2018-09-06

Pjetër Budit, poeti i parë shqiptar

Më 1 dhjetor 1622 u nda nga kjo jetë Pjetër Budi, shkrimtar i letërsisë së herëshme shqipe, autor librash fetarë në shqip.  Budi është poeti i parë i mirëfilltë i letërsisë shqipe, ai shkroi rreth 3 mijë e 500 vargje me karakter moral e fetar.

Madhështia e njerëzve

(Pjetër Budi)

Ku janë ata pleq bujarë,

që qenë përpara ne,

e ata trima sqimatarë,

të shpejtëtë si rrufe?

Ku janë ata djelm të ri,

të bukur e të lulzuom,

që pate pamë me sy,

me ta folë e ligjëruom?

Ku janë ata zotëninj,

që dojin me zotënuom

ndë sqimë e ndë madhështi,

këte jatë tue shkuom?

Ku janë ata perandorë

gjithë shekulli nalcuom,

në krye me një kunorë

gurëshi cë paçëmuom?

Ku janë ata letërorë

t’urtë e dijes të ndëgjuom,

të bardhatë posi borë

letëra tue kënduom?

Ku janë ato gra e vasha

ndë sqimë e ndë madhështi,

me petëkat të mëndafshta

nalcuom mbë zotëni?

Gjithë mortja i rrëzoi,

sikur i pret me shpatë,

për të ri s’i shikoi,

as të vobegë, as të begatë.





Pjetër Budi, shkrimtar i letërsisë së herëshme shqipe, autor librash fetarë në shqip. Lindi në Mat më 1566 u largua nga vendi i pashkollë; arsimin fetar e mori në kolegjin Illyricum në jug të Ankonës në Itali, pastaj shërbeu si prift në rajone të ndryshme të Ballkanit; Bosnie, Kosove, Maqedoni, Shqiperi; libri i tij më i njohur fetar është Doktrina e Krishterë. Budi është poeti i parë i mirëfilltë i letërsisë shqipe; ai shkroi rreth 3 mijë e 500 vargje me karakter moral e fetar. Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të pupullit tonë.

Proza e Budit dëshmon jo vetëm për idetë përparimtare, por edhe për aftësitë e tij letrare. Edhe pse në të ndihet ndikimi i literaturës kishtare latine, ai është munduar t’i japë gjuhës shqipe një shprehje e formë të bukur, duke shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore dhe frazeologjinë e saj të pasur. Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij. Para tij njohim vetëm një vjershë të shkurtër me 8 vargje, të shkruajtur nga arbëreshi Lekë Matrënga, kurse Budi na ka lënë 23 vjersha. Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale. Është e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të lartë, por vihet re një përpjekje serioze për ta pasuruar gjuhën shqipe edhe me krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën në artin e fjalës shqipe. Në njërën prej tyre, në formën e një pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjën e trishtimit dhe të kotësisë që e pushton kur mendon se të gjithë njerëzit i rrëmben vdekja.

pasqyra-e-trrefyemit


Siç del nga letra që i dërgoi Gocadinit, misioni kryesor për të cilin ai shkoi më 1621 në Romë, ishte që të bëhej zëdhënës i kërkesave të shqiptarëve dhe të kërkonte ndihma. Letra e tij është një projekt i një kryengritjeje të armatosur që një klerik ia drejton një kardianli dhe organeve të administratës kishtare për të kërkuar ndihmë për popullin e tij, që të çlirohej nga zgjedha e huaj. Budi është i pari nga klerikët që do të thotë se perëndia nuk e degjon atë që i lutet në gjuhë të huaj, atë që përsërit vetëm fjalë boshe pa i kuptuar ato që thotë.

Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha arriti që më 1618 të botonte në Romë veprën e parë “Doktrina e krishtenë„ dhe më 1621 dy veprat e tjera “Rituali roman” dhe “Pasqyra e të rrëfyemit”.

“ Ku lulëzojnë shkencëtarët, letrarët, dhe dija, lulëzon e mira” Pjetër Bogdani

Image result for jahja lluka

Jahja Lluka shkrimtar dhe politikan 

Personaliteti i Pjetër Bogdanit, mbetet unik në historinë e kombit shqiptarë. Figuarës së tij i bashkangjiten atribute të shumta, si teolog, filozof, polilinguist, e mbi të gjitha humanist i madh dhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare shqiptare.

Vepra e Pjetër Bogdanit, tejkaloi kohët duke na ardhur dhe neve si udhërrëfyes, që pavarësisht kohërave të liga e mira do triumfojë.

Image result for peter bogdani

I bindur në kauzën e vërtetë të popullit shqiptarë për liri, i tillë frymoi deri në vdekje.

I etur për dije, drejtësi, humanizëm dhe besim në zot, eci rrugëve me xhëmba që misionit të tij, ti jap dritë, duke ndriçuar kështu mendjen e një populli të cilin errërisa e tatarëve e kishe mbuluar.Personaliteti i tij, jo vetëm për së gjalli por dhe për së vdekuri tmerroi barbarët osman, saqë eshtart ja nxorën nga varri dhe ju hodhën qenve në shesh.

Related image
Duke e parë rrezikun e madh nga pushtuesit osman, si dhe tentimin me ngulm për shuarjen e ekzistencës së gjuhës shqipe, me gjithë rrethanat e pafavorshme dhe të rrezikshme Bogdani me 18 tetor 1685, nxjerrë në dritë veprën “Çeta e Profetëve “(lat. Cuneus Prophetarum).

Vepra “Çeta e Profetëve” përveç karakterit teologjik ka dhe karakter shkencor, në të flitet për jetën e Jezu Krishtit, një rrjedhë historike të ngjarjeve dhe poashtu gjejmë të shtjelluara tezat për dukuritë natyrore, të cilave Bogdani ju jep karakter astrologjik.

Image result for peter bogdani


Ky libër vjen i shkruar në dy gjuhë origjinale: shqipe dhe italiane. Situata e rëndë në të cilën gjendej populli shqiptarë, shpërnguljet me dhunë, konvertimet e dhunshme, gjenocidi, sëmundjet, të gjitha këto të shkaktuara nga barbarët turq, e shtyen Bogdanin drejt botimit të kësaj vepre, e cila kishte vlerën diplomatike të kohës sepse vetëm kështu, Vatikani dhe Perandoria Austro-Hungareze, si dy superfuqi të asaj kohe,do të dinin më shumë për vuajtet e një populli të lashtë si shqiptarët.

Image result for peter bogdani

Ibrahim Rugova në kritikën e tij për veprën e Bogdanit shkruan: “ Kjo vepër, thënë metaforisht, ashtu siç e thotë Bogdani për parimin e tij filozofik, Zotin,është një krua i gjallë,ku mendja dhe shpirti ynë do gjejnë kënaqësi dhe shqetësim intelektual,ku shumëkush mund të marrë ujë, e s’do shteret lehtë, arti i të shkruarit dhe ligjërimit që mishërohet në vepër si tregues i nivelit të kulturës dhe zhvillimit intelektual të tij dhe angazhimi dinjitoz si prijës dhe tribun popullor e ngrisin lart, veprën e tij madhore, të lindur në gurrat e një humanizmi të thellë, duke i treguar popullit rrugën e zhvillimit të lirë e të pavarur andaj kah bota e përparuar.”
Image result for peter bogdani
Ky njeri i madh me mendje të ndritur lindi në Gur të Hasit me 1625, qysh i vogël filloi të shërbente në kishën e Hasit, më pas kaloi në françeskanëve në Çiprovec, në Bullgarinë veri-perëndimore.
Duke treguar nivel të lartë njohurish, Bogdani dërgohet në Romë, me 1642, nën propozimin e ungjit André. Atje vijoi studimet e larta në kolegjin e Lorentos. Në vitin 1650, kreu studimet dhe dhe u shugurua meshtar në Bazilikën e Loretos. Një vit më vonë doktoroi në teologji, si njëri nër studiuesit më të mirë.


Image result for peter bogdani

Gati për një dekadë qëndroi në Itali, por malli dhe dashuria për atdheun nuk e lanë të qetë, kështu ai u kthye në atdhe, dhe pati si fushë veprimi misionin e Gashit në Ipeshkvinë e Pultit.

Ishte viti 1656, kur Bogdani u emërua ipeshkëv i Shkodrës, në të cilë shërbeu dy dekada dhe njashtu ishte administrator i Arqipshkvisë së Tivarit deri më 1671.

Lufta Austro- Osmane , 1664-1669, pati përmasa të dëmshme për kombin shqiptarë. Kokat më të ndritura shqiptare përndjekeshin sepse shiheshin si shtylla mbrojtëse ndaj pushtimit otoman. Pjetër Bogdani,u strehua në fshatrat e Rrjollit dhe Barbullushit në rrethinat e Shkodrës, një shpellë në Rajoll mbanë të gjallë emrin e tij. Mirëpo, edhe pse tentoi të ju ikte osmanëve, Bogdani prapë zihet pengë dhe burgoset në Kalanë e Shkodrës

Sipas Ipeshkvit të Durrësit, Shtjefën Gaspri, ishin vëllezërit Nikollë e Pepë Kastori, të cilët rrezikuan dhe e shpëtuan Bogdanin nga pushtuesit osman.

Image result for peter bogdani

Edhe pse i përndjekur nga pushtuesit osman, Bogdani nuk e ndaloi veprimtarinë e tij, më 1677 emërohet Arqipeshkv i Shkupit.Por veprimtaria atdhetare e tij përcjellej dhe nuk i lihej derë e hapur në atdhe, kështu pas një presioni të madh arratiset në Dubrovnik.Më pas largohet në Venedik dhe Padova, atje pritet nga Kardinali Barbarigo i cili e vlerësonte lartë figurën e Bogdanit.
Malli për atdheun se lente të qetë dhe me 1686, vendosi të kthehej .Duke parë vuajtjen e popullit shqiptarë nën zgjedhen osmane, Bogdani filloi mobilizimin e popullit për një qëndresë të armatosur ndaj pushtimit osman.

Gjatë Luftës së Madhe Turke,Pjetër Bogdani bashkë me vikar Toma Raspasani organizuan lëvizjen pro-austriake në Kosovë, me një force prej 6,000 kryengritësve të cilët iu bashkuan ushtrisë austriake kur hynë në Prishtinë dhe i shoqëruan në marrjen e Prizrenit.

Në atë kohë ishte përhapur murtaja duke prekur dhe Bogdanin. Pasi që nuk i rezistoi sëmundjes, më 1689, Pjetër Bogdani vdes në Prishtinë. Vepra e Pjetër Bogdanit, tejkaloi kohët duke na ardhur dhe neve si udhërrëfyes, që pavarësisht kohërave të liga e mira do triumfojë.

U1 PjeterBogdani.jpg

I bindur në kauzën e vërtetë të popullit shqiptarë për liri, i tillë frymoi deri në vdekje.

I etur për dije, drejtësi, humanizëm dhe besim në zot, eci rrugëve me xhëmba që misionit të tij, ti jap dritë, duke ndriçuar kështu mendjen e një populli të cilin errërisa e tatarëve e kishe mbuluar.
Personaliteti i tij, jo vetëm për së gjalli por dhe për së vdekuri tmerroi barbarët osman, saqë eshtart ja nxorën nga varri dhe ju hodhën qenve në shesh.

Bogdani arrtiti që ta shpëtoj gjuhën shqipe nga mosekzistenca e saj. Dhe kjo mbetet merita e tij më e madhe të cilës përjetësisht duhet ti jemi mirënjohës si shqipëtarë, ndaj dhe shkroi: “Shqiptarët u asht dashtun të luftojnë pa pushim për me ruajtun karakterin kombtar kundër mundimevet të bamuna prej qeveriës osmone ke për mos mi shkombtarizue…“


Akademiku Skendër Kodra ,simbol i energjisë pozitive për të gjithë shqiptarët !

Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në Ce Zene e Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës.

Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme. Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Fotografia e Flori Bruqi
Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D. Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.


Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar. Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.


Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar, Prof. Dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë libra si: Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001) Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003) Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004) Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.



I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar. Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.


Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë. Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme. Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.


Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një istikam lufte. Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.

Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë. Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.
Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare. Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.


Akademik Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar. Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro_Amerikane me qendër në New York, Akadmi të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri.

Figura poliedrike e  Akademikut tonë  Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë , Shqipëri,Maqedoni,Malin e Zi ,Kosovën Lindore,Çamëri  si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike.

Image result for skender kodra Kalorësi i urdhërit të Skënderbeut


Ish Presidenti i Shqipërisë  z.Bujar Nishani (2017) në shënjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e Akademikut tonë Prof.Dr. Skendër Kodra,Ph.D i jep titullin"Kalorësi i urdhërit të Skënderbeut"!

Akademikët e Akademisë së shkencave Shqiptaro-Amerikane më seli në New York më degët e saja në Prishtinë,Tiranë dhe Shkup si dhe Opinioni mbarë kombëtar sShqiptaro-Amerikan i uron Z.Skënder Kodra,shëndet,jetë të gjatë në vazhdimësi.

Flori Bruqi



Kuvendi, ta pengojë ngritjen e Murit të Berlinit në veriun e Kosovës!




Barometri diplomatik

Mehdi Hyseni.jpg

Akademik Prof.Dr.Mehdi HYSENI,Ph.D

(Dr. Mehdi Hyseni , është Akademik Prof.  Dr. i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkëpunëtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Boston të SHBA-së.)

Kuvendi, ta pengojë ngritjen e Murit të Berlinit në veriun e Kosovës!



*** Derisa të vazhdojë Dialogu serbo-kosovar në Bruksel, Hashim Thaçi, do të jetë kryefigura politike numër 1 në Kosovë. Prandaj, “mos u sillni kot rreth dardhës Ahmatit”, por kërkoni pezullimin e Dialogut të Brukselit. Ndryshe, ndarja dhe copëtimi i territorit të Kosovës sipas “potkave” të trapezoidit gjeopolitik të tandemit Vuçiq-Thaçi, do të jetë e pandalshme, sepse këta po mbështeten edhe nga qarqe të caktuara të bashkësisë ndërkombëtyare, përpos Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, të cilat me ngulmësi po e kundërshtojnë “korrigjimin”, përkatësisht “shkëmbin” e kufijve mes Kosovës dhe Serbis sipas marrëveshjes private Vuçiuq-Daçiq.



-Sespe Dialogu i Brukselit synon ndarjen e Kosovës. Kjo është baza e trapezoidit gjeopolitik shekullor për rikolonizimin e Kosovës (së pari, veriun, pastaj, edhe jugun).



Këtë, gjatë tetë viteve të kaluara, njëqind herë e kemi pohuar se pikërisht Dialogu i Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit (2011-2018) qëllim të fundmë ka copëtimin, ndarjen dhe rikolonizimin e territorit verior të Republikës së Kosovës (jo kurrfarë normalizimi të marrëdhënieve ndërshtetërore), JO NJOHJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS as de fakto e as dejure.

Prandaj, as Prishtina e as Tirana zyrtare nuk kanë pasur dhe, nuk kanë asnjë bazë ligjre dhe kushtetuese valide, që të mbështetin një dialog të tillë, i cili, nëse mbyllet me sukses në favorin e Serbisë, pa dyshim se Kosova do të humbasë territorin verior të saj.



Kuvendi i Kosovës ta pezullojë Diualogun e Brukselit!



Ndryshe, tandemi “Honeker – Krushçov” alias Vuçiq-Thaçi, do të ngrejnë Murin e Berlinit në Veriun e Kosovës. Kjo do të ndodhë, nëse Kuvendi i Kosovës me Rezolutën e vet nuk pezullon Dialogun e Brukselit (2011-2018).



-As Hashim Thaçi (president) , as Ramush Haradinaj( kryeministër) e as homologët e tyre në Beograd, Aleksandar Vuçiq (president) dhe Ana Brnabiq (kryeministre) nuk kanë kapacitet juridik kombëtar e as ndërkombëtar, që sipas “rebusit” të tyre politiko-propagandistik t’i “vizatojnë” kufijtë e rinjë shtetërorë midis Kosovës dhe Serbisë, sepse gjeneza e këtij problemi është e vjetër dhe ka karakter kolonial dhe hegjemonist ngase Kosova ishte plaçkë koloniale dhe aneksuese e Serbisë gjenocidale, ashtu siç janë edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja (1878-2018).



Prandaj, Kuvendi i Kosovës, duhet të nxjerrë një Rezolutë, që të pezullohej Dialogu i Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës (2011-2018) dhe, në vend të tij, urgjentisht të kërkojë nga faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare organizimin e një conference të re ndërkombëtare për rishqyrtimin e kufijve territorialë të Ballkanit, të cilën, do ta kryesonte kancelarja e “çeliktë” dhe e famshme e Gjermanisë, Angela Merkel.

Kjo Rezolutë, pa dyshim se, do të ishte “ilaçi” preventiv juridik dhe kushtetues për hedhjen poshtë të formulës trapezoide të “korrigjimit të kufijve” të tandemit Aleksandar Vuçiq-Hashim Thaçi, e cila ipso facto rikthen Kosovën nën sovranitetin kolonial të Serbisë së Ilia Grashaninit(1844).

Kjo Rezolutë e ligjshme dhe e domosdoshme e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbyllte të gjitha përpjekjet propagandistike, politike dhe diplomatike, që Hashim Thaçi (president i Kosovës) dhe Aleksandar Vuçiq (president i Serbisë) ta copëtnin territorin e Kosovës sipas “Formulës Trapezoide” të tyre në favorin e sundimit të egër kolonial dhe neokolonial të Serbisë së Madhe (1878-2018).

Gjithashtu, urgjentisht, në këtë frymë, do të duhej të vepronte edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, duke nxjerrë Rezolutën përkatëse sikurse Kuvendi i Republikës së Kosovës, që në vend të dialogut maraton serbo-shqiptar në Bruksel (2011-2018), urgjentisht të organizohet një konferencë e re ndërkombëtare për ridefinimin e kufijve artificialë dhe të padrejtë të Ballkanit (1878-2018).



Ndërkaq, miratimi i rezolutave të tjera eventuale, duke kërkuar vazhdimin e dialogut me grupe të ndryshme ad hoc sipas “shijes” dhe interesave të ngushta politike partiake, vetëm se e ndërlikon dhe e bën të pamundur zgjidhjen e problemit të kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës.





2018-09-03

AT DONAT KURTI (3 SHTATOR 1903 – 11 NANDOR 1985)


Nga Fritz RADOVANI:

AT  DONAT  KURTI  O.F.M.

Image result for at donat kurti 



AT DONAT KURTI (3 SHTATOR 1903 – 11 NANDOR 1985)

ISHTE  DREJTORI I FUNDIT I GJIMNAZIT FRANÇESKAN “ILLYRICUM”…  

Ai ishte letrar, etnolog, folklorist, profesor, perkthyes, studjues i persosun i fjalorit frazeologjik të Gjuhës Shqipe dhe “fatkeqsisht”, Klerik Françeskan Shqiptar, predikues i formulës së pavdekshme “Fe e Atdhe”… Per të cilen “banin vdekjen si me lé !”



Fatkeqsisht ishte pragu i atyne ditve të zeza dhe të pafund që po u afroheshin, pra jemi pak ditë para 11 nandorit 1946 kur merr fund shkolla, kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha, vendi ku Sigurimi komunist futë armët dhe akuzon Fretnit për këtë akt të ultë që u krye në Kishën Katolike Shqiptare, në të gdhimë të datës 17 nandor 1946, nga vetë ata.

Me datën 12 nandor asht ndër të parët që arrestohet At Donat Kurti, pikrisht kur forcat e sigurimit futen në oborrin e Gjimnazit, ky i sheh nga dritaria e zyres dhe merr çekiqin dhe kryen aktin burrnor tue thye vulën e ftohët të shkollës, për mos me u ra në dorë komunistëve, kështu, edhe i pret mundësinë me falsifikue dokumenta të atij Gjimnazi.

Po, fatkeqsia vazhdon... At Donat Kurti me shokë nisen drejtë Kalvarit pafund... 
Nga viti 1964 kur doli nga Burreli e erdhi në Shkoder e njoha... Kishe ndigjue se per Këte Frat një dijetar i njohun, Prof. Dr. Norbert Jokli, e kishte cilsue bash At Donat Kurtin: "Një ndër prozatorët ma të mëdhaj Shqiptarë"... Edhe kjo një tjeter “fatkeqsi”...

Kisha e kuvende u shemben... U zhdukën edhe germallat e tyne... U sheshuen... Bashkë me ata u vodhën dhe u pervetsuen edhe veprat e Tyne. Hajdutët nuk i permenda sot...

Njëditë At Donat Kurti u gjet në një barakë me llamarina pa kurrgja mbas shpirtit, në Zallin e Kirit, vetëm me pak libra, mbasi pjesën ma të madhe i kishte të mëshefun si shumë shokë të Tij, me një dyshek për vedi e një për motrën, murgeshën e nderueme .... të spitalit të Tiranës, e cila nuk e la vetëm deri më 10 nandor 1983, që At Donati u bashkue me shokët e dashtun të vetët, Eshtnat e të cilëve i kishte nën brinjë per sa vite.

At Donat Kurti O.F.M., ruejti me dinjitet deri në vdekje të gjitha cilësitë që i përkisnin një Frati fukara, i nderuem prej fukarave të mbarë Shqipnisë, që u la trashigim një thesar shumë të çmueshëm nga mendja e Tij e ndritun: "VISARËT E KOMBIT” dhe “Fjalorin Frazeologjik me 45.000 fraza Shqipe”... Të gjitha “të mbulueme me pluhun”...
            Melbourne, 3 Shtator 2018.



2018-09-02

Nga Flori Bruqi : Kur gojën s'e hapën Ata që prekën me sy historinë.



Ilir Hajdari

Nga një qytet i Kosovës, rastësisht më ra në dorë një cikël poetik "Xhevap për lirinë "… Duke e shfletuar, hasë poezi të një poeti kogja me peshë… Me kënaqësi fillova ti lexojë poezitë e ciklit të tij



***



Vazhdimi ishte dramatik. Plotë gërçe. Ajo që e thoshte poeti i nderuar, Ilir Hajdari nuk dëshiroja të ishte e vërtetë. Ishte diçka monstruoze...



Diku në Kosovë..., kryesisht i banuar me shqiptar, jeta kishte marrë tatëpjetën. Iracionalja mbisundonte arsyen. E kuptoja revoltën e e poetit tim.



Por merre me mend njeriu që deri dje ishte normal ishte shndërruar në një gjësend pa vlerë; se në mbarim të shekullit XX urrejtja ndërnacionale ishte thjesht instinkt dhe Evropa spektatore në një teatër të absurdit....



Poeti Ilir Hajdari thotë:



Nuk ka varre

Atje ka vargje

Të pavdekshme

Shkruan e reciton

Yllka Domi.



(PËR KOKËN E LIBRIT)



***

Nga ato viktima të masakruara nga faqezinjtë disa janë fëmijë, studentë ,fshatarë, intelektual të cilët :



Nëse s'besoni

Në jetën e përtejme

Ejani në Gjakovë

Që të kuptoni

Se si jetohet pas vdekjes



Nëse nuk besoni

Edhe kësaj radhe

Atëherë ndaloni aty

Vdisni në Çabrat

Në Meje

Korenicë

Që të kuptoni

Të besoni

Nisuni pa peshojë

Ejani pa dhimbje

Lot mos merrni me vete

Qyqja në Gjakovë

Nuk këndon mbi varr



Këtu

Në çdo rrugicë

Ka vdekje që jetohen.



(VDEKJE QË JETOHET)





Dhe rrënimi i shumë fshatrave e qyteteve të tjera të Kosovës flasin bindshëm se nuk ishte fjala për psikoetikën e individit. Paranoja, pra, nga dita më ditë zbulonte fytyrën e vet të shëmtuar jo vetëm në shkrime bulevardeske, por edhe në etnosin, ideologjinë dhe filozofinë e një populli që i afrohej katastrofës. Në krye të asaj të keqeje qëndronin shkrimtarë, gjysmëshkrimtarë, intelektualë, kuaziintelektualë, politikanë të dyshimtë e kriminelë në zë, që i gjurmonte policia ndërkombëtare. Me programe nacionaliste dhe elaborate fashistoide mbusheshin bibliotekat, ose krijoheshin të reja, – sipas skenarëve....



Eklipsi



E kë nuk e shqetëson kjo?



Në vetëdijen e krijuesit kishte ndodhur një eklips i tmerrshëm, humaniteti as dinjiteti nuk ekzistonte më.



Sipas kokave nacionaliste një “popull qiellor” nuk mund të gabojë. Atij i lejohet çdo gjë. Edhe krimi. Toka serbe shpalleshin brenda nate edhe ato vende ku një qorr apo topall i sojit të tyre kishte kaluar ndonjëherë.



Ose, ekspeditat ndëshkuese shpejtonin të shlyenin çdo gjurmë nga trashëgimia kulturore e identitetit të të tjerëve në trojet e pushtuara me dhunë. Nga një filozofi primitive nuk mund të lindte diçka njerëzore, pos një krijesë kiç, pikëlluese, pa vlerë – me një mjerim të thellë shpirtëror....Dhe poeti Ilir Hajdari thotë :



Kur ma rrethuan kullën

E dija se po më tradhtojnë plagët
Plumbi i parë ra në këngë
Himn u bë

E nuk u vra



Nënë Zahidja m'i uronte plagët
I numëronte vdekjet
Pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë
Dyzetenjë flamuj na duhen
Thoshte ajo



Kur më mori vdekja
E dija se do të më tradhtojë liria
Po kurrë s’më shkoi mendja
Se gjaku im do të jetë mjerim për lirinë.



(KUR MË MORI VDEKJA -Adem Jashari)





Dihet, nacionalizmi është kiç. Kështu thoshte dhe Danilo Kishi. Por mu nacionalizmi na u bë ushqim kryesor për mediokër, që shtoheshin rreth tryezës nacionale. Ata krijues të paktë, të cilët kishin guxim intelektuali t’i kundërvihen kësaj paranoje kolektive, shpalleshin tradhtarë të interesave kombëtare; botuesit ua mbyllnin dyert, ose detyroheshin ta marrin udhën e ekzilit…



Guximi intelektual i poetit ILir Hajdari ma kujtonte fatin edhe të një poeti serb i cili, duke parë në ekranin TV se ç’po ndodhte me fëmijët shqiptarë, në demonstrata paqësore dhe masakra të policisë serbe kishte qarë për shkak të turpit dhe mjerimit të popullit të vet që vranin njerëz të pafajshëm në Kosovë :


Në takimin e parë

Lexuam të dy

Vargje për Kosovën



Në takimin e dytë

Të ftova në "Pranverën" ‘97

Që të lexoje vargje për Kosovën



Në takimin e tretë

Erdha në Çabrat

Dhe lexova për Ty e Kosovën.



(TRI TAKIME -Yllka Domit)


…Dorë pas dore, para disa vitësh , më kishte arritur një poezi e atij poeti serb për fëmijët, që kishin rënë nga breshëri i plumbave dumdum nga soldateskja serbe . E kishte shkruar atë natë të kobshme. “Ti mund ta botosh. Unë do të të jem mirënjohës tërë jetën se më ndihmon ta pështyj në fytyrë nacionalizmin e popullit tim”, kaq më kishte thënë në telefon, por edhe në një letër që kisha marrë pas një gjysmë viti udhe. Poeti që e thoshte këtë, e kishte kundërshtuar regjimin totalitar një gjysmë jete dhe poezia për fëmijët shqiptarë, as mllefi i tij nuk ishte një gjest. Ai besonte në vlerën dhe lirinë e njeriut, para se gjithash, ai mbronte etikën e shkrimtarit në një kohë të ligë kur euforia nacionaliste u bë metaforë e së keqës, eklips, më e fortë se fjala e tij prej humanisti.



Në mes nacionalizmit e kombëtares: udha e krimeve



Devavlimin shpirtëror të krijuesit, që e mundonte jo vetëm Mirko Kovaçin, e theksonte edhe më rëndë disidenti dhe bardi malazias, Jevrem Bërkoviq, në një tubim ndërkombëtar të shkrimtarëve të mbajtur në Bled.



Por tmerri e agresiviteti i një diktature nacionaliste-staliniste ishte diçka e rëndomtë për ne shqiptarët.



Vrasjet e eksodet, ndjekjet dhe tmerrin e bardhë ne e kishim përjetuar me dhjetra herë gjatë historisë sonë mijëvjeçare.



Nëse Evropës nuk i kujtohet tragjedia e Çamërisë, pastaj ajo e Toplicës; nëse Evropa u mbyll në hipokriziminë e vet edhe pas vrasjeve e eksodeve të mëdha të viteve ’50, ’60, ’80 dhe ’90, duke konstatuar vetëm se atje në Ballkan po ndodh diçka e tmerrshme, kujtesa…Kjo katrahurë shifet dhe lexohët në vargjet e poetit Hajdari



Po ikin

Në këtë ikje

Dhimbja bëhet

Më e dhimbshme



Pritjes po i vdes

Edhe shpresa e fundit

Për diçka njerëzore

Që s'u tha asnjëherë



E vërteta po mbulohet

E dhimbja po bëhet

Tragjedi prej atdheu

Kur gojën s'e hapën

Ata që prekën me sy historinë.



(DHEMBJE E DHIMBSHME)


****

SHËNIME PËR AUTORIN

Ilir Hajdari u lind në fshatin Bec (Gjakovë) në vitin 1977. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa studimet për letërsi i ka nisur në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, të cilat për shkak të rrethanave të luftës u detyrua t’i ndërpres, për t’i kryer pas lufte në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë.

Qysh në rininë e hershme është marr me poezi, ku edhe është shpërblyer disa herë.

Në vitin 1997, nga ORSH (Organizata e Rinisë Shkollore) është zgjedhur kryeredaktor i revistës së rinisë “Bota jonë”, në krye të së cilës qëndroi deri në vitin 1998.

Gjatë luftës ka qëndruar në Tiranë ku ka bashkëpunuar me gazetën “Zëri i Kosovës”.

Pas luftës, në Teatrin Amator “Emin Duraku” të Gjakovës ka bërë disa regji, ndërsa në Teatrin Profesionist ka interpretuar herë pas here.

Ka bashkëpunuar me Agjencinë e Lajmeve “Kosovapress”, me të përditshmen “Epoka e re”, “Gazeta e re”, “Nacional”, “Fokusi” dhe “Infopress”. Për një kohë ishte kryeredaktor i revistës për të rinj “Ideja”.

Në Vitin 2008 Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ia boton përmbledhjen me poezi “Elegji për lotin” nën përkujdesjen redaktoriale të Kadrush Radogoshit.

Ilir Hajdari jeton dhe vepron në Gjakovë.


Prishtinë,3.9.2018

Ishte dikur....(Cikël poetik nga Flori Bruqi)

Fotografia e Flori Bruqi
Flori Bruqi

Ura e Demës


Poshtë urës së Demës Lumbardhi shkon
pse m’u kujtua vallë
dashuria jonë

pas hidhërimit gaz kishim gjithmonë
Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj

Kapur dorë për dore le të rrimë përballë
ndërsa poshtë
urës së krahëve tanë
e lodhur vështrimesh, vala para çan

Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj

Ikën dashuria si ky ujë që rrjedh
ikën dashuria si kjo jetë e qetë
dhe si shpresa që është kaq e sertë

Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj

Treten ditët, edhe javët treten
as kohë e kaluar
as dashuritë s’kthehen
poshtë urës së Demës shkon Lumbardhi

Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj.

Pse më vjen ndërmënd!

Është një melodi për të cilën do jepja
Krejt Isufin, Mehmetin edhe Florën,
Një melodi e përzishme, lënguese, e vjetër,
Që veçse për mua ka sharme të fshehta.

Por përherë më ndodh kur mbaron dëgjimi,
Që shpirti më bëhet më i ri dyqind vjet:
Më kthen në kohën e Luigjit Trembëdhjetë…
Ku shoh një kodrinë që e zverdh perëndimi.

Pastaj një satujë me kënde të gurtë,
Me xhama të lyer me ngjyra të kuqe,
Rrethuar nga parqe të gjerë, dhe një lumë
Që themelet ia lag e rrjedh përmes lulesh.

Pastaj shoh një zonjë, në dritaren e vjetër,
Flokëverdhë e syzezë, me një fustan të rëndë…
Që, ka shumë gjasa, në një jetë tjetër
E kam parë tashmë – e që më vjen ndërmënd!

Shikimi lakmitar

Kushdo që ngultas diellin me sy ka vështruar
I duket se ka parë si fluturon me ngulm
Përreth tij, në ajër, një njollë e irnuar.

Kështu dhe unë, i ri, edhe më guximtar,
Një çast mbi lavdinë guxova sytë t’i ngul:
Një njollë e zezë m’i ngeli shikimit lakmitar.

Qysh aherë, mbi gjithçka, si shenjë ogurzezë,
Në çdo vend ku syri më ndalet ndonjëherë,
E shoh të qëndrojë dhe ajo, njollë e zezë! –

Pa reshtur mes meje dhe lumturisë! Përherë?
Oh! vetëm shqiponja – o kob, kobi ynë! –
Sodit e pandëshkuar Diellin dhe Lavdinë.

Humbasin emrat nëpër fotografi

Largësia kishte ngjyrë bari, pylli,
autostrada të lara nga shiu,
adresa të shkruajtura nëpër copa gazetash.

Kujtoj gjithashtu
mëngjese në makinën
e një të panjohuri të zakonshëm,
ndoshta mik i një miku tjetër,
një i panjohur që me zor i nxjerr fjalët,
dëgjon radio me lajme nga Jugu
e më pyet për diellin e marsit.

Largësia kishte ngjyrë vitrinash,
telefona tërë taksa sipër,

pas fanarëve të makinave,
ato fytyrat që më pas,
kur arrin në shtëpi
humbasin emrat nëpër fotografi.

Lokalet mbusheshin tërë njerëz
lindnin premtime, nën nxehtësinë e një takimi,
netë për t’u rrëfyer,
qytete të transformuara në anekdotë.

Pranë rrobave të pista letra për të mbështjellë dhuratat.

Por qysh kur udhëtoj pa mungesa
e marr çdo gjë me vete,
pyjet nuk mendojnë më për Jugun
largësia ka
ngjyrë fjalësh që përmbajnë,
ngjyrën e heshtjes sime,
udhëtimin tim.

I dhashë duart e mia që përngjajnë me dhjet lutje.

E dhashë pshertimën që është mbështjellja e zërit tim.
E dhashë zemrën që në fakt është një mollë e djegur.
I dhashë mushkritë e mia që në të vërtetë janë
pemë që kurrë nuk e kanë parë hënën.
E dorëzova kutërbimin tim që në të vërtetë
është udhëtim i ngurtësuar nëpër shi.
I dhashë duart e mia që përngjajnë me dhjet lutje.
I dhashë krahët që gjithmonë janë përpjekur të më ngrehin.
I dhashë kofshët që janë veçse dashnorë përgjatë natës.
I dorëzova mollëzt e mia që në fakt përngjajnë
me hënëzat e fëmijërisë.
E fala palloshin tim që i dekurajuar zhduket
nëpër vrima.
I dhashë robat e mia që janë mure të hedhura në erë
duke dorëzuar fantazmën që jeton brenda tyre.
E dorëzova vetveten.
E dhashë vetveten.
Dhe ju nuk do të keni asnjë copë të saj
Sepse do ja rifilloj përsëri nga e para
Pa patur me vete asgjë.


Nuk ia kam besën.

Mua nuk më duhet një kuti e rëndomtë,
më duhet një sarkofag
Me lara tigri dhe me fytyrë sipër kapakut.
I rrumbullt, si hëna që ta shihnin të gjithë
ç’përposh.
Dua t’i shoh të gjithë ata, kur të vijnë,
Duke depërtuar përmes gurëve memecë dhe rrënjëve.
Tashmë i shoh, – fytyra të zbehta, të largëta,
si yjet.
Tanimë ata janë një hiç, madje as foshnja.
I përfytyroj pa nëna e baballarë, si zotat e parë.
Ata pyesin, në duhet t’isha vallë.

Prej fundjavës sime duhet të ziesh reçel, si
prej frutash!
Pasqyra ime mbulohet mjegullishtë.
Edhe një hukamë tjetër dhe në të nuk mbetet
pasqyrim.
Lulet dhe fytyrat lëbardhen asisoj, sa shndërrohen
në çarçafë.

Nuk ia kam besën. Ai zhduket, si avull
Në ëndrra përmes vrimës së syve ose gojës.
Unë nuk mund ta ndaloj.
Një dite të bukur ai nuk do kthehet. Gjërat janë
sajuar tjetërsoj.
Ata mbeten, madhështitë e tyre të veckla
Të ngrohura janë me përçikje të shpeshta.
Kur më mërdhijnë këmbët,
Syri blu i bruzit tim më ngroh.
M’i jepni kotruvet e bakërta, jepuni kutive me
pomadë
Të shpleksin rreth meje lulet kundërmuese të natës.
Ata do të më mbështjellin në fasha, ata do ta vënë
zemrën time
Në një bohçe të pastër te këmbët e mia.
Zor se do ta njoh veten. Ka me qenë errët.
Dhe drita e këtyre vogëlimave është më e mrekullt
se fytyra e Ishtar-it* .




Në Strellc plot mall e besim

(K.B)

Nga Strellci , në qytetin tonë,të vjetër
do kthehem me lavdi, patjetër.
Mos qaj, moj vajzë, kaq e njomë,
Atje do bëj një kryevepër!”
Dhe shkoi ai porsi i dehur
Në Strellc plot mall e besim,
Por shpesh dëgjonte, papandehur,
Në shpirt një vaj e një qortim.
Tek pikturonte pa pushuar,
Një brengë kish gjithmonë në zemër:
Kjo dashuri e pajetuar
Ishte e tija kryevepër.

Ankimet e shiut nëpër dhëmbë

(K.B)

Shiu mbi tjegulla bie butë, butësisht bie,
Mbi tokën ku e dashura ime e shkreta shtrihet
I trishtë zëri i saj më thërret mua, thirrje e trishtë,
Si një Diell i lindur ngjyrë gri.

Dashuri, dëgjomë
Kaq butë, kaq pikëllueshëm zëri i saj kurrë s’ka qënë,
Kurrë papërgjigjes, dhe i terrët shiu si tani,
Asnjëherë s’ka rënë.

Terr zemrat tona, oh dashuri, lermë të shtrihem i ngrirë
Si zemra e saj pikëllueshëm është shtrirë
Nën gjembat e hënës gri, mykut të zi
Dhe ankimeve të shiut nëpër dhëmbë...
Ishte dikur ...



1974

1974

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...