2017-12-25

Akademia e Serbisë: Nuk heqim dorë nga Kosova për asnjë çmim



Historiani dhe akademiku serb, Prof.Dr.Vasilije Krestiq ka thënë se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë për çfarëdo çmimi, nuk do të heq dorë nga Kosova.
“Në pikëvështrimin tim Akademia do të qëndrojë në pikën ku nuk do t’i çoj duart nga Kosova dhe Metohija, për asnjë çmim”, ka thënë anëtari i kësaj akademie për një radio në Serbi.
“Kjo është pse nuk ka një njohje formale të shtetit të vetëshpallur nga shqiptarët në Kosovë”, ka shtuar ai.

Bernard-Henri Levy filozofi hebre i cili ishte sulmuar në Beogrd, pse kishte përkrahur sulmet e NATO-s në Kosovë

Bernard-Henri Levy filozofi hebre i cili ishte sulmuar në Beogrd, pse kishte përkrahur sulmet e NATO-s në Kosovë


Një agresor serb kishte goditur filozofin franko-hebre Bernard Henri Levy pas prezantimit të filmit të tij ‘Peshmerga’ në kuadër të festivalit të filmit Beldocs. Levy e quajti sulmin fashist dhe tha se në Beograd ende nuk ka fituar demokracia.
Bernard- Henri Levy, njëri prej filozofëve më të njohur francez me origjinë hebreje dhe aktivist për të drejtat e njeriut, ishte atakuar në muajin maj  gjatë festivalit të filmit dokumentar në Beograd, Beldocs.
Një incident më të madhe kanë penguar kameramanët dhe disa shikues. Luvy u godit me tortë në fytyrë.
“Ky njeri po mbronte bombardimet e Jugosllavisë tetë vjet përpara goditjeve të NATO-s” kundër Serbisë në vitin 1999, kishin thanë aktivistët protestuesit serb.
Filozofi Bernard Henri Levy kishte përkrahur fuqishëm sulmet e NATO-s në Kosovë, në vitin 1999.

Grekët djegin flamurin shqiptar me inicialet e UÇK-së në Athinë



Një protestë e nacionalistëve greke përpara ambasadës shqiptare në Athinë nuk ka kaluar pa shënuar edhe një provokim të fortë.
Në protestën e mbajtur pak ditë më parë aty janë hedhur thirrje antishqiptare ndërsa është djegur edhe një imitim i flamurit shqiptar me inicialet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të sigluara mbi të.

Rusia përjashtohet nga Lojrat Olimpike Dimërore

Rusia është përjashtohet nga Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Korenë e Jugut mbi akuzat për doping sistematik, të sponsorizuar nga shteti.

 
Megjithatë, atletët rusë që mund të provojnë se janë të pastër do të “ftohen” për të konkurruar në Pyeongchang, tha të martën Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

“Nëse Kosova e do Amerikën në dialog, ne e duam Rusinë”

Kërkesa e Kosovës që Shtetet e Bashkaura të Amerikës të bëhen pjesë e dialogut Kosovë-Serbi ka pasur me një kërkesë tjetër nga një parti serbe jo parlamentare “Liga Serbe”.

Spas një komunikate që kjo parti u ka dërguar mediave serbe thuhet se marrëveshjet e arritura nga dialogu me ndërmjetësimin e BE-së nuk janë respektuar për shkak që siç thonë ata “një anëshmërisë” së BE-së.
“Të gjitha proceset e ndodhura në bisedimet mes Kosovës e Metohisë nuk kanë dhënë rezultate. Zgjidhja e këtij dialogu është sikurse në rastin e Sirisë, kur u kyqen Rusia, Irani dhe Turqia. Edhe në rastin e Kosovës, involvimi i Rusisë do të jepte rezultat”, thuhet në komunikatën e kësaj partie, raporton Insajderi.

Një kërkesë të tillë e ka bërë edhe Partia Radikale Serbe.

“Ne gjithashtu insistojmë që Rusia të bashkohet në dialog, pasi shqiptarët tashmë kanë kërkuar mbrojtje nga SHBA-ja”, ka thënë në një komunikatë Partia Radikale Serbe.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përderisa Rusia është mike e Serbisë.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përderisa Rusia është mike e Serbisë.


Në një intervistë televizive në Beograd, Daçiq ka folur për njohjen e fundit që i erdhi Kosovës, duke thënë se ministri i Jashtëm i Madagaskarit ia ka konfirmuar atij se ky shtet e ka njohur Kosovën shtet të pavarur.

Por, sipas Daçiqit, kryeparlamentari i këtij shteti është habitur me këtë, dhe ka premtuar të bisedojë me Presidentin e vendit.

Daçiq ka thënë se Kosova artificialisht po e rritë numrin e njohjeve dhe se vetëm së fundi i ka tri më pak, pas tërheqjes së njohjeve nga Sao Taome Principe, Suriname dhe Guiena Bisao.



Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka reaguar me deklarime skandaloze në lidhje me informacionin se Madagaskari e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke thënë se shteti i Kosovës nuk ekziston dhe shqiptarët e Kosovës duhet të ikin në Shqipëri sepse aty e kanë vendin, raporton RTS.


“E respektojmë të drejtën për vetëvendosje të popullit por për çfarë lloj të drejte për vetëvendosje po flasim këtu për shqiptarët të cilët kanë shtetin e tyre në Shqipëri, në Kosovë është një pakicë brenda Serbisë, e cila nuk ka të drejtë për vetëvendosje”, ka thënë Daçiq.

FM IMAGES: Demonstratat e viti 1990 kundër regjimit të Millosheviqit në Kosovë



Në vitin 1989 Sllobodan Millosheviçi vendosi regjimin represiv mbi shumicën shqiptare në Kosovë duke hequr autonominë e Kosovës  të dhënë nga Tito. 
Vendim nxiti  protesta të fuqishme nga shqiptarët e Kosovës ku shtypën me gjak. Nga viti 1990 deri në vitin 1999, Kosova jetonte nën represionin dhe dhunën serbe. Këto fotografia janë realizuar nga reporteri fracez i luftës Georges Merillon.
Një vajzë e re është plagosur.i
Podujevë. Protesta në qendër të qytetit. Forcat serbe mbeten të largëta, por të shtënat e tyre janë gjithnjë e më të tensionuara dhe të
sakta.
Protesutesit duke kaluar lumin në Podujevë

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...