2019-01-02

Bedri Tahiri: NJË LIBËR I VLEFSHËM PËR HISTORINË TONË


Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg…
(GeorgeFredWilliams)
Historia jonë, sa e dhimbshme aq edhe krenare, krahas historianëve dhe shkrimtarëve tanë, u ka zgjuar kureshtjen dhe interesimin edhe të huajve. Madje, ma merr mendja, shumë fshehtësi e enigma diplomatike ndërkombëtare, kurrë nuk do të arrinim t’i zbulonim vetë, po mos të ishin të huajt, ata që edhe e patën atë mundësi, për shkak të rrethanave e pozicioneve që i gëzuan. Në këtë drejtim sikur kemi pasur fat. Shumë vepra e shumë histori u shkruan nga të tjerët, qoftë për të mirë, por ndonjëherë edhe për të keq. Dhe, ato, gjithsesi, e kanë vlerën e tyre të madhe, ngase janë të liruara nga subjektivizmi dhe emocionalizmi. Një e tillë është edhe vepra “SHQIPTARËT” e amerikanit GeorgeFredWilliams.
Pra, populli shqiptar me fisnikërinë, bujarinë dhe çështjen e tij të drejtë ka bërë shumë e shumë miq të sinqertë e të nderuar. Një nga këta është edhe GeorgeFredWilliams, ish–ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi e në Mal të Zi. (1913-1914). Ai u njoh me çështjen shqiptare dhe e përkrahu Shqipërinë në periudhën më të zezë të historisë së saj, në vitin e kobshëm 1913, në  Vitin e mbrapshtë, siç thotë Kadareja. Kur erdhi për herë të parë në Vlorë dhe me sytë e vetë pa krimet çnjerëzore që kishin bërë shovinistët grekë kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare, ngeli pa mend, dhe protestoi ashpër në Athinë, duke e njoftuar edhe shtetin e tij, Amerikën. Që nga ai moment nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij në mbrojtje të Shqipërisë. I ngarkuar me cilësinë e vëzhguesit të qeverisë amerikane në Komisionin Ndërkombëtar për ndarjen e Kufijve të Shqipërisë, Uilliamsi ngriti zërin dhe protestoi ndaj planeve për copëtimin e Shqipërisë.
Kjo nuk i pëlqeu Evropës dhe bënë ç’ishte e mundur për ta hequr qafe, si njeri që i kishte tejkaluar autorizimet e veta. Presionet e detyruan të jap dorëheqje, duke deklaruar: “Dukej një detyrë njerëzore, sheshazi për të shqye maskën që mbulonte diplomacinë evropiane dhe për të ekspozuar fytyrën e saj, të lyer me gjak patriotësh dhe shikimin e dobët të saj mbi dëshirat e zjarrta për liri të një race të fortë. U ktheva në Athinë dhe mbasi qeshë i shtrënguar, e tregova këtë panjerëzi dhe këtë padrejtësi të fuqive evropiane dhe dhashë dorëheqjen si ministër i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, sikurse patjetër qesh i shtrënguar ta bëja. Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje në sallat e diplomacisë”.
Mbas këtij veprimi, Uilliamsi iu kushtua tërësisht çështjes shqiptare. Duke qenë dhe mik personal dhe i adhuruar i Presidentit Wilson, ai mundi që të sensibilizojë opinionin amerikan në mbrojtjen e çështjes shqiptare me motive fisnike tepër humane: “Me ndihmu një njeri është një bamirësi, me liru një popull nga zgjedha është një bamirësi e pavdekshme”.
Dhe, kështu, lindi libri “SHQIPTARËT…”, i cili është i ndarë në këta kapituj: Toka dhe banorët, Toka e shqiptarëve, Origjina e shqiptarëve, Vendasit e Shqipërisë, Një popull fisnik, Zakonet e shqiptarëve, Gratë shqiptare, Brez i fuqishëm, Ngatërresat e fuqive të mëdha, Përjashtimi i Rusisë nga deti Mesdhe, Traktati i Berlinit, Kërkesat e Serbisë në Adriatik, Perandoria sllave, Shqipëria dhe Lufta Botërore, Faji i diplomacisë evropiane, Diplomacia e shastisur e Evropës, Rënia e Qeverisë së Vidit, Qeveria e Vidit, Duke vënë fenë si shkak për lëvizjen luftarake, Ngatërresa në Durrës, Masa për shpëtim, Zbulimi i padrejtësisë, drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtur në sallat e diplomacisë, Përpjekjet për liri, Gladsonte, kryeministri i Britanisë 1880, Mbledhja e  ushtarëve, Copëtimi i vendit, Një tokë e begatë, Parimi i zhvlerësimit, Evropa përkrah sundimin turk, Mundimi për liri, Një komb atdhedashës, Amerika nuk e din, Çfarë mund të bëjnë SHBA, Bamirësi apo drejtësi, Shqipëria e pavarur, Fati i Shqipërisë, Të drejtat e një kombi, Paqja e Evropës, Detyra e krishterë, Detyra e Amerikës, Rasti i Amerikës, Shpëtimi i një kombi dhe Shpirtërimet për liri.
Vepra e këtij miku të vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi në vete ngërthen një mesazh fare të qartë: Çështja shqiptare duhet zgjidhur drejt, kombi dhe tokat shqiptare duhet të bashkohen. Trimëria e shqiptarëve nuk njeh kufi. Ata e përballojnë vdekjen dhe torturën pa asnjë hezitim. Fjala e tyre një herë e dhënë është më e shenjtë se betimi i dhënë te popujt e qytetëruar. Mikpritja e tyre s’ka të krahasuar. Ajo nuk pushon deri sa të mos ngelë gjë për të ndarë e për të dhënë.Besa ose fjala e nderit për shqiptarin është institucion i shenjtë. Ai është një popull “Nobel”, – mendon autori.
Bajroni i ka bërë homazhe kësaj race shqiptare pse e njohu personalisht dhe jetoi midis këtij populli. Respekti për moshën është një nga karakteristikat e shqiptarëve. Ata janë korrektë, të dashur kundrejt tjetrit dhe reciprokisht të sjellshëm. Në momentet më të rënda ata janë plot respekt për superiorët e tyre. Ata zbatojnë urdhrin e tyre me saktësinë më të madhe. Fjalët e tyre dhe sjellja e tyre shoqërohen nga dinjiteti.
Një vend të rëndësishëm në këtë vepër zë edhe femra shqiptare. Virtytet e femrës shqiptare janë unikale në botë. Në asnjë vend të botës një femër nuk gjendet në një siguri e mbrojtje më të madhe se sa në Shqipëri. Ai që vret një grua dënohet me dënimin kapital. Femra në Shqipëri punon në shtëpi, por ajo është trajtuar me respekt dhe zë në shoqëri një vend më të nderuar se në vendet e Lindjes. Një shqiptare mund të udhëtojë nga një vend në tjetrin, në një siguri të plotë.
Ndërkaq, duke folur për shqiptarët dhe Shqipërinë, autori konstaton: Që të kemi një paqe komplete duhet të formohet një Shqipëri Autonome që të zotërojë lirinë në mënyrë më të plotë. Shqipëria nuk mund të ndahet midis fqinjëve, ashtu siç nuk mund të ndahet çdo vend i Evropës. Shqiptarët nuk kanë vetëm të drejtë t’i kërkojnë Evropës drejtësi, por t’i kërkojnë asaj edhe dëmshpërblim.
Ky autor diplomat u del në mbrojtje shqiptarëve dhe kundër gjithë gënjeshtrave dhe akuzave se shqiptarët janë egërsira ai citon Eriksonin, këshilltarin amerikan, i cili ishte në Shqipëri dhe atëbotë qe deklaruar: “Nuk ka popull më të dëshirueshëm dhe më të dashur në gjithë Evropën se Shqiptarët. Ata kanë në të njëjtën kohë elementët e forcës, burrërinë, kurajon, të lidhura me devotshmërinë më të butë dhe më të ligjshme!”.
Ribotimi librit të  GeorgeFredWilliams “SHQIPTARËT- Princ Vidi dhe Shqipëria në sytë e një ambasadori amerikan,  i përkthyer nga anglishtja prej Shaban Ballës, Tiranë, mars 1934 (me sa duket këtë është duke e bërë Shtëpia Botuese “MESHARI”), në këtë kapërcyell të historisë sonë, kur, në Kosovën tonë, në shtetin më të ri botëror, ku ende nuk i kemi marrë mirë këmbët dhe diplomacitë botërore (me përjashtim të Amerikës) sikur po i bëjnë ca lojëra, është mesë i nevojshëm. Aktualiteti i tij është i pakontestueshëm, prandaj, besoj shumë se do të kapërdihet nga lexuesit kureshtarë shqiptarë.
Bedri Tahir

Brahim Avdyli: EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT

****

Kështu, nuk mund të dihet mirë e vërteta. Me gënjeshtra e me tradhëti ka filluar jeta prej OdiseutShkatërrohet e vjetra e zëvendësohet padiktueshëm me të renë. Valë pas vale shkojnë njëra pas tjetrës, duke i mbuluar gjurmët e vërteta. Ndërrojnë qëllimisht emrat e etnive, grupeve, ndërrojnë gjuhët, etj. por, nuk ndërrohet origjina e kombeveÇdo gjë shkon artificialisht“kjo ka qenë, jo kjo nuk ka qenë…”etj., të pa shkëputura, sepse gjurmohet jashtë fushave të shkencës, pa prova të mirëfillta të studimeve…
Të mos e harrojmë se të gjithë popujt e Evropës e kanë origjinën e tyre prej Polifemit, të martuar me Galatenë. Ai i ka lënë tre djemtë e tij: IlirinGalin e Keltin, prej të cilëve janë themeluesit e kontinentit. Gjeneratën e Polifemit e kanë quajtur mbinjerëzhyjni, me trup shumë më të lartë se sa njeriu i ynë, ndërsa gjeneratat tjera i kanë quajtur gjysmë-hyjni. Në atë kohë njeriu ka qenë shumë më i besueshëm në të panjohurën, në formën e besimit, dhe nuk ka qenë aspak materialist. Bota ka qenë e ndarë në Lindje e Perëndim dhe jo sa duhet “e njohur”. Qytetërimi njerëzor ka filluar prej Ciklopit lab (nga Labëria, Shqipëri), me emrin Polifem dhe janë prirur prej Yjeve. Nuk kanë pasur tjetër njohuri. Ata janë quajtur Yllirët/Hyllirët.
Popullatat në zhvillim e sipër janë të titulluara me emrin “pellazgo-illire”. Në të folurën e përditshme e kanë përdorur shqipen. Shqipja, shqiponja janë më të shenjtat. Se si jetonin në tokë e përcjellnin shqiponjat te Hyjniu. Të gjithë provoheshin me gjëra të jetës e konsideroheshin se janë “të ardhur prej Yjeve”. Për t`a shpjeguar më bindshëm origjinën e tyre, janë mitologjitëPrejardhja e tyre ishte “hyjnore”. Pra, lidheshin me Zotat.
“I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!”[1]– thotë Dhimitri Pilika. Të parët tanë, që jetonin atëherë në trojet e quajtura si sot. p.sh.: “Tuqi”“Bullgari”“Rumani”“Serbi”“Bosnje e Herzegovin딓Mal të Zi”“Kosov딓Shqipëri”“Greqi”“Maqedoni”, e më gjërë, në të tërë Evropënju besonin të gjitha shenjave të natyrës dhe i faleshin trupave të qiellitdiellithënësyjevereveerësdetit, e të tjera.
Të parët tanë i kishin të shejtërura në shpirt të pastërt të gjitha çka kishin të bëjnë me qiellin, si p.sh. vetëtima, rrufeja, uturima, apo të gjitha shenjat e natyrës. Kjo ishte besa e të parëve tanë[2]jo e të tri fiseve të ardhura si pushtues, shumë më vonë në parahistori, bashkë më bijtë e mërguave tanë, të shkuara deri atje. Prej tri fiseve, të cilat kanë ardhur si pushtues, merren së pari dorëtassirianët dhe fenikasit, të cilët përpiqeshin të përvetësonin gjuhën e të gjitha çka grumbulloheshin nëpër mitologjitë tona.
Sipas Dymonit, të cituar nga Sulejman Mato, shkruan: “Në Evropë nuk ka racë më të vjetër se shqiptarët”.[3] Të gjithë shkencëtarët në të gjithë botën, e më së pari të ashtuquajturit armiq më të rrezikshëm rreth e më rreth këtij kombi, po spekulojnë me shkencë të shpikin një “paraardhës” të tyremë mirë se të pranojnë shqiptarët, si paraardhës të tyre, por harrojnë se kombi shqiptar është më i vjetri në Evropë dhe gjuha e vetme që është mëmë e të gjitha gjuhëve, është gjuha shqipe. Harrojnë po ashtu që “paraardhësit” e botës së gjërë janë gjyshërit tanë, jo të atyre që dëshirojnë të thirren mbi ta. Edhe njëherë po e themi se “pellazgët” janë gjyshërit tanë, e kjo është një thirrje hipotetike e atij kombi që mbanë mbi kokë plisin e bardhësi trashëgimtar të baballarëve hyjnorëtë cilët jetonin më gjatë, dhe këtu nuk ka vend të thirren kombet e tjera si trashëgimtarë, të cilët, kurrë nuk e kanë mbajtur plisin e bardhë, e as të ashtuquajturit “grekë” e “sllavë”.
Por, po e shpjegojmë njëherë emrin e gjyshërve tanë “pellazgëve”. Ky emër, është vënë si emër hipotetik. Nuk ka mundësi që të jetë “një komb tjetër”.
Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës… Pellazgë, ilirë, arbër, alban, shqiptarë janë pesë emra të ndryshëm, por e bartin të njëjtën vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pa-ndërprerë…”– thotë Dhimitri Pilika.[4] Sigurisht se ka edhe emra të fiseve, të cilët ndonjëherë përpiqen t`i ngritin më lart, në vend të origjinës.
Emri pellazg është një emër që mbështetet në një hipotezë e hipoteza nuk është teori e mirëfilltë shkencore. Padyshim se përsëritet mija herë nga ata që janë shqiptarë, por edhe të kombeve të tjera. Ai është pikë së pari një emër tepër i pasigurtë, që është i dhënë për shqiptarët (hyllirët/yllirët). Shqiptarët janë besimtarë, janë të prirur që të besojnë, dhe të gjithë të tjerët i kanë shfrytëzuar këtë dobësi të tyre. Ata ishin përherë besimtarë; besonin në fatin e tyre, në hyjnitë dhe hyjnizimet e njeriut.
Të përdorim një shpjegim të Sulejman Matos, i cili bazohet në një të dhënë të historianeve të vjetër, se faltorja e Dodonës ishte një tempull kulture dhe ishte pronë e fisit kaon të thesprotisë. Ajo ishte e origjinës ilire dhe tempulli që ushtronte magjifrikë e rrespekt. Aty shpjegoheshin të gjitha enigmat jetësore. Fiset që ktheheshin aty, p.sh. të huajtë, të ashtuquajturit “grekë”, ndër të parët dorët, e morën njohurinë dhe kulturën apo traditën vendase.[5] “Pellazgët kanë qenë fetarë dhe të prirur të besonin”– thotë Su-lejman Mato“Syri” i Dodonës është “sy” hipotetik i pellazgëve hyjnorë dhe mund të ketë lidhje me dhuntinë e për shpjegimin e enigmave. Në lashtësi këta njerëz të veçantë që kishin dhunti të veçantë për deshifrimin e enigmave i quanin “hyjnor” apo quheshin “pellazgë”; e dinin të shpjegonin këto cilësi, e fatthënat e tempujve të tyre. Perënditë e përzien gjakun me vdekatarët.[6]
Gjuha shqipe ka qenë e shpërpjestuar. Secila gjuhë tjetër, në kohën kur ka lindur, i ka rrënjë prej gjuhës shqipe dhe nuk “e mbajnë në mendje” apo bëshin sikur “nuk e dinë” se prej cilës gjuhë e kanë ato fillimin.Sikur nuk u intereson atyre se cili është “ajo” që i ka “pjellur” ato gjuhë…
Shqiptarët, ilirët, yllirët apo hyllirijanët kanë qenë të besuar te krijuesi i madh i kësaj bote; ka pritur prej tij se do të thuhet e vërteta, apo do lëjë zëvendësit e vet në çdo anë, e nuk e ka menduar se do të lë kaq shumë gënjeshtarë, që thonë “diçka”, por vrapojnë në mosdije nga mosdijet e tjera paraprake. Të themi shkurt, prej Odiseut ka rrjedhur gënjeshtra. Gabimi i parë i njeriut është gënjeshtraKush gënjen nuk e thotë të vërtetën. Kush gënjen, nuk është “hyjnor”. Ai vret edhe pa faj e me tradhëti. Prej gënjeshtës e deri në vrasje pabesisht, as pa e merituar këtë vrasje, si Polifemi, që ishte me të vërtetë hyjnor, lidhen pabesitë palë pas pale. E keqja shtresohet prej këtu, e edhe në gjuhë. Çdo gjë fillon me gjuhën që e kanë folur hyjnitë dhe ajo shtresohet e përpjesëtohet deri në fund, për mos e njohur askush se cila është origjina e vërtetë e tyre. Dalin artificialisht alfabete të tjera, shkrime të ndryshme, fjalë të përpunuara, deri në të ashtuqajturat “gjuhë artificiale”.
Ne po bëjmë prova që ta gjejmë të vërtetën, sepse është mundësia e jonë. E vërteta nuk do lakedo faktedhe artefakte. Po i mbledhim, nga të gjitha.
Këtu është pikëpyetja e madhe e njeriut, d.m.th. “pikëpyetja më e madhe”– siç shprehet Kastriot Melyshi, në fillim të veprës së tij, nga ky ngërç, në të cilën kanë mbetur të ngërthyera provat dhe çdo lider i shkencës:
“Rruga e nisur është ajo e duhura dhe vërtetë evolutive, siç na pëlqen ta quajmë, apo pa e ditur se ç`bëjnë, të mbetur në vend, po shkojnë drejtë një evolucioni raskapitës dhe vetasgjësues?!”[7]
Problemi më i madh i joni, i cili shtohet si problem më emergjent, është të shpjegojmë se përse gjuha e jonë, gjuha shqipe, është “mëma gjuhë”, prej të cilës kanë dalur të gjitha gjuhët e tjera. Praprakisht duhet të tregojmë se kjo gjuhë është e lindur prej Zotit, por ai “e fshehu të vërtetën”.[8]
Me fjalë të tjera, është një “nyje” e pazgjithshme në jetë e nëpër histori, në shkenca e nëpër dije, nga dija më madhe e njeriut, dhe janë të ngërthyera edhe sot e kësaj dite. Unifikimi i Trinisë së Shenjtë, të nxerra nga Bibla, ku çdo gjë shpjegohet se “është vepër e Zotit”është shpikur nga njeriu.
Duhet të theksojmë me këtë rast se nga gërmimet arkeologjike të deri të sotme, vendbanimi i një bashkësie fisnore, që i përkiste 10`000-7000 viteve p.e.s. (para Krishtit), është zbuluar në këto gërmime arkeologjike, të kryera në Sovjan, afër Korçës, i cili kosiderohet si një nga më të vjetrat vendbanime të zbuluara në tërë Evropën. Në mbështetje të shkrimit nëpër Evropë, e këtu siç thotë M. Gimbutas, ka krijuar shkrimin simbolikafërsisht në vitet 5300-5200 p.e.s., d.m.th. rreth 200 vjetë më përpara të shkrimit sumer.[9]
Si thuhet zakonisht, njeriu farkëtar ishte dardano-ilir dhe dëshmonte lidhjen me Zotin, të cilët, si sot, e mbanin Plisin e Badhë apo Qeleshen (Qylafin) dhe ishte “njeriu i ditur i të diturve”besimtarë apo adhurues i Zotit, Krijuesit të kësaj bote. Kjo gjë e forcon bindjen tonë, të mbështetur në shkrimet shkencore, se të gjitha lëvizjet e popullatave nuk kanë ardhur nga Lindja në Evropë, por nga Evropa në Lindje dhe nga Dardania, nëpërmes të Kaonisë (Epirit), territori i dytë që e kanë mbajtur gjallë Shqipërinë.[10]
Një ndër qendrat më të lashta të Dardanisë dhe qendra e vetme minerale në Evropë, ka qenë miniera Damasti (jo Demasti!), në Daradinë e lashtë.[11]
Kjo gjë është keqinterpretuar nga shkencëtarët e pseudoshkencëtarët e botës e të shqiptarëve, ose nga ata që nuk e dinin rolin e Dardanisë ilire, ku dard+an është bashkim i këtyre dy pjesëve të këtij emri të besimit tonë e të historisë, në të cilën “an” (anë) do të thoshte anën në të cilën banojnë dhe veprojnë ata (pra, shpjegon anën, si p.sh. shkodran, lezhian, etj.), dhe gjuha e parë e Evropës kanë qenë gjuha simbolike. Janë të gabuara konsideratat e shkencëtarëve të ndryshëm të botës e shqiptarë që e lidhin me dardhat, dhe me Dardaninë e Frigjisë, te Troja, e jo të shjegojnë se prej Dardanisë sonë janë nisur udhëtimet apo ekspeditat drejt Lindjes e deri në Indi, duke e shfrytëzuar territorin e sotëm të Greqisë.
Damasti ka qenë në Kosovën e sotme, në rrezë të Bjeshkës së Sharrit, jo në territorin e Greqisë, dhe ka mbetur deri më sot e pazbuluar. Vetë Apolloni ishte hiperboreanë dhe vinte nga trevat e Sharrit, nga Dellosi i Boreasit, rrethi i Prizrenit, e jo nga ishulli i Dellosit, pjesë e ishujve kiklade. [12]
Meqë Mbretëria e Dardanisë nuk na e ka lënë dhe as ne nuk e njohim deri më sot ndonjë kult të “dardhës”, ne besojmë se shigjeta ishte dard dhe ishte një simbolikë e Zotitkrijuesit, personifikim i orakullit, prej të cilit rrjedhë Dardania, nga dard-shigjeta.[13] Dardania, që ishte një superfuqi metalugjike dhe përfshinte një bashkësi të tërë fisesh, të cilat e mbanin tërë Gadishullin Ilirik, e edhe Dakinë, të gjallë, prej filimit e deri më sot.
Për të ilustruar këtë fuqi të mistershme e të vjetër të Dardanisë, e cila na shprehet “pa libra”, vetëm me simbole, të cilat mund të njihnin këtë gjuhë speciale vetëm përmes besimit dhe intuicionit, bashkë me ketë edhe të gjuhës sonë arbërore, po e sjellim një fakt thelbësor se romakëtpërtej detit Adriatik, pra në Gadishullin Ilirik, për të pushtuar edhe botën, duhet të kalonin krahun lindor të Adriatikut, për të marrë ato minerale që kishte nevojë për derdhjen e armëve të saj pushtuese.
Romakët flasin për “Metalla Ulpiana” e “Metalla Dardanica”, etj. të cilat i shpjegojnë këto të dhëna.[14]Romakët nuk kanë ditër të flasin shqip, nuk do mend, por të mbajmë në mendje se ajo i ka kënduar Epirit, jo “greqisë”, edhe kur e ka njohur mbretin e Epririt, Pirro Burri, atëherë, kur e ka themeluar “Magma Graecia”, në Gadishullin Italik. Gjuha e ashtuquajtur “greke” është themeluar shumë vonë dhe pas revidimit të tretë nga gjuha paraprakenë vitin 1000 të e.s. e cila e përdorte alfabetin fenikas mbi gjuhën shqipe, pra me kaligrafinë fenikase të Kadmit.
Ndër të parat po e themi se popullate etruske (toske) e territorit italian është shkatërruar e asimiluar në shekullin e IV p.e.s. dhe Magma Graecia është themeluar në shekullin e III p.e.s, prandaj të tjerët që janë latinë nuk e kanë kuptuar gjuhën shqipe të Pirros e as të Aleksadrit, sepse ata kanë foluar shqip, por nuk është shkruar kjo gjuhë, d.m.th. nuk kemi ende “të gjetur” se si është shkruar, vetëm simbolikisht. Një letër është e gjetur dhe e përkthyer nga shkencëtarja italiane Lucia Nadin prej Aleksandrit të Madh, drejtuar Shkodrës, qytetit kryesor tregëtar të Evropës së vjetër dhe e kam botuar në artikujt e mi për Maqedoninë.[15]
Alfabeti i dytë që mbetet i shkruar është alfabeti etrusk (toskë). Ai është tjetër nga alfabeti fenikas. Zakonisht gënjëjnë veten shkencëtarët e Evropës dhe të botës së gjërë, të cilët thonë sikur ky “është alfabeti grek”, por nuk është fare “grek”. Nuk kanë ekzistuar atëherë ky lloj i çuditshëm i specieve me emrin artificial “grek”“Alfabeti i vjetër i Evropës” është alfabet artificial me vet gjuhën shqipe, i përdorur nga fenikasi Kadmi, që ka bërë prova për të dhënë këtë gjuhë me një alfabet tjetër. Ata që nuk e njohin këtë gjuhë dhe nuk janë studius të historisë së vjetër e antike, i thonë “gjuhë greke”, por kjo është vetëm gjuha shqipe.[16] Nëse duan, le të shikojnë pak edhe polemikën time me ish-Kryeministrin apo ish-Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Theodor Pangallos, rreth gjuhës së tij “arvanitika”që është i rrejshëm, sepse është dialekt i gjuhes shqipeArvanitët është fjalë greke për ArbëritBabai i tij i ka shkruar Mbretit Zogu letra shqipe të shkruara me shkonja të alfabetit fenikas të Kadmit.[17]Mund të them se ai është një alfabet për të shkatërruar gjuhën shqipe, sikurse gjuha latine, një gjuhë e dytë artificiale.
“Shqipja, -na thotë Ernest Lev, nga vepra e Sulejman Matos,-me tiparet e saja tipologjike, është gjuha vendimtare e arealit ballkanik (Gadishullit Ilirik, B.A.), domethënë e përfaqëson më qartë se gjuhët fqinjë <<tipin ballkanik>> (tipin e Gadishullit Ilirik, B.A.)[18]
Së dyti, po e marrim një konkludim shkencor të filozofit gjerman, me famë botërore, Gottfried Wilhelm Leibnitz, albanologut të mirëfilltë, i cili thotë:
“Doni të dini origjinën e gjuhës shqipe? Zhvisheni atë nga elementet e huaja, studiojeni mirë çfarë ka marrë dhe nga i ka marrë, dallojeni mirë elementin e shqipes; pra, me një fjalë, zbulojeni vetë skeletin e gjuhës shqipe dhe do të dalë qartë origjinaliteti i saj”[19] Kjo ka qenë gjuha e parë europiane, të cilën edhe sot e kësaj dite përpiqen ta zhdukin nga lista e saj të ashtuquajturit “shkencëtarë” europianë, politikanë e udhëheqës të botës.
Me të gjitha disa tejkalime të studimeve të deritashme qytetërimi trojan-dardan na është më i studiuari nga antikiteti dhe quhet qytetërimi i parë evropiano-perëndimor. Qytetërimi “grek” dhe romak nuk janë më shumë se disa derivate të këtij qyterëtimi. Nga disa shkencëtarë të vjetër dhe të rinj, populli dardano-trojan i Azisë së Vogël është quajtur “populli i parë” që ka banuar në atë vend, që nga përmbytja e madhe. Dardanët e Trojës ishin në Kryeqendrën më të pasur nga dardanët e kësaj kohe të antikitetit, e cila i përfshinte të iliro-dardanët që nga Azia e Vogël, në Gadishullin Ilirik e deri në Evropën Perëndimore. Popullsia Trojane ka qenë dardano-albane. Faktet që tregojnë këtë punë nga gjurmimet arkeologjike e deri në të dhënat e historisë dhe e historianëve antikë, popullsia e Azisë së Vogël është direkt i fisit ilir, të mbiquajtur dardano-albane.[20]
Konsiderohet se alfabetin e parë (jo ai i Thotit!) e kemi prej Yjeve, dhe ai alfabet na quhet alfabeti diellor. Prova të tilla ka pak të lëna në rrjetin e internetit, por njëra është prova e parë e këtij alfabeti, Besir Bajrami[21], edhe pse ai e ka të vështirë një punë kaq të madhe.
Pra, Besir Bajrami e meriton provën e parë të këtij alfabeti. E kam thënë disa herë në shkrimet e mija se Alfabeti i Manastirit (1909) shënon rastin e tretë (3) të shkrimit të gjuhës shqipe, ndërsa prova e dytë (2) e shkrimit të kësaj gjuhe, është alfabeti etrusk (toskë), në të cilin jeni në studimin e këtij shkrimi (B.A.) Shikoni faqet e mia e do të keni sadopak njohuri.[22]
Alfabeti diellor i zë vitet e para, prej 25`000 e deri në vitin 1707 p.e.s., kur ka ndodhur përmbytja e fundit e madhe[23], por po të logaritet shkrimi simbolik i ilirëve të Gadishullit Ilirik, i cili është dokumentuar në mes të viteve 5300-5200 p.e.s. atëherë shkrimi diellor është edhe shkrimi simbolik, të cilët janë hiq më pak se 200 vite përpara shkrimit sumerik. Shkrimi sumerik është një shkrim iliro-pellazg i Lindjes.
Edhe njëherë vëtetohet se Gadishulli Ilirik është qendra e lëvizjeve të këtij kombi në drejtimet Lindje e Perëndim dhe na vërteton edhe të dhënat prore të historianit Aref Mathieu (Arif Matit), për qendren e këtij qytetërimi.[24]
Besir Bajrami e ka bërë proven e parë të alfabetit të njerëzimit, ashtu siç prireshim të rinjët të drejtonin sytë ka qielli, sepse prej andej kishin ardhur.
Meqë sytë i drejtonin tërë njerëzit nga Yjet Dielli,[25] pra, prireshin nga Yjet e veten e quanin Yllir/Ilir/Hyllir, të cilët pseudoshkenca dhe shkenca e verbuar nuk i njeh, respektivisht mirëfilli nuk i ka studiuar si të tillë.
Më tutje, do të flasim në shkrimet e tjera…

[1] Dhimitri Pilika, „Pellazgët, origjina jonë e mohuar“, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 254.
[2] Sami Farshëri, „Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet“, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 30-31.
[3] Sulejman Mato, “Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”, Pa shtëpi botuese, Tiranë, 2015, faqe 42.
[4] Dimitri Pilika, “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike”, Tiranë 2005, faqe 430.
[5] Sulejman Mato, „Në kërkim të rrënjëve“, të cituar, faqe 74.
[6] Po aty, faqet 82-83.
[7] Kastriot Melyshi, „Shqipja dhe e vërteta biblike“, GEER, Tiranë 2014, faqe 7.
[8] Po aty, faqe 8.
[9] Shikoni shkrimin e vënë në „Kosovas Arkeologie“, të datës 12 dhetor 2018, „Misteret e Dardanisë antike <<Dardania e pazbuluar>>, historia antike shqiptare“, në http://www.facebook.com/KosovasArkeologie.
[10] Shikoni po aty, në mbështetje të këtij mendimi.
[11] Shikoni në veprën historike të Prof. Dr. Eqrem M. Zemelaj, „Pelazgët, ilirët, shqiptarët/Historiografia e lashtësisë dhe vazhdimësisë së një populli pro selenë-Burime arkivore të vendeve të huaja“, Botimet Artini, Prishtinë 2017, faqe 339-340.
[12] Po aty, faqe 334.
[13] Shikoni në „Kosovas Arkeologie“, më tutje.
[14] Po aty, më tutje.
[15] Shikoni po qese dëshironi shkrimin tim „Maqedonia në vorbullën e armiqve antishqiptarë, Pjesa e I“, te http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-1 , ku shihet për testamentin e lënë nga Aleksandri i Madh, i cili është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, në librin e saj, Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, Giogno 2002, Romë.
[16] Shikoni për këte gjë të gjitha studimet e kësaj kohe, në faqen time provizore http://www.brahimavdyli.ch.
[17] Intervistë me Theodor Pangallos-in, e dhënë në  http://www.brahimavdyli.ch/polemikë-me-pangallosin.
[18] Shikoni librin e Sulejmon Matos, “Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”, faqe 109.
[19] Po aty, faqet 129-130.
[20] Shikoni shkrimin e datës 22 korrik 2017, „Trojanët ishin iliro-dardan“, në Gazeta Info Press, në http://www.gazetainfopress.com/historia_arkeologji/trojanet-ishin-iliro-dardan .
[21] Shikoni në rrjetin elektronik të Besir Bajramit apo të Amy Beuty, sepse e ka hedhë edhe tek ajo, që quhet Alfabeti Diellor, pra shkoni te http://www.facebook.com/Besir Bajrami…
[22] Shikoni faqet e mia provizore, http://www.brahimavdyli.ch dhe sidomos këto dy vepra: Niko Stylos, “Etruskishte-Toskerishte”, West Print, Prishtinë 2010 dhe Nermin Vlora Falaski, “Pellazgët, ilirët, etrusket, shqiptarët”Faik Konica, Prishtinë 2004.
[23] Shikoni librin historik të Prof. Dr. Eqrem M. Zenelaj, „Pellazget-ilirët-shqiptarët…“, faqe 31.
[24] Shikoni ilustrimin e Arif Matit në artikullin:  http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-8-1/ .
[25] Shikoni faqen e Besir Bajramit, në http://www.facebook.com/Besir Bajrami.

Pëllumb Gorica: “Mbrëmje të puthura”, (Vëllim poetik nga Agim Bajrami)



Agim Bajrami është një ndër poetët me profilin më të spikatur këto vitet e fundit në poezinë kontemporane. Një mjeshtër i vargut, i vlerësuar nga kritika e mirfilltë letrare, por edhe i nderuar me dhjetra çmime në manifestimet poetike në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë. E natyrshme, njerëzore, e sinqertë, e ngjizur me një dashuri që mundohet të rrokë gjithçka, poezia e tij të fut si pa ndjerë në përditshmëritë tona problematike. Dhe kjo shprehet thjeshtë, me një varg të shkëlqyer, pa sforcime e deklaratizma, ashtu siç është vetë Agimi, i shtruar e i qetë si valle çame, i butë si myshku i drunjve të Gramshit, valëzues si bregdeti i Jonit, dhe herë ëndërrues si një djalosh prej Cërriku. Agim Bajrami i shkrirë me poezinë, herë duke bashkëbiseduar me dashurinë, dhe herë duke u grindur me të, herë duke u ndalur për të thithur fllad deti, e herë duke ndalur vështrimin në mëngjeset plot diell, ata ecin bashkë pa u lodhur për të rrokur maja të tjera.
Kështu mund të thuash me plot gojë edhe për vëllimin poetik të Agim Bajramit, “Mbrëmje të puthura”, një titull mjaft metaforik e i goditur, se mbrëmja nuk puthet lehtë, jo vetëm se është tepër fluide, por sepse shpesh herë e pjek figuracionin e tij poetik në një terren me shtrirje të madhe gjeografike.
Ndjeshmëria është filli i artë i gjithë vëllimit poetik “Mbrëmje të puthura”. Poezi që gurgullojnë nga thellësia e burimit shpirtëror të ndenjave me plot frymëzim. Është meritë e autorit që krijon situata poetike të pëlqyeshme dhe të ndjeshme në stil dhe në rritjen artistike. Poeti nga njëra anë me bukurinë shpirtërore krijuese, që në çdo varg është shpirti i tij, përcjell aq emocione, e lexohet rrjedhshëm nga popullariteti i mendimit plot jetë e gëzim. Poeti Agim Bajrami, nuk stonon as nga kërcënimet e vështirësitë, por ama preket thellë nga urrejtja e pavend dhe pasinqeriteti. Kështu me vështrim të sigurtë përpara, ai ndjen domosdoshmëri jetike dhe lashtësinë në udhën e tij poetike, ndaj shkruan: “Unë kupën plot me diell e mbusha/  Dhe pi një gllëngë me lashtësi”, ku arrin të shqiptojë atë kryeide lirike, që shtegëton nëpër vargjet e tij.
Nganjëherë poezia duket sikur është e mbushur me nervozizëm dhe do të shprehë një sfidë ndaj jetës me kryeneçësinë e saj, por kjo thyhet shpejt nga ëmbëlsia poetike, që është e shkrirë në gjithçka që ka jetë, dhe është njerëzisht e pashmangshme. Edhe kur kallëzon padrejtësinë e një shtetari, edhe kur ndez kalimthi një cigare në udhë e sipër, edhe kur i merret goja t’i shfaqë dashurinë vajzës që do, edhe kur ulet në tryezë e pi një dopio raki me shokët, ai reflekton sinqeritet dhe rrezaton dashuri jete. Shumë e vret atë mungesa e sinqeritetit të shokut: “Më vratë mëngjeset/ me nënqeshjen e ngrirë”. Poezia e Agim Bajramit është si era dhe të përkëdhel në shpirt, e të rizgjon sentimente të fjetura që janë gati të shpërthejnë në rastin më të parë. Ndaj ai nuk harron dashuritë e tij të shkuara, njerëz, miq, që kanë mbushur jetën njerëzore, mësuesin e tij të parë, vëllain e vdekur, por preket edhe “për një gjethë shelgu që vdes në fund të ujit”, drithërohet nga “fëshfërima e pishave të Gjinarit”ashtu siç bëhet melankolik kur kujton”muret e avllisë së vjetër”, e i vjen keq edhe “për intelektualin që u persekutua”ashtu siç “përmallohet edhe për gjolin e shteruar”. Vargu i Agimit rrok serbes tokën, lumin dhe detin, ledhaton gruan e paputhur dhe sytë i humbet në vjeshtën e rënduar nga frutat, këndon si bohem në tavolina gëzimesh me miqtë, por dhe cicëron me dallëndyshen në shtëpinë e vjetër, edhe kur i këndon Çamërisë së pafat me copëza frymore: “Folmë pra, moj e uruar/ Ç’të zunë sytë asaj ane?”. Ditën e verës, festën popullore të elbasansve, ai e bën të këndshme më një gjetje të veçantë, i shqetësuar, dhe s’kupton se ku i humbi mëngjezi, por shpejt e jep versionin e tij poetik: “Siç duket e ka thirrë në zyrë kuzhinieri/  T’ju bëjë nga një tavë ballokumi“.
Tematika e larmishme jo vetëm krijon hapsira për ta mbushur poezinë e tij me një frymarrje të gjerë, por edhe për të pulsuar jetë e njerëzillëk në të, si tek punëtori e cigani, ashtu edhe tek varri i një të persekutuari me një gjuhë çuditërisht të ngjashme me dallgët e buta të Shkumbinit, dhe me jehonat e trishta të emigrantit apo me këngët e përmallshme të kumurisë së Elbasanit, si studenti me leksione nën sqetull gjithmon me statusin e krijuesit artist. Sepse ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë, se poetët janë misionarë të ëmbëlsisë shpirtërore. Ata krijojnë poezi, në të cilat e paraqesin qartë portretin krijues, shpirtëror e jetësor të poetëve. Agimi skalit si në shkëmb, vargje shpirti, të denja që u kushtohen krijuesve të shpirtit, poetëve. Të bukura, me frymë origjinale janë poezitë për Naimin, Agollin, Kadarenë, apo poetëve fierakë te vdekur aksidentalisht, ashtu edhe ata që u persekutuan nga diktatura e egër komuniste. Ai nuk bën portrete të thata, por me intuitën poetike, ndjeshmërinë ndaj së bukurës shpalos mozaikun shumëngjyrësh përmes figurash dhe krahasimeve. Ndaj edhe kur e mbyt mallëngjimi hesht, mendon e mes mallit shkruan: “ka heshtur pena mbi fletore”dhe mundohet të gjejë forca për të bërë diçka për ta, të paktën t’u hedhë një tufë vargjesh si tufë lulesh.
Agim Bajrami është një poet bio, që penën e mban të mprehur, gjoksin e mbush me dashuri, thith frymëzim nga gjithçka njerëzore, dhe ashtu vrapon në garë me kohën, se s’ka asnjë çast për të humbur, dhe mundohet duke u rrekur të sfidojë gjithçka, ashtu siç përcjell mesazhin e madh me vargjet: “Se koha rend si pa kuptuar/ Dhe mosha vetë si tren vrapon”.  
Pëllumb Gorica

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...