2018-09-06

Kuvendi, ta pengojë ngritjen e Murit të Berlinit në veriun e Kosovës!




Barometri diplomatik

Mehdi Hyseni.jpg

Akademik Prof.Dr.Mehdi HYSENI,Ph.D

(Dr. Mehdi Hyseni , është Akademik Prof.  Dr. i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkëpunëtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Boston të SHBA-së.)

Kuvendi, ta pengojë ngritjen e Murit të Berlinit në veriun e Kosovës!



*** Derisa të vazhdojë Dialogu serbo-kosovar në Bruksel, Hashim Thaçi, do të jetë kryefigura politike numër 1 në Kosovë. Prandaj, “mos u sillni kot rreth dardhës Ahmatit”, por kërkoni pezullimin e Dialogut të Brukselit. Ndryshe, ndarja dhe copëtimi i territorit të Kosovës sipas “potkave” të trapezoidit gjeopolitik të tandemit Vuçiq-Thaçi, do të jetë e pandalshme, sepse këta po mbështeten edhe nga qarqe të caktuara të bashkësisë ndërkombëtyare, përpos Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, të cilat me ngulmësi po e kundërshtojnë “korrigjimin”, përkatësisht “shkëmbin” e kufijve mes Kosovës dhe Serbis sipas marrëveshjes private Vuçiuq-Daçiq.



-Sespe Dialogu i Brukselit synon ndarjen e Kosovës. Kjo është baza e trapezoidit gjeopolitik shekullor për rikolonizimin e Kosovës (së pari, veriun, pastaj, edhe jugun).



Këtë, gjatë tetë viteve të kaluara, njëqind herë e kemi pohuar se pikërisht Dialogu i Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit (2011-2018) qëllim të fundmë ka copëtimin, ndarjen dhe rikolonizimin e territorit verior të Republikës së Kosovës (jo kurrfarë normalizimi të marrëdhënieve ndërshtetërore), JO NJOHJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS as de fakto e as dejure.

Prandaj, as Prishtina e as Tirana zyrtare nuk kanë pasur dhe, nuk kanë asnjë bazë ligjre dhe kushtetuese valide, që të mbështetin një dialog të tillë, i cili, nëse mbyllet me sukses në favorin e Serbisë, pa dyshim se Kosova do të humbasë territorin verior të saj.



Kuvendi i Kosovës ta pezullojë Diualogun e Brukselit!



Ndryshe, tandemi “Honeker – Krushçov” alias Vuçiq-Thaçi, do të ngrejnë Murin e Berlinit në Veriun e Kosovës. Kjo do të ndodhë, nëse Kuvendi i Kosovës me Rezolutën e vet nuk pezullon Dialogun e Brukselit (2011-2018).



-As Hashim Thaçi (president) , as Ramush Haradinaj( kryeministër) e as homologët e tyre në Beograd, Aleksandar Vuçiq (president) dhe Ana Brnabiq (kryeministre) nuk kanë kapacitet juridik kombëtar e as ndërkombëtar, që sipas “rebusit” të tyre politiko-propagandistik t’i “vizatojnë” kufijtë e rinjë shtetërorë midis Kosovës dhe Serbisë, sepse gjeneza e këtij problemi është e vjetër dhe ka karakter kolonial dhe hegjemonist ngase Kosova ishte plaçkë koloniale dhe aneksuese e Serbisë gjenocidale, ashtu siç janë edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja (1878-2018).



Prandaj, Kuvendi i Kosovës, duhet të nxjerrë një Rezolutë, që të pezullohej Dialogu i Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës (2011-2018) dhe, në vend të tij, urgjentisht të kërkojë nga faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare organizimin e një conference të re ndërkombëtare për rishqyrtimin e kufijve territorialë të Ballkanit, të cilën, do ta kryesonte kancelarja e “çeliktë” dhe e famshme e Gjermanisë, Angela Merkel.

Kjo Rezolutë, pa dyshim se, do të ishte “ilaçi” preventiv juridik dhe kushtetues për hedhjen poshtë të formulës trapezoide të “korrigjimit të kufijve” të tandemit Aleksandar Vuçiq-Hashim Thaçi, e cila ipso facto rikthen Kosovën nën sovranitetin kolonial të Serbisë së Ilia Grashaninit(1844).

Kjo Rezolutë e ligjshme dhe e domosdoshme e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbyllte të gjitha përpjekjet propagandistike, politike dhe diplomatike, që Hashim Thaçi (president i Kosovës) dhe Aleksandar Vuçiq (president i Serbisë) ta copëtnin territorin e Kosovës sipas “Formulës Trapezoide” të tyre në favorin e sundimit të egër kolonial dhe neokolonial të Serbisë së Madhe (1878-2018).

Gjithashtu, urgjentisht, në këtë frymë, do të duhej të vepronte edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, duke nxjerrë Rezolutën përkatëse sikurse Kuvendi i Republikës së Kosovës, që në vend të dialogut maraton serbo-shqiptar në Bruksel (2011-2018), urgjentisht të organizohet një konferencë e re ndërkombëtare për ridefinimin e kufijve artificialë dhe të padrejtë të Ballkanit (1878-2018).



Ndërkaq, miratimi i rezolutave të tjera eventuale, duke kërkuar vazhdimin e dialogut me grupe të ndryshme ad hoc sipas “shijes” dhe interesave të ngushta politike partiake, vetëm se e ndërlikon dhe e bën të pamundur zgjidhjen e problemit të kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës.





Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...