2017-08-14

Një dëshmi pas debatit të ditëve të fundit në Kosovë për rolin e shërbimeve sekrete gjatë luftës


Kohëve të  fundit në Kosovë ka një debat publik pas një deklarimi të një prej ish-shefave të Shërbimit sekret shqiptar se ky i fundit ka arrestuar Hashim Thaçin në 1997.

Deklaratat politike ditore shpesh krijojnë konfuzion dhe gjykime të cekëta.

Historia duhet njohur thellë përpara se të nxirren përfundime.

Në Shqipëri fare pak njerëz mund ta dinë se një ish-gazetar shqiptar ka drejtuar në vitet 90-të lëvizjen ilegale të Kosovës që quhej LPK, e që më pas u njoh si Ushtria e Çlirimtare e Kosovës.

Ai quhet Bedri Islami, është shkodran, pasardhës i “Lulit të Vocërr” të cilit Migjeni i kushtoi prozën e famshme.

Gjatë kontakteve dhe bisedave me disa nga drejtuesit apo luftëtarët më të spikatur kosovarë të UÇK-së, emri i Bedri Islamit nderohet dhe vlerësohet me një respekt dhe përulësi të thellë, sa që është e pamundur të mos kërkosh të dish më shumë mbi të.

Në maj 2013 ai ka dhënë një intervistë të gjatë për “DITA”-n ku ka folur sidomos në lidhje me raportet mes shtetit shqiptar të Ramiz Alisë e më pas të Berishës në lidhje me lëvizjen e rezistencës në Kosovë.

Bisedat me Hashim Thaçin gjatë luftës në lidhje me Berishën dhe refuzimi i Thaçit për të lidhur kontakte me njerëzit e Berishës; Informacionet që kishte UÇK-ja në fillim të viteve 90-të mbi origjinën serbo-malazeze të bashkëshortes së Berishës dhe pozitat e forta në strukturat serbe të disa prej “krushqve” të ish-Presidentit shqiptar; Lidhja Berisha-Bukoshi-Hajdari dhe roli i Bujar Bukoshit në ngjarjet e 14 Shtatorit 1998; Roli i Ilir Metës, Pandeli Majkos dhe Sabri Godos në kontaktet me UÇK-në gjatë luftës; Kujdesi që tregonte Adem Jashari për të mos shkelur në Shqipëri gjatë viteve 92-97 për të shmangur dekonspirimin; Çfarë përfaqëson miti që ekziston për Sali Berishën në Kosovë dhe kush ka qenë i interesuar për ndërtimin e këtij miti…

Të dhëna në formë dëshmuese mbi këto tema mund të gjenden në intervistën e mëposhtme që ribotohet nga DITA

Si protagonist i dorës së parë, Bedri Islami ka sjellë në vëmendje jo vetëm situata të dekonspirimit të anëtarëve të rezistencës kosovare por ka referuar edhe dokumente të cilat flasin për një bashkëpunim të ngushtë mes Prishtinës, Tiranës, e Beogradit për rakordimin e informacioneve me qëllim goditjen e kësaj lëvizje që për “trekëndëshin” cilësohej si lëvizje terroriste në vitet 90-të.

Më poshtë intervista e plotë me z.Islami:



Zoti Islami, ju keni qenë një nga aktivistët dhe figurat më të njohura të lëvizjes kosovare në ilegalitet, Lëvizjes Popullore të Kosovës. Si ndodhi që u bashkuat me këto struktura?

Në nëntorin e vitit 1992 unë u largova nga Shqipëria. Për një gazetar të “Zërit të Popullit”, sidomos nga Shkodra, ishte një periudhë e vështirë, aq më tepër kur, shumë nga gazetarët kryesorë, që mbulonin udhëheqjen, pra Komitetin Qendror dhe Byronë Politike, u larguan dhe, befas, u ndjenë opozitarë. Shndërrimi i papritur i karakterit ishte pa asnjë dyshim njëra nga veçantitë e kohës. Për këtë mund të pyesni më mirë Fahri Balliun. U largova nga Shqipëria edhe nga shkaku i presionit të kohës, por edhe nga një kërkesë për të punuar për një gazetë shqiptare në Perëndim.
Në janarin e vitit 1993, kur po përkujtoheshin vrasjet e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, u njoha me përfaqësues të këtyre strukturave, megjithëse deri aso kohe dija fare pak për to. Një vit më pas isha pjesë përbërëse e tyre . Dy njerëz kanë qenë , si të thuash, “kumbarët” e kësaj pune: Fehmi Lladrovci, pa dyshim figura më komplekse e luftës çlirimtare në Kosovë, dhe miku im, Ali Ahmeti, njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Iu përgjigja ftesës së tyre, u bëra pjesë e lëvizjes ilegale që po përgatiste luftën çlirimtare, u zgjodha më pas natyrshëm në organet drejtuese të saj, dhe kur lufta ishte në fillimet e saj, unanimisht u zgjodha kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Për ata që nuk e dinë, Lëvizja Popullore e Kosovës ishte themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, udhëheqëse politike e saj, mbështetëse kryesore dhe thuajse të gjithë liderët e luftës ishin anëtarë të saj. Në këtë lëvizje klandestine bënin pjesë që nga Adem Jashari, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Jakup Krasniqi, Fehmi Lladrovci, Bardhyl Mahmuti, Azem Syla, Rexhep Selimi, Ilaz Kodra, dhe fillesa e saj, themelimi i saj, ishte bërë pikërisht nga Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka. Pa dyshim ishte organizata më e rëndësishme klandestine në Kosovë dhe viset e saj.

Si ka qenë raporti i kësaj Lëvizje në vitet 90-të me shtetin shqiptar?

Kushdo që mund të ketë menduar se çështja shqiptare në Kosovë mund të zgjidhej pa Shqipërinë do të ishte jo vetëm i gabuar, por edhe i papërgjegjshëm. Nuk ishte thjeshtë shteti amë, por edhe e vetmja mundësi për të lëvizur, për të siguruar një mbështetje, politike, logjistike dhe në diplomacinë ndërkombëtare, do të ishte prapavija e saj, që shumë thjeshtë mund të shndërrohej në vijën e parë, si edhe ndodhi. Lidhjet e para janë të vitit 1990 dhe 1991, kur ende nuk kishte filluar ndërrimi i sistemit. Ai është bërë me presidentin e kohës, Ramiz Alia dhe më pas me strukturat e përcaktuara prej tij. Takimi është bërë në presidencë, ka qenë i fshehtë, nuk janë mbajtur shënime protokollare dhe as nuk janë bërë incizime, është mbajtur vetëm një dokument i shkurtër, sipas të cilit , shteti shqiptar do të mbështeste veprimtarinë politike e ushtarake të grupeve të rezistencës. Në këtë kohë ende nuk ishte krijuar UÇK-ja, por kishte disa grupe në kuadër të Lëvizjes. UÇK-ja do të formësohej më pas, vendimi për të është i Mbledhjes së IV të Përgjithshme të LPK-së; por është krijuar mbi bazën e këtyre grupeve që vepronin edhe më herët. Nga zoti Alia u caktuan dy vetë për kontaktet dhe mbështetjen e Lëvizjes, gjeneral Adem Çobani, këshilltari i tij ushtarak, dhe Shaban Sinani, këshilltari i tij politik. Më pas, në këto vite janë bërë disa takime , jo më në presidencë, por në vende private, natyrisht të fshehta dhe disa gjëra kanë filluar të lëvizin nga vendi. Të gjitha këto u fashitën , pasi ngjarjet në Shqipëri kishin zhvillime të tjera, shumë të rëndësishme, dhe , si të thuash, Kosova doli në planin e pestë.

Në ç’kuptim doli në planin e pestë?
Kur them se doli në planin e pestë, për të mos thënë në planin e fundit, i referohem një periudhe të caktuar, nga viti 1992 deri në fundin e vitit 1997, dhe e gjithë kjo lidhet me një periudhë të caktuar, gjendjen e zotit Berisha si President i Shtetit Shqiptar.

Në një intervistë për “DITA“-n, njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Qerim Kelmendi, ka akuzuar ashpër ish-Presidentin Berisha se ka punuar kundër Lëvizjes kosovare në vitet 90-të. Ju ç’mendim keni?

Qerim Kelmendi ishte njëra nga figurat e para të Lëvizjes që u bë pjesë e UÇK-së. Është në të njëjtën kohë edhe i plagosuri i parë i kësaj lufte. Pra ishte në dijeni të gjërave, kjo edhe sepse , për një kohë të gjatë ishte pjesë e sektorit të Logjistikës së UÇK-së. Në radhët e Lëvizjes është i njohur me emrin “Shpirtmadhi”, e më pas në radhët e UÇK-së njihej me emrin “Dema”. Nëse doni të flasim shkoqur mund të them pa asnjë droje se, nëse ka pasur shtetar në Shqipëri, i cili ashpërsisht e brutalisht, në të gjithë kohën kur ka sunduar, them sunduar e jo drejtuar, që ka qenë kundër Lëvizjes klandestine në Kosovë dhe në viset e saj, dhe që ka bërë gjithçka për shuarjen e saj, ky është Sali Berisha. Këtë e them pa asnjë lloj mëdyshje. E gjithë veprimtaria e tij ka qenë e drejtuar kundër lëvizjes së armatosur në Kosovë dhe në vise, dhe kjo ka qenë një përpjekje e shfrenuar politikisht, organizativisht, përmes shërbimeve të tij të inteligjencës dhe përmes lidhjeve të fuqishme që kishte me klanet UDB-ashe në Kosovë e jashtë saj. Nëse ka një shtetar, në ndërgjegjen e të cilit duhet të rëndojnë edhe krimet që bënë serbët në Kosovë ndaj shqiptarëve vendas, ai njeri është pikërisht Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha. Mos ju dukem i ashpër? Nuk e besoj. Le të sjell disa shembuj për të bërë të qartë konkluzionin tim.
Sipas një marrëveshje me zotin Ramiz Alia e që më pas u vazhdua edhe me zotin Berisha, në Shqipëri do të stërviteshin grupe të ndryshme ushtarake. Ata u dërguan si nga qeveria e Bukoshit, si nga Lëvizja Popullore e Kosovës, megjithëse kjo e fundit duke qenë ilegale, nuk ishte e një mendje që gjërat të bëheshin kaq haptas. Por ishte koha e trullosjes, sepse Berisha erdhi në pushtet me parullën e Bashkimit Kombëtar. Atëherë kam bërë një shkrim mosbesues ndaj tij, pasi, ai, në të njëjtën kohë bënte thirrje e aspironte për hyrjen e Shqipërisë në Helsinki, e po në të njëjtën kohë për Bashkim Kombëtar, çka përjashtonin njëra-tjetrën. Por, parullat e tij, ngjallën entuziazëm. Regjimi i vjetër u shemb jashtëzakonisht shpejt, regjimi i ri po vinte përmes dëshirës së njerëzve, por edhe shkatërrimit.
Grupet e militantëve që u stërvitën në Shqipëri kishin thuajse të gjitha të njëjtin fat: ata u burgosën sapo shkelën në Kosovë ose u detyruan të marrin arratinë. Regjimi serb kur i arrestonte ua dinte jo vetëm se ku kishin qëndruar në Shqipëri, por edhe numrin e armës, me cilët kishin qëndruar, etj. Pra ishte gjithçka e dekonspiruar. Shërbimi i fshehtë i Gazidedes kishte bashkëpunuar direkt ose indirekt me shërbimin e fshehtë serb. Direkt përmes lidhjeve që kishin, indirekt përmes strukturave të UDB-së në Prishtinë. Vetëm dy grupe rezistuan dhe , as nuk ikën në mërgim, si donte klani titist në Kosovë dhe në Tiranë, dhe as nuk dorëzuan armët. Njëri ishte grupi i Drenicës, ku printe Adem Jashari, tjetri ishte grupi i Llapit, një pjesë e tij, ku ishte drejtues Zahir Pajaziti. Këto dy grupe ishin pjesët më thelbësore përbërëse të UÇK-së së ardhshme. Tani , mendoni vetë, po sikur të mos kishte pasur dekonspirim, shkurt tradhti nga brenda, çfarë do të kishte ndodhur në Kosovë kur ishin stërvitur qindra vetë për fillimin e luftës? Do të kishte pasur një pamje krejt tjetër, ushtria do të ishte shumë më mirë e përgatitur, humbjet do të ishin më të pakta, njerëzit do të kishin besuar më shpejt në organizimin e saj. Kjo nuk ndodhi. Në vend të saj erdhën arrestimet e bujshme dhe largimet e mëdha. Kjo solli në Kosovë shembjen e mitit të luftës, disfatizëm, huti, dhe u humb mjaft kohë deri në ngritjen e strukturave të tjera. Tani dihet se Gazidede është takuar personalisht me Zhelko Raznatoviçin, Arkanin. Është larg mendsh të mendohet se ai është takuar pa marrë bekimin e Berishës. Përse janë takuar? Përse pas këtij takimi represioni në Kosovë ndaj lëvizjes ilegale është shtuar? Përse Arkani u bë pjesë e rrethimit të tretë të Adem Jasharit? Që ka pasur një bashkëpunim në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Beograd, kjo është e qartë tashmë, megjithëse për ne ka qenë e qartë gjithnjë. Por humbjet qe kanë ardhur nga ky bashkëpunim kanë qenë të ndjeshme.

Çfarë dinit ju që ishit kaq të qartë?

Po ju sjell një shembull tjetër. Është pak i njohur në Shqipëri, por unë e kam trajtuar në librin tim, “Enigma e një vrasje të trefishtë”. Më 31 janar1997 u vranë në një pritë të organizuar Zahir Pajaziti, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Edmond Hoxha, lider i Lëvizjes Studentore dhe Hakif Zejnullahu. Më dhjetor 1996, Zahiri, së bashku me Qerim Kelmendin ishin për disa javë në Shqipëri. Qëllimi i tij ishte të hetonte nëse do të mund të bëhej diçka më shumë nga shteti amë, megjithëse përvoja e tij ishte e hidhur. Disa kohë më parë ai ishte arratisur nga Kosova, kishte ardhur në Shqipëri, por autoritet shqiptare ia kishin dorëzuar pushtetit serb. Por ai e donte Shqipërinë dhe besonte se diçka mund të bëhej. Në Shqipëri, sipas të gjitha dëshmive, ai është ndjekur nga klani i Gazidedes, sepse , qarqet UDB-ashe me të cilat bashkëpunonte Gazidede, e njihnin atë. Kthehet në Kosovë nga 20 janari i vitit 1997 dhe pas pak ditësh bie në pritë. Pushtuesit serb në komunikatën për vrasjen e tij, megjithëse ilegalisht njihej si Ismeti, japin emrin e saktë të tij, lëvizjet që kishte bërë, udhëtimin në Shqipëri etj. Të dhëna të çuditshme. Edhe nga drejtuesit e Lëvizjes nuk dihej se kush kishte marrë pjesë në aksionet luftarake, kjo ishte një temë “Tabu” për udhëheqjen politike, pasi kishte një strukturë brenda saj që dinte gjithçka, e kjo ishte e mjaftueshme, por lëvizjet e tij, të bëra të njohura nga një komunikatë vrastare, jepnin më shumë se kaq.
Së dyti, dëmi i madh që solli politika e Berishës ndaj lëvizjes klandestine çlirimtare në Kosovë është edhe në lejimin që, herë haptas e herë fshehtas, i bëri përhapjes së strukturave UDB-ashe në Shqipëri. Le të lemë mënjanë faktin se të gjithë ata që ishin dënuar në Shqipëri gjatë periudhës komuniste si agjentë të UDB-së , u rehabilituan, u quajtën të pafajshëm e u bënë edhe deputetë të Partisë Demokratike apo zunë vende të larta drejtuese. Të dukej sikur në Shqipëri nuk kishte pasur kurrë agjenturë serbe e nuk do të kishte edhe më pas. Që në janarin e vitit 1991 në Shqipëri do të vijnë emisarë të Millosheviçit, të cilët do të sjellin edhe financimet e para. Por , kur në Kosovë, jo rastësisht, filluan aksionet e para luftarake, kjo agjenturë në Tiranë gjeti vatrën e saj të ngrohtë. Kjo agjenturë u mirëprit në Shqipëri.

Nga kush u mirëprit? Në cilën Odë e mirëpritën këtë agjenturë zoti Islami?

Ndryshe nga UÇK-ja që në Shqipëri u shtri përmes njerëzve të thjeshtë, që hapën portat e shtëpive për të, shërbimi i fshehtë serb nuk mund të kalonte kështu. Atëherë ai vendosi të bënte diçka krejt tjetër, e mbuluar në mënyrë të përsosur dhe në dukje krejt e zakonshme. Mendoi të hapte disa lokale në Tiranë, ndonjë në Durrës dhe rrugës për në veriun e vendit. Ato do të ishin pikë-stacionet e mbledhjes dhe të kalimit të të dhënave. Ato dërguan edhe një njeri të tyre si koordinator, i cili kishte lidhje të ngushta me SHIK-un e Gazidedes, quhej Ramë M. Fillimisht paraqitej si një njeri në nevojë, më pas do të kishte një banesë në Laprakë, e jo shumë kohë më vonë do të kishte një dyqan në qendrën e Tiranës, përballë “Hotel Dajtit”, ngjitur me lokalin e njohur të asaj kohe, që ndodhej po ashtu përballë, me emrin “Nikolino“. Aty, afër tyre, si rastësisht, ishte vendosur edhe një telefon, i cili u shërbente shqiptarëve të Kosovës për të folur me familjet e tyre. Përmes kësaj linje, jo rrallë, për njerëz që dyshonin si ishin të ingranuar në lëvizjet ilegale, bëhej përgjimi dhe regjistrimi i bisedave. Duke e ditur se lokali “Nikolino” ishte një lokal serioz,ku shkonin ilegalë të ndryshëm,edhe në lokalin tjetër, që ishte në anën e djathtë, pra në restorantin “Kumanova“ kishin dërguar një njeri të tyre. Kjo nuk ishte e mjaftueshme. Atëherë ngritën një bazë të UDB-së edhe në restorantin “Prizreni“. Ishte një rrethim përmes restorantesh, dyqanesh, kioskash, ku jo rrallë do të uleshin edhe njerëz të luftës. Përmes lidhjeve që kishte aso kohe shërbimi i fshehtë i Lëvizjes dhe i UÇK-së u arrit të bëhej identifikimi i këtij rrjeti dhe të sinjalizohej shteti shqiptar. Mirëpo kjo vazhdoi, deri sa u shembën edhe vetë strukturat e shtetit. Përveç këtyre informacioneve të punës operative të UDB-së në terren ka dhe dokumente shkresore që vërtetojnë lidhjet mes UDB-së, SHIK-ut të Gazidedes dhe strukturave të tyre partnere në Prishtinë.

Për çfarë dokumentesh e keni fjalën zoti Islami?

Ekziston edhe një dokument tjetër, kopje e të cilit është edhe në arkivën tonë. Ai mban datën 21 janar 1996, është skeduar nën numrin “AT 317-b”, është protokolluar tri ditë më vonë dhe në cepin e tij, lart në të majtë, është vënë shënimi i ish-Zëvendës Shefit të SHISH-it: “Të kalojë për informim në Presidencë…“
Në një informacion që ka paraqitur një inspektor i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, A.K, pas bisedës në përfaqësinë e Kosovës, në Tiranë, mes të tjerave, shefi i tij ka nënvizuar:
“Mendimi i zyrtarëve të Prishtinës është se kemi të bëjmë me njerëz të organizuar mirë dhe që kanë disa baza në Shqipëri, sidomos në Tiranë, Durrës-Plazh dhe në Tropojë. Veprimet e deritanishme të saj, që e quan veten UÇK, kanë qenë të përqendruara në Drenicë dhe në rajonin e Dukagjinit, që mund të përkufizohej në vijat Prizren-Shtimje dhe në rrugën Pejë-Mitrovicë. Tash, me aksionet që janë zhvilluar para pak ditësh, zyrtarët e Prishtinës mendojnë se ajo po vepron në një hapësirë krejt tjetër, që është më e gjerë. Gjithnjë sipas tyre, UÇK-ja është në tri zona, mirëpo nuk kanë dijeni të sakta se cilat janë shtrirjet e zonave, vetëm se, më parë, zoti A.A, u kishte thënë se zona e dytë është në Maqedoni. Në takimin që ka pasur njeriu i tyre, R.Gj, me një përfaqësues të qeverisë serbe është pasur parasysh se aksione terroriste duhen pritur edhe në të ardhmen. Mendimi i tyre është se fjala vjen për disa njerëz të veçantë, që mblidhen në organizata ilegale e që duhen survejuar, sidomos në Tiranë. Disa prej tyre nuk duhen lejuar të veprojnë në Shqipëri. Pas kërkesës sime, zyra e Kosovës do të na paraqesë një listë të emrave të njerëzve që dyshojnë se fshihen pas kësaj organizate terroriste“.
Ky dokument është botuar edhe më parë, asnjëherë nuk është hedhur poshtë. Ai sjell dëshminë e një trekëndëshi, i cili ka një qendër në Prishtinë e që shtrihet më pas në Tiranë dhe në Beograd. Në të vërtetë, pak ditë pas këtij informacioni, zyra e përfaqësisë së Kosovës në Tiranë ka paraqitur një listë me emrat e personave që mendohet se kryejnë veprimtari ilegale subversive. Ashtu si është e vërtetë se disa ditë më pas, disa nga të dhënat që i ishin afruar nga Shërbimi Shqiptar Informativ do të shfaqeshin në një informacion të përgatitur nga ish-Shërbimi Ushtarak Jugosllav, KOS, në të cilin janë shtuar edhe disa karakteristika të tjera, si gjendja shoqërore e atyre që përbëjnë Grupin e Drenicës, arsimi i tyre, vendndodhja, karakteristikat e zonës, etj.
Shumë pak ditë më pas, kur lufta do të kishte një ngjitje të menduar nga lëvizja klandestine, por të paparashikuar nga jashtë saj, zoti Berisha do të bëjë dy deklarata ogurzeza; njëra e trajtuar edhe më parë, e tjetra e harruar. Ai do të deklarojë se, UÇK-ja është organizatë terroriste, e lidhur me Arkanin, kjo e thënë edhe në organet e medies gjermane, ku pritej një faktorizim i shpejtë i lëvizjes guerile. Me thënë të drejtën, meqenëse asokohe isha në strukturat drejtuese të luftës, kjo thënie nuk na prishi punë, sepse njerëzit tashmë i njihnin ata që po luftonin. Thënia e tij e dytë, e cila nga qarqet UDB-ashe në Prishtinë u amplifikua ishte se “UÇK-ja po lufton për të mbrojtur pragun e shtëpisë“ dhe solli si shembull se Adem Jashari kur u vra, a nuk u vra në shtëpinë e tij(?). Kjo ishte një ndër thëniet më te rrezikshme, sepse sillte copëzimin e luftës, krahinorizmin e saj, katundarizimin e saj, copëtimin. Dhe në fakt, kjo edhe solli dëme fillimisht, sepse njerëzit, sidomos ato që ishin të lidhur me një tjetër politikë, hezitonin të luftonin fillimisht jashtë fshatit të tyre. Përfundimisht mund të them me përgjegjësi se, për Kosovën dhe UÇK-në e saj, ishte një fat i madh që në kohën e luftës nuk drejtonte në Shqipëri Sali Berisha, në të kundërtën nuk do të kishte luftë çlirimtare. Ai do e pengonte deri në fund atë. E gjithë paraloja e fillimit të luftës dëshmon për këtë. Dhe duhet thënë po ashtu se ishte një fat i bardhë që pushteti u ndërrua, që gjërat dolën jashtë kontrollit e përcaktimit të tij. Me qeverinë socialiste kemi pasur probleme, kemi pasur mosmarrëveshje, por gjërat kanë shkuar shumë më ndryshe e disa prej përfaqësuesve të tyre, sidomos pas marsit të vitit 1998, duhen falënderuar përzemërsisht.

Si komentoheshin në Shtab deklaratat e Berishës kundër UÇK-së, sidomos në fillimet e luftës së hapur?

Që të jem krejtësisht i sinqertë me ju, nuk na bënin përshtypje deklaratat e tij, por veprimet e tij. Kur ai filloi të bënte deklarata politike kundër luftës ishte shumë vonë për të, ai nuk ishte më askush. Nëse ka pasur një politikan në Tiranë që nuk kishte asnjë lidhje pozitive me UÇK-në, ai ishte Berisha. Pas marsit të vitit 1998 ai ishte krejtësisht i izoluar. Nuk pyeste askush për të, megjithëse veprimet e tij, edhe pas kësaj periudhe, kanë dëmtuar jashtëzakonisht. Në Lëvizjen klandestine çlirimtare nuk kanë bërë përshtypje as deklaratat e Berishës e as të Rugovës, megjithëse shpesh herë ato kanë qenë skandaloze. Sikur ata të kishin bërë vetëm një thirrje për bashkimin e të gjithëve rreth UÇK-së, gjërat do të kishin ndodhur krejt ndryshe. Medet, ata nuk e bënë dot këtë. Por ka pasur një njeri,të cilit , si të thuash, i kushtonim kujdes pas çdo qëndrimi publik, thëniet e të cilit i prisnim, si të ishin të një lideri politik të pashpallur. E pra me të nuk kishte lidhje të drejtpërdrejta, megjithëse ishin vendosur lidhjet. Ky ishte Ismail Kadare. Çdo qëndrim i tij ishte i një rëndësie të veçantë, ai vlente e peshonte më shumë se gjithë të tjerët të marrë së bashku. Ai dhe Rexhep Qosja, por Qosja ishte pjesë e jona, ishte si ne, ndërsa Kadare ishte një zë tjetër, atë e prisnim.

–Jeni shprehur në një intervistë të mëparshme se Hashim Thaçi kishte “ndjenja të trazuara” ndaj Berishës. Përpiqej të kuptonte qëndrimet e tij të forta politike me Kosovën, por vlerësonte dhe rolin e xhaxhait të tij, Sulejman Berishës, që e vuri shtëpinë e tij si bazë të UÇK-së në dispozicion. Mund të specifikoni momente të qëndrimeve apo të mendimeve të Thaçit gjatë kësaj kohe?

Hashim Thaçi ka qenë njëri ndër drejtuesit kryesorë të organizatës sonë, LPK-së. Nga këtu ai është bërë pjesë e UÇK-së dhe drejtor politik i saj. Por Thaçi, që në fillim, më shumë se një luftëtar, kishte shtatin e njeriut të politikës. Në kohën e presidencës Berisha ai do të ishte njëri ndër ilegalët që do të burgosej. Shkaku është absurd, gjetja e një mjeti logjistik ishte i natyrshëm për një njëri të lëvizjes ilegale, çka dihej për të. Xhavit Haliti, përfaqësuesi i Organizatës në Shqipëri, përmes lidhjeve të krijuara, do bënte të mundur lirimin e tij. Ne, në fakt, pavarësisht dyshimeve, e donim bashkëveprimin me Berishën. E kemi dashur me të gjithë që do të ishin në pushtet, si rrjedhojë e besimit të njerëzve. Berisha nuk e donte bashkëpunimin me lëvizjen ilegale. Jo sepse mendohej se ajo ishte një lëvizje e majtë, pasi nga vetë Lëvizja, kur ajo shkëputi nga vetja mendimin ideologjik, u shkëput një fraksion, i cili ishte thjeshtë lëvizje ideologjike e majtë, por që kishte lidhje dyfish të mira, me Berishën e me Bukoshin. Hapësira politike e Thaçit në Shqipëri, deri në marsin e vitit 1998, ishte e kufizuar, e ngushtë. Ai ishte ilegal në vendin e tij, kjo është e kuptueshme. Gjatë kësaj kohe ai kishte hyrë disa herë ilegalisht në Kosovë, por ilegalisht edhe nga vendi i tij. Më pas, kur bashkëpunimi ynë u rrit, Thaçi nuk ishte njeri që i bënte përshtypje e shkuara, dhe për të, Berisha ishte e shkuara. Fakti që klane të lidhur me Berishën,edhe pas majit të vitit 1998, po e dëmtonin strukturën logjistike të UÇK-së, ishin dëshpëruese. Njëherë, kur u takuam gjysmë ilegalisht, i thashë se do të ishte ndoshta e arsyeshme që të krijonim një lidhje edhe me njerëzit e Berishës, sidomos në veriun e Shqipërisë, mirëpo , asokohe, kishte gjëra më të rëndësishme përpara. Thaçi, gjatë luftës, nuk vendosi asnjë kontakt me Berishën, e nuk kishte përse…e përsëris, asokohe, Berisha ishte askush në lëvizjen çlirimtare.

-Si u prit në radhët e LPK-së thyerja e embargos së naftës me Serbinë në vitet 90‘?

Shumë gjëra janë ditur që asaj kohe, shumë të tjera janë bërë të qarta më pas. Për shembull është ditur se besimi tek Berisha duhet të ishte i kujdesshëm, jo vetëm për shkak të qëndrimit të tij politik ndaj lëvizjes çlirimtare, por edhe për shkak të lidhjeve të tij martesore. Ishte pak e besueshme, por ishte e vërtetë se Berisha kishte lidhje martesore në një familje gjysmë serbo-malazeze, por jo të zakonshme, si mund të kishte ndodhur rëndom në vitet pas çlirimit. Familja e Milicës, më pas Vera, ishte familje e njohur për lidhjet me shërbimet e fshehta të sigurimit serbo-malazez. Njerëzit e familjes së saj ishin ende në rrethin e afërt të njerëzve të Millosheviçit, sidomos të Bulatoviçit (Momir Bulatoviç, ish-President i Malit të Zi, personi që kontaktoi Berishën dhe ku u vendos thyerja e embargos së naftës, shën.red). Shërbimi ynë informativ kishte njohuri për lidhjet e mëtejshme të tyre. Po ashtu për vizitën e ish-Presidentit malazez në Shqipëri,ndërsa shitja e naftës ilegalisht nuk ishte sekret për askënd. Përralla e shëmtuar dhe e trashë e ditëve të sotme të Berishë se, shiti naftë për të ndihmuar shqiptarët në Kosovë, është e shëmtuar. Me atë naftë ka punuar makineria ushtarake serbe , e cila i vrau njerëzit në Kosovë. Por , më e hidhur se kjo, ishte tregtia e armëve. Ministri i asaj kohe, Zhulali, dëshmoi se Shqipëria ka armë për t’i shitur gjysmës së Evropës, por shitja po bëhej për serbët e Bosnjës. Shokët e Lëvizjes që ishin aty, anëtarë të devotshëm që më pas u bënë pjesë drejtuese e UÇK-së, informuan se ka një lëvizje të ndjeshme të këtij armatimi. Më pas, lëvizja ilegale, është detyruar të blejë nga ky armatim…që kur e kërkonte në Shqipëri, jo vetëm nuk i shitej, por i sekuestrohej dhe dënohej edhe kur e gjente. Berisha bëri disa takime të fshehta me tregtarët e politikës serbe e malazeze, njerëz të afërt të tij u takuan në Shkodër e në Tiranë me njerëz të Millosheviçit, kjo vazhdoi deri në kulmin e krizës së vitit 1997 në Shqipëri, por edhe atëherë, befas, Berisha, përmes disa figurave të njohura në Kosovë, si Demaçi, Hydajet Hyseni etj, u përpoq të radikalizonte gjendjen befasisht në Kosovë, për të hequr vëmendjen nga Shqipëria. Ky është momenti kur ai do të prishet përfundimisht me Rugovën, por për këtë askujt nuk i erdhi keq.

Si e shikonit ju mbështetjen që Berisha i jepte Bukoshit dhe FARK-ut?

Kjo është një histori e mëvonshme, por që zë fill aty nga viti 1996. Është koha kur Bukoshi ishte hidhëruar me Rugovën dhe kur i bënte ofertë Lëvizjes Çlirimtare për të ndihmuar atë, me kushtin e vetëm që lëvizja ilegale të eliminonte Rugovën. Në takimin e Bukoshit me një përfaqësues të Lëvizjes, Shaban Mujën, ai bëri këtë propozim skandaloz. Ne nuk ishim të afërt me Rugovën, politika e tij i binte ndesh luftës çlirimtare, por nuk ishim njerëz të terrorit politik. Në Kosovë ishin ndërmarrë aksione kundër disa figurave të njohura UDB-ashe, që hapur punonin me shërbimin e fshehtë serb, por jo kundër njerëzve të politikës. Edhe kur kishte pasur ndonjë kërkesë nga grupet ilegale për ndonjë figurë të dorës së dytë, që ishte edhe njeri i politikës, ishte hedhur poshtë kategorikisht. Është bërë kujdes që të shmanget skenari i ngjashëm me atë të Fikret Avdiçit në Bosnjë, skenar që e donte edhe Bukoshi, por edhe Berisha në vitin 1996. Në qarkun e njerëzve të afërt të Bukoshit ne kemi pasur njerëzit tanë..janë dërguar qëllimisht aty, sidomos janë dërguar nga Ali Ahmeti, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e më pas themelues e drejtues politik i Uushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Këto njerëz, atdhetarë, por edhe materialet që disponojmë, tregojnë për një mbështetje financiare të fuqishme të qeverisë Bukoshi ndaj Berishës e Azem Hajdarit, për të ndërprerë luftën çlirimtare; për shumë enigma pas bankës Dardania, që u zhduk pasi mbaroi misioni i saj spekulativ…kështu që lidhjet mes Bukoshit e Berishës ishin të interesit të përbashkët politik e financiar, por jo kombëtar. FARK-u u krijua pas fillimit të luftës, nuk mori pjesë në luftime, ishte e vetmja strukturë ushtarake që nuk bëri luftë e ku mund të mbështetej Berisha, ashtu si u mbështet në grushtin e shtetit të shtatorit 1998.

A kishte lidhje FARK dhe Bukoshi me atë që ndodhi në 14 shtatorin e vitit 1998 në Tiranë?

Ata ishin krahu i djathtë i Berishës në atë kohë. I duheshin edhe si mercenarë, edhe si njerëz të stërvitur ushtarakisht, edhe si dëshmi para botës perëndimore se UÇK-ja mbështet Berishën. Disa kohë më përpara, përmes shërbimit tonë informativ, ne e informuam shtetin shqiptar se Berisha po përgatit një lëvizje të ngjashme me atë që kishte ndodhur në Shqipëri në vitin 1924, pas vrasjes së Avni Rustemit. Pra, po përgatitej një gjë e ngjashme. Ky informacion na erdhi nga njerëz të afërt me strukturat drejtuese të Bukoshit. Ishte paramenduar se një grup i ndjeshëm luftëtarësh në zonën e Dukagjinit do të braktisnin luftën dhe përmes Malit të Zi, që ishte pjesë e Serbisë, do të vinin në Tiranë. Kjo ndodhi. Mijëra armë u dorëzuan në pak ditë. Lufta pësoi një goditje të madhe. Dezertorët kaluan përmes Malit të Zi, krejt lehtësisht, si të ishin në shëtitje dhe erdhën në Tiranë. Ndodhi vrasja e paralajmëruar e Azem Hajdarit. Pra, si ishte parashikuar, u gjet shkaku i luftës civile. Berisha bëri grushtin e shtetit. Mes tyre edhe pjesë të FARK-ut, persona me uniformë. Rrëmbyen tanket, morën armët, pushtuan kryeministrinë, TVSH, bënë deklarata se qeveria ra, se erdhi një qeveri e re, FARK-u gëzoi nëpër kazermat ku ishte se kjo do të thoshte edhe shuarje e luftës çlirimtare, pasi kështu ishin bërë llogaritë. Po të krahasosh atë që ndodhi me 14 shtator 1998, në pikun e luftës dhe në pikun e ofensivës serbe në Dukagjin e në Drenicë, me atë që ndodhi me 21 janar, kjo e fundit duket si shëtitje. Por në këtë të fundit u vranë katër vetë, ndërsa më 14 shtator 1998, megjithëse Berisha dëshironte të kishte të vrarë, nuk ndodhi asgjë. Që atë mbrëmje, për të qartësuar gjërat, si drejtues i Lëvizjes Popullore të Kosovës, kam nënshkruar deklaratën politike, në të cilën ajo që ndodhi më 14 shtator ishte një grusht shteti, që aq sa drejtohej kundër qeverisë së ligjshme të shtetit shqiptar, drejtohej edhe kundër luftës çlirimtare, ndaj ishte dyfish e dënueshme. E po asaj nate, anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe përfaqësuesi i saj në Shqipëri, Xhavit Haliti, në emër të Drejtorisë Politike, e cilësoi si grusht shteti. Dhe ishte një grusht shteti i mirëfilltë. Nëse do të ndodhte kjo deri në fund, të vrarët në Kosovë do të ishin mijëra e mijëra më shumë dhe sot, në Kosovë, do të ishte ende pushteti serbomadh. E vërteta është kjo dhe vetëm kjo. Dhe kur nuk arritën të helmojnë lëvizjen çlirimtare me grusht shteti,. ndërmorën një veprim tjetër, vranë Ahmet Krasniqin, në Tiranë, pikërisht kur ai ishte lidhur me strukturat e UÇK-së. Berisha më pas deklaroi se dinte se kush kishte marrë pjesë në vrasjen e tij, bile cilësoi se kaq ishin nga Shqipëria e kaq nga Kosova, por, edhe pas tetë viteve në pushtet, nuk e zgjidhi këtë enigmë, ashtu si nuk zgjidhi dot as enigmën e Azem Hajdarit, i cili, për hir të së vërtetës, nuk ka pasur asnjë lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në vitin 1999 Hashim Thaçi firmosi marrëveshjen e famshme në Rambuje. I ndodhur në opozitë asokohe, Beriha i bëri thirrje të hapur politikanëve kosovarë për të mos e firmosur atë marrëveshje. Si e lexoni këtë qëndrim të tij në atë kohë? Si u prit kjo thirrje nga Thaçi?

Rambujeja është një moment kthese në historinë e kombit dhe , në atë kohë, pak vetë e besonin këtë. Më përpara se të ndalem tek roli i Berishës, desha të sqaroj një gjë tjetër. Politika shqiptare në Tiranë ishte e interesuar më shumë se kurrë ato ditë për nënshkrimin e marrëveshjes. Bile ishte e interesuar edhe më përpara se duhej të ishte e tillë. Ajo bënte thirrje të nënshkruhej pas secilit draft, megjithëse nuk i kishte lexuar draftet. Dhe jo të gjitha draftet kanë qenë njësoj, ata ndryshonin, dhe pas çdo kundërshtimi të Thaçit, vinin lëshime të reja, domethënëse. Në ato ditë unë kam pasur lidhje të përditshme me zotin Mejdani, President i Shtetit, zotin Thaçi, apo dhe me zotin Meta. Që të jemi deri në fund të sinqertë, njeriu që ishte më i interesuar për fuqizimin e UÇK-së në atë kohë ishte Ilir Meta. Emocionalisht ishte Pandeli Majko. Urtësisht ishte Sabri Godo, me të cilin u takuam në Rambuje. Ishte i interesuar edhe Paskal Milo, takimet me të cilin kanë qenë gjithnjë interesante, por jo pak të vështira, sidomos takimet e para. Mos të harrojmë, edhe qeveria socialiste, deri në qershorin e vitit 1998 hezitonte të takohej zyrtarisht me përfaqësuesit politikë të UÇK-së. Pastaj ndryshoi gjithçka, por kjo ka lidhje me takimin e zotit Hollbruk me përfaqësuesit politikë të UÇK-në në Zvicër. Takimi i Bardhyl Mahmutit, anëtar i Drejtorisë Politike dhe nënkryetar i Organizatës, ishte njohja e parë ndërkombëtare e UÇK-së.
Rambujeja ishte proces i vështirë. Draftet ishin të rrezikshme, sidomos fillimisht. Drafti i dytë lejonte vendosjen e ushtarëve serbë në Kosovë, të gjykatave, bankave, doganave, rikthehej viti 1974, por tashmë në kohë lufte. Pas këtij drafti erdhi reagimi i Berishës. Në atë kohë, ky reagim përputhej me qëndrimin tonë, ndaj ne asnjëherë, nuk kemi reaguar ndaj tij për këtë çështje. Nuk e di nëse ai ishte në dijeni të këtij drafti, nuk e kishte marrë prej nesh, si e morën shumë të tjerë e që nuk kthyen as mendimin e tyre…mund ta kishte marrë nga pala tjetër, por në fakt, në ato ditë, megjithëse nuk ishte i rëndësishëm, e askush nuk ia vuri veshin, ishte i pranueshëm. Gabimi i tij është se edhe pas përmirësimit të draftit, ai vazhdoi të ishte kundër. Në Shqipëri kjo kishte peshë, ke peshë ende sot në politikën e shtetit, por, të jeni i sigurt, se as asaj kohe e as më vonë, nuk kishte asnjë lloj peshe në vendimmarrjen e UÇK-së dhe të liderëve të saj. Duhet kuptuar më së fundi se për botëkuptimin e asaj kohe dhe për të vërtetën e saj, ai ishte askush. E përsëris që të mund të kuptohet, askush. Nuk është pyetur për asgjë, dhe veçse me të keqen, nuk kishte lidhje me asgjë.

Po Adem Jashari, si e ka parë këtë qëndrim të “çuditshëm” të Berishës në vite?

Kam pasur fatin e jashtëzakonshëm të kem në arkiv letra, regjistrime, biseda, kërkesa që drejtuesi i UÇK-së, Adem Jashari, i ka drejtuar Organizatës. Disa nga këto letra janë bërë publike. Disa ende presin kohën e duhur. Ademi nuk kishte ndonjë konsideratë të veçantë për Berishën. Edhe kur ai i cilësoi luftëtarët që ai vetë u printe si vegla të Arkanit, nuk ia zuri për të madhe..sepse në mendimin e tij nuk kishte vend për Berishën. Ka pasur gjithnjë drojën se tradhtia e vitit 1992 u erdhi nga Shqipëria dhe ka pritur më shumë prej saj. Sa ishte Berisha në pushtet, megjithëse i digjej shpirti për Shqipërinë, dhe aq shumë i donte, se në tri ditë luftë, këndonte këngën e Çerçiz Topullit, ai nuk shkoi asnjëherë në vendin amë.

Zoti Islami, ju si e shikoni popullaritetin e Berishës në Kosovë,ekziston vërtet “ miti“ i tij atje?

Në Kosovë ka vërtet shumë njerëz që e duan Berishën. Mund të them pa droje se ata që e donin gjithnjë Shqipërinë, pavarësisht se kush ishte në pushtet, janë të ftohur me të, ashtu si ka edhe shumë të tjerë që nuk e duan. Më së shumti , ata që e duan, janë të lidhur me klikën e vjetër të politikës, ose që kanë ardhur nge Lidhja Komuniste e Kosovës, degë e Lidhjes komuniste të Serbisë. Pas vitit 1989 ata u shndërruan brenda një nate në demokratë, pastaj pritën ndryshimet në Shqipëri, duke paralajmëruar si kasandrat fundin e saj. Më në fund krijuan mitin e njeriut të tyre, Berisha. Ata kishin shtypin, medien, politikën e njohur të pëshpërimës. Ky mit tani ka rënë, do të bjerë edhe më tej, deri sa të shkelet. Jam çuditur gjithnjë me këtë që ka ndodhur e që po zhbëhet. Si mund të besosh tek një njeri që tallet me ndjenjën kombëtare? Po mendoja një çast sikur lideri i opozitës të ishte dhëndër serb , siç është Berisha, të kishte qenë komunist fanatik e drejtues partiak, si ishte Berisha, të kishte ndihmuar një makineri vrasëse siç e ndihmoi Berisha Millosheviçin, të kishte Serbinë edhe sot, në vendin e tretë për shkëmbimin tregtar siç bën Berisha, të kishte mik familje një serbo-boshnjak si Fazlliçi siç e ka Berisha, dhe ky Fazlliçi që është nipi i ish-Shefit të shërbimit të fshehtë serb; të dërgojë këtë Fazlliçin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të shtetit, siç bëri Berisha; të ketë fëmijët e lidhur në biznese me këtë serbo-boshnjak siç bën Berisha, të afishohej haptas kundër luftës çlirimtare, si u afishua Berisha…çfarë do të ndodhte mendoni ju? E imagjinoni dot për një moment se çfarë do të ndodhte? Miti i Berishës është miti enigmë në Kosovë, që nuk ekziston, por që mundohen ta ngrenë…Ai po bie përfundimisht. Sa më shpejt të bjerë përfundimisht, aq më mirë do të jetë.

Mijtë e diktaturës dhe pseudonimet e tyre


Image result for partia e punes se shqiperise


Me ç’duket ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 1991 ka qenë thjesht një kryengritje (apo grusht shteti) i spiunëve të ish­-sigurimit të shtetit shqiptar.

Mbase në atë periudhë të vështirë të regjimit komunist, e vetmja shpresë e tij për të amortizuar pakënaqësinë popullore në ritje, si dhe lëvizjet studentore të dhjetorit, ishte futja në lojë masivisht e spiunëve të sigurimit (situata ishte e rëndë dhe shpresat u varën me ç’duket kryekëput tek ta). Ndoshta këta të fundit u dërguan mes turmave të studentëve (e në podiume) per të zbuluar autorët e rrëmujës, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata në zyrat e errëta operative, ashtu siç kishin bërë për vite e vite me radhë me kundërshtarët e regjimit.

Image result for partia e punes se shqiperise

Por gjithsesi, në atë dhjetor 1990 gjërat nuk ishin njëlloj si më parë. Situata ekonomiko­politike në vend ishte e vështirë, ndërsa komunizmi ishte rrëzuar tashmë në të gjithë Europën Lindore.

Padyshim këto probleme i dinin spiunët, por jo vetëm kaq. Duke qenë shumë të afërt me regjimin, me siguri dinin shumë më tepër për mbarëvajtjen e gjërave dhe dobësinë e shtetit.

Ndoshta spiunët e dinin saktësisht se ku i pikonte catia regjimit, dhe sa i pa­mundshëm ishte riparimi i saj. Spiunët janë si minjtë, që kur s’kanë c’të hanë nëper kanale, dalin në rrugë… Dhe mbase në atë kohë të vështirë, kriza ekonomike kishte cënuar edhe fitimet e tyre. Paratë e marra nën dorë nga regjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe kështu ata (mbase) nuk kishin më interes t’i përkushtoheshin diktaturës.­ Spiunët nuk kanë parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane paratë e marra nën dorë. Dhe mbase kjo është arësyeja përse përfitimi nga paratë nën dorë (korrupsioni) u shndërua në fenomen në këto 20 vite post­diktaturë (e instaluan edhe këtë praktikë).

Image result for partia e punes se shqiperise

Në këto rrethana, duke patur informacion të mjaftueshëm për dobësinë e shtetit (padyshim ata dinin shumë për të, sepse regjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundësinë e rikuperimit (shërimit – doktori i bllokut e dinte tashmë) të diktaturës, spiunët vendosën të kalonin në krahun tjetër të barrikadës. Dhe ata dinin ç’bënin në këtë aspekt (ishin “ustallarë”), sepse i njihnin mirë pikat e dobta te regjimit dhe plagët e tij të pashërueshme. Dhe pikërisht në ato plagë të pashërueshme ata e sulmuan diktaturën, duke e goditur fort e pamëshirshëm (ndërsa kishin shërbyer si sorumi i tyre ndër vite).

Image result for partia e punes se shqiperise

Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore.
Image result for partia e punes se shqiperise

U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan. (vijimi i origjinalitetit alla­shqiptarë dihet tashmë…)

Disa nga emrat që kanë dalë nga hapja e dosjeve këto kohe:

Blendi Fevziu (KORANI) 
 Jemin Gjana (I VOGLI)
 Halit Shamata (ÇANTA) 
 Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT) 
 Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI) 
 Shaban Memia (QUKAPIKU) 
 Vili Minarolli (PROFESORI)
 Ridvan Bode (KORÇARI) 
 Fahri Balliu (RRJEPSI) 
 Leonard Demi (MURRIZI)
 Uran Butka (DOKU) 
 Remzi Lani (HOLTA) 
 Spartak Poçi (INXHINIERI)
 Armando Shkullaku (BOZHURI) 
 Servet Pëllumbi (YLLI) 
 Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
 Genc Ruli (STILOLAPSI)

Pushteti 1992-­1997 u formua me spiunë sigurimi, 10 ministra, 94 deputetë, 58 ambasadorë dhe 730 drejtorë me dosje. I përfshirë në luftë të egër kundër opozitës së majtë shqiptare dhe kryesisht kundër PS, në vitet e pushtetit të tij 1992­1997, ish­presidenti komunist Sali Berisha, pas burgosjes së Fatos Nanos, vazhdoi sulmet deri fizike kundër të majtës dhe liderve të saj. Një nga “frontet” e luftës së Berishës kundër opozitës ishte presioni me “hapjen e dosjeve” të ish­spiunëve të sigurimit. Pas dhunës fizike, burgosjeve, persekucionit të medias opozitare dhe largimeve nga puna me nenin famëkeq 24/1, Berisha nisi “gjuetinë e shtrigave” me dosjet famëkeqe të ish­sigurimit të shtetit, duke futur në lojë qëllimisht, një komision të verifikimit të pastërtisë së figurave të poltikanëve, të quajtur “Komisioni Mezini”. Edhe pse u përgjërua për hapje dosjesh, edhe pse publikoi qindra emra “spiunësh” nga pala e kundërshtarëve politikë e personalë, i akuzuari si “spiun special” Sali
Image result for partia e punes se shqiperise
Berisha, asnjëherë në pushtetin e tij 1992-­1997 dhe 2005­-2013 nuk hapi asnjë dosje spiuni, nuk publikoi asnjë krim të ish­spiunëve të sigurimit, nuk ndëshkoi asnjë prej tyre, nuk largoi asnjë spiun nga politika. Në këto 22 vite politikë, si në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet prej 8 vitesh, i akuzuari si spiun Sali Berisha ka bërë vetëm një ritual fals me hapjen e dosjeve: Vetëm ka përgojuar emra “spiunësh” sipas interesave të tij preferenciale. Të akuzuarit prej tij si “spiunë sigurimi” kanë e janë edhe brenda qeverisjes dhe PD, të cilët në këto 22 vite janë sharë, pështyrë, denigruar, shpifur, rrahur, larguar prej PD e përsëri janë ofruar e janë graduar me poste të larta në kupolën e PD, të qeverisjes, të parlamentit, të diplomacisë, ushtrisë, policisë, SHIK, doganave, mjekësisë etj, etj.
Image result for partia e punes se shqiperise
Pushteti 1992-­1997, i mbushur me ish­spiunë sigurimi. Sipas ish-­shefave të sigurimit të shtetit, që i dinë mirë këto “punët” e dosjeve të ish­spiunëve të sigurimit të diktaturës komuniste, Sali Berisha e nisi pushtetin me platformën e sigurimit të shtetit, ku baza ishin spiunët e këtij shërbimi. Sali Berisha e ndërtoi ngrehinën e pushtetit të ashtuquajtur “demokratik” me afro 80% ish­sigurimsa, nga të gjithë sektorët e jetës shqiptare, që nga bujqësia, shkenca, arsimi, shëndetësia e deri tek kultura dhe sporti. Nuk e dimë nëse Sali Berisha është vërtetë ish­ spiunë sigurimi me nofkat “Medician” e “Penicilina” siç thonë ish­shefat e tij të sigurimit, por dimë faktin që ai e mbushi presdiencën, qeverisjen, gjykatat, ministritë, diplomacinë e gjtihë strukturën e pushtetit të viti 1992­1997 me ish­spiunë sigurimi. Vetëm një fakt po përmendim: Pushteti i vitit 1992­1997, u ndërtua me spiunë sigurimi, prej të cilëve 10 ishin ministra, 94 ishin deputetë, 58 ishin ambasadorë dhe 1300 zv/ministra, prefektë, zv/prefektë, kryetarë PD­je dhe drejtorë të lartë në qendër dhe në rrethe. Këta kishin detyrë të shërbenin sipas platformës së sundimtarit fuqiplotë të pushtetit Sali Berisha, të vidhnin, të bënin terror, të mashtronin popullin, të plaçkisnin e të shkatërronin ekonominë kombëtare dhe të zbatonin urdhrat e të mbyllnin gojën. Kush kundërshtonte, i vihej përpara dosja e spiunit, anatemohej, diskreditohej, i publikohej pseudonimi, spiunllëqet dhe largohej me shkelma nga PD e nga pushteti. Kjo ka ndodhur me shumë ish­figura ish­spiunësh të futur në kupolën e PD, të cilët Berisha i shpalli si “spiunë sigurimi”, por që asnjeherë nuk ua hapi e nuk ua publikoi dosjet konkretisht. Ndër figurat kryesore të quajtura si spiun sigurimi prej Berishës, ishin Eduard Selami, Zef Brozi, Azem Hajdari, Genc Ruli, Gramoz Pashko, Bashkim Kopliku, Neritan Ceka, Arben Demeti, Arben Lika, Edi Rama… etj.
Image result for partia e punes se shqiperise
Zgjedhjet e 26 majit 1996, Berisha shpalli 35 spiunë të opozitës. Përveç figurave të sulmuara brenda PD si ish­spiunë sigurimi, i akuzuari si ish­spiunë e dëshmitarë gjyqesh politike të diktaurës Sali Berisha, zhvilloi diversion me dosjet e spiunëve edhe kundër krerëve të PS e opozitës. Këtë diversion, ai e përdori egërsisht listën e emrave të drejtuesve të së majtës, afro dy muaj përpara zgjedhjeve të 26 majit 1996, konkretisht në muajin mars 1996. I pafuqishëm për të dobësuar ritmin e luftës politike dhe ndikimin e PS e të opozitës në popull, Sali Berisha përgatiti një ligj në Parlament, që zgjedhjet e 26 majit 1996, të bëheshin me “hapje dosjesh”, duke “etiketuar” disa kandidatë për deputetë si ish­spiunë sigurimi.

Image result for partia e punes se shqiperise

Ligji përfshinte gjithë politikën, por komisioni “Mezini” i ngritur prej Berishës, në fund të verifikimit të pastërtisë së figurave politike, nxorri “spiunë” vetëm figura nga rradhët e politikanëve të PS e të opozitës së asaj kohe, ndërkohë që nuk nxorri asnjë emër “spiuni” nga politikanët dhe qeveritarët e PD, madje as të akuzuarin si spiun Sali Berishën.

Image result for partia e punes se shqiperise

Ky ishte një komision që u ngrit me urdhër personal e të qëllimshëm të ish­presidentit Sali Berisha dhe që u dekretua po prej Sali Berishës në vitin 1995.Sipas skemës së luftës anti­opozitë, të intensifikuar prej Berishës përpara zgjedhjeve të 26 majit, ky komision sipas një liste kundërshtarësh politikë, la jashtë garës për zgjedhjet parlamentare të 26 majit një sërë kandidatësh për deputetë të PS dhe të majtës shqiptare, të cilët sipas komisionit “Mezini”, rezultuan me “njolla” në të kaluarën si “spiunë” dhe si “bashkëpunëtorë të komunizmit”.
Image result for partia e punes se shqiperise

Komisioni “Mezini”, hartoi dhe shpalli listën me 35 emra “spiunësh” të kandidatëve për deputetë të PS­së dhe të majtës për garën elektorale të 26 maji 1996. E vetmja përgjigje që u ka mbërritur në atë kohë kandidatëve për deputetë, por edhe figurave të njohura të së majtës ka qenë vetëm fjalia: “Këta i përfshin neni nr.2, i ligjit antigenocid”.

Image result for partia e punes se shqiperise
Ndër këta, lista “Mezini” kishte emrat e njohur të politikës Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, Dritëro Agolli, Sabit Brokaj, Leontiev Çuçi, Shkëlqim Cani, Ndre Legisi, Fehmi Abdiu, Fatmir Kumbaro etj. Prej 268 emrave që kishte lista e kandidatëve të PS­së për deputetë që i janë dërguar komisionit të verifikimit të figurave, 35 kandidatët e shpallur “spiunë”, nuk u lejuan të kandidojnë.

Lista “Mezini” e marsit 1996, me 35 emrat e shpallur “spiunë”

Servet Pëllumbi
Gramoz Ruçi
Dritëro Agolli
Kastriot Islami
Ylli Bufi
Ndre Legisi
Fehmi Abdiu
Shkëlqim Cani
Moikom Zeqo
Leontiev Çuçi
Sabit Brokaj
Mehmet Loci
Vladimir Metani
Fatos Muço
Zyhdi Pepa
Fatmir Kumbaro
Bashkim Koçi
Spartak Poçi
Kristaq Tumani
Xhevdet Alibali
Murat Kaçi
Gjeto Çutaj
Marko Dhamo
Rexhep Kërçiku
Fehmi Xhema
Shahin Çela
Mefail Belia
Zamira Caka
Leonidha Gjermeni
Spartak Braho
Mexhit Hajdari
Muhamet Bela
Latif Lato
Bardhyl Kondo
Baftjar Malo

Parlamenti dhe politika shqiptare, madje dhe mediat e pozicionuara pranë krahëve politikë shqiptarë, prej 22 vjetësh janë kthyer dhe në “gjendje civile” e emrave të dytë të politikanëve, qeveritarëve e zyrtarëve të lartë të shtetit, ne lidhje me ish­të kaluarën e tyre si ish­spiunë të sigurimit famëkeq të shtetit të diktaturës komuniste shqiptare.

Image result for partia e punes se shqiperise
Nga të dy krahët e politikës, gjatë debateve në Parlament janë përmendur lista me pseudonime ish­spiunësh, duke mos lënë jashtë kësaj liste pseudonimesh as krerët e lartë të shtetit e të pushtetit, madje edhe vetë kryeministrin dhe kryetaren e kuvendit aktual. Faktikisht, edhe pse në këto 22 vite nuk janë hapur dosjet e zeza të ish-­spiunëve të sigurimit të shtetit, nuk ka asnjë dyshim tashmë, që shumë prej figurave politike e qeverisëse në Shqiëpri, por dhe të krejt strukturave të tjera qëndrore e lokale të shtetit, janë kontingjente të ish­sigurimit të shtetit në pozicionin e spiunit. Në dosjet sekrete të sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka të tilla “Profesori”, “Inxhinieri”, “Parafabrikati”, “Sqepi”, “Çiftelia””Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri etj, etj.

Pseudonimet që përfliten dhe publikohen në çdo seancë parlamentare prej palëve politike kur ndizet lufta personale mes grupeve e individëve, u përkasin personave konkretë që tashmë janë ministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë. Madje edhe kryeministrit Berisha i përmenden shpesh pseudonimet e tij si ish­spiun sigurimi “Medicina” e “Penicilina”.

Ja 70 pseudonimet e përmendura këto 22 vite në parlament

Medicina
Penicilina
Qukapiku
Inxhinieri
Çiftelia
Çorapja
Qepa
Kodrina
Dizenjatorja
Financieri
Drita
Stilografi
I vogli
Alfons Ballshi
Raketa
Profesori
Shkrimtari
Dragoi
Cigarja
Livadhi
Dëbora e re
Furtuna
Luftëtari
Snajperi
Proletari
Intelektuali
Sqepi
Doku
Bozhuri
Plepi
Parafabrikati
Kitara
Ushtari
Gjeli
Grepi
Shishja e qumështit
Serbi
Çiklisti
Fryma
Vesa
Greku
Malësori
Tigri
Vinçi
Sapuni
Diplomati
Poeti
Urithi
Pëllumbi
Stuhia
Kastori
Ekspertja
Oxhaku
Bredhi
Iriqi
Komshiu
Osumi
Komandanti
Vigjilenti
Trimi
Kalaja
Fshatari
Rruga
Magazinieri
Nata
Dallga
Kominoshja
Dallga
Piktori
Xhuxhi

Enver Hoxha dhe CIA

Dokumentet e CIA, si Enver Hoxha e armatosi vendin, në çdo qytet tanke e kazerma ushtarake, llojet e nëndetëseve në bazën e Pasha Limanit

Llojet e nëndetëseve në bazën e Pasha Limanit

Në vitin 1959 CIA i ka kushtuar një rëndësi situatës ushtarake në vend. Dihet tashme se regjimi komunist investoi shumë në këtë fushë nga frika e sulmeve të armiqve. Për këtë arsye, në 1959 jepet një pasqyrë e situatës ushtarake në vend, duke filluar nga këmbësoria e flota detare. Sipas dokumentit, në Durrës ndodhet një njësi shumë e fuqishme tankesh. Aty tregohet me detaje se si më 1959 Shqipëria mori nga Rusia një sërë llojesh të ndryshme dhe shumë të përparuara. Po ashtu tregohet se në shumë qytete kishte kazerma ushtarake, ndërsa thuhet se ndritmi i tyre nisi më 1958, po ashtu tregohet se regjimi futi dhe punëtorët që të ndihmonin në ushtri. Në një tjetër dokument jepen detaje për bazën e Pasha Limanit, ku tregohen me detaje llojet e nëndetëseve që ndodheshin aty.

Ushtria 1959

Njësitë e tankeve në Durrës

Një njësi me 45 tanke dhe 5 mjete të blinduara është stacionuar në kazermat e vendosura në kryqëzimin e rrugëve mes Durrësit, Kavajës dhe Tiranës, rreth 100 metra larg hekurudhës. Tanket janë vendosur në streha parkimi kurse mjetet e blinduara janë jashtë strehave të mbuluara me veshje kundra shiut. Katër tipe të ndryshme tankesh, të gjitha prodhim rus, janë të ngjashme me modelin sovjetik SY-76 dhe T 34-85, ndërsa të tjerat kanë top vetë rrotullues dhe ndryshojnë nga gjatësia e tytës. Mjetet e blinduara janë të ngjashme me tipin rus BA 64. Kjo është hera e parë që shikojmë në Shqipëri tanke me grykë vetë-rrotulluese. Një njësi tankesh është gjithashtu e stacionuar në Tiranë por vendndodhja dhe informacionet janë të pakta. Tip i tankeve dhe mjeteve të blinduara janë të ngjashme me njësinë e Durrësit. Njëri tank dukej shumë më i madh se të tjerët. Çdo ditë 3-4 tanke bëjnë manovra jashtë zonës së pushimit.

Kazermat e reja të ushtrisë në Lushnje

Ndërtimi i kazermave të reja në Lushnje nisi më 1 janar 1958 dhe përfundoi më 5 shkurt 1958. Ato ndodhen në mbarimin jug-perëndimor të fshatit Dushk dhe përbëhen nga 14 ndërtesa druri të mbuluara me katrama. Në to strehohen njësitë e reja të ushtrisë që nuk kanë shërbyer më parë dhe janë rekrutuar gjatë janarit 1958. Ato nuk janë të rrethuara me gardh dhe ruhen nga një njësi me 100 njerëz e ushtrisë së rregullt. Uji vjen nga burie natyrale dhe nga puset e ndërtuara në njësi.

Ushtria e re e punëtorëve

Rekrutimi për ushtrinë e re të punëtorëve u bë më 15-25 janar 1958 me njerëz nga zonat e Beratit, Lushjes e Tiranës, me përjashtim të studentëve, kryefamiljarëve, armiqve të popullit etj. Ata u vendosën në kazermat e sapo ndërtuara pranë fshatit Dushk. Detyra e tyre ishte spastrimi i zonës dhe kthimi i saj në tokë kultivimi vreshtash.

Policia

Një nën-komandë policia është vendosur në Lushje, e cila i përgjigjet komandës së policisë së Beratit. Ajo drejtohet nga kolonel Nuci Tira nga Pogradeci. Ka gjithashtu një major të Sigurimit që drejton zyrën e inteligjencës së degës. Nuk duhet me saktësi forca dhe juridiksioni i kësaj dege, por fakti se kreu i saj është një oficer i lartë do të thotë se kërkohen masa të forta sigurie, ndoshta prej prezencës së një kampi të internuarish në zonë.

Informacione politike, ekonomike

Arsimi

Fshati Bitinçkë ka një shkollë 7-vjeçare me rreth 200 nxënës dhe 7 mësues. Arsimi fillor është i detyrueshëm dhe pa pagesë. Banorët e fshatit Bitinçkë janë të gjithë myslimanë dhe të lirë për të ushtruar fenë e tyre. Ata kanë një xhami dhe një hoxhë. Shtëpia 2-katëshe e Sabri Emin Ajçe është kthyer në një spital në Bilisht. Ajo ka 8 dhoma dhe rreth 60 shtretër. Personali i saj përbëhet nga 2 doktorë dhe një numër infermierësh. Ambienti nuk ka mjete kirurgjie. Shërbimet kryhen falas, ndërsa vetëm mjekimet paguhen. Në Shqipëri rreth 25 për qind e popullsisë, veçanërisht të rinjtë, vuajnë nga tuberkulozi.

Propaganda

Autoritetet përdorin metoda propagandistike për të bërë që të rinjtë t’i bashkohen partisë. Leksione të shpeshta i jepen të rinjve shqiptarë nga anëtarë të besueshëm të Partisë Komuniste. Zakonisht kjo arrihet nga folësit duke bërë një përshkrim të errët të jetës së të rinjve në vendet kapitaliste, duke thënë se qeveritë e këtyre vendeve tregojnë indiferencë të plotë ndaj të rinjve. Vetëm fëmijët e familjeve të pasura mund të mbajnë poste të rëndësishme, ndërsa të varfrit përballen me presionin ekonomik dhe detyrohen të formojnë klasën punëtore të së ardhmes. Ndërsa sipas tyre, në vendet komuniste kjo nuk ndodh. Përkundrazi, qeveria kujdeset në mënyrë të veçantë për të rinjtë, duke i ofruar arsim falas etj.

Morali i popullit

Populli shqiptar është i terrorizuar dhe i dëshpëruar prej mjerimit ekonomik. Njerëzit e kanë kuptuar se premtimet e qeverisë se pesë vjet pas ardhjes në pushtet jeta do të ishte e thjeshtë, ishin të rreme. Ata e kuptojnë se situata po bëhet gjithnjë e më e keqe dita-ditës. Nga ana tjetër, asnjë nuk mund të protestojë ndaj situatës pasi e dinë se ndëshkimi është i rëndë, prandaj morali i popullsisë është shumë i ulët.

Misionet e huaja

Në 1957 ekspertë gjermano-lindorë të bujqësisë erdhën në Shqipëri dhe qëndruan për ca kohë si këshilltarë në kooperativa të ndryshme. Në kooperativat shqiptare ka gjtihashtu këshilltarë bullgarë.

Informacione ushtarake

Nuk kemi ende raportime për avionë sovjetikë në aeroportet shqiptare. Në disa pozicione strategjike në brigjet e Vlorës deri në Durrës po punohet në fortifikime, jo prej betoni por në dy radhë me fortifikime balte. 5 divizione këmbësorie janë vendosur në Gjirokastër, Delvinë, Përmet e Leskovik. Në këtë zonë ka gjithashtu disa regjimente artilerie të pajisur me mortaja, mjete anti-tank. Komandanti i regjimentit 7 është Pantelis Varenis. Më 21 janar 1949 ai u transferua në divizionin e Brotia me bazë në Tiranë. Batalione të tjera të ushtrisë gjenden në Përmet deri në Leskovik, një kompani artilerie në Konispol, ndërsa kompania Theollogo në kufirin grek mbulon hapësirën nga Piramida 49 deri te fshati mysliman Janari. Skuadra Sminesi mbulon sektorin nga Piramida 44 në Malin Steniko, deri te piramida 49 te lumi Panagia ose Pavla. Skuadra Seteniko gjatë ditës observon në pikën më të lartë të malit. Batalionet e Brotias komandohen nga kapiten Alush Sina nga Gjirokastra, kurse Theollogo komandohet nga Mufit Sinani. Çdo batalion ka tre kompani dhe çdo kompani tre skuadra. Çdo skuadër ka një tripod të lartë për të vendosur mitralozin kundër-ajror. Përgjatë kufirit jugor, çdo 100 metra ka një post mitralozi dhe pozicione të tjera ku mund të qëndrojnë dy vetë. Veshjet dhe këpucët e ushtrisë janë të cilësisë së dobët dhe gjatë dimrit ushtarët janë në gjendje të keqe. Ushqimi i tyre është gjithashtu i pamjaftueshëm dhe në përgjithësi ushtria është e zhgënjyer me regjimin prandaj dhe predispozita e saj për të luftuar është e vogël. Gjatë takimeve të partisë ushtarët luten për t’u liruar pasi kanë dy ose te vjet në shërbim, dhe e dinë se familjeve të tyre u mungon gjithçka.

Tre urat e rrugës nga Konispoli drejt Delvinës janë prej druri (Bugazi në Konispol, dhe Hdia e Krania në Bistrana). Ato ruhen nga skuadra me gjashtë ushtarë dhe nuk ka punime mbrojtjeje.

Në fshatin Hoxha, pranë urës drejt Delvinës, një ndërtesë dy-katëshe është ndërtuar në mars 1949 që do të përdoret për ushtrinë e Konispolit dhe anën lindore të Vurkos.

25 shkurt 1959


Llojet e nëndetëseve në bazën e Pasha Limanit

Baza Pasha Liman, Vlorë Shqipëri

Survejimet fotografike tregojnë për një bazë nëndetësesh në ndërtim në skajin jugor ë Vlorës, ku një vit më parë kishte vetëm disa kapanone të vogla. Në anën perëndimore të saj është ngritur një pistë rreth 150 metra e gjatë dhe 8 metra e gjerë dhe në fillim të pistës gjendet hapësira e ndërtimit, me katër ndërtesa në formë kapanonesh. Zona e mbështetjes së projektit përbëhet nga një central i mundshëm me naftë dhe shtatë ndërtesa magazinimi me masa të ndryshme rreth 700 metra në jug të pistës. Zona ushtarake e strehimit dhe e administratës përbëhet nga 3 kapanone në formë T-je dhe gjashtë ndërtesa më të vogla. Nga fotot dallohet një nëndetëse e madhe e klasit ATREK dhe katër nëndetëse të klasit “Ë” të vendosura përgjatë pistës. Mjete të tjera të afërta detare përfshijnë një mjet të vogël çisternë, një barkë tërheqëse dhe dy barka patrullimi. Një mjet hidraulik gërmues po thellon ambientet ujore. Tre bateri goditëse me radarë, mundësisht artileri e mesme anti-ajrore janë të vendosura në pjesën më të lartë të gadishullit të Karaburunit. Dy prej tyre janë të pajisura me njerëz dhe kanë nga tetë gryka secila. Një bateri është 6-grykëshe dhe ka katër deri në gjashtë postet e zëna me ushtarë.

CIA për Shqipërinë e ’84: Vendi më i varfër e më i mbrapshtë i Evropës po zbut izolimin me jashtë, luftë brenda llojit në lidershipin komunist


 Vendi më i varfër e më i mbrapshtë i Evropës po zbut izolimin me jashtë, luftë brenda llojit në lidershipin komunist

Shqipëria, vendi më i varfër e më i mbrapshtë i Evropës, ka nisur me ndrojtje një zbutje të izolimit të saj me botën e jashtme”. Është ky konstatimi i një raporti sekret të CIA, i deklasifikuar së fundmi, i mbajtur shënim në nëntor të vitit 1984, nga agjentë amerikanë që vepronin në vendin tonë, në fshehtësi të plotë. Në raport shkruhet më tej se regjimi i Hoxhës në atë kohë duket se po tentonte të ekspozonte sistemin e tij stalinisit ndaj “influencave destabilizuese” sepse siç thotë raporti, ka nevojë për tregti, teknologji të huaj dhe ndihmë për të evituar falimentimin ekonomik të shkaktuar nga planet dritëshkurtra. “Ne besojmë se regjimi kërkon gjithashtu mbështetje në rast të një ashpërsimi të rivalitetit me fqinjin e saj të fortë jugosllav”, thuhet në raport.

Politika e jashtme e Shqipërisë

Disa aspekte të shtimit të elasticitetit të politikës së jashtme të Shqipërisë në dy vitet e fundit janë rritje e kontakteve tregtare me Perëndimin, veçanërisht Italinë, një gatishmëri e pazakontë për të diskutuar pretendimet e floririt të pasluftës me Francën, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara si dhe vullneti i Gjermanisë Perëndimore për normalizimin e lidhjeve. Por shqiptarët mbeten paranojakë në dyshimet e tyre me fuqitë e mëdha veçanërisht BRSS dhe Shtetet e Bashkuara dhe hapjet e tyre kushtëzohen nga “frenat” e vendosura nga qeveria. Enver Hoxha, diktatori 75 vjeçar i vendit kërkon një strategji që shpërndan iniciativat e hapjes në disa partnerë të mundshëm, duke mos lejuar krijimin e influencës për vende të veçanta dhe duke minimizuar pasojat politike. Ai dhe garda e tij e vjetër janë të gatshëm të tërhiqen shpejt nëse influencat e huaja kërcënojnë kontrollin e tyre brenda vendit. Vetë hoxha ka ruajtur një heshtje të çuditshme mbi iniciativat e huaja, duke ia lënë kryesimin delegatëve të tij si Ramiz Alia. Megjithë dominimin e izolacionistëve në Tiranë, ne besojmë se aktivizimi i ri do të vazhdojë me hapa të matura. Regjimi e pranon hapur se vendi ka nevojë të rrisë prodhimin bujqësor dhe atë industrial, me një popullsi që pritet të dyfishohet deri në vitin 2000.

Modernizimi i lidershipit

Liderët kryesorë duke përfshirë dhe Ramiz Alinë, po kërkojnë skema afat-gjata modernizimi për lidershipin, i cili po nis të ndjejë pasojat e rritjes së kërkesës së konsumatorit dhe të ndryshimeve të gjeneratës. Ne besojmë se liderët kërkojnë teknologjinë më të mirë të huaj dhe llogarisin se kjo mund të merret nga Perëndimi, në këmbim të mineraleve si bakri e kromi, ose nafta. Ne besojmë se Hoxha është i gatshëm të qëndrojë këmbëngulës në refuzimin e ofertave të BRSS, pasi do të besojë se Moska kërkon të rivendosë influencën e saj. Shqipëria gjithashtu ka përmirësuar dialogun politik me regjime komuniste të botës së tretë si Vietnami, Kuba, Heng Samrin, me shumë gjasa prej mosmarrëveshjeve të tyre me Jugosllavinë, dhe si partnerë të mundshëm të Shqipërisë në rast përkeqësimi të debatit me fqinjin.

Tendenca për fraksionalizim

Parashikimet tona për Shqipërinë mund të dalin të gabuara pasi Hoxha është në despot arbitrar dhe i paparashikueshëm. Por dy faktorë të tjerë, tendenca për fraksionalizim të dhunshëm në lidership dhe mundësia e përplasjeve të tjera me Beogradin, mund të devijojnë hapjet aktuale të përkohshme të saj me Perëndimin. Alia mund të mos i mbijetojë luftës brenda llojit, ose duke tentuar të zërë vendin e Hoxhës ai mund të detyrohet të bëjë kompromis me izolacionistët. Çdo destabilizim i pushtetit rrit shanset e thellimit të izolacionizmit. Në një rast krize tjetër me jugosllavët, Tirana mund të kërkojë ndihmën sovjetike për modernizmin e arsenalit ushtarak. Ne gjithsesi besojmë se me kalimin e kohës garda e vjetër he entuziastët reaksionarë të epokës së Hoxhës do të humbasin forcën dhe vendi do të nisë të kuptojë problemet ekonomike dhe rëndësinë e politikave të hapjes.
Politika e brendshme

Enver Hoxha ka qenë prej kohësh një nga liderët komunistë më rebelë. Ai hoqi dorë nga patronazhi sovjetik dhe kinez dhe vazhdon të ngulë këmbë se është trashëgimtari i vetëm i teorisë marksiste-leniniste. Prej fundit të luftës politika e tij e brendshme staliniste u shoqërua me një nxitje të sëmurë për vetë-mjaftueshmëri dhe krenari kombëtare në kurriz të popullit të varfëruar. Dyshimi ndaj të gjithë të huajve, i trashëguar ndoshta nga kohërat romake, veneciane, otomane apo dhe pushtimi i fundit i Italisë solli prishjet dhe me ish-aleatët e ti rusë e kinezë. Mbi të gjitha qëndron rivaliteti i ashpër me Jugosllavinë fqinje, të cilën Hoxha e akuzon se kërkon të absorbojë Shqipërinë. Edhe prishjet me Moskën e Pekinin u shkaktuan pjesërisht nga afrimi i tyre me Beogradin.



 Por që prej vitit 1981 shqiptarët po përpiqen gradualisht të thyejnë vetë-izolimin e tyre me anë të iniciativave diplomatike që më herët ishin të pamendueshme. Ne mendojmë se kjo ka ndodhur për dy arsye: Së pari rritja e vogël ekonomike e kushtëzuar nga stili stoik i vetëmajftueshmërisë dhe rritja e kërkesës së brendshme, dhe së dyti prej përkeqësimin të rivalitetit me Jugosllavinë pas protestave të shqiptarëve të Kosovës, të cilat rindezën armiqësitë e vjetra territoriale. Megjithëse Hoxha po lejon që të tjerë liderë si Ramiz Alia të drejtojnë iniciativat e huaja të Shqipërisë, diktatori mbetet i plotfuqishëm dhe mund të frenojë menjëherë politikat e reja nëse percepton një kërcënim ndaj kontrollit personal apo sistemit stalinist në Shqipëri. Nuk dimë shumë mbi idetë e elitës së politikës së atjeshme, përveçse Hoxha është i gatshëm të eliminojë menjëherë edhe njerëzit më të afërt, me sa duket, duke imituar stilin e Stalinit.

 Por nisja e hapjes së Shqipërisë vjen në një moment domethënës dhe mund t’i mbijetojë diktatorit plak. Ky dokument ekzaminon tendencat e fundit dhe pasojat e hapjes së Shqipërisë në marrëdhëniet Lindje-Perëndim. Ne theksojmë se gjykimet tona janë të përafërta pasi informacionet mbi Shqipërinë janë mjaft të kufizuara. Mungesa e kontakteve diplomatike dhe burimeve të tjera bën që të mbështetemi në informacione rrethanore dhe observime të sjelljeve nga aleatët tanë.


Politika e jashtme

Duke filluar nga viti 1980, Tirana mbajti disa dialogje me vende të vogla të largëta perëndimore si ato Skandinave dhe me Kanadanë, por këto u ndaluan papritur në 1981 kur Hoxha u mbyll përsëri përbrenda për të nisur një fushatë spastrimesh dhe për t’u fokusuar në tensionet me Beogradin. Shtimi i kontakteve me Perëndimin u bë përsëri prioritet në fund të vitit 1982 dhe në fillim të 1983.



 Ne besojmë se hapjet aktuale nuk do të sjellin vendosje të marrëdhënieve diplomatike me superfuqitë në të ardhmen e afërt, pasi makineria e brendshme shqiptare e propagandës vazhdon të dënojë me fjalët më të brutale si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovietik. Ne besojmë se dyshimet e vazhdueshme të Enver Hoxhës bazohen në armiqësinë ideologjike dhe paragjykimet e tij personale, prandaj ai kërkon të ketë pushtetin e siguruar pastaj ndoshta lidhjet e tjera.

Në propagandën e Shqipërisë ,SHBA mbetet simbol i imperializmit që Hoxha fajëson për shfrytëzimin e Shqipërisë në të kaluar dhe rrjedhimisht shkaktar të problemeve aktuale. Shqipëria ka refuzuar gjithashtu hapjet e fundit sovjetike si publike dhe indirekte për përmirësimin e marrëdhënieve. Një ekspert i Ministrisë së Jashtme ruse i tha vitin e kaluar zyrtarëve të ambasadës amerikane në Moskë se ofertat tregtare duket se janë e vetmja mënyrë për të fituar influencë me Tiranën, por nuk ka prova për arritje të rusëve në këtë sektor.

Flori Bruqi : Këngëtarja shqiptare Dua Lipa po përjeton sukseset më të mëdha në skenën e muzikës botërore.


Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është shfaqur tejet elegante në koncertin e fundit në Houston të Teksasit.
Bukuroshja në kuadër të turneut botëror ndalesën e fundit e ka pasur në Houston të Teksasit.

Aty ajo ka zhvilluar koncertin e radhës duke performuar hitet e saj më të mëdha, të cilat publiku i këndoi një zëri me të.
Dua në këtë koncert zgjodhi një fustan të kuq të gjatë, shumë elegante, që e bëri atë të duket pushtuese në skenë.

Pos performancave ‘live’ me bend, Dua Lipa me turneun e saj po vë vulën për trendet që po i vë në të dukurit bukur me thjeshtësi.



Dua Lipa provokon fansat me foton e fundit

Dua Lipa përveç që njihet për zërin e saj të veçantë ajo njihet edhe për bukurinë dhe stilin e veçantë.

Para pak minutash Dua Lipa ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram duke provokuar fansat.
Në fotografi Dua ekspozon barkun por nga krahët e ngritur vihet në pah edhe pak nga gjoksi i saj.
Dua Lipa ka pozuar për revistën e mirënjohur Billboard, në Londër.
Foto/ Dua Lipa, shumë stil në pozat e fundit për "Billboard"
Në këtë set Dua vjen me shumë stil mjaft të veçantë dhe tejet joshëse.
Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar një këngë të re, para se të nxjerr në shitje albumin e parë në karrierën muzikore.

Foto/ Dua Lipa, shumë stil në pozat e fundit për "Billboard"

Dokumentet e CIA, 13 mijë vetë u bashkuan me Sigurimin e Shtetit më 1952, rolet që kishin Kadri Hazbiu dhe Xhevdet Blloshmi, Beqir Balluku ideator i të gjitha intrigave

Dokumentet e CIA, 13 mijë vetë u bashkuan me Sigurimin e Shtetit më 1952, rolet që kishin Kadri Hazbiu dhe Xhevdet Blloshmi, Beqir Balluku ideator i të gjitha intrigave
Dalin në dritë të tjera të dhëna sa i takon situatës politike në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente të deklasifikuara nga CIA, jepet një panoramë e qartë se asaj që ndodhte aty. Sipas dokumentit, rreth 13 mijë persona pranuan të bëheshin spiunë të Sigurimit të Shtetit më 1952, ndërsa kishte shumë nga ata që drejtoheshin nga Kadri Hazbiu. Një rëndësi i jepet dhe figurave pro sovjetik, ku përmendte Beqir Balluku. Sipas CIA, ai ishte ideator i çdo intrige e përplasje në vend.

Forcat e sigurisë

Rreth 500 vetë u arrestuan dhe 86 janë ekzekutuar në grup nga autoritetet shqiptare në fund të prillit 1952. Aparati i policisë së sigurisë në Shqipëri ka rreth 13.000 njerëz dhe përbëhet nga regjimentet e Tiranës, Korçës, Shkodrës e Gjirokastrës, me degë të tjera në prefektura dhe komunitete. Ato janë të pajisura me armë automatike dhe disa mjete artilerie të tërhequra me mushka. Njerëzit e këtyre njësive raportohet të veshin rroba të mira dhe kanë ushqim të bollshëm, shumë më të mirë sesa ai në ushtri. Paga e tyre është 3.500 lekë në muaj me shpërblime për arrestime apo eliminime të anëtarëve të rezistencës. Përveç njësive të mësipërme, raportohet dhe për njësi vullnetarësh në ndihmë të policisë shtetërore, të cilat luftojnë rezistencën anti-komuniste, mbledhin inteligjencë dhe janë të gatshme për veprim në rast nevoje. Këto trupa ndihmëse kanë qenë nën drejtimin e kolonelit Kadri Hazbiu dhe raportohet të jenë organizuar në 4 brigada me nga 1000 njerëz secila. Armët e tyre janë sovjetike, çekosllovake dhe disa armë italiane. Në maj 1950 rreth 350 oficerë shqiptarë këmbësorie, 80 oficerë ajrorë dhe 45 oficerë detarë morën trajnim në Bashkimin Sovjetik.

Shënim: Nuk është e qartë nëse informacioni i referohet të dhënave të mëparshme për brigadat vullnetare të civilëve që luftojnë kundër grupeve të rezistencës. Raportohet edhe për ekzistencën e Gardës Civile të Shqipërisë me njerëz të armatosur besnikë të partisë, vetëm në rrethin e Kolonjës. Në lidhje me periudhën e rekrutimit të këtyre trupave (korrik 1950-janar 1951), kjo duket se koinçidon me një fushatë të gjerë grumbullimi të ushtarëve në Shqipëri për trajnime tre-mujore. Kjo ka gjithashtu lidhje me raportimet për krijimin e brigadave speciale të ndjekjes, që fillimisht do të krijoheshin me vullnetarë, por ata ishin shumë të paktë.

Nëntor 1949

Raportohet se më 17 tetor 1949 policia shqiptare ka vrarë në Tepelenë dy ose tre rebelë anti-komunistë të Komitetit Shqipëria e Lirë, pas një përplasjeje të shkurtër me armë. Dy nga trupat, që ishin veshur me uniforma të aleatëve, u vendosën në sheshin e Vlorës për t’ia demonstruar publikut. Mëngjesin e 19 tetorit raportohet se trakte anti-komuniste ishin vendosur në muret e Vlorës, ku i këshillonin njerëzve të rrinin të qetë dhe se për dy të vrarët do të merrej hak në kohën e duhur. Informatorët tanë thonë se kalimi i kufirit nga refugjatët për në Jugosllavi zakonisht bëhet në zonën e Taraboshit. Kushtet në Shqipëri janë shumë të vështira dhe ndihma sovjetike është kryesisht veshje, pajisje e materiale lufte por ushtrinë. Policia ushtron kontroll të ashpër mbi popullsinë dhe për të qenë në paqe me veten thuhet se anëtarët e saj janë të gatshëm të denoncojnë dhe miqtë e të afërmit e tyre, me qëllim që të mos dyshohen nga policia. Informatorët thonë se në kushte të tilla nuk do të jetë e mundur organizimi për përmbushjen e regjimit.

Nëntor 1950

Rrugë ushtarake

Ish-rruga kombëtare Vlorë-Mifol-Noveselë tashmë është e rezervuar vetëm për trafik ushtarak. Tashmë është ndërtuar dhe funksionon një rrugë jo-ushtarake që kalon nga Vlora drejt Bregu Plajer dhe më tej në perëndim në linjë të drejtë drejt Noveselës. Më pas ajo bashkohet me rrugën kombëtare në Fier. Rruga ushtarake Gjorm-Kuç ndjek bregun perëndimor të lumit Shushica duke kaluar mes fshatrave Lepenicë, Brataj e Kallarati. Më tej ajo kalon lumin me anë të një ure për të arritur në Qafa e Shalës dhe në fshatin Kuç.

Tetor 51

Vendet e Kominform raportohet se kanë vendosur të ngrenë një stacion të fuqishëm radio në Tiranë, për transmetimin e propagandës drejt Lindjes së Mesme, Afrikës veriore, Italisë e Francës. Transmetimet do të jenë kryesisht kundër politikave të SHBA ndaj vendeve perëndimore; transmetimet eksperimentale pritet të nisin në dhjetor, ndërsa ato zyrtare në janar 1952. Burimi ynë thotë se për transmetimet drejt Afrikës do të riaktivizohet radio-stacioni i Vlorës dhe transmetimet e tij do të monitorohen nga sovjetikët nga Damasku, Kairo dhe Adis Abeba. Organizata e radio-transmetimeve drejtohet nga një inxhinier gjerman i quajtur Jungman, dhe një inxhinier sovjetik i quajtur Petrov, drejtori i programacionit do të jetë zyrtari polak i Kominform, Stefan Novak. Në projekt do të punojnë inxhinierë gjermanë, sovjetikë, polakë dhe çekë.

Koment: Në një tjetër version të informacionit, tregohet mundësia e krijimit të më shumë se 1 radio-stacioneve. Interesant është fakti se në transmetimet shqiptare të 10 tetorit 1951 janë njoftuar vende të lira pune për folës të gjuhëve gjermane, arabe e spanjolle.

Shkurt 51

Si rezultat i thatësirës së fundit, të korrat e drithërave do të furnizojnë vendin vetëm për tre muaj, në vend të gjashtë apo shtatë muajve në kushte normale. Marrëveshja tregtare me Rumaninë e nënshkruar në tetor 1950 parashikon importin e drithërave rumune në këmbim të lëkurëve dhe leshit. Këto drithëra kanë si destinacion popullsinë civile, ndërsa për ushtrinë drithërat do të dërgohet nga Bashkimi Sovjetik. Në dhjetor katër anije sovjetike dhe dy rumune arritën në portin e Durrësit, të cilat shkarkuan ngarkesa drithi me destinacion popullsinë civile dhe ushtrinë.

Përdorimi i dollarëve amerikanë në dyqanet shtetërore. Prej disa kohësh në disa dyqane shtetërore në Shqipëri po shiten mallra dhe ushqim kundrejt pagesave në dollarë. Në fillim të shkurtit 1951 një refugjat shqiptar në Romë mori një telegram nga të afërmit në Shqipëri që i kërkonin dollarë për të blerë ushqim. Ka zhurma se me këtë, liderët komunistë po përpiqen të mbledhin valutë të huaj për veten e tyre, në rast se duhet të largohen nga vendi.

Të dhëna biografike të figurave sovjetike dhe pro-sovjetike

Beqir Balluku: Këshilltari kryesor ushtarak i Enver Hoxhë, komandant i ushtrisë së Shqipërisë. Ai raportohet gjithashtu se është organizatori i të gjitha aktivitetet dhe intrigat e vendeve të Kominform në lidhje me personelin ushtarak. Balluku thuhet se ka vizituar disa herë Moskën dhe ka diskutuar me përfaqësues ushtarakë të vendeve satelite mbi luftën e guerrilasve komunistë në Greqi dhe në Jugosllavi.

Lesnikov: Admiral i flotës sovjetike, specialist i mbrojtjes bregdetare dhe porteve. Lesnikov ka qenë në Shqipëri që prej fillimit të 1949, duke mbikëqyrur ndërtimet e fortifikimeve bregdetare. Ka qenë ai që ka sugjeruar ngritjen e fortifikimeve në ishullin e Sazanit dhe ka hartuar planin për sistemin e frunizimit të nëndetëseve dhe transportin e materialeve për guerrilasit komunistë në Peloponez. Ky i fundit nuk u realizua kurrë. Ai besohet të jetë një specialist i Adriatikut dhe ka një rrjet për mbledhjen e informacionit ushtarak të Mesdheut.

Mitsenov: Kolonel i ushtrisë sovjetike, i dërguar fillimisht në Jugosllavi për të ndihmuar me riorganizimin e ushtrisë atje. Në korrik 1948, Mitsenov tentoi të hynte në një zonë të kontrolluar nga guerilasit grekë pranë kufirit Greqi-Jugosllavi, por u kthye me forcë dhe u dorëzua në Beograd nga autoritetet jugosllave. Mitsenov u largua në Hungari dhe më pas për në Shqipëri gjatë kohës që qytetarët rusë në Jugosllavi ishin vënë nën mbikëqyrje. Ai besohet se drejton operacionet e byrosë së Ballkanit, të ushtrisë sovjetike.

Artimov: Kolonel i forcave ajrore, ka qenë përgjegjës për transportin e materialeve nga Hungaria për guerilasit grekë. Bashkëpunëtorët e tij grekë ishin oficerët gueril Tsirinokos dhe Gigopulos, rreth 20 njerëz të forcave ajrore që ishin larguar më parë nga Greqia, si dhe majori polak Natuzak, nip i atasheut ushtarak polak në Paris.

Prodhimi bujqësor, standardet ekonomike

Tetor 1952, Zëri i Popullit

Më 8 shkurt 1949 qeveria e Tiranës kaloi rezolutën e mëposhtme: Të inkurajohet rritja e prodhimit të perimeve nga institucionet ekonomike dhe ato shtetërore dhe të mundësohet rritja e furnizimit nga kooperativat për popullatën urbane. Këshilli i Ministrave ka vendosur që kooperativat e furnizimit dhe shitjes të ndalojnë dhënien e produkteve ushqimore për ndërmarrjet apo institutet që kanë tokë dhe nuk e shfrytëzojnë. Në vitin 1950 shumë ndërmarrje industriale u organizuan për mbështetjen e këtij plani. Ndërmarrja Muhamet Gjollesha u dha punonjësve të saj perime me çmim më të ulët sesa ata të afruara nga kooperativat. Fermat shtetërore Ylli i Kuq në Kamëz, ferma 8 Nëntori në Sukth dhe ferma Çlirimi në Fier reaguan mirë ndaj urdhrit. Por gjithsesi aktualisht interesi është i vogël në furnizimin e punëtorëve me ushqime më të mira.

Plan i vitit 1952 bën thirrje për furnizim më të mirë dhe më të lirë për punëtorët e fermerët. Zonat e Korçës e Peshkopisë kanë prodhuar sasi të mëdha patatesh që arrijnë deri në 500 kuintalë, dhe gjithashtu prodhime të bollshme në domate, spinaq, lakër, okër, qepë fasule e bizele. Metoda moderne bujqësore janë përdorur si në mbjelljen dhe në kujdesin ndaj bimëve. Për shembull, bujku progresiv Abedin Sirdani ka rritur 700 kuintalë spinaq nga një hektar, që do të thotë se kujdesi mund të jetë shumë i leverdisshëm. Shumë zona të tjera në Shqipëri si Berati, Gjirokastra dhe Fieri mund të japin prodhim perimesh tre ose katër herë në vit. Rajoni pjellor i Myzeqesë mund të japë prodhime të mëdha, por fermerët nuk janë përpjekur për rritjen e prodhimit.

Kultivimi i patateve është kryer thuajse në të gjithë Shqipërinë, por më u përhapur është në rajonet me të ftohta si ato malore. Në zonat e Devollit, Peshkopisë e Përmetit, metodat e reja të bujqësisë kanë dhënë një prodhim prej 200-500 kuintalë për hektar. Në rajonet qendrore deh bregdetare, prej nxehtësisë së madhe dhe thatësirës, kultivimi ka dhënë rreth 20-50 kuintalë për hektar, prandaj kultivimi i patates kryesisht është braktisur në këto rajone. Një situatë e ngjashme ka ekzistuar prej 18 vjetësh në zonat e ngrohta të Ukrainës, ku patatet janë dëmtuar ose degjeneruar. Shkencëtari sovjetik Lisenko ka treguar se temperaturat e larta kanë dëmtuar zhvillimin e rrënjës së patates prej ngrohtësisë së tokës. Prandaj ai propozoi mbjelljen në korrik që formimi i rrënjës të niste 60-70 ditë pas mbjelljes, që do të ndodhte në muajt e freskët të tetorit e nëntorit. Kushtet e nevojshme për rritjen e patates ndryshojnë në zona të ndryshme të Shqipërisë, prandaj teknikat e kultivimit duhet të ndryshojnë sipas tyre. Për lulëzimin e patates temperatura duhet të jetë rreth 7 gradë në thellësinë 10 cm. Nëse temperatura është më e lartë ndalohet zhvillimi i zhardhokëve. Metoda e re sovjetike në mbjellje sipas temperaturës është testuar në disa mjedise bujqësore.

Agjentët e rekrutuar

Objektivat e inteligjencës janë caktuar nga Uashingtoni, duke përfshirë dhe informacionin e dëshiruar mbi grupet e rezistencës, kushtet e brendshme politike dhe instilacionet ushtarake të mbrojtjes. Plani ka hyrë në fazën operacionale në shkurt 1949, kur katër agjentë në dy grupe me mjete të veçanta radio, u lëshuan në kushte perfekte të motit në pikën e dëshiruar të Serrisht, në Mirditë. Agjentët ishin Alush Lleshakanu e Xhevdet Bloshmi të grupit të parë, dhe Ndue Gjonmarkaj e Ndue Mlyshi në grupin e dytë. Shyqyri Biçaku dhe Kolë Çuni ishin pjesë e grupit të dytë mbështetës, por po mbahen në rezervë për arsye shëndeti të keq. Ende nuk është vendosur kontakt radio me dy grupet e para. Një fluturim në kushte të mira moti u krye mbi Shqipëri natën e 12 prillit, por nuk u vërejt asnjë sinjal në zonën e caktuar, sipas planit paraprak. Më 24 prill, Ismail Vërlaci mori një kabllogram komercial nga Kastoriaja në Greqi, të nënshkruar nga Lleshanaku, ku thuhej se ai dhe Blloshmi kishin arritur mirë në Kastoria. Më 28 prill, ai mori telegramin se dy agjentët kishin arritur në Athinë, ku menjëherë u vunë në kontakt me qendrën tonë atje për dhënie të informacioneve.

Ndërhyrja nga fqinjët

Gjatë veprimeve të revolucionit forcat e stërvitura prej rreth 4000 shqiptarësh që pretendohet se ekziston në Jugosllavi dhe forcat ushtarake të Greqisë e Jugosllavisë duhet të qëndrojnë të gatshme për asistencë nëse lind nevoja. Forcat greke dhe jugosllave duhet të tërhiqen menjëherë prapa kufijve të tyre sapo revolucioni të ketë shpallur suksesin. Flota e gjashtë amerikane do të bëjë manovra në detin Adriatik e Jon gjatë revolucionit, për të mbuluar zbarkimet amfibe dhe për të ndihmuar revolucionarët në rast nevoje. Ajo nuk do të ketë një rol aktiv nëse nuk thërritet për këtë. Flota do të mbetet në zonë për disa javë për të shkurajuar dhe parandaluar veprime antagoniste nga Bashkimi Sovjetik apo satelitët e tij. Të organizohen zgjedhje të lira për qeverinë demokratike. Teksa shumë nga rekomandimet individuale në paragrafët e mësipërm mund të mos jenë të nevojshëm, është me rëndësi të kërkohet neutraliteti miqësor i Italisë, Greqisë e Jugosllavisë për përmbysjen e qeverisë shqiptare, në mos bashkëpunimi i tyre aktiv.

Trajnimet në Gjermani

Grupet e vlerësimit të CIA kanë analizuar më shumë se 200 individë në Kompaninë e Gardës në Gjermani dhe kanë zgjedhur 66 prej tyre si më të kualifikuar për operacione. Strukturat ekzistuese për trajnimin e agjentëve në Gjermani janë tashmë, pas kompletimit të trajnimit për agjentët bullgarë, të gatshme për stërvitjen e agjentëve shqiptarë. Trajnimi i operatorëve radio do të bëhet në kohë për të furnizuar operacionet e fundit të verës. Kontraktorët tanë kanë marrë një tjetër qendër stërvitjeje në Gjermani, përveç asaj në Hambuechen dhe është më efektive sesa qendra jonë e parë atje. Kampi i refugjatëve shqiptarë në Lavrion në Greqi është analizuar nga Partia e Legalitetit dhe është hartuar një listë prej 117 shqiptarësh që mund të shërbejnë si agjentë, të cilët aktualisht po u zbardhen të dhënat nga grupet e sigurisë. Një broshurë në lidhje me episodin e bombës është hartuar në Londër prej 8 prillit, por nuk është lëshuar mbi Shqipëri për arsye të masës së ndalimit të vendosur nga Departamenti i Shtetit. Por gjithsesi misioni i furnizimit u lejua të lëshonte 50.000 kopje të kësaj broshure në disa lokalitete si instrument mashtrimi. 500.000 kopje të broshurës që njofton nisjen e transmetimeve klandestine radio kanë mbërritur në Athinë, duke u bërë në total 1.500.000 broshura që do të shpërndahen me heqjen masës së ndalimit në 3 qershor 1951.

http://www.pamfleti.com

Xhevat Lloshi: Duan të ndryshojnë gjuhën standarde shqipe dhe të fusin serbizma, me justifikimin se ka greqizma

Intervista - Xhevat Lloshi: Duan të ndryshojnë gjuhën standarde shqipe dhe të fusin serbizma, me justifikimin se ka greqizma

A ka ardhur koha që gjuha shqipe, ajo e normuar, standarde apo letrare quajtur ndryshe, të mos mbahet më e presuar nga vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit që u zhvillua 43 vite më parë? Kësaj pyetje mund t’i japin përgjigje vetëm gjuhëtarët, madje jo dokushdo prej tyre, por ata që janë marrë prej vitesh me një punë thellësisht shkencore në këtë lëmë. E meqenëse gjuha cilësohet dhe si pasuri kombëtare, çdo gjë që bëhet mbi shpinën e saj ka një kosto jo të vogël…

…Megjithatë deri tani asnjë gjë nuk ka ndodhur. Por, dilema është në mes gjithsesi. Zyrtarisht, në Shqipëri e trevat përtej kufirit, njihet gjuha e standardizuar në vitin 1972. Ndërsa në botimet e përditshme, ç’është e vërteta ndeshesh me gjithfarë deformimesh, që e bëjnë “gjuhën e ëmbël e me vlerë” të Naimit, krejt të shëmtuar e ndonjëherë pa vlerë. Një “ë” më shumë apo një “ë” më pak duket se vendos fatin e të gjithë fjalorit. Ndërkohë një Këshill Ndërakademik që rreket prej vitesh të bëjë ndryshimet që kërkon koha, nuk ka arritur të imponohet aq sa një Kongres i ri Drejtshkrimi të shfuqizojë shqipen e “vjetër”. Xhevat Lloshi, profesor-doktor në fushën e gjuhësisë dhe një prej delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit, ka një qëndrim krejt të kundërt, madje fort të rreptë me atë çka ka prodhuar deri tani Këshilli Ndërakademik. Gjatë një interviste për “ResPublika” studiuesi i njohur thotë se Këshilli në fjalë, as më pak e as më shumë se në vend të “pararojës” shkencore, është plotësisht me prapavijë poltike:

ResPublica – Çfarë institucioni është Këshilli Ndërakademik për Gjuhën shqipe?

Përmbysja e diktaturës ushtarake, që sundoi gjatë mbi shqiptarët, u krijoi ndjenjën e lirisë aq të dëshiruar, por të një lirie, e cila mori trajtën e anarkisë. Kjo gjendje u shfrytëzua dhe u manipulua sipas interesave të grupimeve të ndryshme, ndërmjet tyre edhe të atyre, që përfaqësonin rryma me synime të vjetra antishqiptare. Në këto rrethana u ushqye ideja, se duhej shpartalluar gjithçka e ndërtuar më parë, rrjedhimisht edhe gjuha e normuar prej Kongresit të Drejtshkrimit më 1972.

Në fillim me ngut, u shpreh kërkesa për t’i përmbysur vendimet e atij forumi mbarëkombëtar dhe nëpërmjet një kongresi të tretë, të kalohej edhe te një anarki gjuhësore. Dëshmia më e qartë është e ashtuquajtura Deklaratë e gjuhëtarëve të Shkodrës, e cila është një mashtrim i përpiluar prej David Lukës, sepse deklarohet që e kanë nënshkruar 420 gjuhëtarë, ndërsa çdo njeri i arsyeshëm e kupton, që nuk mund të kishte 420 gjuhëtarë në Shkodër më 1992. Më pas u bë një propagandë e shfrenuar po me këtë frymë, ndërsa duke parë dështimet e saj, u përpunuan taktika të tjera, por pa e ndryshuar strategjinë përçarëse. Në veçanti duhet vënë në dukje, se u gjet një grup i vogël njerëzish edhe në Prishtinë, i cili ishte i gatshëm ta shkallmonte frymën e Konsultës aq vendimtare të Prishtinës të vitit 1968 dhe të hapte rrugën për realizimin e synimeve serbomadhe të kahershme për ta përçarë kombin shqiptar edhe nëpërmjet sajimit të dy gjuhëve të ndryshme. Pa u zgjatur në këtë histori të trishtë për kulturën shqiptare, mund të thuhet se pas shumë rropatjesh, kjo rrymë gjeti shtigjet për të marrë forma akademike.

Një Konferencë e nëntorit 2002 u bëri thirrje dy qeverive për krijimin e një Këshilli, i cili do të jepte rekomandime normative për problemet e gjuhës standarde.

Disa prej atyre që e përpunuan këtë thirrje, me naivitet politik nuk e kuptuan se kishin rënë pre e një fushate propagandistike, nga e cila me të vërtetë ishin tutur. Për ta dëshmuar se përsëri ishim përpara një mashtrimi, mjafton të dëftehen dy data. Më 27 tetor 2004 dy akademitë shqiptare morën vendimin për të ngritur Këshillin Ndërakademik për Gjuhën Shqipe. Kurse vetëm dy vjet më pas Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë Shqipe u shkëput nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, u krijua Qendra e Studimeve Albanologjike dhe qëllimisht u gjymtua rëndë deri në asgjësim ekipi i gjuhëtarëve, që hulumtonin shkencërisht shqipen. Vërtetimin më të mirë e shqiptoi para pak ditësh vetë kryetari i tashëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i cili nxori në pah se Qendra e Studimeve Albanologjike nuk merret me asnjë farë shkence, por me dhënie mësimi.

ResPublica – Ju ngulni këmbë se ky Këshill nuk ka bërë një punë të mirëfilltë shkencore në gjuhësi?

Përfundimisht, Këshilli Ndërakademik është pjellë e një sulmi të kamufluar politik kundër shqipes standarde. Në të marrin pjesë një varg njerëzish të trembur nga mundësia se kushedi çfarë përndjekjesh të reja do të pësonin (dhe vërtet dikush i pati ca pasoja); disa të tjerë janë kameleonë të gatshëm për të kameleonuar kurdoherë; të paktët janë naivë, madje e quajnë veten të nderuar që ose i begenisin ose se po fitojnë rolin e protagonistëve, por prapa të gjithëve vepron me synime kokëngjeshura grupi agresiv kundër shqipes standarde. Ky Këshill e ka bërë veshin të shurdhër kundrejt mendimeve që i janë thënë qartë prej gjuhëtarësh “të përjashtuar” si në vitet më të zeza të diktaturës ushtarake. Në këto kushte Emil Lafe, një prej studiuesve më të njohur për çështjet e drejtshkrimit, me ndihmesa të veçanta në botimet themelore për këtë fushë, u tërhoq prej këtij Këshilli.

Pas një shqyrtimi të gjerë të punës së këtij Këshilli, Rahmi Memushaj në një libër të vitit 2013 ka ardhur në përfundimin: “si një organizëm që më shumë po i sjell dëme sesa i bën shërbime shqipes dhe kombit shqiptar, duhet zhbërë”.

Ky Këshill është një sajesë e shëmtuar politike, e cila pengon rëndë përparimin e kulturës dhe të studimeve gjuhësore, për të cilat duhen institucione të mirëfillta shkencore, siç i kanë të gjitha vendet e Europës ku duam të hyjmë, madje i kanë me tradita shekullore. Shteti shqiptar e ka për detyrë të përgatisë një ligj për ringritjen e një institucioni shkencor, që t’i kushtohet tiparit themelor të kombit, pasurisë së madhe që përfaqëson shqipja jonë.

ResPublica – Këshilli Ndërakademik ka marrë përsipër të bëjë ndryshime në gjuhën standarde apo gjuhën letrare, të sanksionuar nga Kongresi i Drejtshkrimit më 1972?

Ky Këshill ka marrë përsipër të fusë pyka në gjuhën standarde dhe, pasi të nisin të çarat, ta zhbëjë ca nga ca.

Unë e kuptoj dëshirën dhe nevojën e shtypit për të gjetur tema, të cilat ngjallin interesimin e lexuesve. Mbështes në veçanti përpjekjet për hulumtime të dukurive, të cilat lidhen me korrupsionin, me shpërdorimin grabitqar të pasurive të vendit, me degradimin moral të njerëzve nëpërmjet vesit, bixhozit, drogës etj. Por nuk e quaj të pranueshme, që tema e gjuhës shqipe të bëhet fushë për sensacione gazetarie. Ka disa gjëra, të cilat mund të quhen, si të thuash, të shenjta për ndërgjegjen e kombit. Në rast se dëshironi të bëni hulumtime, atëhere përse nuk shtroni pyetjen: Çfarë janë këta akademikë? Përse gazetarët friken nga shqyti i tyre akademik? A e dini se një prej tyre u tërhoq, nga frika se mos i dilte në shesh që kishte gënjyer për moshën? A e dini se një tjetër ka marrë afër dyqind milionë lekë të vjetra për të bërë një libër? A e keni lexuar Parathënien e Fjalorit me emrat e bimëve e të kafshëve, ku e kam vërtetuar se një Fjalor për emrat e bimëve, i botuar më 2003 nga akademitë e të dy kryeqyteteve shqiptare, është një turp i plotë për shkencën shqiptare? A e dini se një akademik nga Kosova, për t’i bërë bisht faktit, që në shkrimet e mjaft njerëzve kanë depërtuar serbizma të panevojshëm, e ka shmangur nevojën për t’u marrë me këtë dukuri, duke thënë se, punë e madhe, ju në Shqipëri e keni mbushur shqipen me italianizma dhe me greqizma. Kjo është thjesht një rrenë. Unë i jap 50 vjet kohë këtij gjuhëtari, që të studiojë gjithçka është shkruar shqip gjatë 50 vjetëve të dyta të shek. XX në Shqipëri dhe të gjejë qoftë 50 greqizma të tillë, për t’i barazuar me gjithë serbizmat e po këtyre viteve. Shkurt, a e dini se shumica e këtyre akademikëve nuk do ta kishin merituar këtë titull në asnjë vend të Europës?

Rrjedhimisht, përpara se të interesoheni se çfarë detyrash ka marrë përsipër një Këshill i tillë, si gazetarë të vërtetë shqyrtoni përbërjen e tij.

ResPublica – Ju si pjesëtar i Kongresit të Drejtshkrimit, sa jeni në dijeni të asaj që kërkon ky Këshill? A është marrë dhe mendimi juaj?

Unë bëj pjesë në ata që janë shpallur armiq klasorë ose kulakë në fushën e gjuhësisë. Armiqët dhe kulakët e kanë vendin në internim dhe jo t’u merret mendimi. Ata me vendosmëri enveriste përjashtohen edhe nga shumë veprimtari shkencore, mbi të cilat kanë vënë kthetrat këta jeniçerë. Gazetarët le të hulumtojnë se si tashmë janë përçarë në mënyrë të pandreqshme bashkësitë e pedagogëve dhe të studiuesve në këtë fushë dhe se si organizohen veprimtari, ku pala tjetër nuk qaset te dera si në ditët më të zymta të së kaluarës te ne dhe në Kosovë. Nuk e vini re, se përçarja nuk është diçka që do të shfaqet në të ardhmen, por është praktikë e zakonshme vazhdimisht gjatë këtyre vjetëve? Në të vërtetë, këto gjëra duhet t’i vëzhgojnë e t’i ngrenë përpara opinionit publik pikërisht gazetarët dhe jo unë, që jam pjesë e problemit.

ResPublica – Këshilli është mbledhur disa herë dhe ka bërë propozime konkrete, por deri tani asgjë nga ato që janë thënë, nuk janë vënë në zbatim. Përse ka ndodhur kjo?

Këshilli është plotësisht me prapavijë poltike, prandaj ecuria e tij nuk varet nga çështjet gjuhësore, por drejtpërdrejt nga dallgëzimet partiake në Shqipëri. Synimi i këtyre jeniçerëve ka qenë, që të arrinin të gjenin mbështetjen e plotë shtetërore dhe pastaj sajesat e tyre gjithashtu t’i impononin në rrugë shtetërore. Sepse në këtë fushë të vësh në zbatim propozimet, do të thotë t’i bësh me ligj e me forcë administrative. Por nuk e kanë gjetur atë mbështetje, që kujtonin se do ta kishin me lehtësi, sepse pavarësisht prej gjynaheve të politikanëve tanë, këta e kanë pasur nuhatjen se këtu puna mund të shkojë në një tronditje të thellë, si në rastin e piramidave të parave. Me gjithë mend këta agallarë të rinj kujtojnë se do të ndryshojnë veprat tashmë të botuara të Eqrem Çabejt, të Ismail Kadaresë, të Sami Frashërit, të Rexhep Qoses e të shumë e shumë njerëzve të tjerë të nderuar të penës shqiptare dhe befas, me një ligj, do ta bëjnë të duket e vjetëruar kultura e shkruar shqipe e sotme?

ResPublica – Çfarë pasojash sjellin në gjuhën shqipe ndryshimet që kërkohen herë pas here?

Për fat të mirë, ndryshime herë pas here nuk kanë ndodhur. Po të lejohet që të ndodhin, pasojat do të jenë të vajtueshme. Pa u zgjatur, po përmend dy raste. Do të duhej që herë pas here të ndryshohej emetimi i kartëmonedhave për lekun tonë. Është një absurditet i vërtetë financiar. Një karagjoz nga Prishtina, kur e kam shprehur këtë mendim, është përpjekur të më kundërshtojë në një gazetë, duke sjellë si shembull monedhën euro. I gjori ai, nuk e ditka se kartëmonedha europiane nuk ka asnjë lidhje me drejtshkrimin e shqipes! Së dyti, pështjellimi do të ishte i përhershëm në sistemin tonë arsimor, duke nisur që me abetaren, po sidomos duke ua bërë çorbë mendjen mësuesve dhe duke i kërkuar Ministrisë së Arsimit shpenzime marramendëse për t’i rikualifikuar arsimtarët dhe gjithë të tjerët. Besoj se mjafton kaq.

ResPublica – A ka ardhur koha që gjuha shqipe të përmirësohet?

Përmirësimi i gjuhës është dukuri e pandërprerë dhe, po të flasim për kohë, jemi me shumë vonesë, që vëmendjen kryesore t’ia kushtojmë pikërisht kësaj ane. Një nga dëmet e veprimtarisë zhbërëse të Këshillit Ndërakademik është edhe zhvendosja e vëmendjes në punë të paqena, duke penguar përparimin në rrugën e duhur. Një nga kinse argumentet e këtyre akado-këshilltarëve është se duhen bërë përmirësime, meqë na qenka i vështirë përvetësimi i gjuhës standarde.

Gjuha standarde mësohet, ajo nuk thithet me qumështin e mëmës. Për këtë nevojitet punë. Madje për të mësuar drejtshkrimin e mjaft gjuhëve të tjera europiane kërkohet një mund shumë më i madh se për shqipen. Shkurt, ata që i duan tani menjëherë ndryshimet në emër të lehtësimit, janë përfaqësues të dembelisë dhe paaftësisë, janë kundër zellit dhe zotësisë, janë kokëtrashë kundër mendjehollësisë.

Edhe pika tejet e fryrë për tingullin “ë” është një sajim djallëzor. Këtë tingull e kanë gjuhë që nga anglishtja e deri te turqishtja, që nga frëngjishtja e deri te serbishtja, në përputhje me sistemin e tyre fonetik. Zgjidhjet për ta paraqitur atë me shkrim janë të ndryshme, sipas rrugës së gjatë historike të këtyre kulturave.

Së fundi. Nocioni i përmirësimit mund të merret me shumë kuptime dhe prandaj do të kërkohej shumë vend për ta trajtuar.

ResPublica – Cilat janë problemet reale, me të cilat ndeshet sot gjuha shqipe?

Përsëri jemi përpara një nocioni shumë të gjerë dhe për ta rrokur këtë, po shënoj se vetë gjuha është një dukuri gjithëpërfshirëse shoqërore. Pyetja në këtë rast do të ishte e mira të ngushtohej për anë të caktuara. Po cek shkurt nja dy gjëra.

Për gjuhën e veprimtarisë shtetërore-administrative problemi më i ngutshëm është të përcaktohen modelet e akteve dhe shkresave, bashkë me terminologjinë e sferës përkatëse. E kam përsëritur disa herë, se duhet përgatitur një libër si ai, p.sh. për frëngjishten, që të botohet e të ribotohet dhe të jetë i detyrueshëm për punonjësit e të gjitha llojeve të zyrave. Menjëherë pas Pavarësisë shqiptarët e ditur kanë botuar libra të kësaj natyre. Pavarësisht nga cilësia e tyre, ata i kanë shërbyer kohës dhe është e pafalshme për ne që nuk e bëjmë dot sot.

Për gjuhën e shkollës është e detyrueshme që mësuesit të flasin e të shkruajnë sipas normës letrare. Mjaft mësues, të cilët është turp t’i dëgjosh kur flasin vetë në klasë dhe si pastaj do të mësojnë prej tyre nxënësit?

Për përkthyesit dhe gazetarët nevojitet të përdorin çdo ditë fjalorët, që tashmë janë gjithnjë e më të mirë. Ata e kanë kërkesë profesionale që ta zgjerojnë njohjen e visarit leksikor të shqipes. Gjuha jonë tashmë ka një pasuri të vërtetë për t’iu përgjigjur gjuhëve të tjera. Mirëpo puna ka arritur deri aty, sa mjaft veta e shohin në ekranin e kompjuterit fjalën “active’ dhe e lënë po njësoj edhe në tekstin shqip! Ose merrni foljen “konsideroj”, të cilën me një mosnjohje të plotë të kuptimit në kontekstin përkatës, e përdorin aq shpesh sa të vjen nakati.

ResPublica – Dua të ndalem tek diversiteti kulturor e dialektor i shqipes…

Larmia kulturore dhe dialektore e shqipes është një dukuri historike objektive. Në të gjitha punimet e mia prej shumë vjetësh për stilistikën kam ngulur këmbë, që kjo larmi është një fushë tjetër e pasurisë së shqipes, e cila duhet njohur sidomos nga shkrimtarët, publicistët, përkthyesit dhe mësuesit. Ndërkaq, mëshimi i anës dialektore sot është përsëri në hullinë e sulmit tinëzar kundër gjuhës standarde. Askush nuk pengon sot dikë që të përdorë variantin gjuhësor të parapëlqyer prej tij. Është lexuesi, i cili vendos ta shijojë një tekst ndryshe nga gjuha standarde ose ta lërë mënjanë. Agallarët e rinj të jeniçerëve, që duan medoemos të jenë protagonistë të pakundërshtueshëm, duan që dialektet të ngrihen në shkallën e varianteve të detyrueshme, me synimin që më pas të dalin përsipër. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë rast në gjuhët europiane, madje për ne, gjuhëtarët, është i njohur fakti se të folmet dhe dialektet pak nga pak rrëgjohen dhe kështu na rrëgjohet edhe një fushë e hulumtimeve tona. Përzierja e pashembullt demografike e periudhës së fundit e ka prekur fort tablonë dialektore të shqipes dhe ne e quajmë se është koha e fundit, që duhen shpëtuar mjaft gjëra me vlerë prej gjuhës së gjallë. Me keqardhje e them se vetë po shkoj drejt të tetëdhjetave dhe e shoh se nuk ndesh më në fjalë të panjohura nga goja e “pleqve”.

Intervistoi: Leonard Veizi

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...