2018-09-06

Pjetër Budit, poeti i parë shqiptar

Më 1 dhjetor 1622 u nda nga kjo jetë Pjetër Budi, shkrimtar i letërsisë së herëshme shqipe, autor librash fetarë në shqip.  Budi është poeti i parë i mirëfilltë i letërsisë shqipe, ai shkroi rreth 3 mijë e 500 vargje me karakter moral e fetar.

Madhështia e njerëzve

(Pjetër Budi)

Ku janë ata pleq bujarë,

që qenë përpara ne,

e ata trima sqimatarë,

të shpejtëtë si rrufe?

Ku janë ata djelm të ri,

të bukur e të lulzuom,

që pate pamë me sy,

me ta folë e ligjëruom?

Ku janë ata zotëninj,

që dojin me zotënuom

ndë sqimë e ndë madhështi,

këte jatë tue shkuom?

Ku janë ata perandorë

gjithë shekulli nalcuom,

në krye me një kunorë

gurëshi cë paçëmuom?

Ku janë ata letërorë

t’urtë e dijes të ndëgjuom,

të bardhatë posi borë

letëra tue kënduom?

Ku janë ato gra e vasha

ndë sqimë e ndë madhështi,

me petëkat të mëndafshta

nalcuom mbë zotëni?

Gjithë mortja i rrëzoi,

sikur i pret me shpatë,

për të ri s’i shikoi,

as të vobegë, as të begatë.





Pjetër Budi, shkrimtar i letërsisë së herëshme shqipe, autor librash fetarë në shqip. Lindi në Mat më 1566 u largua nga vendi i pashkollë; arsimin fetar e mori në kolegjin Illyricum në jug të Ankonës në Itali, pastaj shërbeu si prift në rajone të ndryshme të Ballkanit; Bosnie, Kosove, Maqedoni, Shqiperi; libri i tij më i njohur fetar është Doktrina e Krishterë. Budi është poeti i parë i mirëfilltë i letërsisë shqipe; ai shkroi rreth 3 mijë e 500 vargje me karakter moral e fetar. Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të pupullit tonë.

Proza e Budit dëshmon jo vetëm për idetë përparimtare, por edhe për aftësitë e tij letrare. Edhe pse në të ndihet ndikimi i literaturës kishtare latine, ai është munduar t’i japë gjuhës shqipe një shprehje e formë të bukur, duke shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore dhe frazeologjinë e saj të pasur. Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij. Para tij njohim vetëm një vjershë të shkurtër me 8 vargje, të shkruajtur nga arbëreshi Lekë Matrënga, kurse Budi na ka lënë 23 vjersha. Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale. Është e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të lartë, por vihet re një përpjekje serioze për ta pasuruar gjuhën shqipe edhe me krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën në artin e fjalës shqipe. Në njërën prej tyre, në formën e një pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjën e trishtimit dhe të kotësisë që e pushton kur mendon se të gjithë njerëzit i rrëmben vdekja.

pasqyra-e-trrefyemit


Siç del nga letra që i dërgoi Gocadinit, misioni kryesor për të cilin ai shkoi më 1621 në Romë, ishte që të bëhej zëdhënës i kërkesave të shqiptarëve dhe të kërkonte ndihma. Letra e tij është një projekt i një kryengritjeje të armatosur që një klerik ia drejton një kardianli dhe organeve të administratës kishtare për të kërkuar ndihmë për popullin e tij, që të çlirohej nga zgjedha e huaj. Budi është i pari nga klerikët që do të thotë se perëndia nuk e degjon atë që i lutet në gjuhë të huaj, atë që përsërit vetëm fjalë boshe pa i kuptuar ato që thotë.

Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha arriti që më 1618 të botonte në Romë veprën e parë “Doktrina e krishtenë„ dhe më 1621 dy veprat e tjera “Rituali roman” dhe “Pasqyra e të rrëfyemit”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...