Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/08/06

A është Ursula Von Der Leyen, udhëheqësja që i duhet Evropës?

                     
          Nga Dominique Moisi “Project Syndicate”
Charles de Gaulle, kishte “një ide të caktuar mbi Francën”. Por a ka ndonjë ide të caktuar mbi Evropën, Ursula von der Leyen, presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian,  si dikur Jacques Delors, kur mbante postin e lartë në krye të Bashkimit Evropian?

Ndoshta kjo është një pyetje e padrejtë dhe e parëndësishme. Tek e fundit, pikëpamja e Delors mbi Evropën, evoluoi me kalimin e kohës. Dhe në përgjithësi, politika e Evropës (për këtë arsye edhe politikanët e saj), është bërë më pragmatike dhe më pak idealiste në gjysmë-shekullin e fundit që nga vdekja e De Gaulle.
Sot politikanët janë (në rastin më të mirë) ambiciozë, dhe shpesh “të mbijetuarit e zgjuar”. Megjithatë, presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, do ta marrë detyrën në një kohë kur Evropa ka një nevojë urgjente për një udhëheqës vizionar, dhe jo thjesht për një marrëveshjebërës.
Në fakt, Von der Leyen është larg nga të qenit një zgjedhje e keqe. Ajo do të jetë gruaja e pare, që do të mbajë postin më të lartë të BE-së, dhe gjermania e parë në këtë post që nga koha e Walter Hallstein në fund të viteve 1960, kur integrimi evropian ishte në fillimet e veta.
Për më tepër, Von der Leyen është padyshim pro-evropiane dhe atlantiste. Si ish-ministre gjermane e mbrojtjes, ajo është shumë e njohur me çështjet gjithnjë e më jetike të sigurisë, me të cilat ballafaqohet aktualisht Evropa.
Pra, Von der Leyen plotëson shumicën e kritereve të duhura, edhe pse propozimi i saj ishte rezultat i një serie kompromisesh komplekse. E megjithatë, mbetet dyshimi bezdis, nëse Evropa do të ketë vërtetë në krye personin më të mirë në krye të saj.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte deklaruar shpesh, si publikisht ashtu edhe privatisht, se cilësia duhet të jetë kriteri i vetëm për zgjedhjen e udhëheqësve të rinj të Evropës, dhe se kombësia apo përkatësia politike, kanë një rëndësi dytësore.
Por për shumë kohë, Evropa i ka zgjedhur udhëheqësit e saj, kryesisht në bazë të kufizimeve të tyre, dhe jo më pak edhe për shkak të arsyes që liderët kombëtarë donin të siguroheshin, që të mos kishin rivalë në Bruksel. Nga Jose Manuel Barroso – një njeri i dalluar kryesisht për aftësinë e tij unike të njohjes së 10 gjuhëve – tek Jean-Claude Juncker, posti më i lartë në BE, është zënë nga udhëheqës të pazakontë.
Defiçiti i lidershipit që ka pasuar, e ka dëmtuar rëndë BE-në, duke përforcuar ndjenjën gjithnjë e në rritje, të distancimit midis qytetarëve të kontinentit dhe elitave të tij. Teksa Evropa po ballafaqohet tani me sfida të mëdha të jashtme dhe të brendshme, nga rritja e Kinës tek përhapja e populizmit, do të nisë të zgjedhë liderët e saj në bazë të meritave të tyre.
Von der Leyen, përfaqëson një distancim të qartë nga mediokriteti zhgënjyes i liderëve të fundit të BE. Në aspektin e çështjeve ekonomike, fjalimi i saj inaugurues në Parlamentin Evropian ishte padyshim bindës. Ursula është ndërkohë një lojtare politike serioze.
Shumëkush në Gjermani, beson se ajo e pa Ministrinë e Mbrojtjes si një trampolinë drejt realizimit të ambicies së saj të vërtetë: zgjedhjes si kancelare. Por shumë analistë evropianë, përfshirë edhe mua, pyesin ende veten nëse Von der Leyen ka kombinimin e duhur të karizmës, qëndrueshmërisë, dhe kreativitetit politik, për të qenë udhëheqëse e Evropës.
Së pari, Parlamenti i ri Evropian ka një përzierje më të madhe, ndaj ka të ngjarë të jetë shumë më i vështirë për t’u menaxhuar se sa paraardhësit e tij. Konsideratat politike kombëtare, do të jenë më të shpeshta, së bashku me aleancat më komplekse dhe më oportuniste.
Për më tepër, edhe presidenti më karizmatik i Komisionit Evropian, do ta kishte të vështirë të kapërcente tensionet, dhe kontradiktat e qenësishme që ka kjo detyrë. Von der Leyen, do të duhet të ruajë besimin e udhëheqësve kombëtarë që e emeruan atë, por pa u shfaqur si zëdhënësja e tyre.
Njëherazi, ajo duhet të fitojë besimin e Parlamentit Evropian, që e konfirmoi atë si presidente me një diferencë  shumë të ngushtë. Mbi të gjitha, ajo duhet të jetë fytyra njerëzore e një burokracie anonime të BE-së, dhe në këtë pozitë duhet t’u flasë drejtpërdrejti dhe bindshëm evropianëve.
Për disa, ky mund të duket si një mision i pamundur, por ai është më jetik se kurrë më parë. Kur himni evropian, “Ode për gëzimin” e Beethovenit, u luajt në sesionin e hapjes të parlamentit të ri këtë muaj, deputetët e Partisë Brexit të Mbretërisë së Bashkuar kthyen shpinën, ndërsa anëtarët e partisë franceze Tubimi Kombëtar të Marine Le Pen, nuk u ngritën në këmbë.
Fakti që një sjellje të tilla barbare në zemër të BE-së po bëhen pothuajse të zakonshme, e bën edhe më të rëndësishme zgjedhjen e presidentes së re të Komisionit Evropian. Le të shpresojmë, që Von der Leyen të arrijë t’i zhgenjejë skeptikët, dhe të jetë realisht udhëheqësja që meriton, dhe për të cilën ka nevojë Evropa.

Misteri i makinës të vërtetës, dështimet dhe zbulimet më të mëdha të poligrafit


Shoqëritë e hershme, përdornin metoda brutale për zbulimin e gënjeshtrave apo të vërtetave, ku rëndom përdorej tortura. Për shembull, në Mesjetë përdorej uji i valuar për të zbuluar gënjeshtarët, pasi besohej se burrat e ndershëm, do ta përballonin më mirë se gënjeshtarët.

Pajisja më e hershme për zbulimin e gënjeshtrave, është një shpikje e vitit 1895 nga italiani Cesare Lombroso, që bazohej tek matja e ndryshimeve në presionin e gjakut të atij që merrej në pyetje nga policia.



Një pajisje e ngjashme u shpik në vitin 1904 nga italiani tjetër Vittorio Benussi, që bazohej tek matja e frymëmarrjes. Më pas amerikani William Marston, vijoi punën e Lombrosos, duke u bazuar tek presioni i gjakut, gjatë marrjes në pyetje të të burgosurve gjermanë në Luftën e Parë Botërore.


Makina e ndërtuan nga Marston, tregoi ekzistencën e një lidhje të fortë midis presionit të gjakut, dhe atij që është duke thënë një gënjeshtër. Pavarësisht nga kontributet e paraardhësve të tij, Marston u vetëquajt si “babai i poligrafit”. Ai ishte lobuesi kryesor për përdorimin e pajisjes së tij në gjykatat amerikane. Në vitin 1938 ai botoi një libër me titull “Testi që zbulon gënjeshtrat”, ku dokumentoi teorinë e tij dhe përdorimin e pajisjes.

Por një pajisje e ngjashme që regjistronte si presionin e gjakut, ashtu edhe frymëmarrjen e njeriut nën testim, u shpik në vitin 1921 nga John Larson i Universitetit të Kalifornisë, dhe u përdor për herë të parë nga Departamenti i Policisë në Berkli të Kalifornisë në SHBA.

Ajo pajisje u përmirësua më tej Leonarde Keeler, që shtoi matjen e reagimit galvanik të lëkurës në vitin 1939. Pajisja e tij më pas u ble nga FBI-ja, dhe shërbeu si prototipi i poligrafit modern. Një pajisje tjetër, e cila regjistronte aktivitetin muskulor që shoqëronte ndryshimet në presionin e gjakut, u ndërtua në vitin 1945 nga John E.Reid. Ai pretendonte se pajisja e tij kishte saktësinë më të madhe nga gjithë të tjerat.

Në disa vende, poligrafi përdoret si një mjet për marrjen në pyetje të të dyshuarve apo kandidatëve për punë specifike në sektorin publik ose privat. FBI, NSA dhe CIA dhe shumë departamente të policisë në SHBA, përdorin ekzaminimin e poligrafëve, për të hetuar të dyshuarit dhe për të testuar paraprakisht punonjësit e rinj.

Në vitin 2018, revista “Wired” raportoi se në SHBA zhvillohen rreth 2.5 milionë teste poligrafike çdo vit. Kostoja mesatare e një testi të tillë ,është më shumë se 700 dollarë. Kësisoj ndaj “zbulimi i gënjeshtrës”, është pjesë e një industrie gati 2 miliardë dollarëshe.

Por sa efektiv është në të fakt poligrafi? Si një shpikje amerikane, ai ka një përdorim të gjerë kryesisht në SHBA, ndërsa përdoret në shumë pak në vende të tjera të botës. Por edhe në SHBA gjykatat janë vitet e fundit të prirura, të mos e marrin shumë për bazë testin e makinës të së vërtetës, dhe i besuar me shumë testit të ADN-së.



Në vitin 2003, Akademia Kombëtare e Shkencave në SHBA (NAS), publikoi ​​një raport me titull “Poligrafi dhe zbulimi i gënjeshtrës”. Ajo zbuloi se shumica e testeve poligrafike, ishin “të pabesueshme, jo-shkencore dhe të njëanshme”.

Në fakt, që në vitin 1978, Richard Helms, drejtori i atëhershëm i CIA-a, do të deklaronte:“Ne zbuluam se disa europiano-lindorë, ishin të aftë ta mposhtnin poligrafin në çdo kohë. Amerikanët nuk janë shumë të aftë në këtë gjë, pasi ne jemi edukuar që të vegjël të themi të vërtetën, dhe kur gënjejmë kjo është shumë e dukshme. Por po shohim që shumë evropianë dhe aziatikë, mund ta kalojnë testin pa asnjë problem”.

Poligrafia është fajësuar pse ka dështuar në zbulimin e spiunit të njohur si agjent i dyfishtë Aldrich Ames, që kaloi me sukses 2 teste poligrafike gjatë spiunimit për llogari të Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Spiunë të tjerë që ia hodhën makinës që zbulon gënjeshtrat, përfshijnë Karl Koecher, Ana Belen Montes dhe Leandro Aragoncillo.

Gjithsesi, ishte testi poligrafik ai që demaskoi agjentin e CIA-s, Harold Nicholson, çka çoi edhe në arrestimin e tij. Poligrafi dështoi edhe me vrasësin serial Gary Ridgway në vitin 1984. Ai pranoi se kishte gënjyer 20 vite me vonë, kur u përball me testin e AND-së, por ndërkohë kishte vrarë edhe 7 gra të tjera, dhe në total 49 gra.

Paradoksalisht, shumë njerëz të pafajshëm kanë rënë “pre” e testeve poligrafike. Në Wichita të shtetit të Kansasit në vitin 1986, Bill Wegerle dështoi në 2 teste poligrafike, dhe jetoi për vite nën dyshimet e autoriteteve, se ishte ai autori i vrasjes së gruas së tij Vicki Wegerle, megjithëse as nuk u arrestua, dhe as dënua për vdekjen e saj.

Vetëm në marsin e vitit 2004, u zbuluan provat se vrasja e saj ishte kryer një vrasës serial i njohur si Dennis Rader, ose BTK. Më në fund, ndaj Bill Wegerle ranë të gjitha dyshimet. Për këto gabime, senatori amerikan Sam Ervin do të shprehej në vitet 1980, se “testi poligrafik i ngjan një gjuetie shtrigash të shekullit XX”.

Dhe shumë studime kanë argumentuar se psikopatët kriminelë si Ridgëay apo vrasësi tjetër serial Ted Bundy, janë të aftë të mposhtin poligrafin, për shkak se kanë nivele ankthi shumë më të ulëta se sa njerëzit normalë. Gjithsesi, kërkimet në këtë fushë kanë dhënë rezultate të përziera.

Vitet e fundit, janë në përdorim lloje të tjera testimi të së vërtetës, si programet kompjuterike për analizimin e zërit.

Ai përdoret nga disa institucione qeveritare në SHBA, për të dalluar nëse aplikantët për ndihmë ekonomike janë duke gënjyer apo jo. Gjithsesi, ekspertët thonë se metoda të tilla duhen marrë me rezerva, pasi mundësia e spekulimit është shumë e madhe(F.B)

Kush ka pushtet mund ta marrë pa problem një titull doktoraturë që ta ketë në CV-në e tij

Doktoraturët plagjiaturë, duket se janë kthyer në modë. Të bësh “kokën e madhe” me kopjime, është berë standart për zyrtarë të ndryshëm si nga politika, drejtësia por edhe nga bota akademike.
Studiuesi Vladimir Kola, i cili ka denoncuar këte fenomen, ka publikuar një listë me emrat e doktorantëve kopjues.
Ju sjellim  listën e emrave të doktorantëve me plagjiaturë.
“Plagjiaturat e politikës”
****
Vangjel Tavo
Një tjetër politikan i kapur me kapje është edhe Vangjel Tavo.
Analiza dhe zbulimi i plagjiaturës së Tezës së Doktoraturës me titull
“Prevalenca e Mycoplasma Hominis dhe Ureaplasma Urealyticum në Gratë e  Moshës Riprodhuese”, e mbrojtur nga Vangjel Tavo në vitin 2013, pranë Universitetit të Tiranës, me udhëheqës Prof. Dr. Nikita Manoku.
Në tekstin e Tezës, sipas Kolës janë kopjuar, pak a shumë, 18 faqe domethënë rreth 1/3 të tekstit total (në faqe 18/50), duke kopjuar pjesë të gjata (pra jo thjesht një paragraf), pa bërë referenca specifike dhe pa listuar te literatura e konsultuar,  burimin origjinal.
Bota akademike
 Ditjona Kule
Plagjiatura janë zbuluar edhe nga bota akademike. Ditjona Kule ëhstë një nga emrat e denoncuar nga studiuesi Valdimir Kola.
Plagjiatura  është  gjetur në tezën e Doktoraturës me titull “Ndikimi i Arsimit të Lartë në Rritjen Ekonomike: Rasti i
Shqipërisë”, me udheqës shkencor prof. dr. Sulo Haderi, e mbrojtur ne vitin 2015, pranë Fakultetit te Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Në këtë Teze Doktorature  janë gjetur kopjime, jo vetëm në anglisht,të përkthyera në shqip, por edhe tekste të kopjuara nga dokumente në gjuhën shqipe, pa u cituar burimi orgjinal.
“Përqindja e kopjuar, në këtë Tezë Doktoraturë, eshte shume e larte.
Me sa kam llogaritur unë, është të paktën 1/3 e tekstit total të Tezës”, thuhet në analizën e Kolës.
Kseanela Sotirofski,  Mithat Mema dhe Ulpian Hoti.
Me plagjiaturë janë kapur dhe rektorët dhe Kancelari i Universitetit të Durresit, pothuajse 100% artikull shkencor plagjiaturë.
“Social and cultural dimension of the transformation of higher education in Albania”, i publikuar në revistën “European Scientific Journal”, vellimi 10, mars, 2011, me autorë  Kseanela Sotirofski,  Mithat Mema dhe Ulpian Hoti.
Marsela Korçari
Më tej Vladimir Kola  ka zbuluar dhe analizuar plagjiaturën e Tezës së Doktoraturës të Marsela Korçari (Bregaj) me udhëheqës shkencorë prof. Mynyr Koni dhe professor  Edmond Panariti, me titull, “Studimi i biotoksinave detare në “mytilus galloprovincialis”, toksikologjia dhe ndikimi i tyre në ekosistemin e lagunës së Butrintit”, e mbrojtur në vitin 2015, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
 
Rigerta Sadikaj, Edmond Panariti dhe Dritan Arapi
Pjesa më e madhe e faqeve të kopjuara është marrë nga një studim i Organizatës Ndërkombëtare “Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë” (FAO, “Food and Agriculture  Organization”), i vitit 2004, me titull “Marine biotoxins”, shkruar nga prof. Rigerta Sadikaj, prof. Edmond Panariti dhe dr. Dritan Arapi, i publikuar në revistën “Macedonian Journal of Animal Science”, Vol. 1, No. 2, pp. 205–211 (2012).
Blerina Xhakolli (Reçi)
Vladimir Kola  ka analizuar plagjiaturën e Tezës së doktoraturës me titull “Familja shqiptare në tranzicion: politika sociale në funksion dhe mbështetje të ndryshimeve të saj (Rasti i ndihmës ekonomike në Bashkinë e Durrësit)”, e mbrojtur nga Assoc. Prof. Dr. Blerina Xhakolli (Reçi) , në vitin 2014, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, “Universiteti i Tiranës”, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Edmond Dragoti.
 Kesiana Çoçka
Një tjetër zyrtare është kapur me plagjiaturë është Kesiana Çoçka.
Zbulimi dhe analiza e plagjiaturës së Tezës së doktoraturës me titull “E drejta për punë  dhe tregu i punës”, e mbrojtur nga Dr. Kesiana Çoçka , në vitin 2017, pranë Fakultetit  të Drejtësisë, “Universiteti i Tiranës”, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Kudret Çela.
Nga analiza ka rezultuar se, në Tezën në fjalë, janë kopjuar pak a shumë 60 faqe nga 150 që është numri total i faqeve të tekstit, domethënë është kopjuar rreth 40% e teksit  total të Tezës, pa cituar, referuar apo listuar te literatura e konsultuar, burimin origjinal (në disa raste janë kopjuar analiza të ligjeve apo Konventave ligjore), ndërsa  libri i udhëheqësit Kudret Çela “E drejta e punës “, Tiranë, 2014, referohet dhe listohet.
Shemsho Lamaj
Zbulimi dhe analiza e plagjiaturës së Tezës së doktoraturës me titull “ “Studim epidemiologjik mbi nivelin e infestimit të maceve nga toxoplasma gondi në Qarkun e Gjirokastrës” e mbrojtur në vitin 2016 nga Shemsho Lamaj, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Dhimiter Rapti (dekan për tetë vite, 2008-2016), pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Nga kjo analizë rezulton se rreth 2/3 (46/70) e tekstit të kësaj Teze është kopjuar nga një Tezë tjetër e vitit 2014 dhe nga një artikull shkencor i vitit 2010.
Nga drejtësia
Albana Shtylla
Sipas studiuesit Kola, Albana Shtylla pjesë e Komisionit të Posaçëm të Apelimit dhe  ish- Ministri i Drejtësisë në vitin 1992 Kudret Çela , tezën  e doktoraturës të  paraqitur në vitin 2015, e kanë plagjiaturë.
Teza e doktoraturës me titull “E Drejta kushtetuese e ligjore për punë dhe mbrojtja shoqërore e saj, në Republikën e Shqipërisë në këndvështrimin e të Drejtës së Bashkimit Europian” , e mbrojtur në vitin 2015 nga Albana Shtylla, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Kudret Çela, është plagjiaturë.
“Në tezën në fjalë janë 5 faqe me tekst të ngjashëm (them të ngjashëm, sepse ka ndonjë ndryshim të vogël nga teksti origjinal) me një studim të vitit 2014 me titull “Udhëzime Praktike për Përafrimin e Legjislacionit të Republikës së Kosovës me Legjislacionin e Bashkimit Evropian”, por ky studim nuk është referuar në Tezë as nuk është vendosur te lista e literaturës së konsultuar.   Konkretisht, shihni faqet 171-173, 177-182 të Tezës se vitit 2015dhe faqet 14-16, 26-32 të studimit të vitit 2014”, ka zbuluar studiuesi Vladimir Kola.

Mjeku Taulant Muka vazhdon të denoncojë plagjiaturat në Universitetin Europian të Tiranës.

Ai ka publikuar një pjesë të doktoraturës të një prej studenteve të UET, e udhëhequr nga Presidenti i universitetit Adrian Civici. Ky punim konsiston të jetë i kopjuar ose më saktë i përkthyer nga ‘google translate’.

“100% copy-paste, dhe ndoshta google translate! Në këtë mënyrë universitetet private japin titullin "Doktor i Shkencave" në Shqipëri”, shkruan Muka.

Sipas tij është koha për një reformë cilësore në vend.

Kujtojmë që Taulant Muka, disa ditë më parë denoncoi një rast tjetër të plagjiaturës në Universitetin Europian të Tiranës.

77.jpg
Studiuesi Vladimir Kola ka denoncuar ish  kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu se ka kryer plagjiaturë në doktoraturën e tij të mbrojtur në vitin 2013 në fakultetin e Ekonomisë në Kamëz.

Featured image of article: ‘Plagjiaturat’/ Studiuesi Vladimir Kola: Xhelal Mziu me doktoraturë të vjedhur nga shënimet e leksioneve të italianëve (Foto)
Në një postim në rrjetet sociale, Kola shkruan se Mziu ka vjedhur 40% të përmbajtjes së doktoraturës së tij, nga disa shënime leksionesh në Universitetin e Barit në Itali, dhe një pjesë tjetër nga Universiteti La Sapienza në Romë.





2019/08/04

Isa Mustafa edhe pse nuk u pa si favorit për t’u zgjedhur në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai megjithatë sot arriti që të rizgjedhet në krye të partisë, për mandatin e tretë radhazi.

Fotografia e Isa Mustafa


Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa për shkak të problemeve shëndetësore nuk kishte shumë aktiv në garën për lider të partisë, krahasuar me kundër kandidatët tjerë, që disa prej tyre llogariteshin edhe si favorit.

Fotografia e Isa Mustafa

“Marrëveshja sekrete Lutfi Haziri- Agim Veliu”.

Pak ditë para Kuvendit Zgjedhor, dy nënkryetarët Lutfi Haziri e Agim Veliu kishin arritur në parim marrëveshjen për marrjen e timonit e LDK-së.

 Agim Veliu e Lutfi Haziri ish marrë vesh ndërmjet vete për ndarjen e dy pozitave kryesore. “Agim Veliu do të bëhej nënkryetar i LDK-së , e Lutfi Haziri kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës... 

Ata ishin të bindur se kishin së bashku hiq më pak se 200 vota!

Kjo marrëveshje , ishte mbajtur “sekret” edhe nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tyre.

 Madje, ata ishin pajtuar edhe për atë se kush do të ketë më shume “hise” ne Kryesi të LDK-së.

“Për shkak se Agim Veliu do të zgjedhej kryetar, Lutfi Hazirit do t’i takonte hise më e madhe në Kryesi të LDK-së”.

Fotografia e Isa Mustafa

Dy ditë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, Agim Veliu e Lutfi Haziri duke e parë rrezikun, futën në “lojë” edhe Lutfi Zharkun nga Kaçaniku e Skender Hysenin nga Prishtina. 

Ata do të takohen në një nga restorantet “Vela” në Veternik, ku ishin të bindur se kishin së bashku 209 vota të delegatëve.

Kjo katërshe e LDK-së, te njohur edhe si “Grupi Vela”, pas takimit të zhvilluar të enjten(1.8.2019) në orët e vona të mbrëmjes, ishin të bindur se tashmë gjithçka ka përfunduar. 

Taktika e  Akademik Prof.Dr. Isa Mustafës që i mposhti Agim Veliun e Lutfi Hazirin Mirëpo, për Isa Mustafën “Loja "maca-miu" ” vetëm sa kishte filluar.

Profesori i nderuar Isa Mustafa me t’u kthyer nga Gjermania pas kontrolleve shëndetësore, ishte “aktivizuar”. 

Ai para vetes kishte vetëm 7 ditë kohë, për ta rimarrë LDK-në ....

Ishte ditë e shtunë, kur u kthye nga Gjermania, saktësisht një javë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor. 

Për disa ditë radhazi mblodhi kryesinë e ngushtë  të LDK-së dhe kryesinë e LDK-së 



Fotografia e Isa Mustafa

“Isa Mustafa i testoi kundërkandidatët edhe përket taktikës së tij se po tërhiqet nga gara zgjedhore, duke ua ‘blerë’ strategjinë e secilit kundërshtar”.

Dita vendimtare, ishte dita e premte(2.8.2019), kur edhe kishte arritur që të merrte informatat e plota për secilin kundër-kandidat. 

Fotografia e Isa Mustafa

Më saktësisht, vetëm pak orë para mbajtjes së Kuvendit, gjegjësisht të premten në mbrëmje(2.8.2019), Isa Mustafa arrin që përfundimisht t’i eliminoj nga gara kundërkandidatët.

Duke e ditur për marrëveshjen “sekrete”Lutfi  Haziri-Agim  Veliu, Isa Mustafa u thotë shumë qartë: “Nëse s’kemi marrëveshje, atëherë unë e mbështes Prof.Dr. Vjosa Osmanin”.

Fotografia e Isa Mustafa

Ky "kërcënim"i Isa Mustafës në njërën anë, dhe në anën tjetër, ‘nxitja’ që i bëri tre kryetarëve të degëve të LDK-së , Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti e Muharrem Svarqa, të dalin kundër Agim Veliut, dha efekt. 

“Pas kësaj taktike të Isa Mustafës, dorëzohen Lutfi Haziri e Agim Veliu”.

Fotografia e Isa Mustafa

Si e “menaxhoi” Isa Mustafa, Vjosa Osmanin 

Femra më e votuar në LDK,Prof.Dr. Vjosa Osmani përkundër që kishte paralajmëruar se do të kandidoj për kryetare të partisë, ajo ne fund u tërhoq. 

Madje, u pa e lumtur me Isa Mustafën, menjëherë pas përfundimit të Kuvendit të IX zgjedhor të partisë.

Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa e ka afruar Prof.Dr.Vjosa Osmanin, duke e paralajmëruar se nëse në krye të LDK-së vjen Agim Veliu, atëherë pozicioni i saj do të rrezikohet.

Fotografia e Isa Mustafa

“Isa Mustafa e ka paralajmëruar Prof.Dr.Vjosa Osmanin se nëse ai i humb zgjedhjet, dhe nëse realizohet marrëveshja sekrete Agim Veliu- Lutfi Haziri, atëherë do të rrezikohet pozicioni i saj në LDK”...

Prof.Dr.Fatmir Sejdiu nuk u dorëzua, por nuk e kaloi pragunFatmir Sjediu, dikur president i Kosovës dhe kryetar i LDK-së i kishte hyrë seriozisht gatës për kryetar partie.

Përkundër që nuk u dorëzua, ai nuk arriti që t’i marrë 50+1 % të delegatëve për ta konfirmuar kandidaturën, duke marrë vetëm 78 vota nga 355 delegatë, sa ka gjithsejtë Kuvendi Zgjedhor.

Prof.Dr.Fatmir Sejdiu kishte kërkuar që të ndyshohet ky rregull statutor, por që nuk e miratoi Kuvendi i LDK-së.

Fotografia e Isa Mustafa

Komisioni që e udhëheq Kuvendin Zgjedhor brenda LDK-së, ka nominuar Isa Mustafën dhe Fatmir Sejdiun, për të hyrë në garë për kreun e partisë.

Pas hedhjes në votim, Fatmir Sejdiu nuk ka arritur që ti merr votat e mjaftueshme për të qenë kandidat për kryetar.

Sejdiu ka arritur që ti merr 78 vota për të qenë kandidat për kryetar të LDK-së.

Fotografia e Isa Mustafa

Gjunjëzimi i “Grupit Vela” përballë Isa Mustafës – Drejt humbjes edhe të Kandidatit për Kryeministër

Dy nga njerëzit më të fuqishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e Agim Veliu, me mbështetje edhe të Lutfi Zharkut, tashmë të njohur edhe si “Grupi  Vela”, sot u dorëzuan përfundimisht përballë Akademikut tonë Isa Mustafa. 

Edhe pse për muaj të tërë ishin përgatitur për ta marrë timonin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës i janë dashur vetëm pak ditë për t’i mposhtur.

Taktika e Isa Mustafës, dhe lëvizja përmes kryetarëve të disa degëve, sidomos me mbështetjen e Gazmend Muhaxherit të Pejës, Imri Ahmetit të Lipjanit dhe Muharrem Sfarqës të Ferizajit, ua prishi krejt kalkulimet “Grupit Vela”.


Fotografia e Isa Mustafa

Përkundër “Grupi Vela” kishin marrëveshje, ku kryetari i Podujevës- Agim Veliu do të zgjidhej kryetar partie e kryetari i Gjilanit- Lutfi Haziri do të ishte kandidat për kryeministër, presioni nga Muhaxheri, Sfarqa e Ahmeti, ka bërë që ata të tërhiqen.

“Lutfi Haziri, Agim Veliu e Lutfi Zharku pretendonin se kishin 209 vota, ata ditën e premte kishin frikë që të garonin dhe janë tërhequr, duke i hapur kështu rrugë Isa Mustafës”.

Fotografia e Isa Mustafa


Ndërkohë, sipas këtyre burimeve përkundër që “Grupi Vela” mendojnë që kanë marrëveshje me Isa Mustafën, dhe do ta kenë kandidatin për kryeministër, megjithatë ende nuk kanë asgjë të sigurtë.

“Ende nuk dihet asgjë. Edhe pse është përfolur se Lutfi Haziri mund të jetë kandidat për kryeministër, ende nuk ka asgjë të sigurt. 

Isa Mustafa, mund të bëjë kompromis ta ri për emrin e kandidatit për kryeministër”, tha ky burim.

 Edhe pse “Grupi Vela” janë të bindur se Haziri do të jetë kandidati për kryeministër.

Fotografia e Isa Mustafa

“Isa Mustafa do ta shfrytëzojë frymën brenda partisë për Vjosa Osmanin, për ta nxjerr nga loja Lutfi Hazirin”, tha ky burim.

Në anën tjetër kryetari i rizgjedhur i LDK-së Isa Mustafa, pas përfundimit të Kuvendit zgjedhor tha se nuk ka nuk ka pasur vullnetin të kandidojë vetë, por ka dëgjuar vullnetin e shumicës.

“Ku kemi biseduar me bashkëpunëtorë kemi thënë se çdonjëri ka dëshirë që të garojë.

Fotografia e Isa Mustafa

 Askush askujt nuk i ka thënë që të tërhiqet nga procesi. 

Nuk ka qenë vullnet i imi që ta marrë këtë rol por të tjerët kanë kërkuar dhe ma kanë besuar dhe unë e vlerësoj besimin e tyre”, ka deklaru Akademiku i mirënjohur Prof.Dr.Isa Mustafa.

Fotografia e Isa Mustafa

Ndërkaq numri dy i LDK-së Lutfi Haziri, i përfolur si kandidat i mundshëm i LDK-së për kryeministër si pjesë e marrëveshjes politike të arritur brenda kësaj partie, por Lutfi Haziri nuk ka dashur të komentojë këtë gjë.

Fotografia e Isa Mustafa

“Prej sot e tutje, LDK-ja del me politika përgatitore për t’u përballë me zgjedhjet e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.




****




Isa Mustafa u lind më 15 maj 1951 në Prapashticë, Komuna e Prishtinës. Është i martuar, ka një vajzë dhe dy djem. Jeton në Prishtinë, ku ka kryer shkollimin fillor, atë të mesëm dhe Fakultetin Ekonomik.

Ka magjistruar në shkencat organizative – Menaxhmenti Financiar dhe ka doktoruar në ekonomi, në fushën e Lidershipit të bizneseve. Është profesor në Universitetin e Prishtinës, në modulet e Mikroekonomisë dhe Menaxhmentit Financiar.

Është zgjedhur Kryetar i Komunës së Prishtinës, në dhjetor të vitit 2007 dhe në nëntor të vitit 2009.

 Punën dhe ekspertizën profesionale e ka filluar në vitin 1974, në Universitetin e Prishtinës.

 Ndërohë ka qenë edhe kryetar i Qeverisë Komunale të Prishtinës (1984-1988), drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës dhe Ministër i Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Kosovës (1991-1999). 

Pas luftës është angazhuar kryesisht në punën shkencore dhe hulumtuese në Institutin Riinvest dhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

 Ka qenë kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës “Dardania”, anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës së Re të Kosovës, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Kosovës, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit Amerikan në Prishtinë dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore të Kosovës.

 Një kohë ka qenë edhe Këshilltar i Lartë i Presidentit të Republikës së Kosovës. Në kuadër të programeve të bashkëpunimit dhe ngritjes profesionale e shkencore ka qëndruar disa herë në universitete të huaja.

Ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në disa projekte vendëse dhe ndërkombëtare në fushën e zhvillimit ekonomik, sidomos ato që kanë të bëjnë me politikat fiskale, arsimin dhe zhvillimin ekonomik lokal.

 Ka botuar disa tekste universitare, tekste për shkolla të mesme si dhe punime të tjera shkencore dhe profesionale në vend dhe jashtë vendit. 

Ka qenë aktivisht i angazhuar në grupet e ekspertëve në bisedimet e Vjenës për statusin përfundimtar të Kosovës.

Në periudhën e viteve 1990-1999, pas shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, është ndjekur nga regjimi serb dhe ka qëndruar jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Slloveni dhe Kroaci, ku si ministër i Ekonomisë dhe Financave ka qenë njëri nga ideatorët dhe themeluesit e “Sistemit të Financimit të Republikës së Kosovës”, i cili falë mbështetjes së bashkatdhetarëve dhe popullit të Kosovës arriti të sigurojë mbijetesën në Kosovë, funksionimin e arsimit dhe mbështetjen e rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare.

 Prej Kuvendit të Gjashtë të LDK-së ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe ishte Kryeministër i Republikës së Kosovës.


Me 3 gusht  2019 është zgjedhur me aklamacion për herë të 3 -të Kryetar   i Lidhjes Demokrarike të Kosovës.

Isa Mustafa është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Flori Bruqi

Kur idetë e Serbisë për Dialogun vijnë me plis kosovar


Shaban Murati.jpg

Nga Shaban Murati(ish diplomat)

Vështirë të gjesh një shtet si Kosova, ku edhe pas çlirimit të vendit partitë dhe qeveritë, qoftë ata që luftuan, qoftë ata që nuk luftuan, të duan të qeveriset njësoj dhe me drejtuesit e kohës së pushtimit nga Serbia.

Nuk shpjegohet ndryshe fenomeni që udhëheqësit politikë të qeverive të pas çlirimit, morën si me urdhër këshilltarë në kabinetet e tyre funksionarët më të lartë të qeverisjes të kohës së pushtimit nga Serbia, madje i dhanë mandatin e kryetarit të qeverisë një kryeministri të kohës së pushtimit nga Serbia, duke çvleftësuar çlirimin dhe shtetësinë.

Ndaj nuk duhet të habiteni kur idetë dhe tezat e Serbisë për dialogun dhe për marrëveshjen përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës, na vijnë sot me plis kosovar.

Shaban Murati , është diplomat karriere dhe gazetar.

Autor i shumë librave , shkrimeve dhe komenteve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në to.

Botime

Serbia kundër Serbisë : analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë - 2004

Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës : (fletë nga ditari i një ambasadori) - 2007

Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës : një testament diplomatik - 2009

Profile të diplomacisë europiane në Ballkan - 2009

Hije në diplomacinë shqiptare - 2012

Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit - 2013

Rusia ballkanike - 2014

Shqiptarët e Maqedonisë, prioritet i çështjes shqiptare - 2016

Çfarë letërsie bëmë për ta trashëguar?!

Begzad Baliu.jpg

Prof.Dr.Begzad Baliu

Shekulli i pavarësisë dhe i letërsisë, fjalë e mbajtur nga studiuesi Begzad Baliu në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, vështrim në kontekste kohore dhe ideologjike, pozicioni i shkrimtarit dhe letërsia e parë si shenjë e “pavarësisë” nga autoriteti politik midis Tiranës dhe Prishtinës



Ngjarjet e mëdha sjellin edhe vlerësime, të cilat nuk bëhen në të gjitha epokat dhe në të gjitha situatat. 

Prandaj 100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë në jetën tonë ka sjellë kaq shumë vlerësime e rivlerësime, dokumente e kujtime, botime e krijime, të cilat nuk i kemi pasur për shumë dekada me radhë dhe të cilat sigurisht nuk do t’i kishim edhe shumë kohë, sikur të mos e shënonim një datë kaq të madhe dhe kaq të rëndësishme. 

Shekulli i Pavarësisë shqiptare na ka bërë më të gjallë, më të përkushtuar, më energjikë dhe madje më të vëmendshëm, për fatet e popullit historik shqiptar, për fatin e popullit modern shqiptar, për fatet e kulturës e të gjuhës sonë.

Etërit tanë, historianë dhe studiues të letërsisë së shekullit XX, historinë e letërsisë dhe madje antologjitë e letërsisë shqipe, në të shumtën e rasteve i ndanin jo sipas periudhave letrare po sipas periudhave historike, sado sikur është vënë jo njëherë në dukje, këtyre periudhave, përkatësisht ndryshimeve historike, ndryshimeve historike dhe shoqërore e kulturore të popullit shqiptar, ju kanë prirë krijuesit, idealistët, përkatësisht njerëzit e letrave.

Deri në fund të shekullit XX, sintetistët e historisë së letërsisë shqipe nuk kanë pushuar së ndari atë në letërsi të Rilindjes dhe letërsi të Independencës, duke e marrë për kufi të tyre vitin 1912, sado njëra i takonte letërsisë së romantizmit dhe tjetra letërsisë së romantizmit që kishte shtrirë krijimtarinë e saj edhe pas shpalljes së pavarësisë, realizimit, simbolizmit, letërsisë sociale dhe madje letërsisë të një krahu të veçantë: letërsisë arbëreshe. 

Dhe, përtej tyre historinë e letërsisë shqipe e përkufizonin në letërsi të realizmit socialist apo në letërsi të diktaturës, në letërsi të Kosovës dhe në letërsi moderne, në letërsi të realizmit integral dhe në letërsi postmoderne, në letërsi të Qarkut të Prishtinës dhe në letërsi postkomuniste, e kështu me radhë.

Në të vërtetë ndarjet e tilla më shumë se e kanë bashkuar, kur e kur e kanë ndarë letërsinë shqipe në kufij historikë dhe madje në kufij politikë, e kanë mbajtur peng të shkollave letrare dhe koncepteve politike, e kanë përjashtuar për shkaqe politike dhe e kanë linçuar atë për shkaqe ideologjike.

 E megjithatë, kjo në asnjë mënyrë nuk ka bërë që letërsia shqipe të ketë periudhat historiko-letrare dhe ngjarjet e munguara të një letërsie kombëtare, veprat dhe krijuesit e shquar me ndikim në jetën kulturore shqiptare dhe veprat e krijuesve, që rrezatuan artin e tyre edhe në përmasa ndërkombëtare. 

Le të jetë prandaj kjo arsyeja pse edhe në këtë shekull të pavarësisë, nuk do të duhej të na mungonin vlerësimet për gjendjen, prirjet dhe rrjedhojat e saj, në jetën tonë shkencore dhe kulturore.

Gjatë këtij shekullit pavarësie e robërie njëkohësisht të letërsisë shqipe shkrimtarët shqiptarë i kanë jetuar disa shtete paralele: shtetin shqiptar të mbetur në kufijtë etnikë të gjysmës së saj, shtetin grek, shtetin italian dhe shtetin jugosllav e shtete të tjera evropiane. Brenda këtyre shteteve të shekullit të fundit, shkrimtarët shqiptarë përkatësisht letërsia shqipe është zhvilluar duke përkrahur a kundërshtuar koncepte të ndryshme politike, ideologjike dhe nacionale.

 Ajo është zhvilluar, kur si pjesë e strukturave institucionale, që ka përkrahur shteti shqiptar, e kur madje edhe përmes një ilegaliteti të plotë gjuhësor të shteteve fqinje në ish-Jugosllavi, e më në fund edhe si përpjekje e fundit për të mbijetuar kodin etnik të saj në Itali dhe Greqi.

Ndonëse pjesa më e madhe e letërsisë shqipe është zhvilluar kryesisht në dy shtetet fqinje, në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi, shkrimtarët shqiptarë kanë mbijetuar sisteme politike përgjithësisht të afërta: monarkinë, pushtimin nazifashist, komunizmin dhe demokracinë, por edhe dy mentalitete krejtësisht të kundërta.

 Në të parin, pra shtetin shqiptar, monarkinë, përkatësisht mbretërinë feudale, ndërsa në të dytin, monarkinë fashiste; në të parin pushtimin fashist, ndërsa në të dytin pushtimin ‘çlirimtar’; në të parin, ideologjinë komuniste, ndërsa në të dytin nacionalizmin komunist; në të parin tranzicionin e përshtrirë demokratik e në të dytin, luftën për mbijetesë biologjike.

Brenda këtyre shteteve, brenda këtyre periudhave dhe sistemeve politike, si dhe brenda demokracisë evropiane, letërsinë shqipe e kanë shkruar dhe janë bërë pjesë e letërsisë gjithëkombëtare poetët: Gjergj Fishta, Fan Noli, Migjeni, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Lasgush Poradeci, Esad Mekuli, Martin Camaj, Dritëro Agolli, Dushko Vetmo, Azem Shkreli, Fatos Arapi, Vorea Ujko, Ali Podrimja, Xhevahir Spahiu, Visar Zhiti, Zef Zorba, e të tjerë, prej pendës së të cilëve janë botuar veprat më të mira të shekullit XX: “Lahuta e Malcis”, “Kur qanë e qesh bilbili”, “Vargjet e lira”, “Juvenilia”, “Psallme murgu”, “Hanko Halla”, “Mall e brengë”, “Vallja e yjeve”, “Ylli i zemrës”, “Për ty”, “Pelegrin i vonuar”, “Dranja”, “Nga bibla e heshtjes”, “Bukuria e zezë”, “Etje”, “Lum Lumi”, “Buzë të ngrira në gas” etj. 

E megjithatë, ka pasur edhe poetë të tjerë dhe vepra letrare të tjera që më parë se sa jetën estetike e kanë bërë jetën reale: poema “Përse mendohen këto male” e Ismail Kadaresë, poema “Nënë Shqipëri” e Dritëro Agollit etj.

Brenda këtyre shteteve, brenda këtyre periudhave dhe sistemeve politike, letërsinë shqipe e kanë shkruar dhe janë bërë pjesë e letërsisë gjithëkombëtare prozatorët: Mihal Grameno, Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni, Mitrush Kuteli, Petro Marko, Dhimitër S. Shuteriqi, Jakov Xoxa, Adem Demaçi, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Sterio Spasse, Nazmi Rrahmani, Sabri Godo, Bilal Xhaferi, Martin Camaj, Anton Pashku, Kasem Trebeshina, Pjetër Arbnori, Jusuf Buxhovi, Ridvan Dibra etj.; prej penës së të cilëve janë botuar novelat dhe romanet më të mira të shekullit XX: “Dr. Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”, “Novelat e qytetit të veriut”, “Ago Jakupi dhe tregimet e tjera”, “Tregtar flamujsh”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Lumi i vdekur”, “Hasta la vista”, “Kronikë në gur”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Kështjella”, “Ra Berati”, “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Zgjimi”, “Me valët e jetës”, “Ali Pashë Tepelena”, “Kulla”, “Udhëtimi arbdhetar”, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, “Stina e stinëve”, “Bijtë e askujt” etj.

 E megjithatë, ka tregimtarë, novelistë dhe romansierë që me veprat, më parë sesa me vlerat artistike të tyre, kanë bërë një jetë të tërë në letrat shqipe të shekullit XX, pikërisht përmes temave shoqërore dhe politike, me të cilat i janë imponuar publikut shqiptar: Fatmir Gjata “Këneta”, Sterio Spasse “Afërdita përsëri në fshat” dhe “Ata nuk ishin vetëm”, Azem Shkreli “Karvani i bardhë”, Sinan Hasani “Era dhe lisi” etj.

Brenda këtyre shteteve, dramaturgët përgjithësisht kanë munguar dhe për një kohë të gjatë më parë sesa për arritje të dramaturgjisë shqiptare, ndoshta me mirë do të ishte të flitej për përkthimin e dramave me përmasa botërore nga Fan Noli, Kristo Floqi e Skënder Luarasi dhe vetëm më pas për dramat e Kolë Jakovës, Sylejman Pitarkës, Rexhep Qoses, Ymer Shkrelit, Emin Kabashit etj., prej penës së të cilëve janë përkthyer dramat e Shekspirit, të Gëtes apo janë shkruar dramat “Toka jonë”, “Familja e peshkatarit”, “Mitet e zhveshura”, “Anija e vjetër”, “Trilogjia ilire” etj.

Brenda kësaj periudhe më në fund janë formuar edhe historianët dhe kritikët e letërsisë: Faik Konica, Fan Noli, Mitrush Kuteli, Dhimitër S. Shuteriqi, Hasan Mekuli, Rexhep Qosja, Mateo Mandala, Agim Vinca, Jorgo Bulo, Sabri Hamiti, Bajram Krasniqi, Rexhep Murtez Shala etj., prej pendës së të cilëve janë botuar vepra të mendimit shkencor: “Historia e letërsisë shqipe”, “Romantizmi”, I-III, “Porosia e madhe”, “Lirika e Naim Frashërit”, “Vepra e Zef Skiroit”, “Poetika e romanit historik shqiptar” etj. 

E megjithatë, ka pasur në letrat shqipe studiues, e sidomos kritikë letrarë që kanë vendosur jo vetëm për fatet e letërsisë së kësaj periudhe po shumë herë edhe për fatin e krijuesit të kësaj epoke, si: Dalan Shapllo, Kudret Velça, Adriatik Kallulli, Razi Brahimi, Alfred Uçi etj.

Me letërsinë shqipe të pavarësisë 100-vjeçare, më në fund identifikohen edhe disa revista letrare dhe shkencore, pa të cilat nuk mund të shkruhet historia e letërsisë shqipe. 

Fjala është për revistat letrare dhe shkencore: “Albania”, “Hylli i Dritës”, “Korça”, “Leka”, “Bota e re”, “Kritika”, “Nëntori”, “Drita”, “Jeta e re”, “Fjala”, “Jehona” dhe “Shejzat”. 

Historia e letërsisë shqipe edhe mund të shkruhet duke mënjanuar për një arsye a një tjetër shumë nga shkrimtarët shqiptarë, po ajo nuk mund të shkruhet duke e mënjanuar kontributin e cilësdo prej këtyre revistave të cilat gjatë shekullit XX, për shumë dekada kanë bartur vlerat më të arrira të letërsisë së një periudhe a një kohe të caktuar.

I identifikuam gjithë këto vepra, autorë a revista letrare, për të shënuar majat letrare dhe estetike që janë arritur gjatë këtij shekulli, por me këtë rast në asnjë mënyrë nuk e kemi identifikuar krijimtarinë letrare, që për shkaqe artistike apo edhe jashtëletrare ka ndikuar në jetën kulturore, shpirtërore dhe etike të popullit shqiptar e ato janë vepra që gjatë janë shquar në kritikën letrare dhe historiko-letrare, në shtypin kulturor dhe në shtypin politik-propagandistik, në studimet shkencore dhe në tekstet shkollore etj.

Për shkak se disa prej formave stilistike të veprave letrare kanë vazhduar të paraqiten edhe pas periudhës së romantizmit, ndikimi i tyre është ndjerë pothuajse gjatë gjithë periudhës së parë të shekullit XX, ndërsa për shkak të komunikimit të vonuar a botimit të pjesshëm të letërsisë së arbëreshëve të Italisë, letërsia e romantizmit të shekullit XIX dhe letërsia romantike e botuar me vonesë të konsiderueshme, e ka ushtruar ndikimin e saj pothuajse gjatë gjithë shekullit XX.

Në këtë rrjedhë duam që të kujtojmë gjithashtu faktin se brenda këtyre shteteve, brenda këtyre periudhave dhe sistemeve politike të këtij 100-vjetori të Pavarësisë, letërsinë shqipe nuk kanë arritur ta shkruajnë mjaftueshëm, dhe me jetën e veprën e tyre të bëhen pushtues të vlerave kombëtare dhe universale, edhe një numër shkrimtarësh, për arsye se sistemet e kohës në Shqipërinë e shekullit XX dhe në ish-Jugosllavinë e kësaj kohe, i burgosën, i vranë dhe madje i varën apo eliminuan në mënyra të ndryshme. Fjalën e kemi për ata krijues, si: Musine Kokalari, At Anton Harapi, Vinçens Prenushi, Fazli Grajçevci, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Kasëm Trebeshina, Havzi Nela, At Zef Pllumi, Ethem Haxhiademi, Bilal Xhaferi, Jusuf Gërvalla, të cilët si me jetën ashtu edhe me veprën e tyre u përpoqën të pushtojnë hapësirat e mbetura etnike, kufijtë etnikë të lirisë kombëtare dhe më në fund horizontin e ideologjive të tjera, për më tej, të demokracisë universale.

Duke bërë një përzgjedhje të rrudhur të shkrimtarëve dhe veprave më të shquara të shekullit XX, këtu nuk pretendojmë që të vendosim kufirin historik dhe estetik të perceptimit të gjinive, llojeve, autorëve dhe veprave më të mira të krijimtarisë së letërsisë shqipe dhe studimit të saj. Në këtë hapësirë kohe që më jepet mund të theksoj vetëm disa nga shenjat përgjithësuese të veprave dhe autorëve të saj. Përkundrazi me këtë sprovë ne duam të theksojmë vetëm faktin se ndarjet gjeografike, politike dhe historike në jetën tonë nuk na kanë bërë të paqenë.

Padrejtësitë historike, politike dhe ideologjike në letërsinë shqipe kanë bërë që krijuesit shqiptarë, përveç veprave të mbamendjes kombëtare dhe universit letrar, të shkruajnë edhe vepra letrare, me të cilat himnizonin epoka të caktuara historike dhe kultin e bartësve të tyre, pra tekste për epokën e antikitetit dhe kultin e Mbretëreshës Teutë, për periudhën e arbrit dhe kultin e Skënderbeut, për epokën e rilindjes dhe luftëtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,për periudhën e shpalljes së pavarësisë dhe idhujt e saj Ismail Qemalin e Isa Boletinin, për Mbretërinë Shqiptare dhe kultin e Mbretit Zog, për fashizmin dhe Duçen, për komunizmin dhe bardët e tij në Shqipëri e ish-Jugosllavi: Marksin, Engelsin, Leninin, Stalinin, Titon e Enver Hoxhën; për demokracinë dhe zgjimin e ndërdijes sonë evropiane e kështu me radhë.

Në të vërtetë, më shumë se për periudhat ideologjike dhe bartësit e tyre, krijuesit letrarë kanë shkruar poezi për Shqipërinë dhe për Kosovën. Për të parën, sigurisht në të gjitha periudhat e për të dytën, kryesisht në gjysmën e dytë të shekullit XX. Për të parën (Shqipërinë) më shumë për shkak të dashurisë, e për të dytën (Kosovën), më shumë për shkak të dhembjes. Duke shkruar për Shqipërinë dhe për Kosovën, shkrimtarët shqiptarë, kanë shkruar për pasuritë e mëdha materiale dhe shpirtërore që e shquajnë të kaluarën dhe të sotmen shqiptare të tyre, por duke shkruar për Shqipërinë dhe për Kosovën, jo njëherë kanë klithur për dhembjet që jua ka shkaktuar atdheu i tyre, prandaj nuk është vështirë të gjenden edhe vargje proteste për atdheun që të vret, për shkak të dashurisë.

Letërsia e shekullit XX, e cila, sikur u tha deri këtu, është e pasur me periudha, shkolla letrare, krijues, vepra, ngjarje, vende, heronj, personazhe, karaktere, ide, koncepte dhe vlera të tjera historiko-letrare dhe estetike, ka edhe një përbërës të pazëvendësueshëm, kultin e gjuhës. Letërsia e kulteve, do të thoshin studiuesit e saj, është letërsi e përkohshme e mbijetesës jashtëletrare të atyre kulteve, por prej përvojës historik-letrare të letërsisë shqipe dhe letërsisë botërore nuk është vështirë të kuptohet se është pikërisht shenjtëria e gjuhës në letrat shqipe, ajo që e ka shquar pasurinë tonë mendore, kombëtare, kulturore, materiale dhe shpirtërore edhe në krijimtarinë letrare. Le të jetë kjo arsye e mjaftueshme që në këtë çast krenarie njëshekullore për pavarësinë e shtetit shqiptar, të ndjehemi gjithashtu krenarë për pasurinë e gjuhës shqipe, ruajtur brenda letërsisë popullore apo shkruar shekuj me radhë. Le të jetë kjo arsye e mjaftueshme që në këtë çast krenarie të ftojmë shkrimtarët që ta shquajnë shenjtërinë e saj, e kjo do të thotë, t’i zgjerojnë përbërësit semantikë të saj, pa frikën se kulti i saj do t’i vejë në dyshim ngjyresat estetizante të saj. Dëshmitare të kësaj thirrje kam pikërisht traditën historike të letërsisë shqipe.

 Cila do të ishte poezia e Ndre Mjedës, Martin Camajt apo Azem Shkrelit pa pasurinë leksikore që ofron poezia e tyre, si do të dukej struktura letrare – estetike e prozës së Ismail Kadaresë, Jakov Xoxës apo Mitrush Kutelit, pa sistemin sintaksor që ofron shqipja e tyre; çfarë do të ishte mendimi intelektual i Fan Nolit, Faik Konicës dhe Rexhep Qoses pa përbërësin intelektualizues të shqipes së tyre! A do të mundë të perceptohej epopeja kombëtare, “Lahuta e Malcis”, ashtu sikur është perceptuar gjatë gjithë shekullit XX, kryesisht për shkak të temave të mëdha të saj, pa pasurinë leksikore dhe sintaksore të trashëgimisë së eposit tonë legjendar.

Po e shquajmë gjuhën shqipe, këtë vlerë të shenjtë të nacionit tonë (Çabej) dhe po e shquaj vendin e saj në letërsinë shqipe të shekullit XX, kur kulti i saj dhe për të, konsiderohet i mbyllur në fund të shekullit XIX, për një arsye tjetër madhore: janë shkrimtarët përkatësisht letërsia shqipe, ajo që e ka ngritur panteonin modern të saj, janë disa nga veprat më të mira të letërsisë shqipe ato që na kanë bërë ta shquajmë mundësinë e gjuhës shqipe për të ndërtuar mendime të mëdha në jetën tonë, janë disa nga veprat e shquara të letërsisë shqipe ato që na kanë bërë krenarë me mundësitë që ofron gjuha shqipe për të lëruar pasurinë kuptimore dhe estetike të strukturave letrare.

Le ta bëjmë prandaj, gjuhën shqipe, trashëgiminë historike të saj dhe strukturën moderne të saj, identifikuese të vlerave të reja, bazë të kërkimeve të reja letrare, përbërëse jo vetëm gjuhësore po edhe estetike të letërsisë së shekullit XXI, shenjë dalluese të letërsisë së shekullit të ri: të Pavarësisë.

***


Begzad Baliu u lind më 20. 11. 1966 në katundin Makresh i Poshtëm, komuna e Gjilanit. Pesë vjetët e para të shkollimit i kreu në shkollën fillore «Skënderbeu» në Makresh të Poshtëm, ndërsa tri të fundit në shkollën fillore «Liria» në Marec, komuna e Prishtinës. Shkollën e mesme, drejtimi: Bashkëpunëtor Teknik i Matematikës, e mbaroi në Gjimnazin «Zenel Hajdini» në Gjilan. Fakultetin e Filologjisë - Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e kreu në Universitetin e Prishtinës. Po këtu, në Degën e Gjuhës, mbaroi edhe studimet pasuniversitare. Nga viti 1996 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Dega e Gjuhësisë - Sektori i Onomastikës. Po në këtë institucion ka mbrojtur tezën e magjistraturës (2000) dhe tezën e doktoratës (2003). Nga viti 2004 është ligjërues në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit, dhe ka thirrjen: Prof. ass. dr. Ka qenë kryeredaktor i revistës për art, shkencë dhe kulturë «Shenjëzat»(1998-2000) dhe drejtues i po të njëjtës shtëpi botuese; gjithashtu, edhe redaktor i kulturës në të përjavshmen «Pasqyra» (Prishtinë). Në vitin 1994 ka themeluar Qerthullin e të Rinjve të Onomastikës «Eqrem Çabej» në kuadër të Shoqatës së të rinjve «Pjetër Bogdani» të Prishtinës. Nga viti 2001 është drejtor i shtëpisë botuese «Era» dhe i OJQ-ës «Qendra e Ndërlidhjes Arsimore dhe Shkencore» në Prishtinë. Është nënkryetar i Institutit Alb-Shkenca (Prishtinë) dhe udhëheqës i Seksionit të Albanologjisë në nivel ndërkombëtar. Prej vitit 1992 ka qenë pjesëmarrës, bashkorganizator, organizator dhe drejtues i disa aktiviteteve kulturore, letrare dhe shkencore në Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Shkodër, Turun etj. Deri më tash është paraqitur në shtypin ditor dhe shkencor më me shumë se 200 artikuj nga fusha e kulturës, e gjuhësisë, e letërsisë, e folklorit dhe e historisë.

Vepra të autorit

Gustav Majer dhe albanologjia, Prishtinë, 2000; Tiranë, 2001.

Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, Prishtinë, 2004.

Vepra bibliografike e Profesor Jup Kastratit (monografi) Prishtinë, 2005.

Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës, Tiranë, 2006.

Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës, (bashk.), Prishtinë, 2005.

Çështje të studimit të onomastikës në veprën e Eqrem Çabejt (teza e magj.), 2000, Prishtinë.

Onomastika e Gallapit (teza e diser.), 2004.

Çabej 1: (Bibliografi e studimit të veprës së Çabejt në Kosovë) Prishtinë, 2006.

Mbi autorësinë e bibliografisë së Skënderbeut, Prishtinë, 2005.

Profesor Jup Kastrati për Kosovën, (bashk.) Prishtinë, 2004.

Gjaku i lirisë (1981-1995), I-IV, (bashk.), Prishtinë, 1996-2000.

Kafeneja ballkanike, (dramë), Prishtinë, 1996; Shkodër, 2000; Prishtinë, 2005.

Grua e dashuruar, (poezi) Prishtinë, 1996.

Flamuri vjen nga Kosova, (dramë) Prishtinë, 1994.

Koncepte gjuhësore, Prishtinë, 2007.

Refernca albanologjike, Prishtinë, 2007

Toponimi dhe identitet, Prishtinë, 2007

ERUDITIZMI LETRARO-SHKENCOR I PROF.DR.REXHEP MURTEZ SHALËS NË LETRAT SHQIPE


                                                     Rezultate imazhesh për rexhep murtez shala

Rexhep Murtez SHALA (1958-). 

Studiues, prozator dhe mësimdhënës i letërsisë në Universitetin e Prishtinës.


U lind në fshatin Trudë të Prishtinës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesëm në Prishtinë. 

Në vitin 1981 u diplomua në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. 

Prej vitit 1982 - 1986 punoi gazetar në NGB "Rilindja". 

Që nga viti 1986 punon si profesor në Fakultetin e Filologjoisë të Universitetit të Prishtinës. 

Ligjeron lëndët: Teori e letërsisë, Analizë e tekstit letrar, Analizë e zhanreve letrare, Narratologji, Teori e prozës.

Veprimtaria

Rexhep Murtez Shala është autor i disa librave teorikë, studimorë dhe i katër prozave.

Teori, studime

Disa nga librat e tij studimorë dhe nga fusha e teorive letrare janë:

“Ex libris - moderna pashkiane”, Prishtinë, 2000.

“Theory-komunikimi modern”, Prishtinë, 2001.

“CD LIBRIS- antidrama e autorit”, Prishtinë, 2001.

“Notes-teoria e metakomunikimit”, Prishtinë, 2005.

“Analiza - kognicioni dhe modelimi”, Prishtinë, 2010.

“Metateza - teoria dhe praksisi letrar”, Prishtinë, 2014.

"Analiza - kognicija i modeliranje" (përkthim kroatisht), Zagreb, 2017.

Proza

“PAPA-global wor(l)d”, Prishtinë, 2002.

“OPIUM- alter wor(l)d”, Prishtinë, 2009.

“FAMA- real wor(l)d”, Prishtinë, 2012.

"ANONIM- profan wo(r)ld, Prishtinë, 2015.

"Analiza-Kognicioni dhe Modelimi"


Eruditizmi i profesor Rexhep Murtez Shalës ,shifet  edhe në librin e tij të botuar kohë më parë në Prishtinë dhe Zagreb.

  Libri i tij teorik-analitik me titull  "Analiza-Kognicioni dhe Modelimi" i autorit prof.Dr.Rexhep Murtez Shala, kohë më parë  është përkthyer në gjuhën kroate dhe tashmë është botuar në Zagreb nga shtëpia botuese "Illyricum-Dea."



ANALIZA - kognicioni dhe modelimi

Librin e përktheu  Prof.Dr. But Jaku ndërsa siq thuhet në parathënie ‘'Analiza-Kognicioni dhe Modelimi’', trajton kognicionin dhe modelimin letrar në prozë, në poezinë moderne-vizuale si dhe në modelin aktansial të tekstit, përkatësisht të prozës.


Krahas trajtimit teorik jepet edhe analiza teorike e zbatuar, në radhë të parë, në veprat e autorëve shqiptarë si: Adem Demaçi, Anton Pashku, Ali Podrimja,Nazmi Rrahmani… Ky libër është shtypur në 500 kopje.

****


https://filologjia.uni-pr.edu/getattachment/Personeli/Personeli-akademik/Profesor-te-Rregullt/Dr--Rexhep-Shala/CV--Prof--Dr--Rexhep-Shala.pdf.aspx

Flori Bruqi

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...