Agjencioni floripress.blogspot.com
2019/08/17
Letërsia shqiptare e Kosovë,
Nga Flori Bruqi
Edhe para luftës, në Kosovën letrare herë pas here ilegalisht, mbase edhe mund të depërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve 1930, kryesisht përmes atyre pak nxënësve që shkolloheshin aso kohe në Shqipëri.
Pas luftës, në vitet 1950, krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në Kosovë, për mbështetje kishin kryesisht letërsinë gojore (të pasur), fare pak vepra nga fondi letrar i traditës si dhe përvojat e huaja letrare, në radhë të parë ato sllave.
Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishin filluar veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtu vetëm Esat Mekulin dhe Hivzi Sulejmanin.
Esat Mekuli u shqua me lirikën e angazhuar shoqërore dhe kombëtare të shkruar gjatë viteve 1930, ndërsa i dyti solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës së gjatë me romanin dy vëllimesh "Njerëzit I" dhe "Njerëzit Il", si dhe "Fëmijët e lumit tim".
Para tyre Hivzi Sulejmani do të shkruante disa nga tregimet, që edhe sot tingëllojnë moderne.
Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisë shqiptare në Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve 1950 e sidomos me emrat: Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Eqrem Basha, Sabri Hamiti,Jusuf Gërvalla etj.
Ndërsa në prozë dallohen: Anton Pashku, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Nazmi Rrahmani, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja, Musa Ramadani ,Naim Kelmendi etj.
Edhe në Kosovë shumë shkrimtarë patën fatin të burgosen, të persekutohen apo të arratisen e të jetojnë jashtë truallit të tyre. Pushteti serb ushtronte dhunën më të egër ndaj intelektualëve që me pushtetin e fjalës përpiqeshin të afirmonin vlerat kombëtare shqiptare.
Kështu e pësuan rreptë nga kjo censurë: Adem Demaçi, Ramadan Rexhepi, Kapllan Resuli (i cili pasi u arratis në Shqipëri u burgos edhe këtu) etj.
Krahas letërsisë shqiptare që krijohej dhe botohej kryesisht në Prishtinë, ajo krijohej dhe botohej edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, kryesisht me prozën dhe poezinë e Murat Isakut, Abdylazis Islamit, e më pas, me veprën letrare të Resul Shabanit, Adem Gajtanit, Agim Vincës, Din Mehmetit,Adem Gashin ,Naim Kelmendin etj.
Vlen të përmendet dhe një personalitet i shquar i kulturës, Luan Starova, (shqiptari më i përkthyer sot pas Ismail Kadaresë), por shumica e veprave të tij nuk janë në gjuhën shqipe.
(Vërejtje:Lusim moderatorët që punimet autoriale mos të vidhën dhe keqëpërdorin autorsinë e tyre).
Prishtinë,20.09. 2009(botuar në libër si dhe Floripress,Twitter,Facebook )
Atdheu i mohuar i letrave shqipe
Nga Jozef Radi dhe Rezart Palluqi
Leka Ndoja, vjen së fundi me një nga studimet më serioze dhe më objektive mbi letërsinë shqipe, atë të letërsisë shqipe të diasporës 1944-1990, me të cilën mbrojti edhe tezën e Doktoraturës.
Por, që në hyrje do të ndaleshim, mbasi mendojmë se titulli më i plotë i këtij studim kaq serioz do të ishte: “Arti shqiptar i diasporës”, mbasi aty jepen të plota vepra, personazhet, shtypi, jeta dhe veprimtaritë kulturore të diasporës, jo vetëm si letërsi por krejt si kulturë shqiptare, dhe bëhet edhe ai ballafaqimi i domosdoshëm midis letërsisë së ideologjizuar së epokës komunisto-hoxhiste dhe letërsisë se pa-ideologjizuar të diasporës shqiptare. Dhe ky ballafaqim përmes këtij studimi vjen në një mënyrë krejt të natyrshme, pa asnjë tendencë politike apo qëllime dashakeqase ndaj mjaft prej shkrimtarëve të njohur shqiptarë, gjë që i bën nder jo vetëm autorit Leka Ndoja, me kët studim voluminoz prej 406 faqesh, por edhe krejt atyre që do të merren në të ardhmen me problemet e mëdha të letrave shqipe.
Në studim theksi vihet kryesisht mbi përballjet e letërsisë së diasporës me dy qendrat letrare, Tiranën dhe Prishtinën, por edhe mbi ndikimin që pati letërsia perëndimore ndaj letërsisë së diasporës shqiptare, gjë që letërsia brenda-shqiptare (Tirana dhe Prishtina) nuk e njohën mirë ose më mirë mund të thuhet se e shmangën sa qe e mundur këtë ndikim. Mund të thuhet pa frikë, se letërsia e diasporës jo vetëm arriti të ruajë identitetin e gjuhës dhe mendësisë shqipe jashte realitetit shqiptar, por mundi të përthithë edhe pse me vështirësi gjithë elementët modernizues të letërsisë se pa-ideologjizuar perëndimore të shekullit të njëzetë.
Studimi pasurohet edhe me kronologjinë e detajuar të jetës dhe veprës së shkrimtarëve, poetëve, piktorëve, studiuesve dhe albanologëve shqiptarë. Në këtë libër nuk përmenden vetëm emrat e shkrimtarëve botërisht të njohur, si Martin Camaj, Ernest Koliqi, Bilal Xhaferri, Arshi Pipa, at Zef Valentini, Fan Noli, Mit’hat Frashëri, Mustafa Merlika, Tahir Kolgjini, Jusuf Luzaj, Karl Gurakuqi, Nermin Vlora -Falaschi, etjer., por edhe shumë emra shkrimtarësh, piktorësh e studiuesish të tjerë, pak ose aspak të njohur për lexuesin shqiptar. Ky hulumtim skrupoloz dhe i gjithanshëm, e shndërron këtë libër në nji vepër ndër më seriozet, ose i jep atij, vlera universale për të tërë botën kulturore shqiptare, mbasi duhet të bindemi të gjithë se askush nuk mund të përjashtohet nga vlerat letrare, e askush nuk ngrihet më lart ose të ulet më poshtë jashtë koncepteve dhe rrjedhave letrare. Ka ardhë koha, (edhe pse me pak vonesë) ku secili autor shqiptar duhet të gjejë vendin e tij të merituar në Panteonin ende të shkapërderdhur të letrave dhe kulturës shqipe…
Studiuesi dhe kritiku Leka Ndoja, falë hulumtimeve shumëvjeçare e ka sjellë të gjallë frymën e kësaj periudhe, me krejt aktivitetet letrare të diasporës dhe vështirësitë e ndërkomunikimeve mes personazheve dhe veprave letrare, të detyruar tashmë të punonin dhe të krijoheshin jashtë trungut të Atdheut, kryesisht në ato të diasporës në Itali dhe Amerikë, e më vonë edhe asaj në Gjermani të ngritur prej Martin Camajt. Aty shihen qartë edhe raportet ekonomike, politike dhe organizative, por edhe problemet me të cilat u përballën shkrimtarët shqiptarë të diasporës (ezilit) në harkun e nji gjysëm shekulli diktaturë në vendin e tyre, ku themelimi dhe mbajtja gjallë e revistave letrare, si Shejzat, Koha e Jonë, Krahu i Shqiponjës, apo Vatra, të cilat mbetën monumente të kësaj mbijetese të vështirë letrare dhe kulturore. Aty ndjehen qartë sakrificat e bëra nga shkrimtarët, kritikët dhe dashamirët e letërsisë po edhe nga mecenatë si Rosolin Petrotta dhe Isa Ndreu, për t’i mbajtur gjallë këto revista, në kushtet e nji presioni të egër, sa më gjatë e sa më cilësisht të qe e mundur. Aty ballafaqohesh me pengesat që haste diaspora letrare për botimin e prurjeve letrare, raportet e ndërsjellta midis autorëve, fakti që Prishtina një kohë shërbeu edhe si “kryeqytet letrar” i saj, apo dilemat e gjetjes së ndonji pike konvergimi me letërsinë dhe kulturën shqipe të mbyllur në vetvete, përgjat 45 viteve të diktaturës hoxhiste. Aty referohen të gjithë aktivitetet letrare të bëra nga shkrimtarët e diasporës deri në vitin 1991, pa anashkaluar edhe artet e tjera, si piktura, (piktorët Ibrahim Kodra e Lin Dedja), studimet kritike e albanologjike (si At Zef Valentini e Namik Ressuli), teatri, ngjarjet historike deri edhe problemet e rrymat fetare të shekullit të kaluar, si fjala vjen ateizmi hoxhist, përballja dhe ndikimi i tij në letërsi apo artet në diasporë, si dhe reagimet e shkrimtarëve të diasporës ndaj ateizmit shqiptar? Përmenden edhe albanologët e njohur si Zef Valentini dhe Namik Resuli, për kontributet e tyre në studimin, lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe.
Nuk nënvlerësohet as jeta private e autorëve, ndikimi i mjedisit social, raportet ndërintelektuale apo humbjet e personaliteteve… e deri tek oborri, lulet, sokakët, apo arsimimi i autorëve, dialektet, faktorët soc-politikë para ardhjes së diktaturës hoxhiste. Studimi mbetet shumë i vlefshëm, jo vetëm për lexuesit apo kulturëdashësit shqiptarë, që dëshirojnë ta njohin këtë anë të pasme të letërsisë shqipe, asaj të syrgjynosur, por kryesisht për studentët, studiuesit, pedagogët dhe shkollat mbasi aty, shpjegohet shkencërisht dhe mënyrë sistematike se si ka funksionuar sistemi letrar kombëtar edhe në rrafshe më të gjera e më të ndërthurura me botën. Mjaft nga veprat e autorëve të njohur analizohen deri në detaje, duke u kaluar në sita të imëta stilistike, kritike, humaniste, gjuhësore, poetike dhe historike.
Autori flet mjaft edhe për sisteme e nënsisteme letrare. Sistemet letrare janë qendrat e mëdha të kulturës së një kombi, që kur futen nën kontrollin autoritar të diktaturave dhe mbështeten vetëm në ideologjitë politike, hasin vështirësi mbijetese, ndërkohë që nënsistemet e krijuara jashtë këtij kontrolli, siç ndodhi edhe me letërsinë e diasporës, arrijnë të shfaqen edhe si sisteme letrare… Kjo letërsi, dhe ky nënsistem edhe pse u mallkua apo u përbalt prej krejt mekanizmave propagandistikë hoxhiste, edhe pse në kushte tejet të vështira arriti t’i mbijetojnë falë përkushtimit dhe idealizmit të shumë prej kontribuesve letrarë dhe kulturorë të këtij nënsistemi letrar. Sa i përket nënsistemeve letrare, sipas autorit, shpesh janë letërsitë e përjashtuara për dy arsye: e para nga natyra disidente e letërsisë, si në rastin e letërsisë së diasporës, e cila vuri gjithmonë në vend të parë Humanitetin, dhe interesat kombëtare shqiptare; dhe e dyta Letërsitë komerciale, të cilat arrijnë të dominojnë edhe sistemet letrare duke u mbështetur kryesisht në përfitimet personale të shtëpive të mëdha botuese.
Ky studim, sipas gjithë gjasave do ta plotësojë e do ta pasurojë tablonë e letërsisë shqipe të shekullit të shkuar. Aty theksohet se nuk duhet të ketë më shkrimtarë të përjashtuar, shkrimtarë të mallkuar e të mohuar mbi bazën e ideologjive politike, apo rivaliteteve letrare! Mbetet që ky studim serioz të përfshihet edhe në programet e letërsisë shkollore, e në veçanti në ato të mesme dhe universitare si model i korrektesës kritike, skrupulozitetit shkencor, por edhe i thellësisë dhe paanshmërisë, me qëllim që studentët e së nesërmes të krijojnë ide dhe tablo sa më të qarta dhe sa më të plota rreth letërsisë shqipe, para dhe pasdiktatoriale…
Prishtinë,20.09. 2009(botuar në libër si dhe Floripress,
Twitter,Facebook )
Letërsia e diasporës shqiptare
Nga Flori Bruqi
Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore shqiptare duhet vështruar në një kontekst dhe më të gjerë gjeografik, d.m.th dhe përtej kornizës ngushtësisht nacionale.
Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime dhe në diasporë. Sa i takon zhvillimeve të saj në diasporë, letërsia shqiptare mund të shikohet gjeografikisht brenda dy vatrave:
Vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj.
Vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.
Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku sot e kësaj dite jetojnë rreth 90.000 arbëreshë, që vazhdojnë të flasin shqipen.
Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve 1950, kur dhe nisi të botohej revista "Shejzat" nga profesor Ernest Koliqi në Romë e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj.
Këto revista ndikuan në krijimin dhe publikimin e një brezi poetësh e shkrimtarësh që shkruan në arbërisht.
Veç të tjerash, një pjesë e tyre funksionoi dhe funksionon dhe si shtëpi botuese, duke publikuar kolana të tëra me poezi dhe vepra të tjera letrare.
Ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kësaj vatre duhen përmendur:
Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, Solano kthehet në vendlindje. Aktiv në shumë fusha të letrave, ai është kryesisht poet, prozator dhe dramaturg. Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë: Burbuqe t`egra, 1946, Shkretëtira prej gurit, dramë, 1974, Tregimet e Lëmit, etj.
Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes.
Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: Zgjimet e gjakut, Këngë arbëreshe, 1982, Hapma derën zonja mëmë, 1990 etj.
Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar triologjinë poetike: Shpirti i arbërit rron; Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon; Shpirti i arbërit rron. Vuan dega e hershme.
Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. I angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare", i shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik, ai është autor i rreth dhjetë librave poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t`arbreshë.
Poemë gjysmëserioze arbëreshe, Orëmira, Për tokën fisnike të Horës etj.
Padyshim që letërsia arbëreshe vazhdon jetën me të tjerë shkrimtarë, shumica syresh të rinj, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.
Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku kanë lulëzuar shkrimet shqipe që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është Rumania.
Një ndër personazhet më të rëndësishëm të letrave bashkëkohore shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht.
Mjaft prej veprave dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes.
Po aq e rëndësishme sa dhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë njohur organizime të hershme të komunitetit shqiptar.
Një figurë që vlen të merret në konsideratë nga njerëzit e letrave shqipe, është Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e libra me tregime.
Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.
Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është prof.Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare prof.Arshi Pipa (1920- 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist.
Më 1944 ai dre`tori revistën "Kritika" dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi Lundërtarë. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete americane deri sa doli në pension.
Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi Libri i burgut 1959, dhe më vonë dhe vepra të tjera.
Një ndihmesë të jashtëzakonshme Arshi Pipa do të japë dhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operon me metoda moderne studimi.
Si përfundim, mund të themi, se aktualisht po bëhen përpjekje që të gjitha këto baza dhe këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të komunikojnë dhe të integrojnë mes vetes për ta përcaktuar dhe krijuar saktësisht nocionin letërsi kombëtare në gjuhën shqipe.
Twitter,Facebook )
Ndikimi i pushtuesit otoman në kulturë
Nga Flori Bruqi
Vendi ishte kthyer pas në një fazë zhvillimi ekonomiko-shoqëror historikisht të kapërcyer. Rrjedhat normale të kulturës shqiptare, që ecte në një hap me humanizmin evropian, u ndërprenë. Pasoja e parë e pushtimit ishte hemorragjia e elitës intelektuale në Perëndim. Prej saj u shquan figura, që bënë emër në botën humaniste, si historiani M. Barleti (1460-1513), që botoi në Romë më 1510 një histori të Skënderbeut, e cila u përkthye thuajse në të gjitha gjuhët e Evropës, ose M. Beçikemi (1408-1526), Gj. Gazulli (1400-1455), L. Tomeu (1456-1531), M. Maruli (shek. XV), M. Artioti (1480-1556) e të tjerë, që u dalluan në fusha të ndryshme të shkencës, të artit e të filozofisë.
Ndërkaq, në vend jeta kulturore u fashit, monumentet e kulturës materiale e shpirtërore u zhdukën nën rrënojat e shkatërrimit të luftërave; gjysmëhëna e uli kryqin dhe gati dy të tretat e popullatës në fund të shek. XVII ishin konvertuar në fenë islame. Por ky ndryshim drastik i strukturës fetare nuk pengoi që Shqipëria të ishte përherë një nga provincat më të paqeta të Perandorisë dhe as që kultura shqiptare të mbijetonte edhe në kushtet e një pushtimi disashekullor, nën trysninë e islamit e të botës kulturore të orientit, që pati një ndikim të thellë e të gjithanshëm në të, veçse pa arritur të shtypë natyrën shqiptare të kulturës vendëse.
Qëndresa në fushën e kulturës u shpreh në radhë të parë përmes lëvrimit të shqipes në lëmë të botimeve të teksteve kishtare, kryesisht të qarkut konfesional katolik në veri, por edhe ortodoks në jug. Reforma protestante gjallëroi shpresat e zhvillimit të gjuhës e të traditës letrare vendëse kur prifti Gj. Buzuku solli në shqip liturgjinë katolike, duke dashur të bëjë për shqipen atë që bëri Luteri për gjermanishten.
“Meshari” i Gj. Buzukut, botuar prej tij më 1555, mbahet deri më sot, si e para vepër e shqipes së shkruar. Niveli i përpunuar i gjuhës dhe ortografia e stabilizuar duhet të jetë rezultat i një tradite më të hershme të shkrimit të shqipes, traditë që nuk njihet. Por ekzistojnë disa dëshmi fragmentare më të hershme se vepra e Buzukut, të cilat flasin për shkrimin e shqipes të paktën nga shek.XIV: E para dëshmi që njihet është e vitit 1332, e dominikanit frëng Gulielm Adale, kryepeshkop i Tivarit, i cili në një relacion latinisht shkruan se shqiptarët kanë në përdorim në librat e tyre shkronjat latine edhe pse gjuha e tyre është fare e ndryshme nga latinishtja. Me rëndësi të veçantë janë:Nnjë formulë pagëzimi (Unte paghesont premenit Atit et Bizit et spertit senit) e vitit 1492, shkruar shqip brenda një teksti latinisht, nga peshkopi i Durrësit Pal Engjëlli; nje fjalor me glosa shqip i vitit 1497, i gjermanit Arnold fon Harf, i cili pat kaluar si udhëtar në Shqipëri dhe një fragment nga Ungjilli i Shën Mateut, po shqip, por me shkronja greqisht, i shekullit XIV .
Shkrimet shqip të këtyre shekujve s’duhet të kenë qenë vetëm tekste fetare, por dhe kronika historike, për të cilat flet humanisti M. Barleti, i cili në librin e tij “Rrethimi i Shkodrës” (1504) pohon se ka pasur në dorë kronika të tilla të shkruara në gjuhën e popullit (in vernacula lingua).
Me gjithë pengesat që krijoi Kundërreforma për lëvrimin e gjuhëve nacionale në literaturën kishtare, ky proces nuk u ndërpre. Gjatë shek. XVI-XVII u botuan në shqip katekizma “E mbësuame krishterë” (1592) e L. Matrëngës, “Doktrina e krishterë” (1618) dhe “Rituale romanum” (1621) të P. Budit, shkrimtari i parë i prozës dhe i poezisë origjinale shqipe, një apologji për Gjergj Kastriotin (1636) nga F. Bardhi, i cili botoi edhe një fjalor e lëndë folklorike, traktati teologjik-filozofik “Çeta e Profetëve” (1685) i P. Bogdanit, mendja më universale e mesjetës shqiptare.
Vepra e Bogdanit është një traktat teologjik-filozofik që trajton me origjinalitet, duke shkrirë të dhëna nga burime të ndryshme, çështje kryesore të teologjisë dhe një histori biblike të plotë, si dhe probleme të komplikuara të skolastikës, të kozmogonisë, astronomisë, pedagogjisë, etj. Bogdani solli në kulturën shqiptare frymën humaniste dhe vlerësoi rolin e dijes e të kulturës në jetën e njeriut; ai me veprën e tij të shkruar me një shqipe e stil të përpunuar, shënoi një kthesë në historinë e letërsisë shqipe.
Gjatë shekullit XVIII njohu një gjallërim më të madh literatura e qarkut kulturor konfensional ortodoks e mysliman. Një anonim prej Elbasanit sjell në shqip copa të ungjillit, T. H. Filipi, po prej Elbasanit, “Dhjatën e Vjetër dhe të Re”. Këto përpjekje u shumuan në shekullin e ardhshëm, me botimin më 1827 të tekstit integral të “Dhjatës së Re” nga G. Gjirokastriti dhe me korpusin e madh të përkthimeve kishtare të K. Kristoforidhit (1830-1895), në dy dialektet e shqipes, botime që ndihmuan procesin e integrimit të tyre në një gjuhë letrare të njësuar dhe vunë bazat për krijimin e kishës kombëtare të shqiptarëve me liturgjinë në gjuhën e tyre.
Ndonëse në kahe të kundërt me këtë prirje, duhet përmendur edhe kultura e Voskopojës, e cila gjatë shek. XVIII u bë një vatër e madhe qytetërimi dhe metropol i gadishullit ballkanik, me një Akademi e shtypshkronjë dhe me personalitete si T. Kavalioti, Dh. Haxhiu, G. Voskopojari, veprat diturore, filologjike, teologjike e filozofike të të cilëve objektivisht i ndihmonin shkrimit e njohjes së shqipes. Edhe pse letërsia që u zhvillua në Voskopojë, ishte kryesisht në gjuhën greke, nevoja për t’i vënë gardh islamizmit, bën të domosdoshme edhe përdorimin e gjuhëve amtare, duke inkurajuar zhvillimin e kulturave kombëtare. Në shkollat e Voskopojës u përdorën dhe arumanishtja e shqipja për mësimin e greqishtes, kurse në shtypshkronjën e saj u shtypën edhe libra arumanisht.
Veprat e shkrimtarëve dhe dijetarëve të Voskopojës kanë sjellë disa elemente të ideve të iluminizmit evropian. Më i shquari ndër ta, Teodor Kavaljoti është një erudit i kohës. Sipas dëshmive të profesorit gjerman Thunman, vepra e Kavaljotit, që mbeti e pabotuar, në pjesën më të madhe ka trajtuar çështje pothuajse nga të gjitha degët e shkencës filozofike. Në të ndjehet ndikimi i Platonit, Dekartit, Malëbranshit dhe Leibnicit.
Rezultat i ndikimit të islamit dhe të kulturës së pushtuesit, ishte formimi gjatë shek. XVIII i një shkolle poetike, ose i një letërsie të shkruar në gjuhën shqipe, por me alfabetin arab. Autorë të saj si: N. Frakulla, M. Kyçyku, S. Naibi, H. Z. Kamberi, Sh. e D. Frashëri, Sheh Mala, e të tjerë, trajtuan në veprat e tyre motive të huajtura nga letërsitë orientale, shkruan mevludë e divane me një gjuhë të mbytur nga orientalizmat, lëvruan lirikën dhe epin religjioz. Kjo shkollë nuk pati jetë të gjatë dhe as ndikim të veçantë në zhvillimet e pastajme letrare. Për të plotësuar kuadrin e zhvillimit kulturor të Shqipërisë në shek. XVI-XVIII duhet shënuar, se pati nga autorë vendës vepra të shquara në fushë të arkitekturës dhe të pikturës ikonografike, ku u dalluan Onufri dhe i biri Nikolla (shek. XVI) dhe K. Shpataraku e D. Selenica (shek. XVIII) të cilët vazhduan traditën e artit fetar post-bizantin, por jo pa ndikime nga Rilindja evropiane. Në fushë të artit islam mund të përmenden kryesisht ndërtimet e kultit.
Shekulli XIX, shekulli i lëvizjeve nacionale në Ballkan, i gjente shqiptarët pa një traditë të mjaftueshme të zhvillimit shtetëror, gjuhësor e kulturor unitar, me një mendësi individualiste dhe regjionaliste, të trashëguar nga psikologjia e bajrakut dhe e fisit, për pasojë me një vetëdije kombëtare të pazhvilluar, por me një shpirt rebelimi spontan. Në këtë situatë historiko-kulturore nisi të merrte jetë një lëvizje e organizuar mendore dhe letrare që mori emrin Rilindja Kombëtare Shqiptare. Ajo u frymëzua nga idetë e romantizmit nacional dhe të iluminizmit, që u kultivuan në rrethet e inteligjencës shqiptare, e cila jetonte kryesisht në mërgim, në kolonitë e vjetra shqiptare në Itali dhe në ngulimet më të reja në Stamboll, Bukuresht, SHBA, Sofje e Kajro.
Ringjallja nacionale, mbrujtja e shqipes si gjuhë e kulturës, organizimi i arsimit kombëtar dhe themelimi i letërsisë kombëtare, në rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit të pavarur, në rrafshin politik, këto ishin synimet e kësaj lëvizjeje prej së cilës lindi shkolla e romantizmit shqiptar. Ishte ky një romantizëm tipik ballkanik, i mbrujtur me frymën e çlirimit kombëtar, me nostalgjinë e mërgimtarit dhe me patosin retorik të evokimit të mesjetës shqiptare, domethënë të luftërave të Gjergj Kastriotit. Kjo shkollë letrare lëvroi kryesisht poezinë. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftëtar, e më pak njeriu tragjik. Nga motivet dhe format poetike, ajo ka lidhje të ngushta me traditën folklorike. Gjurmimi i kësaj tradite dhe botimet në fushë të saj (“Rapsodi të një poeme arbëreshe” më 1866 nga De Rada, “Përmbledhje të këngëve popullore dhe rapsodi të poemave shqiptare” më 1871 nga Z. Jubani, “Bleta shqiptare” më 1878 nga Th. Mitko, etj.), ishin pjesë e programit kulturor të Rilindjes Kombëtare për afirmimin e identitetit etnokulturor të shqiptarëve.
Dy janë përfaqësuesit më të mëdhenj të romantizmit shqiptar të shek. XIX: J. De Rada (1814-1903), lindur e vdekur në diasporën shqiptare në Itali e shkolluar atje dhe N. Frashëri (1846-199), lindur në Shqipëri, i shkolluar në Zosimea të Janinës, por i mërguar dhe vdekur në Stamboll. I pari është poeti romantik shqiptar i rritur në klimën e romantizmit evropian, i dyti romantiku shqiptar që tret në poezinë e tij ndikimet e poezisë lindore, sidomos persiane, me frymën dhe shpirtin e poezisë së romantizmit perëndimor.
Poetry and Literature
Albanian literature is a European literature and yet it has evolved in relative isolation from the mainstream of European culture. The Albanian people, who stem from the indigenous nomadic tribes of the southwestern Balkans, and who are at home in some of the roughest mountain terrain of the whole peninsula, consolidated their settlements far from the major crossroads of European civilization. Theirs was and continues to be a different, and quite unique European culture, and their written literature still reflects many of its particular characteristics. This is indeed one of the factors that make Albanian literature so fascinating.
Unfortunately, very little has been written about Albanian letters, with the exception, of course, of works published in Albanian itself. At the international level, the subject is still largely neglected. This neglect derives primarily from the lack of international specialists with a solid knowledge of literary Albanian and is not due to any lack of creative literature itself.
The present volume, Albanian literature: a short history, endeavours to fill the gap by providing a concise overview of the development of creative writing in Albanian. It focusses on the major authors and currents of Albanian literature from the earliest texts in the thirteenth, fifteenth and sixteenth centuries to the beginning of the new millennium, and is designed for the general reader who may not have any particular knowledge of the field. As such, it should serve as a useful reference guide for all those interested in Balkan cultures, in comparative literature and in European cultural history in general.
Albanian literature was late to evolve, and its development, indeed its very existence, was threatened in many periods. The first book published in Albanian that we know of was written in 1555. Despite this and other early works, one can only really speak of a national literature in Albania from the late nineteenth century onwards.
The tender plant of Albanian literature grew in a rocky soil. Time and again it sprouted and blossomed, and, time and again, it was torn out of the earth by the brutal course of political history in the Balkans. The early literature of Christian Albania disappeared under the banners of Islam when the country was forcefully incorporated into the Ottoman Empire. The still little-known literature of Muslim Albania withered in the late nineteenth century when the Albanians turned their backs on the Sublime Porte and strove to become an independent European nation. The solid beginnings of modern literature in the 1930s were weeded out ruthlessly by the Stalinist rulers who took power in 1944 and held onto it until 1990. Finally, the literature of Albanian socialist realism, which the communist regime had created, became outdated, untenable and unwanted the moment the dictatorship collapsed. Over long periods of their history, the Albanians were even forbidden by law to write and publish in their own language. A ban on Albanian-language books and schooling was in force throughout Albania virtually until the end of Ottoman rule in 1912, and a similar ban was maintained in Kosova under Serb rule, officially or unofficially, until the 1960s.
Nonetheless, this tender plant has produced some stunning blossoms in that rocky and legendary soil, many of which merit the attention of the outside world.
Prishtinë,20.09. 2009(botuar në libër si dhe Floripress,
Twitter,Facebook )
__________________
2019/08/15
Gezim Basha : Mbrese nga e ardhmja
Mbrese nga e ardhmja
*****NARATION*****
M'i bezdisen thneglat plaget kendej pari
Burrerisht ndryja lotet prej zemervrari.
M'u rendet, o miq-
-engjuj me kthetra,
M'u renden ditet dendur meri
Shkela kufij kohrash te vjetra
Befas u gjenda
ne ardhmeri.
Orakuj te vetshpikur,
S'ju pashe andej pari
Mbi ju te gjithe kish mbire bari!
Mrekullite dhe shemtite qene shtuar ne bote
Miss Albania '92 ish plakur e rudhur
Dhe shume librari
Qene bere sex-shop.
Pyjet qe ne vrame dimrin e shkuar
Lotet akoma i ndrynin ne sytha
SIDA s'kish vaksine,kish lindur thenia
Fundi botes sone do ti vije nga b...
Mekataret lanin duart dhe...Aleluja!
Serish frere,maska, idole,statuja...
Une ku te shkoja,
Po une ku te veja...?!
Ngado me flaknin shuplaka percmimi
Qortoja veten,vetja me ngjante
Monedhe e dale nga qarkullimi.
-Ku do t'i perplasesh kryet o i gjore,
Gur'i rende peshon ne kohe te vet
Qesendime proverbash ore e pa ore
Kur ja aty pari u gjend nje poet.
-Ku je?!-ithashe une
-Po ku je?!-tha ai
Benim sikur zemrat i mbanim ne duar
I levdoja vjersha qe fare s'i di
Me shau vjersha qe une s'i kam shkruar!
Vone i tregova c'jete bejme ne
Ai me degjoi dhe u shkreh ne lot
-C'fat do te ish,-tha,
-te jetonim dje...
D.m.th sot!
Trifon Xhagjika (1932-1963)
NDIHMOMENI TE QESH!
Nuk mundem,
nuk mundem,
nuk mundem.
E pashe Atdheun lakuriq,
(vetem pa miq e shoke)
mundohej te kepuse nje dege dafine
nga lavdia e shekujve.
Atdheun e dija te urritur!
Por sa i vogel qenka!
As nje dege nuke e kepuste dot.
E mora per dore
ta rrit ne zemren time...
Vellezer-
Po e kerkuat Atdheun,
e kam une.
Ndihmomeni te qesh.
Ndihmomeni te gezoj.
Atdheu eshte lakuriq!
1963
Trifon Xhagjika (1932-1963) u lind ne nje fshat te Zagorise
(Gjirokaster) ne nje familje te thjeshte qe shquhej per ndershmeri e patriotizem. Pasi kreu studimet e larta, sherbeu ne ushtri. Me 1963 u arrestua bashke me nje grup te rinjsh e u denuan me pushkatim. Poezia ishte pasioni i tij. Per rrethanat qe iu krijuan, ai botoi pak. Vargjet e tij shquhen per thellesi, ndjenje e sinqeritet. Mjaft nga poezite e pabotuara kane humbur. Nje pjese e tyre eshte botuar ne vellimin "Atdheu eshte lakuriq"(1994).
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...