Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/01

Ferdinand Laholli(1960-)


Ferdinand Laholli u lind në Gradishtë të Lushnjës më 16 qershor 1960, pak javë pasi që i ati, për t'i shpëtuar riburgosjes, u detyrua të arratisej për në Greqi, prej nga kalon në SHBA, ku edhe vdes pas 11 vjetësh.

 Menjëherë pas lindjes së Ferdinandit, familjen e tij e transferojnë në një tjetër kamp internimi, Savër, ku autori jeton një kohë të gjatë.

Laholli një kohë të gjatë u muar me përkthime nga shqipja në gjermanisht. 

Në vitin 2003 botoi librin "Antologji e poezisë moderne shqipe" ku përfshihen poezitë e më se 95 krijuesve shqiptar me përkthim në gjuhën gjermane. 

Ferdinandin në këtë antologji e ndihmuan edhe Mag.Dr. Carla Kraus autore dhe përkthyese vieneze si dhe Dr. Thomas Krause prozator, lirik, kritik letrar, profesor letërsie në Universitetin Teknik në Chemnitz.

Poezitë që po publikojmë, janë marrë nga libri i Ferdinandit "NË ISHULLIN E VETMISË", botuar më 1993 në Tiranë. Ky libër është botuar në dy gjuhë shqip - gjermanisht. Përkthimin në gjermanisht e ka bërë Robert Schwartz.

Ferdinand Laholli jeton dhe punon një kohë të gjatë në Gjermani.

Veprat:

Mjaft ky paradoks i hidhur, Tirane 1992.

Në ishullin e vetmisë, shqip - gjermanisht, Tiranë 1993. Përkthimi në gjermanisht nga Robert Schwarz

Libri i dëshirave. Tiranë 1994.

Kjo vajzë e përgjakur / Në këtë vajzë të plagosur me gjak. 

Dygjuhësh, Tiranë 1994. Përkthimi në gjermanisht nga Robert Schwarz

Vetëvrasje e gjetheve, shqip - italisht, Frosinone 1995. Përkthimi në italisht nga Noé

Shtrigani i ëndrrës (Një magjistar në gjumin tim). Tiranë 1996

Urrejtja nuk është dashuria ime, Prishtinë 1997

Bie shi në Bückeburg, Tiranë 2000

Antologji e poezisë moderne shqipe / antologjia e lirisë moderne shqiptare, shqip dhe gjerman, Holzminden 2003

Linda. Prishtinë / Holzminden, 2005

Kur ikën ti (sa herë që shkoni). Prishtina / Hannover, 2006.

Etj.

Vaid Hyzoti(1960-)

Vaid Hyzoti, lindi më 10 mars 1960 në Ishëm të Durrësit. Në vitin 1982 mbaroi  fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për gjuhë dhe letërsi shqipe, kurse më pas një specializim pasuniversitar për kritikë letrare, më 1987.
Ka punuar mësues dhe gazetar, pa iu ndarë kurrë letrave. Artikujt kritikë dhe shkrimet tjera i ka botuar në revista e gazeta, si “Nëntori”, “Drita” etj.

Më 1986 botoi vëllim e parë poetik, “Zërat e ditës së re”, për të cilin thuhet se vetëm 70% ishte i tij, pasi dorëshkrimi u qeth dhe u rrumbullakua nga botuesit, nën shijen e censurës tematike të kohës.

Në vitin 2000 emigroj në Amerikë dhe tash jeton në New York. Si duket, në kurbet iu shtuan frymëzimet. 

Kësisoj, ai vazhdon të shkruaj dhe t'i gëzoj lexuesit me libra tjerë.

Disa nga librat e botuara:

“Zërat e ditës së re”, poezi, 1986

“Thashethemet e vërteta” - skica, profile dhe tregime humoristike, 2002

"Qyteti i të marrëve”, poezi, 2006

“Fëmijë i vjedhur”, tregime dhe novelë, 2007

“I denuar të qesh”. poezi. 2011

“Kafe me djallin”, poezi, 2013

“Dita ime - një cigare”, poezi, 2017

Kurse romani "Parfum të vdekurish, është botuar fillimisht si teegim tek revista letrare “Mehr light” në Tiranë dhe më pas si trajtë novele tek vëllimi "Femijë i vjedhur".

Muhamet Mjeku(1943-)



Muhamet Mjeku ka ardhur në jetë me 12 prill 1943, në Shipitullë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin dhe Fakultetin Filozofik, në Prishtinë.
Fillimisht ka punuar si profesor në Shkollën Ekonomike në Prishtinë, pastaj në Shkollën e Mesme të Mjeksisë, ku jipte dy lëndë, shqip e latinisht. Dhe mëpastaj, në Gjimnazin “Ivo Llolla Ribar”, tash “Sami Frashëri”, aty ku më 1960/61 e kishte regjistruar klasën e parë. Aty Muhameti takoj edhe disa profesorë të kohës kur ishte nxënës, dhe nuk mund t’i besonte vetes se tash do të bëhesha kolegë me ta.
Ndërkohë atij iu shfaq dëshira qe të bëhej gazetar, sepse qysh si gjimnazist dhe më pas student në gazetën “Rilindja” kishte botuar disa shkrime dhe poezi në faqen e kulturës dhe në “Zanin e Rinisë”; ndërsa më herët në revistën “Pioneri”. Muhamet kishte besim në vete se mund ta kryente si duhet profesionin e gazetarit, që në atë kohe lakmohej nga shumëkush.
I bindur në këtë, në qershor të vitit 1971, pas një testi provues, filloi punë në të përditshmen “Rilindja”. Këtu punoj deri në maj të vitit 1974 prej nga kaloi në Televizionin e Prishtinës. Ndoshta për opinionin e sotëm është interesant se në rubrikën e kulturës të gazetës "Rilindja" në atë kohë punonte një elitë intelektualesh, si: Vehap Shita, Anton Pashku, Musa Ramadani, Gani Bobi, Mensur Raifi, Ali Podrimja,  Dedë Mirdita, Nexhat Halimi, Sylë Osamani, Mensur Pozhegu ,Muhamet Mjeku etj.. Në Televizionin e Prishtinës ka punuar si gazetar, redaktor i lajmeve dhe udhëheqës i rubrikës së brendshme. Afro një vjet e gjysmë, derisa u adaptua ndërtesa e Televizionit të Prishtinës, ka përgatitur tri herë në javë ditarin (lajmet) nga studio e Televizionit në Beograd, prej nga emitoheshin lajmet në gjuhën shqipe.
Ka sajuar një numër të emisioneve dokumentare në Kosovë dhe jashtë saj. Ka realizuar disa dokumentarë nga një udhëtim atraktiv shumëditësh (45) në Afrikë, bashkë me gjiruesin e TVP- Urim Ukimerin. Po ashtu, ka realizuar edhe një deokumentar në Berlin në vitin 1975 me rastin e 30 vjetorit të ngadhnjimit mbi fashizmin.
Për shkak të “lëshimeve ideo-politike”, përballë konceptit të politikës së atëhershme serbe, është suspendur disa herë. Gjatë grevës së minatorëve të “Trepçës” është larguar nga procesi i punës për një vit bashkë me disa kolegë, dhe më pas është marrë gjashtë herë në biseda informative nga organet e sigurimit shtetëror të Federatës, Serbisë dhe Kosovës. Kur Sllobodan Millosheviq erdhi në Fushë-Kosovë në vitin 1989, për shkak të përgatitjes së një emisioni special kontestues që u emitua për tërë rrjetin jugosllav, u suspendua dhe iu ndalua hyrja për një kohë të caktuar në lokalet e televizionit, bashkë me kolegun Nuhi Bytyqi, me të cilin e kishin përcjellë ngjarjen. Shtypi serb dhe politika serbe këtë emision e anatemoi si diverzion kundër sistemit jugosllav, me theks të veçantë sulm mbi politikën e popullistit, Sllobodan Millosheviq.
Në Televizionin e Prishtinës ka punuar deri më 5 korrik 1990, kur ky institucion u okupua nga policia serbe dhe u nxorën dhunshëm të gjithë punëtorët shqiptarë, me përjashtim të ndonjë shqiptari të “ndershëm”, siç e shpiku këtë term asaj kohe politika në Beograd. Muhameti ka qenë redaktori i parë i ditarit të Televizionit të pavarur në Prishtinë, 1975 dhe redaktori i fundit i ditarit të orës 7:30 (lajmeve), 5 korrik 1990 kur policia serbe mbylli këtë institucion iformtivo-kulturor.
Pas mbylljes së televizionit botoi librin “Shaban Polluzha dhe Lufta e Drenicës”, që ishte libri i parë për një temë tabu. Ky libër u botua në 10.000 ekzemplarë. Më parë po në këtë temë kisha botuar një fejton në 13 vazhdime në revistën “ Zëri i Rinisë”. Libri është botuar dhe është shpërndarë fshehtas në Kosovë, Zvicër, Gjermani etj.
Pas botimit të këtij libri dhe mbylljes së Televizionit të Prishtinës, iu përgjigj thirrjes së veprimtarit dhe biznismenit të njohur, Harry Bajraktari për nxjerrjen e gazetës “Illyria” në New York, ku punoj si editor i parë i saj.
Përpos librave, ka botuar një seri artikujsh publicistik dhe disa fejtone me karakter politiko-historik. Njëherit, ka qenë pjesëmarrës në projektin “Kombi-rrugët e bashkimit kombëtar”, New York 1997. Ka në dorshkrim librin "Ditari i Luftës”.
Jeton në SHBA.

Disa nga librat e botuara

"Lufta e Drenicës - Shaban Polluzha", Prishtinë 1991,
"Vdekja në Bunker", Prishtinë 1996,
"Pse sulmohet Drenica?", New York 1998
"Kosova në dimrin e vitit 1945”, Prishtinë, 2003,
"Shqiptarët 120 vjet pas Lidhjes së Prizerenit”, New York 1997,
"Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës”, New York 2008,
"Binak Alia dhe Brezat pas tij", New York 2016.
"Familja Mjeku-rrugëtimi i saj historik", 2019.

Etj.


Florio Bruqi

Vera Istrefaj(1975-)



Vera Istrefaj është lindur në Kukës më 1 nëntor 1975. Që në vegjëli ka botuar vjersha dhe skica në shtypin e kohës.

 Në vitin 1991 është paraqitur në një Almanak të krijuesve me 76 poezi dhe me një skicë. 

Që prej asaj kohe ka botuar herë pas here brenda dhe jashtë Shqipërisë në shumë media të shkruara. Ka qenë pjesëmarrëse në shumë konkurse letrare ku edhe është nderuar me çmime.

Eshtë juriste në profesion dhe është aktiviste e shoqërisë civile, avokate e të drejtave të njeriut me nje experience 20- vjecare.

Eshte koordinatore e rrjetit “ Barazi ne vendimmarje” per Qarkun Kukes.

Në vitin 2009 është nderuar me “Mirënjohje për kontributin e dhënë në komunitet” dhe është përzgjedhur një ndër 10 personat më aktivë në rang kombëtar.

Është e martuar dhe është nënë e dy djemve. Punon e jeton në Kukës, ku eshte kryetare e “Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise” – Dega Kukes.



Ka botuar librat:

"Shiu i fundit",
"Nënqeshja e ëmbël",
"Në akuj digjem",
“U jepem udhëve" ,
“Qielli I shpirtit tim”,
“Vese shpirti” dhe
“Lirikat e Pikellimes”

2019/11/30

Majlinda Kelmendi(1991-)



MajlindaKOS.jpg


Majlinda Kelmendi lindi më 9 maj 1991, është një xhudiste shqiptare nga Peja, Kosovë . 

Kelmendi filloi të praktikonte artin e xhudos në vitin 1999, në qytetin e saj. Trajneri i saj aktual është Driton Kuka. Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë .

 Në vitin 2010, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj në Maroko  dhe përfundoi e 9-a në kategorinë 52 kg në World Judo 2010 Championships në Tokio, Japoni.

Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror në xhudo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Janeiro.

 Fitorja e 22 vjeçares, e cila ishte kosovarja e parë lojtare e xhudos që fiton një medalje në një kampionat që prej Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në 2008-ën – nuk ishte një fitore e papritur pasi Kelmendi erdhi në Rio de Janeiro e renditur si "numri një" në kategorinë e saj pasi kishte fituar eventin prestigjioz të Masterave.

Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë .

Kelmendi ruajti titullin botërë në 2014-ën. 

Ajo humbi vetëm dy herë në 2013-ën dhe kishte arritur ti mundte të gjithë në përballjet e tjera. Ajo nuk arriti ta mbronte titullin e saj vitin pasardhës për shkak të një lëndimi.

Në vitin 2014, Majlinda u shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer .

 Më 24 dhjetor 2014, ajo u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin "Medalja Presidenciale e Meritave".



Në shkurt të 2016-ës, ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titulin e tretë rradhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën.

Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampjonatin Europian të Judo në Kazan, Rusi.

 Në Lojrat Olimpike 2016 ajo u bë atletja e parë Kosovare që fitoj një medalje të artë, ose edhe thjeshtë një medalje, për Kosovën në Lojërat Olimpike.

Kontradikta u ngritën kur raportet shfaqën se ajo nuk kishte pranuar të bënte një test kontrolli të dopingut të paskeduluar në qershor, në Francë ; trajneri i saj insistoi se ajo ishte e pastër dhe refuzimi kishte ardhur si pasojë e faktit që testuesi nuk kishte pasur një formë autorizimi nga WADA.


Sukseset në Lojërat Olimpike:

Medalja e Artë, Lojërat Olimpike Rio de Janeiro Brazil 2016

Kampionati botëror:

World Championships Rio de Janeiro 2013
World Championships Chelyabinsk 2014 

Lojërat Evropiane:

European Games Minsk 2019

Kampionati Evropian:

European Championships Budapest 2013 (Vendin e tretë)
European Championships Montpellier 2014
European Championships Kazan 2016

European Championships Warsaw 2017



Grand Prix:

Grand Prix Abu Dhabi 2012
Grand Prix Samsun 2013, 2014

Grand Prix Budapest 2014, 2016

Grand Prix Tashkent 2018

Grand Prix Dusseldorf 2013, 2019


Grand Prix Tel Aviv 2019

Grand Slam:

Grand Slam Abu Dhabi 2014
Grand Slam Paris 2014, 2015, 2016, 2017

World Cup:


World Cup Istanbul 2012
World Cup Rome 2012

Masters:

Masters Tyumen 2013

Etj.

Kohë më parë , Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit  në Prishtinë  ka shënuar 40 vjetorin e themelimit, me ç’rast ka organizuar konferencën e dytë shkencore. Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Prof.Dr.Musa Selimi ka thënë se  janë mbushur gjithsej 40 vite udhëtim që nga themelimi i këtij fakulteti.


 Sipas tij, për të gjithë studentët, pedagogët si dhe për Universitetin e Prishtinës është një ditë krenarie... 

Profesoresha nga Universiteti i Vjenës, Barbara Wesner ka thënë se në këtë 40 vjetor ky fakultet duhet të jetë shumë krenar për të arriturat e studentëve sepse po e ngrisin lartë flamurin e Kosovës në garat ndërkombëtare. “Po e shijoj me të vërtetë faktin që studentët e Universitetit të Prishtinës po dalin jashtë shtetit dhe ju duhet të jeni shumë krenarë me studentët e juaj”, është shprehur Wesner. Kampionia olimpike e xhudos, Majlinda Kelmendi ka uruar 40 vjetorin e themelimit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në emër të të gjithë sportistëve. Ajo ka dhënë një mesazh për gjininë femërorë duke iu udhëzuar që të merren sa më shumë me sport. 

“Një eksperiencë që e kam pasur këtu në një universitet privat në Kosovë e kam vërejtur që numri i gjinisë femërorë në krahasim me gjininë mashkullore në fakultetin e kulturës fizike është mjaft i vogël. Nuk do të thotë që duhet me qenë sportist që me qenë pjesë e këtij fakulteti, kështu që mesazhi im për femrat është që nëse kjo është ajo që ju pëlqen të mos hezitojnë aspak”, ka thënë Kelmendi. Ndërsa trajneri i saj, Driton Kuka ka thënë se shpreson që ky fakultet të vazhdojë me punën e deritanishme, pasi sipas tij sukseset nuk do të mungojnë. "...


Flori Bruqi

Fadil Maloku(1958-)

Rezultati i imazhit për fadil maloku"


Fadil Maloku, lindi  më 6 prill 1958 në Besianë.

Studimet bazike  (katërvjeçare)i kreu në Universitetin e  Prishtinë , në Departamentin  Filozofi-Sociologji, 1984/1986).

Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit (Sveuciliste u Zagreb) në Departamentin  për  Sociologji , të Fakultettit Filozofik / Tema e magjistraturës :" Struktura i stratifikacija Jugoslovenskog –Ruskog i Americkog drustva (1984/1986).".




Studimet e doktoraturës ( PhD) i kreu me sukse në Universitetin e Prishtinës (Departamenti i Sociologjisë pranë  Fakultetit Filozofik (2000 -2003).

Është Profesor i Sociologjisë së Globalizimit, Integrimeve dhe Globalizimit, Krimi dhe Devijimi Social, Hyrje në Komunikimin Politik (UP, Departamenti i Gazetarisë), Kultura dhe Politika (niveli master, në Universitetin Shtetëror të Tiranes) në Universitetin “Hasan Prishtina”, të Prishtinës (Departamenti i Sociologjisë).


Mësimdhënës në lëndët:

Metodat Hulumtimit Empirik, (bachelor);Metodat Kuantitative (bachelor);Sociologji e Globalizimit (bachelor);Transformimeve Globale, (bachelor);Krimi dhe Devijimi Social, (bachelor)
Sjelljet Devijante, (bachelor);Sociologji e Varfërisë, (master);
Sociologji e Familjes, (master);Integrimet dhe Globalizmi, (master);Kultura dhe Politika (master – Dep. i Shkencave Sociale ne Tirane);Hyrje ne komunkimi Politik (doktorature- Dep.Gazetari ne Prishtine);Metodologji Shkencore (doktorature- Dep.Sociologji ne Prishtine);Transformimet Globale (doktorature- Dep.Sociologji ne Prishtine).

Ligjërues në Kolegjin “Victory”, në Departamentin e Shkencave Politike, (niveli: Bachelor dhe Master, Lënda: Metodologjia e Kërkimit Shkencor, dhe Kultura dhe Politika e Diplomacisë globale).;Ligjërues në Universitetin Shtetërorë të Tiranës (2013-2014), në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofisë, (niveli: Master, Lënda: Kultura dhe Politika).;Ligjërues i lendes: Hyrje ne Komunikimin Politik ne Departamentin e Gazetarisë, për Doktorantët e vitit 2015/2016.;Ligjërues i dy lendeve (Metodologji Shkencore dhe Transformimet Globale) ne Departamenin e Sociologjisë, për Doktorantët e vitit 2016/2017.; Ligjërues i lendes Hyrje ne Komunikimin Politik ne Departamentin e Gazetarisë, per Doktorantet e vitit 2016/2017.


Tekste të botuara:

1. Veç Zoti na shpëtoi (ditar eseistike-sociologjik) , Shtëpia Botuese “Gjurmët”, Prishtinë, Viti: 2009, 500 copë, 186 fq. CIP-ISNB- 978-9951-427-32-6.

2. Refleksioni sociologjike mbi Islamin, Shtëpia botuese“Zëri Ynë” Prishtinë, Viti: 2011),, 500 copë,180 fq. ISBN-978 -9951-433-22-8.

3. Tekst Universitar: Refleksione Sociologjike mbi shtetësinë dhe raportet ndëretnike, Shtëpia Botuese, “Zëri Ynë” Promovim publik në UET (Universitetin Evropianë Tiranes, Viti:, 2011, 500 copë 270 fq. ISBN, 978- 9951-433-22-8. (Teksti ne fjalë është futur si literaturë obligative në Universitetin Evropian të Tiranës, për nivelin bachelor dhe atë master, për vitin 2012/2013).

4. Tekst Universitar: Refleksione Sociologjike mbi joviolencën dhe zgjedhjet, Shtëpia Botuese, “Zëri Ynë” Promovim publik në UET (Universitetin Evropianë Tiranes, Viti: 2011, 500, 270 fq. (Teksti ne fjalë është futur si literaturë obligative në Universitetin Evropian të Tiranës, për nivelin bachelor dhe atë master, për vitin 2012/2013).

5. Tekst Universitar: Paradigmat Sociologjike të tranzicionit shqiptar, Shtëpia Botuese, Logos_A, Tekst Universitar. ISBN 978-9989-58-525-8, Copyright@Logos-A, 2014, - 264 faqe; 25 cm.- Biblioteka Lexo. COBISS. MK-ID96048394 (Teksti ne fjalë, është futur si literaturë obligative në Universitetin “Hasan Prishtina, Departamenti i Sociologjisë, për lëndën: Sjellje Deviant dhe Kontrolli Social(niveli bachelor), dhe lenden: Krimi dhe Devijimi (niveli master)Evropian të Tiranës, për nivelin bachelor dhe atë master, për vitin 2012/2013).

6. Tekst Universitar: Globalizmi, Integrimi dhe identiteti i Kosovës, Shtëpia Botuese, Logos_A, Tekst Universitar, (në botim) 2017.




Elvira Dones(1960-)


Rezultati i imazhit për Elvira Dones"


Elvira Dones lindi  në Durrës në vitin 1960 dhe është diplomuar në Letërsi Shqipe dhe Letërsi Angleze në Universitetin Shtetëror të Tiranës. 

Në vitin 1988 ajo u punësuar nga Televizioni Shtetëror Shqiptar dhe në këtë cilësi udhëtoi në Zvicër, ku ajo u largua përfundimisht. U akuzua për tradhti në Shqipëri (në mungesë), u dënua me burg dhe iu mohua takimi me djalin e saj deri pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1992.

 Nga 1988 deri në 2004 Dones jetoi në Zvicër ku punonte si shkrimtar dhe gazetare në televizor , duke shkruar, drejtuar, dhe duke prodhuar disa dokumentarë.

 Që nga viti 2004 ka jetuar në Shtetet e Bashkuara. Pjesa më e madhe e shkrimit të saj është në italisht ose shqip, por disa prej filmave të saj dokumentarë janë nëntitulluar në gjuhën angleze. Disa prej këtyre filmave kanë fituar ose janë emëruar për çmime të ndryshme.

 Dokumentari i saj më i fundit, Virgjëra e Betuar, tregon historinë e grave në Shqipërinë e veriut që betohen për nderin e vazhdueshme në vitet e tyre të adoleshencës dhe bëhen burra në shoqërinë e tyre - jo gratë që veprojnë si burra apo gra që kanë ri-përcaktim gjinor, por thjesht gra që tani janë burra .

 Ky film u cilësua si dokumentari më i mirë në Festivalin e Filmit të Grave në Baltimore në vitin 2007. Nga tetori i vitit 1988 jeton dhe punon në Zvicër.

Romane

Në gjuhën shqipe ka publikuar këto romaneː

Dashuri e huaj, roman, Tiranë, 1997 (Botuar në italisht, në vitin 1998, me titullin Senza Bagagli)

Kardigan, roman, Tiranë, 1998

Lule të gabuara, vëllim me tregime, Tiranë, 1999

Yjete nuk vishen kështu, roman, Elbasan, 2000 (Botuar në italisht me titullin  Sole Bruciato , Milano, 2001

Ditë e bardhë e fyer , roman, Elbasan, 2001

I  love Tom Hanks , tregime, Elbasan, 2002

Më pas heshtja , roman, 2004

Vergine giurata. Milano: Feltrinelli,2007

Piccola guerra perfetta. Torino: Einaudi(2011)

Sworn Virgin. London: And Other Stories.(2014)


Romanet Yjet nuk vishen kështu, Ditë e bardhë e fyer dhe Më pas heshtja, janë pjesë të trilogjisë “Trilogjia e dhimbjes”.

Elvira Dones është anëtare e Shoqatës Zvicerane të Shkrimtarëve (SSV-SSE-SSS).

    Filma

    Brunilda (2003)

    I ngujuar (Nailed) (2004)

    Sworn Virgin (2015)


    Etj.


    Flori Bruqi 

    Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

    Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...