Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/03

Prof.Dr.Naim S.Kelmendi Ph.D(1959-)

"Viti 1993"

Akademik Prof.Dr.Naim S.Kelmendi,Ph.D në AAAS

Naim Sali Kelmendi u lind me 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës, nga nëna Xufe dhe babai Salihu. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me gazetari e me publicistikë, duke u dëshmuar edhe në këto fusha të shkrimit, sidomos me publikimet e tij, si te gazeta “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia Neës” etj.

Nga veprimtaria e tij poetike janë përkthyer poezi edhe në gjuhët evropiane, duke u prezantuar edhe në antologji të ndryshme, si dhe në shtypin e kohës.

Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” në Zvicër, i cili për vite me radhë ka lënë gjurmë në jetën letrare të mërgatës sonë atje. Drejtues dhe kryeredaktor i revistës “Top Kultura”, e cila botohej po ashtu në Zvicër. Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia”, pastaj ish editor i gazetës “Pavarësia News”.

Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.

Rezultati i imazhit për Naim kelmendi"
Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999.


Rezultati i imazhit për Naim kelmendi"

Që nga viti 2002 (pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta) jeton dhe vepron në Kosovë.


Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup si dhe Editor i Shtëpisë Botuese "Rugova Art" në Prishtinë.


Naim Kelmendi ka botuar deri tash këta libra:


1.Shtreza në fjalë, 1985

2.Nyja e Gordit, 1992

3.Albanoi, 1992

4.Pse ashtu Pandorë, 1993

5.Çka të bëj me dhembjen, 1993

6.Satanai me fytyrë tjetër, 1994

7.Eklipsi i diellit, 1997

8.Përballje me vdekjen, 1999

9.Shqiptari vdes duke kënduar, 2000

10.Kohë për të folur gurët, 2001

11.Sipërfaqja e padukshme, 2003

12.Vrasja e deputetit - monografi, 2003

13.Beteja e Koshares…, publicistikë, 2008

14.Pikëpamje dhe reagime, publicistikë, 2008

15.Në një jetë pas Krishtit, 2010

16.Esenca,2010

17.Shqiptari vdes duke kënduar (botimi i parë, 2003 ;botim i dytë, 2010)

18.Antologjia e dhembjes poetike, 2012

19.Është vetëm kujtesë, 2012

20.Po i flisja vetes, 2013

21.Fjala e dhembjes(Antologji poetike për Azem Shkreli),2015.


Veprat e profesor  Naim S.  Kelmendit shquhen jo vetëm nga motivet krijuese, por edhe nga preokupimet e tij, si dhe nga ndërtimi dhe nivelizimi poetik i fjalës së shkruar poetike.

 Këtë e vërtetojnë lënda e tyre artistike, prurjet poetike, ku secila vepër ka rëndësi në vete dhe asnjëra nga veprat e tij nuk është më pak e rëndësishme se tjetra.

Fotografia e Naim Kelmendi


Naim Salih Kelemendi,reporter lufte,Koshare 1999.


“Shqiptari vdes duke kënduar” – vepra poetike i kushtohet legjendës së trimërisë shqiptare dhe të sakrificës kombëtare, Adem Jasharit. Ajo kap horizont më të gjerë të sakrificës shqiptare në historinë e saj shekullore, por dhe deri tek lufta, heroizmi dhe qëndresa e Jasharajve, e që mbeten piemonti i sakrificës sonë kombëtare dhe i luftës për liri.

Tek vepra tjetër “Esenca” është një horizont tjetër i kuptimësisë, mendësisë dhe të të kuptuarit e gjuhës metaforike në shpjegimin e fenomeneve të jetës dhe më gjerë.

Tek përmbledhja “Antologji e dhembjes” se libri doli i suksesshëm, dhe mbetet një “Antologji e dhembjes…”, për poetin Podrimja, për ta ringjallur në vargjet e krijimet e këtyre poetëve, pra të 101 poetëve, që shkruan përkushtimet e tyre poetike nga dhembja njerëzore dhe poetike për poetin e madh, njeriun e madh dhe shqiptarin e madh Ali Podrimen. 

Fotografia e Naim Kelmendi


Duke shoshitur kalimthi nëpër veprat e Kelmendit të ndalemi pak tek vepra “Është vetëm kujtesë”.

 Por, me veprën ”Është vetëm kujtesë”, mendoj se poeti ka gjakuar atë pikën kulmore të ligjërimit dhe ndërtimit të fjalës së shkruar poetike, për t’i vënë pikën diku nivelit artistik të veprës.

 Këtë e dëshmon me pak vargje që flasin shumë, në kopertinën e parë të librit: dhe s´ka asgjë përtej asaj që s’e dimë përfundimisht, njëshëm është vetëm kujtesë…

Vepra “Është vetëm kujtesë”, me një prurje të zjarrtë, të arrirë të shenjuar, e cila sjell jehonën e vet te çdo lexues i mirëfilltë.

 Poezitë e kësaj përmbledhje janë të veçanta, me thesare të veçanta, si një gurrë që buron nga ky kopsht i pasur poetik. Naim Salih Kelmendi me punën e tij prej krijuesi ka bërë një kthesë drejt modernitetit të letërsisë sonë.


Fotografia e Naim Kelmendi



Në poezinë “Të jesh vetvetja”(“Është vetëm Kujtesë”) poeti Naim Salih  Kelmendi i bënë thirrje bashkëkombësve të tij për të ruajtur traditën, historinë, kulturën dhe folklorin e fshatit apo qytetit të tyre. 

Kelmendi dëshiron të ftoj të gjithë ata që duan të dëgjojnë, me këto fjalë: 

“Të jesh vetvetja vertikalisht/ katërçipërisht vetëm vetvetja / në secilën rrugë të fundit e t’fillimit / edhe kur t’lëbyrën sytë / nga dritat vezulluese / të mashtrimit fatzi / edhe kur ta ndrydhin kujtesën e lashtë / edhe kur ta shtrydhin lëngun e t’pathënmes / edhe kur ta hedhin / mendimin në rrashtë/ edhe kur ta dredhin / vetvetja të mbetesh / me atë qëndrimin vertical / mos ia lako as edhe një hap ecjes, siç e ka njerëzisht / e jotja, biografi, përjetësisht / të jesh vetvetja / në substancën tënde / që të mbron nga acari / i imoralitetit njerëzor / të mbron nga kutërbimi/i mendësive t’pamoralshme /  në të gjitha kohët / pra, patjetër të jesh vetvetja / është vlerë që ruan bërthamën / në substancë të qenies / dhe në dritën e vetëdijes.
Fotografia e Naim Kelmendi
 Substanca e ç’do qenie, sipas Naim Salih  Kelmendit, është e bazuar në koherencën gjithëpërfshirëse si dhe përqendrohet në prejardhjen kombëtare, brumosjen apo ngjizjen historike të një kombi, pse jo edhe në artin e shkruar dhe viziv të një shoqërie në evoluim e sipër, ashtu siç shfaqjet edhe në keto vargje. 

 Ndonëse Kosova, është në një rrugë të gjatë dhe të vështirë, në atë të krijimit të identitetit të saj, Kelmendi është plotësisht konshient në ruajtjen dhe mbrojtjen e traditave, të cilat ndër shekuj janë ruajtur dhe lipset të ndiqen të njëjtat praktika për të ruajtur boshtin historik dhe formimin kombëtar të ç’do individi në Kosovë dhe rajonet shqip folëse. 



Fotografia e Naim Kelmendi


Naim Salih  Kelmendi është ndoshta ndër të paktët  shkrimtar që përdor elementin e vargjeve për të përçuar një kornizë kuptimore që shkon përtej kufijve të një kombi, fjalët dhe metaforat e  profesor  Kelmendit janë thjeshtësisht indet e mirëfillta të përcjelljes së vetëdijes kombëtare, si dhe vullneti për të qëndruar ‘vertikalisht’ ndaj ‘mendësive të pamoralshme’  që duan të shtrembërojnë identitetin dhe mënyrën e jetesës së një kombi që është i përgatitur të ruaj “dritën e vetëdijes”. 


Fotografia e Naim Kelmendi


 Periudha e rilindjes Shqiptare në poezi përfaqësohet nga Pashko Vasa dhe patriot të tjerë heronj.

 Në këtë mijëvjeçar të ri, Naim Salih Kelmendi, hedh sytë nga Pashko Vasa, dhe mundohet të ringjallë ato vlera që pa dashur janë harruar nga shoqëria shqiptare, ai natyrisht merr rolin, nëpërmjet penës së tij, të një ambasadori të vërtetë që stigmatizon dhe “ringjall” patriotizmin, vlerat kombëtare në një njëmijë vjeçar të ri, në Ballkanin e kohëve tona, ku me doemos duhet të jesh “patjetër vetvetja”. 

Fotografia e Naim Kelmendi

Ualt Uitman, në librin e tij, “Gjethet e Barit” shkruan: Rezisto shume, bindu vetëm shumë pak”, këto virtyte mishëron edhe Kelmendi në poezinë e tij më poshtë.

Ai shquhet me lirikat e tij, me lirika të pasura të atdhedashurisë dhe ato refleksive, ku në epiqendër të krijimtarisë së tij vihen njeriu, atdheu, kombi…


Poezitë e Naim Salih Kelmendit edhe kur janë të shkurtra, flasin shumë, kanë ndërtim dhe prurje të fuqishme.


Veprimtaria letrare e Naim Salih  Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore. 

Fotografia e Naim Kelmendi


I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mblidhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.


Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Shtreza në fjalë” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i fortë për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi.



Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit.

 Mund të thuhet se Naim  Salih Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjetur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar.


Fotografia e Naim Kelmendi
Një meritë tjetër e Naim Salih  Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare.



I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në pendën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij (Nyja e Gordit).




Nga leksiku popullor Naim  Salih Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetëra e dhjetëra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet.


Fotografia e Naim Kelmendi


Aty ku është rinia është edhe Naimi


Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi (Pse ashtu Pandorë).




Nga sa u tha, Naim  Salih Kelmendi në lëmin e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.


Fotografia e Shyqeri Azemi

Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA. 

Ndër krijuesit më të frytshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Salih  Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi. 

Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetëra fjalë të tipit të neologjizmave.


Fotografia e Naim Kelmendi

Naim Salih Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi “Nyja e Gordit”.

 Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi “Përballje me vdekjen” me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit, Albanoi, Nyja e Gordit, Pse ashtu Pandorë, Kohë për të folur gurët, Sipërfaqja e padukshme etj).

Krejt në fund mund të themi se Naim Salih Kelmendi çmohet si krijuesit më të mprehtë, i cili dekada me radhë i ndihmoi zhvillimit dhe mendimit kritik të letërsisë sonë, ku lexuesit e vëmendshëm kënaqen me arritjet e tij kulmore në letrat tona, si dhe ngjallin respekt te lexuesit e mirëfilltë, për studimin e veprave të tij. 

Mikut tim të madh, krijuesit të shquar, akademikut në ze  Naim Salih Kelmendit, i uroj shëndet dhe shumë vepra të tjera.

Flori Bruqi




2019/11/02

Akademik Dr.sci.Zef Mulaj



Rezultati i imazhit për zef mulaj

Akademik Dr.sci.Zef Mulaj u lind në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në fshatin Qeresh-Mulaj. 

Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci).

 Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë.

 Në vitin 1994 vendoset në mënyrë legale në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij. 

Në vitin 1998, mbaroi përsëri studimet e larta në universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë.

Specialist në farmakologji , e fitoterapi,ekspert internacionalë për bimët mjekësore.

Specialist në tosikologjinë klinike e ambientale, toksikologjinë forenzike .Specialist ne farmako vigjilencë mjekësore.

Master universitar ne "Metodat Analitike Forenzike" Universiteti "La sapienza" në  Romë.

Specialist në kontrollin kimik të prodhimeve dhe lëndës së parë në medikamentet mjeksore.

Ka publikue mbi 40 artikuj dhe studime shkencore në fushen e tij.

Ne vition 2009 publikoi studimin me 880 bime mjekësore ne Alpet e shqipëtare.

Specialist në informatikën aplikative.Anëtar i disa shoqatave kulturore e shkencore në Evropë, si bije fjala " Leopardian Comunity". etj. 

Është Antar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton, në Itali.Antare i organizatës botërore të poetëve  World poets Society W.P.S.),anëtar i Lidhjës së Shkrimtarve të Kosovës. Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë.

Në vitin 2017 mbron perseri titullin Dr. në "Metodologie Analitiche Forense" në universitetin "La Sapienza" në  Romë.

Bibliografi letrare dhe shkencore: 

Emri që lind diellin, poezi, Tiranë 2004; Mjegull varur mbi Ballkan, poezi, Tiranë 2006; 

880 bimë mjeksore në alpet e Shqipërisë, Tiranë, 2009;

 Imazh, roman policesk, Shtëpia Botuese Weso Tiranë 2011;

 Prendi per mano la mia ombra (Merr për dore hijen time), poezi, botuar italisht në Simple Macerata, 2011;

 Lulet e shpirtit, poezi, Shtëpia Botuese Filara, Tiranë 2012; 

Memory-Roman, Shtëpia Botuese Filara Tiranë 2012; Altri occhi all'orizonte poezi, Editura Simple, Macerata 2012; 

Pieni di sogni i fiumi, Editura Simple, Macerata, 2014, 

Hëna nuse e poetit 2015. Edlora Tiran .Sguardo oltre i confini romanzo ,Kimerik Itali 2015.

“Sguardo Oltreiconfini”(Shikim përtej kufijve) (Roman polices, “Kimerik”, Siena Itali, 2015.

Atje qirinjëtindez dielli, poezi ,Editura EdloraTiranë 2019.


Zt.Zef Mulaj në  vitin 2012, në njëqindvjetorin e Pavarësisësë
Shqipërisë, u zgjodh njëri  nga njëqind shqiptarët e diasporës në botë për arritjet në fushën e shkencës e të kulturës nga “Albania Excellence”.

Flori Bruqi

2019/11/01

Akademik Prof.Dr.Agron Fico,Ph.D


Rezultati i imazhit për agron fico"

Prof. Dr. Agron Fico albanolog, gjuhëtar, studiues i etnokulturës. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë. N.Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave e Arteve. Ka publikuar Profesor në Tre Kontinente, Diaspora e Rilindur, Rilindja e Shqipërisë Etnike, Beautiful America-Mozaik shkrimesh, Zbulimi i Eposit Shqiptar në Harvard - Albert B. Lord. Qytetar Nderi i Gjirokastrës, shtetas Amerikan, Doctor Honoris Causa i Universitetit te Gjirokastres....



Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej” i ka akorduar titullin e lartë akademik “Doctor honoris Causa” studiuesit me eksperiencë 50 vjeçare në fushën e shkencave albanologjike Prof. dr Agron Fico. 

Rezultati i imazhit për agron fico


Me propozim të një grupi profesorësh të këtij universiteti; Prof. dr. Gëzim Sala, Prof. dr. Gëzim Rredhi, Prof. as. dr. Merita Gjokutaj, Prof. as. dr. Spiridhulla Poçi dhe Prof. as. dr. Jaho Cana, me miratim të Senatit Akademik titulli “Doctor Honoris Causa” për albanologun Argon Fico u akordua me motivacionin; “Intelektual me veprimtari kërkimore-shkencore e universitare mbi 50-vjeçare; me ndihmesa të njohura në disa disiplina të shkencës kombëtare shqiptare; që, me ngulmim profesional, vullnet dhe pasion të përhershëm dhe me vështrime bashkëkohore, ka shënuar prurje dhe arritje shkencore të vlerësuara ndër vite, veçmas në etnokulturë dhe folklor”. Rektori i këtij universiteti Prof. Dr Bektash Mema, gjatë ceremonisë tha se, “Universiteti që mban emrin e albanologut dhe gjuhëtarit të shquar, Eqrem Çabej e konsideron privilegj të nderojë me këtë titull të lartë akademik Prof. dr. Agron Ficon, i cili për afro 50 vjet kontribuoi si studiues, dhe hulumtues i trashëgimisë etnokulturore të popullit, si një nga themeluesit e Institutit të Folklorit në vitin 1958, si një gjuhëtar që mundësoi mësimin e shqipes dhjetëra të huajve, që kontribuoi si gazetar, diplomat dhe pedagog”

Rezultati i imazhit për agron fico"


Studimet e Profesor Agron Ficos përbëjnë një pasuri dhe një pikë referimi për të gjithë komunitetin shkencor shqiptar në fushën e gjuhësisë, etnokulturës shqiptare, kërkimeve për Eposin Shqiptar. Profesor Fico është një nga personalitetet më të spikatura të botës shkencore shqiptare, i cili prej disa dekadash ka dhënë e vazhdon të japë kontributin e vet të vyer në fushën e albanologjisë. Falë punës së tij profesionale, vullnetit, pasionit të vazhdueshëm, këmbënguljes dhe vizioneve bashkëkohore, ai ka arritur të realizojë prurje shkencore të rëndësishme ndër vite, kryesisht në studimin dhe interpretimin e etnokulturës, folklorit, gjuhësisë etj. Puna e këtij albanologu dhe studiuesi të palodhur është e lidhur ngushtë për disa dhjetëvjeçarë me disa fusha kërkimi e studimi si etnofolklori, traditat, kultura popullore, gjeneza e popullit shqiptar, gjuhësia, arti dhe kultura shqiptare, përhapja dhe vendi i tyre në botë.
Prof. dr. Agron Fico ka lindur më 10 Maj 1934 në qytetin e Gjirokastrës, ku mbaroi gjimnazin “Asim Zeneli”, me medalje ari, si dhe më pas kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, me rezultatin “Shkëlqyeshëm”. Prej disa kohësh ai gëzon titullin “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”. Ai është shtetas amerikan dhe jeton në Nju Jork e Tiranë.


Rezultati i imazhit për agron fico
Vlen të theksohet se me punën dhe këmbënguljen e tij të vazhdueshme, pasionin dhe përkushtimin e gjuhëtarit, Agron Fico ia doli të hap dy katedra të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë: në kryeqytetin kinez, Pekin, (1961-1965) dhe në Miçigan – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (1996-2000). Diplomati Agron Fico njihet edhe si themeluesi i emisionit shqip të Radio Pekinit. Ai është eksperti i rrallë, krijues dhe hartues metodash, me anë të cilave u mundësoi për afro 40 vjet mësimin e shqipes dhjetëra të huajve: gazetarë, studiues, diplomatë, pedagogë e gjer tek qeveritarë. Ai është folkloristi dhe studiuesi i njohur i etnokulturës, që e nisi udhën me ekipin themelues të Institutit të Folklorit, 1958. Ai hyri në auditorët e të parit Universitet shqiptar si profesor dhe si i pari Sekretar Shkencor i Institutit të Gjuhës dhe Historisë, 1958-1962; Sekretar Shkencor i Institutit të Folklorit (1966-72); lektor i Folkloristikës në Akademinë e Arteve. Ka marrë pjesë si anëtar i jurive, në shumicën e Festivaleve Folklorike Kombëtare në Gjirokastër dhe Berat, ka qenë President nderi i “Aulona Interfolk Festival ” 2013, dhe anëtar i jurive ndërkombëtare të folklorit si në Minsk, Moldavi, etj.


Rezultati i imazhit për agron fico
Në punën dhe përpjekjet e palodhura të Profesor Agron Ficos këtij njeriu me interesa të gjera e të shumanshme nuk mund të lihet pa u përmendur përfaqësimi i tij në lidhje me shkencën dhe kulturën shqiptare në një varg konferencash shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare si, në SHBA, Kinë, Greqi, Rumani, Turqi dhe në mënyrë të veçantë në vitin 2000 në Finlandë në Kongresin e VI-të botëror për çështje të post-komunizmit në Evropë, e gjetkë.
Profesor Agron Fico është i pari studiues që zbuloi pas një pune këmbëngulëse dhe plot pasion në bibliotekën e Harvardit (në Mars 1996) dhe e bëri të njohur fondin e Epikës Heroike shqiptare, mbledhur më 1937 në Shqipërinë e Veriut nga shkencëtari amerikan Albert B. Lordi, themelues i teorisë moderne në lidhje me letërsinë gojore.


Rezultati i imazhit për agron fico"


Në karrierën e Prof. dr. Agron Ficos nuk mund të lëmë pa përmendur disa tituj nderi : “Çmimi i Republikës” në Shqipëri, dhe çmimi më i lartë universitar kinez për arritje akademike; si dhe përfshirjen mes profesorëve më të shquar universitarë amerikanë, me “Who’s Who Among American’s Teachers, 2000”. Më 1972 u bë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë; Nën Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, Nju Jork, nga viti 2004; dhe anëtar/ kryeredaktor në revista studimore-akademike si “Studime Filologjike”, “Pedagogu i ri”, “Dituria”, etj. Për kontributet e tij si studiues, shkencëtar dhe intelektual Prof. Ficos i janë akorduar një sërë titujsh nderi, ndër të cilët do të cilësoja këtu çmimin më të lartë universitar kinez për arritje akademike si dhe përfshirjen mes profesorëve universitarë amerikanë. Një pjesë të jetës së vetë ia ka dedikuar “ndërkombëtarizimit” dhe mësimit të gjuhës shqipe në botë. Po ashtu, ka dhënë një ndihmesë të çmuar në funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, si dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për mbarëvajtjen e punës dhe veprimtarisë së përgjithshme kërkimore, shkencore e akademike për vendin tonë.


Rezultati i imazhit për agron fico"


Bibliografia e botimeve të profesor Ficos është mjaft e pasur dhe e larmishme mes të cilave mund të përmendim disa: si librat “Profesor në tre kontinente”, SHBA 2004; “Diaspora e Rilindur”, Tiranë 2006; “Rilindja e Shqipërisë Etnike”, Tiranë 2009, “Beautiful America – Mozaik shkrimesh”, Tiranë 2014; “Zbulimi i Eposit shqiptar në Harvard”-Albert B. Lord” Tiranë 2016. Ndërkohë që në këtë kontribut të tij përfshihen edhe shumë botime shkollore dhe universitare, mes të cilave: Gjuha Shqipe(metodë për studentët amerikanë), Unë flas Shqip (metodë e gjuhës shqipe për të huaj), Metodë e Gjuhës Shqipe (tekst për studentët kinezë) katër vëllime, 1962-1965, Metodë e Gjuhës Shqipe (tekst për specialistët kinezë), 1963, Historia e Shqipërisë(tekst për studentët amerikanë, anglisht), 1997, etj si dhe një mori studimesh, kumtesa, studime shkencore, dorëshkrime dhe studime të pabotuara, artikuj problemorë, ese, etj.

Titullin akademik “Doctor honoris Causa” akorduar nga Senati i Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës e kanë marrë edhe dy personalitete të shkencës, Profesor Stavrullaqis i Universitetit të Janinës dhe albanologu arbëresh Prof. dr Francesko Altimari.

Dhe krejt në fund : 

Prof. Agron Fico, fitues i çmimit të Republikës, studiues i mirënjohur në fushën e krijimtarisë popullore, krijues i katedrës së gjuhës shqipe në Pekin dhe Detroit. Veç të tjerash ai është autor i disa librave publicistikë, si “Profesor në tri kontinente”, “Diaspora e rilindur”, “Rilindja e Shqipërisë etnike”, si dhe artikuj publicistikë.


Prof. Dr. Agron F. Fico, në  verën e vitit 2015 shkroi "  Mirënjohje albanologjike për shkencën gjermane''.shkroi në mes tjerash : 

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ishte e gëzuar që erdhi në Shqipëri, por edhe ne, shqiptarët, edhe pa dalë të gjithë në bulevard u gëzuam për vizitën e saj plot hijeshi. Ka disa arsye për këtë pritje të ngrohtë të znj. Merkel që nga ato politike, ekonomike e deri tek ato sportive-admirimi për futbollin gjerman. Ndoshta më kryesore janë arsyet kulturore-shkencore. Thënë shkurt shkenca albanologjike shqiptare i ka rrënjët te kontributet e njohura dhe themelore nga studiuesit gjermanë në disa shekuj. Në shkolla, libra, studime, shkrime, emisione, madje edhe gojarisht nga një brez te tjetri shqiptarët e kanë mësuar se gjermanët na kanë “mbrotjur” në shekujt me studimet e tyre përballë shpifjeve, gënjeshtrave, synimeve keqdashëse të fqinjëve tanë sllavë, grekë, malazesë, italianë etj, që përçmonin, shtrembëronin e mohonin historinë, gjuhën e kulturën shqiptare. Studimet e gjuhëtarëve, historianëve, arkeologëve, etnologëve gjermanë janë gurthemeli në lindjen e zhvillimin e albanologjisë kombëtare shqiptare. Madje edhe disa nga korifejt e kulturës shqiptare si Eqrem Çabej, Aleks Buda, Hasan Ceka deri te edhe disa albanologë të brezit të mesëm dhe të rinj janë formuar në shkollën gjermane të shkencave dhe dijes. Ndoshta do të ishte mirë që, me rastin e vizitës së kancelares Merkel të organizohej edhe ndonjë tubim shkencor, jo për kornizë politike dhe as për atë që sot nga “opinionistët e gjithëditur” quhet “shou mediatik”, por si paralele e forumit ekonomik. Albanologjia është tërësia e studimeve që janë bërë dhe bëhen për historinë, gjuhën, folklorin dhe kulturën e popullit shqiptar, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj. Ato janë bërë objekt kërkimesh dhe studimesh nga dijetarë të shquar të vendeve të ndryshme të botës. Studiuesit gjermanë të fushave të ndryshme si gjuhësi, histori, folklore etj, janë ndër më të shumtit dhe me kontribute serioze e cilësore për shkencen shqiptare, ate që quhet Albanologji. Mund të thuhet se Albanologjia, si drejtim i veçantë studimesh për Shqipërinë dhe shqiptarët, lindi në fund të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XVIII, por u konsolidua në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Pa synuar për një paraqitje tërësore dhe as për hartim lista emrash të studiuesve gjermanë në Albanologjinë tonë, po sjellim disa nga majat e këtyre vlerave shkencore.
Studiuesit gjermanë në Albanologjinë Shqiptare
Në shekullin e XVIII fillon të rritet interesi i të huajve për gjuhën shqipe dhe shqiptarët. Ndër dijetarët më të shquar që u morën me çështjet e Albanologjisë po përmend:
1. G. V. Lejbnic (1646-1716), filozof gjerman me famë botërore, Kyetar i Akademisë së Shkencave Gjermane; përveç kontributeve në fushën e filozofisë, matematikës, fizikës, gjeologjisë, biologjisë, mekanikës, ai shfaqi interes edhe për gjuhësinë. Ai u interesua edhe për gjuhën shqipe: shtroi problemin e prejardhjes së gjuhës shqipe, të përkimeve, takimeve dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera indoeuropiane. Ai shkruante «Doni ta dini origjinën e gjuhës shqipe? Zhvisheni nga elementët e huaj, studiojeni mirë çfarë ka marrë dhe nga i ka marrë’ dallojeni mirë elementin e vet shqipes… Dhe do të dalë qartë origjinaliteti i saj”. (Xh. Kosturi: Historia e Albanologjisë, 1999 f.96).
2. Hans Tunman (1746-1778), historian me famë botërore në veprën madhore “Kërkime për historinë e popujve të Europës Lindore (1774), vë gurin e parë në themelin e studimeve historike të popullit shqiptar. Ai shpall me autoritetin akademik se: «Në historinë e shqiptarëve, unë nuk kam gjetur asnjë gjurmë të ndonjë shtegtimi të tyre të mëvonshëm, gjuha e tyre ka dhënë dëshmi të tilla nga fatet e popullit shqiptar, që në këta nuk mund të mos shoh fqinjët e stërmoçëm të grekërve dhe të nënshtetasve të Romës së vjetër. Dhe te dy këta na tregojnë Ilirët e vjetër”. (Vep. Cit. f. 97). Ndërsa një filozof tjetër gjerman Johan G.Herder, do të pohonte autoktoninë e shqiptarëve, prejardhjen e tyre ilire dhe karakterin europian.
3. Karl Hajnrih Teodor Rajnhold botoi më 1885 “Net Pellazgjike”, vepër që ndahet në tri pjesë: E para përmban një Gramatikë të shqipes ose një skicë gramatikore; e dyta ka një Fjalor dhe e treta ka Tekste (Antologji). Gjithë materiali është mbledhur te Arbëreshët e Greqisë në Atikë, në ishujt Poros, Hydras. Në faqen e parë “Pellazgjishtja”, autori shkruan greqisht këto fjalë: « Përsa u takon Pellazgëve (dmth Arbëreshëve të Greqisë), ata janë më të vjetër se sa ata që sundojnë sot në Greqi”.) Cit. 129). Në shekullin e XIX, me zhvillimin e shkencës dhe të teknikës, personalitetet shkencore botërore e rritën interesin për studimin e gjuhës shqipe dhe prejardhjes së popullit shqiptar, si një popull i veçantë i Gadishullit Ballkanik.
4. I tillë ishte Franc Bopi (1791-1867) gjuhëtar i shquar gjerman, një nga themeluesit e metodës historiko-krahasuese. Ai dinte gjithë gjuhët e vjetra dhe të reja indoeuropiane; autor i Gramatikës Krahasuese të të gjitha gjuhëve indoeuropiane në pesë vëllime. Me referatin për Numërorët dhe Përemrat e shqipes, por sidomos me studimin “Mbi shqipen dhe lidhjet e saj farefisnore», Bopi hodhi themelet e Morfologjisë Krahasuese të gjuhës shqipe, duke vërtetuar përfundimisht vendin e shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane, si një vend më vete. Këtë mendim, këtë tezë e shpjegon më tej kur shkruan: “Kjo gjuhë me të vërtetë që i përket në mënyrë të sigurtë familjes indoeuropiane, se në themelet e saj kryesore nuk ka ndonjë lidhje më të ngushtë ose, aq më pak, ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën nga motrat sankrite indoeuropiane të kontinentit tonë dhe as lidhje birësie me to”.
5. Në fushën e historisë shquhet historian i madh gjerman Jakob Falmerajer (1790-1866), i cili në veprën “Elementi shqiptar në Greqi” (1857-1861), shqiptarët i vlerëson shumë, ku flet për vitalitetin e lartë të popullit shqiptar etj. Në veprën e lartëpërmendur ai argumenton autoktoninë e shqiptarëve dhe nënvizon se: «Përpjekjet për të hedhur poshtë autoktoninë e shqiptarëve ilirë, të gegëve e të toskëve, dhe ta afrojnë ardhjen e tyre në shekullin e III, duhen hedhur poshtë se janë historikisht të pambështetura, të gabuara, joshkencore dhe jokritike”. (Cit. f.147).
6. Gustav Mayer (1850-1900), studiuesi gjerman nga Austria u mor gjerësisht me gjuhën shqipe, sidomos me historinë e saj. Hartoi të parin Fjalor Etimologjik të saj, si dhe është autor i veprës «Studime Shqiptare» (1883-1896) në gjashtë vëllime. Mayeri ka një meritë të veçantë për historinë e kulturës popullore, sepse me të nisin fillesat e botimit të këngës kreshnike shqiptare.
7. Gustav Mayer më 1897, botoi në Vjenë fragmentin e këngës së Ciklit të Mujit e të Halilit “Tha, drit ka dal e dielli nuk ka ra.”Ky fragment u botua bashkë me materiale të tjera të letërsisë gojore në veprën e tij “ALBANESISCHE STUDIE”, vëllimi VI. Prof. Zymer Ujkani Neziri vë në dukje se redaktori i materialeve të G.Majerit, Agron Fico të botuara në vëllimin “Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar” (1635-1912), për fragmentin e këngës kreshnike “Tha, drit ka dal e dielli nuk ka ra“ jep këtë shënim në fusnotë : “Martesa e Hysenit është variant i martesës së Halilit”. Vargjet e fragmentit të këngës së kreshnikëve të botuara nga G. Majeri tashmë konsiderohen me vlerë dokumentare historike për folkloristikën shqiptare e sidomos për epikografinë. Ja disa vargje: “Tha, drit ka dal e dielli nuk ka ra,/Tha, drit me malet nuk ka ba,/Tha, janë mbledhun agait e kuvenin,/Tha, po kuvenin e kuvenoin,/Tha, ç’at Hyseni po e prezhmoin,/Tha, ç’ke Hysen që nuk martone?
8. I pamasë është kontributi i profesorit të gjuhësisë indoeuropiane të krahasuar Paul Kretçmer (1866-1956), i cili në veprën dinjitoze “Hyrje në historinë e gjuhës greke” pohon se para ngulimeve të elementit helen në Greqi të vjetër, ka pasur një shtresë të lashtë jogreke, se para nguljes së popujve indoeuropianë, nëpër vendet e Mesdheut, kishte nje shtresë më të lashtë. (F.164).
9. Të njohura janë edhe kontributet e historianit gjerman Georg Shtadtmyler (1901-1985), që në veprën “Studim për historinë e hershme shqiptare“ (1941) bëri një periodizim të historisë së hershme të popullit shqiptar; ndërsa Gustav Vajgandi (1860-1930), gjuhëtar, balkanolog gjerman u mor edhe me gjuhën shqipe dhe origjinën e saj.
10. Vend të veçantë zënë kërkimet e albanologut gjerman Maksimilian Lamberc për epikën legjendare shqiptare, i cili më 1954-1955 botoi studimin “Die Volkseipk der Allbaner” (“Epika popullore e shqiptarëve”), që Çabej e konsideroi kulm të veprës shkencore të Lambercit. Pas Luftës II Botërore vazhdoi dhe u zgjerua bashkëpunimi i institucioneve shqiptare me ato gjermane. Më 1958 erdhi një grup prej 4 studentësh gjermanë për të mësuar gjuhën shqipe, të cilët brenda një afati të shkurtër, me vullnetin e njohur gjerman u përgatitën për të ndjekur klasat universitare për gjuhën shqipe, madje edhe albanologu i njohur V. Fidler erdhi për 6 muaj dhe bashkë u morëm me trajtat e shkurtëra të gjuhës shqipe. Me interes është të përmendet se në vitin 1960-1961 u zhvillua nje ekspeditë kërkimore shkencore folklorike për regjistrimin e folklorit çam midis Akademisë së Shkencave të Gjermanisë dhe Institutit të Folklorit. Rezultat i kësaj pune me kritere serioze shkencore solli grumbullimin e një lëndë të pasur folklorike, që më vonë Akademia e Shkencave gjermane i botoi në dy vëllime me titull “Këngët Çame”. Një rol të veçantë në nxitjen e studimeve shqiptare në Gjermani ka luajtur edhe katedra e gjuhës shqipe të Mynihut. Shqipëria dhe Kosova janë bërë sot qendrat kryesore të studimeve albanologjike, por ato kryhen edhe sot, ashtu si më parë, edhe nëpër qendra shkencore e katedra të gjuhësisë në universiteteve në vende të ndryshme të rruzullit tokësor. Shkenca gjermane vazhdon përsëri të jetë e para, të jetë në krye të studimeve albanologjike me seriozitetin, kriteret e saj të larta dhe identitetin e shquar e të njohur gjerman, përfundon profesor Fico.

Ndërsa ,në artikullin e tij, Prof.Dr.Agron Fico të dt.24.11.2013 me titull" Letargjia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë" në mes tjerash shkruan: "Para disa javësh kam botuar një shkrim për domosdoshmërinë e reformimit të Akademisë së Shkencave, që të realizojë rolin e saj, rolin për të cilin është krijuar. Madje, kam nënvizuar se jemi kombi më i pasur me akademi dhe akademikë, që mund të na i kishte zili edhe kombi më i pasur dhe më i fuqishëm i planetit!

Ky shqetësim qytetar për fatin e Akademisë së Shkencave është i drejtë, po të mbajmë parasysh se jemi i vetmi komb që kemi 5 akademi e gjysmë të shkencave: dy në Shqipëri, një në Kosovë, një në Hamburg, Gjermani (e quajtur “Akademia e Djathtë e Hamburgut”), një në Nju Jork dhe gjysmë në Maqedoni (anëtarët shqiptarë të Akademisë Maqedonase të Shkencave). Pra, gjithë këta akademikë do të duhej të kishin hartuar e prodhuar programe e vepra serioze shkencore që të lehtësonin procesin e përparimit të çështjes kombëtare dhe asaj të zhvillimit ekonomik, që shqiptarët të mos mbeteshin njerëzit më të varfër të Ballkanit. Duhet thënë se Akademia e Shkencave të Shqipërisë, pothuajse asnjëherë nuk ka qenë në rolin e vet, që të ndihmojë zgjidhjen e problemeve dhe sfidave madhore që ka pasur dhe ka vendi dhe kombi shqiptar. Shkatërrimi i lëndëve kimike të Sirisë është një aksion ndërkombëtar i përmasave të mëdha. Shqipëria do ta rriste dhe do ta forconte prestigjin po të kishte marrë pjesë aktive në këtë aksion, që forcon lirinë dhe demokracinë kudo në botë.

Shkatërrimi i armëve kimike siriane në tokën shqiptare ishte një problem sa kompleks edhe i vështirë që përfshinte disa aspekte: politike, mjedisore, shëndetësore, financiare dhe mbi të gjitha kërkonte përkrahjen popullore. As dje dhe as sot nuk ka qenë dhe nuk është krejt e qartë se çfarë janë këto armë kimike (?), lëndë helmuese kimike (?), rreziqet e vërteta, ato mjedisore dhe pasojat shëndetësore etj.. Akademia e Shkencave të Shqipërisë duhej të ishte ajo që të thoshte fjalën e parë dhe të fundit, ta thoshte fjalën shkencore dhe me profesionalizëm, për statusin që ka dhe anëtarët më të kualifikuar: mjekë të njohur, studiues të shkencave natyrore etj., të cilët duhet të kenë edhe integritetin e duhur qytetar. Por është për të ardhur keq që Akademia jonë e Shkencave nuk e mori këtë përgjegjësi, ajo zgjodhi heshtjen dimërore dhe u vu në pozitën e sehirxhiut!

Fjala autoritare e Akademisë, si dje edhe sot, në një truall shoqëror ku çështja ende kuvendohet, do të shpërndante mjegullnajën që ende rri pezull. Miku im, doktor Adem Harxhi, dje shkruante: “Japonezët, pas dy bombave në Hiroshimë dhe Nagasaki, ndërtuan centralet atomike më të fuqishme në botë. A nuk e dinin ata se kanë rreziqe, siç ndodhi gjatë cunamit të fundit?” (“Dita”, 17 nëntor 2013, f. 9). Ama duhet thënë se në Japoni, Akademia është në krye të vendimeve programatike të vendit, madje kryetari i saj është një ndër pesë anëtarët e kabinetit perandorak.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk e meriton qenien në këtë status papërgjegjshmërie. Kjo Akademi duhet të reformohet mbi parime morale dhe kritere bashkëkohore e kombëtare. Ajo që kemi parë dhe shohim në punët e saj është tepër egoiste. E kemi parë këtë Akademi të shqetësohet vetëm për rotacionin e drejtuesve të vet, edhe kjo sipas një rituali të vjetruar partiak. Anëtarët e Akademisë, kjo shtresë e privilegjuar e shoqërisë, janë paguar dhe paguhen nga taksapaguesit shqiptarë. Për pasojë duhet të sillen me një ndjenjë më të lartë përgjegjësie dhe të jenë më të përkushtuar për punën dhe misionin shkencor. Mendoj se ka pasur dhe ka edhe një sërë faktorësh jashtëshkencorë që kanë përcaktuar dhe përcaktojnë gjendjen e mpirë të punës akademike, qëndrimin e saj në hije, veçanërisht në Shqipëri.

Ndryshimet historike, përmbysja e sistemit totalitar dhe zëvendësimi me një sistem pluralist dhe demokratik pritej të hapnin mundësitë dhe dyert e zhvillimit edhe për veprimtaritë shkencore dhe ato akademike. Por kjo dukuri nuk ndodhi. Ashtu siç ngjau me përbërjen e akademisë së parë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, krijuar më 10 tetor 1972, në të cilën u përfshinë edhe ish-komisarë mediokër, po ashtu po ndodh edhe sot me Akademinë e tanishme, ku krahas specialistëve janë përfshirë edhe ish-ministra, anëtarë të forumeve të PPSH-së, si dhe nga radhët e militantëve të Partisë Demokratike.

Kjo përbërje heterogjene dhe bashkëjetesë filozofike eklektike ka përcaktuar edhe atë letargji dhe mënyrë burokratike të funksionimit të vetë Akademisë së Shkencave, pra ka bërë të kemi një “Akademi të Shkencave pa shkencë”, gjë që e ka vënë në dukje edhe masmedia.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë pothuajse nuk iu është përgjigjur në shkallën e duhur sfidave të mëdha të kohës dhe të kombit. Aksionet e saj shkencore janë paralizuar nga ndërhyrjet politike. Mjaftojnë pak shembuj: fati i gjuhës shqipe është reduktuar në çështjen e përdorimit të “ë”-së dhe drejtshkrimit të disa fjalëve. Janë përpjekur dhe përpiqen të ndryshojnë vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit për gjuhën e njësuar shqipe me anë të ca sloganeve bajate politike. Historia e Shqipërisë, sfida për rishikim kapitujsh, për vlerësim të figurave të harruara ose të keqtrajtuara është kthyer në një “grindje politike”. Edhe një botim i Akademisë së Shkencave, si “Fjalori enciklopedik”, nuk i shpëtoi njëanshmërisë, duke lënë jashtë figura të njohura dhe duke futur njerëz pa ndonjë vlerë, pra nuk iu shmang dot kritereve kaotike.

Vetë Akademia Shqiptare e Shkencave do të kishte dobi po të arrinte të kapërcente frikën e “njollosjes” nga mendimet dhe debatet që bëhen për të, qofshin këto edhe kritike e ndonjëherë të skajshme. Kjo shprehje e hapur përbën edhe nenin e parë të mendimit të lirë në demokraci. Ndofta variant më i përshtatshëm për kushtet e vendit tonë do të ishte jo krijimi i një institucioni gjithëpërfshirës, por i atij specifik, të veçantë, pra i një Akademie të Shkencave Albanologjike, që të përfshinte fushat: gjuhë shqipe, histori shqiptare, letërsi, kulturë popullore, arkeologji, monumente të kulturës. Ndërsa degë të tjera të shkencave të përfshihen në njësitë mësimore universitare ose edhe në ndonjë institut të veçantë. Tashmë, kur Kryeministri Edi Rama njoftoi në fjalimin e fundit se Shqipëria nuk do të përfshihet në aksionin për shkatërrimin e lëndëve helmuese luftarake të Asadit, padyshim qytetarët e gjithë hapësirës shqiptare kanë të drejtë të pyesin: Po Akademia e Shkencave të Shqipërisë ku ishte?,përfundon profesor Fico.


Flori Bruqi

Akademik Prof. Dr. Namik Muhedin Shehu( 1934-)






Akademik Dr. Namik Muhedin  Shehu ka lindur në Berat më 1934 . Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë  në vitin 1957. Namik M. Shehu jeton në Astoria, New York bashkë me familjen qe prej vitit 1997. 
Ai është sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York.Është nënshtetas amerikan, sekretar shkencor i Akademisë Shqiptaro - Amerikane të shkencave dhe të Arteve , veprimtar i shquar i komunitetit shqiptaro amerikan në Nju Jork e më gjerë . Ka marrë pjesë aktivisht , në veprimtari organizative dhe shkencore të Akademisë dhe ka zhvilluar një aktivitet të dendur organizativë , të shoqëruar me mbajtje referatesh . Mban gradë e titull shkencor,  Doktor i Shkencave Mjekësore dhe Bashkëpuntor i Vjetër Shkencor.

Në vitin 1999 zgjidhet sekretar shkencor i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve dhe drejtues . revistës së Akademisë “ Dituria” në New York . Ka botuar një seri librash mjekësore dhe publicistike letraro- shkencore , monografi , përshtatje dhe përkthime librash mjekësore dhe ka shkruar e publikuar qindra artikuj shkencor dhe mjaft shkrime shkencore popullore.Ka mbajtur referate në 20 sesione shkencorse, 7 simpoziume dhe 3 konfrenca shkencore, si dhe referate në kongrese ndërkombëare si në Itali , Belgjikë dhe në Sh.B. A.Ka një publicistikë të gjerë në shtypin periodik, në revista në radio dhe televizionin shqiptar. Në vazhdim kohë më parë Prof.Dr. Namik Muhedin  Shehu , është  paraqitur para publikut shqiptar me punimin e tij “ Aforizma dhe shprehje të mençura"Ka publkuiar mbi 20 libra mjekësore shkencore, ka botuar mbi 100 punime dhe studime mjekësore, si dhe ka shkruar dhe shpërndar broshura me tematikë shkencore popullore.
Namik Muhedin Shehu ,ishte shumë  aktiv edhe në jetën shoqërore dhe shkencore: ishte këshilltar shkencor i Ministrisë se Shendetesise në vitin 1971, kryetar i shoqatave të mjekëve në Berat në periudhën 1971-1994, kryetar i shoqatës Shqipëri-Turqi për Beratin dhe nënkryetar i saj per Shqipërine në vitet 1991-1997.

Ka qene anëtar i Shoqatës Europiane të Kardiologëve dhe të Dhimbjes së Kokës qe nga viti 1992. Për punën e tij të palodhshme dhe sukseset e mëdha në këto fusha, u dekorua disa herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhrin në Shërbim të Mirë të Popullit”, kurse Instituti Amerikan i Biografive e nderoi me çmimin “American Medal of Honor” (Medalja Amerikane e Nderit).Si bashkautor, botoi më 1983 monografinë “Reumatizmi artikular akut dhe pasojat e tij”, si dhe botoi artikuj të shumtë në revistat: “Shëndetësia Popullore”, “Buletini i UT-së”, Seria e Shkencave Mjekësore, punime neuro-psikiatrike, punime neurologjike etj. Ka marrë pjesë në rreth 50 sesione dhe konferenca shkencore.

Për këtë arsye, profesor Namiku radhitet me të drejtë në radhën e mjekëve, që lanë emër në mjekësinë shqiptare, si: Maksut Dërrasa, Pandeli Çina, Lluka Muço, Ymer Dishnica e shumë të tjerë.Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York,Akademik Prof. Dr. Skënder Rexhep Kodra,Ph.D, ka thënë për profesor Namik Muhedin Shehun: Dr. Namik Muhedin Shehu është një personalitet shkencor dhe një person i devotshëm dhe i aftë në kryerjen e detyrës”.

Në 70-vjetorin e lindjes së tij, ai i dhuroi qytetit të lindjes, ku dhe kremtoi këtë jubile, edhe librin “Berati, mjekësia nëpër shekuj”, kurse Bashkia e Beratit e nderoi me titullin “Intelektual i shquar i qytetit të Beratit”.


Disa nga veprat e botuara :
1.Hipertensioni Arterial Esencial në rrethin e Beratit,Disertacion,Tiranë, 1980.
2.Dukuritë anësore të antibiotikëve,Broshurë,Tiranë,1985.
3.Presioni Arterial patologjitë dhe mjekimi,Monografi,Tiranë,1997.
4.Berati mjekësia nëpër shekuj,Monografi,Tiranë,2004.
5.Namik Shehu ,70 vje jetë dhe punë,Broshurë,
Tiranë,2004.
6.Proverba dhe fjalë të urta,Nju Jork,2006.
7.Tungjatjeta Diasporë,Monografi,Nju Jork,2008
8.Duhani helmues I heshtur e vrasës I zgjedhur I njeriut,Broshurë,Nju Jork,2008.
9.Kolesteroli:rëndësia,ndikimet në organizëm dhe trajtimi,Nju Jork,2008.
10.Pedagogtë dhe studentët që krijuan mjekësinë shqiptare,Monografi,Nju Jork,2010.
11.Përsiatje rreth dinjitetit njerëzor, Nju Jork,2010.
12.Kolesteroli:rëndësia,ndikimet në organizëm dhe trajtimi,Nju Jork,2008.

Etj.


Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...