2018-09-02

Zgjodhën shtëpinë ku rrinin vajzat e saj

Nga Flori Bruqi


Presidenti i Republikës, Ilir Meta dënon me ashpërsi sulmin me armë të kryer ndaj banesës së prindërve të gazetares së mirënjohur investigative, Klodiana Lala.

Edhe përmes një bisede telefonike ku shprehu solidaritet të plotë me gazetaren Lala, dy vajzat e saj të mitura dhe prindërit e saj, Presidenti Meta e inkurajoi të vijojë misionin e saj, pa u trembur dhe shantazhuar nga askush...



Related image





“Po kështu inkurajoj organet e sundimit të ligjit të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese, këtë ngjarje të rëndë, e të venë para ligjit këdo që qëndron pas saj.

Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”, – nënvizoi Presidenti Meta.




Sulmi ndaj gazetares, vështirësi për të rënë në gjurmët e autorëve

Policia po has vështirësi në zbulimin e autorëve të sulmit me armë në banesën e babait të gazetares, Klodiana Lala. Burime nga grupi hetimor thonë se ngjarja ka ndodhur në një zonë të “varfër” sa i përket elementëve të sigurisë.


Ndonëse janë këqyrur disa kamera sigurie, sipas hetuesve ende nuk është përfituar ndonjë e dhënë konkrete mbi autorin që qëlloi me breshëri automatiku në orët e para të së enjtes.

Po ashtu ngjarja ka ndodhur në një orë të vonë duke mos lënë pas dëshmitarë. Ndërkohë policia thotë zyrtarisht se ka kryer edhe disa veprime të tjera shtesë, me metoda speciale të hetimit por pa dhënë detaje.

Nga ana tjetër vetë gazetarja Lala në deklarimet e dhëna si në polici ashtu edhe prokurori ka pohuar se dyshon se sulmi ka ardhur për shkak të detyrës së saj pasi as ajo dhe as familjarë të saj, nuk kanë asnjë konflikt të hapur me asnjë person.

Banesa e Arif Lalës, babait të gazetares, e cila ra pre e sulmit më armë ndodhet në zonën e Laknasit që mbulohet nga komisariati i Vorës por në hetime është përfshirë edhe komisariati nr. 5, si dhe agjentët më të mirë të krimeve kundër jetës në policinë e Tiranës.

Sulmi ndaj gazetares solli reagimin e gjerë të shoqërisë civile, komunitetit të gazetarëve por edhe politikës të cilët në një zë u solidarizuan me rastin dhe kërkuan zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.








“Plumbat në shtëpinë e gazetares, mesazh për të gjithë”; Flasin kolegët



Klodiana Lala është një nga emrat më të njohur të gazetarisë investigative dhe kronikës së zezë në Shqipëri.

Mjaft e respektuar nga kolegët e saj që e njohin prej më shumë se një dekade gjatë punës në terren, ata tregojnë si e përjetuan sulmin me armë ndaj shtëpisë babait të gazetares, ku ndodheshin dhe fëmijët e saj.

“Dhuna e ushtruar, breshëria e kallashnikovit që përshkoi shtëpinë e Klodianës, e prindërve të Klodianës. Pa dyshim që është një mesazh i fortë i rëndë. Një mesazh që ka tronditur çdo reporter, çdo gazetar të këtij vendi”, shprehet Artan Hoxha, gazetar investigativ.

“Ne e kemi marrë përsipër riskun që të kërcënohemi, të shantazhohemi, sepse nuk presim që të na duan. Të arrihet deri aty sa të sulmohet shtëpia e prindërve ku ka edhe fëmijë, është shumë e rëndë”, u shpreh Etleva Delia, gazeta “Panorama”.

“Ngjarje tejet e trishtueshme për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ishte një provë e fortë e revanshit që ka marrë krimi i organizuar. Ku segmente të caktuara të krimit të organizuara arrijnë të prodhojnë ngjarje të tilla kaq të rënda”, u shpreh Armand Bajrami, gazetar “AbcNews”.

A ishte një mesazh vetëm për Klodiana Lalën apo një mesazh më i gjerë për të gjithë komunitetin e gazetarëve? Kolegët e kronikës dinë t’i përkthejnë më mirë kodet e krimit.

“Mesazhi dërguar Klodianës, është një mesazh për të gjithë. Prandaj unë e lexoj dhe e kam përjetuar si mesazh për të gjithë. Mos harroni të gjithë reporterët e mediave në Shqipëri janë çdo ditë nën presion, nën kërcënim”, thotë Artan Hoxha.

“Sigurisht që ky kërcënim nuk është vetëm për Klodianën, por për të gjithë gazetarët investigativë, siç jemi ne gazetarët e kronikës për t’ua mbyllur gojën. Klodi nuk është nga ato që pushon me mesazhe të tilla, por edhe ne nuk na mbyllet goja me ngjarje të tilla”, thekson Etleva Delia.


“Është nga ato ngjarje që jo për mua, apo disa kolegë të tjerë që kemi kaluar një dekadë që mbulojmë kronikën e zezë, apo investigime. Por për brezin e ri që aspiron të bëhet pjesë e kronikës së zezë, patjetër që është nga ato ngjarje që i demotivon apo i frikëson”, u shpreh Armand Bajrami.

Reagimet që pasuan lajmin e sulmit ndaj gazetares Lala ishin të shumta, por komuniteti i gazetarëve shpreson që me kalimin e ditëve çështja të mos harrohet.
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra solidarizohet me gazetaren Klodiana Lala, pas sulmit me armë në banesën e prindërve të saj. Në një postim në facebook, Myftiu Gurra shkruan se solidarizohet me të drejtën e fjalës, me sakrificën dhe kurajon e të gjithë gazetarëve të terrenit.

Postimi

”Me Klodin ! Me te drejten e fjales dhe te percjelljes se informacionit per publikun! Me fuqine e tyre per t’a bere shoqerine me te mireinformuar! Me sakrificen dhe kurajon e te gjithe gazetareve te terrenit, veçanerisht atyre te kronikes se zeze! FJALA ESHTE E PARA ! Solidar me ty, vajzat dhe prinderit e tu, Klod”,-shkruan Myftiu Gurra.

Image result for Klodiana Lala
Çfarë fshihet pas sulmit ndaj gazetares së kronikës, Klodiana Lala? Krimi ngre dorën ndaj medias, ju si u njohët me këtë informacion dhe cila ishte ndjesia e parë?

Është ngjarje e rëndë. Kanë kaluar 24 orë që nga momenti që ngjarja ndodhi. Për mua ka të bëjë me detyrën e koleges Lala. Kam parë impenjim të strukturave të policisë dhe prokurorisë, por vlen pak. Është ngjarje shumë e rëndë, sepse është reportere, syri dhe veshi i publikut. Fillimisht janë ata, e më pas nivelet e tjera të një redaksie. Është vajzë, ka 15 vite karrierë, pa lëvizur nga sektori. Ka mbuluar kronikën, gjykatat, prokurorinë. Ka mbuluar sektorin më të vështirë. Ajo që më bëri përshtypje është fakti se kishin kaluar disa orë dhe s’kishte asnjë lajm në media. Në orët e para të mëngjesit, takova një ish-drejtues policie dhe midis të tjerave më tha që kam dëgjuar këtë gjë. Bëra një kontroll të portaleve kryesore dhe s’pashë asgjë. Më bëri përshtypje, bëra telefon tek policë të ndryshëm dhe më thanë që ngjarja ishte e vërtetë. Më dhanë të dhëna paraprake për ngjarjen. E mora Klodianën, më tha që ishte në punë. Më tha që policia s’më ka lenë të shkoj tek banesa. Çuditërisht lajmin se kam parë në asnjë media. Mediat ose nuk e dinin, megjithëse rrjetet sociale gëlojnë nga këto cicë-micet për këto ngjarje.

Unë kam folur që në mëngjes. Në mesditë kam njoftuar drejtuesin e një portali, i dhashë informacionin, numrin e Lalës dhe lajmi doli në këtë formë.

Policia deklaroi sot se rasti i gazetares do hetohej me metoda special, çfarë do të thotë?

Ka të bëjë me përgjime telefonatash të njerëzve të dyshuar, a ka pasur prezencë të tyre në atë zonë ku ndodhi sulmi. Po shikohet gjithahstu nëse ka ndonjë konflikt familjar. Në dijeninë time si babai, si nëna, e cila është e sëmurë dhe gjej rastin ti shpreh solidaritetin tim që ta përballojnë këtë situate, nuk kanë konflikte.

Shkojnë deri aty sa thonë se duke qënë se nuk është shtëpia e saj, mund të ketë pasur vëllai konflikte, apo dikush tjetër nga anëtarët…

Sa e njoh vëllain e saj nuk di të ketë pasur probleme. Po të ishte për vëllain, ai del nga shtëpia çdo mëngjes dhe shkon në punë, pse duhet të prisnin këtë moment kur ai ishte në gjumë? Nuk shoh asnjë prove, asnjë argument që ngjarja të ketë lidhje me babain e saj.

Rasti i Klodianës shërben për të tërhequr vëmendje që të kuptohet se në çfarë kushtesh punojnë gazetarët, reporterët. Varianti tjetër që u përhap ishte ai i azilit, pasi bashkëshorti I saj jeton prej vitesh në Angli. Kjo pistë bie pasi ajo nuk e ka problemin e dokumentacionit. Po të kishte këtë dëshirë do ikte. Ajo edhe vajzat i ka lindur atje. Është kërcënuar edhe here të tjera. Nuk besoj që e ka bërë që të jetojë në një nga vendet e BE. Nëse një ditë do të dojë të largohet do ikte, pasi ka bashkëshortin atje
Image result for Klodiana Lala
Pse u sulmua banesa e prindërve?

Thashë që bashkëshorti i saj punon në Angli dhe Klodi lë vajzat atje dhe jeton edhe vetë shumicën e kohës atje. Nuk besoj se ka nevojë të fitojë status azilanti. Ka nevojë të saktësohet kjo gjë. Se ka pasur disa raste të njëpasnjëshme që reporterët janë detyruar të largohen nga Shqipëria për jetesë më të mirë, por nuk është rasti i Klodit. Është sulmuar banesa e prindërve, pasi e dinin që vajzat e saj qëndronin atje. Di të them që sulmet më të mëdha ndaj gazetarëve I bëjnë politikanët. Reporterët s’investigojnë dot politikanët. Miqtë dhe kolegët i thonë direkt, ça bën do shkosh në luftë? Si mund të ulërijnë për lirinë e gazetarëve kryeministri dhe shefi i opozitës. Nëse t’i i quan kazan, ti i ke ekspozuar ata. Sepse dhe në Amerikë bëhet e njëjta gjë me Trump. Skena që unë pashë dje ishte ulëritëse, i falenderoj politikanët që na u gjendën, por politizimi është i panevojshëm. Ne na intereson e vërteta. Kam 22 vite në detyrë, jam kërcënuar në çdo kohë. E kam marrë parasysh, në të kundërt do merresha me kronika kulturore, megjithëse edhe ata mund të kërcënohen sot. A kanë fytyrë ata që e kanë bërë këtë gjë? Sot para dy orësh, kam nxjerrë një lajm tjetër për mbylljen e hetimeve për Elvi Fundon. Ka median e tij, bindjen e tij, por ngjarja që i ndodhi atij, është shumë e rëndë. Atë e masakruan, rrahja dhe dhunimi i tij, ka qenë mesazhi “Ne të shqyejmë gojën”. Duhet të kuptonte se duhet të mbyllte gojën, ky ishte mesazhi. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-stacionit të trenit, 500 metra larg sheshit Skënderbej. 18 muaj pas kësaj ngjarjeje ne s’kemi autorë dhe hetimet janë pezulluar. Ngjarja ndodhi në mes të Tiranës, e kuptoni sa e vështirë është të zbardhet ngjarja në 3 të mëngjesit, larg dhe pa dëshmitarë? Rasti i Klodianës dhe mbyllja e hetimeve për Fundon, duhet të shërbejë si apel për luftën ndaj të keqes.

Në shkresën drejtuar Fundos thuhet se nuk janë gjetur dot autorët. Duhet të kishim motiv dhe argument. Deri më tani, unë s’shoh motiv tjetër përveç detyrës. Ajo që më shqetëson është fakti se pashë prokurorinë, gjykatën, presidencën që bënë deklaratën. O zotërinj, keni përgjegjësinë për të gjetur autorët. S’kemi nevojë për ngushëllim, na ngushëllojnë qytetarët. Unë lëviz me urban, se dhe me taksi s’lëvizet më në Tiranë nga trafiku. Mbrojtja jonë është profesionalizmi dhe qytetarët që na mbrojnë. Janë shumë treguesë. Fatos Mahmutaj po raportonte në detyrë. Fatosi iku, jeton në Belgjikë. Po flas për ngjarjet e shekullit që jemi tani. Kemi Gerti Xhajën, iu dogj makina në Lazarat. Këta që ulërijnë sot për lirinë e shtypit, thonin se televizioni dhe media ku punonte Gerti Xhaja e inskenuan vetë ngjarjen dhe e dogjën vetë makinën. Aurona Karamani, u kërcënua, iku dhe ajo.

Flamur Vezaj, është larguar në SHBA. Kam qenë prezent kur është kërkuar mbrojtje për Flamurin. Iu vu pistoleta në kokë. Jemi para faktit që reporterët e këtij vendi kanë ikur. Ata që kanë ngelur kanë ikur.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...