesht për të shuar kureshtjen e atij mesazhi urimi.
Si kudo, edhe këtu, u respektua parimi i shkallëshkallëshmërisë.
Në krye iu dha sekretares së organizatës së partisë e cila punonte në lavanterinë e maternitetit. Ajo, sapo u njoh me materialin, tha:
- Më shpini te fëmija e kësaj nëne. Do t'ia çoj unë në orarin më të afërt të gjirit.
Se ndjehem mjaft e kënaqur për të tillë bashkëshortë të emancipuar edukuarngaPARTIA. ( Se ajo nuk e dinte që im atë ishte I deklasuar ) .
Kur shkuan te Drejtori i këtij Institucioni, që ishte njëherësh edhe një kirurg i zoti dhe me emër në fushën e tij, ai sapo kishte dalë nga një lindje vërtet e vështirë e po lante duart. Tekstin e mesazhit ia lexoi me ton radiofonik një infermjere që shkëlqente, veçanërisht, kur vinte orari i punës politike. E sidomos, leximi i veprave të shokut Enver. Doktori si buzëqeshi ëmbëlsisht,
nga që i doli në shteg porosia e vazhdueshme e tij, tha:
- Këshillat e mia në mënyrë të përsëritur për rolin që luan te lehina veçanërisht ana psikologjike, ju nuk duhet t'i merrni si..., të themi, larje dhe dizinfektim duarsh. Jo dhe këtu 'JOJA' duhet të jetë me gërma të mëdha, si të themi: kapitale.

Ndryshe u shpreh Shefja e Financës. Për të kursimet në shpenzime,
sidomos për materialet që siguroheshin te kapitalistet mevolutë, përbënin alfën dhe omegën e gjërave.
- Ky tekst, vlen vërtet, se edhe fjalët janë mjaft, po deri në qindarkën e fundit, domethënë deri në gërmën e pasme, të shpenzuara me nikoqirllëk. Bravo autorit të tekstit! Domethënë bashkëshortit të vëmëndshëm të kësaj nëne, i cili si t'i kishte mbështjellë me një bandazh steril, ka dhënë esencën , jashtë ndikimeve mikroborgjeze, ilumtë!
Kështu, me këto përshtypje u kthye mamaja ime bashkë me babanë atë mbasdite të gëzuar e me duar plot. Mbanin në duar motrën time të porsa lindur.
Por këto çaste të lumtura, përfshi edhe mua, që u bëra me një motër, do të prisheshin disi, sapo korjeri solli gazetën 'Drita'. I vetmi organ ku ishte abonuar im atë. Ai e shfletoi nxitimthi atë dhe u thartua në fytyrë, kur lexoi njoftimin e pakëndshëm që një poeti i hiqej e drejta e botimit, vetëm e vetëm se në poezinë e tij, ai kishte përdorur si metaforë KullënEifel. Kaq duhej që të akuzohej për dekadentuzëm.
E vërteta është se ai kishte shkuar në një bazë blektorale dhe aty, i detyruar që të shkruante për një brigadjere, pasi s'kishte parë asgjë poetike, përveç qumështit, kish hedhur, pa e vrarë mëndjen këto vargje:

Dhenëqumësht, sërishbrigada,
Merezultatetëlarta, ajodel,
Seudhëhiqetnga e bëjshmja, kryelarta,
Megjoksinsimaja e Kullës Eifel.

Për të u tha se autori dekadent pse nuk e krahasoi gjoksin e mjelses me bajonetat të cilat i kemi të ngrijtura për armiqtë e brëndshëm e të jashtëm, të vëndit tonë, por me një objekt borgjez, të ngrijtur me gjakun e klasës puntore shfrytëzuar deri në palcë nga borgjezia. Prandajë le të përfundojë si ai tjetri i festivalit në tekstin e një kënge ku, thoshte se "nga buzët e saj, pikonte era limoni . Kur dihet se pikon era barut.
Nuk e hodhën nga KullaEifel. Por i hoqën të drejtën e botimit për gjithë jetën. Llaf goje.
Pas kësaj, im atë i kërkoi time mëje kartolinën për t'a fshehur diku në morinë e librave. Arsyeja? Mund të dilte dikush dhe të thoshte:
Kush është shkruesi i sajë? Pse s'ka vënë emrin e vërtetë, por fshihet pas në pseudonimi FATMADHI?!?
Ishte koha e të tilla arsyetimeve dhe jo e K A R T O L I N A V E

SOTIR ATHANASI
Athinë,
17, Janar, 2017!





































































2017/05/31

Deklarata Kushtetuese – gurthemel i pavarësisë së Kosovës


Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar. Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit. Shuarja e autonomisë po shënonte fillimin e serbizimit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë paraqiste hyrje në një periudhë tepër të rëndë për shqiptarët të cilët po trajtoheshin, jo vetëm si qytetarë të rendit të dytë, por edhe po u nënshtroheshin torturave sistematike nga regjimi kriminal serb.
Duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për mëvetësi shtetërore e territoriale nga Serbia.
Moment politik me rëndësi në ato rrethana ishte fakti se në Kosovë tashmë po vepronte një lëvizje e fuqishme demokratike shtetformuese në krye me LDK-në. Ishte kjo koha kur në horizont tashmë dukej shpërbërja e qartë e ish-RSFJ-së, krijesë kjo artificiale dhe krejtësisht antishqiptare e dominuar kryesisht nga ambiciet dhe politika hegjemoniste serbe.
Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, që në popull njihet edhe si Deklarata e Pavarësisë, pra më 7 shtator të vitit 1990, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik - Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht Kosovën e shpallën Republikë.
Por, sikundër pritej edhe në ato momente dramatike, Serbia fill pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, duke suprimuar me forcën e tankeve të gjitha institucionet e Kosovës, duke filluar nga Kuvendi e Këshilli Ekzekutiv i tij dhe deri tek të gjitha institucionet e tjera shkencore, arsimore e kulturore.
Nuk ka asnjë dyshim se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, të vitit 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës, që do të shpjerë deri në ditët e sotme, kur Kosova tashmë gjendet në prag edhe të pavarësisë formale si shtet. Në rrethanat e tashme dhe pas përfundimit të luftës, të masakrimeve, të eksodit masiv të popullit të Kosovës e të shkatërrimeve të tmerrshme, mund të thuhet se ekziston një kontinuitet i fuqishëm i përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri, për pavarësi e për shtetësi.
Ky kontinuitet nuk mund të mohohet nga askush dhe kjo që po përjeton tash Kosova është meritë e popullit, e atyre që për lirinë e Kosovës u angazhuan politikisht dhe ushtarakisht, e atyre që u sakrifikuan dhe që dhanë jetën për lirinë, për demokracinë dhe për pavarësinë e Kosovës.
Deklarata na bashkoi në rrugën e pavarësisë
Ka kaluar një kohë e gjatë nga 2 korriku i vitit 1990. Shumë ngjarje kanë pasuar pas saj, por unë kisha dashur t’i kujtoj lexuesit se në atë kohë kishin filluar të shihen shenjat e para të dekompozimit të ish-Jugosllavisë dhe siç bënin të gjitha ish-republikat e ish-Jugosllavisë edhe ne aspironim për njësi federale, edhe ne ishim të detyruar të ndërmerrnim hapa mbrojtës kushtetues, juridikë e politikë, në mënyrë që të jetësohet vullneti i popullit shqiptar. Qysh atëherë ishte fare e qartë që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur. Ishte kohë e karakterizuar edhe me një lëvizje jashtëzakonisht të fuqishme politike, që rrjedhimisht ka filluar në Kosovë me paraqitjen e partive të reja politike, konkretisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të partive të tjera, të cilat e artikulonin vullnetin e popullit të Kosovës. Natyrisht, delegatët e Kuvendit të Kosovës e përcjellin në mënyrë shumë të përpiktë vullnetin e popullit për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Ishte kjo faza e parë e një veprimi të tillë legal të institucioneve legale, në mënyrë që vullnetit të popullit t’i jepej forma kushtetuese juridike.
Nuk duhet harruar se fillimisht është paraqitur Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës me rezolutën për pozitën kushtetuese juridike të Kosovës dhe me pozitën e shqiptarëve në kushtet e reja të krijuara. Në rezolutën e ASHAK-ut ishte e formuluar shumë qartë pozicioni politik dhe kushtetues e juridik, që kërkohej për Kosovën dhe për popullin e saj. Mund të themi se rëndësia e Deklaratës Kushtetuese për atë kohë ka qenë se ka filluar përfundimisht që Kosova ta marrë një rrugë të mëvetësisë, për ta përcaktuar fatin e saj dhe të popullit të vet.
Të gjitha ngjarjet, që kanë ndodhur më pas, kanë një lidhshmëri dhe janë pjesë e një procesi, e cila shpresoj se do të përfundojë këtë vit me pranimin e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur nga bashkësia ndërkombëtare.
Deklarata Kushtetuese atëherë dhe sot e ka një rëndësi të veçantë, sepse e definon shumë qartë vullnetin e popullit të Kosovës. Ky ishte mesazh shumë i qartë sa i përket faktorit ndërkombëtar dhe ishte një akt, që i bashkoj qytetarët e Kosovës në rrugën e tyre për pavarësi dhe për krijimin e shtetit sovran dhe të pavarur.
Deklarata, projekt i pavarësisë
Duke medituar disa vjet pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, e cila në historinë më të re të Kosovës njihet si Deklarata e Pavarësisë, mendoj se dy ngjarje të mëdha e shënuan vitin 1990 që me pietet dhe mburrje do të kujtohen brez pas brezi: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut dhe Shpallja e Republikës së Kosovës, përkatësisht, miratimi dhe shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator të të njëjtit vit, si aktin më të lartë politik dhe juridik të një shteti. Ndërkaq, fundshekullin e XX do ta pasojnë edhe vendimet dhe aktet e tjera jo më pak të rëndësishme se dy të parat: Rezoluta mbi shpalljen e Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur e 22 shtatorit, Referendumi për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur që u mbajt nga 26-30 shtator të vitit 1991 dhe lufta çlirimtare e popullit të Kosovës.
Vlen që të përkujtohet se Kosova e viteve tetëdhjetë u gjet në një situatë shumë të vështirë, për shkak të synimeve agresive të pushtetit serb që të zhbëjë gjithçka shqiptare, duke përdorur të gjitha mekanizmat e presionit dhe të dhunës në mënyrë që t’i nënshtrojë shqiptarët dhe Kosovën.
Pas suprimimit të subjektivitetit politik dhe kushtetues-juridik të Kosovës nga ana e Serbisë, përmes ndryshimeve kushtetuese të dhunshme, për popullin e Kosovës dhe klasën e saj politike dhe intelektuale u shtrua dilema hamletiane - të jesh apo të mos jesh. Në këto rrethana u lind Alternativa politike (LDK), si lëvizje politike mbarëpopullore, nën udhëheqjen e presidentit legjendar, Dr. Ibrahim Rugova, e cila krijoi një platformë politike sui generis, për një status të ri për Kosovën. Duke u nisur nga e drejta universale për vetëvendosje dhe përcaktimin se vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetëror, Kuvendi i Kosovës, më 2 korrik 1990, miratoi dhe shpalli Deklaratën Kushtetuese, përkatësisht, Deklaratën e Pavarësisë. Tani ndodhemi në një fazë të re kur nga institucionet e pushtetit shtetëror të Kosovës, me të drejtë kërkohet njohja e pavarësisë, ndërsa nga faktori ndërkombëtar kërkohet që të bisedohet për status.
Edhe në qoftë se do të ketë biseda, ato duhet të bëhen me institucionet relevante ndërkombëtare, mbi bazën e platformës politike dhe juridike të përcaktuar më parë, siç është përcaktuar në aktet e përmendura edhe rezoluta e fundit e Kuvendit aktual të Kosovës e miratuar kohë më parë.
Shpalljen e Deklaratës Kushtetuese të gjithë shqiptarët, kudo që janë, e kanë përjetua si fitore të tyren.

Speciale e ditës : Pro et contra - Në spikamë : Pse Kryesia Qendrore e Lidhjës Demokratike e Kosovës e hoqi nga Lista e Deputetit të Parlamentit të Kosovës ,Profesorin e ndritur të sigurisë kombëtare zt. Hajrullah Tërnava?





I pavdekshmi Rugova, ja si e kujton Hajrullah Tërnava ish-zv.ministër



Njëri prej bashkëbiseduesve tanë të zgjedhur nga  Floripress për të diskutuar për figurën e presidentit Ibrahim Rugova është edhe eksperti i sigurisë Hajrullah Ternava, ish zëvendësministër i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës, deri në përfundim të luftës, përkatësisht kur në janarine vitit 2000 u shuan të gjitha institucionet ekzistuese para vendosjes së administratës së UNMIK-ut. Lexojini përgjigjet e tij, në çështjet e shtruara nga ne për LDK-në, pas rugoviane, dhe Kosovën e mëpastajme, përshirë ngjarjet apo skenarin e frikshëm serb për veriun.






Me arikitektin e pavarësë  së Kosovës

Akademik Prof.D.Ibrahim Rugova dhe Hajrullah Tërnava 



Ibrahim Rugova ishte ndër shqiptarët e parë, kur filloi demokracia dhe rrënimi i ish-Jugosllavisë, dhe me ramjen e murit të Berlinit, që e mobilizoi popullin e Kosovës dhe e formoi partinë e parë shqiptare demokratike LDK-në, edhe që ishte ende monizëm (komunizëm) por në ato kohëra filloi pluralizmi dhe në tërë Jugosllavinë filluan formime të partive në të gjitha njësitë Federale të atëhershme. 

Ibrahim Rugova ishte i tillë që i provoi në shpirt represaljet e atij regjimi, sepse gjatë Luftës së Dytë Botërore iu vra gjyshi dhe babai i tij dhe u rrit si jetim në kushte të tilla të vuajtjes dhe skamjes së asaj kohe. U shkollua në nivelet ma të larta dhe kishte titullin Akademik. Duke e ditë hallin e popullit të vetë që nuk kishim as ushtri dhe njësi të tjera shtetërore sepse Kosova me vitin e 1974-ës me kushtetutën e asaj kohe e fiton statusin e Krahinës Autonome të Jugosllavisë.

Kosova do të ishte ndryshe

Në vitin 1990 me 02 korrik parlamentarët e Kosovës e shpallin Kosovën Republikë dhe në zgjedhjet e vetë organizuara kryetar i Kosovës zgjedhet Ibrahim Rugova. Ishte fati i madh që ky njeri e udhëhoqi shtetin e Kosovës deri në vdekjen e tij dhe e përjetoi çlirimin e Kosovës si Kryetar i saj dhe e udhëhoqi deri në vdekje, këtë shtet pa gabime. Kryeshtetasit tjerë të botës e thirrshin Rugovën Gandi i Kosovës, sepse me kontaktet dhe aftësinë e tij dhe rrugëtimin për çlirim nga serbët që e zgjodhi, e që dhanë frytet e saja deri në pavarësimin e shtetit të Kosovës. Si të tillë që e njohën edhe nuk hezituan që ti ndihmojnë në çlirimin e Kosovës, shtetet ma të forta të botes si Amerika me BE-në krye me NATO-n. Tani Kosova është shtet i pavarur i njohur prej 113 shteteve të botës. Ai si njeri dhe Kryetar që ishte gjithnjë do ti mungoj Kosovës, po t’ishte gjallë tani shumë ma ndryshe do ti kishim punët si shtet, vdiq në vitin 2006, por në shpirtrat e shqiptarëve të Kosovës do të jetë i pavdekshëm çdoherë.

LDK e thyer dhe humbëse

Tani prej vdekjes së Ibrahim Rugovës e deri më tani në partinë e tij, në LDK ma nuk është ajo parti që ishte në ato kohëra dhe sa ishte i gjallë gjithnjë i fitonte bindshëm zgjedhjet në Kosovë, pa ndonjë angazhim të posaçëm. Me vdekjen e tij edhe që u zgjodhën disa kryetar të kësaj partie, partia ka pësuar rënie dhe ma kurrë s’ka mundur ti fitojë zgjedhjet. Tani qartë vërehet se jo vetëm që po i mungon partisë LDK-ë, por është kah i mungon tërë Kosovës.

Sot edhe që jemi të njohur prej 113 shteteve dhe e kemi shpallur pavarësinë në vitin 17.02.2008 ende nuk jemi të anëtarësuar në OKB, nuk jemi anëtar të BE-së dhe nuk kemi liberalizim të vizave, gjë që kemi probleme reale me shume çështje të pazgjidhura, nuk e kemi ushtrinë dhe jo rastësisht Serbia në mënyrë permanente na bën presione të ndryshme deri edhe në konflikte serioze ndërshtetërore edhe që BE po na ndërmjetëson për zgjidhjen e shume çështjeve që i kemi të pazgjidhura.


Panik dhe entuziazëm tek serbët

Serbia në çdo kohë e pret shansin e sajë dhe nuk po mundet me u bind se njëherë e përgjithmonë e ka humb Kosovën sikur në disa raste të fundit që e provokon Kosovën me barrikadimin e urës së Mitrovicës, ndërtimin e murit në veri, burgosja e Ramush Haredinajt dhe së fundmi tentimi i vënies në funksion Serbi-Kosovë të trenit me mbishkrime nacionaliste. 

Garantues të kufijve të Kosovës është KFORi-NATO, por tani Serbia e sheh si shans fitoren e Donald Trumpit mbasi që supozohet që ky i ka marrëdhëniet e mira me Rusin-Putinin, dhe mendojnë që ta provokojnë situatën edhe me konflikte ushtarake për t’ia bashkangjitur pjesën veriore të Mitrovicës (4 komunat) Serbisë, si kopje e Rusisë të Krimesë së Ukrainës. Putin para disa ditëve deklaroi se Kosova e ka të drejtën e pavarësimit sikur edhe Krimea, prandaj llogaritet që dy shtetet mund të merren vesh dhe ta njoh Rusia Kosovën dhe Amerika Krimenë.

 Në një panikë të tillë Serbia tenton këto incidente me Kosovën sikur i shpjegova më lart, që t’ia bashkangjes Serbisë pjesën e veriut dhe me këtë pjesë edhe Republikën Serbe, të formohet Serbia e madhe.





Fotografia e profilit të Hajrullah Tërnava

Po kush është Hajrullah Tërnava ?


Hajrullah Tërnava, lindi në fshatin Lismir ,Komuna e Fushë Kosovës( 13 prill 1952). Në vendlindje si dhe në fshatin Bardhosh të Fushë Kosovës e kreu shkollën fillore ( 1958-1964).

Akademinë Policore e kreu me sukses brilantë në Kamenicë të Sremit (1968-1972).Shkollën e Lartë Policore e kreu në Zemun
(1974-1976), ndërsa Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë e kreu në Shkup(1978-1982).
Ishte sportisti dhe trajneri më i daluar I xhudos në Kosovë dhe ish Jugosllavi.

Në vitin shkollor 1971/72 e solli lëndë mësimore dhe trajnimet e xhudosë në Shkollën e Mesme të Policisë në Vushtri të Kosovës.

Falë sportistit dhe trajnierit të xhudos Tërnava,sportistët (xhudistët) Kosovarë sollën shumë medalie të Ligës së Parë të Federatës Jugosllave të xhudosë...


Fotografia e Majlinda Kelmendi - Judo

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova


Falë këtij atdhetari dhe Sportisti të këtij sporti luftarak Liga dolën edheshampionët e pare shqiptarë në ish Jugosllavi.Kësaj radhe sportisti Hajrullah Tërnava me modesti i përmend xhudistët kosovar si Adem Dylahun,Sylë Kukajn,Mevlud Arifin Mehmet Hajdinin,Ajvaz Demën,Basri Gashin, Hysen Sylën, Shahin Behramin, Hajredin Hamzën,Nexhat Bujupin,Anton Cenën ,Selim Mehmetajn ,Sherif Haxhijajn,Hysen Gashin,Fuat Gashin,Hysen Gashin e shumë xhudistë të dalluar të tjerë.Me modesti dhe respekt e përmend nxënësin e tij Sylë Kukajn,ish kadet i Shkollës Policore në Vushtri i cili në Qytetin e Lumbardhit të Pejës formoi Klubin me name të xhudistëve të njohur në arenën kombëtare ndërkombëtare  : Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distrija Krasniqi, Akil Gjakova e shumë të tjerë.

Punoi si pedagog,kryeshef ,Drejtor në Akademinë Policore në Vushtri( 1972-1985) në Drejtorinë Policore të SKPB në Prishtinë(1985-1990)


Me datën 02 korrik të vitit 1990 Ishte caktuar nga SKPB udhëheqës i policisë së Kosovës qe kishte për detyrë të mbrojë Kushtetuten e KSAK ,ditën kur Delegatët e Kuvendit të Kosovës( 2 korrik 1990) do ta shpallnin Pamvarësinë e Kosovës Republikë .

Situata politike në Kosovë ishte tejet delikate ato ditë .Në Kosovë kishin ardhur Njësitë Jugosllave dhe Serbe të forcave Speciale për gjendjen tejet të rëndë të situates në Kosovë.

Kuvendi i Sërbisë dhe vetë kryetari i këtij shteti , suprimoi me dhunë Kuvendin legjitim të Kosovës.

Profesor Hajrullah Tërnava që ishte caktuar nga eprorët e tij që ti burgos Delegatët shqiptar të Kosovës,ku veproi kundër urdhërave të Komandantëve serb.





Atë ditë para shpalljës së Kosovës republikë,nga Delegatët i ofrohet delegatit nga Vushtria zt.Muharrem Shabani ,duke e thënë :”Apo me njef….Çfarë prêt,shpalle Kosovën Republikë. Na jemi këtu.Do ju mbrojmë deri në vdekje”.

Ishin këto fjalët e një “Specialci”policor …Muharrem Shabani ia kthen”…Jemi të mbrojtur nga Ju,policia”…Heshtje…”Po i thotë specialci kryesor “.Ashtue edhe u bë.Kosova u shpall Republikë. Delegatët pa bërë rrëmujë para Kuvendit shkuan shpijave të veta.

Edhe na Policia pa zhurmë shkuam gjithsejcili në Drejtoritë e veta policore.Kur u ktheva në SKPB përjetova kërcnimet më të vrazhta “Pse nuk nuk i burgosa delegatët”….

Pas disa ditëve lëshoja punën në Policinë e Kosovës . Pas meje punën e lëshuen edhe shumë eprorë dhe police tjerë shqiptar…

Më kërkesën e Presidentit Akademik Prof.Dr Ibrahim Rugovës( 1990) profesori dhe sportisti i dalluar Hajrullah Tërnava , u bë njeri prej Stafit të sigurimit të Presidentit Rugova. Më vonë , me formimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (1991) ishte në Stafin e kësaj ministrije.

Më vonë Hajrullah Tërnava emrohëm Kryetar i Sportëve të Prishtinës si dhe anëtarë i Kryesisë së Sportëve në Republikën e Pavarur të Kosovës….


Keqtrajtimet e policisë serbe si dhe migrimi i Profesor Hajrullah Tërnavës në në Turqi dhe në Gjermani…


Ishin kohë të vështira ,përkujton sot zt. Hajrullah Tërnava …Në Kosovë filluan keqtrajtimet si dhe burgosja e ish policisë shqiptare në Kosovë.

Më kujothet si sot thotë zt.Tërnava .Ishte ftohtë.Ne natën mes të dates 19-20 dhjetor 1994 ,Policia Serbe burgosi disa dhjeta ish eprorë policorë në tërë teritorin e Kosovës….Unë thotë ai isha me fat …, nuk isha në banesë .

U largova dhe lëshova Kosovë.Shkova për 10 ditë në Tetovë. Më pastaj shokët e ilegalës më mundësuan ikjen time për Turqi dhe Gjermani….

POlicia serbe fillojë ta keqtrajtoi familjën ,bile atë e largojë edhe nga banesa.

Shkuarja e tij në Gjermani dukshëm ndikojë në përmirsimin e jetës së tij dhe familjës. Bile kishte sado pak para për të mbijetuar familja dhe vetë ai.

Fillojë sadopak të mëkambet me ato para që ia jipte shteti gjerman atij…Fillojë të kursejë për veti,familjën si dhe për Kosovën …Ai me disa shokë fillojë t’ju ndihmojë familjarëve të shokëve që ishin burgosur nga regjimi serb.

Në ndërkohë ndodhi ajo që u pritte në çdo qast : Më 416 vjet burg efektiv u denuan shokët e tij. Edhe Hajrullah Tërnava nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë u denua në mungesë : 78 muaj burg efektivë! ….


Ne Gjermani unë me shokët e mijë e percillnim situatën në Kosovë. Muarrëm pjesë në organizimin e demonstrative për Kosovën deri në fillim të Luftës në Kosovë.


Lufta e Kosovës dhe vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit

Kur fillojë lufta unë me disa shokë filluam mobilizimin vullnetar të Njësive të armatosura nen protektoratin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me destinim që të konsolidohemi në Shqipëri.

Ne Shqipëri Hajrullah Tërnava është emruar Kryeshef i Policisë së Kosovë s dhe njëherit ishte Zv. Ministër i Punëve të Brendshme , në kazermen ushtarake në Rogozhinë. Aty ata janë tubua dhe kanë bërë stervitjet ushtarako-policore.

Ku ka pasur nevojë Forcat tona ( deri në çlirimin e vendit ) muarrën pjesë. Ishte kohë e vështirë .Në mënyrë tinzare na u vranë shumë eprorë të lartë . Ata ishin bartës të detyrave luftarake . Na u vra pas shpine Ministri i Mbrojtjes ,kolonel Ahmet Krasniqi e dhjeta ushtarak të tjerë….

Pas mbarimit të luftës kur mbërrijtem në Kosovë, rrethanat ishin të vështira,ishin rrethana lufte …

Lufta mbaroi,Kosova u çlirua por problemet dhe pasojat e luftës akoma vazhdojnë…

….Ishte një situate e tendosur në Kosovë. Situatën ushtarako-politike e morën forcat e NATO-s dhe nderkombetarët (UNMIK-u) …Paralel me forcat ndërkombëtare vepronin edhe forcat tona të dy krahëve të Luftës(UÇK dhe FARK) .

Pse Hashim Thaçi nuk deshi ti punësojë 3000 policë ?

Ish Kryeministri i Kosovës në egzil Prof.Dr. Bujar Bukoshi në bisedime me Ministrin e PB z. Carsten Fredriksen ne Qeverin e posaformuar të UNMIK-ut nga dr. Bernard Kouchner , ne krye te atij delegacionit ishte edhe Hajrullah Tërnava si kryesues.



Pas 3 orë bisedimesh u arrit marrëveshja që Policija e mëparme që kishte punuar deri në vitet e 90-ta që të kthen në vende e tyre të punes punës rreth 3000 policë që ata të angazhohën për vënie të rendit dhe sigurisë publike në Kosovë .

Lidhur më marrveshjën njohtohet ish Kryeministri i Kosovës dr.Bukoshi i cili më vonë jep një intervistë në TV.

Pas paraqitjes së ish Kryeministrit Bukoshi në televizion edhe zt.Hashim Thaqi e mban një intervistë në TV i cili kërcnon që nëse kthehet policia vjetër e Kosovës në punë, ai do të jipte dorëheqje nga udhëheqja e asaj kohe e KPA –së, që e permbanin Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugova,Akademik Prof.Dr.Rexhep Qosja, Zt.Hashim Thaçi si dhe Zt.Ramush Haradinaj.

Takimi sy me sy me kryepolicin Carsten Fredriksen?

Më të dëgjuar këtë Dr.Bernard Kouchner kërkon nga Zt. Carsten Fredriksen që të kontakojë me kolonelin policor Hajrullah Tërnava që të prishët marrveshja e arritur.

Vije njeriu i zt. Carsten Fredriksen i cili e shoqëron zt Tërnava tek kabineti i Fredriksenit. Zt.Carsten Fredriksen i ka then kolonel Tërnavës : “Ne kemi ardhur këtu që t’ ju ndihmojmë dhe asësesi që juve t’ju shkaktojmë mosmarveshje si dhe konflikte mespartiake apo edhe të ndodhin vrasje mes partiakëve”

zt. Carsten Fredriksen e dinte mire autobiografinë e tij time që nga biseda e pare i cili tha:” Gjeneralët e juaj të vetëshpallur nuk e dëshirojnë të mirën e Kosovës.

Ne tash do ta krijojmë një polici kukull të mveshur në uniforma as për së afërmi qe i ngjan policisë që ju keni punuar gjatë në ato institucione deri sa është krijuar policia e shkolluar sikur qe na ke spjeguar në takimin paraprak...

Edhe juve po ju them troq më gjithë ato Diploma Akademike Policore e që unë kam shumë më pak diploma dhe stash pune në Polici ju kisha preferuar që të ktheheni nga keni ardhur ,pra në nga Gjermani,ngase ju si ish Drejtor i asaj Akademije Policore, është një mëkat i madh që të jeni polic i thjeshtë që t’ju vlerësojë fjala vije një polic i Bangladeshit”-tha kryepolici i UNMIK-ut zt. Carsten Fredriksen....


****

Ka bukur shumë ish polic që kanë mbetur pa u pranuar në Policinë e Kosovës.Ata që i kundërshtonin këta police të mos punojnë në SHPK e më vonë në PK që disa syrësh ishin luftëtar të spikatur ,por kishte edhe disa dhjeta ish police të dënuar me burg nga regjimi i Millosheviqit.

Tash e kemi kuptuar pse ishte ky qendrim aq këmbëngulës pasi tash po e shofim dhe po e vërejmë sa janë pasuruar ata që e kundërshtonin policinë e shkolluar që të kthehën në polici.

Profesor Tërnava ishte tejet i rezignuar më këtë çfarë ju ndodhi policëve profesionistë ...

I dëshpruar, kthehët në Gjermani tek familjae tij .

...Ai thotë : “ Gjatë tërë kohës isha i ndarë nga familja. Fillova prapë integrimin tim në jetën gjermane ... E hapa një agjencion udhëtimesh dhe mire ia dilja dhe e jetoja jetën si të gjithë qytetarët tjerë në Gjermani më punën dhe angazhimin tim..

Hapa edhe një klub të xhudos aty ku jetoja në periferi të Hamburgut -në Tostedt. Unë nuk dëshiroja të reklamohëm se kush isha . Vinin pothuaja në trajnime sportistë edhe nga klubet tjera gjermane .Në vitin 2002 me ekipen e femrave u kvalifikuam ne Bundes Ligë (Liga e Parë Gjermane) .

Ishte një fillim vit i mbarë .

Për fat të keq vajza e ime gjatë pushimeve në Prishtinë përjeton një aksident të rëndë komunikacioni dhe vdes…

Sportin e xhudos në Gjermani më nuk e ushtroja. Presidenti Ibrahim Rugova, pas lufte shpesh më thoshte:”… kur do e krijojmë Ministrinë e PB ti dhuesh të kthehesh në Kosovë . Llogarisë në Ty që jesh minister I punëve të brendshme “.Se prisja vdekjen e Rugovës në mosh kaq të re… Në varrimin e Rugovës takova shumë njerëz , që ishin pak a shumë të afërm tij… …

Takova edhe Prof.Dr. Fatmir Sejdiun i cili në bisedë e sipër më thotë “…Kthehu nga Gjermania sepse Qeveria e Kosovës llogaritë të te emron Ministër të Punëve të Brendshme.

Unë ish Presidentit Sejdiu nuk i premtova që do të kthehëm sepse materjalisht qendroja fortë mire më një page solide mujore rreth 5,000 €uro.

Ish presidenti Sejdiu fillojë të më kritikojë si mos të kthehem në Kosovë kur një President i shtetit kërkon këtimin tim që ta jap kontributin tim kur e kërkon vendi.

Në bisedë e sipër më Fatmir Sejdiun , ai me premton se do t’ma punësojë bashkëshortën dhe djalin,ngase ai mendonte që unë do të kontribuoja më shumë, vendi kishte nevojë për profesionista policorë.

I premtova ish Presidentit Sejdiu që fill pas kryerjës së ca procedurave administrative për çlajmërimin e biznesit , banesës do të kthehëm në Kosovë. ..




Prof.dr.Fatmir Sejdiu

Më 3 janar 2017 lajmërohëm në zyrën e Presidentit të Kosovës,zt.Fatmir Sejdiu i cili i premton që do ta emërojë së shpejti Ministër të PB apo mund të ndodhë edhe si Zv. Ministër për të cilën gjë nuk e kundërshtova.

Ishte më rëndësi ta jipte kontributin e tij për atë që kishte kryer edhe shkollë. Më tha që të shkojë në Ministrinë e PB ku veq ishte emruar Ministri dhe ti lajmrohëm dhe të fillojë punën si Këshillëtar i Ministrit për një kohë të shkurtër .

Unë ashtu veprova dhe koha kalon kur jo larg Qeverisë, policët Rumun të UNMIK-ut , i vrajnë 2 anëtarë të VV dhe Ministri Fatmir Rexhepi jep doreheqje .



Bleri Kuqi

Me kalimin e kohës shpresoja se ish Presidenti Sejdiu do e mbajë fjalën dhe të më emrojë Ministër. Pas do ditësh ai emëron Ministrin e rinj ,zt. Blerim Kuqin i cili deri atehere ishte si Zv. Ministër edhepse ai nuk ishte anëtar i LDK-së.



Befasohëm me këtë dhe shkoj te ish Presidenti Sejdiu. Ai me thotë :”do i kryjë obligimet ndaj teje por jam pak i zënë e të lutëm me jep kohë paksa dhe të lutën e vazhdoni punën e Këshillëtarit të Ministrit ku paga mujore ishte 420 euro.

Kjo page nuk me dilte për ta mbajtë familjen. Problemet filluan por mendoja se ish Presidenti do e mbajë fjalën dhe e qetësoja sado pak vehten. Kaluan kohëra dhe kurrë nuk u mbajtë fjala e dhënë e Presidentit Sejdiu që të më punësohet gruaja dhe djali.



Për çudi as vendi i Zv. Ministrit nuk u plotësua. Në vitin 2008 LDK-ja i humbi zgjedhjet dhe unë mbeta i pa punë….pa të ardhura për jetesë…. Heren e fundit kam shkuar të ish Presidenti Sejdiu në vitin 2010 .Presidenti Sejdiu më tha "këta të tjerët nuk po të dëshirojnë që të bëhesh minister e asë zv.ministër” .Po kush janë këta të cilët po kundërshtojnë emriimin tim në postin e Ministrit .Ai i thotë "këta të Hashimit".

Desh u çmenda.Po pse o President para se me u kthye në Kosovë nuk e ke pytur Hashim Thaçin?...A Ti si President i Kosovës duhet pyetur Hashimin a ? - shton profesori Tërnava. Nga ky moment jam larguar dhe i kam thënë “Mjerë Kosova në kend ka mbetë”!

Ndër kohë po në ketë vit ish Presidenti Sejdiu zhgarkohet nga Presidenti i Kosovës si pasojë e ndodhive të karrikave në Kuvendin e Përgjitheshëm të LDK-së etj, ku edeh Profesor Hajrullah Tërnava ishte anëtar i këtik Kuvendi , po mu ky President me lutej t’ia jipja votën ku kundërkandidat e kishte Prof.dr.Isa Mustafën.




Atë kohë zgjedhjet dhe presidentllakun e LDK-së e fitojë Isa Mustafa.Unë shton profesor Tërnava isha kandidat i LDK-së per deputet ku garova dhe mu komunikua se dikund rreth 6000 vota!

Votat e mija I vodhi dikush në mënyrë përfide nga vetë partia e ime LDK.

Zgjedhjet siç e dijmë të gjithë I fitojë Partia e Hashim Thaçit,pra PDK-ja …

I pa pa punë mbeta thotë Tërnava deri me vitin 2011.U ktheva në Gjermani tek familja ….

Në zgjedhjet e vitit 2014 nga Dega ime me propozon per kandidat per deputet dhe ne baze te kandidimit kisha vota nder ma se shumti dhe u pregadita qe te konkuroja per deputet. Naten e fundit Kryetari Isa Mustafa me largon nga lista dhe e fute diken tjeter pa te drejt.






Floripress : 09 Maj 2015 20:35


Votimet në degën e katërt të LDK'së kanë përfunduar. Në një dokumente të siguruar nga Floripress tregon ne detaje se si është votuar.

Sipas këtij dokumenti shihet se humbje te thellë kanë pësuar Sabri Hamiti dhe Sami Hamiti.
Derisa, fitues ka dalë Frashër Demaj.
Për më shumë shiheni listën më poshtë:
1.Frasher Demaj
2. Naser Rugova
3. Valon Murtezaj
4. Nuredin Ibishi
5. Hajrullah Ternava
6. Hykmete Bajrami
7. Naim Krasniqi
8. Arben Gashi
9. Vlora Dumoshi
10. Petrit Bicaj
11. Rita Hajzeraj
12. Fehmi Rexhepi
13. Bilbil Krasniqi
14. Alma Lama

Te nesërmen e kuptoj se nuk gjindem në listen e tyre famoze për kandidat deputetësh për Parlamentin e Kosovës dhe shkojë të Kryetari I.M. ai me thot se isha ne siklet dhe mu dashtë një vend.Unë të hoqa nga lista se Juve po u ruajë vendin e Ministrit të PB.





Akademik Prof.dr.Sabri Hamiti

Kur e pash Profesor Sabri Hamitin në atë Listë që unë i kasha trefishin e votive të tij nga Dega e jonë. Erdhi koha kur u kryan zgjedhjët në Kosovë.



Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa

U bë koalicioni PDK- LDK u formua Qeverija u bë Kryeministër i Kosovës Isa Mustafa. Isha kurreshtar se athua vallë do ta mbajë fjalën e dhënë prfesor Mustafa .


Image result for hajrullah ternava

Fjalën nuk e mbajti . Ministër u bë Skënder Hysenin. Kur mësova që Kryeministri Isa Mustafa emërtojë krejtësisht njeriun e muzikës dhe përkthimeve u stepa .



Skendër Hyseni

Shkova në bisedë më ted he ai ma thotë troq :” …të huajt e kan emruar Skenderin pasi që e dinin që ai ishte bashkëpuntorë i ngushtë i presidentit Rugova “ .

 Nuk u pajtova me këtë konstatim. Skënder Hyseni me fton si Ministër i cili me propozon per Këshilltar politik ! Por unë këtë post nuk e pranova ngase oferta e tillë ishte ofenduese. sepse kjo ofert ishte per mua ofendim. …




Edhe në zgjedhjet e parakoshme të 2017-tës ,Dega e katët e LDK_së së Prishtinë më nominuan për Deputet të Parlamentit të Kosovës !


Zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, kanë përshpejtuar edhe proceset përgatitore nëpër partitë politike në Kosovë.
Ndaj edhe Lidhja Demokratike e Kosovës s’ka humbur kohë në përpilimin e listave për kandidatët për deputetë të legjislaturës së ardhshme të Kosovës.
Nga mbledhja e kryesisë së Degës së IV të kësaj partie e mbajtur dje janë përzgjedhur edhe emrat e pretendentëve për deputetë të ardhshëm të partisë.
Klan Kosova ka siguruar emrat, disa prej tyre të njohur në skenën politike dhe deputetë edhe në të kaluarën e disa emra krejt të rinj, që pretendojnë karriera politike në të ardhmen.
Kryesia e kësaj dege ka vendosur që të propozojë, Halim Muçollin, që është edhe kryetar i kësaj dege, më pas ish-deputetët, Arben Gashi, Nuredin Ibishi e Sabri Hamiti.
Të propozuar të tjerë të degës janë; Hamdi Jaha, Naser Rugova, Hashim Deshishku, Petrit Bicaj, Valon Murtezaj, Vebi Mujku, Frashër Demaj, Besnik Krasniqi dhe Hajrullah Tërnava.
Ndërsa, sipas çelësit gjinor janë propozuar, Besa Zogaj Gashi, Vlora Dumoshi, Hikmete Bajrami, Rita Hajzeraj dhe Donjeta Ballovci.





Është një non sens që nga Lista u hoqa për arsyera të pakuptimta . Kryetari i parties Isa Mustafa nuk dëshiron të takohet sya më sym më mua edhe më qe jam delegate i LDK-së në Kuvendit e Përgjitheshëm.

Tani po i presë zgjedhjët i pa shpresë, por jam krenar që asnjë njeri i LDK –së nuk mund te krenohet me sukeseset e veta apo te krahasohet me atë se çfarë kanë bërë të tjerët më shumë se unë për Kosovën .

Më së miri këtë e di Populli i Kosovës.Jam ballëlartë dhe heci shlirshëm në çdo cepë të Kosovës pa truproje ,pa ofendime nga qytetarët e mijë…

Dihet mire se situata e sigurisë në këtë përiudhë të para zgjedhjeve mund të vlerësohet si stabile dhe sigurtë por Institucionet e Sigurisë gjithnjë duhet të punojnë në mënyrë përmanente për arritjen e qëllimeve të sigurisë e posaqërisht në situata të jashtëzakonshme sikur konsiderohet si kjo tani e parazgjedhjëve, zgjedhjëve dhe e pas zgjedhjeve.

Thënia e vjetër se arminu kurr nuk flenë na detyron që të jemi syqelë sidomos ata që janë përgjegjës për rendin Kushtetus dhe rendin publik dhe të drejtave të njerëzimit.

Gjithësesi se këto institucione që mirrën me jetësimin e çështjeve të sigurisë për qytetarët dhe pasuritë e vendit të Kosoves duhen të jenë përmanentë në çdo kohë se pa rend dhe qetësi në një shoqëri mund të vijë deri të anarkia dhe çrregullimet në përmasa të mëdha shoqërore.


Situata e cila e pret Kosovën mujve të ardhëshëm, e sidomos me funkcionalizimin e Gjykatës Speciale ku në shënjestër janë personalitete që udhëheqin shtetin e Kosovës e që disa janë të përfshirë në aktakuza pran këtij Tribubali , mund të ketë tentime për çrregullim të rendit dhe qetësisë në përmasa të gjëra nëse nuk do të këtë menagjim të kësaj situate nga instancat më të larta sikur ajo e Ministrisë së PB, Policia e Shtetit, AKI-ja , Prokuroria e Gjykata etj.

Ato duhet të jenë aktive në kompetencat e rujtjes së qetësisë dhe sigurisë në vendin tonë, edhe për këtë muaj të shejtë të Ramazanit mund të këtë destabilizim të vendit me aktivitete të ISIS-it .

Kohë më parë në Mançestër të Anglisë u vranë rreth 22 persona dhe mbi 60 të tjerë u plagosën rendë.Fjala vije vitin e shkuar në muajin e Ramazanit u vranë 400 dhe u plagosen mbi 700 vetë .

 Tani ky shtet në shpërberje e sipër dëshiron ti tregojë botës se ende funksionon dhe që i ka ndryshue metodat e vend luftimeve dhe tani si shënjӕster ka shtetet Evropiane por edhe ato shtete nga te cilët patën luftetarë të denjë.

Në këtë rast si Kosova që i pati ushtarët e tyre më një numër të konsideruar si pjesmarrës ne ato lufta të përgjakshme në ne Siri, Irak e gjetiu.

Pra, Kosova mund të jetë në shenjestër të sulmeve të mundeshme nga formacionet e ISIS-it nga Kosova. Situata nuk duhet te nënçmohet nga institucionet e sigurisë kombëtare .

Institucionet e Kosovës duhet që qytetarëve të vete t’ju sigurojë qetësi, rehati dhe jetë të lirë në realizimin e të drejtave dhe aspiratave të tyre qe ua garanton edhe Kushtetuta e Kosovës,tha në fund të bisedës për Floripress,profesori i mirënjohur i sigurisë kombëtare Hajrullah Tërnava.





Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...