2018-05-24

VRASJA NGA SERBËT E ELEZIT ISUFIT BASHKË ME TË NIPIN, PAS TRADHTISË SË SHQIPTARËVE

Ku ishin kryengritjet, atje ishte Elez Isuf Ndreu. Kështu ndodhi në mars të vitit 1912 kundër serbëve në Malësinë e Dibrës. Kështu ndodhi në nëntor të vitit 1912 po kundër serbëve. Kështu ndodhi në dhjetor 1915 me ushtrinë serbe, e cila arriti deri në Durrës. Kështu ndodhi dhe në gusht të vitit 1920 po kundër ushtrisë serbe që dërgoi Beogradi për ta eliminuar atë dhe mbështetësit e tij. Kështu ndodhi në 1921 kur mercenarë bjellorusë në ushtrinë serbe tentuan ta vrisnin.

Image result for roland qafoku

Roland Qafoku

Në mars 1922 Elez Isufi organzoi kryengritjen e parë me armë ndaj qeverisë shqiptare. Të gjitha betejat i kishte bërë ballë për ballë, deri më 16 dhjetor 1924 në orën 11.00, kur vetë Elez Isufi mbeti i vrarë pas shpine. Qe një plagosje që i shkaktoi vdekjen 14 ditë më vonë. Në orën 01.00 të 30 dhjetorit të atij viti ai ndërroi jetë i dergjur në shtratin e tij në kullë.

SKENA E VRASJES

Edhe pse nuhatja dhe intuita ishte cilësia e tij më e mirë, Elez Isufit nuk i shkoi mendja në jetë se vdekja do t’i kishte ardhur nga një tradhti .

Ndodhej në kazermat e Ali Rizait në Peshkopi, kur kuptoi se ishte tradhtuar në momentin kur një batare pushkësh u drejtuan ndaj tij dhe nipit të vet Suf Xhelilit.

Duke u larguar nga kazerma i pari u qëllua dhe vdiq në vend Suf Xhelili, ndërsa Elez Isufi mori dy plumba në bark dhe u rrëzua në tokë.

Ashtu të plagosur e dërguan në kullën e vet dhe aty pas dy javësh ndërroi jetë.

SI U ORGANIZUA VRASJA?

Momentin e vrasjes së Elez Isufit e ka treguar në kujtimet e tij historike bashkëkohësi Ismail Strazimiri, zëvendësprefekt i Dibrës.

“…Zunë me ra si breshëri plumbat e kundërshtarëve n\oborr të kazermës, atëherë u çue Sul Xhelili dhe duel jashtë kthinës. Atë e ndoq mbasandej edhe Elez Isufi. Suf Xhelili u vra tue zbrit nga nji mur i ulët i oborrit të kazermës, kurse Elez Isufi u plagos n’oborr. … Elez Isufi i plagosun me dy plumba nën kërthizë, ndërroi jetë natën e 29-30 dhjetor 1924”.

Vrasja ishte tradhti e pastër. Këtë e konfirmon përsëri bashkëkohësi i vet, Strazimiri: “Vrasja e tyne s’qe aksidentale apo e rasës. Ishte përgatit nergut dhe u krye prej njerëzve të shenjuem. Ndërkohë u vra Murat Qerrja dhe u plagos Nesim Ahmeti, Osman Musai, Mehmet Elezi të gjithë nga Dardha dhe besnikë t’Elezit”.

Ndonëse me nënkupton, këtë version e jep edhe vetë Elez Isufi pak momente përpara se të vdiste kur ndër fjalët e fundit tha:

“Nëse do t’i shpëtoj vdekjes, nuk do merrem më me njerëzit, por me kafshët”.

Por, ka edhe një version, sipas të cilit vdekja e tij ishte më shumë një vullnet i vetë Elez Isufit.

Kur mësoi se i nipi, Suf Xhelili, ishte vrarë, ai nuk pranoi që mjeku t’i hiqte plumbat që kishte në trup, duke e shoqëruar me fjalët: “Paska qenë e thënë që të iknim bashkë nga kjo botë”!

Vargu i njerëzve që shkuan në varrimin e tij ishte nga më të gjatët që janë parë jo vetëm në atë zonë.

NDERSHMËRIA E ELEZ ISUFIT

Pa shkollë, pa ndonjë kulturë dhe edukim ekstra, Elez Isufi megjithatë kishte disa cilësi natyre që e bënë të hynte në histori. Jo vetëm trimëria e tij është proverbiale, por kësaj cilësie ai i kishte shtuar edhe një tjetër, ndershmërinë.

I pari dëshmitar që flet për ndershmërinë dhe besën e tij është konsulli anglez në Shqipëri, Ayros, gjatë vizitës së marsit 1922, ku Elez Isufi dhe Ahmet Zogu besuan te njëri-tjetri, edhe pse ai ishte 60 vjeç dhe Ahmet Zogu 26 vjeç, vetëm me një shtrëngim duarsh.

Do të çuditej gjithashtu edhe një gjeneral serb që teksa i shkoi në kullë i bëri disa oferta në vlerë monetare vetëm që ai të mos kundërshtonte marrjen e disa tokave brenda kufirit shqiptar.

Elez Isufi shikonte aty pranë disa fëmijë dhe i tha gjeneralit serb: “Shihni, zotni! Edhe me dashtë unë, plaku, me e tradhëtue Shqipninë, nuk më lane këta fëmijë”.

Ky ishte Elez Isufi, një plak që përfaqësonte cilësitë më të mira të shqiptarit patriot e që luftoi me zemër dhe shpirt për Shqipërinë, por që mbeti i vrarë për këtë Shqipëri nga shqiptarët që bashkëpunuan me të huajt.


****

Roland Qafoku.jpg

Roland Qafoku, gazetar shqiptar dhe drejtuesi i emisionit "Debati në Channel One" në "TV Channel One", pedagog në universitetin e Tiranës në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin Histori Filologji. Kandidat për PHD në shkencat e komunikimit.


Roland Qafoku ka lindur më 7 gusht 1968. Ai është drejtues i emisionit politiko shoqëror "Debati në Channel One" në televizionin "Channel One" që nga 17 janari i vitit 2013. Ai është diplomuar në shkollën e lartë ushtarake në Tiranë si dhe për gjuhë dhe letërsi shqipe në universitetin e Tiranës. Pas një karriere në gazetën Koha Jonë nga reporter deri në zëvendëskryeredaktor, Roland Qafoku ka drejtuar gazetën më të madhe në Shqipëri Panorama dhe ka qenë bashkëthemelues dhe drejtues i gazetës Tirana Observer. Roland Qafoku si dhe ka qenë drejtor i Informacionit në televizionin gjeneralist Koha si dhe drejtor informacioni në televizionin informativ Ora Neës. Që nga viti 2011 Roland Qafoku drejton emisionin politik. Është pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit që nga viti 2008.

Karriera në mediat e shkruara

Gazeta Koha Jonë, reporter i kronikës së zezë, redaktor, zëvendëskryeredaktor 1997-2003.
Televizioni Koha, Drejtor i Informacionit, 2001.
Gazeta Panorama, kryeredaktor drejtues 2003-2005.
Gazeta Tirana Observer, kryeredaktor drejtues 2005-2009.
Karriera në median elektronike
Televizioni Ora Neës, Drejtor i Informacioni 2009-2011. Drejtues i emisionit Intervista e edicionit të orës 20.00, drejtues i emisonit Periskop.
Televizioni Planet, drejtues i emisionit Intervista nga Roland Qafoku dhe drejtues i emisionit Arena, 2011-2012.
Televizioni Channel One, drejtues i emisionit Debati në Channel one, 2013 e në vazhdim.
Debati në Channel One
Është një emision politiko-shoqëror, i ideuar, i përgatitur dhe që drejtohet nga gazetari Roland Qafoku. I startuar më 17 janar të vitit 2013 ky emision ruan një pjesë të rëndësishme në tortën e emisioneve politike të këtij lloji në Shqipëri. Ai është emisioni qendror politik dhe më i rëndësishmi në televizionin gjeneralist “Channel One” dhe ruan në mënyrë të qëndrueshme konkurueshmërinë me emisionet analoge. Emisioni në fjalë ka karakter politiko-shoqëror dhe rrek temat e ditës më të rëndësishme dhe më të debatuara në vend por edhe të zhvillimeve në rajon dhe botë. Një emision që gjithnjë ka synuar të krijojë veçanti si në temat e zgjedhura dhe në personazhet e ftuar duke mos pasur pjesë të emisionit persona që shkojnë në ekrane të tjerë. Politikanët më të rëndësishëm në vend kanë qenë dhe do të jenë pjesë e këtij emisioni duke pasur një shikueshmëri gjithnjë në rritje. Specifika e emisionit është së pari debati në studio mes personazheve të ftuar në stilin hard talk dhe insertet e veçanta në rubrikën e përhershme “50 fakte dhe foto”. I ftuari dhe tema kalojnë në insert me të gjitha të dhënat që përbëjnë historinë e tij dhe të temës që trajtohet. Përveç politikanëve dhe analistëve, në emision ftohen edhe historianë, personazhe të historisë si dhe personalitete të rralla që kanë impakt te teleshikuesit.

Botime

1. Libri "Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, nga Ismail Qemali te Edi Rama", 2015, shtëpia botuese "Onufri", Tiranë 2015.

2. Libri "100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017", shtëpia botuese "West Print", Tiranw 2017.

Vlerësime

16 dhjetor 2014, vlerësuar me çmim special për dokumentarin “Shqiptarët e Luftës së Dytë Botërore” të transmetuar si pjesë e emisionit “DEBATI NË CHANNEL ONE”, dhënë nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

15 nëntor 2013, dokumentari “Ismail Qemali që nuk kemi njohur”, me autor Roland Qafoku, nominohet për çmimin “Dokumentari më i mirë në 100 vjetorin e pavarësisë” nga Akademia “Kult”.
nëntor 2012. Në 100 vjetorin e Pavarësisë, vlerësim nga media e shkruar për dokumentarin tim "Ismail Qemali qe nuk kemi njohur".

qershor 2009, (si drejtor i Informacionit ne ORA NEËS) Bordi i Monitorimit te Medias vlereson ORA NEËS TV si nje nga televizionet më të balancuara gjate pasqyrimit te fushates elektorale te partive ne zgjedhjet parlamnetare.

Maj 2011, (Si drejtor i infomacionit ne ORA NEËS). Bordi i Monitorimit te Medias i ngritur nga KQZ, vlereson RTV ORA NEËS si televizionin më të balancuar, i cili i dha partive politike kohën e përcaktuar me ligj.

2007, Vlerësuar me çmim special për essenë më të mirë të botuar në gazetë në konkursin e organizuar për rolin e gruas në shoqërinë shqiptare. Çmimi u dha për essenë me titull “E imja Shota”, të botuar në gazetën “Tirana Observer”.

Ish-presidenti amerikan pagoi 2000 dollarë për të 'fjetur' me një prostitutë në Paris


Ish-presidenti amerikan, John F. Kennedy u vra nga disa njerëz të këqij që banojnë në Uashington, për shkak të kundërshtimit të tij ndaj luftës në Vietnam dhe kompleksit ushtarako-industrial, thotë Dr. Paul Craig Roberts, i cili si i ri ka punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së e John F. Kennedy.

Pse u vra John F. Kennedy?

Dr. Roberts, i cili ishte Ndihmës Sekretari i Thesarit në administratën e Reagan dhe redaktor i Ëall Street Journal, i bëri këto komente në artikullin e tij të fundit, të titulluar "Kur ata vranë John F. Kennedy, ata vranë Amerikën", të publikuar të shtunën. John F. Kennedy kishte për qëllim tërheqjen e SHBA nga Vietnami pas rizgjedhjes së tij. Ai synoi të prishte CIA-n "në një mijë copa" dhe të zvogëlonte kompleksin ushtarak të sigurisë që shfrytëzonte buxhetin e SHBA, shkruan z. Paul Craig Roberts. "Dhe kjo është arsyeja pse ai u vra. Të këqijtë që banojnë në Uashington nuk vrasin vetëm liderë të huaj por vrasin edhe liderë të vet, "shtoi ai. Kennedy ka shërbyer si president i 35-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga janari 1961 deri në vrasjen e tij në 22 nëntor 1963, në Dallas, Texas. Komisioni i Presidentit për vrasjen e Kennedy, i njohur jozyrtarisht si Komisioni Warren, është themeluar nga ish-presidenti Lyndon B. Johnson në nëntor 1963 për të hetuar vrasjen e John F. Kennedy. Raporti final prej 888-faqesh i komisionit i lëshuar në shtator të vitit 1964 arriti në përfundimin se Lee Harvey Oswald ka vepruar tërësisht i vetëm në vrasjen e presidentit Kennedy. Megjithatë, shumë hulumtues janë të bindur se Oswald ishte pjesë e një komploti për të vrarë Kennedy. "Oswald nuk kishte asgjë të bënte me vrasjen e John F. Kennedy. Kjo është arsyeja pse Osëald e vrau veten brenda në burgun e Dallas para se ai të merrej në pyetje", ka shkruar Dr. Roberts. Ai tha se Kennedy ishte "vra për shkak të histerisë anti-komuniste në agjencitë ushtarake dhe të sigurisë". "Komisioni Warren ishte i vetëdijshëm për këtë. Mbulimi i fakteve ishte i nevojshëm për shkak se Amerika ishte akuzuar për nisjen e Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik. Hedhja në gjyq e ushtrisë amerikane, personelit te CIA dhe Shërbimit Sekret për vrasjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara do të kishte tronditur besimin e popullit amerikan në qeverinë e tyre", thekson ky studiues. Sipas gazetarit iranian Hamid Golpira, "Tre presidentët e SHBA, Lyndon B. Johnson, Richard Nixon dhe George H.Ë. Bush, ishin në Dallas më 22 nëntor 1963, ditën kur Kennedy u vra". "Është thënë se kjo rastësi e çuditshme u organizua në fakt për të dhënë një paralajmërim të zymtë për presidentët e ardhshëm që njëjtë do të ndodhë me ta nëse ata nuk iu bindën urdhrave" shkroi ai në artikullin e tij "Paratë prapa goditjes së Kennedy". Shumë studiues thonë se Izraeli kishte një motiv për të vrarë Kennedy për shkak se presidenti ishte kundër programit të armëve bërthamore të regjimit në Dimona të cilat ai besonte se mund të nxisin një garë të armëve bërthamore në Lindjen e Mesme. Kennedy pati tensione me izraelitët në lidhje me prodhimin e materialeve bërthamore në Dimona. Izraeli i rezistoi presionit të administratës së Kennedy që të hapë objektet e tij bërthamore për inspektime nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) duke mashtruar shkencëtarët amerikanë të cilët vizituan Dimonan në vitin 1962.



Ish-presidenti amerikan pagoi 2000 dollarë për të

Duke qenë Mbretëreshë e seksit në Paris për dy dekada, pronarja franceze e bordellos, Madame Claude, ofroi një univers sekret dhe të ndaluar të kënaqësisë për politikanët e lartë dhe të famshmit, sikur John F Kennedy, Muammar Gadaffi, Nelson Rockefeller dhe Frank Sinatra. Punëtoret e saj nuk ishin thjesht prostituta, por sikur që i quante Madame, ato ishin 'mjellma' nga familje të dalluara franceze, me mend, sharm dhe - seks, me një përfundim tepër të lumtur. Kështu ishte edhe në prill të vitit 1961, kur presidenti amerikan, John F Kennedy, shkoi në Paris, me dëshirën që të shijonte 'mjellmat' e Madame Claude-s. Femra të cilën ai e donte, ishte aktorja Anouk Aimee, e cila sapo ishte paraqitur në filmin e Fellini-t, "La Dolce Vita". Ajo i ngjante gruas së presidentit, Jackie, dhe shpesh krahasohej me zonjën e parë amerikane, me moshë, gjatësi dhe karakter. Por, ajo kishte edhe një gjë të cilën Jackie nuk e kishte - joshjen seksuale.

Image result for kush eshte John F Kennedy

Madame Claude nuk i zhgënjente klientët e saj

'Presidentit JFK i pëlqente pamja e Jackie-s, por donte një version më joshës, më seksual të saj. E tillë ishte Anouk Aimee...', shkruan autori bestseller i "New York Times", William Stadiem, në librin e tij, "Madame Claude: Her Secret World of Pleasure, Privilege & Power", që është botuar nga "St. Martin's Press". Por, asokohe ishte aktual intervenimi i dështuar ushtarak amerikan në Kubë, kështu që aktorja e re nuk donte që të flinte me një 'luftënxitës axhami', sikur që e përjetonte ajo presidentin amerikan. Por, Madame Claude nuk i zhgënjente klientët e saj dhe shkoi përtej ëndrrave më të çmendura të presidentit.

Hollywood star: Marilyn Monroe with gentlemen surrounding her with adoration in a scene from the 1953 film 'Gentlemen Prefer Blondes'


 Ajo kishte vajzën e përkryer për të. Në libër thuhet se madame ia çoi presidentit në takim një femër, të ngjashme me Jackie-n, e cila ishte modele që punonte për kompaninë 'Givenchy'-n, veshjet e së cilës kompani i adhuronte Jackie. Madame Claude ndikoi që kjo femër 23-vjeçare, e diplomuar në Sorbonë, të vishej me të njëjtin fustan të bardhë të markës "Givenchy", të cilin do ta vishte edhe Jackie në të njëjtën mbrëmje në ballon në Versajë. Ajo ishte 'Jackie le deuxieme' - Jackie e dytë, transmeton "Kosova Sot Online". 'Ajo dukej sikur E Përhitura, por në vend të ballos, ajo përfundoi në dhomën e gjumit bashkë me presidentin amerikan', shkruan Stadiem. JFK qëndroi në vetmi me këtë 'mjellmë' për gjysmë ore, para se t'i duhej të kthehej në hotelin e tij, për t'u përgatitur për festën e asaj mbrëmjeje.

Related image

George Pompidou e mbronte madame Claude-n dhe e përdorte atë për spiunim

Madame më pas mësoi se presidenti dëshironte që vajza të ishte kopje e gruas së tij në dimensionin erotik, meqë ata nuk flinin më bashkë. Bile, JFK i ishte ankuar modeles se gruaja e tij ishte më shumë e interesuar për modë, sesa për seks. Kështu, 'mjellma' bëri një striptiz për të. Atë mbrëmje në Versajë, JFK nuk pushonte së bëri komplimente për gruan e tij, duke pasur, në fakt, në mendje, 'mjellmën' e tij. Në vitin 1961, çmimi të cilin madame kërkonte për një orë me 'mjellmat' e saj, për një francez të rëndomtë, ishte rreth 50 dollarë.

Family affair: Marilyn Monroe stands between Robert Kennedy (left) and John F. Kennedy at a May 19, 1962, house party just hours after she infamously sang 'Happy Birthday' to the president

Por, kostoja që presidenti amerikan pagoi, ishte rreth 2000 dollarë. Edhe pse francezët thoshin se nuk ishin të interesuar për aferat, apo problemet personale të liderëve të huaj, ata në fakt e dinin se ku gjendej JFK çdo minutë, derisa ishte në Francë. Apartamentet shtetërore në "Quai d'Orsay" - ku ishte duke qëndruar Kennedy - 'kishin mijëra sy dhe veshë'. Të impresionuar nga trajtimi diskret i këtij takimi, Madame Claude shumë shpejt u ngrit nga Pallati 'Elysée' dhe shërbimet sekrete franceze, duke u bërë femra më e famshme, e padukshme në Francë, "Madame de la République". Mbrojtësi kryesor i saj ishte kryepolici dhe shefi i gjithëpushtetshëm i policisë së Parisit, Maurice Papon, një bashkëpunëtor i njohur i nazizmit. Në fakt, edhe presidenti francez, George Pompidou, po ashtu e mbronte madame Clauden dhe e përdorte atë për spiunim. Autori i librit thotë se, në anën e tij, për JFK-në ky nuk ishte takimi i parë me prostitutat.

Secret recording: The owner says he never published the contents of the tape out of respect for Monroe's ex-husband

 Bile, në libër thuhet se ai në disa raste kishte ndarë prostitutat edhe me babanë e tij. Ai kishte humbur virgjërinë me një prostitutë rrugësh në Harlem, derisa ishte nxënës shkolle. Derisa ishte student, babai i tij, Joseph P. vendosi ta çonte të birin në disa prej bordellove më të famshme legale në Francë. Pra, at e bir shpesh shkonin bashkë në bordello.


Kush e vodhi trurin e presidentit John Kennedy?


Një hipotezë e re thotë se pas rrëmbimit misterioz të trurit të ish-presidentit ndoshta fshihet i vëllai i tij Robert Kennedy



Truri i John F. Kennedy-t nuk është varrosur së bashku me trupin e tij pa jetë më 25 Nëntor, 1963, në Varrezat Kombëtare të Arlington-it – dhe sipas një libri të ri, që do të dalë së shpejti në shitje, pas kësaj vjedhje ka të ngjarë të fshihet vëllai i tij.
“Jo të gjithë dëshmitë e mbledhura nga vrasja gjenden në Arkivat Kombëtare. Diçka sa makabër aq dhe unike i mungon koleksionit – truri i presidentit Kennedy,” shkruan James Swanson në librin e tij: “Fundi i ditëve: Vrasja e John F. Kennedy-it,” që do të dalë në treg më 12 nëntor, vetëm pak javë përpara 50 vjetorit të vdekjes së JFK-it.
Gjatë autopsisë së JFK-it në Bethesda Naval Hospital, trurin e kishin vendosur në një enë çeliku inoksidabël me kapak të çvidhosshëm.
“Për ca kohë ena e çelikut është mbajtur në një raft dosjesh në një zyrë të Shërbimit Sekret,” shkruan Swanson.
Më vonë truri u vendos në një kuti të kyçur së bashku me dëshmitë e tjera mjekësore të cilat u dërguan në Arkivat Kombëtare, ku u “vendos në një dhomë të sigurtë e cila i ishte lënë për përdorim ish sekretares së devotshme të JFK-së, Evelyn Lincoln gjatë kohës që merrej me sistemimin e dokumentave të presidentit.
“Në tetor të vitit 1966 u zbulua se mungonin truri, lastrat e qelqit me kampione indesh si dhe materiale të tjera të autopsisë; [tw cilat] që atëherë nuk janë parë më,” thotë Swanson për The New York Post.
Ish prokurori i përgjithshëm i asaj kohe, Ramsey Clark, dha urdhër që të hetohej çështja, por as pas hetimit nuk u arrit të gjendej truri që mungonte –i cili edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku mund të jetë, thotë Swanson.
Megjithatë, sipas Swanson-it, hetimi në fjalë “nxorri në dritë një fakt me interes sipas të cilit ish prokurori i përgjithshëm Robert Kennedy, me ndihmën e asistentes së tij Angela Novello, kishte vjedhur kutinë me kyç.”
Sipas atyre që ngrenë teori komplotesh truri është vjedhur për të fshehur faktin që presidenti është qëlluar nga përpara – ndoshta nga kodrina me bar – e jo siç thuhet në deklaratën zyrtare mbi ngjarjen, sipas të cilës goditja ka ardhur nga pas, nga ndërtesa 7 katëshe “Texas School Book Depository” ku dikur mbaheshin dhe shpërndaheshin tekstet shkollore.
Swanson hedh poshtë teorinë që zhdukja e trurit ka qenë pjesë e një plani të poshtër që kishte si qëllim fshehjen e fakteve që lidheshin me vrasjen.
“Kam arritur në konkluzionin që Robert Kennedy ka qenë ai që e ka marrë trurin e të vëllait – jo për të fshehur provat e një komploti por ndoshta për të fshehur provat mbi shkallën e përhapjes së sëmundjeve [nga të cilat vuante Kennedy] apo për të fshehur provat mbi sasinë e mjekimeve që merrte presidenti Kennedy,” tha ai.


Diçka më pak se 54 vjet më parë, dy vite pasi kishte marrë presidencën, Presidenti i SHBA, John Fitzgerald Kennedy u vra gjatë një vizite në Dallas të Teksasit.

Hetimi i Komisionit Uorren konkludoi se një ish marins amerikan, me emrin Li Harvej Osvald kishte qëlluar Kenedin nga një depo aty pranë, por faktet e mjegullt të çështjes kanë nxitur një sërë teorish.

Ato përfshijnë një komplot të CIA-s, një vepër të mafias, një operacion të fshehtë nga zëvendëspresidenti Lindon B. Johnson etj.

Në pritje që Arkivi Kombëtar i SHBA të nxjerrë 3100 dokumenta në lidhje me vrasjen, në 26 tetor, ja disa prej teorive kryesore në qarkullim.

TEORIA E CIA-s



Njerëzit që besojnë se CIA ishte pas vrasjes së Kennedyt, spekulojnë se agjencia kundërshtoi fuqishëm një numër pozicionesh të presidentit, në lidhje me Kubën dhe Komunizmin.

Teoria pohon se refuzimi i Kennedyt për të ofruar mbështetje ajrore për pushtimin e dështuar të Gjirit të Derrave, një mision i mbështetur fort nga CIA për të përmbysur Fidel Castron, e shtyu CIA-n që të eliminonte Kennedyn.

Teoricienët kanë tendencën të besojnë se CIA e ka caktuar Osvaldin si kokë turku.

Teoria e mafies



Një teori sugjeron se CIA ka punuar me mafian për të vrarë Kennedyn. Në atë kohë, të dy organizatat kishin një interes të përbashkët për përmbysjen e Castros, pasi mafia kishte një numër investimesh në kazinotë kubane, në rrezik mbylljeje.

Dokumentet e qeverisë tregojnë se CIA ka punuar me mafian për të rrëzuar Castron; disa teoricienë të konspiracionit pohojnë se të dy organizatat gjithashtu punuan së bashku, edhe me kubanët anti-Castro, për të vrarë Kennedyn.
Teoria e mërgimtarëve kubanë



Disa besojnë se përpjekja është bërë më pak e sofistikuar se një konspiracion federal, por është kryer nga një grup mërgimtarësh kubanë, të cilët panë dështimin e pushtimit në Gjirin e Derrave, si provë të mjaftueshme se Kennedy ishte i papërshtatshëm si president.

Midis 1959, kur Revolucioni Kuban solli Castron në pushtet dhe vrasjes së Kennedy në vitin 1963, popullariteti i tij midis mërgimtarëve kishte rënë në mënyrë të konsiderueshme. Në tetor të vitit 1963, kubanët anti-Castro u takuan me amerikanët e krahut të djathtë për të diskutuar zhgënjimin e tyre me Kennedyn.

Teoricienët spekulojnë se takimi mund të ketë qenë një pikë kthese për vrasjen një muaj më vonë.


Teoria e Lyndon B. Johnson



Një teori spekulon se LBJ kishte frikë se nuk përfshihej në zgjedhjet e vitit 1964 aq shumë, sa ai komplotoi që Kennedy të vritej.

Sipas një kujtimi të vitit 1968 të shkruar nga sekretari personal i Kennedyt, Evelyn Lincoln, është e vërtetë që Kennedy kishte planifikuar të zëvendësonte Johnsonin si zëvendës president. Kennedy i tha Lincoln-it më 19 nëntor 1963 – tre ditë para se të vritej.

Teoricienët e konspiracionit tregojnë këtë, si dëshmi të pjesshme se Johnson mund të ketë pasur një dorë në orkestrimin e vrasjes.



Teoria e KGB-së



Disa teoricienë besojnë se një grup oficerësh sovjetikë kryen vrasjen e Kennedyt, të porositur nga kryeministri Nikita Hrushov.

Në fund të krizës së raketave kubane të vitit 1962, Hrushovi u detyrua përfundimisht të hiqte raketat balistike ndërkontinentale që ai do të vendoste në Kubë, për shkak të kërcënimeve militare amerikane kundër Bashkimit Sovjetik.

Teoricienët e konspiracionit pohojnë se kjo lëvizje motivoi Hrushovin për të vrarë Kennedyn.

Përgatiti :Flori Bruqi

Gjermania kundërshton rolin prijës të Hashim Thaçit në bisedimet me Serbinë?

Gjermania kundërshton rolin prijës të Hashim Thaçit në bisedimet me Serbinë?

Shteti më i fuqishëm europian, me rol të madh në bisedimet Kosovë-Serbi, Gjermania, po kundërshton planet e Hashim Thaçit për rol drejtues në bisedimet me Serbinë. Madje edhe atmosfera e takimit Merkel –Thaci, nuk është ajo si ka dashur ta paraqes ky i fundit. Merkel s’është pajtuar me mënyrën si është arrestuar Gjuriq e as me mënyrë se si Thaçi ka keqpërdorur një takim të vendeve të QUINT’it para se të arrestohej negociatori serb.

Hashim Thaçi i ka bërë jehonë të madhe takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel. Pas konferencës me Merkel ka folur për mediat kosovare në Berlin, ka mbajtur një konferencë pas kthimit, ndërkohë që janë realizuar edhe emisione speciale rreth takimit. Thaçi pas takimit në Berlin ka thënë se Kosova dhe ai personalisht është i gatshëm për bisedime me Serbinë.


Madje e ka ftuar edhe Merkelin që të jetë ndërmjetëse.

Por, në anën tjetër Merkel nuk ka thënë ndonjë fjalë rreth rolit të Thaçit në këtë proces, për dallim prej Vuçiq të cilin ajo e sheh si kyc në këto bisedime.

Mësohet se Thaçi këtë e ka bërë me qëllim për t’u interpretuar si një mbështetje e 5 vendeve për arrestimin e Gjuriq. Pas kësaj, Thaci e ka ngarkuar disa herë me fajësi Flamur Sefajn duke thënë se ai është shkarkuar pikërisht për shkak të këtij aksioni. Ndërkohë që Haradinaj ka thënë se Sefajn e ka shkarkuar për shkak të aksionit të deportimit të 6 gylenisytëve.

Në anën tjetër, përveç Gjermanisë e cila po ka rezerva rreth rolit të tij prijës në bisedime, Thaçi këtë problem e ka edhe brenda vendit, pasi partitë opozitare përfshirë edhe NISMA’n e cila është pjesë e Qeverisë së Kosovës nuk po pajtohet me këtë rol të tij.

Në kërkim të mbështetjes së LDK’së, Thaçi sot ka dekoruar me medalje presidenciale post mortum Presidentin Ibrahim Rugova duke i bërë një pritje familjes Rugova në zyrën e tij.

Toka e Shenjtë - beteja e përjetshme



Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Forcat e shtetit amë nuk kanë fare aftësi për të kryer atë që në gjuhën ushtarake thuhet “Betejë me intensitet të lartë”. Po, ne kemi forca speciale të afta (vetëm me armë dore, pushka e pistoleta), por kjo nuk ndihmon në luftën e madhe.

***
Shqipëria në NATO është sigurim relativ e jo i sigurt.

Neni 5 i traktatit themeltar të NATO-s thotë: “Palët Kontraktuese marrin përsipër të trajtojnë sulmin ndaj njërit prej anëtarëve si një sulm ndaj të gjithëve".Por,një studim amerikan zbuloi se vetëm qytetarët e Amerikës dhe të Kanadasë ndjehen të detyruar ndaj aleancës së NATO-s.

***

Politikanët tanë antikombëtar shkatërrojnë mbrojtjen e Shqipërisë.Mbrojtja kundër një kërcënimi real, jo atij imagjinar.

Historia ushtarake rrallë dështon në një pikë kryesore: Mbrojtja e një vendi bazohet në përvojat e fundit të luftës, dhe dështon keq kur një sulmues vepron nga doktrina të panjohura.
Problemet në jetë shpesh janë një sfidë, por është e rëndësishme që ne të guxojmë t`i marrim ato si një qëndrim i guximshëm dhe mos t`i lejojmë të tjerët të përpiqen t`i zgjidhin ato për ne.
Shqipëria sot ka një forcë ushtarake që është vetëm një shaka e keqe!
Forcat e armatosura të vitit 2018 nuk kanë shumë për të shqetësuar përgjegjësit për t`u marrë me të. Dhe, gjithnjë e më shumë njerëz kanë filluar të kuptojnë se sa e keqe është situata. Por kjo nuk vlen për politikanët tanë, ata kanë një pamje joserioze të situatës serioze të sotme.
Vlen të përmendet se kjo politikë e papërgjegjshme ka ardhur fillimisht në vitet e 90-ta nga qeveria e Berishës, ndryshime të mëdha dhe shkurtime në forcat e armatosura.Idealet ushtarake janë bërë subjekt i talljes. Në Shqipëri, askush tjetër, nëse ka ndonjë zgjedhje, nuk dëshiron t'i shërbejë ushtrisë. Vetëm njerëzit pa një perspektivë shkojnë në ushtri.
Tani mbrojtja (ushtria) duhet të forcohet, fqinjët duhet të jenë të vetëdijshëm se Shqipëria i merr seriozisht forcat e saj ushtarake. Ndërkaq, Kosova patjetër, menjëherë të formoje ushtrinë.
Unë jam plotësisht i vetëdijshëm se "kohërat kanë ndryshuar", se fotografia e kërcënimit ka qenë e ndryshme shumë vite sesa, për shembull, 30 vjet më parë. Por, pas dekadave, situata në 2018 është përsëri e paqartë. Kur them shumë ndryshe, mendoj për pjesën tjetër të Evropës, e jo për Shqipërinë, situata e së cilës përherë ka qenë dhe është e paqartë për shkak se jemi të rrethuar me armiq grabitqar shekullor. Fqinjët tanë agresiv dhe babai i tyre i madh i Karpateve, sot kanë ushtri të blinduara shtetërore, me një Putin që tregon muskujt.
Ne kemi një ushtri në Shqipëri që është gati për përpjekje (aksion) vetëm pjesë të vitit dhe vetëm në disa kilometra të territorit, që nuk janë të lëvizshme ose kanë mbrojtje ajrore. Numri i ushtarëve është aq i vogël dhe armët aq të lehta sa që nuk i plotëson normat për ta mbrojtur një lagje të katundit. Ne kemi një ushtri që nuk ka para për t'u dhënë ushtarëve pajisje të mjaftueshme, apo komandantë të arsimuar që mund t'i udhëheqin ata.
Nuk është vetëm aftësia ushtarake e vendit që dobësohet, por edhe komunitetet lokale, sidomos në kufirin e vendit. Në të gjitha njësitë ushtarake duhet të ketë edhe punonjës civilë dhe kur janë qindra pozicione civile që zhduken - me fjalë të tjera; ata bëhen të papunë.
Shqipëria duhet gjithashtu të ketë një forcë lokale (Mbrojtje territoriale),me cilësi të madhe për luftë të armatosur, me detyrën e mbikëqyrjes dhe pranisë në të gjithë territorin.
Duhet një kohë shumë e shkurtër për të shembur, por një kohë shumë e gjatë për të ndërtuar një mbrojtje të sigurt dhe të fortë.Unë do të argumentoja se Ushtria e Shqipërisë, nga një aspekt, ende duhet të kishte qenë atje ku ishte para “demokratizimit”, plotësisht operative dhe e gatshme për shërbim për Vendin. Politikanët tanë të korruptuar këshillohen mes tyre të shpenzojnë miliarda për veten (jo vetëm nga lekët e kanabisit), por kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kufijve dhe interesave të Shqipërisë.
***
Gratë në ushtri dobësojnë aftësinë luftuese të Vendit. Është thjesht qesharake me zhvillime të tilla politike, dhe unë me të vërtetë pyes veten nëse femra në krye të Ministrisë së Mbrojtjes ka diçka për të bërë në fushën ushtarake, duke e ditur se ajo nuk është oficer karriere dhe nuk ka asnjë njohje ose përvojë ushtarake.
Është një nga pikat e mia që ju të shpëtoheni nga amatorët më të pastër në pozicione të tilla, amatorë me ndikim të madh dhe pushtet.
Që ne duam gratë në kryen e mprehtë të ushtrisë është në rregull, por pastaj gjithashtu duhet të pranojmë se aftësia luftuese bie.
Kërkohen burra të fortë për të qëlluar armikun në një mbështetje të gjatë prej disa orësh ose disa ditësh, pa pushim. Prandaj, aftësia luftarake e një departamenti luftarak do të bjerë, nëse do të rekrutonte gra të trajnuara mirë në kurriz të burrave të trajnuar mirë.
Unë jam për gratë në Forcat e Armatosura, por ka kosto dramatike nëse hyjnë në seksionet më të mprehta luftarake.
Në tërësi, është pothuajse e pamundur të gjesh gra në vijën e parë të frontit në ndonjë shoqëri, në ndonjë epokë kohore. Mendoj se ka arsye të mira për këtë.
Djemtë mesatarisht janë më të fortë dhe më të shpejtë, prandaj ekzistojnë arsye ushtarake se ka kaq pak gra në seksionet luftarake, parë historikisht.
Ultra feminizmi ka ardhur deri tani aq larg sa që vetëm një zyrtar në uniformë guxon të deklarojë publikisht se ushtarët specialë meshkuj janë më të fortë se gratë, gjegjësisht, më të përshtatshëm për luftë në vijën e parë të fronit.
Nga përvoja personale kam edhe një argument kundër grave në njësitë luftarake të vijës së parë të frontit. Burrat përballojnë keq kur gratë lëndohen ose vriten. Burrat mund të durojnë për të parë burra të tjerë të qëllohen për vdekje, por morali i burrave bie shumë shpejt kur shohin gra të mbushura dhe copëtuara nga predhat e armëve.
***
Ushtari ideal. Ne kemi nevojë për një ushtar i cili të paktën është i barabartë me ushtarin më të mirë të armiqve, i bindur për domosdoshmërinë e detyrës së tij. Ai duhet të pësojë një trajnim të rëndë për t'i bërë ballë mizorisë së fushëbetejës. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij dhe se vetëdija duhet të vijë nga zhvillimi i lirë i personalitetit të tij. Dhe në fund, ai duhet të jetë i dëgjueshëm, të zbatoj urdhrin.
Ushtria shqiptare duhet të ketë në nivelin superior: Atdhedashurinë, gatishmërinë e tyre ushtarake, guximin dhe miqësinë.




Kur kerkohet Shqipnia në tavolinat Europjane, globi sillet si nje verrle!


Nga Fritz RADOVANI:

1468 – 2018  SHQIPNIA
DHE  TAVOLINA  EUROPJANE



Kur kerkohet Shqipnia në tavolinat Europjane, globi sillet si nje verrle!
Sikur mos t’ ishin lentet zmadhuese, kushedi sa politikan do të venin gishtat në Arabi ose Afriken qendrore… Tue dashtë me e vendosë dikund në ndonjë vend me “randsi”…
Nuk dij se ndonjë “dr. prof., apo akademik” ka percaktue ashtusi At Marin Sirdani nder librat e Tij edhe fshatrat ku duhet me vazhdue rrugen pranë pikave kufitare të Shqipnisë. Jam tue folë per Shqipninë e Vertetë dhe jo, per ate të 1913, as të Jaltës së vitit 1945…
Per 25 vjetë madje, edhe tue luftue per jetë apo per vdekje Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, e perjetsoi nder shekuj Emnin e Shqipnisë Europjane. Nuk po i shkruej “epitetet tjera” mbasi janë të gatshem fanatikët injorantë që kanë ba librat mbas 1944 me e fshij  nga harta, piksynim që rifilloi në 1992 me hymjen e Shqipnisë  në “Konferencen Islamike”.
Nuk dij me e kuptue guximin e fallsifikatorëve të Historisë së Shqipnisë, që tentojnë perditë me zevendsue emnin tradhtar, me “atdhetar” tue fshij të gjitha veprat e tyne të njohuna antiatdhetare tue fillue nga Esad Pashë Toptani në 1913, Ahmet Zogun në 1939 dhe menjëherë mbas tij, në 1941 Enver Hoxhen, Ramiz Alinë e të gjithë presidentat dhe kryeministrat mbas tyne, që tue e dijtë mirë që në vitin 1925 nga Papa Piu XI, që ju pat pergjegjë Ahmet Zogut kur e pyeti me Delegatin Apostolik në Shqipni, që atëherë ishte në Shkodër, dhe i ka pas kërkue se shka mendon Vatikani për lidhjet me ne, në kjoftë se na mund të hyjmë në “Konferencën Islamike”, mbas një kërkese që i ishte ba atij nga ana e tyne ato ditë. Delegati tue u ndodhë para një kërkese të papritun prej Zogut i kishte kërkue dy javë kohë, sa me shkue deri në Vatikan dhe me sjellë mendimin e tyne për këtë punë. Zogu asht kenë dakord. Delegati ka shkue tek Papa Piu XI, dhe Papa i asht përgjegjë Zogut nëpërmjet të Delegatit, me këto fjalë: “Në kjoftë se doni me ruejtë edhe atë pak Shqipni që ka mbetë, ju nuk duhet të angazhoheni me vendët e Lindjës. Na gjithmonë kemi thanë se Shqipnia asht vend Evropian. Ju, mund të veproni si të doni. Ky asht mendimi i jonë!”. Delegati asht këthye në Shqipni... Ne nuk jemi angazhue atje.
Kur Shqipnia mbas Konferencës së Jaltës kaloi nen sundimin e Titos dhe mbas pak vitësh të Stalinit, tue u inkuadrue në “Traktatin e Varshavës”, Shqipnia kaloi në prehen të Lindjes komuniste dhe perfundimisht vazhdon me kenë me bibronin e tyne në gojë.
Po ti bajmë një rikujtesë atyne ngjarjeve, do të bindemi se kahu i ynë i drejtimit asht nga vendet që në Trojet Shqiptare ata kanë shkatrrue gjithshka me synime nga Europa.
A mos ndoshta kjo ishte arsyeja që Enver Hoxha, me 5 Maji 1945 blokoi në Hotel Dajti Delegatin Apostolik të Vatikanit Imz. Leone GB Nigris, dhe me 25 Maji 1945 e nxori jashtë nga Shqipnia, tue arrestue edhe Zevendsin e Tij Imz. Frano Gjinin, të cilin edhe e pushkatoi me 11 Mars 1948, mbas një gjyqi të mbyllun me akuza fallco?!
Ishte Papa Gjon Pali II që e donte me zemer Popullin e vuejtun Shqiptar dhe jo, qeveria apo “dikush” tjeter nga “komunistët e konservuem” në demokrat, per të cilët me të drejtë ka thanë tek Kryeministria në Tiranë në 1999 Presidenti Nderuem Havel: “Njerzit ma të rrezikshem per Demokracinë janë komunistët e konvertuem në demokrat!”
Janë ba sa vjet që qeveria Shqiptare asht shtatzanë dhe nuk u “rilind ende” që të gjejnë një ambasador “po i themi”, me e dergue në Vatikan. Edhe kjo ka “parathanjen” e vet.
Vonesat e integrimit të Shqipnisë në Europë i sherbejnë vetem elitave tona politike me pikpamje anadollake, dhe që po e shpejtojnë në mënyrë drastike shkatrrimin e plotë të shtetit Shqiptar me korrupsion, çorganizim dhe marrveshje të mëshefta. 
Lojnat akrobatike me “reformat në drejtësi” dhe, “shkapetjet me dashje” të politikanve tanë me ShBA, Europën e kryesisht Brukselin, janë një lojë me zararë që mundohen me sigurue Lindjen sllavo – komuniste dhe Turqinë, me mjetet anadollake të Hoxhës dhe Alisë me pasuesit mbas 1989, që na mbajtën në llomin e mbrapambetjes tash 75 vjetë...
***
Europa dhe Amerika e njeh shumë mirë barbarizmin e trashigimtarëve të komunizmit dhe, kryesisht ate që u aplikue me Gjenocid mbi Popullin Shqiptar. Hapni Dosjet!
Po më kujtohet i Madhi Ibrahim Rrugova në 1999, kur mërrijti në Vatikan...
Nanë Tereza tek Kenedi, Regani, Klintoni, Karter, Gjorgj Bushi dhe I Riu...
E cila derë e Shtëpisë së Bardhë s’ u hap per Ta?! Shqipnia ishte fryma e Tyne!
Në thirrjen e Papës Gjon Pali II u theksue se: “Europa duhet ta dijë ate që ka ngja tek Ju Vllazen e Motra Shqiptarë!.. Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!”
A e kujtoni Fjalen e Nanë Terezes kur Ju dha Çmimi Nobel ?!
Nanë Tereza asht Ajo që e kuptoj shumë mirë tradhtinë e drejtuesve të shtetit tonë, dhe prandej në aeroportin e Rinasit tha: “Zot hiqja mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”1997.
Dashje ose padashje Shqipnia asht vetem Europjane, prandej edhe i takon Asaj!
Dikur... Ajo, e mbrojti Europen! Bash Ajo Shqipni që tashti po e sjellin verrle...
Shqipnia e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut... Sot, duhet mbrojtë vetem nga Ti Europë!
Monumentet e Kastriotit nëper Europë vetem nuk kanë gojë me Ju thirrë!!..
            Melbourne, 24 Maji 2018.











2018-05-23

Vdiq Philip Roth, autor i “Ankimit të Portnoit”


Philip Roth, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj amerikanë, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Fitues i çmimit “Pulitzer”, Çmimit Kombëtar të Librit dhe çmimit ndërkombëtar “Man Booker”, ai është frymëzuar për veprat e tij nga jeta e familjeve hebreje, seksi dhe idealet amerikane.

Shuhet në moshën 85-vjeçare Philip Roth, autor i “Ankimit të Portnoit”

Mes veprave të tij janë “American Pastoral”, “I Married a Communist” dhe “Portnoy’s Complaint”.

“New York Times” raportoi edhe shkakun e vdekjes, bazuar nga rrëfimi i një miku të ngushtë të Rothit, që ishte pushimi i zemrës si pasojë e bllokimit.

Roth nisi rrugën e suksesit përmes një koleksioni tregimesh të shkurtra, “Goodbye Columbus”, të publikuar në vitin 1959. Një dekadë më vonë, novela e tij kryesisht seksuale “Portnoy’s Complaint” (Ankimi i Portnoit) e katapultoi atë drejt famës, duke e bërë një nga më të shquarit në Shtetet e Bashkuara.

Në vitet e mëvonshme të jetës, ai shkroi edhe një sërë novelash historike, përfshi veprën e vitit 1997 “American Pastoral”, për të cilin fitoi edhe çmimin “Pulitzer”. Gjatë karrierës së tij ka botuar mbi 30 libra, përpara se t’i jepte fund karrierës së pasur në vitin 2009.

Vdekja e Rothit vjen vetëm një javë pas shuarjes së një tjetër peshe të madhe si Tom Wolfe, autor i “Bonfire of the Vanities”, që ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.

Më poshtë, një shkrim i Gazetës Shqip mbi autorin e shquar amerikan.

Si mund ta njohësh një autor, për të cilin ke dëgjuar vetëm të flitet? Ndoshta është më mirë t’i referohesh librit të tij të parë. Për shkrimtarin amerikan, Philip Roth, ndoshta ky lexim duhej filluar nga “Ankimi i Portnoit”. Ky libër, i treti në karrierën e Roth, bëri të diskutohej gjatë për të si autor. I botuar në vitin 1969, romani u kritikua për përshkrimet seksuale dhe të masturbimit, e madje u quajt edhe skandaloz nga një pjesë e mirë e kritikës. Së fundmi, ky libër ka ardhur edhe për lexuesin shqiptar nga shtëpia botuese “Skanderbeg Books”, e cila ka publikuar edhe libra të tjerë nga shkrimtari amerikan si “Inati” apo “Del Hija”. Për këtë libër është shkruar shumë deri më sot. Përveç përjetimit personal të leximit, mjafton të futesh në kërkim online dhe blogjet në të cilat diskutohet për të janë të pafundme. Distanca kohore prej gati 40 vjetësh, tashmë e bën gjykimin edhe më të lirshëm. “Ankimi i Portnoit” është cilësuar si një libër i revolucionit seksual, një monolog erotik e njëkohësisht libri më komik për seksin. Aleksandër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë, rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varur plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës së tij dhe nga një përkujdesje fatale për të mos i cenuar kodet morale të përcaktuara nga brezat e familjes së tij, trysni kjo e dhënë nga Philip Roth përmes një rrëfimi sa komik, aq edhe të vërtetë e të dhimbshëm. Një çrregullim trupor, i ndikuar sa nga fiziku, aq edhe nga etika familjare e prejardhjes së Portnoit, si dhe impulset e tij altruiste, përplasen me një dëshirë të skajshme seksuale të tij, shpesh edhe me natyrë perverse, që e bëjnë Aleksandër Portnoin të gjendet shpesh në situata të vështira.

Për shkak të kohës kur është botuar, “Ankimi i Portnoit” cilësohet si një roman emblematik, pasi iu përgjigj me idetë e tij valës së revolucionit seksual që përfshiu fundin e viteve ‘60. Menjëherë pas botimit, libri provokoi një debat të gjerë publik për shkak të përsiatjeve dhe analizave të tij mbi seksualitetin dhe obsesionin mbi seksin, si dhe përshkrimeve pa tabu mbi vetëkënaqjen, reaksion ku veçmas u përfshinë edhe intelektualë hebrenj të Amerikës. Philip Roth njihet si një shkrimtar i “heshtur”. Intervistat e tij nuk janë të shumta, por edhe në rastet kur ndodhin, nuk ia arrijnë qëllimit të tyre. Janë të kursyera në fjalë dhe argumentet ndoshta nuk marrin shpesh përgjigjen e kërkuar. Roth flet ftohtë për këtë prirje të tij të të trajtuarit të seksualitetit në librat e tij. “Më ka interesuar gjithmonë të kuptoja se çfarë ndodh në jetën e personave kur në mes hyn seksi. Ka qenë një temë me shumë rëndësi, edhe pse tani nuk më tërheq më si dikur”, thekson shkrimtari. Në një intervistë të tij pak kohë pas botimit të librit, Roth është shumë i kursyer në shpjegime përpara furtunës që shkaktoi libri. Këtë monolog erotik pa tabu, për habi të të gjithëve ai e sheh më shumë si një çështje letrare, një çështje stili se sa parimesh. “Disa ide që më pas i kam shkruar në librin tim, më qarkullonin në mendje që nga koha kur kam filluar të shkruaj. I referohem veçanërisht ideve mbi stilin e rrëfimit. Libri është i ndërtuar mbi teknikën e ‘bllokimit të ndërgjegjes’, ku copëza materialesh të formës dhe dimensioneve të ndryshme, vendosur njëra mbi tjetrën, i bën bashkë një lidhje e rastësishme më shumë se sa një rrjedhë kronologjike. E kisha provuar diçka të tillë edhe më parë, ndaj mendova ta ripërdorja për të vendosur përfundimisht nëse do ta bëja timen këtë tip rrëfimi apo do ta hidhja tej”, thekson shkrimtari amerikan. E ndërsa pyetet nëse ky roman i rrallë i rrëfimeve seksuale mund të jetë krijuar vetëm duke pasur parasysh shtysa letrare, Roth përgjigjet: “Jo. Por koncepti nuk është asgjë krahasuar me realizimin. Sipas pikëpamjes sime, përderisa ‘idetë’ e mia mbi seksin, fajin, fëmijërinë, mbi burrat hebrenj e gratë e tyre të sjellshme, nuk janë formësuar në një strategji apo në një mënyrë rrëfimi, këto ide nuk ndryshonin aspak nga ato të shumë njerëzve të tjerë. Të gjithë kanë ‘ide’ për një roman: kryeqyteti është i mbushur me njerëz që e kanë kokën plot ide për një roman, por që nuk janë në gjendje as të nisin ta shkruajnë. Shpesh, unë jam një prej tyre”. Tashmë ai është një nga shkrimtarët amerikanë të gjeneratës së tij më të vlerësuar. Është vlerësuar dy herë me Çmimin Kombëtar të Kritikëve, tre herë me “PEN/Faulkner Award”, ka marrë çmimin “Pulitzer” në vitin 1997, pak muaj më parë mori çmimin “Princi i Asturias në Letërsi” dhe së fundmi emri i tij qarkullon në listën e favoritëve për çmimin “Nobel”. Roth është rebeluar shpesh ndaj faktit që atë sot e cilësojnë si shkrimtari më i mirë hebre që është gjallë. “Kjo gjë më inatos jashtë mase. Do të doja të më konsideronin si një prej shkrimtarëve më të mirë amerikanë në gjallje”, ka thënë ai në një prej intervistave të tij të shkurtra. Ndërkohë, romani “Ankimi i Portnoit” është përfshirë si një ndër 100 librat më të mirë të shek XX.


*****

Lexoni :



Philip Roth, Towering Novelist Who Explored Lust, Jewish Life and America, Dies at 85


https://www.nytimes.com/2018/05/22/obituaries/philip-roth-dead.html

Festivali “Mirëdita, Dobar dan!” nga 30 maj – 2 qershor në Beograd


Edicioni i radhës i Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!” do të organizohet në Beograd nga data 30 maj deri më 2 qershor 2018, bëjnë të ditur organizatorët e tij përmes një njoftimi për media, duke e konsideruar si një mundësi unike për të prezantuar skenën artistike dhe kulturore të Kosovës për audiencën e Beogradit.
Festivali “Mirëdita, Dobar dan!” nga 30 maj – 2 qershor në Beograd
Duke i prezantuar publikut performanca të ndryshme, që përfaqësojnë skenën kulture artistike moderne të Kosovës, festivali ka për qëllim të iniciojë ndryshime kulturore dhe sociale në Kosovë dhe Serbi. Festivali mëton që të krijojë një traditë bashkëpunimi përmes artit, e cila do të kontribuojë në normalizimin e përhershëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ngjashëm me vitet e kaluara, vizitorët do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth skenës kulturore të Kosovës, përmes perfornancave muzikore, filmave, koncerteve dhe ekspozitave. Përveç kësaj, një pjesë e festivalit i dedikohet debateve dhe diskutimeve mbi të kaluarën dhe të ardhmen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe rëndësisë së bashkëpunimit dhe rrjetizimit mes dy shoqërive.

Festivali “Mirëdita, Dobar dan!” 2018 do të hapet zyrtarisht me 30 maj, me shfaqjen e filmit “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit, fitues i çmimeve ‘Critics and Special Jury prizes në Tallinn Black Nights Film Festival. Në të njëjtën ditë në Qendrën për Dekontaminim Kulturor do të prezantohet ekspozita e karikaturistëve nga Kosova dhe Serbia: Murat Ahmeti dhe Mentor Llapashtica dhe Predrag Koraksic Corax, e realizuar në kuadër të projektit “Ura - Dialogu Civil Prishtinë-Beograd”. Gjatë ditëve të tjera të festivalit, vizitorët do të kenë mundësi të jenë pjesë e kulturës kosovare përmes muzikës, nën performancën e pesë artisteve të talentuara të Ansamblit “Zánat”, instalacionin me fotografi të Eliza Hoxhës të titulluar “Midis ëndrrës dhe realitetit“, e cila do të prezantohet për adhuruesit e artit pamor dhe kontemporan.

Shfaqja teatrore “Copë – Copë” me regji të Zana Hoxha Krasniqit, do të ilustrojë një vështrim më të thellë të procesit të kujtimeve dhe transformimit të dhimbjes. Këtë vit, siç thuhet në njoftim, debati do të fokusohet në ekspolorimin e marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës, me temën “Kosova – Serbia: Kush jemi ne për njëri tjetrin?”
Festivali “Mirëdita, Dobar dan!” 2018 do të jetë prezent në lokacione të ndryshme në Beograd, dhe hyrja në të gjitha ngjarjet do të jetë, si në vitet e mëparshme, falas. Për më shumë informacion rreth festivalit, mund të mësoni në uebfaqen www.mireditadobardan.com dhe faqen e FB.

Festivali organizohet nga Integra (Kosovë) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi) në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), dhe Iniciativat Qytetare (Serbi).

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...