Në sondazhin e zhvilluar nga Boston Consulting Group dhe kompania ndërkombëtare e rekrutimit “The Network” rezulton se Shqipëria ka popullsinë më të lartë në ballkan të cilët preferojnë të punojnë në vendet e perëndimit.
Në këtë studim morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 vende të ndryshme të botës, ku u pyetën rreth tendencave dhe preferencave të punës. Rezultati i përgjithshëm është se 57% e të anketurve shprehin vullnetin e tyre për të emigruar në një vend tjetër për të punuar.
Ky sondazh vjen si nevojë e kompanive apo bizneseve ndërkombëtare për të kuptuar më mirë sjelljet e fuqisë punëtore në nivel global.
Agjencitë e lartëpërmendura të cilët e ndërmorën këtë studim theksojnë se faktori kryesor i këtyre tendencave është ringjallja ekonomike e Evropës Lindore, por që nuk mbeten pas as politikat e brendshme të ekonomive më të mëdha të botës siç janë: SHBA, Anglia, Franca, Gjermania etj.