Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/01

Skënder Buçpapaj (1953-)


Rezultati i imazhit për skender bucpapaj"

Skënder Buçpapaj është lindur më 25 maj 1953 në fshatin Tplâ të Tropojës. 

Arsimin tetëvjeçar e ka kryer në fshatin e lindjes, arsimin e mesëm në qytetin Bajram Curri, ndërsa studimet e larta për gjuhë e letërsi në Universitetin e Tiranës. 

Ka kryer studimet mastër po në Universitetin e Tiranës në fushën e kritikës letrare. 

Krijimtarinë e ka filluar që në shkollën tetëvjeçare, kur ka botuar edhe krjimet e para në shtypin për fëmijë. 

Nga viti 1970 në pothuajse të gjitha të përditshmet dhe periodikët shqiptarë ka botuar poezi, përkthime nga poezia botërore prej italishtes, anglishtes dhe gjermanishtes, shënime për librat, kritika, studime monografike etj. 

Nga viti 1976 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Nga viti 1986 deri në vitin 1991 ka qenë redaktor në gazetën e Lidhjes së Shkrimtarëve të Artistëve të Shqipërisë, ku ka mbuluar kryesisht sektorin e kritikës. 

Në fillim të vitit 1991 ka qenë inciator dhe bashkëthemelues i Lidhjes së Pavarur të Gazetarëve të Shqipërisë, më vonë Lidhja e Gazetarëve, i zgjedhur dy herë në kryesinë e kësaj organizate. 

Në vitin 1991, për pak kohë, ka qenë kryeredaktor i gazetës "Kosova". Po në vitin 1991, në dhjetor, është emëruar zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar; ndërsa më 1992 është drejtor i përgjithshëm i RTSH, detyrë që e kreu deri në gusht të vitit 1995.

 Prej atëherë ka kaluar në diplomaci, në Ministrinë e Jashtme e pastaj në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, Zvicër, ku ka mbuluar sektorë të ndryshëm dhe ka qenë edhe i ngarkuar me punë (chargé d'affaires) pranë kësaj ambasade. 

Nga viti 1998 filloi në gazetën e përditshme "Bota sot", kryeredaktor i së cilës ishte për dhjetë vjet rresht. Në atë kohë, kjo gazetë, me redaksinë qëndrore në Zyrih të Zvicrës dhe me redaksi të tjera në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Frankfurt e Nju Jork arriti në 200 mijë kopje, tirazh i paparë ndonjëherë në gazetarinë shqiptare. Nga viti 1991 është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve me qendër në Bruksel, Belgjikë. 

Është po ashtu anëtar i Shoqatës së Gazetarëve APES, me qendër në Gjenevë, i Sindikatës së Gazetarisë Krijuese, me qendër në Zyrih. 

Është anëtar i kryesisë së Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës. Ka lëvruar pothuaj të gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, që nga informacioni, kronika, repotazhi, përshkrimi, udhëpërshkrimit, analiza, komenti, fejtoni, replika, vëzhgimi, polemika, biseda, intervista etj, si dhe ka realizuar shumë dokumentarë televizivë. 

Ka fituar çmime të ndryshme kombëtare në poezi, kritikë, publicistikë, studime dhe skenarë dokumentarësh. 

Është përfshirë në antologji të ndryshme të poezisë shqipe. 

Ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe historiografisë letare në Shqipëri dhe jashtë vendit që me ciklin e parë poetik të botuar në revistën "Nëntori" në janar të vitit 1973.

Skënder Buçpapaj është autor i librave me poezi, studime, eseistikë, tekste shkollore kryesisht të botuara nga shtëpitë botuese dhe mediat në Shqipëri, Kosovë e tjerë:

Vëllime poetike:

1."Zogu i bjeshkës" (1973)
2. "Epikë" (bashkautor, 1979)
3. "Poezi" (1986)
4. "Frika nga Atdheu" (2009)
Studime:
1. "Përmbajtja filozofike dhe morale e poezisë së Fatos Arapit" (1979)
2. "Poetika e simbolikës" (poezia shqipe e Kosovës) (1986)
3. "Zana e Fishtës dhe trillet e saj" (1991)
Eseistikë
1. "Në vetë të parë Hasan Prishtina, një patraes patriae" (1995)
2. "Këndo, hyjneshë, mëninë e Faik Konicës" (2001)
Tekste shkollore (bashkautor)

1. "Historia e letërsisë shqipe", tekst për shkollat e mesme të Republikës së Shqipërisë (1993)
2. "Antologjia e letërsisë shqipe", tekst për shkollat e mesme të Republikës së Shqipërisë (1993)

Etj.

Kozeta Zavalani(1958-)


Rezultati i imazhit për kozeta zavalani"
Kozeta Zavalani, lindi në qytetin e Korçës në 8 mars 1958. 

U diplomua në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës me 1982 dhe në vitin 1985 është specializuar për gazetari.

 Qysh nga viti 1992 puna e saj është përqendruar në gazetari. Është e martuar me mjekun Gjergj Zavalani dhe kanë dy fëmijë, Mend Zavalani dhe Mikel Zavalani.

 Kozeta punoi në Televizionin Shqiptar dhe botoi revistën “Stina për ndryshim”, ndërkohë që ka punuar intensivisht me organizatat ndërkombëtare të grave duke bërë të njohur shoqërinë femërore shqiptare edhe në vende të zhvilluara. 

Ajo ka marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, kushtuar gruas në vende të tilla si në Holandë, Itali, Amerikë, Poloni, Marok, Norvegji, etj. 

Ka kryer një sërë kualifikimesh pasuniversitare dhe ka kontribuar si lektore në konferencat : “Mbi menaxhimin e kohës” nga Vrije University, në Amsterdam të Holandës, “Burimet njerëzore dhe lidershipi” nga Instituti ISIDA në Palermo të Italisë, ku është laureuar me titullin: “Doktor”. 

Tani është kryeredaktore e revistës “Stina për ndryshim” organ i “Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim” një shoqatë që ka themeluar për të ndikuar në forcimin e familjes, nën parullën “Një familje e shëndetshme për një shoqëri të shëndetshme”.

 Si anëtare e Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtarë Profesionistë dhe Rrjetit Botëror të Grave, bashkëpunon me shoqatën “FIDAPA” në Itali, “Women and Peace”, UNESCO në Greqi, “Dirigenteas” në Paris, WIN - Zvicër, “Women Abroad” Angli, GlobeWomen, CIPE, TIAW dhe BRAZZERS në Uashington D.C. etj. 

Nga Konferencat Ndërkombëtare ka marrë frymëzim për librat “Gra që më kanë frymëzuar” dhe “Gjysmëbota”, intervista me gra të suksesshme nga vendi dhe bota, realizuar në harkun kohor 2000-2007.

Ajo bëri debutimin e pare në letërsi në moshën 10-vjeçare, kur poema e saj fitoi çmimin e parë dhe u botua në revistën kombëtare të fëmijëve "Pioneri".

 Në vitin 1976 ajo ishte bashkautore në librim me tregime epike "Heronj të heshtur" dhe në vitin 1978 në librin "Yje të pashuar". Libri i saj i parë i poezive "Këngët e para" nuk u botua në vitin 1979, sepse konsiderohej "tepër lirik" dhe nuk "ndiqte parimet e ideologjisë komuniste".

 Përfundimisht, i njëjti titull u përdor për një antologji poetike të pesë autorëve, ku Kozeta dhe disa prej poezive të saj qenë në mesin e tyre.

Ndërmjet viteve 1975-1976, ndërsa ishte akoma në shkollë të mesme, Kozeta ka punuar në "Radio Korçë" si spikere me kohë të pjesshme. 

Më pas ajo punoi si moderatore televizive për programin e fëmijëve në të vetmin Transmetues Kombëtar, Radiotelevizionin Shqiptar (1977-1981). 

Pas diplomimit, në vitin 1982 u emërua Përgjegjëse e Departamentit të Tregtisë në Maliq, Korçë, ku punoi deri në vitin 1992.

 Në të njëjtën kohë ajo punonte si gazetare e lajmeve për Radio Korçën, prej nga u pezullua për arsye politike në vitin 1986, pasi u martua me Gjergj Zavalanin, që konsiderohej me "biografi të papastër familjare". 

Pas ndryshimeve të sistemit politik në Shqipëri, Kozeta dhe familja e saj u zhvendosën në kryeqytet, Tiranë dhe më 1993 ajo filloi të punonte si gazetare e spikere e lajmeve për Radio Televizionin Shqiptar (1994-2001).

Ndërmjet viteve 1997-2002, ajo botoi gazetën periodike 'The Manager', të Shoqatës së Grave Profesioniste Afariste në Tiranë, Shqipëri. 

Në vitin 1999 mbrojti masterin për temën “Resurse humane e lidership” në Instituti ISIDA, Palermo, Itali dhe Vrije University në Amsterdam, Holandë. 

Në dhjetor 2002, ajo themeloi shoqatën "Familja dhe Media - Fuqia për Ndryshim" dhe që atëherë, ajo vazhdon të publikojë dhe të punojë si kryeredaktore e revistës së saj social-kulturore "Stina për Ndryshim".

Në vitin 2006 ajo u nderua me titullin "Ambasador për Paqe" nga Federata për Familje e Paqen Botërore. 

Ajo u zgjodh si president e degës së Federatës për Tiranën, Shqipëri në 2011 dhe u rizgjodh për një mandat të dytë në vitin 2013 – 2015.

Në vitin 2007 ajo u zgjodh si një nga "Gratë e Shquara të Botës" nga "ConnectUs Communications" në Kanada, me titullin "Redaktor dhe nënë, model për gratë".

Në vitin 2009 ajo u nderua me çmimin e dytë në Takimin e Poeteshave Shqiptarë në Vushtrri, Kosovë dhe fituese i Çmimit të Parë në Poezi nga revista "Nositi" në Tiranë.

Fitues i "Çmimit Special" në kategorinë e Poezisë Ballkanike në "Netët e Poezisë së Korçës" më 2 korrik 2010. 

Në qershor 2011, në Kongresin Botëror të 22-të të Poetëve në Larisa të Greqisë, Kozeta Zavalani iu dha çmimi Olympus Poetry "Demeter". 

Gjatë Festivalit të 1 Mesdhetar të Poezisë të mbajtur në Larisa, në vitin 2011 ajo u nderua me Certifikatën e Nderit.

Kozeta mori pjesë në mbrëmjet e 50-ta të poezisë ndërkombëtare të Strugës, në Republikën e Maqedonisë. 

Poezitë e saj janë botuar në librat e antologjisë së Poezisë Botërore nga Pesë Kontinentet (Strugë), Poezisë Botërore 2011 (Larisa) dhe edicionit të Festivalit të 2 Ndërkombëtar të Letërsisë në Ordu të Turqisë, 2011 dhe të 7-të në Akyaka-Mugla-Turkey, 2013.

Librat nga Kozeta Zavalani:

1.Gra që më kanë frymëzuar, vëllimi 1, "Gra që më kanë frymëzuar" - intervista - shtëpia botuese - Dita, Tiranë, viti 2000

2.Gra që më kanë frymëzuar, vëllimi 2, "Gra që më kanë frymëzuar" - intervista - shtëpia botuese - Dita, Tiranë, viti 2001

3.“Women who have inspared me”, përshtypje dhe intervista në anglisht - Shtëpia botuese Afërdita, Tiranë, viti 2001

4.“Halfworld”, biografi, përshtypje dhe intervista në gjuhën angleze - shtëpia botuese Logoreci, Tiranë, viti 2005

5.“Gjysmëbota” - biografi, përshtypje dhe intervista në shqip - Shtëpia botuese Medaur, Tiranë, Viti 2007

6.“Porta e Shpirtit” - libër poetik në shqip dhe anglisht, Shtëpia Botuese Vllamasi, Tiranë, Shqipëri, viti 2012

7.“Migratory” - "Shtegtare" - libër poetik në në 8 gjuhë të ndryshme, Shtëpia botuese Ada, Tiranë, Shqipëri, viti 2010

8.“Women” (libri i poezisë në anglisht), Platforma e pavarur e botimit, Bolonja, Italia, 2014

9.“Frymëmarrje femërore” - ese në shqip - Shtëpia botuese Vllamasi, Tiranë, viti 2014

10.“Ankthi” - roman në shqip - Shtëpia botuese Toena, Tiranë, viti 2014

11.“Rizgjimi”, - libër poetik në shqip, Platforma e pavarur e botimit, Bologna, Itali, 2015

12.“90+” roman – Shtëpia Botuese GLA, Tiranë, mars 2018.

Flori Bruqi

SHEFIK SHKODRA(1948-)



Rezultati i imazhit për shefik shkodra"

Shefik Shkodra,lindi më 1948 në Desivojcë të Kamenicës, ku kreu shkollën fillore, të mesmen në Gjilan, ndërsa studimet në Fakultetin Filozofik (filologjik) në Prishtinë, Dega Gjuhë dhe Letërsi Frënge, gjenerata e parë (1970 – 1974).


Pas përfundimit të vitit të dytë të studimeve, lidhi kontratë pune - mësimdhënës i gjuhës frënge.


Punën e filloi në Gjimnazin e Vitisë, ndërsa pas tre muajve lidhi kontratë të re me Shkollën e Mesme Teknike në Gjilan, ku punoi deri në gusht të vitit 1982, kur iu ndërpre puna për çështje “ideo-politike”.


Nga viti 1983, pas largimit nga arsimi, me urdhër partiak, iu lejua puna në EK, inkasant dhe në punë të tjera, ku punoi deri në tetor të vitit 1990, kur me vendim të Qeverisë së Serbisë, definitivisht u dëbua nga puna, si shumë të tjerë!


Në vitin 1993 sërish u kthye në shkollën teknike, por jo më nën sistemin arsimor të Sebisë.


Më 1994 u punësua në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, ku ligjëroi frëngjisht dhe latinisht, deri më 2010. Prej këtu kaloi në Drejtorinë Komunale për Arsim. Më 2013 u pensionua. Gjatë vitit shkollor 1999/2000 ishte drejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë.


Aktivitetet tjera


Në maj të vitit 1990 u mbaj Kuvendi i Parë për themelimin e SH.H. “Nëna Terezë”, ku fillimisht ishte anëtar i Kryesisë, pastaj Kryetar i Komisionit për çështje sociale, i Komisionit për informim dhe kulturë. Nga komisioni i fundit është themeluar një Këshill Botues dhe redaksia për botimin e librit, “Bamirësia”.


Pas një viti u butua libri tjetër, “Flakërimë”. Në të dy këto libra, dedikuar veprimtarisë së SHHB “Nëna Terezë” – Dega në Gjilan, Shefik Shkodra ishte kryeredaktor, në të cilat, përveç tjerash, u nxorën të dhënat e donacioneve nga diaspora, nga individë, familjarë vendorë si dhe nga vise të ndryshme.


Pjesa më e madhe e aktivitetit të Shoqatës është shënuar në këto dy libra. Po në këto libra është botuar edhe një pjesë e kulturës dhe pak letërsi nga anëtarët e Shoqatës dhe të tjerëve.


Mbledhjet ishin javore, por në raste të veçanta mbaheshin edhe më shpesh.


Kishte të deleguar edhe nga vende tjera. Ndue Gjergji dhe Mehmet Kurteshi ishin anëtarë nderi të Kryesisë së Degës në Gjilan.


Delegacione të ndryshme herë pas here kishte edhe nga LDK. Bashkëpunimi gjithmonë ishte në frymën njerëzore, sidomos me popullatën në terren.


Veprimtaria letrare:


1. “Agurrona”(grup autorësh),Klubi letrar "Rexhep Elmazi", Gjilan,
1993.

2. Studimin monografik Albania e Konicës - Pergamenë shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1995

3.Vëllimin letrar (grup autorësh): "'Agurrona", Gjilan, dhe redaktoi revistën "SogjitimeNr. I,II, III,1995-98

4. Libri dokumentar "Kohëngjeshje bamirësie", grup autorësh, SHBHK "Nëna Terezë", Gjilan, 2000


5.Rrëfejza satirike Demoniane, Gjilan, 2001

6.“Shtjella”, Sh.B. “Era”, Prishtinë, 2006,

7."Erëverë ", poezi, botoi “Era” Prishtinë

8.“Zjarri poetik”, Sh.B. “Sogjetime”,

9.“Qëndresa në mbrojtjen e Shqipërisë Verilindore dhe Lam Hasan Shahiqi”, 2014.

11.“Ëndrra shekullore dhe fantazmat”, 2016.

12.“Aureolë e përhitur”, 2919.

Etj.

Shkroi e botoi edhe një varg esesh, kritika e vlerësime letrare.

Jeton dhe vepron në Gjilan.

Ermira Ymeraj(1972-)


Rezultati i imazhit për ermira ymeraj"


Ermira Ymeraj, lindi në qytetin e Shkodrës më, 18 dhjetor  1972 njihet si studiuese në fushën e letërsisë, redaktore, korrektore autorësh të ndryshëm dhe poete.

 Studimet e larta i kreu për Gjuhë – Letërsi, në vitin 1995 në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër. 

Studimet pasuniversitare në USHT, për letërsi, dhe në 2010 mbaroi studimet Master Shkencor për “Etnokulturë dhe letërsi shqipe”, me temë “ Ringjallja në epos”.

Në vitin 2013 mbron titullin “Doktore Shkence” në Fushën: Studime Letrare, Specialiteti: Letërsia dhe Baladat, me Tezë: "Balada si paratekst në letërsinë shqipe - vështrim krahasues ndërballkanik", pranë QSA në Tiranë.

Që nga 2010 e këtej, vazhdimisht shkruan, boton artikuj shkencor, merr pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si zë serioz e argumentues në studimin e autorëve të ndryshëm dhe veprave të tyre letrare.

Libra të botuar janë:

1. Monografi, Studim: “Shtegtimi i Miteve: nga religjioni e folklori, në letërsi”, Shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë, 2013, ISBN 978-9928-109-52-1.

2. Poezi “Zemër diptike”, Shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë, 2013,ISBN 978-9928-109-51-4.

3. Poezi “Pirg dhimbjesh” , Ermira Ymeraj, Shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë, 2011,ISBN 978-9928-109-17-0.

4. Studim krahasues ndërballkanik: “Balada si paratekst në letërsinë shqipe, motive i ringjalljes, flijimit e incestit. Enti botues “Gjergj Fishta, 2015.ISBN: 978-9928-161-88-8

Në fushën e arsimit, luan një rol të rëndësishëm. 

Në vitin 2003–2005, certifikuar për: Mësuese e gjuhës dhe letërsi italiane”, Projekti “Iliria”, MASH dhe Ambasada Italiane, Tiranë.
2004.

 Certifikohet për: Titolo in qualita di docente “Iliria”, Dipartamento Italianistica dell’ Universita di Tirana, Isituto Regionale di Ricerca Educativa della Regione Toscana. / Ambasciata d’Italia.

2006. Certifikuar për: Edukimi për paqe e tolerancë, Fondacioni: Zgjidhja e konflikteve e mosmarrëveshjeve, Shkodër.

2013. Certifikuar për: “Formimi i docentëve të shkollave të mesme në një perspektivë evropiane”. MASH/ Komuniteti Emanuel/ Roma Tre / Magis.

2014, Nëntor. Certifikohet për: “Vlerësuese në provimet kombëtare”, MAS/AKP.

15.01.2015. Certifikohet për: “Mësimdhënia me në qendër nxënësin”. ISSETI / MAS.

30.02.2015. Certifikuar për: “Kurrikula e re e gjimnazit”, IRISOFT.

2016. Certifikuar me: “Mësues Mjeshtër”, për lëndën Gjuhë shqipe dhe letërsi, me rezultatin A, Shkëlqyeshëm. MAS/ IZHA.

20.3.2017. Certifikuar për: “Innovative Educator Expert program”. MICROSOFT, Infosoft Systems.

2014 e vazhdim. “Mentore e praktikave pedagogjike”, DAR- Shkodër.

2017 e vazhdim. “Drejtuese e rrjetit të letërsisë”, për shkollat e mesme. DAR- Shkodër dhe IZHA.

2017 – Trajnere e IZHA-s për “Portofolin e të nxënit”.

2018 – Bashkautore e Librit të Mësuesit, “Letërsi me zgjedhje 12”. Albas.

2018. Bashkëpunëtore ne hartimit e “Udhëzues lëndor për lëndën: Gjuhë shqipe dhe letërsi”, AML, Klasa X- XI- XII, dhe Letërsi me zgjedhje, për . ASCAP.

2019- Trajnere e modulit: “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Albas.

2019 – Bashkautorë në hartimin e librit shkollor: Letërsi 3, (libri i nxënësit, libri i mësuesit, fletorja e nxënësit) për Malin e Zi.

Në 2014, merr titullin “Qytetar nderi”, nga komuna Gruemirë e rrethit Malësi e Madhe. Ndërsa më 2018 merr titullin “Ambasadore e Paqes”.

Gani Mehmetaj(1955-)


 Gani Mehmetaj, (1955), lindi në fshatin Dubovë, komuna e Pejës. Shkollën fillore e Gjimnazin i kreu në Pejë, Fakultetin e Shkencave Politike, degën e Gazetarisë e kreu në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare në Universitetin Ndërkombëtar. Shkroi kritika filmi, ese e studime, ishte redaktor, analist e komentator në gazetën e përditshme “Rilindja” të Prishtinës. Ishte ndër nismëtarët dhe themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryetar Ibrahim Rugovën, partisë që i vuri kornizat dhe e themeloi shtetin e pavarur të Dardanisë.

Gjatë viteve 1997 – 1999, Gani Mehmetaj, ishte redaktor, pastaj kryeredaktor i gazetës "Rilindja-Botimi për Perëndim" me seli në Cyrih ( Zvicër). Pasi u kthye në Kosovë në fund të vitit 1999, themeloi gazetën e përditshme “Dardania press”, drejtoi revistën Titanic. Punoi në Qendrën Informative të Kosovës, pastaj ishte redaktor përgjegjës dhe drejtor i gazetës “Bota sot”, drejtor i revistës “Anza”.

Është profesor në Fakultetin e Arteve Mediale, ku ligjëron lëndët: Adaptim filmi, Histori filmi dhe Estetikë. Është ndër krijuesit dhe intelektualët më të angazhuar në trajtimin e problemeve e fenomeneve devijante që e karakterizojnë kohën e tranzicionit, përkatësisht periudhën traumatike të pasluftës.

Është producent dhe drejtor i Kosovafilmit. Jeton e punon në Prishtinë.



Ese filmi e publicistikë:

“Magjia e ekranit”- Kritikë filmi (2005), “Kosovafilmi”, Prishtinë.
“Për shtetin e Dardanisë”, intervista me personalitetet politike, (2006), “Faik Konica”, Prishtinë.
“Dardani a Shqipëri etnike“, analiza, ese (2007), “AIKD”, Prishtinë.
“Udhëkryqet pas Rugovës”, komente, ese (2007), “Dardania press”.
“Shqiptarët në vlimet ballkanike-1990-1999” (2008), shqyrtime, botoi “Titanic”, Prishtinë.
“Sfidat e pavarësisë “ (2009) analiza,
“Sharmi i filmit”, (2010) historia e kinematografisë në Kosovë dhe Shqipëri, “Kosovafilmi”.
“Kosova: Sfidat e pavarësisë” (2010), studim, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës.
“Ëndrra e madhe”, kujtime (2015), A di zoti shqip”, 2016,
"A di zoti shqip", ribotim i plotësuar 2016.
“Adaptim filmi, si të shkruash skenar origjina ose të frymëzuar nga romani, drama e kronika sociale e gazetës”, dedikuar studentëve të Akademisë së Filmit, botues Akademia Evolucion, Prishtinë, 2014.
“Kolosët e filmit”, -pjesë nga historia e filmit, libër për studentë dhe për filmofilet, botus Fakulteti i Arteve Mediale, Akademia Evolucion.



Veprat letrare:

“Kujtime të trishta”, tregime, (2010), “Dardania press”, Prishtinë,
“Qyteti në ankth”, roman (2011) “Dardania press”. Prishtinë,
“Aventurat e Lulisë” (Kalorësja e arratisur e bashkimit kombëtar), roman (2012),
“Nata e fantazmave”, triptik me një monodramë (2014).
“Ilirianët”, tregime, 2015, “Dardania press”, Prishtinë,
”Ëndrra e madhe”, kujtime, Dardania press, 2015, Prishtinë,
“Zhvarrimi”, roman 2016, Dardania press, Prishtinë,
"Boritë e Apokalipsit", roman 2017. “Dardania press”, Prishtinë,


Shkroi tre skenarë për filma artistik të metrazhit të gjatë dhe katër skenarë për filma të shkurtër.

Ragip Sylaj(1959-2018)





Ragip  Sylaj , lindi më 1959 në Sllapuzhan të Suharekës,ku ka  mbaruar mësimet e fillores dhe të gjimnazit. 


Ka të kryera studimet master për teknologji në Universitetin e Prishtinës.

 Ragip Sylaj, kishte punuar mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, pastaj gazetar e redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re”, e më pas në të përditshmet “Bota sot” e “Zëri”.



Në vitin 2009 u punësua  zyrtar i lartë për publikime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.


 Ragip Sylaj ka shkruar poezi, prozë, dramë, ese dhe kritikë letrare.


Ka botuar këto vepra letrare: 


Hije e gjallë (poezi), Rilindja,1986,


Anatomia e rrënjës (poezi), Rilindja, 1989,


Obsesioni (tregime), Rilindja, 1992, 


Lisi i shenjtë (poezi), Fjala, 1993,


Përhitja (tregime), Plejada, 1996,


 Mëngjes qumështor me akull (poezi), Rozafa, 2000, 


Humbella e fërgëllisë (tregime), Rilindja, 2001,


 S’kam kohë të jetoj me vdekjen (tregime), Rozafa, 2004,


 Eliksir (poezi), Rozafa, 2007, 


Estetika e misterit (ese), Elena Gjika – Dora d’Istria, 2008,


 Hija e shtëpisë (tregime), Rozafa, 2008, 


Ma jep dorën (poezi për fëmijë), Rozafa, 2010,


 Dy drama (drama), Rozafa, 2012,


 Hiri i fjalës (poezi), Klubi Letrar De Rada, Ferizaj, 2014.


 Ky libër me titull të ri “Kam drojë për ty” dhe i ripunuar, është ribotuar nga SHB Armagedoni, Prishtinë, 2017 


Harmonia estetike (ese), Parnas, 2015


 Për librin e poezive “Hije e gjallë” është laureuar me çmimin “Hivzi Sulejmani” që jepej për librin më të mirë të autorëve të rinj nga gazeta “Zëri i rinisë” (1986).


Në vitin 1999 u nderua me “Penën e artë” të revistës për kulturë, art dhe letërsi “Fjala”. 


Gjithashtu libri i tij “Hiri i Fjalës” ka marrë çmim të parë në një konkurs vjetor të organizuar nga Klubi Letrar De Rada, Ferizaj, 2014. 


U nda nga jeta më 31 korrik 2018.


Flori Bruqi

Luiza Papa-Çako



Luiza Çako është këngëtare e njohur. Gruaja me emrin Luiza Papa shquhej për veshje të veçanta tërë elegancë, për stilin e saj perëndimor dhe për topuzin e famshëm që gjithnjë e ka pasur të veçantë dhe i jepte hir mbretëreshe. Të gjithë në Tiranë e njihnin dhe kënaqeshin kur vetëm e shikonin dhe e admironin. Aq i veçantë do të ishte stili i saj në veshje sa femrat e Tiranës të gjithë e kopjonin dhe në rrobaqepësitë e kryeqytetit të gjitha gratë shpreheshin se donin një fustan si të Luiza Papës. Luiza kishte fatin që nënën e saj ta kishte një mjeshtre rrobaqepësie dhe në shtëpinë e saj kishte dhe makinë trikotazhi që punonte bluza me fije. Ndaj e bija do të ishte modelja e parë dhe që do bënte trend në gjithë Tiranën. Dhe përveç kësaj kishte një trup të skalitur si Sophia Loren dhe një fytyrë të harmonishme dhe mrekullisht të bukur si një divë kinemaje.

“Si të gjithë në Shqipërinë e asaj kohe mundoheshin dhe të sajoheshin bukur. Pra përdornin ndonjë fustan të vjetër duke i marrë copën dhe duke sajuar një fustan të bukur me një model të ri. Pra me një nënë rrobaqepëse gjërat për të ishin më të lehta”, shprehet ajo.

Gruaja më e bukur e kryeqytetit kishte një sqimë perëndimore në veshje. “Shikonim ndonjë film, ndonjë të huaj dhe mundoheshin të kopjonim modelin e artisteve”, thotë ajo.

Ndër preferencat e veshjeve të sja ishin ngjyrat e bardha, blu, rozë e hapur dhe jeshile ndërkohë që ngjyrat e errëta dhe ato të fortat nuk ishin pjesë e garderobës së saj.

Pas fejesës më Gaqo Çakon ajo filloi të bëhej më fanatike për veshjen. Duke qenë se fati e kish lidhur me një emër të lakmuar të botës muzikore, një prej tenorëve më të mirë shqiptarë ajo filloi të ishte më e kujdesshme për pamjen e saj të jashtme. Trend i asaj kohe ishte një tualet i thjeshtë dhe një e veçantë që ajo e kish ruajtur gjithmonë: flokët topuz. Një model flokësh që gjithnjë i ka dhënë pamje mbretërore dhe aristokratike.

Të gjithë ata që në Tiranën e asaj kohe ndiqnin ngjarjet e mëdha artistike të kohës do të mbajnë mend veshjen e Luiza Papës në skenë. Aq sa biletat do të shiteshin për të parë sesi kjo vajzë e bukur dhe me sqimë por dhe me një talent të veçantë do të interpretonte në skenë.

Me Gaqon fillimisht kishin një miqësi të pastër e të sinqertë. Dashuria mes tyre lindi kur shkuan në Rusi kur ishin të dy për studime. Ditët e pushimit dilnin të dy bashkë në qytet, diskutonin, flisnin dhe thurnin plane për të ardhmen. Në Rusi kishte femra shumë të bukura, por me kalimin e kohës ato gjenin gjithnjë gjëra të përbashkëta dhe shpejt arritën në idenë se ishin të prerë për njëri-tjetrin. Dhe një ditë prej ditësh Gaqo i shprehu dashurinë.

Dhe kështu sapo u kthyen nga Rusia u martuan. Ishte viti 1963. Filluan punë në Teatrin e Operas dhe atje bënë një karrierë të lavdërueshme.

Por ishte e çuditshme sepse siç ishte zakon në Shqipërinë e asaj kohe ajo kishte një cen në biografi. Në atë kohë ishte problem i madh por ajo u tregua e sinqertë me shokun e saj. “Dashura është më e fortë se biografia”, u shpreh Gaqoja, dhe u mbyll ai muhabet.

Me Gaqon ishin një çift i përsosur. Janë respektuar në maksimum dhe gjithë jetën kanë mbrojtur dhe dinjitetin e një prej çifteve më të lakmuar të Tiranës. Sigurisht që nuk ka qenë një gjë e lehtë. Sepse ishte artiste, ishte një grua e bukur dhe ngacmimet e jashtme kanë qenë gjithnjë të mëdha. Por është munduar që gjithë jetën të ruajë dinjitetin e saj.

Një familje artistësh që gjithë jetën kanë bërë bujë me karrierën e tyre dhe kanë lënë një shije pozitive tek të gjithë me gjithçka që arritën në jetë.

E ndërsa kalojmë përsëri tek e kaluara ajo buzëqesh. Komplimenteve se ka qenë gruaja më e bukur e Tiranës i përgjigjet me një buzëqeshje të dlirë. Ishte artistja që vidhte zemra njerëzish me gjithë aureolën e saj dhe mund të quhet artistja dhe modelja e famshme e viteve 60-të në Tiranë.

Në Dhjetor 1962, Luiza Papa merr pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën "Porsa Çel Agimi".

Në Dhjetor 1962, Gaqo Çako & Luiza Papa marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën "Lum Kush Dashuron".

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...