Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/28

Basri Sejdiu(1962-)


Basri Sejdiu ka lindur me 20 korrik 1962, në Mitrovicë, pas përfundimit të shkollimit fillor dhe të mesëm, në vitin 1982 regjistron studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.


Studimet i përfundon më 1988, në vitin 1989 fillon punën si mjek i përgjithshëm në Mitrovicë, deri në vitin 1997, kur edhe fillon specializimin në mjekësi interne.

Në vitin 2001 merr titullin specialist i mjekësisë interne, përderisa më 2010 mbron titullin e magjistraturës në shkencat mjekësore.

Ka ndjekur trajnime profesionale për kardiologji invazive në Tuzëll(Bosnjë dhe Hercegovinë) , ku edhe është profilizuar për kardiologji invazive.

Ishte udhëheqës i ekipit të parë të kardiologjisë invazive në Kosovë në vitin 2003, kur edhe ishte kryer koronarografia e parë.

Më 2010, ishte pjesë ekipit mjekësor që vendosi stentin e parë në QKUK.

Në dhjetor të vitit 2017, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, e cakton UD. Drejtor të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Në muajin mars 2018, përmes konkursit publik zgjidhet në pozitën e Drejtorit SHSKUK.

Më parë, pra në periudhën kohore 2011 deri 2012, ishte UD. Shef i Repartit të Kardiologjisë Invazive, përderisa në vitin 2016 deri më 2017 ishte ud. drejtor i Klinikës së Kardiologjisë.

Aktualisht vazhdon ta ketë pozitën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së.

Image

Dr. Basri Sejdiut,  në qershorin e   vitit 2019  iu ka ndarë titulli “Ambasador i paqës”.

Sejdiu ka thënë se ndjehet i nderuar me titullin "Ambasador i Paqes", të cilin e ka pranuar nga Federata e Paqes Universale, në një ceremoni në Kuvendin e Republikës së  Kosovës.


“Ky është një vlerësim dhe motivim shtesë për punën e mëtutjeshme dhe angazhimin në shërbim të qytetarëve pa dallim.

Humanizmi është një vlerë e lartë, që secili prej nesh duhet ta kultivojë”, ka thënë Dr.Basri Sejdiu.

Ai ka shtuar se përkushtimi ndaj shëndetit të popullatës është gjëja më e shenjtë dhe vlerësime si kjo e bëjnë krenar.

Begzad Baliu(1966-)


Rezultati i imazhit për begzat baliu"

Begzad Baliu, u lind në fshatin Makresh i Poshtëm (Gjilan, 1966), ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Më 1992 mbaroi studimet në Universitetin e Prishtinës - Fakultetin e Filologjisë, Degën e Gjuhës dhe të letërsisë shqipe, ku mbaroi ehe studimet e magjistraturës. 

Në vitin 2000 magjistroi, ndërsa në vitin 2004 mbrojti disertacionin e doktoratës në Institutin Albanologjik të Prishtinës, institucion në të cilin punoi nëntë vite. 

Në vitin 2005 filloi punën në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Edukimit, ku mori të gjitha thirrjet universitare dhe u propozua anëtar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

 Në këtë institucion ishte kryeredaktor i revistës shkencore “Educologia” dhe ligjëron në studimet themelore dhe master.

Në vitin 2008 Qendra e Studimeve Albanologjike e nominoi për çmimin vjetor, për veprën Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, ndërsa në vitin 2009 bashkë me kolegë të Universitetit të Korçës dhe të Universitetit të Europës Juglindore organizojnë Konferencën e parë dhe themelojnë kolonën e botimeve universitare “Sociolinguistika shqiptare” (Korçë-Tetovë-Prishtinë). Në vitin 2011bshkëmentoron projektin e gjashtë studentëve polakë të masterit nga Universiteti i Varshavës, me titull: “Kosova e pavarur në sytë e të rinjve të saj (shoqëria - kultura - politika)”, ndërsa në vitin 2013, drejton ekipin e studentëve sianëtar i projektit “Eposi në pesë shtete të Ballkanit” dhe bartës i nënprojektit të tij “Eposi në ndërdijen kombëtare”, me të cilin Projekti mori çmimin special EuropaNostra, nga Këshilli Evropian). Ishte edhe drejtues apo anëtar në projektet:Gjuha e teksteve të historisë në Kosovë (Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti Indiana, SHBA); Struktura letrare dhe didaktike e Librit të leximit në Kosovë (Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Lubjanës) etj.
Ishte ligjërues dhe kumtues në disa universitete, konferenca shkencore kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, si në Universitetin e Turunit “NikollaKoperniku”, Universitetin e Shkupit, Universitetin e Varshavës, Universitetin e Europës Juglindore (Budapest) etj.

 Organizator dhe koordinator i shumë konferencave me karakter ndërkombëtar, pothuajse në të gjitha universitetet dhe institutet shkencore shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Mal të Zi: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Ulqin, Tetovë etj.

Tri dekadat e fundit i është besuar përgatitja e veprave studimore të Eqrem Çabejt, JupKastratit, ShefkiSejdiut, ZenunGjocajt, NuhiVeselajt etj.

Vepra të botuara:Në fushë të albanologjisë:

 GustavMajer dhe albanologjia, Prishtinë; 2000; Tiranë, 2001; 

Vepra bibliografike e profesor JupKastratit, Prishtinë, 2005; 

Semantika e fjalësit(Vepra albanologjike e ZenunGjocajt), 

Prishtinë, 2009; Kërkime albanologjike, Prishtinë, 2010; 

Referenca albanologjike, Prishtinë, 2010; Hulumtime albanologjike, Prishtinë, 2015;
 Testamenti shkencor i Profesor JupKastratit, Prishtinë, 2016;

 Rrapi shekullor - Akademik IdrizAjeti (bashk.), Prishtinë, 2016 (në shtyp); 

Sprovë për një histori të albanologjisë, Prishtinë, 2016; 

Studime për historinë e albanologjisë, Shkup, 2018; Gjurmime albanologjike, Prishtinë, 2019. 

Në fushë të onomastikës dhe të leksikografisë:

 Onomastika e Gallapit, (I), Prishtinë, 2016;

 Onomastika dhe dokumenti, Prishtinë, 2016; 

Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, Prishtinë, 2014; 

Onomastikë dhe identitet, Prishtinë, 2012; 

Onomastika e Kosovës - ndërmjet miteve dhe identiteteve, Prishtinë, 2009; 

Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës (bashk.), Prishtinë, 2005; 

Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës, Prishtinë, 2006;

 Kontributi i Eqrem Çabejt në fushë të onomastikës, Prishtinë, 
2000.

 Në fushë të bibliografisë: 

Çabej 1, Prishtinë, 2006; 

Bibliografia përmbajtjesore e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2008;

 Mbi autorësinë e veprës “Bibliografia e Skënderbeut”, Prishtinë, 2005. 

Në fushë të studimit të letërsisë dhe të krijimtarisë letrare: 

Struktura e vlerave përfaqësuese, Prishtinë, 2014; Kujtesa letrare, Prishtinë, 2013;

 Pesha e komunikimit (bashk.), Prishtinë, 2010; 

‘Dhembje e bukur’,(bashk.), Prishtinë, 2012; 

Vareni kryengritësin e shenjtëruar, Prishtinë, 2010; 

Kafeneja ballkanike, Prishtinë, 1996 (e përkthyer edhe në kroatisht, italisht dhe holandisht); Grua e dashuruar, Prishtinë, 1996; 

Mbileyimi i kujtesës historike, Prishtinë, 2019.

Vepra e tij është recensuar dhe vlerësuar nga studiues, si: Prof. Jup Kastrati, Prof. dr. David Luka, Akademik Gjovalin Shkurtaj, Prof. Shefki Sejdiu, Prof. dr. Petrit Kotorri, Prof. dr. Rami Memushaj, dr. L’ubor Kralik, Prof. dr. Rexhep Doçi, Prof. dr. Shaban Sinani, Prof. dr. Zymer Neziri, Prof. dr. Tefë Topalli, Prof. dr. Zenun Gjocaj, Prof. Mentor Quku, dr. Ledi Shamku, Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, dr. Musa Ahmeti, Prof. dr. Jusuf Osmani, Prof. dr. Mustafa Ibrahimi, Prof. dr. Merxhan Avdyli, Prof. AvdylSulaj, Prof. dr. Zhyljeta
Kadilli etj.

Mustafë R.Musa (1953-)


Mustafë R.Musa është  i lindur më 05 mars 1953 në fshatin Pozheran, Komuna e Vitisë. Shkollën e mesme e ka kryer nw Viti, është  diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku ka mbaruar edhe studimet posuniverzitare, drejtimi civilo-juridik.

Është doktor i shkencave juridiko-civile të përfunduara në Universitetin Ndërkombetar të Strugës, Republika e Maqedonisë së Veriut.


Nga viti 1976 ka punuar në organet e jurspodencës në lëmin civile.


Nga viti 1990 e tani, ushtron veprimtarin e avokatësisë së pavarur.


Nga viti 2011 është ligjerues i lëndeve civile pranë Kolegjit FAMA, në programet bachelor dhe master.


Është autor i shumë punimeve shkencore me impakt kombëtar dhe ndërkombetar në fushën e së drejtës civile:


- Kontrata e depozitit,
- Marrëveshjet e arbitrazhit,
- Servitutet.

Është autori i këtyre botimeve


“E drejta dhe Noteria”,


“E drejta e arbitrazhit”,


“Posedimi dhe mbrojtja e tij” ( në praktikën gjyqësore),


“Klinika juridike e se drejtes civile”,


“E drejta e procedures civile I”, bashkautor dhe


“E drejta e procedures civile II”, bashkautor.




Jeton dhe vepron nw Gjilan.




2019/11/27

Në Prishtinë titullin shkencor-Akademik - të AAAS-it janë 9 shqiptar nga Kosova,Shqipëria,Maqedonia dhe Italia





Fotografia e Dibran Fylli


Më një minut heshtje për viktimat e termetit në Shqipëri ,sot në orët e pasditës në amfiteatrin e Kolegjit Universitar  “Iliria” në Prishtinë ,u bë përurimi i 9   Akademikëve  të Shkencës  dhe Artit Shptaro - Amerikane nga  Nju Jorku,Tirana Prishtina dhe  Shkupi.


Fotografia e Rajmonda Malecka


Prezentë  në ketë envinimet ishin intelektualë , pothuaja nga të gjitha trevat shqiptare .



Për akademinë  dhe akademikët e AAAS-it u deklamua  presidenti i sajë, Skendër Kodra ,ndërsa për historikun e akademisë foli zt.Flori Bruqi ,i  cili mes tjerash tha: "Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork , është E themeluar më 28 nëntor 1995 ,nga disa intelektual shqiptar në Nju Jork, që mund ti veçojmë disa prej tyre : Prof.dr.Skendër Kodra Dr.Ulvi Vehbiu ,Dr.Adem Harxhi ,Dr.Namik Muhedin Shehu ,Mentor Mata , Sanie Selita etj.
Fotografia e Nijazi Halili
Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Nju Jork,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup është Prof.Dr.Skendër Kodra.


Fotografia e Skender Kodra

Akademia është një institucion i lartë i Shkencës dhe Artit Shqiptaro-Amerikan i regjistruar dhe I themeluar në bazë të Ligjeve Amerikane të Shkencës dhe Artit, e i cili ushtron veprimtarinë e vet , kultivimin , nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor si dhe në zhvillimin e krijimeve artistike në botë.


Fotografia e Jusuf Ulaj


Akademia ka anëtarë të rregullt të shkencës dhe artit(me tituj shkencor Profesor Dr. Ph .D , profesor Asistent Dr., gjuhëtar ,historian ,gazetar ,politikan ,diplomat , si dhe disa anëtar nderi ,anëtar të jashtëm etj.


Fotografia e Skender Kodra
Pra , në kuadër të ASHASHA ka anëtarë të rregulltë si dhe anëtarë nderi nga trevat shqiptare, Diaspora dhe bota.


Fotografia e Nijazi Halili


Anëret e Akademisë punimet e tyre shkencore, i kanë botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria” e cila është botuar në kuadër të Akademisë në Nju Jork.

Një numër i madh i akademikëve punimet e tyre i kanë botuar në shumë fusha mjekësore, gjuhësore letrare historike ekonomike etjnë revista shkencore që kanë impaktë të faktorëve ndërkombëtar.
“Senatorët e dijës”, për disa vjet kanë organizuar Kongrese , Konferenca,Seminare etj. , si fjala bie për nderë të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbeu(600 vjetorin e lindjes 575 vjetorit të kthimit të tij në Krujë , 550 vjetorit të vdekjës së tij etj.)


Fotografia e Nijazi Halili


Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane gjatë këtij viti botoi dhe përuroi në Prishtinë më 24 shtator 2019 dhe 14 tetor 2019 dy libra mjaftë të rëndësishëm : ”Tokë e mbjellë në varre” (Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999) të studiuesit tonë Prof.Dibran Fyllit, si dhe librin “Përmbledhje shkrimesh” të Mr.sci.Jahja Llukës.
Rezultati i imazhit për toke mbjell me varre dibran fylli"

Është përgatitur për botim edhe libri i parë “Enciklopedikë ” për Akademikët dhe Akademinë e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, që pritët të botohet në mars të vitit 2020.


Ky libër Enciklopedikë do ti plotësojë zbraztësirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës ,kultures , letërsisë ,artit ,etj.më që një dorack i tillë biografik dhe bibliografikë deri me tash nuk ka ekzistuar.
Fotografia e Mirlinda Lluka



Detyrë e botimit të këtij Libri për Akademikët dhe Akademinë , është detyrë parësore e imja më bashkëpunëtorë që të futën shkenctarët që kanë dhënë gjithë mundin për shkencën ,për t’ju mundësuar lëxuesve , në radhë të parë nxënësve ,studentëve , mësuesve , arsimtarëve dhe profesorëve të letërsisë , arteve dhe shkencëtarëve të lëmive të ndryshme për tu njohur me biografitë dhe bibliografitë e krijuesve shkencor , letrar nga kjo Akademi.”-theksoi Bruqi.

Fotografia e Mirlinda Lluka


Gjatë ditë së sotme u nominuan këta akademik ,që i nominoi anëtari i akademisë  prof.Dibran Fylli :

Titullin Akademikë të AAAS-it për kontributin e tyre në shkencë, art dhe kulturë e fituan :


1.Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D

2.Prof.Dr.Mixhait Reçi,Ph.D

3.Prof.Dr.Nijazi Halil,Ph.D

4.Prof.Mr .Sc.Jahja Lluka

5.Prof.Mr.Sc.Shyiri Bytyqi

6.Dr.Sc.Zef Mulaj,Ph.D

7.Kujtim Mateli,zhurnalist

8.Isuf Bajrami,zhurnalist

9.PHDC prof.Leonora Ibish Bruçaj

Akademia dhe Kolegji “Iliria “ në Prishtinë për Festat e nëntorit dekorojë këta intelektual :   Prof.Dr.Skendër Kodra , president i AAAS nga Nju Jorku,Akademik Prof.Dr. Arjan Hamiti Ph.D,
Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili,Ph.D,prof.Isa Thaçi e disa të tjerë.


Departamenti për informimi i AAAS-it

Flori Bruqi,Drejtor 

Prishtinë, 27.11.2019

2019/11/26

NJOFTIM PUBLIK PËR MEDIE DHE LEXUES NGA AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE NË NJU JORK,TIRANË, PRISHTINË DHE SHKUP

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro Amerikane në Nju Jork,Tiranë ,Prishtinë, Shkup, nesër më datën 27.11.2019 në ora 13:00 në Lokalet e Kolegjit Mbretëror "Iliria " në Prishtinë solidarizohet me popullin shqiptar me rastin e fatkeqësisë natyrore nga termeti i shkakaktuar sot në Shqipëri.

Aktiviteti i Akademisë do të vazhdojë nesër  më datën 27,11,2019 nga ora 13:00 më një minut heshtje që ju jipet  viktimave  nga Akademikët e AAAS-it, pedagogët dhe Studentët e Kolegjit "Iliria" duke vazhduar aktivitetin shkencor akademik duke përuar 9 anëtar të rinjë me tituj shkencor AKADEMIK.



DY FJALË PËR AKADEMINË E SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE NË NJU JORK,TIRANË, PRISHTINË  DHE SHKUP


Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork , është E themeluar më 28 nëntor 1995 ,nga disa intelektual shqiptar në Nju Jork, që mund ti veçojmë disa prej tyre : Prof.dr.Skendër Kodra Dr.Ulvi Vehbiu ,Dr.Adem Harxhi ,Dr.Namik Muhedin Shehu ,Mentor Mata , Sanie Selita etj.

Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Nju Jork,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup është Prof.Dr.Skendër Kodra.

Akademia është një institucion i lartë i Shkencës dhe Artit Shqiptaro-Amerikan i regjistruar dhe I themeluar në bazë të Ligjeve Amerikane të Shkencës dhe Artit, e i cili ushtron veprimtarinë e vet , kultivimin , nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor si dhe në zhvillimin e krijimeve artistike në botë.

Akademia ka anëtarë të rregullt të shkencës dhe artit(me tituj shkencor Profesor Dr. Ph .D , profesor Asistent Dr., gjuhëtar ,historian ,gazetar ,politikan ,diplomat , si dhe disa anëtar nderi ,anëtar të jashtëm etj.

Pra , në kuadër të ASHASHA ka anëtarë të rregulltë si dhe anëtarë nderi nga trevat shqiptare, Diaspora dhe bota.

Anëret e Akademisë punimet e tyre shkencore, i kanë botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria” e cila është botuar në kuadër të Akademisë në Nju Jork.

Një numër i madh i akademikëve punimet e tyre i kanë botuar në shumë fusha mjekësore, gjuhësore letrare historike ekonomike etjnë revista shkencore që kanë impaktë të faktorëve ndërkombëtar.
“Senatorët e dijës”, për disa vjet kanë organizuar Kongrese , Konferenca,Seminare etj. , si fjala bie për nderë të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbeu(600 vjetorin e lindjes 575 vjetorit të kthimit të tij në Krujë , 550 vjetorit të vdekjës së tij etj.)

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane gjatë këtij viti botoi dhe përuroi në Prishtinë më 24 shtator 2019 dhe 14 tetor 2019 dy libra mjaftë të rëndësishëm : ”Tokë e mbjellë në varre” (Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999) të studiuesit tonë Prof.Dibran Fyllit, si dhe librin “Përmbledhje shkrimesh” të Mr.sci.Jahja Llukës.

Është përgatitur për botim edhe libri i parë “Enciklopedikë ” për Akademikët dhe Akademinë e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, që pritët të botohet në mars të vitit 2020.

Ky libër Enciklopedikë do ti plotësojë zbraztësirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës ,kultures , letërsisë ,artit ,etj.

më që një dorack i tillë biografik dhe bibliografikë deri me tash nuk ka ekzistuar.

Detyrë e botimit të këtij Libri për Akademikët dhe Akademinë , është detyrë parësore e imja më bashkëpunëtorë që të futën shkenctarët që kanë dhënë gjithë mundin për shkencën ,për t’ju mundësuar lëxuesve , në radhë të parë nxënësve ,studentëve , mësuesve , arsimtarëve dhe profesorëve të letërsisë , arteve dhe shkencëtarëve të lëmive të ndryshme për tu njohur me biografitë dhe bibliografitë e krijuesve shkencor , letrar nga kjo Akademi.



Flori Bruqi

Sokol Gjoka(1958-)



Rezultati i imazhit për Sokol Gjoka"

Sokol Gjoka, ka lindur në vitin 1958 në Tiranë, është një nga diplomatët më me eksperiencë në shërbimin diplomatik shqiptar. 

Ai është bërë pjesë e këtij shërbimi në vitin 1997 dhe ka mbajtur gjithnjë poste drejtuese në të. Sokol Gjoka e ka filluar karrierën e tij diplomatike si Drejtor i Shtypit dhe Informacionit dhe si Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, duke përballuar sfida të mëdha të periudhës së shtet-konsolidimit në Shqipëri, por edhe të institucionit të zëdhënësit në administratën shqiptare. 

Sokol Gjoka vinte nga një karrierë e pasur gazetarie, me kontribute si brenda ashtu dhe jashtë vendit. 

Ai ka shërbyer më pas si Drejtor i Drejtorisë së Analizë-Prognozës në Ministrinë e Jashtme, si Drejtor i Drejtorisë së Vendeve te Evropës Juglindore, si Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Marrëdhënieve Dypalëshe, si Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë për Çështje Politike dhe Strategjike po në Ministrinë e Jashtme dhe, për një periudhe kohe, si Këshilltar dhe Zëdhënës i Këshillit të Ministrave. 

Që nga viti 2003 e në vijim, z. Sokol Gjoka ka shërbyer si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Poloni, Lituani, Letoni, Estoni, Ukrainë, Federatën Ruse, Kazakistan, Bjellorusi dhe Uzbekistan. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në një sërë organizmash ndërkombëtarë si OKB, UNESCO, Këshillin e Evropës, OSBE, CEI, SEECP etj. Për punë të lavdërueshme dhe shërbime ndaj Shtetit, Sokol Gjoka është nderuar me një sërë vlerësimesh, për tu përmendur Medalja “Naim Frashëri” e Klasit të Parë, Medalja e “Mirënjohjes” nga Presidentë të Republikës së Shqipërisë, Urdhri i Meritës së Kryqit të Komandantit nga Presidenti i Republikës së Polonisë etj. Sokol Gjoka është i martuar dhe është babai i dy fëmijëve.

Sokol Gjoka është anëtar i rregullt i AAAS-it.

Agim Popa (1927-2013)


Rezultati i imazhit për agim popa"

Agim Popa ka lindur më 14 maj 1927 në Elbasan dhe vdiq ne 11 nëntor te vitit 2013. 

Arsimin fillor e kreu në qytetin e lindjes. Ka vazhduar studimet në Liceun Francez të Korçës dhe në shkollën normale të Elbasanit. Në vitet 1949 –1954 kryen studimet e larta në universitetin “Lomonosov” të Moskës, në Fakultetin e Filozofisë. Menjëherë pas çlirimit të vendit, ai ka qenë me punë në organizatën e rinisë të qarkut të Elbasanit dhe në aparatet qendrore të saj në Tiranë.

Pas përfundimit të studimeve universitare dhe kthimit në Shqipëri, Agim Popa është emëruar me punë në Shkollën e Partisë “V. I. Lenin” si pedagog i filozofisë marksiste (materializmi dialektik e historik), shef katedre dhe për një kohë jo shumë të gjatë zv. drejtor i saj.

 Në vitin 1958 ai u transferua në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë në përbërje të një grupi që merrej me problemet e luftës kundër të ashtuquajturit “revizionizëm modern”. 

Në vitin 1972-1975 ai ka punuar si përgjegjës i sektorit të jashtëm të KQ të PPSH-së. Më mbrapa, për një vit ka qenë në Institutin e Studimeve M-L pranë KQ të PPSh-së. 

Nga shtatori i vitit 1976 deri në fund të vitit 1980 si kryeredaktor i gazetës “Zëri i popullit”, organ i KQ të PPSH-së. 

Nga 1 janari i vitit 1981 deri në shkurt të vitit 1991, kur doli në pension me kërkesën e tij, ka punuar sërish në detyrën e shefit të Sektorit të Jashtëm të KQ të PPSH-së.

 Pikërisht në detyrat që kryente dhe besimin që kishte krijuar, si dhe në profesionalizmin absolut që prezantonte në fushën e përkthimeve në gjuhën ruse, Agim Popa ka qenë nga njerëzit më të preferuar të nomenklaturës më të lartë të shtetit komunist për të bërë pikërisht përkthimet nga kjo gjuhë.

Ishte  anëtar i AAAS-it në New York.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...