2018-09-02

Nga Flori Bruqi : Kur gojën s'e hapën Ata që prekën me sy historinë.



Ilir Hajdari

Nga një qytet i Kosovës, rastësisht më ra në dorë një cikël poetik "Xhevap për lirinë "… Duke e shfletuar, hasë poezi të një poeti kogja me peshë… Me kënaqësi fillova ti lexojë poezitë e ciklit të tij



***



Vazhdimi ishte dramatik. Plotë gërçe. Ajo që e thoshte poeti i nderuar, Ilir Hajdari nuk dëshiroja të ishte e vërtetë. Ishte diçka monstruoze...



Diku në Kosovë..., kryesisht i banuar me shqiptar, jeta kishte marrë tatëpjetën. Iracionalja mbisundonte arsyen. E kuptoja revoltën e e poetit tim.



Por merre me mend njeriu që deri dje ishte normal ishte shndërruar në një gjësend pa vlerë; se në mbarim të shekullit XX urrejtja ndërnacionale ishte thjesht instinkt dhe Evropa spektatore në një teatër të absurdit....



Poeti Ilir Hajdari thotë:



Nuk ka varre

Atje ka vargje

Të pavdekshme

Shkruan e reciton

Yllka Domi.



(PËR KOKËN E LIBRIT)



***

Nga ato viktima të masakruara nga faqezinjtë disa janë fëmijë, studentë ,fshatarë, intelektual të cilët :



Nëse s'besoni

Në jetën e përtejme

Ejani në Gjakovë

Që të kuptoni

Se si jetohet pas vdekjes



Nëse nuk besoni

Edhe kësaj radhe

Atëherë ndaloni aty

Vdisni në Çabrat

Në Meje

Korenicë

Që të kuptoni

Të besoni

Nisuni pa peshojë

Ejani pa dhimbje

Lot mos merrni me vete

Qyqja në Gjakovë

Nuk këndon mbi varr



Këtu

Në çdo rrugicë

Ka vdekje që jetohen.



(VDEKJE QË JETOHET)





Dhe rrënimi i shumë fshatrave e qyteteve të tjera të Kosovës flasin bindshëm se nuk ishte fjala për psikoetikën e individit. Paranoja, pra, nga dita më ditë zbulonte fytyrën e vet të shëmtuar jo vetëm në shkrime bulevardeske, por edhe në etnosin, ideologjinë dhe filozofinë e një populli që i afrohej katastrofës. Në krye të asaj të keqeje qëndronin shkrimtarë, gjysmëshkrimtarë, intelektualë, kuaziintelektualë, politikanë të dyshimtë e kriminelë në zë, që i gjurmonte policia ndërkombëtare. Me programe nacionaliste dhe elaborate fashistoide mbusheshin bibliotekat, ose krijoheshin të reja, – sipas skenarëve....



Eklipsi



E kë nuk e shqetëson kjo?



Në vetëdijen e krijuesit kishte ndodhur një eklips i tmerrshëm, humaniteti as dinjiteti nuk ekzistonte më.



Sipas kokave nacionaliste një “popull qiellor” nuk mund të gabojë. Atij i lejohet çdo gjë. Edhe krimi. Toka serbe shpalleshin brenda nate edhe ato vende ku një qorr apo topall i sojit të tyre kishte kaluar ndonjëherë.



Ose, ekspeditat ndëshkuese shpejtonin të shlyenin çdo gjurmë nga trashëgimia kulturore e identitetit të të tjerëve në trojet e pushtuara me dhunë. Nga një filozofi primitive nuk mund të lindte diçka njerëzore, pos një krijesë kiç, pikëlluese, pa vlerë – me një mjerim të thellë shpirtëror....Dhe poeti Ilir Hajdari thotë :



Kur ma rrethuan kullën

E dija se po më tradhtojnë plagët
Plumbi i parë ra në këngë
Himn u bë

E nuk u vra



Nënë Zahidja m'i uronte plagët
I numëronte vdekjet
Pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë
Dyzetenjë flamuj na duhen
Thoshte ajo



Kur më mori vdekja
E dija se do të më tradhtojë liria
Po kurrë s’më shkoi mendja
Se gjaku im do të jetë mjerim për lirinë.



(KUR MË MORI VDEKJA -Adem Jashari)





Dihet, nacionalizmi është kiç. Kështu thoshte dhe Danilo Kishi. Por mu nacionalizmi na u bë ushqim kryesor për mediokër, që shtoheshin rreth tryezës nacionale. Ata krijues të paktë, të cilët kishin guxim intelektuali t’i kundërvihen kësaj paranoje kolektive, shpalleshin tradhtarë të interesave kombëtare; botuesit ua mbyllnin dyert, ose detyroheshin ta marrin udhën e ekzilit…



Guximi intelektual i poetit ILir Hajdari ma kujtonte fatin edhe të një poeti serb i cili, duke parë në ekranin TV se ç’po ndodhte me fëmijët shqiptarë, në demonstrata paqësore dhe masakra të policisë serbe kishte qarë për shkak të turpit dhe mjerimit të popullit të vet që vranin njerëz të pafajshëm në Kosovë :


Në takimin e parë

Lexuam të dy

Vargje për Kosovën



Në takimin e dytë

Të ftova në "Pranverën" ‘97

Që të lexoje vargje për Kosovën



Në takimin e tretë

Erdha në Çabrat

Dhe lexova për Ty e Kosovën.



(TRI TAKIME -Yllka Domit)


…Dorë pas dore, para disa vitësh , më kishte arritur një poezi e atij poeti serb për fëmijët, që kishin rënë nga breshëri i plumbave dumdum nga soldateskja serbe . E kishte shkruar atë natë të kobshme. “Ti mund ta botosh. Unë do të të jem mirënjohës tërë jetën se më ndihmon ta pështyj në fytyrë nacionalizmin e popullit tim”, kaq më kishte thënë në telefon, por edhe në një letër që kisha marrë pas një gjysmë viti udhe. Poeti që e thoshte këtë, e kishte kundërshtuar regjimin totalitar një gjysmë jete dhe poezia për fëmijët shqiptarë, as mllefi i tij nuk ishte një gjest. Ai besonte në vlerën dhe lirinë e njeriut, para se gjithash, ai mbronte etikën e shkrimtarit në një kohë të ligë kur euforia nacionaliste u bë metaforë e së keqës, eklips, më e fortë se fjala e tij prej humanisti.



Në mes nacionalizmit e kombëtares: udha e krimeve



Devavlimin shpirtëror të krijuesit, që e mundonte jo vetëm Mirko Kovaçin, e theksonte edhe më rëndë disidenti dhe bardi malazias, Jevrem Bërkoviq, në një tubim ndërkombëtar të shkrimtarëve të mbajtur në Bled.



Por tmerri e agresiviteti i një diktature nacionaliste-staliniste ishte diçka e rëndomtë për ne shqiptarët.



Vrasjet e eksodet, ndjekjet dhe tmerrin e bardhë ne e kishim përjetuar me dhjetra herë gjatë historisë sonë mijëvjeçare.



Nëse Evropës nuk i kujtohet tragjedia e Çamërisë, pastaj ajo e Toplicës; nëse Evropa u mbyll në hipokriziminë e vet edhe pas vrasjeve e eksodeve të mëdha të viteve ’50, ’60, ’80 dhe ’90, duke konstatuar vetëm se atje në Ballkan po ndodh diçka e tmerrshme, kujtesa…Kjo katrahurë shifet dhe lexohët në vargjet e poetit Hajdari



Po ikin

Në këtë ikje

Dhimbja bëhet

Më e dhimbshme



Pritjes po i vdes

Edhe shpresa e fundit

Për diçka njerëzore

Që s'u tha asnjëherë



E vërteta po mbulohet

E dhimbja po bëhet

Tragjedi prej atdheu

Kur gojën s'e hapën

Ata që prekën me sy historinë.



(DHEMBJE E DHIMBSHME)


****

SHËNIME PËR AUTORIN

Ilir Hajdari u lind në fshatin Bec (Gjakovë) në vitin 1977. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa studimet për letërsi i ka nisur në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, të cilat për shkak të rrethanave të luftës u detyrua t’i ndërpres, për t’i kryer pas lufte në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë.

Qysh në rininë e hershme është marr me poezi, ku edhe është shpërblyer disa herë.

Në vitin 1997, nga ORSH (Organizata e Rinisë Shkollore) është zgjedhur kryeredaktor i revistës së rinisë “Bota jonë”, në krye të së cilës qëndroi deri në vitin 1998.

Gjatë luftës ka qëndruar në Tiranë ku ka bashkëpunuar me gazetën “Zëri i Kosovës”.

Pas luftës, në Teatrin Amator “Emin Duraku” të Gjakovës ka bërë disa regji, ndërsa në Teatrin Profesionist ka interpretuar herë pas here.

Ka bashkëpunuar me Agjencinë e Lajmeve “Kosovapress”, me të përditshmen “Epoka e re”, “Gazeta e re”, “Nacional”, “Fokusi” dhe “Infopress”. Për një kohë ishte kryeredaktor i revistës për të rinj “Ideja”.

Në Vitin 2008 Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ia boton përmbledhjen me poezi “Elegji për lotin” nën përkujdesjen redaktoriale të Kadrush Radogoshit.

Ilir Hajdari jeton dhe vepron në Gjakovë.


Prishtinë,3.9.2018

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...