Nga
Fritz RADOVANI:
PROF.NAMIK RESSULI(1908 – 1985)
PENA E ARIT E BERATIT...
Ky asht pena e artë e unitetit mendimit letrar, artistik
e Atdhetar të Popullit Shqiptar.
Prof. Namik RESSULI asht dijetar i pakufi në fushat e
zhvillimit kulturor të popujve. Asht krejt i veçantë per mendimet e sakta në
vlersimet letrare të vepres së shkrimtarit. Asht jo vetem njohës i kulturës
Europjane Perëndimore, po edhe zbatues i perpiktë i rregullave të saja historike,
letrare, shkencore dhe filozofike të kohës moderne. E njoha në 1957 prej një
Antologjisë “Rreze Drite” që më dha me e studjue Prof. Gasper Ugashi.
Asht le në Berat me 10 Shtator 1908. Studimet i ka
perfundue në Torino t’ Italisë, me një nga profesorat e njohun atje si
linguist, Prof. Matteo Bartoli. Në vitet 1930 asht kthye në Shqipni dhe, ka
punue profesor në Normalen e Elbasanit. Ishte edhe në Shkoder dhe së fundi në
Tiranë. Në 1939 asht profesor i Gjuhës Shqipe në Romë. Vjen në Shqipni në vitet
1940 – 44 dhe asht antar i “Institutit Studimve Shqiptare” në Tiranë. Në 1941
asht bashkautor i dy vllimeve të Antologjisë së Shkrimtarve Shqiptar. Mendimet
kritike e shkencore që jep per Shkrimtarët e Veriut dhe, vlersimi që i ban
“Lahutës së Malcis” së At Gjergj Fishtës, e vendosë në grupin e Shkrimtarëve të
“perjashtuem” të Veriut, nga “Akademia e shkencave të RPSSh”, e formueme nga
sllavokomunistët antishqiptar mbas vitit 1944. Prof. Namik Ressuli largohet nga
Shqipnia perfundimisht me pushtimin e vitit 1944. Në Itali i kushtohet qendrave
të studimeve Shqiptare e, në 1954 boton në Torino revisten “Shpirti Shqiptar”.
Një titull që i pershtatej para gjithkujt tjeter vet Autorit të saj.
Nga 1955 – 1971 asht Profesor në “Institutin Oriental” të
Napolit, ku vazhdon me ngulm punen shkencore per Gjuhen Shqipe dhe gramatiken e
saj. Ribotoi të perfunduem me sukses “Mesharin” e Buzukut, që mbetet nder
monumentet shkencore të Gjuhes Shqipe.
Prof. Namik Ressuli me të vertetë e mbylli jeten me 12
Shtator 1985 në Torino...
Po, Ai asht një shkamb që nuk lejon nder shekuj me ra një
gur nga Keshtjella e Beratit !
E Pena e artë e Namik Ressulit, i jep shkelqim edhe ma
shumë gurve t’ Asaj Kështjelle!
Per Prof. Namik Ressulin brezat e ardhshme nuk do të
thonë kurr ishte.., po, AI ASHT !
Melbourne,
Shtator 2018.