Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/10/30

Akademik Prof.Dr.Eshref Hasan Ymeri,Ph.D (1938-)



Eshref Hasan Ymeri. lindi më  datën 25.12. 1938 - në Smokthinë të Vlorës, lindi një nga figurat më të shquara të Labërisë, në fushën e gjuhësisë.

Rezultate imazhesh për eshref ymeri

Eshref Ymeri është një personalitet dhe individualitet i veçantë i kulturës kombëtare, një erudit që ka dhënë vlera të pallogaritshme në fushën e gjuhësisë, të përkthimtarisë dhe të publicistikës. Është autor bashkëkohor që ka vënë një gur të rëndë në kolanën e artë të kulturës kombëtare. Prandaj, me vullnetin që e ka karakterizuar në punën e tij të palodhshme, e ka renditur veten në ELITAT E KOMBIT.

“Prindërit e Eshrefit nuk jetojnë më,
por një amanet i lanë,
që ta dojë jetën dhe vatan!

Biri i tyre me ndërgjegje kombëtare, thotë:

“Gjuhën shqipe kam NËNË DHE BABË!”

Me punën e tij sistematike qysh kur nisi të mëltojë ABC-ën dhe gjithë jetën, me etjen për dije e kulturë, Eshref Ymeri e ka quajtur veten gjithmonë nxënës. Gjithë jeta e tij është shkollë.

Rezultate imazhesh për eshref ymeri


Për të njohur personalitetin e veçantë të Eshref Ymerit, mjafton që institucionet shtetërore të shkencës dhe të kulturës të lexojnë analizat që Mira Meksi u bën veprave“Përkthimi, një histori pasioni” (botim i vitit 2015) dhe “Arti i përkthimit gojor”(botim i vitit 2018), apo analizat që Prof.dr.Hajri Shehu u ka bërë dy veprave të tij “Fjalor frazeologjik rusisht shqip” (botim i vitit 2015) dhe veprës“Arti i përkthimit gojor” (me parathënie të Abdurrahim Myftiut dhe pasthënie të prof.asoc.dr. Alba Frashërit. Këto vepra mbartin vlera të mëdha njohëse dhe shërbejnë si një shkollë e vërtetë për të gjithë ata përfaqësues të brezit të ri që kanë pasion t’i futen punës me zell në fushën e leksikografisë dhe të përkthimtarisë.Ato e meritojnë të zënë vendin që u takon në thesarin e kulturës kombëtare.



Si u formua, Eshref Ymeri, si Personalitet dhe Individualitet i shquar i kulturës kombëtare? 

Rezultate imazhesh për eshref ymeri


Eshrefi, është i biri i Hasan Ymerit, veteran i Luftës së Vlorës, i dekoruar nga Presidiumi Kuvendit Popullor të R. P. Sh. me medaljen “Për veprimtari patriotike”.

Ai u rrit dhe u edukua me atdhedashuri, pasi në formimin e tij ndikuan, jo vetëm prindërit, familja, por kujtoj se, e ëma, Kale Hodo Ymeri, ishte e bija e Hodo Ali Nivicës, një nga figurat e shquara (përkrah Zenel Gjolekës dhe Tafil Buzit) të kryengritjeve antiosmane në messhek. XIX).
Rezultate imazhesh për eshref ymeri


 Kurse stërgjyshërit nga i ati, Lulo dhe Muk Bajrami, kanë qenë bashkëluftëtar të Bilbilenjve legjendarë të Progonatit, të cilët, me urdhër të pashait, i varën në Rrapin e Janinës. 

Rapsodi nga Smokthina, Xhevit Zeneli, në këngë thotë:

 “Lulua me Muk Bajramë /Gji në gji ç’e dhanë xhanë”.



Rezultate imazhesh për eshref ymeri

Nga viti, 1947-1955, Eshrefi kreu arsimin 7-vjeçar në Smokthinë. 

Më,1959 përfundoi gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë. Nga1959 - 1961 - student në Shën Petërburg (ish-Leningrad). Nga1962- ‘66, përfundon studimet e larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. 

Për 11 vite deri më 1977, ka qenë Pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë të U.T.



 Prej 17 majit deri më 10 tetor të vitit 1975, e dërguan me shërbim në Kinë (Pekin), ku, ndoqi nga afër botimin në gjuhën ruse prej 1000 faqesh të vëllimit II të veprave të zgjedhura të E.Hoxhës.

Shtator,1977- 25 mars, 1979, qëndron pa punë, pasi e transferuan padrejtësisht në Kukës. 

Rezultate imazhesh për eshref ymeri


Ndërkohë, punon si përkthyes i jashtëm i gjuhës ruse pranë Sh.B “8 nëntori”. Nga 1979-‘81 kalon përkthyes efektiv në Sh. B.“8 nëntori”. 


Prej 01 gusht, 1981-31 tetor, ‘89 - shef i Redaksisë së botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 nëntori”, i cili vazhdon deri më 1991
Rezultate imazhesh për eshref ymeri

Prej 01 janar 1992 - 31 gusht 2003 - Pedagog në U.T. Ndërsa më 1 shtator 2003 doli në pension. Dalja në pension për gjuhëtarin Ymeri, ishte nisma e një beteje studimore, të cilën e ka kryer me sukses.

Univ.Tiranë, në kuadrin e programit TEMPUS, më 02 dhjetor 2001, e përfshiu E.Ymerin në një grup pedagogësh të përkthimit nga gjuhë të ndryshme (anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja dhe italishtja), të cilët i dërgoi në Britaninë e Madhe, pranë Universitetit të Uestminsterit, ku qëndrouan një javë për shkëmbim përvoje në fushën e përkthimit.

Rezultate imazhesh për eshref ymeri


Aktiviteti pedagogjiko-shkencor konsiston në hartimin dhe botimin shtatë(7) teksteve mësimore prej 1968-2002, të cilët u vijnë në ndihmë studentëve të katedrës së gjuhës ruse.

 Ka dhënë lëndën e gjuës ruse në të katër kurset e gjuhës ruse, gramatikën, analizën e tekstit, si dhe ka zhvilluar kurse leksionesh, si në stilistikë, gjuhësi, letërsi ruse dhe në përkthim.

Ka botuar artikuj metodiko-shkencorë dhe shkencorë në gazetën “Mësuesi”, në revistën “Studime filologjike” dhe “Gjuha jonë” gjatë viteve 1970-1980.

Gjatë viteve 1978-1990, ka përkthyer 3200 faqe letërsi politike nga gjuha shqipe në gjuhën ruse. 

Prej vitit 1998 e në vazhdim, ka përkthyer e botuar vepra letrare-artistike të shkrimtarëve të ndryshëm: Aleksej Prijma“, F.M. Dostojevski, (6 libra), Italo Kalvino, Nikollaj Kolada, Ludmilla Razumovskaj, Zheni Kostandinova; Zhorzh Amadu, Kobo Abe, Leonid Grossman:
Përkthime nga shqipja në rusisht
Vath Koreshi:“Porta Eva”.

Skenar filmi, prodhim shqiptaro-rus.

*“Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin(përgatiti për botim dhe botoi Instituti shqiptar i mendimit dhe i qytetërimit islam (Tiranë 2008).

Është bashkautorë i disa Fjalorëve:

“Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore” (me bashkautorë, 1990).

“Fjalor frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautor, 1997).

“Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe” (me bashkautorë, 2002).

“Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautorë, 2007).

 “Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe” (i pasuruar dhe i ripunuar) (me bashkautorë, Tiranë 2007).“Fjalor frazeologjik rusisht-shqip”, me 25160 shprehje frazeologjike, -2015), një pasuri e vyeer e lksikologjisë.

Gjithashtu është redaktor i dy fjalorëve, rusisht-shqip dhe shqip–rusisht.

Prej vitit 1991 dhe deri tani ka botuar 1237 artikuj publicistikë në mbrojtje të çështjes kombëtare, veçanërisht në mbrojtje të Çështjes Kombëtare të Kosovës, të Çamërisë, të popullit shqiptarë në Maqedoni, kundër qëndrimeve shoviniste të grekosllavizmit dhe sidomos kundër politikës shoviniste rusomadhe në raport me kombin shqiptar, kundër pushtimit të kishës sonë ortodokse nga kisha shoviniste greke.

Vend të veçantë zënë edhe artikujt e tij kritikë, me vlerësime për vepra artistike të autorëve të ndryshëm.

 Krahas intelektualëve të tjerë nacionalistë, ka ngritur zërin e tij të fuqishëm për ribashkimin e trojeve tona etnike. Në publicistikën e tij kanë rënë në sy edhe artikuj me tema shoqërore apo edhe artikuj polemikë.

Me vlera janë botimet:

“Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse”(me bashkautor,2006).

“Antologjia e kryqëzimit: Rusia dhe çështja shqiptare 1878-2012”(me bashkautor.2012).“Përkthimi, një histori pasioni” 2015). “Arti i përkthimit gojor” (2018).

Kualifikimi shkencor i E.Ymerit:


Më,16. 12. 1989. Merr gradën shkencore “Kandidat i Shkencave”;. Grada “Kandidat i Shkencave”, datë 30.06. 1993, konvertohet në gradën shkencore “Doktor”.Më, 13. 12. 1994. 

Merr titullin “Asistent Profesor Më,11. 05. 2001. Merr titullin “Profesor”.

Përkthyes gojor: 

Si përkthyes nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusishte, ka marrë pjesë: a. në të gjitha konferencat e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi (PABSEK), të zhvilluara në Tiranë. b. në disa aktivitete të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluara në Tiranë; c. në disa aktivitete të UNICEF-it dhe të IOM-it të zhvilluara në Tiranë.

Si përkthyes, ka shoqëruar:

1. Delegacioniet e Parlamentit Shqiptar, me krerët si Pjetër Arbnori, gjatë vizitës në Rusi,

2. Delegacionin e parlamentit rus, të kryesuar nga zëvendëskryetari i tij, zoti Sergej Baburin, i cili gjatë qëndrimit në Tiranë,zhvilloi bisedime me:
a. Presidentin e Republikës, prof.dr. Rexhep Meidani;

 b. Kryetarin e parlamentit, prof.dr. Skënder Gjinushi; 

 c. Kryetarin e Këshillit të Ministrave, zotin Pandeli Majko;

ç. Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Shqiptar, zotin Sabri Godo. d. Kryetarin e opozitës, Prof.dr. Sali Berisha.

3. Delegacionin e Parlamentit të Armenisë,

4. Delegacionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë vizitave në Armeni:1998;1999.

-5. Delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri Safet Zhulali gjatë një vizite në Ukrainë .

6-Një grup gazetarësh nga Ukraina që vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë në Durrës dhe në Tiranë, 1999.

 -7. Tre grupe gazetarësht nga Ukraina që vizituan Kosovën 1999. 

-8. Një grup gazetarësh nga Federata Ruse që vizitoi Kosovën në nëntor të vitit 1999

Vlerësime

I. Shoqata kulturore atdhetare “Labëria”, me Kryetar Prof.dr. Ago Nezha dhe Sekretar Xhemil Çeli,me vendim të Forumit të saj, të datës 31 mars 2013, e ka nderuar me Diplomën “Personalitet i shquar i Labërisë”, me këtë motivacion:

“Profesor doktor, gjuhëtar i shquar, me kontribut të çmuar në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe njohjen e saj në rrethe të larta intelektuale në Evropë dhe në SHBA. 

Një nga bijtë e Labërisë, që me veprën, jetën e sjelljen e tij nderon trevën e lindjes dhe mbarë kombin shqiptar”.

II. Më propozim të Bordit dhe të Senatit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane Nju Jork, Prishtinë, Tiranë, Shkup, më datën 27 prill 2017 është pranuar anëtar i kësaj Akademie, me titullin e lartë  shkencor Akademik në AAAS në New York.

Akademik Prof. Migena Arllati 1974-)






Image preview

Akademik Prof. MIGENA ARLLATI, Mr. Sc e Gjuhësisë

Është e lindur në Elbasan / Shqipëri më 06.09.1974, në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Familjet e të dy prindërve të saj nga Elbasani (Bishqemi, Shabani), për shkak të titujve të fisnikërisë si pronarë tokash dhe intelektualë të arsimuar, nuk u panë aspak me sy të mirë nga regjimi 50 - vjeҫar monist, duke përjetuar raste burgosjesh politike, përjashtimesh nga puna për shkak të biografisë së “dyshimtë”, konfiskime pronash, ndalime të së drejtës për studime etj.

Migena Arllati jeton në qytetin e Gjakovës në Kosovë prej 24 vjetësh me bashkëshortin Behar dhe katër fëmijët (Bora, Rina, Triumf, Argen).

Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin Filologjik, dega gjuhë - letërsi në Universitetin publik “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Diplomoi për diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë.

Ka përfunduar studimet pasuniversitare Master për Gjuhësi në Qendrën Shtetërore të Studimeve Albanologjike në Tiranë.

Ёshtë Phd cand. - doktorrante e shkencës së gjuhësisë, specialiteti leksikologji, në Universitetin e Evropës Juglindore.

Karriera në gazetari:

Karriera e saj paraprihet nga dhjetë vjet angazhimi në gazetarinë radiofonike (radio Amadeus), të printuar (gazeta Lajm Exclusive), televizive (Tv Syri Vision) si dhe në Agjencinë e lajmeve KosovaLive.

Prej pasluftës së Kosovës, derisa punoi në media si gazetare e korrespondente, disa herë u shpërblye me çmime për punën e saj hulumtuese.

Në vitin 2002, organizata amerikane IREX e nderoi me Ҫmimin e dytë për projektin e saj radiofonik kushtuar sfidave të gruas së pasluftës në Kosovë;

Në vitin 2006, Qendra mediale “Dukagjini” i ndau Ҫmimin e parë për shkrimet lidhur me promovimin e punës dhe sfidat e femrës shqiptare.

Aktualisht është profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ka punuar për katër vjet si Ligjëruese e jashtme në Universitetin Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Prej kohësh ka konfirmuar vullnetin ndaj hulumtimeve shkencore në gjuhësi dhe punën në publicistikë e kritikë letrare, duke marrë pjesë me punime autoriale në dhjetëra Konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, si dhe me prezantime të nivelit ndërkombëtar në Slloveni, Itali, Zvicër, Gjermani e Angli.

Deri tani, është redaktore dhe recensente e rreth 70 vëllimeve me poezi e prozë të autorëve shqiptarë e tre të huaj.

Ka botuar shkrime nga fusha e kritikës letrare dhe publicistikës pothuajse në të gjitha gazetat dhe revistat që botohen në Kosovë, Shqipëri e rajon.

Znj. Arllati zhvillon një aktivitet të bujshëm edhe në kuadër të shoqërisë civile dhe organizatave humanitare, të cilat në vite e kanë nderuar me tituj të lartë.

Ajo mishëron përvojën e një intelektualeje të përhershme, guximin e një aktivisteje të palodhur dhe veprimtarinë e një humanisteje të papërtuar.

Prej kohësh përballet me ofertat për të hyrë në politikë, por ka vendosur të mbetet apolitike, duke i shërbyer shoqërisë si një intelektuale e pavarur.

Botimet:

Autorja deri tani ka botuar tetë libra:

1. Vëllimi me poezi: “Mendime në kornizë” (Shtëpia botuese “Ura”, Prishtinë 2012)

2. Monografia: “Lindur për t’u bërë mjek” (“Gjon N. Kazazi”, Gjakovë 2013)

3. Studimi gjuhësor: “Vështrim rreth shprehjeve frazeologjike në të folmen e Gjakovës” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2014)

4. Botimi studimor: “Patronimet, mbiemrat familjarë në Gjakovë” në bashkëautorësi me prof. M. Rogova (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2015)

5. Kritikë letrare e recensa: “Etern’Ars” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2016)

6. Leksikoni enciklopedik: “Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, 1886 - 2017”, në bashkëautorësi me prof. dr. A. Bishqemi (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2017)

7. Vëllimi me poezi: “Nuk dashurojnë perënditë” (Shtëpia botuese “Adonis”, Elbasan 2018)

8. Kritikë letrare e recensa: “Etern’Ars - vëllimi II” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2019)

9. Poezi shqip - italisht: “Puhizë fëshfërimash” – “Brezza di mormorii” (“Gjon N. Kazazi”, Gjakovë 2019)


Çmime në letërsi:

Krijimet poetike të saj janë prezantuar në disa përmbledhje Antologjike të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Rumani.

Në Mitingun e Poezisë mbajtur në Gjakovë në Maj 2013, u shpall si poetja më e mirë e Mitingut, duke u nderuar me çmimin “Yllka Domi”;

“FiloLet 2013” në Zvicër e nderoi poezinë e saj “Jeta ime poezi” me çmimin e dytë në konkursin vjetor ndërkombëtar;

Në Festivalin Kombëtar të letërsisë për të rinj, mbajtur në Podujevë në gusht 2014, zuri vendin e dytë në gjininë letrare të tregimit me tregimin “Piano”;

Në Konkursin mbarëkombëtar poetik nё Istog, në dhjetor 2015, triumfoi duke fituar Çmimin e parë “Dr. Ibrahim Rugova” me poezinë “Burri i dheut”;

Në Festivalin e Letërsisë, në janar 2016 në Podujevë, zuri vendin e dytë me poezinë “Ngadhnjim i ri”;

Në korrik 2016, zuri vendin e dytë me poezinë “Idealizëm” në manifestimin letrar mbarëkombëtar “Peja Poetike”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve;

Në shtator 2016 në Klinë, u nderua me Ҫmimin e parë për poezinë “Motiv monologu” në Takimet tradicionale kushtuar reporterit të luftës dhe poetit të ndjerë Tahir Desku;

Në dhjetor 2018 në Bajram Curr zuri vendin e tretë me poezinë “Unë, pianoja jote!” në konkursin poetik kushtuar dashurisë;

Në qershor 2019 në Zgatar / Sharr zuri vendin e parë me poezinë “Përjetësi në gjak”, kushtuar 20 vjetorit të lirisë së Kosovës.


Tituj të lartë:

*Qytetare Nderi në vendlindjen e saj, në Elbasan

Vendlindja e saj Elbasani, Bashkia e qytetit, e shpalli znj. Migena Arllati “Qytetare Nderi” me motivacionin:

“Për kontributin e shquar të saj si gazetare, shkrimtare, hulumtuese ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë, dhe një personalitet i shoqërisë civile në vend dhe diasporë”. Vendimi u mor me votim të hapur nga Këshilli Bashkiak në mars 2015.

*Në dhjetor 2016 laureohet nga “Albanian Excellent” në Tiranë për angazhimet e shumta në shoqërinë civile, punën e frytshme në letërsi dhe në arsimin shqiptar;

*Në qershor 2018 certifikohet nga Instituti shqiptar për Lidership: “Lidere e Mijëvjeҫarit të Ri”;

*Në korrik 2018 shpallet “Ambasadore për Paqe” nga Federata Universale e Paqes;

*Në gusht 2018 nderohet me titullin “Misionare e Kombit Shqiptar” nga Qendra e Artit dhe e Kulturës Shqiptare me seli në Tiranë;

*Në dhjetor 2018 nderohet me titullin “Imazhi shqiptar për kritikë letrare dhe publicistikë” nga Forumi mbarëkombëtar “Imazh & Media” në Tiranë;

*Në maj 2019 emërohet “Ambasadore e Shtetit”, e para përfaqësuese zyrtare e Republikës së Kosovës në “Universum Academy Zvicerland”;

*Në qershor 2019 Gazeta e Alpeve “Tropoja” e nderon me “Çmimin e Meritës”;

*Në gusht 2019 kryen me sukses të plotë “Akademinë Verore për Komunikim Diplomatik, Protokoll dhe Etikë” në Prishtinë, organizuar nga Academy for Diplomacy and Protokol & London College;

… si dhe dhjetëra e dhjetëra Mirënjohje e Falenderime nga institucione anë e kënd trojeve shqiptare;

Aktiviteti në shoqërinë civile:

Drejtoreshë e Fondacionit të gruas intelektuale “Nermin Vlora Falaschi”, dega në Gjakovë;

Nënkryetare e Organizatës Humanitare të Kryqit të Kuq në Gjakovë;

Anëtare e kryesisë së Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë;

Anëtare e kryesisë së Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë;

Zv.kryeredaktore e Gazetës së Alpeve;

Anëtare e Akademisë Shqiptaro - Amerikane e Shkencave dhe e Arteve me seli në Brooklyn, Nju Jork

Anëtare e Bordit drejtues të LShPA “Pegas” Albania;

Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;

Anëtare e Organizatës Botërore “Pentasi B World Friendship Poetry”;

Anëtare e Institutit Alb - Shkenca me seli në Tiranë, Prishtinë e Shkup;

Anëtare Nderi e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi;

Anëtare Nderi e Klubit të Çiklistëve “Gjakova 137”.

Flori Bruqi

Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D(1952-)

Rezultati i imazhit për Flori Bruqi"





Prof.Dr.Flori Bruqi Ph.D , lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.

Studimet i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). 

Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corrieradella Sera” etj).

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000)si dhe anëtar i Kryesisë në LSHK.

Është pronar i kompanisë “Flomed” nga Prishtina , si dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribuimin e preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë, si dhe “BorerChemie AG“ të Zvicres.

Flori Bruqi, me sukses të shkelqyeshëm e mbrojti punimin e magjistraturës në Universitetin “Hasan Prishtina” , në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit , me titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra”, para Komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. HysniDaka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.

Në punimin shkencor të magjistraturës nga lëmia e “Kineziologjisë fiziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore,ku gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë ka përdorur kriteret më të avansuara shkencore e të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.

Punimi i Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës bashkohore të Kineziologjisë fiziologjike në botë duke cituar 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.

Flori Bruqi, ka botuar mbi 50 mijë punime në shtypin e kohës , internet dhe revista shkencore me impakt ndërkombëtar.

Me sukses të lartë e mbrojti disertacionit me titull” Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike “(2016).

Në vitin 2016 u pranua anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane ,në New York ,ku dhe mban titullin shkencor Prof.Dr.Flori Bruqi,PH.D.

Bordi si dhe Senati i Akademisë i në korrik të vitit 2017 e ka emruar Drejtor për mardhënie me publikun pranë ASHASHA në New York (AAAS-it) për Kosovë,Shqipëri,Maqedoni dhe Amerikë.

Deri më tash ka botuar këta libra :

1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.

2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.

3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.

4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.

7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.

8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.

9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, NewYork, 2000.

10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.

11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.

12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.

13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.

14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.

15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).

16. Antropometri-JakovMilaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.

17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.

18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.

19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.

20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.

21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.

22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.

23.The economic aspects of sports recreation and health , Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.

24. Determinantat socio-psikologjike të ushtrimit firzik (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.

25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.

26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.

27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.

28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.

29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.

30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012

31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012

32.Vademecum për dezinfektues të “Borerchemie AG”,Prishtinë,2013.

33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.

34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.

35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.

36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.

37.Diademë letrare III,Tiranë,2015.

38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.

39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016

40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016.

41. Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë,Prishtinë 2017.

42. Dëshmi të krimit të pandëshkuar,Tiranë-Prishtinë,2017.

43. Shtëpia e verdhë”,Tiranë, Prishtinë 2019.

44. Përparsia në parandalimin e infeksionit(Zgjedhje inovative për institucionet Shëndetësore ,2019-2020,Prishtinë ,2019.

45.Vademekum i preparateve dezinfektuese –higjenike të “Schülke-Mayer”-it,Prishtinë ,2019.

46. Diademë letrare IV,Tiranë,Prishtinë, 2020.

47. “Leksikon Enciklopedik” (ASHASHA) New York,Tiranë,
Prishtinë,Shkup,2020.

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mbi 50 mijë punime në shumë web faqe interneti (2003-2020).

Nga viti 2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web-faqës elektronike “ Agjencioni Floripress” si dhe mbanë titullin shkencor Prof.Dr.Ph.D në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në SH.B.A.

Vilhelme Vrana Haxhiraj (1944-)





Rezultati i imazhit për vilheme vranari Haxhiraj



Vilhelme Vrana Haxhiraj



Lindi në Kaninë më 08.12.1944. U arsimua me shumë vështirësi.

Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetëm për tri (3) lëndë. Internohet përsëri me familjen Vrana dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit.

Rifitoi të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë .

Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990-të rifilloi punë në arsim dhe u muarr me publicistikë. Më 1997, e rinxjerrin jashtë radhëve të arsimit dhe vazhdon pa punë si demokrate .

Pas viteve 1990 ka punuar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Vlen të përmëndet si një veprimtare e shquar. Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit ( 22/4/1992)

Është një nga 4-5 femrat e para që u ngritën kundër diktaturës. Ka qenë themeluese dheKryetare e L. D. të Gruas -dega Vlorë, 1991-98, si dhe Anëtare e K.K. të L.D.G. Sh.dhe të P.D.Sh.Kjo i dha mundësinë të gjejë vetveten.

Në moshën 52 vjeçe u realizua ëndrra e saj. U botua vëllimi i parë poetik. Më pas provoi prozën e shkurtër (skicë, tregim, novelë), fabulën, përrallën, romanin.

Kujtojmë se merret me studime historike.

Në dy deceniet e fundit ajo ka realizuar mbi 40 vepra letrare, si dhe disa ribotime.

Ka shumë libra(romane) për botim si dhe disa libra me poezi , ese publicistikë, prozëa të zgjedhura, vëll.” Letra nga burgu”, studime filozofike etj.

Gjinia letrare, ku autorja gjen veten të plotësuar, është romani.

Deri tani ka botuar mbi 20 romane, ku spikat personazhi femër dhe problemet sociale që tjetërsuan njerinë si rezultat i varfërisë ekonomike, shpirtërore dhe mendore, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot.

Tejet e suksesshme është: Trilogjia“Vështroni Meduzën”( 3 vol), ku në mbi 1100 fq. përshkruhet realiteti shqiptar, që nis nga shek. i XV-të dhe deri në rënien e diktaturës.

Në romanin“Rrëfim në të perënduar”, ngrihet me forcë kundër dhunës ndaj femrës.

Te romani “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me dashurinë e dy të rinjëve, që sfidon diktaturën, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore.

Është e para dhe e vetmja autore që solli Babanë e Kombit, Ismail Bej Vlorën të gjallë pas 100 vitesh, si personazh. Ndaj edhe Dr. Fatmir Terziu -Londër dhe Prof.Dr.Eshref Ymeri në ShBA, e kanë quajtur romanin e saj"Rikthim i Ismail Qemalit" "E Munguara në Letërisnë Shqipe".

Ose shkrimtari Bedri Çoku kur flet për vlerën e këtij romani bashkëkohor, thekson:

" Shkrimtarja e kombit ngriti Babanë e Kombit nga varri shekullor që t'i rrëfehej, se s'kishte tjetër se kujt t'i qahej..." Aktualisht krahas letërsisë artistike dhe punës studimore, vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, Kosovë, SHBA, Londër,Kanada, Bukuresht, Itali, Zvicër ,Austri, Gjermani, Suedi etje…dhe për disa vite ka qenë Kr/redaktore e Gazetës “Kanina”.

Puna e saj është vlerësuar nga kritika profesionale, si:

Kallulli, Grillo, Laço, Spahiu, F.Sina, Bubani,Terziu, Prençi, C.I.Fortino, M.Antonesku, Qelaru, V. Muça, O.Gargano,F. Minguli, F.Bruqi,
E.Ymeri,Baki Ymeri, si dhe shumë analistë, shkrimtarë dhe lexues.

E vlerësuar me mbi 30 çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, krijimtaria e saj është përfshirë në dhjeta antologji në disa shtete.

Edhe pse është në moshën 76 vjeç, e pranon sfidën me krijimtarinë e saj autentike, filozofike, psiko-sociale dhe shpresëdhënëse, duke u ballafaquar me krijimet e letërsisë shqipe. Ka botuar tek ShB "Toena" dhe tani boton te ShB"Nacional"

Shkrimtarja Vilheleme Vranari Haxhiraj, pasardhëse e familjes më të lashtë të Kaninës,të Princit Gjergj Arianiti, të cilën sot pa frikë e quajnë “ Herta Muleri Shqiptare”.

Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale(skenarë) për fëmijë.

Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, politikë, kulturë, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Bukuresht, Francë, Suedi, Gjermani, Austri, Zvicër, ShBA, Kanada etje…

Ka përkthyer 3 libra nga gjuha italiane.

E vetmja autore shqiptare që futet në Antologjinë italiane(2010-2012) mes 100 autorëve fitues nga e gjithë bota.

Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u përkthye në gjuhën rumune.

Duke i dhuruar lexuesit 36 vepra brenda disa viteve, mjaft publicistikë në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave më të shquar të letërsisë shqipe.

Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi monist nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.

Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe.

Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.

Së dyti solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit , frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 55 vjeçare.

Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë

Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.

“Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj) do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës.

Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror.

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Mujo Buçpapaj thotë:

" Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin Nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet.

Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania.

Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.", shkruan Buçpapaj.

Botime të autores:


1 Poezi

2 Prozë e shkurtër

3 Romane

4 Trilogji

5 Ese-publicistikë

6 Letërsi për fëmijë

Poezi

Loti nuk ka faj, 1996

Të pres, 2000

Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, 2009.

Prozë e shkurtër

Mamaja, novelë 2000

Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)

Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.

Mamaja, novelë Rumanisht, 2011

Çmimi i Dualizmit, novelë, 2012 ShB Nacional

Një mall i pashuar, novelë, 2014, ShB Nacional

Romane

Dhembje nëne, 1998
Jetë në udhëkryq, 2001
Ringjallur si Krishti, 2002
Amanti i Arbërisë, 2003
Rrëfim në të perënduar, 2007

Unaza e Prangosur, 2008

Zonja me karafila të bardhë, 2009

Dritëhijet e medaljes… enigmë, 2010- ShB Nacional

Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional -

Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011

"Pa Titull" Ese-publicistikë9 ShB Nacional-2011—Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012

Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012

Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012

Ankthi i së Vërtetës, botoi - botimi i dytë, ShBNacional-2013


Bashkë në dashuri dhe atdhetari –botim i dytë- Bukuresht 2014

Loja e Mëkatit- Sh.B.Nacinal- 2015

Unikale - Sh.B.Nacinal- 2015

Trilogji

Prolog Jete, roman I, 2007

Vështroni Meduzën, roman II, 2005

Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.

Ese-publicistikë

"Pa Titull", 2011

Letërsi për fëmijë

10 Fabula, 2000

Bëmat e Dhelprës fabula, 2002

Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003

Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008

E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009

Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:

Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, ShB Nacional-2010

Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, ShB Nacional 2011

Shoku im arushi-përralla - ShB Nacional -2013

“Elitat e mohuara...., krenari e kombit”- ShB Nacional -2019.

Etj.

Krijimtaria e Vranarit përfshirë në dhjeta antologji.

Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse

Vlerësime Letrare dhe Mirënjohje:

Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj është vlerësuar me mbi 20 çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare,si:

Çmimi “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”, nga Bashkia Vlorë dhe Lidhja e Shkrimtarëve Vlorë (2006).

Çmimi për “Poezinë e mirëinterpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve (2007).

Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”

Çmimi internacional Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali), çmim që vjen për herë të parë në Shqipëri (2009).

Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).

Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i mediave-2009

Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).

Çmimi “Mirënjohje e Klubit Drita” (Athinë, 2010)

Çmimi “Mirënjohje e Vlorës” me Medalie Argjendi (2010)

Çmimi i “Karrierës” konkursi letrar në Prozë (2010)

“Çmimi i parë” Mal i Zi” -2011

Çmimi i tretë në prozë -2011

Çmimi "Mirënjohje e Arsimit Shqiptar" -7 mars 2012 (për 100 vjet Pavarësi)

Vlerësohet me Urdhrin "Mjeshtre e Madhe e Penës" dhe Medalje Ari nga Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bamir Topi ,më 27-6-2012 (në 100 vjetorin e Pavarësisë kombëtare)

Çmimi "Mirënjohje e Bukureshtit” për 100 vjetorin e Pavarësisë (28 nëntor 2012)

Shpallet "Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë" në 100 vjetorin e Pavarësisë.

Fituese e çmimit “Premio internazionale di Poezia “Firence- Italia -2013. E vetmja autore shqiptare mes 100 autorëve nga e gjithë bota që përfshihet në antologjinë Italiane të 3 viteve (2010-2012)
Çmimi “Pena e Kristaltë”dhe “Çmimin e Dytë” në Suedi-14 Mars 2014

Merr titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”nga Shoqata Atdhetare kulturore Mbarëkombëtare Labëria.


“Çmimin e Parë Internacional”-Suedi-28 mars 2015

Eshtë anëtare e rregullt e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptao-Amerikane në New York dhe e ka titulln shkencor Akademike ,në Departamentin e Letërsisë Shqipe.

Dy fragmente nga analizat e romanint “Loja e mëkatit “ të shkrimtares shumëdimensionale, tashmë e mirënjohur dhe e vlerësuar si brenda dhe jashtë vendit, Vilhelme Vrana Haxhiraj:

“ ...“Loja e Mëkatit” i Mjeshtres së Madhe Vranari, një roman modern me stilin e Xhejms Xhois, nis me një narrativ linear, të tendosur, me një stigmë që kapërcen det, tokë, dritë, ajër, bunker dhe izolim, madje shterpëzon konceptin njeri në itinerarin jetë-vdekje, liri-bunkerizim…, duke sfumuar në këtë gjysëmterr fate njerëzish, madje edhe të një foshnjeje të braktisur që bëhet më pas ulërimë e kontekstit. Narrativi i strukturuar bukur e thjesht, në një formë sa të kapshme e po aq të pastër dhe të pasur në gjuhë e lexim..., pasi plagët që shëron Vranari, kanë qenë, janë dhe do të mbeten debat i kudogjendshëm. Vranari, vazhdon të provojë me punë dhe me talent se është femra shkrimtare më prodhimtare, cilësore dhe më e ndjeshme e problematikave shqiptare në dekadat e fundit...”

Dr.FatmirTerziu- Londër kritik, studiues, poet,shkrimtar, kineast, botues dhe publicist i shquar.

Me romanin” Loja e mëkatit” e Vilhelme Haxhiraj, jam“ngopur”me një sëri refleksionesh të cilat më trazojnë shijet estetike, si në një bahçe ku kultivohet me nikoqirllëk një prozë e vërtetë moderne... Gjatë leximit, burgo-vilat marrin përmasat e“Kështjellës” Kafkiane, por me një ndryshim esencial, se aty gjallon një jetë me lakuriqsinë e saj të pështirë, e cila mbytet në një apokalips shoqëror. Kjo përngjan me atë shkallën e fundit të Ferrit Dantesk, ku Ugolinë surealë shqyejnë mëndjet dhe shpirtërat njerëzor. Autorja me mjeshtërinë e penës i kapërcen kufijët e sureales, duke milituar në një kohë substanciale të re, në gjurmët e lëna nga mjeshtërit e mëdhenj Aragon, Brekart, Borges, Eko, duke stiluar me një koncept të ri në natyralitetin bio-shqiptar një dramacitet linear. Gjithçka zhvillohet si në një teatër të stilit tragjik Shekspirian, me çështjet e diskutueshme që mbartin e mbarështrojnë një produkt letrar sa moderrn aq dhe autokton. Nga një ngarkesë e tillë estetike, mëkati në romanin “Loja Mëkatit” ka marrë përmasat e universialitetit nga pena mjeshtërore e Vilhelmes si: mëkat moral, shoqëror, ekonomik, ndërshtetëror e institutcional.

Akademik Prof. Bedri Tahiri(1956-)




Fotografia e profilit të Bedri Tahiri


BedriTahiri u lind në Galicë të Drenicës më 1956. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Gjimnazin e Skënderajt. Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Që nga janari i vitit 1980 ligjëron lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë.

Krahas punës edukativo-arsimore dhe veprimtarive të tjera shoqërore, merret edhe me artin letrar. Me shkrime ka zënë të merret qysh herët. Shkrimet e tij letrare-historike- dokumentare-publicistike mund t’i gjesh nëpër faqet e revistave e të gazetave shqipe që dalin në Prishtinë, në Tiranë e në mërgatë. Merr pjesë nëpër Simpoziume e Sesione shkencore me tema hulumtuese shkencore. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, nënkryetar i Art Clubit “RifatKukaj”, i cili u themelua më 2014, bashkëthemelues i Klubit Letrar “Latif Berisha” në Vushtrri etj.

Gjatë tërë kohës së luftës sonë çlirimtare qëndroi në shkrepat e Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke mbajtur shënime e ditar lufte dhe gëzon statusin e Veteranit të UÇK- së. Për suksese dhe të arritura në punën me nxënës, në krijimtari dhe në hulumtime shkencore, ka marrë shumë Dekorata, Mirënjohje, Falënderime e Plaketa. Më 27 Nëntor 2007, Kompleksi Përkujtimor “ADEM JASHARI” i ka lëshuar një Falënderim për kontributin e dhënë, diku mbi 27. 000 euro, nga librat e shitur...Nërkaq, më 26 gusht 2012, nё Poetika mbarёkombёtare “NdueBytyçi 2012”, organizuar nё Malin e Dajtit, gjegjësisht në Tiranë, u vlerësua me çmimin ”HASAN PRISHTINA”.
Në Ditën e Çlirimit, më 17 qershor 2015, Komuna e Vushtrrisë e nderoi me çmimin PENA E ARTË, ndërkaq, më 2017, Klubi letrar “Latif Berisha” i Vushtrrisë e nderoi me Çmimin special PENA E FJALËS.

Në fundvitin 2017, Bashkimi i Shoqatave të Shkrimtarëve Shqiptarë, në amfiteatrin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në AKADEMINË E ÇMIMEVE VJETORE 2017, librin “AZEM BEJTË GALICA” (Botim i dytë i plotësuar) u vlerësoi: Vepra më e mirë monografike.
Në mars të vitit 2018 është pranuar anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, duke marrë titullin AKADEMIK. Po këtë vit, ShB“LenaGraphic”, i ndau çmimin “ADEM JASHARI”

Deri sot, pa përmendur librat si bashkautorë, ka botuar këta libra:

AzemBejtëGalica, 1995,
Përmendorja që mungon, 1997,
HysPopova- një yll në Yllësinë shqiptare, 1998,
Adem Jashari- legjendë e legjendave, 1999,
Përjetësia, 2000,
Agu i lirisë (e ribotuar dy herë), 2001,
Drenica- një shekull trimërie (u ribotua tri herë), 2002,
Përtëritja, 2002,
Flakadanët e lirisë1, 2004,
Drejtësia në sprovë, 2005,
AzemBejtëGalica (botimi i dytë i plotësuar), 2005,
Flakadanët e lirisë 2, 2006,
Nga Shqipëria në Shqipëri, 2007,
Flakadanët e lirisë 3, 2007,
Adem Jashari- legjendë e legjendave (botim i nëntë), 2008,
Hasan Prishtina- Truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, 2008,
Abdyl Krasniqi- frymëzes brezash, 2009,
Diferencimi (Tregime), 2010,
Për Flamurin kuqezi, 2010),
VeselGalica atdhetar dhe mentar i shquar, 2010,
NёGrykёtёValbonёs, 2011,
Flakadanёt e lirisё 4, 2012,
Ramadan Bajraktari...,2012,
Përsiatje recensionale, 2013,
Gur i diellit shenjëtor, 2013,
Atdhetarizmi jeton në përjetësi, 2013,
Përmendorja që mungon, 2014,
Toponimia e Galicës, 2014,
Jashar Jashari- Komandant DURAKU, 2015,
Ligjërime e përimtime, 2015,
Lufta e Drenicës..., 2015,
DRENICA- DJEPI I TRIMËRISË, 2015,
Përshtypje nga Franca, 2016,
Dimensione letrare, 2017,
Metamorfoza, 2017,
ADEM JASHARI- legjendë e legjendave, botimi i 10-të, 2018,
AGIMI I LIRISË, Prishtinë, 2018,
Flakadanët e lirisë 5, 2018,
KAMER E MURAT LOSHI NË HISTORI E NË TRADITËN GOJORE, 2019,
POETIKA E TË RRËFYERIT, 2019.

Gjeografia e veprave të BedriTahirit është e plotë, ajo përfshin gjithë Trojet Etnike Shqiptare. Edhe idetë e veprave bartin mesazhe të qarta dhe të gjitha nënkuptojnë synimet tona shekullore që konsistojnë në ribashkimin tonë kombëtar. Ky krijues i palodhur nuk pushon për asnjë çast. Pena e tij e mprehtë nuk i lëshon lehtë as dukuritë negative të aktualitetit tonë shoqëror. I ka të gatshme për botim edhe këta libra: Fehmi e XhevëLladrovci- të pandarë edhe në përjetësi,Xhemë Tërnafci- Sugari i Çetës, Çaste shpirti (Poezi),Rrëfime në veten e parë, etj.

Në vitin 2008 doli nga shtypi libri “Opusi krijues i BedriTahirit- lapidar për dëshmorët e lirisë”, përgatitur nga ZenunGjocaj e XhavitAliu, ndërkaq, vjet, në korrik 2015, u botua edhe libri “Pena e BedriTahirit përjetëson lavdinë tonë kombëtare” të autorëve XhemailPeci e Xhevahir Cirongu. Në fundvitin 2016, studiuesi i njohur XhemailAliPeci nxori në dritë librin “Zemër-thirrja e BedriTahirit: Atdhetarizmi jeton në përjetësi”.
Aktivitetet e tij mësimore, edukative, studimore, shkencore, letrare e kulturore janë përditshmëri e zakonshme dhe nuk kanë të ndalur.




Akademik Prof.dr. Mixhait Reçi,Ph.D(1957-)










Akademik Prof.dr. Mixhait Reçi,Ph.D


Është i lindur në Strugë, Republika e Maqedonisë Veriore më 15.03.1957, në një familje atdhedashëse dhe arsimdashëse. Mori gradën Bachelor për Ekonomi nga Universiteti i Prishtinës, ku është vlerësuar si studenti më i mirë i gjeneratës, anëtar i Senatit të Universitetit, si dhe ka fituar çmimin "Student i dalluar" dhe ka qenë bursist i universitetit si rezultat i mesatares së lartë të vlerësimit gjatë studimeve. Ai mori gradën Master në Universitetin e Zagrebit, dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës. Që nga koha e studimeve nga viti 1975 jeton dhe vepron në Prishtinë.
Familja e tij është e njohur kombëtarsiht, të dy gjyshërit e tij për kundërshtim të regjimit komunist fillimisht janë dënuar me vdekje pastaj me burgim afatgjatë.

Për 27 vite ka punuar fillimisht si asistent pastaj si profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në lëndët e “Kontabilitet”, “Kontabiliteti Financiar", "Kontabiliteti i Menaxhmentit”, dhe "Sistemi Informativ Financiar”.

Si ekspert ka marrë pjesë në përpilimin e shumë ligjeve në Republikën e Kosovës. Gjithashtu ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve të Buxhetimit të Strategjisë të Arsimit të Lartë për Kosovën, si dhe anëtar i Grupit të Ekspertëve për Promovimin e Procesit të Bolonjës në Kosovë. 

Dr. Mixhait Reçi është themelues dhe president i Kolegjit ILIRIA në Prishtinë. Ka qenë kryetar i "Këshillit nismëtar për themelimin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës" dhe anëtar i "Këshillit nismëtar për themelimin e Universitetit të Tetovës".
Dr. Mixhait Reçi ishte Dekani i Parë i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tetovës, mbajti një nga ligjeratat e para në këtë universitet, si dhe dorëzoj Indeksin e parë të regjistrimit të studentit në Universitetin e Tetovës.

Që nga viti 2011 ai është anëtar i "Klubit të Rektorëve të Europës" dhe fitues i Çmimit Europian për Cilësi” nga Asambleja Europiane e Biznesit. Gjithashtu është edhe fitues i “Çmimit Evropian për Ekselencë, Kategoria e Artë” nga Shoqëria Evropiane për Kërkim Cilësor.

Profesor Reçi ka qenë kryetar i "Asociacionit të Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë” në Kosovë.

Për kontribut të veçantë në arsimin kombëtar dhe për vlera dhe kontribute të tjera të veçanta dhe në shenjë respekti ndaj Profesor Reçit dhe të institucionit që ai udhëheq, NMT Mbreti Leka I Zogu, dekretoi Universitetin ILIRIA me titullin “Mbretëror”, duke i dhënë njëherit edhe të drejtën e shfrytëzimit të simboleve të Familjes Mbretërore Shqiptare.

Prof. Reçi u nderua me mirënjohje speciale nga Gazeta shqiptaro-amerikane ”ILLYRIA” me seli në New York për kontributin e tij në miqësinë midis shqiptarëve dhe amerikanëve në SHBA dhe për organizimin e tij vjetor të Ditët e Falënderimit të Kosovës për SHBA, për kontributin e tij në edukimin e të rinjve në Ballkan, si profesor për dy dekada në Universitetin e Prishtinës, si bashkëthemelues dhe profesor i Universitetit të Tetovës në Maqedoni dhe Kolegjit Universitar ILIRIA në Kosovë. Ai gjithashtu është bashkëthemelues i Shoqatës “Miqtë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK)”.

Dr. Mixhait Reçi është themelues dhe kryeredaktor i Revistës Shkencore Ndërkombëtare "ILIRIA International Review". Për më shumë se 10 vite, kjo revistë ka fituar indeksimet më prestigjioze ndërkombëtare, si dhe ka publikuar dhjetëra punime shkencore në nivel ndërkombëtar.

Profesor Reçi ka fituar titullit e nderit "Ambasador për Paqë" nga Federata Universale e Paqës (UPF), si dhe titullin e nderit “Ambasador për Paqë” nga Forumi Politik i Ballkanit.
Nga Akademia Monarkiste Shqiptare, Z. Reçi u nderua me Çmimin “Justiniani i Madh” me motivacion për kontributet e tij në themelimin dhe drejtimin e Kolegjit Mbretëror ILIRIA dhe të arsimit universitar shqip në Maqedoni, si dhe për frymën e peshën akademike shqiptare e perëndimore në veprimtarinë e tij dhe të universitetit ILIRIA.

Z. Reçi dhe Kolegji ILIRIA janë themelues të çmimit prestigjioz “Aleksandër Stipçeviq”, i cili u jepet personaliteteve shumë të shquara për kontribut të veçantë jetësor në shkencë dhe art.
Z. Reçi dhe Kolegji ILIRIA pos themelimit dhe funksionimit të instituteve të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë e Kolegjit, kanë themeluar edhe “Institutin për studime ILIRE” me qëllim për t’i bërë bashkë ilirologët nga e gjithë bota, për të rritur kontaktet dhe kontributet e tyre në këtë fushë.

Z. Reçi me Kolegjin ILIRIA është organizues dhe financues qe 14 vite me radhë të aktivitetit disaditor, shumë të njohur dhe më masoviku në rajon kushtuar SHBA-ve "Thank You USA” – “Ditët e Falënderimit të Kosovës për SHBA-të", me synim të ruajtjes dhe kutivimit te të rinjtë dashurinë dhe respektin për SHBA-të.
Ai mori pjesë në shumë konferenca, në vende të ndryshme të botës, me synimin për të studiuar politikat fiskale dhe mundësitë e investimeve në Kosovë (SH.B.A., Gjermani, Zvicër, Austri, Kosovë, Kroaci, etj).

Ai ka botuar shumë punime shkencore dhe analiza si autor apo bashkautor. Z. Reçi është organizator dhe pjesëmarrës i shumë aktiviteteve shkencore. Ka organizuar konferencat shkencore: "Bisedimet për çështje teknike dhe statusi final i Kosovës"; "Kosova dhe Faktori Ndërkombëtar"; "Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çështja shqiptare"; "Besëlidhja e Lezhës dhe roli i Gjergj Kastrioti - Skënderbeut"; "Kosova një vit shtet i pavarur"; “Kosova në rrugën e Integrimeve Euro - Atlantike, dhjetë vjet nga ndërhyrja e NATO-s"; “Iliria dhe Ilirët”; “Shën Pali ungjillëzuesi i Ilirëve” (bashkëorganizim); “ Gjuha standarde shqipe dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj”; ”Të pavërteta dhe dëmet e shkaktuara nga Raporti i Dick Marty”, për të cilën mori edhe mirënjohje në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës; “Kërkimi shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e lartë universitar”, Tryeza shkencore“ Media dhe politika ”(bashkëorganizim), si dhe shumë konferenca të fushave studimore të Kolegjit ILIRIA dhe tryeza me interes.
Ai është gjithashtu themelues, organizator dhe financues i Bienalës Ndërkombëtare të Piktorëve "Omerika".

Për punën dhe vlerat e tij është vlersuar shumë, andaj z. Reçi dhe institucioni që udhëheq është nderuar duke pranuar dhuratë shumë të çmuar, komplet një “Galeri të Pikturave” nga piktori i mirënjohur që jeton dhe krijon në Paris, Z. Omer Kaleshi.

Prof. Reçi është i njohur për mbështetjen financiare të botimit të shumë librave universitare e shkencore dhe të atyre artistike. Mbështetës financiar në studime të shumë të rinjëve, të kuadrove akademike. 

Gjithashtu është i njohur për donacionet e shumta sidomos në dhurimin e librave për biblioteka të institucioneve të arsimit të lartë.




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...