Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/31

Albin Kurti thotë se dëbimi i 6 turqve u bë me dijen e Hashim Thaçit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar sërish lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova të cilit kishin leje qëndrimi.


“Kosova është Republikë Parlamentare, që ka president despotik e abuziv, dinak e persekutues, i cili ka marrë me qira një kryeministër i cili krejt çfarë ka dashur tashmë e ka. Demokraci e drejtësi do të thotë që këta gjashtë persona t’ia kthejnë ndjekjen autorit”, ka shkruar Kurti në facebook.

Lidhur me këtë temë Kryeministri Haradinaj ka ftuar për sot Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Edhe presidenti Thaçi gjatë ditës ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë ku edhe pritet të flasë për këtë çështje.

Qendra Edukative “Gülistan” në Kosovë : Ndalimi dhe ekstradimi i zyrtarëve është bërë në kundërshtim me ligjet e Kosovës”


“Gülistan” në Kosovë: Ndalimi dhe ekstradimi i zyrtarëve është bërë në kundërshtim me ligjet e Kosovës”

Qendra Edukative “Gülistan” në Kosovë ka reaguar edhe sot për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq njëherësh zyrtarë në këtë qendër.

Ata përmes një komunikate për media thanë se të ndaluarit posedojnë dokumente të qëndrimit të ligjshëm në Kosovë, dhe shtuan se ndalimi dhe ekstradimi i zyrtarëve është bërë në kundërshtim me ligjet e Kosovës.


“Mu për këtë presim nga organet dhe institucionet relevante të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura në lidhje me këtë veprim të paligjshëm”, thuhet në komunikatën nga Gulistan.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Sot me datën 29 Mars, kolegji “Mehmet Akif” u trondit me një ngjarje të pa precedencë që rezultoi me ndalimin e paligjshëm dhe më pas sipas raportimeve të mediave, në ekstradimin e paligjshëm në Turqi të zyrtarëve dhe udhëheqëve të saj në Kosovë. Ngjarja e tillë indinjoi stafin tonë, nxënësit dhe prindërit tanë.

Fillimisht dëshirojmë të theksojmë dhe informojmë opinionin e gjerë që të gjithë të ndaluarit, si dhe gjithë stafi ndërkombëtar i kolegjit “Mehmet Akif” posedon dokumente të qëndrimit të lijghsëm në Republikën e Kosovës. I gjithë dokumnentaiconi është në dispozicion për institucionet relevante, mediat dhe publikun e gjerë. Në këtë kontekts dëgjuam me vëmendje raportimet në media se vendqëndrimi i zyrtarëve të ndaluar qenka revokuar nga një vendim i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Na lejoni të përmendim se në rast të tillë, legjislacioni në fuqi në Republikën e Kosovës, përkatësisht, pika 3 e nenit të 6-të të Ligjit për të Huaj, parasheh të drejtën e ankesës në gjykatën kompetente, e drejtë që iu mohua arbitrarisht personelit tonë. Me fjalë të tjera, ndalimi dhe ekstradimi i zyrtarëve është bërë në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës. Mu për këtë presim nga organet dhe institucionet relevante të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura në lidhje me këtë veprim të paligjshëm.

Gjithashtu e vlen të theksohet se ekstradimi i kuadrit tonë bëhet në kohën kur shtetet perëndimore dhe evropiane me renome si Gjermania, Holanda, Franca, Suedia, Austria, Belgjika, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada kanë marrë në mbrojtje ligjore dhe politike personelin e shkollave të të njëjtit rrjet për shkak të frikës së persekutimeve, torturave dhe rrezikimit të jetës së të njëjtave në Turqinë e sotme të trazirave. Kjo ngjason me persekutimet të cilat popullata e Kosovës i ka përjetuar gjatë viteve të 90-ta nga regjimi i aparteidit dhe mbështetjes dhe mbrojtjes e cila iu është dhënë popullit të Kosovës nga po të njëjtat shtete. Për këtë konsiderojmë se ekstradimi i tillë është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane të Kosovës, aspiratat e saj për integrimeve veri-atlantike. Për më tepër, ësthë edhe shkelje e Kartës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që është kusht i anëtarësimit në Këshillin e Evropës, për të cilin Kosova sot aspiron. Si i tillë, është hap i dëmshëm për të ardhmen e Kosovës dhe fëmijëve të saj, që janë nxënësit tanë”.

“Së fund dëshirojmë të ripërsërisim misionin e shkollave tona: që së bashku të rrisim gjeneratat e reja, ndërtojmë kuadro të afta për të shpier Kosovën drejt botës së civilizuar, drejt një të ardhmeje evropiane. Duke qenë në Kosovë, që nga viti 1999, kemi përjetuar së bashku të gjitha sfidat dhe të arriturat që ka kaluar Kosova nëpër këto vite. Si të tillë kemi kontribuar në arsimin e rinisë së Kosovës, zhvillimin e kuadrove të reja si dhe përfaqësimin e denjë të nxënësve tanë, shtetas të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Për këtë dëhsmojnë medaljet e sumta të fituara nga nxenëesit tanë të cilat mund të vrojtohen në faqen tonë të internetit: http://www.mackkosova.com.


Edhe përkundër rastit të fundit, që shpresojmë të jetë i izoluar, ne vrullshëm dhe me përkushtim do të vazdhojmë punën tonë në arsimimin e gjeneratave evro-atlantike të të rinjve të Kosovës drejt një të ardhmeje të përbashkët me botën e civiziluar. Nga ky qëllim kthim prapa nuk ka.

Falënderojmë të gjithë miqtë tanë që nga prindërit dhe nxënësit tanë, mediat, deputetët, qeveritarët, popullin e Kosovës për mbështetjen e dhënë. Vetëm së bashku dhe me përkrahjen tuaj mund ta tejkalojmë këtë sfidë.


*****

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se askush nuk duhet të marrë vendime individuale siç kanë bërë Ministri i Punëve të Brendshme dhe Drejtori i AKI-së në lidhje më dëbimin e 6 qytetarëve turq.

Haradinaj ka thënë se ata janë shkarkuar pasi nuk e kanë informuar atë dhe për këtë ka thënë se në këtë mbledhje kanë qenë të ftuar zv.ministri i MPB-së dhe zv.drejtori i AKI-së.

Kreu i qeverisë ka thënë se situata të këtilla nuk duhet të përsëriten në të ardhmen. “Nëse ka përgjegjësi të tjera do të zbatohen. S’guxon askush më të marrë vendime individuale. Dy përgjegjësit e shkarkuar e kanë humbur besimin tim se nuk më kanë njoftuar për atë çka ka ndodhur”, është shprehur ai.

Edhe Qendra Edukative “Gülistan” në Kosovë ka reaguar edhe për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq njëherësh zyrtarë në këtë qendër duke thënë se ndalimi dhe ekstradimi i zyrtarëve është bërë në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Familjarët e turqve të arrestuar: Të deportuarit janë në burgun e Stambollit


Familjarët e gjashtë shtetasve turq, që të enjten u arrestuan në Kosovë dhe deportuan në Turqi, kanë kontaktuar me ta dhe kanë mësuar se janë në burg në Stamboll, konkretisht në Qendrën e Ndalimit në Stamboll.
Familjarët e turqve të arrestuar: Të deportuarit janë në burgun e Stambollit
Lajmin e ka konfirmuar avokati i të arrestuarit Osman Karakaya, Leutrim Syla.


“Familjet e konfirmuan se kanë kontaktuar me të afërmit e tyre, dhe tani të arrestuarit ndodhen ne Qendrën e Ndalimit në Stamboll”, tha Syla për KosovaPress.

Që nga dita e arrestimit familjarët kanë pasur dyshime se të arrestuarit nuk janë deportuar por janë mbajtur fshehur në Aeroportin e Prishtinës.

Plot 36 orë pa informacion dhe pa dokument arresti – Flet avokati i njërit prej të arrestuarve

Plot 36 orë pa informacion dhe pa dokument arresti – Flet avokati i njërit prej të arrestuarve (Video)

Plot 36 orë pa informacion dhe pa dokument arresti – Flet avokati i njërit prej të arrestuarve (Video)
Urim Vokshi avokati mbrojtës i zëvendësdrejtorit të kolegjit “Mehmet Akif”, Yusuf Karabina në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka sqaruar rrethanat e arrestimit të klientit të tij dhe pesë personave të tjerë gjatë ditës së djeshme.

Vokshi ka treguar se deri më tani kur kanë kaluar 36 orë, nuk kanë asnjë informacion zyrtarë për vendndodhjen e klientit të tij dhe të tjerëve.


“Kanë kaluar afër 36 orë dhe ende nuk kemi asnjë dokument zyrtar që mund të vërtetohet arsyeja e arrestimit apo deportimit të klientit të tij dhe pesë personave të tjerë”, u shpreh Vokshi.

Ai shtoi se klienti i tij është arrestuar në mënyrë flagrante.

“Fatkeqësisht unë si avokat nuk kamë asnjë informatë zyrtare për vendndodhjen e tij. Është arrestuar në mënyrë flagrante pa u treguar arsyeja e arrestimit, dhe pastaj i njëjti ka humbur kontaktet me familjen dhe avokatin…Nuk kemi pasur asnjë mundësi që ta takojmë edhe të kontaktojmë me klientin tonë”, ka thënë Vokshi.

Lidhur me deportimin e tyre në Turqi siç është raportuar nga mediat, Vokshi ka thënë se sipas familjarëve të tij këto mund të jenë dezinformata.

Vokshi ka thënë se familjarët besojnë fuqishëm që personat e arrestuar dje janë ende në Kosovë.

“Nga mediat truke dje e kuptuam që janë deportuar në Turqi, kështu edhe na u tha gojarisht edhe në stacionin policorë. Familjarët janë të shqetësuar për këto lajme që i janë dezinformata të mediave turke. Familja beson fuqishëm që ata ende nuk janë deportuar në Turqi”, tha Vokshi.


Ai shtoi se sot kanë mbajtur një takim me këshilltarët e kryeministrit Ramush Haradinaj ku kanë kërkuar informacione se të arrestuarit a gjenden në Kosovë apo janë në Turqi.

“Familjarët kërkuan që të jepen incizimet e Aeroportit të Prishtinës me të cilat do të mund të vërtetohej a janë deportu apo jo në Turqi”, u shpreh avokati mbrojtës i Yusuf Karabina.

Ai tregoi se nga të arrestuarit vetëm pesë janë zyrtar të kolegjit “Mehmet Akif” kurse personi i gjashtë është një kardiokirurg.

Telegraf 

A keni fakte zoti president Thaçi,që këto ti dëshmoni në Prokurori të shtetit ?


Thaçi: Kurti financohet nga Irani dhe takohet me njerëz të Putinit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një konferencë për media, lidhur me deportimin e shtetasve turq, ka komentuar edhe akuzat e lideri të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe opinionistëve se presidenti ka qenë në dijeni për arrestimin dhe deportimin e gjashtë turqve.

Thaçi thotë se sa i përket asaj që ka lexuar nga një opinionistë nga Shqipëria, thotë se “akuzat e tyre janë zero dhe janë njerëz dhe zëra të atyre që kanë djegur Shqipërinë në vitin 1997, por këtë në Kosovë nuk do t’ia arrijnë”.


Sa i përket lideri të Vetëvendosjes, Thaçi tha se Kurtit iu ka bërë obsesion emri i tij, prandaj porositi gazetarët që ta pyesin atë [Kurtin] për ekipet e Vetëvendosjes që i çon ai në trajnimin në Stamboll.

“Është mirë t’ju tregoj juve se kush i çon ekipet e tij të rregullta mujore në trajnime në Stamboll. Kush janë atë njerëz që i trajnojnë dhe financojnë këta njerëz të VV-së. Kurti duhet të tregoj edhe kush janë njerëzit nga Irani, që ia financojnë partinë dhe atë personalisht. Për këtë mund t’ju tregojë edhe Glauk Konjufca. Përgjigjen e dinë ata, e di edhe unë. Lë ta dijë edhe populli i Kosovës”, tha Thaçi, raporton Telegrafi.

Më tej Thaçi tha se “Kurti duhet të tregojë edhe për lidhjet e tij me njerëzit e Putinit që janë instaluar në Ballkanin Perëndimor dhe me të cilët takohet nganjëherë në vende të ndryshme të Ballkanit dhe jashtë”.

“Ai njeri është dhe ideatori dhe njerëzit e rrethit të tij themeluesit e organizatës terroriste ‘Syri i Popullit’, që ka përpiluar lista për ekzekutimin e njerëzve në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri”, tha Thaçi, duke akuzuar Kurtin se agjenda e tij përputhet me atë të Serbisë që nga Rambujeja.

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në Agjencionin Floripress janë të rezervuara

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal  të Agjencionit informativ "Floripress" janë të rezervuara

Kushtet për kopjimin e përmbajtjeve nga Agjencioni Floripress:

Kopjim falas të përmbajtjeve nga Agjencioni Floripress jashtë këtyre kushteve është e lejuar vetëm me pajtim të redaksisë së Agjencionit Floripress  gjegjësisht me Editorin  dhe kryeredaktorin e agjencisë "Floripress",zt.Flori Bruqi.

Lejohet kopjimi falas i lajmeve, raporteve dhe shkrimeve tjera nga Floripress , vetëm sipas kushteve në vijim:

- Lejohet të kopjohet më së shumti 50  % nga përmbajtja e tekstit,

- Në fund të tesktit të kopjuar, duhet të vendoset një fjali “tekstin e plotë mund ta lexoni këtu”, ndërsa me fjalën “këtu” të ndërlidhet linku i tekstit të plotë origjinal në floripress.blogspot.com

- Nëse teksti është shkruar nga një autor konkret nga Floripress , në tekstin e kopjuar, medoemos duhet të shkruhet dhe emri i autorit.

- Titulli i tekstit duhet të fillojë me fjalën “Floripress ” dhe me shenjën e pikësimit “dy pika” (psh. “Floripress ”: më kanë lustruar pa asnjë faj”)

- Lejohet të kopjohen më së shumti pesë përmbajtje në ditë.

Ndalohet kopjimi falas i kolumnave të publikuara nga Floripress  përpos nëse është arritur marrëveshje me kryeredaktorin e Floripress Pa marrëveshje të tillë, lejohet që falas të kopjohet vetëm një pjesë e kolumnës, ku:

- Pjesa e kolumnës mund të jetë e gjatë më së shumti 30 rreshta nga teksti origjininal i publikuar në Floripress .

- Titulli i pjesës së kopjuar detyrimisht duhet të fillojë me frazën e cila përmban emrin e autorit të kolumnës dhe fjalët “për Floripress ”, ku do të pasojë shenja e pikësimit, dy pika, (psh. “ Albani  për Floripress : shqiptar , amerikanë dhe mercenarë”).

- Në fund të tekstit të kopjuar, duhet të vendoset dhe një fjali: “kolumnën e plotë mund ta lexoni këtu” , ndërsa fjala “këtu” të ndërlidhet me linkun e tekstit origjinal të floripreess.blogspot.com

Kopjimi i videove dhe fotografive është e lejuar vetëm me marrëveshje me  Editorin -kryeredaktorin e floripress.blogspot.com

Ai që do të publikojë përmbajtje (lajm, raport ose shkrim tjetër) jashtë kushteve për kopjim falas, detyrohet që botuesit të Floripress  ti paguajë dëmshpërblim prej 1.000 €urove   për një përmbajtje.

Ai që publikon kolumnë jashtë kushteve për kopjim falas është i detyruar që botuesit të Floripress detyrohet të paguajë dëmshpërblim prej 2000 €urove  për një kolumnë. Botuesi këtë shumë të parave tërësisht do t’ia përcjellë (paguajë) njerëzve të varfër në Republikën e Kosovës.

Ai që do të publikojë video ose fotografi jashtë kushteve për kopjim falas është i detyruar që botuesit të Floripress-it ti paguajë dëmshpërblim prej 3000 €urove  për një video ose një fotografi. Botuesi këtë shumë do t’ia përcjellë (paguajë)njerëzve të varfër në Republikën e Kosovës.



Për shkeljen e këtyre kushteve, botuesi i Floripress  autorizon përfaqësuesin e tij ligjor që të ndërmer masa ligjore kundrejt shkelësve të kushteve.

Redaksia Floripress-Prishtinë

E-mail: ptcflomed@yahoo.co.uk 

RaiffesenBanka    Prishtinë Xh.llog N.T.P Flomed : 1501110000655404

Sali Berisha, ka thënë se qytetarët po protestojnë kundër “plaçkës Rama”

Shikoni se çfarë rreziku marrin përsipër disa drejtues mjetesh për të shmangur tarifën e vendosur së fundmi në “Rrugën e Kombit”.
Eshtë thjesht çështje kohe deri sa të ndodhë ndonjë aksident rrugor katastrofal….!
Siç shihet, një makinë futet kundravajtje në autostradë.



Ka nisur protesta tek rruga e kombit. Në disa momente ka pasur dhe konfrontime me policinë. Protestuesit kane bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Protestuesit përplasen me policinë.

Protestuesit qëllojnë me gur në drejtim të policisë dhe traut.

Banorët e Qarkut të Kukësit do ta shprehin sot me protestë kundërshtimin për tarifën për të qarkulluar në Rrugën e Kombit, edhe pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa.

Qytetarë, përfaqësues të biznesit dhe këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike do të bëhen bashkë në vendin ku paguhet tarifa e rrugës.

Protesta pritet të nisë në orën 11:00. Organizatorët theksuan se protesta do të jetë paqësore dhe kërkesa është heqja e taksës.

Qytetar: “Taksa ndikon direkt në familjet tona, në jetën tonë të përditshme.”

Si një ndër qarqet më të varfëra në rang vendi, Banorët e Kukësit, thonë se tarifa prej 5 euro për të kaluar tunelin e Thirrës është shumë e shtrejtë.



Qytetar: “Penalizuar është vetëm Kukësi, askush tjetër.”

Në Bashkinë e Kukësit, rreth 6 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike, deri në 4 500 lekë, ndërsa 4 700 persona janë të papunë.

Qytetarët thonë se kjo tarifë do ta përkeqësonte gjendjen e tyre, ndërsa tregtarët paralajmërojnë rritje çmimesh.

Tregtar: “Do të sjellë rritje çmimesh dhe varfëri të madhe.”

Ashtu si pak ditë më parë, protestës pritet ti bashkohen edhe drejtues kamionësh dhe qytetarë nga Kosova të cilët që në fillim kanë shprehur kundërshtimin me pagesën për rrugën e Kombit.

Për efekte negative, flasin edhe kryetarët e Bashkive të Prizrenit dhe Kukësit, teksa kërkojnë një zgjidhje lehtësuese mes qeverive të dy vendeve

Bashkim Shehu: “I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që të ulen, të bashkëbisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më lehtësuese.”

Pagesa për rrugën e Kombit nisi të aplikohet të mërkurën, ndërsa tarifat varioojnë nga 2.5 euro për motorë, në 5 euro për makina e vogla e deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.



Pranë tunelit të Kalimashit ka nisur protesta kundër vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit.

Mësohet se situata është tensionuar menjëherë dhe protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.
Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë.

Qytetarë dhe tregtarë të shumtë kanë mbyllur qepenat e dyqaneve për t’iu bashkuar protestës në Tunelin e Kalimashit.

Protesta është thirrur nga aktivistë dhe qytetarë të Kukësit, të cilët përmes protestës kërkojnë heqjen e taksës rrugore.


Qindra protestues janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore në Rrugën e Kombit në Kalimash dhe kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke e goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.

Paraprakisht njoftohet se kanë mbetur të lënduar 5 pjesëtarë të forcave të policisë, si dhe 12 qytetarë.

Qytetarët u mblodhën në protestë për të kundërshtuar taksën, të cilën ata e konsiderojnë shumë të lartë.

Shkaktari i trazirave për rrugën e kombit tradhtari Edvin Kristaq Rama,thonë kukësjanët 


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar ashpër protestuesit, duke thënë se ata do të përballen me ligjin.


Qeveria e Shqipërisë ditë më parë mori vendim për vendosjen e taksës prej pesë eurosh në Rrugën e Kombit.

Kjo taksë u kundërshtua nga qytetarët e veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët thanë se tarifa është shumë e lartë.

Opozita e Shqipërisë ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se “Taksa Rama në Rrugën e Kombit është grabitje e dyfishtë e shqiptarëve dhe barrierë shtesë mes Shqipërisë dhe Kosovës”.


Kryetarja e partisë opozitare shqiptare, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, përmes një postimi në Facebook tha se revolta e qytetarëve në Kukës është “shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit”.


Edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se qytetarët po protestojnë kundër “plaçkës Rama”, duke shtuar se policia ka përdorur “dhunë të turpshme” ndaj protestuesve.


Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendimin për këtë tarifë e kishte arsyetuar duke thënë se: “Rruga e Kombit është një aks strategjik, i cili rrezikohej seriozisht në sigurinë e në qëndrueshmërinë afatmesme, nëse nuk do të ndërhyhej me vendosjen tarifës për përdoruesit”.

Ndërkohë, Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për medie, ka konfimuar ndalimin përkohësisht të qarkullimit në pikën kufitare Vërmicë - Morinë nga autoritetet e Shqipërisë.

“Ndalimi qarkullimit nga autoritetet e Shqipërisë, është bërë për arsye të protestës që po mbahet nga qytetarët në afërsi të tunelit të Kalimashit dhe në pamundësi për të lëvizur automjetet dhe për shkaqe të sigurisë së qytetarëve nuk lejohet qarkullimi - hyrja e automjeteve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Policia e Kosovës.

Rruga e Kombit, autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, filloi të ndërtohej në vitin 2006 dhe përfundoi në vitin 2010, me ndërtimin e Tunelit të Kalimashit. Kostoja e kësaj rruge ishte rreth 2 miliardë euro.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...