Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/21

Përurohën 9 shkenctarë nga AAAS

2019-11-16

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE NGA NJU JORKU PËRURON PËR FESTAT E NËNTORIT 9 SHKENCËTAR ME TITULL



Fotografia e Dibran Fylli





Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D

Hakif Bajrami lindi më 7 mars 1943, në fshatin Balsh të komunës së Besianës, Malësi e Llapit. Shkollimin tetëvjeçar dhe gjimnazin e kreu me sukses shembullor. e mesëm, në gjimnaz.

Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”.
Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëkohësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975. Bajrami u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.

Profesor Dr. Hakif Bajrami, i arriti të gjitha gradat shkencore, deri në “Këshilltar shkencor”, ekuivalent me gradën “Profesor ordinar”, dhe me kohë u propozua nga kolegët në kolektivin punues, kandidat për akademik të ASHAK-së, por nuk e plotësoi kushtin kryesor – “Të përshtatshmërisë politike jugosllave”.

Për vlerat e veprës së tij historiografike fletë edhe “Dekorata e Posaçme Kombëtare”, ndarë, më 1997, nga “Ministria e Shkencës dhe Kulturës” dhe “Akademia e Shkencave të Shqipërisë”.Në fushë të diturisë historiografike Profesor Bajrami është një det që ka thellësi dhe gjerësi ende të pa reflektuar në letër. 

Ka shkruar mbi 100 libra dhe mija punime shkencore të botuara në revista shkencore me impakt faktor dhe pa asnjë krahasim, është historiani shqiptar më produktiv, me një origjinalitet historiografik filozofik e dokumentar që tejkalon kornizat e asaj që është ngulitur të thuhet – “Shkollë historiografike e Ali Hadrit”.Nga data 28 tetor 2019 Bordi dhe Senati i Akademisë se Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York, Tiranë,Prishtinë dhe Shkup, jep gradën më të lartë Shkencore Akademik Profesor Dr.Hakif Bajrami,Ph.D.


Rezultati i imazhit për mixhait reçi"

Akademik Prof.Dr.Mixhait Reçi,Ph.D


Mixhait Reçi, lindi në Strugë, Republika e Maqedonisë Veriore më 15.03.1957. Gradën Bachelor në Ekonomi e fitoi në Universitetin e Prishtinës, ndërsa gradën Master e morri në Universitetin e Zagrebit, ndërsa doktoroi në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1975 jeton dhe vepron në Prishtinë.

Punoi një kohë asistent e më vonë si profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në lëndët e “Kontabilitet”, “Kontabiliteti Financiar", "Kontabiliteti i Menaxhmentit”, dhe "Sistemi Informativ Financiar”.

Zt. Mixhait Reçi është themelues dhe president i Kolegjit ILIRIA në Prishtinë. Ka qenë kryetar i "Këshillit nismëtar për themelimin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës" dhe anëtar i "Këshillit nismëtar për themelimin e Universitetit të Tetovës".
Ishte edhe Dekani i Parë i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tetovës, mbajti një nga ligjeratat e para në këtë universitet, si dhe dorëzoj Indeksin e parë të regjistrimit të studentit në Universitetin e Tetovës.

Që nga viti 2011 ai është anëtar i "Klubit të Rektorëve të Europës" dhe fitues i Çmimit Europian për Cilësi” nga Asambleja Europiane e Biznesit. Gjithashtu është edhe fitues i “Çmimit Evropian për Ekselencë, Kategoria e Artë” nga Shoqëria Evropiane për Kërkim Cilësor. si dhe ishte kryetar i "Asociacionit të Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë” në Kosovë.

Është themelues dhe kryeredaktor i Revistës Shkencore Ndërkombëtare "ILIRIA International Review". Për më shumë se 10 vite, kjo revistë ka fituar indeksimet më prestigjioze ndërkombëtare, si dhe ka publikuar dhjetëra punime shkencore në nivel ndërkombëtar.

Z. Reçi me Kolegjin ILIRIA është organizues dhe financues qe 14 vite me radhë të aktivitetit disaditor, shumë të njohur dhe më masoviku në rajon kushtuar SHBA-ve "Thank You USA” – “Ditët e Falënderimit të Kosovës për SHBA-të", me synim të ruajtjes dhe kutivimit te të rinjtë dashurinë dhe respektin për SHBA-të.

Ai mori pjesë në shumë konferenca, në vende të ndryshme të botës, me synimin për të studiuar politikat fiskale dhe mundësitë e investimeve në Kosovë (SH.B.A., Gjermani, Zvicër, Austri, Kosovë, Kroaci, etj).
Ka të botuar shumë libra dhe shumë punime nevista shkencore me ipkat factor ndërkombëtar.




Akademik Prof. Mr.Sc. Shyqiri Bytyqi


Shyqiri Bytyqi ka lindur më 1 janar 1972 në Arllat të Drenasit.

Ka mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës më 1996.

Në vitin 2007 është certifikuar si kontabilist (SCAAK), në 2008 si ligjërues i lartë (SCAAK) dhe po ashtu, më 2008 është certifikuar si auditor (SCAAK).

Ka ndjekur shumë programe gjatë përgatitjes së tij profesionale si: Ekspert i politikave Fiskale (OECD), Shkathtësi menaxheriale (OSCE), Menaxhment (EDA), Tema të zgjedhura nga ekonomia (RIINVEST), Financa publike (OSCE), Sistemi tatimor turk (Ankara).

Ligjërues në Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës që nga viti 2004, si dhe është një ndër themeluesit e Administratës Tatimore të Kosovës me pozitë menaxheriale në vitet 2000-2005.

Ka qenë këshilltar tatimor për një periudhë për kompaninë ndërkombëtare prestigjioze në fushën e auditimit "KPMG", këshilltar i Bankës Botërore për "Doing Business", këshilltar i Odës Ekonomike Amerikane për një periudhë të gjatë, udhëheqës i Komitetit Tatimor të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Auditorëve te Kosovës, anëtar i Komitetit të Auditimit në Bankën Ekonomike, si dhe Partner menaxhues i kompanisë "Vala Consulting".

Përvoja e tij profesionale, ka bërë që të emërohet si anëtar në shumë grupe punuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke dhënë kontribut të madh sidomos në hartimin dhe rishikimin e legjislacionin tatimor.

Është Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës si dhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup.

Ka të botuara shumë punime me impakte ndërkombëtare dhe kombëtare nga lëmia e ekonomisë , kontabilitetit,auditimit,menaxhmentit ekonomik,financave publike etj.

Rezultati i imazhit për jahja lluka"

Akademik Prof.Mr.sc.Jahja (Mustafë )Lluka

Jahja (Mustafë )Lluka,lindi në Pejë më 17.03.1952,ku e kreu shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa studimeet e larta të Elektroteknikës i vijojë në Zagreb.Pas kthimit nga Zagrebi,studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.

Është magjistër i mardhënieve ndërkombëtare.Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetetuese të Kosovës.

Më 1990,pas protestave të shumta në qytetin e Pejës,themeloi së bashku më shumë shokë"Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta",ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh Kryetar,post të cilin e mban edhe tash.

Me largimin me dhunë të punëtorëve shqiptar nga puna, nga ana e ish regjimit të dhunshëm serbo-sllavë, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje në nevojë që vuanin për kafshatën e gojës.

Jahja Lluka,bashkë më shumë veprimtarë tjerë pejanë,themeloi "Këshillin e Solidaritetit", këshill ky që i ndihmojë minatorët e "Trepçës",të "Goleshit", të "Kishnicës", të "Fabrikës së Municionit" në Skënderaj,si dhe grumbulluan dhe dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptar të Komunës së Pejës.

Në vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për tu vetëmbrojtur nga hordhitë fashiste serbe.Ka bërë burg në burgun e Dubravës.Lipjanit,Pejës,Pozharevcit etj.

Është shkrimtar si dhe publicist letrar. Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës .

Ka botuar këta libra: Edhe ti Atdhe,Vargje vetmie.Mos eja në ëndër , Në kalanë e zemrëssime , Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rewthina 1912/1994, Për Shtetin tim,Kosovën, Kosovo from "Naçertanie"to independence 1844-2008 Përmbledhje shkrimesh.

Është funksionar i lartë politikë që nga pas lufta e deri më tash.Etj.

Fotografia e Nijazi Halili

 Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili,Ph.D .


Nijazi Halili,është i lindur në fshatin Tërstenik të Vitisë, më 1964. Shkollimin fillor në fsh.Tërstenik të mesmen në Viti, ndërsa studimet Themelore në Degën e Edukimit në Universitetin e Prishtinës,Qendra në Gjakovë.

Ka studjuar në Fakultetin Filologjik,Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prishtinës nga viti 1992-93. Vijoi studimet pas Universitare në Akademin Diplomatike Shqiptare në Tiranë, gjatë muajit Prill-qershor 2009.

Studimet e magjistraturës i vazhdoi në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë,-drejtimi Shkenca Politike dhe i mbaroi me sukses gjatë periudhës kohore 2008/2010 dhe morri titullin shkencor: Magjistër i Shkencave Politike.

Studimet e Doktorates i filloi me 26.03.2012 në Shkenca Politike në Universitetin Slloven “Emuni” ku ka fituar të drejtën për Kandidat për Doktor Shkence në fushën e Shkencave Politike.

Gjatë periudhës kohore 2012/2015 vazhdoi më tej me studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat i kreu me sukses dhe u gradua Doktor në Administrim Biznesi.

Është pjesëmarrës i shumë konferencave shkencore, sesioneve shkencore, simpoziumeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Po ashtu është autor i shumë publikimeve nëpër revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare. Është aktiv në fushën e publicistikës në cilësi e analistit politikë.

Aktualisht është emëruar: Anëtar i rregullt i Alumnit të Asocionit të Universiteteve të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anëtar i Aluminit të Universitetit Europian të Tiranës në Shqipëri, Anëtar i Bordit në Institutin për Studime Ligjore Demokratike në Gjilan, Zv.Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Kosovës me seli në Prishtinë, Anëtar i Asociaconit të Atlantikut të Rinisë së Kosovës KYATA me seli në Prishtinë, Anëtar i Organizatës Unitetit Global-Alban, me seli në Prishtinë, Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Vitisë.

Anëtar i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York,USA, 2019. Tani i emëruar anëtar i Këshillit Shkencore “Shkencat ekonomike dhe sociale” në Departamentin e Arsimit të Lartë,në MASHT,Prishtinë, Kosovë, me nr.e vendimit 475/01-3. Dt.02.10.2019.Eksperienca, ka filluar të punoi në shkollën fillore nga shtatori i vitit 1989 dhe atë fillimisht në Stubëll të Epërme dhe Viti, kurse në vitin 1995/1997 në shkollën fillore “Liria” në Sllatinë të Epërme dhe paralelen e ndarë në Tërstenik.

Nga viti 2012 ishte i angazhuar në Institucionet e arsimit të Lartë, fillimisht në Kolegjin Humanistika në Ferizaj, pastaj nga vitin 2015/16 në Kolegjin Ilira në Prishtinë, kurse nga viti 2018/19 punon si profesor i rregullt në Kolegjin “Iliria” në Prishtinë.

Është autor i shumë librave universitare si dhe qindra punimeve shkencore me impakte ndërkombëtare .


Rezultati i imazhit për zef mulaj


Dr.sci. Zef Mulaj ,Ph.D


• Zef Mulaj u lind në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në fshatin Qeresh-Mulaj. 

Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci). Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. 

Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. 

Në vitin 1994 vendoset në mënyrë legale në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij. 

Në vitin 1998, mbaroi përsëri studimet e larta në universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë.Ka disa specializzime në shkencën e farmacisë . Është Antar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton, në Itali. Antare i organizates botrore të poetve contemporan (world poets Society W.P.S.).

 Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve të Kosovës(LSHK). 

Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë.

Në vitin 2017 mbron perseri titullin Dr. në "Metodologie Analitiche Forense" në universitetin "La Sapienza" Roma.

Shkroi dhjeta libra letrare ,shkencore dhe shumë artikuj studimor më impakt faktor ndërkombëtar nga farmakologjia etj.

 Jeton dhe vepron në Itali.

Fotografia e Agim Agideba Bacelli


Akademik Kujtim Mateli

Kujtim Mateli ,lindi në Përmet të Shqipërisë më 15. 06. 1951.
Fakulteti Gjuhë dhe Letërsi Shqipe,e kreu në Elbasan 1985-1990.

Në vitin 1980 ka botuar ciklin e parë me poezi në gazetën “Drita” dhe në vijim ka bashkëpunuar në shtypin e shkruar të atyre viteve duke botuar letërsi artistike, studime dhe publicistikë.

Në letërsi ka botuar dy përmbledhje poetike dhe krijimtaria e më vonshme letrare që është e botuar në dhjetëra numra në shtypin e shkruar dhe atë oneline.

Një ndihmesë të veçantë krijimtarisë së tij e ka dhënë revista “Metafora” organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Kosovës, ku ka qenë i pranishëm pothuaj në çdo numër të saj.

Ka qenë i pranishëm në verimtaritë letrare që zhvillohen në Shqipëri, por dhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Naim Frashëri” Përmet e ka vlerësuar me Çmim të Parë në vitin 2017, vëllimin poetik “Qetësojmë shpirtin e trazuar.”

Ka botuar në shtypin e shkruar dhe atë oneline mbi 100 shkrime për recensione librash e vështrime kritike për letërsinë nëShqipëri, KosovëdheMaqedoni.

Fusha e dytë e studimeve të tij ka të bëjë me historinë e antikitetit dhe konkretisht me identitetin e Dodonës dhe vendodhjen e saj, ku ndodhej tempulli dhe orakulli më i famshëm i antikitetit me ndikim të madh në krejt hapësirën ballkanike.

Mbi 20 vjet studim gati shterues të autorëve të antikitet (në botimet anglisht dhe frëngjisht, por dhe në greqishten e vjetër dhe latinsht), ka nxjerrë dy librat e parë studimorë: 2011 dhe 2016 dhe ka në process botimi librin e tretë dhe të fundit në lidhje me këtë temë. 

Librat e tij kanë qenë objekte dhe I studiuesve të huaj siç është kërkuesi shkencor Gilles De Rapper, anëtar i French National Centre for Scientific Research.

Për t`I dhënë një shtysë të mëtejshme punës së tij dhe për një njohje më të gjerë të opinionit publik dhe atij shkencor me tezat e tij shkencore, në takimin e 14,të Institutit të Albshkenca që u zhvillua në Tiranë në datat 27 dhe 28 shtator 2019 paraqi kumtesën: “Dodona nuk ndodhet në jug perëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës.”, e cila u mirëprit nga të pranishmit.




 Akademik Isuf B. Bajrami

 Isuf B. Bajrami,është i lindur në fshatin Velekincë në Komunën e Gjilanit,më 08.06.1963. Shkollën fillore tri vite i kreu në vendlindje dhe atë tetëvjeçare dhe të mesmen në Gjilan,kurse studimet në Universitetin e Prishtinës.

 Nga viti 1994 deri më 1996 ishte Anëtar i Union of Independent Journalists of Kosova. Në Qendrën Rajonale për Studime Politike dhe Diplomatike pranë Akademisë Diplomatike të Shqipërisë, më 2006 e mbaroi dhe e mbrojti temën "Epiri dhe përkatësia etnike e epirotëve".

 Ka shkruar disa libra letrar, publicistik dhe disa shkrime shkencore nga historiografia shqiptare dhe ballkanike . .

 Me veprat e deritashme, Isuf Bajrami, ka krijuar një individualitet në krijimtari me stilin e tij origjinal që e përdor.
 Është përfshirë në panoramën e krijuesve letrarë të Kosovës Juglindore "Psherëtimë për tokën" të Hysen Kqikut. Në "Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501 - 2004'' të Hasan Hasanit.

 Ka të botuara shkrime analitike nga historiografia e popullit shqiptar etj., në shumë revista me impakt ndërkombëtar.

Aktualisht është Gazetarë i pavarur dhe anëtar i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK,si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,
Prishtinë dhe Shkup.


Rezultati i imazhit për leonora bruçaj"

Ph.D Leonora Ibish Bruçaj



Leonora Ibish Bruçaj është e lindur në Istog .Republika e Kosovës, më 19. 08. 1973, në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse.

Studimet Master i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega Letërsi Shqipe, drejtimi Shkencor në Universitetin publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Diplomoi në Kolegjin FAMA, drejtimi Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Master.

Ёshtë Phd cand. - doktorrante e shkencës së Letërsisë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.


Profili krijues i Leonora Bruçaj, përfshinë një periudhë kohore nga vitet ’90-të. Që nga kjo periudhë autorja Leonora Ibish Bruçaj nuk rreshti së shkruari poezi, po jo vetëm, sepse ajo e sprovoi veten edhe në fushën e prozës.

Krijimtaria e bujshme e saj, veç tjerash prek tema nga më të ndryshmet, siç është tema e atdhedashurisë dhe ajo sociale, të cilat ishin shumë aktuale, sidomos për kohën kur Leonora nisi të shkruajë, e për të prekur më tej edhe të tjera tema.

Leonora Ibish Bruçaj, si një poete e re dhe me shumë vizion për botën e artit dhe kulturës letrare shqipe, poezitë e saj i botoi edhe nëpër revistat letrare të kohës siç ishin: Pionieri”, “Gep”, “Shëndeti”, “Dielli”, “Kosovarja”, “Zëri i Rinisë”, “Rilindja”, “Bota e Re” dhe në Revistën “Bashkimi” në Shqipëri.

Poezia e Leonora Ibish Bruçajt, përshkohet nga një strukturë e bujshme stilistike, e ndërtuar mbi bazën e shumë elementeve dhe figurave, të cilat vargut të saj i japin një shumëllojshmëri ngjyrash dhe tonifikim të stërholluar shijesh deri në degustim.

Bagazhi artistik e shkencor i poetes Leonora Ibish Bruçaj, si studiuese e Letërsisë, do të vazhdojë me angazhimin e saj nëpër tryeza të rëndësishme shkencore për letërsinë, si në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e Gjermani, duke u dekoruar me mirënjohje për kontributin e saj, dhënë fushës së letërsisë dhe letrave shqipe në përgjithësi.


Është ligjëruese e lëndës “Letërsi e antike” në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren.


Autorja deri më tani ka botuar dy libra me poezi:

Disa krijime poetike të saja poetja Leonora Ibish Bruçaj i ka përkthyer edhe në gjuhë të tjera të botës.

Vdekja e Balozit”, Shtëpia Botuese “Rilindja” Prishtinë, 1993.

“Dhembje e harresës”, Shtëpia Botuese “Rilindja”, Prishtinë, 1998.

“Brerimë politikash” ( prozë) është në dorëshkrim.

Çmime në letërsi:

Në korrik 2017, certifikohet nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Departamenti për Shkencë dhe Teknologji në Konferencën shkencore “Java e Shkencës” në Prishtinë.

Po ashtu, më 2017 në Konferencën e Dytë Shkencore “Studime Filologjike”, organizuar shkolla doktorale e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës , merr certifikatë.


Certifikatë për pjesëmarrjen në Seminarin XII Ndërkombëtar të Albanologjisë SKËNDERBEU MES HISTORISË DHE LETËRSISË.


Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;Anëtare e Unionit Global të Poetëve Shqiptarë si dhe nga data 28 tetor 2019 është anëtare e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup.

Drejtoria  për mardhënie me publikun  pranë AAAS-ASHASHA

Flori Bruqi

DY FJALË LEXUESVE PËR ENCIKLOPEDINË SHKENCORE TË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE

DY FJALË LEXUESVE PËR ENCIKLOPEDINË SHKENCORE TË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE

Rezultati i imazhit për flori bruqi"

Nga Flori Bruqi 

Botimi i parë “Enciklopedisë” për akademikët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, besojë që sadopak do të plotësojë një zbraztësirë që u hetua vite me radhë në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare, më qe një doracak të tillë biografik e bibliografik më parë deri me tash nuk kishte ekzistuar.

Me kalimin e kohës, sidomos pas ndërrimeve të mëdha që ndodhën kudo në botë, Evropë, edhe në Ballkan, përkatësisht në vendet ku jetojnë, krijojnë dhe veprojnë shqiptarët, zhvillimi i shkencës, letërsisë, artit etj., mori hov si kurrë më parë.

Viti 1995 shënonte vitin e parë të themelimit të Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York, ndërsa viti 2001 shënonte pesë shekuj të letërsisë së shkruar shqiptare.

Më këtë rast, i shtyrë nga data madhore 28 nëntor 1995 e fillimit të një shkence bashkëkohore si dhe të një letërsie artistike në njërënanë, si dhe përpilimit biografik dhe bibliografik të “Enciklopedisë” së ASHASHA, me siguri do e përcjellin disa dobësi të natyrës objektive( shkencëtaret,shkrimtarët që jetuan dhe jetonin në trojet etnike shqiptare dhe në migrim ende nuk ishin zbuluar sa duhet) në anën tjetër, iu përkushtova hulumtimit, përpunimit, dhe korrigjimit të biografive, për t’u dhënë lexuesve në duar versionin e parë” Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve në ASHASHA- AAAS”.


Detyrë e botimit të këtij libri për Akademiket në ASHASHA, është dhe mbetet mundësisht regjistrimi i të gjithë shkencëtarëve shqiptarë dhe të tjerë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Çamëri dhe Diasporë, duke u ndalur vetëm në të dhënat konkrete mbi jetën dhe veprimtarinë shkencore dhe letrare të akademikëve në ASHASHA-AAAS, në mënyrë që të mundësohet lexuesve, e në radhë të parë nxënësve, studentëve, mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve të letërsisë, arteve dhe shkencëtarëve për t’u njohur me krijuesit shkencor, letrar shqiptarë , etj. përkatësisht me veprat e tyre shkencore dhe letrare.

I vetëdijshëm për rëndësinë e këtij doracaku informative, për numrin bukur të madh të autorëve që dhanë kontribut të pashembullt në ngritjen e kështjellës së diturisë në mjekësi,ekonomi, jurispondencë kombëtare dhe ndërkombëtare, në letërsi etj.,jemi ndalur tek disa studiues të ASHASHA-AAAS, që mendojë, janë të domosdoshme të thuhen me rastin e botimit të këtij libri.


Fotografia e Nijazi Halili


Shkencëtarët, shkrimtarët shqiptarë,për shkaqe të njohura u detyruan të shpërngulën në Evropë, Amerikë, Australi etj., qoftë nga regjimi komunist në Shqipëri , qoftë edhe nga represaliet sllavo-komuniste në Jugosllavi si dhe në kohën e egër të sundimit të Sllobodan Millosheviqit në Serbo-Sllavi..

Veprat e shkencëtarëve dhe shkrimtarëve shqiptar të ASHASHA- AAAS-it, të shumtën e rasteve u botuan jashtë atdheut, nëpër gazeta dhe revista, kudo në shtetet e Evropës, Amerikës, Azisë, Afrikës e deri në Australinë e largët. Shumica dërmuese e tyre u botuan nëpër të përkohshme, e shumë pak si libra me vete.

Gjithë këto të dhëna flasin për një popull të pafat gjatë historisë tonë të bujshme. Varfëria dhe mjerimi i përcillte shkencëtaret dhe shkrimtarët shqiptarë në vende të ndryshme të botës. Si do që të jetë, ato rreze drite që lëshuan veprat e tyre, edhe pse autorët nuk arritën t’i ngrohin as t’i ndriçojnë, ato kurrë.

Drita e tyre gjithnjë e më shumë, me kalimin e kohës, pas vitit 1995, u bë edhe më e forte, edhe me ndriçuese duke i botuar studimet e tyre në revistën shkencore të ASHASHA-AAAS-it “Dituria”.

Gjykuar sipas burimeve të kohës (arkivit të akademisë së ASHASHA-AAAS-it në New York) gjetën vend të gjithë akademikët ( aq sa mundëm ti sigurojmë biografitë dhe bibliografitë e tyre), të cilët në një mënyrë ose tjetër, lanë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art deri në ditët e sotme, edhe nëse gjatë jetës së tyre nuk arritën t’i botojnë studimet apo krijimet e tyre shkencore, letrare, artistike në libra të veçantë.

Pas vitit 1995,përkatësisht shkencëtarët dhe letrarët bashkëkohorë shqiptarë, pa dallim ku u shkrua dhe u botua, në këtë “Enciklopedi”… do të zë vend të merituar duke përfshirë këtu gjithë ata akademikë që botuan ndonjë vepër shkencore apo letrare, pa hyrë në vlerat e tyre shkencore, letrare e artistike.

Kur është fjala për shkencëtarët dhe shkrimtarët që veprat e tyre i shkruan dhe i botuan në gjuhë të huaja(në vendet ku jetuan dhe jetojnë), jemi përpjekur që titujt t’i shënojmë në origjinal dhe të përkthyer.

Ndërsa shkencëtarë dhe shkrimtarë tanë,edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin e tyre kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre së janë shqiptarë.

Gjatë shkrimit të këtij doracaku për 5 vjet pandërprerë më kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin dhe sistemimin e të dhënave.


Mirëpo falë konsultimit të një literature të gjerë, kam arritur që pak a shumë, në mënyrë informative t’i njoftojë lexuesit shqiptar edhe më gjerë, me një numër të madh krijuesish shkencorë ( mbi 100 shkencëtarë të AAAS-it ) që shkruan dhe botuan librat e tyre , përkatësisht që lanë gjurmë gjatë shekullit XX dhe XXI, qoftë jashtë truallit amë, qoftë edhe në token e të parëve, ku edhe zë fill krijimtaria shkencore, letrare e artistike e shqiptarëve.

Shpresojë që botimi i këtij doracaku informative do t’i gjejë lexuesit e vet, përkatësisht do t’u dali në ndihmë në radhë të parë lexuesve, nxënëseve e studentëve, mësuesve e arsimtarëve, për t´i njohur më mire dhe më për së afërmi gjithë ata që shkruan dhe botuan, së paku një libër shkencor, libër me vjersha apo tregime, dramë apo roman, kritikë apo studim letrar.

Në fund, me rastin e këtij botimi të këtij libri, u bëj apel gjithë shkencëtarëve, krijuesve të AAAS-it që e gjejnë emrin e tyre në këtë doracak si dhe atyre që për shkaqe objektive nuk kanë hyrë në libër, e që kanë botuar ndonjë vepër shkencore apo letrare deri më 31 dhjetor 2019, që të m’i dërgojnë të dhënat biografike dhe bibliografike, sipas kritereve shkencorë dhe letrarë, në mënyrë që kur ky libër të botohet dhe do të dal në shitje (24.03.2020) t’i bëjmë korrigjimet, plotësimet me fakte të reja, sidomos me ato që mungojnë, në mënyrë që libri t’u shërbejë dashamirëve të shkencës dhe letërsisë si nevojë e domosdoshme në shkollim të ultë apo të mesëm, universitar apo pasuniversitar përkatësisht në jetën e përditshme,për të fituar një pasqyrë reale për gjithë atë që u krijua në literature shqiptare në AAAS.

Ky apel vlen për të gjithë krijuesit shqiptar (të AAAS-it) kudo qofshin, e sidomos për ata që krijojnë jashtë trojeve etnike shqiptare, të cilët në këtë njëzetvjeteshin e fundit janë të shumtë.

Pikërisht shënimet për këta krijues(shkencëtarë, letrarë etj) do ta plotësonin këtë doracak, i cili do t’u shërbente mu këtyre krijuesve për t’u rrëfyer njerëzve ku jetojnë për të arritur në fushën e shkencës,letërsisë dhe artit shqiptar kudo që ndodhën shqiptarët.

Gazmend Shaqiri(1936-2019)


Rezultati i imazhit për gazmend shaqiri"
Prof. dr. Gazmend I. Shaqiri, dr. sc.med.,u lind në Shkodër në vitin 1936. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prishtinë, fakultetin e mjekësisë në Beograd, specializimin e kirurgjisë së përgjithshme në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë në Beograd (1969), ndërsa specializimin e kirurgjisë kardio-vaskulare në UKECH të Pragës (1970-1972) dhe Texas Heart Institute, Houston SHBA (1986-1987).

Është themelues i kirurgjisë vaskulare në Kosovë. Para hapjes së Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, është angazhuar në shkollimin e kuadrit të mesëm mjekësor. Me hapjen e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë zgjidhet ligjërues (1969), prodekan (1973-1975) dhe dekan i këtij fakulteti (1976-1979). 

Pas mbrojtjes së doktoratës nga lëmi i kirurgjisë së enëve të gjakut (1974), merr thirrjen docent, më vonë profesor inordinar (1977) dhe profesor ordinar (1983) për lëndën e kirurgjisë së përgjithshme. 

Udhëheq Klinikën e Kirurgjisë dhe tëOrtopedisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, prej vitit 1987 deri në shtator të vitit 1990, kur, si pasojë e represionit serb, dëbohet nga puna. 

Dëbimi i tij nga puna e ka ndërprerë realizimin e projektit për themelimin e kirurgjisë kardiake në Prishtinë. Pas kësaj vazhdon të punojë në kirurgjinë kardiotorakale në Klagenfurt, Austri.

Autori, ka pasur nderin të shkollojë, të edukojë dhe të avancojë një plejadë të tërë mjekësh dhe kirurgësh kosovarë. Ka botuar mbi 210 punime shkencore.

 Ka marrë pjesë në tubime të shumta shkencore në vend dhe jashtë tij. 


Vdiç me  15 korrik 2019.

Librat e botuar :

“Sëmundjet e arterieve”(1989)

“Kirurgjia e zemrës dhe aortës”(1994)

 “Doracakët medicinalë në praktikën ditore”(1996) 

“Kirurgjia urgjente, Lëndimet“(1999);

 “Kirurgjia urgjente, Pjesa e përgjithshme”(2001) 

 “Kirurgjia, Sëmundjet akute, Pjesa speciale”(2001). 

 “Ndërhyrjet kirurgjike“(2005),

Ditari i kirurgut”(2006)

“Patokirurgjia“(2010).

  “Pagjakësia e anësive trupore – Sëmundjet e arterieve periferike“(2016),  

“Kirurgjia e enëve viscerale të gjakut”(2019).(koautorë: Prof.Dr.Gazmend Shaqiri dhe  Dr.sc. Luan Jaha)  .


Autori, ka pasur nderin të shkollojë, të edukojë dhe të avancojë një plejadë të tërë mjekësh dhe kirurgësh kosovarë. Ka botuar mbi 210 punime shkencore. 

Rishikojeni Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi


Duke marrë parasysh se, Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi ende nuk është sjellë në Kuvend për ratifikim, dhe ndërkohë vazhdon të jetë kusht për liberalizim të vizave, shumica e kosovarëve mendojnë se BE-ja duhet ta kuptojë që Kosova nuk mund të bëhet gjithmonë kurban i Ballkanit, për faljen e territoreve të veta shteteve fqinj.

(Lidhja: Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, e nënshkrua më 27 gusht 2015, në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë. Kjo marrëveshje, për palën kosovare u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Igor Llukshiq, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Rashko Konjeviq. Dëshmitarë të nënshkrimit të saj ishin, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz.)


Fotografia e Nijazi Halili

Duke marrë parasysh se, Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, e negociuar që nga viti 2009, me ndërmjetësim ndërkombëtar të Bashkimit Evropian, e nënshkruar gjatë samitit për Ballkanin Perëndimor, më 27 gusht 2015, në Vjenë të Austrisë, ka krijuar pakënaqësi, revoltë dhe kundërshtime në popullin e Kosovës, në qarqet akademike, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe në diasporën shqiptare, si dhe në partitë politike opozitare të Kosovës, të cilat gati një vit protestojnë fuqishëm kundër kësaj marrëveshjeje, bashkë me banorët e komunës së Pejës, të Rugovës dhe Podgurit, të cilët protestojnë sidomos për mënyrën e imponimit të kësaj marrëveshje, me kushte të padrejta dhe poshtëruese ndaj qytetarëve të Kosovës, duke kërkuar për shkëmbim të liberalizimit të vizave për qarkullim të lirë në zonën e Shengenit, t'i falin shtetit fqinj, Malit të Zi, një territor prej afërisht 82 kilometra katrorë. Përderisa, pala malazeze është shprehur se marrëveshja është shembull për rajonin dhe paraqet konfirmim se rajoni është i përkushtuar në procesin e integrimit në BE dhe NATO, ndërsa pala kosovare nënshkruese e marrëveshjes konsideron se ajo është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke konsideruar se Kosova tanimë e ka përmbyllur procesin e demarkacionit të kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë dhe tani me Malin e Zi, me shpresë që së shpejti kjo çështje do të përmbyllet edhe me Serbinë, në anën tjetër, pakënaqësia e popullit të Kosovës, përmes subjekteve politike dhe qarqeve akademike vazhdon të rritet, me tendencë të përshkallëzimit të situatës dhe cenimit të sigurisë dhe rendit kushtetues të vendit. Me faktin se, ratifikimi i kësaj marrëveshjes për demarkacionit është caktuar nga BE-ja si kriteri i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka kërkuar që të bëhet ratifikimi i kësaj marrëveshje, si kusht i fundit për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës, opozita kosovare disa muaj me radhë është duke e bojkotuar punën e Kuvendit, duke konsideruar se një kusht të tillë nuk e ka pasur asnjë shtet tjetër për liberalizim të vizave, madje as Kroacia, e cila akoma ka probleme me Slloveninë për demarkacionin e kufirit mes tyre, ku çështja është dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit. Prandaj, konsiderojmë se, edhe për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi mund të veprohet në këtë mënyrë, me formimin e një komisioni të ri, të përmirësohet ky version dhe pastaj të ratifikohet në Kuvend, apo në rast të mospajtimit mes palëve të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit.

Zvarritja e mëtutjeshme e liberalizimit të vizave Mbetemi me shpresë se, Bashkimi Evropian nuk mendon seriozisht që ta përdorë këtë çështje si kusht për zvarritjen e mëtutjeshme të liberalizimit të vizave, pavarësisht se Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, konsideron se pa zgjidhjen e çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Duke marrë parasysh se, kundër ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit në këmbim të liberalizimit të vizave, qytetarët e Pejës kanë organizuar protesta masive, ndërsa është nënshkruan edhe një peticion nga qytetarët e Kosovës, ku mbi 200 mijë qytetarë janë deklaruar kundër kësaj marrëveshje, edhe shumë organizata joqeveritare, akademikë, profesorë dhe intelektualë janë deklaruar kundër saj, të cilët i kanë drejtuar apele Qeverisë, Parlamentit dhe Presidentit të Kosovës që kjo marrëveshje të mos ratifikohet nga Parlamenti. Edhe deputetët e partive opozitare janë deklaruar se nuk do të kthehen në Kuvend derisa të mos hiqet nga rendi i ditës ratifikimi i kësaj marrëveshje. Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka thënë se marrëveshja e demarkacioni duhet të ratifikohet patjetër, por nuk ka thënë që të bëhet pikërisht siç e ka vendosur komisioni qeveritar, duke i falur afërsisht 82 kilometra katrorë tokë Malit të Zi. Duke u bazuar në argumentet e paraqitura, ekspertët e kësaj çështje konsiderojnë se kjo kërkesë nuk ka ardhur nga Bashkimi Evropian, por nga vetë klasa politike kosovare, e cila me dinakëri mundohet ta mashtrojë popullin dhe t'i falë Malit të Zi pjesë nga territori i Kosovës, pa kushte të njohura për opinionin e vendit dhe atë ndërkombëtar. Madje, disa zyrtarë të lartë të vendeve anëtare të BE-së nuk janë në dijeni se si ka rrjedhur që kjo marrëveshje të jetë kusht për liberalizimin e vizave, përderisa nuk ka qenë kusht për asnjë shtet tjetër. Duke marrë parasysh se, marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi ende nuk është sjellë në Kuvend për ratifikim, dhe në ndërkohë vazhdon të jetë kusht për liberalizim të vizave, shumica e kosovarëve mendojnë se BE-ja duhet ta kuptojë që Kosova nuk mund të bëhet gjithmonë kurban i Ballkanit, për faljen e territoreve të veta shteteve fqinje. Ekspertë të kësaj çështje theksojnë se, pikërisht tek vendkalimi i Kullës, në rrugën Pejë-Rozhajë, kufiri është i vendosur pesë kilometra brenda territorit të Kosovës dhe me këtë rast Kosovës i janë marrë 12 mijë hektarë tokë, të cilat i takojnë me kadastër Komunës së Pejës. Njohës të së drejtës ndërkombëtare konsiderojnë se kjo marrëveshje ndërshtetërore nuk e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare, si dokument që e cakton vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, dhe nisur nga ky fakt, edhe Kuvendi i Kosovës nuk e ka të qartë se me çfarë procedure duhet ta bëjë ratifikimin e saj.


Kusht i padrejtë, i paarsyeshëm dhe denigrues për çdo shqiptar Duke konsideruar se, ekspertët parashohin dy rrugë kushtetuese përmes të cilave mund të bëhet ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, edhe atë: e para, është nëpërmjet votimit në Kuvend, ku pa votën ,,për" të dy të tretave të deputetëve nuk mund të ratifikohet asnjë marrëveshje ndërkombëtare, që ka të bëjë me territorin e shtetit. Por, ka marrëveshje për një listë çështjesh të tjera, në të cilën nuk bën pjesë çështja e territorit, të cilat ratifikohen pas nënshkrimit nga presidenti i shtetit. Qytetarët e Kosovës, subjektet politike opozitare dhe shumica e ekspertëve të kësaj çështje konsiderojnë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk do të prodhojë paqe, dhe se kushti i BE-së për Kosovën është i padrejtë, duke qenë kërkesë vetëm për Kosovën, që të ratifikohet kjo marrëveshje e demarkacionit si kusht që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në zonën e Shengenit. Disa akademikë, intelektualë, profesorë, studiues dhe profesionistë të kësaj çështje, nga një tubim shkencor i organizuar në Tiranë, janë bashkuar në thirrjen drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë lidhur me marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke apeluar që t'i thuhet Jo dhënies së territoreve për viza! Këto forca intelektuale, duke e ndjekur me shqetësim vendosjen e një kushti të paprecedent për popullin e Kosovës, sa i takon përfitimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen, konsiderojnë se, pasi Republika e Kosovës i plotësoi të gjitha kushtet dhe kriteret e vendosura, edhe pse ato qenë ndryshe dhe më shumë se për të gjitha shtetet e tjera që morën liberalizimin e vizave, BE vendosi një kusht shtesë, që t'i jepet Malit të Zi një pjesë e territorit të Kosovës, të cilin e konsiderojnë si një kusht i padrejtë, i paarsyeshëm dhe denigrues për çdo shqiptar. Ju përkujtojmë se, Pozita gjeografike e trojeve shqiptare, me pasuri të mëdha nëntokësore dhe mbitokësore, përherë ka qenë tragjike për popullsinë autoktone shqiptare, e cila përjetoi pushtime të njëpasnjëshme përgjatë shekujve, sidomos pas Paqes së Shën Stefanit, Kongresit të Berlinit, Konferencës së Londrës, kësaj radhe edhe Samitit të Vjenës, ku shembulli i trojeve shqiptare mund të jetë i vetmi në botë, ku kushtëzohet vetëm pala shqiptare, edhe pse harta politike e shtetit të tyre kufizohet nga të katër anët me trojet e veta etnike të grabitura nga shtetet fqinje. Ashtu siç ndodhi në mënyrë të dhunshme copëtimi i territoreve në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe përgjatë shekullit njëzet, me ndikimin dhe vendimin e Fuqive të Mëdha, pavarë- sisht kundërshtimeve të popullsisë autoktone shqiptare, me ndikimin e Rusisë dhe luajtjen e rolit të e viktimës nga popullsia sllave e gadishullit Ballkanik, duke i shpërblyer me toka shqiptare, drejtpërsëdrejti ndikuan në formimin e shteteve të reja sllave në territoret etnike shqiptare, në këtë rast edhe formimin e shtetit të Malit të Zi dhe atë të Maqedonisë. Mali i Zi synim kryesor përgjatë historisë ka pasur zgjerimin në territoret shqiptare, siç kërkoi nga Kongresi i Berlinit, aneksimin e Plavës dhe Gucisë. Mbasi ushtria e Malit te Zi nuk mundi ta pushtojë me luftë Plavën dhe Gucinë kërkoi nga Kongresi i Berlinit që t'i jepen Hoti dhe Gruda, por pasi nuk arriti ta pushtojë as Hotin e Grudën, Mali i Zi kërkoi nga Kongresi i Berlinit që t'i jepet një zonë tjetër, Ulqini dhe Tivari. Me gjithë vendimet e Fuqive të Mëdha për aneksimin e këtyre territoreve Malit të Zi, populli shqiptar asnjëherë nuk u pajtua më këtë ndarje dhe gjatë gjithë kohës bëri rezistencë të armatosur dhe kurrë nuk e njohu pushtimin malazez. Populli shqiptar nga Plava, Gucia, Ulqini, Tivari, Ana e Malit, Hoti, Gruda, Trieshi, Koja e Podgorica gjithmonë qëndruan të rreshtuar në ballë të luftërave për çlirimin e këtyre territoreve të aneksuara. Mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, si republikë e ish federatës jugosllave, Malit të Zi iu dha edhe Rozhaja, e cila ishte nën administrimin e Pejës deri në vitin 1945. Duke konsideruar se, demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk duhet të konsiderohet si çështje formale dhe teknike, por si çështje politike që e cenon sovranitetin shtetëror dhe tërësinë e trojeve etnike shqiptare, si e tillë nuk është vetëm çështje e Kosovës, por edhe çështje e tërë kombit shqiptar, duke marrë parasysh luftën dhe përpjekjet shekullore për mbrojtjen dhe ruajtjen e tërësisë tokë- sore të trojeve etnike. Edhe pse ekspertët kanë ofruar shumë fakte për këtë çështje, siç është Kushtetuta e Malit te Zi e vitit 1947, e cila e përshkruan saktë vijën kufitare, ku shihet qartë se vija kufitare ka qenë Çakorri dhe Kulla, por këto fakte të ofruara më herët Qeveria e Kosovës nuk i ka marrë parasysh, prandaj, apelojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta rishikojë edhe një herë këtë çështje dhe të sjell vendim të drejtë, duke pasur parasysh përherë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës. Duke pasur parasysh këto fakte, u bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos pranojë kushte që e vendosin vendin në pozicione të pafavorshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit, duke konsideruar se Qeveria e Kosovës nuk është e detyruar të pranojë kushte të padrejta dhe të pabarabarta, krahasuar me shtetet e tjera, në dëm të integritetit territorial. Ndërsa, Qeveria e Republikës së Shqipërisë të mos jetë indiferente ndaj copëtimit të mëtejshëm të territoreve shqiptare, por t'i përdorë të gjitha mundësitë për eliminimin e këtij kushti të padrejtë dhe të dëmshëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në shtetet e Bashkimit Evropian. Demarkacioni i kufirit është çështje midis dy vendeve sovrane, Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk mund të bëhet peng për marrëveshje ndërkombëtare që Kosova lidh me palë të treta, në këtë rast me vendet anëtare të marrëveshjes Shengen të BE-së. Qeveria e Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarët kudo që janë, duhet ta ndalojnë krijimin e precedentit që për çdo të drejtë anëtarësimi në marrëveshjet evropiane të detyrohen t'u japin territore fqinjëve të tyre ballkanikë. U bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, TA RISHIKOJNË MARRËVESHJEN PËR DEMARKACIONIN E KUFIRIT SHTETËROR MES KOSOVËS DHE MALIT TË ZI, dhe të sjellin vendime të drejta, në interes të qytetarëve të Kosovës, të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit, paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, vlerave të demokracisë perëndimore për qarkullimin e lirë të njerëzve, ideve dhe kapitalit, si dhe kultivimin e fqinjësisë së mirë mes vendeve dhe popujve të Ballkanit. 


 Kryetari, Prof. Dr. Skender Kodra Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve -Shkup Kryetari, Prof. Dr. Abdulla Mehmeti

Hivzi Muharremi( 1948 -)


Rezultati i imazhit për hivzi muharremi"


Hivzi Muharremi,lindi më 1948 ne Pejë . Është historian i arteve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

 Gjimnazin  "11 Maji" e kreu në Pejë(1963). Më 1973, ka kryer Fakultetin e Historisë së Artit në Beograd. Më 1986 ka kryer Magjistraturën dhe më 1995, kreu Doktoratën.

Zona e hulumtimit në opusin e tij kreativ është kryesisht materia që trajtohet në historiografinë e arteve vizuale, duke filluar nga antikiteti e deri tek tendencat bashkëkohore të artit.

Nga viti  1974, është profesor i historisë së artit në Shkollën e Mesme të Arteve Aplikative në Pejë,

Më 1981, Profesor i Historisë së Artit në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Më 1995, Profesor i rregullt.

Prej vitit1986-1990 Drejtor i Teatrit Popullor në Pejë.

Prej vitit 1997- 1999, Prodekan i Akademisë së Arteve.

Prej viteve 1999-2001, 2001- 2003 dhe 2005- 2007 si Dekan i Fakultetit të Arteve Prishtinë.

Prej vitit 2003- 2005, Ka qenë Anëtar i Bordit të Universitetit të Prishtinës.

Prej vitit 2007- 2009, ka qenë Anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit.

Drejtori Teatrit Popullor në Pejë.(vitet 2001- 2007). Profesor në Universitetin e Tetovës Akademia e Arteve në vitet 1995- 2010

Prej viteve 2004- 2011, ka qenë Profesor në Fakultetin Filologjik –Departamenti, Gjuhë Angleze dhe Letërsi.

Profesor në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Bisnesit-Pejë. nga viti 1990 deri 2010.

Prej vitit 2009 Profesor në UBT. (Ligjerues i lendës Histori e artit dhe Histori e arkitekturës).

Prej vitit 2011 e në vazhdim Profesor në Albanian University,Tiranë dhe Berat

Më 2015 Dekan në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara Albanian University.

Në periudhën e dertanishme është zgjedhur në këto vende:

1979-1983, Themelues dhe Kryetar në dy mandate të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Pejës.

1983-85, Anëtar i Komitetetit Nacional të Historianëve të artit të ish Jugosllavisë.

1983-85, Anëtar i Kryesisë së Pedagogve të Kosovës.

1984, Anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativ Të Kosovës.

1985, Anëtar i Shoqatës së Artistëve Aplikativë të Kosovës.

1992. Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Artit Jugosllav.

1993-97, Kryetar i Shoqatës gjithëkombëtare për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturo-Historike të Pejës dhe rrethinës.

1997- 99, Anëtar i Kryesisë së Shoqatës për tërë Diasporën shqiptare për Trashigimi Kulturo_historike.

2000 - Kryetar për ngritjen e Kompleksit Memorial “Ademi Jashari”, Prekaz. -2000 – 2006, Kryredaktor i Revistës “Ars Poetica”

Botimet:

1986, "Pasqyrë e shkurtër e Historisë së Artit", tekst Universitar, botues: Universiteti I Prishtinës.

1986 , "Metamorfozat e gjuhës figurative", Rilindja.

1986, Monografia V. Radoviq,

1989, Kultura Figurative për klasën e II të shkollave të Mesme.

2000, Monografia "Muslim Mulliqi", Botues Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

2005, " Historia e artit I", Universiteti i Prishtinës. -2005, "Historia e Artit II", Tekst Universitar.

2006, Monografia: " Arti Bashkëkohor i Kosovës", Botues, Galeria e Arteve-Prishtinë.

2007, Kultura Figurative, Tekst shkollor për klasën e X. - 2005, Arti Figurativ për klasën e XII.

2010, Maestro Mulliqi (Monografi), botues, Ministria e Kulturës- Maqedoni.

2014, Autor i teksteve nga artet pamore për monografinë “Komunikimi dhe Bashkëpunimi Miqësor Kosovë- Kroaci”.

2014, Anëtar i Redaksisë dhe autorë i zërave për Enciklopedinë e Kosovës. Botues: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.

2015, "Qasja Vizuale", Botues, Kuvendi Komunal I Prishtinës Departamenti i Kulturës,

Kontributet:

2006, Ligjeratë për "Tendencat zhvillimore të Arteve vizuale Shqiptare”, Kairo.

2007, Ligjeratë në Edinburg " Arti mesjetar shqiptar"

2008, "Interferencat ndërmjet Arteve vizuale dhe poetike”, Oher.

Që nga viti 1973 mirret me kritikë figurative ku ka botuar mbi 800 vështrime,, kritika, ese dhe parathënie të katalogëve për ekspozita personale dhe kolektive si të krijuesve vendor po ashtu edhe të jashtëm.

Punimet më të rëndësishme nga vështrimet kritiko-estetike janë:

1984, Impresionizmi – etapë e re në Historinë e Artit modern.

1987, Të respektohet roli I Historisë së Arteve.

1977, Barometër Frymëzimesh e ngjarjesh Autoktone.

1977, Pasqyrim real i arritjeve të një viti.

1980, Ritëm dinamik i kompozicioneve.

1980, Sintetizimi dhe integrimi i realitetit me abstrakcionin.

1980, Suprematizmi si shprehje e Konstruktivizmit dhe neoplasticizmit.

1981, Konceptualizmi si sinonim i komunikimit.

1982, Motive me kolorit të pasur.

1981, Trajtim i gjerë i elementeve dhe i formave Figurative.

1982, Trajtim i gjerë i formave dhe i figurave në hapësirë.

1982, Invencioni lartë kreativo-figurativ.

1983, Në stilin e konstruktivizmit dhe Abstrakcionit.

1983, Ngërthim i motiveve të llojllojshme.

1984, Atmosferë metafilozofike.

1984, Vizione me përmbajtje Shumëkuptimore.

1985, Motive nga vendlindja.

1985, Shumësi shprehjesh dhe stilesh.

1985, Spektër i gjerë motivesh.

1986, Shpalim I shtresimeve psikike.

1993, Gërshetim i momenteve dhe imazheve tragjike.

1993, Vizatimi si reifikim i shpirtit.

1996, Drita buron nga brendësia e shpirtit.1997, Burim i dritës nga brendësia e imazhit.

1998, Tërësi e pasur koloristike.

2000, Shembëlltyrë e paharruar për brezat.

2001, Lashtësia e profilizuar artistikisht.

2001, Piktura e shqetësimit tragjik.

2012, Mbresa nga Kolonia artistike botërore “Antalia 2012”,

2012, Monografia “Teatri i Pejës”, vepër Antologjike,

2012, Shqiptarët në artin botëror, Me një mijë Artistë e vepra,

2012, Ritëm dinamik i kompozicioneve,

2013, Bardi i Pikturës që sfidon kohën,

2013, Enciklopedia “Shqiptarët në artin botëror”

2013, Për njeriun, kohën dhe profilin në monedhë,

2014, Monografi me vlera të veçanta, Kosova sot.

Tekste për Enciklopedinë e ish Jugosllavisë-për pjesën e Arteve Figurative të Kosovës.

Merret kryesisht me kritikën e artit figurative.

Pjesmarja në manifestime ndërkombëtare:

1989, Cite Internacional des Arts, Paris

1989, Grozhnjan, Kolonia e artistëve, Kroaci

1989, Lubjanë, Tryeza e rrumbullakët me Karakter evropian prej “Ekspresionizmit deri në Ekspresionizëm”

2011, Antalia, Pjesmarrja në Koloninë Botërore, Antalia, Turqi,

2012, Antalia, Manifestimi i Festivalit botëror për kulturë, Turqi

2014, Festivali botëror i kultures Antalia, Turqi,

Etj.

Adem Zaplluzha ( 1943-)

Rezultati i imazhit për adem zaplluzha"


Adem Zaplluzha u lind më 1943 në Prizren, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Ka filluar të merret me shkrime shumë herët.
Me botime fillon që nga viti 1957. Është fitues i shumë shpërblimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka të butuar gjithsejtë 189 libra kryesisht me poezi. Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i Shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në Prishtinë.
Botimet e autorit
1.“Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.
2. “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, 3. “Çamarrokët e Thepores “.,
4.“Muret”, , 5. “Morfologjia e dhembjes, 6. “Ai vjen nesër”, 7. “Letër nga mërgimi”, poezi, 8. “Letër nga mërgimi 9. “Udhëndarja”, 1o “Thirrje e gjakut 11. “Asgjë sikur molla”, .12. “Vesa në lotin tim”, 13. “Puthja e gozhduar14. “Kashelasha në vargje15. “Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani,
16. “Bajraktarët e vatanit17. “Hijet e ndryshkura18.”Stuhi në Kutulishte19. “Posa ikte nata. 20. “Loja e myshqeve 21. ”Lumëbardhi dhe gjëma
22. “Metafora e heshtjes”, 23. ”Hyji në Prekaz.24. ”Sinorët e hinores
25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti 26.”Zjarri i dashurisë”, 27. ”Kur likenet vallëzojnë”, 28. “Ditari në vargje 29. “Tingujt që nuk përfundojnë”, 3o.“Shtegu i mallit”, 31. ”Korniza e thyer”’ 32. “Zgjimi i gjëmës 33.“Vallja mistike
34. ”Merre kodin”, 35.“Letër atdheut” 201136. “Tejdukshmëria e shiut
37. “ Përtej teje”, poezi, 38. “Sa afër e sa larg”,39. “Vallja e zanoreve”,
40. “Ikja e eshtrave”,41.”Kalorësit e mjegullave, 42. “Hingëllimat e shiut”, Poezi, 43. “Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. 44. “Mirëmëngjesi Imzot”, 45. “Kafshimi i mikut”, 46. “Atje tej maleve”, 48. “Portat e shpresës”, 49. “Në dhomën time gjysmë të errët”, 5o. “Kinse Lojë Shahu”, 51. “ Për çdo dekadë nga një baladë “,52. “Fusha e mëllenjave”, 53. “E kujt është kjo vetmi”, 54. “Mos pyet për adresën e lumit”, 55. “ Stoli në parkun vjetër 56. “Urori i stralltë”, poezi57. “Po të mos ishte fjala”, 58. “Thyerja e urave”, 59. “ Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, 60. “ Në flokët e dëborës”, 61. “Një grusht nostalgji”, , 62. “ Kur filluan të flasin njerëzit”, 63. “Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, , 64. “ Lisi në rrënjët e veta”; 65. “Eca ecëm dhe do ecim”, 66. “Fëmijët e erës”, 67. “ Çast në fund të stinës”,
68. “Si të flas me drurët69, “ Më pëlqejnë mendimet e tua”, 70. ”Andej dhe këndej kohës”,, 71. “Zëri i heshtjes”, 72. “Kush i lexoi letrat prej erës”, , 73. “ Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, 74. “Koha e ime dhe koha e jote”, , 75.” Diku te një baladë”, 76. “ Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”, 77 “ Ky def prej hëne”, 78.“Pyesni zogjtë në ikje ”, 79 “ Fërfërimë gjethesh”,”80. “Refrene yjesh”, 81. “Te delta e mjellmave”, 82.“Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot, 201383.“Diku në fund të një fillimi”,
85.“Një zog prej uji”, 86.”Asnjë fjalë nuk frymon”,”, 87.”Daullet e një nate”, 88.”Sytë e gurtë të erës”, 89.”Kur dehen perënditë”, 90. “Fjetëm njëqind shekuj” .91.”Krakëllimat e natës”,92. “Ndjekësit e enigmave”, 93. “Atdheu i paçmuar” 94.”Psalm i harruar ”, 95,”Për kë po bie moj kambanë”96. “Mbi flokët e ullukëve”, 97. “Menatë vijnë lejlekë”, 98. “Loti i gotës së dehur” , 99. “Stina asnjanëse”, 100. “Dëneste bashkë me erën” 101. “Druri i pikëlluar”, , 102. “Një grusht dashuri”, 103. “Lëreni zërin tim”, \104. “Shi në qytetin tim”, 105. “Si trenat e verbër ”, 106. “Zjarri i malli tim ”, 107. “Kur teshtin era”, 108. “Mbi shpirtin e erës pagane”, 109. “Nëpër gjymtyrët e mjegullave”, 110”Ajo nuk erdhi sonte” 111.“Një hënë e zhveshur”, 112. “Nëpër plasaritjet e mureve”, 113.“Mes telave gjembor” 114. “Të vizatosh një zog në mur”115.” Nuk flenë as kuajt e dehur” 116.”Fluturojnë zogjtë e verbër ” 117. “Një shi prej bryme” , 118. “Në prehrin e pemëve” 119. “Zëri i largët i shiut ”, 120. “Yjet e ngrira të kujtesës ” , 121. “ Thirrmat e hijeve122. “Dritaret e verbëta ”, 123 . “Përtej portave të mbyllura” 124. “Malli i etjes125. “Kur qajnë pemët ”, 126. “Të dielave në qytetin tim 127. “ Nëpër brigjet e kujtesës” 128. “Rrugës qante një stërqok”, 129. “Kali im prej bore” , 130. “Përballë hijes së mollës 131. “Jehu i zërave 132. “Në kujtesën e pemëve ”, 133.“Më mirë një gjysmë ëndrre ”, 134.“Një dry prej dylli ” 135.“ Në anën tjetër të mendjes”, 136.“Sa shumë ethe pat dimri sivjet137. “Enigmat e kashelashave ”,
138. “Nuk i them unë dot kësaj liri” , 139. “Fluturat prej letre ”, , 14O. “Fluturimi i gjinkallës”, 141.“Kumritë prej deltine142.“Më pritni te baladat e gurit, . 143.“Trenat këtu gjithmonë vonohen144.“Lulëzojnë gjethet e ullinjve”, 145.“Teatri antik i kujtesës”, 146.“Portreti i lirisë”, 147.“Një stinë delikate148.“Te “Te ullishtat e vjetra” 149.“Ishim të lumtur si gjinkallat”, 150.“Pikëllimet e rrënjëve”, 151.“Telat e shirave ” 152.“Një stuhi prej bryme153.“Sonte s’ka dashuri ” 154.“i shëmbëllente pluhurit kozmik”, 155.“Llamburite atdheu i plagosur”

Autori i ka botuar gjithsejtë 189 libra kryesisht me poezi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...