Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/11/20

Poezi nga Përparim Hysi


LETËR PËR NXËNËSIT E MI *

Për ju, nxënësit e mi, e shkruaj këtë letër
Se sikur ju kam parasysh të gjithëve sot
Shumëkush prej jush, tani është i vjetër
Dhe kushedi se ku ndodhet nëpër botë.

Sidoqoftë, kudo që ndodheni, sot jini me mua
Se sikur jini mbeldhur,enkas, sot
Sado jini mijëra: një për një ju dua
Kudo që të ndodheni: në emigrim,nëpër botë.

Kam qenë i rreptë (ndonjëherë e kaloja masën)
Por orën e mësimit e bëja me rigorozitet
Gjithmonë e zotëroja klasën
Dhe, siç thuhet në pedagogji, e bëja mësimin të lehtë.

Mbi dyzet e një vjet që dhashë mësim
Me nxënës të ndryshëm dhe interesa plot
Kam arritur në një përfundim:
Jini ju, nxënësit, që mësuesit i vini notë.

Në doni të dini se si është një mësues?
Pyetni nxënësit. Ata ia vënë notën.
Dhe me këtë letër, për një gjë lus:
-Gëzim të kini kudo që kini ngritur “odën”.

Kur them “odën”, e kam për familljen
(Se ju, të gjithë tanimë, jini familjarë)
Tek ju përhsëndes, pres nga ju përgjigjen:
_Çfarë note më vini, o nxnënësit e mi flokëbardhë?

* e shkrova sot në ora 14.45, se, porsa u ktheva nga Fieri në TIranë.

7 mars 2017

Romani "DY ELSAT" i Mystehak Xhemalit (ese)


Një "alien" në një botë "fantazmash"

Romani "DY ELSAT" i Mystehak Xhemalit (ese)

Image result for perparim hysi


Nga Përparim Hysi


Është pak e guximshme kjo"metaforë imja" për romanin "Dy Elsat", por e them me ndërgjegje,se kam qëlluar në shenjë. Është një roman që më ka lënë aq mbresa,sa, jo vetëm që e lexova me një frymë,që,kur e mbarova, më dukej se kisha parë ( më sakt: e kisha takuar këtë "alienen") një "aliene" që kish ardhur nga viset nordike, vetëm e vetëm për të parë "parajsën" e ndritur nën diktaturën komuniste. "Alienja nordike",ELSA KRISTENSEN, u kthye në"tokësore", kur pa me sytë e saj atë megamshtrim historik, përmjet një propangande të pështirë e të dalëboje.
Ajo vuri re se kish rënë preh të një mashtrimi të madh dhe, tek pa me sytë e saj atë realitet aq rrënqethës, qe gati të ulërinte. Qe një zhgënjim që nuk mund ta kapërdinte.
* * *
Elsa Kristensen erdhi dhe u vendos në kooperativën bujqësore të tipit të lartë,Zhakran, ku në lupën e saj investiguese, si në një film me metrazh të gjatë, do vëzhgonte që nga mënyra e jetesës të koopertivistëve; se si e punonin tokën; si qe dinamika e jetës në çerdhe,kopshte apo shkolla. Njëkohësisht, do vrojtonte veprimtaritë kulturore,pas pune dhe deri në vizita të veçanta: edhe në shtëpitë e kooperativistëve. Natyrisht, kjo "aliene" nuk ra vërtet nga qielli dhe"qiellore siç qe" mund që të realizonte qëllimin e saj. Kaq sa them, është sa për"garniturë" apo trokitje tek "dera e romanit". Sa çelet kjo"derë", shfaqet autori,MYSTEHAK XHEMALI,që si një regjisor i mirë në një shfaqje teatrale, ndërton romanin e tij.
Në roman, ka një bosht ngjarjesh, por këtë"bosht" autori i ka besuar kësaj vizitoreje të largët. Kjo,ELSA KRISTENSEN, është arkitrau që mban mbi shpatulla "shtëpinë e romanit".
Me një vështrim tjetër, e mendoj autorin sikur është ulur mbi një "avlëmend" dhe po end një qilim me motive të ndryshme. Do që ta nxjerrë këtë qilim,sado që motivet,pothuajse, që të gjitha janë të dhimbshme. Dhe në pyetshi se ç'fill predominon më shumë në këtë "qillim mbushur dhimbje", pa dyshim:filli i zi. Se e zezë dhe e dhimbshme është jeta e kooperativistëve dhe"alieni" del me mendimin se diktaturat jo vetëm që duan nënshtrimin, por dhe tjetrin që është më alarmant: të nënshtruarit duhet të jenë të kënaqur!!!.
* * *
Një hamendësi tjetër imja për romanin, është fakti se më ngjan si një lumë,paksa i cekët, që, pak nga pak, jo vetëm vërshon,por zë e derdhet se nuk e mban shtrati. Kur derdhet lumi, llumbrat dalin tej dhe, brenda shtratit, mbetë veç ujë i origjinës. Pa u zgjatur shumë, mund të them se ardhja e "nordikes" në këtë fshat, pati efektin e një bumi me shumë kureshtje dhe me shumë pikëpyetje. Kureshtarë qenë vendasit se për herë të parë shihnin një të"huaj" dhe pikëpyetjet e dyshimet fillonin nga kupola qendrore e deri në fshat. Emëruesi i përbashkët: çdo i huaj qoftë dhe mik , është i dyshimtë, po se po, por ca më tepër:armik. Dhe armikun e kemi në grykë të topit. Këtu vërshojnë"llumbrat" që nxjerrë lumi: operativi, sekretar byroje, kryetar pushteti, kryetar kooperative dhe, ndërsa lart(filli i qilimit duhet bërë i padukshëm), si në surdinë, vepron zv/ministri i sigurimit, këtej poshtë, në bazë: sekretari rinisë,kryetari i frontit, shefja e kuadrit,kuzhinierja dhe plot"kalecë" me nominime qesharake. Një aradhë e tërë për të krijuar një furtunë në gotë. Dilte"nordikja" sipas planit të saj ditor dhe"aradha" në hije ndiqte gjurmët e saj. - Po filmon? Pse? Me siguri,për të na baltosur, ajo: a r m i k j a! Jo vetëm kaq: po fotografon bunkerët, tunelin"ku do strehohemi" e plot profka të tjera.
"Alienes" i del e "pira",sa sheh trishtimin me sy. E sheh në çerdhe; e sheh në shkolla dhe ca më shumë alarmohet kur shkon për vizitë në shtëpinë përdhese të nënë Xhires. Ajo, nënë Xhirja, është arketipi i gjithë shtëpiakeve të gjithë koopertivisteve të Zhakranit që nuk ka një karamele për ta qerasor dhe,për mos ta nxjerë bosh:-Të bën nënë Xhirja një kafe-elbi!!! Po si mos alarmohej kjo"nordike e bukur" që e bleu belanë me para,siç shihet nga fundi i romanit, kur vështron veshjet skandaloze të grave kooperativiste, veçanërisht kur i sheh me nallane. Dhe unë kthehem me një analogji të kohës së Migjenit që thotë:- Inkarnacioni i këpucëve- shkarpa!
* * *
Nordikja ELSA KRISTENSEN gjen këtu, në ZHAKRAN, një të gjashmen e saj që si një përkim i çuditshëm,edhe kjo quhet ELSA, por është Elsa Lito dhe është mësuese anglishteje. Ka ardhur nga Tirana,se është me"plevitë" në biografi. Si anglishtfolëse, u bë shoqëruese e saj dhe larg syve të njerëzve, tiransja iu rrëfye "alienes" dhe, pak nga pak, ato u bënë mikesha. Por kishin harrruar një gjë"fare të vogël": syrit vigjilen të"popullit" asgjë nuk u shpëton.
Faqet e fundit të romanit janë sa tragjike, po dhe aq qesharake. Kur shoh në tërësi romanin them:- A nuk është ky roman i Mystehak Xhemalit, një roman i realizmit magjik? Pyes dhe po vet përgjigjem:- Po i tillë është. Lexojeni me vëmendje dhe do gjeni personazhe që nuk i gjeni kund. Kur them kështu, nuk e kam fjalën për një sekretar partie pusht si Katoshi që bën rime me kodoshi apo një aradhë personazhesh të tjerë, që,përveç dy Elsave, janë numërorë,por epiteitn magjik, siç e mendoj unë, e fiton me figurën e Gagaçit dhe me të "çmëndurin". Këto dy personazhe i japin vlera të epërme romanit. Tek"GagaçI" është "sgurimisI" hije që për"idealet e partisë" ushqehet me mbeturina dhe"i vjen goja" mbasi mbyt me duarët etij "alienen" armike. "Magjia" e autorit qëndron në faktin shumëdomethënës: gagaçit i erdhi goja, por,për të mos i dalë boja,"për interesat e partisë" e helmojnë.
* * *
Autori për të treguar se fshati sa vinte e varfërohej dhe mbushej me urrjetje për diktatorin, si në një epilog mjaft të bukur e me tharm; thërret në skenë të"çmëndurin" që lëshohet me ulërima: " O Enver/ të kanë dhjerë/ bërtet i çmënduri në gjyqin fars të Pal Rikës që me faqen 38 të njërës prej librave të diktatorit kishte fshirë menderen. Ulërima e të"çmëndurit" në këtë roman është një si britmë lufte tronditëse.
Nuk mund të vazhdoj pa ju thënë një të vërtetë.Autori dje ma dha librin. Unë sot po shkruaj. E dini pse? Më prishi gjumin se kur pashë fundin tragjik të Dy Elsave (të dyja i vranë), gjumi shkoi dhe u çart. Dhe them që e ka mirë JANE AUSTIN kur thotë: " Përsa më përket mua, një libër i shkruar mirë, gjithmonë më duket i shkurtër!".Kështu, i "shkurtër" m'u duk dhe mua, por tërë natës jam nën "ulërimat të DY ELSAVE dhe ca më shumë të GAGAÇIT dhe të çmëndurit. Dhe ende në ato ngjarje rrënqethëse: Nordiken e mbyti së gjalli me duartë e tij"Gagaçi", kurse Elsa Liton sigurimsi nga lart,tentoi ta prëdhunonte në qeli dhe, kur nuk ia arriti qëllimit,ia përplasi kokën në mur.Ashtu "gjysëm gjallë e gjysëm vdekur" e mbuluan në një vend të padukshëm, në thellësi të një pylli.
Mystehak Xhemali, siç e mendoj unë, ka "vuajtur" atë kompleksin e MAJA ANGELON që thotë:"Nuk ka agoni më të madhe se sa të mbash brenda vetes një histori të patreguar". Dhe ai e"nxori nga vetja" dhe ma bëri"peshqesh" mua.
Pa dyshim, që romani ka bërë skanerin e atij regjimi diktatorial që,sado që i kish varfëruar dhe i kish vënë nën trysni,kërkonte me çdo kusht që, të shtypurit, të hiqeshin të kënaqur e të lumtur. Dhe jo vetëm ia ka arritur qëllimit,por është një libër që, sa të bjerë në dorë të lexuesit, lexohte me një frymë. Ndaj dhe unëe uroj autorin:-Pena- plug!

Tiranë, 18 nëntor 2017

2017/11/19

Sponsorizim për "Memorial" për Gruan ish të Burgosur e të Persekutuar Politike në Shqipëri!


Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane 
The Women's Organization "Hope & Peace"
SHBA


New York , Nëntor 2017

Thirrje: Sponsorizim për "Memorial" për Gruan ish të Burgosur e të Persekutuar Politike në Shqipëri!

Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane "Hope & Peace" me Qendër në New York, fton Presidentin, Qeverinë, Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, Artistët, Bisneset, Shoqatat e ish të Persekutuarve Politikë, Bashkinë Tiranë, OJQ shqiptare, të huaja apo edhe individë të ndryshëm, që të angazhohen në financimin e një Memoriali për Gruan ish të Burgosur e Persekutuar Politike në Shqipëri nga rregjimi komunist.
Gjithashtu kërkojmë që më pas ky Memorial (Monument) të vendoset pranë Sheshit "Skënderbe" tek vendi ku ka pas qenë vendosur statuja e diktatorit Hoxha.
Me anë të kësaj Thirrje shpresojmë të gjejmë mbështetjen e duhur.

Faleminderit

The Women's Organization "Hope & Peace"
Grupi nismëtar
hope.peace.org@gmail.com

MOMENTE KRENARIE PËR BANORËT E QYTETIT TIM KUKËSIT


Image result for rexhep shahu

REXHEP SHAHU


(fragment nga libri im në proces “Lufta ime për Kosovën”)

Unë kam shumë momente që jam ndjerë krenar si gazetar lokal në Kukës. Jam ndjerë ndikues, imponues, jo urdherues natyrisht. Por kam funksionuar si pika e strehës në gur.
Natyrisht që nuk e kam ndjerë asnjëherë veten të përulur, si viktimë apo për t’u mëshëruar, përkundrazi, dhe këtë e besoj se i ndodh çdo gazetari në botë, jam ndjerë impunues dhe kam besuar se autoritetet apo përsonat drejtues përgjegjës imponohen prej gazetarëve. Nuk imponohen prej gazetarëve ndoshta sepse ata kanë axhendë tjetër e përparësi të tjera por unë si gazetar kam nxitë njerzit që të reagojnë dhe prej fuqisë së dëgjuesve të mi, autoritetet janë imponuar.
Kujtoj se kishin ardhë shumë të plagosur në spitalin e Kukësit, kishte disa ushtarë të UÇK të plagosur. Vjeshtë e gjatë 1998. Shkoja i shihja në spital. Një rast i intervistova 4 ushtarë të plagosur dhe kirurgun Ylber Vata.
Vura re shumë falenderim e shumë demonstrim mirënjohje prej ushtarëve e shoqëruesve të tyre.
Në dhomat e spitalit ku nuk ishin vetëm ata, pranoheshin mirë nga vendasit dhe bashkëjetonin përfekt në spital.
Por tek shkoja shpesh në spital, vija re se ndërsa vendasve u vinin për vizita familjarë e të afërm dhe u sillnin ushqime e lëngje, ushtarëve të UÇK të plagosur në spital nuk u vinte askush. Ndoshta në luftë nuk ka kohë askush të mendojë për tjetrin kur nuk e ke në krah në front. Ose u vinin por nuk i shihnim ne, nuk i shihja unë, u vinin ndoshta natën.
Në këto kushte e rrethana bëra një kronikë në lajme dhe ngacmova emocionet e dëgjuesve të radios. Thjeshtë tregova këto që po përpiqem të shkruaj këtu. Tregova se ata kishin nevojë të vizitoheshin nga njerzit që ta ndjenin se nuk janë vetëm, ta ndjenin se janë të dobishëm, se ka kujdes e vemendje të qytetarëve ndaj tyre. Qëlloi e enjte dhe në emisionin tim “Refleksione” e trajtova këtë teme me një monolog të gjatë paksa poetik dhe emocional.
Efekti qe i menjëhershëm. Në mbremje, nuk them njëqind njerëz, por dhjetra njerëz me qese plastike në duar me dhurata i pashë me sytë e mi duke shkuar në spital. Ecja drejt spitalit. Një grua e njohur më përshëndeti e më falenderoi. “Na kallxojni, mos na lini me u koritë për pak”, më këshilloi ajo dhe ecte drejt spitalit. “Sa të dëgjova në radio dola me vrap…”, vijoi ajo.
Në spital mora vesh se gjithë pasditën kishte patur shumë vizitorë për tek ushtarët dhe kosovarët e tjerë. Asnjëherë si atë ditë nuk jam mburrë me banorët e qytetit tim. Kanë bërë shumë, kanë çelë dyert si në Tropojë si në Kukës, kanë marrë shumë njerëz nëpër shtëpitë e tyre, por rendja drejt spitalit e banorëve të Kukësit për t’iu çuar ndonjë lëng apo ushqim kosovarëve, nuk më ka ikë kurrë nga mendja dhe ka mbetë një nga mburrjet e mia më të mëdha për banorët e qytetit tim.
Atëhere i kam thënë vetes dhe ia kam përsëritë gjithmonë se misioni i gazetarit është i jashtëzakonshëm. Gazetari mundet. Kur nuk bind zyrtarët, ai mundet të bindë qytetarët dhe po u arrit kjo, zyrtarët bëhen minorë.
Unë e di një gjë që nuk ma beson askush, por nuk më ndryshon dot mendje askush: gazetarët e Radio Kukësit kanë qenë priftërinjtë e kishës së madhe Kukës ku u pritën 460 mijë njerëz dhe ku jetuan e mbijetuan disa muaj 125 mijë njerëz që u dëbuan prej vatrave të tyre, derisa u kthyen në Kosovë.
Këtë e di saktë sepse ato kohë të jashtëzakonshme fjalët tona nga radioja dëgjoheshin si fjalë zoti. Kam parë dhjetra njerëz që ndaleshin në rrugë, shmangeshin me radio në dorë, ose bënin qetësi të plotë në klub dhe na dëgjonin në emisione apo lajme. Shpesh më thonin edhe mua, prit tash se po dëgjojmë radion, po dëgjojmë Rexhën, pa ditur se unë isha ai.
I ngushëlloj ato që ishin gazetarë atë botë, nuk e dinë dhe nuk e kuptojnë se çfarë privilegji e magjie ka qenë të ishe gazetar në Radio Kukësi në kohën e krizës së Kosovës. Ma kishte thënë Kurt Shork, “je me fat që jë gazetar, në këtë kohë e në këtë vend.” Po isha me fat. Unë dhe kolëgët e mi ishim me fat, fat papërsëristshëm.

GANI KRASNIQI I MALISHEVËS DHE MERIMAN BRAHA NË KUKËS

Në këtë klimë mirësie kur banorët e Kukësit kujdeseshin për shqiptarët e Kosovës të sëmurë në spital, vijnë një natë në Kukës Gani Krasniqi i Malishevës dhe Meriman Braha që ishte me origjinë nga Bicajt e Lumës por që jetonte në Kosovë prej dekadash.
I njihja të dy si veprimtarë të dallueshëm të Kosovës. Kemi qëndruar bashkë disa orë te Bar Amerika. Ishte koha kur “kishte rënë” Republika e Malishevës. U fol shumë atë botë për pasaportat e kësaj republike e shumë gjëra të tjera. Dolën natyrisht edhe shumë akuza në hava. Unë nuk besoja në ato akuza kundër Gani Krasniqit dhe rrija me kënaqësi me të.
Çfarë mendon që të bëjmë sonte më tha Ganiu.
Propozoj që të shkoni në spital dhe të vizitoni të plagosurit, u thashë unë.
U tha, u bë.
Jepu nga një tufë lekë sejcilit, bëra shaka me Ganiun, se nuk ke ku i çon gjithë ato lekë.
Qeshi dhe u nisëm drejt spitalit. Shkuam dhe ata takuan pothuaj çdo shqiptar të Kosovës që ishte i shtruar aty.
Lexohej në sytë e secilit mirënjhohja. Ata kishin nevojë edhe për vemendjen e secilit se edhe vemendja i shëronte.










EDHE ALI EDHE GJOKE PO MEND I KISHTE ME OKE…


Image result for zef pergega
Zef Pergega

Ne qytetin e Lezhes pas konferences shkencore ne qershor 1995, pasohet me nje aktivitet me profesional, hulutues e shkencor, kushtuar Hafiz Ulqinakut, ne prill 2014, kesaj dritare deti ne perkthimin shqip dhe abetares se tij te famshme per diturine amtare!
Nuk e kisha degjuar asnjehere kete emer. Fjala dhe interesimi i dy letrareve , gazetareve dhe shkrimtareve lezhjane, Kujtim Dashi dhe Tonin Cobani ma ndezen kureshtjen ne veren e vitit 1995, kur ne Lezhe pak dite me vone do te organizonin nje konference perkujtimore te kesaj figure te harruar nga shtresa e metalte e mohimit diktatorial. Mbajta shenime dhe shkrimin e botova ne Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe gazeten “Rilindja Demokratike” me 2 qershor 1995.
Per kete personalitet jam interesuar edhe me vone jo vetem duke iu referuar studimeve te Dashit dhe Cobanit por edhe atyre ne trevat tona te Ulqini
…Mbaj mend qe Kujtimi duke me folur per kete njeri te drites dhe te fese me tha se Hafiz Ulqinaku eshte autor i nje abetareje shqipe. “…punoi si mesues ne Shkoder qe nga viti 1883. Me kerkesen e qytetarve te Lezhes fillon pune si mesuesi i shkolles fillore dhe njeheresh dhe Hafiz. Hafiz Ali Ulqinaku gjate veprimtarise se tij letrare botoi dy vellime me poezi me permbajtje fetare. Hartoi nje abetare me motiv shqip. Ai iu perkushtu punes se perkthimit te shume materialeve dhe dokumetave nga gjuha turke ne gjuhen tone amtare. Me i rendesishmi eshte Fjalori tuqisht-shqip me me 915 faqe dhe shqip turqisht me 168 faqe, ku perfshihen 4 mije lesema shqipe. Hafiz Ulqinaku perktheu ne gjuhen shqipe “Mevludin” te poetit turk Sulejman Celepiut me 1409, nga qyteti Bursa, te cilin e botoi ne Stamboll ne fillim te vitit 1878, ai ruhet ne biblioteken “Yldriz” i rishtypur ne vitin 1933. Nje nga veprat e tij eshte dhe “Hode rabbin terxhmeri” 1880, te dijetarit dhe filozofit turk Haki Erzurum!’’
Mevludi është vepër e poetit të njohur turk, Sulejman Çelebiut, të cilën e ka përkthye në gjuhën shqipe Hafiz Ali Rizai (1853-1913) Ky përkthim është adaptim, përshtatje në gjuhën shqipe, është një poemë që i kushtohet lindjes apo ditëlindjes Muhametit. Këtë vepër e ka shkruar, përkthye, adaptue, në moshën 18 vjeçare, në vitin 1873, kurse është botuar me 1885. Kjo vepër pranohet si kryevepër sepse i ka udhëzuar, frymëzuar shumë brezni, jo vetëm në aspektin fetar, por edhe në atë kombëtar. Në parathënie të “Mevludid”, ndër të tjera, Hafiz Ali-Riza Ulqinaku tregon pse e shkruen në gjuhën shqipe:
“N'gjuhën shqipe kam qëllim un me i tregue
Që kështu vllaznit sa do pak me përfitue,

(sepse gjuha shqipe....)

Asht nji gjuh' qi me kalem s'asht kollanis.
Kushdo, qi t'a vejn hesap ndonji hata
M'godit aj qi t'a shof, i baj rixha.

Ndërsa, për rëndësinë e lindjes së të Dërguarit, ndër të tjera, shkruen:

”U ndriçue jeta, kur leu Ai Resul,
Qiell e tok' m 'at sahat u mbush me Nur.
Kushdo të don prej xhehenemit nexhatë,
Le të bin tuj qa me lot ai salavatë.”
Ky Mevlud duhet trajtuar e pasqyruar si segment i veçant i letërsisë, ai përmban në brendi teologji e filozofi, mistikë e didaktikë, brenda vlerave fetare duken vlerat atdhetare dhe universale....Në të kaluarën, për veprimtarinë e Hafiz Ali-Riza Ulqinakut është shkruar pak, për mungesë hulumtimesh, gjurmimesh e studimesh, ndërsa më vonë jo në mungesë hulumtimesh, gjurmimesh, studimesh, por për shkaqe paragjykimesh ideologjjike e politike....
I pari që është marrë me jetën e veprimtarinë e Hafiz Ali Ulqinakut është shkrimtari, atdhetari, studiuesi, hulumtuesi, Mid’had Frashëri, (1880 -1949) djali i Abdyl Bej Frashërit, i cili qysh në vitin 1926 në revistën Dituria, ka paraqitur fakte interesante e të pabotuara për Hafiz Ali Ulqinakun. Për veprimtarin e Hafiz Ali Ulqinakut më vonë janë marrë studiues të ndryshëm si dijetarët e mëdhenj e gjuhëtarë: Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Shaban Demiraj etj., në veprat e tyre e citojnë si poet, si përkthyes e si hartues fjalori duke vënë në dukje meritat në këto drejtime.
Studiuesi i shquar, orientalisti, Osman Myderizi me një varg punimesh të gjata cilësore, ndër të tjera e vlerëson lart duke thënë se:
“Zëvendësimi i turqishtes në Mevludin dhe i arabishtes në hytben kishte rëndësi, sepse sillnin me vehte një konsakrim të gjuhës dhe të shkrimit shqip, ndërsa për fjalorin shqip-turqisht pohon se, ky fjalor paraqitet me vlerë të madhe, se përmban shumë fjalë të rralla, në mes të të cilave edhe terma detarie; Një pjesë e këtyre fjalëve pa dyshim do të kaloje edhe në fjalorin e përgjithshëm të gjuhës dhe do të shërbejë për zhvillimin e gjuhës letrare kombëtare!”
Studiuesi, orientalisti tjetër i shquar, Tahir Dizdari, në veprën e tij madhore Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe çmon tepër personalitetin e Hafiz Aliut, për Mevludin ai shënon:
“Edhe pse i vjetër i ka rezistuar kohës, sepse autori ka ditur t'u flasë mirë ndjenjave të besimtarëve me frymën poetike që e dallon ndaj të tjerëve, me shprehje të përmallshme e rrjedhshme. Ky Mevlud është në përdorim dhe kërkohet prej njerëzve!”
Hafiz Ali Ulqinakun e kanë vlerësuar si poet, gjuhëtar, atdhetar e luftëtar, pjesëmarrës aktiv në luftë pë mbrojtjen e Ulqinit, si veprimtar i Lidhjes së Prizrenit, edhe studiues të tjerë siç janë: Sytki M. Hoxha, Dr.Ruzhdi Ushaku, Dr.Nail Draga, Hamdi Bushat, Tonin Çobani, Dr.Hasan Kaleshi, Dr.Jashar Rexhepagiqi, Dr.Muhamet Pirraku, Dr.Feti Mehdiu, Dr.Nehat Krasniqi etj.
Kulmin e vlerësimeve të veprimtarisë së Hafiz Ali Ulqinakut e simbolizon dekorimi me titullin e lartë nderues “Mësues i Popullit” sipas vendimit Nr. 999 me datë 27 Dhjetor 1994 nënshkruar nga Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Dr.Sali Berisha, me këtë motivacion:
“Klerik dhe intelektual i shquar, studjues i apasionuar, mësues dhe edukator i nderuar i rinisë dhe i masave popullore, hartues e përkthyes i veprave fetare e shkencore!
Mjafton të thuhet se “Mësuesi i Popullit”, Hafiz Ali-Riza Ulqinaku, me krijimtarinë e tij, u përpoq ta ruaj, ta zhvilloje gjuhën e ëmbël shqipe, në një kohë, kur gjuha shqipe, konsiderohej gjuhë armike. Me pak fjale keto u thane ne simpoziumin e Lezhes.
Hafiz Ali Ulqinaku i përket plejadës se nderuar të figurave të shquara të kulturës shqiptare në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Jeta e tij nuk ka qenë e qetë, përkundrazi ajo qe e vështirë, plot shqetësime e brenga, me lëvizje të detyruara nga rrethanat tragjiko - historike në prag e gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ngjarjeve te kohes ai u dha drite nga drita e dijes se tij ne sherbim te atdheut.
Nga gjurmimi i literaturës e nga autobiografia e tij mësojmë se lindi në Ulqin më 1853 dhe pati disa emra, si: Ali Riza, Ali Gjoka dhe Ali Ulqinaku, mbiemër të cilin e mori nga vendlindia. Babai i tij prej fisit Usta Ali, me profesion varkatar, me banim pranë plazhit të vogël të Ulqinit.
Shkollimi i Hafiz Aliut u bë në dy faza: Shkollën fillore dhe një pjesë të medresesë i kreu në Ulqin, ndërsa vazhdimin dhe përfundimin e saj në Shkodër, në medresenë e Bushatllinjve, ku mori edhe ixhazetin (diplomën). Në medresenë e Ulqinit pati myderriz (profesor) myftiun Sali Hylen, një patriot qe kishte ndikim të madh ne opinionin publik te kohes. Ai luftoi heroikisht për mbrojtjen e Ulqinit kundër agresionit të Malit të Zi e ushtrisë turke në vitet 1876-77 dhe 1880. Me këtë rast Sali Hylja deklaroi botërisht se ishte detyrë nderi të rrëmbeje armët e të luftoje për mbrojtjen e vendit, qoftë edhe kundër sulltanit-halif. Ky veprim ishte ndër rastet e rralla e të admirueshme që një drejtues fetar të ftonte popullin të luftonte kundër ushtrisë me të njëjtin besim fetar, duke u nisur nga parimi "Atdheu mbi të gjitha". Në të dy betejat për mbrojtjen e Ulqinit me armë në dorë mori pjesë edhe i riu Ali Ulqinaku. Për këtë kontribut u dekorua nie medaljen"Për veprimtari patriotike" si aktivist i dalluar dhe luftëtar i Lidhjes së Prizrenit.
Nga profesori i tij ne medrese, Aliu nuk mësoi vetëm për hoxhë, për dije, për kulturë, por edhe për edukatë të shëndoshë patriotike, të cilën e thelloi në vitet e mëvonshme në shkollë, gjatë jetës e punës në Shkodër e në Lezhë.

Me rënien e Ulqinit nën Malin e Zi familja e tij, bashkë me qindra familje të tjera ulqinake u shpërngulën në Shkodër si emigrantë, ku gjetën strehim, punë, mikpritje e përkrahje dashmirëse për inkuadrim familjar e shoqëror, ashtu si shqiptarët e tjerë nga viset shqiptare në Mal të Zi e në Kosovë. Aliu në Shkodër, përveç përfundirnit të shkollës fitoi një përvojë të pasur nga personalitete atdhetare, kulturore e përparimtare të kohës, si: Daut Boriçi, Isuf Tabaku, Sheh Shamia etj. U brumos thelle me traditat e shquara të qytetit të lashtë e me histori të shkëlqyer, si dhe nga ndikimi i qytetërimit dhekulturës perëndimore, qe ky qytet I ka ne themelet e ekistenes se tij nder shekuj. Djali i Hafiz Aliut, Seiti, në parathënien e Mevludit përshkruan gjendjen shpirtërore të babait në atë kohë, na jep disa cilësi të portretit të tij intelektual:
"Në Shkodër nuk gjente asnjë mjet për të ngushllue shpirtin e vet të dishpruem nga humbja e vatrës prindërore. I ndjeri Hafiz Ali, kishte me vedi një shpirt të madh të pajosun me një kulturë të naltë theologjike, me natyrë të mprehtë poetike e me ndërgjegje të kullueme dhe të edukueme simbas parimeve te Islamizmës..."
Në vitin 1882 emërohet mësues i shkollës fillore në lagjen "Dudas" të Shkodrës. Është me shumë interes autobiografia e tij e paraqitur në Ministrinë e Arsimit të Turqisë për t'u pranuar mësues. Në të ai deklaronte: "Gjuha ime asht shqipja, shkruaj e flas arabisht, turqisht e shqip".
Ndonëse me kulturë orientale, hoxhë, nën pushtimin turk, me rrogë nga sulltani, ai pohon me krenari identitetin e tij kombëtar. Në vitin 1884 u transferua në Lezhë, ku fillimisht kreu detyrën e mësuesit e të imamit. Falë cilësive të tij pozitive, ai arriti të fitojë shpejt dashurinë, nderimin dhe vlerësimin e lezhjanëve, të cilët propozuan për ta graduar me titullin honorar, myfti i Lezhës, i cili u miratua më 1889 nga autoriteti më i lartë fetar në Stamboll.
Vdiq më 23 prill 1913 në Lezhë dhe u varros në Shkodër me një ceremoni prekëse, me pjesëmarrje të gjërë popullore. Veprimtaria e Hafiz Ali Ulqinakut shtrihet në disa fusha kryesore: në atë të letërsisë, të gjuhësisë, të arsimit e në atë fetare. Në vitinn 1936, nën kujdesin e të birit, Hafiz Seitit, doli ribotimi me alfabet shqip nën titullin "Mevludi Sherif". Hafiz Ali Ulqinaku, djalosh rreth 23 vjeç, shkroi Mevludin në gjuhën shqipe. Ai me dorën e vet shënon:
"Tue kenë n'Ulqin, përpara emigrimit, përktheva e kompletova në gjuhën amtare t'emen qi asht shqipja, "Mevludin e Profetit a.s.". Ai me krenari pohon: "Atdheu e vendlindja e jonë asht Ulqini "
N'gjuhën shqipe kam qëllim un me i tregue
Që kështu vllaznit sa do pak me përfitue",
sepse .... Asht nji gjuh' qi me kalem s'asht kollanis!".

Në trevat e Shqipërisë Veriore në atë kohë Mevludi këndohej në gjuhën turke. Pikërisht, prej këtij Mevludi të përhapur në të gjithë Perendorinë Osmane Hafiz Ali Ulqinaku përshtati Mevludin e vet. Poeti është i vetëdijshëm për dobësitë e veprës, prandaj me përvujtni lutet:

"Kushdo, qi t'a vejn hesap ndonji hata

M'godit aj qi t'a shof, i baj rigja"
Studiusi i vepres se gjithaneshme te Hafiz Ulqinakut, Sabri Sulejmani shkruan:
“Në të gjitha kohërat, në të gjithë popujt edhe sot e kësaj dite në fushën e edukatës janë përdorur shumnë mjete. Që në Romën e lashtë, Seneka porosiste: "Njeriu të shqyrtojë për ditë veprimtarinë që zhvillon, të dallojë të mirën prej të keqes, të dijë të pëlqejë çfarë është e mirë e të përbuzë çfarë sjell dëm e kjo sipas tij, mes tjerash, mund të arrihet nëpërrnes ushtrimesh, shoqërisë së mirë e shëmbullit të mirë. Pra, shembulli i mirë ka qenë e mbetet një faktor i rëndësishëm edukimi!”
Dijetari Imam Vehbi Ismaili, Kryetar i Komunitetit Mysliman të shqiptarëve të Amerikës e të Kanadasë shkruan: "Të gjithë kombet e popujt e ndryshëm, simbas rastit e vendit, festojnë ditëlindjen e njerëzve të tyre në za, të dalluar për vepra trimërie, bamirëse, letrare, filozofike e shkencor,e tue i shërbye jo vetëm kombeve përkatëse, por edhe mbarë njerëzisë. Këta njerëz të mëdhaj, jo vetëri,- i kanë sjellë dobi e përfitim popujve të ndryshëm, por bahen ma vonë shembuj për blrezat e ardhëshëm për të shkelë ndër gjurmët e këtyne. Po, në qoftë se ka ndonji ngjarje e cila mund të shkaktojë me të vërtetë gëzim dhe pjesëmarrje të përbotshme, ajo asht pa dyshim Lindja e Profetit të Shejtë, Muhammedit. Ai i pruni mbarë botës mesazhin e paqes dhe harmonisë, n'atë kohë kur ajo botë kishte nevojën ma të madhe për të !”
Ai shton: “E pikërisht për këtë në popuj të ndryshëm lindi një letërsi e pasur, e frymëzuar nga cilësitë morale e shpirtërore të Profetit, Muhammed me vlera të mëdha edukative dhe estetike, ku në plan të parë është shembulli qëi riu dhe i rrituri të kenë një model përsosmërie morale e shpirtërore. Në Mevludin e Hafiz Ali Ulqinakut kemi një vepër plot vlera edukative. Kushdo që lexon apo këndon Mevludin, patjetër që edhe edukohet prej tij. Besimtari islam shqiptar, duke kënduar për profetin e vet, beson në atë që këndon, përtërihet e lartësohet shpirtërisht, por edhe frymëzohet për të punuar e vepruar mirë e drejt, ashtu si veproi Ai. Natyrisht që shembulli pozitiv merr vlera edhe më të mëdha, kur paraqitet me cilësitë e tij të larta, por edhe me nivel estetik. Këtu qëndron vlera e Hafiz Ali Ulqinakut, i cili në momente të caktuara, duke përshkruar cilësitë e Profetit, me poezinë e tij të bukur, me fjalën e zgjedhur, me figurën e goditur letrare e paraqet me një dritë të re e të kapshme për lexuesin. E, mendoni se sa vlera të mëdha edukative merr ky shembull, kur thuhet e përshkruhet në gjuhën amtare. Jemi në vitet '70 të shekullit të kaluar, kur të gjitha ceremonitë fetare zhvilloheshin në gjuhën arabe. Jemi pikërïsht në ato vite, kur Haxhi Hasan Sheh Shamia luajti një rol të madh në përdorimin e gjuhës shqipe ndër predikime e këshilla fetare, ai është krijuesi i hytbeve shqipe në Shkodër. E mendoni pastaj, të shkruash një Mevlud në gjuhën shqipe. Kjo i binte ndesh një tradite shekullore, kjo ishte një risi, thyerje e rregullave të krijuara tashmë. Është e natyrshme që nuk kaloi aq lehtë, pa kundërshti, sepse çdo e re futet me vështirësi. E kjo e re s'ishte e thjeshtë, ajo lidhej me probleme fetare, gjuhësore, letrare e politike. Por koha tregoi se ç'vlera pat puna e Hafiz Ali Ulqinakut. Kanë kaluar 120 vjet nga koha, kur është krijuar, pavarësisht nga ribotimet e shumta, ai është ruajtur ndër breza, është mësuar e kënduar nga besimtarët në xhami, nga oda në odë në Shkodër, Ulqin, Tivar, Lezhë, Krajë, në të gjitha trevat veriore!”

E në mënyrë të veçantë ai tregohet i dashur e shumë i dhembshur me vajzën e vet, të cilës i drejtohet "Lamtumire, nuri i syve, Fatime". Ky varg ka ngarkesë të madhe emocionale. Fatimja kishte qenë vajzë e vetme, ajo kishte qenë gëzimi i shpirtit, bukuria e jetës, rrezja shpresëdhënëse, drita engjëllore, e afërt e shumë e dashur në këto çaste. E bija e dashur me lot i përgjigjet "Unë po bëhem baba, kurbani jot". Në vepër autori shpreh një mendim shumë interesant për vlerën e studimeve e në mënyrë të veçantë për dijetarët. Pyet dhe përgjigjet.

Cilët janë njerëzit më të nderuar, kujt i takon përpara mëshira e Zotit, cilët do të hyjnë të parët në parajsë? Ata që kanë dhënë jetën në luftë, dëshmorët? Ata që kanë bërë vepra bamirësie? Apo dijetarët ? Secili grup pranon se për çdo problem janë këshillue me dijetarët e prandaj mëshira iu takon në radhë të parë atyre por jo dijetarët u lëshojnë rrugën, i nderojnë bamirësit. Dhe arësyeja është bindëse:

"Sado, qi na kemi çalltis me këndue,

Kta na kan mbajt, me kta ' na kemi qindrue".

Selmani: “Mevludi shquhet edhe për vlerat estetike, e këto janë të dyfishta. Si vepër letrare lexohet, por ajo edhe këndohet me një melodi të caktuar, që në zonën e Shkodrës ka pasur në themel tonet e këngës popullore shkodrane. Jo vetëm kaq, por organizimi i festave popullore, ceremoniali i krijuar ka nxitur miqësinë, bashkimin popullor, mirëkuptimin, vëllazërimin dhe afrimin shpirtëror të njerëzve. E kjo është një fushë, ku duhen kërkuar vlerat etnografike të Mevludit, fushë disi e panjohur, e pastudiuar dhe e parrahur nga mendimi shkencor . Vepra ka figura artistike me vlera të rralla estetike, që tregojnë për aftësitë krijuese letrare të autorit. Në disa momente forca krijuese është më e fuqishme e poeti përshknian skena prekëse, reale, afér natyrës njerëzore. Kështu psh përshkruhet lindja e Profetit. Emineja, nënë lehonë,e rreshkur nga vështirësitë e lindjes apo siç thotë poeti: "u etçova" (më ka marrë etja)

"Ma i ftoft' se bora, ma i bardh' pernjimend,
Ma i ambel se sheqeri kishte qenë"

E së bashku me nënën gëzohet gjithçka për rreth:

"Shpirt e pa' shpirt, gur e dru thiren me za,

Gjith' e thojshin mirëse erdhe Mustafa!

Për të shprehur gjëndjen emocionale të nënës e gëzimin e saj poeti thotë:

"Mendja prej kreje i shkoi e i erdh përsëri".

E banorët për rreth, sapo morën vesh lajmin, vijnë "pa feste e pa këpucë, nëkambë". E jo vetëm kaq, por edhe Qabja u çua në këmbë për të përshëndetur qoshja qoshen. Poeti bën që Qabja të flasë:

"Qabeja thirri e i foli m'atë ças

sonte ka le Dielli i gjith' dynjas".

"Mevludi" është shkruar në vitet '70 të shekullit të kaluar, kur autori ende nuk kishte rënë në kontakt me letërsinë shqipe të kultivuar dhe kishte marrëdhënie të pakta me të. Për të vlerësuar gjuhën e veprës duhen marrë parasysh disa rrethan:
Sipas Hafiz Ali Ulqinakut gjuha shqipe ishte e palëvruar “... me kalem s'asht kullanisë". Ai shkruan një vepër fetare, të përshtatur nga një autor turk shumë i njohur, S. Çelepi, hartuar në agimet e shekullit XV, prandaj edhe do të ndikohej nga leksiku turk, gjuha zyrtare e kohës! Vepra është e sferës fetare. Në atë kohë të gjitha ceremonitë fetare zhvilloheshin në gjuhën arabe, e është krejt e natyrshme që të ketë një ndikim të fuqishëm nga një gjuhë kulture fort e përhapur në atë kohë. A s'të bën të krahasosh edhe sot gjuhën e përdorur në disa fushatë dijes. P.sh. vini re gjuhën që përdorin mjekët, a s'është kjo plot fjalë latine? Në një rreth mekanikësh është mjaft e vështirë të kuptohet leksiku i tyre teknik etj. Prandaj nuk është aspak për t'u çuditur që edhe "Mevludi" i Hafiz Ali Ulqinakut ka fjalë e shprehje fort të zakonshme në sferën e terminologjisë fetare islame, që në atë kohë, por edhe sot është e vështirë të zëvendësohen. Megjithatë leksiku i veprës sot aipas studiueve eshte i ngarkuar me fjalë turke, arabe. Por sistemi morfologjik dhe ai sintaksor janë shumë të pasur dhe krejt të paprekur nga ndikimi i huaj. Ata janë vërtetë kështjella të shqipes, ku s'u fut dot ky ndikim.

Ndikimet turke, arabe dhe të persishtes ishin të zakonshme në letërsinë shqipe, sepse perandoria turke nuk njihte kombësi, por fe, e banorët e kësaj perandorie të gjërë ndaheshin në myslimanë, romë e të krishterë. Ështe i njohur fakti që banorët katolikë të ritit roman të perandori'së turke kishin mbrojtjen e Austrisë, e cila në bazë të marrëveshjes me Turqinë e sipas kushtetutës austriake mund të përdornin gjuhën amtare. Prandaj në shkollat e mbajtura nga kleri katolik mësohej edhe gjuha shqipe. Një gjë e tillë nuk mund të bëhej në shkollat e për fèmijët e besimit mysliman apo ortodoks, prandaj edhe ndiqeshin e persekutoheshin ata mësues që guxonin t'u mësonin shqipen fémijëve myslimanë apo ortodoksë. Papa Kriston e vranë në vitin 1909.

E Hafiz Ali Ulqinaku jo vetëm që luftoi me armë në dorë kundër ushtarëve turq për mbrojtjen e Ulqinit, por pati guximin edhe të shkruajë një vepër fetare në gjuhën shqipe. Pikërisht, të shkruajsh shqip e të luftosh kundër ushtrisë turke, pra kundër vëllezërve të besimit është një akt i dyfishtë atdhetarie e emancipimi kulturor e shoqëror. Mendoni se nuk ka qenë aspak e lehtë. Edhe sot çdo gjë e re nuk është e lehtë. Kështu duhet kuptuar vlera gjuhësore e letrare e "Mevludit" shqip. Gjuha e Hafiz Ali Ulqinakut duhet parë edhe si e ndërmjetme mes të folmes së Ulqinit dhe të folmes së Shkodrës. Ky mevlud i ribotuar disa herë, i mësuar përmendsh nga shqiptarët që emigruan në vende të ndryshme të botës, në Amerikë, Australi e gjetkë ka ndikuar ndjeshëm për ruajtjen e gjuhës amtare të shqiptarëve ne boten e lire erendimore..
Në fushën e giuhësisë Hafiz Aliu në Lezhë hartoi tre fjalorë, të parin turqisht-shqip në vargje, të dytin turqisht-shqip me rend alfabetik dhe të tretin po me këtë kriter shqip-turqisht. Të tre fjalorët në nderim të vendlindjes i quajti "Ulqin". Të tre sëbashku kanë gjithësej 1334 faqe. Më me vlerë është ai shqip-turqisht me 9021 fjalë që, duke hequrtrajtat e pashtjella të foljeve e fjalët e përsëritura, mbesin rreth 4000 fjalë. Fjalorët kanë për bazë të folmen e Ulqinit me ndikime nga të folmet e Shkodrës e të Lezhës. Ata kanë vlerë leksikografike, leksikologjike, dialektologjike e për historinë e gjuhës.

Në fushën e arsimit hartoi një abetare shqipe të shkruar me shkronja arabe. Fillon me alfabetin prej 40 shkronjash, 30 bashkëtingëllore dhe 10 zanore, që ai i krijoi vetë dhe pastaj faqet e tjera kanë ushtrime për praktikimin e tyre. Abetarja nepërmjet fjalëve jep edhe njohuri gramatikore, për mjedisin e nxënësve, për natyrën etj.
Në fushën fetare ai ka kryer detyra të ndryshme si hoxhë, si imam e si myfti. U shqua për zhvillimin me cilësi të riteve fetare, për predikimet, për drejtimin e vartësve e administrimin e shkollave fetare, për ngritjen e xhamisë në Lezhë në vitin 1909, për komunikimin me besimtarët, për sigurimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit, të tolerancës e të harmonisë ndërfetare, duke krijuar një jehonë pozitive që ruhet e përmendet gojë më gojë edhe pas dekada vitesh. Autoritetin e lartë fetar, erudicionin në problemet teologjike dhe kompetencën e thellë të Hafizit Aliut e dëshmon qartë një shkresë e Kryemyftinisë së Stambollit vitit 1900, me lënien në dorën e tij të myftinisë së kazasë së Lezhes.
Fjalorët dhe abetarja mbetën dorëshkrime. Me gjithë interesimin e autorit, botimi i tyre qe i pamundur. Ky është një fakt domethënës. Ndokujt nuk i pëlqente, dikush pengonte, Stambolli nuk donte abetare e fjalorë për gjuhën shqipe, sepse ata mbillnin farën e shqiptarizmës, të lirisë e të përparimit të vendit.
Për veprimtarinë e Hafiz Ali Ulqinakut në të kaluarën është shkruar pak, më parë për mungesë gjunnimesh e studimesh, më vonë për shkaqet e njohura ideologjizuese e polit zuese, pse ai ishte klerik, si dhe për mungesë studiuesish kompetentë e mungesës së kontaktit me botimet j ashtë vendit. Këndej themi se ai nuk u harrua, por as nuk u paraqit sa duhej e si duhej.
Autori në parathënien e fjalorëve është shprehur: "asht shkrue për fëmijët dhe asht ndërtue me vargje për t'u nxanë prej tyre lehtë përmendësh" dhe në një rast tjetër po këtu "Shumë vetë dhe veçanërisht gra dhe kalamajtë i kam parë se janë n'errësinë dhe s'kuptojnë ç'u lypset..."
Në atë kohë shkollat kishin nevojë për abetare e ai hartoi abetare, kishin nevojë për fjalorë e përpiloi fjalorë, kishin nevojë për libra me karakter fetar, edukativ dhe didaskalikë dhe ai i përktheu, i përshtati dhe i pasuroi me materiale origjinale; shkolla kishte nevojë për mësues dhe ai u bë mësues, kishte nevojë për gjuhë shqipe dhe ai fliste, shkruante, lexonte, mësonte e predikonte në gjuhën shqipe.
Studiuesi ulqinak Sytki Malo Hoxha nënvizon se Aliu ishte një figurë e shquar e kulturës sonë në përgjithësi. Ishte atdhetar i kulluar, poet i talentuar, përkthyes i shkëlqyeshëm, leksikograf i dalluar dhe dalim i nderuar në rrethin ku jetoi e veproi e më gjërë.
Shkodranët i kanë kushtuar vlerësime të shumta. Po ndalemi në disa prej tyre; "Mësuesi i Popullit" Hamdi Bushati, në veprën e tij të rëndësishme "Materiale për Shkodrën" thekson: "Mevludi i H.Ali Ulqinakut u ba nji vepër e dashtun për besimtarët myslimanë të kohës dhe u prit me entuziazëm të madh. Shumica e familjeve myslimane ia kishin vu detyrë vedit me e pasë në shtëpi nj i kopj e të këtij Mevludi. Bile deri ndër shkolla (mejtepe) Mevludi u vu si mësim suplementar për nxanësit, djelm e varza".

Studjues të ndryshëm e kali vlerësuar si luftëtar atdhetar, si pjesëmarrës aktiv në luftrat popullore për mbrojtjen e Ulqinit, si veprimtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Studjuesi letrar Lezhjan Tonin Çobani për kontributin e gjithanshëm të Hafiz Aliut, ndër të tjera e ka përgjithësuar: "…Me punët e tij të palodhur, në radhë tё, parë si leksikograf, si hartues i abetares shqipe në Lezhë, si përkthyes e vjershëtar në gjuhë shqipe me alfabet arab, Ali Ulqinaku radhitet përkrah figurave të shquara të rrethit të Lezhës që i kanë dhënë kulturës kombëtare të së kaluarës përkrah Frang Bardhit, Pjetër Zarishit, Leonardo De Martinos, Gjergj Fishtës etj. Artikuj e gjurmime ka bërë edhe studjuesi i historisë së arsimit e të kulturës Gjon Simoni, i cili ka dhënë vlerësime për punën e tij si mësues, si krijues e si njeri me cilësi të larta morale e njerëzore, historiani Muhamet Lika për rolin e tij për mirëkuptimin mes besimeve fetare.”
Meritën e parë për zbulimin e të dhënave për jetën e veprimtarinë e tij e ka stuqjuesi erudit Lumo Skendo, i cili qysil në vitin 1926 në revistën "Dituria" ka paraqitur fakte interesante e të pabotuara për Hafiz Ali Ulqinakun. Dijetarët e mëdhenj gjuhëtarë: A.Xhuvani, E.Çabej, Sh. Demiraj etj, në veprat e tyre e citojnë si poet, si përkthyes e si hartues fjalori duke vënë në dukje meritat në këto drejtime. Studjuesi i shquar orientalist Osman Myderizi me një varg punimesh të gjata cilësore, ndër të tjera e vlerëson lart duke thënë se "Zëvendësimi i turqishtes në Mevludin dhe i arabishtes në hytben kishte rëndësi, se sillnin me vehte një konsakrim të gjuhës dhe të shkrimit shqip", ndërsa për fjalorin shqip-turqisht pohon se "ky fjalor paraqitet me vlerë të madhe, se përmban shumë fjalë të rralla, në mes të të cilave edhe terma detarie. Një pjesë e këtyre fjalëve pa dyshim do të kaloje edhe në fjalorin e përgjithshëm të gjuhës dhe do të shërbejë për zhvillimin e gjuhës letrare kombëtare".
Orientalisti i shquar, për Mevludin nënvizon: "Edhe pse i vjetër i ka rezistuar kohës, sepse autori ka ditur t'u flasë mirë ndjenjave të besimtarëve me frymën poetike që e dallon ndai të tjerëve, me shprehje të përmailshme e rrjedhshme. Ky Mevlud është në përdorim dhe kërkohet prej njerëzve".
Edhe studjues shqiptarë nga Kosova e Maqedonia kanë dhënë ndihmesën e tyre të rëndësishme për njohjen dhe vlerësimin e figurës së Hafiz Ali Ulqinakut. Studjues të afirrnuar, si: prof Hasan Kaleshi, Dr. Jashar Rexhepagiqi, Dr. Muhamet Pirraku, Dr. Feti Mediu, Nehat Krasniqi etj, bëjnë parashtrime, analiza e konkluzione me vlerë, i japin atij vendin e merituar ndër intelektualët e dalluar të kohës.
Idriz Lamaj, ndonëse vetë një autor Mevludi shqip në SHBA, pohon në një studim për historinë e Mevludeve se "Versioni i Mevludit të H.Aliut ka kalue deri në ditët e sotme si ma i përsosuni, ma i popullarizuemi dhe ma i përhapuni në gjuhën shqipe".
Fama e Hafiz Aliut kapërcen edhe kufinjtë e Shqipërisë. Në Turqi dy nga enciklopeditë me prestigj ndërkombëtar, i lënë vend veprave të Hafiz Aliut si poet e linguist i permendur.
Ndërkohë Hafiz Ali Ulqinaku mbeti i pavdekshëm në popull edhe në sajë të shprehjeve të tij, të cilat ruajtën vlerat e shprehjeve të urta popullore.

"Grate si trimat, trimat mu vesh porsi gratë,

Prishet gjith dynjaja, mbushet me fesatë"

"Vorri nuk njef kënd të madh, as padishah", "Ndash ta vrasin, ndash ta mbysin s’des gabim. "Mjer i shtrenjti, vet se ha as kujt s’ja jep!”
Hafiz Ali Riza Ulqinaku lindi në Ulqin në vitin 1855, në familjen e një varkatari, që banonte në Ranë, pranë bregut të detit. Ai i përket plejadës se nderuar të figurave të shquara të kulturës shqiptare në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Ulqinakët jane krenar emri i hafiz Ali Riza. Nje rrugën kryesore në qytetit, mban emrin e Hafiz Aliut. Si të gjithë banoret e ketij fshati shqiptar hapat i parë i ka bërë në Ranë, dhe shikimi i parë ka qenë deti, Kalaja dhe barkat. Edhe babaj i tij Jakub Behluli ka qenë barkatar.
Në Konferencën në Lezhë të dedikuar Hafiz Aliut, kanë marrë pjesë studijus të njohur nga Ulqini, Shkodra dhe Lezha, pra nga vendet ku ka jetuar dhe vepruar Hafizi.
Përndryshe, Bashkia e Lezhës këtë Konferencë të dedikur Hafiz Ali Riza Ulqinakut, e ka organizuar shkylqyeshëm, dhe këtu askush nuk ka pasur asnjë vërejtje. Përkundrazi, duhet të mësohet se si i jepet peshë figurave tona më përmasa kombëtare. Postat e Maqedonisë në bashkëpunim me Shoqatën e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë kanë promovuar pullën postare me figurën e shquar të historisë tonë kombëtare, Hafiz Ali Riza Ulqinakun, me rastin e 125 vjetorit të vdekjes së tij.
. Kur një herë e pyetën Gjergj Fishtën se pse Hafiz Aliu njihej edhe si Ali edhe si Gjokë, ai u përgjigj: “Hafiz Aliu e ka mendjen okë!”
. Autori i kësaj abetareje së pari krijoi alfabet për shqipen, pastaj e hartoi abetaren shqipe me atë alfabet, pastaj krijoi mësime shkollore që nxënësit shqiptarë që të mund ta nxënë atë alfabet, ndërsa – mes tjerash – ju mundësoi që përmes atyre mësimeve, ata të brumosen me mësime fisnikëruese nga të gjitha fushat e jetës. Gjithë kjo ishte, pra, në dobi të kulturës shqiptare, të shkollës shqipe dhe të kombit shqiptar.
Të bësh abetare 30-40 vjet para Kongresit të Alfabetit, në kohën kur nuk dihej se cili do të jetë alfabeti i shqipes, ajo nuk është vepër më pak e rëndësishme se “Ëvetari” e Naim Veqilhaxhit (1844/45 ose “Alfabetarja e gjuhës shqipe” e Sami Frashërit (1886).
Robert Elsie “Histori e Letersise Shqipe” : “Hafëz Ali Ulqinaku (1853- 1913), shkrimtar mysliman nga Ulqini (sikundër e thotë edhe mbiemri), port me popullsi shqipfolëse në bregdetin malazez, bëri një përkthim të mevludit të Çelebiut, të titulluar thjesht “Ter-ume-i mevlud 'alâ lisân-i arnavûd” (Përkthim i mevludi në gjuhën shqipe), të cilin e botoi në Stamboll në fillim të vitit 1878 (1295 A.H) Ulqinaku qe edhe autori i disa përkthimeve të tjera nga turqishtja si dhe i një fjalori të madh turqisht-shqip, shqip-turqisht, të hartuar në alfabet arab aty nga viti 1897. Pjesa turqisht-shqip e fjalorit përbën 915 faqe, ndërsa pjesa e dytë shqip-turqisht, origjinali i së cilës ruhet, përfshin vetëm 168 faqe me rreth 4000 leksema të ndryshte te shqipes!”

Materiali I ketij shkrimi eshte marre nga referatet e botuara e te cituara ne aktivitetin shkencor te zhvilluar ne Lezhe ne nderim te figures se Ali Ulqinaku. Por kur del per here te pare ne kalane e Ulqinit dhe shikon detin, nuk ka se si vala e tij te mos freskoje kujtesen e njeriut dhe per ta sjellur kete figure sa here eshte e mundur ne vemedjen e lexuesit. Keshtu me ndodhi edhe mua ne tetor te vitit 2016 kur bashke me gazetarin Gjok Dukaj dolem ne kete monument historik dhe plot lavdi te gjalla e histori te fshehura, po s’ka gje se deti i ruan ato te freketa dhe te paprishura e, mua mu kujtua se nje here kisha shkruar per Ali e per Gjoke qe me te verteta mendjen e vepren e ka patur me oke!
Hafiz Ali Riza Ulqinaku ” Mësues i Popullit” dhe “Qytetar Nderi i Lezhës”

KUR FISNIKËRIA GJENERON BUJARI ARISTOKRATIKE

Miku im Prof.Dr.FLORI!

E lexova që mbrëmë dhe e rilexova sërish sot letrën Tuaj, mbushur me dashamirësi. Ndonëse atje kishte një kërkesë luksi mbi fotografinë e faqosjen e lëndës. Por. . . ,

Më ka ndodhur, edhe herë tjetër këtë javë që:

ndërsa televizori transmeton skena të një katastrofe humanitare, madje, u konsiderua BIBLIKE, në lagjen periferike, MANDRA të ATIKËS, unë sapo jam ulur që të shkruaj se ndjej detyrën me kolegët e mi të portaleve dhe kuptohet. Shkëputen nga TABLETI.

Thirrjet e njerëzve për këto vërshime të befta e tërësisht inatçore kur natyra demostron forcën, egërsinë e tërbimin e saj me shpërthimin e ujërave; nxjerr zbuluar pakujdesinë e njeriut, shpërfilljen e tij që në origjinë e madje në projektim. Dhe ja pasojat.

Me vëndasit, janë edhe bashkëkombësit e mi, emigrantë që prej një çerek shekulli, kanë zgjedhur të jetojnë në këtë vënd dhe që në një natë, një të vetme, humbën mundin, përpjekjet e sakrificat për të ndërtuar jetën. Humbën shtëpinë me gjithçka dhe mbeti vetëm libreza e bankës ku është regjistruar kredia e saponisur të shlyhet.

Dhe këta njerëz, për Vëndasit, janë si fëmijët e njerkës. E dinë. E ndjejnë disfatën, distancën e pushtetit lokal dhe humbin shpresën. Por ata kanë ATDHEUN MËMË. Atë të lindjes brez pas brezi. Prandaj edhe në lajmet ngrënë zënë për ndihmë.

Mosreagimi I tij, pas dramës materiale, sjell për 't'a, më të tmerr-shmen: TRAGJEDINË SHPIRTËRORE. Pasojat e kësaj janë të pariparue-shme.

Fataliteti është në prag. Thirrja ime I bën apel ndërgjegjes shtetërore. SHTETARË! MBRONI NJERËZIT TANË.

Zoti Prof.Dr.FLORI!

I gjithë paragrafi si më poshtë, duhet të hiqet. Pse? Ngaqë:

NË qoftëse këtë shkrim do t'u duhet t'a botoni, dhe është mirë t'a bëni, do t'u lutesha të mos vinit emërin tim. Pra, të më mbroni. Se unë e njoh konservatorizmin e hakmarrjen bizantine të tyre, po aq mirë sa Ju të komshiut tuaj për të cilin flisni te libri Juaj,

DËSHMI TË KRIMIT TË PANDËSHKUAR.Me këtë rast, po propozoj pseudonimin SHPËTIM NOSI.

Vijmë tani te kënaqësia juaj për të më dërguar disa libra tuajat, numri I të cilave, më habit. Kjo krijimtari flet për një gjigant, jashtë përfytyrimeve të mia. Prandaj Ju uroj nga thellësitë e zemrës dhe Ju rendis në ARISTOKRACINË letrare.

Dërgimi I disa syresh për mua, padyshim që përbën, veç të tjerave, FISNIKËRI.

Por, miku im Prof.Dr.FLORI, lejomëni t'u them se:

Mbase Ju kam thënë që jam I datëlindjes 1940. (Saktësisht, 26, Maj ). Vështrimi im, është tejet I kufizuar. Me syze në skaj të numrit dioptri. Mjaft t'u them se librin Tuaj në TABLET, ku e zmadhoj tejet gërmën, e kam lexuar, thuajse të gjithë me lente. Vështirësi kjo, veç së tjerash e lodhshme.

Kurse me librat në letër, kam dy vjet i divorcuar.

Vite përpara, kur studioja në Bibliotekën Kombëtare në Pallatin e Madh të Kulturës, shikoja studiues, përgjithësisht historianë që, përveç syzeve goxha të trasha, përdornin ede lente, më vinte për të qeshur. Tani, unë kam moshën e tyre dhe i bëj për të qeshur fëmijët e nipërit e mi që jetojnë në Gjenevë.

Me Gjenevën, thuajse këmbej muajt e jetës së Athinës.

Përfundoj,

Shumë shoqërisht, ju dëshiroj shëndet familjar dhe të bashkëpunëtorëve Tuaj si dhe konstanten: begati krijuese!

Javën e ardhshme do t'u nis një tregim.

Harrova t'u them se më befasoi numuri i lexuesve të REFLEKSIONIT. . .

Pse nuk I ekspozoni këto shifra, apo e bëni dhe unë s'i kam parë?

Kënaqësi që këmbyer kaq gjatë këtë herë!

Mos harroni, t'a redaktoni, pra t'a shkëpusni paragrafin si më lart, në qoftëse do t'a botoni.

SHPËTIM NOSI
Athinë,
19, Nëntor, 2017!

Lekë Gjoka: Sot ka shumë poetë mitomanë dhe plagjiaturistë


lek gjoka 11
Lekë Gjoka: Sot ka shumë poetë mitomanë dhe plagjiaturistë
Intervistë me poetin, shkrimtarin dhe publicistin shqiptaro-amerikan, Lek Gjoka

Poeti Lek Gjoka ka lindur në Kallmet të Lezhë, nga e ka origjinën edhe peshkopi shqiptar dhe një nga autorët më të lashtë të letërsisë shqipe, Frang Bardhi.
Në vitin 2001-ë botoi vëllimin poetik “Lotët e puthjes” që pasoi në vitin 2003, me vëllimin poetik “Diellin e kapa për veshësh”. Në vitin 2008-ë vjen me vëllimin e tretë me poezi “Dallgëzim i oqeanit shpirtëror” që e vazhdon në 2013=ën, me vëllimin e katërt poetik “Retë i kam mbyllur më çelës” si dhe me librin me tregime “Përroi i djallit”.
Libri “Takim me vdekje” është libri i gjashtë, në zhanrin e prozës, tregimit, që doli nga botimi në dhjetor të vitit 2016-ë, në Jacksonville Florida SH.B.A, ku edhe ai jeton, punon e krijon, prej 17-ë vite.
Është bashkautor në disa antologji poetike si në Shqipëri ashtu edhe në diasporë si “Balada e largësive”(1995), “45 Poetë për Lezhën” (1996), “Pas Migjenit” (2001), “Zemra prindërore”(2008) etj.. Gjithashtu boton krijimtari dhe publicistikë në gazetat dhe revistat e diasporës shqiptare në SH.B.A, si “GazetaVatra.com , “Illyria”, “Jeta Katolike” “Dielli” “Bota sot” etj.
Autori Lekë Gjoka jeton familjarisht që nga viti 1998-ë, në Jacksonville Florida SH.B.A me bashkëshorten Bardhe Bushpepa dhe dy fëmijët Donald dhe Daniela Gjoka.
Unë pata rastin të bisedonim si dy kolegë e miq, në Jacksonville Florida, dhe poeti e shkrimtari Lekë Gjoka, me shumë dashamirësi dhe dhe mirënjohje rrëfeu rrugëtimin e tij mbresëlënës krijues. Në fund të bisedës ai përcjell edhe një mesazh të për letrat shqipe:
”Sot ka shumë poetë mitomanë dhe plagjiaturistë, dhe një pjesë prej tyre marrin poezitë e të tjerëve Copy& Paste, në rrjetet sociale, veçmas në Facebook dhe në internet, dhe kur e shikon që poezitë tënde apo të X poeti me emër, i shikon në “vëllimet poetike” që ata pa pikë morali i botojnë si të tyret. Arti ka një sitë të madhe, që në mjaft raste, ajo e sit krijimtarinë e çdo poeti të talentuar, edhe të këtyre mitomanëve.

raimonda
Bisedoi: Raimonda MOISIU

-Sapo më ra në dorë vëllimi tuaj poetik “Retë i kam mbyllur me çelës”. Përpos urimeve, çfarë ju shtyhu ta titulloni me këtë titull?
Vëllimin poetik “Retë i kam mbyllur me çelës” është vëllimi i katërt me poezi i cili ka një cikël poetik me të njëjtin titull. Përmban mesazhin e jetës në planetin Tokë, ku retë e luftërave, dhimbjeve, varfërisë sjellin çdo ditë luftën për ekzistencë mes jetës e vdekjes, lotë e trishtim, ndaj duhet që ne njerëzit e këtij planeti, veçmas politikanët, janë ata që firmosin vdekjen me luftëra dhe trazira. Ata, duhet të ndërgjegjësohen dhe të firmosin paqen. Në mënyrë figurative kam ndërtuar, çelësin shpirtëror dhe këto re i mbylla me atë “celës”, duke sjellë te këta njerëz shijen e jetës, të dashurisë dhe të paqes, të gjithë jemi të përkohshëm në këtë botë të padrejtë.
Vëllim poetik është i ndarë në tre cikle të jetës sonë, dhe të tre ciklet kane një poezi, nga ka marrë edhe titullin cikli dhe hapen me ndjenjën më sublime të jetës;- me dashurinë, me dhimbjen dhe me gëzimin e saj, se dashuria kurrë nuk e ngatërron rrugën e saj. Titullin i ciklit të parë e kam pagëzuar me “Sa peshon një puthje?”, sepse ka disa dashuri; dashuria për Nënën, për të dashurën, gruan, për fëmijët, për Mëmëdheun, për Paqen në botë. etj.
Cikli i dytë poetik titullohet me të njëjtin titull sikur është libri dhe e thashë më sipër se përse e kam titulluar ashtu.
Ciklin i tretë ia kam kushtuar kohës dhe titullohet “Kohën e kapa për dore” ku ka poezi për muajt e vitit, ditën e javës, Vitin e ri, Krishtlindjet etj. Pra ne njerëzit e këtij planeti jemi bashkë udhëtarë me kohën, ndaj në këtë vëllim poetik, kam thurur vargje dhe këtyre jam munduar t’iu jap jetë në të gjitha aspektet e jetës, mes dashurisë dhe kohës që ikën me vrap, sa kur shikon thinjat në flokë kujtohesh se sa shpejt ikën jeta ndaj duhet ta jetojmë jetën me sa mundësi që kemi, të largojmë e mposhtim stresin, të sjellim gëzim dhe paqe dhe të jemi human në këtë jetë sa të bukur por edhe shumë të ngarkuar me lot, dhimbje dhe varfëri ekstreme.

16237764_10211826541958180_729314979_n
-Cilat kanë qenë përfytyrimet më të hareshme se një ditë do të bëheshit poet e prozator? Kush ka qenë, tregimi, apo poezia e parë që ju keni shkruar?
Asnjëherë nuk kam shkruar që të bëhem poet, dhe prozator që të fitoj çmime apo famë. Shkruaj, sepse Zoti më ka dhuruar këtë pasion dhe dhunti, dhe nuk dëshiroj që të vdesë, por në njëfarë mënyre dëshiroj edhe unë t’i shërbej shoqërisë dhe njerëzve që më rrethojnë, duke iu çuar mesazhin e dashurisë njerëzore.
Mbaj mend që poezinë e parë e kam shkruar në kohën e diktaturës komuniste, kur isha në vitin e tretë të shkollës së mesme dhe ia kushtoja një bashkëfshatarit tim nga Kallmeti i Lezhës, shkrimtarit të letërsisë së vjetër shqiptare Frang Bardhi.
-Kush ka ndikuar në mënyrë të veçantë dhe ju ka frymëzuar apo inkurajuar, për t’u bërë shkrimtar?
Ndikimin më të madh për frymëzim e kam nga jeta ku edhe vete kam kaluar ne një oqean jetë, plot dallgë, vuajtje, lot, jam përballuar me vdekjen disa herë në mërgim, por falë zotit dhe jetës, që po e jetoj jetën
-Cilat janë shprehitë tuaja të të shkruarit, p.sh., shkruani çdo ditë, përdorni kompjuterin apo shkruani me dorë. Dëgjoni muzikë apo dëshironi qetësi, ndërsa shkruani?
Shkruaj kur ndjenjat me thotë atë që përjetoj ta hedh në letër, t’i jap jetë dhe frymë, muzë.
Shkrimtari dhe poeti nuk matet kurrë sa shkruan dhe nëse shkruan për ditë apo jo, por sa frymë ju jep në vargje jete personazheve të tij, që të mbesin në përjetësi dhe në mendjen e lexuesve.
-Çfarë është një “muzë”. Është aftësi gjenetike sipas mendimit tuaj?
Muze është dhunti gjenetike, që me shumë punë krijon një vepër për lexuesit.
-Poezitë tuaja, janë mes mendimit artistik dhe filozofik. E ndjeni reagimin e lexuesve dhe çfarë sekreti ka Leka, nëse mundeni ta ndani me lexuesin e krijuesin e gjerë?
Falë rrjeteve sociale si Yahoo dhe tani Facebook, që përveç gjerave negative, ku të gjithë janë të“barabartë”, kanë edhe të mirat e tyre, sepse pa shpenzime poezinë, tregimin apo një shkrim publicistik, e ndan me lexuesin. Personalisht ndjehem mirë ku çdo poezi, tregim apo shkrim publicistik, e hedh në faqen time publike në Facebook (madje edhe kur i ripublikoj) dhe shikoj se për 24 orë e lexojnë disa mijra lexues, ndjej një kënaqësi të madhe shpirtërore, sepse mesazhi që unë dua të përcjell, ia ka arritur qëllimit. Për mua lexuesi është çmimi më i madh, që dëshiroj ta kem në krijimtarinë time, nuk kam as ego apo të shqetësohem se përse shoqata apo individë të ndryshëm, si dhe institucionet përkatëse shtetërore i japin çmimet në bazë miqësie, qoka, dhe rrallë herë në bazë të veprës.
– Përveç talentit që është meritë e juaja, kujt ia dedikoni arritjet tuaj në letërsi?
Vetes në radhë të parë, jetës në udhëtimin e trishtë e të lumtur të saj, si dhe familjes ku një vend të veçantë zë edhe bashkëshortja ime Bardhe Bushpepa, për përkrahjen në krijimtarinë time.
-Sa iu ndihmon angazhimi profesional në kultivimin e pasionit tuaj për letërsinë?
Ndoshta mungesa e vendlindjes ka edhe ajo një ndikim të madhe në pasionin tim e të shkruarit , është një katalizator me shumë. Puna që kam bërë në Florida nuk ka ndonjë ndikim në pasionin e letërsisë.

16215494_10211826542278188_164141914_n
-Përveç librave të botuar me poezi, “Lotët e puthjes”2001, “Diellin e kapa për veshësh”,2003, “Dallgëzim i oqeanit shpirtëror”, 2008, “Retë i kam mbyllur më çelës” 2013. Ju gjithashtu keni provuar veten në gjininë e prozës, me librat me tregime “Përroi i djallit”(2013) dhe “ Takimi me vdekjen”(2016). Kush ka qenë frymëzimi për tregimet e librit?
Frymëzimet e mija për në fushën e prozës është jeta që kam kaluar unë dhe shoqëria që më rrethon ajo virtuale dhe e përditshmja reale.
-Ju ndjek vazhdimisht në krijimtarinë tuaj, duke qenë kështu një lexuese e rregullt e saj, mendoj se poezia e proza tuaj nuk është fantazi, por në to është bota e brendshme njerëzore. Si shkoni ju në lidhje me vendosjen e emrave të njerëzve e të vendeve, në ndërtimin e një “bote të re”, me tipike burim-rrëfim-frymëzim-kulturë?
Sigurisht çdo krijim artistik ka dhe duhet të ketë fantazi, por tregimet në të dy librat e mij, janë bazuar nga ngjarje jetësore të ndodhura dhe përjetuara. Personazhet , emrat e tyre janë sipas vendit, ku edhe kanë ndodhur ngjarja dhe sigurisht nuk janë emra të personave konkretë, me ndonjë përjashtim të rallë. Zakonisht një pjesë e madhe e personazheve janë ajo shtrese shoqërore, të cilët përbëjnë shumicën e planetit dhe shumë veta gjejnë vetveten në tregimet e mia. Sigurisht në mjaft raste real, tregimet duken sikur kanë ndodhur në kohën e Migjenit, por jo, janë edhe të këtij shekulli, që ne po jetojmë. Mjaft miq të mij, shpesh herë më marrin në telefon, dhe më thonë, se lexova në gazetën Illyria, Dielli etj., atë X tregim dhe dij një histori pothuajse identike me jetën e një shokut tim, që në fakt unë nuk e njihja fare, pra e thënë troç kam si detyrim moral të përshkruaj jetën e njerëzve të thjeshte, sepse edhe vetë kam erdhur nga ajo shtresë dhe nuk dua të shkëputem kurrë nga sinqeriteti dhe thjeshtësia, pasuria më e madhe e çdo njeriu i çdo lloj shtrese superiore të jetë.
-Zhanrin e prozës, -të tregimit – “e bëtë ju që të vinte te ju” apo është preferenca tuaj? Cilat janë elementët thelbësorë të tij?
Tregime kam shkruar që në rininë time. Aty është vete jeta ime, e cila më jep shtysë sikur më thotë:- Vazhdo, jepu jetë e frymë personazheve tënde, sepse është gjithmonë dikush, dhe mund t’i japësh shpresë për jetën, duke pasur ngjashmëri jete me personazhin që ai lexon, me mesazhin që jap mundohem t’I largoj disi nga streset e mosmarrëveshjet e ditës, të jetës e mërgimit, gjithmonë në emër të dashurisë njerëzore.
-Ju i paraqisni personazhet nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?
Kur shkruaj një tregim për disa ditë, unë jetoj shpirtërisht me ngjarjen dhe shkrihem në një me gjendjen emocionale të personazheve të mij. Kur filloj e shkruaj gjithçka rrjedh vetë, farë thjeshtë ndoshta edhe falë pasionit, dëshirës dhe dhuntisë. Madje ka raste në ndonjë tregim me dhimbje, pasi e kam mbaruar, dhe e e lexoj, më shkojnë edhe lot, nga jeta plot vuajtje e tij.
-A të ka rastisur gjatë jetës tuaj të jeni takuar apo të keni pirë kafe me ndonjë nga personazhet e tregimeve tuaja?
Po me disa, por me njërin jetoj për ditë, çdo sekondë të jetës sime. Ai jam vet unë në librin e fundit “Takim me vdekjen”, që ka dhe një tregim me të njëjtin titull.
– Cilat janë sfidat më të mëdha, për ju si autor i disa vëllimeve me poezi dhe prozë?
Poezia është diçka, që do fjalë dhe figura artistike, metafora të goditura e përzgjedhura, një mesazh të qartë filozofik e artistik, ndërsa proza është rrëfim artistik e narrativ të karaktereve, që lexuesi, kur ta lexojë duhet ta përfytyrojë atë ashtu sikur e përshkruan në rrëfim.
Sfida më e madhe në poezi dhe prozë është të jesh vetvetja,që personazhit në tregim apo dhe poezi duhet t’i japësh jetë, për të përçuar te lexuesin mesazhin e dhimbjes e dashurisë njerëzore, paqes shpirtërore.
-A do ta keni të vështirë të rrëfeni në të shkruar një romancë dashurie rreth jetës intime të një gruaje?
Jo nuk besoj se e kam të vështirë, por nuk kam ndonjë shtysë personale, sepse më pëlqen të vazhdoj të jem vetvetja dhe të hedh në letër, ato që unë i përjetoj.
-Kur ktheni kokën pas ndër vite, si e shikoni krijimtarinë tuaj përgjatë viteve? Cilat janë drejtimet dhe objektivat interesante për të ardhmen?
Në fakt çdo gjë e kam lënë të jetë spontane. Nuk kam ndërmend ta mat krijimtarinë time me numra, sepse numrat kanë vlerë vetëm në moshë dhe jo në krijimtarinë letrare. Kam shumë projekte, por varet se sa realizohen, sepse vetë jeta të sjell gjëra të pa pritura.
-Për lexuesit e kësaj interviste -kush është poeti dhe prozatori, Lek Gjoka?
Lek Gjoka është një shqiptar nga Kallmeti i Lezhës, i cili që nga moshën 20 vjeçare udhëton nëpër rrotullat e ndryshkura dhe të lara me gjak të mërgimit në Greqi, Itali, Mal të Zi dhe që nga 1998-ë në Jacksonville Florida. Jeta ime ka kaluar nëpër mjaft dallgë shpirtërore dhe trupore, pas një aksidenti në Fernandina Beach, në shkurt të vitit, 2015-ë, nga i cili akoma vazhdoj të kem pasoja të mëdha, mbas nëntë ndërhyrjeve kirurgjikale. Por ngrohtësia familjare, shoqëria pa interesa dhe pasioni për artin është shpresa e vetme që më bën të besoj, se përsëri do të bëhem mirë nga shëndeti, të vazhdoj udhëtimin jetësor dhe familjar në trenin e jetës.
-Çfarë dëshiron të ndash me kolegët dhe audiencën e lexuesve, që janë duke e lexuar këtë intervistë?
Thjeshtësia, paqja dhe humanizmi janë pasuria më e madhe e çdo njeriu, ndaj është mirë t’i dashurosh këto virtyte njerëzore.
-Mesazhi për botën hyjnore të artit…
Sot ka shumë poetë mitomanë dhe plagjiaturistë, dhe një pjesë prej tyre marrin poezitë e të tjerëve Copy& Paste, në rrjetet sociale, veçmas në Facebook dhe në internet, dhe kur e shikon që poezitë tënde apo të X poeti me emër, i shikon në “vëllimet poetike” që ata pa pikë morali i botojnë si të tyret. Arti ka një sitë të madhe, që në mjaft raste, ajo e sit krijimtarinë e çdo poeti të talentuar, edhe të këtyre mitomanëve. Andaj iu bëj thirrje kësaj race krijuesish, të jeni sa më të ndërgjegjshëm, mos luftoni që të hyni në fushën krijimtarisë, me zhurmën dhe e forcën materiale dhe atë të plagjiaturës, apo duke paguar njerëz që t’iu shkruajnë libra, ego e çmendur e vetgjymtimit intelektual e qytetar, duke fituar edhe çmime imagjinarë, sepse do të vdisni shumë shpejt, pranojeni artin e të shkruarit si pasion e dhunti, si diçka të shpirtit të shenjtë, hyjnore në shërbim të dashamirësve të artit e letërsisë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...