Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/16

MARGARITA XHEPA

Rezultati i imazhit për margarita gjepa"

Margarita Xhepa është një aktore shqiptare, lindi më 2 prill 1932 në Lushnje, Shqipëri. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit shqiptar. Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën "Streha e të harruarve", një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Në mbarim të shkollës shtatëvjeçare Margarita Prifti do të dërgohej në Liceun Artistik “JordanMisja”në Tiranë, në degën e dramës. Gjatë periudhës shkollore në Liceun Artistik “JordanMisja” Margarita do të shquhej ndër shokë e shoqe për talentin e saj të veçantë. Deklamonte fuqishëm dhe me ndjenjë. Mendimit i jepte zë dhe ndjenjës – muzikë. Vetes i jepte punë, spektatorit – mesazh. Fjalën e ledhatonte, veprimit i jepte dridhërimë.

Në vitin 1950, kur ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, nxënësja lushnjare e Liceut Artistik “JordanMisja” do të ftohej të ishte pjesë e trupës së Teatrit Popullor, sot e Teatrit Kombëtar. Këtu do të gjente aktorë të formuar të skenës, autoriteti i të cilëve, megjithatë, nuk do të mund t’i bënte hije aktores së re.

E re, e papërvojë dhe e brishtë, Margaritës do t’i duhej të ecte përpara vetëm falë talentit të vetë. Edhe pse nuk do t’i mungonte ndihma, ajo e kishte të qartë se “regjisori” më i rreptë ishte spektatori. Arriti ta lexonte spektatorin.

Në vitin 1951 pat dalë për herë të parë në skenën e Teatrit Popullor. I qe besuar të luante rolin e shërbyeses në një dramë ruse me titullin “Makar Dubrov”. Siç patën shkruar gazetat e kohës, artistja e re i kish dërguar spektatorit një figurë bindëse, një shërbyese të varfër ekonomikisht, por shumë të pasur moralisht. Një shërbyese që fizikisht i shërbente zotnisë, por virtualisht i shërbente masës së gjërë të njerëzve të punës, të cilët jo vetëm aspironin, por edhe punonin për drejtësi shoqërore.

Më vonë, vit mbas viti, aktores së re lushnjare do t’i besoheshin role të dorës së parë, me ngarkesë të madhe mendimi e ndjenje, role që përbënin kockën e dramave. Mbresëlënëse e deri tronditëse është shfaqur në rolin e Majlindës te drama “Majlinda” e XhemalBrojës.

Artistja e Popullit, Margarita Xhepa – Nderi i Kombit, ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve do t’i përmendim: majlindën tek "majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të JakovXoxës), Filja tek "Cuca e maleve" (Loni Papa), Zonja Mëmë tek "Kush e solli Doruntinën" (dramatizim nga EdmondBudina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna "Përballë vetes" (Ruzhdi Pulaha) etj.

Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek "Hamleti", Vajza e dytë tek "Mbreti Lir", Dado tek "Romeo e Xhulieta", Mbretëresha Margaret tek "Rikardi i III", të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushtë" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Çehov), LediMilford tek "LuizaMiler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e një komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), Shejla tek "Morali i zonjesDulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek DhimitriMavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.

Veç roleve në teatër, ka realizuor edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron "Vitet e para" dhe "Gjurmët", me I. Muçajn e K. Mitron "Dimri i fundit", "Tokë e përgjakur", "Një djalë edhe një vajzë" dhe "Apasionata", me Viktor Gjikën, "Gjeneral gramafoni", me E. Musliun, "Rrethi i kujtesës" dhe "Vitet e pritjes" (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, "Dora e ngrohtë", me DhimitërAnagnostin, "Gurët e shtëpisë sime", me P. Milkanin, "Pranvera s'erdhi vetëm", me S. Kumbaron, "Koncert në vitin 1936", me Gj. Xhuvanian "E diela e fundit" dhe "I dashur armik".

Në vitin 1997 interpretoi ne filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh ne Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Filmografia:

Kronikë provinciale - (2009)
Ne dhe Lenini - (2008)
I dashur armik - (2004)
Mirupafshim - (1997)
E diela e fundit - (1993)
Një djalë edhe një vajzë - (1990), mesueseKristina
Vitet e pritjes - (1990), nëna e Helenës
Kush e solli Doruntinën (1989) teatër-drama, nëna e Kostandinit dhe Doruntinës
Pesha e kohës (1988)
Pranvera s'erdhi vetëm - (1988)
Misioni përtej detit - (1988)
Rrethi i kujtesës - (1987)
Fillim i vështirë - (1986), shoqe e Zanës
Gabimi - (1986)
Gurët e shtëpisë sime - (1985)
Militanti - (1984)
Apasionata - (1983)
Dora e ngrohtë - (1983)
Shokët - (1982)
Dita e parë e emrimit - (1981)
Me hapin e shokëve - (1979) (TV)
Dollia e dasmës sime - (1978)
Gjeneral gramafoni - (1978)
Koncert në vitin 1936 (1978)
Dimri i fundit - (1976)
Pylli i lirisë - (1976) nëna e Vlashit
Tokë e përgjakur - (1976)
Vitet e para - (1965) si Zyraka


Skënder Tafaj (1947 - 2017)


Rezultati i imazhit për skender tafaj"

Skënder Tafaj ndërroi jetë me 4 gusht të vitit 2017. Gazetat e ditës dhe portale të ndryshme e percollën me lajme të shkurta vdekjen e tij, pa u thelluar në jetën dhe vlerat e aktorit. Televizionet tona thuaja fare pak informuan për jetën dhe vepren e tij. E ndonjë medium televiziv nuk e përmnedi fare. Institucionet tona të brishta aq më pak ose hiq fare. Miqtë dhe shokët e tij bashkëpunëtorë të teatrit dhe filmit, nga Prishtina, nuk morën morën pjesë në Mbledhjen Komemorative, as në varrimin e tij.

Rezultati i imazhit për skender tafaj

Kosova mbeti pa birin e kësaj toke, artistin e madh Skënder Tafaj. Ai u rrit dhe edukua në familjen e Hajdar Tafaj në Isniq, në odën ku shquhej si prioritare e dijes, traditës dhe historisë, kryesisht nga axha i tij, Keqë Tafa.



Tregimet e pashkruara dhe ato të gojëdhënave të kësaj ode mbetën ndër burimet më të bollshme për historinë e fshatit tonë dhe të figurave historike.





Skënder Tafaj u lind me 8 maj 1947 në fshatin Isniq nga një familje bujare dhe patriotike, e dëshmuar për vlera të mirëfilta kombëtare. Shkollën fillore, Skënder Tafaj e kreu në vendlindjen e tij në Isniq për të vazhduar me Shkollen normale “Ali Hadri “ në Pejë dhe më tutje në SHLP drejtimin e Dramaturgjisë në Universitetin e Prishtinës.



Pas perfundimit të studimeve u angazhua ne Teatrin Kombëtar në Prishtinë 1969, ku punoi deri në vitin 1989. Në atë kohë u përndjek nga UDB- ja serbe për aktivitetet e tij ilegale për krijimin e shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, ku u detyrua të emigroi në Zvicër, ku qëndroi deri kto vitet e fundit. Bri pëpjekje te rikthehet ne Teatrin ku kishte nisur karieren e tij por nuk arriti ta merrte veten, sadoqë shume regjisorë dhe aktorë patën mirëkuptim per të. Haqif Mulliqi e angazhoi ne shfaqjen e tij, ku luajti edhe me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise ne Tirane nentor 2012.



NE SHKOLLEN NORMALE “ALI HADRI” NE PEJE

“Nisja u bë me flamur kombëtar përpara kolonës në krye, në drejtim të qytetit. Bartësit e flamurit ndërroheshin me radhë. Bartës i parë ishte Demë Mulliqi, normalist. Në pika të rrezikshme bartës ishin edhe Ramadan Blakaj, Zymer Neziri dhe Xhemajl Gashi, Isa Demaj etj.

Gjatë rrugëtimit, demonstruesit u përpoq t´i ndalonte Kryetari i Komitetit të Lidhjes së Rinisë së Pejës Lekë Vuksani, por nuk pati sukses. Një pjesë e demonstruesve, ndërkohë shkuan në tregun e qytetit dhe ju bënë thirrje tregëtarëve që t´i bashkohen demonstratës. Me këtë rast tregu u boshatis dhe të gjithë u solidarizuan me studentët dhe nxënësit. Në ato momente numri i demonstruesve arriti në mijëra veta. Kjo masë demonstruesish në orën 15 u grumbulluan në sheshin e qytetit, përpara Kuvendit të Komunës dhe aty mbi çoshkun e “Borbës dhe Rilindjes” (që ishte përskaj ndërtesës së Komunës) përreth 20 minuta e mbajti një fjalim Sylë Kuçi që e kishte përgatitur paraprakisht Zymer Neziri. Më pastaj edhe 2-3 të rinjë tjerë hipën përmbi çoshk dhe brohoritën parulla për: flamurin, për Kushtetutën, për Republikën, për universitetin etj.,12 dhe masa e tubuar me ovacione të vazhdueshme i përsëriste këto parulla dhe këndonin këngët: “Kur u hap kushtrimi n`Kosovë”, “Lidhja e Prizrenit”, “Oj Kosovë, mos thuaj mbarova”, “Këngë për Skënderbeun”, “Mori Shkodër, moj mizore”, “Këngë për Ali Pashë Tepelenën”, etj” nga libri i Selatin Novosellës “ Demonstratat e vitit 1968- të në Pejë.

Xhemail Gashi etj, të cilët për të qenë pjesmarrja sa më masovike në demonstratë shkruan dhe shpërndanë një thirrje drejtuar popullit. Ditën e caktuar, në orën 14 nxënësit dhe studentët e Shkollës së Lartë ekonomike-Komerciale në Pejë, u grumbulluan në oborrin e shkollës Normale ”Ali Kelmendi” në Vitomiricë, afër Pejës, dhe ishte buzë rrugës Pejë – Mitrovicë.





Talenti i tij, bëri që të renditët ndër aktorët më të mëdhenj të Kosovës.



Qindra role rangojnë në dërrasat e këtij teatri, kryesisht në drama të karakterit kombëtarë.



Në shumicën e tyre barte rolet kryesore. Zenitin e tij e arriti më dramën “Vërbimi i Samsonit”, “Izrael e Filistine” të Nolit, ku u nderua edhe më çmimet më të larta.


Duke parë talentin e tij të rrallë, regjisorët e kohës e angazhojnë edhe në dhjetëra filma të cilët i finalizojë kinematografia e Kosovës.



Shquheshin rolet e tij sidomos në filmat artistik si, "Njeriu prej dheut", "Tre vetë kapërcejnë malin", "Lepuri më pesë këmbë"; " Si të vdiset", e në shumë role tjera që e ngritën në piedestalin më të lartë prej artisti.



Zhvillimet politike, demonstratat dhe ngjarjet e viteve të 80-ta, e rëndojnë gjendjen në Teatrin kombëtar i cili cilësohej si vatër e nacionalizmit. Fillojnë ti heqin nga raportuari shumicën e dramave dhe përndjekjen e aktorëve.



Artisti I madh Skënder Tafaj, vendosi të mos e ndalë punën. Në Isniq, atëbotë, ishte shumë aktive SHKA “Mehmet Riza”. Në gjirin e saj funksiononte edhe trupa e teatrit. Në vitin 1982, në regji të Skënder Tafajt, inskenohet drama “Hakmarrja” e Jusuf Kelmendit. Në festivalin e dramave të Kosovës në Ferizaj, duke zënë kështu vendin e parë dhe përfaqësuar Kosovën në festivalin federativë dramës në Trebinje të Bosnjë e Hercegovinës. Suksesin e njëjtë Skënder Tafaj e arrin edhe në vitin 1983 më dramën, “Sfinga e gjallë” e Rexhep Qosjes, duke zënë vendin e parë në Kosovë dhe duke grabitur shume çmime (prapë në Trebinje). Në vitin 1985 artisti dhe regjisori Tafaj mori guximin që të vëj në skenë dramën Pyrgu I lartë I autorit Teki Dervishi. Ç’është e vërteta këtë skenar të regjisorit Fadil Hysaj e kishte paraparë ta inskenoj Teatri Kombëtar por ajo nuk ishte lejuar nga Komiteti Komunistë.


Më këtë pjesë trupa e teatrit të Isniqit zënë vendin e dytë dhe përfaqëson Kosovën në Festivalin Federativë në Kullë të Vojvodinës, duke fituar të gjitha çmimet e festivalit e që nuk I morën kurrë.



Kah fundi I viteve të 80-ta situate në Kosovë sa vinte e vështirësohej. Skënder Tafaj ndonëse në heshtje asnjëherë nuk ndenji duarkryq. Lidhet më qarqet intelektuale e atdhetare në Prishtinë dhe Dukagjin. Ndërkohë I ndodhë edhe një konflikt më serb e malazias ku për pak nuk ndodhë më e keqja. Ai kishte lidhje të ngushta edhe më familjen atdhetare Gërvalla nga Duboviku. Më të rënë në sy të organeve policore, Skënderi më zemër të thyer detyrohet ta braktisë Isniqin dhe Kosovën, për tu strehuar kështu në Zvicër.


Në Zvicër, për asnjë moment nuk ndali aktivitetet për ndihmë dhe mobilizim për të ndihmuar atdheun. Atje themelon Shoqatën Humanitare “ Agim Kukleci”. Gjatë viteve të 80-ta e 90-ta kjo shoqatë e drejtuar nga Skënder Tafaj ndihmoj dhe mbajti gjallë mbijetesën e bashkëfshatarëve në Isniq e më gjerë. Në demonstratat e marsit të vitit 1989 në Deçan vritet Agim Kukleci e më pas plagosët rëndë Musa Musëshabanaj. Pas shumë peripecive Musën, arritëm ta dërgojmë në Zvicër ku edhe arritën ta shpëtojnë nga më e keqja. Në këtë shoqatë bashkëvepronte edhe tani heroi I Kosovës Rrustem Bruçi I cili kishte arritur të ikë nga policia serbe.



Më shpërthimin e luftës në Kosovë një grup aktivistësh nga Isniqi bashkë më Skënder Tafajn sjellin mjetet për sigurimin e armatimit për rreth 500 luftëtarë të fshatit.


Pas përfundimit të luftës Skënder Tafaj kthehet në vendlindjen e tij në Isniq. Kohë pas kohe vinte edhe në Prishtinë, mendonte se tani në Kosovën e lirë teatri dhe filmi I kanë dyert e hapura sidomos për ata që e pësuan më lëkurën e tyre dhe ata më meritorët. Më gjasë I doli e kundërta. Ndryshimet e gjeneratave që u bënë dhe kthetrat e politikës në teatër nuk e ofruan. Megjithatë Skënder Tafaj u përmbajt, nuk foli, portë gjitha padrejtësitë I përmbante në vete, I bluante në zemrën e tij të madhe.



Dhe, trupin e artistit të madh që nuk mundi ta shtri përtokë, as Serbia dhe as padrejtësitë tona, filloj ta molisë sëmundja e rëndë që dalë ngadalë e bëri të vetën.



Të madhin Skënder Tafaj e quajtëm disident, kontravers, të djathtë e të qendrës së djathtë, e që asnjëherë nuk u fut nëpër labirintet e tyre. Por, Skënder Tafaj padyshim renditët ndër artistët dhe regjisorët më të mëdhenj të kombit, nacionalistë dhe atdhetar të devotshëm. Vepra e tij gjithmonë e jetë, do të mbetët udhërrefim për gjeneratat e artistëve të mëdhenj të gjithë gjeografisë shqiptare.

Flori Bruqi

BEKIM FEHMIU (1936-2010)

Rezultati i imazhit për bekim fehmiu"
Bekim Fehmi ishte një aktor teatri, televizioni dhe filmi jugosllav me origjinë shqiptare. Ai lindi në 1 qershor 1936 në Sarajevë dhe vdiq në 15 qershor 2010 në Beograd. Gjatë ditëve të shkollës së mesme ai luajti në Teatrin Rajonal në Prizren. Në vitin 1956 u regjistrua në Fakultetin e Arteve Dramatike në klasën e Profesor Mate Millosheviç. Një nga kushtet ishte të mësonte serbo-kroatisht, gjë që nuk ishte problem për të. Ai u diplomua katër vjet më vonë dhe u bë aktori i parë i arsimuar i përkatësisë etnike shqiptare në ish-Jugosllavi. Përveç shqipes dhe serbo-kroatishtes, ai foli italisht, spanjisht, anglisht dhe frëngjisht.

Jeta private

Bekim Fehmiu lindi në 1936 në Sarajevë. Ai u rrit në një familje patriarkale shumë-anëtarëshe. Babai i tij ishte mësues dhe nëna e tij shtëpiake. Pasi babai vdiq në vitin 1948, nëna dhe djali i madh morën përsipër kujdesin e familjes. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Prishtinë, ai u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Sociale në Beograd. Kjo është ajo ku ai takoi aktoren e re Branka Petric. Shoqëria e rastësishme u rrit në një marrëdhënie pas provave të shfaqjes "Veza" të luajtur në "Atelier 212". Në tetor 1967, Branka mbeti në një gjendje tjetër, kështu që ata vendosën të martohen në Romë, sepse Beckim ishte duke filmuar serialin Odyssey atje. Megjithatë, përpjekja e parë për t'u martuar dështoi sepse nuk kishin certifikata lindjeje. Dy javë më vonë, ata u martuan në kryeqytetin italian. Në korrik 1968, atyre iu dha një djalë, Uliks dhe më pas Hedoni. Aktorja Branka Petric tha në një intervistë se ata jetuan shumë mirë pavarësisht ndarjes së tyre. Ajo pranoi që Beckim ishte një zotëri i vërtetë dhe se ajo dyshonte në marrëdhëniet e tij me aktoret e tjera të huaja, por nuk dëshironte ta diskutonte atë kur u takuan në Beograd së bashku. Në fund të viteve 1980, në Beograd filloi një fushatë antishqiptare. Furra buke dhe pastiçeri në pronësi shqiptare u vunë në zjarr, dhe mbetet një legjendë urbane që aktori me dashje kaloi kohën atje për të kundërshtuar nacionalistët serbë në një farë mënyre. Kjo situatë në Jugosllavi e shqetësoi shumë, kështu që vendosi të tërhiqej nga jeta publike. Ai e bëri shfaqjen e tij të fundit në 1987, pas së cilës bëri vetëm një film më shumë. Ai vetëm herë pas here ndoqi premierat e shfaqjeve në JDP me nxitjen e gruas së tij. Kur pësoi një goditje në vitin 2010, ai nuk la më shtëpinë e familjes së tyre në Zvezdara. Më 15 qershor të atij viti, ai bëri vetëvrasje në studimin e tij, duke i lënë një letër lamtumire gruas së tij, e cila gjoja lexonte "Unë të dua aq shumë, por jeta nuk ka kuptim për mua më." Ai u krijua disa ditë më vonë në Varrezat e Re në Beograd, dhe Branka dhe djemtë e tij spërkatën pluhurin e tyre në lumin Bistrica në Prishtinë, ku ai kaloi ditët e tij më të bukura të fëmijërisë dhe rinisë së hershme. Ai e përshkroi rritjen e tij në librin "Shkëlqim dhe i tmerrshëm", të cilin e botoi në 2001. Një tjetër vazhdim i autobiografisë së tij u botua nga familja e tij në 2012. Djali i vogël i Bekimov dhe Brankin Hedon është një ekonomist me profesion dhe ka vite që është i përfshirë në biznesin privat. Djali i moshuar Ulyss u diplomua në aktrim në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Ai jeton në rrugën Beograd-Nju Jork, ku zotëron një zinxhir furre. Ai është i njohur për audiencën vendase për rolet e tij në filmat Bomber i Zi, Bulevardi i Revolucionit, Blu Bizantine, Bardhë, Bota e Bardhë, Rruga Ustanicka, dhe seritë e Atit tim Killers. Ulysses Fehmiu është martuar për shumë vite me aktoren Snezana Bogdanovic me të cilën ka një vajzë, Nika.

Bekim Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.
U martua me aktoren Branka Petriç dhe kishte dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti. “Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodh as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen”,-shprehej ai.

Rolet e tij kryesore kanë qenë në “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë “Ko puca otvorice mu se”, “Vitet e nxehta”, “Protesta”, “Eskadrionet e partizanëve” dhe “Të kuq dhe të zinj”. Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shoë, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas,Claudia Cardinale etj.

Ka interpretuar në shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht. Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t’i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohë më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, “Shkëlqim dhe frikë”, në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.

Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Ai ishte 74 vjeç kur i dha fund jetës. Fëmijëria dhe e tyre ka filluar nënë të ndryshme të vendit, tani jetojnë në Beograd. Branka dhe Bekimi kishin dy fëmij dhe përkatësisht dy djem, Uliksin dhe Hedonin.
Janë njohur në të njëjtin ambient pune, nga ku janë dashuruar dhe kanë lidhur fatin e jetës së përbashkët. Branka Petriç, e lindir para luftës, në Novi-Vinodollski në një familje bashkëkohore, edhe në këtë intervistë teksa flet për vendlindjen e saj, i kujtohet udhëtimi i përditshëm përmes baltës, nga fshati deri në gjimnazin e Zemunit.

Kjo ishte rruga e cila më vonë pasoi dhe suksesin në akademi për film dhe teatër. Aktrimin e ka filluar shumë herët. Shijen e parë të punës me djersë e ka ndierë në seksionin e dramaturgjisë në shkollë, shije kjo me të cilën vazhdon të jetojë edhe sot.

Pasi përfundoi akademinë e ajo u bë anëtare e Teatrit Popullor të Dramës në Beograd, teatër ky me një një eksperiencë pune tridhjetëvjeçare. Branka ka shtatëmbëdhjetë vite punë në skenë. Ndërsa Bekimi lindi më 1 qershor 1936 në Sarajevë. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga vitit 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviç.

Famën e arriti me filmin “Mbledhësit e puplave” të Aleksandër Sasha Petroviçit, në vitin 1967. Karrierën e ka zhvilluar jashtë, dhe sidomos në Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso. Ka bashkëpunuar edhe me Xhon Hjuston, Avo Gardner, Sharlo Azbavuron dhe të tjerë. Në këtë intervistë Branka dhe Bekimi tregojnë njohjen e tyre, mënyrën si janë dashuruar dhe peripecitë e jetës gjatë asaj periudhe. Sot aktori i mirënjohur nuk jeton më, i ka dhënë fund jetës në 10 qershor 2010.

Ai ka aktruar në 41 filma deri në vitin 1998. Ai ka pasur role në shqip, serbokroatisht, spanjisht, anglisht, në gjuhen frënge, italisht, maqedonisht e të tjera. Fehmiu ka lënë një përshtypje të madhe me stilin e tij prej një intelektuali të madh dhe një aktori që ka ditur ta bëj edhe jetën e tij një lojë. Ka shkruar një pjesë të autobiografisë në librin “Mrekullueshëm dhe Tmerrshëm”, ndërsa për më shumë se një dekadë është tërhequr nga skena publike dhe nuk ka dhënë as intervista. Aktori me famë botërore, për publikun shqiptar kujtohet me filmin “Përgjithmonë Xhulia”.

DY FJALË LEXUESVE PËR ENCIKLOPEDINË SHKENCORE TË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE

Rezultati i imazhit për flori bruqi"

Botimi i parë “Enciklopedisë” për akademikët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, besojë që sadopak do të plotësojë një zbraztësirë që u hetua vite me radhë në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare, më qe një doracak të tillë biografik e bibliografik më parë deri me tash nuk kishte ekzistuar.

Me kalimin e kohës, sidomos pas ndërrimeve të mëdha që ndodhën kudo në botë, Evropë, edhe në Ballkan, përkatësisht në vendet ku jetojnë, krijojnë dhe veprojnë shqiptarët, zhvillimi i shkencës, letërsisë, artit etj., mori hov si kurrë më parë.

Viti 1995 shënonte vitin e parë të themelimit të Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York, ndërsa viti 2001 shënonte pesë shekuj të letërsisë së shkruar shqiptare.

Më këtë rast, i shtyrë nga data madhore 28 nëntor 1995 e fillimit të një shkence bashkëkohore si dhe të një letërsie artistike në njërënanë, si dhe përpilimit biografik dhe bibliografik të “Enciklopedisë” së ASHASHA, me siguri do e përcjellin disa dobësi të natyrës objektive( shkencëtaret,shkrimtarët që jetuan dhe jetonin në trojet etnike shqiptare dhe në migrim ende nuk ishin zbuluar sa duhet) në anën tjetër, iu përkushtova hulumtimit, përpunimit, dhe korrigjimit të biografive, për t’u dhënë lexuesve në duar versionin e parë” Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve në ASHASHA- AAAS”.


Detyrë e botimit të këtij libri për Akademiket në ASHASHA, është dhe mbetet mundësisht regjistrimi i të gjithë shkencëtarëve shqiptarë dhe të tjerë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Çamëri dhe Diasporë, duke u ndalur vetëm në të dhënat konkrete mbi jetën dhe veprimtarinë shkencore dhe letrare të akademikëve në ASHASHA-AAAS, në mënyrë që të mundësohet lexuesve, e në radhë të parë nxënësve, studentëve, mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve të letërsisë, arteve dhe shkencëtarëve për t’u njohur me krijuesit shkencor, letrar shqiptarë , etj. përkatësisht me veprat e tyre shkencore dhe letrare.

I vetëdijshëm për rëndësinë e këtij doracaku informative, për numrin bukur të madh të autorëve që dhanë kontribut të pashembullt në ngritjen e kështjellës së diturisë në mjekësi,ekonomi, jurispondencë kombëtare dhe ndërkombëtare, në letërsi etj.,jemi ndalur tek disa studiues të ASHASHA-AAAS, që mendojë, janë të domosdoshme të thuhen me rastin e botimit të këtij libri.


Fotografia e Nijazi Halili


Shkencëtarët, shkrimtarët shqiptarë,për shkaqe të njohura u detyruan të shpërngulën në Evropë, Amerikë, Australi etj., qoftë nga regjimi komunist në Shqipëri , qoftë edhe nga represaliet sllavo-komuniste në Jugosllavi si dhe në kohën e egër të sundimit të Sllobodan Millosheviqit në Serbo-Sllavi..

Veprat e shkencëtarëve dhe shkrimtarëve shqiptar të ASHASHA- AAAS-it, të shumtën e rasteve u botuan jashtë atdheut, nëpër gazeta dhe revista, kudo në shtetet e Evropës, Amerikës, Azisë, Afrikës e deri në Australinë e largët. Shumica dërmuese e tyre u botuan nëpër të përkohshme, e shumë pak si libra me vete.

Gjithë këto të dhëna flasin për një popull të pafat gjatë historisë tonë të bujshme. Varfëria dhe mjerimi i përcillte shkencëtaret dhe shkrimtarët shqiptarë në vende të ndryshme të botës. Si do që të jetë, ato rreze drite që lëshuan veprat e tyre, edhe pse autorët nuk arritën t’i ngrohin as t’i ndriçojnë, ato kurrë.

Drita e tyre gjithnjë e më shumë, me kalimin e kohës, pas vitit 1995, u bë edhe më e forte, edhe me ndriçuese duke i botuar studimet e tyre në revistën shkencore të ASHASHA-AAAS-it “Dituria”.

Gjykuar sipas burimeve të kohës (arkivit të akademisë së ASHASHA-AAAS-it në New York) gjetën vend të gjithë akademikët ( aq sa mundëm ti sigurojmë biografitë dhe bibliografitë e tyre), të cilët në një mënyrë ose tjetër, lanë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art deri në ditët e sotme, edhe nëse gjatë jetës së tyre nuk arritën t’i botojnë studimet apo krijimet e tyre shkencore, letrare, artistike në libra të veçantë.

Pas vitit 1995,përkatësisht shkencëtarët dhe letrarët bashkëkohorë shqiptarë, pa dallim ku u shkrua dhe u botua, në këtë “Enciklopedi”… do të zë vend të merituar duke përfshirë këtu gjithë ata akademikë që botuan ndonjë vepër shkencore apo letrare, pa hyrë në vlerat e tyre shkencore, letrare e artistike.

Kur është fjala për shkencëtarët dhe shkrimtarët që veprat e tyre i shkruan dhe i botuan në gjuhë të huaja(në vendet ku jetuan dhe jetojnë), jemi përpjekur që titujt t’i shënojmë në origjinal dhe të përkthyer.

Ndërsa shkencëtarë dhe shkrimtarë tanë,edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin e tyre kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre së janë shqiptarë.

Gjatë shkrimit të këtij doracaku për 5 vjet pandërprerë më kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin dhe sistemimin e të dhënave.


Mirëpo falë konsultimit të një literature të gjerë, kam arritur që pak a shumë, në mënyrë informative t’i njoftojë lexuesit shqiptar edhe më gjerë, me një numër të madh krijuesish shkencorë ( mbi 100 shkencëtarë të AAAS-it ) që shkruan dhe botuan librat e tyre , përkatësisht që lanë gjurmë gjatë shekullit XX dhe XXI, qoftë jashtë truallit amë, qoftë edhe në token e të parëve, ku edhe zë fill krijimtaria shkencore, letrare e artistike e shqiptarëve.

Shpresojë që botimi i këtij doracaku informative do t’i gjejë lexuesit e vet, përkatësisht do t’u dali në ndihmë në radhë të parë lexuesve, nxënëseve e studentëve, mësuesve e arsimtarëve, për t´i njohur më mire dhe më për së afërmi gjithë ata që shkruan dhe botuan, së paku një libër shkencor, libër me vjersha apo tregime, dramë apo roman, kritikë apo studim letrar.

Në fund, me rastin e këtij botimi të këtij libri, u bëj apel gjithë shkencëtarëve, krijuesve të AAAS-it që e gjejnë emrin e tyre në këtë doracak si dhe atyre që për shkaqe objektive nuk kanë hyrë në libër, e që kanë botuar ndonjë vepër shkencore apo letrare deri më 31 dhjetor 2019, që të m’i dërgojnë të dhënat biografike dhe bibliografike, sipas kritereve shkencorë dhe letrarë, në mënyrë që kur ky libër të botohet dhe do të dal në shitje (24.03.2020) t’i bëjmë korrigjimet, plotësimet me fakte të reja, sidomos me ato që mungojnë, në mënyrë që libri t’u shërbejë dashamirëve të shkencës dhe letërsisë si nevojë e domosdoshme në shkollim të ultë apo të mesëm, universitar apo pasuniversitar përkatësisht në jetën e përditshme,për të fituar një pasqyrë reale për gjithë atë që u krijua në literature shqiptare në AAAS.

Ky apel vlen për të gjithë krijuesit shqiptar (të AAAS-it) kudo qofshin, e sidomos për ata që krijojnë jashtë trojeve etnike shqiptare, të cilët në këtë njëzetvjeteshin e fundit janë të shumtë.

Pikërisht shënimet për këta krijues(shkencëtarë, letrarë etj) do ta plotësonin këtë doracak, i cili do t’u shërbente mu këtyre krijuesve për t’u rrëfyer njerëzve ku jetojnë për të arritur në fushën e shkencës,letërsisë dhe artit shqiptar kudo që ndodhën shqiptarët.

Prishtinë, 16 nëntor 2019.                   Flori Bruqi

2019/11/15

Agron Shele (1972)




Agron Shele ka lindur, më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, Rrethi Përmet. 

Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë.

 Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij. 

Është autor i disa veprave letrare në gjininë e prozës (roman), gjininë e poezisë dhe asaj të Kritkës Letrare (Esse).

 Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA), antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS), Poets del Mundo, si dhe pëfaqësues për UMP- WUP, Shqipëri.

 Është Kryetar i Bordit Drejtues Galaktika Poetike "ATUNIS". 

Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në shumë antologjitë botërore.

 Është fitues i disa Çmimeve Letrare në Itali, Meksikë, Amerikën Latine etj. 

Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si : REC, USAID, PNUD, UNICEF etj. Aktualisht jeton në Belgjikë dhe vazhdon me përkushtim publikimin e vlerave letrare universale.

Bibliografi

Ka një sërë publikimesh në fushën e prozës, poezisë dhe kritikës letrare. 

Është autor i prezantuar me vepra letrare në gjuhën shqipe, gjuhën italiane dhe gjuhën angleze.

Vepra letrare :

1. Hapat e Klarës (roman)- Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2003

2. Përtej perdes gri (roman), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2006

3. Imazh i rremë (roman), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2007

4. Pasazh i pafaj (poezi), Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti, 2008

5. Kur heshtja flet (poezi), Shtëpia Botuese “ADA”, 2018

6. White stones ( poems), Demer Prees (Holland), 2018

7. “RIME SPARSE” (poesie) - Il suono di due voci poetiche del Mediterraneo (Poesie di Agron Shele e Claudia Piccinno), Amazon -2018

8. Ngjyrime universale ( Ese I), Shtëpia Botuese “ADA”, 2014

9. Ngjyrime universale ( Ese II), Amazon – 2018

Botime antologjike:

Bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Poetike Ndërkombëtare, në shqip:

1. Korsi e hapur -1, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2008

2. Korsi e hapur-2, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2012

3. Pegasiada, Shtëpia Botuese ”Marlin Barleti”, 2009

4. Atunis Galaxy Anthology- 2018 (anglisht), Botues Peter Tase, Lulu. com

5. Atunis Galaxy Anthology- 2019 (anglisht), Botues Peter Tase, Lulu. com

Revista Letrare:

1. Atunis Nr (1-2) – shqip, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë - 2015

2. Atunis Nr (3-4) –anglisht, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2016

3. Atunis Nr (5-6) –anglisht, Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, Prishtinë – 2017

Është përfshirë në Antologjitë Ndërkombëtare:

1. Almanak 2008, 2015 dhe 2016, Mongoli, Unesco Library – Botues: Hadaa Sendoo

2. WORLD POETRY YEARBOOK 2009, 2013, 2014, Kinë – USA, Botues, Dr Zhang Zhi (Diablo)

3. The Second Genesis(India), Anurang Sharma (ARAWLII), 2014

4. Antologia Poetica (Itali), Kibatek, 2015

5. Metafora Wspotczesnosci (Poloni), 2017

6. Faqja e kritikës së autorëve Bashkohorë (Itali), Shtëpia Botuese “Il Cuscino di Stelle”, 2019.

Flori Bruqi


Ph.D Leonora Ibish Bruçaj(1973-)


Rezultati i imazhit për leonora bruçaj"

 Leonora Ibish Bruçaj është e lindur në Istog .Republika e  Kosovës,  më 19. 08. 1973, në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse.

Studimet Master i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega Letërsi Shqipe, drejtimi Shkencor në Universitetin publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Diplomoi në Kolegjin FAMA, drejtimi Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Master.

Ёshtë Phd cand. - doktorrante e shkencës së Letërsisë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.


Profili krijues i Leonora Bruçaj, përfshinë një periudhë kohore nga vitet ’90-të. Që nga kjo periudhë autorja Leonora Ibish Bruçaj nuk rreshti së shkruari poezi, po jo vetëm, sepse ajo e sprovoi veten edhe në fushën e prozës. 

Krijimtaria e bujshme e saj, veç tjerash prek tema nga më të ndryshmet, siç është tema e atdhedashurisë dhe ajo sociale, të cilat ishin shumë aktuale, sidomos për kohën kur Leonora nisi të shkruajë, e për të prekur më tej edhe të tjera tema.

Leonora Ibish Bruçaj, si një poete e re dhe me shumë vizion për botën e artit dhe kulturës letrare shqipe, poezitë e saj i botoi edhe nëpër revistat letrare të kohës siç ishin: Pionieri”, “Gep”, “Shëndeti”, “Dielli”, “Kosovarja”, “Zëri i Rinisë”, “Rilindja”, “Bota e Re” dhe në Revistën “Bashkimi” në Shqipëri.

Poezia e Leonora Ibish  Bruçajt, përshkohet nga një strukturë e bujshme stilistike, e ndërtuar mbi bazën e shumë elementeve dhe figurave, të cilat vargut të saj i japin një shumëllojshmëri ngjyrash dhe tonifikim të stërholluar shijesh deri në degustim.

Bagazhi artistik e shkencor i poetes Leonora  Ibish Bruçaj, si studiuese e Letërsisë, do të vazhdojë me angazhimin e saj nëpër tryeza të rëndësishme shkencore për letërsinë, si në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e Gjermani, duke u dekoruar me mirënjohje për kontributin e saj, dhënë fushës së letërsisë dhe letrave shqipe në përgjithësi.

Në revistën letrare Jeta e Re nr-3, 2013 Prishtinë, ka botuar disa poezi. Leonora Ibish  Bruçaj, po ashtu merret edhe me prozë, dhe ka një libër në dorëshkrim.

Karriera

Nga viti 1994-199 në shtypshkronjën “Gafika Rezniqi”, asistente administrative. Nga viti 1999 deri ne vitin 2011 ka punuar në UNMIK ( Misioni i Kombeve te Bashkuar) në Prishtinë.


 Nga viti 2010 dhe deri me tani punon si profesoreshë në Shkollën e gjuhëve të huaja “Cambridge School” dhe njëkohësisht është ligjëruese në Ambasadën Amerikane, UNMIK, KFOR, MPJ, MPB, Gjykatën Kushtetuese dhe institucione te ndryshme.

Është ligjëruese e lëndës “Letërsi e antike” në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren.


Autorja deri më tani ka botuar dy libra me poezi:

Disa krijime poetike të saja poetja Leonora  Ibish Bruçaj i ka përkthyer edhe në gjuhë të tjera të botës.

Vdekja e Balozit”, Shtëpia Botuese “Rilindja” Prishtinë, 1993.

“Dhembje e harresës”, Shtëpia Botuese “Rilindja”, Prishtinë, 1998.

“Brerimë politikash” ( prozë) është në dorëshkrim.

Çmime në letërsi:

Në korrik 2017, certifikohet nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Departamenti për Shkencë dhe Teknologji në Konferencën shkencore “Java e Shkencës” në Prishtinë.

Po ashtu, më 2017 në Konferencën e Dytë Shkencore “Studime Filologjike”, organizuar shkolla doktorale e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës , merr certifikatë.

“Çmimi i Lidhjes” në manifestimin letrar “Ibrahim Rugova” në manifestimin letrar “Ibrahim Rugova”.

Në qershor 2019 në manifestimin letrar të poezisë “Pranvera poetike” të organizuar nga Klubi Letrar “Martin Camaj në Mynhen, manifestim ky që kishte edhe karakter garues, poetja Bruçaj zë vendin e parë me poezinë “Flas me detin”, ku më tej e pranon edhe çmimin “Shpërblimi i Jurisë” në Festivalin e VI Tradicional “Promenadë mërgimtare 2019”, i cili u mbajt në Prishtinë.

Në manifestimin “Festa e Plisit të bardhë”, që u mbajt në Tiranë, u nderua me “Çmimin e dytë “ për poezinë - poemë dhe çmimin “Zëri i Fishtës” për punimin shkencor kushtuar “Homerit Shqiptar”, At Gjergj Fishta.

Në vitin 2019, u shpërblye me “Çmimin Special” Ibrahim Rugova, në konkursin mbarëletrar me çmimin “Ibrahim Rugova”, edicioni i 5-të jubilar me motivacion; Kontribut të vazhdueshëm për realizimin e projekteve dhe tematikave rreth punës dhe veprës letrare të Ibrahim Rugovës.

Në manifestimin letrar “Takimet e Dom Mikelit 2019”, mori Çmimin “Agim Ramadani”, duke zënë vendin e parë për poezinë më të mirë në këtë manifestim i cili u mbajt në Stubëll.

Certifikatë për pjesëmarrjen në Seminarin XII Ndërkombëtar të Albanologjisë SKËNDERBEU MES HISTORISË DHE LETËRSISË.

Në gusht 2019 kryen me sukses të plotë “Akademinë Verore për Komunikim Diplomatik, Protokoll dhe Etikë” në Prishtinë, organizuar nga Academy for Diplomacy and Protokol & London College.


CERTIFICATE OF INTERNATIONAL CONFERENCE ON LINGUISTICS, LITERATURE AND CULTURE - ICLLC, 2017- AAB COLLEGE, DEPARTMENT OF ENGLISH - SOUTH EAST EUROPEAN UNIVERSITY.

JMU- JAMES MADISON UNIVERSITY -CERTIFICATE OF COMPLETION - Leadership Development Program coursework-2019.

MERCER UNIVERSITY - CERTIFICATE OF COMPLETION- Leadership Development Program.

XI INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE- CERTFICATE OF PARTCIPATION - “ STRATEGY FOR ECONOMIC AND LOCAL ECONOMIC DEVELOPMENT OF MUNICIPALITIES IN BALKAN COUNTRIES WITH SPECIAL PREVISIONS THE OBSERVATIONS, CHALLENGES AND OPPORTUNITIES FOR THE DEVELOPMENT.

The United Nations Institute FOr Training and Research Programme of Correspodence Instruction in Peacekeeping Operations - CERTIFICATE OF COMPLETION - The conduct of Humanitarian RElief Operations: Principles of Intervetion and Management.

The United Nations Institute FOr Training and Research Programme of Correspodence Instruction in Peacekeeping Operations - CERTIFICATE OF COMPLETION - Logistical Support to United Nations Peacekeeping Operations.

Tituj të lartë:

Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;Anëtare e Unionit Global të Poetëve Shqiptarë si dhe  nga data 28 tetor 2019 është anëtare e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup.

Flori Bruqi

Projekt i “Enciklopedisè” nga Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA


Shkrimtari, publicisti, hulumtuesi shkencor, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkence dhe Arte, Drejtor ne Marrëdhënie me Publikun, Prof.Dr.Flori Bruqi,PhD, kësaj radhe na paraqitet me një libër enciklopedie shumë interesant si rezultat i hulumtueseve shkencor të kësaj akademie në fushat e tyre të thella për shkencën dhe artin.
Në këtë libër, që mban titullin “ENCIKLOPEDIA “…., i ndarë në disa kapituj.

Sipas autori ky libër enciklopedie ka një vlerë të veçantë për kohën kur po botohet dhe t’iu epet në dorë lexuesve të shumtë, të cilët janë të interesuar për t’i thelluar njohuritë e tyre në shumë aspekte për çështjen tonë kombëtare.

Enciklopedia e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA është një libër enciklopedik që trajton artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.

Bashkëpunëtoret e kësaj Enciklopedie janë nga të gjitha trevat ku në ketë enciklopedi kanë punuar studiuese si Skender Kodra, Agron Fico, Adem Harxhi, Arjan Hamiti,Asllan Qyqalla, Bedri Tahiri, Dibran Fylli, Eshref Ymeri, Flori Bruqi, Fritz Radovani, Fatos Daci, Hakif Bajrami, Isuf (Isuf) Dedushaj, Jahja Mustafë Lluka, Kujtim Mateli, Migena Arllati, Mixhait Reçi, Namik Muhedin Shehu, Nehat Jahiu, Nijazi Halili, Naim Salih Kelmendi, Ndue Hila, Petraq Risto, Sulejman Abazi (Neshaj), Shyqiri Bytyqi, Vilhelme Vrana Haxhiraj, Gjin Kol Musa, Zef Mulaj,Isak Shema,Salih Kelmendi ,…. etj.të cilët përbëjnë bordin që ndjek ecurinë. Pjesa dërrmuese e punimeve është hartuar nga ky bord, por janë afruar edhe shumë e shumë studiues të tjerë të njohur për zërat e ndryshme të arteve.
Sipas autorit Bruqi, kjo enciklopedi është e para i këtij lloji ne hapësirën shqipfolëse. Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, kur ne e dimë se Shqipëria ende nuk ka enciklopedinë e saj. Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe tani ka dale ne botim fjalori i ri vetëm me dy vëllime, pritet i treti, ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA do të ketë disa vëllime….

Libri i ri enciklopedik i autorit Prof.Dr.Flori Bruqi,PhD, në kuadër të Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, që po përgatitet tashmë për botim, është enciklopedi që përfshinë kontributin e shumë shkencëtarëve në fushat e tyre.

Enciklopedia ka ka si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij.

Sipas autorit jepet një përshkrim për figurat më të shquara të shkencës nga AAAS-i.

Botimi është një produkt i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, mendohet se mbart vlerësimin e mundshëm më të drejtë, nga vlerësime që mund të jepen nga studiues që punojnë në mënyrë individuale. Enciklopedia ka një bord ,emrat më të shquar në fushat e tyre, e kësisoj mendoj se ka dhe një lloj objektiviteti. 

Duke qenë se janë studiues që njohin mirë lëmit e veta, vetvetiu ata do të dinë si ta vendosin e t’i japin vendin e duhur çdo zëri të veçantë.

Sipas autorit të kësaj vepre madhore nuk do të jenë vetëm anëtarët e bordit, që do të përgatisin Enciklopedinë, do të ketë edhe të tjerë që do të shkruajnë.

Për artet figurative, nga shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse. për shembull, kemi nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, nga Kosova. Por ama peshën kryesore do ta mbetet tek vetë autori.

Mendoj që në këtë enciklopedi autori ka bërë një sistemim të plotë, të ngjeshur të vlerave që ka krijuar arti shqiptar në shekuj, të emrave dhe them se do të jetë një kontribut goxha i mirë.

Si për shembull kontribuues të shquar të kësaj enciklopedie janë, shumë akademikë të spikatur të AAAS-it.

Ne nuk do të bëjmë plotësisht historinë. Ajo do të jetë tejet e përmbledhur, koncizë.

Por nuk do të lihen pa përmendur edhe institucionet e artit, kompani muzikore, teatrale, galeritë që janë pjesë përbërëse e artit.

Arti pas viteve 1990 sa do të pasqyrohet dhe a ju duket i vështirë për t’u rrokur, sepse dihet që ai është në formim e sipër dhe sa kohë është i tillë mund të mbartë mungesë qartësie ?

Po shtypi i këtyre viteve, i cili mund të mos jetë përfshirë në botime dhe mund të përmbajë mjaft gjëra interesante, a është llogaritur?

Edhe shtypi periodik me të rejat e tij në fushat e artit do të zërë vend, por nuk besoj të jetë parësor si libri, botimet universitare, shtypi shkencor, arkivat, etj.

Sipas autorit, çdokush do të ndjekë fushën e tij me impenjim maksimal. Synimi i autorit ishte që ta plotësojmë enciklopedinë deri ditën e fundit.

Patëm një të dhënë të re, ne do ta bëjmë pjesë të enciklopedisë.

Veprat e realizimit socialist janë pjesë e historisë dhe nuk mund të veçohen. Ka pasur bota pjesë të errëta dhe përsëri shkruhet për to.

Ashtu edhe ne, shprehet autori se kemi qenë ky popull, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet. 

Më i vështirë është aspekti historik, se njerëzit janë akoma gjallë, konfliktet janë ende të freskëta, por është gjë e madhe krijimi i hapit të parë.

Ndërsa në rastin tonë autori ka një lloj përgjëgjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh .

Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik do të shfrytëzohen sigurisht.

 Çfarë janë botime për artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.

Sipas autorit Enciklopedia…. i ka kaluar te gjitha fazat dhe atë përfundimtare dhe ende nuk e ka pare dritën e botimit megjithëse behet fjale për një vepër me rendësi kombëtare. As imediat qofshin ato te shtypit qofshin radio apo tv nuk informojnë për këtë dem kombëtar qe i behet kulturës shqiptare.

Politika qe e ka zëne ne goje. Mbetja e Akademisë se Shkencave e as qeveria nuk shprehen me asnjë fjale për këtë problem edhe ne fund te shekullit XX.

Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexon dhe studionkëtë libër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni…
https://proinformacion.com/2019/11/projekt-i-enciklopedise-nga-akademia-shqiptare-amerikane-e-shkencave-dhe-arteve-me-seli-ne-shba/?fbclid=IwAR3WA1Z5DIRsKyzhDcMvxBjAieKr-cNBT4pt4EQmpltaT7buAIojBxu2E-MPrishtinë,14.11.2019.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...