2017-07-21

Poliedrizmi letrar,diplomatikë,politikë i shkrimtarit dhe publicistit Reshat Sahitaj


Shkrimtari,diplomati i mirënjohur shqiptar Reshat Sahitaj në romanet dhe publikimet e tija të ndryshme merret me temat më të ndjeshme të cilat po e godasin shoqërinë shqiptare, e për të cilat na të tjerët nuk kemi guxim të shkruajnë.

Kjo është cilësia që e dallon dhe e bënë Reshat Sahitaj-n të veçantë ndaj të tjerëve. Për këtë arsye disa lexues evropian e quajnë atë 'Viktor Hygo i letërsisë shqiptare'.


Fotografia e Flori Bruqi

Po kush është Diplomati,publicisti dhe shkrimtari Reshat Sahitaj ?

Reshat Sahitaj ka lindur më 1952 në fshatin Sopijë të Therandës.
Ka një veprimtari letrare, kulturore dhe atdhetare. Për shkaqe politike, autori qe i detyruar të largohej më 1979 nga Kosova dhe të vendosej në Belgjikë.
Në Bruksel ndoqi studimet e gjuhes frenge dhe diplomon në Ecole Superieur de l’Etat.
Atje ishte ndër organizatorët e shumë demonstratave kundër terrorit serb në Kosovë.
Me 1983 emërohet sekretar për marrëdhënie me jashtë në Komitetin e Mbrojtjës së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me kryetar Enver Hadrin.
Pas vrasjes së Enver Hadrit, vazhdon veprimtarinë politike në Byronë Informative të Republikës së Kosovës deri në përfundim të luftës në Kosovë. Ka dhënë një kontribut të çmuar në miratimin e të gjitha rezolutave për Kosovën në Paralmentin Europian që nga viti 1989 deri më 1998.
Reshat Sahitaj ishte ndërmjetësues i kontaktëve të para diplomatike në mes të të gjithë personalitetëve kosovare në Parlamentin Europian, Senatin Belg, dhe NATO.
Ne verën e 1998, në lokalet e OKB-së në Gjenevë, Reshat Sahitaj në bashkëpinim me zonjën Anne Marie –Lizin, arriti të organizon konferencë për shtyp të UÇK-së, ku mori pjesë edhe veprimtari shqiptar nga Tetova Mr.sci. Bardhyl Mahmuti.
****
Në pranverën e vitit 1979 u detyrua të ikte nga Kosova për më shumë se njëzet vjet rresht. Për një kohë të gjatë te të gjithë njerëzit që e kanë njohur dominoi mendimi se ai tashmë kishte vdekur.
Shërbëtorët e Shërbimit Sekret, të shoqëruar nga forcat policore, më 1981, më 1983 dhe më 1989, në mungesë të tij, ia rrethuan shtëpinë duke ia keqtrajtuar prindërit nën pretekstin se djalin e tyre e mbanin të strehuar. Nga këto bastisje të kota (që më shumë kishin qëllim të futnin frikë), familja e kuptoi se i biri i tyre nuk kishte vdekur, por jetonte ende.
Mendime të disa qytetarëve, ish-bashkëpunëtorë të okupuesit, të disa shokëve xhelozë, të disa pseudointelektualëve, të disave që përpiqen t’i fshehin veprat e tyre të ndyta :
Dikush diku shkruan: “Reshati ka qenë paranojak, destruktiv, përçarës. Musa Hoti e Reshati u organzuan dhe ia arritën qëllimit – e shkatërruan Keshillin Kombëtar para se…”
Një tjetërkush shkruan: “Reshati nuk e ka mbajtur alltinë se ka qenë frikacak, por Beharja e ka mbajtur ne çantën e saj”
Pop Cvetki i Mushtishtit 1978 ( të cilin Reshati si fëmijë me një shkop e kishte rrëxuar prej biçiklete dhe të cilin e shohim personazh ne romanin “Jeta e dyfishtë”): “Ljudi to je çudo! I Reshat radi kao uçitelj, nema vishe drzhave! ( Njerëz kjo është për t’u habitur! Edhe Reshati punon mësues, nuk ka më shtet!)”.
Huda Leskovcaliu nënshkruan udhëresën të vënë ne derë të shtëpisë së kulturës në Prizren: “U ndalohet hyrja e aktorëve: Sefo Beta Krasniqi, Reshat Sahitaj, Samedin Latifi, Alush Sahitaj e Bejtullah Krasniqi” Kjo ndalesë u vu me 1978-1982.
Dikush nga errësira: “Shpifni ato që janë dhe ato që nuk janë. Përhapeni fjalën se është spiun, dhunes, i çmendur, gënjeshtar, çdo veti të keqe që ekziston shpifni ! Ju jemi ata që populli ju beson, ai do te mbetët nën hijen tuaj. Duhet larguar nga çdo aktivitet politik. Duhet ta injoroni! «
Mendime të disa shokëve dhe miqve të mi shumë të sinqertë:
Enver Maloku : Pranoni të dhënat e mbledhura në terren mbi agresivitetin e forcave serbe në Kosovë. Pershendetje Enveri.¨
Adem Demaçi : Vëlla Reshat, po ta dergoj biografinë time , por mos u lodh shumë se çmimin Saharov, ata nuk ma japin mue.
Ibrahim Rugova gjatë një bisede private korrik 1990: Bravo Reshat, ia arrite të aprovohet rezoluta për Kosovën !
Reshati : Ishte e meritë e përbashkët.
Rugova : Hahahaha…..
Rexhep Qosja : (Në Parlamentin Evropian) Ke bërë një vepër të shkelqyeshme, të lumtë !
Veton Surroi : (Para dyerëve te Konferencës se Paqjes në Bruksel, 1992) Kërkoj falje, por LDK-ja ma ka kushtëzuar pjesëmarrjen : nëse ti je, ata nuk marrin pjesë dhe nuk m’i paguajnë shpenzimet.
Nevzat Halili : Në mbledhjen e Kryesisë së PPD, Reshat Sahitaj, autorizohet të jetë koordinator i të gjitha kontakteve me institucionet evropiane.
Haçif Mulliqi: Ke shkruar një roman të mrekullueshëm.
Hajrullah Gorani : Ju falënderojmë shumë për ndihmën tuaj me sindikata evropiane.
Rexhep Smajlaj: Na duket se Reshat Sahitaj ka kaluar nëpër shkollën e Stefan Cvajgut, sepse me një mjeshtri të rrallë artistike e shpie lexuesin në psikologjinë e personazhëve dhe zbërthen aspektin e botës kuptimore të tyre
Rushit Ramabaja: Me gjetjen artistike të çmitizimit të historiesë me aq patetikë e me aqë idolatri të rreme, vepra e Reshatit ta kujton romanin e Tolstoit “Lufta dhe Paqja”: të gjitha etnitë kanë të përbashkëtën e vetëshkatërrimit, të prerjes së fatit të vetë…
Prend Buzhala : Aty, sikur ngërthehet ideja letrare borhesiane për labirintin letrar, si mbizotëruesja kryesore e poetikës së narracionit, do të thotë që rikthimi te paradigma tematike e romaneve, tash në trajtën e fikcionit tregimtar, mund të lexohet si rishkrim i tekstit, për të cilin parim krijues Roland Barthes thoshte se përbën mbizotëruesen e palimpsestit letrar.
Arben Haxhiymeri prof. dr./ Elbasan.: Reshati u bën apel bashkëqytetarëve të tij për një refleksion të sinqertë mbi veten, mbi atë çfarë dinë se janë dhe çfarë të tjerët thonë për ta, mbi temat dhe problemet themelore te jetës, të individit e të shoqërisë, pse jo, edhe mbi çeshtje ekzistenciale, si jeta dhe vdekja, e moralshmja dhe e pamoralshmja, e natyrshmja dhe hyjnorja, e lavdishmja dhe e palavdishmja, për miqtë e mire dhe ata të këqij, armiqtë më të këqij dhe ata pak më të mire.
Adem Gashi: Vepra e Reshat Sahitajt më nxjerr një tjetër yrt. Them se është fjala për poetikën moviste. E ulta, e shëmtuara, banalja është e veshur me rrobat e magjishme të artit letrar. Pikërisht këtë e konsideroj sa veçanti të artit të tij, po aq edhe vlerë letrare nga të rrallat.
Nebih Bunjaku: Aktualiteti dhe origjinaliteti i stilit tuaj buron dhe gurgullon si një ujëvarë e mrekullueshme, që të magjeps dhe të mrekullon me tema dhe motive nga më të ndryshmet. Veprimet e personazheve si dhe karakteret e tyre nuk janë thjesht fryt i fantazisë imagjinatave, por të njerëzve që veprojnë e flasin shqip. Stili yt krejt origjinal mban vulën e intelektualit që quhet Reshat Sahitaj.
Abdyl Kadolli: Në këtë rrugë të përgjakshme jeta merr kuptimin e ekzistencës. Këtu thyhet miti totalitar i pushtimit dhe lind miti i qëndresës.
Demir Gjergji / Tiranë: Romani mendoj se është një autopsi tjetër për Kosovën e sotme në përpëlitjet e saj për të gjetur identitetin në këtë botë të qytetëruar e njëherësh barbare në luftën e saj fund e krye plot grykësi për ekzistencë e mirëqenie.
Janë të shumta emocionet që më krijon proza juaj, por nuk mund të rri pa vlerësuar zgjuarsinë tuaj si shkrimtar e intelektual, të shkrirë gjithë finesë mes rreshtave të saj.
Agim Vinca: Nëpërmjet përsonazheve të tij, të krijuara mbi bazë reale, autori mëton të tregojë zgjimin e ndërgjegjës kombëtare në Kosovë.
Sadri Fetiu: Si roman i ri, në kuptimin e mirëfilltë të teorisë së romanit, ndonëse flet, rrëfen, për ngjarje bashkëkohore, mund të thuhet edhe për të sotmen e drejtpërdrejtë, për njerëzit që janë në jetë dhe në skenën e politike, autori ka meritë të veçantë, sepse e ka ruajtur me shumë sukses distancën emocionale, qetësinë karakteristike dhe paanësinë që e karakterizon eposin. Ai pothuajse në asnjë rast nuk i vlerëson drejtpërdrejt heronjtë e veprës së tij, por vetëm rrëfen për ta, për veprimet, për botën e tyre shpirtërore, për mendësinë dhe pasionet e tyre.
Rexhep Qosja: Ky nuk është roman historic tradicional. Jo. Ky është roman, në të cilin shprehet përvoja e romanit postmodern, në të cilin, në të vërtetë, dokumenti dhe fiksioni herë gërshetohën e herë këmbehën.
Reshat Sahitaj dekada të tëra kishte kontribuar në internacionalizimin e dramës kosovare e sidomos në Parlamentin Evropian, në NATO dhe në Qeverinë Belge. Menjëherë pas Lufte u kthye në Kosovë.
Reshat Sahitaj ka interpretuar në teatër dhe film: në dramën “Sfinga e gjallë”, në regji të Sefo Beta Krasniqit, 1977; “Vdekja e Gjergjezit”-radiodramë për RTP,1978; “Rropullari”- film televiziv i RTP-së, 1978; “Procesi” – autor Jusuf Gërvalla, film televiziv 1984; “Prilli i thyer”- film franko-amerikan, Francë 1986; “AD” –film ne regji të Isa Qosjes, ku luajnë Iliri Shaqiri e Reshat Arbana, 1997; “Zemër e vetmuar”- seri televizive TV21,2004; “Krim pa krisma” –film nga Halil Budakova.
“Nëntoka e Kosovës II” , film nga Halil Budakova , maj 2008 Der më tash ka botuar këto libra:“Rojtari i Shqipërisë së harruar” –tregime, 1982;“Rruga pa kthim”-roman ,1983; “Mali i ndaluar”- roman , 2003;“Ëndrra e nuses”- tregime, 2004; “Jeta e dyfishtë”- roman, 2005;“7 Minutat e fundit”- roman, 2007; Përktheu nga frëngjishtja “Munuali i luftëtarit te dritës”, nga Paulo Coelho etjAutor i emisionit letrar “ Labirintet e fjalës” RTK 2006 Autor i filmave dokumentar:“Atdheu mbi të gjitha”“Kosova është gjaku ynë që nuk falet”“Miftar Hasani-legjendë apo realitet... “ RTK 2007“Musli Dumoshi” RTK 2008 etj
Ka shkruar disa skenarë te filmit dokumentar dhe artistik“Krim pa krisma” film artistik nga Halil Budakova“Mësuesi i malit”- artistik “Kosova është gjaku ynë që nuk falet”- dokumentar për jetën dhe vrasjen e Enver Hadrit Atdheu mbi të gjitha” – dokumentar për jetën dhe vrasjen e Vehbi Ibrahimit RTK“Miftar Hasani-legjendë apo realitet” dokumentar për jetën dhe pushkatimine M.Hasanit- RTK“Musli Dumoshi” RTK etj.
Edhe pse me grupin e tij në Bruksel kishte kontribuar në njohjen e çështjes sonë, u detyrua të “vdesë” më 2007, por njëkohësisht shihet duke shëtitur nëpër Prishtinë.
Çdo vit e boton nga një roman. Shkruan në gazeta ditore dhe herë pas here duke përgatitur emisione në televizion.
Jeton dhe vepron në Prishtinë....
Flori Bruqi
Fotografia e Flori Bruqi

Kritikët për romanin e Reshat Sahitaj "Jeta e dyfishtë" JETA E DYFISHTË

Image result


AKADEMIK PROF.DR..REXHEP QOSJA ,PH.D


Ata që e njohin Reshat Sahitajn dhe ia dinë, pak a shumë jetëshkrimin, do t’i kuptojnë plotësisht motivet e tij për të shkruar romanin Jeta e dyfishtë.

Në moshën njëzeteshtatëvjeçare, kur po përpiqej të sendërtonte prirjet e tij artistike të vërejtura herët në fushë të teatrit, ai do të shtrëngohet që, për shkaqe politike, të largohet prej Kosovës dhe të kërkojë strehim në botën e huaj. Me vete do të marrë, natyrisht, prirjet krijuese, që nuk iu kishte bërë e mundshme t’i dëshmonte në vendin e lindjes dhe shqetësimet për gjendjen në Kosovë, dhe për ardhmërinë e saj, për të cilën atëherë ishte e dënueshme të mendohej zëshëm e të flitej publikisht.

Do të strehohet në Belgjikë, ku do të ketë mundësi edhe të përfundojë shkollimin e lartë, në gjuhën frëngjishte, por edhe të shprehë kërshëritë e tij krijuese në fusha të ndryshme: në fushë të teatrit, të filmit dhe të letërsisë – të bëjë regji dramash, të luajë në film, të shkruajë skenarë, të shkruajë tregime dhe roman, të përpilojë përmbledhjen e vjershave të mikut të vet, Enver Hadri. Në Bruksel, ku ishin të vendosura institucionet kryesore të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, ai do të ketë mundësi të takojë bashkëkombas nga Shqipëria, që aty ishin si diplomatë apo që vinin prej Tiranës zyrtarisht dhe bashkëkombas nga Kosova, që aty vinin për strehim politik apo, më vonë, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, edhe zyrtarisht. Aty, në Bruksel, do të shohë e do të njohë edhe bashkëkombas që nuk i kishte takuar më parë dhe do të mësojë për Shqipërinë shtetërore e për Kosovën edhe çka nuk mund të mësonte prej shtypit të huaj. Veprimtarinë e Lëvizjes kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në Kosovë dhe në botën e huaj si dhe rolin e partive politike të krijuara pas shpërbërjes së Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë e individëve të ndryshëm në këtë Lëvizje, ai do t’i përcjellë në vazhdimësi, qoftë si veprimtar politik, qoftë si kronist i ardhshëm i saj. Në sajë të lidhjeve që do të krijojë me nëpunës të administratës së Bashkimit Evropian, ai dhe miqtë e tij, do të ndikojnë për t’u bërë i mundshëm pranimi i grupit të parë të intelektualëve kosovarë në Parlamentin Evropian në vitin 1991.
Është e kuptueshme, prandaj, pse pjesa më e madhe e krijimtarisë letrare të Reshat Sahitajt është frymëzuar nga zhvillimet dhe ngjarjet në Lëvizjen Kombëtare.


Fotografia e Flori Bruqi

Reshat Sahitajt

Romani Jeta e dyfishtë është vepra më e mirë e Reshat Sahitajt për këtë lëvizje. Ky nuk është roman historik tradicional. Jo. Ky është roman, në të cilin shprehet përvoja e romanit postmodern, në të cilin, në të vërtetë, dokumenti dhe fiksioni herë gërshetohen e herë këmbehen, gjithnjë në varësi nga qëllimi i autorit për t’i bërë më të mbuluara apo më të zbuluara ngjarjet e perzonazhet e ndryshme në të. Kjo e bën strukturën e romanit më të përbërë e kjo do të thotë, njëkohësisht, më të thelluar kuptimisht dhe artistikisht. Si përzgjedhja e ngjarjeve, e veprimeve, e të bërave, e sjelljeve, e shprehive dhe e mendimeve të personazheve, ashtu edhe letrarizmimi i tyre më i paktë apo më i theksuar, kur e kur vihen në shërbim të ironisë apo të satirizmit të tyre. Shkrimtari, që ia ka kushtuar vitet më të mira të jetës Lëvizjes pë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, nuk pranon të jetë krijues asnjanës, i cili prej lartësisë olimpike e shikon botën, në të cilën ngjajnë ndodhitë që trajton dhe në të cilën veprojnë personazhet e tij. Ironia dhe satira, prandaj, përfaqësojnë ndjenjën e tij, përkushtimin e tij, gjykimin e tij, shprehjen e tij dhe ato, sado në situata të ndryshme, përdoren me funksione e me efekte të ndryshme, i bëjnë atë ndjenjë, atë përkushtim, atë gjykim, atë shprehje masë estetike të romanit Jeta e dyfishtë.
Si të gjitha romanet e quajtura historike, apo politike, apo satirike, ashtu edhe romani i Reshat Sahitajt, Jeta e dyfishtë, do të zgjojë kërshëri të fortë të lexuesve jo vetëm për vlerën e tij artistike, por edhe për ngjarjet dhe personazhet që trajtohen në të. Më në fund, edhe vetë titulli i romanit Jeta e dyfishtë është i mjaftueshëm për të frymëzuar supozime, hamendje, kërkime për të vërtetën jetësore që paraqitet në të. Reshat Sahitaj nuk do të jetë autori i parë as autori i fundit, të cilin ata që të vërtetën artistike, kur pa të drejtë e kur me të drejtë e njëjtësojnë me të vërtetë jetësore, do ta shpërblejnë me ndjenja të ndryshme: me adhurim – disa e me qortim – disa të tjerë! Si të parëve ashtu edhe të dytëve, ndërkaq, mund t’u thuhet që të lexojnë apo, së paku, që të kujtojnë sqarimet që shumë shkrimtarë, me qëllim që të shmangin moskuptimet a keqkuptimet e ndryshme që mund të shkaktojnë gërshetimet dhe kombinimet e dokumentit dhe fiksionit në letërsi, e kanë quajtur të nevojshme të venë në fillim të romaneve të tyre: të dashur lexues, ju lutem të keni parasysh se përputhjet e mundshme ndërmjet personazheve këtu të krijuara e individëve të gjallë dhe ndërmjet ngjarjeve këtu të përshkruara e ngjarjeve reale mund të jenë vetëm të rastit. Në qoftë se dikush nuk mund të durohet pa bërë njëjtësim të tillë, le ta dijë se e bën në dëmin e vet dhe, natyrisht, jo të veprës sime!
Reshat Sahitaj nuk e vë një sqarim të këtillë në fillim të romanit të tij: i beson mirëleximit të lexuesve të tij. Ai ka krijuar vepër gjuhësore-artistike e s’e ka fotografuar jetën, por vepër gjuhësore artistike, e vërteta artistike e së cilës s’është e thënë të mos përputhet kur e kur edhe me të vërteta jetësore.

Demir Gjergji,Tiranë

Misione me mite moderne

Rrëfehet e këndohet se dikur, një mëngjes, i zoti i shtëpisë, kishte fërkuar sytë se mos ishte ende në ëndërr, kur kishte parë në skaj të oborrit një ardhacak që po ia bënte me shenja: E përshëndeste, i kërkonte ndihmë, e përqeshte, apo... Sido që të ishte, i zoti i shtëpisë dhe i oborrit vendosi t’ia kthente me përshëndetje dhe mikpritje...Po atë ditë, i la punët e veta dhe e ndihmoi ardhacakun të ngrinte një strehë për sojin e tij. Ditën tjetër i lëshoi një ngastër arë, i ndau një vijë uji, i bërë vend për një copë rrugë. Dhe... rrëfehet e këndohet se ardhacaku vazhdonte ta njatjetonte në gjuhën vet, i lutej Zotit të vet, kremtonte shenjat e të parëve, këndonte dhe hidhte vallet që i kishte sjellë prej andej, larg, nga kishte ardhur... “Kaq kohë bashkë dhe nuk mësove të më përshëndesësh në gjuhën time, nuk po i kërcen vallet e mia, nuk po di t’i lutesh Zotit tim. Qenke i mbrapshtë!”, - na i thotë ardhacaku të zotit të vendit në ditën e tretë të vitit të shtatë. “Kam Zotin tim”,- ia ktheu vendaliu. “Nuk ka dy zota, një për mua dhe një për ty!”,-u ngrys ardhacaku duke bërë kryqin në mënyrën e vet. Dhe rrëfehet e këndohet se të nesërmen i ardhuri e kishte kthyer të gjithë ujin në vijën e vet. “Një burim ka, për mua dhe për ty!”- iu kërcënua tri ditë më vonë.
Këtu mbaron legjenda dhe nis historia me mite e simbole shqiponjash, gjaku, gjëmash, me shenja dhe tempuj ambulantë, kryqe, mjekra, gjarpërinj, kuçedra, plagë. Tashmë jeta ishte përmbysur si pyjet prehistorikë dhe, në vend të diamanteve, ishin formuar këto simbole e shenja, që ndrinin nëpër armë në radhët e para të ushtrive, duke u bërë arsyeja kryesore e tragjedive të mëdha! Ardhacaku po ia shante Zotin, po ia lidhte gjuhën, po ia shkilte gjakun, po ia nxinte dasmat, po ia... Mozomazi! Dhe vërtet kishte më zi! Historia shkruan dhe dokumenton se pjella e tretë iu krenua një ditë të atit: “Kam mësuar ta përshëndes ardhacakun në gjuhën e tij!” Një ditë tjetër ardhacaku e qesëndisi, duke i thënë se mbrëmë nuk ishte bërë burrë me gruan e tij, në shtrat! “Hafije! Gjarpër në gji! Po të mos isha bërë unë burrë, ti nuk do të kishe lindur!, - iu hakërrye të birit, sapo hyri në shtëpi. Kush, veç tij, mund ta nxirrte këtë sekret!

Fotografia e Flori Bruqi

Pikërisht kjo legjendë-histori është jo lënda, por antilënda e romanit të Reshat Sahitajt, “Gjarpëri në gji”. Gojëdhënën, historinë, madje dhe të sotmen e Kosovës jemi mësuar ta dëgjojmë, mësojmë dhe përjetojmë nëpërmjet mitologjisë dhe simbolikës së mësipërme, ndërsa kjo vepër na ofron një tjetër optikë për ta bërë këtë. Asgjë prej asaj simbolike nuk haset në këtë prozë, as shqiponja, as epet, as sokëllima luftëtarësh mbi gryka topash, as kuaj që notojnë në gjak, as kulla-kështjella. Romani procedon me elementët jetësorë të së zakonshmes, duke iu larguar mjeshtërisht skemës dhe hiperbolizimit ekstrem të dukurive. Aty ku bëhet be për besën, ajo mungon, aty ku i bihet gjoksit me mburrje, me qind për qind, ke për të ndeshur nënshtrimin e servilizmin, aty ku bërtet burrëria, ka hedhur rrënjë impotenca, aty ku deklarohet vend e pa vend atdheu, është harruar ai, madje edhe më keq, mund të jetë shitur. Duke synuar një prozë sa më afër së vërtetës, qoftë ajo edhe historike, autori Sahitaj ka shkuar natyrshëm drejt kësaj logjike. Asimi është një djalë që vuan pengun e një dashurie të ndërprerë dhunshëm dhe padrejtësisht. Ai nuk ia ka ngenë politikës, por rrjedha e saj e rrëmben, dashur pa dashur, duke e drejtuar në një rrugë të pashmangshme përballë hasmit të lirisë dhe dinjitetit. Në asnjë rast ai nuk betohet, nuk shan, madje as urren, vetëm kërkon atë vijën e ujit që ia ka zënë ardhacaku. Stacioni i fundit i kësaj rruge është fundi tragjik i një jete njeriu dhe intelektuali të ndershëm. Ndryshe shfaqet Bujari, personazhi më i realizuar i romanit. Si rrallë në letërsi, çuditërisht, ai nuk mund të quhet as personazh negativ, as pozitiv. “Në çastin, kur po e kalonin kufirin e po shkelte në tokën e Kosovës, ndjeu një mall aq të madh, sa gati iu ndal fryma. Harroi, se pas tij qëndronin mijëra njerëz, që policia maqedonase nuk i lejonte të hynin në atdhe. U përkul pak. Preku pluhurin e tymosur në asfaltin, që përvëlonte nga nxehtësia e qershorit. Lotët treteshin në pluhur. Zyrtari D. e mbajti për supesh sikur t’i jepte kurajo. Në ato çaste nuk mund ta shpjegonte, nëse i vinte turp, apo ndjente dhembje. Mblodhi forcat dhe u ngrit për të vazhduar rrugën”,- shkruhet diku në roman. I dobët dhe këmbëngulës në realizimin e detyrave. Diku i pranon me zell urdhrat, diku i vjen keq për ata që po spiunon: Hafije dhe i besës, potent dhe impotent edhe në marrëdhënet intime me femrat, i zgjuar dhe leshko në ndonjë rast, dyshues dhe i bindur, i vendosur dhe në mëdyshje... Por i dëmshëm apo i dobishëm!? Autori nuk merr përsipër ta caktojë këtë vend, ashtu siç nuk përcaktohet edhe ndaj figrave të njohura të politikës së ditës në Kosovë. Të huajt dhe vendasit, pushtuesit dhe çlirimtarët, nuk përcaktohen në ngjyrat bardhë e zi. Askush nuk shahet, askush nuk anatemohet. Duke e përdorur humorin, groteskun dhe satirën si armën e më të fortit, autori ndërton skena dhe episode, të cilat e ngrenë veprën në nivelin e një letërsie antologjike. Nuk po merremi shumë shembuj, por po përmendim vetëm kapitullin e parafundit të romanit, me titull “Dasma”. Vetëm një penë e shkathët dhe me mjaft përvojë, një logjikë artistike dhe intuitë e vërtetë mund ta ndërtojë një grotesk të tillë. Vetëm mbi këtë kapitull mund të ndërtohej skenari për një film (anti)epope mbi Kosovën. Është një realitet mbi një histori që përsëritet. Ardhacaku i legjendës, tashmë është konkret: një zyrtar i ndërkombëtarëve që martohet me një vajzë Kosove, Zarën! Autori e bën lexuesin jo të verë kujen, por t’ia plasë gazit. Tragjedia dhe komedia bashkëjetojnë njësh, si kudo, të kundërtat. Duke qenë brenda së vërtetës, autori nuk vendoset, nuk mban qëndrim. Është lexuesi ai që herë-herë thotë: malluar qoftë ai, i lumtë këtij! I parë në këtë plan, romani është një antiepope për “epopenë” kosovare, është një kronikë për antikronikat spekulative të medias, është një antideklaratë, për deklaratat nëpër takime diplomatike dhe zyra ndërkombëtare.

Dr. SADRI FETIU

Vepër që çmistifikon rrjedhat e politikës së sotme

Reshat Sahitaj, “Jeta e dyfishtë”, botoi Forumi i Krijuesve të Artit, Prishtinë, 2005.
Studiuesit e letërsisë kaherë kanë konstatuar se për të krijuar një roman të suksesshëm është e domosdoshme që autori të ketë përvojë të pasur jetësore dhe në mënyrë të veçantë, përvojë në fushën e krijimtarisë letrare. Të dy këta përbërës të suksesit i ka autori, Reshat Sahitaj, romanin e të cilit, “Jeta e dyfishtë” do ta trajtojmë brenda këtij vështrimi. Ai është sprovuar shumë në jetë, sepse që nga fëmijëria e ka përjetuar skamjen dhe vuajtjen, në rini është ballafaquar me dhunën dhe shtypjen nacionale, pastaj edhe jetën e rëndë të mërgimtarit dhe luftën për të çarë përpara si individ në planin e ngushtë personal dhe si pjesëtar i Lëvizjes Kombëtare për lirinë e Kosovës.
Reshat Sahitaj edhe në fushën e krijimtarisë letrare deri sot ka dhënë prova të suksesit me ty përmbledhje të tregimeve dhe me dy romane. “Jeta e dyfishtë” – romani i tij i tretë tashmë dëshmon për pjekurinë e tij të plotë në këtë fushë të vështirë të krijimtarisë letrare.
Duke përfundur kaptinën “Synimet e romanit Protej”, studiuesi i njohur i “Historisë së romanit modern”, Rene Maria Alberes, konstaton “veçoria dalluese e një romani gjendet pa dyshim në fuqinë dhe besueshmërinë e atij vizioni që na ofron, të atij zëri që flet, ose edhe të atij konstruksioni arkitektural që na imponohet vetvetia, duke i zbuluar disa karakteristika të hapësirës imagjinare”.
Duke u nisur nga këto konstatime mund të themi se romani “Jeta e dyfishtë”, me visionin e tij te paraqitjes së ngjarjeve bashkëkohore, më në fund, si edhe shumë vepra të suksesshme të letërsisë, nuk mund të përkufizohet thjesht brenda llojit të caktuar. Ai është kallëzim, rrëfim i mirëfillët që flet me besueshmëri të plotë për njerëzit dhe kohën në rrethana të caktuara historike.
Si krijim i veçantë autorial në të gjitha aspektet e ka trashëguar mitin dhe epopenë. Si roman i ri, në kuptimin e mirëfilltë të teorisë së romanit, ndonëse flet, rrëfen, për ngjarje bashkëkohore, mund të thuhet edhe për të sotmen e drejtpërdrejtë, për njerëzit që janë në jetë dhe në skenën e politike, autori ka meritë të veçantë, sepse e ka ruajtur me shumë sukses distancën emocionale, qetësinë karakteristike dhe paanësinë që e karakterizon eposin. Ai pothuajse në asnjë rast nuk i vlerëson drejtpërdrejt heronjtë e veprës së tij, por vetëm rrëfen për ta, për veprimet, për botën e tyre shpirtërore, për mendësinë dhe pasionet e tyre. Për ta bërë më të besueshëm rrëfimin e tij, ai në strukturën tekstore të romanti sjell edhe pjesë thjeshtë dokumentare, duke krijuar trajta të veçanta të palimpsestit brenda struktura të ndryshme tregimtare.
Trashëgimia mitike edhe në këtë rast, siç ndodh përgjithësisht me mitin si kuptim i veçantë në raport me artin, lidhet drejtpërdrejt me besueshmërinë. Kështu, romani me mënyrën gati dokumentare të paraqitjes përmban në vetvete mitin modern, që njëkohësisht veron si proces i çmitizimit, i cili në përmasa të përgjithshme të rrëfimit e bën çmistifikimin e rrjedhave politike të kohës sonë, i nxjerr në sipërfaqe të gjitha trillimet, mashtrimet dhe përgjithësisht veprimet e errta, tinzare e tradhtare të njerëzve të kohës sonë, kryesisht të shqiptarëve të Kosovës dhe armiqve të tyre.
Në pjesët e strukturës tekstare, kur autori nuk merret drejtpërdrejt me personazhet, brenda kallëzimit veprojnë intermecotë si struktura eseistike e poetike, ose thjesht si dokumente që, bashkë me krijimin e atmosferës së përgjithshme, e pasurojnë strukturën tregimtare me llojllojshmëri të reja shprehëse.
Të gjitha këto shpërndërrime të rrëfimit imagjinativ për ngjarjet, të dokumenteve faktike që shtrihen në kufijtë e dëshmive reale me të dhëna themelore që lidhen në kohën konkrete, të shpjegimeve të përgjithësuara për njerëzit dhe mjediset e ndryshme nga pozicioni i rrëfimit të narratorit të gjithëdijshëm, romanit i japin veçoritë proteike që e provokojnë imagjinatën e lexuesit.
Në të vërtetë, lexuesin e shqetësojnë jo vetëm njohuritë e reja që gërshetohen brenda rrëfimit, por edhe mëdyshjet për vërtetësinë e tyre. Këto mëdyshje që nxisin mendimin, bëhen edhe më provokuese, kur brenda formave të nduarduarshme të rrëfimit janë edhe personat realë, figurat e njohura të politikës bashkëkohore. Situatat e këtilla realizohen më së shpeshti me mjete të shprehjes origjinale të një ironie të hollë, që vende-vende shndërrohet në groteskë, duke i zgjeruar kështu përmasat satirike të romanit.
Në shikim të parë duket se vepra është një rrëfim spontan për njerëzit dhe kohën, megjithëse romani ka një strukturë të planifikuar në mënyrë të plotë, që formalisht ka edhe pamje të një ditari. Kjo përshtypje krijohet, sidomos kur shihet se kaptinat e romanit, në të shumtën e rasteve, nuk kanë tituj të veçantë, por identifikohen sipas vendit dhe kohës në të cilën bazohet rrëfimi.
Dhe koha e drejtpërdrejtë e ngjarjeve të romanit ka një shtrirje të plotë tridhjetëvjeçare, por rrëfimi është përqendruar në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, mu në kohën kur brenda hapesirës shqiptare, ballkanike dhe evropiane ndodhin ngjarje të mëdha dhe hapen procese që nuk kanë përfunduar ende.
Romani “Jeta e dyfishtë” ka strukturë të plotë tregimtare dhe disa personazhe që me sjelljet dhe veprimet e tyre praqesin shtyllat e konstruksionit arkitektonik të saj. Bartës i tërësisë së rrëfimit është Arsimi, protagonist që është krijuar në bazë të parimeve themelore të romanit të personazhit.
Arsim Shaqir Berisha, siç identifikohet vetëm në një rast brenda romanit, është veprimtar i Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës. Arsimi është figurë e plotë me përmasat e heroit të veprës, me të cilin fillon dhe mbyllet tragjikisht rrëfimi në roman. Në bazë të shumë shenjave identifikuese është e besueshme se ky personazh përmban shumë segmente autobiografike të autorit të veprës dhe sigurisht është edhe bartës i ideve të tij.
Me sukses të plotë, krahas Arsimit, është ngrehur edhe figura e antagonistit të tij shpirtëror dhe ideor, Bujarit, gazetarit, agent të rrezikshëm të shërbimit sekret serb. Duke krijuar me përmasa të plota figurën e Bujarit në bazë të parimit të epizmit klasik, ai ka bërë një personazh krejtësisht origjinal në traditën e romanit shqiptar. Në këtë mënyrë atë bashkë me Stanishiçin, që paraqet nyje të veçantë për ngjarjet e romanit, i ka ndërtuar si personazhe të plota letrare dhe romanin e ka larguar nga klishetë karkateristike për romanin policor.
Brenda hapësires imagjinative të rrëfimit për Arsimin dhe Bujarin veprojnë edhe shumë personazhe reale dhe të imagjinuara që paraqesin tërësinë komplekse te rrjedhave politike brenda hapësirës shqiptare. Janë realizuar me profilin e plotë sidomos figura e Mehmetit, politikanit tradicional të Kosovës qëp vepron ne dy etapat e rendesishme të historisë së saj, te kohës së monizmit dhe fill pas saj, pastaj ajo e Zanës, e Vjoses, e Jerës e te tjera. Autori i ka përcaktuar qartë me veçori dalluese edhe njerëzit e njohur realë të kohës sonë, sidomos figurat e njohura te skenës politike të Kosovës dhe të Serbisë bashkë me dy protagonistët e saj, Ibrahim Rugovën dhe Sllobodan Milosheviqin.
Brenda pjesës dokumentare të këtij romani nuk janë pa interes edhe figurat politike evropiane dhe amerikane, reale dhe të imagjinuara, të cilat, pos të tjerave, dëshmojnë edhe për nivelin e veçantë veprimit politik bashkëkohor në krahasim me naivitetin dhe meskinitetin e veprimeve të politikanëve shqiptarë e ballkanikë.
Ecuria artistike e rrëfimit proteik brenda romanit “Jeta e dyfishtë” pëson ndërrime të skajshme: nga ngrohtësia e dhembshme për fatin e njeriut, dashuria njerëzore për jetën, nga shëmtia e tradhtisë e pasionet e ulëta epshore, diagrami i rrëfimit lëviz drejt paraqitjes ironike e sarkastike të realitetit, në të cilen bashkëjetojnë mendësia e robit – shërbëtor i të huajve që është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të realizuar favoret e veta dhe karakteri i lartë i heroit e gatishmëria e tij për flijim për ideale me të larta për lirinë dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve.
Këtu me ndjeshmëri të theksuar dhe me qëndrim karakteristik te epikës tradicionale është paraqitur edhe lufta e UÇK-së me të gjitha nuancat tronditëse, madheshtore dhe tragjike. Edhe përmasat e kësaj lufte i karakterizon qëndrimi objektiv i autorit dhe ndërtimi i suksesshëm i situatave konfliktuoze dhe i atmosferës së përgjithshme të pjesëmarrjes së faktorit popull në këto rrethana tragjike, të ralizuara jashtë skemave të njohura të veprimeve ushtarake të paraqitjes bardh e zi të ralitetit në romanin shqiptar të luftës.
Brenda shpërnderrimeve të konkretësisë reale jetësore dhe fiksionit të procesit krijues, për të cilin flet Rexhep Qosja në Parathënien e veprës, vend të veçantë ka përmasa politike e romanit. Mund të thuhet se duke krijuar personazhet reale nga jeta dhe ato të imagjinuara, që janë fort lehtë të identifikueshme, autori nuk e ka kursyer askend, madje edhe njerëzit e tij të identifikueshëm nga rrethi i ngushtë familjar.
Ky dimension i romanit do të bëjë veprën më të lexueshme për shkak të kureshtjes së njeriut tonë për ta njohur të sotmën, sidomos përmasat e politikës bashkëkohore, por do të hapë edhe diskutime që do të dalin jashtë sferës së artit.
Megjithatë, romani nuk guxon kurrësesi të identifikohet me pamfletin politik, sepse me të gjithë përbërësit e strukturës së vet është vepër e artit, është roman i ri në kuptimin e mirëfilltë teorik të kësaj fjale, që si lloj i veçantë i ka munguar letërsisë sonë. Prandaj, duke përfunduar këtë vështrim të shkurtër për veprën, mund të themi lirisht se romani “Jeta e dyfishtë” i Reshat Sahitajt është vepër që synon të hapë shtigje të reja për artin shqiptar të kohës sonë.

FRAGMENT NGA ROMANI “JETA E DYFISHTË”

PRISHTINË, “BREGU I DIELLIT”, NË BANESËN E MEHMETIT

Bujarin nuk e zinte vendi-vend. Stanishiqi e kishte ngarkuar të organizonte takime sekrete me disa liderë shqiptarë, për një takim të mundshëm me Millosheviçin. Stanishçi këtë do ta kishte bërë edhe vetë ose përmes dikujt tjetër. Mirëpo ai donte t’ia ngriste vlerat njeriut të tij besnik. Bujari kishte diskutua vetëm me njërin prej tyre, që ishte i sigurt se edhe ai ishte në rrugën e tij dhe nuk do ta tradhtonte. Priste që nga Beogradi ta merrte vizën e gjelbërt për diskutime më të thella dhe konkrete. Stanishiçi nuk po i lajmërohej javë të tëra. Heshtja e tij e tmerronte Bujarin sa që harroi natën e deshtuar me Zanën. Tani kishte probleme më të mëdha. Duhej t’u tregonte të gjithë liderëve se ky ishte bartësi i politikës kosovare nën hije. T’u tregonte atyre se vetëm përmes tij mund të takoheshin me Millosheviçin.
Vetë Stanishiçi i kishte thënë se do takohej grupi nga Kosova me Millosheviçin e tani ai nuk i lajmërohej as ne telefon. Të mos i kishte propozuar nuk do të kishte biseduar me Mehmetin, që tani çdo ditë e thrriste ne telefon për të mësuar ditën e takimit. I hyri frika se do të dilte gënjeshtar dhe askush më nuk do i besonte.
Në kohën kur më së pakut po besonte, i cingërroi celulari.
- Alo, a jeni ju Bujari?
- Po unë jam!
- A mund të flasim lirisht?!
- Vetëm pak! –iu përgjegjë gazetari i mbushur frymë nga emocionet. Nga zëri e kuptoi se kjo telefonatë ishte nga Beogradi. U largua nga tavolina ku pinte kafe me disa shokë duke u kërkuar falje.
- Tash mund të flisni!
- Unë jam ai shoku i vjetër!
- Ta njoha zërin!
- Për shkak se unë jam tejet i zënë në Beograd, ti duhet të marrish kontaktin me një gazetar që ti e njef!
- Cili është ai?!
- Zoran Stijoviçi!
Bujari iu falënderua, që nuk e kishte harruar duke i thënë se mënjëherë do të takonte Zoranin për instruksione të reja.
Nga gëzimi harroi të përshendet me shokët që i la duke pritur në “Elida”. Doli me shpejtësi të merrte një taksi e të takohej me Zoranin.
Jashtë bënte ftohtë dhe disa fjolla të borës para se të ndeshen me tokën shkriheshin. Nuk kishte ndodh që në javën e parë të nëntorit të bënte kohë e keqe e të binte borë. Nuk ishte bora e parë, por fjollat e para të borës së këtij viti.
Zorani, i tregoi se Stanishiçi, do të vinte në Prishtinë, por para se ai të vije, duhet kryer faza përgatitore e punës. Bujari kishte për detyrë, sipas Zoranit, ish i porositur nga Stanishiçi, që të krijonte grupin negociator. Kohën e kishte të kufizuar. Brenda dy ditësh çdo gjë duhet të ishte kryer, kur shefi të vinte nga Beogradi.
Kishte kohë shumë pak. Por Bujari mendoi se do ia dilte në krye. Në fund të fundit të gjithë jetonin në Prishtinë.
Pa humbur kohë menjëherë prej banesës së Zoranit, shkoi të takohej me Mehmetin.
- Urime se na erdhi lajmi që prisnim! – i tha Bujari, posa Mehmeti e hapi derën. Bujari dëshironte të linte përshtypje se ishte figura qendrore pavarësisht se Mehmeti kishte shërbyer tërë jetën. Tani Beogradi po e përgatiste këtë e jo tjetërkënd.
- Bravo djalosh,je duke kryer mision të shenjtë. Kur të shoh ty me këtë energji, qe ke m’i kujton ditët e mia rinore.
Në fakt Mehmeti ishte i gëzuar, sepse shërbimi sekret serb nuk e kishte injoruar por po i jepte rëndësi edhe pse tani kishte hyrë në të gjashtëdhjetë e pestat. Po i përtriheshin kujtimet e jetës luksoze dhe e falënderonte Stanishiçin, që po ia ngriste vlerat. E dinte se ai mund të bënte këtë edhe me njerëz të tjerë, por kjo ishte shenjë se shteti që tërë jetën i kishte shërbyer besnikërisht tani po e shpërblente. Liderët e tjerë nuk do ta quanin njeri të harxhaur, apo ata të luftës nuk do i thonin tradhtar por do hapej lajmi se ishte njeriu më i guximshëm kundër sistemit dhe tani edhe ne pension Kosova ka nevojë për të. Kjo do ia shtonte kredibilitetin në popull dhe te luftëtarët.
Nuk e dinte Bujari se Mehmeti kurrë nuk kishte dalë në pension dhe se vazhdimisht kontaktonte me Stanishçin. Nuk e dinte Bujari se Mehmeti kishte infiltruar oficerë të lartë në mes atyre që luftonin në male. Nuk e dinte Bujari se Stanishiçi para se të rekrutonte Bujarin kishte marrë mendimin e Mehmetit. Bujari nuk dinte se ai operonte fshehtas.
Aktiviteti i tij fshehtas nuk e lejonte të dilte në publik si njeri me vizion diplomatik, që njihej dikur. Në realitet ai kurrë nuk kishte patur ndonjë vizion, por çdo projekt më parë përpunohej në Beograd dhe i vihej në letër mbi tavolinë në Prishtinë. Detyra e Mehmetit ishte që të lexonte atë që shkruante në letër Beogradi. Asgjë më shumë e as më pak.
Bujari priste me padurim të kalonte koha. Përgatiti artikullin për gazetë dhe ra të pushonte kur në telefon e thirri një zë i panjohur.
- Zoti Bujar, unë jam “Qielli”!
Ky zë ia futi frikën dhe mezi që lëshoi fjalët e para për të pyetur se kush ishte, që po e shqetësonte kaq vonë.
- Çka kërkoni ju lutem? –foli me zë të butë.
- Jam komandat “Qielli!”Ju telefonoj nga fronti! –foli zëri me krenari.
Dridhjet e kapluan Bujarin. Mendoi se shërbimi informativ i Ushtrisë Çlirimtare kishte përgjuar bisedën me Stanishiçin dhe me Zoranin. Kishte dëgjuar për një shërbim të tyre, por nuk besonte në teknologjinë që ata mund të posedonin sa të përgjonin telefonat e dorës. Thirrja telefonike nga fronti e shqetësonte dhe e bënte të dyshonte se ata mund të kenë blerë materiale të sofistikuara në Gjermani dhe të përgjonin lirshëm. Paraqitja e komandantit me nofkën “Qielli”, e tmerroi. Për këtë pseudonim nuk e kishte dëgjuar kurrë.
- Çka kërkoni nga unë, ju lutem! – i tha qetësisht. Në vete mëndoi se ndoshta e kanë përgjuar bisedën telefonike me Beogradin. E po qe se do ta kenë përgjuar, atëherë sa më parë duhej të lajmëronte Zoranin Ai duhet të ndërmerrë diçka për mbrojtjen e tij nga njerëzitë e “malit”. Në qytete, nga ca njerëz luftëtarët konsideroheshin si njerëz të egër.
- Unë jam biri i plakut për të cilin ke shkruar në gazetë!
Tani Bujari mori frymë thellë dhe lirshëm. Komandanti kishte lexuar artikullin e tij, ku fliste për djemtë e komandantit emrin e të cilit nuk ia dinte. Nuk kishte njohuri as që ishte me gradë ushtarake, por Stanishiqi i kishte propozuar të takonte plakun për një intervistë. Kjo ishte mënyra më e lehtë për të depërtuar ne radhët e kierarshisë së njerëzve që luftonin. Në male nuk lejonin gazetarë. Dyshonin në çdo njeri që u shkonte pa paralajmërim. Artikujt e Bujarit në favor të demonstratave dhe në favor të luftës sporadike që zhvillohej në male, u kishte pëlqyer edhe atyre në Shtabin e Përgjithshëm.
Komandant “Qielli” e ftoi gazetarin që të shkonte në front e të bënte një reportazh nga lufta. Bujari i tregoi se aktualisht ishte i zënë me punë të rëndësishme rreth gazetës, por një ditë do të shkonte. I tha po ashtu se komandanti mund të lajmërohej herë pas here ne telefon për të njoftuar rreth zhvillimeve luftarake. Në fakt Bujari nuk donte të humbte lidhjen me komandantin nga se mu për këtë Stanishiçi e kishte porositur. Pas formimit të grupit negociator dhe pas lidhjeve që krijoi në front, padroni do të ishte i kënaqur, mendoi kur e përfundoi bisedën.
Çdo gjë po shkonte sipas dëshirës se tij. Zorani e njoftoi se Stanishiçi po vinte dhe se takimi duhej mbajtur ne banesën e Mehmetit. Gazetari e pyeti se ata a e dinin ku ishte banesa e tij. Iu përgjigj se kjo është normale, që shteti të dinte se ku banojnë qytetarët e tij. Nga kjo përgjigje e kuptoi se Mehmeti nuk ishte propozuar rastësisht, por ishte besnik i vjetër. Habitej pse ky duhej të ishte inisiator e jo Mehmeti, kur ai kishte dhënë prova me dekada për besnikërinë ndaj shtetit. Harronte se shtetit i duheshin kuadro të rinj, që në fakt në popull njihen si intelektualë, nacionalistë e të mençur.
Bujari e dinte se nuk ishte aq intelektual, biles fakultetin nuk arrinte ta kryente Kishte tërë ato detyra shtetërore që ia ngarkonte Stanishiçi. Por, populli nuk e njifte student të deshtuar. Kishte krijuar imazh të një intelektuali të ri dhe tregohej inteligjent. Madje, artikujt e tij pro - luftës i dhanë mundësi të tregohej shqiptar i denj, që përkrahte luftën.
Posa mbylli telefonin me Zoranin, e thirri Mehmetin dhe i tregoi se “mysafirët vijnë sonte”. Bujari frikësohej se zyra amerikane përgjonte telefonat. Stanishiçi i kishte treguar se amerikanët nuk përgjojnë asnjë telefonatë, por ata mbledhin informacione nga njerëzit që kontaktojnë...
Dy orë para kohës që ishte caktuar takimi, Bujari parkoi veturën para banesës se Mehmetit. Tër parkingu dukej si të ishte i rezervuar. Bujari vërejti vetura dhe njerëz brenda tyre që përgjonin lëvizjet e njerëzve që hynin e dilnin nga banesa. Regjistrimet e veturave mbanin targa të Prishtinës dhe asnjëra prej tyre nuk ishte luksoze. Ishin vetura të thjeshta të prodhimit vendas. Dikush ndezi dritatë e veturës në shenjë përshendetje. Bujari ngriti dorën me shikim të lakuar dhe u fut ne banesë.
Mehmeti ishte veshur me kostum të zi dhe kravatë tringjyrëshe që mund të hetohej se ishtin ngjyra të flamurit të shtetit që përfaqësonte njeriu që do vinte ne takim. Gruaja e tij kishte përgatitur tavolinën, ku do shtroheshin pijët dhe mezja. Mehmeti kishte paraparë çdo imtësi që të tregonte besnikërinë e tij ndaj shtetit. Ishte i bindur se atyre u bien ne sy edhe detajet më të vogla andaj kishte porositur mish derri që gruaj e kishte fërguar.
Saktësisht ne orën njëzet, mysafirët hynë në banesën ku ishin kryer të gjitha përgatitjet e pritjes.Ata ishin tre vetë. Secili nga ta ishte shef mbi shefa të sektorëve të ndryshëm të sherbimit sekret shtetëror. Në mesin e tyre ishte Gajiqi, shef i sherbimit për Kosovën Zorani zëvendësshef i të parit kurse Haxhioviçi shef për çështje të Ballkanit. Vetëm tash, kur u bë preznatimi, Bujari e njohu njeriun që i kishte ra grusht gjatë bisedës informative.
Pasi secili zuri vend Mehmeti ua mbushi gotat me “shlivovicë”. Vizita e tyre ishte që të qetësonin popullin e Kosovës si dhe t’u argumntohej institucioneve ndërkombëtare se çeshtja e Kosovës ishte punë e brendshme e shqiptarëve. Po qe se arrinin ta krijonin grupin e negociatorëve kosovarë për biseda sekrete me Beogradin do të arsyetohej Millosheviçi para botës se Kosova ishte punë e tij.
Nga gëzimi që moti nuk kishte patur rastin të priste mysafirë të rangut të lartë, jo vetëm që ishte veshur mirë, por edhe kishte përgatitur një darkë të mirë me mish derri. Ishte hera e parë pas njëzet vjetësh që shteti, të cilit i kishte shërbyer me devotshmëri tërë jetën, nuk po e nxirrte mbi sipërfaqe. Ishte hera e parë që në shpirt po i ngjallej shpresa e shuar. Ishte hera e parë që vetja po i dukej personalitet i shquar. Ishte hera e parë që në brendësinë e shpirtit po mendonte se po i vinte koha të hakmirrej politikisht ndaj atyre që dikur qenë gëzuar për tërheqjen e tij nga skena politika. Ishte hera e parë pas kaq vitesh që po e imagjinonte rrugën drejt karierës. Për këto gjëra kishte harruar të mendonte nga se kishte kaluar vite të tëra, që kur njerëzit e shtetit e kishin lënë pasdore. Kishte siguri të plotë se shteti okupues do t’i shuante grupacionet e vogla të luftëtarëve. Madje vetë ishte dëshmitar dhe kreator i shuarjes me gjak të demonstratave e vitit 1981. Po ashtu dinte se si mënjëherë, pas Luftës së Dytë, po ky sistem kishte vrarë zërin e lirisë së shqiptarëve duke shkaktuar pesëdhjetë e dymijë viktima. E dinte se shteti nuk do t’i injoronte njerëzit e vet. Kështu kishte vepruar me protagonistët e Konferencës së Prizrenit, ku të gjithë ata që patën votuar e nënshkruar për të mbetur Kosova nën Jugosllavinë - i kishte emruar në poste të rëndësishme. Tani po i vinte radha të ngritej për të mos zbritur kurrë më. Andaj darkën e kishte përgatitur me kujdesin më të madh. Pritjen e kishte bërë me zgjedhjen e veshjeve më të mira që kishte.
Mehmeti i kishte përpiluar disa pika për të cilat mendonte se do ta shpëtonin Sërbinë nga akuzat e shteteve të jashmte dhe njëherit do ta pasivizonin popullin që të mos e perkrahte Ushtrinë Çlirimtare. Grupi që do të merrte pjesë në biseda sekrete duhej të ishte nga të gjitha rrymat politike kosovare si dhe njerëz me influencë.Këta njerëz si negociatorë do zbusnin marrëdhëniet që ishin krijuar nga luftëtarët. Gajiqi tha se, nëse lufta e atyre ne male do të përhapej, Kosova po i rrëshqiste Serbisë nga dora.
“Me çdo kusht duhej ruajtur integriteti territorial i Sërbisë”, ranë në përfundim të pranishmit.
- Ti gazetar!...Të kesh kujdes! Po të ngrisim në qiell. Por, nëse flet për këtë takim, të zbresim në tokë!- i tha Gajiqi para se të dilnin.
Pasi mysafirët shkuan, Mehmeti e ndali Bujarin që të bisedonte se çka duhej bërë në ditët e ardhshme. Vazhduan të pinin dhe të hanin tepricën e mishit të fërguar.
*
* *
Për Bujarin ishte takim i parë i rëndësishëm politik. Nga ky takim po armatosej edhe me forcën politike që parafytyronte veten si shef të liderëve të tjerë. Bujari mbante frerin e negociatave dhe vetëm ky ishte i autorizuar nga Beogradi të caktonte numrin dhe individët, që duhej të merrnin pjesë në grupin negociatues. E dinte se të gjithë liderët sapo të merrnin vesh se Beogradi po e ftonte Kosovën në negociata, ata do të shtyheshin mes veti se kush i pari do të hynte ne këtë grup. E dinte Bujari se ata do t’i vinin ke ai që të përkuleshin vetëm e vetëm të hynin ne atë listë. Ndoshta liderët nuk do e mësonin kurrë se ky grup formohej vetëm sa të përfitonte ne kohë Millosheviçi dhe se nuk kishte asnjë vlerë. Pavarësisht edhe pse nuk do kishte vlerë ky grup, shumë nga liderët do të vraponin, që se pakut të faktorizoheshin tani, ne kohën kur luftëtarët ne male kishin filluar t’i defaktorizonin. Ishte rast i mirë i tyre, që të dilnin para kamerave televizive e të deklaronin se po punonin për popullin dhe se me luftë asgjë nuk mund të rregullohet. Bujarit i kishte treguar Stanishiçi se grupi nuk dotë kishte ndonjë rëndësi, por ishte forma e vetme që të shuante rezistencën luftarake dhe, në anën tjetër, do të ngjitej në piedestal, ky farë gazetari i ri.
- Kujdes që të mos flasësh me njeri për këtë takim! – tha Mehmeti duke cakërruar gotën për ditën e suksesshme, që po përfundonte.- Këta mund të na zhdukin pa gjurmë ! Prandaj kujdes e mos fol!
Bujari i tha se nuk ishte aq naiv sa të mos dinte të ruante sekretin. Po të mos dinte nuk do i kishte hyrë vullnetarisht kësaj rruge të rrezikshme. E dinte se nëse fliste rrezikohej nga të dy palët Ata të malit do ta vrisnin si bashkëpunëtor të armikut, ndërsa këta të Beogradit do ta vrisnin si tradhtues të sekreteve shtetërore. Heshtja ishte shpëtim i jetës dhe ngritje ne politike
Jashtë binte një shi, pikat e të cilit dalloheshin vetëm në dritën e llambave, që e ndriçonin qytetin. Bujari ngutej të mbërrinte në shtëpi ta përpilonte një letër për kryetarin e kryetarëve. Ishte e domosdoshme që ai të përkrahte këtë inisiativë.
Tërë natën nuk fjeti nga gëzimi i përzier me krenari. Të nesërmen takoi shefin e truprojeve të kryetarit të kryetarëve dhe i tregoi përmbajtjen e letrës. I tha se një grup intelektualësh dhe liderë të partive kishin vendosur të zhvillonin bisedime sekrete mes Sërbisë dhe Kosovës.
Bujari priste që shefi i shefave posa të lexonte letrën t’i telefononte dhe ta ftonte të bisedonte personalisht Ishte i bindur se ai do ta përkrahte dhe do ta shpërblente për punën e bërë. Por,ai nuk po e thërriste. I kishte thënë shefit të truprojeve që ta linte letrën mbi tavolinë dhe se kishte kohë për këtë punë. Ndoshta shefi e shefave kishte lidhje më të forta se Bujari që nuk i përgjigjej letrës së tij.
Bujari kishte bërë kopje letrën dhe e ruante që një ditë ta fuste në analet e historisë. Sipas tij takimi me njerëzit e Beogradit ishte historike. Personazheve pjesëmarrëse të takimit do t’u ngritej përmendore në të ardhmen. Asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend se po të dilnin fitues shqiptarët çka do të bënte me këtë letër historike?! Kjo letër ishte njëlloj nënshtrimi dhe nënshkrim i okupimit. Ndoshta një ditë do t’i hynte në punë pavarësisht kush do të fitonte. Shansat që të fitonin shqiptarët ishin minimale. Prandaj letra duhej ruajtur deri ne fund, mendoi.
Bisedat me personalitete e tjera, Bujari i zhvilloi pa asnjë problem,tamam ashtu siç i kishte imagjinuar.
Tani çdo gjë po i shkonte sipas dëshirës. E mundonte vetëm një problem i vogël se kryetari i kryetarëve nuk po i lajmërohej edhe pse gati po mbusheshin tri javë që ia kishte dorëzuar letrën. Ishte i sigurt se edhe ai do merrte pjesë në takimin historik, siç e quante ai. Po nervozohej që nuk i lajmërohej. Gazetari tani e quante veten shef të shefave.
Loja që kishte hyrë nuk ia merrte mendja se ishte aq e rrezikshme, siç i kishte thënë Gajiqi. Tani të gjithë shefat e Kosovës e dinin se për të marrë pjesë duhej kaluar përmes duarve të tij që do të thoshte se Beogradi e kishte njeriun e vet rreth të cilit shqiptarët duhet të grumbulloheshin, nëse dëshirojnë të takohën me mbretin e tyre në Beograd. Për një takim me mbretin e kryeshehrit, lidërët jo vetëm që nuk bënin gjumë, por ata kurdisnin kurtha kundër shoqi-shoqit. Gjatë ditës, Bujarit i binte të takohej me disa sish dhe shokë të tyre që intervenon. Bujarin nuk e shqetësonte vurja e emrit të dikujt në listën e grupit, por heqjen e ndonjë emri që ishte personalitet,e kishte të vështirë
të përjashtonte njeriun që i kishte premtuar se ishte ne mezlisht të burrave për të takuar mbretin. Po intrigat mes tyre nuk soseshin. Mundoheshin t’ia mbushnin mendjen se filani apo fisteku ishte karierist, kishte vjedhë para prej popullit, kishte dhunuar nxënëset e veta e shumë akuza që Bujari nuk i mbante mend. Një gjë e dinte se asnjëri nuk e kishte akuzuar shokun se ai bashkëpunonte me Serbinë. Sipas kësaj Bujari konkludunte se të gjithë qenkan patriotë andaj Stanishiqi kishte kërkuar ndihmen e tij.
Nuk mendonte thellë Bujari se ndoshta Serbia e kishte njeriun edhe më të përshtatshëm, por ata luanin lojën duke e vërrë në plan të parë gazetarin më qëllim të mos e zbulonin njeriun me të cilin në të ardhmën duhej zhvilluar negociata. Njeriu që duhej t’i shërbente në momentët më kyçe aty ku duhet të vendoset për ardhmërin e popullit kosovar. Stanishiçi kishte besim të plotë në djaloshin andaj ishte zgjedhur ndërmejetësues për të mos djegur njerëzit e tij që do i nevojiteshin në momentët kruciale. Për Stanishiçin nuk kishte rëndësi që Bujari të digjej politikisht, sepse ky do mbetej tërë jetën ndërmjetësues dhe lidhja më e mirë e tij në Kosovë. Më në fund ai kishte marrë masa që gazetari të pasurohej materialisht me pasuri kolosale.
Ky fakt e siguronte se kariera e tij ishte përpara të gjithëve. Iu kujtua një ngjarje e një fejtoni, që kishte lexuar në gazetën e përditshme. Aty bëhëj fjalë për gazetarin J.Darkis që kishte vizituar Shqipërinë disa herë dhe në momentin, kur profesor Sofokli Mici po vizitonte Greqinë e kishte ftuar për drekë në hotelin më luksoz të Athinës dhe kishte aranzhuar takimin sekret mes profesorit dhe ministrit të Punëve të Jashtme greke.
Ishte i vetëdijshëm, se shumica e gazetarëve në raste konfliktuoze mes dy popujve apo shteteve janë në shërbim të sigurimeve shtetërore dhe konsiderohen si arma më efikase, sepse përmes këtyre pala kundërshtare informohet për gjendjen në terren dhe njëherit këta janë kasnecët e parë për ndonjë takim sekret nga se për intervista te tyre takojnë personalitete të të dyjave palëve. Djaloshi harronte apo nuk donte të dinte se gazetari grek kishte punuar për interesa të vendit të tij, ndërsa Bujari nuk dinte se a po i ndihmonte Kosovës apo Sërbisë. Në fakt ishte i bindur se po të ndahej Kosova nga Serbia, shqiptarët nuk do të dinë të krijojnë shtet të mirëfilltë. E vetmja rrugë e zhvillimit, sipas tij ishte të mos ndahej nga Sërbija. Sipas këtij mendimi Bujari thoshte se po u ndihmonte të dy palëve.
Djaloshit i telefononin çdo ditë nga Beogradi. Ata interesoheshin për rrjedhat e formimit të grupit si dhe për kontaktin që e ngarkuan Bujarin të merret me amerikanët. Bujari u tregoi se disa herë kishte kërkuar zyrtarin amerikan në Prishtinë dhe si duket amerikani do e takonte vetë Bujarin posa të lirohej.
*
* *
Dy ditë më vonë nga zyra amerikane në Prishtinë, Bujarit i telefonoi një zyrtar. Ai kërkonte të takoheshin. Takimin e lanë në restaurantin më të mirë të qytetit, jo larg zyres amerikane.
Bujari nuk kishte mendim të mirë për amerikanin, sepse ai në çdo takim dilte i dehur. Pinte aq shumë sa që nuk mund të flitej seriozisht me të. Kishte arritur në përfundim se ai punën e tij në Kosovë e merrte si dënim, Prandaj edhe nuk i kushtonte rëndësi. I fliste për femra të bukura edhe pse ishte i martuar.
U ulën në verandën e restaurantit nga dukej kthesa e rrugës që të shpiente për Mitrovicë. Kamarieri solli një wiski për amerikanin dhe, një lëngë dredhëze për Bujarin.
- Jam takuar me Stanishiçin!
- Çka?! – pyeti i befasuar amerikani me gotën në dorë.- Mos e folë asnjë fjalë! Dalim jashtë!
Dolën jashtë pa zbrazur gotat dhe pa hëngër asgjë. Bënte një kohë e keqe. Fillimi i dhjetorit, por bora ende nuk kishte zbardhur qytetin. Ngritja e papritur e amerikanit e befasoi djaloshin. E befasoi edhe fakti se posa u takuan i kishte lënë përshtypjen se kishte pirë tërë ditën, ndërsa tani dukej krejtësisht esull. Kishte përshtypjën se nuk ngjante aspak me njeriun që foli vetëm para pak minutash.
Bujari kishte dëshiruar të bisedonte brenda ne lokal e jo nën dritat e qytetit të ftohur.
Stanishiqi ia kishte caktuar vendin ku duhej të bisedonin. Hë për hë ishte me rëndësi që arriti të bisedonte e, sa për të tjerat do ta njoftonte Beogradin se amerikani ishte ngritur nga pika e takimit të caktuar.
Bujari i tregoi që Stanishiçi e kishte ftuar në një takim dikund në Kosovë dhe tema e diskutimeve ishte që të fillonin bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.
- Tema e diskutimeve a është caktuar?!
- Kjo gjë dihet: respektimin e të drjetave të njeriut,të ndalën represionet,të hapen shkollat dhe institucionet e tjera si dhe një autonomi të zgjeruar.
- Delegacioni i juaj është.... të gjithë janë të këtij mëndimi?
- Natyrisht që po! Ne, nuk po shkojmë te Millosheviçi të kërkojnë pavarësinë. Ju po e shihni se çfarë masakra përjetojnë boshnjakët?! Ne nuk kemi forcë për t’i përballuar një ushtrie të tillë.
- Forca e një popullit nuk matet me ushtri, por me zemër!
- Mendoni ju se do të ketë luftë në Kosovë?!
- Ajo është e paevitueshme!
- Pse të ketë luftë kur ne kërkojmë atë qe patëm me shtatëdhjetë e katërtën.
- Më duket se nuk janë kërkesat e të të gjithëve!
- Ata që luftojnë janë pak! Ne përfaqësojmë popullin.
- Atëherë, nuk do të ketë luftë!
Do të ketë luftë apo jo?! Kjo ishte pyetja që Bujari dëshironte të nxirrte nga amerikani. Herën e parë tha po, kurse tani thotë jo. Ec e bjeri në fije. Çka t’i thoshte atyre në Beograd. Të ishte kryer biseda në restaurant, nuk do kishte nevojë të thoshte asgjë. Restauranti ishte ekipuar me mjete moderne për regjistrim të bisedave ke çdo tavoline.
- Pasi je ndërmjetësues i takimeve sekrete mos ke dëgjuar për një takim të tillë, që thuhet se është mbajtur në Shqipëri?!
Për një çast Bujari mbeti i hutuar. Njeriun që e konsideronte pijanec kishte njohuri për takimin e tij matanë kufinit. T’i thoshte se kishte dëgjuar do e pyeste nga kush dhe hollësi të tjera, që nuk ishin informata që amerikanët duhej t’i posedonin. Amerikanët kishin imponuar embargon e naftës Serbisë ndërsa Bujari kishte arritur ta krijonte lidhjen sekrete që ushtria serbe të mos e ndjente krizën e naftës.
- Jo,kjo është hera e parë që dëgjoj! –iu përgjegj i vendosur ai.
- Njerëzit flasin shpesh gjëra që nuk janë të vërteta. Kjo është e natyrshme që ti nuk ke dëgjuar! – tha amerikani pa shprehur as më të voglin dyshim se dinte saktësisht për takimin dhe se kush kishte qenë, ku ishte mbajtur dhe çka ishte diskutuar. Pyetjen ia bëri me qëllim që të vënte në sprovë gazetarin. Nëse do tregonte ishte shenjë se kishte qënë i detyruar të punonte me Stanishiçin dhe tani u besonte amrikanëve. Me heshtjen e tij amerikani e kuptoi se djaloshi kishte marrë takim me urdhër të padronit Vendosi të mos i këpuste relacionet për shkak të informacioneve që duhet të merrte prej tij. Qe djaloshi i ri të mos dyshonte asgjë, amerikani i premtoi se ne takimin e ardhshëm do vinte një zyrtar i lartë nga Vashingtoni dhe do të kishte kënaqësinë ta ftonte për darkë.
Nga kjo ftesë Bujari u gëzua që më në fund amerikanët po i besonin. Kjo do ta gëzonte edhe Stanishiçin. Gëzimin e vet e mendonte të padronit në Beograd. Gëzimi, lumturia dhe hidhërimi i tij lidhej ngusht me Stanishiçin. Ndoshta ai nuk do gëzohej aq, sa mendonte gazetari, por miqësia e fortë që e kishte lidhur me amerikanin, i dukej si ngjarje, që do ta gëzonte. Madje ai mu për këtë e kishte porositur.
Në fund nëpunësi i zyrës e porositi që ta njoftonte për çdo gjë në çdo kohë. E falënderoi për besimin, që kishte treguar ndaj Zyrës amerikane.
Bujari shkoi për të pushuar në shtëpi. Ndjente një lodhje të papërshkrueshme. Mendonte që posa të shtrihej do binte ne gjumë të thellë. E ndjente veten të lehtësuar nga një barrë e rëndë. Tri javë takime dhe biseda deri sa e konstituoi grupin, që së shpejti do nisej për Beograd.
Mbylli sytë pa menduar për femrat e, madje as për Zanën.

Ministri teknik i Brendshëm Dritan Demiraj fiton gjyqin ndaj MM për t’u kthyer në FA


Ministri teknik i Brendshëm Dritan Demiraj ka fituar gjyqin për t’u rikthyer në postin e kolonelit në Forcat e Armatosura.

Image result for Dritan Demiraj

Vendimi për Demirajn është dhënë nga Gjykata Administrative e Apelit. Ai u shkarkua nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Modheli në shtator 2014, me të cilën pati jo pak pëplasje me akuza dhe kundërakuza.
Related image

Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Related image

Kolonel Dritan Demiraj, “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale, u shkarkua nga detyra me 18 dhjetorit 2014 dhe u lirua me vendim te Kodhelit nga ushtria pas 31 vitesh kontribut.

Profili i ministrit, Dritan Demiraj! Profili i ministrit, Dritan Demiraj!


Related image



Në të gjitha mediat e ditës së sotme ka tërhequr vëmendjen fakti. se një ditë përpara se të emërohej ministër i brendëshëm, kolonel, Dritan Demiraj, njeriu mbi shpatullat e të cilit Lulzim Basha ka lënë barrën e vështirë të garantimit të zgjedhjeve, ishte në palestër. Portalet publikuan video dhe foto ku njeriu që ka shërbyer plot 31 vjet në ushtrinë shqipëtare, është duke stërvitur një studente në Kick-box. Pamjet tregojnë një burrë muskoloz, të zhdërvjellët dhe tejet të vendosur për ti shërbyer misionit që ka marrë: ti rrezistojë deri në fund falangave të Edi Ramës.

Për PD-në kryeministri është një kapobandë që kontrollon një rreth të gjëra kriminelësh, oligarkësh dhe të fortish që do ti përdori për ditën e tij më të rëndësishme, 25 qershorin. Prandaj në këtë optikë asaj i duhej që në ministrinë që ende mban hijen e Sajmir Tahirit, të vendoste dikë të pathyeshëm, ushtarak kokëfortë dhe idhtar të arteve marciale si kolonel Demiraj (shiko foton).

Image result for Dritan Demiraj
Por përpos këtyre njeriu që do të kontrollojë polisinë e shtetit ka edhe një aftësi tjetër që i duhet shumë opozitës. Ai është pothuajse një fanatic i selisë Blu. Si ushtarak karrierrë nuk duhet të ishte kështu. Por një sërë rethanash jetësore kanë bërë që ai të jetë gjithnjë e më pranë PD-së.

Akti që e bëri atë të hiqte edhe maskën e të depolitizuarit i takon dhjetorit 2014, kur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, që në katër muajt e ardhshëm do të jete homologe e Demirajt duke u ulur të dy bashkë në tryezën ovale të qeverisë, Kodheli pra vendosi ta shkarkonte nga puna. Motivacioni dukej i stisur dhe aspak bindës: “largim pa leje jashtë shtetit”. Megjithëse Demiraj pretendoi se ai kishte marrë leje, se një ushtarak karrierre nuk mund të bënte kurrë shkelje të tilla, se edhe nëse ndodhte ndonjëherë aplikohej vërejtja dhe jo drejtpërdrejt lirimi, këto argumenta nuk pinë ujë.

Ministrja Kodheli dhe shtabi i përgjithshëm nuk u tërhoqën as përpara arsyetimit se ai ishte pjesmarrës i trupave tona në Afganitan, se ishte dekoruar si “Nderi i Kombit” se madje ishte nderuar me medalie edhe nga Pentagoni në vitin 2011 “Army Commendation−s” nga US Army, në Afganistan dhe “Medalje e Noble Patron of Armor” në të njëjtin vit.
Image result for Dritan Demiraj
Rasti i shkarkimit të tij që bëri një zhurmë të madhe mediatike e armiqësoi edhe më shumë kolonel Demirajn me pushtetin e Rilindasve. Siç ka ndodhur rëndom në këtë vend humbja e punës për arsye politike i bën njerzit gati kamikazë të krahut tjetër politik.

Pak a shumë kjo ka ndodhur edhe me kolonelin e liruar nga detyra dy vite e gjysëm më parë. Gazetarët kanë investiguar fije për pe shënimet e tij në rrjetet sociale. Dhe qëndrimet e Demirajt nuk janë as më pak as më shumë sesa ato të një militant të thekur të opozitës.

“Fatkeqësi që qeveria shqiptare është qeveri e konfirmuar nga e gjithë bota si narkomane” shkruan në një status Demiraj (shiko disa statuse poshte). Pastaj shkon edhe më tej kur i quan drejtuesit e rilindjes plehra: “Shqipëria është kthyer në kazanin më të madh të plehrave të Europës deklarojnë gazetat franceze. Normal pasi kur drejtohesh nga plehrat, në vend plehrash do të kthehesh”. Nga fshikullimet e ministrit të sapo emëruar nuk kashpëtuar as ministrja e mbrojtjes kundër të cilës ai dha intervista me fjalë denigruese që në dhjetor 2014. Ai nuk nguron ta thërasë Mrikë, me emrin e saj të vegjëlisë njësoj si Sali Berisha: “Nuk kam patur kurrë dyshim, madje e kam ritheksuar me dhjetëra herë se ky personazh do të hyjë në histori për keq dhe skandalet e saj te panumerta. Padyshim qe do te marre denimin e merituar nga ligji, populli i vet per arroganco-injorancen ne drejtimin e MM”. Po të shkojmë më tej ai i beson akuzave se ministrat e Ramës kanë bërë të gjithë nga 30 milionë USD, se ata janë të lidhur me trafikantëët. Ai e thërret Ramën naltgjatësia narkoman etj.

Image result for Dritan Demiraj


Ky është pra njeriu që Basha i uli Ramës në krahun e tij të djathtë në tryezën e qeverisë. Nga një pikpamje kjo është edhe më e rëndë sesa ajo që i bëri Meta kur i futi në kabinet Ylli Manjanin.

Por tani sfida nuk është se kush ia punon kundërshtarit prapa shpine. Tani loja është e ndryshme. Kush arrin të fitojë betejën e zgjedhjeve.
Image result for Dritan Demiraj
Dhe në këtë prizëm Lulzim Basha ka emëruar një besnik. Një njeri që i ka besuar të gjithë propagandës së PD-së për drogën, krimin korrupsionin. Dhe nga kjo pikpamje kryeopozitari mund ta bëjë gjumin i qetë. Përveçse njeri i flaktë me partinë ai ka edhe përvojën e luftëtarit të afganistanit edhe vullnetin, këmbënguljen dhe ambicien e njeriut të ushtruar me artet marciale. Kolonel Demiraj i ngjan vërtet profilit të karateistit që duhet të bllokojë në 25 qershor Ramën.

Image result for Dritan Demiraj

Ai ka në bagazhin e tij besnikërinë ndaj kauzës dhe këmbënguljen e njeriut të poshtëruar nga kjo shumicë. Ai do t’a tregojë atë. Ai dëshëron gjithashtu të hakmerret. Por a janë këto cilësi të mjaftueshme për të penguar një pushtet aq të sofistikuar dhe me lidhje aq të fshehta sa ai i Ramës? Kjo pritet ende të shihet. Kjo është sfisa reale e Dritan Demirajt. Përndryshe pas 25 qershorit, kolonelit përsëri mund të mos i shkruaj askush.

MEDIA NË SERBI: SHTETI BLEN RAPORTIM OBORRTARËSH

Tregu i mediave në Serbi është shumë i përqëndruar dhe krerët shtetërore nën presidentin Vuçiç ushtrojnë një ndikim të konsiderueshëm në raportimin mediatik – si klientë reklamash. Ky fakt nuk ka ndryshuar megjithë privatizimin e viteve të fundit. Përkundrazi në disa rajone janë ngritur struktura të llojit monopolist, në të cilat firma të afërta me qeverinë kontrollojnë mediat.

SKëto janë konluzionet studimit në kuadër të projektit botëror “Media Ownership Monitor” të “Reporterëve pa kufij” dhe “Balkan Investigative Reporting Network”, BIRN, i cili u prezantua të mërkurën në Beograd, (21. qershor). Vendet pjesëmarrëse janë nga Gana, Brazili tek Serbia, Ukraina, Turqia. Pakistani, Maroku, Kolumbia, Kambodxhia e Tunizia.

Kreu i shtetit Vuçiç shan gazetarët

Nafia Hasanova, drejtuese e projektit të “Reporterëve pa kufij” në Serbi, thotë se “Media Ownership Monitor tregoi se sa fort presidenti Vuçiç dhe sipërmarrës të afërt me të e kontrollojnë raportimin mediatik. Që një kryetar shteti të shajë gazetarët investigativë si gënjeshtarë që duan të rrëzojnë qeverinë me ndihmën e parave të BE është e papërfytyrueshme. Nuk na habit fakti, që BE nuk i ka dhënë Serbisë nota të mira për lirinë e mendimit në raportin e fundit të progresit”.

Për pak më shumë se shtatë milionë banorë në Serbi, në regjistrin serb të sipërmarrjeve janë regjistruar 1.600 media. Dy televizionet publike, RTS dhe RTV financohen gati plotësisht nga buxheti shtetëror dhe konkurrojnë me media të tjera për të ardhurat nga reklamat që kanë rënë dukshëm që pas krizës së vitit 2009. Për shkak të mungesës së fondeve, shteti luan rol të madh në tregun mediatik duke pasur mundësi të ndikojnë raportimin. Mungojnë kriteret transparente e të qarta për shpërndarjen e parave publike, po ashtu tenderat jepen shpesh në mënyrë arbitrare dhe gati gjithmonë tek mediat e afërta me qeverinë, vëren studimi.
Barleti nuk thotë askund e në asnjë rresht se Vojsava është sllave, thjesht është i pari që e zë n’gojë si të bijën e princit të Tribalëve… kaq.

Nga Artan SHKRELI

Përpiqen të argumentojnë, e s’ia gjej dot arsyen e arsyes, por nuk mbërrijnë të nxjerrin askund se Vojsava Kastrioti ishte sllave (madje shkojnë deri aty sa në emër të neo-internacionalizmit ballkanik të deklarojnë se ishte serbe).

Jepen si argument emrat ortodoksë (jo etnikë: që mund t’i ketë kushdo serb, arbër, grek a bullgar) kundrejt atyre arbërorë (etnikë: si Ghin, Ghon, Deda, etj. që normal janë shumë të paktë) dhe luajnë pa kokëçarje me një marifet të tillë fëminor.

Barleti nuk thotë askund e në asnjë rresht se Vojsava është sllave, thjesht është i pari që e zë n’gojë si të bijën e princit të Tribalëve… kaq.

Më pas është Gjon Muzaka, i cili e përmend i pari me emër e mbiemër si Vojsava Tribalda e cila vinte nga një derë e fisme, por pa ndaluar në përkatësinë etnike të saj, sikurse edhe Barleti, pasi edhe për të nuk paraqiste ndonjë veçanti.

E ndërkaq, është po Muzaka që në “Kronikën” e tij, kur flet për Vrana Kontin, i cili kishte gjak Muzakajsh nga e ëma, e quan atë markez të Tribaldëve; të një gjindjeje pra minimalisht me përzierje të fortë arbërorësh.

E sikur kaq të mos mjaftonte, G. Von Hahn në “Studimet” e tij, në dijeni të shtesës gjenealogjike të Kostandin Muzakës, i mëshon faktit se Vojsava, bijë e fisnikut Monçini e zot i Pollogut është me gjak nga të Muzakajve – gjë që mbështetet edhe nga Babingeri.

Historitë dhe historianët e mëpasshëm, nën frymën e ndihmës që u jepeshin popujve sllavë për shkëputje nga Perandoria Osmane, ushqyen idetë pansllaviste, por pa filtrin e nevojshëm kritik, e ndofsha pa dashje, në kurriz të një populli që ende nuk e konsideronte kush, kur dihet se zotërinjtë sllavë u zhdukën si kripa në ujë nga territoret arbërore pas vdekjes së S. Dushanit. Në rrëmujën që pasoi, dinamika e Gropajve, Muzakajve, Aranitëve etj., në atë zonë është sot vështirësisht e ndjekshme, sikundër edhe ajo e vijimësisë aty të pushteteve të Brankoviçëve apo bujarëve bullgarë (fundi i shek. XIV).
Sa i takon Tribalëve, fisit të lashtë ilir, pa u futur në hollësirat e periudhës greko-romake, ata vijojnë në Mesjetë të përmenden nga Stefan Bizantini ende si “ilirë” (shek VI e.s.); dmth pak para vendosjes së sllavëve në territoret e Ballkanit jug-perëndimor.

Si në shek. VI të Stefanit, në atë të XIV të Monçinit dhe sot në shek. XXI tonin, çka mbetet, është fakti se Pollogu, banuar vijimisht nga arbërorët, e herë nga përzierje arbano-sllave, u ka lënë trashëgim shqiptarëve kujtimin e një gruaje të hirshme: dibranen Vojsava Tribalda-Kastriotin. Nëse këtë e mëtojnë edhe sllavët (bullgarë, serbë e boshnjakë), për shkak të mungesës së burimeve absolute mbi etnicitetin e saj, janë të lirë ta bëjnë e ta ribëjnë, por nuk besoj se u duhet ndihma jonë për këtë.

P.S. – sa i takon O. Schmidtit, dihet se ai nuk sjell asgjë origjinale, përveçse përsërit tezat e serbit B. Petrovski.

INJORANTË TË PAGUAR NGA BEOGRADI SULMOJNË SKËNDERBEUN!



Pikërisht në këtë kohë ka dalë në skenë lufta kundër Gjergj Kastriotit dhe kastriotizmit. Sigurisht që këta injorantë janë të paguar nga islamizmi radikal dhe nga Beogradi. Gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë të nëndheshme midis islamit radikal dhe Beogradit kumdër Shrqipërisë, që të mos e lejojnë triumfin e europizmit në Shqipëri….

Nga Spartak Ngjela

Historia e brendshme e mendimit antishqiptar ka 130 vjet që përsërit vetveten, që nga viti 1878, domethënë qëkurse shqiptarët dolën ndërkombëtarisht sërish në skenë për të mbrojtur territoret e tyre të rrezikuara me anë të Lidhjes së Prizrenit.

l.
Lufta më e madhe në këta 130 vjetë, nga vobegtësia mendore e korruptuar shqiptarë, ka qënë e drejtuar gjithmonë kundër Gjergj Kastriotit. Por janë lodhur kot.
Zotërinj: kastrotizmi është doktrinë e ngulitur në ndërgjegjen pan-shqiptare, nuk keni se çfarë t’i bëni.

Janë dy pika që i kundërvihen heroikës dhe historisë europiane dhe kristiane të Shqipërisë: Beogradi dhe Athina. Dhe e gjithë lufta e tyre konsiston në ruajtjen e pushtimeve teritoriale shqiptare që i kanë fituar nga çoroditja historike e vetë Perëndimit me përjashtim të Austo-Hungarisë dhe Gjermanisë.

Natyrisht dëmet kanë qenë të mëdha, por historia ka rrjedhur qartë edhe pse për shqiptarët ka qenë ngaherë në mbijetesë.

Fitorja e parë e madhe ka qenë pavarësia e Shqipërisë.
Fitorja e dytë e madhe ka qenë pavarësia e Kosovës si shtet i dytë i madh në Ballkan.
Fitorja e tretë e madhe ka qenë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.
Kurse fitorja e tretë e madhe do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Të gjitha këto kanë qenë fitore për historinë europiane të shqiptarëve. Por anëtarësimi në BE Sigurisht që do të jetë kurorëzimi përfundimtar dhe shpërblimi për mbijetesën europiane pesëqind vjeçare të shqiptarëve.

Sot e gjithë historia është në favor të albanizimit real të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Procesi i albanizimit të Ballkanit Perlndimor, si refleks i shtetit shqiptar, sot është një proces që mendohet se kap një territor ku jetojnë dymbëdhjetë milonë shqiptarë. Refleksi i parë sigurisht që është Kosova; Refleksi i dytë po spikat të jetë Maqedonia; e kështu me radhë, procesi do shkojë kudo: edhe në Mal të Zi, madje edhe në Greqi: kudo ku jetojnë shqiptarë.

ll.
Po ta shohësh me një vëmendje prej historiani, do të konstatosh se, sa herë që shqiptarët kanë qenë afër këtyre fitoreve të mëdha, Beogradi dhe Athina kanë ndërhyrë kundër – me Moskën së jashtëmi dhe me shqiptarët e blerë brenda Shqipërisë, që të paralizojnë fitoren.

Pavarësinë e Shqipërisë Beogradi donte ta shkatërronte me ane të Esad Toptanit dhe të falangave të tij osmane.

Bombardimet e Jugosllavisë nga USA, ata donin t’i shpëtonin me Sali Berishën dhe Fatos Nanon. Por ato u bënë dhe Kosova e mori pavarësinë.

Anëtarësimit në NATO të Shqipërisë nuk kishin çfarë t’i bënin, se ajo ishte ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Amerikës.

Gjithçka tani është përqëndruar që të ndalohet anëtarësimi në Bashkimin Europian.

lll.
Pikërisht në këtë kohë ka dalë në skenë lufta kundër Gjergj Kastriotit dhe kastriotizmit. Sigurisht që këta injorantë janë të paguar nga islamizmi radikal dhe nga Beogradi.

Gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë të nëndheshme midis islamit radikal dhe Beogradit kumdër Shrqipërisë, që të mos e lejojnë triumfin e europizmit në Shqipëri.
Më thoni: a ka ndonjë shtet islamik të Lindjes së Mesme që ka njohur Kosovën? Asnjë…

Po e kanë të kotë: sidomos sot. Sot nuk bëjnë dot Asgjë me përjashtim të blerjeve bajate të injorantëve që duan të falsifikojnë historinë e Shqipërisë pa ditur në thelb se çfarë është historia.

E gjitha kjo është një ndërmarrje qesharake e hoxhallarëve injorantë dhe tarallakëve të blerë laikë shqiptarë që i tremb qytetërimi perëndimor.

Shqiptarëve nuk iu bëjnë dot asgjë më: aleanca shqiptaro – amerikane është në fakt epiqendra e zhvillimit aktual perëndimor të Shqipërisë. Kot lodhen, sepse edhe pengimi që po duan t’i bëjnë Reformës në Drejtësi, s’është tjetër veçse kërkesë e Beogradit Moskës dhe Athinës kundër karakterit të thekshëm perëndimor që ka marrë me trend zhvillimi aktual shqiptar.

I gjith korrupsioni sikur të bashkohet, i bashkuar edhe më ligësinë e pushtuesëve të territoreve shqiptarë, nuk e thyejnë dot forcën e aleancës shqiptaro-amerikane për albanizimin e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha dokumentet që shihen të dalin sot në favor të albanizimit, janë në vepër shkencore e inkurajuar nga politika amerikane.

Shqipëria territoriale është në proces zhvillimi inegral dhe drejt anëtarësimit të saj të pandalshëm në BE.

Jep dorëheqjen zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer



Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer, zëdhënës i presidentit Donald Trump gjatë gjashtë muajve të parë të presidencës së tij, dha dorëheqjen, sipas njoftimeve në mediat amerikane.

Vendimi i Spicer, sipas mediave, duket të jetë i lidhur me emërimin e një drejtori të ri të komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, financieri i Nju Jorkut Anthony Scaramucci. Spicer ka thënë se do të ndihmojë për të lehtësuar kalimin e detyrës te zëdhënësi i ri.

Javët e fundit, Spicer luajti një rol më pak të spikatur ndërkohë që shumicën e seancave të informimit për shtypin i ka drejtuar zëvendësja e tij, Sarah Huckabee Sanders, kohë gjatë së cilës kamerat nuk janë lejuar të filmojnë.

Zëdhënësi i ri i pritshëm Scaramucci mendohet se mund të luajë një rol të ndjeshëm si një nga mbrojtësit e Trump përpara audiencave televizive.

Spicer pati një fillim të pazakontë si zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. Që ditën e parë në detyrë, ai kritikoi ashpër gazetarët për vlerësimin që ata i bënë numrit të njerëzve që morën pjesë në inaugurimin e presidentit. Ai doli nga salla pa iu përgjigjur pyetjeve.

Mënyra e tij e interpretimit të informacioneve dhe shkëmbimet e tensionuara me median e bënë zotin Spicer objekt satire në programin mjaft të ndjekur humoristik Saturday Night Live, ku roli i tij luhej nga aktorja Melissa McCarthy.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...