Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/12/26

Të gjithë kundër kryeministrit Edvin Kristaq Rama



Vota e djeshme e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kundër SHBA-së, e cila njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, ka sjell reagime të shumta në vendin tonë. Natyrisht të gjitha janë të shigjetuara kundër kryeministrit Edi Rama, ky vendim i të cilit, vlerësohet si një votë kundër interesit të shqiptarëve.

Presidenti Ilir Meta reagoi përmes zëdhënësit të tij. Vota kundër SHBA, thotë Meta, është një qëndrim tërësisht i panevojshëm dhe i pakonsultuar me të më parë.

“Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla duhet të jenë të mirë koordinuara”, thotë Meta.

Opozita përmes kryetarit Lulzim Basha tha se “duke votuar kundër SHBA, qeveria ka vepruar kundër interesit kombëtar të shqiptarëve. Interesi i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, deri më sot, janë shërbyer në avancimin e tyre nga një aleat strategjik dhe ato janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa SHBA-të Kosova sot nuk do të ishte as e lirë, as e pavarur. Kjo është bindja ime. Pa SHBA-të, Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO-s”, u shpreh Basha.

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, vota në OKB e Shqipërisë, ishte një thikë pas shpine e Ramës kundër SHBA-së.

Reagime kundër Ramës kanë ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se “Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës, pa marrë parasysh si kanë votuar të tjerët për këtë çështje”.

Federata Panshqiptare VATRA në SHBA ka bërë sot një deklaratë, përmes së cilës dënon vendimin e kryeministrit Rama për votën në OKB kundër SHBA-së. Sipas VATRA-s, ‘ Kjo votë është jo vetëm mosmirënjohje për gjithë mbështetjen amerikane ndaj Shqipërisë përgjatë shtetformimit, e deri më tash, si edhe për rolin vendimtar në krijimin dhe procesin e njohjes së Republikës së Kosovës, por është edhe një mesazh tejet i rrezikshëm për vazhdimësinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë”, thotë VATRA.

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar shkurt përmes një deklarate.

‘Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez’, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, vota e djeshme e Shqipërisë nuk është një votë kundër SHBA-së, “por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshuar në vite, bazuar në konsensusin ndërkombëtar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKB-së dhe Rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë fuqi detyruese, sikundër në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të SHBA-ve”.

Reagim për këtë çështje ka bërë edhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, i cili thotë se kjo vota kundër SHBA-së i vlen më shumë Erdoganit dhe kjo sipas tij është e shëmtuar.

“Asgjë nuk e justifikon votën e djeshme të Shqipërisë në OKB. As raporti me Evropën, as raporti me SHBA, as raporti me historinë dhe as raporti me të drejtën. Duke mos qenë as strategjike dhe as parimore vota kundër SHBA i vlen më shumë Turqisë se Shqipërisë dhe kjo është edhe më e rëndë më e shëmtuar dhe shumë më e padrejtë”, shprehet Blushi.

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, ky votim i vendit tonë është një akt i madh pabesie ndaj SHBA-së.

“Ky ishte një akt madhor fondamental antikombëtar i klikës në pushtet. Jeruzalemi i shqiptarëve është Kosova. Ndaj dhe kjo që bëri Edi Rama ishte një akt ekstrem pabesie ndaj një vendi që ne i detyrohemi”, thotë Berisha.

Kundër është shprehur edhe ish-Presidenti Bujar Nishani.

Në mbyllje të votimit në OKB, 128 vende u shprehën pro rezolutës së inicuar nga Turqia dhe Jemeni, 9 kundër dhe 35 abstenuan. Por ambasadorja e SHBA në OKB tha se do të mbajmë mend çdo votë kundër nesh, ndërsa më herët Donald Trump kishte kërcënuar se do të ndërpriste ndihmat për vendet që votonin kundër SHBA.

I vetmi falenderim që i ka ardhur Shqipërisë për këtë votim kundër SHBA-së, është nga presidenti turk, Erdogan.

Erdogan ka shkruar në Facebook: “E mirëpresim me kënaqësi të madhe mbështetjen që morëm nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për rezolutën historike mbi Al-Quds Al-Sharif. Presim nga administrate e Trump të tërheqë pa vonesa të mëtejshme vendimin e papërshtatshëm, paligjshmëria e të cilit u qartësua nga OKB”.

I vetmi që nuk ka reaguar deri më tani, është Kryeministri Edi Rama. Ndonëse vota e Shqipërisë në OKB kundër SHBA-së mundohet të fashitet pas qëndrimit koherent në vendit tonë karshi rezolutave të OKB-së për këtë çështje apo edhe qëndrimit të vendeve të BE-së, ka dyshime se ka qenë një vendim personal i Ramës, i cili nuk duhet parë i shkëputur nga sulmi në CNN kundër Donald Trump. Sulm që kryeministri shqiptar e bëri për llogari të miliarderit Xhorxh Soros, i cili është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Trump

Vjollca Hoxha po mundohet ta largojë Sokol Ballën me çdo kusht nga Top Channel?


Ashtu si çdo vit, Top Channel ka publikuar në datën 24 dhjetor 2017 , këngën e fundvitit, ku personazhet kryesore të televizionit dhe stafi që punon pas kuintave, këndojnë dhe realizojnë një klip që i dedikohet publikut të këtij televizioni.

Kënga e përzgjedhur e 2017-ës ishte “Tren për Prizren” dhe ndërsa ishin gjithë personazhet e njohur të televizionit, ra në sy mungesa e gazetarit Sokol Balla. Zakonisht Balla ishte i pari që hapte këngën e fundvitit, por pasi u hoq si drejtor i Informacionit, duket se nuk do jetë më as moderator i “Top Story” në Top Channel .

Burime pranë këtij televizioni tregojnë për Dritare.net se ish-drejtori i Lajmeve pati probleme me drejtuesit e kompanisë, menjëherë pasi realizoi emisionin me Saimir Tahirin, në shtëpinë e tij, emision që u prit keq për shkak të mënyrës si u realizua. Ndërkohë vendin e Ballës në Top Channel e ka zënë gazetari Endri Xhafo, i cili, mesa duket, që nga janari, do të drejtojë edhe “Top Story”, një emision i Top Channel, që për disa vite u drejtua nga Balla.



Sokol Balla nuk është më drejtor i lajmëve i televizonit më të rëndësishëm në Shqipëri, Top Channel, kjo tashmë dihet. Se çka ndodhur të gjithë hamëndësojnë, por nuk investigojnë realisht. Për momentin duket si raport jo normal mes pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha dhe gazetarit e moderatorit të suksesshëm, Sokol Balla. Megjithatë Sokol Balla mbetet gazetar VIP, ashtu sikurse edhe televizioni ku punon në “Top Story” vazhdon të jetë njësh në treg, natyrisht jo në të gjitha gjinitë mediatike.

Kur je njeri i njohur nuk mund ti ndalosh supozimet, akuzat, thashethemet, të vertetat bashkë me të pavertetat, aq me tepër tani kur vlojnë portalet e ku çdo njeri bën një “gazetë”, pavarësisht se ka veten gazetar dhe pronar!

Sokol Balla, pas largimit drejtor lajmeve në Top Channel, vazhdon qetësisht dhe përbukuri emisionin e tij “Top Story”. Nuk dihet nëse do ikë nga ky emision, por duket me shumë se duan ta largojnë nga Top Channel, dhe jo pronarja, por me sa shikohet nga portalet dhe mediat konkuruese të Top Channel, janë më shumë konkurentët. Konkurentët e Top Channel po luajnë me çdo kusht t’ia marrin një suvenir floriri Top Channel, pasi kështu mendojnë se e dëmtojnë si konkurent në tregun mediatik. Nëse ikën apo jo Sokol Balla nga Top Channel është mes tij dhe pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha. Ata të dy i dijnë raportet e punës dhe kontratës e punës me njeri-tjetrin. Të bën përshtypje se sikur po sajojnë dhe intrigojnë me çdo kusht ta bëjnë Sokol Ballën të ikë me zor. Një orë e më parë, mundësisht pa kapur datën 31 dhjetor.

Sokol Balla është ikonë e Top Channel dhe ikonat kushtojnë. Por turravrapi i kundërshtarëve të Top-it për t’ia hapur derën e ikjes dhe bile duke ia caktuar edhe derën e re, të krijon idenë se janë konkurentët me shumë se fakti si lajm.

Në media ka lëvizje; një gazetar VIP ikën e një tjetër vjen duke u bërë VIP nga emri e puna, por dhe nga media ku shkon. Por rasti Sokol Balla të krijon shijen e hidhur se edhe në media, me shumë se në politikë e në parlament, janë kulisat dhe intrigat, që përcaktojnë fatin e emrave VIP nga bota e medias.

Ka shumë gazetarë në treg, por profesionistë dhe kurajozë ka pak. Një nga këta të pakët është dhe Sokol Balla.

****




Të gjitha mediat online kanë vënë re me bujë se drejtuesi i emisionit “Top Story”, Sokol Balla, ndryshe nga normalisht, nuk mori pjesë në këngën tradicionale të fund vitit në Top Channel. Burime nga ky televizion bënë me dije se organizatorët kishin marrë porosi të veçantë të kujdeseshin që si Filip Çakulli, po ashtu edhe Balla të ishin patjetër në këtë eveniment që afishon ikonat e TV më të madh në vend. Por ndërsa Çakuli edhe ai në një krisje të thellë me drejtuesit e televizionit, e ka pranuar me gjysëm zemre ftesën – urdhër, Sokol Balla e ka refuzuar atë.

Dhe kjo jo për një kapriço të gazetarit.

Konflikti është më i thellë.

Media online Dritare.net që i referohej burimeve të brendshme të Topit, njoftonte sot se krisja midis Vjollca Hoxhës dhe Ballës kishte ndodhur direkt pas emisionit ”Top Story” në shtëpinë e Saimir Tahirit. Për atë intervistë, Balla mori shumë kritika në publik se u tregua tepër i butë me ish ministrin e Brendshëm dhe i la atij pa i bërë pyetjet themelore. Pikërisht ky reagim ka ndezur ndoshta paranojën e theksuar që mundon prej kohësh Vjollca Hoxhën, e cila ka bindjen se figurat kryesore të Top Channel e tejkalojnë atë, për të bërë lidhje të drejtpërdrejta me politikanët më të lartë në vend. Në më shumë se një rast burime të Topit pretendojnë se znj Hoxha është ankuar pranë miqve të saj të afërt, se ajo nuk përfillet nga Edi Rama për arsye se ai ka vendosur lidhje direkte me vartësit e saj në këtë tevevizion. “Unë nuk po përfitoj dot aq shumë sa Sandri i Klanit për arsye se unë nuk i kam në zap ushtarët e mi”, besohet se është makthi që e mundon trashëgimtaren e kësaj perandorie mediatike.

Dhe në këtë sfond, intervista e Sokol Ballës me Saimir Tahirin, ka qenë me sa duket kupa që ka derdhur gotën. Kjo gjë u pa menjëherë edhe në ndryshimin e politikës së televizionit. Përpos shkarkimit të Ballës nga Drejtor i informacionit, menjëherë pas këtij emisioni, Topi filloi edhe sulmet kundër Tahirit. Ai transmetoi dy tre kronika të forta kundër ish ministrit të Brendshëm.

Megjithëatë version zyrtar që drejtuesit e Top Channel dhanë në atë kohë ishte: “Sokol Balla do të largohet nga lajmet, por ai do të vazhdojë të jetë drejtues i “Top Story”, emisionit që e drejton prej një dekade.

Por, me sa duket një zgjidhje e tillë, që cënonte si egon po ashtu edhe ambicien e tij profesionale, nuk i ka pëlqyer Sokol Ballës. Menjëherë ai ka filluar kontaktet për të braktisur Top Channel. Burimet flasin për një marrëdhënie në fazë të avancuar me vëllezërit Dulaku, pronarë të Vizion Plus. Burime nga kjo media, që është me diferencë të theksuar nga Top Channel në audience, flasin për një drekë të disa ditëve më parë ku mes pronarëve të Vizionit dhe Ballës është arritur marrëveshja përfundimtare. Në këtë drekë, ku ka qenë prezent edhe një drejtues tjetër i një emisioni të rëndësishëm në Top Channel është vendosur që Ballës t’i bëhet gati studioja televizive për në janar.
Ende nuk dihet se sa herë në javë është propozuar të jetë emisioni i Ballës dhe çfarë ditësh (kur dihet që Vizion Plus ka tashmë dy emisione politike, Rudina Xhunga të hënën dhe Aleksandër Furxhi të premten). Por një gjë është e qartë: palët janë në pikat e fundit të diskutimit të marrëveshjes. E këtë gjë e konfirmon edhe fakti se si kurrë ndonjëherë më parë, Sokol Balla, refuzoi të vinte fytyrën e tij, në këngën e përvitshme të Top Channel!!!!.

Pse Albin Kurti është Ibrahim Rugova i Vetëvendosjes



Albin Kurti duhet të merr "abdesë"para varrit të Ibrahim Rugovës ,nëse dëshiron  të bëhët pejgamerë dhe ta merr fronin  si Ibrahim Rugova!
Historikisht partitë shqiptare jane identifiku me individin dhe ato kanë mbijetuar duke mitizuar themeluesin e partisë që nga Enver Hoxha, Sali Berisha deri të Ibrahim Rugova. Përjashtim është vetëm Fatos Nano, i cili u largua nga  jeta politike.

Analgojia mes Ibrahim Rugovës dhe Albin Kurit pothuajse është një “Déjà vu” në politikë shqiptare duke marr si shkas krizën e madhe që e ka përfshirë Lëvizjën Vetëvendosj! Ibrahim Rugova ishte një figurë karizmatike jo vetëm e LDK-së por më gjër, ai themeloi LDK-në si një lëvizje mbarë kombëtare në një moment kritik për Kosovën.
Rugova kishte përkrahje të madhe nga populli sepse ishte lider karizmatik, por gjatë rrugëtimit të tij në politikë ishte përballur më disa “puçe” kundër tij në LDK. Atëhere termi puç nuk ishte përdorur por një term tjetër “marrja e kalasë nga brenda”.
“Marrja e kalasë nga brenda” për herë të parë ndodhi në vitin 1994 dhe koka “puçiste” ishte ish-kryeministri në ekzil Bujar Bukshi më Isa Mustafën, sot kryetar i LDK-së. Bujar Bukoshi, kishte arritur të bënte një aleanë të fshehtë për ta eliminuar politikisht Ibrahim Rugovën, duke e sabotuar dhe koprementuar kudo që shkonte. Por, Bukoshi, kishte deshtur sepse Rugova e kishte mbështetjen nga “baza” dmth në popull.
Rasti i dytë kundër Ibrahim Rugovës kishte ndodhur në vitin 1998 gjatë Kuvendit Zgjedhor të LDK-së. Ky ishte kuvendi më i vështirë në karrieren politike të Ibrahim Rugovës, sepse ai po përballej më presionin e madh nga disa eksponent radikal brenda LDK-së që ishin Jakup Krasniqi me klanin e tij. Në këtë viti kishte filluar edhe lufta në Kosovë.
Por, përseri Rugova doli fitues nga ky kuvend sepse ai kishte mbështetjen e bazës.
Cila është analogjia mes Ibrahim Rugovës dhe Albin Kurtit?
Albin Kurti, edhe pse me një ideologji politike krejtë  ndrysha nga Rugova, lirishitë mud të themi se Kurti është një figurë karizmatike e VV njejtë sikurse Rugova për LDK-në sepse ai vet e ka themeluar VV. Albin Kurti, edhe pse dikur ishte ithtar që të mos “mitizohen” liderët duke thënë në fillet e VV,  se “nuk ka babë, por ka ide” ai këtë e ka thën në një kohë tjetër kur VV ishte një lëvzije shumë e vogël pa ndikim, dhe kishte për qellim t’i sulmonte liderët e partive politike në Kosovë.
Albin Kurti, nuk ka asnjë dyshim që do të dal fitues nga kjo krizë e VV, sepse ai e ka mbështetjen e bazës, njejtë sikurse Ibrahim Rugova dikur.

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq: Vetëm tanket mund t’i detyrojnë serbët e Kosovës ta njohin pavarësinë



Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se propozimi i tij për caktim kufijsh të Kosovës do të eliminonte “shkaqet e luftës’ ndërmjet serbëve e shqiptarëve.
Ai ka përsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.
“Përpiqem të propozoj një zgjidhje afatgjatë, sepse ajo bazohet në të drejtën historike e etnike që vetëkupton caktimin e kufijve të asaj që është serbe dhe të asaj që është shqiptare, ka thënë për rts Daçiq.
Ai ka thënë se me propozimin e tij Serbia dhe serbët “fitojnë diçka”, sepse, sipas tij, bëhet fjalë për caktim kufijsh e jo për ndarje.
“Ekziston mundësia që të bëhet një marrëveshje afatgjate, e në pjesët ku jetojnë serbët kurrë nuk do të ketë Kosovë të pavarur ose kjo është e mundur por vetëm me tanke”, ka thënë Daçiq.
Ai ka thënë se nuk ka zgjidhje të përhershme për Kosovën pa marrëveshje me Serbinë dhe ka shtuar se Kosova nuk do të bëhet anëtare e KB-së.
“Ne s’i kemi përcaktuar kufijtë me Bosnjë e Hercegovinën e lëre më me krijesën që veten quan Kosovë e pavarur”, ka thënë Daçiq
Ai ka shtuar se nga Prishtina po vijnë qëndrime sipas të cilave dialogu ka filluar që Serbia ta njohë Kosovën.
“Në emër të Qeverisë dhe të kryetarit të Serbisë, ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, ka thënë ai.
Daçiq ka vlerësuar se nuk ka arsye që bashkësia ndërkombëtare të mos e pranojë propozimin e tij pasi fjala është për marrëveshje e jo për forcë.
Ministri ka përfunduar se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk ka shumë kohë dhe se “duhet bërë atë që mund të bëhet, deri sa mund të bëhet “.

FM IMAGES : Pamje filmike të Kosovës më 8-9 qërshor, 1999



Për herë të parë FMimages Albania, ju sjellë pamje filmike të realizuara nga gazetarët e huaj me datën 8-9 qërshor, vetë 4 ditë para se të çlirohej Kosova nga Serbia.
Me datën 8 qërshor një grup i gazetarëve të huaj iu lejohet për herë të parë të futën në Kosovë, pamjet filmike janë realizuar nga Televizini TVR3 nga Catalonia. Gjithçka në Kosovë ishte djegur nga paramilitarët serbë, rrugët te shkrëtuara dhe shtëpi te djegura. Gazetarët nisën në drejtim të Prishtinës, për të parë gjëndje atje. Në rrugë shihen duke patrolluar parmilitarët serbë ndërsa shumë ndërtesa janë bombarduar nga avionët e NATO-s. Në mbrëmje dëgjohen krisma armësh dhe gjysma e qytetit është e paralizuar nga mungesa e rrymës dhe nga bombardimët e avionëve.

Sponzorizmi i terrorizmit vjen nga Beogradi ?!




Tërheqja e  ish diplomatëve serbë nga Shkupi ishte komentuar në Beograd si përgjigje e Serbisë për përgjimin e diplomatëve serbë në Maqedoni si dhe mbështetjes së Kosovës në përpjekjet e saj për anëtarësim në Unesco. Por gati të gjitha shpjegimet serbe mund të përmblidhen me një fjali: “Vendimi është marrë pas njohurive për veprime ofensive ndaj organeve dhe institucioneve të Serbisë”. Edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq u përpoq që të gjitha të mbeten në nivelin e sekreteve dhe spiunimeve, kur tha se “ne i dimë të gjitha – çfarë kanë vendosur, çfarë po bëjnë dhe çfarë do të bëjnë autoritetet maqedonase”. Dyshimet nuk i ka zgjidhur as paraqitja e presidentit Aleksandar Vuçiq në televizionin shtetëror, i cili tha se “Serbia i di të gjitha gjërat që ka bërë Maqedonia”.
Ndërkohë që mediat serbe kanë raportuar me tituj shumë bombastikë si „Zaevi i ka shpallur luftë Serbisë”, “Vëllaçko Zaevi na futi thikën pas shpine”, “Maqedonasit kanë përgjuar madje edhe vet Vuçiqin”… Mediat serbe kanë cituar edhe liderin e Partisë Demokrate Serbe në Maqedoni Ivan Stoilkoviq, i cili thotë se “personeli i ambasadës serbe në Shkup është trajtuar sikur ai i ambasadës së Iranit”, ndërsa Irani konsiderohet si “sponsor i terrorizmit”.
Agjentët e BIA
Analistët thonë se të dy shkaqet mund të jenë shkas për keqësimin e gjendjes – përgjimet dhe Unesco. Eksperti Bojan Elek thotë për DW se përgjimet nuk janë një hap i jashtëzakonshëm, kur dihet se një agjent i BIA ishte pjesë e trazirave që kanë ndodhur në Parlamentin e Maqedonisë. Autoritetet e Serbisë pohojnë se këto përgjime janë drejtuar kundër Serbisë. Drejtori i Qendrës për Rajonalizim Aleksandar Popov, mendon se të gjitha këto ngjarje janë iracionale. “Kur bëhet fjalë për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në Unesco, kjo është pasojë e njohjes së Kosovës, e Kosovën e ka njohur ish-kryeministri Gruevski, me të cilën edhe SNS e Serbisë ka pasur raporte të ngushta. Kosovën e kanë njohur edhe shumë vende të tjera, të cilat e mbështesin edheb anëtarësimin e saj në Unesco, por kundër tyre nuk janë ndërmarrë masa të ngjashme. Raportet janë acaruar pas ndërrimit të pushtetit në Maqedoni, që nuk është sipas dëshirës së Beogradit”, thotë Popov.
Opinioni i Serbisë është mësuar që për çdo problem të presidentit Aleksandar Vuçiq të akuzohen forcat e jashtme. Kumtesat dhe shpjegimet kanë qenë shumë të paqarta, ndaj shkaku i vërtetë i tërheqjes së diplomatëve dhe krizës në raportet serbo-maqedonase nuk dihet. Bojan Elek pohon se këto masa janë të tepërta dhe kanë për synim krijimin e atmosferës së panikut dhe frikës.
Kujt t’i besohet?
Pushteti në Serbi pohon se ky vend e meriton titullin e kampionit të botës në kontributin për paqë dhe stabilitet. Aleksandar Popov paralajmëron se me masa të këtilla Serbia po shndërrohet në faktor destabiliteti në rajon. “Masat ndaj Maqedonisë janë të ashpra dhe të pazakonshme, që kontestojnë edhe kredibilitetin e Serbisë si faktor paqe në rajon”.
Popovi thotë se raportet me vendet e rajonit i ka përmirësuar pushteti i mëparshëm e jo ai i Vuçiqit. Ndërkohë që pushteti i tanishëm i ka ashpërsuar raportet me disa vende. Gazetat e afërta me pushtetin e kanë quajtur Zaevin “të afërt me qarqet mafioze, të cilat kanë për synim destabilizimin e Serbisë dhe futjen e saj në kaos”. Popovi thotë se këto media shpesh shkruajnë gjërat që politikanët serbë nuk duan t’i thonë vet. Hapat e Serbisë i ka kritikuar edhe ish-ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq, i cili tha se veprime të këtilla “nuk bëjnë as republikat banane”.
Bojan Elek pohon se Serbia po sillet në forma të ndryshme – si faktor i ruajtjes së stabilitetit por shpesh edhe si faktor destablizues në rajon. “Serbia ka kapacitete të mëdha për destabilizimin e rajonit dhe këto kapacitete po i përdorë edhe për qëllime të brendshme politike. Kjo nënkupton shkaktimin e krizave të përhershme dhe krijimin e bindjes për cenimin e Serbisë nga vendet fqinje, me qëllim ruajtjen e pushtetit në vend”.

Islamisti Olsi Jazexhi bën tifo për Partizanin e Beogradit, për inat të Skënderbeut



Publicisti islamik Olsi Jazexhi i njohur për urretjen e tij të skajshme kundër Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, ditën e nesërme do të bëj tifo pro skuadrës serbe Partizanit, për inat të Skënderbeut.
Madje, Jazexhiu ka premtuar se do të lutet nesër të tyrbja e Sulltan Muratit, në Gazimestan që nesër kaurri Skënderbe të pëson disfatë nga skuadra serbe në “Elbasan Arena”.
Jazexhiu ka shprehur frikën se Skënderbeu mund t fitoi nesër duke u bzaur në tezën e tij historike se Skënderbeu është nipi i serbëve, dhe ai i di çdo detaj të tyre.
Lutjeve të Olsi Jazexhiut i bashkohet edhe vëllau i tij siamez nga Kosova, Gëzim Këlmendi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...