Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/10

Milazim Krasniqi(1955-)

Rezultate imazhesh për milazim krasniqi

Milazim Krasniqi lindi në fshatin Breznicë të Prishtinës  më 25 tetor 1955. Studimet e filologjisë i kreu në Prishtinë Magjistroi në temën "Struktura e vargut të Ndre Mjedjes",si dhe doktoroi në temën "Soneti në poezinë shqipe" në Fakultetin Filologjik të Prishtinës.

Nga viti : 1987-1995 ishte redaktor/gazetar dhe kryeredaktor punoi në revistën : “Fjala” .


Nga viti 1987 deri në vitin 1990 ishte  redaktor gazetar në revistë "Fjala". ndërsa më vonë (1990 deri më 1995) ishte  kryeredaktor i revistës për kulturë “Fjala” .Ishte Sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1988-1999).


 Ishte redaktor përgjegjës nga viti 1995 e deri në qershor 1999  në gazetën “Bota Sot”, e cila botohej në Cyrih. 


Nga viti 1995 deri në vitin 1998 anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës .Ishte  Kolumnist në “Kosova Sot” dhe “Gazeta e Re” . Nga viti 2001 deri në vitin 2002 ishte  kryeredaktor i revistës “Interesi Nacional” .


Nga viti 2001 deri në vitin 2009 ishte anëtar i Bordit të Drejtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës,


 Nga  viti 2002 deri në vitin 2006 ishte  analist te Radio Evropa e Lirë. Data: 2004-2006 .Nga viti 2004 deri në vitin 2006 anëtar i Bordit të Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës .


Nga viti 2002 bashkëpunëtor i jashtëm në Fakultetin e Filologjisë, në Departamentin e Letërsisë Shqipe, ndërsa pas themelimit të Departamentit të Gazetarisë, mësimdhënës me gradën akademike prof.ass. Në vitet 2009- 2011 anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës. 


Në gradën prof.Dr.u zgjedh më 9 mars 2011. 


Është anëtar i  Bordi shkencor në revistën “CENTRUM”(2013-ende) 
 si dhe në Bordin shkencor në revistën ‘VIZIONE’, SHKUP (2008-ende) .

Anëtar i Këshillit të seminarit ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare (2010-2012);  anëtar i redaksisë së revistës kërkimore ‘MEDIA”( 2009- ende) .


Mentorime të katër temave të Master-it në periudhën 2011-2018


 Mentorime të tezave të disertacionit 2018 


Anëtar i këshillit të studimeve doktorale në Fakultetin e Filologjisë (dy mandate) Anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, 2008-2011


 Anëtar i komisionit të studimeve doktorale në Universitetin Internacional të Strugës ; PEN Qendra e Kosovës;  Shoqata e Gazetarëve të Kosovës Unioni i Gazetarëve të Kosovës.




Është një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtor i afërt i presidentit të ndjerë Akademik  Prof.Dr.Ibrahim Rugova.

Si komentues politik ai ka qenë i ftuar shumë herë në programe dhe debate televizive.

Milazim Krasniqi, në kuadër të veprimtarisë së tij, studion edhe fenomene të ndryshme me të cilat shoqëria kosovare përballet, ndër to, edhe gjendjen e mediave në Kosovë dhe mendimet e tij i shpreh pos nëpër libra, edhe në blogje personale.

Prof.Dr.Milazim Krasniqi .Ph.D jeton në Prishtinë me të shoqen Edibe Krasniqin, me të cilën ka tre fëmijë.


Bibliografia: 

Nacionalizmi shqiptar (studim)

Rigjetja e vetes (poezi)

Vepra komplete (vëllimet 1-7)

Imazhi gri (poezi)

Pirg vegimi (poezi)

Qeshje sardonike (poezi)

Formula e Katonit (poezi)

Kurs për pantomime (poezi)

Dalja e atdheut edhe nga ëndrrat (poezi)

Dritë në kujtime (poezi)

Fijet e shpirtit (roman)

Fotografitë e kujtimeve (roman)

Zbulimi (komedi)

Mos më merrni në qafë (komedi)

Punë Sizifi (komedi)

Kush i bie fyellit (komedi)

Bryma e vdekjes (dramë)

Kosovë në ndërgjegje (dramë)

Monedha e Gentit (dramë)

Rulet rus për Ali Pashën (dramaturgji)

Një Antigonë e re (tragjedi)

Kësulkuqja e shekujve (tragjedi)

Horrat në krye të detyrës (publicistikë)

Kosova pas 22 janarit 1998 (publicistikë)

Në çfarë Kosove do të jetojmë (publicistikë)

Ankthi i vjetër në shekullin e ri (Presionet e Serbisë ndaj Kosovës pas vitit 1999) (publicistikë)

Soneti në poezinë shqipe (studim monografik)

Dhuna dhe qytetërimi perëndimor: Islami si fillim i historisë (studim)

Islami i keqkuptuar dhe fatkeqësia botërore (studim)

Hyrje në Gazetari (libër universitar)

Letërsia dhe besimet fetare (studim)

Ekskomunikimi si histori e fshehur (studim)

Etj.

Flori Bruqi

Shaqir Vukaj(1942-)




Shaqir Vukaj ka lindur në Reç të Shkodrës më 20 gusht 1942.

 Ka filluar studimet e larta në Moskë dhe i ka përfunduar në Tiranë, ku është diplomuar në degën Kimi Industriale. 


Për shumë vite ka punuar në detyra të ndryshme si inxhinier, kryeinxhinier e drejtor ndërmarrjeje. 


Ka aktivitet të gjerë politik e diplomatik. 


Ka qenë tre herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë (në vitet 1992-1996 ka qenë N/kryetar i Kuvendit), dy herë ministër (Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në v. 1997, dhe Ministër i Tregtisë dhe Turizmit). 


Ka punuar për rreth 16 vjet në diplomaci.


 Ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, Federatën Ruse dhe në Republikën Çeke.


Shaqir Vukaj, ishte  ambasador karriere i Shqipërisë në vendet e Evropës Lindore,i cili  gjatë shërbimit të tij katërvjeçar si përfaqësuesi i Tiranës në Moskë, ka arritur të ndeshet në  gjëra të panjohura më parë dhe që tregojnë qartë jo vetëm se si kanë qenë marrëdhëniet Shqipëri-Risi në zenitin e tyre, por dhe sa e rëndësishëm ka qenë për BS-në Shqipëria dhe Kosova. Të gjitha këto ai i ka publikuar në një libër voluminoz me emrin kuptimplotë “Rusia dhe Kosova".



Në fillim të viteve ‘90 ruset kishin  propozuar, si  dhe kanë ofruar lehtësira për ndërtimin e një gazsjellësi. Ishte koha kur një kompani e fuqishme e tyre punonte në Maqedoni, dhe ata kërkuan ta shpërngulnin në Shqipëri për të vazhduar punimet. Kjo gjë nuk u realizua në kushtet kur Shqipëria ishte e pa stabilizuar nga ana politike. Por gjithsesi edhe pse kemi mungesa të theksuara në fushën ekonomike, ne kemi marrëdhënie të mira në fushën e kulturës, arsimit etj.


Ngjarjet e vitit ’81, të Kosovës, i ka ndjekur nga Bullgaria, ku qëndrojë  6 vjet si i ngarkuar me punë. Në këtë kuadër ndoqi qëndrimin e Moskës zyrtare. Sepse ishte  i abonuar në gjithë shtypin sovjetik të asaj kohe. Kjo përkoi dhe me një ngjarje tjetër për Bullgarinë, sepse 1981 konsiderohej si 1300 vjetori i formimit të shtetit të parë Bullgar. Kështu që u botuan shumë materiale. Ndërmjet të tjerave u botuan dhe disa punime të një akademiku sovjetik, Selishçev, “Popullsia sllave në Shqipëri” dhe “Popullsia bullgare e Pollogut”, ku shqiptarët e bënte bullgarë. 

Këto ishin vepra tepër antishqiptare. Ngjarjet e pranverës së 1981 të Kosovës, shtypi zyrtar i Moskës i trajtoi totalisht nga këndi i Beogradit ku përdori të njëjtat shprehje si: “Lëvizje separtatiste”, apo “Lëvizje irredentiste”.


 Që atëherë i lindi ideja për t’u marrë me këtë temë. Në ’98-ën kur fillojë  punë në Moskë problemi i Kosovës ishte shtruar për zgjidhje. Kishte dalë në skenë faktori UÇK. Problemi ishte ndërkombëtarizuar. Pikërisht në këtë kohë ai  ka filluar të mbaj ditar të rregullt krahas të tjerave dhe për Kosovën dhe ka  filluar të grumbulloj literaturën e duhur me prespektivë për të shkruar një punim me këtë temë. Periudha që ai  punojë  në Rusi, ka qenë periudhë kur problemi i Kosovës trajtohej si një ndër problemet kryesore të zhvillimeve ndërkombëtare, dhe ku u angazhuan krahas politikanëve, studiues të fushave të ndryshme, të historisë, ushtarakë etj. 


Materiali i botuar në këtë periudhë në Rusi është i jashtëzakonshëm për nga volumi dhe krahas grumbullimit ai është  përpjekur të nxjerr ato materiale ku del qartë qëndrimi i Rusisë ndaj çështjes tonë kombëtare e në radhë të parë ndaj Kosovës. Me botimet e asaj kohe dhe në vazhdim mund të krijohet një bibliotekë e tërë, kaq shumë ka botuar shtypi rus për Kosovën.


Duke përfituar nga liria burimi kryesor ishin mediat. Ajo që i ka bërë  përshtypje, ishte fakti se Moska interesohej shumë për Shqipërinë në vitet ‘47-‘48. 

Madje në këtë periudhë me Shqipërinë merrej direkt Stalini. 

Ndërkohë  ai ka rënë  në një fakt shumë të rëndësishëm. Pra në qoftë se Jugosllavët nëpërmjet Titos e pranuan me diplomaci që Kosova është e Shqipërisë, gjatë takimit të Kardelit (që ishte dhe figura numër dy pas Titos) me Stalinit, pohohet zyrtarisht: “Kosova është e Shqipërisë dhe ne do t’ia kthejmë”. 

Por përshtypje i ka bërë dhe letra e Enver Hoxhës drejtuar Stalinit, ku kërkohej që Shqipëria, duke pasur dhe mbështetjen ruse, të fillonte sulmin ndaj Jugosllavisë për të marrë Kosovën.

 Ndërkohë është zbardhur dhe biseda e Mehmet Shehu që i thotë ambasadorit rus në Tiranë: “Duam të ngremë një Komision për të filluar luftën me Jugosllavinë dhe të marrim Kosovën. Si na këshilloni?”. Ndërkohë ka dhe shumë fakte të tjera të panjohura më parë jo vetëm për publikun.


Në kuadrin e hapjes që bënë rusët, në fillim të viteve ‘90 hapën dhe arkivat. Në këtë kuadër me materialet e arkivave të tyre u botuan dhe disa libra me vlerë dokumentare, të cilat me anë të miqve të tij i sigurojë menjëherë. Por rusët nuk e lanë gjatë këtë vijë liberale dhe arkivat i mbyllën, Natyrisht edhe sot i kanë të mbyllura. Por ky i ka shfrytëzuar në maksimum të gjitha burimet.

Rusët   e njihnin Shqipërinë e donin atë. Shqiptarët janë një  popull që dimë t’i presim të huajt dhe kjo është një nga arsyet që ata kanë lënë gjurmë të veçanta në kujtesën e tyre. 

Përshtypje i  kanë bërë specialistë, të cilët kanë punuar në Shqipëri. Ai thotë se ata (rusët) i  kanë adhuruar. Dhe ai është  takuar me dhjetëra ish-specialistë, tanimë të moshuar, që mbanin mend detaje nga jeta e tyre në Shqipëri  dhe flisnin me shumë respekt për Shqipërinë dhe shqiptarët.

VLERËSIME PËR LIBRIN

Analiza dhe dokumentimi i qëndrimeve të ndryshme politike dhe i zhvillimeve historike në një rrafsh ndërkombëtar, argumentimi korrekt i tyre, por dhe në përgjithësi, të ndjekurit dhe të kuptuarit e politikës në një vend tjetër nga i yti nuk është një detyrë e lehtë, madje në ndonjë rast mjaft i komplikuar dhe problematike. Ai ka ditur të orientohet më së miri në labirintin e qëndrimeve diku kaotike, diku të njëanshme dhe tejet të orientuara të diplomacisë, politikës dhe medias ruse gjatë krizës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë.(Prof. Dr. Rexhep Meidani)

***

Me cilësinë e një vëzhguesi tepër të kualifikuar dhe të një analisti e studiuesi të çështjeve ruse, por edhe të njeriu që ka qenë pjesë e mjedisit diplomatik të Moskës në vitet më interesante, 1998-2002, Shaqir Vukaj e ka kthyer atë që mund të ishte thjesht ditari politiko-diplomatik i një ambasadori, në një zbërthim thuajse anatomik të politikave të Rusisë së Vjetër e të Rusisë së Re ndaj Ballkanit, në përgjithësi, e ndaj Shqipërisë e Kosovës në veçanti.(Prof. Dr. Pëllumb Xhufi)


***
Vepra është shkruar me një stil të lirë e të rrjedhshëm, shtruar, qartë e hapur. Ajo u drejtohet shtresave të ndryshme shoqërore, por edhe qarqeve të interesuara për informim e dituri të mëtejshme për temën-objekt pasqyrimi… Unë

librin do ta emërtoja “Kosova në optiken ruse” (Shënime të një diplomati), që nuk është një sprove, por një realizim i suksesshëm, duke pasuruar fondin e literaturës sonë publicistike e politike, por edhe diplomatike.(Prof. Dr. Hamit Boriçi)


Flori Bruqi 


Noel Malcolm(1956-)


Rezultate imazhesh për noel malkom

Noel Malcolm është shkrimtar, historian, poliglot dhe gazetar britanik. Ka lindur në vitin 26 dhjetor 1956 .

 Ka studiuar në Kembrixh, dhe është një nga analistët më të mirë britanikë në çështjet e Ballkanit. Ka qenë drejtor i revistës politike “The Spectator” dhe komentar i gazetës “Daily Telegraph”. Ka punuar gjatë për “British Helsinki Human Rights Group”, i njohur edhe në Shqipëri.



Është autor i librave :



De Dominis, 1560–1624: Venetian, Anglican, ecumenist, and relapsed heretic (1984)

George Enescu: His Life and Music ( Toccata Press, 1990), which has been translated into several languages



Bosnja, një histori e shkurtër (1994) (Bosnia: A Short History (New York University Press, 1994), which has been translated into several languages)

Origins of English Nonsense (1997),


Kosova , një histori e shkurtër, Koha- Prishtinë& Shtëpia e Librit -Tiranë (2001)(Kosovo: A Short History (New York University Press, 1998)

Aspects of Hobbes, ((Oxford University Press, 2002,2002),



The Mental World of an Early Modern Mathematician(2005).


John Pell (1611–1685) and His Correspondence with Sir Charles Cavendish: The Mental World of an Early Modern Mathematician (with Jacqueline Stedall) (Oxford University Press, 2005)



Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Late Sixteenth-Century Mediterranean World (2015)

He edited Reason of State, Propaganda, and the Thirty Years' War: An Unknown Translation by Thomas Hobbes (Clarendon Press, 2007), 

 The Correspondence of Thomas Hobbes (1994) and Thomas Hobbes’ Leviathan (3 volumes, Oxford University Press, 2012), for which he was awarded a British Academy Medal He has also contributed over 40 journal articles or chapters in books since 2002.

Është editor i Korrespodencës së Thomas Hobbes (1994) dhe ka shkruar librin "George Enescu, jeta e tij dhe muzika" (1990) (Toccata Press). Librat e tij mbi Kosovën ("Kosovo: A Short History" (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë. Ai është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të "Lidhjes së Prizrenit". Dekoruar gjithashtu me "Medaljen e Mirënjohjes" nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu.

Etj.


Flori Bruqi

Sabile Keçmezi–Basha(1954-)


Rezultate imazhesh për sabile keqmezi basha


Sabile Keçmezi–Basha ,lindi në Koretin, të Dardanës më 1954.

Shkollën fillore, ndërsa gjimnazin e kreu në Dardanë. Më 1977 ajo mbaroi Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Vazhdoi studimet pasuniversitare në Degën e Historisë të Universitetit të Prishtinës ku dhe doktoroi më 1984.

Botoi mbi 300 njësi bibliografike zhanresh të ndryshme për të cilat mori shumë mirënjohje, shpërblime dhe çmime letrare.

 Mori pjesë në tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë saj. 

Ishte redaktore përgjegjëse për hapësirën etnike shqiptare në territorin e ish-Jugosllavisë në revistën Bota shqiptare, që botohej në Tiranë (1991-1993).

Qysh nga fëmijëria shkruan poezi e prozë për të rritur dhe për fëmijë. Më 1987, në “Akordet e Kosovës”, u shpërblye me “Pendën e Artë” për tekstin më të mirë të Akordeve. 

Është anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në vitin 2001-2004 ishte deputete e Parlamentit të Kosovës. Aktualisht merret me problemet historiko-politike të kohës më të re. Që nga viti 1978 punon në Institutin e Historisë “Ali Hadri” të Kosovës..

Vepra Historike:

Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-së në Kosovë më 1945-1966 (nga viti 1945 deri te Plenumi i Brioneve), Instituti i Historisë, Prishtinë, 1987.

Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë më 1945-1948, Prishtinë 1998 ribotuar në Shkodër, 1999.

Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989, Prishtinë, 2003.

Shtypi ilegal shqiptar në Kosovë (1945-1999), I , Prishtinë, 2009, 570 f.

Të burgosurit politikë shqiptar në Kosovë 1945-1990, Logos-A, Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2010, 600 f.

Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1990) II (Lajmëtari i Lirisë; Përpjekja Kosovare)”,

 Libri Shkollor, Prishtinë 2011, 303 f.

Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1990), III , (Qindresa Shqiptare; Krahu i Shqiponjës; Kosovarja e Re )”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011.

Kontributi atdhetar i Hyrije Hanës, Libri Shkollor, Prishtinë 2011.

Ekspozitë “Shtypi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (1945-1999), 26 nëntor, 2012. Kuvendi Komunal-Gjilan.

Sulejman Krasniqi - Veprimtaria atdhetare, Shoqata e të Burgosurve politik, Prishtinë, 2012.

Vlerësime politiko-historike, Brezi’81, Prishtinë, 2012.

Veprimtaria atdhetare ilegale në Anamoravë 1945-1968, I. Instituti i Historisë, Prishtinë, 2013.

Programet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878-1990, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2013.

Kosova 1945-1990, (Vështrim historiko-politik), Instituti i Historisë, Prishtinë, 2016.

Formimi dhe veprimtaria e NDSH-së - Procesi gjyqësor i Prizrenit, 1946, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2018.

Ngjarjet, dëshmitë dhe identiteti kombëtar, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2018.

Ballafaqim me dëshmitë historike, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2018.

40-Vjet veprimtari shkencore (Biografia dhe bibliografia), Prishtinë, 2018.

Poezi

Këmisha e Atdheut, 2013.

Metaforë iberike, 2011

Kujtesën e ka kapur skleroza, 2011

Nusja e gurtë, 1989

Kohë epileptike, 1996

Dy lule ka mami, 1993

Ëndrrat e trishta, 2000

Hadi (dramë), 2005

Nata pa kornizë, 2008

Malli për Itakën, 2008

Anatomia Iubirii, 2009

Kodi i pritjes, 2010

Në klasën e parë, 2016

Testament, 2018

Beni e qenushi, 2018

Çka do pritja pa mua, 2018

Bashkautore në veprat shekncore

1. Bashkëautor, 100 Vjetori i Shkollës Shqipe të Vashave në Prizren, Keçmezi-Basha, Sabile, Karakteri kombëtar i shkollës së parë shqipe për vasha, faqe, 45-50, Prishtinë, 1993

2. Instituti i Historisë së Kosovës- Prishtinë; Instituti për Historinë Bashkëkohore- Beograd; Këshilli për botimin e monografive-Mitrovicë : Klasa punëtore e Mitrovicës dhe rrethinës në lëvizjen Punëtore-Komuniste, Revolucionin socialist dhe ndërtimin socialist ,(Simpozium i mbajtur në Mitrovicë 19-21 maj 1978), Keçmezi-Basha, Sabile, Gjendja organizative e PKJ-së në Mitrovicë dhe rrethinë më 1945-1948, f. 577-581.

3. Feja, Kultura dhe Tradita islame ndër shqiptarët (Simpozium ndërkombëtar i mbajtur në Prishtinë, më 15, 16 Tetor 1992), Prishtinë 1995, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Redaksia e botimeve historike, Sabile Keçmezi-Basha, Roli i gruas në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, 539-542, f.

4. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës “Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej (Me vështrim të veqantë mbi burimet serbe të fakteve); Genocid and acts of genocide of Serbian regime on Albanians since eastern crisis hitherto (With special observation on Serbian sources of data), Prishtinë, 1995, Keçmezi-Basha, Sabile, Aktet gjenocidale të UDB-es ndaj anëtarëve të organizatave ilegale shqiptare në Kosovë pas vitit 1945, (Genocide acts of UDB against the members of albaniean illegal organizations in Kosova after 1945, f. 189-195.

5. Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë, 1997, Keçmezi-Basha, Sabile, Format dhe mënyrat eshtypjes me qëllim të shpërnguljes dhe asimilimit, 59-60 f.

6. Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë, 1997, Keçmezi-Basha, Sabile, Mbyllja e institucioneve të arsimit, shkencës, kulturës dhe shëndetësisë, 80-82 f.

7. Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë, 1997, Keçmezi-Basha, Sabile, Eksodi masiv, pasojv e shtypjes dhe e terrorit serb, 83-86 f.

8. Instituti i Historisë- Prishtinë, 1998, Isa Boletini dhe koha e tij, Keçmezi-Basha, Sabile, Portreti i nënës së Isa Boletinit ( The portrait of Isa Boletini’s mother, f. 161-170.

9. Instituti i Historisë , Prishtinë, 2003; Shotë Galica heroinë e kombit, Keçmezi-Basha, Sabile, Fëmiria dhe rinia e Shotë Galicës, f. 153-161.

10. Instituti i Historisë, Prishtinë, 2003, Jeta dhe vepra e Idriz Seferit, Keçmezi-Basha, Sabile, Kontributi atdhetar i familjes Seferi në Luftën për çlirim komb]tar, f. 31-41.

11. Universiteti i Tiranes&Instituti i Historisë-Pavaresia e Shqiperise dhe sfidat e shtetit shqiptar gjate shek. XX. Tirane, 2007, Keçmezi-Basha, Sabile, Pavarësia e Shqipërisë, pike referimi për veprimtarinë ilegale ne Kosove (1945-1990),f. 351-364.

12. Instituti i Historisë-Prishtinë, Ali Hadri, jeta dhe vepra, Keçmezi-Basha, Sabile, Akademik Ali Hadri në mbrojtje të simboleve kombëtare, f. 183-190, Prishtinë, 2009.

13. Instituti i Historisë, Prishtinë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Prishtinë, 2011, Keçmezi-Basha, Sabile, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Programet e Organizatave ilegale shqiptare në Kosovë (1945-1990), f. 349-361

14. Gjilani me rrethine, Kuvendi Komunal- Gjilan, 2012, Keçmezi-Basha, Sabile, Format e rezistencës së popullatës në Komunën e Gjilanit gjatë sistemit komunist (1945-1990) f. 197-248.

15. Qendra e studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë: 100 vjet pavarësi, Aktet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare, Tiranë, më 26-27 nëntor 2012 Vëllimi II, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2014, Keçmezi-Basha, Sabile, Evoluimi i kërkesave të Lëvizjes Ilegale Shqiptare në Kosovë për Bashkim Kombëtar, f. 311-319.

16. Instituti i Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë& Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë; SHQIPTARËT GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (Përmbledhje studimesh), Keçmezi-Basha, Sabile, Tema: Karakteri kombëtar i Programit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, 1943, f. 171-191, Prishtinë, 2014.

17. Instituti i studimeve të Historisë ushtarake, Tiranë, 8 (2014) 2, STUDIME PËR HISTORINË USHTARAKE, Keçmezi-Basha, Sabile, Shqipëria pikë referimi për forcat nacionaliste në Kosovë 1944-1945, f. 136-163.

18. Instituti i Historisë “Ali Hadri: Prishtinë& Instituti i Historisë, Tiranë & Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e kulturore të shqiptarëve- Shkup; ISA BULETINI NË LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE, Keçmezi-Basha, Sabile, Trajtimi i figurës së Isa Boletinit në historiografinë shqiptare, f. 37-47, Prishtinë, 2015.

19. Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë & Komuna e Skenderajt: Ripushtimi Jugosllav i viseve shqiptare dhe Lufta e Drenicës (1944/1945), Keçmezi-Basha, Sabile, Kuvendi i Prizrenit dhe vendimet e tij (8-10 korrik 1945), f. 19-29, Prishtinë, 2016

20. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup & Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, 70−vjetori i kongresit II (IV) të NDSH−së në Shkup, Konferencë shkencore, 1 qershor 2016), Shkup, 70-ГОДИШНИНАТА ОД II (IV) КОНГРЕС НА НДШ ВО СКОПЈЕ, (Научна конференција, 1.6.2016, Скопје), 70th ANNIVERSARY OF CONGRESS II (IV) THE NDSH IN SKOPJE, (Scientific Conference, 1.6.2016,Skopje)- 16 -, Shkup 2017, Keçmezi-Basha, Sabile, Formimi dhe veprimtaria e organizatës Nacional−Demokratike Shqiptare në Kosovë, f. 11-26.

21. Veprimtaria atdhetare dhe intelektuale e Adem Demaçit, Keçmezi-Basha, Sabile, Programi i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve; Prishtinë, 2016, 177-190.


Etj.

Flori Bruqi

Jusuf Osmani(1948-)


Rezultate imazhesh për jusuf osmani

Jusuf Osmani lindi në Albanë të Madhe (Sllatinë të Madhe) të Fushë Kosovës në vitin 1948. 

Pasi kreu shkollën fillore, të mesmen, fakultetin dhe studimet pasuniversitare në Zagreb (1878), në vitin 1986 doktoroi në fushën e arkivistikës pranë Fakultetit Filozofik (Dega e Arkivitikës). 

Është doktori i parë i arkivistikës në Kosovë si dhe është kandidati i parë në Universitetin e Lubjanës që e mbrojti temën nga kjo lëmi.

Ka punuar si arsimtar, profesor, kurse prej vitit 1973 në Arkivin e Kosovës në Prishtinë, prej vitit 1987 - 2001 në Arkivin e Qytetit të Prishtinës, ndërsa prej marsit të vitit 2001 prapë kthehet në Arkivin e Kosovës në vendin e punës drejtor.

Tani është në pension dhe jeton e vepron në Prishtinë.

Veprat e botuara : 


Deri më tani ka botuar vepra, punime e artikuj të shumtë nga lëmia e arkivistikës dhe historisë, nga të cilat po i veçojmë disa prej tyre:

Lënda arkivore për kolonizimin dhe reformën agrare në Kosovë 1918-1941, Prishtinë, 1996;

Leksikon i termave dhe i shprehjeve të arkivistikës, Prishtinë, 1996;

Vrasjet në Pragë: e Cena Beut - 1927 dhe e Alqiviadh Bebit - 1928 (sipas burimeve arkivore), Prishtinë, 1997;

Kolonizimi serb i Kosovës (recenzent prof. dr. Noel Malcolm nga Londra), Prishtinë, 2000;

Vendbanimet e Kosovës, nr 1 - 18, për komunat:Prishtina, Kastrioti dhe Fushë-Kosova 1, (2003); Rahoveci 2, (2003); Klina 3, (2003); Theranda 4, (2003); Lypjani 5, (2003); Gjilani 6, (2004);

Vendbanimet e Kosovës, nr 1 - 18, për komunat: Vitia 7, (2004); Mitrovica, Zveçani dhe Zubin Potoku 8, (2004); Ferizaj, Shtimja dhe Shterrpca 9, (2004); Kaçaniku 10, (2004); Peja dhe Deçani 11, (2004); Burimi (Istogu), 12, (2004)

Vendbanimet e Kosovës, nr 1 - 18, për komunat: Dardana (Kamenica) 13, 2005, Gjakova 14, (2005); Drenica 15, (2005), Vushtrria 16, (2005), Besiana (Podujeva) 17, 2005, Prizreni 18, 2005 dhe Arkivistika – teoria dhe praktika, Prishtinë, 2005.

Etj.

Flori Bruqi

Bujar Dugolli(1969-)


Rezultate imazhesh për bujar dugolli

Bujar Dugolli ,  lindi më 30 tetor 1969 në Nekoc, Komuna e Drenasit.


Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gllogoc. Pas përfundimit te arsimit të mesëm drejtimi elektroteknikë u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Elektroteknikës në vitin akademik 1989/90, por regjimi i atëhershëm komunist jugosllav ia ndërpreu studimet për faktin që vinte nga një familje ideo-politikisht e papërshtatshme për regjimin e atëhershëm, si dhe për shkak se mori pjesë aktivisht në demonstratat 1989/90 kundër suprimimit të autonomisë se Kosovës. Kjo ndalesë i zgjati deri në riorganizimin e Universitetit të Prishtinës si Universiteti i Republikës së Kosovës ku u riregjistrua në vitin akademik 1992/93, në Fakultetin Filozofik, Departamentin e Historisë, ku edhe diplomoi në vitin 1997. Në të njëjtin fakultet përfundoi edhe studimet pasuniversitare drejtimi Historia e Kohës së Re dhe mori titullin: Magjistër i shkencave të historisë më 29.03.2004. Disa vite me vonë, mori titullin "Doktor i shkencave të historisë" më 13.07.2007, në Universitetin e Prishtinës.


Fillimit të karrierës së tij politike i parapriu angazhimi në aktivitetet organizative të studentëve në Universitetin e Prishtinës në periudhën më të rënd të mbijetesës se tij. Në vitin 1995 u zgjodh kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të Fakultetit Filozofik, si dhe anëtar i Këshillit Shkencor –Mësimor. 

Pas një pune të suksesshme organizative me studentë të Fakultetit Filozofik dhe angazhimit në aktivitet studentore në nivel të Universitetit të Prishtinës, fitoi besimin e studentëve për të udhëheqë me organizatën dhe me 4 shkurt 1997 u zgjodh kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe në të njëjtën kohë edhe anëtar i Senatit të UP-së, deri me 1999. 

Ishte udhëheqës i lëvizjes jo violente studentore në Kosovë gjatë viteve 1997-1999, lëvizje kjo e njohur për rezistencën kundër regjimit serbe të Millosheviqit. 

Për shkak të aktivitetit të tij politik-kombëtar ishte i ndjekur, arrestuar dhe i keqtrajtuar rëndë disa herë nga policia serbe. Jehona dhe suksesi i protestave studentore 1997/99 e bëri atë faktor të rëndësishëm në skenën politike në Kosovë dhe si lider studentor përfaqësoi studentët, Universitetin e Prishtinës edhe institucione të ndryshme të Kosovës në shumë institucione kombëtare dhe ndërkombëtare të niveleve të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare.


Ka qenë anëtar i delegacionit negociator të Kosovës në procesin e Rambujesë - Parisit, 1999. 

Në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës e dalë pas procesit të Rambujes ishte ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, 1999-2000. 

Nga dhjetori 2004 deri në janar 2008, ka qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.

 Ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, në tri legjislatura radhazi nga vitit 2001 - 2010. 

Nga korriku i vitit 2012 është zgjedhur dekan i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës



Bujar Dugolli, është profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës në lëndët: Histori moderne shqiptare I, Histori moderne shqiptare II, Histori e sistemeve politike dhe Histori orale, në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Historisë në Universitetin e Prishtinës.

 Ka të botuar kater monografi shkencore dhe një sërë punimesh shkencore, shkrime dhe artikuj të natyrës politiko-historike dhe ekonomike të botuara në revista shkencore të vendit dhe ndërkombëtare.


 Punimet e botuara:

• "Kosovo- Serbia Agreements between Creative and Destructive Ambiguity", UNISCI Journal, Volume 50 (2019) Madrid, ISSN 2386-9453

• "Contribution of Albanians in the Islam Civilization", Journals: Islamic Quarterly, Volume 61-2 (2017) London, ISSN: 00211842

• "DIPLOMACY THROUGH THE AGES OF HISTORY: THEORETICAL ANALYSES OF THE CONCEPT", Journals: Analele UniversităŃii din Craiova. Istorie, Anul XXII, Nr. 2(32)/2017, ISSN Online: 2393 - 3682

• "Dokumente nga Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë", Journals: STUDIME HISTORIKE, Qendra e studimeve Albanologjike& Instituti i Historisë, 2017 (1-2) VITI LXX (LIII) Tiranë- Albania, ISSN 0563-5799

• "TRANSFORMATIONAL REFORMS OF THE UN PEACEKEEPING SYSTEM: A GENEALOGICAL OVERVIEW", Journals: Analele UniversităŃii din Craiova. Istorie, Anul XXII, Nr. 1(31)/2017, ISSN Online: 2393 - 3682

• "COHABITATION BETWEEN SUPRANATIONALISM AND INTERGOVERNMENTALISM IN THE EUROPEAN UNION: THE HISTORICAL PERSPECTIVE", Journals: Analele UniversităŃii din Craiova. Istorie, Anul XXI, Nr. 2(30)/2016, ISSN Online: 2393 - 3682

• "KOSOVO IN THE FIRST BALKAN WAR", Journals: Romanian Journal of History and International Studies Vol. III · No. 2 · 2016, ISSN-L 2360-638X

• " DISA TË DHËNA MBI FILLIMIN DHE ZHVILLIMIN E KRYENGRITJES SË VITIT 1910 NË KOSOVËN VERI-PERËNDIMORE", Journals: STUDIME HISTORIKE, Qendra e studimeve Albanologjike& Instituti i Historisë, 2016 (3-4) VITI LXX (LIII) Tiranë- Albania, ISSN 0563-5799

• "Kosova gjatë luftës së pare Botërore", Konferenca organizuar nga: Universiteti i Tiranës Fakulteti Histori- Filologji; Universiteti i Gjirokastrës dhe Muzeu historik kombëtar- Tiranë. Përmbledhje punimesh nga konferenca shkencore ndërkombëtare: "Lufta e parë Botërore : Shqiptarët, Ballkani, Europa", Tiranë, dhjetor 2016. F. 64-71, ISSN: 2226-082X

• " THE AUTONOMY OF ALBANIA UNDER PROTECTORATE AND ADMINISTRATION OF AUSTRO-HUNGARY DURING THE WWI", Journals: Analele UniversităŃii din Craiova. Istorie, Anul XX, Nr. 2(28)/2015, ISSN Online: 2393 - 3682

• "Roli i Isa Boletinit në Pengimin e hapjes së Konsullatës Ruse në Mitrovicë dhe vrasja e konsullit rus", Botues: Instituti i Historisë Prishtinë, Instituti i Historisë Tiranë dhe Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të Shqiptarëve ne Shkup. Përmbledhje punimesh nga konferenca: Isa Boletini në Lëvizjen kombëtare shqiptare., Prishtinë: 2015. F.;73-85, ISBN 978-9951-409-44-5

• "Paraqitja e Luftës së Parë Botërore në tekstet e historisë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni", Konferenca Shkencore "Lufta e parë botërore 1914-1918", Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup 2014, Revista shkencore "SCUPI" Vëllimi 7, faqe,185-206. ISBN 978-608-4653-21-9

• "Çështjet kundërthënëse dhe të ndjeshme në tekstet e historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë", i prezantuar ne konferencën: "Albanian- language history textbooks and teaching in South- eastern Europe", Organizuar nga Leibniz Gemeinschaft & The Georg Eckert Institute for International Textbook Research (GEI), Berlin, Germany, dhe i botuar në: Revista ndërkombëtare shkencore dhe hulumtuese DISKUTIME, nr. 9 , Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës & Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, Shkup, Shkurt, 2014, ISSN 1857-825X, për botimin online: ISSN 1857-8543.

• " Çështja shqiptare midis perëndimit dhe lindjes 1939- 1945 ", Revista ndërkombëtare shkencore dhe hulumtuese DISKUTIME nr. 8 , Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës & Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, Shkup Nëntor 2013, faqe 390-407, ISSN 1857-825X, për botimin online: ISSN 1857-8543.

• " Voskopoja qendër kulturore në Shqipërinë, e Ballkanin e shek. XVIII ", Revista ndërkombëtare shkencore dhe hulumtuese DISKUTIME nr.7 , Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës & Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, Shkup Shtator 2013, faqe 38-54, ISSN 1857-825X, për botimin online ISSN 1857-8543.

•" Kultura politike dhe Media ", Revista ndërkombëtare shkencore dhe hulumtuese DISKUTIME nr.6 , Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës & Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, Shkup 2013, faqe 437-445, ISSN 1857-825X, për botimin online ISSN 1857-8543.

•"Diskriminimi në Arsimin e lartë dhe rezistenca civile në Kosovë 1997-1998 ", Revista ndërkombëtare shkencore dhe hulumtuese DISKUTIME nr.3/4, Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës & Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, Shkup 2013, faqe 152-156, ISSN 1857-825X

•"Disa zhvillime që çuan te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe okupimi i Kosovës nga Serbia më 1912 "," VJETARI", nr.47-48, Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, Prishtinë, 2012, faqe. 247-257, KUD 930.25(496.51)

•"Lufta e Parë Ballkanike dhe pushtimi serb i viseve shqiptare", Simpoziumi shkencor kushtuar 100-Vjetorit të pavarësisë së shtetit Shqiptar, Përmbledhje punimesh shkencore, Ferizaj, 2012, faqe 180-186, ISBN 978-9951-552-14-1

•"Reflektimi politik i Hasan Prishtinës gjatë viteve 1907-1912",Konferenca Shkencore "Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës", Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup 2012, Vëllimi 4,faqe,117-126. ISBN 978 608 4653 06 6

•"Si u arrit pavarësia e Shqipërisë 100 vjet më parë", "Kërkime historike 5-6", Shaqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Shkup, 2012, f.85-97, ISBN 978-9989-9860-2-4

•"Reagimet ruso-serbe për lidhjen shqiptare të Prizrenit", "Vjetari", nr. 45-46, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Prishtinë, 2011, f. 289-306, KUD 930.25(496.51).

•"Bisedimet shqiptaro-osmane dhe përpjekjet për shmangien e kryengritjes së1910-së", "Vjetari", nr. 43-44, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Prishtinë, 2010, f. 292-301. KUD 930.25 (496.51).

•"Relacionet politiko-shoqërore mes shqiptarëve dhe serbëve gatë viteve 1804-1875", "Ekselenca shqiptare", nr. 4., Tiranë dhe Paris, 2010, f. 25-35. ISSN 1995-6576.

•"Lufta e Kulinës si fillim i kryengritjes së 1910-ës në vilajetin e Kosovës", Konferenca shkencore e organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Instituti i Historisë, me rastin e 100 vjetorit të Kryengritjes së Kosovës 1910, Prishtinë, 2010.

•"Disa argumente të marrëdhënieve shqiptaro-serbe gjatë shek. XIX", "VJETARI", nr. 41-42, Arkivi shtetëror i Kosovës, Prishtinë, 2009, f. 211-225. KUD 930.25(496.51).

•"Disa zhvillime që çuan në përcaktimin e vijës kufitare ndërmjet Serbisë dhe Perandorisë Osmane në vitin 1879","Ekselenca shqiptare", nr. 3, Tiranë dhe Paris, 2009, faqe 21-28. ISSN 1995-6576.

•"Pasojat e luftes serbo-osmane 1877-1879 dhe reflektimi në marrëdhëniet me Shqiptarët", "VJETARI", nr. 39.40, Arkivi Shtetëror i Kosovës, Prishtinë, 2008, f. 195-220. KUD 930.25(496.51).

•"Kontributi i Drenicës në arritjen e pavarësisë së Kosovës","VJETARI", nr. 37-38, Arkivi Shtetëror i Kosovës, Prishtinë, 2007, f. 143-163. KUD.930.25(496.51).

•"Drenica në luftë për pavarësinë e Shqipërisë etnike 1912-1913", "VJETARI", nr 35-36, Arkivi Shtetëror i Kosovës Prishtinë, 2006, f. 339-368. KUD 930.25(496.51).


Flori Bruqi

Zef Mirdita(1936-2016)




Zef Mirdita u lind në Prizren, më 13 mars të vitit 1936,vdiq 4 prill  2016 në Zagreb është historian shqiptarë.


Zef Mirdita shkollën fillore e kreu në Prizren, ndërsa gjimanzik klasik, respektivisht interdioqezian, në Pazin dhe në Zagreb.

Në Fakultetin Katolik Teologjik në Zagreb, më 1958, apsolvoi Filozofinë.

Në vitin shkollor 1959/60 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit – Dega e Historisë.

Nga viti shkollor 1961/62 ishte demonstrator në Katedrën për Histori Kroate te prof. dr. Jaroslav Sidak. Qysh si student ivitit të tretë dhe të katërt ligjëroi lëndën e Historisë në gjimnazin e mbrëmjes “Ise Krsnjavoga” në Zagreb. 

Diplomoi më 8 korrik të vitit 1965.

Pas kthimit në Prizren, më 8 shkurt të vitit 1966, punoi profesor në gjimnaz, në shkollën e mesme të muzikës dhe në shkollën e mesme të mjekësisë, ku ligjëroi histori, sociologji, gjuhë latine dhe gjuhë frënge, në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, serbe dhe turke.

Nga 1 janari i vitit 1967 kaloi në Prishtinë si asistent në Katedrën e Historisë, Dega e Historisë Antike, dhe më 3 nëntor 1972 doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit me temën Dardanci i Dardanija u antici (Dardanët dhe Dardania në Antikë).

Më 3 prill 1991 u zgjodh anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Nga 1 marsi i vitit 1993 ka punuar si këshilltar shkencor në Institutin Kroat të Historisë, ku ka udhëhequr projektin “Vlasi – starobalkansko stanovnistvo od povisjene pojave do danas (Vllehët – populate e vjetër ballkanike që nga fillet historike deri më sot).

Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe në kroatisht, botoi në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në revistat shkencore të vendit dhe të huaja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika, etj., po ashtu përktheu disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht.

Më 16 qershor 2004, Alfred Moisiu, kryetar I Republikës së Shqipërisë e dekoroi me shpërblim për kontributin e dhënë albanologjisë dhe për përfaqësim të denjë të komunitetit shqiptar në Republikën e Kroacisë.

Më 29 prill 2005, u laureua me shpërblimin e Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve për librin “Vlasi u historiografiji” (Vllehët në historiografi), i cili u shpall libër i vitit 2004.

Më 21 dhjetor 2011,  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës e shpalli shkencëtar të vitit 2011.

 Prof. dr.Zef Mirdita, thuajse deri në fund të jetës së tij, ia kushtoi studimit për Dardaninë dhe iliricitetin e Kosovës në antikitet.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dekoruar atë me Medaljen Presidenciale të Merita.


Ka botuar këto libra shkencore:

1-“Studime dardane”, Prishtinë-1979, 2-“Antroponia e Dardanisë në kohën romake”, shqip-gjermanisht- Prishtinë 1981, 3-“Mitet dhe mitologjia në antike”, Prishtinë-1988, 4-“Historia e kishës në popullin shqiptar”Shkodër-1994, 5-“Krishtënizmi ndër shqiptarë”, Zagreb-1998, 6-“Religjioni dhe kultet e dardanëve dhe Dardanisë në antike”. Ai është autor i mjaft shkrimeve me temë historike që zënë fill që nga periudhat antike deri në ditët tona. Ka një aktivitet shkencor befasues.

Ngulmues i palodhur dhe i thellë në mendime. Punon me kujdes me faktin dhe argumentin historik. Kjo vihet re edhe tek punimet e tij shkencore të botuara në mjaft organe shtypi dhe të vlerësuara maksimalisht nga specialistët e fushës së historisë. Disa prej tyre janë:-“Ilirët dhe etnogjeneza e popullit shqiptar”, ”Seminari…”- Prishtinë nr. 1/1975, fq. 29, -“Terminologjia biblike në përkthimin e Kristoforidhit”, ”Seminari…”-Prishtinë nr. 10/1985, fq. 119, -“Elementet religjiozë në poezinë e Ndre Mjedës”, ”Seminari…”-Prishtinë nr. 12/1987 fq. 95, -“Aspekte teologjike në veprën e Pjetër Bogdanit”, seria historike, -Prishtinë nr. 19/1989 fq. 85. -“Katolicizmi dhe ortodoksia shqiptare” në BBF, Prishtinë nr. 20/1990, ”Prejardhja e dardanëve”, në “Gjurmime Albanologjike”- Prishtinë nr. 4/1973 etj, përmes tyre ai ka treguar se argumenti shkencor për tezat e hedhura është i pamohueshëm.

Libri i tij voluminoz per dardanet ne antike, sapo u botua keto dite nga Instituti Kroat i Historise (2016), nen titullin “Dardanci i Dardanija u antici” (Dardanet dhe Dardnaia ne antike).

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...