Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/05/28

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha ka thënë se jo të gjithë personat e dyshuar janë arrestuar në aksionin e sotëm të Policisë, por ka thënë se pret që të arrestohen edhe ata


Rezultate imazhesh për syle hoxha

“Për fat të keq jo të gjithë janë arrestuar, por ne e vlerësojmë si sukses, duke pasur parasysh numrin e madh të dyshuarve dhe pjesën ku është dashur të veprojnë Polica sot. Por presim, nuk heqim dorë edhe për personat që sot Policia nuk i ka hasur”, ka thënë Hoxha.

“Operacioni i Policisë ka përfunduar, përndryshe hetimet vazhdojnë. Hetuesit e këtij rasti vazhdojnë me grumbullimin e provave. Hetimet janë në vlugun më të madh. Tash e kemi më të lehtë, sepse jemi në një fazë më përfundimtare, më afër realitetit”, tha ai.


                    Rezultate imazhesh për Miradije Kelmendi ipk

Ndërkaq Miradije Kelmendi, kryeshefe e Inspektoratit Policor(IPK) , ka thënë se veprimi i sotëm nuk është i drejtuar vetëm ndaj një komuniteti etnik.“Bastisjet janë kryer në disa lokacione dhe jo vetëm në katër komuna të Kosovës. Kemi të arrestuar njëmbëdhjetë zyrtarë policore të nacionalitetit serbë, katër boshnjakë dhe katër shqiptarë”, ka theksuar ajo.

Mediat kroate gënjejnë si dhe spekulojnë se aksioni i sotëm është orkestruar nga hASHIM Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Mediat kroate spekulojnë se aksioni i sotëm është orkestruar nga Thaçi dhe Vuçiq


Aksioni i sotëm antikontrabandë në Kosovë është orkestruar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Kështu pohon gazeta kroate “Jutarnji list”, në një shkrim të botuar në pasditen e së martës.

E përditshmja zagrebase spekulon se nuk është e rastësishme që ky aksion i autoriteteve të Kosovës është ndërmarrë vetëm pak kohë pasi presidenti i Serbisë foli për Kosovën në parlamentin e vendit të tij.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dje u ka thënë serbëve se kur është fjala për Kosovën, ka ardhur koha për të zgjedhur midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur.

Sipas “Jutarnji list”, aksioni i sotëm në Kosovë u bë për ta shpëtuar  Aleksandar Vuçiqin para popullit të tij.

NAPETO

ŠTO SE ZAPRAVO DOGAĐA NA SJEVERU KOSOVA 

Iza kulisa dramatičnih izvješća srpskih medija i Vučićevih 

prijetnji vojnom intervencijom






Srbijanski predsjednik Aleksandar Vučić jutros je, nakon akcije specijalnih jedinica kosovske policije na sjeveru Kosova i uhićenja više od 20 Srba, kao vrhovni zapovjednik naredio punu borbenu spremnost Vojske Srbije.
"Ukoliko dođe do bilo kakvog ugrožavanja poretka i života ljudi naša vojska će zaštititi naš narod", poručio je predsjednik.
Srpski mediji također javljaju da je iz vojarne Vojske Srbije u Kraljevu nešto pre 14h počela izlaziti kolona vojnih vozila, punih ljudi i opreme. Pišu kako se najvjerojatnije kreće u pravcu Raške.
U vojarnu je, kako saznaje Tanjug, neposredno prije kretanja kolone stigao ministar obrane Aleksandar Vulin.
Također, jedan MIG 29 nadletio je danas Novi Pazar Na jugu Srbije, javljaju srpski mediji.
 
Podsjetimo, jedinice kosovske specijalne policije ROSU upale su u ponedjeljak ujutro na sjever Kosova na kojem su Srbi većinsko stanovništvo. Čuli su se pucnjevi i sirene u akciji koju je Priština opravdala borbom protiv korupcije i kriminala.
Navodno je uhićeno nekoliko visokih policijskih dužnosnika i carinika, a ima i ozlijeđenih. Vučić je u Skupštini potvrdio da su uhićene 23 osobe srpske i bošnjačke nacionalnosti. Srbi su postavili barikade na ceste, a na Youtube je objavljena snimka iz jedne od općina u Zubinom Potoku, na kojoj vozilo kosovske specijalne policije razbija barikadu.
Nekoliko sati nakon početka akcije pripadnici specijalne kosovske policije povukli su se sa sjevera Kosova.
Kurir je objavio snimke uhćenog ruskog državljanina Mihajila Krasnoščekova, pripadnika Unmika, kako iz bolnice izlazi s vidljivom ozljedama na glavi. Ima ozljede i podljeve na oku, ispod oka i iznad usne, prenosi Kurir.
 
Rusija je odmah reagirala i odlučno osudila upad kosovskih specijalaca na sjever Kosova, priopćilo je u utorak veleposlanstvo Ruske Federacije u Beogradu i zatražilo hitno oslobađanje ruskog državljanina, djelatnika Misije UN-a na Kosovu.
"Odlučno osuđujemo upad kosovskih specijalaca u područja sjevera Kosova i Metohije naseljene Srbima. To je krajnje opasno i kosi se sa svim postojećim dogovorima. Revoltirani smo provokacijom prištinskih vlasti u odnosu na ruskog državljanina, suradnika UNMIK-a Mihajila Krasnoščekova. Tražimo neodložno oslobođenje Rusa i pozivanje na odgovornost svih koji su krivi za ovaj vapijući incident", citiraju beogradski mediji poruku ruskog veleposlanika Aleksandra Čepurina.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në seancën e veçantë: Serbët u vendosën në Kosovë në shekullin e VII -të


Vuçiq në seancën e veçantë: Serbët u vendosën në Kosovë në shekullin e 7-të
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në seancën e veçantë për Kosovën filloi fjalimin e tij para deputetëve serb. Fillimi i prezantimit të tij u ndërpre nga duartrokitjet. Të pranishëm në seancë janë edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nga radhët e Listës Serbe.

"Unë do të trajtoj një çështje të rëndësishme. Çfarë besojmë ne? Në gënjeshtër apo në të vërtetën? Pa këtë përgjigje, ne nuk do të dimë se çfarë jemi të aftë. Ku janë kufijtë e realitetit tonë, ku është Kosova ku është ‘Metohija’. Kush i udhëheq ato?”, tha presidenti serb Aleksandar  Vuçiq në fillim të fjalimit të tij.

Ndër të tjera Vuçiq deklaroi se territori i Kosovës ishte i banuar nga ilirët dhe dalmatët kurse serbët u vendosën aty në shekullin e VII -të. ...

Vuçiç: Rezoluta 1244 thotë se serbët kanë kryer terror në Kosovë

Presidenti serb gjatë fjalimit të tij, ka deklaruar se për Kosovën ekzistojnë dy skenarë të ndryshëm.

“Janë dy skenarë të ndryshëm për Kosovën, ku njëri është normalizimi i marrëdhënieve me shqiptarët, ndërsa tjetri është konflikti i ngrirë, i ndërprerë kohë pas kohe me përleshje dhe i cili do të ishte katastrofal dhe assesi nuk do të ishte i përshtatshëm për ne”, ka theksuar ai dhe më pas ka folur edhe për rezolutën 1244 të OKB-s për Kosovën.

“Në rezolutën 1244, ka edhe gjëra të mira, edhe të këqija për ne. Gjërat e këqija nuk i kemi shikuar. Njerëzit nuk e dinë se në rezolutë shkruan se serbët kanë kryer terror në Kosovë”, ka deklaruar ai

Operacioni i NJSO që zbarkuan sot në veriun e Kosovës




Aksion i Njësisë Speciale në veri të Kosovës


Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor po realizon një operacion në rajonin e Mitrovicës Veri dhe Mitrovicës Jugu
Prishtinë, 28 maj 2019

Sot, me 28.05.2019 Policia e Kosovës (PK), në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), si dhe nën asistimin e njësiteve tjera relevante në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë, po realizohet një operacion i cili ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve.




Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar, përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, Inspektoratin Policor mbeten të përkushtuara në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme, pa marrë parasysh përfshirjen e personave në raste të tilla penale.

Lidhur me detajet rreth realizimit të këtij operacioni të gjerë do të njoftoheni, në një konferencë të përbashkët ku pritet të marrin pjesë Prokuroria, Policia dhe IPK-ja:

Sqarim:


Për lokacionin, kohën dhe pjesëmarrësit në këtë konferencë do të njoftoheni me kohë përmes ftesës zyrtare.


*****

Agjencioni Floripress:
Operacioni i NJSO  që zbarkuan sot  në veriun e Kosovës



Gjatë një operacioni policor të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, deri tani janë arrestuar disa zyrtarë policorë, si dhe disa qytetarë.

Përveç kësaj, është raportuar se ka edhe policë të plagosur, gjendja e të cilëve është jashtë rrezikut për jetë.




Policia e Kosovës ndërkohë ka njoftuar se operacionit policor i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara.








Embedded video

Још један снимак хапшења у северном делу Косовске Митровице, у насељу Бошњачка махала.
Po ashtu gjatë operacionit, siç është bërë e ditur, Policia ka konfiskuar gjësende të ndryshme përfshirë edhe disa armë.

Ndërkohë një medium serb tvmost.info, ka publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti i zbarkimit të policëve të Kosovës, si dhe pamje nga arrestimet.



Lidhur me këtë aksion të Policisë së Kosovës, përveçse nga Kosova, ka pasur reagime edhe nga Serbia dhe KFOR-i.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.



****



Përmes një postimi në Facebook, premieri i Kosovës zt.Ramush Haradinaj ka thënë se si kryeministër i vendit, konfirmon se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër.

Postimi i plotë:

Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.

Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë.

Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës.

Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër.


****

Ndër reagimet e para ka qenë edhe ai i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas mediave ka urdhëruar njësitë ushtarake të jenë në gjendje gatishmërie.





Gjithashtu, është raportuar se Ministria e Brendshme gjithashtu ka vënë në gjendje të plotë gatishmërie njësinë e policisë speciale.

Pas aksionit të njësive të ROSU-s të ndërmarrë në komunat veriore të Kosovës, kanë ardhur edhe reagime nga Serbia.

Ndër reagimet e para ka qenë edhe ai i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas mediave ka urdhëruar njësitë ushtarake të jenë në gjendje gatishmërie.


Gjithashtu, është raportuar se Ministria e Brendshme gjithashtu ka vënë në gjendje të plotë gatishmërie njësinë e policisë speciale.

Megjithatë, përveç këtyre, mediumi serb Blic.rs raporton se presidenti Vuçiq ka një takim edhe me Këshillin për Sigurinë Kombëtare


****


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.

Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë.




Gjatë ditës së sotme në aksionin i cili po vazhdon në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë, derisa gjatë aksionit është plagosur një polic i Kosovës.


Aksioni i Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës i nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka përfunduar rreth orës 11:30. Këtë e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë së Kosovës,z. Baki Kelani.

Baki Kelani nuk ka dhënë detaje tjera duke thënë se të gjitha zhvillimet rreth aksionit të sotëm do të bëhen të ditura në konferencë për media në orën 14:00.




Ndryshe gjatë këtij aksioni janë arrestuar dhjetëra persona në mesin e tyre zyrtarë policor, qytetarë nga komunitete të ndryshme. Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas rus.

Po ashtu gjatë këtij aksioni janë lënduar edhe katër polic, njëri prej tyre ka qenë i plagosur me armë zjarri ndërkaq gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.



Policia gjatë këtij aksioni u përball me rezistencë të armatosur në Zubin Potok.

Shqiptarët e Kosovës, më të gatshmit për luftë

Shqiptarët e Kosovës, më të gatshmit për luftë

Agjencia ‘Gallup’, së bashku me firmën për hulumtim të tregut, "Worldwide Independent Network", ka realizuar një hulumtim në 64 shtete në mbarë botën, me pyetjen: Nëse do të vinte deri te lufta, a do të luftonit dhe të rrezikonit jetën për vendin tuaj?”, transmeton Zeri.info.

Rreth 61 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, nga të cilët 67 për qind meshkuj dhe 52 për qind femra.

Rreth 27 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se nuk janë të gatshëm të luftojnë. Përqindja më e madhe e atyre që janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, janë shtetet nga Lindja e Afërt dhe Afrikën veriore, më saktësisht 83 për qind e tyre, derisa përqindja më e ulët është në Evropën Perëndimore, vetëm 25 për qind.

Kur bëhet fjalë për shtetet e Ballkanit, shqiptarët e Kosovës prijnë bindshëm. Në të vërtetë, 58 për qind e shqiptarëve të Kosovës, kanë deklaruar se janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre. Pas Kosovës vijnë boshnjakët me 55 për qind, ata të Serbisë me 46 për qind, të Maqedonisë me 38 për qind, etj.

Arrestohen 19 punonjës policorë [11 serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë] derisa në pranga edhe disa qytetarë.

Gjatë ditës sot është zhvilluar një operacion i madh i autoriteteve policore dhe atyre të drejtësisë në disa komuna të Kosovës, me fokus të veçantë në komunat veriore, ku u arrestuan zyrtarë policorë dhe qytetarë si të dyshuar për krim, korrupsion dhe keqpërdorim detyre.

Ky operacion rezultoi me arrestimin e 19 punonjësve policorë [11 serbë, katër shqiptarë dhe katër boshnjakë] derisa në pranga përfunduan edhe disa qytetarë.


Megjithatë ky aksion hasi në rezistencë – edhe të armatosur – nga serbët lokalë ku si pasojë një polic është plagosur dhe katër të tjerë janë lënduar.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, që ka përcjellë të gjitha këto zhvillime dramatike gjatë ditës së sotme ka treguar më shumë detaje lidhur me këtë operacion të madh policor.

“Ky ka qenë një operacion jashtëzakonisht i madh i shtrirë në tetë komuna të Republikës së Kosovës – Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Skenderaj, Mitrovicë Jugore dhe Vushtrri. Ka qenë një operacion i përgatitur jashtëzakonisht mirë nga agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Kosovës”.

“Mendoj se sot ka qenë një ditë shumë e rëndësishme në goditjen e grupeve kriminale të cilat kanë vepruar në këtë pjesë”, tha Tahiri .
“Pjesë e këtyre grupeve kriminale kanë dalë të jenë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës qoftë të komunitetit serb, shqiptar ose boshnjak”.

Tahiri ka thënë se ky aksion nuk ka pasë si objektiv serbët e Kosovës ose ndonjë enti tjetër, por vetëm grupet kriminale.


Madje, ai ka deklaruar se ishin qytetarët serbë ata që kishin dhënë informacione për personat e përfshirë në këto grupe kriminale.

“Ky aksion që është zhvilluar sot në komunat e Republikës së Kosovës nuk ka qenë aksion i drejtuar kundrejt asnjë etnie”.

“Mund të them me përgjegjësi të plotë që qytetarët e komunitetit serb, sidomos ata, kanë bashkëpunuar dhe kanë dhënë informacione për agjencitë ligjzbatuese për personat që kanë qenë të involvuar në këto grupe kriminale dhe në zhvillim të madh të kontrabandës”.

Por, kush e bëri rezistencën me barrikada dhe madje edhe me të shtëna armësh?

“Rezistenca ka qenë e organizuar nga grupet kriminale. Sot nuk kemi pasë rezistencë nga qytetarët serbë që jetojnë në këtë pjesë”.

“Kanë qenë grupet kriminale të organizuara të cilët nuk e kanë pasë mbështetjen e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës. Grupet kriminale kanë dashur ta pengojnë një operacion kaq të madh dhe të rëndësishëm të institucioneve të Kosovës në goditje të krimit të organizuar dhe kontrabandës që ka ndodhur tash e sa kohë në këtë pjesë të Kosovës”.

“Ky operacion ka qenë tejet i rëndësishëm në goditjen e këtyre grupeve kriminale. Jam i bindur se qytetarët që jetojnë në këtë pjesë do të jenë më të lirshëm tani e tutje sepse këto grupe kriminale kanë vështirësuar jetën e tyre dhe kanë penguar edhe bizneset e tyre”.

“Ky operacion sot ka qenë i drejtuar pikërisht kundrejt grupeve kriminale”, tha ministri Tahiri.

2019/05/27

Prof.ass.Dr. Haxhi Kamberi nga Gjakova: Ushtria serbe përdori helme kimike ndaj ushtarëve të UÇK-së


Perdorimi i helmeve luftarake në Koshare

Eksluzive

Të nderuar miq,

Në njëzet vjetorin e Betejës së Koshares, për herë të parë po i publikoj disa 
pjesë të raportit për perdorimin e armeve kimike nga ushtria Serbe në këtë betejë. Ky raport u hartua gjatë muajit maj të vitit 1999, nga Prof. A Heyndrickx drejtor i IRUL-it, dhe unë (Haxhi Kamberi) si shef i shërbimit sanitar. Ekzaminimi i të plagosurve të kësaj beteje dhe analizat laboratorike toksikologjike nën monitorimin e Prof. Heyndrickx u kryen në Tiranë dhe pastaj në Bruksel. Pas egzaminimeve dhe analizave toksikologjike, rezultoj se ushtria serbe kishte perdorur BZ gasë apo te ngjashem me kete, kunder ushtarëve të UCK-së në betejen e Koshares. Ky raport iu adresua edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan.



P.S. Ky shkrim ka për qëllim të hedhë dritë mbi veprimet gjenocidiale serbe, dhe është jashtë kontekstit të debateve që po zhvillohen këto ditë lidhur me betejen e Koshares.

Dr.Haxhi Kamberi 


Kosova

Ditët më kritike në Betejën e Koshares të vitit 1999, kishin qenë 10, 11 dhe 12 maji i vitit 1999.

Gjatë këtyre ditëve, ushtria serbe me të gjitha njësitë dhe mjetet luftarake, ishte përgatitur t’i kthente pozicionet e humbura.


Por, gjatë këtij kundërsulmi ushtria serbe, në bazë të një raporti ndërkombëtar, kishte përdorur edhe helme kimike.


Rezultate imazhesh për dr.haxhi kamberi
Prof.ass.Dr. Haxhi Kamberi nga Gjakova: Ushtria serbe përdori helme kimike ndaj ushtarëve të UÇK-së

Prof.Ass.Dr. Haxhi Kamberi, i cili në atë kohë shërbeu në Koshare, ka treguar se pas analizave, të cilat ishin kryer në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe ishin verifikuar edhe në Bruksel, ishte vërtetuar se ushtria serbe kishte përdorur dy lloje të helmeve kimike luftarake.

Dr. Haxhi Kamberi  thotë se numri i saktë i ushtarëve të helmuar nuk dihet, por se pasojat, sipas tij, janë afatgjata.

Rezultate imazhesh për dr.haxhi kamberi
Se ushtria serbe kishte përdorur armë kimike tregon edhe ish-luftëtari i UÇK-së, pjesëmarrës në Betejën e Koshares, Anton Çuni.

Anton Çuni, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë se nuk është vonë që kjo çështje të ngrihet pasi, sipas tij, dëshmitë ende ekzistojnë.

Beteja e Koshares, gjatë së cilës ishte thyer kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, është një ndër betejat më të rëndësishme në luftën e fundit në Kosovë.

F.B




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...