Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/04/12

Gjurmë Përjetësie në Figurën e Ukshin Hotit

Mr. Ramazan Fetahu,Prizren 

Kohët e vështira i nxjerrin në pah heronjët e vet. Në kohë lufte njihet dëlirësia e paqës, dhe në kohë paqe njihet realiteti i luftës. Të dy dimensionet si ai i luftës edhe ai i paqës janë të mishëruara në figurën e Ukshin Hotit.

Me të drejtë Ukshin Hotin mund ta quajmë mbreti-filozof sipas zhargonit Platonik. Sipas Platonit politika është realizimi i shpirtit. Ai fliste për një shtet ideal i cili më tepër i përngjanë imagjinatës sesa realitetit. Rrugët për arritjen e shtetit ideal janë niherit edhe shkallët e përndritjes shpirtërore, dhe pjekjes intelektuale të njeriut.

Gjurmë Përjetësie Në Figurën E Ukshin Hotit | Mr. Ramazan Fetahu

Njeriu është zoon politikon i cili synon ta realizojë vetën në sferën publike. Tek Ukshin Hoti ideja e shtetit (kosovar) – komb shqiptar më tepër i ngjante një imagjinate të shfrenuar se sa një realiteti të mundshëm. Ajo që Ai endërroi me sy hapur sot është një realitet i prekshëm për ne, por imagjinata e tij prej intelektuali dhe filozofi shkon më tepër se kaq, saqë vazhdon të jetë akoma imagjinat edhe në kohët tona.

Bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të vetëm është një domosdoshmëri organike, natyrore. Të gjitha tokat shqiptare janë një trup i vetëm dhe çfarë do lloj copëtimi i pegon funksionimin e pjesës tjetër.



Ukshin Hoti bashkimin kombëtar e shikonte si balancim mes dy blloqeve të mëdha poltike. Me krijimin dhe ngritjen e një subjekti politik Kosovar, SHBA, dhe aleatët e saj do të ngrisnin ndikimin e tyre në Ballkan kundrejt BRSS, dhe kështu do të arrihej një balancë forcash edhe në terenin gjeografik të Ballkanit.

Por ai nuk ishte aq naiv sa të besonte pasivisht në këtë ide. Duke qenë se BRSS, së bashku me të edhe Komunizmi po shkonin drejtë zhbërjes, në Shqipëri vetëm se Komunizmi kishte marrë fund dhe në Kosovë ishte në grahmat e fundit, Ai e pa zgjidhje vendosjen e Demokracisë. Kjo demokraci thotë ai: Duhet ndërtuar dhe jo imituar. Çdo lloj demokracie e imituar është vazhdimsi e sistemit paraprak.

Krijimi i një demokracie e cila është në harmoni me gjenin shqiptar. Kjo bëhet duke u nisur nga ekzistenca, dhe më pas rezistenca, nga fakti i “Çfarë-sisë” (çfarë jemi ne), së të qenit, drejtë “Si-në” e të bërit (ata që duam të bëhemi). Ukshin Hoti i mëshon shumë këtij fakti ku i kundërvihet Ismail Kadaresë duke i thënë: ”Si shqiptar dhe iliro-shqiptar, u linda këtu ndër të parët dhe nuk erdha nga askund. Askujt, madje as Evro-Amerikës, nuk do të provoj t`i vardisem me ndërrimin e fesë Islame dhe as të emrit ”, përkundrejtë Kadaresë i cili orvatet të krijojë një realitet virtual për shqiptarët, duke u nisur nga ideali për të zbritur tek realiteti, për të qenë në përputhje me orientimet e perëndimorëve.



Në librin “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, Ukshin Hoti shprehet qartë derisa thotë: “Shqipëtarët u përcaktuan për diç tjetër dhe ajo do të ndërtohet, deshën apo nuk deshën të tjerët. Akceptimin i një demokracie të tillë do ta bëjë edhe Europa, pavarësisht nga dëshira e atyre që deshën të imponojnë zgjidhje të tjera”.

Zgjidhjen e çështjes shqiptare Ukshin Hoti e sheh vetëm në prizmin e realitetit duke përparuar drejtë idealit, dhe jo e kundërta. Për realizimin përfundimtar të planit të tij madhor janë dy probleme apo rrugë kryesore:

– Krijimi i një sistemi demokratik të mirëfilltë të lindur dhe të zhvilluar në përputhje me shabllonin shqiptar

– Krijimi i një trupi të vetëm, qoftë duke i zbukuruar kufijtë tanë me lule, duke i zbutur në mënyrë që të krijohet një frymë dhe një aromë më e ëmbël ndërshqiptare.

Për nga aspekti zhvillimor, që nga koha e Ukshin Hotit nuk është se kanë ndryshuar shumë rrethanat dhe ngjarjet. Në këtë 10 vjetor të pavarësisë së Kosovës refrenin e Ukshin Hotit e përsëriti kryeministri i shqipërisë Edi Rama në ambientet e parlamentit të Kosovës. Ndër të tjera Rama tha: Ajo që ishte ëndërr dikur, sot është realitet, dhe ajo që mund të imagjinohet sot mund të jetë realitet nesër. Ukshin Hoti këtë e kishte thënë dhe imagjinuar qysh para 25 viteve, dhe në rrethana shumë më të vështira.

Si rëndom që ndodhë tek ne, si në para 25 viteve edhe tani pati replika të forta kundra këtyre fjalëve të Ramës për president të përbashkët që në një formë është indikacion për bashkim kombëtar.



Kritikat argumentoheshin kinse kjo ide cenon sovranitetin e Kosovës, dhe nuk është në përputhje me planet e ndërkombëtarëve. Përveq asaj kjo deklaratë e Ramës zgjoi nga gjumi edhe antikombëtarët dhe armiqtë e hershëm të Ukshin Hotit. Gjithashtu sporadikisht pati reagime edhe nga të huajt për deklaratën e Edi Ramës.

Këtyre deklaratave me gjuhën e Ukshin Hotit do ti thonim –vullneti i përbashkët, i sinqertë dhe moral në krijimin e një trupi të pandarë do të akceptohet dhe pranohet me shumë respekt nga të gjithë, përfshirë këtu edhe ndërkombëtarët, sepse ajo do të bëhej në koordimin me interesat e tyre dhe realizimi i saj vetëm se do të rriste faktorizimin e tyre.

Ajo që kërkohet është vetëm formimi i një gjenerate të re me ideale të larta moralo-politike e cila do të krijojë dhe kultivojë një politikë origjinale shqiptare. Vetëm në ato kushte do të flitej për gjërat madhore për të cilat sot trumbeton Rama. Mos ekzistimi i një fryme të tillë që beson fuqimisht në idealet e saj e bënë që deklara të tilla të duken të parealizueshme dhe utopike.

Ideali i Kombit që ka filluar me Lidhjen e Prizrenit dhe është ushqyer nga Ukshin Hoti do të ecë drejtë realizimit të tij në përjetësi. Përjetësia në kuptimin Platonik krijimi i një shteti ideal shqiptarë në krye me filozofin-mbret.

“Kidnapimi i 11 vjeçarit” inskenim për letra të Belgjikës

“Kidnapimi i 11 vjeçarit” inskenim për letra të Belgjikës (VIDEO)


Ditë më parë u raportua se një 11-të vjeçar është kidnapuar nga disa persona të panjohur në Shtime.

Por i gjithë rasti sipas policisë ka qenë inskeim nga vetë 11 vjeçari.

“Lidhur me rastin e rrëmbimit të fëmijës 11 vjeçar nga Shtimja, rast ky i raportuar më 08.04.2018, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë hetimit të rastit, intervistimit të të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, nxjerrjen e video –incizimeve në disa lokacione në qytetin e Ferizajt, kanë arritur në përfundim se nuk ka të bëjë fare më rrëmbim”.

“Zbardhja e këtij rasti, i cili në masë të madhe e shqetësoi mbarë opinionin, është arritur pas sigurimit të të gjitha provave relevante, ndërkaq, sot, në prani të punëtorit social dhe të psikologes, është intervistuar i mituri, (E.T.), i cili e ka pranuar se rasti është inskenuar. Sipas tij, rastin e ka inskenuar bashkë me dy djemtë e axhës së tij, me punë në Belgjikë, (V.T.21 vjeç dhe D.T.19 vjeç)”.

“I mituri, E.T. gjithashtu ka deklaruar, se rastin e kanë inskenuar me qëllim që i njëjti të përfitoj dokumentacionin valid të shtetit të Belgjikës”.

“Pas grumbullimit të të gjitha provave, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, janë vënë në kërkim të kushërinjve të të miturit, por sipas familjarëve të tyre ata tashmë ishin kthyer në Belgjikë me të njëjtën veturë me të cilën edhe e kishin inskenuar rastin e rrëmbimit”.

“Policia e ka intervistuar edhe babain e të miturit, (A.T.), i cili e ka pranuar dhe vërtetuar se rasti është inskenuar, por sipas tij, ai nuk kishte qenë në dijeni”.

“Lidhur me hetimet e këtij rasti, është njoftuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt si ,”Lajmërim apo kallëzim i rremë, ndërsa SRH do të vazhdojë me hetimet e mëtejme të rastit”.

Vatikani goditet nga një tjetër skandal, zbulohen 64….


Image result for vatikani

Vatikani është rezidenca e Papës në Romë mbi Bregun Vatikano (Monte Vaticano). Asaj i është bashkangjitur edhe Kisha e Petritit. Ka diku 1 000 Halla, Dhoma dhe Kapella ndër të cilat kanellën gjashtëkëndore që është dekoruar nga Rafaeli. Po ashtu në Vatikan gjendet Arkivi me libra dhe përmbledhje kulturore që konsiderohen si burimi më i vlefshëm i dokumenteve.


Map of Vatican City

Ati i Shenjtë informon se ka thirrur me urgjencë në Romë peshkopët kilianë për të dialoguar mbi vendimet që duhen marrë me vlerësimet e rastit ndaj informacionve të shtrembëruara që kanë mbëritur deri më sot nga kisha kiliane.

Dëshmitë e kësaj dosje kanë zbardhur abuzimet seksuale të kryera ndaj mjaft fëmijëve nga prifti e guida e tyre shpirtërore, kiliani Fernando Karadima e që janë mbajtur fshehur nga peshkopi Juan Barris Madrid.


Vatikani goditet nga një tjetër skandal, zbulohen 64….

“Dëshmitë e mbledhur në Kili mbi rastet e pedofilisë nga kleri vendas dëshmojnë mjaft jetë të pafajshme të kryqëzuara e kjo më shkakton dhimbje e turp,”-shkruan Ati i Shenjtë.

“Pranoj se kam bërë gabime serioze të vlerësimit dhe të perceptimit të situatës për shkak të mungesës së një informacioni të vërtetë e të balancuar,”- shprehet Papa Francesku.

Rossiya-24 : Bëhuni gati për luftë bërthamore

Televizioni shtetëror rus: Bëhuni gati për luftë bërthamore


Rusët janë këshilluar që të grumbullojnë ushqimet më të mira në strehimoret e Luftës së Tretë Botërore, për shkak të tensioneve në Siri të cilat mund të çojnë në konflikt global.
Transmetuesi shtetëror rus Rossiya-24 ka sugjeruar furnizimet ideale për mbijetesë dhe paketimin e jodit për të mbrojtur trupin nga radiacioni, transmeton portali arbresh.info.
Shikuesve u është thënë që të paketojnë oriz që mund të ruhet deri në tetë vite, bollgur për tri deri në shtatë vite, por të heqin dorë nga hikërrori i preferuar rus, i cili zgjatë vetëm një vit.
“Natyrisht, ju mund të mbijetoni me mish të konservuar për një kohë të gjatë, deri në pesë vjet, ndërsa peshku i konservuar ka afat deri në dy vjet”, thotë prezantuesi rus.
Prezantuesi televiziv Alexey Kazakov tha: “Jeta në nëntokë do të jetë e zorshme për ata që duan gjërat e ëmbla. Çokollatat, ëmbëlsirat, qumështi i kondensuar, të gjitha këto duhet të lihen prapa.
“Po, glukoza është burim i madh energjie, por ëmbëlsirat shkaktojnë etje, dhe uji do të bëhet burimi më i çmueshëm për banorët e strehëve bërthamore”.
Më tej ekspertët kanë thënë se duhet të merret sa më shumë ujë, sepse njeriu mund të jetojë disa javë pa bukë, por pa ujë deri në tri ditë vetëm mund të shtyhet.
Këto këshilla të rusëve vijnë pas kërcënimeve të Donald Trumpit për ndërhyrje ushtarake në Siri, ndërkohë që Britania gjithashtu ka konfirmuar përfshirjen.

RAMA IK!

Deputetët e opozitës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë , bllokuan foltoren në sallë


Ç’ndodhi në Kuvend, 5 ndërprerje seance, miell e shishe Ramës! “Tre koka të prera”

Opozita kishte parashikuar një përballje të fortë me Edi Ramën në Kuvend, por kërkesa e tyre bazike u përqendrua në një: Përjashtimin e Ramës nga Kuvendi. Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, tha se pa u përjashtuar Rama nga salla e Kuvendit nuk do të ketë punime normale. Kështu, të gjithë deputetët e opozitës bllokuan foltoren në sallë duke mos lejuar asnjë deputetë të mbajë fjalë. Kjo shënoi ndërprerjen e parë. Me nisjen e seancës, deputetët Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu hodhën miell në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Sërish ndërprerje.


Mes tensioneve, opozitës në këmbë, dhe me zhurmën e goditjes së tavolinave me duar nga deputetët e opozitës, seanca nisi sërish për tu ndërprerë shumë shpejt.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin dhe nxjerrjen nga salla të tre deputetëve që qëlluan ndaj kryeministrit. Ruçi ndërpreu sërish seancën. Në nisje, deputetët e opozitë qëlluan me letra dhe me një shishe uji ndaj kryeministrit Rama dhe përfaqësuesit të këshillit të ministrave që ndodheshin në karriget e tyre. Seanca u ndërpre sërish.

Por opozita pretendon për një situatë jo të drejtë, pasi teksa u përjashtuan tre deputetë demokratë, asgjë e tillë nuk i ndodhi minsitrit Ditmir Bushati, i cili sipas opozitës, qëlloi me shishe ndaj deputetëve. Në të gjithë këtë situatë, kryeministri Edi Rama u mundua të jetë i qetë, dhe situatën e parë me miellin e kaloi duke pirë ujë dhe duke hequr më tej xhaketën e mbushur me të bardhë. Me goditjet me letra dhe shishe, kreu i qeverisë po ashtu kërkoi largimin e tyre, të cilët hapën edhe një çadër për sigurinë e tij.

Në kushtet e bllokimit të foltores, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kaloi direkt në votimin e rendit të ditës, duke i dhënë shumë shpejt fund seancës.

Në përfundim, kryeministri Rama zgjodhi të dalë nga dera e pasme e Kuvendit, dhe jo nga dera kryesore ku dalin të gjithë deputetët.

Opozita e bashkuar, PD dhe LSI, kërkuan përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga punimet parlamentare, pasi dy seanca më parë kreu i qeverisë ofendoi dhe fyeu shqiptarët kur tha se janë popull që nuk i ngrihet.

 Duke i krahasur me organin gjenital mashkullor, shefi i mazhorancës ju referua shpirtit të protestës të shqiptarëve, fyerje që erdhi pak para se kuksianët të ngriheshin në protestë kundër taksës së dyfishtë për Rrugën e Kombit. Edhe pse e kërkoi zyrtarisht përjashtimin e Ramës, Byroja e Kuvendit e rrëzoi kërkesën e një grupi deputetësh të LSI-së, duke mos ndëshkuar kryeministrin.

2018/04/11

Krenaria kombëtare në shkencë shqiptare

Personazhe që pasurojnë jetën e Kombit Shqiptar

Akademik Prof.Dr.Skënder Kodra,Ph.D  ,psikiatri  i klinikave të  mëdha në SHBA,si meteor pasuron historinë kombëtare


Fotografia e Skender Kodra



Sekretari  i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane Akademik  Dr.Namik Muhedin Shehu ,më dt.18 maj 2008 në përurimin e librit tim “Guximi shqiptar” për profesor Skendër Kodrën tha  : “Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra  është një personalitet shkencor dhe një person i devotshëm dhe i aftë në kryerjen e detyrës së Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York”.

Fotografia e Skender Kodra


Rrugëtimi  tij  drejt lirisë dhe pavarësisë, ka qenë i mundimshëm,por edhe shumë heroic gjatë luftës së fundit në Kosovë!

Fotografia e Skender Kodra

Këtë rrugëtim   dhe sacrifice Skendër Kodra më të birin e tij ,populli i Kosovës, nuk e  harron dot.

Kosovarët dhe të gjithë shqiptarët jemi  krenarë  me ju Z.Skendër Kodra .

Fotografia e Skender Kodra
Në njërën anë, kur Kosova shënoi 10 vjetorin e pavarësisë së saj, dhe tash sot po e kremtojmë me krenari 50 vjetorin  Tuaj të   veprimtarisë shkencore, si  dhe  atë atdhetare  të  një shqiptari që këmba –këmbës ndiqej nga UDB-a dhe kazamatet Sllave ,sot  për njeriun tonë –njeriun e dijës dhe sacrificës –ne  ushtarët tu   të  artit,kultures  dhe shkencës  (burra, djemë ,vajza  dhe gra) jemi krenarë që të kemi në mesin tone.

Fotografia e Skender Kodra

Ju  që 50 vjetë ,  për të mirëm e e shqiptarisë  po i bashkoni shqiptarët si mishi më thoin që është edhe   një garanci e  mirë e sigurisë, stabilitetit dhe e qëndrueshmërisë së shqiptarëve në trollin e tyre stërgjyshëror !
Fotografia e Skender Kodra

Poashtu  Ju  me  partnerët tanë strategjikë  dhe NATO-n  , po  e përkrahni plotësisht  procesin  me vlerat e juaja  humanitare   që ju po e trasoni thellë  në  shërbimin  e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.



Shqiptaria  mburret me ju!

Qofsh  i bekuar përjetë e mot Ti – Meteori ynë që   po e   pasuron  jetën e Kombit Shqiptar !

Flori Bruqi

Kush e vrau Sokol Olldashin?




Sokol Olldashi (lindi më 17 dhjetor 1972 në Durrës dhe vdiq më 20 nëntor 2013) ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Deputeti Sokol Olldashi.jpg

Shkollimin e mesëm e kreu në vendlindje, Durrës, ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Albania, Rilindja Demokratike, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN, pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe, në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.

Image result for sokol olldashi
Në vitin 2005 i ngarkohet detyra e Ministrit të Rendit, të cilën e dorëzoi për t'u kandiduar në postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë më 2007. Pas "humbjes" së këtij kandidimi, nga viti 2007, mbajti postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë. Në korrik të 2013, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike, dhe dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit të partisë, ai kandidon për kryetar partie, përballë Lulzim Bashës, në zgjedhje të debatuara për moskorrektesë, dhe nuk fiton. Ishtë njohës i gjuhës angleze dhe italiane
Image result for sokol olldashi

Më 20 nëntor 2013, Sokol Olldashi vdiq pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Krrabë .
Aksidenti ndodhi në mbrëmje, shkak i aksidentit ka qënë lagështia dhe shpejtësia e lartë me të cilën Olldashi ka udhëtuar, makina e tij për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme

(Flori Bruqi)



****


Kush e vrau Sokol Olldashin?




Që e kanë vrarë nuk ka asnjë dyshim. Nuk dua të përsëris këtu gjithë të dhënat që kanë dalë në shtyp për versionin e vrasjes. Unë e kam vizituar vetë vendin e “aksidentit” para se atë ta tjetërsonin me ekskavator. Është e sigurt se në atë vend, me atë lloj automjeti ultramodern, Olldashi jo vetëm që nuk mund të ketë gjetur vdekjen me ato plagë që pati, por vështirë se do të ishte lënduar më tepër se për të kaluar një natë në spital. Që nuk duan të zbulohen vrasësit as për këtë gjë nuk ka dyshim. Parakushti që të zbulohen vrasësit është që të pohohet zyrtarisht se bëhet fjalë për vrasje dhe jo për “aksident”. Këtu nuk është problemi tek praktika e punës me pista e Policisë dhe Prokurorisë.

Image result for sokol olldashi
Në rastin e vdekjes së Olldashit është e vështirë që të konsiderohet çdo pistë tjetër veç asaj të vrasjes. Por Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk duan që t’ a zbulojnë vrasjen e Olldashit. Pse? Shumë socialistë thonë si nën zë se Olldashin e kanë vrarë, por e vërteta nuk mund të zbulohet se në Polici dhe në Prokurori ka akoma shumë njerëz të Berishës. Kjo më tepër është një alibi për moszbulimin e së vërtetës. Nëse do të donin Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme, të cilët me këtë Polici që kanë mbyllën në një ditë gjithë lokalet e lojërave të fatit të Shqipërisë, shembën pallate me tritol dhe bënë gjithë ato punë të tjera me të cilat mburren çdo ditë, do të kishin krijuar fare lehtë një grup ekspertësh në Polici për të hetuar vrasjen e Olldashit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Prokurorinë. Përderisa Edi Rama gjeti prokurorë që pranuan të lëshojnë urdhër arresti për kryetarin e Bashkisë së Kamzë, në kohën që kryetari i Bashkisë së Vlorës, që është në ndjekje penale gjithashtu, drekon me Kryeministrin, fare lehtë do të kishin gjetur një ekip prokurorësh për t’ u marrë siç duhet me çështjen e Olldashit.


Përse Edi Rama nuk do që të zbulohet e vërteta e vdekjes së Olldashit? Për të njëjtën arsye që nuk do që të zbulohet e vërteta e shpërthimit te shtylla e tensionit të lartë në Kurbin. Këtu lind pyetja: Kujt i interesonte politikisht vdekja e Sokol Olldashit?


Image result for sokol olldashi

Vdekja e Olldashit u interesonte njërit nga dy politikanëve kryesorë në vend: Lulzim Bashës (Sali Berishës), ose Edi Ramës. Në pamje të parë duket se vdekja e Olldashit i konvenoi Bashës dhe Berishës. Olldashi qartësisht ishte duke e përçarë PD-në dhe duke krijuar një fraksion, duke pasur mbështetjen e një numri jo të vogël deputetësh brenda grupit parlamentar të PD-së. Ky fraksion do të krijonte një parti të re. Në rrethana të tjera Basha dhe Berisha do ta shihnin këtë gjë si shumë të dëmshme, por në rrethanat që është PD sot, fraksioni i Olldashit do të ishte alibia perfekte për humbjen e paevitueshme të dy palë zgjedhjeve që e pret PD-në: zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Partia e re e Olldashit do të përdorej nga Basha dhe Berisha ashtu siç u përdor partia e Pollos në kohën kur PD ishte herën e parë në opozitë, pra si një alibi për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001 dhe të zgjedhjeve vendore të vitit 2003. Ashtu si Pollo, edhe Olldashi ishte i krishterë ortodoks, pra i përkiste një komuniteti vetëm një pakicë e të cilit e mbështet PD-në.
Image result for sokol olldashi


Prandaj ai nuk mund të shkëpuste ndonjë gjë të madhe nga anëtarësia dhe votuesit e PD-së. Olldashi mund të bëhej i rrezikshëm nëse bashkohej me partinë e Bamir Topit, por Basha dhe Berisha e dinin se Olldashi ishte ambicioz dhe nuk do të pranonte kurrë që të bëhej nr. 2 në partinë e Topit, gjë që nuk e pranoi as Kreshnik Spahiu. Ashtu siç i shërbeu Berishës dalja më vete në zgjedhje e Topit dhe Spahiut, ashtu do t’ i shërbente dhe dalja më vete e Olldashit dhe Topit.

Image result for sokol olldashi

Por në lojën politike ishte dhe faktori Edi Rama. Arsyeja kryesore që Sokol Olldashi po shkëputej nga PD ishte që ai të siguronte nga Edi Rama imunitetin faktik, pra që nuk do të arrestohej për shpërdorimet që kishte bërë me detyrën gjatë tetë viteve që kishte qenë ministër, me një ndërprerje prej dy muajsh kur kandidoi për kryetar bashkie në Tiranë, në 2007. Dhe Olldashi kishte qenë në ministri me shumë para, ku ishin bërë shumë abuzime. Vërtet që nuk ishte Edi Rama ai e nxiti Olldashin që të kandidonte përballë Lulzim Bashës për postin e kryetarit të PD-së, por ishte Edi Rama ai që e nxiti Olldashin të bënte provokatorin, duke thënë se zgjedhjet në PD qenë të manipuluara. Që nga korriku kur Olldashi shpalli kandidaturën dhe deri në nëntor kur vdiq, janë mbi 300 telefonata midis tij dhe Edi Ramës dhe kuptohet që tema e bisedës nuk ka qenë eksperienca e tyre e përbashkët si kandidatë për Kryetarë Bashkie në Tiranë në 2007. Por Edi Rama për ta nxitur Olldashin i premtoi atij para për të financuar përçarjen e PD-së, si dhe i premtoi që ta lejonte të fitonte bashkinë e Tiranës nëse do të kandidonte në 2015. Olldashi natyrisht nuk besonte shumë në premtimet, dhe më tepër donte paratë.

Image result for sokol olldashi
Por Rama kishte plane të tjera, dhe ato nuk ia zbulonte Olldashit që në fillim. Rama, duke e njohur shumë mirë PD-në nuk kishte ndonjë iluzion se Olldashi mund të bënte në këtë parti ndonjë diversion më të madh se ç’ bëri Genc Pollo në vitet 1999-2003. Rama e dinte se për të nxjerrë një rival të vërtetë ndaj Bashës, por edhe Berishës, në PD duhet një politikan që të jetë me origjinë autokton nga pjesa e Shqipërisë sipër Shkumbinit. Rama mendonte dhe ende mendon se këtë rol mund ta bëjë më mirë Bamir Topi. Prandaj Rama i kërkoi Olldashit që me mbështetësit e tij të mos krijonte një parti të re, por të shkonte në partinë e Bamir Topit, së bashku me grupin e mbështetësve të tij në PD. Olldashi duhet të shërbente më tepër si katalizator që nga PD të shkëputeshin të tjerë njerëz kur të shikonin se Olldashi dhe disa deputetë të PD shkuan te partia e Bamir Topit. Olldashi e kuptoi se Edi Rama donte ta përdorte thjesht për diversion, si “numëror Topi”, siç thuhet në artileri dhe që në këtë rast shkon mirë për shkak të mbiemrit të Bamirit. Prandaj Olldashi kërkoi që së paku t’ i jepeshin paratë që i ishin premtuar për të bëri diversionin.


Por Edi Rama donte që paratë t’ i përdorte Bamir Topi që t’ i rritej autoriteti në PD. Rama e dinte se Olldashi ishte maniak i bixhozit dhe se kishte shumë mundësi që paratë e projektit për përçarjen e PD-së të përfundonin në kazinot e Malit të Zi. Kështu që marrëdhëniet mes Ramës dhe Olldashit u tensionuan shumë në javët e fundit para vdekjes së Olldashit. Mes tyre në këtë kohë ka pasur mbi njëqind telefonata dhe shumë sms nervoze. Olldashi ishte nervoz se kohët e fundit qëkurse kishte dalë në opozitë po humbte shumë në bixhoz. Gjithashtu e kishte tepruar shumë edhe me alkoolin. Rama e kuptoi se Olldashi duhej të nxirrej nga loja. Dhe Olldashi doli nga loja atëherë kur duhej. Tani Bamir Topi mbeti i vetmi lider i mundshëm për ata që duan të shkëputen nga PD. Aq me zell e ka marrë Bamiri këtë punë sa ishte i vetmi politikan që në natën e fundit të vitit, në 31 dhjetor 2013 doli në një intervistë të gjatë televizive ku i ftoi hapur deputetët e PD-së që të shkëputen nga grupi parlamentar i kësaj partie dhe t’ i bashkohen partisë së tij. Tani Edi Rama dhe Bamir Topi po enden në skenën politike me arkivolin e Sokol Olldashit mbi shpinë. Vargan i çuditshëm. Figura më groteske që u shkon pas është një deputete e PD-së e cila që prej vdekjes së Sokol Olldashit bën çmos për të treguar se ajo ka të drejtë të mbajë zi për “Kolin” më tepër se gruaja e të ndjerit. Njeriu që di më shumë përveç këtyre për vdekjen e Olldashit është Mero Bazja i cili ka thënë në një editorial se ai kohët e fundit kishte qenë një shoqërues i pandarë i Olldashit. Merret vesh se për ç’ qëllim. Mero Bazja nuk ishte me Olldashin vetëm natën e “aksidentit”.(Kastriot Myftaraj)

Image result for sokol olldashi


Ja 20 arsyet pse aksidenti i Sokol Olldashit është i dyshimtë

1.Pas izolimit të Topallit, Sokol Olldashi ishte kundërshtari i vetëm i dyshes Berisha-Basha në Partinë Demokratike
2.Sokol Olldashi ishte pengesë për planin e dyshes Berisha-Basha për të diktuar krerët dhe anëtarët e forumeve të larta të PD në zgjedhjet e dhjetorit
3.Sokol Olldashi do të niste një aksion për të kundërshtuar mënyrën e të bërit opozitë nga dyshja Berisha-Basha
4.Sokol Olldashi do të kërkonte një analizë për humbjen e thellë në zgjedhjet e 23 Qershorit, gjë e cila do të shmanget nga Berisha-BASHA
5.Sokol Olldashi përfaqësonte linjën politike-ekonomike më të fuqishme në PD
6.Sokol Olldashi do të kërkonte largimin e Bashës menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të para përballë të majtës
7.Sokol Olldashi ishte kthyer në pretendentin numër një për zëvendësimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD
8.Olldashi ishte lideri real i PD në jetën parlamentare dhe në debatet televizive
9.Sokol Olldashi shihej si rrezik për krijimin e një parti të re në PD
10.Sokol Olldashi kishte në planet e tij politike krijimin e një lëvizje të re politike
11.Sokol Olldashi ishte në moshën e duhur dhe në kulmin e karrierës së tij politike
12.Ndryshe nga Basha, Sokol Olldashi njihte në thellësi strukturat e PD dhe jetën opozitare
13.Sokol Olldashi gëzonte një mbështetje të gjerë në bazë
14.Sokol Olldashi u kthye në figurën më karizmatike dhe polemizuese në PD, duke eklipsuar Bashën, një personazh i lodhshëm për publikun dhe që bazohet në klishe të ngurta
15.Olldashi po afrohej me amerikanët pas pozicionimit të Bashës kundër Arvizu
16.Sipas ambasadorit amerikan, Olldashi kishte planifikuar zhvillimin e një vizite
17.Sokol Olldashi dinte shumë për aktivitetin e Sali Berishës në tetë vitet e fundit
18.Marrëdhëniet mes Sokol Olldashit dhe Sali Berishës ishin të ftohta pas katapultimit të Lulzim Bashës në krye të PD
19.Sokol Olldashi akuzoi Berishën për mbështetjen që i dha Bashës në garën për PD
20.Sali Berisha nuk e ktheu në kauzë vdekjen e Olldashit siç ka bërë zakonisht me deputetët e tjerë të PD, kur kanë humbur jetën

Dyshimet rreth aksidentit
-Pse policia prishi me shpejtësi provat në vendngjarje, duke marrë makinën me karrotrec?

-Pse media u mbajt dy orë larg ngjarjes?
-Pse persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë?
-Pse dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentin?
-Pse Igli Cara jep dy variante për telefonatën nga humnera dhe për vendndodhjen e shoferit të Olldashit?
-A mund të telefononte Olldashi pas goditjeve të rënda në kokë dhe qafë?
-Pse u raportua për disa orë me radhë për ekzistencën e një personi të dytë?
-Pse u raportua se personi i dytë u nis drejt Spitalit Ushtarak dhe më pas ky variant u mohua?
-Pse policia u vonua 24 orë për të dhënë qëndrimin zyrtar mbi ngjarjen?
-Pse policia nuk sqaroi se sa persona ishin në makinë?
-Pse mungoi konkluzioni dhe procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia dhe prokuroria?
-Pse u vonua akti i ekspertimit autoteknik i mjetit, ku u gjend trupi i deputetit?
-Pse nuk zbardhen tabulatet telefonike?
(Adriatik Doçi)

Image result for sokol olldashi



Çfarë ishte Sokol Olldashi?


Pse shumë njerëz po e nderojnë sot? Nuk është punë interesi sepse ai nuk ka pushtet, pushteti i vetëm që ka është pushteti i kujtimit. Pse unë po shkruaj për të kur duke qenë brenda PD-së inkuzicioni i ri mund të bëjë edhe lista armiqsh siç kanë guxuar t’i bëjnë, ky i atij, ky i atij, ky i atij? Pse s’po bëhem “pragmatik” meqë edhe nuk kam qenë mik i Olldashit, hera e fundit që e kam parë ka qenë në verë të 2013 në Shëngjin ku po takonte disa njerëz për t’u zgjedhur kryetar dhe, të rri urtë? Jo sepse ka diçka më të fortë në ketë mes.
Image result for sokol olldashi
Është një pyetje: pse njerëzit i nderojnë dhe kanë ritual mbi të vdekurit e tyre kurse kafshët jo? Sepse njeriu ka nxitje morale. Njeriu ndërton kult ngaqë kupton se nuk i mjafton vetvetes. Kurse kafsha ka vetëm instikt ushqimor. Është pra forca ndikuese e tragjikes tek secili prej nesh. Janë mendime mbi fatin e tij dhe mbi fatalitetin e njerëzve që guxojnë në jetë.
Image result for sokol olldashi
Shkruaj sepse nuk jam krijesë ushqimore. Nuk më mjafton ushqimi sado që shumë njerëz habiten se si nuk më mjafton vetëm ushqimi. Shumë thonë se Olldashi ishte mafioz. Por ai nuk u bë i njohur si mafioz as i ngjiti shkallët e karrierës si mafioz. I ngjiti si gazetar. Thonë ishte i fortë por askush prej nesh nuk e pëlqeu as prej se i gjuajti grusht ndokujt as pse vrau ndokënd. E pëlqyem prej oratorisë, argumentit, ngaqë na bënte të ndiheshim të përfaqësuar në debate televizive. Çjanë këto, për ta identifikuar si mafioz! Olldashit iu bë padrejtësi.

Cilido qoftë realiteti i sotëm kjo është e vërteta e djeshme. Ishte një djalë i familjes së tij, i demokratëve gjithashtu. Po i shkruaj pra këto rradhë bash pse nuk jam krijesë ushqimore. E pakta që mund të bëjë familja e demokratëve është gjejë nderin prej ushtarësh romakë e të nderojë një djalë të demokratëve. Atë që e shpejtoi hapin më shumë se të tjerët dhe pa e kuptuar shkoi e takoi vdekjen para të tjerëve. Nderim.
(Indrit Vokshi)

****
Image result for sokol olldashi
50 faktet që vërtetojnë se Sokol Olldashi u vra nga një dorë e zezë: Si u inskenua aksidenti

1.Të gjithë figurat e së djathtës, pretendentë për të drejtuar Partinë Demokratike, pa lejen e Sali Berishës, janë vrarë ose kanë humbur jetën në rrethana misterioze. Kujtojmë vrasjen e Azem Hajdarit dhe vdekjen misterioze të Gramoz Pashkos.

2.Vitet dhe sidomos muaj para se të vritej, Olldashi po përgjohej nga Sali Berisha me anë të Shërbimit Informativ Shtetëror.

3.Para aksidentit, Olldashi denoncoi manipulimin e zgjedhjeve për kreun e PD, duke dalë kundër familjes Berisha.

4.Pas izolimit të Topallit, Sokol Olldashi ishte kundërshtari i vetëm i dyshes Berisha-Basha në Partinë Demokratike.

Image result for sokol olldashi
5.Sokol Olldashi ishte pengesë për planin e dyshes Berisha-Basha për të diktuar krerët dhe anëtarët e forumeve të larta të PD në zgjedhjet e dhjetorit.

6.Sokol Olldashi do të niste një aksion për të kundërshtuar mënyrën e të bërit opozitës nga dyshja Berisha-Basha.

7.Sokol Olldashi do të kërkonte një analizë për humbjen e thellë në zgjedhjet e 23 Qershorit, gjë e cila do të shmanget nga Berisha-Basha.

8.Sokol Olldashi përfaqësonte linjën politike-ekonomike më të fuqishme në PD.

9.Sokol Olldashi do të kërkonte largimin e Bashës menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të para përballë të majtës.

10.Sokol Olldashi ishte kthyer në pretendentin numër një për zëvendësimin ë Lulzim Bashës si kryetar i PD.
Image result for sokol olldashi
11.Olldashi ishte lideri real i PD në jetën parlamentare dhe në debatet televizive.

12.Sokol Olldashi shihej si rrezik për krijimin e një parti të re në PD.

13.Sokol Olldashi kishte në planet e tij politike krijimin e një lëvizjet të re politike.

14.Sokol Olldashi ishte në moshën e duhur dhe në kulmin e karrierës së tij politike.

15.Ndryshe nga Basha, Sokol Olldashit njihte në thellësi strukturat e PD dhe jetën opozitare.

16.Sokol Olldashi gëzonte një mbështetje të gjerë në bazë.

17.Sokol Olldashi u kthye në figurën më karizmatike dhe polemizuese në PD, duke eklipsuar Bashën, një personazh i lodhshëm për publikun dhe që bazohet në klishe të ngurta.

18.Olldashi po afrohej me amerikanët pas pozicionimit të Bashës kundër ambasadës së SHBA.

19.Sipas ish-ambasadorit amerikan, Arvizu, Olldashi kishte planifikuar zhvillimin e një vizite në SHBA.

20.Sokol Olldashi dinte shumë për aktivitetin e Sali Berishës në tetë vitet e fundit.

21.Marrëdhëniet mes Sokol Olldashit dhe Sali Berishës ishin të ftohta pas katapultimit të Lulzim Bashës në krye të PD.

22.Prokuroria fshehu 10 muaj me radhë raportin për Sokol Olldashin

23.Prokuroria e publikoi raportin pasi vëmendja për ngjarjen u fashit

24.Në raport thuhet se dyert e makinës ishin të hapura, ndërsa xhamat të pa thyer

25.Raporti konstaton njolla gjaku jashtë makinës

26.Në konkluzionet e prokurorisë nuk thuhet shpejtësia e makinës

27.Prokuroria flet për sekuestrimin e pamjeve filmike të tunelit, por i fshehu ato

28.Prokuroria pohon se ka zbardhur tabulatet telefonike, por nuk i zbardhi ato.

29.Në raport bëhet një përshkrim i hollësishëm për veshjet e viktimës, por nuk thuhet asgjë për portofolin e vjedhur

30.Viktima po udhëtonte me një shpejtësi të ulët, 45 km/h, që nuk justifikon pasojat e aksidenti

31.Sipas ekspertizës, kushtet teknike të makinës kanë qenë të mira
Image result for sokol olldashi
32.Makina nuk është rrotulluar në mënyrë të njëpasnjëshme

33.Makina nuk ka rënë nga një lartësi e madhe

34.Makinat e kishte sistemin e frenimit në parametrat normale

35.Lëngu i timonit hidraulik ka qenë në nivelet duhura.

36.Sistemi i drejtimit të mjetit operon plotësisht në të dy drejtimet.
Image result for sokol olldashi
37.Makina kanë dalë nga rruga në një terren jo të thyer, që nuk justifikon pasojat.

38.Kushtet atmosferike ishin me reshje, duke favorizuar fshirjen e gjurmëve

39.Ekspertiza krijoi alibinë se reshjet e shiut kishin fshirë provat në vendin e ngjarjes

40.Strukturat e policisë prishën provat, duke marrë me shpejtësi makinat me karrotrec si dhe duke mjegulluar rrethanat e ngjarjes.

41.Persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë

42.Media u mbajt dy orë larg ngjarjes, që të mos filmonte personin e dytë.

43.Dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentet
Image result for sokol olldashi
44.Munguan konkluzionet dhe procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia dhe prokuroria.

45.U vonuan aktet e ekspertimit autoteknik të mjeteve ku u gjend trupi

46.Policia u vonua 24 orë për të dhënë mbajtur qëndrimin zyrtar mbi ngjarjen.

47.Policia nuk sqaroi se sa persona ishin në makinë.

Image result for sokol olldashi
48.PD, PS dhe LSI vendosën që të mos flisnin më për këtë çështje.

49.Pas ngjarjes, një ish-ministër i PS, ndau bashkëshorten, për të cilën thuhet se ka qenë në makinë me Olldashin.
Image result for sokol olldashi
50.Në rrethe të ngushta qarkullojnë fotot e Olldashit pas ngjarjes. Kush i ka parë fotot, nuk beson se ka qenë aksident.
Image result for sokol olldashi
“Të përgatita ëmbëlsirën e preferuar”…

Shkrimtarja e mirënjohur Kozeta Mamaqi :

Nëna e  Sokol Olldashit na përloti me dedikimin prekës 

Në ditën që do të festonte 45-vjetorin, Kozeta Mamaqi, nëna e të ndjerit Sokol Olldashi ka përgatitur ëmbëlsirën e tij të preferuar dhe ka pritur e përcjellë miqtë e dashamirësit e tij. Me anë të një dedikimi në Facebook ajo na ka prekur të gjithëve.
“E si mund të bëhet ditëlindje jote pa ty bir? 45 do të mbushje sot…Ta përgatita dhe ëmbëlsirën e preferuar, gostita me ata që erdhën, ata që vijojnë të të duan, miqtë e tut ë fëmijërisë, të cilëve u mungon. Sa shumë të prita o bir. Sa dëshirë për atë përqafim të ngrohtë. Do vijoj të të pres gjersa të jap frymë e të të vij pranë të kujdesem për ty, sikurse më parë. Dhimbje…dhe përsëri mall pafund”,-shkruan mikja e ime Kozeta Mamaqi.


Flori Bruqi


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...