Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/01

Muharrem Qena(1930-2006)

Skeda:MqenaCD copy.jpg


Muharrem Qena, lindi në qershor të vitit 1930 dhe vdiq më 24 shtator të vitit 2006, ishte shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar.

Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.

Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries - Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave. Ka tri vajza, një djalë dhe pesë nipa.

Muharrem Qena vdiq më 24 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjërë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale...

Regjisor

”Bashkëshortët”
”Zonja me Kamelie”
”Erveheja”
”Njerëzit me shpresa te thyera”
”Anmiku i popullit”
”Ambrozio shfaros kohën” etj.
[redakto]Aktor
”Kapedan Lleshi”
”Proka” (1984)
”Lepuri me pesë këmbë” (1982)
”Kukumi”
"Kur pranvera vonohet" (1980)
Skenarist drame
“Bashkëshortët”
Autor kënge
”Kaçurrelja”
”Shokut”
”Lamtumirë”
”Mine”
”Tetori”

http://floripress.blogspot.com/2012/11/nga-flori-bruqi-emrat-qe-sharrohen.html

Haqif Mulliqi(1960-)





Haqif Mulliqi lindi më 6 maj 1960 në Pejë, Kosovë është regjisor teatri dhe dramaturg shqiptar. Arsimin fillor dhe të mesme i ka mbaruar në Prishtinë, ndërsa Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës në klasën e prof. Ekrem Kryeziut dhe të prof. Nebi Islamit.


Haqif Mulliqi prej vjetësh është profesor për lëndën Dramaturgjisë në DAD të Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, gjithashtu profesor për lëndën e Skenarit të fillimit, Historisë së filmit, "Dramaturgjinë" si dhe "Filmin dokumentar" në Universitetin Shtetëror të Tetovës , si dhe ligjërues i lëndës së Historisë së Dramës dhe Teatrit botëror në Akademinë e Arteve të Bukura të Universitetit të Tiranës. Gjithashtu ligjëron edhe lëndët : Teknikat e hulumtimit gazetarisk si dhe Gazetari investiguese në Departamentin e Gazetarisë të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës si dhe lëndën "Gjuha ne medieve" në studimet mater të Fakultetit Filologjik, gazetari.Etj.


Gjate viteve 1992-1996 ka qenë shumë herë, selektorë i festivaleve në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë dhe ishte iniciatori për themelimin e Festivalit të Komedisë në Preshevë. Në vitin 1996 në Mostar (Bosnje) është laureuar për tekstin dhe regjine më të mirë për komedinë "Ali Hoxha, Hoxhe Alia". Ka marrë pjesë edhe në festivalet botërore të teatrove : Edinburgh (Skoci), Londër (Angli), Avinjon (Francë), Vashavë (Poloni), Kajro (Egjipt), Dremen (Norvegji), Ohër (Maqedoni), Braila (Rumani). Tuzëll (Bosnjë Hercegovinë), Shkup (Maqedoni), Kumanovë (Maqedoni), Butrint, Fier, Korçë, Elbasan dhe Tiranë (Shqipëri), etj. Në revistat "Bota e re", “ Rilindja”, “Zëri”, “Gazeta shqiptare”, “Koha ditore”, “Tirana observer”, “Fakti”, “Fjala”, “Albania”, “Bujku”, "Kombi", "Theatri", etj., ka botuar qindra kritika, ese dhe vështrime studimore lidhur me dramën, skenën dhe teatrin. Ka ligjëruar mbi problemet e dramës dhe teatrit edhe në Tiranë, Londër, Grac (Austri), Lubjanë (Slloveni), Mostar (Bosnjë Hercegovinë), Kajro (Egjipt), Ohër (Maqedoni), Selanik (Greqi), etj.


Ishte prodekan në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ndërsa, aktualisht është shef i Katedrës së Studimeve Master në Drejtimin e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të UP-së. Për disa vjet me radhë ishte Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës. Gjithashtu edhe Këshilltar për Media në OSBE – Misioni në Kosovë. Ishte kryeredaktori i parë i të përditshmes kosovare “Kosova sot”. Ishte gjithashtu edhe kryeredaktor i të përditshmes “Gazeta e re”. Ishte themelues, botues dhe kryeredaktor i parë i “Gazeta shqiptare” (Prishtinë). Ishte edhe themelues, botues dhe kryeredaktor i të përdyjavshmes politike “Kombi” (botim i familjes Mulliqi – Prishtinë). Ka qenë  kryetar i degës së Kosovës së SEEMO-s (Organizatës së Medieve të Evropës Lindore dhe Juglindore) me seli në Vjenë. Është anëtar i IFG-së (Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve) me seli në Bruksel, si dhe i IPI (Institutit Ndërkombëtar të Shtypi) me seli në Vjenë. Është anëtar i bordit të PEN-it të Kosovës.Etj.


:http://floripress.blogspot.com/2012/11/nga-flori-bruqi-emrat-qe-sharrohen.html

Veprat:

1993 botoi librin publicistik “Kosova në ruletin ndërkombëtar” (botuar nga revista “Zëri”, Prishtinë) 

Në vitin 1993 botoj dramën “Katër epoletat” (botues Tok Theatre, Prizren) 

Në vitin 1994 botoj dramën “Si e mposhta Mussolinin” (botues Dodona)


Në vitin 1998 botoj dramën “Parfumeria” (botues Theatri)


Në vitin 2002 botoj katër drama: “Trenat” (botues “Kombi”), “Një plagjiat i përkryer” (botues “Kombi”), “Parfumeria” (botues “Kombi”) dhe “Përralla klaustrofobike” (botues “Kombi”) 

Në vitin 2005 ka botuar katër drama: “Kaos atdhedashurie në Paris” (botues “Kombi”) “Gjakova një luftë ndryshe” ((botues “Kombi”) “Asgjë veç Gjyzepes” (botues “Kombi”) dhe “Një varr për majorin e Mbretit” (botues “Kombi”)

Në vitin 2006 botoj pesë drama: “Sistola” (botues “Kombi”), “Çdo gjë është e mundshme” (botues “Kombi”), “Maksi dhe Kimi apo takimi pas 21 vjetëve” (botues “Kombi”) “The Kosowars” (botues “Kombi”) dhe “Komemorativisht” (botues “Kombi”)


Në vitin 2007 botoj dramën: “Komedia” (botues “Kombi”) “Maksi dhe Kimi apo takimi pas 21 vjetëve” (botues “Kombi”) /ribotim/ 

Në vitin 2010: Botoi dramën “Drama për Mua, Mirjam dhe Sandrin”, “Jeta e re”, Prishtinë 

Në vitin 2008 përfshihet në “Antologjinë e dramës bashkëkohore shqiptare”:Botues MKRSK 


Punime shkencore:

“Prezantimi i konfliktit në Mqedoni në mediat e Kosovës” Macedonian Institute for Media (Macedonia) Shkup, 2001


“Marrëdhëniet me media si pjesë e marrëdhënieve me publikun” Revista “Media” Revistë shkencore e Departamentit për Media në Fakultetin Filologjik të UP Prishtinë, 2007 


“Teatri si mision në emancipimin e emocioneve apo fytyra e dytë e Faustit shqiptar” Studime për artin 14/2011 Botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë Tiranë, 2011 


“Origjina e dramës, poetika dhe rëndësia e saj” Studime për artin 17/2013 Botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë Tiranë, 2013 


“Komedia apo mënyra më e çuditshme e përballjes me ligjet e kozmosit” “Jeta e re” Nr. 2 Prishtinë, 2013


“Aspekte zhanror të komedisë së Milazim Krasniqit” Studime për artin 120/2014 Botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë Tiranë, 2014 

Në vitin 2012 Botoi librin “Pesë drama” “Parfumeria” “Përralla klaustrofobike” “Dramë për mua, Mirjam dhe Sandrin” “Asgjë veç Gjuzepes” “Maksi dhe Kimi, apo takimi pas 21 vjetësh” Botues: Shtëpia Botuese “Rozafa”, Prishtinë

“Vitet kur Kosova e njohu veten “, libër publicistik LOGOS – A Shkup, 2012

Në vitin 2013 Botoi librin “Pesë drama” “Sistola “Si e mposhta Mussolinin” “Trenat” “Gjakova një luftë ndryshe” “Një përkujtim në kafeteatër” Botues: Shtëpia Botuese “Olymp”, Prishtinë


Në vitin 2014 Këshilli i librit i MKRS-së i ka përzgjedhur për botim përmbledhjen e komedive: “Çdo gjë është e mundshme” “Komedia” “Asgjë të re nga Jugu” “Show time” Botues: Shtëpia Botuese “Olymp”,Prishtinë

Skripta e autorizuar “Format e kërkimit gazetaresk” Libër për studentët e gazetarisë të UP-së 2006 .

Etj.

Flori Bruqi








Abdurrahman Shala(1922-1994)



Rezultati i imazhit për abdurrahman shala"

Abdurrahman Shala lindi në Vushtri  me 25 tetor 1922 dhe vdiç në Prishtinë  më 9 mars 1994.Ishte aktor, producent,  skenarist filmi i gjeneratës së parë në kinematografinë kosovare.
Abdurrahmani punoi si drejtor i parë i studios së parë filmike të Kosovës, të quajtur" Kosovafilmi." Ai gjithashtu themeloj dhe udhëheqi Unioni i Artistëve të Filmit të Kosovës – UAFK deri në vitin 1990.
Në librin ‘Vdekja e kolonisë’, shkrimtari Ibrahim Berisha sjell detajet të panjohura të aktorit të madh shqiptar, Abdurrahman Shala.



Shala, në fund të Luftës së Dytë Botërore, si partizan dhe si epror në një burg të Prishtinës, kishte ndal rutinën e vrasjes së shqiptarëve.

Këtë detaj, e sjell studiuesi Bajram Mjeku.

“Abdurrahman Shala, si ishte ndryshe?

Janë pak njerëz në Kosovë, të cilët aktorin e madh kosovar Abdurrahman Shala e njohin ndryshe. Siç ishte brilant në disa role filmi e dramash, ishte dinjitoz edhe në dramën e Luftës së Dytë Botërore.

Në librin ‘Vdekja e kolonisë’, shkrimtari Ibrahim Berisha shkruan për guximin e madh të Abdurrahman Shalës, i cili ua shpëtoi jetën qindra shqiptarëve nga partizano-çetnikët në fund të Luftës së Dytë Botërore. Fragmentin emocionues nga ky libër, po e sjellim për "Leksikon enciklopedik"  të plotë:

‘Nëpër burgjet e improvizuara sikur ai ku tash ndodhet Rilindja në Prishtinë afër Kuvendit të Kosovës, shqiptarët nuk regjistroheshin. Ata në një dhomë shënoheshin vetëm si numër. 20 veta, 22 veta e kështu me radhë. Aq sa pushkatoheshin natën, aq silleshin në mëngjes. Numri ishte gjithnjë i njëjtë.


Kjo kishte ndodhur disa muaj edhe në Prishtinë, derisa në këtë burg këtë masakër e kishte ndërprerë Abdurrahman Shala, i cili ishte sjellë epror. Ky që do të jetë artist më vonë, kishte shpëtuar qindra jetë, pasi që ditën e parë kur erdhi bëri regjistrat me të burgosurit.

Rexhep Bollogoshi që kishte jetuar deri në vitet tetëdhjetë më kishte rrëfyer: ‘Erdhën me uniforma, si përherë natën vonë. Në dhomë ra vdekja. Emrat që aty thirreshin, do të thoshte se atë natë ata bëheshin emra të vdekurish. Thirri emrin tim. M’u zu fryma. Nuk munda të flas as po as jo. Që atë çast unë isha i vdekur. Ishte një me emrin… I trishtuar, kishte menduar se gardiani thirri emrin e tij. Luftova kot me veten. Të ngritem dhe të them unë jam Rexhep Bollogoshi. Nuk mundja. Atë e morën në vend timin se ish i hutuar dhe kishte menduar se thirrën emrin e tij. Nuk u kthye kurrë më, unë mbeta gjallë, jetoj…’.

Rezak Shala, vëllai i Abdurrahmanit ishte po aq dinjitoz. Pas demonstratave të vitit 1968 në Kosovë, ishte i pari që në forumet më të larta politike, publikisht kërkoi statusin e Kosovës Republikë.

Me lexuesit e mi dhe studentët e gjeneratës së viteve tetëdhjetë, dua të ndajë një kujtim që nuk harrohet kurrë. Shërbimi Sekret serb, përmes mënyrës së lashtë, shpifjeve ‘vesh më vesh’, mbillte dezinformata se ishte Rezak Shala gardiani, i cili në vitin 1968 mbrapa perdeve pengoi statusin e Kosovës Republikë!

Abdurrahman Shala u lind më 25 tetor të vitit 1922 në Vushtrri dhe i përket gjeneratës së parë të kinematografisë kosovare. Ishte aktor, producent e skenarist filmi. Ishte drejtor i parë i studios së parë filmike ‘Kosovafilm’ dhe themeloi e udhëhoqi disa vjet Unionin e Artistëve të Filmit të Kosovës (UAFK).

Abdurrahman Shala ndërroi jetë më 9 mars të vitit 1994. Presidenca e Republikës së Kosovës në vitin 2014 e dekoroi me urdhrin: Medalja Presidenciale e Meritave”.


Luajti shumë role në disa filma:


Para shiut (1994)


Njeriu prej dheut (1984)


Proka (1984)


Përroi vërshues (1981)


Tre vetë kapërcejnë malin (1981) (TV)


"Kur pranvera vonohet" (1980) Seri televizive


"Era e Lisi" (1979) Seri televizive


Dervis i smrt (Dervishi dhe vdekja) (1974)


Sutjeska (1973)


Si të vdiset (1972)


Bitka na Neretvi (Beteja në Neretvë) (1969)


Uka i Bjeshkëve të Nemuna (1968)


Kozara  (1963)


Kapedan Lleshi (1960)


Të shtëna në qiell (1958)


Skenarist filmi


Brigada e VII e Kosovës (1974)


Uka i Bjeshkëve të Nemura (1968)



Istref Begolli(1933-2003)


Rezultati i imazhit për istref begolli"

Istref Begolli , lindi më 7 maj të vitit 1933 në Pejë dhe vdiq më 31 janar të vitit 2003 në Krapinske Toplice në Kroaci. 

Rrjedh nga një familje artistësh kosovarë të mirënjohur, së cilës i takon edhe aktori dhe profesori i aktrimit Faruk Begolli.


Istref Begolli, një nga aktorët më të spikatur shqiptarëtë të gjitha kohërave, një figurë me plot prezencë dhe karizmë në çdo hapësirë ku depërtonte dhe realizonte role, lindi më 7 maj 1933 në Pejë.

 Shumë i ri, ai do të largohej nga Peja si 15 vjeçar për ta marrë rrugën drejt themelimit të Teatrit Krahinor në Prishtinë  ku edhe do të lulëzonte karriera e tij si aktor i dërrasave të teatrit dhe roleve tragjike, aktor i cili shkriu e stërshkriu role të mëdha edhe në skenat e teatrove prestigjioze të ish-Jugosllavisë.

Fillimisht, Istrefi kur e niste me mësimin e tekstit për ta përgatitur   rolin ai mbante një fletore ku e shkruante tekstin që e përpunonte vet si dhe fjalinë e fundit të partnerit në rol. Ky “partner” ishte vajza  e tij  Alba  . Kësisoj ai  e mësonte ma lehtë tekstin, duke ushtruar babë e bijë  së bashku me orë të tëra si dhe në magnetofonin e tij personal. Mund të themi që prej të gjithë aktorëve shqiptarë të asaj kohe ai veçohej për diksionin e tij të shquar...




***
“Prej viteve 90-ta Istref Begolli  nuk ka qenë i angazhuar në Teatrin Krahinor (aso kohe),ngase  pushtuesit serb i morën të gjitha institucionet e morën edhe Teatrin... 

Istrefi në ndërkohë i ka realizuar disa drama televizive, natyrisht në rrethana të vështira. Nuk e lëshojë  banesën gjatë luftës sepse ai vendosi ashtu. Atëkohë  ai ishte vital, edhe meqe , po hynte në moshën e tretë të pjekurisë. Pas luftës, në pjesën e dytë të vitit 1999 dhe në fillim të vitit 2000 ka dhënë rolin e Atit në filmin “Vjeshta e Trëndafilave” shkruar nga V. Karahoda-në regji të Agim  Sopit, e që ishte roli i tij i fundit.

*

Istref Begolli e vazhdon jetën e tij të mbushur me role kolosale në teatro dhe filma për 50 vite të plota karriere...

Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë tragjedianti më i madh i Teatrit Shqiptar. Mbi të gjitha njihej edhe për tremën e tij famoze para secilës premierë që kishte. Ka qenë perfeksionist i madh në punë dhe në jetë, në përgjithësi.

Rolet e tij, si: “Makbethi”, Jagua tek “Othello” të Sheksipirit, Prifti në “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur” të Ismail  Kadaresë, në “Bregun e Pikëllimit” të Teki   Dervishit, në “Dervishi dhe Vdekja” të Mesha  Selimoviçit, të Atit në “Vjeshtën e Trëndafilave”, në “Përroin Vërshues”, film në regji të Besim  Sahatçiut, pastaj në dramat televizive: “Oda e Junikut” në regji të Adem  Mikullovcit; “Kulla” e Anton  Pashkut, “ Vallja e Çmendur” e Rexhep  Qosjes, etj. i kanë dhënë Istref Begollit vendin e tij të merituar në hartën dhe pasaportën e kulturës të artit Shqiptar si dhe një vulë emblematike.

Në librin e lëndës të ‘Historisë’ në shkollat fillore, në një pjesë ku mësohet për artin dhe kulturën është përfshirë vepra e aktorit të madh Istref Begolli. Teatri Profesionist i qytetit të tij të lindjes në Pejë mban emrin “Istref Begolli”.


Ai vdiç në mënyrën më banale që është e mundur, prej alergjisë në penicilin. Kjo ishte arsyeja që truri i tij mbeti pa oksigjen përreth 25 minuta, në një ditë vere korriku në vitin 2002.

... Si pasojë e këtij gabimi fatal të institucioneve tona shëndetësore ai ka qenë 7-8 muaj në komë vigjile, dhe në acarin e 1 shkurtit të vitit 2003 ndërroi jetë në Kroaci. Asnjëherë, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për humbjen tragjike të tij, Ministria e Shëndetësisë e ka neglizhuar  dhe heshtë që nga ajo kohë...


Filmografia

Migjeni - (1990) (TV)
Opasni trag - (1984)
Përroi vërshues - (1981)
E tërë jeta për një ditë - (1980) (TV)
Kur pranvera vonohet - (1980) (mini) TV Seri
Era e Lisi - (1979) (mini) TV Seri
Epoka para gjyqit - (1978) (TV)
Pasqyra - (1977) (TV)
Crveni udar - (1974)
Bombasi - (1973)
Hleb - (1973) (TV)
Si të vdiset - (1972)
Të ngujuarit - (1971) (TV)
Lelejska gora - (1968)
Brat doktora Homera - (1968)
Do pobede i dalje - (1966)
Nevesinjska puska - (1963)
Solunski atentatori - (1961)
Kapetan Lesi - (1960)

Ahmet Kelmendi





I lindur në Pejë, profesor Mr.sc.Ahmet Kelmendi në vitet e ’40-ta të shekullit të kaluar një kohë punoi mësues në Drenicë, ndërkohë kreu studimet në Fakultetin e Filologjisë – degën e albanologjisë, në Universitetin e Beogradit dhe pastaj punoi profesor në Gjimnazin e Pejës.


Një kohë ishte korrespondent nga Peja i gazetës “Rilindja” e më vonë disa vite punoi në redaksinë e kësaj gazete. Pas mbarimit të studimeve pasuniversitare nga fusha e gjuhësisë në Universitetin e Zagrebit, u zgjodh profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, ku punoi deri sa u pensionua.



Prof. Ahmet Kelmendi ishte dhe mbeti njëri nga gjuhëtarët që iu përkushtua lëvrimit të gjuhës shqipe, për pesëdhjetë vjet me radhë. Bashkë me Prof. Idriz Ajetin, Prof. Besim Bokshin, Isa Bajcincën etj.,

Ahmet Kelmendi ishte pjesëmarrës i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i mbajtur në Tiranë më 20-25 nëntor 1972. Para se të fillonte fushata zgjedhore për Prishtinën 2017, në një takim me

Ahmet Kelmendi,  më 6 janar 1963, kishte nxjerrë nga sirtarët e një zyreje, artikullin programatik, por të anatemuar deri atë ditë, “Gjuha shqipe ka një trung një ortografi”, të shkruar nga Hazir Shala. Atëbotë botimi i artikullit po i çonte peshë qarqet kundër përparimit të shqiptarëve.

Ishte një atdhetar, veprimtar shumëvjeçar i arsimit, shkencës e kulturës, studiues e botues, mbi të gjitha një fanatik i standardit të shqipes letrare.

***



Pas vdekjes së shokëve, miqve: Abdullah Konushevci, Qerim Ujkani, mbeta edhe pa mikun tim të ngushtë, Prof. Mr. Ahmet Kelmendin gjuhëtarin dhe atdhetarin tonë.

Profesor Mehmet Gjevori, gjuhëtari ynë i shquar në veprën e tij: "Prof Mr. Ahmet Kelmendi (Prishtinë 2005)" e nis në këtë mënyrë: "Në mbarimit të kursit pedagogjik, në Prizren në vitin 1946 Ahmet Kelmendi kërkoi vullnetarisht të emërohet mësues në Drenicë"


Kjo kërkesë e një djaloshi 16-17 vjeçar sipas profesor Mehemet Gjevorit ishte shumë e veçantë, sepse Drenica ende "digjej flakë"..."rrjedhte gjak" nga Lufta Çlirimtare e Drenicës në krye me Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën kundër forcave agresive jugosllave.

Si i tillë Ahmet Kalmendi me ndjenjën e zjarrtë rinore të misionarit të arsimit shqip, doli para fëmijve të Drenicës, para prindërve të tyre afër 100% analfabet, të prapambetur, të varfër nga pushteti diskriminues jugosllav. Nxënësit, prindërit e pritën mësuesin e ri pejan me ngazëllim të madh. Në fillim të detyrës, në fshatin Klinë e Epërme, më tregonte prof Ahmeti, me ndihmën e fshtatarëve adaptuan si mësojtore, si shkollë një ndërtesë të vjetër, e cila nuk kishte as derë.


Këtij djaloshi me dashuri të flakët kombëtare herë-herë në mënyrë të ndërdijshme, i kujtohej shkolla e mëparshme në gjuhën serbishte e regjimit pushtues sllav. I kujtohej po ashtu një ngjarje tronditëse që kishte përjetuar në shkollë që në klasën e parë në gjuhën serbishte: Nikolla Haxhiq, një mësues kriminel e kishte torturuar fizikisht në mënyrë barbare kur e ka parë duke e lexuar revistën e ilustruar për fëmijë (serbisht), "Robin Hud", i cili ka qenë një trim luftëtar kryengritës anglosakson. Duke e parë Ahmet Kelmendin që lexonte këtë revistë, mësuesi barbar serb e ka përfyturuar si luftëtar i ardhshëm kundër regjimit pushtues ku ai ishte mësues.

Në Klinën e Epërme zhvilloi krijimtarinë në dy fusha të arsimit: mësim me nxënësit e klasës së parë dhe të dytë, duke i përfshirë të gjithë fëmijët e pesë fshatrave. Aktiviteti i tij i dytë vetmohues u shfaq nëpërmjet kurseve kundër analfabetizmit duke mbajtur mësim në këto fshatra.

Në këtë fshat në detyrën e tij ka përjetuar presion shpirtëror të jashtëzakonshëm, po ashtu edhe tortura mizore fizike me mjete dhe mënyra të ndryshme çnjerëzore. Ka qenë i kërcënuar se do të vritet, se do të jetë i ndjekur gjatë gjithë jetës. Ky presion dhe kjo torturë barbare është bërë nga UDB-a (sigurimi shtetëror) me qëllim që Ahmeti të organizonte vrasjen e Halit Sinanit, i cili ka qenë njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më të dalluar të Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. Përkundër këtyre presioneve dhe torturave mizore, Ahmet Kelmendi i qëndroi besnik luftës së Drenicës.

Në vendshërbimin e dytë, në fshatin Turiçevc, pas rindërtimit dhe meremetimin të shkollës të shkatërruar nga Lufta e Drenicës, filloi veprimtarinë e palodhshme, qw përfshiu të gjithë fëmijët e moshës shkollore. Si në Klinën e Epërme, po ashtu edhe në Turiçevc, luftoi me vendosmëri kundër padijes, kundër prapambeturisë që e lanë trashëgim pushtuesit e trevave tona. Me kurset kundër analfabetizmit u dallua jo vetëm në Drenicë, por edhe më gjerë. Si misionar i arsimit shqip, i diturisë dhe kulturës kombëtare, me dëshirë dhe vullnet të madh në Turiçevc ka hapur kursin e Kulturës së përgjithshme duke përfshirë të rinjtë me shkollë fillore dhe ata me dy - tri klasë të mbaruara. Në një kurs të tillë i vetmi në gjithë Kosovën, ka ligjeruar të gjitha lëndët.

Në bazë të kësaj veprimtarie që Ahmet Kelmendi e konsideronte të shenjtë, organet kompetente e shpërblyen si mësuesin më të mirë të Kosovës.


Sipas studimeve te Fazli Kajtazit dhe Dr.Mehmet Rukiqit për përhapjen e arsimit dhe diturisë në Drenicë, prej pesë mësuesve të shpallur doajenë, Ahmet Kelmendi ka qenë i pari.

Pas veprimtarisë së suksesshme në Drenicë i kërcënuar dhe i ndjekur, ai duke pritur disa muaj pa punë, i diplomuar në Katedrën e Albanologjisë në Beograd, pranohet në Gjimnazin e Pejës. Edhe ne këtë institucion të vendlindjes (1954 - 1959) vazhdoi veprimtarinë me përkushtim të jashtëzakonshëm, si misionar i arsimit dhe i edukimit të brezit të ri në frymën e kulturës kombëtare shqiptare. Kjo veprmitari e këtij arsimdashësit dhe aktivitetet me Grupin Letrar "Çajupi" të cilin e formoi, e kanë shqetësuar drejtorin e Gjimnazit, Firga Jovoviq, cili në zyrën e tij e ka urdhëruar profesorin Ahmet Kelmendi të mos i pranojë në provimin pranues në klasën e parë fëmijët: Enver dhe Mediha Hadri, Skënder Ukella dhe Ahmet Geca, prindërit e të cilëve janë vrarë në Burgun e Pejës më 1949, si armiq të përbetuar të Jugosllavisë Socialiste.

Përkundër urdhërit të drejtorit shovinist Jovoviq, Ahmet Kelmendi fëmijët e përmendur i pranoi si nxënës të rregulltë. I gëzuar dhe krenar për qëndrimin e guximshëm të Ahmet Kelmendit, Mehmet Gjevori shkruan:" Ja ky është rezultat i mosdëgjimit dhe i moszbatimit të urdhërit të UBD-së. Ky është ai fryt, si në shumë raste tw tjera, i protogonistit tim të veçantë Ahmet Kelmendit, he i lumtë!."

Profesor Ahmet Gashi, themelues i Shkencës së Gjeografisë Shqiptare në Shqipëri, i ikur që moti në Shqipëri nga Kosova, nxënësve të Ahmet Kelmendit, po ashtu të larguar nga Kosova në Shqipëri, u ka thënë: "Po ai Ahmet Kelmendi me punën e tij prej pedagogu e paska bërë Gjimnazin e Pejës Normale të Elbasanit"


I guximshëm dhe ithtar i flakët në mbrojtje të origjinës tonë ilire dhe të gjuhës së njësuar

Para nxënësve, studentëve, intelektualëvë të profileve të ndryshme, qytetarëve si dhe në tubime shkencore - në trojet tona dhe jashtë tyre - Ahmet Kelmendi e ka theksuar dhe e ka mbrojtur me argumente shkencore origjinën tonë nga ilirët dhe gjuhën shqipe nga ilirishtja. Të përmendim në këtë rast, ai ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe në Tiranë në vitin 1972.

Me hapjen e Shtëpisë së Kulturës në Pejë më 1952, i angazhuar nga njerëzit kompetentë të qytetit, Ahmet Kelmendi paraqitet me kumtesën: "Prejardhja e Gjuhës Shqipe dhe e popullit shqiptar nga Ilirët dhe Ilirishtja". Në këtë solemnitet ka marrë pjesë edhe Dushan Mugosha, funksionar i lartw jugosllav, i cili bashkë me funksionarë të tjerë, ka qenë kundër pikëpamjeve të kësaj kumtese.


Pas dy mbledhjeve të mbajtura (1952 - 1957) me gjuhëtarët e dëgjueshëm, u vendos që gjuha letrare shqipe të jetë kosovarishtja. Siç me tregonte i shqetësuar profesori Ahmet, në planin diskriminues të Jugosllavisë ishtë paraparë që të formohen dy gjuhë: a) šiptarski za šiptare u Jugoslaviji (gjuha shqipe për shqiptarët në Jugosllavi), dhe b) albanski za albance u Albaniji (gjuha shqipe për shqiptarët në Shqipëri).


Si pasojë e kësaj politike ka qenë në plan të Jugosllav të formohen dy popuj dhe dy kombe: šiptari dhe albanci.

Në një plan të tillë shfaqet ndjenja shqiptarofobe, frika nga bashkimi kombëtar i shqiptarëve në viset e tyre, synimi reaksionar për të kthyer të kaluarën e errët. Edhe sot e kësaj dite, pas Pavarësisë së Kosovës me të drejtë të Gjyqit Ndërkomëtar, Serbia nuk heq dorë nga Kosova duke e konsideruar krahinë të Sërbisë. Përkundër qëndrimeve reaksionare, në Kosovë, më 1968, u pranua njëzëri Projekti i "Rregullave të drejtshkrimit të shqipes", botuar në Tiranë më 1967, ku Ahmeti ka qenë pjesëmarrës më aktiv me shkrime.

Origjinën e kombit tonë nga ilirët dhe gjuhën shqipe nga ilirishtja vazhdoi ta mbronte edhe atëherë kur u punësua në Redaksinë e Gazetës Rilindja (1960 - 1964), pas presioneve dhe para përjashtimit në Pejë si nacionalist. Në këtë gazetë filloi të shkruante kundër kosovarishtes, gjuhës të vendosur në dy mbledhjet e përmendura të dirigjuara me dhunë të regjimit jugosllav, në krye me Dushan Mugoshën.

Në "Rilindje" së pari si lektor, gazetar dhe redaktor, ka luajtur një rol të rëndësishëm. Në këtë shtëpi botuese ka pasur përkrahje nga drejtori i saj Ymer Pula, i cili e ka njohur veprimtarinë atdhetare të Ahmet Kelmendit në Drenicë.

Gjuhën standarde shqipe e kultivoi edhe në TMK ku themeloi Qendrën e Kulturës së Gjuhës Ushtarake Shqipe. Në Universitetin Ushtarak të TMK-së, ky pedagod i palodhshëm, ligjwroi lëndën: "Kulturë e Gjuhës Ushtarake Shqipe", me gradën ushtarake major, që nga fillimi i vitit 2004.

Pas veprimtarisë së suksesshme në arsimin fillor dhe të mesëm, misioni i profesor Ahmetit vazhdoi me përkushtim të madh edhe në Universitetin e Prishtinës: Në Shkollën e Lartw Pedagogjike, në Fakultetin e Arteve, Fakultetin e Edukimit. Duhet përmendur angazhimin e madh të këtij arsimdashësi për hapjen e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe më parë në Gjilan, në vitet 1967 - 1970, dhe më vonë edhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Me përvojën e tij të madhe e të gjatë, prej arsimit fillor deri në atë universitar, në ligjeratat dhe konsultat me studentët, rëndësi të posaçme i kushtonte gjithmonë gjuhës standarde shqipe, si në të shkruar ashtu edhe në të folur si dhe potenconte vazhdimisht leximin sa më shumë të librave. Para nxënësve dhe studentëve ishte edhe edukator. Atyre u fliste se pa arsim, edukatë kulturë, nuk mund të përparoj një popull. I lexonte para studentëve vargjet e poetit të madh botëror, poetit indian, nobelistit, Rabindranat Tagora, i cili në poezinë e tij e madhëron arsimin, shkollën:



"O Arsim, o Hyjneshë e Njerëzimit

O Shkollë o Faltore e Njerëzimit!"



Siç thotë Profesor Mehmet Gjevori " në tërë jetën dhe veprën e tij kemi një zbatim më të plotë e më rigoroz të Porosisë të Shenjtorëve të Rilindjes sonë Kombëtare...të etnoshqiptarizmës, gjithnjë me një moto e me një program: TË BASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR.

Nëntë ish nxënësit e tij të Gjimnazit të Pejës, në veprën e përmendur të Mehmet Gjevorit shprehin respekt të thellë ndaj profesorit të tyre Ahmet Kelmendi, të cilët ndër të tjera theksojnë: " Me përkushtim më të madh na mësonte për rilindwsit shqiptarë. Duke shprehur konsideratë të thellë për dijen dhe njohuritw që kanw marrw në bankat e shkollës, ata e konsiderojnë profesor Ahmetin, mbi të gjitha, si udhërrëfyes për zhvillimin intelektual e sidomos kombëtar. Me ndjenjë krenarie thonë se e tërë gjenerata e tyre vazhdoi studimet e gati dhjetë nga ata u bënw profesor Universiteti.

Edhe ish nxënësit, ish studentët e gjeneratave tjera nuk e harrojnë profesorin e tyre. Ekrem Kryeziu, profesor i Fakultetit të Arteve, regjisor, dramaturg, i falemnderohet në këtë mënyrë: " Profesor Ahmet Kelmendi ishte sa hijerëndë, aq edhe i dashur; sa qortues, aq edhe nxitës i energjive tona krijuese.

Përveç veprimtarisë që përmendëm Ahmet Kelmendi është edhe autor i teksteve Shkollore nga Gjuhësia. Ai, ndër të tjera, me kolegët e tij prof. dr. Latif Mulaku dhe prof. Mazllum Hasimja ka publikuar katër gramatika të gjuhës shqipe, dy për shkolla fillore dhe dy për shkolla tw mesme.

Profesor dr. Eqrem Çabej ia ka pas besuar profesorit Ahmet Kelmendi të bëj përgaditjen për botimin e kompletit të veprave të tij. Kësaj pune ai iu përvesh me ndjenjën e admirimit dhe dashurisë ndaj shkencëtarit tonë. Gjashtë vëllimet e para të kompletit janë përgaditur me përkushtim të madh dhe i ka redaktuar me gjuhëtarët tanë të njohur: Sylejman Drini dhe Mehmet Gjevori. Mirëpo punën më të madhe, siç shkruan profesori Gjevori, e ka bërë Ahmet Kelmendi. Sipas porosive të profesor Çabejt u angazhua të bëj edhe një punë tejet të mundimshme: përgaditjen për botim të vëllimit të shtatë të kompletit që ishte cikli i ligjëratave të profesorit Çabej të mbajtura në Kursin për studentët të Shkallës sw Tretë të Fakultetit Filologjik në Prishtinë 1972 -1973. Dispensën të këtyre ligjeratave, botuar nga ky fakultet, profesori Ahmet e ngriti në vëllim shkencor me burimet e nevojshme të veprave dhe studimeve që i mblodhi nëpër bibloteka dhe institucione tona dhe në ato ndërkombëtare, që albanologu ynë i madh vetëm i kishte përmendur.

Prof.Dr.Hysni Hoxha : "Profesor Ahmeti mblodhi dhe botoi një vepër tejet të rëndësishme për kulturën tonë kombëtare: "Histori e Gramatologjisë Shqiptare I" (1635 - 1944) të profesor Jup Kastratit (1980). Në këtë vepër janë përmbledhur 99 gramatika të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Profesori i Zagrebit, akademik Radoslav Katiçiq ka thënë se popujt të tjerë, edhe më të zhvilluar, nuk kanë një vepër të këtillë të historisë së gramatologjisë", shkruan prof.Hoxha..

Pas një veprimtarie ta gjatë gati shtatëdhjetëvjeçare profesori Ahmet Kelmendi si misionar i arsimit shqip dhe i gjuhës sonë standarde, mbetet një ndër personalitetet më të shquara të kombit tonë.

Flori Bruqi .

Nazmi Rrahmani(1941-)


Rezultati i imazhit për nazmi rrahmani"

Nazmi Rrahmani, lindi në Ballofc të Besjanës më  1941. 

U shkollua në Podujev dhe Prishtine. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Prishtinë. 

Pas studimeve punoi si gazetar në Radio Prishtina e më pas te gazeta "Rilindja", për të vazhduar në redaksinë "Jeta e Re" , në redaksinë e botimeve "Rilindja" si dhe tash në SH.B "Faik Konica" Prishtinë.

Është shkrimtari që ka pasur dhe vazhdon të ketë një numër të madh lexuesish, sidomos në Kosove. Tek shkollarët e mesme është pa dyshim më i njohur, por është i lexueshëm për të gjitha shtresat shoqërore dhe për të gjitha moshat. 

Rrahmani është ndër autorët e paktë të letërsisë së sotme shqiptare, që shkruan vetëm llojin e prozës së gjatë, romanin. Për nga formacioni stilistik është i shkollës realiste klasike, por i një realizmi të përafërt me atë të narracionit dokumentar.


 Aktualisht jeton në Prishtinë.

Veprat letrare : 

1.Malësorja, 1965,

2.Pas vdekjes (Kthimi i njeriut të vdekur), 1975,

3.Tymi i votrës së fikur, 1969,

4.Toka e përgjakur, I, II, 1973,

5.Rruga e shtëpisë sime, 1978.

***
Malesorja eshte roman i shkruar nga Nazmi Rrahmani (1965) dhe qe trajton fatin e nje malesoreje.


Në një fshat të Gollakut (mes Prishtinës dhe Podujevës), para Luftës së Dytë Botërore rritet duke u zbukuruar baresha Hajrije, bijë e Hasanit dhe e Salës. Kur mbush të gjashtëmbëdhjetat përjeton një tentim përdhunimi nga dy të rinj, ngjarje që përcakton fatin e saj të hidhur. I jati vdes nga dëshpërimi dhe i ungji e marton me një të gjymtë, me të cilin bën një djalë. Më pas i vdes dhe burri. I ungji e kthen në gjini dhe e marton me një pasanik në moshë, si grua të tretë, për të siguruar trashëgimtarin që nuk e kishte me gratë e para; dhe me të ajo lind edhe një djalë. Vëllai i burrit të parë të Hajrijes meqë ka dashur të mbajë të venë e vëllait për një nip, tani hyn në hasmëri me burrin e dytë të Hajrijes, dhe e vret. Mbetet kështu të marrin gjak mes njëri-tjetrit të dy djemtë e rritur të Hajrijes, pra vëllezërit nga nëna... Hajrija që ka duruar dhe heshtur gjatë tërë jetës e që shpreh pozitën e gruas në atë mjedis, kur ballafaqohet me këtë realitet tragjik, ndërhyn, e ngre zërin dhe arrin ta bindë djalin e dytë që të heqë dorë nga vendimi për vrasjen e vëllait, që është në fund të fundit triumfi moral i Hajrijes. Romani "Malësorja" është rrëfim i degëzuar mbi jetën e personazhit kryesor, Hairijes, por dhe rrëfim mbi një numër bartësish të tjerë të ngjarjeve që së bashku sajojnë tablonë reale dhe realiste të një mjedisi kosovar mes dy luftërave botërore. Kryepersonazhi, Hajrija, në këtë vepër nuk është i tipit të formuar, të gatshëm, por formohet gjatë rrëfimit, i cili rrjedh sipas teknikës kronologjike, të ndërprerë dhe të ndërpleksur herë-herë.

Formimi i Hajrijes ndiqet sipas linjës së brendshme të shpalimit, nga motivet, pretendimet, vizioni i saj i brendshëm, kryesisht i ndrydhur, i heshtur, dhe jo nga veprimet e saj. Nga përjetimi i një drame tek tjetra, ajo gradualisht vetëdijësohet për pozitën e vet të nënshtruar, për mundësitë e veta të kufizuara, por tërë atë ngarkesë e bart në heshtje dhe dhimbje të plotë. Autori nganjëherë e bën të zëshëm vajin e saj të brendshëm vetëm përmes monologieve të saj, dhe më rrallë përmes ndonjë dialogu, ndërhyrjeje apo sqarimi të çastit. Pikërisht përmes kësaj pjese të tekstit narrativ, autori arrin ta shpalosë botën e brendshme të Hajrijes nëpërmjet rrëfimit psikologjik. Ngjarja në këtë roman rrëfehet në vetën e tretë dhe nga pozicioni i narratorit të gjithëditur, që nënkupton distancën e autorit, përkatësisht mundësinë e pozicionimit objektiv rrëfyes. Tërë bota e rrëfyer shikohet me sytë e Hajrijes: nga ky kënd sajohen mekanizmat Anësimi në favor të kryepersonazhit, bëhet i dukshëm sidomos në momente kur narratori nuk përmbahet dot nga ndërhyriet e motive të llojit: "e mjera (Hajrija), e ngrata, ..." etj. Vizionin e vet për vlerat jetësore, Hajrija arrin ta shpalosë botërisht pothuajse në mbyllje të rrugës së vet jetësore. Kur e ndien se fundi i saj do të jetë shumëfish më tragjik nga ç'ka qenë Golgota e përjetuar, ajo vendos të veprojë dhe të ketë rezultat.Triumfi i saj moral, në të njëjtën kohë është dhe paralajmërim për një cilësi të re jete, sidomos në rrafsh të pozitës së gruas, por dhe një trajtim i gjakmarrjes kanunore. Këmbëngulja e saj vjen dhe si një sprovë, si një sfidë që i bëhet qëndrueshmërisë së kësaj plage. Dhe vetëm pas disa dekadave nga data e botimit të romanit (1965), në fillim të viteve nëntëdhjetë, në mbarë Kosovën do të shtrihet dora e pajtimit. Vetëdija se gjakmarrja mes shqiptarëve është pasojë e jetës në robëri, u formua pikërisht në valën e terrorit sllav mbi shqiptarët e Kosovës. Mund të thuhet se romani mbi fatin e Hajrijes, degëzohet në një mori rrjedhash jetësore që derdhen të gjitha drejt rritjes së personalitetit të saj dhe drejt sfidës ndaj konvencioneve tradicionale me pasoja tragjike.

Zejnullah (Sadri) Rrahmani (1952-)


Rezultati i imazhit për zejnullah rrahmani"

Zejnullah (Sadri) Rrahmani është i lindur më 1952 në Ballofc të Podujevës, Kosovë. Shkollën fillo­re dhe gjimnazin i kreu në Podu­jevë. Ka studiuar dhe është diplo­muar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Studimet pasuniversitare dhe magjistraturën i kreu në Degën e Letërsisë Shqipe, 1984. Më 1985 doktoroi në shkencat filologjike në Prishtinë.

Ka punuar në revistën “Fjala” katër vjet si gazetar dhe redaktor. Në Fakultetin Filozofik (tash Fakulteti i Filologjisë) punon prej vitit 1977, ku është profesor për lëndën Teori e letërsisë. Lëndën Teoritë letrare e ligjëron për studentët e studimeve master dhe në studimet e doktoratës.

Ka qenë kryetar i Studimeve pasuniversitare të Degës së Letër­sisë, i ka reformuar e udhëhequr ato nga viti 1992–1998. Nga viti 1992 deri më 1996 ka qenë dekan i Fakultetit të Filologjisë. Anë­tar i Kolegjiumit të dekanëve të Universitetit të Prishtinës ishte në periuhën 1992-1996. Më 1995 e ka ringjallur, pasi që ishte ndërprerë dhunshëm dhe nuk ishte mbajtur disa vite, Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dhe të njëjtin vit, si bashkëdrejtor me Akademik Bahri Becin, e ka organizuar në Tiranë për dy vite me radhë.

Ka themeluar revistën shkencore “Filologjia” të Fakultetit të Fi­lo­logjisë dhe ka qenë kryeredaktor i tre numrave të parë të saj. Nga viti 1970 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në fu­shën e krijimtarisë letrare shkruan zhanret e prozës (roman, novelë, tre­gim).

Nga viti 1992 ka qenë anëtar i Këshillit Nacional për programet e letërsisë si dhe anëtar i Këshillit për unifikim të teksteve e të pro­grameve nacionale të Kosovës e të Shqipërisë 1992-1998. Nga viti 1996-1999 në cilësinë e Këshilltarit për arsim i Dr. Ibrahim Rugovës, Kryetar i Kosovës, e ka udhëhequr arsimin shqip (paralel) të Kosovës.

Në periudhën 2007-2009 ka qenë anëtar i Këshillit Nacional të Shkencës të Kosovës.

Aktualisht është kryetar i Këshillit të Doktoratës të Fakultetit të Filologjisë. Nga viti 1999 ka qëndruar disa herë në Kanada. Jeton në Prishtinë: Bregu i diellit, perëndim, L/6 Nr. 3.

Anëtar korrespondent i ASHAK-ut u zgjodh më 2012.





Veprat

I. Tekste mësimore

Njohuri nga teoria e letërsisë, Tiranë, Libri shkollor, 1996, 1997, 1998, 2000...
Teoria e letërsisë për shkollat e mesme, Prishtinë, 1997, 1999...
Teoria e letërsisë, Fakulteti Filologjik, Prishtinë 1996
Si të shkruhet disertacioni, Prishtinë, 2001
Arti i poezisë, Prishtinë, 2001
Shkrimi dhe leximi, Prishtinë, 2003

II. Vepra letrare

Zanoret e humbura, roman, 1974, 1979
Udhëtimi i një pikë uji, novelë, 1976
Sheshi i unazës, roman, Prishtinë, 1978, Tiranë 1982, Prishtinë 1985
E bukura e dheut, roman, 1987
Udhëtimi arbdhetar, roman, 1992
Mjeshtri i vetmisë, tregime, 1995
Jusufi, roman, 1999
Romani për Kosovën, roman, 1999
99 Rruzaret prej smaragdi, roman 2006

III. Vepra - studime

Romani ‘Lumi i vdekur’ i Jakov Xoxës, punim i magjistraturës, 1984,
Nga teoria e letërsisë shqipe, Prishtinë, 1986.
Teoritë letrare klasike, Prishtinë, 2001.
Malësorja e Nazmi Rrahmanit ose Arti i interpretimit, Prishtinë, 2001.
Arti i poezisë, Prishtinë, 2001.
Letërsia e Mesjetës, Prishtinë, 2002.
Ligjërata mbi artin e Renesansës, Prishtinë. 2004
Teoritë letrare moderne, Prishtinë, 2005
Letërsia e Lindjes, Prishtinë,2005
Gnosis, Prishtinë, 2005
10 kryevepra poezie, 2007

IV. Përkthime

Teoria e letërsisë , R. Welek - O. Woren, 1982
Historia e letërsisë botërore 4, 1986

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë ka marrë vendim për lirimin e të akuzuarit Isni Kilaj, me kushte të rrepta

                                      Nga Flori Bruqi,PHD Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) apo Gjykata Speciale për krime lufte në K...