2019-05-02

Kalaja e Skëndërbeut dhe një “histori peshkatarësh”






Shqiptarët në kohë e kanë kontrolluar të vetëm këtë kënd mahnitës të bregut të tyre. Dikur i thoshin Sqepi i Skënderbeut dhe ai ndalonte ultësirën prej gati 30 kilometrash, ku dergjeshin fqinj me njëri tjetrin, Drini, Mati dhe Ishmi. Në trazira, janë fshehur piratët shqiptarë dhe këtu Gjergji “i çmendur” siç e quanin venedikasit, bëri zbarkimin e tij të suksesshëm. 

Gjyshi, Gjergji i madh, Skënderbe, e mendoi si një vend të përkryer për të formuar qytetin e tij arbnor bregdetar, Kjurrilin. Mamica, motra e Kastriotëve, kaloi vitet e fundit, ndërsa pas largimit të Skëndërbeut të Ri më 1501, kështjella e ndërtuar nuk u përdor më. Ikën dhe Venedikasit, ndërsa turqit e rrafshuan përfundimisht Rodonin…

Një anglez i dashuruar me Shqipërinë



Në një nga hapësirat ku flitet për kulturë në Tiranë u prezantua “Shqiptarët para pasqyrës”, një botim dedikuar shqiptarëve. Shkrimtari është një anglez i apasionuar me ne. Ai është Alan Andoni, kështu ka vendosur të quhet edhe pse emri i tij i vërtetë është Andi Michajloviz. Alani ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri, të cilën e zbuloi nëpërmjet valëve të Radio Tiranës 43vjet më parë. Në atë kohë ajo ishte e izoluar, por dilte përtej kufinjve komunistë nëpërmjet valëve radiofonike të transmetimeve të huaja.
“Unë jam i apasionuar pas shqiptarëve dhe Shqipërisë, ndaj kam zgjedhur të jetoj këtu. Ka diçka Shqipëria që e bën shumë atraktive, që të tërheq, të mban ketu” thotë shkrimtari Alan Andoni për TVSH. “Mendoj se shqiptarët, si gjithë popujve të tjerë, u pëlqen ta shohin veten në pasqyrë. Libri im është një pasqyrë metafizike e popullit shqiptar, jo e pamjes, por e personalitetit, karakterit, zakoneve të tyre. Në këtë libër fjalët janë të mijat, por historitë janë të shqiptarëve, ndonjëherë të trajtuara edhe me humor” spjegon shkrimtari. “Siç i kam përshkruar në libër, sipas eksperiencës time shqiptarët janë unikë. Ata janë ballkanikë, po aq sa mesdhetarë, po aq sa ruralë, po aq sa evropianë. Kjo është një përzierje unike. “Shqiptarët para pasqyrës janë interesantë, sharmantë, ndonjëherë të frustruar, por edhe shpërblyes” përfundon shkrimtari anglez Alan Andoni për TVSH.
“Shqiptarët para pasqyrës” vjen në duart e lexuesit nga Shtëpia Botuese “Mediaprint”.

Romani “Merimanga e Sarajevës” vjen në shqip


 


Pak më shumë se 100 vite pas Luftës së I Botërore, një shkrimtar anglez dhe diplomat sjell në shqip romanin “Merimanga e Sarajevës”. Romani me sfond historik, shkruar nga Robert Wilton, në përkthimin e Diana Çulit, botuar nga Toena, tjerr fije pas fije rrjetën e merimangës dhe paskuintat në të cilat Lufta e Pare ndikoi në fatet e popujve të Ballkanit, në veçanti te shqiptarët. Një promovim libri i cili u kthye në një moment reflektimi për Shqipërinë, Kosovën dhe historinë e shqiptarëve.
“Roli i Shqipërisë në roman është diçka e rëndësishme për mua” tha autori Wilton. Ai ka dashur të tregojë identitetin ndryshe, jo të margjinalizuar, jo të izoluar, por në qendrën e rrjeteve ndërkombëtare, me një rol të plotë në historinë e Europës në atë periudhë.
Wilton, i cili me shqiptarët ka një marrëdhënie të gjatë në kohë, pasi ka shërbyer si misionar i OSBE në Kosovë dhe në Shqipëri, ua dedikon këtë libër shqiptarëve në shenjë mirënjohjeje për mikëpritjen dhe për shpresën se ata mund tu shpëtojnë trillimeve historike. “Doja me pa një kritikë për vlerat diplomatike në atë periudhë që nuk kishin më shumë veti se vlerat primitive. Kam një shpresë që shqiptarët “do të ikin” nga dënimet hisotrike” tha Robert Wilton.
Cili qe roli i agjenturave sekrete të Fuqive të Mëdha në këtë ngjarje, që çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore? Ç’fat i priste agjentët që vepruan në Ballkan në këtë periudhë? Çfarë zbuluan ata në kancelaritë e kryeqyteteve të këtyre vendeve? Cilat qenë konfliktet, kush i nxiste dhe si krijoheshin opinionet për zhvillimet e ngjarjeve në këto territore në atë periudhë? Përmes historisë së tyre, autori do të na bëjë të përjetojmë një Shqipëri, Bosnjë, Serbi dhe Europë në prag të Luftës së Parë Botërore. Këto dhe paskuintat e “Merimanga e Sarajevës” trajtohen në librin e cilësuar nga “The Times” si “një libër spiunazhi i thellë, i shkruar bukur dhe me elegance.”

Zbulohen për herë të parë pamje filmike të Sarah Blloshmit, e cilësuar si gruaja më e bukur e Shqipërisë në Shekullin e XX.

Sarah Blloshmi, është personazhi që na zbulon një dimension të ri të publicistit dhe politikanit Alfred Peza, atë të romancierit. Ka lënë pas sfidat e një viti të vështirë siç e quan ai dhe kohën ia ka dedikuar një personazhi atipik si Sarah e cila është bërë motorri i historisë së romanit të tij të parë. Romani me një sfond historik dhe personazh real na njeh me historinë e rrallë te gruas më të mistershme e të përfolur, Sara Blloshmit gruas që sfidoi hapur mentalitetin e zymte islamik në vitin 1925. Peza në gjurmim të jetës së saj, identifikon Shqipërinë mes dy luftërave botërore, atë të Lindjes dhe Perëndimit; duke e konsideruar një roman emancipues, dy personazhet e tij realë: Sara Blloshmi dhe Ahmet Zogu, “flasin” për gra të lira dhe burra të vërtetë.






Pamjet i publikon Alfred Peza duke falenderuar historianin Erald Kapri.

Alfred-peza, libri, Sarah, romani i Alfred Pezës


Ja çfarë shkruan shkrimtari Alfred  Peza:

“Zbulimi për herë të parë i pamjeve filmike të Sarah Blloshmit, gruas më të bukur të Shqipërisë së shekullit XX dhe personazhit kryesor të romanit tim “Sarah”, më emocionuan.

Kjo falë historianit Erald Kapri që pati mirësinë të më ofronte këtë video të Institutit Italian “Luce”.

Në këto sekuenca mund të shihni të fiksuar momentin kur Sarah ndodhet në krye të të ftuarve (me veshje të bardhë), duke mbërritur në sallën ku do të zhvillohej ceremonia e kurorëzimit të Ahmet Zogut si “Mbret i Shqiptarëve”.

Filmimet i përkasin 1 shtatorit të vitit 1928.

Pas fotove të reja, të ofruara pak kohë më parë nga Blendi Fevziu, këto pamje e ndriçojnë akoma edhe më shumë imazhin e një femre të jashtëzakonshëm si Sarah Blloshmi.

Mbesa e Ismail Qemalit dhe bashkëshortja e ish deputetit Selahedin Blloshmi, siç mund të kuptohet, ishte personazh i dorës së parë në Tiranën aristokratike të Shqipërisë së viteve ’20-’30”, shkruan Peza referuar materialit të siguruar nga historiani Erald Kapri.

Berlini/ Tirana djeg lëvizjen pa viza të kosovarëve


Mos kontrolli i kufijve nga Shqipëria dhe eksportimi i kriminalitetit prej saj janë shëndërruar në një barrë për Kosovën. Ky është së paku argumenti i përdorur nga presidenti francez Makron gjatë samitit të Berlinit për të mos i hapur dritën jeshile liberalizimit të vizave më Kosovën. Sipas burimeve të radios publike gjermane Deutsche ëelle nga bisedimet me dyer të mbyllura shefi francez i shtetit ka argumentuar “mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë (dhe Gjeorgjinë), ku u shtua si numri i migrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende.






Pak a shumë një qëndrim të njëjtë mbajti pak ditë më parë edhe parlamenti holandez që me një votim gati plebishitar i kërkoi qeverisë së tij heqjen e rregjimit të vizave me vendin tonë. në vend që të pritje si një sinjal shqetësues, ky votim u karikaturizua nga qeveria e rilindjes si një akt i ndërmrrë nga ekstremistët ksenofobë që donin të zgjidhnin përmes shqiptarëve llogaritë e tyre të brendëshme politike.


Deutschland, Westbalkan-Gipfel in Berlin (Getty Images/C. Koall)

Por fakti që e njëjta tezë është rimarë edhe nga Emmanuel Macron një politikan i njohur për luftën që i bën ekstremit të djathtë dhe frymës ksnenofobe në Europë, tregon se propaganda e Tiranës është sa dritëshkurtër po aq edhe mendjelehtë.

E vërteta është se ka një problem me kriminalitetin shqiptar dhe lidhjet e tij me sferat më të larta të pushtetit, që ka shqetësuar kancelaritë europiane. Madje mënyra amatoreske se si veproi qeveri shqiptare duke mos marrë përgjegjësitë që i takojnë por duke manipuluar realitetin shkoi deri në atë pikë sa ky shqetësim të përdoret qoftë si e vërtetë, apo qoftë edhe si justifikim, për të penguar liberalizimin e vizave për pjesën tjetër të kombit.

Me sa duket ky kërcënim është për BE tejet më i fortë, sesa shantazhet meskine të politikanëve shqiptarë, të tipit ‘nje pilot nje komb’ (udhetimi me avionin e Behgjet Pacollit te dy delegacioneve të Shqiperisë e Kosoves), sesa kërcenimi për heqjen e kufirit të dy shteteve në Morinë, apo propozimet për një president të vetëm të kombit.

E kështu fakti se Shqipëria eksporton kriminalitet për fat të keq po penalizon qytetarët kosovarë.

Deutschland Westbalkan-Gipfel Merkel und Macron (Reuters/M. Sohn)

Berlini zhgënjyes si për Kosovën edhe për Serbinë


Kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, erdhi te Porta e Brandenburgut për të dhënë deklaratën pas samitit, gazetarët kishin dy orë që po prisnin duke u dridhur në temperaturat dimërore të kryeqytetit gjerman. Vonesa prej gati dy orësh kishte të bënte kryesisht edhe me përpjekjet e pasuksesshme të kryesisë gjermano-franceze të samitit për të bindur liderët kosovarë për të hequr dorë nga tarifat doganore ndaj Serbisë. Nga pjesëmarrësit në takim mësohet se këmbëngulja e kryeministrit Ramush Haradinajt për të mos e bërë këtë hap, të cilin Serbia e ka vënë si parakusht për të rifilluar bisedimet e ngecura në vend, ishte pak zhgënjyese.

Zhgënjyes kishte qenë për delegacionin kosovar edhe këmbëngulja e Francës për të mos liberalizuar regjimin e vizave ndaj Kosovës. Thaçi e shprehu këtë zhgënjim edhe para gazetarëve: “Edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën”.

Në takim, presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i migrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende. Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e parlamentit evropian, Macron kishte argumentuar se nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë djathtiste të Frontit Nacional.

Për Thaçin samiti – konfrontim i “rëndë”

Takimi i Berlinit, që u bë nën kryesinë franko-gjermane, sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk arriti të gjente një emërues të përbashkët. Së paku në dy pikat që i interesonin Kosovës: liberalizimin e vizave dhe vijimin pa kushte të dialogut me Serbinë. Thaçi tha para gazetarëve në fund të samitit të vogël në Berlin se konfrontimi me palën serbe kishte qenë “i rëndë” për delegacionin e Kosovës, i cili përbëhej, veç tij edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministi i Jashtëm Behgjet Pacolli.

Sipas Thaçit, megjithë ndërhyrjen e kancelares Merkel, pala serbe, nuk kishte dashur të pranonte në asnjë mënyrë njohjen e Kosovës, parakusht ky i vënë nga Kosova për të hequr tarifat doganore. Po ashtu edhe Kosova kishte qëndruar në pozicionin e saj për të mos hequr dorë nga taksat doganore prej 100 për qind të vendosura ndaj Serbisë pas fushatës së saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Kancelarja Angela Merkel, para takimit, e kishte quajtur vënien e taksave “një zhvillim jo në drejtimin e duhur”.

Deutschland Westbalkan-Gipfel Merkel und Macron (Reuters/M. Sohn)
Për Vuçiç – samiti nuk solli asgjë të re

Edhe presidenti i Serbisë Alexandar Vucic kishte thënë para medias se samiti nuk solli asgjë të re. “Fjala e fundit e këtij samiti ishte që të vazhdojnë bisedimet në një format të ngushtë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të vazhduar dialogun”, ka deklaruar Vuçiq.

Në samitin e zhvilluar të hënën në mbrëmje në Berlin, Franca dhe Gjermania kishin ftuar liderë nga Ballkani Perëndimor, Sllovenia dhe Kroacia, për të shkëmbyer mendime për zgjidhjen e konflikteve të hapura. Fillimisht ishte parashikuar nënshkrimi i një dokumenti nga të gjithë pjesëmarrësit, por në fund të takimit zyra e shtypit e kancelares gjermane bëri publik vetëm konkluzionet e kryesisë së përbashkët franko-gjermane.

Deutschland, Westbalkan-Gipfel in Berlin (Getty Images/C. Koall)
Fryma e dokumentit të publikuar gjatë natës është pozitive dhe përmban një gjuhë të përgjithshme. Sipas dokumentit në fjalë “Serbia dhe Kosova ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të realizuar marrëveshjet ekzistuese dhe për t’u angazhuar konstruktivisht në dialogun e normalizimit të marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga BE, me synim për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse”. Në dokument nuk përmenden as tarifat doganore ndaj Serbisë, e as propozimi për ndryshim kufijsh.

Në fillim të takimit kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin shprehur se nuk donin të impononin një zgjidhje, por zgjidhja do të duhet të sillte stabilitet në të gjithë rajonin: “Nuk mund të ketë marrëveshje, pasojat e të cilës mund t’i vuajnë vendet e tjera”, tha Merkel. Që të dy përmendën zgjidhjen e konfliktit të Maqedonisë së Veriut si shembull pozitiv. Sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, megjithëse takimi i një formati të tillë nuk pati ndonjë sukses, ai do të vijojë ndoshta në format më të ngushtë, edhe në të ardhmen. Takimi i ardhshëm është parashikuar të bëhet në Paris në muajin korrik. Thaçi vetë ishte shprehur skeptik për zgjidhjen e konfliktit pa ndërmjetësimin e SHBA-ve. Qysh para takimit ai kishte thënë se “BE-ja është e dobët dhe se prej saj nuk mund të priten mrekulli”.

Pro et contra Batonit ?!







Fotoporteti

Baton Haxhiu ka lindur në vitin 1968 në Mitrovicë është gazetarë,opinionist Shqiptar nga Kosova i cili ka punuar në disa gazeta si Koha Ditore dhe Gazeta Express dhe si gazetar i lirë është i njohur për raportimet mbi vdekjet e Shqiptarëve në vitin 1999 ne Kosovë dhe raportimin e Gjenocidit që po ndodhte në atë kohë. Për disa kohë punoi edhe si gazetar i pavarur edhe pse në vitin 1999 ishte i kërkuar dhe i inkriminuar nga regjimi brutal serb i Sllobodan Milosheviç-it. Aktualisht është duke punuar në televizionin KLAN KOSOVA ku është drejtor dhe moderator në dy emisione: Zona B dhe Zona e Debatit.


BASHKIM KOPLIKU/ Nuk jam dakord me të gjitha sa shkruan Batoni!



BASHKIM KOPLIKU/ Nuk jam dakord me të gjitha sa shkruan Batoni!


Komenti im për shkrimin e Baton Haxhiut, “Fundi i keq i Sali Berishës”, në Tema, datë 27.04.2018, tek linku :





është sa vijon:

Jam kundër Batonit për pranimin e tij, të kthimit të Berishës në 2005, gjë që unë e konsideroj si fajin më të madhe të popullit tonë: nuk duhet të sillte në pushtet po ata që shkatërruan Shqipërinë në 1997, nafta në 1994 etj. etj.

Nëse PD do të kishte ndërruar komplet drejtuesit e saj të 1997, do të kishte analizuar gafat e 1996-97, sot do të kishim një Shqipëri krejt tjetër, e një PD tamam evropiane të Djathtë, e jo këtë grumbull lubishë populiste, që shkojnë herë majtas e herë djathtas!

E për këtë situatë katastrofike, ka kontribuar vota e 2005, që ishte kryesisht vota e atyre që e shitën votën e tyre, për legalizimin e ndërtimeve pa leje, që iu premtua!

Pra, fajin kryesor nuk e ka Sali Berisha, por ata që e votuan!

Bashkim Kopliku

Anëtar i kryesisë së PD, nga 1991 deri 1997, kur u vra politikisht, pa asnjë lloj gjykimi!








Fundi i keq i Sali Berishës


"Sali Berisha është nga ato personazhe që kur rri me të në tavolinë duket i kujdesshëm, kurse kur e sheh në publik ka natyrë rrugaçi që flet me gjuhë krimineli", deklaron Baton Haxhiu


Me Sali Berishën kam vetëm një problem.

Jo mbi ato që i thotë për mua dhe Kosovën, por për faktin pse atij ende i duhet Kosova – dhe unë.

Jemi në një kohë kur datat historike kanë arritur me kaq pabesi ta grabisin jetën e gjithsecilit, pa pasur ata asnjë faj e asnjë detyrim dhe pa pasur guxim që dikush të reagojë për ta thënë të vërtetën.

Në dekadat e fundit me dhjetëra herë jemi ulur bashkë në tavolinë. Do të doja që asgjë nga bisedat tona kurrë të mos dilte jashtë. Është ky një kod civil që njeriu e mban për shkak të dinjitetit.

Sali Berisha është nga ato personazhe që kur rri me të në tavolinë duket i kujdesshëm, kurse kur e sheh në publik ka natyrë rrugaçi që flet me gjuhë krimineli.

Është i vetmi prind që e njoh – jashtë skenarëve të filmave për mafinë – që ka zhvilluar aktivitet kriminal në bashkëpunim me fëmijët e tij.

Prandaj, duke e ditur mëkatin e tij si prind, atij edhe fëmijët e të tjerëve i duhen me patjetër të jenë kriminelë.

Figura e tij bipolare me shenja skizofrenie është karakteristike për të, sepse tjetër flet me ty kur të takon dhe tjera fjalë përdor në diskursin publik. Thjesht, është një i pabesë.

Nëse e shpjegon me gjuhën e mafisë, ai duket se është një padrino, që kur bisedon me të e lë përshtypjen e një njeriu që nuk i prek as mizat, por kur del jashtë bën kërdinë edhe me gjuhën prej dashakeqi, edhe më sjelljen ndaj gjithçkaje që i duket se nuk i ngjan natyrës së tij. Thjesht, është një burrë i keq.

Në këtë aspekt, është e pamundur ta kuptosh plotësisht ekzistencën e Sali Berishës pa i analizuar disa data dhe fakte. Ta kuptosh se ku fillon ndërlidhja e tij me figurat që janë kriminale dhe kur nis kjo mënyrë e jetës si prind që i shtyn fëmijët në të panjohurën e krimit.

Nuk do të kisha reaguar për një babaxhan që s’ka as fytyrë dhe as skrupuj sikur ai të mos i jepte intervistë një gazete të vdekur, të udhëhequr nga një njeri që jeton më tatuazhin “JNA” në dorë, të një ushtrie të vdekur (Jugoslovenska Narodna Armija – Ushtria Popullore e Jugosllavisë), që iu përket atyre njerëzve të cilët kanë pasur kujtime të mira për shtetin jugosllav (serb) dhe ushtrinë që ka shkatërruar gjithçka në Kosovë. Gazeta e këtij “Njeriu me Tatuazh” ku flet Berisha është Bota Sot, ndërsa tatuazhi i institucioni famëkeq jugosllav është në trupin e njeriut që quhet Xhevdet Mazrekaj.

Pyetja është e thjeshtë: si është e mundur që ky njeri të ketë kaq shumë lidhje me të keqen?

Çfarë e bën një politikan të lidhur me krimin dhe kriminalitetin dhe ç’është ajo që e bën një prind të kriminalizojë gjithçka, përfshirë edhe fëmijët e tij?

Dhe pyes: pse ky njeri ka aq afsh për të ndërtuar fjali kriminale dhe të flasë me pasion krimineli?

Për faktin që është plakur, po ikën biologjikisht, apo sepse e ka mënyrë të jetës, kurse ofendimin dhe gënjeshtrën e ka kod të sjelljes?

Kur e analizoj Sali Berishën, nga gjithë jeta e tij më del se asnjëherë s’ka qenë ndryshe. Prandaj as tash, kur ka një vjet që ka filluar të merret me mua duke ma dhënë peshën e gjithçkaje që ndodh për shqiptarët në Ballkan.

Ai i ka shtuar në retorikën e tij banale etiketimet e tipit stalinist ndaj meje si gazetar, duke më shndërruar nga një publicist shqiptar nga Kosova në një Superinterlokutor ndërkombëtar agjenturash, masonësh dhe kancelarish, që vendos për fatin e kombit.

Kjo e pavërtetë nuk është aq fyerje për mua dhe familjen time, siç mendon Berisha, sa është fyerje për një Kosovë të tërë, bashkë me Shqipërinë, BE-në dhe SHBA-të, duke i kthyer të gjithë pa përjashtim në vasalë të mi të dëgjueshëm.

Për shkak të këtij problemi moral dhe mënyrës se si ai po e fyen Kosovën dhe miqtë e saj në botë duke përdorur emrin tim, dua t’ia them disa gjëra përse më duhet mua Kosova dhe Sali Berisha, dhe përse Sali Berishës i duhet Kosova dhe Baton Haxhiu.

Mua Kosova më duhet si atdheu im, si toka ime, si dheu i atit dhe ëmës, i fëmijëve të mi. Nuk dua të bëj hartim për atdheun në këtë moshë, por Kosova është fati im dhe i çdo qytetari të saj, fat të cilin në shumë raste e kemi bërë vet.

Pra, ne nuk ekzistojmë pa të.

Çfarë është për mua Sali Berisha?

Në fillim të viteve ‘90, ishte një emër që në Kosovë filloi të na rilidhte më fort me Shqipërinë, si pjesë e gjakut tonë matanë kufirit. Me rënien e komunizmit, për herë të parë e kishim mundësinë ta preknim tokën mëmë.

Por, Sali Berisha nuk ishte Shqipëria. Në projektin e tij kriminal politik, Kosova për të ka qenë gjithmonë gur rezervë për të tentuar mbulimin e krimeve.

Në projektin e tij për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë në fillim të viteve ‘90, ai e orientoi Shqipërinë drejt biznesit joformal, kontrabandës dhe firmave piramidale, me qëllim që ta kontrollonte klasën e re kriminale të biznesit të paligjshëm. Trafiku i karburanteve dhe mallrave me ish-Jugosllavinë nën embargo u krye tërësisht nën sytë dhe kontrollin e tij, për njerëzit e tij dhe bile zyrtarisht edhe nga njerëz të partisë së tij.

Kosova ishte “Asi nën mëngë”, që ai e sakrifikonte për ta avancuar projektin e tij në krijimin e një klase joformale të biznesit në shërbim të tij.

Sali Berishën e ka trembur qysh në fillim ekonomia e lirë, tregu i lirë dhe biznesi i ligjshëm. Dukeshin jashtë kontrollit të tij. Ndaj atij i interesonte më shumë një lob biznesesh që bëheshin milionerë nga kontrabanda, çelësin e së cilit e kishte ai në dorë dhe kompani piramidale nën kontrollin e tij që ia financonin pushtetin.

Kur ky pushtet ra dhe nuk mbante dot në këmbë as Sali Berishën, as Shqipërinë, ai i ktheu sytë nga Kosova, si ata grabitësit e bankave që në momentin e fundit marrin peng një qytetar dhe thonë: “Po më prekët, e vrava!”.

Kështu u soll Sali Berisha në vitet 1996-1997 me Kosovën. Sulmoi Ibrahim Rugovën dhe afroi Adem Demaçin, me shpresë se do ta ndizte luftën në Kosovë dhe bota nuk do të merrej me të, por me Kosovën.

Fatmirësisht, Ibrahim Rugova ishte më racional dhe më i qartë se ai e shumë të tjerë, prandaj kjo aventurë u shmang.

Sali Berisha përfundoi në koshin e historisë.

Përpjekjet e tij për t’u rifaktorizuar duke u kapur pas Ibrahim Rugovës me mbarimin e luftës nuk funksionuan, pasi Rugova nuk e priti kurrë në Kosovë.

Ky ishte një leksion i hidhur për të dhe gjithë ata që kanë dashur ta përdornin Kosovën për llogari të tyre.

Në një moment të jetës sime, në vitin 2005, pata një iluzion se ndëshkimi që iu bë Sali Berishës dhe izolimi i tij tetëvjeçar ishin një periudhë e fortë reflektimi dhe një shans i ri që ai të përdorej në një betejë kundër korrupsionit, pas papërgjegjësisë me të cilën Fatos Nano la të lulëzonte krimi, korrupsioni i administratës dhe monopolet e ministrave të tij.

Ky është një ndër iluzionet më të hidhura të jetës sime.

Rikthimi i Sali Berishës pas një parade të demonstrimit të forcës përqendroi pushtetin tek familja e tij, e cila u vu në krye të pushtetit gjyqësor, financiar dhe politik.

I ashtuquajturi “Kop”, të cilit i kam bërë edhe spotin e fushatës, ishte furgoni i shokëve dhe shoqeve të vajzës dhe dhëndrit të tij, me punë në Kosovë, ministrat kukulla të fëmijëve të tij, dhe bizneseve në rresht për të paguar për ta.

Projekti i dytë i kriminalizimit të ekonomisë nga Berisha më nuk ishte joformaliteti, por kapja e shtetit përmes bizneseve të mëdha.

Në 2013, shqiptarët e ndëshkuan në mënyrë shembullore një qeverisje e cila u shqua jo vetëm për korrupsion, por edhe për vrasje politike, vjedhje spektakulare votash, si në rastin e Lulzim Bashës në Tiranë, si dhe mosndëshkueshmëri për afera të provuara nga prokuroria, si ajo e Gërdecit.

Mendoja se Sali Berisha do të ishte i lirë të ikte në shtëpi. Por, ai nuk ishte i lirë.

Fëmijët e tij të pamëshirshëm dhe mafia që kapi shtetin përmes tij, e duan në rrugë, e duan të gjallë dhe të mjeruar derisa t’i mbylli sytë.

Tash po iu tregoj përse Sali Berishës i duhet Kosova.

I duhet për hallet e veta.

Në vitin 1992 i duhej të dukej patriot.

Në vitin 1996 i duhej ta shpëtonte rrënimin e tij nga pushteti.

Në vitin 1997 i duhej ta përdorte kundër rebelëve që rrëmbyen armët kundër tij.

Në vitin 1999 i duhej ta përmendte që të dilte nga izolimi i egër ndërkombëtar. Dhe bëhej interesant, herë duke e sulmuar Rambujenë, herë duke e sulmuar UÇK-në, e herë duke e mbrojtur Ibrahim Rugovën, i cili nuk ia hapte as telefonin.

Në vitin 2000 i duhej të dilte një herë jashtë shtetit. Shkoi deri në Kukës, por s’doli dot.

Në vitin 2006, pas vdekjes së Rugovës, i duhej të tregonte se e kishte mik, duke e pasur armik.

Në vitin 2009 i duhej t’i mbulonte problemet e zgjedhjeve në Shqipëri duke folur për albanofobi.

Në 2011 i duhej ta zbuste qëndrimin ndërkombëtar të egër ndaj tij pas vrasjeve të 21 Janarit dhe vjedhjes së Tiranës, duke e shitur dosjen e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt si njerëz që kishin vrarë dëshmitarë dhe kanosur drejtësinë. (Mund ta kujtojmë draftin “Haradinaj dhe Limaj” të vitit 2003 që dhëndri i tij e kishte dërguar jashtëligjshëm nga zyra e kryeprokurorit Williamson. E kisha bërë të kundërtën me një prononcim publik timin kundër këtij fakti, vetëm që të mos pasonin akuza për tradhti ndaj Lulzim Bashës).

Në vitin 2012 i duhej ta justifikonte dështimin e marrjes së statusit si vend kandidat për BE.

Sot, më 2019, ky njeri që nuk rresht së përdoruri Kosovën për hesap të vet. Kosova i duhet sërish për ta maskuar prishjen e tij me Perëndimin, SHBA-të dhe Bashkimin Europian.

I duhet për t’u hakmarrë ndaj atyre që i kanë hequr vizën jo vetëm familjarisht, por dhe si politikan, duke e çuar në udhë për t’ia dorëzuar drejtësisë.

Sot Kosova i duhet jo për t’i mbrojtur kufijtë e saj nga Baton Haxhiu, sepse Baton Haxhiu mund të flasë vetëm për shtëpinë e tij, por për ta ruajtur kokën e vet nga drejtësia në Shqipëri, nga drejtësia e monitoruar nga SHBA-të dhe BE-ja, që e shikojnë Sali Berishën si problem real të Shqipërisë. Dhe ai sërish e ka kapur peng Kosovën, si ata pengmarrësit në një grabitje, dhe ulërit se “po e vrisni Kosovën, po e copëtoni atë, duke më vrarë mua”.

Në fakt, e ndjen që është ulërima e çdo pengmarrësi që ndërsa dëshiron ta shpëtojë kokën, qan për pengun e tij.

Krejt në fund, Njeriu Sali Berisha nuk e ka humbur vetëm veten e tij. E ka humbur edhe atdheun. Ai s’po e kupton që po ikën pa pasur asnjë fije shprese se mund të kthehet. Njeriu që e themeloi Partinë Demokratike, tash në atdheun që s’e do, po e shkatërron atë që e kishte krijuar dikur.

Kështu e do edhe Kosovën. Të shkatërruar dhe pa të ardhme.

Nuk e kupton që ajo nuk merret dot në botën tjetër, sepse iu takon të gjallëve.

Jo Sali Berishës.


****


Kardiologu shqiptar Prof.Dr.Berisha i përgjigjet Baton Haxhiut: 



Argati i Serbisë e i Stanishiqit më nderon





Ish-Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i është përgjigjur Baton Haxhiut me akuzën e njëjtë se gazetari nga Kosova është argat i Serbisë e ish-Shefit të UDB’së, Jovica Stanishic.
“Argati i Beogradit me nderon. Për të ka vetëm një përgjigje: Stanishiq”, ka thënë Berisha.
Jonica Stanishic, ishte shef i Shërbimit Sekret Serb (UDB) gjatë viteve 1992-1998. Ishte organizator i dhunës dhe gjenocidit serb mbi Kosovë, Bosnjë e Kroaci.
Baton Haxhiu ka shkruar disa herë për një takim që i kishte aranzhuar Stanishicit me Mahmut Bakallin.
Haxhiu ka folur për këtë takim. Kishte thënë se i ka kërkuar të mos e niste luftën në Kosovë qysh kishte ndodhur në Kroaci e Bosnje.
“Kur në jetë nuk kisha dashur ta takoj një njeri me emrin Jovica Stanishiq. As për një orë. Por ja që frika nga krimet, tmerri nga parafytyrimi ku shqiptarë e serbë vriten, digjen, masakrohen të detyronte ta lusësh jo vetëm atë, por edhe vetë demonin e krimit më brutal të ferrit. Po njeriu edhe djallin vetë e lutë kur është në pyetje liria dhe shpëtimi i popullit tënd”, kishte shkruar Haxhiu, në një tekst autorial me titull “Pse e takova Stanishicin”.
Megjithëkëtë, Reagimi i Berishës ndaj Baton Haxhiut erdhi pasi ky i fundit tha se ish-Kryeministri i Shqipërisë është i përfshirë në denoncimin e Fatmir Limajt e Ramush Haradinajt si vrasës në Gjykatën Speciale.
Madje, Haxhiu e përfshiu me familje Sali Berishën në denoncimin e ish-udhëheqësve të UÇK’së.
Express ka shkruar sot se gazetari Baton Haxhiu e ka përfshirë ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, në denoncimet që u janë bërë ish-udhëheqësve të UÇK’së në Gjykatën Speciale, e cila gjykon krimet e luftës e pasluftës në Kosovë.
Haxhiu ka thënë se Sali Berisha ka shitur dosjen e Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt te ndërkombëtarët si njerëz që kanë vrarë dëshmitarë e kanosur drejtësinë.
Haxhiu e ka ndërlidhur në këtë denoncim edhe dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili kishte punuar pasluftës në Kosovë.
“Në 2011 i duhej ta zbuste qëndrimin ndërkombëtar të egër ndaj tij pas vrasjeve të 21 Janarit dhe vjedhjes së Tiranës, duke e shitur dosjen e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt si njerëz që kishin vrarë dëshmitarë dhe kanosur drejtësinë. (Mund ta kujtojmë draftin “Haradinaj dhe Limaj” të vitit 2003 që dhëndri i tij e kishte dërguar jashtëligjshëm nga zyra e kryeprokurorit Williamson.

 E kisha bërë të kundërtën me një prononcim publik timin kundër këtij fakti, vetëm që të mos pasonin akuza për tradhti ndaj Lulzim Bashës)”, ka shkruar Haxhiu, në një tekst autorial, që i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili po e përfshinë gazetarin kosovar në tema që kanë të bëjnë me ndarjen e Kosovës.
Sali Berisha kishte thënë se se gazetari nga Kosova e ka mbimerin e ish-Shefit të UDB’së. Kishte thënë se Baton Stanishiqi është shefi i argatëve të Beogradit në Prishtinë.
“Baton Stanishiqi është shefi i argatëve të Beogradit në Prishtinë dhe një nga gjërat më të papranueshme është fakti se si ky u imponohet shqiptarëve në Kosovë në një kohë kur në Kosovë nuk ka njeri atje që nuk e din se ky ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i serbëve”, ka thënë Prof.dr. Sali Berisha, në një intervistë për Bota Sot.
“Ai bile ka rrezik që s`ka marrë ndonjëherë mundin ta mohojë këtë gjë. Tani, ky del zëdhënës kryesor i projektit të Serbisë së madhe në Prishtinë, ky del ndërmjetës kryesor i vizitave të Ramës në Beograd dhe merr pjesë në takimet në katër sy, midis Edi Ramës dhe  Aleksandar Vuçiqit duke dëshmuar rëndësinë absolute që ka ai në stablishmentin e Beogradit dhe Edi Rama që publikisht e thotë, ky është thotë “një mik i ngushtë i imi”.

Pra unë jam shumë i habitur se si ka mundësi të pranohet. Por, të jemi realist kjo është arsyeja që unë e quaj atë “argat in chief”, d.m.th kryeargati. Kryeargati është Batoni i cili i ka të gjitha fijet e tyre dhe u sjell çdo mesazh. Se po të vësh re, marrëdhëniet publike që janë bërë, kanë filluar nga fillimi i verës që kaloi”, ka shtuar ai.
Prof.Dr. Sali  Ramë Berisha kishte thënë se është i habitur se si është e mundshme që në Kosovë po tolerohet Baton Haxhiu të flasë e koordinojë ndarjen e Kosovës.
“Për të argumentuar ndarjen e saj, shkëmbimin e territoreve, ndryshimin e kufijve etj me radhë. Që të gjitha këto janë pjesë e një fushate, e montuar në Beograd, e një terrori psikologjik mbi shqiptarët, për një marrëveshje të cilën e kanë arritur në fshehtësi të plotë, në dhunim flagrant të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila nuk autorizon asnjë njeri, të negociojë për territorin, për integritetin dhe sovranitetin e saj dhe nuk ka kushtetutë në botë që autorizon njeri që të diskutojë këto tre ligje kushtetuese. Pra, në këtë kontekst, Batoni është argat “inchief”, dhe habia ime është se si ka mundësi në Kosovë të tolerohet kjo gjë”, ka thënë kardiologu shqiptar Prof.Dr.Sali Ramë  Berisha.
****
Prof.Dr. Berisha, në media me dt. 05.12.2018  sulmon  presidentin e Kosovës zt. Hashim Thaçin dhe Baton Haxhiun: Të dy argatë të Serbisë së Madhe


Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të cili e ka quajtur një “argat të Serbisë në Prishtinë”. Në intervistën dhënë për televizionin T7 të Kosovës, Berisha tha se Thaçi është duke ndjekur axhendën e Serbisë së Madhe me idenë e tij të ndarjes së Kosovës.

“Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ide. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush. Thaçi ka qenë komandant i UÇK-së? Kjo ska rëndësi. Njerëzit gjykohen nga veprimet e tyre në vazhdimësi. Në këto momente ai është duke zbatuar pikë për pikë agjendën e Serbisë për ndarjen e Kosovës” – tha Berisha.

Por Berisha nuk la jashtë akuzave edhe gazetarin Baton Haxhiu të Klan Kosovës.

“Baton Haxhiu është kryesori në këtë proces. Ai e është duke ndihmuar Thaçin për idenë e ndarjes së Kosovës. Batoni është mbështetësi kryesor në krejt këtë proces. Tashmë Thaçi ka edhe mbështetje mediatike sepse Klan Prishtina (Klan Kosova) është kthyer si Tele Beogradi” – tha Berisha.

Misteret dhe guximi i gruas më të bukur shqiptare në romanin ”Sarah” i Pezës, një nga më të kërkuarit nga lexuesi


Fotoporteti

FLORI BRUQI


ALFRED PEZA,SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME SHOQËRINË CIVILE DHE MEDIAT



Alfred Peza lindi në Peqin, më 26 shkurt 1967. Ka kryer studimet e larta në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, dega gjuhë-letërsi. Po ashtu ka kryer Shkollën e Lartë të Oficerëve në Tiranë. Karriera e tij profesionale ka qenë e përqendruar në fushën e gazetarisë. Ka qenë kryeredaktor në gazetën “Shekulli”, “Shqip”, “Koha Jonë”, “Korrieri”. Ka qenë Drejtor i Përgjithshëm në televizionin “Ora News” dhe drejtor informacioni në televizionin “Vizion +”.
Rezultate imazhesh për ROMANI SARAH

Zoti Peza është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është nënkryetar i Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik.

…Historia e një gruaje që do të trazonte vendin
dhe ndryshonte përgjithmonë kahjen e Shqipërisë drejt Perëndimit, por dhe zemrën e Mbretit Zog.
Sara Blloshmi, tashmë nuk është vetëm një personazh i kohës, por edhe i letërsisë…

Alfred Peza u përball me publikun Rejan; ku bënin pjesë kritikë, lexues pasionantë dhe historianë.
Diskutim i udhëhequr nga Alda Bardhyli – UET Press dhe Monika Stafa – gazetare, mbështetur nga Instituti Europian Pashko.

Një libër i bazuar mbi historinë e vërtetë të disa personave realë të Shqipërisë së viteve ’20 e tutje,
të ndërthurur me imagjinatën e krijuesit e të shndërruar në personazhe.

“Arti nuk është një shteg ku ti mund të hysh e të duash të kthehesh. Arti është një shteg, ku ti nëse hyn, nuk del dot më prej tij!”
Shumë mund ta quajnë grackë, shumë të tjerë; bekim.
Por nëse do të “pushtosh” shtëpitë e zemrat e individëve, shkruaj një libër të mirë

Sarah Blloshmi, është personazhi që na zbulon një dimension të ri të publicistit dhe politikanit Alfred Peza, atë të romancierit. Ka lënë pas sfidat e një viti të vështirë siç e quan ai dhe kohën ia ka dedikuar një personazhi atipik si Sarah e cila është bërë motorri i historisë së romanit të tij të parë. Publicistë, politikanë dhe gazetarë ishin të pranishëm në promovimin e romanit Sarah. Romani me një sfond historik dhe personazh real na njeh me historinë e rrallë te gruas më të mistershme e të përfolur, Sara Blloshmit gruas që sfidoi hapur mentalitetin e zymte islamik në vitin 1925. Peza në gjurmim të jetës së saj, identifikon Shqipërinë mes dy luftërave botërore, atë të Lindjes dhe Perëndimit; duke e konsideruar një roman emancipues, dy personazhet e tij realë: Sara Blloshmi dhe Ahmet Zogu, “flasin” për gra të lira dhe burra të vërtetë

Romani ”Sarah” i publicistit Alfred Peza vjen sërish në panairin e librit ”Tirana 2018” si një sukses dhe kërkesë e lartë nga lexuesi.


Rezultate imazhesh për misteret dhe guximi i gruas me te bukur shqiptare ne romanin sarah i pezes

I botuar një vit më parë , ”Sarah” është një roman për një grua të guximshme, e cila pa marrë parasysh sfidat, thashethemet, epitetet, gjykimet vazhdon të qëndrojë në këmbë mu ashtu siç ishte, pa ndryshuar aspak.

Takimet e fshehta, planet, shakatë, skena e dashurisë, bisedat nga temat më madhore deri tek ato më personalet të bën të kuptosh rilindjen shpirtërore që pati një burrë shtetas për hir të një gruaje. Ajo do të jetë mishërimi i çdo gruaje shqiptare, liria të cilën e ëndërronin, qendra e xhelozisë dhe thashethemeve, njëherësh edhe pika e zezë, pika ku do të fillonte lufta e armiqve të Zogut.

Ajo duhej të damkosej me emërtimin e dënuar, kështu një martesë e mundshme mes mbretit dhe Sarës, martesë që do ta çonte Shqipërinë kah perëndimi do të kishte në mes një gur mjaft problematik.

 Publicisti Alfred Peza thotë:  ”...romani im ”Sarah” vazhdon të jetë një nga librat më të kërkuar nga lexuesi. Kjo tregon se libri e kaloi jo vetëm provën e mediatizimit të panairit të kaluar por ka arritur që të jap efekte dhe në këtë panair duke më surprizuar me kërkesën dhe debatin që vazhdon të krijoj te lexuesit”.

”Elementi i suksesit te ky libër është që shqiptarët po kuptojnë nëpërmjet një historie të vërtetë siç është ajo e gruas më të bukur shqiptare të shek XX Sarah Blloshmit dhe një nga politikanët më me ndikim në historinë e Shqipërisë të shekullit të kaluar Ahmet Zogu”, tha Peza.




Publicisti shprehet se ”projekti i europianizimit të Shqipërisë nuk është një projekt i tanishëm por është një projekt 100 vjeçar shqiptar i bërë nga shoqëria shqiptare dhe nga elita kulturore shqiptare. Ndoshta pikërisht kjo fabul e emancipimit dhe identitet shqiptar perëndimor është ajo çfarë e bën këtë libër të vazhdoj të tërheqë lexuesin”.

”Ajo që unë dalloj në këtë panair është që nuk janë pakësuar lexuesit e mirë ç’ka do të thotë që ne e kemi bërthamën solide si shoqëri të lexuesit elitar. Ne na duhet që kjo mënyrë jetese ose qasje ndaj kulturës, të vijë edhe tek të rinjtë, tek nxënësit sepse libri të pasuron shpirtin dhe mendjen dhe nuk ka investim më të madh dhe më të sigurt për një komb sesa pasuria shpirtërore”, përfundoi publicisti Alfred Peza.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...