Nga
Fritz RADOVANI:
AT DONAT
KURTI O.F.M.
AT DONAT KURTI (3 SHTATOR 1903 – 11 NANDOR 1985)
ISHTE DREJTORI I
FUNDIT I GJIMNAZIT FRANÇESKAN “ILLYRICUM”…
Ai ishte letrar, etnolog, folklorist, profesor,
perkthyes, studjues i persosun i fjalorit frazeologjik të Gjuhës Shqipe dhe
“fatkeqsisht”, Klerik Françeskan Shqiptar, predikues i formulës së pavdekshme
“Fe e Atdhe”… Per të cilen “banin vdekjen si me lé !”
Fatkeqsisht ishte pragu i atyne ditve të zeza dhe të
pafund që po u afroheshin, pra jemi pak ditë para 11 nandorit 1946 kur merr fund shkolla,
kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha, vendi ku Sigurimi komunist futë armët dhe
akuzon Fretnit për këtë akt të ultë që u krye në Kishën Katolike Shqiptare, në
të gdhimë të datës 17 nandor 1946, nga vetë ata.
Me datën 12 nandor asht ndër të parët që
arrestohet At Donat Kurti, pikrisht kur forcat e sigurimit futen në oborrin e
Gjimnazit, ky i sheh nga dritaria e zyres dhe merr çekiqin dhe kryen aktin
burrnor tue thye vulën e ftohët të shkollës, për mos me u ra në dorë
komunistëve, kështu, edhe i pret mundësinë me falsifikue dokumenta të atij
Gjimnazi.
Po, fatkeqsia vazhdon... At Donat Kurti me
shokë nisen drejtë Kalvarit pafund...
Kisha e kuvende u shemben... U zhdukën edhe
germallat e tyne... U sheshuen... Bashkë me ata u vodhën dhe u pervetsuen edhe
veprat e Tyne. Hajdutët nuk i permenda sot...
Njëditë At Donat Kurti u gjet në një barakë me llamarina
pa kurrgja mbas shpirtit, në Zallin e Kirit, vetëm me pak libra, mbasi pjesën
ma të madhe i kishte të mëshefun si shumë shokë të Tij, me një dyshek për vedi
e një për motrën, murgeshën e nderueme .... të spitalit të Tiranës, e cila nuk
e la vetëm deri më 10 nandor 1983, që At Donati u bashkue me shokët e dashtun
të vetët, Eshtnat e të cilëve i kishte nën brinjë per sa vite.
At Donat Kurti O.F.M., ruejti me dinjitet deri në vdekje
të gjitha cilësitë që i përkisnin një Frati fukara, i nderuem prej fukarave të
mbarë Shqipnisë, që u la trashigim një thesar shumë të çmueshëm nga mendja e
Tij e ndritun: "VISARËT E KOMBIT” dhe “Fjalorin Frazeologjik me
45.000 fraza Shqipe”... Të gjitha “të mbulueme me pluhun”...
Melbourne,
3 Shtator 2018.