Aleksandar Vuçiq(Aleks Musliu) e prezanton rikufizimin (me Kosovën – plotësim ynë) si hap historik, shikim nga e ardhmja, ndryshe nga siç e kuptojnë kryesisht forcat “retrograde”, opozitare, të cilat, ta rikujtojmë këtu, atij ia kishin lidhur duart kur ishin në pushtet, thuaj se Kosova nuk ishte humbur qysh para disa shekujsh.
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç
Përkundrazi, me masa represive vetëm sa e rriti këtë ndjenjë të tyre se janë qytetarë të rendit të dytë.
Meqë ajo u shemb pjesërisht për shkak të nacionalizmit serb, shqiptarët s’kishin si të rrinin në një Serbi të tillë.
Koça Popoviq
Sllobodan Millosheviqi
Fundja, Aleksanadr Vuçiq ishte pjesë e politikës së kryeçetnikut serb Sllobodan Millosheviqit e cila i largoi përfundimisht shqiptarët nga Serbia.
Më vonë, si një nga liderët e radikalëve serbë, derisa sa ishte në opozitë, kishte sulmuar ashpër përpjekjet e autoriteteve të DOS-it të atëhershëm që të negocionohej me liderët shqiptarë.
Ish presidenti i Serbisë, Profesor Dr. Boris Ljuba Tadiq, ishte anatemuar vetëm pse kalimthi në aeroport ishte përshëndetur me Hashim Thaçin.
Aleksndar Vuçiq, ndërkaq, tash 6 vjet negocion me atë Thaç, duke e prezantuar këtë si një shkathtësi shtetare e largpamëse.
Ka shumë shembuj standardesh të tilla të dyfishta në politikën e presidentit të Serbisë.
Fundja, deri në prill të këtij viti thoshte se kushdo është për ndarje të Kosovës, ose mbështet qëndrimin se ajo nuk është serbe – “është tradhtar”.
Është enigmë e madhe se çfarë ndodhi brenda një afati kaq të shkurtër.
Ndoshta njëmend dikush nga bashkësia ndërkombëtare, duke e parë se negociatat e deritashme midis Serbisë e Kosovës nuk çojnë
Ndoshta njëmend dikush nga bashkësia ndërkombëtare, duke e parë se negociatat e deritashme midis Serbisë e Kosovës nuk çojnë
askund, e kishte kuptuar se Serbisë duhet t’i bëhet një lëshim çfarëdo qoftë që të mund të pranojë realitetin e ekzistimit të Kosovës si shtet.
Në favor të kësaj flasin deklaratat e sekretarit të shtetit të SHBA-së , John Bolton dhe të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federice Mogherini.
Njëherësh, Aleksandar Vuçiq ka parë se po skadon afati për arritjen e marrëveshjes detyruese me Kosovën, pa të cilën nuk ka vazhdim të integrimit europian të Serbisë, prandaj me tregimin për “korrigjim” kufijsh të tërhiqet vëmendja nga thelbi dhe përmes “kapixhikut”, duke e prezantuar si një sukses të madh – të pranojë atë që shumëkush në Beograd ende nuk është gatshëm ta “përpijë”, dhe kjo është Kosova shtet i pavarur.
Flori Bruqi